Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Sërish u protestua në Koçan, prindërit e viktimave në "Pulse": Dorëheqje e Kocevskit është e vonuar, ai mbrojti njerëzit e pushtetit

20 December 2025 at 18:20


Prindërit e personave që humbën jetën në zjarrin në diskotekën “Puls” sot në Marshin e 34-të për engjëjt në Koçan kërkuan zgjerim të hetimit, përcaktim të përgjegjësisë individuale dhe shpjegim publik pse individë të caktuar nuk janë përfshirë penalisht në procedurë.

Ata gjithashtu i dërguan një mesazh prokurorit të ri publik të shtetit – të rishqyrtojë të gjithë rastin që nga fillimi, që nga dita e tragjedisë, siç thanë ata, “me qëllim që të përcaktohet se kush e dinte, kush e lejoi, kush heshti dhe kush nuk veproi”.

“Jemi të zemëruar sepse ka njerëz të tjerë që publiku dhe ne si familje, e dimë me siguri se janë fajtorë dhe nuk janë as të dyshuar dhe as subjekt i një hetimi të dukshëm dhe transparent. Fëmijët tanë nuk janë numra. Ata kanë emra. Ata kanë histori. Ata kanë familje që do t’i presin përgjithmonë. Ky marshim është një mesazh: se jemi këtu, se mbajmë mend dhe se nuk do të lejojmë që e vërteta të varroset me fëmijët tanë”, tha Aleksandar Naunov, babai i vajzës së ndjerë para stacionit të policisë në Koçan.

Para ndërtesës së Gjykatës dhe Prokurorisë në Koçan, Verica Trifunova, nëna e të ndjerës Monika Spasova, theksoi se dorëheqja e Prokurorit publik të shtetit, Lupço Kocevski është e vonuar.

“Sot, në një kohë kur po ecim përsëri me imazhet e fëmijëve tanë në zemrat tona, Prokurori i shtetit, Kocevski paraqiti dorëheqjen e parevokueshme. Një dorëheqje e vonuar. Sepse ai nuk kishte guximin dhe vullnetin për të hapur në mënyrë të pavarur lëndën që nga dita e tragjedisë. Në vend të një hetimi të vërtetë, ai kërkoi informacion nga MPB dhe procedurat që vijuan u drejtuan ndaj personave të dyshuar që nga viti 2024 dhe më herët, ndërsa bartësit e vërtetë të pushtetit dhe përgjegjësisë mbetën të mbrojtur”, tha Trifunova.

Para ndërtesës së Gjykatës dhe Prokurorisë në Koçan, Verica Trifunova, nëna e të ndjerës Monika Spasova, theksoi se dorëheqja e Prokurorit publik të shtetit, Lupço Kocevski është e vonuar.

“Sot, në një kohë kur po ecim përsëri me imazhet e fëmijëve tanë në zemrat tona, Prokurori i shtetit, Kocevski paraqiti dorëheqjen e parevokueshme. Një dorëheqje e vonuar. Sepse ai nuk kishte guximin dhe vullnetin për të hapur në mënyrë të pavarur lëndën që nga dita e tragjedisë. Në vend të një hetimi të vërtetë, ai kërkoi informacion nga MPB dhe procedurat që vijuan u drejtuan ndaj personave të dyshuar që nga viti 2024 dhe më herët, ndërsa bartësit e vërtetë të pushtetit dhe përgjegjësisë mbetën të mbrojtur”, tha Trifunova.

Marshi protestues, si zakonisht filloi nga “Parku i revolucionit”, përmes Qendrës tregtare dhe Zyrës së të Ardhurave Publike drejt stacionit të policisë dhe Gjykatës.

Hetimi kundër policëve të përfshirë në tragjedinë në Koçan ka përfunduar, por aktakuza ende nuk është dorëzuar në gjykatë

16 December 2025 at 21:07


Hetimi kundër policëve të përfshirë në tragjedinë e zjarrit në Koçan, i cili po udhëhiqet nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka përfunduar, por aktakuza ende nuk është dorëzuar në gjykatë.

Nga Prokuroria thonë se ende po u dërgohen njoftimet palëve në procedurë, dhe pasi të përfundojë ky proces, do të fillojë afati ligjor prej 15 ditë, gjatë të cilit avokatët do të mund të paraqesin prova.

Nga kjo prokurori thonë se vetëm pasi të përfundojë ky afat prej 15 ditë do të merret edhe vendimi i prokurorisë për rastin. Zjarri në diskotekën “Puls” në Koçan ndodhi më 16 mars, ku 63 persona humbën jetën, ndërsa mbi 200 u lënduan.

Hetimi i Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit për zyrtarët e dyshuar të policisë, për mosshyqrtim të licencës së diskotekës, ka zgjatur që nga fundi i marsit, dhe deri më tani janë përfshirë 30 persona. /Alsat/

Vazhdon procesi i shërimit të pacientëve nga tragjedia e Koçanit, institucionet shëndetësore theksojnë se kujdesi për ta do të jetë afatgjatë

14 December 2025 at 20:55


Plagët fizike dhe psikologjike te të lënduarit nga zjarri i rëndë në diskotekën “Puls” në Koçan vazhdojnë të kërkojnë kohë dhe trajtim të kujdesshëm.

