Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Bylykbashi: Rama në panik, bllokon heqjen e imunitetit

By: redi
19 December 2025 at 22:04

Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi denoncon veprimet e qeverisë për të penguar hetimin e zv.kryeministres Belinda Balluku. Sipas tij, Rama ka bllokuar dhënien e provave dhe zvarritur procesin e heqjes së imunitetit, duke cenuar dinamiken e hetimeve të SPAK dhe transparencën parlamentare. Bylykbashi theksoi edhe se SPAK-u ka kërkuar heqjen e imunitetit për të mundësuar arrestimin e Ballukut…

Source

Mbledhja e Këshillit të Mandateve, Bylykbashi: Rama në panik, bllokon heqjen e imunitetit

By: armand
19 December 2025 at 21:21

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, denoncon veprimet e qeverisë për të penguar hetimin e zv.kryeministres Belinda Balluku. Sipas tij, Rama ka bllokuar dhënien e provave dhe zvarritur procesin e heqjes së imunitetit, duke cenuar dinamiken e hetimeve të SPAK dhe transparencën parlamentare. Bylykbashi theksoi se SPAK ka kërkuar heqjen e imunitetit për të mundësuar […]

The post Mbledhja e Këshillit të Mandateve, Bylykbashi: Rama në panik, bllokon heqjen e imunitetit appeared first on BoldNews.al.

Kuvendi rishpall vakancën për zëvendësimin e Elsa Toskës në Kushtetuese

10 December 2025 at 13:40

Komisioni parlamentar i Ligjeve vendosi të mërkurën që të rihapë garën për një anëtar me mandat të plotë në Gjykatën Kushtetuese, i cili do të zëvendësojë Elsa Toskën e larguar me dorëheqje nga detyra në mesin e mandatit të saj. Vakanca u hap për herë të parë nga Kuvendi në fund të shtatorit 2024, por […]

The post Kuvendi rishpall vakancën për zëvendësimin e Elsa Toskës në Kushtetuese appeared first on Reporter.al.

Bylykbashi: Gjysma e qeverisjes publike me koncesion

By: redi
4 December 2025 at 15:42

Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ngriti shqetësimin në lidhje me numrin e lartë të koncesioneve me partneritet publik-privat. Ai tha se paraja e shqiptarëve mund të zhduket e përvetësohet në mënyrë kriminale, jo thjesht korruptive. Bykykbashi theksoi se qeveria ka kthyer shtetin në një skemë gjigante korrupsioni dhe koncesionesh. Gjatë fjalës së tij…

Source

Bylykbashi: Më shumë se gjysma e qeverisjes publike, me koncesion

4 December 2025 at 14:34

TIRANË, 4 dhjetor /ATSH/ Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ngriti shqetësimin në lidhje me numrin e lartë të koncesioneve me partneritet publik-privat.

Bylykbashi tha se paraja e shqiptarëve mund të zhduket e përvetësohet në mënyrë kriminale, jo thjesht korruptive. Bykykbashi theksoi se qeveria ka kthyer shtetin në një skemë gjigante korrupsioni dhe koncesionesh.

Gjatë fjalës së tij, Bylykbashi përmendi disa nga shërbimet publike që kryhen përmes kompanive private.

“Nuk ka njeri që nuk bie dakord që minimumi i korrupsionit është 20 deri në 30%. Bëni llogarinë e buxhetit të shtetit, merrni vetëm investimet, aplikojeni këtë 30% dhe kuptoni se po flasim për qindra miliona euro korrupsion në vit. Vetëm sa është hapur kutia e Pandorës me emrin Balluku”, tha Bylykbashi.

“E dyta është shprindërimi. Prindërit po largojnë fëmijët e tyre. I largojnë për të studiuar se këtu nuk kanë shpresë, i largojnë për të punuar se këtu nuk kanë punë. Prindërit nuk janë më prindër se i kanë larg fëmijët e tyre. Kjo nuk është histori opozitash, edhe votuesit tuaj i kanë fëmijët jashtë, larg”, vijoi ai.

“E treta ishte privatizimi i shtetit dhe shtetëzimi i privatit. Urdhër 257 i nëntorit 2014, urdhri i kryeministrit, për dhënien me koncesion të punëve dhe shërbimeve publike. Ministritë kanë detyrimin ta zbatojnë këtë urdhër. Nëntë ministri të përfshira, praktikisht gjithë shteti. Koncesion ose PPP për gjysmën apo më shumë të qeverisjes publike”, vuri në dukje Bylykbashi.

