Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Zgjidhet kryetari i Gjykatës Themelore të Prishtinës

26 December 2025 at 12:46

PRISHTINË, 26 dhjetor/ATSH/ Këshilli Gjyqësor i Kosovës e ka emëruar gjyqtarin, Ngadhnjim Arrnin kryetar të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Arrni mori gjithsej 8 vota pro, asnjë kundër dhe një abstenim.

Në garë për këtë pozitë ishin edhe gjyqtarët, Alban Ajvazi dhe Kushtrim Shyti.

Kryesuesi i KGjK-së, Albert Zogaj tha se gjyqtarit, Arrni tani në pozitën e kryetarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe ka mandat pesëvjeçar.

“Me 8 vota pro, një abstenim dhe asnjë kundër gjyqtari Ngadhnjim Arrni emërohet kryetar i Gjykatës në Prishtinë, mandati i të cilit është pesë vite”, tha ai.

Në mbledhjen e sotme Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka miratuar draftrregulloren për pagesën e shpenzimeve të procedurës penale në gjykatat e Republikës së Kosovës.

Për këtë rregullore, kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj tha se kjo rregullore të ketë impakt në politikat ndëshkimore, por edhe në të ardhurat e sistemit gjyqësor.

Sot KGjK kanë miratuar edhe draftrregulloren për sistemin qendror të evidencës penale në Republikën e Kosovës, si dhe draftrregulloren për regjistrat e personave që iu hiqet zotësia e veprimit, regjistrin e personave që iu hiqet e drejta prindërore, si dhe regjistrin e adoptimit.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar edhe planin vjetor të punës së Këshillit Gjyqësor të Kosovës për vitin 2026.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj tha se pikë kyçe në këtë plan të punës për vitin 2026 është drejtësia administrative.

KGJK sot ka miratuar edhe organogramin e përgjithshëm të gjykatave për vitin 2026. Me këtë rast, udhëheqësi i këshillit tha se sistemi gjyqësor i Kosovës ka numrin më të ulët të gjyqtarëve në nivel të Ballkanit Perëndimor.

Ai tha se ky është alarm për pushtetin ekzekutiv dhe legjislativ.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës në mbledhjen e sotme ka shpall tri pozita të lira për anëtar të këtij këshilli, pasi gjyqtarja Ivana Milenkoviç është emëruar nënkryetare e Gjykatës së Apelit.

/KosovaPress//r.e/

The post Zgjidhet kryetari i Gjykatës Themelore të Prishtinës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shpërthimi në Ibër-Lepenc, sot seanca e parë gjyqësore

24 December 2025 at 11:52

PRISHTINË, 24 dhjetor/ATSH Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë mbahet seanca fillestare në rastin e shpërthimit në kanalin Ibër–Lepenc në fshatin Varragë, në komunën e Zubin Potokut, në veri të Kosovës.

Për këtë rast, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër Dragisha dhe Jovan Viqentijeviçit dhe Igor Dimoviçit për veprat penale: “rrezikim i rendit kushtetues përmes shkatërrimit ose dëmtimit të instalimeve dhe pajisjeve publike”, “kryerje e aktit terrorist”, “armëmbajtje pa leje” dhe “spiunazh”, shkruan REL.

Dragisha dhe Jovan Viqentijeviç janë arrestuar pas shpërthimit më 29 nëntor 2024 dhe, që nga ajo kohë, ndodhen në paraburgim.

Sipas aktakuzës, vëllezërit Viqentijeviç, së bashku me persona ende të panjohur, “pas një marrëveshjeje paraprake, kanë vendosur rreth 20 kilogramë eksploziv brenda kanalit”.

Ata, sipas aktakuzës, aktivizuan mjetin shpërthyes përmes një çante që e kishin lidhur me litar për një shtyllë betoni, çka bëri që të dëmtohej rëndë struktura prej betoni e kanalit Ibër–Lepenc, të ndërpritej furnizimi me ujë të pijshëm, të rrezikohej prodhimi i energjisë elektrike, ndërsa ndërmarrjes Ibër–Lepenc t’i shkaktohej dëm në vlerë prej gati 400 mijë eurosh.

Ndërmarrja kosovare Ibër–Lepenc, me seli në Prishtinë, furnizon me ujë të papërpunuar impiante industriale dhe shërben për ujitjen e sipërfaqeve bujqësore.

Kjo ndërmarrje furnizon me ujë edhe disa qytete në Kosovë nga liqeni i Ujmanit, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termocentraleve të saj.

Sipas faqes zyrtare të kësaj ndërmarrjeje, kompania është themeluar me vendim të Kuvendit të Kosovës më 28 shkurt 1967.

Ndërtimi i këtij hidrosistemi është zhvilluar në dy faza: faza e Ibrit, e cila përfundoi në vitin 1986, dhe faza

Sot, kjo ndërmarrje është shoqëri aksionare, 100 për qind në pronësi të Qeverisë së Kosovës.

Prokuroria Speciale Jovan Viqentijeviçin e akuzon gjithashtu për spiunazh, pasi, siç thuhet, deri në momentin e arrestimit, në cilësinë e të rekrutuarit në Shërbimin Informativ Ushtarak të Serbisë, ka vepruar dhe e ka ndihmuar këtë shërbim, duke mbledhur informacione dhe dokumente të klasifikuara me qëllim të përdorimit të tyre gjatë aktiviteteve të kundërligjshme në territorin e Kosovës.

Në hetimin e këtij rasti, Kosova ka bashkëpunuar me partnerë evropianë dhe amerikanë, ndërsa janë sekuestruar edhe armë dhe eksploziv.

Diplomatë amerikanë kanë deklaruar më herët se në hetim kanë qenë të angazhuar drejtpërdrejt edhe agjentë amerikanë të Byrosë Federale të Hetimit (FBI).

