Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Berisha: Po pengohet shqyrtimi i kërkesës për heqjen e imunitetit të Ballukut

19 December 2025 at 17:40

TIRANË, 19 dhjetor/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se, po pengohet në Komisionin e Mandateve shqyrtimi i kërkesës për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut.

Në një deklaratë për mediet, Berisha tha se kryetari i Komisionit të Mandateve nuk u ka vënë në dispozicion deputetëve anëtarë të komisionit materialet e prokurorisë që, sipas tij, lidhen me çështjen në shqyrtim.

Ai shtoi se mbledhja e komisionit u ndërpre pas 6 orësh diskutime, pa u marrë një vendim për kërkesën e paraqitur.

Kreu i Partisë Demokratike deklaroi se opozita e konsideron këtë situatë si pengesë për funksionimin normal të institucioneve dhe për vijimin e procesit ligjor.

“Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe aktin antikushtetues të fshehjes së provave të krimit dhe bllokimin e drejtësisë nga Edi Rama. Partia Demokratike i thotë Edi Ramës dhe Ballukut se asgjë në botë nuk ju shpëton ju nga ndëshkimi ligjor i merituar për vjedhjet tuaja”, deklaroi ai.

/a.f/r.e/

The post Berisha: Po pengohet shqyrtimi i kërkesës për heqjen e imunitetit të Ballukut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha kundër zgjatjes së mandatit të prokurorëve të SPAK

15 December 2025 at 11:21

TIRANË, 15 dhjetor /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur sot  kundër zgjatjes së mandatit të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), duke theksuar se mandati aktual është i mjaftueshëm për të vlerësuar punën e tyre.

I pyetur nga gazetarët në një deklaratë për mediat, pas daljes nga SPAK ku zbatoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për çështjen ‘Partizani”, Berisha u shpreh se, nëntë vite janë të mjaftueshme për të treguar integritetin dhe aftësitë profesionale.

“Kategorik kundër. 9 vite janë të mjaftueshme për të treguar të gjithë integritetin dhe aftësinë”, deklaroi ai.

Sipas Berishës, prokurorët që kanë ushtruar detyrën në përputhje me ligjin dhe pa ndikime të jashtme nuk kanë arsye të kërkojnë zgjatje të mandatit, teksa shtoi se shtyrjen e mandatit e kërkojnë ata që bashkëpunojnë me krimin.

“Ata që nuk bashkëpunojnë me krimin, ata që punojnë me vullnet të hekurt…. e di kush e kërkon atë? E kërkojnë ata që bashkëpunojnë me krimin”, tha Berisha.

Ai theksoi se, në përfundim të mandatit, çdo funksionar duhet të largohet nga detyra pasi ka përmbushur përgjegjësinë e tij institucionale.

“Erdha, shërbeva me nder dhe mirupafshim. Kjo është…”, tha Berisha.

Diskutimi për zgjatjen ose jo të mandatit të prokurorëve të SPAK mbetet pjesë e debatit politik, ndërsa qëndrimi i opozitës është kundër çdo ndryshimi të afateve aktuale.

Ndërsa, në raportimin e veprimtarisë së SPAK për vitin 2024, Altin Dumani kërkoi përsëri zgjatjen e mandatit të prokurorëve.

Kreu i SPAK tha para deputetëve se edhe nëse realizohet diçka e tillë, ai vetë nuk do të rikandidojë për të qenë prokuror i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

/gj.m/j.p/

The post Berisha kundër zgjatjes së mandatit të prokurorëve të SPAK appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mandatet e institucioneve të pavarura, si punë e “dorës së dytë”

By: Ela
29 November 2025 at 09:47

Fundi i këtij viti shënon një moment të rëndësishëm për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, organin më të lartë drejtues të këtij institucioni. Mandati i gjashtë anëtarëve të këtij Këshilli përfundon në muajin dhjetor. Kjo do të thotë se më shumë se gjysma e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës do të ndryshojnë ose do të […]

The post Mandatet e institucioneve të pavarura, si punë e “dorës së dytë” appeared first on BoldNews.al.

Zaçaj mbyll mandatin në krye të Kushtetueses: Rekord çështjesh të shqyrtuara në tre vjet

25 November 2025 at 10:35

TIRANË, 25 nëntor/ATSH/ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, në përfundim të mandatit si gjyqtare dhe njëkohësisht edhe si kryetare e kësaj gjykate, bëri një bilanc të punës përgjatë tre viteve të fundit.

Përmes një njoftimi për shtyp, Zaçaj veçoi mbylljen e çështjes së kohëzgjatjes së mandateve të gjyqtarëve kushtetues, të cilën e konsideroi një prej sfidave më të rëndësishme për institucionin.

