Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 9 February 2026Main stream

Identifkohet një nga personat që dhunoi avokatin e Ilir Metës (EMRI)

By: V K
9 February 2026 at 10:50

Gazetarja e njohur Anila Hoxha, teksa për emisionin “Breaking”, ka dhënë detaje të reja në lidhje me dhunimin e avokatit Kujtim Cakrani, i cili përfaqëson edhe ish-presidentin Ilir Meta.

Hoxha tha se një nga dhunuesit është Skerdilajd Xhindi, teksa personi i dytë ende nuk është identifikuar.

Ata janë ende në kërkim dhe policia po vijon hetimet.

Paraprakisht, dyshohet se konflikti mes avokatit dhe dhunuesve ka nisur për një vend parkimi.

“Skerdilajd Xhindi është një nga personat që ka dhunuar avokatin. Personi i dytë ende nuk është identifikuar edhe pse janë këqyrur kamerat e sigurisë. Xhindi është ende në kërkim.

Paraprakisht dyshohet se konflikti ka nisur për shkak të parkimit, megjithatë, nuk përjashtohen as mundësi të tjera që mund të kenë lidhje me detyrën e Cakranit. Avokati është goditur me doreza hekuri në pjesën e kokës”,– u shpreh gazetarja.

The post Identifkohet një nga personat që dhunoi avokatin e Ilir Metës (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

SHBA – Trump heq tarifën ndëshkuese ndaj Indisë të vendosur për blerjet e naftës ruse

7 February 2026 at 15:43

UASHINGTON, 7 shkurt /ATSH-DPA/- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka hequr tarifën ndëshkuese ndaj Indisë që e kishte futur për të dobësuar në mënyrë indirekte tregtinë e naftës së Rusisë.

Sipas një urdhri ekzekutiv të nënshkruar dje nga Trump, tarifa prej 25% e vendosur në gusht për mallrat e importuara nga India në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të aplikohet më nga e shtuna.

Trump e justifikoi ndryshimin duke thënë se vendi më i populluar në botë kishte ndërmarrë hapa për të ndaluar importimin e naftës ruse.

Ai tha gjithashtu se India ishte zotuar të blinte produkte energjie nga SHBA-ja.

Qeveria indiane deri më tani nuk ka lëshuar një konfirmim zyrtar për ndalimin e importeve të naftës nga Rusia.

Njoftimi i Trump për të ulur “tarifën reciproke” erdhi disa ditë pasi India dhe Bashkimi Evropian deklaruan se kishin përfunduar negociatat e tyre për një marrëveshje të tregtisë së lirë.

Kjo u konsiderua gjithashtu një hap i rëndësishëm gjeopolitikisht në sfondin e politikave agresive tregtare dhe tarifore të Trump. //a.i/

The post SHBA – Trump heq tarifën ndëshkuese ndaj Indisë të vendosur për blerjet e naftës ruse appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ngjarje tronditëse/ Tre motra hidhen nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla 12-vjeç

By: V K
5 February 2026 at 09:12

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Indinë, ku tre motra të mitura, të moshës 12, 14 dhe 16-vjeç, kanë humbur jetën pasi u hodhën nga kati i nëntë i pallatit ku banonin.

Tragjedia dyshohet se ndodhi pasi babai i tyre u kishte ndaluar përdorimin e telefonit celular dhe lojën e një të ashtuquajture “lojë dashurie” koreane.

Sipas mediave indiane, viktimat janë identifikuar si Vishikha (16-vjeç), Prachi (14-vjeç) dhe Patsi (12- vjeç).

Ato lanë pas një shënim vetëvrasjeje prej tetë faqesh, në të cilin shprehnin lidhjen e tyre të fortë me kulturën koreane.

Në shënim thuhej:Babi, më vjen keq. Koreja është jeta jonë, Koreja është dashuria jonë më e madhe. Pavarësisht se çfarë thua, ne nuk mund të heqim dorë. Kjo është arsyeja pse po kryejmë vetëvrasje”.

Shënimi përfundonte me fjalët: “U përpoqët të na distanconit nga koreanët, por tani e dini sa shumë i duam”.

Babai i vajzave, i tronditur nga ngjarja, deklaroi se nuk kishte qenë në dijeni të lojës që ato po luanin.

“Kjo nuk duhet t’i ndodhë asnjë prindi apo fëmije. Nuk e dija për lojën, përndryshe nuk do t’i kisha lejuar kurrë ta përdornin”, tha ai për mediat.

Megjithatë, raportime të fundit sugjerojnë se rrethanat e ngjarjes mund të jenë më komplekse. Sipas policisë, dy nga motrat mund të kenë tentuar ta ndalonin të tretën nga ndërmarrja e aktit fatal, ç`ka ngre dyshime se rënia mund të ketë ndodhur gjatë një përpjekjeje për ta parandaluar atë.

Babai i përshkroi vajzat si të varura në mënyrë ekstreme nga gjithçka që lidhej me Korenë, përfshirë filmat, muzikën dhe serialet televizive.

Ai tha se kjo varësi kishte filluar gjatë pandemisë COVID-19, ndërsa mediat lokale raportojnë se vajzat nuk ishin kthyer më në shkollë që nga ajo periudhë.

Një zëdhënës i policisë bëri të ditur se ditët e fundit vajzave, u ishte ndaluar përdorimi i telefonave celularë, një vendim që, sipas tij, duket se i ka ndikuar ndjeshëm emocionalisht.