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë më 10 dhjetor se të dhënat e inteligjencës tregojnë se tre të akuzuarit për shpërthimin në kanalin Ibër–Lepenc kanë qenë të lidhur ngushtë me strukturat shtetërore të Serbisë.

Beogradi zyrtar ka mohuar çdo lidhje me këtë shpërthim, ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë më herët se ka disa njohuri se kush mund të jetë kryerësi, pa dhënë më shumë detaje.

Ai ka shprehur gatishmërinë e Beogradit për bashkëpunim në zhvillimin e hetimeve me të gjitha organizatat dhe institucionet ndërkombëtare, si dhe ka deklaruar se “në të njëjtin sekondë” do të ndalohet dhe arrestohet kushdo nëse rezulton se përgjegjës është një person i etnisë serbe që ndodhet në territorin e Serbisë.

Kryeprokurori publik në Beograd, Nenad Stefanoviq, ka thënë pas shpërthimit se pret një “hetim gjithëpërfshirës për të përcaktuar të vërtetën dhe të gjitha faktet relevante”.

Megjithatë, deri më tani, nuk dihet nëse organet e drejtësisë në Serbi kanë nisur ndonjë hetim.

/REL/

The post Shpërthimi në Ibër-Lepenc, sot seanca e parë gjyqësore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Apeli i GJKKO cakton gjyqtaren që do të shqyrtojë ankimimin e Ballukut

11 December 2025 at 15:30

TIRANË, 11 dhjetor /ATSH/ Gjyqtarja e Posaçme e Gjykatës së Apelit, Miliana Muça, do të shqyrtojë ankimin e bërë nga zëvendëskryeministrja dhe njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku për pezullimin nga detyra dhe ndalimin e daljes jashtë vendit.

Gjithashtu Muça do të shqyrtojë edhe ankimin e Erald Elezit dhe Gentian Gjylit, të cilët kundërshtojnë vendimin e Shkallës së Parë që caktoi për ta masën “arrest shtëpie”.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, regjistroi çështjen penale nr. 86 akti, datë 11.12.2025 regjistrimi mbi ankimet e ankuesve B.B., G.Gj. dhe E.E., me objekt “Ankim ndaj vendimit nr. 118, datë 19.11.2025 dhe vendimit nr. 120, datë 22.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” në lëndë të masave të sigurimit personal”, njoftoi Gjykata.

/m.q/a.f/r.e/

The post Apeli i GJKKO cakton gjyqtaren që do të shqyrtojë ankimimin e Ballukut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

‘Të njihet me aktet’/ Shtyhet seanca për Veliajn, GJKKO refuzon kërkesën për laptop në qeli

By: armand
2 December 2025 at 10:38

Seanca e sotme në Gjykatën e Posaçme për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, është shtyrë për më datë 5 dhjetor. Vendimi u mor pasi trupi gjykues pranoi kërkesën e Veliajt për t’u njohur me aktet e dosjes. Ndërkohë, Kryetari i bashkisë, kërkoi një pajisje teknologjike në burg ose të lejohej çdo ditë që […]

The post ‘Të njihet me aktet’/ Shtyhet seanca për Veliajn, GJKKO refuzon kërkesën për laptop në qeli appeared first on BoldNews.al.

5 muaj pritje/ Gjykata zvarrit vendimin për pagat e papaguara, penalizohet qytetarja në Berat

By: Brisi
1 December 2025 at 20:44

Hyrije Ago nga Berati i është drejtuar emisionit investigativ Fiks Fare pasi ka përfunduar një proces gjyqësor për pagat e papaguara, por pavarësisht se vendimi është shpallur më 09.06.2025, ai ende nuk i është zbardhur nga gjyqtarja Artjola Çela. Sipas saj, kjo vonesë e pajustifikuar e ka lënë për muaj të tërë në pritje dhe […]

The post 5 muaj pritje/ Gjykata zvarrit vendimin për pagat e papaguara, penalizohet qytetarja në Berat appeared first on BoldNews.al.

FRANCË – Gjykata rrëzon ankimin e Sarkozy: Dënimi është përfundimtar

26 November 2025 at 20:53

PARIS, 26 nëntor /ATSH/- Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy është dënuar për financim të paligjshëm të fushatës zgjedhore – në përpjekjen e tij të dështuar për rizgjedhje në vitin 2012, pasi gjykata më e lartë e vendit hodhi poshtë apelin e tij të fundit, sipas “The Guardian”.

Sarkozy, i cili ishte presidenti i krahut të djathtë i vendit midis viteve 2007 dhe 2012, u dënua për fshehjen e shpenzimeve të paligjshme për fushatën e tij të pasuksesshme për rizgjedhje, e cila u formësua nga tubime të mëdha në stilin amerikan.

Çështja u etiketua si çështja “Bygmalion” për shkak të emrit të kompanisë së eventeve që organizoi koncertet e filmuara me mjeshtëri të Sarkozy në stadium – para mijëra mbështetësve që valëvitnin flamuj, kur ai po luftonte për rizgjedhje.

Në fund, Sarkozy humbi ndaj François Hollande të Partisë Socialiste.

Në një gjyq të vitit 2021, prokurori i shtetit theksoi qëndrimin indiferent të Sarkozy –  i cili organizoi tubime në formën e shfaqjeve të mëdha “në stilin amerikan” dhe duke lejuar që kostot të rriteshin ndjeshëm mbi limitin ligjor për një fushatë zgjedhore presidenciale.

Prokuroria tha se kontabilistët e kishin paralajmëruar Sarkozy se po kalonte kufirin zyrtar të shpenzimeve prej 22,5 milionë eurosh.

“Shpenzimet e fushatës së Sarkozy arritën në të paktën 42,8 milionë euro, pothuajse dyfishi i limitit ligjor”, thanë prokurorët.