“Për sa kohë mandati i gjyqtarit kushtetues është i lidhur ngushtë me pavarësinë e vetë atij sikundër edhe të kësaj Gjykate, paqartësitë në këtë drejtim ndikojnë në funksionimin sistemik të institucionit, por edhe në aspektin personal të gjyqtarëve. Në këtë drejtim mendoj se dhashë një kontribut që shkon përtej kahjes personale, pavarësisht ndonjë interpretimi të ndryshëm”, tha ajo.

Përgjatë periudhës 2023–2025, Zaçaj nënvizoi se Gjykata Kushtetuese është përballur me vendimmarrje me rëndësi të veçantë, të cilat kanë dëshmuar edhe një herë rolin e saj të pazëvendësueshëm si garante e Kushtetutës.

“Trupa e gjyqtarëve ka punuar me përkushtim, duke përballuar një numër rekord çështjesh, të cilat në tre vitet e fundit janë shtuar me 35-40%, duke arritur edhe deri në rreth 400 çështje të shqyrtuara në vit, nga të cilat një numër i konsiderueshëm, 85-90 çështje, janë mbyllur me vendime përfundimtare. Gjykata ka vazhduar të shqyrtojë çështjet e kaluara në seancë plenare brenda një periudhe 8-mujore dhe çështjet e tjera brenda afatit ligjor 3-mujor, duke vazhduar të mos ketë çështje të prapambetura”, shtoi ajo.

Zaçaj solli në vëmendje disa zhvillime të rëndësishme në planin ndërkombëtar, siç është marrja e kryesimit të Konferencës së Gjykatave Kushtetuese Evropiane (CECC) gjatë Kongresit të 19-të të saj në muajin maj të vitit 2024, ku 35 gjykata anëtare votuan për herë të parë Shqipërinë si kryesuese për periudhën 2024–2027.

Duke u ndalur te nismat institucionale, Zaçaj nënvizoi se gjatë këtyre tre viteve janë ndërmarrë nisma që mungonin prej vitesh dhe që sot përbëjnë praktika të konsoliduara, me ndikim afatgjatë.

Po ashtu, sipas saj, është forcuar transparenca dhe informimi i publikut dhe që prej vitit 2023 Gjykata Kushtetuese ka aplikuar praktika të reja të hapjes dhe komunikimit publik.

Gjatë kësaj periudhe, trupa e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka miratuar një sërë aktesh të rëndësishme të brendshme, ndër të cilat Zaçaj veçoi rregulloren për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës së Gjykatës Kushtetuese dhe Kodin Etik të Administratës së Gjykatës Kushtetuese.

Në përfundim, Zaçaj shprehu bindjen se arritjet e deritanishme do të vijojnë të shërbejnë si bazë e fortë për zhvillimin e mëtejshëm të Gjykatës Kushtetuese dhe për forcimin e rolit të saj si institucioni më i lartë garantues i Kushtetutës.

/m.m/j.p/

The post Zaçaj mbyll mandatin në krye të Kushtetueses: Rekord çështjesh të shqyrtuara në tre vjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Konjufca: VV e bëri kompromisin e saj, tani radha i takon opozitës

4 November 2025 at 18:53

PRISHTINË, 4 nëntor/ATSH/ Për herë të dytë, Lëvizja Vetëvendosje po tenton që të krijojë qeverinë, kësaj radhe me mandatar për kryeministër Glauk Konjufcën. Mandatari nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, pas propozimit për mandatar nga kryetari i LVV-së, Albin Kurti, gjatë fjalimit të tij tha se Vetëvendosja e bëri kompromisin e vet duke propozuar një qeveri ku kryeministër nuk është Albin Kurti, e tash sipas tij, radhën për kompromis e ka ish-opozita.

Konjufca, tha se ky propozim ku në krye nuk është Kurti, është një kompromis shumë i madh për Lëvizjen Vetëvendosje, duke theksuar se më shumë se kaq nuk kanë mundësi.

“Unë e di që në çdo shtet serioz, i zhvilluar pozita dhe opozita arrijnë të ndërtojnë disa qëllime të përbashkëta për hir të interesit të përgjithshëm të qytetarëve dhe vendit, pikërisht tash, ky është momenti në Kosovë. Vetëvendosja po bën kompromisin e vet, më shumë se kaq nuk ka mundësi. Ne po propozojmë një qeveri ku nuk është kryeministër Albin Kurti dhe ky është një kompromis shumë i madh për LVV, tash e ka radhën opozita për kompromisin e vet”, tha Konjufca.

Tutje, Konjufca tha se me përulje e pranon këtë detyrë, për të qenë shërbëtor i interesit publik, për të votuar buxhetin për vitin 2026 dhe për të shmangur dy palë zgjedhje të mundshme brenda tre muajsh.

“Me përulje dhe obligim më duhet ta pranoj këtë nominim të Këshillit të Përgjithshëm për mandatar kryeministri, këtë e bëjë si thirrje nga detyra, e cila na shndërron në shërbëtor të interesit publik. Cili është interesi më i thellë i popullit dhe shtetit tonë në situatën në të cilën ndodhemi. Lëvizja Vetëvendosje e ka definuar këtë në dy shtylla në rrethana aktuale. Së pari shmangia e dy palë zgjedhjeve të mundshme brenda tre muajsh dhe së dyti votimin e buxhetit për vitin 2026 pa të cilin rrezikohen dimensionet vitale të qytetarëve tanë”, tha Konjufca.

