Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 20 January 2026Main stream

KLGJ: Nuk kemi marrë asnjë shkresë zyrtare për Irena Gjokën nga Prokuroria

By: Elva
20 January 2026 at 21:44

Këshilli i Lartë Gjyqësor (Këshilli i Lartë Gjyqësor) ka reaguar mbrëmjen e sotme lidhur me informacionet e publikuara për gjyqtaren e GJKKO-së, Irena Gjoka, sipas të cilave ajo rezulton e dënuar në Greqi për falsifikim dokumentesh. Në një njoftim zyrtar për mediat, KLGJ bën të ditur se deri në orën 20:30 të datës 20 janar […]

The post KLGJ: Nuk kemi marrë asnjë shkresë zyrtare për Irena Gjokën nga Prokuroria appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Dyshimet për manipulim të votave, Prokuroria nis grumbullimin e provave

By: D Marku
19 January 2026 at 12:34

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka njoftuar se Prokurori i Shtetit ka monitoruar në vazhdimësi procesin e rinumërimit të rezultateve zgjedhore dhe do të ndërmarrë veprime për çdo dyshim për keqpërdorim të votave.

Sipas njoftimit për media thuhet se koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokuroja Laura Pula, pas evidentimit të mospërputhjeve të votave gjatë rinumërimit, ka kërkuar nga kryeprokurorët e të gjitha prokurorive themelore që në komunat ku ka përfunduar rinumërimi të fillojnë grumbullimin e informatave dhe provave relevante që mund të vërtetojnë kryerjen e ndonjë vepre penale lidhur me procesin zgjedhor.

“Prokurorja Pula ka kërkuar gjithashtu që edhe në komunat ku rinumërimi nuk ka përfunduar, menjëherë pas përfundimit të tij të fillohet me procesin e grumbullimit të provave të nevojshme”, thuhet në njoftim.

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit thekson se Prokurori i Shtetit do të mbetet i angazhuar për ta mbrojtur votën e lirë të qytetarëve, dhe do të hetoj çdo rast, për të cilin ka dyshime se është keqpërdorë – falsifikuar vota në çfarëdo mënyre dhe nga kushdo qoftë.

The post Dyshimet për manipulim të votave, Prokuroria nis grumbullimin e provave appeared first on Albeu.com.

Përfituan 30 mln euro me kompani fiktive/ Prokuroria Tiranë sekuestron bizneset dhe pasuritë e spanjollit

By: xhir jeta
16 January 2026 at 10:45

Me kërkesë të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, u sekuestruan pasuritë: shoqëri tregtare, mbi 33 ha tokë në Dhërmi, automjete e llogari bankare të shtetasit spanjoll A.C. në Shqipëri, të dyshuara se janë produkt i veprës penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.6905 të vitit 2025, rezultoi se shtetasit Alvaro Romillo Castillo, i ati shtetasi Domingo Romillo Iriarte dhe partnerja e tij, shtetasja Mihaela Munteanu Manole, rezultuan të përfshirë në një skemë mashtrimi duke krijuar kompani një shtete të ndryshme si Spanjë, Portugali, Shqipëri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Republika Dominikane dhe Estonia. Vlera e përfituar përmes kësaj skeme arrin shumën 30 milionë Euro.

Në territorin e shtetit shqiptar, shtetasit e mësipërmn, vepruan nëpërmjet shoqërisë “Wingwort” sh.p.k dhe 2 (dy) shoqërive të tjera të regjistruara në Regjistrin Tregtar, me të njëjtin objekt veprimtarie “Aktivitet në fushën e turizmit, hapja e menaxhimi i hoteleve, godinave etj”, “Menaxhim i pasurive të paluajishme, shërbime agjenci turisitike”, nëpërmjet shoqërive të krijuara të përfshirë në kontrata, transferta dhe shkëmbime tregtare me shoqëri të huaja me vendndodhje në Bullgari, Sllovaki, Malajzi, (Labuan vend offshore). Këto shoqëri ka nënshkruar kontratë shitblerje pasuri e paluajtshme dhe ka blerë pasuri të paluajtshme në Dhërmi me vlera dukshëm më të ulëta se sa vlera e tregut.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këto subjekte ushtrojnë të njëjtin aktivitet dhe kanë të njëjtën adresë, me administratorë këta shtetas. Subjektet rezultojnë me status “pezulluar”, çka rrit dyshimet për ekzistencën e një aktiviteti të përbashkët ekonomik të mundshëm dhe përdorim formal të subjekteve për qëllime të fshehjes apo transferimit të të ardhurave me origjinë të dyshimtë, veprime që mund të përbëjnë elementë të veprës penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Shtetasi D.I., është subjekt i një hetimi nga Audiencia Nacional në Spanjë për mashtrim piramidal dhe pastrim parash, lidhur me veprimtarinë e tij financiare ndërkombëtare. Hetimi lidhet kryesisht me aktivitetet e tij në kompaninë Madeira Invest Club dhe shoqëri të tjera të tij financiare. Në qëndër të skemës qëndron A.C., i njohur në rrjetet e koduara si “Luis” apo “Cryptospain”. Ai komunikonte me klientët në platformën Telegram, duke i bindur të investonin shuma që nisnin nga 1.5 milionë euro, pa pasur detyrimin të identifikoheshin. Kjo e bënte të pamundur gjurmimin e transaksioneve financiare. Sipas hetimeve, rrjeti kriminal kishte ngritur kompani fiktive në Portugali, SHBA, Estoni, Republikën Dominikane dhe Shqipëri, për të fshehur qarkullimin e parave. Dy prej këtyre kompanive, “Wortned” dhe “Wortonova”, u regjistruan në Qëndrën Kombëtare të Biznesit në Tiranë në qershor 2024, me adresë në rrugën “Teodor Keko”. Të dyja kompanitë kishin si objekt aktivitetin turistik dhe menaxhimin e hoteleve, por sipas dokumenteve, ato nuk zhvilluan ndonjë veprimtari të vërtetë. Pronari i “Wortned” ishte vetë A C., ndërsa “Wortonova” figuron në pronësi të shtetases rumune M.M. me administrator të përbashkët D. I. babai i tij.