Sarkozi, i cili mohoi të gjitha shkeljet, paraqiti një proces ankimi që zgjati disa vjet.

Gjykata më e lartë e Francës, Cour de Cassation, e cila përqendrohet në atë nëse ligji është zbatuar saktë dhe jo në faktet e çështjes, tani ka mbështetur një vendim të mëparshëm, duke e bërë dënimin e Sarkozy përfundimtar.

Sarkozi, i cili u lirua nga burgu në fillim të këtij muaji, tani do të duhet të vuajë dënimin e tij.

Ai u dënua në apel me një vit burgim, gjysma e të cilit ishte me kusht.

Ky dënim gjashtëmujor mund të kryhet përmes mjeteve të tilla si, mbajtja e një gjurmuesi elektronik, pa shkuar në burg.

Sarkozy është përballur me një sërë sfidash ligjore që kur u largua nga detyra.

Ai po apelon kundër dënimit të tij për konspiracion kriminal mbi një skemë për marrjen e fondeve të fushatës zgjedhore për përpjekjen e tij presidenciale të vitit 2007 nga regjimi i diktatorit të ndjerë libian, Muammar Gaddafi.

Ky është dënimi që në tetor rezultoi në dërgimin e tij në burgun “La Santé” në Paris, ku kaloi 20 ditë, një përvojë që ai e përshkroi si “të rraskapitëse” dhe një “makth”. Ai u lirua më 10 nëntor. //a.i/

The post FRANCË – Gjykata rrëzon ankimin e Sarkozy: Dënimi është përfundimtar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Apeli kthen për shqyrtim ligjshmërinë e Aeroportit të Vlorës

25 November 2025 at 17:21

Pas dy vitesh në vendnumëro shqyrtimi i ligjshmërisë së ndërtimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë ka marrë një zhvillim të rëndësishëm.

Gjykata Administrative e Apelit ka legjitimuar organizatat mjedisore si palë në çështje dhe ka vendosur ta kthejë atë për gjykim në shkallën e parë. Ajo e ka mbështetur arsyetimin e paraqitur nga paditësit e përfaqësuar nga avokatët e qendrës “Res Publica” dhe studios ligjore “Mecci”.

Vendimi i Apelit erdhi pas dy seancash përgatitore në të cilat ftoi palët t’u përgjigjeshin një grupi pyetjesh të ngritura më herët nga Gjykata e Lartë, kjo e fundit pati ndërhyrë duke i kërkuar Apelit të korrigjonte mangësitë proceduriale.

Kjo ndërhyrje bëri që çështja të mbetej pezull prej rreth dy vitesh teksa pyetjet e ngritura u konsideruan nga pala paditëse si të njëanshme pasi thelbi i çështjes nuk ishte legjitimiteti i palëve por i ndërhyrjes në një zonë të mbrojtur.

Vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit nuk është zbardhur ende. Ai pritet të apelohet gjithashtu nga qeveria, kompanitë zbatuese dhe vetë Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës si operator ekonomik.

Për Joni Vorpsin nga Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) vonesat në proceset gjyqësore për çështje që lidhen me mjedisin janë zhgënjyese.

Duke komentuar rastin ai u shpreh mosbesues për Citizens.al, kjo nisur nga përvoja e shqyrtimeve gjyqësore pa masa parandaluese për dëmet e mundshme në mjedis siç mund të ishte një masë pezullimi punimesh.

“Ka pak shpresë që mbrojtja e burimeve natyrore të ketë sukses në gjykata dhe deri në fillimin e debateve gjyqësore, i gjithë rrjeti i zonave të mbrojtura bregdetare do të jetë shkatërruar në emër të zhvillimit,” tha ai.

Ndërtimi i aeroportit, një proces i zvarritur

Padia e PPNEA-së dhe Shoqatës Ornitologjike të Shqipërisë (AOS) u dorëzua zyrtarisht më 23 nëntor 2022.

Ai argumentonte se projekti shkelte legjislacionin e mjedisit, përfshirë Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis (VNM), ruajtjen e biodiversitetit dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura. Gjithashtu evidentoheshin mangësi në proceset e konsultimit publik dhe dhënies së lejeve të ndërtimit.

Mirëpo, gjykatat kanë shtyrë afatet e shqyrtimit, duke krijuar një zinxhir vonesash procedurale dhe konflikt juridiksioni për kërkesat për masa paraprake.

Dy kërkesa për pezullimin e ndërtimit u refuzuan nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, Apeli dhe më pas nga Gjykata e Lartë. Edhe ankimi i dytë, i paraqitur në qershor 2025, u refuzua në korrik.

Avokatët e “Res Publica” kanë dokumentuar një sërë transferimesh të vonuara të dosjes, moskoordim mes shkallëve gjyqësore dhe konflikt kompetencash që kanë zvarritur procesin.

“Duke diskutuar legjitimitetin e organizatave mjedisore për të kundërshtuar projekte shkatërruese brenda zonave të mbrojtura, gjykatat kanë refuzuar edhe sigurimin e padisë, pasi kanë vonuar dhe atë jashtë çdo afati të arsyeshëm”, tha Vorpsi për Citizens.al.

Sipas Vorpsit, aeroporti nisi ndërtimin pa leje dhe vazhdoi pavarësisht thirrjeve të Konventës së Bernës dhe Parlamentit Evropian për pezullim. Ndërkohë gjykatat shqiptare nuk i kanë konsideruar këto si arsye për sigurimin e padisë.

Në këtë kontekst procesi gjyqësor i Aeroportit të Vlorës është kthyer në një lloj shembulli të pengesave në çështjet mjedisore.

Vonesat, konfliktet e kompetencës dhe mungesa e vendimmarrjes së shpejtë kanë lejuar vijimin e një projekti që prek drejtpërdrejt një zonë të mbrojtur me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare.