Gjithsej 143 persona të lënduar kanë kaluar nëpër rivlerësim nga një ekip i zgjeruar mjekësh specialistë nga Spitali i Përgjithshëm i Koçanit dhe klinikat në Shkup, të përfshirë drejtpërdrejt në mjekimin dhe rehabilitimin e të rinjve nga Koçani dhe komunat përreth.
Sipas të dhënave fillestare, te një pjesë e madhe e pacientëve trajtimi mjekësor ka përfunduar.

Drejtoresha e Spitalit të Përgjithshëm të Koçanit, Katerina Paniq Mirçevska, tha se bëhet fjalë kryesisht për persona që kanë pasur lëndime më të lehta dhe janë shtruar për periudhë të shkurtër në spital. Nga spitali janë ftuar të gjithë pacientët që kishin marrë pjesë në vlerësimin e parë, ndërsa në rivlerësim janë paraqitur 143 persona.

“Ky është një proces dinamik që nuk ndalet. Pacientët nuk janë lënë pas dore dhe nuk janë harruar. Ndjekja është e vazhdueshme dhe, varësisht nga nevojat, disa do të ndiqen nga pneumologët, ndërsa ata që kanë nevojë për trajtime të plagëve dhe korrigjime dermatologjike do të trajtohen nga Klinika e Dermatovenerologjisë,” theksoi Mirçevska.

Aktualisht, në spitalin e Koçanit 20 deri në 30 të lënduar ndjekin terapi fizikale. Një pjesë e pacientëve, të cilët janë kthyer në punë apo në arsim, terapinë e vazhdojnë edhe në spitalin e Shtipit, në Spitalin e Qytetit “8 Shtatori” dhe në Klinikën e Sëmundjeve të Mushkërive në Kozle, Shkup.

Për pacientët që kanë nevojë për korrigjime të plagëve në trup apo fytyrë jashtë vendit, vendimi do të merret nga një konsilium mjekësh. Sipas Mirçevskës, do të përgatitet një plan më i gjerë për të përcaktuar nëse specialistët do të vijnë në Maqedoni apo pacientët do të dërgohen në qendra të specializuara jashtë shtetit, varësisht nga mundësitë dhe nevojat konkrete.

Në procesin e mjekimit dhe rehabilitimit janë përfshirë edhe specialistë të huaj: mjekë të terapisë fizikale nga Mbretëria e Bashkuar dhe kirurgë plastikë nga Belgjika, të cilët gjatë këtij muaji do të kryejnë një rivlerësim të ri për të përcaktuar hapat e mëtejmë të trajtimit.

Njëkohësisht, po ndiqet edhe gjendja e pacientëve me dëmtime pulmonare si pasojë e thithjes së tymit. Disa prej tyre e kanë përfunduar trajtimin në Jasenovë. Autoritetet shëndetësore theksojnë se pacientët janë të informuar se, në rast të çfarëdo problemi shëndetësor, mjekët mbeten në dispozicion të tyre.

Procesi i shërimit vazhdon, ndërsa institucionet shëndetësore theksojnë se kujdesi për të lënduarit do të jetë afatgjatë dhe i pandërprerë.

Prindërit e viktimave të tragjedisë së Koçanit: Afati për hetimet skadoi, institucionet pa veprim

13 December 2025 at 20:42


Prindërit e viktimave të tragjedisë së Koçanit thonë se deri tani nuk kanë kërkuar sqarime për hetimet ndaj policëve të dyshuar për rastin me qëllim që të mos e pengojnë procedurën.

Por, ata shtojnë se afati që u dhanë institucionet deri më 12 dhjetor ka përfunduar pa veprime konkrete.

Sipas prindërve, zvarritja ose mosveprimi dëmton besimin ndaj procedurës dhe përgjegjësi në raste kur vërtetohet fajësia. Ata thonë se nëse nuk ka veprime nga prokuroria, do të shfrytëzojnë mekanizmat ligjor për mbrojtjen e drejtësisë.

“Na shqetëson fakti që zyrtar të MPB-së të cilët janë të dyshuar në rastin konkret edhe më tej janë në liri dhe lëvizin në mesin e qytetarëve pa masa të qarta kujdesi, pa u suspenduar ose pa lloj tjetër të përgjegjësisë institucionale. Kujtojmë se nëpunësit policor sipas ligjit kanë përgjegjësi më të madhe për shkak të natyrës së punës, autorizimeve që u janë besuar dhe besimit që kanë qytetarët. Mosveprimi ose zvarritja në këto raste ku të dyshuar janë njerëzit që janë të angazhuar për të siguruar zbatimin e ligjit krijon dyshime për selektivitet që është në kundërshtim me parimet bazë të shtetit ligjor”, tha një prind. /Alsat.mk

Gjykimi për rastin e Koçanit vazhdon më 23 dhjetor

11 December 2025 at 20:30


Mbrojtja e disa të akuzuarve në rastin e tragjedisë së Koçanit ka bërë një sërë vërejtjesh për punën e Prokurorisë.

Siç thonë ata, aktakuza është e paqëndrueshme dhe se në publik shpërndahen informacione të pasakta për përgjegjësinë institucionale.

Mbrojtja e punonjësve të Ministrisë së Ekonomisë dhe inspektorëve të tregut pretendoi se ata kanë kryer vetëm kontrolle dokumentesh pa kompetenca inspektuese dhe se nuk kanë mundur të parandalojnë zjarrin në lokalin e natës “Puls”.

Prokuroria deklaroi se provat do të tregojnë se objekti ka qenë “kurth vdekjeprurës” për shkak të neglizhencës sistematike dhe gabimeve institucionale. Në bankën e të akuzuarve janë 37 persona, përfshirë pronarë, zyrtarë, inspektorë dhe ish-funksionarë lokalë.