Bazuar në veprimet hetimore të kryera dhe provat e mbledhura, rezulton se është kryer vepra penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Në përputhje me ligjin, duke pasur parasysh seriozitetin e veprës, dëmin e shkaktuar dhe mundësinë e fshehjes ose shfrytëzimit të pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme, sugjerojmë dërgimin e çështjes në gjykatë për gjykim për veprën penale të sipërpërmëndur si dhe vendosjen e masës së sekuestros mbi pasuirtë e identifikuara gjatë hetimit, si më poshtë:

1. Pasuria e ndodhur në Zonën Kadastrale nr. 1481, me sipërfaqe 13.66 Hektarë, në adresën Dhërmi, Vlorë, në vendin e quajtur Kolia, “Tokë Kullotë”;
2. Pasuria në Zonën Kadastrale nr. 1481, me sipërfaqe 9.5 Hektarë, në adresën Dhërmi, Vlorë, në vendin e quajtur Megali-Langadhea, “Tokë Kullotë”;
3. Shoqëria ‘Wortend’;
4. Shoqëria ‘Wingwort’;
5. Shoqëria ‘Wortnova’;
6. Automjeti, Toyota, Land Cruiser;
7. Automjeti Mercedez Benz, AMG G 63; dhe
8. Llogaritë bankare në të gjitha bankat e nivelit të dytë ku mund të ketë llogari aktive bankare.

Durrës, hetime për hidrovorin/ Sekuestrohet në Bashki dokumentacioni i tenderit

By: xhir jeta
13 January 2026 at 15:08

Prokuroria e Durrësit ka intensifikuar hetimet për përmbytjet që kanë goditur qarkun ditët e fundit, ku u shënua një viktimë dhe u shkaktuan dëme materiale. Në kuadër të këtij hetimi, prokurorët kanë sekuestruar dokumentacionin që lidhet me ndërtimin e hidrovorit të ri në zonën e Porto Romanos, një investim me vlerë rreth 19 milionë euro.

Sipas grupit të hetimit, është sekuestruar dokumenti me titull “Hartim i studimit të projektit për rehabilitimin e infrastrukturës së rrjetit të kullimit në zonën Porto Romano-Kënetë dhe sistemi i rrjetit të ujërave të shiut në zonën urbane të qytetit të Durrësit”, i realizuar në kuadër të procesit të rindërtimit, me fond limit 87 milionë lekë.

Po ashtu, pranë Bashkisë së Durrësit është marrë e gjithë procedura tenderuese për ndërtimin e hidrovorit, si edhe dokumentacioni që lidhet me zbatimin e projektit në terren.

Burime nga Prokuroria konfirmojnë se ekzistojnë dyshime se hidrovori nuk ka funksionuar në momentet kritike, çka mund të ketë ndikuar drejtpërdrejt në përmbytje.

Tenderi për ndërtimin e hidrovorit të Porto Romanos është fituar tre kompani, ku njëra prej tyre zotërohet nga babai I ish drejtorit të ujësjellësit të Durrësit, ndaj prokuroria dyshon se procedura e prokurimit mund të ketë qenë e paracaktuar.

Prokuroria e Durrësit po heton veprat penale të shpërdorimit të detyrës, përmbytjes së pronës dhe përmbytjes së pronës nga pakujdesia, për të përcaktuar përgjegjësitë institucionale dhe individuale.

Zjarri tek magazinat e tregut të “5 Majit”, dyshohet se u shkaktua nga një shkëndijë elektrike

By: Elva
10 January 2026 at 13:33

Janë zbardhur detaje të reja nga zjarri që dy ditë më parë shkatërroi magazinat pranë tregut të “5 Majit”, në zonën e njohur si ish-uzina “Dinamo”. Sipas Prokurorisë së Tiranës, nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike, e cila përfshiu me shpejtësi kapanonet ku tregtarët mbanin mallra e […]

The post Zjarri tek magazinat e tregut të “5 Majit”, dyshohet se u shkaktua nga një shkëndijë elektrike appeared first on BoldNews.al.

