Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rokas në Koçan: BE mbetet partner i besueshëm në rindërtimin e qytetit pas tragjedisë

27 November 2025 at 21:04


Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoni, Michalis Rokas, vizitoi sot qytetin e Koçanit, njoftoi Delegacioni i BE-së në Shkup.
Gjatë vizitës së tij, ai i bëri homazhe viktimave të zjarrit në Koçan më 16 mars të këtij viti, i cili vrau 63 persona, dhe më pas u takua me autoritetet lokale të sapoformuara, si dhe përfaqësues të komunitetit të qytetit.

Vizita e Rokas filloi në varrezat e qytetit, ku ai vendosi lule në kujtim të 63 viktimave të zjarrit në diskoteken Pulse më 16 mars 2025, dhe pasdite u takua me shoqatën e prindërve të viktimave të tragjedisë, të quajtur "16 Mars 2025 - Koçani", si dhe me përfaqësues të të mbijetuarve të zjarrit.

Rokas u takua gjithashtu me Kryetarin e sapozgjedhur të Bashkisë së Koçanit, Vlladko Grozdanov, ku biseda u përqendrua në prioritetet lokale, nevojat e komunitetit dhe mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për zhvillimin e komunës.

Ambasadori i BE-së foli gjithashtu me përfaqësues të Këshillit komunal të Koçanit, duke shkëmbyer pikëpamje mbi shërbimet publike, vetëqeverisjen lokale dhe bashkëpunimin me nismat e financuara nga BE.

"Vizita nxori në pah një gamë të gjerë iniciativash të mbështetura nga BE-ja të planifikuara për Koçanin dhe rajonin lindor të vendit. Këto përfshijnë përpjekjet për të përmirësuar menaxhimin mjedisor, modernizimin e pajisjeve mjekësore në fushat kryesore të kujdesit shëndetësor dhe mbështetjen për rindërtimin me efikasitet energjetik të ndërtesave publike. Po punohet gjithashtu për një qasje afatgjatë ndaj përdorimit të ujërave termale të Koçanit", thuhet në deklaratë./Telegrafi/

“Votat e mia u vodhën”/ Kalaja për hetimin e KAS: SPAK nuk donte të hetonte, GJKKO i caktoi 7 detyra

By: Rovena
20 November 2025 at 20:27

GJKKO vendosi këtë të enjte, 20 nëntor, hapjen e hetimeve ndaj Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), pas kallëzimit të kandidatit të Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja, i cili akuzon institucionin për shpërdorim detyre.

Kalaja pretendon se gjatë procesit të zgjedhjeve të 11 majit votat e tij janë manipuluar dhe se rinumërimi i pjesshëm ka zbuluar parregullsi që ndikuan deri në lëvizjen e mandateve.

Në një intervistë për “Real Story” në ABC News, ai deklaroi se vendimi i GJKKO-së konfirmon se nuk bëhet fjalë për “gabim njerëzor”, por për dyshime për “krim zgjedhor”, ndërsa tashmë SPAK është i detyruar të zhvillojë hetime të thelluara, përfshirë edhe marrjen e pamjeve audio e video të procesit të numërimit.

“Për  këtë proces unë kam vënë në lëvizje Gjykata Kushtetuese sepse vë në dukje pa rregullsi në procesin ligjor. Kam nisur një betejë administrative për KAS, e cila nuk më kërkoi mua për të numëruar votat e mira. Për këtë kam bërë kallëzimin, për arsye se ata kanë shkelur ligjin në disa momente dhe këtë e thotë edhe GJKKO.

Në rinumërimin e pjesshëm mua më kishin vjedhur disa vota. Nga procesi i rinumërimit lëvizi mandat në qarkun e Fierit. E gjithë retorika, narrativa e KAS ishte se ishte gabim njerëzor dhe jo krim zgjedhor. SPAK refuzoi dy herë që të hetonte zgjedhjet. Gjykata e vendosi që nuk ishte gabim njerëzor, por krim zgjedhor.

SPAK nuk e hetoi çështje, nuk kishte vullnet për të hetuar çështjet zgjedhore. Hera e parë që do të hetohet për krim zgjedhor. Gjykata e ka detyruar SPAK të hetojë për dy vepra, krim i organizuar dhe krim zgjedhor. Gjykata tha se këtu ka krim me zgjedhjet, dhe i ka caktuar prokurorisë 7 detyra për hetim për zgjedhjet. Kërkohet të hapen kamerat me audio dhe video, gjatë numërimit të votave”, tha Aulon Kalaja.

