Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Noka pasi e hoqi nga grupi: Salianji u vetëpërjashtua nga kryesia e PD

By: armand
23 December 2025 at 22:02

Flamur Noka deklaroi këtë mbrëmje se Ervin Salianji nuk është më anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike. Duke folur në News 24, Noka shtoi se Salianji ka kaluar vijën e kuqe në parti pasi organizoi takimin me demokratët në Elbasan me mbështetjen e Suel Çelës, Gys Agasit dhe Ben Qimes. I pyetur nëse është përjashtuar, […]

The post Noka pasi e hoqi nga grupi: Salianji u vetëpërjashtua nga kryesia e PD appeared first on BoldNews.al.

Noka: Rama nuk e lëshon Ballukun, do e detyrojmë të pranojë qeveri teknike brenda pranverës

By: armand
23 December 2025 at 21:48

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, deklaroi në emisionin “Studio 24” se opozita do të intensifikojë protestat për të detyruar kryeministrin Edi Rama të pranojë një qeveri teknike. Noka akuzoi mazhorancën se funksionon si “narko-pushtet” që nuk jep asgjë me dëshirë. Ai u ndal edhe te çështja e ministrave të përfshirë në skandale, […]

The post Noka: Rama nuk e lëshon Ballukun, do e detyrojmë të pranojë qeveri teknike brenda pranverës appeared first on BoldNews.al.

Anatomia e një Shteti-Kufomë: Pse nuk na duhet një “bordello” më e pastër, por rrafshimi i saj

By: Ela
20 December 2025 at 14:46

Nga Muriel Bistro Nëse dikush hyn në një shtëpi publike dhe bërtet për moralin, është ose i marrë, ose pjesë e lojës për të rritur çmimin. Në Shqipëri, të thërrasësh “hajdut” përballë një sistemi që është ngritur mbi gjakun e kokainës dhe betonizimin e parave të pista, nuk është më protestë – është naivitet kriminal. […]

The post Anatomia e një Shteti-Kufomë: Pse nuk na duhet një “bordello” më e pastër, por rrafshimi i saj appeared first on BoldNews.al.

Flamur Noka: Do vijnë nga e gjithë Shqipëria në protestë, do kemi një bashkim të madh popullor në shesh

By: V K
20 December 2025 at 14:40

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, nga Lapraka ka dhënë mesazhin e qartë të mobilizimit për protestën e radhës opozitare, duke theksuar se qytetarë nga e gjithë Shqipëria pritet t’i bashkohen tubimit.

Reagimi:

Biseduam me banorë të Laprakës për organizimin e protestës dhe rëndësinë që ka për rrethanat politike ku ndodhet vendi ynë.

Do të vijnë nga e gjithë #Shqipëria. Ditën e hënë, dt. 22, ???? 18:00, do të kemi një bashkim të madh popullor në shesh.

 

The post Flamur Noka: Do vijnë nga e gjithë Shqipëria në protestë, do kemi një bashkim të madh popullor në shesh appeared first on Albeu.com.

Sherri në Kuvend, PS kërkon masa disiplinore për deputetët e PD

By: Rovena
18 December 2025 at 14:38

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka depozituar kërkesë për marrjen e masave disiplinore për 29 deputetët e opozitës, të cilët shkaktuan kaos në seancën e fundit të sesionit parlamentar.

Për Belind Këlliçin, Fidel Kreta, Albana Vokshi, Ledina Alolli dhe Denisa Vata kërkohet 60 ditë përjashtim nga aktivitetet parlamentare; për 30 ditë ndaj deputetes Elda Hoti, Gazment Bardhi dhe Sali Berisha; për 10 ditë ndaj deputetëve Edi Paloka, Ina Zhupа, Klodiana Çapja, Oerd Bylykbashi, Enno Bozdo, Tomorr Alizoti, Ivi Kaso, Gent Strazimiri, Luan Baçi, Bledi Himçi, Greta Bardeli, Manjola Luku, Flamur Hoxha, Kliti Hoti.