I arrestuar në Gjermani për trafik droge/ Prokuroria e Tiranës kërkon konfiskimin e pasurive

By: xhir jeta
8 January 2026 at 10:07

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kërkon konfiskimin e pasurive të shtetasit I.D., i arrestuar nga autoritetet gjermane për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, të parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procedimin pasuror nr.01 të vitit 2025, rezultoi se ky shtetas ishte i shpallur më parë në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden/Gjermani për veprat penale ‘Trafik i lëndëve narkotike’ dhe ‘Mbajtje dhe shitje e armëve luftarake dhe municioneve’ parashikuar nga Kodi Penal Gjerman.

Nga të dhënat rezultoi se kjo veprimtari kriminale është ushtruar gjatë viteve 2019–2020, periudhë e mëparshme në kohë krahasuar me kryerjen e investimeve për blerje pasurie të paluajtshme. Referuar urdhrit të kërkimit ndërkombëtar, evidentohet përfshirja e subjektit në disa episode të shitblerjes së lëndëve narkotike, veprimtari kjo që ka gjeneruar të ardhura të konsiderueshme financiare.

Në analizën financiare të detajuar vërehet se vlera totale e të ardhurave të faktuara të shtetasit Ilber Domi dhe familjarëve të tij është më e vogël se vlera totale e investimeve dhe shpenzimeve vetjake të kryera nga ky shtetas dhe familjarët e tij dhe dyshohet se vjen nga veprimtaria kriminale.

Sa më sipër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, arriti në përfundimin se shtetasi Ilber Domi dhe familjarët e tij janë në pamundësi financiare për kryerjen e investimeve në blerjen e pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme për të cilat kërkon konfiskimin si më poshtë:

– Pasuria e paluajtshme lloji “arë”, me sip 850 m2 ndodhur në Zall Herr Tiranë;

– Pasuria “njësi”, me sipërfaqe bruto 98.8m2; si dhe

2poste parkimi”, ndërtuar sipas lejes së ndërtimit për objektin 1-2-9 kate+1kat nën tokë, në rrugën ‘Bulevardi Blu-Kamëz’.

Lejuan ndërtime në zonë të mbrojtur/ Prokuroria e Sarandës dërgon për gjykim pesë persona

27 December 2025 at 09:38

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim pesë persona, mes tyre kryeinspektorin dhe tre inspektorë të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit (IVMT) Sarandë, si dhe persona të tjerë të përfshirë në ndërtim pa leje në një zonë të mbrojtur.

Sipas Prokurorisë, të pandehurit akuzohen për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Ndërtim i paligjshëm”.  Hetimet kanë zbuluar se në zonën e Ksamilit, në vendin e quajtur Kanali i Vivarit, janë kryer ndërtime pa leje ndërtimi dhe pa kontratë me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit, në një sipërfaqe të konsiderueshme dhe brenda një zone të mbrojtur.

Kanali i Vivarit është pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit dhe gëzon statusin “Monument Natyre”

Prokuroria sqaron se punonjësit e IVMT pranë Bashkisë Sarandë nuk kanë ndjekur procedurat ligjore për konstatimin e plotë të punimeve dhe nuk kanë marrë masën administrative të gjobës, duke krijuar kushtet për vijimin e ndërtimit të paligjshëm.

Për gjykim janë dërguar:

  • Resul Piro, i akuzuar për “Ndërtim të paligjshëm”, “Pushtim toke”, “Shpërdorim toke” dhe “Dëmtim të habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”;

  • Personi juridik “Laguna Invest”, i akuzuar për “Ndërtim të paligjshëm” dhe “Pushtim toke”;

  • Erton Zekaj, Besian Koci dhe Vangjel Xhavara, inspektorë të IVMT Sarandë, të akuzuar për “Shpërdorim detyre”;

  • Artur Musa, kryeinspektor i IVMT Sarandë në atë periudhë, i akuzuar gjithashtu për “Shpërdorim detyre”.

Çështja pritet të shqyrtohet nga gjykata, ndërsa Prokuroria thekson se hetimet kanë dokumentuar shkelje të rënda ligjore dhe dëmtime të konsiderueshme të mjedisit në një zonë me status të veçantë mbrojtjeje.

Mashtronin shtetas të huaj për të përfituar, Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq 7 persona

By: Fax Web
24 December 2025 at 09:47

Mashtronin shtetas të huaj, kryesisht italianë duke u premtuar investime në bursën ‘Forex’ për të përfituar, Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq 7 persona

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtatë persona, shtetasit B.B., K.D., J.J., A.Ll., E.A., Gj.R., dhe L.Sh., për veprën penale ‘Mashtrimi’ parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.8500 të vitit 2023, të nisur pas informacioneve të marra në rrugë operative nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, mbi subjektet e licensuara dhe të palicensuara në lidhje me veprimtarinë ‘Forex’, rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë realizuar veprimtari mashtruese në ambientet e shoqërisë ‘OZAR’ sh.p.k., nëpërmjet një skeme të mirëorganizuar, e realizuar në formën e një call center-i. Brenda kësaj veprimtarie, të pandehurit në fjalë, kanë marrë pjesë në realizimin e skemës mashtruese të drejtuar ndaj shtetasve të huaj, mes tyre shtetasit italianë L.C. dhe S.S., duke kontribuar në funksionimin normal të mekanizmit të mashtrimit dhe në sigurimin e vijimit të tij.