Rokas: Edukimi mediatik është mburoja evropiane ndaj dezinformatave

17 November 2025 at 17:40


Prej sot deri më 24 nëntor, në organizim të Rrjetit të edukimit mediatik, për të shtatën herë mbahen Ditët e edukimit mediatik 2025. Anëtarët e Rrjetit dhe mbështetësit e tyre do të organizojnë më shumë se njëzet ngjarje në lokacione të ndryshme në mbarë vendin, ndërsa disa ngjarje do të mbahen edhe onlajn. Në këtë mënyrë vendi është përfshirë drejt Javës globale të edukimit mediatik dhe të informacionit të UNESCO-s.

Në Konferencën e sotme për edukim mediatik 2025 “BE – Ballkani Perëndimor”, në organizim të Delegacionit të Bashkimit Evropian, drejtori i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA), Zoran Trajçevski ka theksuar se këtë vit, nën moton “Ti din, tjetri nuk din”. Komenti yt mund të ndihmojë në “Ditët e edukimit mediatik, janë fokusuar në mendimin kritik dhe përgjegjësinë kyçe në hapësirën digjitale.

“Sepse sot, më shumë se kurrë, nuk është e mjaftueshme vetëm të dallojmë dezinformatat – duhet të reagojmë, të ndajmë njohuri, të jemi qytetarë aktiv”, theksoi Trajçevski.

Nga ASHMAA njoftojnë se konferenca është një ngjarje kryesore rajonale e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm në fushën e edukimit mediatik, ndërsa këtë vit konferenca në Shkup e shënon edhe fillimin e Ditëve të edukimit mediatik.

Ambasadori i BE-së në vend, N.E. Mihalis Rokas ka theksuar se në një mjedis dinamik mediatik, në të cilin mediat sociale, inteligjenca artificiale dhe manipulimi i huaj me informata dhe ndikim e riformësojnë mënyrën në të cilën qytetarët kanë akses dhe interpretojnë informatat, është e domosdoshme të bëhen përpjekje në përforcimin e përgjigjes kolektive ndaj dezinformatave dhe ndikimit të aktorëve keqdashës.

“Edukimi mediatik është një nga mjetet më të forta që i kemi për të mbrojtur shoqëritë. Kur njerëzit mund të njohin një përmbajtje të rreme, t’i rishqyrtojnë përmbajtjet të cilat i shohin në internet dhe të kërkojnë informata të besueshme, ata bëhet rojtarë aktiv të demokracisë. Kjo, mes tjerash, është edhe një nga arsyet pas “Mburojës evropiane për demokracinë”, nisma e BE-së e cila e përforcon gatishmërinë tonë të përbashkët të kundërshtohemi në informatat manipuluese dhe të ndërtojmë rezistencë kolektive”, ka theksuar ambasadori Rokas.

Në fokus të Konferencës janë disa tema mes të cilave – platforma e mediave sociale si pjesë e problemit dhe nga zgjidhja për manipulim të brendshëm dhe dezinformata, dezinformatat gjinore dhe urrejtja digjitale; vlera e përgjigjes institucionale të kërcënimeve nga manipulimet e jashtme dhe dezinformatat, inteligjenca artificiale jashtë çet-butove: sovraniteti, ndërtimi i kapaciteteve për të vërtetën; gjenerata e ardhshme dhe platformat: navigacioni nëpër rreziqe dhe mundësi.

Për nevojat e Ditëve të edukimit mediatik 2025 janë përpunuar video dhe audio videoklipe në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze, të cilat tashmë po emitohen në media me qëllim, siç thonë nga ASHMAA, një numër i madh i qytetarëve të informohen për ngjarjet për edukimin mediatik. Këtë vit videoklipet për Ditët e edukimit mediatik do të vendosen edhe në disa lokacione me videobim në qytetin e Shkupit.

Më shumë informata për ngjarjet që do të mbahen drejtpërdrejtë ose onlajn dhe për përmbajtjet mediatike të cilat do të emitohen në kuadër të Ditëve, mund të gjenden në ueb faqet mediumskapismenost.mk и avmu.mk, si dhe në Facebook, Instagram и Youtube kanalin e Rrjetit për edukim mediatik.

