Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Peleshi përballet me akuza për ‘shkelje flagrante’ me imunitetin e Ballukut

29 January 2026 at 16:04

Përfaqësuesit e opozitës e akuzuan të enjten kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi se në shkelje të Rregullores së Kuvendit, po i ofron mbrojtje politike zv.kryeministres Belinda Ballukut duke shtyrë pa afat mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin e planifikuar për të mërkurën. Peleshi shtyu mbledhjen me justifikimin se vendimi i Kuvendit për dhënien […]

The post Peleshi përballet me akuza për ‘shkelje flagrante’ me imunitetin e Ballukut appeared first on Reporter.al.

PS prish formulën e Komisionit për Reformën Territoriale, heq veton e opozitës

29 January 2026 at 15:08

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Territoriale nuk do të funksionojë më si një komision bipartizan mes mazhorancës dhe opozitës, ku palët kanë të drejtë vetoje për ndryshimet ligjore, nëse kërkesa e depozituar të enjten në Konferencën e Kryetarëve do të miratohet në seancë plenare. Socialistët pretendojnë me anë të kërkesës së tyre se komisioni […]

The post PS prish formulën e Komisionit për Reformën Territoriale, heq veton e opozitës appeared first on Reporter.al.

Debate te Konferenca e Kryetarëve/ Bardhi – Peleshit: Mbroni korrupsionin e Ramës dhe Ballukut

By: Ela
29 January 2026 at 13:08

Shtyrja e mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit një ditë më parë, më 28 janar, ka shkaktuar debate në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve që po zhvillohet pa praninë e mediave. Bardhi akuzoi kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshin, se urdhëroi shtyrjen e mbledhjes me të dhëna të rreme, dhe se po shkel në mënyrë […]

The post Debate te Konferenca e Kryetarëve/ Bardhi – Peleshit: Mbroni korrupsionin e Ramës dhe Ballukut appeared first on BoldNews.al.

Bardhi: Parkimi dysh dënohet me burg, por po vodhe 50 mln euro ulesh në karrigen e Ballukut

By: Ela
27 January 2026 at 22:34

Gazment Bardhi ka deklaruar në Kuvend se Shqipëria është i vetmi vend në Europë ku dënohet me burg parkimi dysh. Bardhi tha se kemi mbetur akoma me rrugët dhe me bulevardet që kemi pasur para viteve ’90, ndërsa për qeverinë Rama po parkove dysh je kriminel dhe të çojnë në burg. Por, shton Bardhi me […]

The post Bardhi: Parkimi dysh dënohet me burg, por po vodhe 50 mln euro ulesh në karrigen e Ballukut appeared first on BoldNews.al.

Bardhi kundër ndryshimeve në Kodin Penal: Balluku që abuzoi me 50 mln euro, me votën e saj do fusë në burg qytetarët që parkojnë dysh

By: M C
27 January 2026 at 20:58

Drejtuesi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kritikuar ashpër ndryshimet e propozuara në Kodin Penal, duke deklaruar se ato synojnë ndëshkimin e qytetarëve për shkelje të vogla, ndërsa abuzimet e rënda me fondet publike mbeten të pandëshkuara.

Duke folur pasditen e sotme në seancën plenare të Kuvendit, Bardhi u shpreh se me ndryshimet e reja, parkimi i dyfishtë parashikohet të konsiderohet vepër penale, ndërkohë që, sipas tij, korrupsioni është dekriminalizuar. Ai akuzoi zv/kryeministren Belinda Balluku për abuzim me 50 milionë euro, duke theksuar se pavarësisht këtyre akuzave, ajo paraqitet në Kuvend për të votuar Kodin e ri Penal.

Sipas tij, në një vend ku ndërtohen kulla të reja pa infrastrukturë rrugore të mjaftueshme, qytetarët ndëshkohen për parkim të dyfishtë, ndërsa zyrtarë të lartë të akuzuar për abuzime financiare vazhdojnë të ushtrojnë funksione shtetërore.

