Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Fiona Papajorgji zgjidhet në krye të Gjykatës Kushtetuese

18 December 2025 at 17:11

TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/ Fiona Papajorgji është zgjedhur kryetare e Gjykatës Kushtetuese për një mandat 3-vjeçar.

Vakanca për kryetaren e GJK-së u krijua pas përfundimit të mandatit të Holta Zaçajt në mars të këtij viti, ndërsa Papajorgji ishte kandidatura e vetme në garë për drejtimin e Gjykatës Kushtetuese.

Në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese, thuhet se në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme për zgjedhjen e kryetarit të ri të GJK-së, Fiona Papajorgji u zgjodh në krye të këtij institucioni duke marrë votat e gjithë anëtarëve të trupës gjykuese.

“Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese zhvilloi sot, më 18 dhjetor 2025, seancën për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese. Në përfundim të procesit të votimit, në bazë të parashikimeve ligjore, Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, me vendimin nr. 14, datë 18.12.2025, zgjodhi njëzëri zonjën Fiona Papajorgji në detyrën e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Ky vendim i njoftohet Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.

/e.i/a.f/r.e/

The post Fiona Papajorgji zgjidhet në krye të Gjykatës Kushtetuese appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pas përfundimit të mandatit në GJK, Holta Zaçaj kërkon të kalojë në një tjetër post të rëndësishëm

By: Ela
10 December 2025 at 14:09

Pas përfundimit të mandatit në Gjykatën Kushtetuese, Holta Zaçaj ka kërkuar të bëhet anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Zaçaj ka aplikuar në Kuvend për të qenë një nga tre anëtarët që do të zgjidhen nga ky institucion, raporton Euronews Albania. Lista me emrat e kandidatëve që synojnë të bëhen anëtarë të Këshillit […]

The post Pas përfundimit të mandatit në GJK, Holta Zaçaj kërkon të kalojë në një tjetër post të rëndësishëm appeared first on BoldNews.al.

Holta Zaçajt i mbaroi mandati/ Gjykata Kushtetuese nis procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri

By: M C
2 December 2025 at 18:07

Gjykata Kushtetuese ka nisur procedurat për zgjedhjen e Kryetarit të ri të kësaj gjykate. Pas përfundimit të mandatit të kreut të Gjykatës Kushtetuese, Holta Zacaj, mbledhja e Gjyqtarëve e Gjykatës Kushtetuese, e thirrur nga kryetarja Marsida Xhaferllari vendosi fillimin e procedurave për zgjedhjen e Kryetarit të GJK.

Njoftimi:

VENDIM Nr. 11, datë 02.12.2025 “PËR NISJEN E PROCEDURAVE PËR ZGJEDHJEN E KRYETARIT TË GJYKATËS KUSHTETUESE”

Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, e përbërë nga: Marsida Xhaferllari. Kryesuese Fiona Papajorgji, Anëtare Sonila Bejtja, Anëtare Sandër Beci, Anëtar Ilir Toska, Anëtar Genti Ibrahimi, Anëtar Marjana Semini, Anëtare Asim Vokshi. Anëtar e mbledhur në datën 02.12.2025, bazuar në nenit 7/d të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar (ligji nr. 8577/2000), si dhe neneve 9 dhe 10 të të Rregullores për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese (Rregullorja), VËREN:

1. Me vendimin nr. 84, datë 23.12.2024 Gjykata Kushtetuese ka vendosur deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese zonjës Holta Zaçaj, në datën 10.03.2025.

2. Me vendimin nr. 2, datë 30.09.2025, Mbledhja e Posaçme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë ka vendosur zgjedhjen e zotit Asim Vokshi në detyrën e Gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, i cili në datën 25.11.2025 ka bërë betimin para Presidentit të Republikës.