Ai iu drejtua edhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti, me disa fjalë. Konjufca i tha se sipas tij problemi është se aq sa ka gëzuar popullin, në të njëjtën masë ka nxitur frikë te kundërshtarët politikë, të cilët sipas tij u bashkuan që të pamundësojnë krijimin e Qeverisë Kurti 3.

Konjufca ftoi të gjitha partitë politike që të votojnë qeverinë me mandatar të ri. Më 26 tetor në një seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, pati dështuar formimi i Qeverisë Kurti 3, me mandatar Albin Kurtin. /KosovaPress//r.e/

The post Konjufca: VV e bëri kompromisin e saj, tani radha i takon opozitës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qeveria i vendos mandat Sekretarëve dhe titullarëve të institucioneve, publikohet projektligji “Për Nëpunësin Civil”: Si do të bëhet rekrutimi i punonjësve

By: V K
31 October 2025 at 13:48

Titullarët e institucioneve dhe Sekretarët e Përgjithshëm, do të kenë një mandat 5 vjeçar me të drejtë rinovimi. Kështu thuhet në projektligjin për Nëpunësin Civil, i cili do të hidhet për konsultim publik.

Ky ndryshim synon të garantojë më shumë transparencë, stabilitet dhe profesionalizëm në drejtimin e institucioneve publike, duke kufizuar ndërhyrjet diskrecionare dhe duke forcuar parimin e meritës në përzgjedhjen e drejtuesve të lartë.

Projektligji parashikon gjithashtu përmirësimin e modelit të Shërbimit Civil, me qëllim rritjen e efikasitetit të rekrutimit dhe menaxhimit të burimeve njerëzore në administratë, si dhe krijimin e kushteve për tërheqjen e profesionistëve të kualifikuar nga jashtë shërbimit civil.

Sipas ndryshimeve të propozuara, kufiri për kandidatët që mund të rekrutohen nga jashtë administratës rritet nga 20% në 50% të pozicioneve vakante brenda një viti, ndërsa struktura e pagave do të riformatohet për të inkurajuar performancën dhe motivimin e punonjësve.

The post Qeveria i vendos mandat Sekretarëve dhe titullarëve të institucioneve, publikohet projektligji “Për Nëpunësin Civil”: Si do të bëhet rekrutimi i punonjësve appeared first on Albeu.com.

Garon për Bashkinë e Vlorës për PS/ Brunilda Mersini heq dorë nga mandati i deputetit

By: xhir jeta
27 October 2025 at 10:52

Në nisje të seancës plenare, kryeparlamentari Niko Peleshi njoftoi dorëheqjen nga mandati të deputetes së PS, Brunilda Mersini.

Brunilda Mersini do të garojë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit, për Bashkinë e Vlorës, nën siglën e Partisë Socialiste.

“Deputetja Brunilda Mersini ka depozituar në Kuvend dorëheqjen nga mandati i deputetit. Për krijimin e vakancës është njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”, njoftoi Peleshi.

Zgjedhjet e pjesshme lokale do të mbahen më 9 nëntor në pesë bashki të vendit: në Vlorë, Berat, Cërrik, Tepelenë dhe Mat.

Gjykata Kushtetuese shpall përfundimin e mandatit të gjyqtares Sonila Bejtja

24 October 2025 at 17:01

TIRANË, 24 tetor /ATSH/ Gjykata Kushtetuese vendosi sot përfundimin e mandatit të gjyqtares Sonila Bejtja, duke përcaktuar si datë zyrtare të mbarimit të tij 25 prillin 2025.

Vendimi u mor pas shqyrtimit të kërkesës së Presidentit të Republikës, si organi emërtues që kishte dekretuar gjyqtaren në detyrë.

Në arsyetimin e saj, Gjykata sqaroi se mandati i Bejtjes bën pjesë në “regjimin tranzitor” të mandateve të gjyqtarëve kushtetues të emëruar pas ndryshimeve kushtetuese të vitit 2016, sipas të cilit përtëritja e përbërjes së Gjykatës bëhet në mënyrë të shkallëzuar, çdo tre vjet, me një të tretën e anëtarëve. Sipas këtij regjimi, mandati i saj i përket grupit të parë të përtëritjes, që përfundon në vitin 2025.

Gjykata theksoi se gjyqtarja Sonila Bejtja u emërua në këtë detyrë më 28 dhjetor 2020 me dekret të Presidentit, pasi kishte kandiduar për të plotësuar vakancën e parakohshme të krijuar pas shkarkimit të gjyqtarit Besnik Muçi. Sipas vendimit, Bejtja hyri në mandatin e nisur më parë nga gjyqtari Sokol Berberi, i cili kishte filluar detyrën më 25 prill 2007 dhe për të cilin mandati 9-vjeçar kishte përfunduar më 25 prill 2016.