Sipas Daily Mail, në murin e dhomës së tyre ishin shkruar fraza si; “Jam shumë, shumë e vetmuar”, duke sugjeruar gjendje të rënduar psikologjike. Ngjarja tragjike ndodhi pak pas orës 02:00 të mëngjesit të së mërkurës.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe ende nuk ka identifikuar lojën specifike që dyshohet se ka ndikuar në reagimin ekstrem të vajzave.

The post Ngjarje tronditëse/ Tre motra hidhen nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla 12-vjeç appeared first on Albeu.com.

SHBA ul tarifat për Indinë në 18 përqind/ Kusht që të ndërpresë blerjet e naftës ruse

By: xhir jeta
3 February 2026 at 14:27

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe India kanë arritur së fundmi një marrëveshje tregtare për të ulur tarifat e SHBA mbi mallrat në 18% nga 50%. Përmes një postimi në Truth Social Donald Trump tha se India do t’i reduktonte barrierat tregtare deri në zero dhe do të ndalonte blerjen e naftës ruse.

Njoftimi erdhi pak pasi India dhe Bashkimi Europian arritën një marrëveshje tregtare historike që i dha fund gati dy dekadave bisedimesh mes palëve, që është gati të dyfishojë eksportet e BE-së në Indi deri në vitin 2032 sipas Brukselit.

Kryeministri indian Narendra Modi tha në platformën X se është I kënaqur që arriti një marrëveshje me Uashingtonin.  Presidenti amerikan tha se në telefonatën e tij me kryeministrin indian arritën dakordësi për disa pika.

Modi sipas Trump u zotua ndër të tjera që India të blejë mallra amerikane me vlerë mbi 500 miliardë dollarë në energji, teknologji, bujqësi dhe qymyr. Marrëdhëniet tregtare SHBA-Indi kanë qenë të tensionuara që prej gushtit, kush Trump vendosi tarifa 50% për mallrat nga India.

Ajo përfshinte edhe një tarifë 25% lidhur me blerjen e naftës ruse nga India. Por, pas marrëveshjes tashmë tarifat do të ulen në 18%. Eksportet indiane drejt Shteteve të Bashkuara ranë ndjeshëm pas hyrjes në fuqi të tarifave të Trump. Pas marrëveshjes tregtare me Indinë, aksionet amerikane u rritën ndjeshëm./abcnews.al

FOKUS – Marrëveshje historike tregtare BE-Indi, pas 20 vitesh negociata

26 January 2026 at 22:56

NJU DELHI, 26 janar /ATSH-AFP/ – India dhe Bashkimi Evropian kanë finalizuar një marrëveshje të madhe të tregtisë së lirë, thanë sot zyrtarë të qeverisë indiane, rreth dy dekada pasi negociatat nisën për herë të parë.

Përballë sfidave nga Kina dhe Shtetet e Bashkuara, Brukseli dhe Nju Delhi kanë kërkuar lidhje më të ngushta duke prodhuar një pakt që do të prezantohet nesër në kryeqytetin indian.

Sot, në paradën e Ditës së Republikës së Indisë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa u pritën si mysafirë nderi dhe do të zhvillojnë një samit me kryeministrin indian, Narendra Modi.

“Nivelit zyrtar të negociatave po i afrohet fundi dhe të dyja palët janë gati të shpallin përmbylljen e suksesshme të bisedimeve gjatë samitit të nesërm”, tha sekretari indian i tregtisë, Rajesh Agrawal.

BE-ja ka parë Indinë, vendin më të populluar në botë, si një treg të rëndësishëm për të ardhmen, ndërsa Nju Delhi e sheh bllokun evropian si një burim të rëndësishëm teknologjie dhe investimesh të domosdoshme për të zhvilluar infrastrukturën dhe krijuar miliona vende pune.

Sipas të dhënave të BE-së tregtia bilaterale e mallrave arriti në 120 miliardë euro (139 miliardë dollarë) në 2024, një rritje prej pothuajse 90 për qind gjatë dekadës së fundit, me 60 miliardë euro (69 miliardë dollarë) të tjera në tregtinë e shërbimeve.

Sipas marrëveshjes, pritet që India të lehtësojë qasjen në treg për produktet kyçe evropiane, përfshirë automobilat dhe verën, në këmbim të lehtësimit të eksporteve të tekstileve dhe farmacisë, ndër të tjera./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post FOKUS – Marrëveshje historike tregtare BE-Indi, pas 20 vitesh negociata appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BRUKSEL – India do të ulë tarifat për automjetet në 40% pas marrëveshjes tregtare me BE-në

26 January 2026 at 12:53

BRUKSEL, 26 janar /ATSH/- India planifikon të ulë tarifat për automjetet e importuara nga Bashkimi Evropian në 40% nga 110% që është aktualisht, thanë burimet, në hapjen më të madhe deri më tani të tregut të gjerë të vendit, ndërsa të dyja palët afrohen drejt një pakti të tregtisë së lirë që mund të arrihet nesër, sipas “Reuters”.

“Qeveria e kryeministrit, Narendra Modi ka rënë dakord të ulë menjëherë taksën për një numër të kufizuar automjetesh nga blloku prej 27 vendesh – me një çmim importi prej më shumë se 15,000 euro”, thanë sot dy burime.