Gjatë kohës kur ishte planifikuar të bëhej betimi i Avokatit të Popullit, Endrit Shabani, deputetët e PD bllokuan vendet e ministrave dhe ndezën flakadanë./abcnews.al

 

Kaosi në Kuvend/ Peleshi përjashton Balliun dhe Nokën

By: Ela
18 December 2025 at 10:51

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi përjashtoi nga seanca e sotme plenare deputetin e Partisë Demokratike, Klevis Balliu për kaosin e krijuar në Kuvend. Ai zuri një nga karriget e ministrave si edhe hodhi dhe kartona drejt tyre. Pas masës ndëshkimore të marrë ndaj deputetit të PD Klevis Balliu, kreu i Kuvendit Niko Peleshi ka përjashtuar […]

The post Kaosi në Kuvend/ Peleshi përjashton Balliun dhe Nokën appeared first on BoldNews.al.

“Koordinator i Suel Çelës”, anëtari i PD në Elbasan – Nokës: Po shkatërron partinë

By: Ela
17 December 2025 at 11:49

Andi Mema, anëtar i Partisë Demokratike në Elbasan, ka reaguar ndaj Flamur Nokës pasi e akuzoi se ka lidhje me krimin dhe Partinë Socialiste. Në një reagim në rrjete sociale, Mema, kryetar i grup sesionit të lagjes “5 Maji”, thotë se ai është zgjedhur me votë, ndërsa Noka është një ndër ata që po e […]

The post “Koordinator i Suel Çelës”, anëtari i PD në Elbasan – Nokës: Po shkatërron partinë appeared first on BoldNews.al.

Arian Çani: SPAK s’ka b*thë të shkojë tek Edi Rama! Flamur Noka: Krimi i organizuar ka kapur çdo qelizë të shtetit

By: M C
16 December 2025 at 23:37

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të marte në emisionin “Zonë e Lirë” ku foli për Partinë Demokratike, SPAK, lëvizjet e qeverisë ndërsa hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.

Flamur Noka tha se SPAK nuk vepron në mënyrë të drejtë ndërsa theksoi se krimi i organizuar ka kapur çdo qelizë të Shqipërisë dhe se droga është burimi kryesor i buxhetit të shtetit.

Ndërsa moderatori i emisionit, Arian Çani, tha se SPAK i ka dalë në luftë të hapur Edi Ramës ndërsa shtoi se SPAK nuk e godet dot këtë të fundit sepse është kryeministër në detyrë dhe se s’kanë b*thë ta godasin.

Pjesë nga biseda në studio

Arian Çani: SPAK i ka dalë në luftë të hapur Edi Ramës. Altin Dumani i ra të dyja palëve. Po si bie dot Edi Ramës se është kryeministër, kryeministër në detyrë. S’kanë b*thë të shkojnë tek ai.

Flamur Noka: Krimi i organizuar ka kapur çdo qelizë të këtij vendi. Droga është burimi kryesor i buxhetit të shtetit. Këtu drejtësia po të ishte në kushte normale do e kishte shkulur me rrënjë çdo nivel drejtues të institucioneve të këtij shteti. Për sa kohë këtu diskutohet statistika, është problem.

The post Arian Çani: SPAK s’ka b*thë të shkojë tek Edi Rama! Flamur Noka: Krimi i organizuar ka kapur çdo qelizë të shtetit appeared first on Albeu.com.

Edmond Spaho: PD si pulë pa kokë! Ka nevojë për burra, jo për Flamurka

By: Ela
15 December 2025 at 12:49

Ish-deputeti Edmond Spaho, që ka qenë kritik për zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike, iu është përgjigjur atyre që e akuzojnë pse po flet tani për gjendjen ku ndodhet PD-ja. Edmond Spaho shkruan se Partia Demokratike po sillet si pemë pa kokë. Ai shton më tej se burrat mbahen nga fjala që japin, sidomos kur janë në […]

The post Edmond Spaho: PD si pulë pa kokë! Ka nevojë për burra, jo për Flamurka appeared first on BoldNews.al.