Në përfundim, Gjykata Kushtetuese vendosi se, meqë mandati i zëvendësuar i Berberit kishte mbaruar më 25 prill 2016, mandati i Bejtjës konsiderohet i përfunduar më 25 prill 2025, në të njëjtën datë të vitit të nëntë.

Vendimi është përfundimtar dhe hyn në fuqi menjëherë. Gjykata do t’i njoftojë përkatësisht Presidentin e Republikës dhe Kuvendin e Shqipërisë për vijimin e procedurave të nevojshme për plotësimin e vakancës.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese

/a.f/r.e/

The post Gjykata Kushtetuese shpall përfundimin e mandatit të gjyqtares Sonila Bejtja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berishës i ikën Sonila Bejtja/ Doktori: Nuk bëj avokati politike, por kushtetuese

By: xhir jeta
17 October 2025 at 15:34

Lajmi këtë të premte është në shesh, por Berisha ka hall më të madh, brenda shtëpisë. Mbarimi i mandatit të Sonila Bejtjes në Gjykatën Kushtetuese, nuk është fundi i botës, por jo për doktorin dhe drejtorin e televizionit Syri.

“Sepse e vërteta është, duhet ta pranojmë, zonja Bejtja ishte një zë i pavarur, një zë që nderonte parimin themelor të një sistemi. Ata që mendojnë se këtu po bëhet avokati politike, gabojnë rëndë. Jo, po bëhet avokati për rendin kushtetues dhe kushtetutshmërinë. Asaj mandati i mbaron në 2028”

Vendimi i fundit i Sonila Bejtjas, ishte pezullimi I zgjedhjeve në TIranë, aty ku doktori ka vendosur një tjetër kandidat të pavarur. Dhe duket se vendimi e ka marrë miratimin e doktorit.

“Ky i turrej me tërbim Gjykatës Kushtetuese me fyerje, brutalitet se ato vendosën të anulojnë dekretin e tij për Erion Veliajn dhe natyrisht, duhet të themi këtu, relatore për këtë çështje ishte Sonila Bejtja.”

Po ashtu, nuk paskan qenë rastësi sulmet e këtij tetori për Presidentin Begaj. Berisha e paralajmëroi se nuk do e falë për largimin e Bejtjas, edhe pse ka kohë deri më 31 tetor të mendohet.

“Sigurisht që të gjitha këto do i renditen në dokumente ‘impeachment’, edhe kjo që ka bërë për gjyqtaren Bejtja dhe do jepen për ndjekje penale. por unë e ftoj prap të reflektojë, në qoftë se i ka ngelur edhe një kuant i integritetit njerëzor, të largohet menjëherë nga ajo detyrë se e ka turpëruar në mënyrë skandaloze.”

I vetëm pa shkuar në protestë pro-Ucck në Tiranë, doktori ia hodhi sërish fajin Ramës,për mungesën e tij.

“Përdorimi për qëllime politike i procesit është një makabritet. Edi Rama u tërhoq, por unë kam këtu dëshmitë që ai ishte parashikuar të fliste mbi 1 orë.”

Peng i ka mbetur vetëm një deklaratë. Ajo e Taulant Ballës për tifozët në Leskovc. Berisha pranon se emri i tij i jep zemër serbëve, jo me gëzim por me urrejtje.

“E dëgjuat ju vetë Taon? E vërteta është se në stadiumin e Leskovcit, i mbushur me ultranacionalistë të përzgjedhur nga Vuçiçi, për t’u dhënë zemër lojtarëve të vet, ka shpërthyer me histeri thirrjet Sali Berisha, Sali Berisha.”

Megjithatë doktori nuk ka fajë, nëse ka një fushë që e pranon se nuk merr vesh, është sporti./abcnews.al

SPAK pa “portofol digjital”, Dumani flet për trysni, nuk rikandidon për një tjetër mandat

By: FAKTOJE
15 October 2025 at 12:00

Sebi Alla – Kreu i Prokurorisë Speciale SPAK, Altin Dumani, ngriti si shqetësim trysninë nga politika, mediat, por edhe krimi i organizuar.

 “Doja të veçoja presionin e jashtëm nga aktorë politikë, mediatikë, dhe krimi i organizuar që rrezikon integritetin institucional dhe të prokurorëve, duke kërkuar një reagim të koordinuar institucional për mbrojtjen e pavarësisë kushtetuese”, tha Dumani, gjatë raportimit në mbledhjen e përbashkët të Komisionit të Çështjeve Ligjore dhe Administratën Publike me Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale.

Edhe pse ngriti një sërë shqetësimesh, për të disatën herë përsëriti kërkesën që të shihet mundësia e ndryshimeve kushtetuese për të lejuar prokurorët aktual të SPAK që të rikandidojnë për një mandat tjetër 9-vjeçar.

