Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 26 December 2025Main stream

Imuniteti i Ballukut, Bylykbashi: Peleshi po pengon procesin

26 December 2025 at 11:44

TIRANË, 26 dhjetor /ATSH/ Pesë anëtarët e Partisë Demokratike në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, thirrën sot në orën 11:00 mbledhjen e Këshillit, për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku.

Deputetët e opozitës janë paraqitur në ambientet e sallës, por sipas tyre, e kanë gjetur derën e mbyllur, duke i penguar që të ushtrojnë përgjegjësinë e tyre.

Sipas deputetit të Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi u ka mbyllur derën duke bllokuar procesin e heqjes së imunitetit për Ballukun.

“Kryetari i Kuvendit sërish refuzon që të thërrasë pjesën tjetër, të bëjë veprimet e tij të domosdoshme të kërkuara nga ligji, duke bllokuar një proces shumë të rëndësishëm kushtetues të parlamentit të Shqipërisë, për heqjen e imunitetit dhe mospengimin e drejtësisë në hetimin e kësaj afere skandaloze korruptive.

“Ne presim këtu që Kuvendi të na vërë në dispozicion që kjo mbledhje e thirrur rregullisht të jetë funksionale, por, ja ku jemi, Kryetari i Kuvendit na ka mbyllur derën”, theksoi Bylykbashi.

Gjithashtu, sipas PD-së, Peleshi nuk lejon mediet që të futen as në sallën e grupit parlamentar të PD.

/m.q/a.f/r.e/

The post Imuniteti i Ballukut, Bylykbashi: Peleshi po pengon procesin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Opozita shqiptare me protestë kombëtare para Kryeministrisë

22 December 2025 at 19:04


Ka nisur rreth 20 minuta më vonë se orari i lajmëruar protesta e Partisë Demokratike para Kryeministrisë.

Kryedemokrati Sali Berisha i është bashkuar mbështetësve të mbledhur në bulevard duke ecur në këmbë nga selia e PD, i shoqëruar nga nënkryetarët Flamur Noka dhe Oerd Bylykbashi.

Ai është pritur me ovacione dhe thirrje “O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do”, nga simpatizantët.

1400 forca policie janë angazhuar në terren për mbarëvajtjen e protestën së opozitës, për të cilën është lajmëruar vetëm orari i nisjes, ora 18:00 ndërsa nuk dihet sa do të zgjasë.

Policia ka njoftuar se për shkak të protestës e cila nis në orën 18:00 do të ketë kufizime në disa rrugë.

Sipas njoftimit parkimi në disa rrugë nuk do të lejohet që nga ora 14:00. Përkatësisht nuk lejohet parkimi në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, në sheshin “Nënë Tereza, në rrugën “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, në bulevardin ”Zhan D’Ark” dhe bulevardin ”Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Gjithashtu nga ora 14:00 do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Më herë ambasada amerikane përmes një njoftimi të shpërndarë ka këshilluar personelin e saj të shmangë protestën.

“Një protestë është planifikuar të zhvillohet të hënën, më 22 dhjetor 2025, në orën 18:00. Protestuesit planifikojnë të mblidhen pranë godinës së Kryeministrisë, e vendosur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, midis Sheshit Nënë Tereza dhe Sheshit Skënderbej./Euronews Albania

Bylykbashi: Rama në panik, bllokon heqjen e imunitetit

By: redi
19 December 2025 at 22:04

Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi denoncon veprimet e qeverisë për të penguar hetimin e zv.kryeministres Belinda Balluku. Sipas tij, Rama ka bllokuar dhënien e provave dhe zvarritur procesin e heqjes së imunitetit, duke cenuar dinamiken e hetimeve të SPAK dhe transparencën parlamentare. Bylykbashi theksoi edhe se SPAK-u ka kërkuar heqjen e imunitetit për të mundësuar arrestimin e Ballukut…

Source

Mbledhja e Këshillit të Mandateve, Bylykbashi: Rama në panik, bllokon heqjen e imunitetit

By: armand
19 December 2025 at 21:21

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, denoncon veprimet e qeverisë për të penguar hetimin e zv.kryeministres Belinda Balluku. Sipas tij, Rama ka bllokuar dhënien e provave dhe zvarritur procesin e heqjes së imunitetit, duke cenuar dinamiken e hetimeve të SPAK dhe transparencën parlamentare. Bylykbashi theksoi se SPAK ka kërkuar heqjen e imunitetit për të mundësuar […]

The post Mbledhja e Këshillit të Mandateve, Bylykbashi: Rama në panik, bllokon heqjen e imunitetit appeared first on BoldNews.al.