Nga ky procedim janë veçuar aktet dhe vijojnë hetimet në një procedim të ri me numër 8500/1 për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, parashikuar nga neni 143/3 K.Penal, si dhe për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale, parashikuar nga neni 287 i K.Penal ndaj viktimave të tjera në bashkëpunim me autoritetet e huaja .

Nga këqyrja e aplikacionit “WhatsApp” të telefonave të sekuestruar, u konstatuan biseda me persona të ndryshëm, shtetas të regjistruar me emra italianë, të cilët kanë dërguar foto të kartave të identitetit, të kërkuara nga përdoruesi i telefonit. Nga bisedat rezultoi se këtyre shtetasve u kërkoheshin shuma të ndryshe monetare për t’i investuar në bursën Forex, me qëllim përfitimin e vlerave më të mëdhaja në këmbim.

Konkretisht, shtetasi i cili ishte i regjistruar si L.C. komunikon në aplikacionin ‘WhatsApp’, duke i thënë përdoruesit se ka kryer trasfertën prej 8,700 euro. Kjo pagesë rezulton se është kryer pasi ai ka firmosur një kontratë, e cila parashikonte një vlerë prej 100,000 euro prej tij dhe për këtë shkak në datë 29.11.2023, ai ka kryer tranfertën bankare, e cila në përshkrim ka, se kryhet në formë huaje. Në vijim të bisedave të këqyrura rezulton se ky shtetas i ka shprehur shqetësimin se e gjitha kjo është një mashtrim i madh. Në datë 13.12.2023 i kërkohet sërish që ky shtetas të kryejë një transaksion në vlerën prej 3,500 euro, me justifikimin se është penalitet për shkak se transferta e parë ka shkuar me vonesë.

Në rastin konkret të aktivitetit mashtrues të zhvilluar në ambientet e call center-it, rezulton se të pandehurit kanë vepruar me dashje të drejtpërdrejtë dhe me qëllim përfitimi pasuror. Ata kanë qenë plotësisht të vetëdijshëm për natyrën mashtruese të veprimtarisë, që konsistonte në kontaktimin e klientëve të huaj për investime të rreme në Forex dhe kanë ndjekur në mënyrë të përsëritur të njëjtin mekanizëm për të përfituar shuma parash pa qëllim kthimi.

Shtetasi Gj.R i punësuar në “Ozar” shpk ka qenë i përfshirë në mënyrë aktive në ndjekjen e klientëve dhe në koordinimin e punës së operatorëve. Ndërsa shtetasi L.Sh, ka pasur një rol të lartë funksional në strukturën e brendshme të aktivitetit, duke dhënë udhëzime, ndarë detyra, etj. Në këtë skemë, shtetasi E.A., figuron si administrator ligjor i shoqërisë “OZAR” sh.p.k. dhe përgjegjësia e tij lidhet me mosveprimin e tij si administrator, me faktin që ai ka pranuar të figurojë si drejtues i shoqërisë pa marrë masat e nevojshme për të parandaluar përdorimin e shoqërisë për veprimtari të paligjshme. Shtetasi A.Ll ka marrë pjesë drejtpërdrejt në veprimet mashtruese dhe në mbështetjen e operatorëve që ushtronin këtë veprimtari. Ndërsa shtetasit B.B., dhe K.D. kanë qenë në momentin e ndërhyrjes së policisë pranë “Ozar” me dijeni të plotë mbi natyrën mashtruese të aktivitetit që zhvillohej në këto ambiente dhe J.J. personi kryesor i ngarkuar me mbikëqyrjen dhe zgjidhjen e problemeve teknike të operatorëve dhe supervizorëve.

Nga sa më sipër, rezulton e provuar se të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe më shumë se një herë, kanë konsumuar të gjithë elementët e veprës penale të “Mashtrimit”, parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.

Nën hetim për pasurinë, Prokuroria Speciale e Kosovës i ngre aktakuzë Shpend Ahmetit

By: armand
23 December 2025 at 17:37

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, nën dyshimet për mosdeklarim ose deklarim të rremë të pasurisë. Ahmeti akuzohet se gjatë ushtrimit të detyrës si kryetar i Komunës së Prishtinës, në periudhën 2018–2022, ka paraqitur me dashje deklarata të pasakta të pasurisë. Prokuroria thotë se […]

The post Nën hetim për pasurinë, Prokuroria Speciale e Kosovës i ngre aktakuzë Shpend Ahmetit appeared first on BoldNews.al.

Premtuan makina me qira online, morën paratë dhe u zhdukën, Prokuroria Shkodër çon në gjyq 4 persona

By: armand
16 December 2025 at 14:29

Prokuroria e Shkodrës ka dërguar në gjyq katër persona, të akuzuar se përmes një faqeje interneti premtonin se jepnin makina me qira, merrnin paratë dhe më pas zhdukeshin. Sipas organit të akuzës, shtetasit Arsid Kurtaj dhe Orest Kurtaj akuzohen për veprën penale “Mashtrimi”, e kryer në bashkëpunim dhe në mënyrë të përsëritur. Ndërkohë, shtetasja M.P. […]

The post Premtuan makina me qira online, morën paratë dhe u zhdukën, Prokuroria Shkodër çon në gjyq 4 persona appeared first on BoldNews.al.