“Mungesa e përcaktimit të qartë ligjor për statusin e prokurorëve pas përfundimit të mandatit, krijon pasiguri dhe mund të cenojë vijimësinë e hetimeve”, tha Dumani.

Ai mbylli dyshimet që këtë “betejë” ndër të tjera po e kthen në interes personal, teksa konfirmoi se edhe nëse bëhen ndryshimet kushtetuese nuk do të rikandidonte si prokuror i SPAK.

“Në përfundim të mandatit tim nuk do rikandioj. Unë flas në emër të institucionit, të paktën 11 prokurorëve të posaçëm u mbaron mandati brenda 1 viti. Mund ta imagjinoni boshllëkun që krijohet”, theksoi Dumani.

Bilancet në një vit

Të përkthyer në shifra procedimesh dhe përqindje dosjesh të hapura, drejtuesi i SPAK raportoi se gjatë vitit 2024, hetimet kundër pastrimit të parave janë rritur me 34% në raport me vitin 2023, ndërsa në krahasim me vitin 2023 këto procedime janë trefishuar, ndërsa theksoi se 45.8% e pasurive të sekuestruara u përkasin zyrtarëve të lartë.

“Gjatë vitit 2024, janë sekuestruar 65.5 milionë euro, një rritje me 60% krahasuar me 2023, duke përfshirë pasuri të paluajtshme, bankare dhe kriptovaluta”, tha ai.

Duke u ndalur për veprën penale të korrupsionit, Dumani sqaroi se janë hetuar 33 ish-zyrtarë, nga të cilët 19 janë në gjykim dhe 10 të tjerë janë dënuar me formë të prerë.

Debati për krimet zgjedhore

Teksa dha shifrat mbi krimet zgjedhore, drejtuesi i Prokurorisë Speciale tha se gjatë 2024 janë kryer 43 procedime penale me 7 persona nën akuzë.

Në fazën e pyetje-përgjigje, deputetët e opozitës vendosën theksin tek krimet zgjedhore, duke hedhur akuza për apatinë e Prokurorisë Speciale në këtë drejtim. Anëtari i komisionit deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi e cilësoi “fiasco” TASK-Forcën kundër krimeve zgjedhore nën drejtimin e SPAK.

Kapacitetet

Për këtë qëndrim Dumani tha se është hetuar, madje pas çdo ankese përgjatë fushatës së zgjedhjeve ka dërguar kudo agjentë të BKH-së. “Nuk mund të them që Task-Forca ka dështuar. Kemi regjistruar 44 procedime penale. Kemi të pandehur një kryetar bashkie për korrupsion aktiv. Kemi nën hetim një kryebashkiak tjetër për korrupsion aktiv. Kemi arrestuar disa persona vetëm për zgjedhjet e 2025, kemi dhe 38 procedime penale që po i ndjekim. Shpresojmë që edhe me këto të kemi rezultate konkrete”, theksoi kreu i SPAK, ndërsa pranoi se mundësitë e hetimit të krimit zgjedhor janë të kufizuara. “Ne 20 prokurorë jemi. Jam njësoj i shqetësuar njësoj si ju për blerjen e votës, vota është e shenjtë. Por kapacitetet dhe mundësitë e SPAK këto janë”, tha drejtuesi i SPAK.

Çështja “Gjoka”

Një tjetër çështje që u mbajt si kauzë nga opozita ishte dosja e gjyqtares së GJKKO-së Irena Gjoka, për të cilën opozita e ka paditur në SPAK për akuzën e falsifikimit të dokumentave dhe mashtrim në formularin e vetëdeklarimit. “Është në fazën e hetimit paraprak dhe nuk mund të japim informacione. Kemi procedim penal të regjistruar në qershor 2025 dhe po kryejmë veprimet e nevojshme hetimore”, tha Altin Dumani.

SPAK pa portofol

Ndërsa krimi vijon të përditësojë “teknologjinë e fundit” sidomos në investimin në kriptomonedha, Prokuroria Speciale duket se është në vështirësi, çka u konfirmua edhe nga kreu i saj Altin Dumani.

“Nuk kemi një portofol për të ruajtur kriptomonedhat e sekuestruara. As Agjencia e Administrimit te Pasurive te Sekuestruara dhe te Konfiskuara nuk ka portofol dixhital. Vetëm në 2024 kemi sekuestruar mbi 11 milionë euro vlerë të kriptovalutave dhe kemi hasur në vështirësi. Problemin e zgjidhëm duke bashkëpunuar ngushtë me një vend të BE që na u vetëofrua, ishte një sforco shumë e madhe. Jemi në proces ngrirje të një shume më të madhe se 11 milionë euro, janë të ngrira”, u shpreh Dumani.

The post SPAK pa “portofol digjital”, Dumani flet për trysni, nuk rikandidon për një tjetër mandat appeared first on Faktoje.al.