Gjykimi do të vazhdojë më 23 dhjetor me fjalët hyrëse nga mbrojtja e të akuzuarit Aleksandar Nacev, pronar i një agjencie të sigurisë, procedura e të cilit u bashkua me këtë pak para fillimit të gjykimit, si dhe të përfaqësuesve të dy personave juridik.
Gjykimi po zhvillohet nën masa të përforcuara të sigurisë, me praninë e të pandehurve, të afërmve të viktimave, prokurorisë, mbrojtjes dhe publikut.

Shehtanski: Po përhapen informacione të pasakta për rastin "Pulse", edhe prokuroria është përgjegjëse

11 December 2025 at 15:26


Me një sërë vërejtjesh për punën e Prokurorisë, mbrojtja e inspektorëve të tregut, në seancën dëgjimore për rastin e zjarrit në Koçan, kritikoi ashpër ndërtimin ligjor të aktakuzës dhe mënyrën se si, siç deklaruan avokatët, po plasohen në publik informacione të pasakta në lidhje me përgjegjësinë institucionale dhe statusin ligjor të objektit në të cilin vdiqën disa persona.

Disa nga avokatët sulmuan edhe Prokurorinë, duke theksuar se nëse kërkohet një marrëdhënie shkakësore midis sistemit dhe të gjitha institucioneve, përgjegjësia duhet të bjerë edhe mbi vetë Prokurorinë, e cila, në fund të fundit, është ajo që duhet të ketë reagimin e parë nëse do të kishte ndonjë paligjshmëri në objekt.

Në fjalën e tij hyrëse në seancën e sotme dëgjimore për rastin e zjarrit në Koçan, avokati Vanço Shehtanski, avokat mbrojtës i ish-inspektorit të tregut Mille Ampov, bëri një sërë vërejtjesh në lidhje me punën e Prokurorisë dhe mënyrën se si, siç tha ai, po përhapen informacione të pasakta në lidhje me përgjegjësinë institucionale dhe statusin e objektit.

Shehtanski kritikoi Prokurorinë për mosveprimin e saj pas njohurive fillestare për parregullsi të mundshme.

"Pas informacioneve të dëgjuara, Prokuroria duhet të ketë reagimin fillestar nëse ka pasur ndonjë paligjshmëri në objekt. Pse, prokuror, në vend që të kërkoni një marrëdhënie shkak-pasojë me institucionet e tjera, thjesht nuk reaguat pasi u dëgjuan disa informacione, dhe kjo tragjedi më 16 mars nuk do të kishte ndodhur. Mos i manipuloni njerëzit. Çfarë mendoni, si janë familjet e të akuzuarve, të cilët mendohet se janë “vrasës”? Të paktën në këtë rast, e vërteta nuk duhet të fshihet, ndërsa ajo po fshihet", tha Shehtanski./Telegrafi/

Sot vazhdon seanca për rastin "Pulse" në Koçan

11 December 2025 at 09:54


Gjykimi për zjarrin në diskotekën "Pulse" në Koçan, ku humbën jetën 63 persona dhe u lënduan mbi 200, do të vazhdojë sot në gjykatën e Idrizovës me deklaratat hyrëse nga mbrojtja.

Seanca e sotme dëgjimore vazhdon me fjalët hyrëse nga mbrojtja e të akuzuarit të 26-të, Shefket Haziri nga Ministria e Ekonomisë, pasi në seancën e djeshme mbrojtja e të akuzuarve, ish-ministra të ekonomisë dhe drejtorë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, mohuan fajësinë dhe kundërshtoi aktakuzën, duke pretenduar se nuk kishin as autoritet ligjor dhe as fuqi faktike për të ndikuar në rezultatin tragjik të zjarrit, të shkaktuar nga piroteknika të papërshtatshme për një dhomë të mbyllur dhe të përdorura në kundërshtim me ligjin për piroteknikën.

Rasti, në të cilën vdiqën 63 persona dhe u lënduan mbi 200 të tjerë, po zhvillohet nën masa të shtuara sigurie, me praninë e të akuzuarve, të afërmve të viktimave dhe gazetarëve të shumtë./Telegrafi/

Gjykimi për zjarrin në "Pulse" vijon nesër, do të deklarohen përfaqësuesit nga Ministria e Ekonomisë

10 December 2025 at 18:50


Mbrojtësi i Xhevair Kamberit nga Ministria e Ekonomisë, avokati Naser Raufi, në fjalën e tij hyrëse vlerësoi se aktakuza kundër klientit të tij ishte “ndërtuar mbi supozime, jo mbi prova”.

Sipas tij, Kamberi nuk kishte asnjë detyrim ligjor apo mekanizëm për të kryer inspektime në terren dhe për të kontrolluar përmbushjen e kërkesave minimale, pasi puna e tij ishte ekskluzivisht administrative – përgatitja e licencave bazuar në dokumentacionin e paraqitur.

“I pandehuri nuk është inspektor, puna e tij ishte të merrte dokumentacion dhe të lëshonte një licencë bazuar në të. Përgjegjësia për vërtetësinë e atij dokumentacioni i takon aplikuesit. Prokuroria pretendon se zyrtarët në DMSH nuk vepruan sipas ligjit dhe nuk organizuan mbikëqyrjen, dhe kjo konfirmon tezën tonë se mbikëqyrja është detyrim i organeve të specializuara, jo i punonjësve administrativë. Përgjegjësia për tragjedinë u takon atyre që morën vendimin për të vepruar pa licencë dhe shërbimeve të inspektimit që nuk penguan kryerjen e aktiviteteve të paregjistruara. Kjo përgjegjësi nuk duhet t’i transferohet një zyrtari administrativ, pika e fundit e kontaktit e të cilit është lëshimi i një licence në vitin 2023”, tha Raufi.

