Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Plagosje me armë zjarri në Pejë

14 December 2025 at 21:44


Një person është plagosur sonte me armë zjarri në Pejë dhe aktualisht po merr trajtim mjekësor në spitalin rajonal.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur për Telegrafin se rasti dyshohet të ketë ndodhur aksidentalisht.

“Një person është plagosur me armë zjarri në Pejë dhe po trajtohet në spitalin e përgjithshëm, ndërsa është jashtë rrezikut për jetë. Plagosja dyshohet se ka ndodhur aksidentalisht. Një i dyshuar është duke u intervistuar në stacionin policor”, ka deklaruar Gashi.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e incidentit./Telegrafi/

Kërkesa nga SPAK/ I akuzuar për fshehje pasurie, pushohen hetimet ndaj ish-kryetarit të Gjykatës së Lartë: Nuk ka kryer vepër penale

By: V K
10 December 2025 at 12:24

Gjykata e Posaçme, ka pranuar kërkesën e SPAK për të pushuar hetimet ndaj ish-kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori.

Burimet i thanë gazetares Anila Hoxha, se çështja nën hetim deri në 2024 ishte regjistruar për fshehje pasurie.

Por SPAK pas shumë kërkimesh dhe veprimesh, doli në konkluzionin se fakti nuk ekziston ndaj dhe i pushoi hetimet.

Kjo çështje ju dërgua gjyqtarit paraprak që konstatoi të njëjtën gjë dhe i dha të drejtë SPAK, duke vulosur përfundimisht rezultatin se ish-kryegjyqtari nuk ka kryer vepër penale, pra nuk ka refuzuar dhe nuk ka fshehur pasuri.

The post Kërkesa nga SPAK/ I akuzuar për fshehje pasurie, pushohen hetimet ndaj ish-kryetarit të Gjykatës së Lartë: Nuk ka kryer vepër penale appeared first on Albeu.com.

SPAK përfundon hetimet për vrasjen e Fatbardh Licit, katër të pandehur dërgohen për gjykim (EMRAT)

By: V K
26 November 2025 at 14:23

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykim që lidhet me një sërë ngjarjesh të rënda kriminale të ndodhura në Shkodër gjatë vitit 2018, ku ka mbetur u vrarë Fatbardh Lici.

Të pandehur për këtë ngjarje janë Behar Brajoviq, i akuzuar për “Vrasje me paramendim” kryer për hakmarrje, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal; “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”; “Grup i strukturuar kriminal” në formën e drejtimit; si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

Safet Rustemi, i akuzuar për të njëjtat vepra penale si Brajoviq, të kryera në kushtet e bashkëpunimit të posaçëm brenda një grupi të strukturuar kriminal.

Astmer Bilali, i akuzuar për “Vrasje me paramendim” kryer për hakmarrje, “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe pjesëmarrje në veprimtari të një organizate kriminale dhe Eria Ago, e akuzuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, në lidhje me veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”.

Si ka ndodhur ngjarja

Sipas SPAK nga tërësia e provave të grumbulluara rezulton e provuar se mes të pandehurve dhe familjes Lici, kanë ekzistuar konflikte të hershme, të lidhura kryesisht me kontrollin e territorit të qytetit të Shkodrës, të shoqëruara me ngjarje kriminale.

Pas vrasjes së shtetasve, Boran Bërcana dhe bashkëshortes së tij, Silvi Ndoci (të njohur të të pandehurve) në korrik të vitit 2018, në Shkodër, i pandehur Behar Brajoviq, ia ka atribuar këtë vrasje, shtetasit Ibrahim Lici, nipit të shtetasit, Fatbardh Lici.

Në dinamikë të këtyre ngjarjeve të ndodhura, i pandehuri Behar Brajoviq, në bashkëpunim të vecantë me të pandehurit, Safet Rustemi dhe Astmer Bilali kanë organizuar dhe vrarë në datën 10.8.2018, në Shkodër, shtetasin Fatbardh Lici,  xhaxhain e shtetasit, Ibrahim Lici. Ekzekutori i drejtpërdrejtë ka qënë i pandehuri Astmer Bilali.

Të pandehurit Safet Rustemi dhe Astmer Bilali kanë përdorur një mjet të vjedhur të markës, Benz ngjyrë gri me targa AA 760FX, i cili rezulton i vjedhur. Ata janë afruar tek vendi ku ndodhej lokali me qira i shtetasit, Sokol Lici, ku çdo ditë pothuajse në të njëjtën orë shkonte dhe pinte kafen, vëllai i tij, viktima Fatbardh Lici, xhaxhai i Ibrahimit. Viktima  ka qenë i ulur jashtë lokalit dhe pasi automjeti është afruar pranë tij, nga dera e pasagjerit ka zbritur i pandehuri Astmer Bilali, i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, duke e lënë atë të vdekur.

Më pas mjeti është larguar në drejtim të zonës së Dobraçit, ka hyrë në njërën nga kthesat ku ndodhej banesa e të pandehurit Safet Rustemi dhe më pas është kthyer duke u larguar. Mjeti është djegur po në zonën e Dobraçit. Pasi personat kanë kryer vrasjen, i pandehuri Safet Rustemi ka qëndruar në Shkodër, ndërsa i pandehuri Astmer Bilali është larguar menjëherë drejt Tiranës, së bashku me të pandehurën Eria Ago, e cila rezulton të ketë përkrahur autorët pas kryerjes së vrasjes.

Njoftimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 112/2019 në ngarkim të të pandehurve:

Behar Brajoviq – I akuzuar për kryerjen e veprave penale;“Vrasje me paramendim” kryer për hakmarrje në dëm të viktimës Fatbardh Lici, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të  grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”; “Mbajtje pa leje të armëve luftarake” kryer në formë të vecantë të bashkëpunimit atë të grupit të struktuar kriminal;  “Grup i strukturuar kriminal” në formën e drejtimit dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2 e 28/4, 278/1 e 28/4; 333a/1 dhe 334/1/2 të Kodit Penal;

Safet Rustemi, i akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Vrasje me paramendim” kryer për hakmarrje në dëm të viktimës Fatbardh Lici, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të  grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”; “Mbajtje pa leje të armëve luftarake” kryer në formë të vecantë të bashkëpunimit atë të grupit të struktuar kriminal;  “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2 e 28/4, 278/1 e 28/4; 333a/2 dhe 334/1/2 të Kodit Penal;

Astmer Bilali, i akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Vrasje me paramendim” kryer për hakmarrje në dëm të viktimës Fatbardh Lici, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të  grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”; “Mbajtje pa leje të armëve luftarake” kryer në formë të vecantë të bashkëpunimit atë të grupit të struktuar kriminal;  “Grup i strukturuar kriminal”  dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/2 e 28/4, 278/1 e 28/4; 333a/2 dhe 334/1/2 të Kodit Penal;

Eria Ago, e akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Përkrahja e autorit të krimit” e kryer në lidhje me veprën penale 333/a të këtij Kodi parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal.

Rrethanat e ngjarjes

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e akteve hetimore dërguar për moskompetencë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, ka regjistruar procedimin penal nr. 112 të vitit 2019 në lidhje me veprat penale, “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim”,“Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, e kryer në bashkëpunim,  “Mbajtja pa leje prodhimi armëve lëndëve shpërthyese e municionit”  dhe ”Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 78-25, 79/ë-25, 109-25, 197, 278, 279 dhe 333/a i K.Penal.