Slukas, “mister 10 000” i Euroligës/ Ylli i basketbollit grek arrin rekord të madh në Champions

By: xhir jeta
13 November 2025 at 12:29

Është padyshim një nga personalitetet më të mëdhenj.

Kostas Slukas njihet si gjigand i Euroligës së basketbollit, si katër herë fitues I titullit dhe 8 herë pjesëmarrës në fazën finale, ndërsa tani bëri të vetin një rekord të madh, apo më saktë rekordin e tij e ngjiti në nivele historike.

Lojtari anësor i Panathinaikosit të Athinës u bë I pari për të gjitha kohët që kalon kulmin e 10 000 minutave në parketet e Ligës së Kampionëve të koshit.

Saktësisht ka 10 004, gjë që e arriti në ndeshjen që “të blertët” grekë e fituan pas dramës në fushën e Paris Basketbollit, me shifrat 101-95.

Slukas luajti diçka më pak se 22 minuta, duke shënuar 11 pikë e duke dhënë 7 asistë me vlerësimin më të lartë të duelit, +13.

Greku 35-vjeçar synon tashmë rekordin e numrit të ndeshjeve në Euroligë, duke qenë I dyti me 436, ndaj 456 të arritur nga ylli I Realit të Madridit, Sergio Jul.

Po ashtu, është në garë me patriotin e tij, Nik Kalathes, për numrin e asisteve duke qenë i dyti.

Edhe pse është 35 vjeç, besohet se Slukas do të luftojë për titullin e pestë në Euroligë, dhe për rekorde të tjera.

Rokas: Maqedonia e Veriut t'i përshpejtojë reformat, të ndryshohet edhe Kodi Penal në Kuvend

6 November 2025 at 18:10


Ambasadori i Bashkimit Evropian Mikalis Rokas, në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin Hristijan Mickoski kërkoi përshpejtimin e reformave.

Ai tha se në Maqedoni mungon përparimi në Gjyqësor dhe luftën kundër korrupsionit,duke përmendur në këtë fushë edhe nevojën për ndryshimin e Kodit Penal.

“Tani është koha që të shfrytëzohet shansi, të përshpejtohen reformat dhe të zbatohen më me vendosmëri. Krahasuar me raportet e viteve të fundit është arritur një lloj përparimi, por megjithatë konfirmohet nevoja për përkushtim më të madh nga spektri politik. Nuk ka përparim sa i përket reformave në Gjyqësor dhe luftën kundër korrupsionit. Kjo mbetet e rëndësisë thelbësore që të bëhet. Këto nuk janë vetëm përcaktime, por themel për besimin e qytetarëve dhe për të ardhmen evropiane të shtetit. Viti i tretë me radhë, në këtë fushë nuk kemi përparim të theksuar. Megjithatë pikërisht këtu një përkushtim i ri mund të bëj një dallim serioz. Sa i përket luftës ndaj korrupsionit dua të theksoj së është e nevojshme ndryshimi i Kodit Penal në Kuvend në përputhje me rekomandimet”, tha Mikalis Rokas.

Ai shtoi se ndryshimet kushtetuese janë kyçe në rrugën drejt BE-së.

Mickoski: Maqedonia mbetet e përkushtuar në rrugën evropiane, por ka edhe sfida në fusha të ndryshme

6 November 2025 at 17:07


Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski në një konferencë të përbashkët me ambasadorin e BE-së, Michails Rokas tha se Raporti progresit nuk është një vlerësim i një viti të vetëm ose i një qeverie të vetme, por i vazhdimësisë së proceseve të reformave, nivelit të pjekurisë institucionale dhe mënyrës se si vendi i përgjigjet prioriteteve evropiane afatgjata.

Kryeministri tha se gjëja më e rëndësishme për t'u thënë që në fillim është se Qeveria mbetet 100% në përputhje me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian, e cila është një aset i rëndësishëm për karakterin e marrëdhënieve tona të ndërsjella dhe për nivelin e angazhimit tonë ndaj vlerave evropiane.