Tarifat do të ulen gradualisht në 10%, duke lehtësuar aksesin për prodhuesit evropianë të automjeteve si Volkswagen, Mercedes-Benz dhe BMW në tregun indian.

India dhe Bashkimi Evropian pritet të njoftojnë nesër përfundimin e negociatave historike mbi marrëveshjen e tregtisë së lirë.

Marrëveshja pritet të nxisë tregtinë dypalëshe dhe të rrisë eksportet indiane të produkteve të tilla si tekstilet dhe bizhuteritë, të cilat janë goditur nga tarifat 50% të SHBA-së të vendosura që nga fundi i gushtit.

India është tregu i tretë më i madh i automobilave në botë për nga shitjet, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës, por industria vendase mbetet një nga më të mbrojturat në botë.

Nju Delhi aktualisht vendos tarifa prej 70% dhe 110% për automjetet e importuara, nivele që janë kritikuar vazhdimisht nga udhëheqësit e industrisë së automobilave, përfshirë CEO-n e Tesla-s, Elon Musk.

Si pjesë e marrëveshjes, India ka propozuar uljen e tarifave në 40% për rreth 200,000 automjete në vit – me motorë me djegie të brendshme.

Megjithatë, kufiri specifik i kuotave mund të rishikohet para marrëveshjes përfundimtare.

Automjetet elektrike do të përjashtohen nga uljet e tarifave për pesë vitet e para, me qëllim mbrojtjen e investimeve nga grupet vendase si “Mahindra & Mahindra” dhe “Tata Motors” në sektorin në zhvillim.

Pas pesë vitesh, automjetet elektrike pritet të ndjekin një rrugë të ngjashme të uljes së tarifave. //a.i/

The post BRUKSEL – India do të ulë tarifat për automjetet në 40% pas marrëveshjes tregtare me BE-në appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Udhëheqësit e BE-së përshëndesin marrëveshjen historike të tregtisë së lirë me Indinë

26 January 2026 at 11:56

INDI, 26 janar /ATSH-AFP/- Udhëheqësit e BE-së, Antonio Costa dhe Ursula von der Leyen, u ftuan si të ftuar nderi për festimet e Ditës së Republikës së Indisë. Kjo vjen në një kohë kur marrëdhëniet tregtare Indi-BE pritet të forcohen mes tensioneve tarifore me SHBA-në.

India festoi sot 77-vjetorin e Ditës së Republikës në prani të udhëheqësve të BE-së, të cilët ishin të ftuar nderi.

Parada e Ditës së Republikës përfshinte një shfaqje të madhe të forcave të saj ushtarake, njësive të sapoformuara dhe sistemeve të mbrojtjes – të përdorura gjatë konfliktit me Pakistanin vitin e kaluar pas një sulmi në Kashmirin e administruar nga India.

Parada përfshinte gjithashtu banda ushtarake dhe njësi kalorësie me kuaj dhe deve.

“Ky rast na frymëzon në vendosmërinë tonë kolektive për të ndërtuar një Indi të zhvilluar”, tha kryeministri Narendra Modi para paradës.

Dita e Republikës u organizua rreth temës qendrore “150 Vjet Vande Mataram”, duke përkujtuar këngën kombëtare.

Çfarë thanë udhëheqësit e BE-së?

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ishin të ftuarit zyrtarë në festimet e Ditës së Republikës.

Ata po marrin pjesë gjithashtu në një samit BE-Indi, ku pritet të njoftojnë një progres në  marrëveshjen historike të tregtisë së lirë së bashku me një partneritet sigurie.

“Është një nder të jesh i ftuari kryesor në festimet e Ditës së Republikës. Një Indi e suksesshme e bën botën më të qëndrueshme, të begatë dhe të sigurt”, tha sot Von der Leyen në një postim në mediat sociale..

Ajo tha gjithashtu se India dhe Evropa kishin bërë “një zgjedhje të qartë”.

“Zgjedhja e partneritetit strategjik, dialogut dhe hapjes”, tha ajo.

“I nderuar që ndodhem në Nju Delhi për Samitin e 16-të BE-Indi, në prag të Ditës së 77-të të Republikës së Indisë. Duke festuar një partneritet të fortë dhe në rritje BE-Indi – nga tregtia dhe siguria te tranzicioni i pastër dhe bashkëveprimi dhe shkëmbimi i drejtpërdrejtë midis individëve ose grupeve”, tha Costa në një postim.

Marrëveshja ishte një punë në zhvillim e sipër për më shumë se një dekadë, por tarifat e presidentit të SHBA-së Donald Trump e nxitën Indinë dhe BE-në me 27 vende – të përshpejtonin përpjekjet e tyre vitin e kaluar.

India pritet të bëhet ekonomia e katërt më e madhe në botë këtë vit, sipas parashikimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Tregtia e mallrave Indi-BE arriti në 120 miliardë euro në vitin 2024, një rritje prej gati 90% gjatë dekadës së fundit, sipas shifrave të BE-së.

Çfarë thanë liderët globalë?

Duke e uruar Indinë për ditën e 77-të të Republikës, presidenti kinez, Xi Jinping bëri thirrje sot për partneritete të forta rajonale midis fqinjëve të mirë, miqve dhe partnerëve.