Hetimet në kuadër të këtij procedimi lidhen me disa ngjarje kriminale të ndodhura në qytetin e Shkodrës në vitin 2018. Nga tërësia e provave të grumbulluara rezulton e provuar se mes të pandehurve dhe familjes Lici, kanë ekzistuar konflikte të hershme, të lidhura kryesisht me kontrollin e territorit të qytetit të Shkodrës, të shoqëruara me ngjarje kriminale.

Pas vrasjes së shtetasve, Boran Bërcana dhe bashkëshortes së tij, Silvi Ndoci (të njohur të të pandehurve) në korrik të vitit 2018, në Shkodër, i pandehur Behar Brajoviq, ia ka atribuar këtë vrasje, shtetasit Ibrahim Lici, nipit të shtetasit, Fatbardh Lici.

Në dinamikë të këtyre ngjarjeve të ndodhura, i pandehuri Behar Brajoviq, në bashkëpunim të vecantë me të pandehurit, Safet Rustemi dhe Astmer Bilali kanë organizuar dhe vrarë në datën 10.8.2018, në Shkodër, shtetasin Fatbardh Lici,  xhaxhain e shtetasit, Ibrahim Lici. Ekzekutori i drejtpërdrejtë ka qënë i pandehuri Astmer Bilali.

Të pandehurit Safet Rustemi dhe Astmer Bilali kanë përdorur një mjet të vjedhur të markës, Benz ngjyrë gri me targa AA 760FX, i cili rezulton i vjedhur. Ata janë afruar tek vendi ku ndodhej lokali me qira i shtetasit, Sokol Lici, ku çdo ditë pothuajse në të njëjtën orë shkonte dhe pinte kafen, vëllai i tij, viktima Fatbardh Lici, xhaxhai i Ibrahimit. Viktima  ka qenë i ulur jashtë lokalit dhe pasi automjeti është afruar pranë tij, nga dera e pasagjerit ka zbritur i pandehuri Astmer Bilali, i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, duke e lënë atë të vdekur.

Më pas mjeti është larguar në drejtim të zonës së Dobraçit, ka hyrë në njërën nga kthesat ku ndodhej banesa e të pandehurit Safet Rustemi dhe më pas është kthyer duke u larguar. Mjeti është djegur po në zonën e Dobraçit. Pasi personat kanë kryer vrasjen, i pandehuri Safet Rustemi ka qëndruar në Shkodër, ndërsa i pandehuri Astmer Bilali është larguar menjëherë drejt Tiranës, së bashku me të pandehurën Eria Ago, e cila rezulton të ketë përkrahur autorët pas kryerjes së vrasjes.

The post SPAK përfundon hetimet për vrasjen e Fatbardh Licit, katër të pandehur dërgohen për gjykim (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

5 milionë euro për “kokën” e Gilmando Danit, dalin detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Rinas! Ja çfarë po heton policia

By: M C
25 November 2025 at 19:08

Detaje të reja kanë dalë nga atentati në Rinas, ku më 11 nëntor, u qëlluan me breshëri armësh ndaj makinës ku udhëtonte Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani. Si pasojë e plagëve, humbi jetë në vendngjarje, Gilmando Dani, ndërsa ndërroi jetë në spital pas disa ditësh edhe Shaljani.

Edhe pse kanë kaluar dy javë nga krimi i rëndë, ende ngjarja e rëndë nuk është zbardhur dhe asnjë nga autorët nuk është arrestuar.

Sipas burimeve të A2CNN nga grupi hetimor, këta të fundit kanë zbuluar se për vrasjen e Gilmando Danit, krahut të djathtë të Emiliano Shullazit është paguar plot 5 milionë euro dhe se grupi që ka marrë përsipër atentatin, veprojnë si vrasës me pagesë.

Ka dyshime se vrasësit me pagesë janë rekrutuar nga një person tjetër, i cili ka bërë lidhjen me porositësit.

Ndërsa ende vijojnë hetimet, për ngjarjen e rëndë, e cila rrezikoi edhe disa jetë të pafajshme.

The post 5 milionë euro për “kokën” e Gilmando Danit, dalin detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Rinas! Ja çfarë po heton policia appeared first on Albeu.com.

Piramidat në Myzeqe, thellohen hetimet, bllokohen disa llogari bankare

By: FAKTOJE
24 November 2025 at 15:00

Sebi Alla Me sytë nga hetimet, dhjetëra qindra qytetarë, kryesisht nga Divjaka, Lushnja dhe Fieri, që tentuan të bëhen “milionerë” duke investuar në një platformë mashtrimi, tashmë janë me sytë nga Prokuroria e Fierit nëse mund të rikuperojnë shumat e humbura.

Në një reagim për Faktoje.al, Prokuroria e Fierit tregon për fazat e hetimit, ndërsa konfirmon se kanë sekestruar disa llogari bankare.

“Nga hetimi i deritanishëm është bërë i mundur identifikimi i disa llogarive bankare, për të cilat është marrë vendimi ‘Për vendosjen e sekuestros së llogarive bankare’ nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, vendimi i cili u është njoftuar edhe personave të interesuar”, thotë prokuroria.

Për këtë çështje, shtatë persona kanë masë sigurie, por skema duket të jetë shumë më e thellë, pasi dyshohet se platforma e mashtrimit u kontrollua nga një person ose grup personash jashtë vendit.

Hetimet

Skema e mashtrimit ku shumë qytetarë kishin derdhur nga 1-5 mijë dollarë në një platformën “XUEX”, e cila sugjeronte se funksiononte si kompani investimesh në bursë u tregonte përdoruesve shifra fiktive në gjoja “portofolin digjital” e cila pas çdo klikimi shtonte “vlerat e fitimit”. Një skemë e njohur në disa vende nga të shtëquajturët “mashtrim kompjuterik”, por që në Myzeqe, veçanërisht në Divjakë dhe Lushnjë gjeti shtrirje të gjerë në verën e këtij viti.

Denocimi publik nga deputeti i PS-së Erion Braçe për këtë skemë mashtrimi vuri në lëvizje strukturat shtetërore që pas ndërhyrjes arrestuan në vendin tonë shtatë persona, ndërsa hetimet konfirmohen se janë zgjeruar edhe në bashkëpunim me vendet e tjera.

 “Aktualisht hetimet vijojnë me qëllim individualizimin e përgjegjësisë penale të personave të përfshirë në veprimtarinë e dyshuar si të paligjshme. Deri në këtë moment janë kryer një sërë veprimesh hetimore, si dhe po bashkëpunohet me autoritetet e huaja”, thotë prokuroria.

Skema

Në një shkrim të zgjeruar, Faktoje.al publikoi të dhëna mbi funksionimin e kësaj platforme mashtruese, preh të së cilës ranë shumë qytetarë. Platforma “XUEX, ishte krijuar në atë mënyrë që për një kohë të shkurtër të jepte idenë se ishte serioze dhe më pas njëri pas tjetrit të thithnin sa më shumë “investitorë” që në të vërtetë siç rezultoi ishin thjesht të mashtruar duke u përvetësuar shuma të mëdha parash. Aplikacioni i XUEX nuk ekzistonte në App apo Play Store, ai vinte si një aplikacion i bazuar në link, që më pas instalohej në telefon.

Po i njëjti person që i kishte dërguar kodin, e përfshinte klientin në grupin e Telegramit ku ishin të gjithë përdoruesit.