Paralelisht Aeroporti i Vlorës po hetohet nga SPAK për procedurat se si u dha koncesioni i ndërtimit të tij nga qeveria. Dyshohet se procedurat ishin të paracaktuara, teksa ndërtimi i tij vazhdon.

Ndërkohë, sipas avokatëve të organizatave mjedisore kanë dërguar një ankim në Gjykatën Kushtetuese duke sfiduar vendimin e Gjykatës së Lartë që refuzoi kërkesën e parë për masë paraprake. Çështja është në pritje për shqyrtim.

Lexoni gjithashtu:

The post Apeli kthen për shqyrtim ligjshmërinë e Aeroportit të Vlorës appeared first on Citizens.al.

Ankimimi i Veliajt, Kushtetuesja: Të merren masa për praninë e tij në seancën e 31 tetorit

28 October 2025 at 14:14

TIRANË, 28 tetor /ATSH/ Gjykata Kushtetuese ka njoftuar zhvillimin e seancës plenare publike më 31 tetor 2025, në lidhje me ankimin e bërë nga Erion Veliaj, kundër vendimit të këshillit bashkiak për shkarkimin e tij nga detyra.

Në njoftimin e saj, Gjykata Kushtetuese bën të ditur se, bazuar në nenet 21 dhe 38 të ligjit nr. 8577, të ndryshuar, kërkuesi Erion Veliaj është vënë në dijeni me shkresën nr. 28 (E) 2025 Regj. Them, datë 9 tetor 2025, për datën dhe orën e zhvillimit të seancës.

Po ashtu, më 13 tetor 2025, Gjykata ka njoftuar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve për marrjen e masave për shoqërimin e Veliaj në seancë, në rast se ai shpreh vullnetin për të marrë pjesë personalisht në gjykim.

Më pas, në datën 20 tetor 2025, pas konfirmimit të këtij vullneti nga kërkuesi, Gjykata Kushtetuese ka njoftuar edhe Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Veliaj ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për masën e sigurisë “arrest në burg”. Veliaj akuzohet në 9 raste për korrupsion pasiv. Gjithashtu akuzohet për pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre si dhe futjen e sendeve të paligjshme në burg.

Këshilli bashkiak i Tiranës vendosi shkarkimin nga detyra e kryetarit të bashkisë të Erion Veliajt, vendim që kaloi tek prefekti dhe më pas në qeveri. Shkarkimi i Veliajt dhe vakanca në bashkinë e Tiranës iu njoftua edhe Presidentit Bajram Begaj, i cili dekretoi datën 9 nëntor, si datën e zgjedhjeve të pjesshme në Tiranë, por ky dekret u pezullua nga Gjykata Kushtetuese, e cila u vu në lëvizje nga Veliaj përmes një akese, që do të shqyrtohet të premten e 31 tetorit.

/a.f/r.e/

The post Ankimimi i Veliajt, Kushtetuesja: Të merren masa për praninë e tij në seancën e 31 tetorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndreca: Gjykim nga Penalja/ Ish-sekretari i përgjithshëm: Nuk jam më subjekt i SPAK

By: xhir jeta
27 October 2025 at 15:19

Ish sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme Plarent Ndreca i cili po gjykohet në Gjykatën e Posacme, si I dyshuar nga SPAK për “shkelje të barazisë në tendera”, ka kërkuar që çëshjta ndaj tij të vazhdojë gjykimin në Gjykatën Penale të Tiranës, me pretendimin se nuk është më subjekt I SPAK.

Seanca gjyqësore që ishte parashikuar të mbahej të hënën ndaj Plarent Ndrecës, është shtyrë në Gjykatën e Posaçme, për shkaqë procedurale, ndërsa është i vetmi nga 15 të pandehurit, që nuk ka kërkuar gjykim të shkurtuar, por procedurë normale gjyqi.

Më 20 Mars të këtij viti, Gjykata e Posaçme vendosi të kalojë për gjykim çështjen penale në ngarkim të Plarent Ndrecës dhe të 15 zyrtarëve e ish-zyrtarëve të tjerë që akuzohen se nën udhëheqjen e Ndrecës favorizuan në shkelje të ligjit arkitektin Gjon Radovani për të fituar tendera me vlerë 34 milionë lekë.

Në kohën e kryerjes së veprës së dyshuar penale, Ndreca mbante pozicionin e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme. Ministria e Brendshme në kontratën për mirmbajtejn e disa komiasariateve të Policisë, kishte caktuar një vlerë totale prej 54 milionë lekësh, Por kjo vlerë u ndryshua duke zvogëluar numrin e objekteve nga 4 në 2 dhe reduktuar vlerën në 34 milionë lekë. Prokuroria vlerëson se kjo u bë për të favorizuar fituesin./abcnews.al

 

FOKUS – Sllovenia dhe Norvegjia i kërkojnë Izraelit të përmbushë vendimin e GJND-së mbi territoret e pushtuara palestineze

23 October 2025 at 09:46

HAGË, 23 tetor /ATSH/- Sllovenia dhe Norvegjia kanë mirëpritur sqarimin e fundit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) mbi detyrimet ligjore të Izraelit në territoret e pushtuara palestineze, duke i kërkuar Tel Avivit të përmbushë plotësisht ligjin ndërkombëtar humanitar dhe të të drejtave të njeriut, sipas Anadolu.

Ministria e Punëve të Jashtme e Sllovenisë i ka bere thirrje Izraeli të përmbushë detyrat e tij sipas ligjit ndërkombëtar humanitar dhe ligjit të të drejtave të njeriut.

Ministria sllovene tha se Izraeli duhet të siguronte dhe lehtësonte ofrimin e ndihmës thelbësore humanitare, veçanërisht nga UNRWA-ja, si dhe të respektonte privilegjet dhe imunitetet e OKB-së.