​Luftimi i korrupsionit, mbi 130 raste të dëguara nga APK në prokurori gjatë vitit 2025

14 December 2025 at 12:20


Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) ka dërguar mbi 130 raste në prokurori gjatë vitit 2025.

Drejtori i APK-së, Yll Buleshkaj, në një intervistë për KosovaPress, bën të ditur se rastet lidhen me pasaktësi, vonesa apo mos deklarim të pasurisë, ndërsa një pjesë rrjedhin nga sinjalizimet për shkelje të tjera ligjore.

Siç thotë ai, APK ka shqiptuar mbi 130 gjoba për zyrtarë që nuk e kanë deklaruar me kohë pasurinë, teksa 16 zyrtarë nuk e kanë deklaruar pasurinë.

“Gjatë vitit 2025 janë dërguar më shumë se 130 raste në prokurori nga Agjencia, të cilat ndërlidhen më së shumti me deklarim të pasurisë, disa lidhen me pasaktësi në deklarim, disa lidhen për vonesa. Ndërsa ka numër të caktuar që janë dërguar për shkak të sinjalizimeve që kemi pranuar që janë shkelje të tjera të ligjit...Vonesa për mos deklarim të pasurisë ka si pasojë gjobën. Ne këtë vit kemi shqiptuar më shumë se 130 gjoba, pra mbi 130 zyrtarë nuk e kanë deklaruar në kohë pasurinë. Ndërsa, janë rreth 16 të cilët nuk kanë deklaruar pasurinë. Nga këta kemi kryesisht zyrtarë nga Policia e Kosovës dhe zyrtarë të institucioneve tjera të sundimit të ligjit, por nuk ka të niveleve shumë të larta, apo të niveleve drejtuese, por nuk ka as të ekzekutivit”, deklaron Buleshkaj.

Me ligjin e ri, mjekët dhe profesorët janë përfshirë për herë të dytë në deklarimin e pasurisë. Buleshkaj thotë se verifikimet janë duke vazhduar dhe se janë evidentuar raste me mungesa në deklarime. Sipas tij, rreth 1 mijë kërkesa për sqarime janë dërguar te zyrtarët, përfshirë edhe këto kategori të reja.

“Për sa i përket mjekeve dhe profesorëve janë kategori të reja të cilat i kemi përfshirë në deklarim të pasurisë me ligjin e ri. D.m.th. është hera e dytë që bëhet deklarimi i pasurisë për ta këtë vit. Jemi në proces të verifikimit. Kemi evidentuar raste që ka pasur mungesa në deklarimet e tyre, nuk janë deklaruar ashtu siç është dashur, jemi në proces të përfundimit të kësaj faze. Kemi dërguar rreth 1 mijë kërkesa për shpjegime tek zyrtaret, duke përfshirë edhe mjeket dhe të profesorëve si kategori më të reja, dhe jemi duke i shqyrtuar”, tha Buleshkaj.

Buleshkaj thotë se ministritë që kanë kontakt direkt me publikun ose menaxhojnë buxhete të mëdha, kanë rrezik më të shtuar për sa i përket korrupsionit.

“Ne kemi bërë një vlerësim të rrezikut të korrupsionit ku janë identifikuar ministritë që kanë mundësi që të jenë të rrezikuara më shumë nga korrupsioni. Ato janë me siguri, sikurse çdo vend në botë, janë ministri të cilat kanë qasje direkt te publiku. Është Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Drejtësisë, janë ndërmarrjet publike, të cilat kanë edhe të hyra të mëdha, por edhe nuk i kanë të rregulluara shumë mirë potencialin për korrupsion. Këto janë kryesisht ato të cilat janë më shumë të rrezikuara, por kjo nuk do të thotë që janë të korruptuara më shumë. Këto kanë më shumë rrezik në korrupsion. Me siguri që është edhe ministria që zhvillon më së shumti tenderë publik, që është Ministria e Infrastrukturës, e cila, duke pasur parasysh që të ketë edhe qasje direkte, të shumë anshme në fund, aty rritet edhe rreziku”, nënvizon Buleshkaj.

Buleshkaj thotë se APK-ja ka monitoruar 18 procedura të tenderimit gjatë vitit, ku janë identifikuar lëshime të konsiderueshme.

“Gjatë shqyrtimeve tona, ne kemi pasur numër të vogël të procedurave të tenderimit që i kemi monitoruar dhe ku kemi identifikuar lëshime. Kanë qenë 18 procedura që i kemi monitoruar nga aspekti i sinjalizimit. Nga ato kemi gjetur nëse nuk gaboj, gjysma e tyre janë proceduar në polici ose në prokurori për shkak të shkeljeve”, tha Buleshkaj.

Kujtojmë, se Javën Kundër Korrupsionit 2025, koalicioni i organizatave joqeveritare i përbërë nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizja FOL dhe Iniciativa për Progres (INPO) e kanë nisur me grevë njëditore si formë proteste kundër korrupsionit dhe kundër politikave që po e paralizojnë funksionimin e shtetit. /KP/

Organizatat e medias dënojnë kërcënimet ndaj gazetarit Osman Stafa

12 December 2025 at 16:05

Kërcënimet ndaj gazetarëve po shndërrohen në praktikë shqetësuese në Shqipëri, veçanërisht kur ndodhin pas raportimeve që prekin institucionet publike dhe mungesën e llogaridhënies.