Nga dëshmitë e dhëna nga disa përdorues të saj të cilët humbën shuma të ndryshme kishte dhjetëra mijëra pjesëtarë, mbi 14 mijë kur u bë publike në media.

Hetimet më pas zbuluan se nuk ishte gjë tjetër përveçse një skemë e pastër mashtrimi.

Tashmë prokuroria vijon të marrë dëshmitë e personave që kanë humbur vlera të konsiderueshme monetare, të cilët shpresojnë se mund tu kthehet diçka pas, ndonëse është shumë e vështirë, kjo edhe për faktin se organizatorët e kësaj skeme kanë transferuar vlerat e grabitura në disa llogari bankare në shtete të ndryshme, ose portofole digjitale.

“Deri në këto momente janë paraqitur disa shtetas të cilët kanë bërë kallëzime penale dhe kanë dhënë deklarime në kuadër të këtij hetimi”, thotë Prokuroria e Fierit.

The post Piramidat në Myzeqe, thellohen hetimet, bllokohen disa llogari bankare appeared first on Faktoje.al.

Biznesi shpëton pa viktima pas shpërthimit me tritol, hetimet vazhdojne

By: melisa
15 November 2025 at 08:52

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Kamzës në orët e para të mëngjesit të sotëm. Rreth orës 02:20, në bulevardin “Nënë Tereza”, ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse në ambientet e jashtme të një biznesi në pronësi të shtetasve B. E. dhe K. M.. Shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale në fasadën e objektit dhe në zonën përreth. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Source

Vrasja e Gilmando Danit në Rinas/ Shoqërohen 15 persona, kontrolle në Tiranë, Kamëz dhe Fushë-Krujë

By: V K
13 November 2025 at 11:07

Policia e Tiranës, i ka kërkuar zyrtarisht Spanjës për të zbuluar lëvizjet e Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit, për qëndrimin e tyre 4 ditor në Barcelonë.

 

 

Deri më tani, autoritetet e huaja nuk i kanë kthyer përgjigje policisë shqiptare. Që pas atentatit, policia ka kryer kontrolle në disa zona të ndryshme, Tiranë, Kamëz, Nikël dhe Fushë-Krujë.

Kontrolle u ushtruan në godina të braktisura dhe te persona të skeduar më herët. Deri tani nuk është gjetur asgjë me vlerë për hetimin.

Gjithashtu, janë shoqëruar të paktën 15 persona, kryesisht familjarë të viktimës dhe të plagosurit.

Ekspertiza paraprake nga morgu i Tiranës, ka nxjerrë se Gilmando Dani ka marrë 20 plumba në trup, ndërsa në vendngjarje janë gjetur mbi 80 gëzhoja.

Në Spitalin e Traumës, vijon të jetë i intubuar Muçi Shaljani, i cili mori 10 plumba në trup, 2 prej të cilëve në kokë.

 

The post Vrasja e Gilmando Danit në Rinas/ Shoqërohen 15 persona, kontrolle në Tiranë, Kamëz dhe Fushë-Krujë appeared first on Albeu.com.

SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist të Vaut të Dejësit, Kristian Shkreli

By: V K
24 October 2025 at 08:53

Prokuroria e Posaçme, ka mbyllur hetimet për kryebashkiakun socialist e Vaut të Dejësit, Kristian Shkreli dhe ka bërë kërkesë në GJKKO për kalimin e dosjes për gjykim.

Shkreli u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK pak ditë më parë, nën dyshimin se bleu vota për Partinë Socialdemokrate.

Atij iu komunikua akuza “ korrupsion në zgjedhje”.

Kërkesa e SPAK lidhur me kalimin apo jo të dosjes në proces gjyqësor do shqyrtohet nga gjyqtarja Flora Hajredinaj.

The post SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist të Vaut të Dejësit, Kristian Shkreli appeared first on Albeu.com.

SPAK mbyll hetimet dhe çon në gjyq 5 anëtarë të një grupi kriminal

By: V K
22 October 2025 at 10:46

Prokuroria e Posaçme, ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim një grup kriminal prej 5 personash që kryente trafik të paligjshëm emigrantësh drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundrejt pagesave të majme.

Mësohet se kreu i grupit ishte Luc Melaj, ndërsa anëtarët ishin Gëzim Camaj, Emanuel Melaj, Tonin Melaj dhe Bashkim Çokaj.

Ky grup ka organizuar kalimin e paligjshëm përtej kufirit shqiptar të paktën 25 personave, të gjithë shtetas shqiptarë, të cilët kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin e SHBA-së.

Kjo veprimtari kriminale, zhvilluar nga mesi i vitit 2022 deri në muajin korrik të vitit 2024, është kryer nga më shumë se tre persona dhe ka qenë e paramenduar, e mirëorganizuar dhe me ndarje rolesh konkrete.

Luc Melaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale dhe plotësuar akuza për: “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve” për qëllime përfitimi kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal,, “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave dhe i vizave”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” në formën e drejtimit dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”,  kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë , “Ushtrim ndikimi i paligjshëm”, e kryer dy herë, dhe “Mbajtje pa leje e municioneve luftarake”.

Gëzim Camaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale, “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë dhe “Ushtrim ndikimi i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Emanuel Melaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ndihmë për Kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.

Tonin Melaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale, “Shpërdorim i detyrës”.

Bashkim Çokaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës”.

Nga të dhënat e hetimeve paraprake ka rezultuar e provuar, ekzistenca e një grupi  kriminal,  të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, ku drejtues është i pandehuri, Luc Melaj. Ky grup ka organizuar kalimin e paligjshëm përtej kufirit shqiptar të paktën 25 personave, të gjithë shtetas shqiptarë, të cilët kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin e SHBA-së. Kjo veprimtari kriminale, zhvilluar nga mesi i vitit 2022 deri në muajin korrik të vitit 2024, është kryer nga më shumë se tre persona dhe ka qenë e paramenduar, e mirëorganizuar dhe me ndarje rolesh konkrete.

Kjo veprimtari kriminale ka konsistuar në:

Takime që janë zhvilluar në Shqipëri, me personat që kanë kërkuar të udhëtojnë jashtë apo me familjarë të tyre, ku sqarohet itinerari i udhëtimit dhe pagesat që duhet të kryhen, të cilat variojnë nga 40.000-45.000 dollarë për person.

Kërkuesit janë kryesisht nga Malësia e Madhe, Shkodra, Lezha, Tropoja, me lidhje kryesisht familjare me personat që jetojnë në SHBA.

Sigurimin e dokumentave të identifikimit të falsifikuara, kryesisht franceze, të cilat iu jepen personave që udhëtojnë, pasi ata arrijnë në Spanjë dhe mbarëvajtjen e udhëtimit të tyre në rrugë ajrore deri në Meksikë;

Pritjen dhe akomodimin e tyre në Meksikë dhe transportimin e tyre në rrugë tokësore, deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë veprimtari kriminale është përfshirë edhe i pandehuri, Emanuel Melaj, i cili ka qenë në dijeni të këtij aktiviteti dhe ka dhënë ndihmën e tij për rezervimin e biletave, dërgimin në adresat përkatëse si edhe për transferimin e parave.