"Raporti vëren se në disa fusha ka "disa" ose "progres të kufizuar". Në veçanti, nuk ka fusha regresioni, dhe "progres i mirë" vihet re në katër kapituj. Në një kapitull, "Lëvizja e lirë e kapitalit", niveli i përgatitjes është rritur madje, falë bashkimit me SEPA-n dhe zbatimit të masave kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Komisioni mirëpret hapat e ndërmarrë në sektorin ekonomik, me një sektor bankar të qëndrueshëm, rritje të moderuar të PBB-së, miratimin e Ligjit për Kontrollin e Brendshëm Publik dhe emërimin e anëtarëve të Këshillit Fiskal, masa që forcojnë disiplinën fiskale dhe transparencën.

Gjithashtu, ka vlerësime pozitive për dixhitalizimin, modernizimin e administratës publike, krijimin e sistemeve të prokurimit elektronik dhe forcimin e sigurisë kibernetike", tha Mickoski.

Ai tha se raporti thekson edhe sfidat që vendi duhet t'i adresojë me një vrull edhe më të madh.

"Ekzistojnë sfida në fushat e sundimit të ligjit, pavarësisë së gjyqësorit dhe luftës kundër korrupsionit. Polarizimi politik dhe bashkëpunimi i pamjaftueshëm midis institucioneve mbeten pengesa që ngadalësojnë zbatimin e reformave./Telegrafi/

Rokas dhe Siljanovska-Davkova theksojnë mungesën e përparimit në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit, si dhe në gjyqësor

4 November 2025 at 19:41


Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova priti Shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian, ambasadorin Michalis Rokas, i cili i dorëzoi asaj Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për vitin 2025. Ambasadori Rokas theksoi problemet kryesore me të cilat përballemi, si dhe ndryshimet e pritura, njoftojnë nga Kabineti i Siljanovska-Davkovës.

Bashkëbiseduesit theksuan mungesën e progresit në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit, si dhe në gjyqësor, duke theksuar nevojën për përpjekje maksimale për reforma në këto fusha.

"Takimi përshëndeti rezultatet pozitive brenda Planit të Rritjes, reformën e administratës publike, si dhe sukseset në Klasteret 3, 4, 5 dhe 6. Siljanovska-Davkova pati vërejtje për disa nga gjetjet në Raport që i referohen Klasterit 1. Ajo gjithashtu theksoi nevojën që vlerësimi të bazohet në Kriteret e Kopenhagenit, dhe jo në kushtet politike me të cilat përballemi për dy dekada", thuhet në një deklaratë nga Kabineti i Siljanovska-Davkovës.

Për ambasadorin Rokas, shtohet se momenti aktual është më i miri për hapa të guximshëm dhe vendimtarë në reforma, për shkak të vullnetit të shprehur hapur të udhëheqësve të BE-së për të mbështetur dhe ndihmuar integrimin evropian të Maqedonisë./Telegrafi/

Ambasadori evropian Rokas e prezantoi në Kuvend raportin për përparimin e vendit drejt BE-së

4 November 2025 at 18:52


Në seancë të mbyllur në Kuvend ambasadori evropian Michalis Rokas e prezantoi raportin më të ri për përparimin e vendit në procesin e anëtarësimit drejt Bashkimit Evropian.

Në mbledhje, përveç kryetarit të shtëpisë ligjvënëse, Afrim Gashi, marrin pjesë koordinatorë të grupeve parlamentare dhe përfaqësues të partive parlamentare, në mesin e të cilëve Bekim Qoku nga VLEN, Oliver Spasovski dhe Jovan Mitrevski nga LSDM, Maria Petrushevska nga VMRO-DPMNE dhe Boban Karapejovski nga ZNAM.

Në raport theksohet se Maqedonia e Veriut mbetet plotësisht e harmonizuar me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së, që e konfirmon orientimin e saj strategjik. Megjithatë, Komisioni Evropian tregon se nevojiten hapa më të shpejtë dhe më vendimtarë për hapjen e Klasterit të parë të negociatave, veçanërisht në pjesë e sundimit të drejtësisë, reformës në administratën publike dhe mbrojtjen e pakicave.

Raporti vëren gjithashtu se vendi duhet të shtojë përpjekjet për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, me theks të veçantë në pavarësinë e gjyqësorit dhe ndjekjen efektive penale të rasteve të nivelit të lartë. Një vëzhgim kyç është se ende nuk janë ndërmarrë hapa vendimtarë për të miratuar ndryshimet kushtetuese, duke përfshirë përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, në përputhje me angazhimet e marra më parë.

