Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

KPA shkarkon prokuroren e Elbasanit, Rajmonda Kopaçi

11 December 2025 at 20:29

TIRANË, 11 dhjetor/ATSH/ Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi sot përfundimisht nga detyra prokuroren Rajmonda Berisha Kopaçi, e cila kishte ankimuar vendimin e vetingut të KPK.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Rajmonda Berisha (Kopaçi) kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të korrikut 2024.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues vendosi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e prokurores.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Prokurorja e Elbasanit, Rajmonda Berisha Kopaçi u shkarkua nga detyra më 3 korrik nga KPK, për probleme të konstatuara për pasurinë.

Në vendimin e arsyetuar të KPK, renditen një sërë barrash prove që i janë kaluar subjektit për mungesën e burimeve të pasurive dhe transaksionet e kryera, për të cilat është konkluduar se ajo ka dështuar të provojë të kundërtën.

The post KPA shkarkon prokuroren e Elbasanit, Rajmonda Kopaçi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Durrësit, Kujtim Bashaj

10 December 2025 at 21:51

TIRANË, 10 dhjetor/ATSH/ KPA la sot në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e prokurorit të Durrësit, Kujtim Bashaj.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për ankimit të subjektit të rivlerësimit Kujtim Bashaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, të tetorit 2023.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues në mënyrë unanime vendosi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

KPK e kishte gjetur prokurorin Kujtim Bashaj me bilanc negativ në pasurinë e tij, ndërsa ngriti dyshime mbi një seri huash dhe kredish të marra për të shlyer njëra-tjetrën. Bashaj kundërshtoi gjetjet dhe i cilësoi këto anomali.

Kujtim Bashaj e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998 dhe punoi fillimisht si prokuror i Prokurorisë së Kurbinit. Në vitin 2007, ai u transferua në Prokurorinë e Shkodrës, ndërsa prej vitit 2012 e deri në shkarkimin nga detyra e ushtroi funksionin në Prokurorinë pranë Rrethit Gjyqësor Durrës.

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Durrësit, Kujtim Bashaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PS kërkon pezullimin e Berishës, PD të Ballës, mblidhet sot komisioni i Etikës

By: armand
10 November 2025 at 09:17

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën do të mblidhet të hënën në orën 14:00 për të shqyrtuar dy kërkesa disiplinore, njëra nga Partia Demokratike ndaj Taulant Ballës dhe tjetra nga Partia Socialiste ndaj Sali Berishës. Grupi parlamentar i PS-së kërkon përjashtimin e Sali Berishës për 30 ditë, pas deklaratës së tij mbi qëndrimin e ambasadorit […]

The post PS kërkon pezullimin e Berishës, PD të Ballës, mblidhet sot komisioni i Etikës appeared first on BoldNews.al.

KPA konfirmon shkarkimin e gjyqtarit Zhukri

6 November 2025 at 19:42

TIRANË, 6 nëntor/ATSH/ Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit la sot në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e gjyqtarit pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Agron Zhukri.

Gjykimi, i zhvilluar në dhomë këshillimi dhe i përbërë nga kryesuesi Sokol Çomo, relatore Natasha Mulaj dhe anëtaret Albana Shtylla, Ina Rama dhe Mimoza Tasi, shqyrtoi ankimin e paraqitur nga Zhukri kundër vendimit të 19 prillit 2024.

“Trupi gjykues vendosi unanimisht lënien në fuqi të vendimit të KPK-së. Vendimi i Kolegjit është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm”, thuhet në njoftimin e KPA.

/r.e/a.f/

The post KPA konfirmon shkarkimin e gjyqtarit Zhukri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kushtetuesja rrëzon me shumicë votash shkarkimin e Veliajt nga Rama

3 November 2025 at 19:17

Gjykata Kushtetuese vendosi të hënën të rrëzojë vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Vendimi u bë publik nga Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj. Zaçaj tha se vendimi u mor me shumicë dhe se shumica e gjeti vendimin e Këshillit të Ministrave të […]

The post Kushtetuesja rrëzon me shumicë votash shkarkimin e Veliajt nga Rama appeared first on Reporter.al.

Mazhoranca rrëzon kërkesën e PD për shkarkimin e Presidentit

31 October 2025 at 14:10

Demokratët pretendojnë se Begaj ka kryer disa shkelje të rënda të Kushtetutës, referuar disa dekreteve të tij, disa të rrëzuara nga Gjykata Kushtetuese, dhe se ka marrë përfitime në konflikte të hapura interesi. PD po ashtu e akuzon presidentin se ka qenë i njëanshëm politikisht gjatë ushtrimit të detyrës dhe nuk ka arritur të jetë […]

The post Mazhoranca rrëzon kërkesën e PD për shkarkimin e Presidentit appeared first on Reporter.al.

Rrëzohet kërkesa e PD-së për shkarkimin e Presidentit Begaj

31 October 2025 at 12:59

TIRANË, 31 tetor/ATSH-Maela Marini/ Komisioni i Ligjeve i Kuvendit rrëzoi sot kërkesën e opozitës për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj për shkelje të vazhdueshme të rënda të Kushtetutës.