SPAK njofton se “nga provat e mbledhura janë dokumentuar gjithashtu raste ku të pandehurit, Luc Melaj e Gëzim Camaj kanë transportuar në mënyrë të paligjshme shtetas shqiptarë duke mos e dokumentuar kalimin e tyre gjate hyrje-daljeve në Malin e Zi. Gjithashtu përmes ndihmës të pandehurit, Tonin Melaj dhe Bashkim Çokaj, punonjës policie, të punësuar pranë pikave të kalimit kufitar të Hanit të Hotit, është bërë mosregjistrimi në sisteme përkatëse për shtetasit që kanë pasur probleme të qëndrimit në  vendet e BE-së, si dhe për shtetas të tjerë që janë azilkërkues në; Kanada, Mbretëri e Bashkuar, SHBA, me motivacione të  ndryshme”.

Hetimet vijojnë për persona të tjerë të përfshirë në këto veprimtari të kundraligjshme.

The post SPAK mbyll hetimet dhe çon në gjyq 5 anëtarë të një grupi kriminal appeared first on Albeu.com.

Francë, 60 hetues ende në kërkim të të dyshuarve për grabitjen në Luvër

21 October 2025 at 18:25

FRANCË– Gjashtëdhjetë hetues janë ende në kërkim të katër të dyshuarve që ikën me bizhuteri “të paçmuara” në grabitjen në Luvër.  Hetuesit nga njësia e specializuar BRB po kërkojnë të dyshuarit, ndërsa ADN-ja e mundshme në sendet e lëna nga hajdutët mund të ndihmojë në përparimin e hetimit.

Hetuesit kanë gjetur një helmetë motoçiklete që i përkiste njërit prej të dyshuarve, një dorezë në një vinç me kosh (platformë pune ajrore), së bashku me një helmetë dhe çelësa, sipas informacionit të marrë nga gazeta Le Parisien.

Një nga pistat e hetuara nga BRB-ja është një vinç me kosh që thuhet se i është vjedhur pronarit të saj, me seli në komunën e Luvrit në veri të Val-d’Oise, i cili e kishte nxjerrë në shitje në faqen franceze të rishitjes “Leboncoin”.

Blerësit e supozuar dyshohet se e sulmuan pronarin dhe ikën me vinçin pa paguar. Ai paraqiti një ankesë për vjedhjen më 10 tetor, raportoi Le Figaro.

Të dyshuarit vodhën Galertinë e Apolonit (Galerie d’Apollon) në Muzeun ikonik të Luvrit të dielën në më pak se shtatë minuta.

Ata përdorën platformën ajrore për të arritur në një ballkon pranë lumit Sena, ku dy nga hajdutët hynë në galeri duke prerë dritaren me mjete elektrike.

Ata vodhën “tetë objekte me vlerë të paçmuar trashëgimie”, sipas Ministrisë së Kulturës, por u ka rënë kurora e Perandoreshës Eugenie, e cila është dëmtuar gjatë rrugës së arratisjes.

Rama fsheh shpenzimet e tij/ Berisha: Ky akt shkel Kushtetutën! Po vepron njësoj si Enver Hoxha

By: armand
10 October 2025 at 12:53

Në një dalje për mediat kryetari i  Pd, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për vendimin e tij për të klasifikuar si “sekret shtetëror” shpenzimet e qeverisë, duke e cilësuar këtë si një precedent të rrezikshëm dhe antikushtetues. Berisha deklaroi se ky akt i fshehjes së shpenzimeve publike nuk ka paralele në historinë demokratike […]

The post Rama fsheh shpenzimet e tij/ Berisha: Ky akt shkel Kushtetutën! Po vepron njësoj si Enver Hoxha appeared first on BoldNews.al.

VENDIMI/ Shpallen sekrete shpenzimet e Edi Ramës për udhëtimet jashtë vendit

8 October 2025 at 20:16

Me justifikimin e mbrojtjes së të dhënave personale, Edi Rama i ka vënë drynin transparencës mbi faturat, itineraret apo marrëveshjet e fluturimeve të tij jashtë vendit. Vendimi është miratuar në mbledhjen e qeverisë së drejtuar nga vetë Rama që sanksionon se fluturimet e tij jashtë vendit duhet të konsiderohen “konfidenciale” Dokumenti zyrtar (KLIKO KETU) shton në funksionet […]

The post VENDIMI/ Shpallen sekrete shpenzimet e Edi Ramës për udhëtimet jashtë vendit appeared first on BoldNews.al.

“Doza vdekjeprurëse”, obsesioni i indianëve me shurupin e kollës

8 October 2025 at 15:19

Një tjetër tragjedi shëndetësore ka goditur Indinë, pasi të paktën 11 fëmijë të moshës një deri në gjashtë vjeç kanë humbur jetën në shtetin Madhya Pradesh pas konsumimit të një shurupi të zakonshëm kundër kollës.

Pas disa ditësh hetime, autoritetet zbuluan se produkti përmbante 48.6 për qind diethylene glycol, një tretës industrial shumë toksik, që mund të shkaktojë dështim të veshkave dhe vdekje, raportojnë mediat  e huaja.

Vetëm pak javë më vonë, raste të ngjashme u raportuan edhe në shtetin Rajasthan, ku dy fëmijë të tjerë vdiqën pasi kishin konsumuar shurupin vendas “Dextromethorphan”, substancë e rrezikshme për fëmijët e vegjël.

Këto ngjarje kanë ringjallur kujtimet e dhimbshme të rasteve të ngjashme në të kaluarën. Në vitin 2023, shurupet e prodhuara në Indi, të kontaminuara me të njëjtin përbërës helmues, u lidhën me vdekjen e 70 fëmijëve në Gambit dhe 18 në Uzbekistan. Edhe më herët, raste të ngjashme janë raportuar në Kashmir dhe rajone të tjera indiane.

Ekspertët thonë se këto raste pasqyrojnë problem të thellë në sistemin farmaceutik të Indisë – tregun e fragmentuar, mungesën e kontrollit cilësor dhe mbikëqyrjen e dobët shtetërore. Mijëra shurupe prodhohen nga kompani të vogla, shpesh pa miratimin e nevojshëm dhe shiten lirshëm në farmaci apo nga shitës pa licencë.

Në zonat rurale, deri në 75 për qind e rasteve të kujdesit shëndetësor trajtohen nga persona pa trajnim profesional, të njohur si “RMP” – praktikues të vetëshpallur që shpesh u japin pacientëve shurupe të ndryshme për çdo kollë apo ftohje.

Këto ilaçe përdoren edhe në qytetet e mëdha, ku prindërit e shqetësuar kërkojnë trajtim të menjëhershëm, ndërsa disa mjekë i përshkruajnë pa nevojë, duke injoruar rreziqet që mbartin për fëmijët.

Sipas pediatrit nga Mumbai, Rajaram D. Khare, shumica e kollave te fëmijët janë virale dhe kalojnë vetë brenda një jave, pa nevojë për shurup. Ai paralajmëron se përdorimi i tepërt mund të shkaktojë efekte anësore, varësi dhe madje helmim, sidomos kur përmbajnë substanca si codeine apo ambroxol që nuk rekomandohen për fëmijë të vegjël.

Pas rasteve të fundit, Ministria e Shëndetësisë së Indisë ka urdhëruar hetime, ka sekuestruar mostrat e shurupit dhe ka pezulluar shitjet e tij. Megjithatë, kritikët theksojnë se problemi është sistemik dhe kërkon reforma rrënjësore në mbikëqyrjen e prodhimit dhe tregtimit të barnave, si dhe fushata ndërgjegjësuese për mjekët dhe prindërit.

Ekspertët paralajmërojnë se derisa India të frenojë obsesionin me shurupet e kollës, rreziku për tragjedi të ngjashme do të mbetet i lartë.