Xi tha se gjatë vitit të kaluar, marrëdhëniet Kinë-Indi kanë vazhduar të përmirësohen dhe zhvillohen dhe se janë me rëndësi të madhe për ruajtjen dhe promovimin e paqes dhe prosperitetit botëror.

Presidenti francez, Emmanuel Macron gjithashtu përshëndeti Modin, duke e quajtur “mikun e tij të dashur”.

“Çfarë kujtimi i mrekullueshëm i Ditës së Republikës që ndamë së bashku në vitin 2024! Miku im i dashur Narendra Modi, urimet e mia më të mira në këtë ditë të madhe feste. Shihemi në shkurt për të vazhduar bashkëpunimin”, tha Macron. //a.i/

The post FOKUS – Udhëheqësit e BE-së përshëndesin marrëveshjen historike të tregtisë së lirë me Indinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

46 vjet nga nderimi i Shën Terezës me çmimin më të lartë të Indisë

25 January 2026 at 09:45

PRISHTINË, 25 janar/ATSh/ Shën Tereza më 25 janar 1980 nderohet me çmimin më të lartë civil të Indisë, Bharat Ratna. Jetën e saj, kjo humaniste shqiptare ia kishte përkushtuar më të varfërve, dhe çmimi ishte mirënjohje për bamirësinë e saj.

Nënë Tereza ishte ideatorja e Urdhrit të Misionarëve të Bamirësisë për të ndihmuar personat e varfër.

Në vitin 1962, qeveria e Indisë nderoi Nënë Terezën me çmimin Padma Shri, për ndihmën e saj për trupat e Indisë. Ajo u nderua me çmimin Jawaharlal Nehru për Mirëkuptim Ndërkombëtar në vitin 1969.

Në vitin 1979 ajo pranoi çmimin Nobel për Paqen dhe u shenjtërua më 19 tetor 2003 nga Papa Gjon Pali II dhe u shenjtërua më 4 shtator 2016 nga Papa Françesku.

/Kosovapress/

The post 46 vjet nga nderimi i Shën Terezës me çmimin më të lartë të Indisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Xhindi për ATSH: Ulen prurjet në Vjosë, tërheqje e ujërave nga tokat bujqësore në Fier

10 January 2026 at 11:05

TIRANË, 10 janar/ATSH-Maela Marini/ Situata nga përmbytjet në qarkun e Fierit paraqitet në përmirësim ndërsa ka tërheqje të nivelit të ujërave nga tokat bujqësore që u përmbytën si rezultat i daljes nga shtrati i lumit Vjosë.

Në një prononcim për ATSH-në, prefekti i qarkut Fier, Anduel Xhindi bëri të ditur se deri në këto momente akset nacionale dhe rurale janë të kalueshme normalisht.

Sipas tij, gjatë natës dhe në vazhdim në qarkun Fier ka pasur reshje shiu me intensitet të ulët.

“Po ashtu edhe furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijshëm është në normalitet. Hidrovoret janë në gjendje pune dhe në gatishmëri të plotë”, bëri të ditur Xhindi për ATSH-në.

Sipas prefektit të Fierit, prurjet në lumin Vjosë janë në tendencë ulje.

“Vazhdon tërheqja e ujërave edhe nga tokat bujqësore të prekura nga përmbytja e lumit Vjosë. Prurjet në lumenjtë Seman dhe Shkumbin janë në tendencë rritje dhe në zona të caktuara përgjatë rrjedhës kanë dalje nga shtrati, por brenda argjinaturave”, bëri të ditur Xhindi.

Gjatë ditës së sotme, sipas prefektit Xhindi, po vijon puna në terren nga strukturat e bashkisë Fier, pas tërheqjes së ujërave në fshatin Ferras.

Prefekti theksoi se po monitorohet në vazhdimësi situata në lumin Seman, referuar edhe faktit të rritjeve të shkarkimeve nga hidrocentrali i Banjës.

/a.f/

The post Xhindi për ATSH: Ulen prurjet në Vjosë, tërheqje e ujërave nga tokat bujqësore në Fier appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndotja e ujit të pijshëm në Indi, 10 viktima. Mbi 1 mijë persona raportohen me probleme shëndetësore

2 January 2026 at 16:37

Të paktën dhjetë persona kanë vdekur dhe më shumë se 1,400 banorë po përballen me probleme serioze shëndetësore pas alarmit të ngritur për ndotjen e ujit të pijshëm.

Ngjarja raportohet në zonën Bhagirathpura të qytetit Indore në shtetin Madhya Pradesh, në Indinë qendrore.

Sipas autoriteteve lokale, kriza duket se është shkaktuar kur u zbulua një rrjedhje në një tubacion kryesor uji pranë një stacioni policie në zonë.

Sipas zyrtarit administrativ Shravan Verma, shërbimet përkatëse janë mobilizuar menjëherë, duke dërguar ekipe mjekësore për kontrolle shtëpi më shtëpi.

Në të njëjtën kohë, tableta klori po u shpërndahen banorëve me qëllim kufizimin e ngarkesës në ujë dhe parandalimin e rasteve të reja.

HAPËSIRË – India lëshon në orbitë satelitin më të madh ndonjëherë në historinë e saj

24 December 2025 at 15:33

NJU DELHI, 24 dhjetor /ATSH-AFP/ – Agjencia hapësinore e Indisë lëshoi sot ngarkesën më të madhe orbitale deri më sot, një veprim që kryeministri Narendra Modi e cilësoi si një hap të rëndësishëm për sektorin hapësinor të vendit.