Komisioni Evropian përkujton se anëtarësimi në BE përfaqëson investim gjeostrategjik në Evropë të qëndrueshme dhe të bashkuar dhe se procesi i zgjerimit do të mbetet i fuqishëm, korrekt dhe i bazuar në merita.

Kandidatët për anëtarësim, siç bëhet e ditur, duhet të zbatojnë reforma të thella dhe të pakthyeshme dhe të ndërtojnë konsensus shoqëror rreth vlerave evropiane

Ambasadori i BE-së Michalis Rokas, do ta prezantojë raportin e KE-së në Kuvend

4 November 2025 at 09:18


Komisioni Evropian do të paraqesë sot në Parlament Raportin e Progresit për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Raporti do të prezantohet nga Ambasadori i Bashkimit Evropian, Michalis Rokas.

Maqedonia e Veriut ka bërë përparim të konsiderueshëm në zbatimin e reformave të parashikuara në Axhendën e Reformave, siç dëshmohet nga shpërndarja e dy transheve të fondeve në kuadër të Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor, sipas Raportit të Progresit për rrugën evropiane të vendit, të cilin Komisioni Evropian do ta publikojë zyrtarisht sot.

-Autoritetet (maqedonase) kanë vazhduar të punojnë për zbatimin e udhërrëfyesve për sundimin e ligjit, reformën e administratës publike dhe funksionimin e institucioneve demokratike, si dhe Planin e Veprimit për Mbrojtjen e Minoriteteve, thuhet në raport.
Megjithatë, ai vëren se vendi duhet të intensifikojë përpjekjet për të mbështetur sundimin e ligjit, në veçanti mbrojtjen e pavarësisë dhe integritetit të gjyqësorit, dhe për të rritur luftën kundër korrupsionit, dhe se është bërë “përparim i kufizuar” në fushën e reformës gjyqësore.

Raporti citon krijimin e Këshillit për Bashkëpunim midis Qeverisë dhe Shoqërisë Civile si një zhvillim pozitiv, dhe vlerëson se vendi ka bërë disa përparime në aspektin e pluralizmit dhe lirisë së medias dhe lirisë së shprehjes.

Komisioni Evropian gjithashtu thekson në dokument se vendi është plotësisht në përputhje me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, si dhe është një nga vendet që i është bashkuar Konventës për Tranzitin e Përbashkët, e cila synon të përshpejtojë lëvizjen e mallrave përtej kufijve.

Raporti gjithashtu përsërit qëndrimin e tij të shprehur më parë mbi nevojën për të zbatuar “me mirëbesim nga të gjitha palët” marrëveshjet dypalëshe të lidhura, duke përfshirë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Traktatin e Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit me Bullgarinë.

Vërehet gjithashtu se ndryshimet kushtetuese që synojnë përfshirjen e qytetarëve që nuk përfaqësojnë shumicën, siç janë bullgarët, në Kushtetutë, për të cilën vendi ka marrë një detyrim, ende nuk janë miratuar.

KAS rrëzon kërkesën e Gjergj Nikës për t’u regjistruar si kandidat i pavarur në Bashkinë e Vlorës

By: armand
26 October 2025 at 20:49

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), i mbledhur mbrëmjen e kësaj të diele (26 tetor), ka rrëzuar kërkesën e Gjergj Nikës për t’u regjistruar si kandidat i pavarur për Bashkinë e Vlorës. Sipas arsyetimit të anëtarëve të KAS, edhe pse Nika mban mandatin e këshilltarit bashkiak, ai duhet të kishte regjistruar një Komitet Nismëtar, në […]

The post KAS rrëzon kërkesën e Gjergj Nikës për t’u regjistruar si kandidat i pavarur në Bashkinë e Vlorës appeared first on BoldNews.al.

U vetëshpall kandidat i pavarur për bashkinë e Vlorës, KAS lë jashtë garës Gjergj Nikën

By: M C
26 October 2025 at 20:14

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e Gjergj Nikës për tu regjistruar si kandidat i pavarur për bashkinë e Vlorës.

Në mbledhjen e mbajtur pasditen e sotme, anëtarët e KAS argumentuan, se edhe pse gëzonte mandatin e këshilltarit bashkiak të Vlorës, Nika duhet të kishte regjistruar një Komitet Nismëtar, në përputhje me kërkesat e ligjit për kandidatët e propozuar nga zgjedhësit.