Prokuroria e akuzon Kamberin për pranim ryshfeti, por mbrojtja pretendon se të dyja akuzat janë të pabaza. Sipas Raufit, transaksioni prej 12 mijë denarësh përmes një llogarie bankare nuk mund të trajtohen si ryshfet, por si kredi.

“Ryshfeti është një akt sekret dhe i fshehur – nuk kryhet përmes kanaleve bankare me qëllim të dërgesës së parave. Prokuroria nuk ka vërtetuar se çfarë lloj kundërshërbimi ka ofruar Kamberi. Aktakuza e ngritur nuk përmban prova të mjaftueshme cilësore, aktakuza është një përmbledhje supozimesh, keqinterpretimesh të juridiksionit dhe lëshimesh procedurale. Nuk ka shkakësi – shkaku i vërtetë i tragjedisë është funksionimi i paligjshëm pa licencë dhe përdorimi i paautorizuar i piroteknikës. Kamberi nuk është shkaku i tragjedisë dhe as falsifikues, por një njeri emri i të cilit është keqpërdorur, një qengj i sakrifikuar në një kërkim legjitim, por të keqdrejtuar, për drejtësi”, theksoi avokati.

Raufi shtoi se ka një dështim institucional në ndjekjen penale të dhënësit të ryshfetit dhe njoftoi se mbrojtja do ta vërtetojë akuzën e pabazuar.

I akuzuari Kamberi u pajtua me fjalën hyrëse të avokatit të tij mbrojtës pa komente të mëtejshme.

Gjykimi për zjarrin në të cilin vdiqën 63 persona dhe mbi 200 u lënduan më 16 mars të këtij viti, vazhdon nesër me fjalët hyrëse të përfaqësuesve të Ministrisë së Ekonomisë.

Millanov për rastin "Koçani": Asnjë licencë nuk është nënshkruar personalisht nga ish-ministri Bekteshi

10 December 2025 at 16:12


Avokati Elenko Millanov theksoi se mbrojtja e ish-ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, do të tregojë se veprimet që i atribuohen të akuzuarit nuk mund të krijojnë asnjë lidhje kauzale me veprën penale për të cilën ai akuzohet.

“Prokuroria përpiqet të krijojë përshtypjen se veprimet që dyshohet se janë kryer nga 26 shkurt 2018 deri më 11 shkurt 2022 kanë lidhje me ngjarjen tragjike, por një lidhje e tillë kauzale nuk ekziston”, tha Millanov.

Ai theksoi se Bekteshi ka ushtruar detyrën e ministrit të Ekonomisë deri në qershor t; vitit 2024 dhe se Mbrojtja do të dëshmojë se licencat që përmend Prokuroria, veçanërisht ato nga viti 2023 dhe fillimi i 2024, nuk janë akt personal i tij.

“Licencat për të cilat pretendohen lidhje kauzale janë lëshuar bazuar në autorizim dhe janë të vulosura me faksimil, jo me firmë personale të ministrit. Nuk ka asnjë licencë të nënshkruar personalisht nga Kreshnik Bekteshi”, theksoi Millanov.

Mbrojtja njoftoi se gjatë procedurës do të paraqesë prova që tregojnë se aktakuza bazohet në fakte të gabuara dhe në keqinterpretim të kompetencave të Ministrisë së Ekonomisë, duke treguar kështu qartë se Bekteshi nuk ka asnjë lidhje ligjore apo faktike me ngjarjen tragjike.

Saliu për rastin "Koçan": Akuza kundër meje bazohet në supozime

10 December 2025 at 11:44


Njëri nga të akuzuarit për zjarrin në diskotekën "Pulse", Ministri pa portofol Shaban Saliu, iu drejtua sot gjykatës në seancën e sotme dëgjimore, duke thënë se për 9 vjet nuk kishte asnjë lidhje faktike apo ligjore me institucionin e Shërbimit të Sigurimit të Shtetit, ku ishte drejtor në periudhën nga viti 2012 deri në vitin 2017. Ai thotë se nuk është fajtor për tragjedinë. Ai pretendon se akuza kundër tij është e pabazuar.

"Akuza kundër meje bazohet në supozime, ai mund ta dinte, duhej ta dinte, kishte një detyrim, ndoshta të ngjashme. Është ligjërisht e palejueshme që akuza të bazohet në ndonjë supozim, pa marrë parasysh ndershmërinë time që në lindje. Shpresoj që drejtësia të fitojë gjithmonë në fund", tha Saliu në fjalimin e tij.

Sipas tij, ai thotë se akuzohet për qëllim të mundshëm që nga viti 2012 deri në vitin 2017, se ishte në dijeni dhe se e dinte se ngjarja e 16 marsit 2025 do të ndodhte.

"Përshkrimi i krimit në aktakuzë nuk mund të ketë një lidhje shkakësore me atë që ndodhi në kabarenë "Pulse"", shtoi ministri pa portofol.