Raketa “LVM3-M6“ vendosi në orbitë satelitin e komunikimit “AST SpaceMobile”, të ndërtuar në SHBA.

Organizata Indiane e Kërkimeve Hapësinore, ISRO, tha se kjo ishte “ngarkesa më e madhe e lëshuar ndonjëherë nga toka indiane”.

Lëshimi i këtij sateliti përforcon programin ambicioz dhe me kosto të ulët të Indisë në hapësirë, teksa vendi planifikon një mision orbital pa ekuipazh dhe fluturime me njerëz në vitet e ardhshme.

Sateliti peshon 6 100 kilogramë dhe u lëshua me një version të modifikuar të raketës që India synon të përdorë për misionet e saj të ardhshme hapësinore.

India po synon një pjesë më të madhe të tregut global në rritje të satelitëve komercialë, ndërsa kompanitë e telefonisë, internetit dhe shërbimeve të tjera kërkojnë zgjerim dhe kapacitete më të avancuara komunikimi.

Kryeministri Modi tha se lëshimi shënon një moment krenarie në udhëtimin hapësinor të Indisë.

India ka njoftuar se synon të kryejë një mision orbital pa ekuipazh përpara fluturimit të parë me njerëz në 2027, ndërsa Modi ka shpallur edhe plane për dërgimin e një astronauti në Hënë deri në 2040-n./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post HAPËSIRË – India lëshon në orbitë satelitin më të madh ndonjëherë në historinë e saj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

New Delhi, smogu i rrezikshëm “mbyt” qytetin

18 December 2025 at 22:41

Cilësia e ajrit në New Delhi ra në nivele të rrezikshme, teksa smogu më i dendur i sezonit mbuloi qytetin, duke i shtyrë autoritetet të aktivizojnë masat emergjente më të rrepta deri më tani.

Sipas Bordit Qendror të Kontrollit të Ndotjes, Indeksi i Cilësisë së Ajrit (AQI) në kryeqytetin indian arriti nivelin ekstrem prej 491 nga 500 që të dielën në mëngjes. Ky nivel shënoi një rritje të fortë krahasuar me vlerën e mbrëmjes së së shtunës prej 441.

Në përgjigje, Komisioni për Menaxhimin e Cilësisë së Ajrit aktivizoi fazën IV të planit të ndërhyrjes, niveli më i lartë i ndërhyrjes.

Masat që hynë në fuqi sot herët përfshijnë detyrimin që 50 për qind e stafit të zyrave qeveritare dhe private të punojë nga shtëpia, si dhe ndalimin e furnizimit me karburant për çdo automjet që nuk ka certifikatë të vlefshme ndotjeje.

Plani emergjent gjithashtu kufizoi hyrjen e kamionëve të vjetër me naftë, pezulloi të gjitha projektet e ndërtimit jo thelbësore dhe i kaloi shkollat në një model të kombinuar mësimi.

Autoritetet thanë se lagështia e lartë dhe ndryshimi i modeleve të erës kanë penguar shpërndarjen e ndotësve, duke krijuar një shtresë të qëndrueshme ajri toksik mbi zonën metropolitane.

93 mijë euro për një takim privat, Lionel Messi u vendos “gjobë” VIP-ave në Indi

By: V K
15 December 2025 at 15:14

Ylli i futbollit Lionel Messi, zbarkoi në Delhi në etapën e tij të katërt dhe të fundit në Indi. Pas kaosit që shkaktoi vizita e tij në Kalkuta, ku tifozët tentuan të pushton fushën, këtë herë forcat e rendit dhe organizatorët kishin marrë masa duke shmangur çdo incident të mundshëm.

Vizita e Messi-t në Indi po bën shumë zhurmë, ndërsa lajmet që vijnë janë nga më të çuditshmet.

Së fundmi, sipas mediave lokale, stafi i Leo Messit, ka planifikuar edhe takime private mes Messit dhe personazheve VIP në Indi.

Gjithnjë sipas mediave, një takim kokë më kokë me legjendën argjentinase kushton afro 93 mijë euro.

The post 93 mijë euro për një takim privat, Lionel Messi u vendos “gjobë” VIP-ave në Indi appeared first on Albeu.com.

Tragjedi në Indi, 26 persona humbin jetën pas një zjarri në një klub nate

By: D Marku
7 December 2025 at 16:17

Pamje tronditëse po bëhen publike nga momentet kur shpërtheu zjarri në një klub nate në Indi. Njëzet e pesë persona, mes tyre edhe turistë, humbën jetën kur klubi u përfshi nga flakët.

Zjarri shpërtheu pas mesnatës së së shtunës drejt të dielës në një klub që ishte pjesë e një hoteli në Arpora, në rajonin North Goa, sipas policisë dhe agjencisë së lajmeve Press Trust of India.

Lajmi u konfirmua nga kreu i qeverisë së shtetit, Pramod Sawant, dhe zyrtarë të tjerë lokalë.