Bardhi kujtoi gjithashtu se Kodi Penal është ndryshuar disa herë ndër vite dhe se çdo herë është përshtatur me standardet e Bashkimit Evropian. Ai përmendi se në vitin 2012 Kuvendi miratoi dekriminalizimin e shpifjes, ndërsa sot, sipas tij, kërkesat ndërkombëtare shkojnë drejt dekriminalizimit të plotë të saj.

Në përfundim, kreu i grupit parlamentar të PD-së theksoi se ndryshimet e reja në Kodin Penal krijojnë standarde të dyfishta, duke ndëshkuar qytetarët për shkelje të vogla, ndërsa zyrtarët e akuzuar për korrupsion mbeten të paprekur.

Gazment Bardhi: Kodi Penal ka ndryshuar disa herë dhe gjithmonë është përshtatur sipas standardeve të BE-së.
Në 2012, ky Kuvend ka miratuar dekriminalizimin e shpifjes, sot jemi në një tjetër standard, ku kërkesa ndaj Shqipërisë na kërkojnë dekriminalizimin e plotë të shpifjes.

Më gjeni një vend të dytë që parkimin dysh ta kenë vepër penale. Këta që kanë dekriminalizuar korrupsionin, vjedhin 50 mln euro me një dorë dhe thonë pse të shkojë ajo në burg. Ama po parkove dysh të fut ky në burg dhe shefi i këtij. Në një vend ku ndërtohen kulla të reja dhe s’ka rrugë, këta të dënojnë për parkim dysh.

Po parkove dysh i thoni shqiptarëve të cojmë në burg, ama po vodhe apo abuzove me 1.1 mln euro si zv/kryeministrja juaj, ti duhet të vish këtu si numër 2 në karrigen e zv/kryeministres, madje jam i bindur se do vijë sot ta votojë Kodin Penal. Qytetari që parkon dysh duhet të futet në burg me votën e Belinda Ballukut kurse zv/kryeministrja vjedh 50 mln euro dhe vjen të votojë për ta futur qytetarin në burg.

The post Bardhi kundër ndryshimeve në Kodin Penal: Balluku që abuzoi me 50 mln euro, me votën e saj do fusë në burg qytetarët që parkojnë dysh appeared first on Albeu.com.

Bardhi: Nuk ka normalitet në seanca sa kohë Kuvendi është strehë e të korruptuarve

By: armand
19 January 2026 at 18:00

Ne një deklaratë për mediat jashtë Kuvendit, Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, deklaroi se kryetari i Kuvendit ka zyrtarizuar bunkerizimin e institucionit në mbrojtje të të korruptuarve dhe se provokimi i fundit i Edi Ramës, duke lejuar Belinda Ballukun të ulet në sallën e seancave plenare sikur asgjë s’ka ndodhur, është një […]

The post Bardhi: Nuk ka normalitet në seanca sa kohë Kuvendi është strehë e të korruptuarve appeared first on BoldNews.al.

Bardhi kundër Berishës/ Kallëzoi në SPAK Këlliçin, Vokshin e Spahon për Kuvendin e Rithemelimit

By: Rovena
13 January 2026 at 11:30

Padia e bërë nga Gazment Bardhi, në kohën e përplasjeve me kreun e PD, Sali Berisha, duket po sjell pasojat e para për demokratët. Thirrja në SPAK e deputetit Belind Këlliçi vjen pas padisë së tij, në kulmin e betejës për vulën dhe drejtimin e partisë.

Prokuroria e Posaçme nis hetimet për fondet e kuvendit te rithemelimit, qe parapriu kthimin e Sali Berishës në PD, nga kallëzimi që bëri në atë kohë Gazmend Bardhi.

Të hënën paradite prokurori Arben Kraja mori në pyetje për 90 minuta Belind Këlliçin, i cili ishte një prej organizatoreve të Kuvendit në Air Albania, së bashku me Flamur Nokën dhe Albana Vokshin ku ai është pyetur për origjinën e parave dhe faturat e eventit të 11 dhjetorit 2021, ndonëse sot janë në krah, si Bardhi ashtu edhe Këlliçi.