Kërkesa e paraqitur nga 1/4 e deputetëve të opozitës u rrëzua me 9 vota kundër.

Në përfundim të mbledhjes, kryetari i komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja bëri të ditur se raporti me të gjitha argumentet përkatëse do t’i paraqitet seancës plenare.

Gjatë mbledhjes së komisionit, opozita argumentoi se Presidenti Begaj ka kryer shkelje të Kushtetutës në të paktën shtatë raste, që sipas saj, “përbëjnë shkaqe të mjaftueshme për shkarkimin e tij nga detyra”.

Ndërkohë në relacionin e paraqitur nga mazhoranca në komision evidentohet se kërkesa e paraqitur nga opozita nuk përmban shkaqe për të legjitimuar ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për të hetuar shkeljet e pretenduara të një natyre të rëndë nga Presidenti.

/r.e/a.f/

The post Rrëzohet kërkesa e PD-së për shkarkimin e Presidentit Begaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bylykbashi: Nuk konstatojmë asnjë shkelje të rëndë të Kushtetutës nga Presidenti

31 October 2025 at 12:56

TIRANË, 31 tetor/ATSH-Maela Marini/ Deputetja e Partisë Socialiste, Aulona Bylykbashi paraqiti sot argumentet e mazhorancës për rrëzimin e kërkesës së Partisë Demokratike për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj për shkelje të vazhdueshme të rënda të Kushtetutës.

Gjatë shqyrtimit të kësaj kërkese në komisionin e Ligjeve, Bylykbashi u shpreh se “pretendimet e ngritura në kërkesën për shkarkim nuk plotësojnë standardin e shkeljes së rëndë të Kushtetutës”.

“Ne dalim në përfundimin se kërkesa e deputetëve për shkarkimin e Presidentit të Republikës nuk plotëson as kushtet formale procedurale dhe mendojmë që Kuvendit t’i çojmë një raport për mosngritjen e komisionit për shqyrtimin e kësaj kërkese”, theksoi ajo.

Bylykbashi solli në vëmendje mekanizmat që garantojnë që iniciativa për shkarkimin e Presidentit të mos merret arbitrarisht, por vetëm mbi bazën e një vlerësimi paraprak të ligjshmërisë dhe ekzistencës së një baze kushtetuese të dukshme.

Sipas saj, “komisioni vlerëson se kërkesa nuk përmban shkaqe për të legjitimuar ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për të hetuar shkeljet e pretenduara të një natyre të rëndë nga Presidenti”.

Për sa i përket pretendimit të opozitës në lidhje me shpalljen e dekretit për zgjedhjet e pjesshme vendore në Tiranë, Bylykbashi theksoi se në kushtet kur kjo çështje është bërë objekt shqyrtimi në Gjykatën Kushtetuese, komisioni vlerëson se ky pretendim nuk mund të përbëjë objekt për hetim nga komisioni hetimor i Kuvendit.

Lidhur me pretendimin e dytë për ndërhyrje në pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese për ndërprerjen e mandateve të kësaj gjykate, Bylykbashi kujtoi se “e drejta për të iniciuar të drejtën për shkarkimin e Presidentit përbën një instrument kushtetues të jashtëzakonshëm që mund të aktivizohet vetëm në kushtet e shkeljes së rëndë kushtetuese”.

Në rastin konkret, sipas saj, “kërkesa për shkarkimin e Begajt paraqitet si e papranueshme nga pikëpamja kushtetuese. Nuk konsiderohet antikushtetues një veprim që vetë Gjykata Kushtetuese e ka trajtuar si legjitim dhe për të cilin është shprehur me një vendim përfundimtar. Gjykata Kushtetuese pranon si të ligjshme të drejtën e Presidentit për ta paraqitur një kërkesë të tillë. Duke qenë se Gjykata Kushtetuese është shprehur në mënyrë përfundimtare për këtë çështje, çdo pretendim i mëvonshëm për antikushtetutshmërinë e kërkesës së presidentit është i shteruar. Kjo do të krijonte kaos në rendin kushtetues, ndaj edhe kjo pikë e kërkesës është tërësisht e paargumentuar dhe nuk ka një mbështetje”.

Lidhur me dekretimin e ministres virtuale, Bylykbashi theksoi se “kjo çështje është objekt shqyrtimi në Gjykatën Kushtetuese dhe nuk mund të hetohet nga Kuvendi”.

Po ashtu, Bylykbashi iu përgjigj edhe pretendimeve për favorizime të njërës forcë politike me ligjin për komisionet hetimore, duke theksuar se Presidenti nuk ka cenuar parimin e ndarjes së pushteteve.