Mes viktimave kishte “tre deri në katër” turistë, tha Sawant për PTI. Ende nuk është sqaruar nëse mes tyre kishte të huaj dhe cilat ishin kombësitë e tyre.
Kryeministri i shtetit deklaroi se ka urdhëruar nisjen e një hetimi për të përcaktuar shkaqet e tragjedisë dhe për të verifikuar nëse ishin respektuar rregullat e sigurisë kundër zjarrit dhe kodet e ndërtimit.
“Përgjegjësit do të përballen me pasojat më të rënda ligjore. Çdo neglizhencë do të trajtohet me ashpërsi”, theksoi ai. Tre persona humbën jetën nga djegiet, ndërsa të tjerët nga asfiksia, sipas Sawant.

Pamjet e PTI tregojnë ekipet e shpëtimit që nxjerrin të plagosur ose të vdekur nëpërmjet barelave, duke zbritur një shkallë të ngushtë prej guri gjatë natës drejt klubit “Birch”, ku ishin mbledhur policë, ekipe ndihme dhe qytetarë.

Në pamje më të gjera duken re tymi që ngrihen mbi vendin e tragjedisë.

Për shefin e qeverisë lokale, “ky aksident tragjik nuk duhej të kishte ndodhur kurrë”, pasi “lokali funksiononte pa licencë” dhe “pikërisht kjo pakujdesi shkaktoi zjarrin”.

Sipas raportimeve të Indian Express dhe mediave të tjera, një nga shkaqet e mundshme ishte shpërthimi i një bombole gazi të përdorur në kuzhinë. Por shefi i zjarrfikësve në Goa, Nitin V. Raitkar, deklaroi për CNN News18 se “shumica e njerëzve vdiqën nga asfiksia në bodrum dhe kuzhinë”, pasi “një shfaqje me fishekzjarre i vuri flakën pjesëve prej druri të lokalit duke e mbushur atë me tym”.

Goa priti mbi dhjetë milionë turistë në vitin 2024, mes tyre rreth 470 mijë të huaj, sipas të dhënave zyrtare. Zjarret në Indi janë të shpeshta, pasi infrastruktura është shpesh në gjendje të keqe dhe rregullat e sigurisë zbatohen me përjashtime

The post Tragjedi në Indi, 26 persona humbin jetën pas një zjarri në një klub nate appeared first on Albeu.com.

Tragjedi në Indi/ Shpërthen bombola e gazit, shkrumbohet nga flakët klubi i natës, humbin jetën 25 persona (VIDEO)

By: V K
7 December 2025 at 08:26

Një zjarr i fuqishëm në një klub nate shumë të frekuentuar në rajonin bregdetar të Goa-s, Indi, ka shkaktuar vdekjen e 25 personave, sipas autoriteteve lokale.

Shumica e viktimave dyshohet të jenë punonjës të klubit në zonën Arpora, në Goa-n e Veriut, ndërsa mes të vdekurve ka edhe turistë, raporton BBC.

 

At least 23 people killed in #nightclub fire in #India’s #Goa https://t.co/hUQnMXnRAJ
Several tourists were among the dead in the fire, which broke out at about midnight at a club in #Arpora in the North Goa district, according to officials cited by the Press Trust of India.… pic.twitter.com/c0FgNp9HFC

— ⚡️🌎 World News 🌐⚡️ (@ferozwala) December 6, 2025

Sipas hetimeve paraprake, zjarri nisi pasi një bombol gazi shpërtheu në kuzhinën e klubit, duke shkaktuar përhapjen e menjëhershme të flakëve rreth mesnatës së së shtunës.

Autoritetet te dielën në mëngjes konfirmuan se numri i viktimave u rrit nga 23 në 25, ndërsa gjashtë persona të tjerë po trajtohen në spital dhe ndodhen në gjendje të qëndrueshme.

Dëshmitarë në vendngjarje përshkruan skena paniku në zonën e njohur për jetën e gjallë të natës.

Zjarri ishte përqendruar kryesisht në zonën e kuzhinës në katin përdhes”, tha Alok Kumar, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Goa-s.

Zjarri shpërtheu rreth mesnatës dhe tashmë është vënë nën kontroll”, shtoi ai.

Sipas tij, shumica e trupave u gjetën pranë kuzhinës, ç`ka përforcon dyshimin se viktimat ishin kryesisht punonjës të lokalit.

“Sot është një ditë shumë e trishtueshme për të gjithë ne në Goa. Një zjarr i madh në Arpora ka marrë jetën e 23 personave”, tha Savand.

Tre persona humbën jetën për shkak të djegieve dhe pjesa tjetër nga asfiksia.

Sipas një raporti në gazetën Indian Express, shkaku i mundshëm i zjarrit ishte shpërthimi i një bombole gazi që përdorej në kuzhinë.

Goa – një ish-koloni portugeze, e lagur nga Deti i Omanit, është një magnet për turistët nga e gjithë bota.

Muajt ​​e dimrit zakonisht kanë një kulm në vizita.

The post Tragjedi në Indi/ Shpërthen bombola e gazit, shkrumbohet nga flakët klubi i natës, humbin jetën 25 persona (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

FOKUS – Nivel rekord, Rusia dhe India synojnë 100 miliardë dollarë në tregti

5 December 2025 at 14:25

NJU DELHI, 5 /ATSH-AA/ – Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin tha se Moska dhe New Delhi po punojnë për të rritur tregtinë dypalëshe në 100 miliardë dollarë, pasi xhiroja tregtare dypalëshe ka arritur rekorde.

Duke folur në një konferencë për media në New Delhi pas një takimi me kryeministrin indian, Narendra Modi, Putin tha se vitin e kaluar, qarkullimi tregtar u rrit me 12 për qind, duke vendosur një rekord të ri.