Celibashi i jep mandatin Besnik Brahimit, deputet nga PSD në Shkodër

9 October 2025 at 12:55

TIRANË, 9 tetor/ATSH/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i dha sot mandatin e deputetit Besnik Brahimit, kandidat i listës shumemërore të Partisë Socialdemokrate në qarkun e Shkodrës, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025.

Vendimi vjen pas pas dorëheqjes të Tom Doshit, nga mandati i deputetit.

Dy deputetë të zgjedhur më 11 maj, Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, nga Partia Socialdemokrate, paraqitën në 12 shtator pranë Komisionit të Përkohshëm të Verifikimit të Mandateve, kërkesën për heqjen dorë nga mandati i deputetit.

Në këtë legjislaturë të re të Kuvendit, Partia Socialiste ka 83 mandate, koalicioni “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” 50 mandate, Partia Socialdemokrate 3 mandate, Partia Mundësia 2 mandate, “Shqipëria Bëhet” 1 mandat dhe Lëvizja Bashkë 1 mandat.

71 prej deputetëve të Kuvendit, u ulën për herë të parë në karrigen e parlamentit.

/m.m/j.p/

The post Celibashi i jep mandatin Besnik Brahimit, deputet nga PSD në Shkodër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu: Krenar për skuadrën e ushtarakëve dhe civilëve të Mbrojtjes

19 September 2025 at 20:46

TIRANË, 19 shtator /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu mblodhi sot në ditën e rimandatimit në këtë post dhe betimit në Presidencë skuadrën e ushtarakëve dhe civilëve të mbrojtjes.

Vengu në një postim në rrjetet sociale shprehu krenarinë për atë çka bëjnë çdo ditë Forcat e Armatosura në tokë, në det, në ajër e në hapësirën kibernetike.

Vengu gjithashtu shprehu mirënjohje ndaj Kryeministrit Edi Rama, për mbështetjen e vazhdueshme dhe mundësinë për t’i shërbyer vendit përgjatë më shumë se një dekade, aty ku detyrat shtetformuese të kësaj skuadre politike e kërkonin.

“Nuk mund të mos falënderoj në këto momente të gjithë personelin e angazhuar në misione të rrezikshmërisë së lartë dhe familjet e tyre – ata që qëndrojnë gjithmonë në gatishmëri që qytetarët tanë të jetojnë, punojnë dhe gëzojnë jetën të sigurt”, u shpreh Vengu.

Vengu theksoi se, ata janë njësia matëse e një shteti që mbron dhe nuk dorëzohet përballë sfidave, duke shprehur krenarinë për skuadrën e ushtarakëve dhe civilëve të Ministrisë së Mbrojtjes.

Pirro Vengu është lindur më 24 prill 1986, në Elbasan. Prej korrikut 2024 ai ka mbajtur postin e Ministrit të Mbrojtjes.

Nga viti 2019 e deri në vitin 2024, Vengu ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit Portual Durrës.  Në periudhën 2017 deri në 2019, ai ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Antikorrupsionit në Kryeministri.

Ndërsa nga viti 2013 deri në 2017, ka qenë shefi i kabinetit në Ministrinë e Jashtme. Më herët, gjatë viteve 2010 – 2013, Vengu ka mbajtur rolin e Koordinatorit të Programeve Kërkimore, European Council on Foreign Relations (Paris, Francë).

/gj.m/j.p/

The post Vengu: Krenar për skuadrën e ushtarakëve dhe civilëve të Mbrojtjes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Manastirliu në garë për bashkinë e Tiranës, Kume tregon se kush e merr mandatin në Kuvend

By: redi
12 September 2025 at 16:17

Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume flet për vakancën që pritet të krijohet në Kuvend pas propozimit të kryeministrit Edi Rama që Ogerta Manastirliu të kandidojë për kryetare të Bashkisë së Tiranës. Për të mandati i lirë në radhët e PS-së i takon Xhemal Qefalias, duke kundërshtuar zërat që përflasin Blerina Gjylametin si zëvendësuese të mundshme.

Source

KAS e la pa mandat deputeti, reagon Lapaj: Pse PSD-së iu pranuan dorëheqjet?

By: redi
30 July 2025 at 15:41

Nuk ka qetësi në mandatin e vetëm që Nisma ”Shqipëria Bëhet” fitoi në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve u shqyrtua ankimimi ndaj vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që i dha mandatin e fituar në qarkun Tiranë vajzës së tezes së Adriatik Lapajt. Por KAS mendon ndryshe dhe vendosi të shpallë fituese Ana Lajkun. Adriatik Lapaj në një reagim të…

Source

Lapaj kërkon mandatin: Është i imi! I vendosur të bëhet deputet, çon ankesë në KAS

By: xhir jeta
28 July 2025 at 13:05

Nuk ka fund telenovela verore për të vetmin mandat të koalicionit “Shqipëria Bëhet”. Pak ditë pasi Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i dha mandatin kushërirës së tij, Kleana Xhuveli, Adriatik Lapaj është ankuar në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve duke kërkuar që në karrigen e deputetit në shtator të ulet ai, si më i votuari i listës së hapur.