“Gjykata Kushtetuese nuk e ka shpallur ligjin antikushtetues, por ka shfuqizuar vetëm disa dispozita të tij. Kjo nuk përbën shkelje antikushtetuese. Nuk mund të kërkohet shkarkimi i presidentit sa herë që Gjykata Kushtetuese shfuqizon dispozita të caktuara ligjore. Ky është precedent i rrezikshëm për garantimin kushtetues të funksionimit të Presidentit”, u shpreh Bylykbashi, duke rrëzuar poshtë edhe këtë pretendim.

Lidhur me pretendimin se Presidenti ka lejuar përfshirjen e paligjshme të trupit diplomatik në aktivitete partiake, Bylykbashi kujtoi se Kushtetuta i ngarkon Presidentit emërimin dhe lirimin e diplomatëve, ndërsa kontrolli i veprimtarisë së përditshme të trupit diplomatik i takon MEPJ-së.

Ndërsa lidhur me pretendimin se Begaj ka krijuar gjendje permanente konflikti interesi, Bylykbashi kujtoi se Presidenti është subjekt i ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit.

“Ligji e përcakton se ILDKP është institucioni i pavarur kushtetues që heton në rastin e konfliktit të interesit. Kjo më pas mund të shërbejë si bazë për shkarkimin e tij”, shtoi ajo.

Në përfundim, Bylykbashi argumentoi se pretendimet për shkelje të rënda të Kushtetutës të ngritura në kërkesën e PD-së nuk qëndrojnë.

/r.e/a.f/

The post Bylykbashi: Nuk konstatojmë asnjë shkelje të rëndë të Kushtetutës nga Presidenti appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SPORT  –  Igor Tudor shkarkohet nga Juventusi

27 October 2025 at 16:32

ROMË, 27 tetor /ATSH  – DPA/ – Juventusi ka shkarkuar trajnerin Igor Tudor pas një nisjeje të dobët të sezonit, bëri të ditur sot  klubi Italian..

Tudor, 47-vjeça, mori drejtimin e skuadrës në mars dhe e çoi ekipin drejt vendit të katërt në Serie A, ndërsa gjatë verës u shpërblye me një kontratë të re deri në qershor 2027.

Megjithatë, fillimi zhgënjyes i këtij sezoni e ka gjetur Juven në vendin e tetë të renditjes dhe pa asnjë fitore në tetë ndeshje në të gjitha kompeticionet,  ndërsa në katër sfidat e fundit nuk ka shënuar asnjë gol.

Ndeshja e fundit e Tudorit ishte dje kur Juventusi humbi 1-0 ndaj Lazios.

Largimi i tij u zyrtarizua sot, me klubin që konfirmoi se Massimo Brambilla, trajner i Juventus Next Gen në Serie C, do të marrë përkohësisht drejtimin e ekipit të parë për ndeshjen e mesjavës kundër Udinezes.

Në deklaratën e klubit thuaj se  “Juventus njofton se sot ka shkarkuar  Igor Tudor nga detyra e trajnerit të ekipit, së bashku me stafin e tij të përbërë nga Ivan Javorcic, Tomislav Rogic dhe Riccardo Ragnacci.

“Klubi falënderon Igor Tudorin dhe gjithë stafin e tij për profesionalizmin dhe përkushtimin gjatë këtyre muajve dhe u uron suksese në karrierën e tyre në të ardhmen”.  /Ad.Ab./

The post SPORT  –  Igor Tudor shkarkohet nga Juventusi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

16 minatorë të Spaçit u shkarkuan, kompania e quan të paligjshme grevën: Rikthehuni në punë

By: V K
21 October 2025 at 08:54

Kompania ‘TETE Albania’, ka reaguar në lidhje me protestën e zhvilluar nga një grup punonjësish në Spaç, të cilët e konsiderojnë shkarkimin nga puna si të paligjshëm.

Në reagimin zyrtar, kompania deklaron se aktiviteti i saj ka qenë gjithmonë në përputhje me ligjet e Shqipërisë.

“Shoqëria u bën thirrje 43 punonjësve, kontratat e të cilëve janë ende në fuqi, që të rikthehen menjëherë në vendet e tyre të punës”, shkruan kompania.

Reagimi i plotë:

Si TETE Albania dëshirojmë të informojmë opinionin publik në lidhje me procesin e paligjshëm të grevës së zhvilluar gjatë ditëve të fundit. Që prej themelimit të saj, TETE Albania ka ushtruar aktivitetin në përputhje të plotë me ligjet dhe rregulloret e Republikës së Shqipërisë, legjislacionin e punës në vecanti, duke respektuar në mënyrë të vazhdueshme të drejtat e punonjësve dhe të gjitha proceset ligjore që burojnë prej tyre.

Shoqëria u bën thirrje 43 punonjësve, kontratat e të cilëve janë ende në fuqi, që të rikthehen menjëherë në vendet e tyre të punës. Siç kemi theksuar disa herë më parë, krijimi i një sindikate dhe anëtarësimi në të është e drejtë ligjore e çdo punonjësi, dhe TETE Albania nuk ka penguar dhe as nuk do të pengojë kurrë këtë proces. Megjithatë, ndërprerja e punës pa ndjekur procedurat e parashikuara në Kodin e Punës përbën shkelje të rregullave ligjore dhe cenon të drejtën për të punuar të punonjësve të tjerë që dëshirojnë të vazhdojnë detyrën e tyre.