“Shifrat e ndryshme statistikore ndryshojnë pak, por në përgjithësi, ato arrijnë në rreth 64-65 miliardë dollarë. Parashikohet që vëllimi tregtar për këtë vit do të mbetet afërsisht në të njëjtin nivel. Megjithatë, duket e realizueshme për ne që ta çojmë këtë tregues në shifrën 100 miliardë dollarë”, tha ai.

Për të arritur këtë qëllim, është koordinuar një program bashkëpunimi ekonomik ruso-indian deri në vitin 2030, duke përcaktuar standardet për organet ndërqeveritare për të lehtësuar tregtinë, për të çuar përpara projektet e përbashkëta dhe për të forcuar bashkëpunimin teknologjik dhe të investimeve, shpjegoi ai.

Moska dhe New Delhi po punojnë gjithashtu për një marrëveshje për një zonë të tregtisë së lirë midis Indisë dhe Bashkimit Ekonomik Euroaziatik, tha ai.

Mes tarifës prej 50 për qind të Washingtonit mbi importet indiane, pjesërisht për shkak të blerjes së naftës ruse nga India gjatë konfliktit në Ukrainë, Putin tha se Moska është gati të vazhdojë të sigurojë furnizime të pandërprera me karburant për Indinë.

Ndërkohë, Rusia dhe India po kalojnë vazhdimisht në monedhat kombëtare në pagesat e ndërsjella për të shmangur përdorimin e dollarit si mjet politik, shtoi ai.

Pjesa e rublës dhe rupisë në pagesat dypalëshe është rritur në 96 për qind, vuri në dukje Putin.   /os/

The post FOKUS – Nivel rekord, Rusia dhe India synojnë 100 miliardë dollarë në tregti appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

NJU DELHI – Putin në vizitë zyrtare në Indi

5 December 2025 at 10:07

NJU DELHI, 5 DHJETOR /atsh-aa/ – Presidenti rus Vladimir Putin ka marrë pjesë në ceremoninë presidenciale të mirëseardhjes në kryeqytetin e Indisë, New Delhi, përpara një samiti vjetor dypalësh.

Presidentja e Indisë Droupadi Murmu priti Putinin në shtëpinë presidenciale, së bashku me kryeministrin indian Narendra Modi, për një roje nderi ceremoniale. Putini mbërriti në New Delhi dje për një vizitë shtetërore dy-ditore.

Pas ceremonisë, Putini dhe Modi do të zhvillojnë bisedime dypalëshe dhe do të bashkë-kryesojnë samitin e 23-të vjetor Indi-Rusi. Ata pritet të diskutojnë bashkëpunimin e mbrojtjes, të energjisë dhe atë bërthamore, mekanizmat e pagesave, BRICS dhe Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait.

Vizita e Putinit, e para që nga fillimi i luftës Moskë-Kiev në shkurt të vitit 2022, vjen ndërsa New Delhi përballet me presion në rritje nga SHBA-ja për të ndaluar blerjet e naftës ruse. SHBA-ja ka vendosur tarifë prej 50 për qind për importet indiane, pjesërisht për blerjen e naftës ruse gjatë luftës së vazhdueshme.

Putini dhe Modi do të flasin në një forum biznesi ndërsa India dhe Rusia synojnë të rrisin vëllimin aktual të tregtisë dypalëshe prej 68.7 miliardë dollarësh, gati gjashtë herë më i lartë se nivelet para pandemisë, në 100 miliardë dollarë.

Presidenti rus shoqërohet nga një grup i madh biznesmenësh. Putini do të pritet nga homologia e tij indiane Murmu për një darkë presidenciale para largimit të tij nga vendi sot vonë.  /os/

The post NJU DELHI – Putin në vizitë zyrtare në Indi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

NJU DELHI – Putin: Bisedimet me SHBA-në për Ukrainën të ndërlikuara

4 December 2025 at 20:22

NJU DELHI, 4 dhjetor /ATSH/- Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi sot se negociatat e vazhdueshme me Shtetet e Bashkuara për Ukrainën janë të ndërlikuara dhe për to duhet  angazhim.

Në një intervistë të transmetuar nga një kanal televiziv indian, Putin tha se ”është një detyrë komplekse dhe një mision i vështirë që presidenti Donald Trump i ka vënë vetes”.

“Arritja e një konsensusi mes palëve në konflikt nuk është e lehtë, por unë besoj se presidenti Trump po punon sinqerisht drejt kësaj”, vazhdoi ai, përpara se të shtonte se “mendoj se duhet të angazhohemi në këtë përpjekje në vend që ta pengojmë atë”.

Presidenti rus, Vladimir Putin mbërriti sot në Indi për një vizitë dyditore shtetërore, gjatë së cilës do të zhvillojë bisedime me kryeministrin indian Narendra Modi.

Kjo është vizita e tij e parë në vendin më të populluar në botë që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022.

Sipas raportimeve të medieve që citojnë qeverinë indiane, pas një darke private me Modin menjëherë pas mbërritjes, të dy  liderët do të takohen sërish nesër për samitin e 23-të Indi-Rusi.

Bisedimet pritet të fokusohen në marrëdhëniet dypalëshe, përfshirë tregtinë dhe energjinë.