Në shkresën drejtuar KAS, partia e Lapajt kërkon që të njihen dorëheqjet e kandidatëve të listës së mbyllur në mënyrë që më pas të kalohet tek garuesit e listave preferenciale,Adriatik Lapaj renditet i pari me mbi 6000 vota. Po ashtu, kërkohet që të mos pranohet as revokimi nga dorëheqja për Kleana Xhuvelin dhe Zeqir Kordhonin. Pikërisht nga kërkesa e këtij të fundit për tu bërë deputet nisi edhe përcarja mes Lapajt dhe Shabanit. Dhe për të mos ja lene mandatin dajës së Shabanit, Kleana Xhuveli, kushërira e Lapajt revokoi dorëheqjen duke marrë mandatin e deputetes.

Me vendimin e 23 korrikut, Ilirjan Celibashi, jo vetëm që i la të dy jashtë kuvendit por i rrëzoi Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit edhe skemën që përdorën për të shmangur listat e mbyllura edhe si një simbolikë për një politike ndryshe ajo e të vjetërve. Por mesa duket, kanë më shumë të përbashkëta, përfshirë edhe luftën për një karrige./abcnews.al

Xhafaj përplaset me SPAK?/ Kreu i komisionit: Gabuan me bojkotin! Zgjatja e mandatit? Përgjigjen do e marrin në shtator

By: xhir jeta
24 July 2025 at 15:00

Kryetari i Komisionit të Posacëm Antikorrupsin, Fatmir Xhafaj, mohoi zërat se nëpërmjet tij është tentuar të dublohet puna e organeve të drejtësisë.

Në asnjë paragraf të dokumentit prej 700 faqesh thotë Xhafaj, nuk asnjë ndërhyrje apo rishikim që mund të preke reformen në drejtësi, por ky dokument I shërben luftës kundër korrupsionit, edhe në përmbushje të detyrimeve që vijnë nga Bashkimi Europian në procesin e negociatave.

“Komisioni nuk u ngrit për të dublikuar punën e SPAK, ma gjeni një moment në gjetje edhe më thoni dhe dal jua sqaroj unë. E gjithe ca është thënë është një fortunë në gotë”

Xhafaj tha se institucionëve të drejtësisë nuk iu kërkua të merrnin pjesë në komision por të bënin ata një analizë të detajuar mbi punën e tyre dhe rekomandimet tja përcillnin kuvendit.  Por  nuk e fsheh nevojën për një analizë të thellë të punës së këtyre institucioneve, me nisjen e legjislatures se re.

“Po behet gati 10 vite nga ndryshimet kushtetuese, duhet te pare efektiviteti qe kane patur. Janë vetë ata që kanë sjellë 150 amandamente për ndryshim. Kush i bën këto, a i bën Kuvendi? Ne u thamë merrini këto, diskutojni së bashku dhe na thoni se çfarë kërkojeni. Ne ua dhamë këtë kompetencë, ua dhamë këtë shans e mundësi. Do e them sinqerisht, ata humbën një shans shumë të mirë, për të bërë analizën për punën e tyre dhe për të diskutuar dhe kaoluar ato amendamente që donin”

Megjithatë, Xhafaj nuk e fsheh shijen e hidhur që i ka lënë mungesa në komision e institucioneve të drejtësisë, specifikisht SPAK dhe GJKKO. Dhe kur pyetet për zgjatjen e mandatit të kreut të SPAK, jep këtë përgjigje:

“Deri më sot nuk kam parë argumenta, duhet që të ketë një diskutim. Diskutimi duhej të bëhej brenda institucioneve të drejtësisë. Në legjislaturën e re kur të bëhet konsolidimi i reformës në drejtësi do të ketë një qëndrim.”

 

Vazhdon “telenovela” Shabani-Lapaj: S’dua më të bëhem deputet

By: Oldi
22 July 2025 at 17:51

Përplasja publike mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit vazhdon, me këtë të fundit që ka reaguar sërish ndaj deklaratave të kreut të “Shqipëria Bëhet”. Në reagimin e tij, Shabani e akuzon Lapajn për shpifje dhe manipulim të së vërtetës, duke e cilësuar sjelljen e tij si pjesë të një “teatri politik”. Sipas tij, Lapaj po […]

The post Vazhdon “telenovela” Shabani-Lapaj: S’dua më të bëhem deputet appeared first on BoldNews.al.

“Pazari” i Lapajt: Mandatin e dorëzoj, por të ngelet brenda partisë

By: xhir jeta
22 July 2025 at 15:16

Një mandat për një Pazar. Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani tani flasin me të njëjtën gjuhë, por jo për të njëjtin synim.