Për këtë arsye, kompania inkurajon punonjësit të rikthehen në detyrë dhe, nëse dëshirojnë, mund të bashkohen me një sindikatë të rregjistruar sipas ligjit, e cila ka ndjekur hapat dhe procedurat përkatëse të anëtarësimit të punonjësve dhe perfaqësimit të tyre. Megjithatë në interes të të gjithë punëmarrësve duam të theksojmë se nëse situata aktuale nuk normalizohet në një afat të shkurtër, për shkak të ndikimeve ekonomike dhe operative jashtë kontrollit të administratës, kompania mund të përballet me vështirësi në shlyerjen e detyrimeve financiare ndaj punonjësve aktivë.

Ndërprerja e punës ka shkaktuar tashmë dëme të ndjeshme ekonomike, që përbëjnë një “sulm ekonomik” ndaj stabilitetit të kompanisë dhe mundësive për vijueshmëri të aktivitetit. Paralelisht, kompania ka nisur procedurat ligjore për kompensimin e dëmeve të shkaktuara gjatë këtij procesi. TETE Albania beson se zgjidhja e qëndrueshme është e mundur vetëm përmes dialogut të hapur, konstruktiv e social, mirëkuptimit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit brenda kuadrit ligjor dhe procedural të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.

The post 16 minatorë të Spaçit u shkarkuan, kompania e quan të paligjshme grevën: Rikthehuni në punë appeared first on Albeu.com.

Gjykatësja urdhëron administratën Trump të ndërpresë shkurtimet e punës për shkak të mbylljes së qeverisë

16 October 2025 at 08:42


Një gjykatëse ka bllokuar përkohësisht administratën Trump nga pushimi nga puna të mijëra punonjësve federalë gjatë mbylljes së qeverisë.

Kjo vjen më pak se një javë pasi administrata konfirmoi se disa agjenci kishin filluar të pushonin nga puna rreth 4,000 punonjës, transmeton Telegrafi.

Gjyqtarja e qarkut amerikan Susan Illston miratoi një kërkesë nga dy sindikata, për të bllokuar shkurtimet e punës në më shumë se 30 agjenci.

Gjatë seancës dëgjimore, Illston tha se ishte dakord me sindikatat se administrata po përdorte në mënyrë të paligjshme mungesën e fondeve, e cila filloi më 1 tetor, për të zbatuar planet e saj për të zvogëluar qeverinë federale.

Ajo gjithashtu përmendi një sërë deklaratash publike nga presidenti Donald Trump dhe shefi i buxhetit të Shtëpisë së Bardhë, Russell Vought, të cilat ajo tha se tregonin motivime të qarta politike për shkurtimet, siç është deklarata e Trump se shkurtimet do të synonin "agjencitë demokrate".

Një avokat i departamentit të drejtësisë amerikane tha se sindikatat duhet t'i paraqesin pretendimet e tyre në një bord federal të punës përpara se të shkojnë në gjykatë. Pritet që administrata Trump të apelojë kundër urdhrit kufizues.

Të premten, departamente të mëdha si Thesari dhe Shëndeti dhe Shërbimet Njerëzore (HHS) konfirmuan se po lëshonin njoftime për punonjësit.

Siguria Kombëtare, ku shumë nga punonjësit e saj konsiderohen thelbësorë, tha se do të pushonte nga puna punonjësit në Agjencinë e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës.

Një dosje nga Zyra e Menaxhimit dhe Buxhetit zbuloi se më shumë se një e katërta e shkurtimeve do të bëheshin në Departamentin e Thesarit, ku njoftimet po u dërgoheshin afërsisht 1,446 punonjësve.

HHS po njoftonte midis 1,100 dhe 1,200 punonjës, tha dosja. Departamenti tha më vonë se planifikonte të pushonte nga puna vetëm rreth gjysmën e kësaj shume.

Departamenti i Arsimit dhe Departamenti i Strehimit dhe Zhvillimit Urban kishin ndërmend të pushonin nga puna të paktën 400 punonjës secili, ndërsa Departamentet e Tregtisë, Energjisë, Strehimit dhe Zhvillimit Urban dhe Sigurisë Kombëtare planifikonin secili shkurtime që varionin midis 176 dhe 315 punonjësve, sipas dosjes.

Në përgjigje të komenteve të Vought dhe Trump në lidhje me shkarkimet e mundshme, dy sindikata të mëdha, Federata Amerikane e Punonjësve të Qeverisë dhe AFL-CIO, kishin ngritur tashmë një padi dhe më pas të premten i kërkuan gjyqtares Illston një urdhër kufizues emergjent ndërsa çështja vazhdonte.

Ata argumentuan se zbatimi i pushimeve nga puna nuk ishte një shërbim thelbësor që mund të kryhet gjatë një ndërprerjeje të financimit qeveritar.