Sipas tyre ligji shqiptar nuk e njeh vetëshpalljen kandidat, ndaj duhet Komiteti Nismëtar, edhe pse Nikës, për shkak të mandatit si këshilltar, nuk do t’i duhej të mblidhte firmat e 1% të zgjedhësve të Vlorës.
Nika nuk u regjistrua në shkallën e parë administrative nga Komisioneri Celibashi, vendim që u konfirmua edhe nga KAS.

Tashmë mundësia e tij e fundit mbetet Kolegji Zgjedhor, sikurse edhe relatori Ilir Rusmali i tha.

“Provojeni fatin në Kolegj”, tha Rusmali.

The post U vetëshpall kandidat i pavarur për bashkinë e Vlorës, KAS lë jashtë garës Gjergj Nikën appeared first on Albeu.com.

Mandati i “Nisma Shqipëria Bëhet” i mbetet Ana Dajkos, Kolegji Zgjedhor lë në fuqi vendimin e KAS

25 August 2025 at 12:03

TIRANË, 25 gusht /ATSH/ Kolegji Zgjedhor ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), i cili ia la mandatin e vetëm të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kandidates së parë në listën zgjedhore, Ana Dajkos.

Kryetari i këtij koalicioni, Adriatik Lapaj ndryshoi sot kërkesën që kishte depozituar për të marrë mandatin  duke kërkuar lënien në fuqi të vendimit të KQZ-së, që ia dha mandatin kushërirës së tij, Kleana Xhuveli.

Por, sot Kolegji Zgjedhor ka vulosur që mandati do t’i mbetet Ana Dajkos.

/gj.m/j.p/

The post Mandati i “Nisma Shqipëria Bëhet” i mbetet Ana Dajkos, Kolegji Zgjedhor lë në fuqi vendimin e KAS appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kolegji Zgjedhor lë në fuqi vendimin e KAS për mandatin e ‘Nisma Shqipëria Bëhet’

25 August 2025 at 12:36

Me vendimin e marrë këtë të hënë, Ana Dajko do të jetë deputetja më e re e Kuvendit të Shqipërisë, duke zgjidhur kështu ngërçin e krijuar. Gjatë seancës, përfaqësuesit e koalicionit të drejtuar nga Adriatik Lapaj parashtruan kërkesën për lënien në fuqi të vendimit të kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, që i jepte mandatin Kleana Xhuvelit, e […]

The post Kolegji Zgjedhor lë në fuqi vendimin e KAS për mandatin e ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ appeared first on Reporter.al.

Lapaj mbetet jashtë Parlamentit, zbardhet vendimi i KAS: Mandati do t’i kalojë një zonje

By: Ardit
24 August 2025 at 20:31

Telenovela verore për një karrige në Kuvend që dhuruan Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani, të hënën e 25 gushtit do të prodhojë një seri të re me protagonist Kolegjin Zgjedhor që pritet ti japë fund gjithë sagës së ankimimeve  për procesin e 11 majit. Në  gjykatën zgjedhore Adriatik Lapaj do kërkojë që  mandati i vetëm […]

The post Lapaj mbetet jashtë Parlamentit, zbardhet vendimi i KAS: Mandati do t’i kalojë një zonje appeared first on BoldNews.al.

Ministria e Transportit: Nikolloski dhe Rokas bashkëbiseduan për mundësinë e projekteve të reja kapitale në RMV mbështetur nga BE

22 August 2025 at 19:43

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski sot në takim me shefin e Delegacionit të BE-së në vend, Mihalis Rokas, informoi për progresin e projekteve aktuale nën kompetenca të Ministrisë së Transportit.

U theksuan projektet rrugore e poashtu dhe hekurudha si pjesë e korridoreve 8 dhe 10d.

“Bashkëbiseduesit këmbyen mendime dhe qëndrime për çështjet aktuale politike dhe ekonomike në vend dhe rajon, si dhe për mundësitë për fillim të projekteve kapitale në shtet, mbështetur nga Unioni, i cili është partner strategjik dhe i fuqishëm si në procesin e inkuadrimit të vendit në familjen evropiane, ashtu edhe në sigurimin e mbështetjes financiare të një sërë projektesh të rëndësishme”, informuan nga shërbimi për shtyp i Minisitrisë së Transportit.

The post Ministria e Transportit: Nikolloski dhe Rokas bashkëbiseduan për mundësinë e projekteve të reja kapitale në RMV mbështetur nga BE appeared first on Telegrafi.