India është një nga blerëset më të mëdha të naftës ruse./  /Ad.Ab./

The post NJU DELHI – Putin: Bisedimet me SHBA-në për Ukrainën të ndërlikuara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

NJU DELHI – Putin mbërrin në Indi, në vizitën e parë që nga pushtimi i Ukrainës

4 December 2025 at 18:00

NJU DELHI, 4 dhjetor /ATSH-DPA/ – Presidenti rus, Vladimir Putin mbërriti sot në Indi për një vizitë dyditore shtetërore, gjatë së cilës do të zhvillojë bisedime me kryeministrin indian Narendra Modi.

Dy udhëheqësit u panë duke u përqafuar ngrohtësisht në pistën e aeroportit, pasi avioni i Putinit u ul në Nju Delhi, sipas medieve lokale.

Kjo është vizita e tij e parë në vendin më të populluar në botë që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022.

Sipas raportimeve të medieve që citojnë qeverinë indiane, pas një darke private me Modin menjëherë pas mbërritjes, të dy  liderët do të takohen sërish nesër për samitin e 23-të Indi-Rusi.

Bisedimet pritet të fokusohen në marrëdhëniet dypalëshe, përfshirë tregtinë dhe energjinë.

”Të dy palët synojnë të zgjerojnë partneritetin e tyre të veçantë dhe të privilegjuar strategjik”, sipas medieve.

India është një nga blerëset më të mëdha të naftës ruse.

Rusia po përdor një pjesë të të ardhurave nga këto shitje për të financuar luftën në Ukrainë, për të cilën Modi ka kërkuar vazhdimisht t’i jepet fund.

Ndërkohë, Vladimir Putin tha sot se negociatat e vazhdueshme me Shtetet e Bashkuara për Ukrainën janë të ndërlikuara, por duhet të angazhohen në vend që të pengojnë”, në një intervistë të transmetuar nga një kanal televiziv indian.

“Është një detyrë komplekse dhe një mision i vështirë që presidenti Donald Trump i ka vënë vetes”, deklaroi Putin.

“Arritja e një konsensusi mes palëve në konflikt nuk është e lehtë, por unë besoj se presidenti Trump po punon sinqerisht drejt kësaj”, vazhdoi ai, përpara se të shtonte: “Mendoj se duhet të angazhohemi në këtë përpjekje në vend që ta pengojmë atë”. /Ad.Ab./

The post NJU DELHI – Putin mbërrin në Indi, në vizitën e parë që nga pushtimi i Ukrainës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dasma me 6.7 milionë njerëz në Indi/ Shfaqja e Lopez, torta e famshme 5 metra e lartë dhe të ftuarit e zgjedhur

By: gaze tare
25 November 2025 at 22:09

Një dasmë madhështore, që tashmë ka bërë xhiron e botës, u zhvillua në qytetin piktoresk të Udaipur në Indi, ku miliarderi Vamsi Ganhirju dhe Netra Madena – vajza e Rama Raju Madena, një figure të njohur në industrinë farmaceutike kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni që rivalizon edhe skenat e filmave të Bollywood-it.

Dasma, e mbajtur në një nga pallatet më të famshme të rajonit, i cili njihet edhe si skenografia e filmit të James Bond “Octopussy” (1983), u shndërrua në një spektakël të vërtetë luksi. Sipas “Daily Mail”, kostoja totale kap shifrën e rreth 6.7 milionë dollarëve, një detaj që ka shkaktuar debat të fortë midis banorëve vendas, të cilët kritikojnë shpenzimet marramendëse në një vend ku kontrastet ekonomike janë të theksuara.

Pallati i ndriçuar, dekorimet ekstravagante dhe një tortë gjigante 4.5 metra e lartë e dizajnuar në formën e një pallati ishin vetëm disa prej elementëve që e kthyen festën në një event të paprecedentë. Nëpër rrjetet sociale janë shpërndarë foto dhe video që tregojnë çdo detaj, nga zbukurimet mbresëlënëse te performancat e artistëve botërorë.

E veçanta e kësaj nate ishte prania e yllit ndërkombëtar Jennifer Lopez, e cila performoi hitet e saj të njohura si “Waiting for Tonight” dhe “Get Right”. Këngëtarja, e veshur me krijime të Elie Saab – të njëjtin stilist që kishte veshur edhe nusen “ndezu” skenën mes duartrokitjeve të të ftuarve. Në festë ishte i pranishëm edhe DJ Tiësto, i cili kujdesi për atmosferën e muzikës dhe ndau momente ekskluzive në llogaritë e tij në rrjetet sociale.

Lista e të ftuarve ishte po aq impresionuese: ndër ta, Donald Trump Jr. i shoqëruar nga e dashura e tij Bettina Anderson, së bashku me personalitete të tjera të botës së biznesit dhe politikës.

Megjithëse dasma u vlerësua për shkëlqimin dhe organizimin perfekt, ajo ndezi edhe diskutime për pabarazinë ekonomike dhe shpenzimet e tepruara. Por pa dyshim, mbetet një nga eventet më të komentuara të vitit një përzierje e luksit ekstrem, traditës indiane dhe spektaklit global.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Pinky Reddy (@pinkyreddyofficial)

 

The post Dasma me 6.7 milionë njerëz në Indi/ Shfaqja e Lopez, torta e famshme 5 metra e lartë dhe të ftuarit e zgjedhur appeared first on iconstyle.al.

❌
❌