Gjithashtu thonë se mbyllja nuk justifikon shkarkimet masive sepse shumica e punonjësve federalë janë pushuar nga puna pa pagesë.

Me mbylljen federale tani në javën e saj të tretë, Senati Amerikan dështoi përsëri të mërkurën të miratonte një rezolutë që do të rihapte qeverinë - hera e nëntë që kjo rezolutë dështoi. /Telegrafi/

Presidenti akuzohet për përfitime nga një spital privat dhe konflikt interesi

15 October 2025 at 16:05

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u akuzua nga Partia Demokratike në opozitë të mërkurën se kishte përfituar pagesa nga një spital privat në Tiranë, në shkelje të Kushtetutës, si dhe kishte kontraktuar kompaninë ku është punësuar i biri, nën dyshimet për konflikt interesi. Akuzat janë pjesë e një kërkese të Partisë Demokratike për fillimin e […]

The post Presidenti akuzohet për përfitime nga një spital privat dhe konflikt interesi appeared first on Reporter.al.

Balla paralajmëron rrëzimin e kërkesës së PD-së: Begaj nuk do të shkarkohet

By: armand
15 October 2025 at 13:15

Në një deklaratë për mediat, Taulant Balla ka reaguar ndaj kërkesës së opozitës për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, duke e cilësuar të pabazuar dhe pa asnjë shkelje kushtetuese. Balla zgjodhi të minimizojë çështjen, duke e cilësuar si një përpjekje të opozitës për të krijuar zhurmë. “Nuk ka shkelje, nuk do të shkarkohet, […]

The post Balla paralajmëron rrëzimin e kërkesës së PD-së: Begaj nuk do të shkarkohet appeared first on BoldNews.al.

PD nis procedurat për shkarkimin e presidentit Bajram Begaj: Ka shkelur Kushtetutën

8 October 2025 at 16:35

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka nisur zyrtarisht procedurat për propozimin e shkarkimit të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, duke e akuzuar për “shkelje të rëndë të Kushtetutës”. Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së sotme të grupit, ku u miratua nisma në “mbështetje të pikës 2 të nenit 90 të Kushtetutës së Shqipërisë”. Sipas PD-së, […]

The post PD nis procedurat për shkarkimin e presidentit Bajram Begaj: Ka shkelur Kushtetutën appeared first on BoldNews.al.

Rama e shkarkoi, Veliaj: Jam më i fortë se kurrë në betejën me të ligën

By: Elva
1 October 2025 at 12:49

Erion Veliaj, ka reaguar sot për herë të parë pas disa ditësh heshtje që nga vendimi i kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e tij. P Përmes një postimi të gjatë në Facebook, Veliaj paralajmëroi se ky është rrëfimi i parë i një serie rrëfimesh që do të publikohen në ditët në vijim. Në postimin e […]

The post Rama e shkarkoi, Veliaj: Jam më i fortë se kurrë në betejën me të ligën appeared first on BoldNews.al.

Rama i thotë “Mjaft” Veliajt, firmos zyrtarisht shkarkimin e tij  

25 September 2025 at 17:31

Vota e parë e tij, pas kthimit në Shqipëri, ishte për Edi Ramën, si kryebashkiak në vitin 2003.

Ka rrëfyer se e ka takuar rastësisht “si artist” në vitin 2004, një vit pasi kishte themeluar  Lëvizjen “Mjaft”.

Asokohe një kundërshtar i ashpër i qeverisë “Nano”, Erion Veliaj, kinse ka kujtuar se atëbotë Rama konsiderohej “oazi i suksesit” për të rinjtë, përfshi atë vetë.

Veliaj ndryshoi shpejt mendim për të majtën kur ajo u drejtua nga Edi Rama. Drejtimin nga ai në PS e ka cilësuar si histori suksesi.

Në fillimet e tij politike, Veliaj hezitoi. Fillimisht, ai krijoi partinë G99 (2008) si parti që dilte nga shoqëria civile. Dështoi në zjedhjet e 2009-ës me partinë, por i besoi Ramës të ardhmen e tij politike.

Dy vite më pas katapultohet në PS si Sekretar për Rininë dhe Emigracionin.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 ai u zgjodh deputet i qarkut Gjirokastër dhe më pas ministër.

Në 2015 Erion Veliaj zgjidhet kryebashkiak i Tiranës

Që nga ajo kohë, Erion Veliaj i dha “Edit”, (kështu e ka quajtur ndër vite Ramën) besnikërinë, lavdat dhe lojalitetin e tij.

Akuzat

Sot në një situatë të përmbysur, jo vetëm politike, i dyshuar nga SPAK me akuzat e korrupsionit, fshehje të të ardhurave, pastrim parash dhe shpërdorim detyre, në të paktën 13 episode, Erion Veliaj ndodhet në arrest me burg qysh prej 10 shkurtit.

Nga sot edhe i shkarkuar zyrtarisht nga ofiqi i lartë i Tiranës me firmën e mentorit të tij në politikë, Edi Rama, në mbledhjen e parë të qeverisë së riformatuar.