Ai theksoi se gjatë periudhës kur ishte drejtor i Shërbimit të Sigurisë Shtetërore, nuk u morën kurrë dokumente, raporte apo plane që kërkonin pëlqim nga diskoteka "Pulse"./Telegrafi/

Kambovski: Rasti “Pulse” është proces veçanërisht i vështirë

9 December 2025 at 19:23


Procesi për disko klubin “Pulse” nga Koçani, ku ka një numër të madh të të akuzuarve, është i vështirë të udhëhiqet dhe gjykata ka para vetes mijëra faqe prova që duhet t’i përmbledhë dhe të nxjerrë konkluzione se çfarë është e vërteta për të sjellë një vendim të drejtë.

Këtë për "TV21" e deklaroi profesori Vllado Kambovski duke u ndalur te procesi gjyqësor për tragjedinë në Koçan lidhur me atë se a mendon që të gjithë të akuzuarit janë përgjegjës për veprat e rënda kundër sigurisë së përgjithshme dhe si mund të jenë të gjithë bashkëpjesëmarrës në bashkëveprim.

“Gjatë vetë procesit unë besoj se do të vijë te diferencimi i atyre që kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në vetë ngjarjen, kanë kontribuar në vetë ngjarjen, nga ata që kanë mundësuar kushte qoftë qëllimisht apo në mënyrë të pakujdesshme. Problemi në këto lloj rastesh komplekse është përcaktimi i kauzalitetit, lidhjes shkak-pasojë”, tha profesori Vllado Kambovski.

Sa i përket mbajtjes së Komisionit të Përhershëm Hetimor të sotëm dhe Komisionit Hetimor të paralajmëruar për Koçanin me propozim të VMRO–DPMNE-së, Kambovski thotë se ai do të ketë një kontribut të rëndësishëm vetëm nëse fokusohet te këto ngjarje si simptomë e sundimit të së drejtës dhe përgjegjësisë, në vend se si mundësi për poena politikë.

“Nëse në këtë pjesë Komisioni Hetimor i shpjegon qetësisht problemet që ekzistojnë në shoqëri dhe krijojnë kushte për mos e dhëntë Zoti përsëritjen e ngjarjeve të tilla, ai mund të japë një kontribut të rëndësishëm. Nëse arrin ta ngrejë vetëdijen në shoqëri se duhet të ekzistojë sundim i së drejtës, funksionalitet dhe përgjegjshmëri e të gjitha institucioneve që duhet të funksionojnë në interes të qytetarëve, pa ndikime partiake, pa partizim, politizim dhe kështu me radhë”, shtoi profesori Vlado Kambovski.

Procesi për tragjedinë në disko klubin “Pulse” ka filluar në fillim të këtij muaji, ndërsa paralelisht me të po zhvillohen edhe debate në Kuvend me seancën e sotme të Komisionit të Përhershëm Hetimor dhe Komisionit Hetimor të paralajmëruar me kërkesë të deputetëve nga pushteti./TV21/

Kocevski: Në këtë fazë nuk duhet të ketë Komision Hetimor për Koçanin, mund të kompromentohen prova dhe dëshmitarë të caktuar

9 December 2025 at 17:10


Prokurori Publik i Republikës, Ljupço Kocevski, beson se në këtë fazë nuk duhet të ketë Komision Hetimor në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për tragjedinë e Koçanit, sepse siç thotë ai, dëshmitarë dhe prova të caktuara mund të kompromentohen, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kocevski mori edhe një kërkesë zyrtare nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Afrim Gashi, për Komisionin Hetimor.

"Lidhur me formimin e një Komisioni Hetimor, pata edhe unë një kërkesë zyrtare nga kryetari Gashi dhe shpreha mendimin tim me shkrim dhe atë që thashë në disa media, për mua personalisht, besoj se në këtë fazë nuk duhet të ketë Komision Hetimor, sepse prova dhe dëshmitarë të caktuar mund të kompromentohen, duke pasur parasysh se është duke u zhvilluar një procedurë gjyqësore. Ajo që ishte një kërkesë nga kryetari i Kuvendit përfshinë pothuajse të njëjtat çështje që po zhvillon Prokuroria Publike, për këto arsye besoj se dy procedura paralele nuk janë të përshtatshme në këtë kohë", deklaroi Kocevski.

I pyetur nëse kjo do të thotë që hetimi i prokurorisë nuk ishte i plotë dhe gjithëpërfshirës, pra tani ekziston një Komision Hetimor, Kocevski thotë "Nuk do të thoja kështu", dhe hetimi për tragjedinë në diskotekën "Pulse" të Koçanit ishte gjithëpërfshirës.

"Nuk do të thoja kështu. E dini që vetë hetimi ishte shumë gjithëpërfshirës, u angazhuan shumë prokurorë publikë dhe ata lëshuan vendim prokurori publik kundër të akuzuarve, të cilët ende përfshihen në vetë aktakuzën. Lidhur me këtë të fundit, ju thashë se do të dalë një vendim i ri prokurorial publik për oficerët e policisë, ndërsa për personat e mbetur nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, po zhvillohet një hetim në Prokurorinë Publike kompetente", thotë Kocevski./Telegrafi/

Mickoski: Nuk mund të ketë drejtësi për Koçanin në Komisionin Hetimor

9 December 2025 at 16:19


Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski, thotë se ishte i pranishëm sot në Komisionin Hetimor të Koçanit për të dëgjuar.
Ai thotë se gjithçka që dëgjoi, "pak a shumë, e ka dëgjuar më parë".

Kryeministri shtoi se çdo deputet mund t'u paraqesë deputetëve propozime për ndryshime legjislative pas tragjedisë, si dhe për shërbimet e inspektimit.