Rasti i fundit ndaj gazetarit Osman Stafa, pas raportimeve nga Onkologjiku, rikthen në qendër të vëmendjes cenueshmërinë e gazetarëve në terren dhe mangësitë në garantimin e sigurisë së tyre.

Rasti i gazetarit Osman Stafa

Një kërcënim me jetë iu dërgua gazetarit Osman Stafa në “Instagram”, pas raportimeve të tij për kushtet në Spitalin Onkologjik. Mesazhi i kërkonte të mos shfaqej më në spital, me paralajmërimin se nëse do të bënte të kundërtën do të kishte pasoja.

Stafa e cilësoi kërcënimin përpjekje për ta trembur dhe tërhequr nga raportimet, të cilat kanë qenë të vazhdueshme duke ekspozuar vështirësitë që përballin pacientët e sëmurë në trajtimin e kancerit. Ai tha për Citizens.al se do ta vijojë punën në spital pa asnjë ndryshim.

“Nëse unë do të përballem me ata që janë pas kësaj gjësë [mesazhit], ose do të më rrihnin, ose do të më vrisnin,” tregoi Stafa për përmbajtjen e mesazhit duke shtuar se për të ka pasur “zero ndikim”.

Sipas tij, profili që i dërgoi mesazhin është hapur vetëm dy muajt e fundit. Rasti është denoncuar në polici, e cila ka nisur procedurat për identifikimin e autorëve.

“Kjo është sfida që po u bëj këtyre personave, që çfarëdo që të bëni, mua nuk më intimidoni me kërcënime të tilla,” theksoi Stafa.

Gazetari u shpreh se procedurat për identifikimin e personave që kërcënojnë ngjashëm në rrjetet sociale zgjasin 3-4 muaj, por që sidoqoftë autorët mundet të identifikohen.

“Në momentin që bëj kallëzim për kërcënim jete për shkak të detyrës, policia ia referon prokurorisë, prokuroria e çon në gjykatë dhe me vendim gjykate i shkohet kompanisë Meta, e cila sjell më pas të dhënat në çfarë e-maili është adresa dhe me çfarë numër telefoni”, përfundoi Stafa.

Organizatat e medias solidaritet dhe apel për hetim të menjëhershëm

Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt (SafeJournalists) përshëndeti denoncimin e menjëhershëm dhe vlerësoi raportimet e Stafës për Onkologjikun, që sipas tyre kanë rritur ndërgjegjësimin publik dhe kërkesën për llogaridhënie.

Ajo i bëri thirrje policisë dhe prokurorisë që ta trajtojnë rastin me prioritet, të identifikojnë autorin dhe të garantojnë që gazetarët të raportojnë lirisht pa frikë në punën e tyre.

“[…] gazetarët të kenë mundësi të raportojnë lirisht për çështje me interes publik, përfshirë funksionimin e institucioneve shëndetësore, pa pasur frikë nga hakmarrja”, u tha në deklaratë.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë kërkoi hetim të posaçëm, duke theksuar se kërcënimi lidhet me një cikël të gjatë investigimesh në institucionin kryesor spitalor të vendit.

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë e quajti rastin sulm të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së shprehjes dhe theksoi se intimidimet anonime synojnë heshtjen e zbulimit të abuzimeve që dëmtojnë pacientët më vulnerabël.

Organizatat kërkuan garantimin e sigurisë për çdo gazetar që ushtron detyrën në interes publik.

Lexoni gjithashtu:

The post Organizatat e medias dënojnë kërcënimet ndaj gazetarit Osman Stafa appeared first on Citizens.al.

Kurti me kritika të ashpra: Prokuroria ka bërë shkelje në rastin e Rozeta Hajdarit

11 December 2025 at 21:31


Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me aktakuzën ndaj ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, duke theksuar se i beson plotësisht ministres dhe se çdo deklaratë e saj është e saktë.

Në një intervistë për “Politiko”, Kurti ka thënë se Prokuroria Speciale është ajo që ka bërë shkelje në këtë rast, dhe jo ministrja Hajdari.

Ai gjithashtu ka deklaruar se, si kryeministër, merr përgjegjësinë e plotë për çdo çështje që lidhet me ministrat e tij.

“Gjithçka që ka thënë ministrja ime Rozeta Hajdari në konferencën për media, pas ngritjes së aktakuzës, është e vërtetë dhe e saktë. Unë nuk mund të dyfishoj ministrat e mi, se për atë janë ministrat. Por natyrisht marr përgjegjësinë e plotë si Kryeministër i Republikës së Kosovës. Unë besoj që Prokuroria me atë rast ka bërë shkelje dhe jo ministrja Hajdari,” tha Kurti.

Ky reagim vjen pas ngritjes së aktakuzës ndaj ministres Hajdari, ndërsa kryeministri synon të qartësojë qëndrimin e tij dhe mbështetjen ndaj kabinetit të tij qeverisës.