“Pajtueshmëria me këto detyrime është e domosdoshme për të mbështetur të drejtën e patjetërsueshme të popullit palestinez për vetëvendosje dhe për të nxitur paqen dhe stabilitetin rajonal”, tha ministria në X.

Ndërkaq, ministri norvegjez i Punëve të Jashtme, Espen Barth Eide tha se Izraeli është i detyruar të lehtësojë si ndihmën humanitare ashtu edhe shërbimet bazë për Palestinën.

“Ky është një mendim i fuqishëm që përforcon faktin se Izraeli duhet të përmbushë detyrimet e tij sipas ligjit ndërkombëtar”, tha ai.

Këto deklarata vijnë pasi GJND-ja më herët vendosi se Izraeli është i detyruar sipas Konventës së Gjenevës të bjerë dakord dhe të lehtësojë skemat e ndihmës të ofruara nga vendet e treta dhe grupet humanitare të paanshme, përfshirë Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC) dhe agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA), për të siguruar që ndihma e mjaftueshme të arrijë në Rripin e Gazës. //a.i/

The post FOKUS – Sllovenia dhe Norvegjia i kërkojnë Izraelit të përmbushë vendimin e GJND-së mbi territoret e pushtuara palestineze appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ekzekutimi i biznesmenit italian Edoardo Sarchi/ Del para Gjykatës autori i dyshuar i krimit, Kamber Sulçaj

By: V K
18 October 2025 at 10:47

Këtë të shtunë, Kamber Sulçaj, 48 vjeçari i cili akuzohet si autor i dyshuar i vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchi, ngjarje e ndodhur më 27 Shtator në fshatin Salari të Tepelenës, ka dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Kamber Sulçaj, u vetëdorëzua në polici më 16 Tetor, si autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchi.

Prokuroria e Gjirokastrës, ka kërkuar “arrest me burg” për 48-vjeçarin, duke argumentuar se ekziston rreziku i arratisjes dhe i prishjes së provave.

Seanca po zhvillohet në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, nën masa të rrepta sigurie.

Sipas dosjes hetimore, konflikti mes Sarchit dhe Sulçajt nisi për motive të dobëta, por përfundoi me përdorimin e armës së zjarrit që i mori jetën 44-vjeçarit italian.

Kamber Sulçaj u vetëdorëzua në polici më 16 tetor, i shoqëruar nga avokati i tij, pas disa javësh në arrati.

Gjatë kontrolleve në zonat malore të Tepelenës, policia kishte zbuluar automjetin dhe veshjet e përdorura gjatë ngjarjes, ndërsa në banesat e familjarëve të tij në Vlorë dhe Mesaplik u sekuestruan armë, para dhe prova të tjera materiale.

Vendimi i gjykatës për masën e sigurisë pritet të shpallet në vijim.

The post Ekzekutimi i biznesmenit italian Edoardo Sarchi/ Del para Gjykatës autori i dyshuar i krimit, Kamber Sulçaj appeared first on Albeu.com.

Operacioni në Elbasan, dalin para gjykatës 14 të arrestuar, pritet të njihen me masën e sigurisë

17 October 2025 at 10:47

Këtë të premte dalin para gjykatës 14 të arrestuarit gjatë një operacioni të zhvilluar në Elbasan, për armëmbajtje pa leje.

14 shtetasit e arrestuar që u kapën në flagrancë në një lokal në Bradashesh, kanë mbërritur në ambientet e gjykatës dhe pritet njihen me masën e sigurisë.

Kujtojmë se gjatë operacionit të zhvilluar më 14 tetor u sekuestruan 3 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak, elektroshot (dorezë neuroparalizuese), 4 radio si të Policisë, jelek me mbishkrimin “Policia”, send në formë pistolete, sinjalizues (send metalik në formë pistolete), thikë, shkop metalik, shuma parash, 4 automjete, 13 celularë dhe DVR.

Disa prej të arrestuarve që dalin sot para gjykatës janë:

  1. Endri Doda, 43 vjeç – Armëmbajtje
    2. Ervin Cani, 35 vjeç – Armëmbajtje
    3. Akil Kertusha, 39 vjeç – Armëmbajtje
    4. Blerim Heta, 39 vjeç – Kundërshtim policie
    5. Egi Çaushi, 32 vjeç – Kundërshtim policie
    6. Maksim Suçi (alias Lika), 50 vjeç – Kundërshtim policie
    7. Bujar Muça, 52 vjeç – Kundërshtim policie
    8. Hanson Mullahi, 25 vjeç – Kundërshtim policie
    9. Stefan Mehmeti, 46 vjeç – Kundërshtim policie
    10. Ergys Tusha, 39 vjeç – Kundërshtim policie
  2. Jurgers Mullahi, 30 vjeç – Kundërshtim policie

Vrau Astrit Kalanë, trondit Elvis Shkambi: Nuk ishte hera e parë që futesha me armë në gjykatë

By: Elva
15 October 2025 at 22:24

Dëshmitarët tregojnë se gjyqtari u rrëzua mbi tavolinë, ndërsa një dosje e bardhë u njollos me gjak. Autori nuk u mjaftua me kaq, por qëlloi sërish. Këtë herë drejt palës paditëse, babë e bir, Ervis dhe Rakip Kurtaj. Djali 45-vjeçar, pasi del nga salla me babanë, instinktivisht e mbulon me trup këtë të fundit për […]

The post Vrau Astrit Kalanë, trondit Elvis Shkambi: Nuk ishte hera e parë që futesha me armë në gjykatë appeared first on BoldNews.al.