3. Në përputhje me nenin 8, pika 1, të ligjit nr. 8577/2000, gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit.

4. Me zgjedhjen e anëtarit më të ri, ka përfunduar ushtrimin e detyrës si anëtare e Gjykatës Kushtetuese zonja Holta Zaçaj, e cila njëkohësisht ushtronte edhe detyrën e Kryetares së kësaj Gjykate.

5. Në këtë situatë, Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese (Mbledhja e Gjyqtarëve), çmon se duhet të fillojë procedurat për zgjedhjen e Kryetarit të ri. Në kushtet kur vendi ka mbetur vakant, Mbledhja e Gjyqtarëve vlerëson se afatet e parashikuara nga Rregullorja duhet të përgjysmohen, në përputhje me përcaktimet e pikës 6 të nenit 9 të këtij akti.

PËR KËTO ARSYE, Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës, në mbështetje të neneve 7/d të ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar dhe neneve 9 dhe 10 të Rregullores për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese, VENDOSI: Fillimin e procedurave për zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Kërkesa me shkrim për shprehje interesi nga gjyqtarët mund të paraqitet jo më vonë se 5 ditë nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Tiranë, më 02.12.2025

The post Holta Zaçajt i mbaroi mandati/ Gjykata Kushtetuese nis procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri appeared first on Albeu.com.

Mbarimi i mandatit të Holta Zaçajt/ Gjykata Kushtetuese nis procedurat për kryetarin e ri

By: Brisi
2 December 2025 at 18:28

Pas përfundimit të mandatit të Holta Zaçajt, Gjykata Kushtetuese ka nisur procedurat për zgjedhjen e Kryetarit të ri të kësaj gjykate. Në mbledhjen e sotme të trupës së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, e kryesuar nga anëtarja Marsida Xhaferllari, u vendos nisja e procedurave për zgjedhjen e kryetarit të ri. Sipas vendimit, ata që kanë interes […]

The post Mbarimi i mandatit të Holta Zaçajt/ Gjykata Kushtetuese nis procedurat për kryetarin e ri appeared first on BoldNews.al.

Zaçaj mbyll mandatin në krye të Kushtetueses: Rekord çështjesh të shqyrtuara në tre vjet

25 November 2025 at 10:35

TIRANË, 25 nëntor/ATSH/ Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, në përfundim të mandatit si gjyqtare dhe njëkohësisht edhe si kryetare e kësaj gjykate, bëri një bilanc të punës përgjatë tre viteve të fundit.

Përmes një njoftimi për shtyp, Zaçaj veçoi mbylljen e çështjes së kohëzgjatjes së mandateve të gjyqtarëve kushtetues, të cilën e konsideroi një prej sfidave më të rëndësishme për institucionin.

“Për sa kohë mandati i gjyqtarit kushtetues është i lidhur ngushtë me pavarësinë e vetë atij sikundër edhe të kësaj Gjykate, paqartësitë në këtë drejtim ndikojnë në funksionimin sistemik të institucionit, por edhe në aspektin personal të gjyqtarëve. Në këtë drejtim mendoj se dhashë një kontribut që shkon përtej kahjes personale, pavarësisht ndonjë interpretimi të ndryshëm”, tha ajo.

Përgjatë periudhës 2023–2025, Zaçaj nënvizoi se Gjykata Kushtetuese është përballur me vendimmarrje me rëndësi të veçantë, të cilat kanë dëshmuar edhe një herë rolin e saj të pazëvendësueshëm si garante e Kushtetutës.

“Trupa e gjyqtarëve ka punuar me përkushtim, duke përballuar një numër rekord çështjesh, të cilat në tre vitet e fundit janë shtuar me 35-40%, duke arritur edhe deri në rreth 400 çështje të shqyrtuara në vit, nga të cilat një numër i konsiderueshëm, 85-90 çështje, janë mbyllur me vendime përfundimtare. Gjykata ka vazhduar të shqyrtojë çështjet e kaluara në seancë plenare brenda një periudhe 8-mujore dhe çështjet e tjera brenda afatit ligjor 3-mujor, duke vazhduar të mos ketë çështje të prapambetura”, shtoi ajo.