Për Kuvendin e dhjetorit 2021, Gazment Bardhi, asokohe sekretar i përgjithshëm i PD-së, depozitoi në SPAK një kallëzim penal ndaj deputetit Belind Këlliçi, deputetes Albana Vokshi, ish-deputetit Edmond Spaho, deputetit Ivi Kaso, si dhe Ervin Minarollit, aktualisht Sekretar për Organizimin dhe Burimet Njerëzore në PD. Në dokumentin e kallëzimit, objekti lidhej me veprën penale të “falsifikimit të vulave, stampave ose formularëve”, e kryer në bashkëpunim./abcnews.al

Zvarritja pa afat e mbledhjes për Ballukun shënon ‘një precedent të rrezikshëm’

7 January 2026 at 07:44

Deputetët e Partisë Demokratike, anëtarë të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ngjitën më kot të martën shkallët e Kryesisë së Kuvendit në pritje për të zhvilluar mbledhjen e kërkuar prej tyre për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku. Kërkesa e tyre u refuzua për herë […]

The post Zvarritja pa afat e mbledhjes për Ballukun shënon ‘një precedent të rrezikshëm’ appeared first on Reporter.al.

Imuniteti i Ballukut, PS nuk merr pjesë në mbledhjen e thirrur nga opozita

23 December 2025 at 15:27

Socialistët zbatuan qëndrimin publik të kryeministrit Edi Rama që njoftoi të dielën se shumica e tij parlamentare nuk ka ndërmend të vijojë procedurën e heqjes së imunitetit të deputetes Balluku, së paku deri më 22 janar, kur pritet vendimi Gjykatës Kushtetuese për çështjen tjetër, atë të masës së sigurisë së pezullimit nga detyra. Anëtarët e […]

The post Imuniteti i Ballukut, PS nuk merr pjesë në mbledhjen e thirrur nga opozita appeared first on Reporter.al.

Sherri në Kuvend, PS kërkon masa disiplinore për deputetët e PD

By: Rovena
18 December 2025 at 14:38

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka depozituar kërkesë për marrjen e masave disiplinore për 29 deputetët e opozitës, të cilët shkaktuan kaos në seancën e fundit të sesionit parlamentar.

Për Belind Këlliçin, Fidel Kreta, Albana Vokshi, Ledina Alolli dhe Denisa Vata kërkohet 60 ditë përjashtim nga aktivitetet parlamentare; për 30 ditë ndaj deputetes Elda Hoti, Gazment Bardhi dhe Sali Berisha; për 10 ditë ndaj deputetëve Edi Paloka, Ina Zhupа, Klodiana Çapja, Oerd Bylykbashi, Enno Bozdo, Tomorr Alizoti, Ivi Kaso, Gent Strazimiri, Luan Baçi, Bledi Himçi, Greta Bardeli, Manjola Luku, Flamur Hoxha, Kliti Hoti.

Gjatë kohës kur ishte planifikuar të bëhej betimi i Avokatit të Popullit, Endrit Shabani, deputetët e PD bllokuan vendet e ministrave dhe ndezën flakadanë./abcnews.al

 

Kuvendi nuk i dha provat për Ballukun deputetëve, Bardhi: Niko, Korrupsioni nuk mbyllet dot në kasafortë

By: armand
17 December 2025 at 15:18

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar, lidhur me bllokimin që Kuvendi i ka bërë dosjes Balluku, në mënyrë që deputetët të njihen me provat e SPAK deri në mblidhjen e Këshillit të Mandateve të premten e 19 dhjetorit. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Bardhi shkruar se kryetari i Kuvendit, Niko […]

The post Kuvendi nuk i dha provat për Ballukun deputetëve, Bardhi: Niko, Korrupsioni nuk mbyllet dot në kasafortë appeared first on BoldNews.al.

Bardhi: Fajin e ka Saliu/ Korrigjon Berishën: Çështjen Shabani e çojmë në Kushtetuese

By: Rovena
12 December 2025 at 18:40

Kush ankohet në PD për Endri Shabanin?