Avokati Redi Llanaj dhunon rojen e sigurisë në Gjykatën e Vlorës

By: Ela
10 October 2025 at 13:14

Një punonjës sigurie në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë është dhunuar gjatë ditës së sotme nga një avokat. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të gjykatës, në zonën ku kalojnë personat përmes detektorëve të metaleve. Sipas burimeve, avokati Redi Llanaj ka kërkuar të hyjë në pjesën ku kontrollohet nga pajisja që mbajnë rojet për metalet, […]

The post Avokati Redi Llanaj dhunon rojen e sigurisë në Gjykatën e Vlorës appeared first on BoldNews.al.

“Vet e kërkove”/ ABC News zbardh dëshminë e një prej të plagosurve në gjykatë: Autori na drejtoi armën, s’kishte më plumba!

By: xhir jeta
7 October 2025 at 11:43

Bab e bir Rakip dhe Ervis Kurtaj lanë ambientet e spitalit një ditë pas ngjarjes së rëndë të regjistruar pranë gjykatës.

Burime thanë për ABC News, i thanë gazetares Bleona Sari, se bab e bir u është marrë një deklaratë nga ana e oficerëve të policisë gjyqësore në lidhje me ngjarjen.

Të dy janë shprehur se ngjarja ndodhi në pak sekonda, pasi gjyqtari lexoi vendimin që ishte kundër familjes Shkambi u duk se ishin të dy të pakënaqur dhe në momentin që gjytari do dilte nga dhoma drejt koridorit, 30-vjeçari Elvis Shkambi nxori armën posht xhakete e mbushi me plumbat që kishte në xhep dhe qëlloi 3-4 herë drejt gjykatësit.

Ndonse Kalaja u përpoq të mbrohej ishte e pamundur edhe për shkak të ambinetit të vogël por edhe se Elvisi i shkoi shumë afër dhe e qëlloi duke thënë “vet e kërkove”.  Më tej ai na u drejtua edhe ne por nuk kishte më plumba, pastaj doli i qetë dhe mesa pamë edhe atë zonjën që mbante shënim (sekretaren) iu drejtua po shyqyr arma s’kishte më plumba.

Ne u përpoqëm të ndihmonin gjyqtarin por ai nuk përmendej. Për punë minutash erdhi policia dhe ambulanca na mori.

Kur dolëm jashtë ishte plot me polica që e morën dhe armën ja kishte lënë një punonjësi aty te dera e pam kur dolëm, ishte një armë shumëne vogël. Na erdhi shumë keq për gjyqtarin, po kjo punë edhe pritej ata kanë vite që na kërcënojnë dhe ishin thuajse të bindur që do na nxirnin nga banesat tona. Do ju hedhim në rrugë na thoshin sa herë takoheshim qoftë dhe kur na binte rruga rastësisht. Na janë kthyer në tmerr”.

Fadromë dhe tritol mbi ndërtimet pa leje, ankimi në gjykatë nuk njihet

3 October 2025 at 17:00

Sebi Alla Në krah të dy ministrave, të cilët nuk folën, asaj të brendshme dhe atij të drejtësisë, kryeministri Edi Rama për më shumë se dy orë publikoi nismën mbi ndryshimet për ligjin 107/2014 “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e territorit” i ndryshuar, mbi kontrollin e territorit dhe veçanërisht për ndërtimet pa leje, nga kullat deri tek muret rrethuese të shtëpive.

Ndonëse fjalimi i kryeministrit ishte mjaft i ngjashëm me nismën e marrë tre vite më parë, shtator 2022, e reja e sotme qe ndryshimi në ligj, që asnjë ankimim administrativ dhe gjyqësor nga subjektet, që kanë ndërtuar pa leje nuk do të mund të pezullojë vendimin e autoriteteve të zhvillimit të territorit, pavarësisht se do i drejtohen gjyqësorit.

Masat e parashtruara ishin gjithashtu edhe krijimi i listës së zezë publike të ndërtuesve që shkelin lejet e ndërtimit; masat ndaj nëpunësve shtetëror, që nuk raportojnë apo përfshihen vetë në ndërtime pa leje si dhe ndërhyrjet deri tek muret e avllive të banesave edhe për çështje estetike.

Gjykata pa vlerë

“Një tjetër masë e marrë është që ankimimi administrativ dhe gjyqësor nuk e pezullon ekzekutimin e vendimit përfundimtar të autoritetit përgjegjës të zhvillimit të territorit”, tha kryeministri Rama, ndërsa shpjegonte nismën e ndryshimeve ligjore.

Sipas Ramës, ka pasur shumë abuzime në proceset e ankimit administrativ dhe gjyqësor.

“Kjo është masë shumë e rëndësishme sepse këtu ka pasur shumë spekulime dhe abuzime. Siç ka pasur edhe shumë akte të pranimit në heshtje, një sport shumë i shëmtuar të mosparaqitjes fare në gjyq të palës pushtet lokal, ose të palës një agjencie qëndrore në territor. Nuk do të ketë asnjë pezullim të ekzekutimit të vendimit të autoritetit përgjegjës të zhvillimit të territorit”, përfundoi kryeministri Rama.

Lista e zezë, ndërtues e arkitektë

Kryeministri tha se në ndryshimet ligjore parashikohet se për të gjithë ndërtuesit, që shkelin lejen e ndërtimit do të ketë një “listë të zezë” të shpallur, duke i ndëshkuar me pesë vite për të mos pasur të drejtë të pajisen me leje.

“Lista e zezë do të përfshijë zhvilluesit, shoqëritë, individët që kanë shkelur ligjin përshirë administratorët apo ortakët. Do të përjashtohen nga mundësia për të marrë leje ndërtimi për 5 vitet e ardhshme, do të jetë regjistër publik i aksesueshëm në faqet online”, tha kryeministri Rama.