Zaçaj solli në vëmendje disa zhvillime të rëndësishme në planin ndërkombëtar, siç është marrja e kryesimit të Konferencës së Gjykatave Kushtetuese Evropiane (CECC) gjatë Kongresit të 19-të të saj në muajin maj të vitit 2024, ku 35 gjykata anëtare votuan për herë të parë Shqipërinë si kryesuese për periudhën 2024–2027.

Duke u ndalur te nismat institucionale, Zaçaj nënvizoi se gjatë këtyre tre viteve janë ndërmarrë nisma që mungonin prej vitesh dhe që sot përbëjnë praktika të konsoliduara, me ndikim afatgjatë.

Po ashtu, sipas saj, është forcuar transparenca dhe informimi i publikut dhe që prej vitit 2023 Gjykata Kushtetuese ka aplikuar praktika të reja të hapjes dhe komunikimit publik.

Gjatë kësaj periudhe, trupa e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka miratuar një sërë aktesh të rëndësishme të brendshme, ndër të cilat Zaçaj veçoi rregulloren për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës së Gjykatës Kushtetuese dhe Kodin Etik të Administratës së Gjykatës Kushtetuese.

Në përfundim, Zaçaj shprehu bindjen se arritjet e deritanishme do të vijojnë të shërbejnë si bazë e fortë për zhvillimin e mëtejshëm të Gjykatës Kushtetuese dhe për forcimin e rolit të saj si institucioni më i lartë garantues i Kushtetutës.

/m.m/j.p/

The post Zaçaj mbyll mandatin në krye të Kushtetueses: Rekord çështjesh të shqyrtuara në tre vjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Naureda Llagamit

12 November 2025 at 18:35

Gjykata Kushtetuese u nda 4 me 3 në vendimin për të rrëzuar kërkesën e kandidates Naureda Llagami, e cila konteston procedurën e përzgjedhjes së gjyqtarit Asim Vokshi në vendin vakant të gjyqtares Holta Zaçaj në këtë gjykatë.  Vetë Zaçaj u përjashtua nga shqyrtimi i çështjes me kërkesë të Gjykatës së Lartë. Gjyqtari Asim Vokshi u […]

The post Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Naureda Llagamit appeared first on Reporter.al.

Kushtetuesja rrëzon me shumicë votash shkarkimin e Veliajt nga Rama

3 November 2025 at 19:17

Gjykata Kushtetuese vendosi të hënën të rrëzojë vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Vendimi u bë publik nga Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj. Zaçaj tha se vendimi u mor me shumicë dhe se shumica e gjeti vendimin e Këshillit të Ministrave të […]

The post Kushtetuesja rrëzon me shumicë votash shkarkimin e Veliajt nga Rama appeared first on Reporter.al.

Gjykata Kushtetuese vendos përfundimin e mandatit të Sonila Bejtjes

24 October 2025 at 17:41

Sipas vendimit, mandati i Bejtjes ka mbaruar që më datë 25 prill 2025 bazuar në një arsyetim të mëparshëm të kësaj gjykate, që gjatësia e mandatit nuk do të llogaritej nga data e betimit të gjyqtarit, por nga data e mbarimit të mandatit të gjyqtarit që e ka zëvendësuar. Në këtë rast, Bejtja e ka […]

The post Gjykata Kushtetuese vendos përfundimin e mandatit të Sonila Bejtjes appeared first on Reporter.al.

Shalli i enverit “çlirues” i drejtësisë politike

By: Elva
21 October 2025 at 16:45

Nga Basir Çollaku Një konferencë me përfaqësi të Komisionit të Venecias për drejtësinë, zgjedhjet dhe çështje të shumta të ligjit në Tiranë, në kuadër të shumëvjetorit të bashkëpunimit më Këshillin e Europës, solli denoncimet e saj, ku realiteti nuk gënjen dot fantazinë.  Komisioni në rekomandimet e tij kishte përmendur faktin e kontrollit të drejtësisë nga shumica […]

The post Shalli i enverit “çlirues” i drejtësisë politike appeared first on BoldNews.al.