“Kryeministri jep urdhër: çfarë ke në kompetencë, privatizoje. Kontrolli bazë mjekësor, shërbimi i dializës, furnizimi i instrumenteve kirurgjikale, urgjenca mjekësore, oksigjeni, laboratorët, administrimi i spitaleve, mbetjet spitalore, energjia, OSHEE-ja, siguria ushqimore, peshkimi, mbetjet, inertet, inceneratorët, lumenjtë, burimet ujore, pyjet, shërbimet sociale, punësimi, shkollat profesionale, turizmi, porti i Durrësit, strehimi, landfillet, rrugët, autostradat, kuponat fiskalë, kadastra fiskale, mbledhja e borxheve të vjetra. E gjithë lista me koncesion”, tha ai.

Bylykbashi shtoi se ka ndodhur privatizimi i shtetit, por edhe shtetëzimi i publikut.

“Po përdoret shteti dhe privati për të ushtruar presion se nuk kanë ku shkojnë tjetër. Piramida e pushtetit të centralizuar prodhon vetëm këtë në situatë”, tha Bylykbashi.

Duke iu drejtuar mazhorancës, Bylykbashi tha se “ju sot e keni kthyer qeverisjen e shqiptarëve nga një detyrim publik, përgjegjshmëri me votë, llogaridhënie me votë, ku bazohet në Kushtetutë dhe të drejtën publike, e keni kthyer në qeverisje me Kod Civil me kontrata. Po kujt do t’i japë llogari dhe deputetët dhe qeveria, për fajet e kujt? Qeverisë apo privatit?! Si do të kuptohet demokracia në këtë histori? Si mund të garantohet që vota e ndan përgjegjësinë, jo nuk është e ministrit, është e privatit tjetër?”.

“Është një logjikë e tërë kriminale, jo korruptive, por për t’i grabitur buxhetin e shqiptarëve ta bësh privat dhe më pas privatin ta kthesh në shërbëtor të shtetit”, tha Bylykbashi.

/m.q/j.p/

The post Bylykbashi: Më shumë se gjysma e qeverisjes publike, me koncesion appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

101 deputetë në Kuvend? Bylykbashi kundër Ramës: Zhduk pluralizmin dhe partitë e vogla

By: redi
29 November 2025 at 16:53

Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi kundërshton idenë e kryeministrit Edi Rama për reduktimin e numrit të deputetëve në parlament nga 140 në 101. Sipas tij, një ndryshim i tillë kushtetues do të vriste pluralizmin. ”Po flasim për themelet kushtetuese që kërkojnë debat të gjerë, dhe nuk është si të forcojmë Edi Ramën apo si ta shpëtojmë duke bërë sulltan Edi Ramën. Ky është parakushti si mos ta…

Source

Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

18 November 2025 at 16:06

Mazhoranca dhe opozita nisën së bashku punën për një reformë të re zgjedhore, por me qëndrime të ndara për atë se çfarë prisnin nga funksionimi i komisionit të posaçëm dypalësh. Socialistët në pushtet kërkojnë që procesi të nisë me çështje teknike që kanë konsensus dhe të kenë si udhërrëfyes rekomandimet e OSBE-ODIHR, ndërsa opozita paralajmëroi […]

The post Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim appeared first on Reporter.al.

Oerd Bylykbashi zbulon për çfarë u paraqit në Prokurorinë e Posaçme

By: V K
18 November 2025 at 11:19

Ditën e sotme, deputeti i PD Oerd Bylykbashi, u paraqit në Prokurorinë e Posaccme.

Në një deklaratë për mediat, ai ka deklaruar se u thirr në lidhje me kallëzimin e grupit parlamentar të PD për Eko parkun

I pyetur nga gazetarja Klodiana lala në lidhje me çështjen e 21 janarit, për të cilën kreu i PD Sali Berisha ka marrë një fletëthirrje, Bylykbashi ka deklaruar se një njoftim i tillë nuk i ka ardhur, edhe pse në atë kohë ishte pjesë e kabinetit të Berishës në Kryeministri.

The post Oerd Bylykbashi zbulon për çfarë u paraqit në Prokurorinë e Posaçme appeared first on Albeu.com.

Bylykbashi del nga SPAK: Isha për kallëzimin e “ECO Park” në Durrës

By: Brisi
18 November 2025 at 11:05

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi ka dalë nga ambjentet e SPAK, aty ku u paraqit mëngjesin e kësaj të marte. Në dalje të Prokurorisë për gazetarët ai u shpreh se ishte në SPAK në cilësinë e kallëzuesit për aferën e ECO parkut në Durrës. Sipas tij në kallëzimin e bërë tregohet se ECO Park është më […]

The post Bylykbashi del nga SPAK: Isha për kallëzimin e “ECO Park” në Durrës appeared first on BoldNews.al.