Zgjedhjet/ KAS i drejtohet Celibashit: Identifiko dhe nis hetim për numëruesit në qendrat ku ka pasur mospërputhje votash

By: Re Nato
31 July 2025 at 09:53

KAS i drejtohet me një shkresë kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi, ku i kërkon të identifikojë numëruesit në qendrat ku pa pasur mospërputhje të theksuara votash dhe të nisë një hetim administrativ.

Rinumërimi i votave provoi në disa raste mospërputhje të theksuara voatash, të cilat duhet të hetohen në një proces të mëtejshëm administrativ nga ana juaj për të identifikuar anëtarët pjesë e Grupeve të Numërimit të Votave.

Mospërputhjet janë të tilla që tregojnë se nga anëtarët e GNV-ve për raste të posaçme ka tjetërsim të rezultatit të votave.

Ky hetim administrativ ka rëndësi për të identifikuar dhe për të dalluar rastet kur formojnë kundërvajtje administrative, rastet që ngrënë dyshim të arsyeshëm për kryerjen e veprave penale në fushën e zgjedhjeve, nga rastet që nuk formojnë shkak për procedim./abcnews.al

KAS i hoqi mandatin “motrës” së tij, reagon Adriatik Lapaj

By: Ela
30 July 2025 at 15:29

Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriati Lapaj, ka reaguar pas vendimit të KAS që i hoqi mandatin Kleana Xhuveli, goca e tezes së Lapajt, dhe ia dha Ana Dajkos, e cila renditej e para në listën e mbyllur në koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet. Lapaj e cilëson vendimin e KAS standard të dyfishtë, duke sjellë në vëmendje […]

The post KAS i hoqi mandatin “motrës” së tij, reagon Adriatik Lapaj appeared first on BoldNews.al.

KAS rrëzon Celibashin, mandati i “Nismës Shqipëria Bëhet” kalon për Ana Dajkon

TIRANË, 30 korrik /ATSH/ Komisioni i Ankimimeve dhe i Sanksioneve (KAS) vendosi sot që të rrëzojë vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi dhe t’i kalojë mandatin e vetëm të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” Ana Dajkos.

Ana Dajko ishte e renditur e para në listën e mbyllur të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në Tiranë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Më herët, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ia kishte kaluar mandatin, Kleana Xhuvelit.

Në këtë mënyrë KAS vendosi edhe rrëzimin e pjesshëm të kërkesës ankimore të Lëvizjes Shqipëria Bëhet, e cila kërkoi që mandati t’i kalojë Adriatik Lapajt.

Relatori i kësaj ankese, Elvis Çefa, sqaroi se dorëheqja më 11 maj e kandidatëve në listën e mbyllur të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” është “nul” dhe nuk mund të merret në konsideratë.

“Akti i dorëheqjeve nga kandidimi i bërë në rastin konkret ditën e zgjedhjeve nga të gjithë kandidatët e listës së mbyllur të subjektit zgjedhor është një akt nul, absolutisht i pavlefshëm dhe nuk mund të merret në konsideratë.

“Për rrjedhojë subjekti nuk mund të pretendojë që KQZ të miratojë një akt që është nul. Në këto kushte ky akt nuk ka asnjë pasojë juridike, sepse heqja dorë nga kandidimi nënkupton në vetvete prishjen e listës të kandidimit të atij subjekti zgjedhor, e cila ka pasojë ligjore ndalimin e konkurrimit të këtij subjekti në zgjedhje.

“Mund të jetë zgjedhur si strategji politike ndoshta nga ana juaj, është e pamundur si proces. Ndaj KAS vendosi pranimin e pjesshëm të kërkesës ankimore të subjektit Lëvizja Shqipëria Bëhet për vendimin e KQZ për përcaktimin e kandidates fituese të subjektit zgjedhor në Qarkun Tiranë. Ndryshimin e këtij vendimi si më poshtë: Shpalljen e kandidates fituese për deputet nga lista shumemërore të miratuar nga KQZ të subjektit zgjedhor në qarkun Tiranë, zonjës Ana Dajko”, tha Çefa.

/m.q/r.e/

The post KAS rrëzon Celibashin, mandati i “Nismës Shqipëria Bëhet” kalon për Ana Dajkon appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KAS e la pa mandat deputeti, reagon Lapaj: Pse PSD-së iu pranuan dorëheqjet?