Konferencë Jubile në Tiranë në 30-vjetorin e anëtarësimit në Këshillin e Europës

20 October 2025 at 15:48

TIRANË, 20 tetor /ATSH/ Me rastin e 35-vjetorit të Komisionit të Venecias dhe 30-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Europës, u zhvillua në Tiranë konferenca jubilare “30 vite Shqipëria, Këshilli i Evropës dhe Komisioni i Venecias”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë të qeverisë, drejtësisë, institucioneve të pavarura dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Buquicchio: Komisioni i Venecias në dispozicionin tuaj për Reformën Zgjedhore

I pranishëm ishte edhe ish-kryetari i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio, i cili në fjalën e tij kujtoi rolin e gjatë dhe të vazhdueshëm të këtij institucioni në proceset zgjedhore në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e stabilitetit të rregullave demokratike dhe të shmangies së ndryshimeve të njëanshme në Kodin Zgjedhor.

Buquicchio përshëndeti nismën për krijimin e komisionit të ri ndërparlamentar për reformën zgjedhore, duke shprehur gatishmërinë e Komisionit të Venecias për të bashkëpunuar, por theksoi se rregullat e lojës nuk duhet të ndryshohen sipas interesave të lojtarëve

“Ligji zgjedhor, kodi elektoral ka qene objekt bashkëpunimit midis Komisionit të Venecias dhe Shqipërisë për më shumë se tre dekada. Është bërë vendimtar në krizën e 1997. Në vitet e ardhshme zhvilluam diskutuam me palët e ndryshme për të gjetur zgjidhje të përhershme. Që atëherë ne ndërhymë dhe dhamë mendime për një numër reformash zgjedhore”, vuri në dukje ai.

“Nuk duhet të harrojmë, se ashtu si për kushtetutën, kemi të bëjmë me rregullat e lojës dhe rregullat e lojës nuk duhet të ndryshohen në bazë të interesave të lojtarëve apo disa prej tyre. Nëse parashikohen ndryshime, ato duhet të përqendrohen në zbatimin e rekomandimeve të dhëna nga organizatat ndërkombëtare. Do të përmendja edhe komisionin e ri ndërparlamentar që do të shqyrtojë këtë temë në bashkëpunim me Komisionin e Venecias dhe ne jemi në dispozicionin tuaj”, u shpreh ish-kreu i “Venecias”.

Buquicchio vlerësoi edhe procesin e vetingut.

“Duke ardhur tek çështjet e fundit, nuk mund të rri pa nënvizuar punën e rëndësishëm që po bëhet për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve i ashtuquajtur ligji i vettingut. Ky është një shembull tejtër i bashkëpunimit në fushën e gjyqësorit. Në punën e tij për listën e kontrollit të sundimit të ligjit, Komisioni i Venecias po trajton rivendosjen dhe konsolidimin e sundimit të ligjit”, tha ai.

“Ndërsa në një kontekst të ndryshëm nga ndërhyrja e pushtetit politik në gjyqësor dhe mënyra për ta korrigjuar atë, puna jonë për ligjin e vetingut mund të konsiderohet si një nga reflektimet e para për rivendosjen e shtetit të së drejtës. Pyetja kryesore dhe çështja kryesore është si t’i japim fund një situate e cila bie ndesh me sundimin e ligjit, por duke respektuar këtë të fundit”, tha Buquicchio.

Buquicchio tha se “bashkëpunimi midis Komisionit të Venecias dhe Shqipërisë është shumë i pasur. Ai trajton shtyllat e një demokracie të shëndetshme, ai synon të siguroje zbatimin e tre parimeve kryesore të Këshillit të Evropës, demokracia të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit”.