Ai pohon se deri më tani asnjë nga deputetët nuk ka paraqitur një propozim.

"Pyetja e vërtetë është pse u deshën muaj për të caktuar këtë Komision Hetimor. Ndjesia ime është se të gjithë po flasim për drejtësi dhe kjo është një nga kërkesat e prindërve. Nuk mund të ketë drejtësi në një Komision Hetimor. Mund të ketë drejtësi brenda kornizës së një procesi gjyqësor. Për të pasur drejtësi, duhet të kesh fakte nga hetimi.

Ato nuk mund të paraqiten në një Komision Hetimor. Kjo ngre pyetjen se pse dikush vazhdimisht bën ekspozita të tilla politike, kjo është pyetja kryesore. Dua të them se si Qeveri do të thirremi kudo dhe do të jemi të pranishëm", theksoi Kryeministri./Telegrafi/

Ish-kryetari i Koçanit, Dimitrovski: Akuzat janë të trilluara dhe ndjekin të pafajshmit

4 December 2025 at 12:20


Ish-kryetari i Koçanit, Ratko Dimitrovski, i akuzuar në rastin “Puls”, para gjykatës deklaroi se është i befasuar dhe se, siç tha, “kurrë, por kurrë” nuk kishte mundur të imagjinonte se do të gjendej në bankën e të akuzuarve për ngjarje të cilat kanë ndodhur 13 vite më parë.

Dimitrovski pretendon se akuzat kundër tij janë një trillim i padrejtë, i dëmshëm edhe për familjet që humbën të afërmit. Ai kërkoi, siç tha, drejtësi të vërtetë, drejtësi që nuk ndjek të pafajshmit.

“Nuk ekzistojnë të akuzuar zëvendësues”, tha ai, duke paralajmëruar se opinioni nuk do të jetë i kënaqur nëse lihet jashtë ndëshkimi qoftë një person që me të vërtetë duhet të përgjigjet.

Dimitrovski deklaroi se kjo akuzë është “një përgjegjësi e trilluar për të mashtruar opinionin publik” dhe kujtoi se që në vitin 2012 komuna kishte njoftuar pronarin se parkimi nuk ishte i lejuar në parcelat në fjalë./TV21/

Prindërit e viktimave të "Pulse" sjellin pankartën në gjykatë: 63 hije do t'ju ndjekin përgjithmonë

4 December 2025 at 10:59


Prindërit dhe të afërmit e atyre që vdiqën në zjarrin në kabarenë e ashtuquajtur "Pulse" në Koçan u paraqitën sot në seancën dëgjimore në Idrizovë me një banderolë të madhe të shtypur me fytyrat e të dashurve të tyre që humbën jetën në tragjedi.

Banderola, e cila sipër fotove shkruan “16.03.2025 – 63 hije do t’ju ndjekin, çdo vështrim kërkon drejtësi”, u vendos në pjesën e jashtme të gardhit metalik të sigurisë që rrethonte sallën e gjyqit. Policia fillimisht nuk lejoi vendosjen e banderolës, por pas konsultimeve të shkurtra dha leje që ajo të qëndronte në gardh.

I vendosur përballë parkingut nga ku mbërrijnë të akuzuarit, përfshirë ata të sjellë me furgonë policie, banderola kishte për qëllim t’u kujtonte atyre jetët e humbura, thonë prindërit.

“Ne e sollëm banderolën për t’u kujtuar ‘vrasësve’ atë që bënë, sepse në seancën e mëparshme ata thanë se nuk ndiheshin fajtorë”, tha Svetlana Stojanova, nëna e Andrej Stojanov, i cili vdiq në “Pulse”./Telegrafi/

Gjykimi për zjarrin në diskotekën "Pulse" në Koçan vazhdon me deklaratat hyrëse nga mbrojtja

4 December 2025 at 10:02


Gjykimi për zjarrin në diskotekën "Pulse" në Koçan, ku humbën jetën 63 persona, përfshirë fëmijë, dhe u lënduan mbi 200 të tjerë, vazhdon sot në gjykatën e Idrizovës. Gjykimi do të vazhdojë me deklaratat hyrëse nga mbrojtja, pasi në seancën e mëparshme, të gjithë të akuzuarit deklaruan se nuk ndihen fajtorë për krimet për të cilat akuzohen.

Disa prej tyre shprehën ngushëllime familjeve të viktimave dhe theksuan se e kuptonin akuzën, por nuk e pranonin fajësinë për "krime të rënda kundër sigurisë publike".

Në seancën e mëparshme, mbrojtja e të akuzuarit të parë, pronarit të diskotekës Dejan Jovanov, pronarit të kafenesë MMMM, Mitko Stojanov, rojes së sigurisë Stojanço Dimitriev dhe Grozdan Millkovski, pronarit të objektit, dhanë deklaratat hyrëse. Disa nga të akuzuarit, në deklaratat e tyre hyrëse, kontestuan bazën e akuzës.

Avokatët theksuan se klientët e tyre nuk ndërmorën asnjë veprim që do të kishte lidhje të drejtpërdrejtë me ngjarjen tragjike dhe se ata posedonin dokumentacion të vlefshëm. Ata njoftuan paraqitjen e provave dhe dëshmitarëve të cilët, sipas tyre, do të konfirmojnë se të akuzuarit nuk janë përgjegjës për zjarrin dhe se tragjedia është rezultat i dështimeve institucionale, jo i fajit personal./Telegrafi/

Të akuzuarit për zjarrin në "Pulse" ndihen të pafajshëm

2 December 2025 at 11:52


Të gjithë të akuzuarit për zjarrin në diskoteken "Pulse" në Koçan, ku humbën jetën 63 persona dhe u lënduan mbi 200 të tjerë, kanë deklaruar se nuk ndihen fajtorë për veprat për të cilat akuzohen.