Kuvendi rishpall vakancën për zëvendësimin e Elsa Toskës në Kushtetuese

10 December 2025 at 13:40

Komisioni parlamentar i Ligjeve vendosi të mërkurën që të rihapë garën për një anëtar me mandat të plotë në Gjykatën Kushtetuese, i cili do të zëvendësojë Elsa Toskën e larguar me dorëheqje nga detyra në mesin e mandatit të saj. Vakanca u hap për herë të parë nga Kuvendi në fund të shtatorit 2024, por […]

The post Kuvendi rishpall vakancën për zëvendësimin e Elsa Toskës në Kushtetuese appeared first on Reporter.al.

Bylykbashi: Gjysma e qeverisjes publike me koncesion

By: redi
4 December 2025 at 15:42

Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ngriti shqetësimin në lidhje me numrin e lartë të koncesioneve me partneritet publik-privat. Ai tha se paraja e shqiptarëve mund të zhduket e përvetësohet në mënyrë kriminale, jo thjesht korruptive. Bykykbashi theksoi se qeveria ka kthyer shtetin në një skemë gjigante korrupsioni dhe koncesionesh. Gjatë fjalës së tij…

Source

Bylykbashi: Më shumë se gjysma e qeverisjes publike, me koncesion

4 December 2025 at 14:34

TIRANË, 4 dhjetor /ATSH/ Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ngriti shqetësimin në lidhje me numrin e lartë të koncesioneve me partneritet publik-privat.

Bylykbashi tha se paraja e shqiptarëve mund të zhduket e përvetësohet në mënyrë kriminale, jo thjesht korruptive. Bykykbashi theksoi se qeveria ka kthyer shtetin në një skemë gjigante korrupsioni dhe koncesionesh.

Gjatë fjalës së tij, Bylykbashi përmendi disa nga shërbimet publike që kryhen përmes kompanive private.

“Nuk ka njeri që nuk bie dakord që minimumi i korrupsionit është 20 deri në 30%. Bëni llogarinë e buxhetit të shtetit, merrni vetëm investimet, aplikojeni këtë 30% dhe kuptoni se po flasim për qindra miliona euro korrupsion në vit. Vetëm sa është hapur kutia e Pandorës me emrin Balluku”, tha Bylykbashi.

“E dyta është shprindërimi. Prindërit po largojnë fëmijët e tyre. I largojnë për të studiuar se këtu nuk kanë shpresë, i largojnë për të punuar se këtu nuk kanë punë. Prindërit nuk janë më prindër se i kanë larg fëmijët e tyre. Kjo nuk është histori opozitash, edhe votuesit tuaj i kanë fëmijët jashtë, larg”, vijoi ai.

“E treta ishte privatizimi i shtetit dhe shtetëzimi i privatit. Urdhër 257 i nëntorit 2014, urdhri i kryeministrit, për dhënien me koncesion të punëve dhe shërbimeve publike. Ministritë kanë detyrimin ta zbatojnë këtë urdhër. Nëntë ministri të përfshira, praktikisht gjithë shteti. Koncesion ose PPP për gjysmën apo më shumë të qeverisjes publike”, vuri në dukje Bylykbashi.

“Kryeministri jep urdhër: çfarë ke në kompetencë, privatizoje. Kontrolli bazë mjekësor, shërbimi i dializës, furnizimi i instrumenteve kirurgjikale, urgjenca mjekësore, oksigjeni, laboratorët, administrimi i spitaleve, mbetjet spitalore, energjia, OSHEE-ja, siguria ushqimore, peshkimi, mbetjet, inertet, inceneratorët, lumenjtë, burimet ujore, pyjet, shërbimet sociale, punësimi, shkollat profesionale, turizmi, porti i Durrësit, strehimi, landfillet, rrugët, autostradat, kuponat fiskalë, kadastra fiskale, mbledhja e borxheve të vjetra. E gjithë lista me koncesion”, tha ai.