“Në këtë periudhë, Shqipëria mund të duhet të përparojë për të mirën e popullit të saj dhe për një integrim të plotë në BE dhe familjen evropiane”, u shpreh ai.

Zaçaj: Koha e drejtësisë kushtetuese shqiptare si partnere e plotë evropiane ka ardhur

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, në fjalën e saj përpara përfaqësuesve të Kuvendit, Qeverisë, Këshillit të Evropës dhe Komisionit të Venecias, theksoi rëndësinë jetike të drejtësisë kushtetuese për garantimin e të drejtave themelore dhe ruajtjen e ekuilibrave demokratikë.

Të drejtat e njeriut, tha ajo, “nuk janë ideologji apo mendime abstrakte, por pjesë përbërëse e qenies sonë që marrin kuptim vetëm përmes zbatimit të tyre nga institucionet publike”.

Duke vënë theksin te bashkëpunimi afatgjatë me Komisionin e Venecias, Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese u shpreh “në këto tri dekada, Komisioni i Venecias ka qenë një partner thelbësor në konsolidimin e sistemit tonë kushtetues dhe në mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut. Ky bashkëpunim ka ndihmuar në rritjen e profesionalizmit dhe legjitimitetit të institucioneve tona, duke forcuar themelet e shtetit të së drejtës”.

Zaçaj vijoi fjalën e saj duke theksuar se “kërkimi i një opinioni këshillimor duhet të ndodhë paraprakisht, jo si mjet për të kontestuar një vendimmarrje të dhënë. Kjo është thelbësore për të ruajtur autoritetin institucional të Gjykatës dhe për të respektuar ndarjen e pushteteve”

Kryetarja e Kushtetueses vlerësoi gjithashtu rolin udhëzues të Komisionit të Venecias si një pikë referimi për standardet evropiane në fushën e të drejtës kushtetuese, duke rikonfirmuar angazhimin e Gjykatës Kushtetuese për të vijuar dhe forcuar këtë partneritet të rëndësishëm institucional.

“Koha e drejtësisë kushtetuese shqiptare si partnere e plotë evropiane ka ardhur,” përfundoi fjalën e saj kreu i Kushtetueses.

Lamallari: Paraburgimi i tejzgjatur, padrejtësia më e madhe

Ndërkohë në fjalën e tij, ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari përmendi dy të dhëna “aspak të rehatshme” sipas tij që ka hasur në raporte informuese në shkrim që në krye të marrjes së detyrës.

Sipas ministrit këto dy të dhëna lidhen si me sistemi penitenciar në Shqipëri si dhe me sistemin gjyqësor. Lamallari tha se nga 4 576 shtetas të cilët gjenden sot në burgjet e vendit rreth 60% e tyre janë ende në pritje të një vendimi gjyqësor.

“Qëndrimi në paraburgim për një kohë më të gjatë se koha e disponuar me vendim përfundimtar gjykate për shumë prej tyre shndërrohet në padrejtësinë më të madhe për ta dhe familjarët e tyre” u shpreh Lamallari.

Ministri theksoi gjithashtu edhe faktin se gjykatat nuk udhëzojnë qytetarët për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve jashtë procesit gjyqësor.

“Së dyti, teksa ne përballemi me sfida si vakancat e krijuara nga zbatimi i vetingut në Shqipëri, sigurisht një masë më se e nevojshme, apo rritja në vijim e backlog apo çështjeve të mbartura nga viti në vit, ndonëse ligji sanksionon ndërmjetësimin si veprimtari jashtëgjyqësore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, veçanërisht në çështje civile, familjare, të punës, apo edhe në rastet kur përfshihen interesa të të miturve apo marrëdhënie bashkëshortore, vitin e shkuar në shkallë Republike, vetëm një Gjykatë rrethi ka udhëzuar dhe informuar palët mbi mundësinë e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve përmes ndërmjetësimit.