Gjithashtu pjesë e ndëshkimeve do të jenë sipas kreut të qeverisë edhe arkitektët të cilëve u hiqet licensa po për pesë vite nëse nuk njoftojnë se ndërtuesi ka shkelur lejen. Po ashtu masa parashikohen edhe për nëpunësit shtetërorë, nga inspektorët e mbrojtjes së territorit deri tek punonjësit e policive bashkiake dhe të rendit të cilët nuk raportojnë ndërtimet pa leje.

Burgu ishte fjala që kryeministri përmendi tre herë gjatë fjalimit të tij, ndërsa shpjegoi se në qeli do të përfundojnë nga ndërtuesit e objekteve pa leje, deri tek ata që hapin një parkim pa leje.

I shqetësuar nga gjyqësori

Në nismën e ndryshimeve ligjore mbi kontrollin e territorit, shqetësim për kreun e qeverisë ishin disa gjyqtarë që, sipas tij, në kundërshtim me interesin qytetar vendosin masa “sigurim padie”, duke mos lejuar strukturat shtetërore që të ndërmarrin veprime për prishjen e ndërtimeve pa leje.

“Çfarë të bëj unë të rri mos të flas fare, qytetarët që e dhanë mandatin të rrinë me zaptuesin që kap një gjyqtar? Të pres ILD, atë të pres? Që amniston në tavolinë Gjelin e Thethit (i referohet prokurores së Shkodrës, dhe gjënë më flagrante që shpall mosfillimin e çështjes pa i hyrë fare fakteve.

Qytetarët nuk më dhanë 83 mandate që të rrinë me zaptuesit”, tha Rama, teksa tha se s’duhet të ketë asnjë masë sigurie për ndërtimet pa leje.

“Është e patolerueshme për mua që të shkelet me këmbë një komunitet i tërë familjesh. Qytetarët duhet ta dinë që e kanë peshqesh nga ky tipi” (i referohet gjyqtarëve).

The post Fadromë dhe tritol mbi ndërtimet pa leje, ankimi në gjykatë nuk njihet appeared first on Faktoje.al.

Covey: UÇK-ja ishte më shumë një lëvizje, s’ka pasur komandë qendrore

30 September 2025 at 11:22

PRISHTINË, 30 shtator /ATSH/ Dëshmitari i katërt i mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi, Jock Covey duke folur për UÇK-në tha sot para Gjykatës Speciale në Hagë se nuk ka pasur komandë qendrore.

Në ditën e parë të dëshmisë së tij në gjykatoren e Dhomave të Specializuara të Kosovës, në Gjykatën e Hagës ai tha se “UÇK-ja ishte më shumë një lëvizje sesa ushtri”.

“Ne kuptonim që UÇK-ja ishte më shumë një lëvizje sesa një ushtri ku secili individ në zona, apo komandant në terren kishte autonomi të gjerë, qoftë kjo në realitet apo imagjinatën e tyre, por ata kishin këtë autonomi, ata mendonin që mund të bënin atë që vendosnin të bënin në zonën e tyre, që ishin të pavarur”, tha ai.

Ai foli për një takim i cili sipas tij ishte mbajtur për t’i bindur komandantët e zonave për marrëveshjen për çarmatim.

Aty sipas tij, është vërejtur se marrëdhënia e Thaçit me komandantët e zonave ishte “e ndërlikuar”.

“Zotëri Thaçi nuk kishte marrëdhënie të rëndësishme me këtë trup të komandantëve në terren dhe kishte shumë pak gjasa që ata të kërkonin udhëzimet e tij, aq më pak urdhrat e tij, apo që të raportonin aktivitetet e tij te ai”, tha Covey.

Jock Covey është dëshmitari i radhës në Hagë në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Amerikani e ka nisur dëshminë para Dhomave të Specializuara sot, më 30 tetor.

Ai ka shërbyer në Kosovë si zëvendës i përfaqësuesit special të sekretarit të OKB-së, Bernard Kushner.

Dëshmia e tij vjen pasi në gjykatore u dëgjuan dëshmia e ish-sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, ajo e ish-këshilltarit ligjor të ekipit të Kosovës në Rambuje, si dhe dëshmia e ish-diplomatit britanik John Stewart Duncan.

Vijon…

/Kosovapress/

The post Covey: UÇK-ja ishte më shumë një lëvizje, s’ka pasur komandë qendrore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Durrës, 32 familje në ish-kabinat e plazhit rrezikojnë të mbeten pa strehë

29 September 2025 at 16:42

Sipas një vendimi të Gjykatës së Shkallës së Parë të Durrësit, 32 familje, që banojnë në ish-kabinat e plazhit në rrugën “Albanopoli”, duhet të lirojnë shtëpitë deri më 5 tetor.

“Me mbarimin e afatit vullnetar, në rast mosveprimi […] ekzekutimi do të kryhet në mënyrë të detyrueshme,” citohet në vendimin e gjykatës dhënë më datë 18 shtator 2025.

Nexhmir Belshari, banuese prej rreth 35 vitesh në këto godina tregon për Citizens, se banorët nuk i kanë zaptuar ato, por janë strehuar sipas një vendimi të ish-Komitetit Ekzekutiv të sistemit komunist, i cili më vonë u zëvendësua në funksion nga struktura e bashkisë Durrës.

“Kemi statusin e të pastrehëve. Jemi strehuar nga shteti dhe kërkojmë zgjidhje po nga shteti,” thekson ajo për Citizens.al.                                   

Banorët u mblodhën të hënën, përpara Bashkisë për të dytën herë, pasi më 26 shtator iu kërkua të sillnin dokumentet për statusin, pagesat ndër vite të faturave të shërbimeve drita-ujë, që vërtetojnë banimin e tyre, si dhe vetë deklarimin e sipërfaqes.

Petrit Brodhina tha se pas mbledhjes nuk i ishte ofruar asnjë zgjidhje nga bashkia, por i ishte sugjeruar që ai dhe banorët e tjerë të lënë shtëpitë brenda afatit të përcaktuar.