Bylykbashi shtoi se ka ndodhur privatizimi i shtetit, por edhe shtetëzimi i publikut.

“Po përdoret shteti dhe privati për të ushtruar presion se nuk kanë ku shkojnë tjetër. Piramida e pushtetit të centralizuar prodhon vetëm këtë në situatë”, tha Bylykbashi.

Duke iu drejtuar mazhorancës, Bylykbashi tha se “ju sot e keni kthyer qeverisjen e shqiptarëve nga një detyrim publik, përgjegjshmëri me votë, llogaridhënie me votë, ku bazohet në Kushtetutë dhe të drejtën publike, e keni kthyer në qeverisje me Kod Civil me kontrata. Po kujt do t’i japë llogari dhe deputetët dhe qeveria, për fajet e kujt? Qeverisë apo privatit?! Si do të kuptohet demokracia në këtë histori? Si mund të garantohet që vota e ndan përgjegjësinë, jo nuk është e ministrit, është e privatit tjetër?”.

“Është një logjikë e tërë kriminale, jo korruptive, por për t’i grabitur buxhetin e shqiptarëve ta bësh privat dhe më pas privatin ta kthesh në shërbëtor të shtetit”, tha Bylykbashi.

/m.q/j.p/

The post Bylykbashi: Më shumë se gjysma e qeverisjes publike, me koncesion appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

101 deputetë në Kuvend? Bylykbashi kundër Ramës: Zhduk pluralizmin dhe partitë e vogla

By: redi
29 November 2025 at 16:53

Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi kundërshton idenë e kryeministrit Edi Rama për reduktimin e numrit të deputetëve në parlament nga 140 në 101. Sipas tij, një ndryshim i tillë kushtetues do të vriste pluralizmin. ”Po flasim për themelet kushtetuese që kërkojnë debat të gjerë, dhe nuk është si të forcojmë Edi Ramën apo si ta shpëtojmë duke bërë sulltan Edi Ramën. Ky është parakushti si mos ta…

Source

Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

18 November 2025 at 16:06

Mazhoranca dhe opozita nisën së bashku punën për një reformë të re zgjedhore, por me qëndrime të ndara për atë se çfarë prisnin nga funksionimi i komisionit të posaçëm dypalësh. Socialistët në pushtet kërkojnë që procesi të nisë me çështje teknike që kanë konsensus dhe të kenë si udhërrëfyes rekomandimet e OSBE-ODIHR, ndërsa opozita paralajmëroi […]

The post Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim appeared first on Reporter.al.

Oerd Bylykbashi zbulon për çfarë u paraqit në Prokurorinë e Posaçme

By: V K
18 November 2025 at 11:19

Ditën e sotme, deputeti i PD Oerd Bylykbashi, u paraqit në Prokurorinë e Posaccme.

Në një deklaratë për mediat, ai ka deklaruar se u thirr në lidhje me kallëzimin e grupit parlamentar të PD për Eko parkun

I pyetur nga gazetarja Klodiana lala në lidhje me çështjen e 21 janarit, për të cilën kreu i PD Sali Berisha ka marrë një fletëthirrje, Bylykbashi ka deklaruar se një njoftim i tillë nuk i ka ardhur, edhe pse në atë kohë ishte pjesë e kabinetit të Berishës në Kryeministri.

The post Oerd Bylykbashi zbulon për çfarë u paraqit në Prokurorinë e Posaçme appeared first on Albeu.com.