“25 raste nga 1500 të tilla të regjistruara vullnetarisht apo përmes shërbimit për ndihmë juridike falas në Ministrinë e Drejtësisë, nuk arrin dot as 2% të totalit të çështjeve që mund të ishin kanalizuar për zgjidhje përtej proceseve tradicionale, të cilat më së shumti janë të tejzgjatura, me kosto për qytetarët dhe ndikim tek besimi i tyre në institucionet e drejtësisë.

“Shkalla e suksesit të trajtimit dhe zgjidhjes së tyre nga ndërmjetësit e licencuar arrin në 85-90%. Kjo sa për të ilustruar, pa folur më pas për potencialin e jashtëzakonshëm por shumë pak ose aspak të eksploruar të arbitrazhit, pajtimit, negocimit, apo metodave hibride dhe përdorimit të teknologjisë për zgjidhjen e një kategori mosmarrëveshjesh”, deklaroi Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari.

Në përfundim ai tha se shteti i së drejtës nuk është një stacion ku mbërrijmë, por një udhëtim i pandalshëm që kërkon përkushtim të përhershëm.

“Prandaj, sfida jonë sot është ta konsolidojmë Reformën në Drejtësi, të sigurojmë funksionimin efikas të institucioneve të reja, të rrisim transparencën dhe të forcojmë integritetin në çdo hallkë të administratës dhe sistemit të drejtësisë”, tha ai.

/m.q/j.p/

The post Konferencë Jubile në Tiranë në 30-vjetorin e anëtarësimit në Këshillin e Europës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Holta Zaçaj: Nuk jemi pronë e politikanëve, një Gjykatë Kushtetuese që nuk guxon, është thjesht dekor institucional

By: V K
20 October 2025 at 15:00

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, ka marrë pjesë në konferencën për 30-vjetorin e partneritetit mes Shqipërisë, Këshillit të Europës dhe Komisionit të Venecias, ku deklaroi se; “një Gjykatë Kushtetuese që nuk guxon është thjesht dekor institucional”.

Zaçaj theksoi se ky është mësimi i 30 viteve i partneritetit të Kushtetueses me institucionet evropiane.

Më tej, ajo theksoi se të drejtat e njeriut nuk janë thjesht një ideologji apo sistem mendimesh abstrakte, por janë pjesë pandarë e qenies sonë, që marrin kuptim dhe zbatohen nga të gjitha institucionet shtetërore.

Zaçaj u shpreh se Komisioni i Venecias, ka qenë partner i çmuar për GJK nëpërmjet këshillave mendimeve, megjithatë Komisioni i Venecias nuk mund të përdoret për të kundërshtuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese që janë fakultative dhe përfundimtare dhe duhen zbatuar.

Gjithashtu,  theksoi se GJK nuk është dekorative, nuk është pronë e politikanëve, por kontratë me qytetarin.

“Kjo është edhe për të respektuar ndarjen e pushteteve, GJK nuk është dekorative, nuk është pronë e politikanëve, por kontratë me qytetarin. Vetëpërmbajta është forcë dhe jo dobësi”, tha ajo.

Holta Zaçaj: Doja ta nisja fjalën time duke thënë se një Gjykatë Kushtetuese që nuk guxon është thjeshtë një dekor institucional. Ky është mësimi i 30 viteve i partneritetit tonë me institucionet evropiane.

Të drejtat e njeriut nuk janë një ideologji apo sistem mendimesh abstrakte, janë pjesë pandarë e qenies sonë, që marrin kuptim që përkthehen ne veprime konkrete dhe zbatohen nga të gjitha institucionet shtetërore.

Gjykata Kushtetuese ka reflektuar si qasje gjatë veprimtarisë së saj vendime të rëndësishme dhe dha vendime të rëndësishme, si kontrolli banesave, kontrolli arbitrar.

Në lidhje me Komisionin e Venecias, ai ka qenë partner i çmuar për GJK nëpërmjet këshillave mendimeve.