Gjykimi për rastin e Koçanit vazhdon më 23 dhjetor

11 December 2025 at 20:30


Mbrojtja e disa të akuzuarve në rastin e tragjedisë së Koçanit ka bërë një sërë vërejtjesh për punën e Prokurorisë.

Siç thonë ata, aktakuza është e paqëndrueshme dhe se në publik shpërndahen informacione të pasakta për përgjegjësinë institucionale.

Mbrojtja e punonjësve të Ministrisë së Ekonomisë dhe inspektorëve të tregut pretendoi se ata kanë kryer vetëm kontrolle dokumentesh pa kompetenca inspektuese dhe se nuk kanë mundur të parandalojnë zjarrin në lokalin e natës “Puls”.

Prokuroria deklaroi se provat do të tregojnë se objekti ka qenë “kurth vdekjeprurës” për shkak të neglizhencës sistematike dhe gabimeve institucionale. Në bankën e të akuzuarve janë 37 persona, përfshirë pronarë, zyrtarë, inspektorë dhe ish-funksionarë lokalë.

Gjykimi do të vazhdojë më 23 dhjetor me fjalët hyrëse nga mbrojtja e të akuzuarit Aleksandar Nacev, pronar i një agjencie të sigurisë, procedura e të cilit u bashkua me këtë pak para fillimit të gjykimit, si dhe të përfaqësuesve të dy personave juridik.
Gjykimi po zhvillohet nën masa të përforcuara të sigurisë, me praninë e të pandehurve, të afërmve të viktimave, prokurorisë, mbrojtjes dhe publikut.

Vodhën fondet e rindërtimit në Kombinat, arrestohen zyrtarë të Bashkisë Tiranë dhe biznesmenë

By: Elva
9 December 2025 at 21:24

Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 8 masa sigurie për një grup personash, mes të cilëve 5 zyrtarë të Bashkisë Tiranë dhe Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), si dhe tre përfaqësues të kompanive private, pas hetimeve për abuzime me fondet publike në zonën e Kombinatit. Hetimet nisën në vitin 2021 pas një kallëzimi për prishjen […]

The post Vodhën fondet e rindërtimit në Kombinat, arrestohen zyrtarë të Bashkisë Tiranë dhe biznesmenë appeared first on BoldNews.al.

E padëgjuar, vartësi nis hetimet për shefin e prokurorisë Dibër, shkak sekuestrimi i një makine

By: armand
7 December 2025 at 20:53

Përplasje të forta në prokurorinë e Dibrës, mes drejtuesit të institucionit Abaz  Muça dhe një prej prokurorëve. Burimet bëjnë me dije se konflikti ka nisur pasi drejtuesi i prokurorisë ka kthyer me mënyrë të paligjshme një provë material (automjet) që i ishte sekuestruar një personi të dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale, si […]

The post E padëgjuar, vartësi nis hetimet për shefin e prokurorisë Dibër, shkak sekuestrimi i një makine appeared first on BoldNews.al.

Kuksiani i falsifikon firmën shokut, prokuroria kërkon burg, gjykata jep pafajësi

By: Elva
5 December 2025 at 21:43

Në emisionin investigativ “Piranjat”, 25-vjeçari Ardit Lala ka denoncuar një padrejtësi që i është bërë babait të tij të ndjerë, Hidër Lala, i cili ndërroi jetë në vitin 2020 si pasojë e Covid-19. Ai deklaron se babai i tij kishte miqësi me një zotëri nga Kukësi, Muhamet Sula, i cili në vitin 2018 shfaqet poshtë […]

The post Kuksiani i falsifikon firmën shokut, prokuroria kërkon burg, gjykata jep pafajësi appeared first on BoldNews.al.

Sekuestrohen katër milionë euro pasuri nga Prokuroria e Vlorës, nga apartamentet te bizneset - i dyshuari nën hetim për pastrim parash

4 December 2025 at 11:56


Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 4 milionë euro, në pronësi të shtetasit Fatos Pelivan Canaj dhe familjarëve të tij, të cilët po hetohen për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, të parashikuara nga nenet 186 dhe 287 të Kodit Penal.

Sekuestrimi u krye në kuadër të procedimit penal nr. 25/2023, pas hetimeve që zbuluan një sërë pasurish të luajtshme dhe të paluajtshme, për të cilat dyshohet se kanë origjinë të pajustifikuar.

Lista e pasurive të sekuestruara përfshin:

Truall me sipërfaqe 1600 m² në emër të P. C.;

Bodrum 841.75 m² në emër të F. C.;

Disa njësi shërbimi me sipërfaqe 36–324 m² në emër të F. C.;

Dy apartamente në emër të shoqërisë “F” shpk;

Një ndërtesë 115 m² në emër të F. C.

Prokuroria bën të ditur se hetimet vijojnë për të verifikuar burimin e pasurive dhe lidhjet e mundshme me aktivitet kriminal.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Vlorës sekuestron 4 milionë euro pasuri; prona, apartamente, troje e biznese të shtetasit P.C. nën hetim për dy vepra penale

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë u sekuestruan pasuritë e shtetasit P.C. dhe të familjarëve të tij nën hetim për dy vepra penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’ dhe ‘Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ të parashikuara nga nenet 186 dhe 287 të Kodit Penal.