Në seancën e sotme në gjykatën e Idrizovës, disa prej tyre shprehën keqardhje dhe deklaruan se e kuptonin akuzën, por megjithatë nuk e pranuan fajësinë për "krime të rënda kundër sigurisë publike".

Gjykimi po zhvillohet nën masa të shtuara sigurie, me praninë e të pandehurve, të afërmve të viktimave, prokurorisë, mbrojtjes, gazetarëve dhe publikut.

Prokuroria, e përfaqësuar nga një ekip prej 15 prokurorësh publikë, njoftoi se provat do të tregojnë se klubi Pulse ishte një kurth vdekjeprurës që nga fillimi, rezultat i neglizhencës sistematike dhe dështimeve institucionale.

37 të pandehur u ulën në bankën e të akuzuarve - pronarë, menaxherë, inspektorë, ish-kryetarë komune, roje sigurie dhe nëpunës civilë.

Në seancën e mëparshme, Gjykata pranoi kundërshtimet e disa prej avokatëve mbrojtës se aktakuza e integruar me listën e provave nuk u ishte dorëzuar të pandehurve, dhe i informoi ata se ajo do t'u dorëzohej atyre, ndërsa seanca e radhës e caktuar u shty në mënyrë që ata të kenë kohë të njihen me materialet.

Për të shmangur problemin e vonesës së procedurës, Gjykata vendosi të vazhdojë seancën kryesore me deklarata në lidhje me kërkesat e dëmit dhe ndjekjen penale të palëve të dëmtuara dhe përfaqësuesve të tyre ligjorë. Përfaqësuesit ligjorë të palëve të dëmtuara të pranishëm para Gjykatës deklaruan se po i bashkohen ndjekjes penale dhe se do të ushtrojnë të drejtat e tyre dhe kërkesën për dëmshpërblim në procedurat civile.

Përveç të akuzuarve, në sallën e gjyqit janë të pranishëm edhe të afërm të viktimave të aksidentit, përfaqësues të prokurorisë dhe mbrojtjes, si dhe gazetarë vendas dhe të huaj. Gjykimi zhvillohet nga gjyqtarja Diana Gruevska Ilievska.

Prokurori Borçe Janev në seancën e parë dëgjimore për zjarrin tragjik theksoi se po kërkohet përgjegjësi me emër dhe mbiemër, dhe shoqëria duhet të përballet me të vërtetën e dhimbshme dhe të nxjerrë përgjigje legjitime se kush e lejoi, kush heshti dhe kush nuk e parandaloi, sepse, siç tha ai, drejtësia nuk po kërkohet si ngushëllim apo hakmarrje, por si pasojë e paligjshmërisë.
Prokurori theksoi se provat do të tregojnë se klubi Pulse ishte një kurth vdekjeje që nga fillimi.

Tragjedia e 16 marsit 2025, sipas Prokurorisë, është rezultat i neglizhencës sistematike dhe injorimit të kërcënimeve të sigurisë: diskoteka funksiononte pa sistem mbrojtjeje nga zjarri, me dritare të mbyllura, materiale të ndezshme dhe toksike dhe vetëm një dalje evakuimi, ndërsa në mbrëmjen kritike, mbi 600 mysafirë, përfshirë fëmijë, u lejuan të hynin pa kontroll.

Ndryshe, tetë muaj pas ngjarjes, 37 të pandehur u ulën në bankën e të akuzuarve, nga të cilët 34 ishin individë dhe tre ishin persona juridikë. Midis tyre janë pronarë baresh, menaxherë, inspektorë, ish-kryetarë bashkie, roje sigurie dhe nëpunës civilë.

Të pandehurit janë Dejan Jovanov, Mitko Stojanov, Mihail Jovanov, Grozdan Milkovski, Milka Edrovska, Todor Jovanov, Ognjan Georgiev, Ljupço Stamenkov, Nikolço Gotçev, Ratko Dimitrovski, Nikolço Iliev, Ljupço Papazov, Jane Jançeski, Lazar Zhariev, Ivica Groszanov, Martin Gorgiev, Stojanço Dimitriev, Shaban Saliu, Adnan Xhaferoski, Bekim Maksuti, Xhevat Selami, Ljupço Grnçishtanov, Valon Saraqini, Kreshnik Bekteshi, Xhevair Kamberi, Shovket Hazari, Zoran Nikolovski, Bekim Haxhiu, Arlinda Kasapi, Blashkana Eftimovav Mitev, Razmena Çekiq-Duroviq, "MMMM KAFE" SHPK Kocani, RUBICON SECURITY SOLUTIONS, VENCI PROEKT SHPK Koçani./Telegrafi/

Protesta në Koçan, prindërit e viktimave: Dolëm nga gjykata të zhgënjyer, na vendosën krah për krah me të akuzuarit

29 November 2025 at 19:52


Në “Marshin e engjëjve” të sotëm, një pjesë e prindërve thanë se e përballuan seancën e parë gjyqësore dhe se ajo ishte e vështirë dhe e dhimbshme.