Përplasjet në PD/ Noka – Salianjit: Angazhove Suel Çelën në Elbasan që njerëzit mos dalin në Foltore

By: Ela
13 December 2025 at 21:01

Janë zbardhur detaje nga debatet që u zhvilluan sot mes demokratëve në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, e cila u mbajt me dyer të mbyllura pa prezencën e mediave. Flamur Noka dhe Ervin Salianji kanë pasur përplasje të forta gjatë mbledhjes. Noka akuzoi ish-deputetin demokrat se ka angazhuar grupin e Suel Çelës që mos të […]

The post Përplasjet në PD/ Noka – Salianjit: Angazhove Suel Çelën në Elbasan që njerëzit mos dalin në Foltore appeared first on BoldNews.al.

Noka: PD nis protesta pa ndalim më 22 dhjetor, kërkuam ndjesë për firmat e Avokatit të Popullit

13 December 2025 at 18:37

TIRANË, 13 dhjetor /ATSH/ Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, deklaroi sot pas mbledhjes së kryesisë së PD-së, se opozita do të nisë një cikël protestash pa ndalim, duke filluar nga e hëna, më 22 dhjetor, në orën 17:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“Protesta e ditës së hënë do të jetë e para, sepse do të zhvillohen protesta pa ndalim. Do të vazhdojmë ciklin e protestave derisa qeveria teknike të trokasë në vendin tonë dhe t’i hapet rrugë zgjedhjeve të lira”, u shpreh Noka për mediet.

Duke folur për situatën politike dhe drejtësinë, Noka akuzoi kryeministrin Edi Rama për kapje totale të pushteteve.

“Në Shqipëri reforma në drejtësi ka vdekur. Edi Rama është drejtësia, është ekzekutivi, është media dhe legjislativi”, deklaroi ai, duke shtuar se “pa zgjedhje të lira, as demokracia dhe as pluralizmi nuk kanë kuptim”.

I pyetur lidhur me firmat e dhëna për Avokatin e Popullit, Noka tha se Partia Demokratike ka kërkuar ndjesë publike.

“Partia Demokratike, nëpërmjet kryetarit, ka kërkuar ndjesë publike. Ndjesa është ndaj demokratëve dhe qytetarëve për një gabim të bërë në një moment emocional”, theksoi ai, duke sqaruar se firmat janë tërhequr zyrtarisht më 2 dhjetor.

Në deklaratën e tij, sekretari i përgjithshëm i PD-së denoncoi edhe kërcënimet ndaj anëtarëve të kësaj force politike.

“Kemi informacione dhe ankesa nga Elbasani se Suel Çela ka telefonuar dhe ka kërcënuar demokratët që të mos merrnin pjesë në foltoren e Sali Berishës”, tha Noka.

Në përfundim, ai theksoi se kërkesa e vetme e opozitës mbetet dorëheqja e kryeministrit. “Dorëheqja e vetme që kërkohet sot në këtë vend është ajo e Edi Ramës. Asgjë tjetër nuk e stabilizon Shqipërinë”, përfundoi Noka.

/gj.m/r.e/

The post Noka: PD nis protesta pa ndalim më 22 dhjetor, kërkuam ndjesë për firmat e Avokatit të Popullit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përfundon mbledhja e PD/ Noka: Do nisim protestat pa ndalim! Dorëheqja ime i shërben vetëm Ramës

By: Ela
13 December 2025 at 18:05

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka duke folur pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë, u shpreh se protesta e ditës së hënë, 22 dhjetor ora 17:00, do të jetë e para, sepse do të zhvillohen protesta pa ndalim. I pyetur në lidhje me firmat e dhëna për Avokatin e Popullit, Noka u shpreh se, […]

The post Përfundon mbledhja e PD/ Noka: Do nisim protestat pa ndalim! Dorëheqja ime i shërben vetëm Ramës appeared first on BoldNews.al.