Marrëdhënia mes nesh është i barabartë dhe bashkëpunues. Baza e të dhënave të Komisionit të Venecias është një bazë kushtetuese universale.

Çdo vendim i ri kontribuon në shtetin e së drejtës. Megjithatë Komisioni i Venecias nuk mund të përdoret për të kundërshtuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese që janë fakultative dhe përfundimtare dhe duhen zbatuar.

Kjo është edhe për të respektuar ndarjen e pushteteve, GJK nuk është dekorative, nuk është pronë e politikanëve, por kontratë me qytetarin. Vetëpërmbajta është forcë dhe jo dobësi. E domosdoshme që demokracia të jetë kushtetuese, me respektim të ligjit dhe pushtet gjyqësor të pavarur.

Drejtësia duhet të jetë jo vetëm e drejtë, por edhe kushtetuese, nëse nuk respekton kushtetutën, rrezikon të bëhet mjet pushteti dhe jo i pavarur. Koha e Shqipërisë Kushtetuese Evropiane ka ardhur.

Gjykata është detyruese dhe nuk duhet të anashkalohet as nga institucionet e shtetit, as gjykatat, as prokuroria dhe as administrata.

Çdo vendim i ynë kontribuon në thesarin e përbashkët. Vendimet e Kushtetueses janë përfundimtare, detyruese dhe nuk mund të vihen në dyshim nga asnjë organ i pushtetit dhe as nga ne.

Gjykata është arbitri i lojës demokratike. Ne nuk kemi lapsin, por gomën, nuk shkruajmë ligjin por fshijmë ato që bien ndesh me Kushtetutën.

Sundimi i shumicës, edhe kur është i ligjshëm, mund të çojë në ligje ku mund të shkelen të drejtat themelore, ndaj është e domosdoshëm që demokracia të jetë sunduese.

The post Holta Zaçaj: Nuk jemi pronë e politikanëve, një Gjykatë Kushtetuese që nuk guxon, është thjesht dekor institucional appeared first on Albeu.com.

Gjykata Kushtetuese i llogarit mandatet nga data e përfundimit të detyrës së parardhësve

16 October 2025 at 22:35

Pasi Gjykata Kushtetuese u vendos në lëvizje nga kërkesa e Presidentit të Republikës për të interpretuar mbi deklarimin e mbarimit të mandatit të anëtarëve të saj, vendosi të konsiderojë si fillim të mandatit të tyre datën e përfundimit të kohës së detyrës të përcaktuar për parardhësin, çka sjell si pasojë që këtë vit, veç vakancës […]

The post Gjykata Kushtetuese i llogarit mandatet nga data e përfundimit të detyrës së parardhësve appeared first on Reporter.al.

“Harakiri” i Kushtetueses/ I “nënshtrohet” skenarit Begaj-Sadushi, shkurton mandatet e 5 gjyqtarëve

16 October 2025 at 19:18

Nga Boldnews.al Me një skemë, të ngjashëm me modelin e vjetër japonez “harakiri”, Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim tërësisht kontravers, duke shkurtuar mandatet e të paktën pesë nga 9 anëtarët e saj. Mandatet më të goditura janë atë të gjyqtares në detyrë, Sonila Bejtja dhe gjyqtares së dorëhequr në vitin 2024, Elsa Toska. Për […]

The post “Harakiri” i Kushtetueses/ I “nënshtrohet” skenarit Begaj-Sadushi, shkurton mandatet e 5 gjyqtarëve appeared first on BoldNews.al.