Aleksandar Naunov, babai i Nadicës së ndjerë, në deklaratën e tij nga marshimi tha se kishte shpresuar që seanca e dytë do të hapte rrugën drejt drejtësisë, por ajo u shty pa asnjë konsideratë për dhimbjen e familjeve të viktimave.

“E përcollëm me zhgënjim të thellë. Deri kur do të shtyhet drejtësia dhe e vërteta? Deri kur do të shtyhen jetët dhe zemrat tona? Dolëm nga gjykata me shpirt të rënduar. Pikërisht atëherë pamë edhe një padrejtësi tjetër. Në të njëjtin parking, pa asnjë organizim apo kordon, ne prindërit na vendosën krah për krah me të akuzuarit – të vendosur pranë njëri-tjetrit, fytyrë më fytyrë, sikur të ishim palë të barabarta në një proces administrativ. Për ne kjo ishte poshtërim”, tha Naunov.

Ai shtoi se nga Gjykata presin më shumë sesa vetëm zbatim formal të procedurës. Presin profesionalizëm dhe humanitet. Naunov foli edhe për përballjen me avokatët e Koçanit që janë pjesë e mbrojtjes së të akuzuarve.

“Ata, në vend që të largoheshin pak dhe të tregonin qoftë edhe pak humanitet, përsëri na shpjeguan se kishin të drejtë t’i mbronin klientët e tyre. E dimë se një pjesë e këtyre njerëzve kanë të afërm, familjarë dhe të njohur që kanë qenë në ‘Pulse’. Sipas tyre, ne nuk është dashur të reagojmë. Si të qëndrojmë të qetë para njerëzve që mbrojnë përgjegjësit e kësaj tragjedie të madhe? Ne kemi të drejtë të flasim dhe të protestojmë. Zemërimi ynë nuk është urrejtje, është dhimbja e çdo prindi që ka humbur fëmijën”, tha babai i Nadicës.

Marshi për engjëjt nisi nga Parku i Revolucionit në Koçan, me mesazhin se po ecet “me dashuri, me dhimbje dhe me dinjitet – në emër të atyre që nuk mund të ecin më”. Prindërit paralajmëruan se do të vazhdojnë ta kërkojnë një gjykim të drejtë për tragjedinë në të cilën humbën jetën 63 të rinj.

Sot sërish protestohet në Koçan për viktimat nga zjarri në diskotekën "Pulse"

29 November 2025 at 09:50


Një tjetër "Marsh për Engjëjt" do të mbahet në Koçani këtë pasdite.

Prindërit e viktimave në tragjedinë "Pulse" u bëjnë thirrje qytetarëve t'u bashkohen atyre.

Marshi do të fillojë në orën 14:05 nga Parku i Revolucionit dhe është paralajmëruar si një tubim paqësor dhe dinjitoz, kushtuar viktimave dhe si një kujtesë se pas çdo vendimi gjyqësor ka jetë të vërteta njerëzore dhe familje që ende presin drejtësinë që meritojnë.

Gjyqi për rastin "Pulse" ka filluar në sallën e gjyqit në Burgun e Idrizovës, në të cilin akuzohen 35 individë dhe tre persona juridikë.

Disa nga avokatët e të pandehurve kanë kërkuar shtyrje, pasi nuk e kanë marrë aktakuzën e integruar, kështu që nuk mund të bëjnë deklarata hapëse.

Një seancë e re dëgjimore është planifikuar për të martën.

Rokas në Koçan: BE mbetet partner i besueshëm në rindërtimin e qytetit pas tragjedisë

27 November 2025 at 21:04


Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoni, Michalis Rokas, vizitoi sot qytetin e Koçanit, njoftoi Delegacioni i BE-së në Shkup.
Gjatë vizitës së tij, ai i bëri homazhe viktimave të zjarrit në Koçan më 16 mars të këtij viti, i cili vrau 63 persona, dhe më pas u takua me autoritetet lokale të sapoformuara, si dhe përfaqësues të komunitetit të qytetit.

Vizita e Rokas filloi në varrezat e qytetit, ku ai vendosi lule në kujtim të 63 viktimave të zjarrit në diskoteken Pulse më 16 mars 2025, dhe pasdite u takua me shoqatën e prindërve të viktimave të tragjedisë, të quajtur "16 Mars 2025 - Koçani", si dhe me përfaqësues të të mbijetuarve të zjarrit.

Rokas u takua gjithashtu me Kryetarin e sapozgjedhur të Bashkisë së Koçanit, Vlladko Grozdanov, ku biseda u përqendrua në prioritetet lokale, nevojat e komunitetit dhe mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për zhvillimin e komunës.

Ambasadori i BE-së foli gjithashtu me përfaqësues të Këshillit komunal të Koçanit, duke shkëmbyer pikëpamje mbi shërbimet publike, vetëqeverisjen lokale dhe bashkëpunimin me nismat e financuara nga BE.

"Vizita nxori në pah një gamë të gjerë iniciativash të mbështetura nga BE-ja të planifikuara për Koçanin dhe rajonin lindor të vendit. Këto përfshijnë përpjekjet për të përmirësuar menaxhimin mjedisor, modernizimin e pajisjeve mjekësore në fushat kryesore të kujdesit shëndetësor dhe mbështetjen për rindërtimin me efikasitet energjetik të ndërtesave publike. Po punohet gjithashtu për një qasje afatgjatë ndaj përdorimit të ujërave termale të Koçanit", thuhet në deklaratë./Telegrafi/

❌
❌