“Jep dorëheqjen”/ Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji-Nokës: Ke shkatërruar partinë

By: Ela
13 December 2025 at 16:28

Debate të forta në mbledhjen me dyer të mbyllura të Kryesisë së Partisë Demokratike e cila vijon punimet me dyer të mbyllura prej orës 14:00. Pas foltoreve të zhvilluara secili në mënyrën e tij, Sali Berisha dhe Ervin Salianji u takuan përballë njëri-tjetrit gjatë mbledhjes. Burime nga mbledhja bëjnë me dije se ka pasur debate […]

The post “Jep dorëheqjen”/ Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji-Nokës: Ke shkatërruar partinë appeared first on BoldNews.al.

Përplasja në Kuvend Balla-Noka, seanca ndërpritet pas akuzave dhe fyerjeve

11 December 2025 at 11:01

TIRANË, 11 dhjetor /ATSH/ Seanca plenare e ditës së sotme u ndal për disa minuta, pas një përplasjeje mes kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, dhe deputetit të PD-së, Flamur Noka.

Debati nisi gjatë diskutimeve mbi kërkesën për ndryshimin e rendit të ditës dhe kandidaturat për Avokatin e Popullit.

Gjatë fjalës së tij, Balla kritikoi deputetët e opozitës se nuk kishin paraqitur asnjë argument për heqjen e një pike nga rendi i ditës dhe iu referua deklaratave të mëparshme të disa prej tyre që e kishin quajtur kandidatin Endrit Shabani “lepur i Surrelit”.

“Dëgjova batuta e tallje. Njëri fliste për lepuj, por po folët për lepuj duhet të flisni dhe për zagarët”, tha Balla, duke vijuar se kandidati Besim Ndregjoni nuk mund të zgjidhet në detyrë për shkak të moshës.

Në këtë moment, deputeti Flamur Noka ndërhyri nga vendi duke e quajtur Ballën “injorant”, çka solli reagimin e menjëhershëm të kryetarit të grupit të PS-së, i cili kërkoi ndërprerjen e seancës deri në nxjerrjen jashtë të Nokës.

Kryetari i Kuvendit vendosi pezullimin e seancës për 10 minuta, me qëllim uljen e tensioneve.

Përplasja ndodhi në vazhdën e akuzave të forta të deputetëve të PD-së, të cilët e cilësuan kandidatin për Avokat të Popullit, Endrit Shabani, si “lepur të Surrelit” dhe kërkuan përjashtimin e tij nga lista.

Seanca pritet të rinisë pas pushimit, ndërsa atmosfera në sallë mbetet e tensionuar.

Kuvendi në seancë plenare, Foto: Florian Abazaj
1 nga 8
Sali Berisha - Kreu i PD, Foto: Florian Abazaj
Blendi Klosi - Deputet i PS, Foto: Florian Abazaj

/gj.m/a.f/r.e/

The post Përplasja në Kuvend Balla-Noka, seanca ndërpritet pas akuzave dhe fyerjeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Injorant!”, Noka për fyerjen ndaj Ballës: I quajti “zagarë” deputetët e opozitës

By: Ela
11 December 2025 at 11:25

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demoratike, Flamur Noka ka treguar arsyen pse ka zgjedhur t’i drejtohet kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, me shprehjen “injorant”. Noka tregon se Balla iu drejtua me zagar deputetëve të opozitës “Unë nuk kam fyer askënd, ndaj vërejtjen tërhiqe. Termi injorant në fjalorin shqip zbërthehet: Njeri që nuk […]

The post “Injorant!”, Noka për fyerjen ndaj Ballës: I quajti “zagarë” deputetët e opozitës appeared first on BoldNews.al.

“Injorant”, “Ky zotëria duhet të dalë jashtë”, tensione në Kuvendin e Shqipërisë ndërmjet Nokës dhe Ballës

11 December 2025 at 11:25


Seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë është përfshirë nga tensione dhe ofendime mes deputetëve të Partisë Socialiste dhe të Partisë Demokratike.

Teksa fliste kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, dëgjohet demokrati Flamur Noka duke i thënë ‘o injorant’.

Pas kësaj, Balla kërkoi që Noka të djalë jashtë seancës.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi u detyruara të ndërpresë seancën për 10 minuta në mënyrë që të qetësohet situata, por më pas rinisi sërish.