Berisha thotë jo, Gazment Bardhi thotë po. Një ditë më parë doktori pranoi gabimin me Endri Shabanin, por ankesat për zgjedhjet e tij i mbajti vetëm në nivel politik, jo juridik.

“Jo, nuk do e çojmë në Gjykatë Kushtetuese, për ça ta çojmë? Nuk pyet ai për Gjykatë Kushtetuese.”

Por, Gazment Bardhi ka dhënë tjetër direktivë. Ai shkruan se përpos një kallëzimi penal për kryetarin e parlamentit, Niko Peleshi, do të ankohet për zgjedhjen e Avokatit të Popullit në Gjykatë Kushtetuese.

“Do të kërkoj nga grupi parlamentar autorizimin përkatës për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të verifikuar zgjedhjen e Avokatit të Popullit përmes një procedure parlamentare tërësisht të paligjshme”, tha Bardhi.

Por a do t’i mbledhë dot 25 firmat? Gabimi me firmat për Shabanin nisi pikërisht nga grupi parlamentar, kur 35 deputetë i dhanë firmat Shabanit.

Në fakt, Gazment Bardhi është vetë kryetari i grupit parlamentar.

Deputete si Saimir Korreshi thane publikisht se për të firmosur për Endri Shabanin, kishin marre miratimin e Gazmend Bardhit.

Por me veprim te ri gazmend bardhi del edhe zyrtarisht mbi doktorin. Dikush kërkon të rregullojë gabimin, edhe pse Berisha e pranoi se nuk ishte gabim, por Pazar vote për kandidatin e Tiranës, Florian Binajn.

Gabim bardhi dhe Berisha, apo jo, por njeri doli se kishte të drejtë.

“Paskan bërë gabim. Si ka mundësi që PD dhe grupi parlamentar japin firmat e shkojnë pa strategji duke i dhënë Ramës 15 emra për të zgjedhur për Avokat Populli. A mban kush përgjegjësi?”, shtoi Bardhi.

Veprimi i Bardhit qe korrigjon doktorin, i jep përgjigje edhe kësaj pyetje. Gabimi nuk ishte i tij, por i Sali Berishës./abcnews.al

“Shqipëria në regjim narko-autoritar”, Bardhi: Në Uashington u miratua rezoluta, kërkohen sanksione!

By: armand
7 December 2025 at 16:55

Unioni Internacional Demokratik ka miratuar në forumin vjetor të organizatës, një tjetër rezolutë mbi Shqipërinë, ku ndër të tjera ngre shqetësimin se vendi ynë mund të shkasë drejt “narkoshtetit” nëse nuk bën reforma të menjëhershme. Rezoluta ngre alarmin për një sërë zhvillimesh të cilat, sipas IDU-së, kërcënojnë funksionimin demokratik të vendit dhe rrezikojnë ta shtyjnë […]

The post “Shqipëria në regjim narko-autoritar”, Bardhi: Në Uashington u miratua rezoluta, kërkohen sanksione! appeared first on BoldNews.al.

“Mbylle gojën, laraskë”/ Tensione në Kuvend, Bardhi përplaset me Zegjine Çaushin

By: armand
4 December 2025 at 14:12

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi është përplasur sërish në Kuvend më deputeten e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi. Bardhi po debatonte me nënkryetaren e Kuvendit, Klodiana Spahiu lidhur me marrjen e fjalës. Në një moment ndërhyri edhe deputetja socialiste, ndërsa Bardhi i kthehet ashpër dhe i drejtohet duke i thënë: “Mbylle gojën kur flas […]

The post “Mbylle gojën, laraskë”/ Tensione në Kuvend, Bardhi përplaset me Zegjine Çaushin appeared first on BoldNews.al.