Vrasje, eksploziv, shkatërrim prone dhe vjedhje/ SPAK kopsit dosjen, zbardhen episodet kriminale të Laert Haxhiut me shokë

4 October 2025 at 18:29

TIRANË- Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbylli hetimet dhe dërgoi në Gjykatën e Posaçme veprimtarinë e grupi kriminal të Laert Haxhiut, Kristi Bixheku dhe Artan (Marjus) Tafani.

Sipas SPAK, koka e grupit rezultonte Laert Haxhiu, i cili akuzohet për 14 episode kriminale. Prokuroria ka listuar “malin” e krimeve të Laert Haxhiut, ndërsa ka treguar në mënyrë të përmbledhur dhe natyrën e krimit.

Për SPAK, Laert Haxhiu, është drejtues dhe organizator i grupit të strukturuar kriminal, i cili akuzohet për 14 veprat penale:

  1. Në bashkëveprim me Lulzim (Arapi) Spahija kreu kriminShkatërrimi i pronës me eksploziv’’, në dëm të shtetasit Arian Aliço, ngjarje e ndodhur më 5.4.2021, në Lushnjë;
  2. Në bashkëveprim me Artan (Marjus) Tafani kreu krimin“Shkatërrimi i pronës me eksploziv’’, në dëm të shtetasve, Besnik Çoku dhe Erion Çoku, ngjarje e ndodhur më 29.5.2021, ora 02:15, Lagjia ‘Gafurr Muço’ pallati Nr.4, Lushnjë;
  3. Në bashkëveprim me Artan Tafani, Erisiano Abedini, Ligor Romaçka e Bujar Abedini kreu krimin“Vrasje me paramendim”, e kryer për interes, me viktimë Çajup Selimi, ngjarje e ndodhur më 1.6.2021, ora 21:15, në Tepelenë;
  4. Në bashkëveprim me Ligor Romacka, Maringlen Topuzi, Bledar Berberi, Artan Tafani dhe Lulzim (Arapi) Spahija kreu krimin“Vrasje me paramendim”, me viktimë Fridman Xhaferraj, më 2.6.2021, trupi i të cilit u gjet i pajetë, tek rezervuari i Gjançit, në Korçë, më datë 13.6.2021;
  5. Në bashkëveprim me Artan Tafani, Lulzim Spahija dhe Mariglen Topuzi dhe Bledar Berberi, kreu krimin “Vrasje me paramendim” e kryer për interes, me viktimë Alban Semaku (Elton Mermali), ngjarje e ndodhur në lagjen Çezme, Peqin, më datë 17.10.2021;
  6. Në bashkëveprim me Enriko Xhahysa, Artan Tafani dhe Lulzim Spahija, kreu krimin “Vrasje për gjakmarrje”, me viktimë Albi (Dijonist) Bashaliu, ngjarje e ndodhur në Gjoçaj, Peqin, më datë 27.12.2021;
  7. Në bashkëveprim me Artan Tafani dhe Lulzim Spahija kreu krimin “Vjedhje me armë” të automjetit të Gëzim Çepele, më datë 27.1.2022, në autostradën Tiranë-Elbasan, pranë karburant Bar-Restorant Palmanova,Tiranë;
  8. Në bashkëveprim me Artan Tafani, Lulzim Spahija dhe Dorian Shurdhi (i ndjerë) kreu krimin “Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm të Kujtim Meta, e kryer për interes, më datë 20.4.2022, në Lushnje;
  9. Në bashkëveprim me Artan Tafani, Lulzim Spahija dhe Erisiano Abedini, kreu krimin “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, në dëm të Bashkim Rajku dhe Rigels Rajku (Noizy), ngjarje e ndodhur më 8.6.2022, në Durrës;
  10. Në bashkëveprim me Artan Tafani dhe Fatjon Veliun siguroi kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasjen e Rexhep Ginës, në Lushnjë, rreth orës 21:00, më 6 korrik 2022;
  11. Në bashkëveprim me Artan Tafani, Kristi Bixheku dhe Erisiano Abedini, kreu krimin “Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të Bujar Turku, ngjarje e ndodhur më datë 1.11.2022, në Lushnje;
  12. Në bashkëveprim me Artan Tafani, Kristi Bixheku dhe Erisiano Abedini, kreu krimin “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, sërish në dëm të Bujar Turku/Resmije Turku, ngjarje e ndodhur më 31.12.2022, në Lushnjë;
  13. Në bashkëveprim me Artan Tafani dhe Firdeus Berberi, kreu krimin “Vjedhje me armë” e automjetit në pronësi të Marjus Zejneli, ndodhur më 22.2.2023, në Sallmone, Shijak (Durrës);
  14. Në bashkëveprim me Artan Tafani dhe Kristi Bixheku, kreu krimin “Sigurim i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, të Genci Hidës, në Lushnjë, në periudhën Prill-Maj 2023;

Grupi i strukturuar kriminal kishte mundur të siguronte armë, armë shpërthyese dhe municione luftarake në sasira të mëdha dhe i përdorte ato në mjedise publike;

Kristi Bixheku akuzohet për veprat e mëposhtme penale:

  1. Në bashkëveprim me Laert Haxhiu, Artan Tafani dhe Erisiano Abedini, kreu krimin “Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të Bujar Turku, ngjarje e ndodhur më 1.11.2022, në Lushnjë;
  2. Më 31.12.2022, në Lushnjë, sërish në bashkëveprim me Laert Haxhiu, Artan Tafani dhe Erisiano Abedini, kreu krimin “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, në dëm të Bujar Turku/Resmije Turku;
  3. Në bashkëveprim me Laert Haxhiu dhe Artan Tafani, kreu krimin “Sigurim i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” të Genci Hidës, në Lushnjë, në periudhën Prill-Maj 2023;

Artan (Marjus) Tafani akuzohet për veprat e mëposhtme penale:

Në bashkëveprim me Laert Haxhiu dhe Fatjon Veliun, kreu krimin Sigurimi i kushteve dhe mjeteve” për vrasje të Rexhep Ginës, në Lushnjë, më datë 6 korrik 2022, rreth orës 21:00;

Bazuar në aktet e hetimit, arrihet në konkluzionin se aktiviteti kriminal i këtij grupi të strukturuar është i shtrirë nga muaji prill i vitit 2021 deri në muajin maj të vitit 2023, kur drejtuesi dhe organizatori i tij, Laert Haxhiu u arrestua në Greqi. (Laert Haxhiu u ekstradua nga Greqia në korrik të vitit 2024).

Anëtarët e grupit të strukturuar kriminal vec të akuzuarve janë edhe:

  • Lulzim Spahija (Arapi)
  • Ligor Romaçka
  • Bledar Berberi
  • Erisiano Abedini

Ndaj tyre është paraqitur më parë, një kërkesë për gjykim.

Sipas SPAK, Laert Haxhiu, organizatori dhe drejtuesi i këtij grupi të strukturuar kriminal e nisi kryerjen e akteve kriminale në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e kushëririt të tij (djalit të xhaxhait) Klodian Haxhiut, dhe pas arrestimit të dy miqve të tij Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili.

I drejtuar dhe organizuar prej tij, grupi kriminal ndërmori akte konkrete kriminale për vrasjen e personave që konsideroheshin si anëtarë të grupit kriminal kundërshtar, i cili në atë kohë drejtohej nga Aldo Bare.