Bylykbashi del nga SPAK: Isha për kallëzimin e “ECO Park” në Durrës

By: Brisi
18 November 2025 at 11:05

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi ka dalë nga ambjentet e SPAK, aty ku u paraqit mëngjesin e kësaj të marte. Në dalje të Prokurorisë për gazetarët ai u shpreh se ishte në SPAK në cilësinë e kallëzuesit për aferën e ECO parkut në Durrës. Sipas tij në kallëzimin e bërë tregohet se ECO Park është më […]

The post Bylykbashi del nga SPAK: Isha për kallëzimin e “ECO Park” në Durrës appeared first on BoldNews.al.

Deputeti i PD Oerd Bylykbashi paraqitet në SPAK

By: V K
18 November 2025 at 09:14

Ditën e sotme, deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, u paraqit në ambientet e SPAK.

Ai u pa teksa hynte në godinën e Prokurorisë së Posaçme, ndërsa nuk ka dhënë asnjë deklaratë për mediat.

Arsyeja e paraqitjes së tij ende nuk është bërë e ditur.

The post Deputeti i PD Oerd Bylykbashi paraqitet në SPAK appeared first on Albeu.com.

Deputeti Oerd Bylykbashi paraqitet në SPAK

By: Brisi
18 November 2025 at 09:09

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi është paraqitur mëngjesin e kësaj të marte në Prokurorinë e Posaçme, SPAK. Nuk dihet ende arsyeja e thirrjes së tij në Prokurorinë e Posaçme.

The post Deputeti Oerd Bylykbashi paraqitet në SPAK appeared first on BoldNews.al.

Bylykbashi: Reforma zgjedhore është detyrim kombëtar, BE e kërkon që të jetë transparente

By: redi
7 November 2025 at 21:47

Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi thotë se për reformën zgjedhore opozita është e gatshme të kontribuojë seriozisht në këtë proces, por mungon vullneti politik nga ana e mazhorancës. Bylykbashi theksoi se në çdo rast të mëparshëm, me përjashtim të vitit 2021, komisioni i reformës zgjedhore është miratuar me unanimitet, dhe e cilësoi hipokrizi çdo qëndrim që do ta bllokonte këtë proces nga…

Source

“Rama jep porosi, Peleshi zbato”, Bylykbashi: Parlamenti po kthehet në mekanizëm pa debat

By: Brisi
7 November 2025 at 21:42

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe situatën në Parlament, duke akuzuar mazhorancën se po pengon qëllimisht debatin demokratik. I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ Bylykbashi shprehu pakënaqësi për mënyrën se si drejtohet Kuvendi nga kryetari aktual, Niko Peleshi, duke nënvizuar se ai po vepron nën ndikimin e Kryeministrit […]

The post “Rama jep porosi, Peleshi zbato”, Bylykbashi: Parlamenti po kthehet në mekanizëm pa debat appeared first on BoldNews.al.

Bylykbashi: Votimi i ligjit për barazinë gjinore, hapi portën për ideologji që shkatërrojnë familjen

By: armand
7 November 2025 at 11:21

Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashki ka reaguar pas miratimit në Kuvend vetëm me votat e mazhorancës të ligjit të shumëdiskutuar për Barazainë Gjinore. Përmes një statusi në platformën sociale Facebook, Bykykbashi shkruan se vota pro e ligjvënësve socialistë për ‘Barazinë Gjinore’, hapi portën për ideologji që shkatërrojnë në themel familjen. Bylykbashi shkruan se barazia mes […]

The post Bylykbashi: Votimi i ligjit për barazinë gjinore, hapi portën për ideologji që shkatërrojnë familjen appeared first on BoldNews.al.

Bylykbashi: OSBE konfirmoi përdorimin e administratës publike nga qeveria në zgjedhje

6 November 2025 at 17:39

TIRANË, 6 nëntor/ATSH/ Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, në fjalën e tij në Kuvend gjatë diskutimit të raportit vjetor të Departamentit të Administratës Publike, ngriti sërish shqetësimin për përdorimin politik të administratës publike nga qeveria gjatë procesit zgjedhor.

Bylukbashi tha se këtë e tha edhe raporti i Komisionit Europian në mënyrën e vet. Ai shtoi se edhe raporti i ODIHR-it i bëri një radiografi të hidhur politizimit të administratës publike.