Takimi i Salianjit me demokratët në Durrës, Bardhi: Mbështes qëndrimin e Berishës

By: armand
3 December 2025 at 21:50

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ishte i ftuar në Euronews Albania, ndërsa në të njëjtën kohë ish-deputeti Ervin Salianji zhvillonte një takim me pjesë të strukturave të PD-së në qytetin e Durrësit. I pyetur se si i duket ky takim, Bardhi u shpreh se mbështet qëndrimin zyrtar të PD-së dhe të kryetarit […]

The post Takimi i Salianjit me demokratët në Durrës, Bardhi: Mbështes qëndrimin e Berishës appeared first on BoldNews.al.

“Unike në historinë e Europës”/ Bardhi: Rama, zyrë avokatie për të pandehurën Balluku!

By: Brisi
30 November 2025 at 15:39

Kreu i Grupit Parlamentar në PD, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me deklaratën e Edi Ramës i cili tha se pezullimi i Belinda Ballukut nga detyra është unike në historinë e Europës dhe një shpikje e padëgjuar ndonjëherë. Në një reagim në rrjete sociale, Bardhi thotë se unike është fakti se si kryeministri shërben […]

The post “Unike në historinë e Europës”/ Bardhi: Rama, zyrë avokatie për të pandehurën Balluku! appeared first on BoldNews.al.

“Strofulla e krimit”/ Bardhi nxjerr foton: Vendi ku Balluku dhe banda e saj ndanin tenderat korruptivë

By: Brisi
25 November 2025 at 19:06

Kreu i Grupit Parlamentar në PD, Gazment Bardhi, ka deklaruar ditën e sotme se Belinda Balluku kishte sipas tij një vend të posaçëm ku ndante tenderat korruptivë. Në një postim në rrjete sociale, Bardhi ka ndarë një foto të Ballukut me vartësit e saj, krahas së cilës shkruan se kjo është strofulla e krimit, ku […]

The post “Strofulla e krimit”/ Bardhi nxjerr foton: Vendi ku Balluku dhe banda e saj ndanin tenderat korruptivë appeared first on BoldNews.al.

“Centrali fotovoltaik si central pastrimi parash”/ Bardhi: Kush fshihet pas projektit 80 mln euro të Ballukut?!

By: armand
23 November 2025 at 19:09

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka ngritur akuza të tjera për korrupsion ndaj ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila është pezulluar tashmë nga detyrat e saj me vendim të Gjykatës së Posaçme. Bardhi ka sjellë në vëmendje rastin e dhënies së një leje për ndërtimin e një centralit gjenerues […]

The post “Centrali fotovoltaik si central pastrimi parash”/ Bardhi: Kush fshihet pas projektit 80 mln euro të Ballukut?! appeared first on BoldNews.al.

Bardhi: Shkarkimi i Ballukut dhe dorëheqja e Ramës, e vetmja rrugë për çlirimin nga korrupsioni

By: Brisi
20 November 2025 at 14:26

Kreu i Grupit Parlamentar në PD, Gazment Bardhi ka reaguar pasi GJKKO pezulloi nga posti i zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Ballukun, duke i ndaluar edhe daljen jashtë territorit të vendit. Bardhi thotë se të humburit e mëdhenj janë Edi Rama e Belinda Balluku ndërsa shton se dita e sotme është sipas […]

The post Bardhi: Shkarkimi i Ballukut dhe dorëheqja e Ramës, e vetmja rrugë për çlirimin nga korrupsioni appeared first on BoldNews.al.

Deputetët e PD takim me zyrtarin e DASH, Bardhi: Qeveria e lidhur me krimin nuk mund të udhëheqë vendin

By: armand
18 November 2025 at 21:42

Deputetët e Partisë Demokratike zhvilluan sot një takim me Mark Fleming, Drejtorin për Çështjet e Europës Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili zbardh diksutimet që demokratët zhvilluan me zyrtarin e DASH. Bardhi theksoi se Shtetet e Bashkuara […]

The post Deputetët e PD takim me zyrtarin e DASH, Bardhi: Qeveria e lidhur me krimin nuk mund të udhëheqë vendin appeared first on BoldNews.al.

❌
❌