Aktet kriminale të këtij grupi të strukturuar, nuk synuan vetëm jetën dhe shëndetin e kundërshtarëve, por dhe shkatërrimin e pronës, përmes përdorimit të lëndëve shpërthyese, apo kryerjen e akteve të vjedhjes me përdorimin e armëve. Përveç vrasjeve të Çajup Selimit dhe Albi (Dijonist) Bashaliut, të gjitha krimet e tjera që u përmendën më sipër janë organizuar dhe kryer në shenjë hakmarrjeje dhe për të njëjtat motive./abcnews.al

SPAK mbaron punë me grupin e “Çopjave”, u komunikon akuzat e rënda 34 të pandehurve (EMRAT E BANDËS)

By: V K
2 October 2025 at 10:40

Nga; Elton Qyno

Pas 15 muaj hetime, Prokuroria e Posaçme SPAK, u ka dhënë fund çështjes penale me Nr.75/3 që bën fjalë për aktivitetin kriminal të të grupit, që drejtohej nga dy vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja.

Mbyllja e kësaj dosje penale dhe dërgimi i 34 të pandehurve në gjyq për një seri akuzash të rënda, u diskutua dy ditë më parë dhe në procesin gjyqësor “Plumbi i artë”, ku njëra nga avokatet kërkoi largimin nga seanca gjyqësore pasi duhet të ishte e pranishme në komunikimin e akuzës për Altin Ndocin.

Kjo është organizata e parë kriminale që SPAK çon për gjykim. Janë plot 34 të pandehur, mes të cilëve dy vëllezërit “Çopja”, ku njëri ndodhet në kërkim dhe tjetri i arrestuar në Belgjikë.

Kurse personat e tjerë janë anëtarët të grupit të drejtuar nga dy vëllezërit, ku mes të pandehurve është dhe Pajtime Fetah, ish-gjyqtarja e gjykatës së Elbasanit.

Pak ditë më parë Pajtime Fetahu, u paraqit në SPAK, duke u akuzuar për veprën penale të korrupsionit.

Ndërsa të pandehurve të tjerë, u është komunikuar akuza në ditë të ndryshme.

Kjo dosje është një ndër më voluminozet që SPAK ka dorëzuar në gjykatë, duke çuar të pandehurit për disa krime të rënda, si vrasje të ndodhura në segmentin rrugor Elbasan-Peqin, sigurim i kushteve për të vrarë, Erion Alibej, Nuredin Dumanin.

Vrasjen e trefishtë në Bradashesh të Elbasanit, e deri tek vrasja e Klevis Kapllanit në Sinaballaj të Rrogozhinës.

Mes akuzave që ka ngritur prokuroria është dhe ajo e Pastrimit të produkteve të veprave penale e deri tek, korrupsioni e të tjera.

Pritet që tashmë çështja të çohet në gjykatë, ku do i nënshtrohet shqyrtimit gjyqësor.

Kjo dosje zbardhi katër atentate që lanë pas 6 të vdekur. Bëhet fjalë për masakrën e Bradasheshit, ku u vranë Endrit Alibej, Albert Dylgjeri dhe Erdal Duranay, vrasjen e Klevis Kapllanit, atentatin ku mbeti i vrarë Klevin Baho dhe vrasja e Andi Zylyfit, ngjarje të cilat rezulton se janë urdhëruar nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja.

Gjithashtu, me urdhër të dyshes numërohen dhe 16 tentativa të dështuara, 4 për të vrarë Erion Alibej, dy për Nuredin Dumanin, atentati i dështuar kundrejt Kei Pikut e Irfan Azizi dhe tentativat e tjera për të tjerë personazhë, rivalë të tyre që ende nuk u janë zbardhur emrat.

Vëllezërit Çopja sipas SPAK kanë qenë dhe truri i grabitjes së Rinasit. Dyshja ndihmoheshin dhe nga punonjës në institucione të drejtësisë, përmendim këtu gjyqtaren Pajtime Fetahu që është lënë në masën “arrest shtëpie” dhe një punonjëse të administratës gjyqësore të Gjykatës së Shkallës së Parë që u kalonte të dhëna sekrete, e cila është motra e Regis Runajt.

Sipas SPAK, vëllezërit Çopja kishin rekrutuar dhe dy punonjës policie në grupin e tyre. Gjatë operacionit janë sekuestruar 1 mln euro kesh dhe 42 pasuri, mes tyre prona e llogari bankare.

Vetë Franc Çopja ndodhet ndodhet i arrestuar në Belgjikë, ndërsa Hajdar Çopja ndodhet në Dubai.

Lista e personave të pandehur:

1. Franc Çopja alias Bako

2. Hajdar Çopja alias Bako

3. Mikael Kamami alias Qosja

4. Talo Çela

5. Ardjan Çollaku alias Subashi

6. Altin Ndoci

7. Arzen Mama

8. Eljo Bitri

9. Maksim Koçi

10. Dashnor Dumani

11. Ado Xhika

12. Arzen Çopja

13. Xhimi Hoxha

14. Guri Biba

15. Leonardo Ramani

16. Ervis Daka

17. Flobenc Meçja

18. Altin Kamami

19. Martin Musaj

20. Agustin Çinari

21. Arben Lamçja

22. Arjan Ormenaj

23. Dorian Dyli

24. Maklen Mici

25. Bashkim Lika

26. Klajdi Merkaj

27. Armis Stafa

28. Renato Musaku

29. Rexhino Doçi

30. Matilda Hoxholli

31. Pajtime Fetah

32. Denada Toda

33. Klodian Sinameta

The post SPAK mbaron punë me grupin e “Çopjave”, u komunikon akuzat e rënda 34 të pandehurve (EMRAT E BANDËS) appeared first on Albeu.com.

Aktivizohet EES/ Europa digjitalizon kufijtë nga 12 tetori: Udhëtarët shqiptarë mund të hasen me vonesa në kufi

By: V K
2 October 2025 at 07:42

Kush udhëton në vendet e Bashkimit Europian, duhet të përgatitet që në kalimin e parë të kufirit në një nga shtetet e BE-së të vonohet deri në tre herë më shumë sesa aktualisht, kur pret që vetëm ti vuloset pasaporta nga oficeri i kufirit.

Këto vonesa mund të vijnë, pasi atyre do t’u merren shenjat e gishtave dhe do t’u bëhet foro.

Më 12 tetor 2025 nis zbatimin Sistemi i Hyrje-Daljeve (EES), një mekanizëm i ri digjital kufitar që do të zëvendësojë vulat manuale të pasaportës me regjistrim elektronik në kufijtë e jashtëm të 29 vendeve europiane.

SchengenVisaInfo, ka publikuar një informacion të detajuar se çfarë do të ndryshojë për shtetasit që nuk janë pjesë e Bashkimit Europian, ku përfshihen dhe ata shqiptarë.

SchengenVisaInfo sqaron se për udhëtarët jo të BE-së, ky sistem i ri do të thotë: marrje shenjash të gishtërinjve, fotografi dhe kohë më të gjata përpunimi gjatë hyrjes/daljes (1.5 deri në 3 herë më shumë gjatë fazës fillestare të zbatimit).

Sistemi do të regjistrojë të gjithë shtetasit jo-BE që udhëtojnë në zonën Schengen për qëndrime afatshkurtra (deri në 90 ditë brenda çdo periudhe 180-ditore).

Sipas Komisionit Europian, EES do të zbatohet si për udhëtarët që kanë vizë, ashtu edhe për ata që përjashtohen nga viza.