“Për herë të parë, OSBE/ODIHR e ka vendosur në krye të raportit të saj shqetësimin për kushtet e pabarabarta të lojës në zgjedhje, për shkak të përdorimit masiv të administratës publike nga partia në pushtet,” deklaroi Bylykbashi.

Ai shtoi se politizimi i administratës publike është bërë ekstrem.

Deputeti demokrat akuzoi qeverinë se ka ndërhyrë në ligjin konsensual për nëpunësin civil, i miratuar në vitin 2013, duke e shtyrë përmes një Akti Normativ për ti hapur rrugën largimit të mijëra punonjësve e duke i zëvendësuar me militantë.

Duke iu referuar raportit të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 11 majit, ai theksoi se dokumenti bën një radiografi të hidhur të gjendjes së administratës publike.

“Raporti thotë qartë se palët nuk patën fushë të barabartë loje dhe një nga arsyet kryesore ishte pikërisht përdorimi masiv i administratës publike për të ndikuar në procesin zgjedhor”, deklaroi ai.

Bylykbashi citoi pjesë të raportit sipas të cilit “partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjerë i burimeve administrative përgjatë fushatës, duke krijuar një avantazh të padrejtë dhe duke ushtruar presion mbi nëpunësit publikë për të mbështetur fushatën”.

Ai shtoi se janë raportuar raste të shumta presioni ndaj punonjësve në bashki për të marrë pjesë në aktivitetet e Partisë Socialiste, ndërsa të tjerë janë kërcënuar se do të humbnin vendin e punës nëse merrnin pjesë në ngjarjet e opozitës.

“Raporti flet qartë për përdorimin e sistemit të patronazhimit në gjithë vendin, ku janë bërë oferta për punësim apo përfitime sociale nga funksionarë publikë për të siguruar vota. Kjo është një formë presioni që nuk dhunon votën, por lirinë e mendimit të qytetarit për të zgjedhur në mënyrë të lirë”, u shpreh Bylykbashi.

Sipas tij, administrata publike është kthyer në një instrument politik të përdorur “masivisht dhe në mënyrë të koordinuar” për qëllime elektorale.

/a.f/

The post Bylykbashi: OSBE konfirmoi përdorimin e administratës publike nga qeveria në zgjedhje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mazhoranca rrëzon kërkesën e PD për shkarkimin e Presidentit

31 October 2025 at 14:10

Demokratët pretendojnë se Begaj ka kryer disa shkelje të rënda të Kushtetutës, referuar disa dekreteve të tij, disa të rrëzuara nga Gjykata Kushtetuese, dhe se ka marrë përfitime në konflikte të hapura interesi. PD po ashtu e akuzon presidentin se ka qenë i njëanshëm politikisht gjatë ushtrimit të detyrës dhe nuk ka arritur të jetë […]

The post Mazhoranca rrëzon kërkesën e PD për shkarkimin e Presidentit appeared first on Reporter.al.

Bylykbashi: Nuk konstatojmë asnjë shkelje të rëndë të Kushtetutës nga Presidenti

31 October 2025 at 12:56

TIRANË, 31 tetor/ATSH-Maela Marini/ Deputetja e Partisë Socialiste, Aulona Bylykbashi paraqiti sot argumentet e mazhorancës për rrëzimin e kërkesës së Partisë Demokratike për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj për shkelje të vazhdueshme të rënda të Kushtetutës.

Gjatë shqyrtimit të kësaj kërkese në komisionin e Ligjeve, Bylykbashi u shpreh se “pretendimet e ngritura në kërkesën për shkarkim nuk plotësojnë standardin e shkeljes së rëndë të Kushtetutës”.

“Ne dalim në përfundimin se kërkesa e deputetëve për shkarkimin e Presidentit të Republikës nuk plotëson as kushtet formale procedurale dhe mendojmë që Kuvendit t’i çojmë një raport për mosngritjen e komisionit për shqyrtimin e kësaj kërkese”, theksoi ajo.

Bylykbashi solli në vëmendje mekanizmat që garantojnë që iniciativa për shkarkimin e Presidentit të mos merret arbitrarisht, por vetëm mbi bazën e një vlerësimi paraprak të ligjshmërisë dhe ekzistencës së një baze kushtetuese të dukshme.