Rama nuk ka folur për raportet e tij me Veliajn. Dhe as nuk e ka lidhur vendimin për shkarkim me pranimin e akuzave penale, që rëndojnë ndaj bashkëpunëtorit të tij të ngushtë ndër vite.

Për Edi Ramëm shkarkimi shihet si detyrim formal politik për të mos e lënë Tiranën “pa kokë”.

Rama nuk ndoqi rrugën e kryebashkiakëve të tjerë të shkarkuar prej tij si Fatos Tushe, Lefter Alla apo Safet Gjici, por u mbështet në një klauzolë tjetër të ligjit për vetëqeverisjen vendore, duke përfshirë në proces Këshillin Bashkiak të Tiranës, një procedurë e cila mbetet e diskutueshme sa i përket legjitimitetit.

Vërejtjet për Tiranën

Vetëm një ditë më parë Rama nisi zyrtarisht fushatën për Tiranën.

Në takimin me kandidaten e PS-së për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, kryeministri Edi Rama tha se zgjedhja e kryetarit të ri ishte domosdoshmëri. Sipas tij, “kryeqyteti i mbetur pa një kryetar të zgjedhur me votë, po përballej me mungesë legjitimiteti dhe rënie të ndjeshme të prokurimeve publike e investimeve”.

Rama theksoi gjithashtu se Tirana po shoqërohej me disa problematika, që kërkonin zgjidhje të shpejtë si uji i pijshëm, menaxhimi i mbetjeve, hapësirat publike, shpesh të zëna, sipas tij, në mënyrë të paligjshme.

Rama foli gjithashtu për “katarsis” institucional në bashki, “në funksion të qytetarëve dhe jo interesave të ngushta”.  

Kushtetuesja

Nisur nga “emergjenca” e shprehur për Tiranën, kryeministri Rama mund ta dërgojë menjëherë në Presidencë vakancën e krijuar në Bashkinë e Tiranës, ku Kreu i Shtetit, Bajram Begaj, ka 48 orë kohë për të dekretuar datën e zgjedhjeve.

Brenda afatit 15 ditor, Erion Veliaj ka të drejtë të ankimojë shkarkimin në Gjykatën Kushtetuese.

Deri tani, ai ka heshtur.

The post Rama i thotë “Mjaft” Veliajt, firmos zyrtarisht shkarkimin e tij   appeared first on Faktoje.al.

Veliaj drejt shkarkimit: Këshilli Bashkiak voton largimin e kryetarit të arrestuar

23 September 2025 at 19:30

Këshilli Bashkiak i Tiranës propozoi të martën shkarkimin e kryetarit Erion Veliaj, i cili prej 7 muajsh ndodhet në paraburgim nën akuza për korrupsion dhe pastrim parash.

Vendimi, i mbështetur me 50 vota nga të dyja krahët politike – këshilltarët socialistë dhe të opozitës – erdhi pasi Kryeministri Edi Rama besoi publikisht ish-ministren e Shëndetësisë dhe më pas të Arsimit, Ogerta Manstirliun, si kandidate për të zëvendësuar Veliajn në zgjedhjet e parakohshme vendore.

Ndryshe, nga ana e opozitës nuk ka ende një kandidaturë të mbështetur publikisht për zgjedhje.

Shkarkimi u propozua nga vetë socialistët në bazë të nenit 62 të ligjit për vetëqeverisjen vendore, i cili parashikon ndërprerjen e mandatit kur kryetari i bashkisë mungon më shumë se 3 muaj. Një propozim i tillë qe kërkuar nga opozita që në muajin maj, por u refuzua nga socialistët.

Vendimi përfundimtar do të merret nga Këshilli i Ministrave, i cili pritet ta formalizojë pa humbur kohë.

Lexo: Tirana tjetër e Erion Veliajt

Në mbledhje mungoi kryetarja e komanduar Anuela Ristani si dhe anëtarët Gazment Paja dhe Joleza Koka. Në momentin e votimit u larguan Aldo Merkoçi, Alfred Muharremi dhe Fabian Topollari teksa munguan edhe votat e Alba Kepit, Eris Bejlerit, Ervin Dushkut dhe Eriona Bixhos.

Këshilli me 61 anëtarë kishte dy vakanca pas mandatimit si deputetë të Tedi Blushit dhe Romina Kukos.

Mbledhja u zhvillua nën tensionin e një debati institucional, pasi Veliaj, përmes një letre drejtuar Këshillit, kërkoi të dëgjohej përpara votimit dhe e cilësoi procedurën si “shkelje të të drejtave të tij kushtetuese”.

Kërkesa e tij u hodh poshtë nga shumica, përfshirë edhe disa nga bashkëpunëtorët e tij të mëparshëm në këshill.

Njohës të ligjit argumentojnë se Veliaj e ka pasur të pamundur prezencën këtë kohë, jo për mungesë vullneti, por për shkak të masës së sigurisë së vendosur nga Gjykata e Posaçme Anti-Korrupsion.