EES do të mbledhë disa informacione si Imazhin e fytyrës (për të gjithë udhëtarët); Gjurmët e gishtave (vetëm për udhëtarët që nuk kanë vizë); Të dhënat biometrike të pasaportës; Datat dhe vendndodhjet e hyrjes/daljes.

Sistemi do të llogarisë automatikisht sa ditë keni qëndruar në zonën Schengen dhe sa ditë ju mbeten nga kuota prej 90 ditësh.

Të dhënat do të ruhen për 3 vjet (ose 5 vjet, nëse tejkaloni afatin e lejuar të qëndrimit).

Zbatimi do të jetë gradual. Vendet anëtare kanë afat deri më 10 prill 2026 për ta zbatuar plotësisht sistemin. Deri atëherë, në disa pika kufitare do të përdoret EES, ndërsa në të tjera do të vazhdohet me vulat tradicionale në pasaportë.

Sistemi i Hyrje/Daljeve (EES) do të zbatohet në 29 shtete europiane, duke përfshirë të 25 vendet anëtare të BE-së që janë pjesë e Shengenit, si edhe Islandën, Lihtenshtejnin, Norvegjinë dhe Zvicrën.

Jashtë këtij sistemi mbeten Irlanda dhe Qiproja, të cilat do të vazhdojnë të përdorin vulat e pasaportës. Për shembull, nëse fluturoni nga Dublini drejt Parisit, pasaporta ju vuloset kur dilni nga Irlanda dhe më pas skanohet në hyrje në Francë.

Kush duhet të regjistrohet në EES

Sistemi i ri i Hyrje/Daljeve (EES), do të përfshijë çdo shtetas të vendeve jashtë BE-së dhe zonës Shengen, që udhëton për qëndrime të shkurtra, deri në 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore.

Në momentin e parë të regjistrimit, udhëtarët do të japin një foto të fytyrës në kohë reale, ndërsa ata që hyjnë pa vizë do të japin edhe katër gjurmë gishtash.

Për ata që udhëtojnë me vizë, gjurmët e gishtave nuk do të kërkohen sërish, pasi ruhen tashmë në sistemin VIS.

Fëmijët nën 12 vjeç nuk janë të detyruar të japin gjurmët e gishtave, por gjithsesi do të fotografohen.

Ky proces synon të përshpejtojë kalimet kufitare dhe të zëvendësojë sistemin e vjetshëm të vulave në pasaportë.

Gjatë regjistrimit të parë merret një foto në kohë reale e fytyrës dhe katër gjurmë gishtash për udhëtarët e përjashtuar nga viza.

Për mbajtësit e vizave, gjurmët e gishtave janë tashmë të regjistruara në sistemin VIS dhe nuk do të merren sërish për EES.

Fëmijët nën 12 vjeç përjashtohen nga dhënia e gjurmëve të gishtave, por gjithsesi do të fotografohen.

Në EES nuk regjistrohen qytetarët e BE-së, vendeve të SEE (Norvegji, Islandë, Lihtenshtejn) dhe Zvicrës, si edhe ata të Irlandës dhe Qipros.

Përjashtohen gjithashtu poseduesit e lejeve të qëndrimit ose vizave afatgjata (D), si dhe qytetarët e Andorrës, Monakos, San Marinos dhe Vatikani. Nga regjistrimi përjashtohen edhe diplomatët, krerët e shteteve, personeli i NATO-s, si dhe punëtorët kufitarë apo ekuipazhet e anijeve, avionëve dhe trenave ndërkombëtarë.

Pikat kryesore të sistemit të Hyrje-Daljeve (EES)

Fillimi: 12 tetor 2025 (zbatim i pjesshëm deri më 10 prill 2026)

Kush duhet të regjistrohet: Shtetasit jo-BE që vizitojnë për më pak se 90 ditë

Biometria: Foto për të gjithë + 4 gjurmë gishtash për udhëtarët pa vizë

Përjashtohen: Qytetarët e BE/SEE/Zvicrës, poseduesit e lejes së qëndrimit, si dhe shtetasit e Monakos, Andorrës, San Marinos dhe Vatikanit

Afati i ruajtjes së të dhënave: 3 vjet normalisht, 5 vjet nëse tejkalon afatin e qëndrimit

Ku zbatohet: 29 shtete europiane (vendet Shengen/SEE dhe Zvicra)

Përjashtime: Irlanda dhe Qiproja vazhdojnë me vulosje pasaporte

Koha e përpunimit: Pritet të zgjasë 1.5 deri 3 herë më shumë se vulosja aktuale e pasaportës

Kostoja: Pa pagesë (regjistrimi në EES nuk ka tarifë)./Monitor

The post Aktivizohet EES/ Europa digjitalizon kufijtë nga 12 tetori: Udhëtarët shqiptarë mund të hasen me vonesa në kufi appeared first on Albeu.com.

Ndërtim 77% më shumë se leja në Lushnjë, çohen në gjyq ndërtuesi dhe dy zyrtarë

23 September 2025 at 10:33


Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim tre persona të akuzuar për ndërtim të paligjshëm, shpërdorim detyre dhe ekspertim të rremë, lidhur me një objekt në Bashkinë Lushnjë.

Sipas prokurorisë, ndërtimi ka tejkaluar lejen e ndërtimit me 77 përqind ndërsa personat e akuzuar janë ndërtuesi i objektit, kryeinspektori dhe eksperti.

Në njoftim thuhet se procedimi penal me numër 322, që nisi në vitin 2021, zbuloi shkelje të rënda të kushteve të lejes së ndërtimit për objektin në fjalë.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier njofton se ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq shtetasin N.Q., si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a pg.4 i Kodit Penal, shtetasin Gj.M, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe shtetasin E. S, për kryerjen e veprës penale “Ekspertimi i rremë” parashikuar nga neni 309 pg.1 i Kodit Penal.

“Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.322 të vitit 2021, rezultoi se ndërtimi i realizuar nga investitori/subjekti ndërtues, në lagjen “Kongresi” Bashkia Lushnjë, u krye në shkelje të rëndë të kushteve të lejes së ndërtimit. Prokuroria dokumentoi se shtetasi N.Q, pasi ishte pajisur me leje ndërtimi nga Bashkia Lushnje, gjatë zbatimit të projektit, ka realizuar punime tej lejes së mareë. Në total sipërfaqja e ndërtuar në tejkalim të lejes së ndërtimit rezultoi 276.6m², ose 77% e ndërtimit.

Gjithashtu, veprimet hetimore u fokusuan në drejtim të veprimeve dhe mosveprimeve të strukturave inspektuese vendore pranë Bashkisë Lushnje, Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit pranë kësaj bashkie.

Nga ana e autoritet inspektues, IMT-së, Bashkia Lushnje, personave përgjegjës të ngarkuar me ushtrimin e detyrave funksionale që lidhen me kontrollin e territorit dhe monitorimin në vijimësi të zbatimit të lejeve ndërtimore, u konstatua se janë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës.

Fakti penal i konstatuar ju atribua nga prokuroria shtetasit M.Gj., me detyrë Kryeinspektor pranë IMT-së Bashkia Lushnje, në kohën e kryerjes së veprës.