By: redi
30 July 2025 at 15:41

Nuk ka qetësi në mandatin e vetëm që Nisma ”Shqipëria Bëhet” fitoi në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve u shqyrtua ankimimi ndaj vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që i dha mandatin e fituar në qarkun Tiranë vajzës së tezes së Adriatik Lapajt. Por KAS mendon ndryshe dhe vendosi të shpallë fituese Ana Lajkun. Adriatik Lapaj në një reagim të…

Source

KAS i heq mandatin kushërirës së Adriatik Lapajt, ja kush shkon në Parlament

By: V K
30 July 2025 at 15:51

Në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, u shqyrtua ankimimi i “Shqipëria Bëhet”ndaj vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që i dha mandatin e fituar në qarkun Tiranë vajzës së tezes së Adriatik Lapajt.

KAS pranoi pjesërisht kërkesën dhe vendosi të shpallë fituese Ana Dajkon. 60-vjeçarja është nëna e anëtarit të kryesisë së “Lëvizjes Shqipëria Bëhet”, Vasil Dajko dhe kushërira e Lapajt.

Ajo ka kryer arsimin e mesëm dhe është e vetëpunësuar.

Relator i çështjes ishte Elvis Çefa. Përfaqësuesit e “Shqipëria Bëhet” kërkuan njohjen e dorëheqjeve në 11 maj, ndërsa anëtari i KAS, Ilir Rusmaili, i pyeti nëse e quajnë këtë gjë pabesi, pasi dorëheqjet u bënë pas procesit të votimit.

Rusmajli: Fakti që ata kanë zgjedhur të gjithë në një mendje të japin dorëheqjen në 11 maj, nuk është një lloj pabesie nga elektoratit në vlerësimin tuaj? Njerëzit e kanë votuar këtë listë kandidatësh. Dhe dorëheqja në 11 maj nuk ka ndodhur para se të fillonte votimi, nuk ka ndodhur me një deklaratë publike të subjektit, ‘mos na votoni se ne nuk duam të na votoni’. Ka ndodhur pasi procesi kishte nisur dhe zgjedhësit nuk e kishin mundësinë ta bënin këtë dallim.

Përfaqësuesi i “Shqipëria Bëhet”: Kjo është përgjegjësia e subjektit, nuk është pyetje ligjore

Përfaqësuesi i “Shqipëria Bëhet”: Jam përfaqësues i “Shqipëria Bëhet”. Nuk është pabesi dhe nuk ka pse të jetë. Gjithsecili nga ata kandidatë që ka vendosur të tërhiqet nga gara, është vullneti i tij personal dhe nuk ka asnjë lidhje me pabesinë tonë.

Më tej, KAS i cilësoi nuk dorëheqjet e kandidatëve.

KAS dëshiron të theksojë se akti i dorëheqjeve nga kandidimi i bërë ditën e zgjedhjeve nga të gjithë kandidatët e subjektit zgjedhor ankimues, në kuptim të ligjit është nul dhe nuk mund të merret në konsideratë. Edhe subjekti nuk mund të pretendojë që KQZ të miratojë një akt që në kuptim të ligjit është nul. Në këto kushte ky akt nuk krijon asnjë pasojë juridike sepse heqja dorë nga kandidimi nënkupton prishjen e listës së atij subjekti dhe kjo pasojë ligjore ka ndalimin e konkurrimit të atij subjekti në zgjedhje”, argumentoi relatori Cefa.

KQZ kishte vendosur që mandatin në koalicionin e “Nismës Shqipëria Bëhet” ta marrë Kleana Xhuveli. Kandidatja e listës së mbyllur Kleana Xhuveli, e renditur e katërta, revokoi dorëheqjen dhe kërkoi të merrte mandatin. Pas kësaj, Lapaj pretendoi se mandati i takon listës së hapur, duke kujtuar se kandidatët e listës së mbyllur kanë dhënë dorëheqjen nga kandidimi më datë 11 maj. Ai kërkoi të mos pranohen revokimet nga dorëheqja të kandidatëve nga lista e mbyllur, por kjo kërkesë u rrëzua nga KAS.

The post KAS i heq mandatin kushërirës së Adriatik Lapajt, ja kush shkon në Parlament appeared first on Albeu.com.

❌
❌