Deputeti i PD Oerd Bylykbashi paraqitet në SPAK

By: V K
18 November 2025 at 09:14

Ditën e sotme, deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, u paraqit në ambientet e SPAK.

Ai u pa teksa hynte në godinën e Prokurorisë së Posaçme, ndërsa nuk ka dhënë asnjë deklaratë për mediat.

Arsyeja e paraqitjes së tij ende nuk është bërë e ditur.

The post Deputeti i PD Oerd Bylykbashi paraqitet në SPAK appeared first on Albeu.com.

Deputeti Oerd Bylykbashi paraqitet në SPAK

By: Brisi
18 November 2025 at 09:09

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi është paraqitur mëngjesin e kësaj të marte në Prokurorinë e Posaçme, SPAK. Nuk dihet ende arsyeja e thirrjes së tij në Prokurorinë e Posaçme.

The post Deputeti Oerd Bylykbashi paraqitet në SPAK appeared first on BoldNews.al.

Bylykbashi: Reforma zgjedhore është detyrim kombëtar, BE e kërkon që të jetë transparente

By: redi
7 November 2025 at 21:47

Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi thotë se për reformën zgjedhore opozita është e gatshme të kontribuojë seriozisht në këtë proces, por mungon vullneti politik nga ana e mazhorancës. Bylykbashi theksoi se në çdo rast të mëparshëm, me përjashtim të vitit 2021, komisioni i reformës zgjedhore është miratuar me unanimitet, dhe e cilësoi hipokrizi çdo qëndrim që do ta bllokonte këtë proces nga…

Source

“Rama jep porosi, Peleshi zbato”, Bylykbashi: Parlamenti po kthehet në mekanizëm pa debat

By: Brisi
7 November 2025 at 21:42

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe situatën në Parlament, duke akuzuar mazhorancën se po pengon qëllimisht debatin demokratik. I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ Bylykbashi shprehu pakënaqësi për mënyrën se si drejtohet Kuvendi nga kryetari aktual, Niko Peleshi, duke nënvizuar se ai po vepron nën ndikimin e Kryeministrit […]

The post “Rama jep porosi, Peleshi zbato”, Bylykbashi: Parlamenti po kthehet në mekanizëm pa debat appeared first on BoldNews.al.

Mazhoranca rrëzon kërkesën e PD për shkarkimin e Presidentit

31 October 2025 at 14:10

Demokratët pretendojnë se Begaj ka kryer disa shkelje të rënda të Kushtetutës, referuar disa dekreteve të tij, disa të rrëzuara nga Gjykata Kushtetuese, dhe se ka marrë përfitime në konflikte të hapura interesi. PD po ashtu e akuzon presidentin se ka qenë i njëanshëm politikisht gjatë ushtrimit të detyrës dhe nuk ka arritur të jetë […]

The post Mazhoranca rrëzon kërkesën e PD për shkarkimin e Presidentit appeared first on Reporter.al.

Kreu i SPAK: Akuzat politike frymëzojnë kërcënimet e grupeve kriminale

15 October 2025 at 14:53

Në komisionet parlamentare bënë raportimet vjetore gjatë tetorit të gjitha institucionet e pavarura dhe të krijuara me ligj, por raportimi i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, mori një interes të veçantë nga deputetët dhe publiku. Të martën pasdite, i treti në radhën e raportimeve para Komisionit të Ligjeve dhe Komisionit të sapokrijuar për “Nismat Qytetare Bashkëpunimin […]

The post Kreu i SPAK: Akuzat politike frymëzojnë kërcënimet e grupeve kriminale appeared first on Reporter.al.

Kuvendi rihap garën për Avokatin e Popullit, 3 vjet pas mbarimit të mandatit

13 October 2025 at 18:35

Komisioni i Ligjeve shpalli vakancën duke ftuar kandidatët që të shprehin interesin e tyre për një periudhë 20 ditore. Argumentimi i dhënë nga kryetari i këtij komisioni, Ulsi Manja, ishte se procesi i mëparshëm ka rënë pasi është legjislatura e re parlamentare dhe deputetëtëve që kanë firmosur mbështetjen e kandidatëve të mëparshëm. Nënkryetari i komisionit […]

The post Kuvendi rihap garën për Avokatin e Popullit, 3 vjet pas mbarimit të mandatit appeared first on Reporter.al.