“E keni sjellë kërkesën sjellë 24 orë, deri më tani jeni në shkelje të rregullores sepse nuk kemi dëgjuar pse duhet tërhiqet nga rendi i ditës, njëri i bie patkoit, tjetri gozhdës, nuk ka sqaruar se kjo çështje duhet të ikë nga rendi ditës. Dëgjova batuta. Dëgjova tallje. Njëri fliste për lepuj. Po, po hytë te lepujt duhet të flisni edhe për zagarët. Sepse lepurin në pritë e nxjerr zagari… Dhe po i hyj këtij diskutimi bujrum se i lexoj, do t’ju lexoj listën, pastaj ju lexoj listën, ti flet për lepuj, unë do flas për zagar, po i hytë kësaj pune, prandaj ta tregoj unë. Por tani, tani ju ju ju thatë këtu, madje në letrën që citoi kryetari i Kuvendit keni cituar progres-raportin.

Thoni aty depolitizimi. Se martesa të politizuara, t’ju them të drejtën, mua më vjen keq se ju talleni me një të persekutuar politik si Besim Ndregjoni, keni vite me radhë që e gënjeni, e gënjeni, e gënjeni, sepse të gjithë e dini, të gjithë e dini që Besim Ndregjoni nuk zgjidhet dot në atë institucion se nuk e le ligji, se ka mbushur 77 vjeç. Por meqenëse unë jam 81, thotë njëri, hajde se po bëjmë edhe këtë 77. Por nuk bëhet dot, nuk të le ligji. Ju talleni, ju talleni me Adrianën Kalanë. Ti s’merr vesh nga ligjet, por do ta shpjegoj unë. Ky zotëria duhet të dalë përjashta”, tha Balla.

Pas kësaj, Noka u shpreh “O injorant! Ooo zagar, ti je zagari, zagar jeni!”.

Balla më tej theksoi “Unë e ndërpres fjalën derisa nxirrni përjashta zotërinjtë, faleminderit, nxirreni përjashta, zoti kryetar”. /Tch/

Përplasje e ashpër mes Nokës dhe Bidos në Kuvend: Gjipeja do të jetë varri yt politik

By: Elva
4 December 2025 at 22:52

Seanca maratonë në Kuvend është shoqëruar me debate të forta dhe tone të larta mes deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka, dhe atij të Partisë Socialiste, Ardit Bido, lidhur me çështjen e pronave në Gjipe. Gjatë fjalës së tij nga foltorja, Noka akuzoi Bidon se është “ideatori i një falsifikimi” që synon, sipas tij, vjedhjen […]

The post Përplasje e ashpër mes Nokës dhe Bidos në Kuvend: Gjipeja do të jetë varri yt politik appeared first on BoldNews.al.

“SPAK në oborrin e Ramës”/ Noka: Balluku ushtare! Nuk ka vjedhur e vetme

By: Brisi
27 November 2025 at 21:39

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka, ka komentuar hetimet e SPAK për zv/kryeministren e pezulluar, Belinda Balluku e cila është marrë e pandehur për shkelje të barazisë në tendera. Sipas Nokës, Balluku nuk ka vjedhur e vetme, në aferën e tunelit të Llogarasë por në takimin me biznesmenët turq, sipas tij ka qenë i […]

The post “SPAK në oborrin e Ramës”/ Noka: Balluku ushtare! Nuk ka vjedhur e vetme appeared first on BoldNews.al.

Noka: Rama këshilloi edhe kryeministrin spanjoll të mos ikte

By: redi
27 November 2025 at 21:43

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka reaguar sërish ndaj hetimeve që SPAK po kryen mbi Belinda Ballukun. Për të standardet demokratike në vend janë shkelur rëndë dhe se në çdo shtet europian përgjegjësit politikë do të kishin dhënë dorëheqjen. ”Po të kishte standard demokratik, po të ndodhte në një shtet të Evropës, do jepnin dorëheqje të gjithë. Po ky nuk jep dorëheqje.