Kreu i Lëvizjes’ Shqipëria Bëhet’ zbuloi kërkesat që Shabani i parashtroi pas zgjedhjeve në këmbim të mandatit.

“Më kërkoi drejtimin e koalicionit, më kërkoi kandidimin për kryetar bashkie, dhe një fond prej 30 milion lekësh për koalicionin”

Edhe 24 orë ndajnë nga ndarja e mandatit të koalicionit, dhe Lapaj ka një ftesë të re për Shabanin.

“Ftoj të ulemi në tryezë. I kam thënë, hajdeni të japim të tre dorëheqjen nga mandate. Dhe të futet gruaja më e votuar. Nuk më është përgjigjur”

Por ku ndryshon Lapaj nga Shabani?

“T’ia japim ne mandatin dajos së Shabanit, Zeqiri që të bëhet mandati i 84 i PS? Po na pengon politika e vjetër. Nuk na duan në parlament, jemi më të sulmuarit në këto 20 vite”

Por duket se oferta e fundit e Lapajt tashmë është refuzuar. Shabani i kujton të mbajë fjalën e burrit.

“Shqipëria Bëhet pretendon se premtimi i Adriatikut për dorëheqje nuk ka qenë pjesë e marrëveshjes së koalicionit.  Po as premtimi i Zeqirit nuk ka qenë. Atëherë pse i kërkohet dorëheqja Zeqirit, por jo Adriatikut? Apo funksionon parimi: “bëj si të them unë, jo si bëj unë”?”

Megjithatë, tashmë Lapaj na tregoi se loja është në favor të tij. Ai ka futur në mes Shabanin dhe dajon, dhe në të gjitha rastet mandati i kalon partisë së tij. Në skenarin më të keq e merr kandidatja e tij Ana Dajko, në rastin më të mirë e merr vetë ai.

Këtë në dorë e ka Celibashi, i cili në rast se vendos të mos pranojë revokimin e dorëheqjeve, atëherë ia çon dhuratë mandatin Lapajt, ndërsa Lapaj e pranon për inat të Shabanit.

“Mësova njëherë nga gabimet, e bëra një deklaratë emocionale, vura mend”

Rama: Mandati i katërt për Rilindjen Urbane 2.0, transformim i shërbimeve jetike

TIRANË, 21 korrik/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se mandati i katërt do të jetë mandati i Rilindjes Urbane 2.0.

Kjo, sipas kryeministrit, do të thotë më shumë hapësira publike të rikualifikuara me përfshirjen e arkitektëve të huaj.

Duke iu përgjigjur pyetjeve dhe komenteve të adresuara nga qytetarët në platformat sociale, Rama theksoi se “fatmirësisht kemi një rrjet arkitektësh të huaj si pakkush në këtë botë me një numër të konsiderueshëm edhe arkitektësh shqiptarë.

“Janë 60 arkitektë lokalë që janë angazhuar në Tiranë në 8 grupe pune, që po merren ndërkohë me projektet, sepse nuk është thjesht të heqim gjërat, por të krijojmë situata të reja të kualifikuara nga pikëpamja urbane në territoret e komuniteteve”, nënvizoi Rama.

Kryeministri siguroi se kjo gjë do të ndodhi në të gjithë perimetrin e Tiranës hap pas hapi.

“Tirana ka nevojë të ngjitet në një nivel tjetër të hapësirave publike, të kulturës urbane, cilësisë së shërbimeve dhe estetikës së shërbimeve sepse ky është momenti ku ne mund ta humbasim bastin e madh të Shqipërisë kampione e Ballkanit në turizëm, nëse nuk i japim cilësi estetike shërbimeve tona”, tha Rama.

Sipas tij, “ky është momenti edhe për transformimin e disa shërbimeve jetike nga shërbimi me ujë, tek shërbimi i pastrimit, të cilat do t’i reformojmë rrënjësisht.

“Ashtu sikundër edhe te kontrolli mbi territorin dhe kontrolli i sigurisë ushqimore. Këto janë piketa kyçe të mandatit të katërt dhe që lidhen drejtpërdrejt edhe me anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, tha Rama. /j.p/

The post Rama: Mandati i katërt për Rilindjen Urbane 2.0, transformim i shërbimeve jetike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sherri për mandatin, Lëvizja ”Shqipëria Bëhet”: Në pritje të palës tjetër për të reflektuar

By: redi
18 July 2025 at 18:28

Një mandat dhe një tufë me kandidatë që synojnë ta marrin, ku përçarja e një parti është debati i ditëve të fundit. Divorci politik mes Adriatik Lapaj dhe Endri Shabanit për mandatin e vetëm të Tiranës mori një zhvillim të ri. Në një reagim zyrtar, Lëvizja ”Shqipëria Bëhet” thekson se në këtë histori, të dhunuarit e vetëm janë 64.000 qytetarët që i votëbesuan dhe qindra aktivistët që dhanë…

Source

❌
❌