Opozita kritikon rolin e KQZ në zgjedhjet e 11 majit

7 October 2025 at 18:25

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi mbrojti punën e institucionit që ai drejton në raport me problematikat e konstatuara në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ndërsa raportoi para Komisionit të Ligjeve të martën. Ai u përball me kërkesë llogarie nga deputetë të opozitës mbi gjetjet e Vëzhguesve Ndërkombëtare të misionit të OSBE-ODIHR, referuar kryesisht përdorimit […]

The post Opozita kritikon rolin e KQZ në zgjedhjet e 11 majit appeared first on Reporter.al.

Bylykbashi: KQZ, inaktive për të parandaluar invazionin e shtetit në zgjedhje

TIRANË, 7 tetor /ATSH/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi raportoi sot për veprimtarinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2024 në mbledhjen e përbashkët të Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike me Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale.

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, nënkryetar i komisionit të Ligjeve, tha se “raporti paraprak për zgjedhjet parlamentare të 2025, është raporti paraprak më i rëndë i dalë ndonjëherë në 25 vitet e fundit”.

Duke iu referuar zgjedhjeve të 11 majit, Bylykbashi tha se ODIHR ka nxjerrë përfundimin se problemi më i madh që vendos është bërja bashkë e shtetit me partinë politike në pushtet.

“Nuk janë pretendime nga palët, është konkluzion i ODIHR. Ka qenë në krye të rekomandimeve prioritare, abuzimi total i burimeve shtetërore nga qeveria. Konkluzioni i ODIHR është që qeveria përfitoi nga avantazhi i të qenit në pushtet. Kjo ka ardhur duke u përkeqësuar nga zgjedhjet në zgjedhje”, tha Bylykbashi.

Sipas Bylykbashit, “ne kemi vënë në reformën e fundit të vitit 2020, një numër rregullash të forta që asnjë vend tjetër nuk i ka, ku përpiqemi të frenojmë invazionin e shtetit në zgjedhje. Por, sipas tij, në proceset zgjedhore këto janë injoruar totalisht.

Bylykbashi tha se “kemi denoncuar inaktivitietin e KQZ-së për të parandaluar në mënyrë efikase këtë invazion të shtetit”.

Sa i takon votimit me postë, Bylykbashi tha se ishte një “dështim katastrofik, me mijëra raste të evidentuara ku nuk u ka shkuar zarfi”.

Vetë Celibashi, duke iu përgjigjur deputetit të PD-së , tha se në raportin e monitorimit të zgjedhjeve “ka vlerësime pozitive”.

“Në kuadër të atyre masave që mori KQZ besoj se i kemi ushtruar ato kompetenca të dhëna nga ligji, kemi shqyrtuar të gjitha ankimet, denoncime edhe që lidheshin me sjelljen e funksionarëve publikë të qeverisë. Janë ato vendime që janë si nga KAS dhe Kolegji Zgjedhor”, tha Celibashi.

Komisioneri shtoi se “bashkëpunim i KQZ me SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme ka qenë një sukses, mendoj se ka kontribuar në mënyrë pozitive. Impakti ka qenë pozitiv dhe ka vend për ta përmirësuar këtë mekanizëm”.

“Falë edhe jush ose opozitës, ne kemi arritur të eliminojmë një gamë të madhe problemesh në procesin e votimit. Shifrat tregojnë se procesi i identifikimit të votuesve në qendrat e votimit është mjaft solid dhe me integritet”, tha Celibashi.

Celibashi shtoi se “votimi elektronik duhet të zgjerohet dhe më tej”.

Sa i takon votimit nga jashtë, sipas Celibashit “ishte një sukses me gjithë problematikat”.

/m.q/j.p/

The post Bylykbashi: KQZ, inaktive për të parandaluar invazionin e shtetit në zgjedhje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kandidati për Tiranën? Bylykbashki: Nuk janë vetëm 3 emrat në ”garë”

By: redi
3 October 2025 at 21:54

“Qasja e Partisë Demokratike nuk është diskutimi i emrave të veçantë. Emra ka më shumë sesa 3”, tha deputeti Oerd Bylykbashi. Për të fokusi është gjetja e modelit, që i përshtatet një serie rrethanash, në funksion të objektivit që është fitorja e zgjedhjeve. ”Do të jetë kandidat politik, për të cilin palët bien dakord. Edhe nëse nuk ka ekspozimin e radhës së parë politike, mbetet një figurë që…

Source

❌
❌