Duke marrë shkas nga rasti i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili pavarësisht se nën masë sigurie, nuk e humbi mandatin e deputetit legjislaturën e shkuar, juristët argumentojnë se i njëjti qëndrim ligjor mund të qëndrojë edhe për Veliajn, i cili këtë pretendim do të duhet t’ia drejtojë tashmë Gjykatës Kushtetuese.

LexoKauza morale për të cilën s’po hetohet Veliaj

Ekspertët gjykojnë se nëse kjo nismë vijohet nga Veliaj, atëherë rrezikohet që shkarkimi i tij të pezullohet – edhe nëse miratohet nga vetë Kryeministri – deri në një vendim nga Gjykata Kushtetuese. Ky skenar do të nënkuptonte se për Tiranën nuk do të kishte zgjedhje të parakohshme vendore.

Shkarkimi i Veliajt vjen vetëm disa javë pasi SPAK e dërgoi çështjen e tij në gjykatë, duke e akuzuar zyrtarisht atë për ndërtimin e një skeme korruptive me përfitues kryesor rrethin e tij familjar dhe një grup të zgjedhur biznesmenësh pranë tij.

Siç ka raportuar më parë Citizens.al, hetimi i SPAK përfshiu kryesisht bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxa, të cilës i janë gjurmuar kontrata, biznese, blerje dhe ndërtime me financime të dyshimta.

Një prej këtyre rasteve ishte edhe projekti i një rruge të hapur posaçërisht për t’i shtuar vlerën ndërtimit të një pallati në pronësi të familjes Xoxa, një investigim i publikuar më 10 prill nga Citizens.al.

Lexoni gjithashtu:

The post Veliaj drejt shkarkimit: Këshilli Bashkiak voton largimin e kryetarit të arrestuar appeared first on Citizens.al.

Këshilli bashkiak i Tiranës miraton propozimin për shkarkimin e Veliajt

23 September 2025 at 17:18

TIRANË, 23 shtator/ATSH/ Këshilli bashkiak i Tiranës miratoi sot propozimin për shkarkimin nga detyra të kryetarit të bashkisë së kryeqytetit, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit të këtij viti.

Në mbledhjen e sotme këshilli bashkiak votoi me 50 vota pro miratimit të propozimit për shkarkimin nga detyra të Veliajt.

Kërkesa për shkarkimin e kryebashkiakut Veliaj u depozitua nga anëtarët socialistë të këshillit bashkiak, bazuar në nenin 62 të ligjit “Për Vetëqeverisjen Vendore”, i cili parashikon shkarkimin e një kryebashkiaku nëse ai mungon në detyrë për më shumë se tre muaj pa ndërprerje.

Mbledhja e këshillit bashkiak të Tiranës, e cila kishte si pikë të vetme të rendit të ditës shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj u shoqërua me debate dhe qëndrime të ndryshme mes këshilltarëve.

Anëtarët e opozitës në këshillin bashkiak u shprehën se nuk duhej marrë ky vendim pa u dëgjuar më parë vetë kryebashkiaku Veliaj.

Në fjalën e saj hapëse, kryetarja e këshillit bashkiak, Megi Fino, tha se vendimi i sotëm imponohej nga nevoja urgjente e qytetit për të pasur një drejtues.

Fino tha se “nuk është rastësore që qytetarët e Tiranës i kanë rinovuar besimin tre herë. Por tani është momenti për të zgjidhur ngërçin politik të Tiranës duke kryer detyrimin politik dhe moral”.

Këshilltari i Partisë Socialiste, Endrit Braimllari, tha se “vendimi për shkarkim nuk është një gjyq ndaj kryebashkiakut, por një domosdoshmëri për shkak të interesit qytetar. Detyra jonë është të flasim për interesin qytetar, detyra jonë si të zgjedhur është të ngremë shqetësimin kur punët nuk shkojnë siç duhet”.

Këshilltari bashkiak i opozitës, Genc Gjokutaj, tha se “votimi jonë pro është i njëjtë në formë me votimin tuaj, por ndryshon katërcipërisht në përmbajtje: ju doni ta shkarkoni Veliajn se zbatoni urdhra politikë, ndërsa vota jonë pro është për interesin e qytetarëve”.

Vendimi i sotëm për shkarkimin e Veliajt, i hap rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë. Ky vendim i marrë sot nga këshilli bashkiak i Tiranës i kalon Prefektit dhe ky i fundit ia dërgon Këshillit të Ministrave, i cili vendos shkarkimin përfundimtar të Veliajt dhe më pas vihet në lëvizje KQZ për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme. Veliaj ka 15 ditë kohë për ta ankimuar vendimin në Gjykatën Kushtetuese.

Kryeministri, njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka propozuar Ogerta Manastirliun si kandidate për kryetare të bashkisë Tiranë.