Po kështu edhe shtetasi E.S, me cilësinë e ekspertit me kryerjen e aktit të ekspertimit, ka paraqitur në të dhëna të rreme që lidhen me sipërfaqen reale të ndërtimit të realizuar. Nga hetimet rezultoi se sipërfaqja e ndërtuar nga i pandehuri ishte disa herë më e madhe se ajo e pasqyruar nga eksperti.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier, shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të gjithë shtetasve që cenojnë regjimin juridik të tokës dhe të ndërtimeve si dhe punonjësve shtetërore ose në shërbim publik që kryejnë vepra penale kundër veprimtarisë shtetërore”, thuhet në njoftim. /euronewsalbania/

Meta në Apel, më 8 shtator/ Ish-presidenti kërkon lirimin nga qelia pas mbylljes së hetimeve

2 September 2025 at 11:19

TIRANË– Gjykata e Apelit të Posaçëm do të shqyrtojë me 8 shtator kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për lirimin nga qelia.

Ai e ankimoi të hënën e 25 gushtit në Gjykatën e Posaçme të Apelit vendimin e Shkallës së Parë që e la në qeli.

Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme ka dorëzuar në gjykatë dosjen ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi duke i kërkuar gjykatës që ata të gjykohen për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.

Sipas prokurorisë, Meta është i dyshuar për të paktën 3 raste korrupsioni, 2 prej të cilave të kryera në bashkëpunim ndërsa Kryemadhi në dy raste korruptive të kryera në bashkëpunim.

Ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u arrestua me urdhër të SPAK, më 21 tetor të 2024/abcnews.al

 

SPAK përfundon hetimet për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, dërgon dosjen në Gjykatën e Posaçme

By: V K
29 August 2025 at 14:55

SPAK, përfundon hetimet dhe dërgon në Gjykatën e Posaçme ish-presidentin Ilir Meta, ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhin, Pirro Xhixhën dhe Fatime Kryemadhin.

SPAK përfundon hetimet dhe dërgon në Gjykatën e Posaçme procedimin penal nr. 55 të vitit 2019.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pas përfundimit të hetimeve, më 29.08.2025 ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, procedimin penal nr. 55/2019, në ngarkim të të pandehurve:

Ilir Meta, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë” në 3 raste, dy prej të cilave të kryera në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim,“Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga nenet 260 dhe 25, 287/2 dhe 257/a/2 të Kodit Penal.

Monika Kryemadhi, e akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë” në dy raste të kryera në bashkëpunim,“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim , “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga nenet 260 dhe 25, 287/2 dhe 257/a/2 të Kodit Penal.

Pirro Xhixho, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 260 dhe 25 të Kodit Penal.

Ema Çoku, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal.

Fatime Kryemadhi, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal.

Ky procedim penal është rezultat i një hetimi intensiv, i cili ka nisur në vitin 2019 dhe është zgjeruar në vitet pasardhëse në bazë të kallëzimeve të ndryshme. Në vitin 2024, të gjitha procedimet e veçuara u bashkuan në një të vetëm.

Hetimet zbuluan një sërë skemash korruptive, përdorimin e influencës dhe pushtetit politik me qëllim favorizimin e bizneseve të caktuara kundrejt shpërblimit të marrë apo të premtuar, pastrim të produkteve të veprës penale, dhe fshehje të pasurive apo mosdeklarimi i shpenzimeve të konsiderueshme në deklaratat periodike të pasurive.

Episodet e dokumentuara tregojnë subjektet e procedimit, të cilët në bashkëpunim mes tyre janë përfshirë në kryerjen e veprave penale të përmendura më sipër.

Episode të detajuara në lidhje me akuzat e ngritura dhe faktet penale të kryera nga të pandehurit, mund ti gjeni në Njoftimin për Shtyp, i publikuar në faqen zyrtare të SPAK: NJOFTIM PËR SHTYP Datë 21.10.2024 – spak.gov.al

Për hetimet e kryera, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka bashkëpunuar me autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Austrisë, Italisë, San Marinos dhe Qipros.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

 

The post SPAK përfundon hetimet për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, dërgon dosjen në Gjykatën e Posaçme appeared first on Albeu.com.

Një vit nga vrasja e Egli Progës/ Prokuroria shtyn me 3 muaj hetimet për Denis Meçen, zbulohet arsyeja

By: V K
16 August 2025 at 11:40

Prokuroria e Korcës, ka shtyrë me tre muaj hetimer për Denis Meçen, i cili akuzohet për dhunimin deri në vdekje të Egli Progës, ngjarje e ndodhur më 10 Gusht të vitit 2024 në Pogradec.

Sipas vendimit të firmosur nga prokurorja e çështjes, afati i hetimeve është zgjatur deri më 11 nëntor 2025, për shkak se ende nuk ka ardhur përgjigja nga një laborator në Itali për analizimin e pamjeve filmike të disa kamerave që mund të zbardhin dinamikën e krimit të rëndë.

Organi i akuzës ka konkluduar se ka patur ndërhyrje në kamerat e brendeshme të sigurisë të lokalit “Stropçka”, ku u dhunua duke gjetur më pas vdekjen Egli Proga. Pamjet filmike janë fshirë qëllimisht me virus.

Laboratorët dhe ekspertët brenda vendit, nuk mundën dot të rikthejnë pamjet filmike të lokalit në pronësi të Leonidha Guçes, ndaj e vetmja zgjidhje ishte dërgimi në një laborator të specializuar jashtë vendit.

Rikthimi i pamjeve filmike do të zbardhte tej çdo dyshimi ngjarjen dhe dinamikën e saj. Denis Meçe, ka deklaruar se Egli Proga është goditur brenda lokalit edhe nga Leonidha Guçe, ndërsa ky i fundit e kundërshton këtë fakt.

Dëshmitari kryesor Andi Shkulaku, në çdo rast ballafaqimi mes të dy të dyshuarit ndryshon qëndrim. E vetmja mundësi që Prokuroria të kuptojë çfarë ndodhi me Egli Progën, është rikthimi i pamjeve.

Të vetmen pamje që ka deri më tani në duar organi i akuzës, janë ato jashtë lokalit ku ai bie dhe përplaset pas një automjeti dhe humbet më pas dhe jetën.

Pasditen e 10 gushtit në lagjen 1 të Pogradecit, 42-vjeçari Egli Proga, baba i dy fëmijëve, u dhunua për vdekje nga Denis Meçe, ndërsa autori u largua nga vendngjarja.

Ai u vetëdorëzua disa orë më vonë, ndërsa në pranga përfunduan edhe 3 personat të cilët deklaruan se nuk kishin parë asgjë nga ngjarja e rëndë.

Vlen të theksohet fakti se fillimisht, autoritetet policore e referuan dosjen ndaj Denis Meçes në Prokurori nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje”, akuzë e cila sipas Kodit Penal të Shqipërisë dënohet nga 10 deri në 20 vjet burgim.

Por, pas 40 orësh Prokuroria e Korçës zbuti akuzën 29-vjeçarit, pasi depozitoi dosjen në Gjykatë për rivlerësimin e masave të sigurisë për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”. Kjo vepër penale dënohet me gjobë ose maksimumi me burgim deri në 5 vjet.

Kjo ngjarje e rëndë bëri bujë mediatike, për shkak se familjarët akuzuan institucionet për mosveprim në kohë dhe tentativë për të fshehur ngjarjen, pasi Denis Meçe njihet si një person problematik në zonë. Më pas, pati dhe një “ping pong” mes Prokurorisë së Korçës dhe Policisë së Shtetit se kujt do t’i ngecte faji.

The post Një vit nga vrasja e Egli Progës/ Prokuroria shtyn me 3 muaj hetimet për Denis Meçen, zbulohet arsyeja appeared first on Albeu.com.

❌
❌