Sipas saj, “komisioni vlerëson se kërkesa nuk përmban shkaqe për të legjitimuar ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për të hetuar shkeljet e pretenduara të një natyre të rëndë nga Presidenti”.

Për sa i përket pretendimit të opozitës në lidhje me shpalljen e dekretit për zgjedhjet e pjesshme vendore në Tiranë, Bylykbashi theksoi se në kushtet kur kjo çështje është bërë objekt shqyrtimi në Gjykatën Kushtetuese, komisioni vlerëson se ky pretendim nuk mund të përbëjë objekt për hetim nga komisioni hetimor i Kuvendit.

Lidhur me pretendimin e dytë për ndërhyrje në pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese për ndërprerjen e mandateve të kësaj gjykate, Bylykbashi kujtoi se “e drejta për të iniciuar të drejtën për shkarkimin e Presidentit përbën një instrument kushtetues të jashtëzakonshëm që mund të aktivizohet vetëm në kushtet e shkeljes së rëndë kushtetuese”.

Në rastin konkret, sipas saj, “kërkesa për shkarkimin e Begajt paraqitet si e papranueshme nga pikëpamja kushtetuese. Nuk konsiderohet antikushtetues një veprim që vetë Gjykata Kushtetuese e ka trajtuar si legjitim dhe për të cilin është shprehur me një vendim përfundimtar. Gjykata Kushtetuese pranon si të ligjshme të drejtën e Presidentit për ta paraqitur një kërkesë të tillë. Duke qenë se Gjykata Kushtetuese është shprehur në mënyrë përfundimtare për këtë çështje, çdo pretendim i mëvonshëm për antikushtetutshmërinë e kërkesës së presidentit është i shteruar. Kjo do të krijonte kaos në rendin kushtetues, ndaj edhe kjo pikë e kërkesës është tërësisht e paargumentuar dhe nuk ka një mbështetje”.

Lidhur me dekretimin e ministres virtuale, Bylykbashi theksoi se “kjo çështje është objekt shqyrtimi në Gjykatën Kushtetuese dhe nuk mund të hetohet nga Kuvendi”.

Po ashtu, Bylykbashi iu përgjigj edhe pretendimeve për favorizime të njërës forcë politike me ligjin për komisionet hetimore, duke theksuar se Presidenti nuk ka cenuar parimin e ndarjes së pushteteve.

“Gjykata Kushtetuese nuk e ka shpallur ligjin antikushtetues, por ka shfuqizuar vetëm disa dispozita të tij. Kjo nuk përbën shkelje antikushtetuese. Nuk mund të kërkohet shkarkimi i presidentit sa herë që Gjykata Kushtetuese shfuqizon dispozita të caktuara ligjore. Ky është precedent i rrezikshëm për garantimin kushtetues të funksionimit të Presidentit”, u shpreh Bylykbashi, duke rrëzuar poshtë edhe këtë pretendim.

Lidhur me pretendimin se Presidenti ka lejuar përfshirjen e paligjshme të trupit diplomatik në aktivitete partiake, Bylykbashi kujtoi se Kushtetuta i ngarkon Presidentit emërimin dhe lirimin e diplomatëve, ndërsa kontrolli i veprimtarisë së përditshme të trupit diplomatik i takon MEPJ-së.

Ndërsa lidhur me pretendimin se Begaj ka krijuar gjendje permanente konflikti interesi, Bylykbashi kujtoi se Presidenti është subjekt i ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit.

“Ligji e përcakton se ILDKP është institucioni i pavarur kushtetues që heton në rastin e konfliktit të interesit. Kjo më pas mund të shërbejë si bazë për shkarkimin e tij”, shtoi ajo.

Në përfundim, Bylykbashi argumentoi se pretendimet për shkelje të rënda të Kushtetutës të ngritura në kërkesën e PD-së nuk qëndrojnë.

/r.e/a.f/

The post Bylykbashi: Nuk konstatojmë asnjë shkelje të rëndë të Kushtetutës nga Presidenti appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