Source

Noka: Asnjë vëmendje shtetërore ndaj pasojave të fatkeqësive natyrore

25 November 2025 at 13:45

TIRANË, 25 nëntor /ATSH/ Në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, paraqiti sot projektbuxhetin e vitit 2026.

Gjatë paraqitjes së projektbuxhetit, deputetët e opozitës ngritën shqetësimin në lidhje me përmbytjet e shkaktuara ditët e fundit si dhe menaxhimin e situatës nga Emergjencat Civile.

“Në të gjitha këto situata kritike shteti ka dështuar. Nuk e di sa duhet të jetë temperatura që qeveria të mirëqeverisë. Ne kemi pajisjet 40 deri në 50 vjet më të vjetra së Kosova dhe Maqedonia, arsyeja pse ndodhin këto është korrupsioni. Përgjegjësia kryesore e kësaj situate është e qeverisë”, u shpreh deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu.

Deputeti Flamur Naka bëri përgjegjës qeverinë për situatën e zjarreve dhe përmbytjeve.

“Në këto vitet e fundit në Shqipëri është bërë e udhës që kur ndodhin zjarret qeveria nuk ka faj, edhe kur ndodhin përmbytjet qeveria nuk ka faj. Për të gjitha qeveritë e botës kur ndodhin situata të tilla përgjegjësia merret nga qeveria. Ju kanë lënë ju që për faqe të zezë si askund tjetër, sheh zjarrfikës që të dhimbsen duke fikur zjarre me thupra. Me thupra do të fiken zjarret?! Nuk ka asnjë vëmendje shtetërore. Është dramatike, kjo situatë. Cinizmi që ka ndaj fatkeqësisë njerëzore. U premtuan avionë, nuk kemi avionë. Si shpjegohet se këto ura pa mbaruar dy vite duhen ribërë se i merr lumi?!”, tha Noka.

Në përgjigje të tyre, Çako tha se “flota e zjarrfikësve është përtërirë dhe vazhdon përtërihet. Ka dhe mjete të vjetra, nuk është bërë e mundur riaftësimi i të gjitha mjeteve në një kohë reale. Tirana ka mjetet më bashkëkohorë të mundshme”.

Deputeti Isuf Çelaj ngriti shqetësimin për dëmet nga fatkeqësitë natyrore në bashkitë e qarkut të Kukësit, ku sipas tij në këto bashki fondet janë minimale.

“Bashkitë Tropojë, Has dhe Kukës, që janë të ekspozuara ndaj përmbytjeve, rrëshqitjeve të dherave, nga dëbora apo edhe nga zjarre, vijojnë të financohen me logjikën e 10 viteve më parë. Fondet për përcaktuar janë minimale. Bashkitë e vogla nuk kanë mundësi dhe kapacitete njerëzore për t’i përballuar”, tha Çelaj.

Çako sqaroi se bashkitë “kanë qenë përfituese të projekteve për parandalimin e fatkeqësive natyrore”.

Gjithashtu Çako shtoi se ka një plan për ngritjen e qendrave rajonale në veri.

Në përgjigje të shqetësimit të ngritur nga deputeti i Partisë Socialiste Ardit Bido, i cili kërkoi që të alokohet një fond emergjence për bashkitë Sarandë, Delvinë, Finqi, për dëmet nga përmbytje, Çako tha se “duhet të konstatohen fillimisht dëmet pastaj të bëhen dëmshpërblimet”.

“Jemi pothuajse në situatë emergjence pasi sot nesër dhe pasnesër janë tre ditë që parashikojnë të kenë reshje të konsiderueshme, jo në të njëjtat nivele që kanë qenë nga data 17 deri në 23. Tre bashkitë më të ekspozuara janë Saranda, Delvina dhe Finiqi, ku është përqendruar dhe gjitha kapaciteti i forcave operacionale për t’u ardhur në ndihëm banorëve”, tha Çako.

/m.q/j.p/

The post Noka: Asnjë vëmendje shtetërore ndaj pasojave të fatkeqësive natyrore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