/k.s//a.f//r.e/

The post Këshilli bashkiak i Tiranës miraton propozimin për shkarkimin e Veliajt appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Veliaj duhet ta kishte dhënë dorëheqjen para shkarkimit”, Martin Leka: Betejën e ka me drejtësinë

23 September 2025 at 18:32

TIRANË– Analisti i njohur Martin Leka, i ftuar në “Tirana Live” në ABC News, komentoi vendimin e Këshillit Bashkiak, i cili votoi pro shkarkimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ai theksoi se Veliaj duhet të kishte dhënë dorëheqjen me kohë, dhe nuk kishte arsye ta çonte situatën deri në fazën e mbledhjes së këshillit.

“Duhet ta kishte dhënë dorëheqjen kur të gjithë drejtorët e tij u përfshin në aferën e ashtuquajtur “5d”. Fakti që sot detyrohet të shkarkohet, unë kam pasur besimin se ai deri sot do ta jepte dorëheqjen dhe nuk do ta lejonte këshillin bashkiak, të kthehej në një arenë.

Me shkarkimin e Veliajt, praktikisht është vetëm një firmë formale e Këshillit të Ministrave, unë besoj se ai betejën e ka më drejtësinë tashmë, kurse me PS, unë mendoj se i ka larë duart, por edhe me politikën. Vetëm nëse ai del i pafajshëm në fund të gjykimit. Betejën e ka personale me drejtësinë”, tha ai.

Sa i takon kundërshtimit të mundshëm të shkarkimit në Gjykatë, Leka tha se kjo do ishte një procedurë jo e favorshme për Veliajn.

Ai pohoi se të gjitha energjitë Veliaj duhet t’i përqendrojë në mbrojtje përballë akuzave të SPAK.

“Për mua është gabim pasi do krijonte dhe po e krijon një të ashtuquajtur një “luftë” brenda PS. Koha politike e tij ka perënduar, Veliaj duhet të përgatitet fort për mbrojtjen ligjore dhe të gjithë energjitë dhe potencialin e vet, përfshirë avokatë dhe mbrojtësit ligjorë, t’i përkushtohen akuzave të rënda që ka ai nga SPAK dhe  drejtësia shqiptare. Nuk ka rrugë tjetër.”, tha ai/abcnews.al

Komisioni i Ligjeve në Bashki kalon në seancë shkarkimin e Veliajt

23 September 2025 at 13:54


Këshilltarët demokratë dhe socialistë të komisionit të Ligjeve në Këshillin Bashkiak të Tiranës votuan pro futjes në rendin e ditës të vendimit për shkarkimin e kryebashkiakut në detyrë Erion Veliaj.

Mbledhja e cila nisi në orën 10:00 dhe zgjati rreth dy orë, u shoqërua me debate pasi këshilltarët demokratë, megjithëse deklaruan votën e tyre pro shkarkimit, kërkuan që Veliaj të ishte i pranishëm në mbledhje dhe të lejohej të fliste rreth kërkesës për shkarkim.

Fabian Topollaj, Dorian Teliti, Ilda Zhulali dhe Genc Gjokutaj, insistuan që fjala e Veliajt të dëgjohej sot në orën 16:00 kur është parashikuar për t’u mbajtur edhe mbledhja e Këshillit Bashkiak.

Gjatë votimit këshilltarët e majtë dhe të djathtë kanë ngritur dorën “pro” kalimit në seancë të pr.vendimit për shkarkimin e Veliajt, ndërkohë që vetëm Fabian Topollaj nuk ka votuar.

Veliaj, i cili është i arrestuar që prej muajit shkurt, kërkoi të ishte i pranishëm në mbledhjen e këshillit bashkiak të Tiranës, ku do të votohet për shkarkimin e tij.

Në letrën adresuar Erion Veliajt, Këshilli reagoi se në rast të pamundësisë për të qenë prezent në mbledhje, atëherë observacionet t’i përcjellë me shkrim pranë këshillit bashkiak.

Veliaj ka sqaruar në kërkesën e tij se mungesa për më shumë se tre muaj, nuk është si pasojë e vullnetit të tij, por si rrjedhojë e një mase sigurie, të cilën do ta kundërshtojë në të gjitha instancat gjyqësore. Ndaj dhe kërkonte që të dëgjohet në mbledhje përpara se këshillit të votonte për shkarkimin e tij.

Vendimi do t’i hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë. PS e ka zgjedhur kandidaten socialiste për të garuar për bashkinë e Tiranës. Ajo është Ogerta Manastirlu, emri i së cilës u bë i dituar gjatë asamblesë së PS më 11 shtator. Ndërkohë që demokratët ende nuk kanë dalë me një kandidat.

Përbërja e Komisionit të Ccështjeve ligjore

Blerina Doracaj (kryetar)

Genci Gjokutaj (nënkryetar)

Silda Çepe

Albina Nanaj

Halit Valteri

Agim Kraja

Glindxhet Madhi

Arta Dollani

Silva Caka

Krenar Canollari

Endrit Shabani

Fabian Topollari

Ervin Dushku

Ilir Alimehmeti

Sonila Qato

❌
❌