Hetimet e zhvilluara mbi procedimin penal nr.25 të vitit 2023 çuan në sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të këtij shtetasi prona, ndërtesa, biznese dhe truall, të cilat shkojnë në vlerën rreth 4 milionë euro.

Më konkretisht, me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë u sekuestruan pasuritë e mëposhtme:

  • Pasuri e llojit ‘Truall’, me sipërfaqe 1600 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit P.C.;
  • Pasuria e llojit ‘Bodrum’, me sipërfaqe 841.75 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;
  • Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 112.82 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;
  • Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 36.14 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;
  • Pasuria e llojit ‘Njësi’ me sipërfaqe 59.5 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;
  • Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 47.27 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;
  • Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 97.42 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;
  • Pasuria e llojit ‘Apartament’, me sipërfaqe 72.36 m2, me adresë në Vlorë në emër të shoqërisë ‘F’ shpk;
  • Pasuria e llojit ‘Apartament’, me sipërfaqe 89.90 m2, me adresë në Vlorë në emër të shoqërisë ‘F’ shpk;
  • Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 324.17 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;
  • Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 318.16 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.; dhe
  • Pasuria e llojit ‘Ndërtesë’, me sipërfaqe 115 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C. /tch/

“Pandoro-gate”/ Prokuroria kërkon një vit e tetë muaj burg për Chiara Ferragni-n, deri tani ka paguar 3.4 milionë euro

By: D Marku
25 November 2025 at 15:19

Kërkesa e Prokurorisë u paraqit këtë mëngjes në Gjykatën e Milanos: Ferragni hyri në ndërtesë përpara hapjes së zyrave për të shmangur fotografët. Është kërkuar gjithashtu dënimi i ish-krahut të saj të djathtë, Fabio Damato. Pala civile është shoqata “Casa dei consumatori”; të gjitha palët e tjera kanë arritur marrëveshje jashtëgjyqësore.

Për akuzën e mashtrimit të rënduar, Prokuroria e Milanos kërkon që Chiara Ferragni “të dënohet me një vit e tetë muaj burg”. Kjo kërkesë u paraqit sot, 25 nëntor, nga prokurori i çështjes Eugenio Fusco, gjatë seancës paraprake lidhur me skandalin e pandoros Balocco dhe vezëve të Pashkëve të markës Dolci Preziosi. Produktet ishin promovuar nga agjencia e influencueses si të lidhura me dy nisma të ndryshme bamirësie.
Së bashku me Ferragnin, është kërkuar dënimi me të njëjtën masë (1 vit e 8 muaj) edhe për ish-drejtorin e saj të operacioneve, Fabio Maria Damato. Ndërsa për Francesco Cannillo, president i Cerealitalia, është kërkuar një vit burg. Seanca e radhës është caktuar më 5 dhjetor, ku do të flasin avokatët mbrojtës Marcello Iannaccone dhe Marcello Bana, të cilët do të synojnë shpalljen e pafajësisë.

Gjykatësi ka pranuar gjithashtu kërkesën e shoqatës “Casa dei consumatori” për t’u përfshirë si palë civile, pasi shoqatat e tjera kanë mbyllur çështjen me marrëveshje. Në total, mes gjobave të vendosura nga Autoriteti i Konkurrencës dhe pretendimeve për dëme, Chiara Ferragni ka paguar tashmë 3.4 milionë euro, përpara se procesi të hynte realisht në fazën kryesore.

Përmes avokatëve të tyre, tre të pandehurit kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, i cili parashikon uljen e një të tretës së dënimit. Për akuzën e mashtrimit të rënduar, dënimi mund të variojë nga një deri në pesë vjet burg. Uljen e dënimit e favorizojnë edhe dëmshpërblimet e kryera dhe fakti që të tre janë pa precedentë penalë. Ferragni ishte e pranishme sot në sallë, por për të shmangur turmën e fotografëve, u fut në gjykatë përpara hapjes zyrtare të ambienteve.

“Gjithçka që kemi bërë, e kemi bërë me mirëbesim”, tha Ferragni në deklaratat e saj spontane në gjykatë.

The post “Pandoro-gate”/ Prokuroria kërkon një vit e tetë muaj burg për Chiara Ferragni-n, deri tani ka paguar 3.4 milionë euro appeared first on Albeu.com.

Ekzekutuan biznesmenin Eduard Reçi, Prokuroria dërgon në gjyq dy vëllezërit! Detaje si u planifikua vrasja

By: armand
24 November 2025 at 10:15

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq dosjen në ngarkim të dy vëllezërve, Shkëlqim dhe Florjan Duka të cilët akuzohen për vrasjen e biznesmenit Eduard Reçi, ngjarje e ndodhur 13 nëntor 2024. Nga hetimet rezultoi se dy vëllezërit kanë kryer vrasjen me paramendim të biznesmenit. Viktima ndër vite kishte ndërtuar dy […]

The post Ekzekutuan biznesmenin Eduard Reçi, Prokuroria dërgon në gjyq dy vëllezërit! Detaje si u planifikua vrasja appeared first on BoldNews.al.

❌
❌