Ramës i dorëhiqet “krahu i djathtë” Vali Bizhga, e zëvendëson me të besuarën e Holta Zaçajt

By: armand
30 September 2025 at 17:23

Shefja e kabinetit të kryeministrit, Vali Bizhga, ka dhënë dorëheqjen nga posti që ka mbajtur prej shumë vitesh pranë Edi Ramës. Bizhga ka qenë pjesë e ngushtë e ekipit të tij që nga periudha kur ai drejtonte Bashkinë e Tiranës. Megjithëse ka mbajtur një profil të ulët publik, ajo është konsideruar si një prej figurave […]

The post Ramës i dorëhiqet “krahu i djathtë” Vali Bizhga, e zëvendëson me të besuarën e Holta Zaçajt appeared first on BoldNews.al.

Gjykata e Lartë zgjedh sot kreun e ri të Kushtetueses

By: Elva
30 September 2025 at 09:05

Gjykata e Lartë pritet të mblidhet sot paradite për të zgjedhur anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese, pas dorëzimit të listës së renditjes së kandidatëve nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED). Zëvendësuesi i Holta Zaçajt, e cila la vakancë në këtë institucion, do të zgjidhet mes tre kandidatëve: : Asim Vokshi, Naureda Llagami dhe […]

The post Gjykata e Lartë zgjedh sot kreun e ri të Kushtetueses appeared first on BoldNews.al.

Konkluzionet e KED për tre kandidatët në garë për vakancën në Gjykatën Kushtetuese

24 September 2025 at 13:12

Tre kandidatët që mbeten në garë janë anëtari i Gjykatës së Lartë, Asim Vokshi; ish-kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami; dhe ish-Komisioneri Publik, Florian Ballhysa. Ata iu nënshtruan vlerësimit për meritat profesionale, morale dhe organizative e drejtuese. Në secilin prej këtyre blloqeve u përcaktuan indikatorët përkatës. Për aspektin profesional u vlerësuan vjetërsia, arsimimi, […]

The post Konkluzionet e KED për tre kandidatët në garë për vakancën në Gjykatën Kushtetuese appeared first on Reporter.al.

Nga “presioni” te “mashtrimi”/ Si e “baltosi” Sokol Sadushi garën për zëvendësin e Holta Zaçajt në Kushtetuese  

By: Elva
6 September 2025 at 12:58

Nga Boldnews.al Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) përfundoi, në 4 shtator 2025, procedurën për vlerësimin e kandidatëve që synojnë të plotësojnë vakancën e krijuar në Gjykatën Kushtetuese pas mbarimit të mandatit të gjyqtares, njëkohësisht edhe kryetare, Holta Zaçaj, pasi aplikanti i fundit në radhë, Denar Biba, dha dorëheqjen nga gara. “Boldnews.al” e kishte paralajmëruar […]

The post Nga “presioni” te “mashtrimi”/ Si e “baltosi” Sokol Sadushi garën për zëvendësin e Holta Zaçajt në Kushtetuese   appeared first on BoldNews.al.

Denar Biba tërhiqet nga kandidimi për Gjykatën Kushtetuese

4 September 2025 at 15:31

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, KED njoftoi të enjten më 4 shtator përfundimin e procedurës së verifikimit të kandidatit Denar Biba për vendin e Holta Zaçajt në Gjykatën Kushtetuese, për shkak të tërheqjes së tij nga kandidimi. Kryetari i Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba, ishte një nga 13 të interesuarit për vendin e […]

The post Denar Biba tërhiqet nga kandidimi për Gjykatën Kushtetuese appeared first on Reporter.al.

Gjashtë kandidatë vazhdojnë garën për vendin e Zaçajt në Kushtetuese

3 September 2025 at 18:30

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, KED ka konkluduar se 6 prej 13 kandidatëve për vendin e Holta Zaçajt në Gjykatën Kushtetuese, plotësojnë kriteret ligjore për të vijuar garën, ndërkohë që një prej tyre do të verifikohet të e enjten, më 4 shtator. Gjashtë të kualifikuarit për të vijuar garën janë gjyqtari i Gjykatës së Lartë, […]

The post Gjashtë kandidatë vazhdojnë garën për vendin e Zaçajt në Kushtetuese appeared first on Reporter.al.

❌
❌