“Filloni dilni dhe aplikoni si të pastrehë te bashkia! Më e keqja është se na bëri dhe parapritë dhe tha kemi tre mijë veta që janë në radhë dhe s’po i strehojmë dot,” tha Brodhima, duke ju referuar fjalës që i kishte komunikuar kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako.

Bashkia përgjegjëse morale dhe ligjore e situatës

Avokatja Merita Dakovelli,e cila është njëkohësisht dhe banore në këto godina, shpjegoi se familjet nuk ishin në dijeni se kundër vendimit të Këshillit Bashkiak Durrës, që në vitin 2009 pati caktuar mundësinë e privatizimit të këtyre banesave në favor të banorëve, ishte hapur një proces gjyqësor nga pronari i truallit, Mikel Noçka.

Foto ilustruese nga ish-kabinat e plazhit, Durrës/Citizens.al

Dakovelli vijon se Këshilli Bashkiak, i përfaqësuar nga Bashkia Durrës nuk ka qenë prezent në seancat gjyqësore. Sipas avokates, pronari i truallit, konkretisht familja Noçka, ka bërë kontratë privatizimi me Ministrinë e Ekonomisë, pra “këto objekte në këto moment kanë një pronësi të ndarë midis pronarit dhe Ministrisë në fjalë”.

“Nuk jemi lajmëruar kur bashkia i ka dorëzuar objektet, sepse ka një akt-dorëzimi sikur objekti është bosh, ndërkohë që ne kemi qenë aty. Bashkia duhet të ndjehet borxhlie me ne dhe nga 2013 duhet të ofronte një alternativë strehimi,” vijon Dakovelli.

Momentalisht banorët janë në disfavor, sepse ata duhet të dalin jashtë derisa çështja të shqyrtohet në Apel. Ajo shton se familjet kanë depozituar një ankim të veçantë kundër vendimit të ekzekutimit të përkohshëm për lirimin e banesave.

“Ne i kemi kërkuar bashkisë në një kërkesë, që të mos jepet leje ndërtimi në këtë periudhë dhe e dyta, nëse nuk ka alternativa të tjera, që ne të jemi qiramarrës te pronari, të paguajmë një qira sociale, deri në përfundim shqyrtimi të situatës,” përmbylli avokatja.

Kjo është situata e dytë brenda pak ditësh ku banorë të qytetit Durrësit po protestojnë përpara Bashkisë, për çështje pronësie.

Fillimisht protestat nisën nga banorët e zonës arkeologjike A, konkretisht pas Bulevardit Tregtar, të cilët nuk bien dakord me vlerën e shpronësimit, që është përcaktuar sipas qeverisë në sajë të projektit “Restaurimi dhe rikualifikimi urban i zonës perspektive TID”.

Banorët e ish-kabinave të plazhit konfirmuan për Citizens se mund të bashkohen me banorët që po kundërshtojnë projektin e rijetëzimit të zonës së kalasë për një rezistencë më të fortë, edhe pse vinë nga kontekste të ndryshme urbanistike.

Lexoni gjithashtu:

The post Durrës, 32 familje në ish-kabinat e plazhit rrezikojnë të mbeten pa strehë appeared first on Citizens.al.

Shtyhet seanca paraprake për Veliajn/ Ja kur shprehet trupi gjykues në GJKKO

By: xhir jeta
29 September 2025 at 13:11

Është shtyrë seanca në gjykatën e posacme për për Erjon Veliajn, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe disa persona të tjerë.

Seanca, ky gjykata e posacme do të vendosë për kalimin apo jo për gjykim të dosjës, është parashikuar të mbahet më 10 tetor. Tre opsione janë në dorë të trupit gjykues lidhur me hetimet janë kryebashkiakut, të dërgojë dosjen për gjykim, t’ia kthejë atë sërish SPAK për plotësim, ose të pushojë tërësisht cështjen.

Veliaj do të përballet në gjykatë me pesë akuza të rënda: korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie, shpërdorim detyre, si dhe futje e sendeve të ndaluara në qeli.

Veliaj nderkaq ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij, duke e quajtur atë antikushtetues.

GjKKO, masë sigurie për korrupsion ndaj dy inspektorëve të ISHTI-së

28 September 2025 at 10:28

TIRANË, 28 shtator/ATSH/ Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë caktoi sot masat e sigurisë për korrupsion ndaj dy inspektorëve të Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të hetimeve të një çështjeje penale të regjistruar për “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, ka kërkuar dhe marrë miratimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për caktimin e masave të sigurimit personal ndaj dy shtetasve.

Në datën 23 shtator 2025, Gjykata e Posaçme miratoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për caktimin e masës së sigurimit personal: “Arrest në burg”, ndaj shtetasit O.J., me detyrë inspektor pranë Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial (ISHTI) dhe “Arrest në shtëpi”, ndaj shtetasit L.S., ish-inspektor pranë Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial (ISHTI).

Masat e sigurimit janë ekzekutuar më 27 shtator 2025, me ndihmën e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar në 5 mars 2025 procedimin penal për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet proaktive dhe metodat speciale të hetimit, të kryera nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) ka rezultuar se në datën 1 nëntor 2021, të hetuarit O.J. dhe L.S., kanë marrë shumat monetare 900 mijë lekë dhe 10.000 dollarë.

Hetimet kanë provuar se kjo shumë është marrë nga dy inspektorët e ISHTI-t, të caktuar për inspektim tek subjekti privat J.S. me vendndodhje në Korçë, me qëllim për të mos e ndëshkuar me masë administrative, subjektin privat J.S., i cili ushtronte aktivitet tregtar pa dokumentacionin e nevojshëm tekniko-ligjor dhe licencën përkatëse.

/m.m/

The post GjKKO, masë sigurie për korrupsion ndaj dy inspektorëve të ISHTI-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