Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Bruksel, BE samit për planet amerikane për Groenlandën

22 January 2026 at 09:37

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të takohen sot në Bruksel për të gjetur një përgjigje të përbashkët ndaj presidentit të SHBA-së Donald Trump në lidhje me aspiratat e tij për Groenlandën.

Ai duhej të vendoste një tarifë shtesë prej 10% për mallrat nga disa aleatë evropianë nga 1 shkurti, por dje ndryshoi mendje.

Trump kishte thënë se tetë vende evropiane do të përballeshin me tarifa më të larta derisa Shtetet e Bashkuara të siguronin atë që ai e përshkroi si “blerjen e plotë dhe totale” të Groenlandës së administruar nga Danimarka.

Dje, Trump tha se nuk do të përdorte forcën dhe hoqi dorë nga kërcënimi i tij për tarifa ndërsa përmendi një marrëveshje të paspecifikuar të NATO-s mbi ishullin Arktik.

Përpara samitit, disa zyrtarë theksuan se BE po përpiqej të zgjidhte situatën dhe se blloku do të merrte në konsideratë zbatimin e kundërmasave vetëm nëse tarifat e kërcënuara do të vendoseshin.

”Java e rrëmujës me Trump do të thotë se marrëdhëniet transatlantike janë në një udhëkryq”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen përpara samitit.

”Evropa preferon dialogun dhe zgjidhjet, por ne jemi plotësisht të përgatitur të veprojmë, nëse është e nevojshme, me unitet, urgjencë dhe vendosmëri”, theksoi ajo.

Rama në Abu Dhabi: Synojmë t’i shërbejmë Europës me energji të gjelbër

14 January 2026 at 19:25

TIRANË, 14 janar/ATSh-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama shprehu sot bindjen se deri në fund të vitit 2028 Shqipëria do të jetë plotësisht vend sovran në prodhimin e energjisë elektrike duke mos importuar më energji.

Kryeministri Edi Rama ishte sot i ftuar në panelin e samitit të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm që po zhvillon punimet në Abu-Dabi (Abu Dhabi), nën kujdesin e veçantë të presidentit sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan.

Duke folur mbi investimet në fushën e energjisë, Rama u shpreh se ne “jemi me fat, sepse kemi burime hidrike dhe jemi një vend 100% me energji të ripërtëritshme”.

“Këtu jemi te niveli më i lartë në renditje. Por energjia nga burimet ujore do të thotë se ne varemi nga natyra, ndaj na duhet t’i drejtohemi importit”, tha Rama.

Ndaj sipas tij, dekadën e fundit është investuar shumë në energjinë diellore dhe të erës.

“Ne duam të krijojmë një portofol burimesh të ekuilibruara në mënyrë të tillë që ne të mos kemi më nevojë t’i drejtohemi importit dhe të jemi plotësisht sovran duke pasur 100% energji të gjelbër. Plani po ecën mirë dhe besojmë se në fund të 2028 do të jemi plotësisht sovran nuk do të blejmë më energji nga jashtë”, tha Rama.

Kryeministri vlerësoi bashkëpunimin strategjik me Emiratet e Bashkuara Arabe në fushën e energjisë. Ai solli në vëmendje marrëveshjen tripalëshe me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Italinë. “Ne synojmë që përmes kabllit ndërlidhës me Italinë t’i shërbejmë Europës me energji të gjelbër dhe bashkë me miqtë tanë arabë të bëjmë para për t’ia shitur Europës. Është më shumë se 1 miliard”, shtoi Rama.

/j.p/r.e/

The post Rama në Abu Dhabi: Synojmë t’i shërbejmë Europës me energji të gjelbër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Presidenti Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, mik i madh i Shqipërisë

TIRANË, 13 janar/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe ku po merr pjesë në Javën e Qëndrueshmërisë “Abu DhabiSustainability Week 2026” (ADSË).

Rama ka publikuar në rrjetet sociale foto nga sisja e Samitit të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm që organizohet nën kujdesin e veçantë të Presidentit Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan.

Kreu i Ekzekutivit është i pranishëm në këtë event me ftesë të Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, të cilin e cilëson “një mik të madh të Shqipërisë”.

Ky forum ndërkombëtar bën bashkë kryetarë shtetesh dhe qeverish, liderë të biznesit dhe shoqërisë civile, për të diskutuar sfidat dhe perspektivat e zhvillimit të qëndrueshëm në nivel global.

The post Rama: Presidenti Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, mik i madh i Shqipërisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Na duhet reflektim serioz e largpamës mbi politikën penale

11 January 2026 at 10:25

TIRANË, 11 janar /ATSH/ Kryeministri Edi Rama në nisje të sezonit të ri të Podkastit “Flasim” në “Shënimet e Javës”, u ndal edhe tek Samiti i Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën. Sipas Kryeministrit, samiti shërbeu për të bërë një bilanc të përpjekjeve të përbashkëta ndërkombëtare në mbështetje të Ukrainës dhe për të forcuar koordinimin mes aktorëve kryesorë

“Kjo javë nisi me pjesëmarrjen në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën, thirrur nga Presidenti Emmanuel Macron në Pallatin Élysée, ku kisha nderin të isha edhe unë ndër të ftuarit për të përfaqësuar Shqipërinë”, vuri në dukje Kryeministri.

“Në tërësi, takimi shërbeu për të bërë një bilanc të gjithë përpjekjeve të njehsimit të pozicionit dhe të koordinimit të forcave e të ndarjes së detyrave mes Shteteve të Bashkuara, Koalicionit të Vullnetmirëve dhe Ukrainës, në kuadër të garancive të sigurisë së nevojshme për hapjen e rrugës drejt kompromisit dhe paqes pas një lufte që ka marrë vërtetë tejet shumë jetë njerëzish”, tha Rama.

Gjatë qëndrimit në Paris, Rama bëri të ditur se zhvilloi edhe një takim me ministrin e Drejtësisë së Francës, ku fokusi ishte Kodi i ri Penal.

“Por, gjatë qëndrimit tim në Paris, u takova edhe me Ministrin e Drejtësisë së Francës, me të cilin diskutuam mbi pjesëmarrjen e partnerëve francezë në grupin e reflektimit që kemi nisur për problematikat e politikës penale në Shqipëri, si dhe mbi konsolidimin e draftit të ri të Kodit Penal, në harmoni të plotë me standardet dhe praktikat më të mira evropiane”, tha Rama.

Rama theksoi se se vendi ka nevojë për një rishikim të thellë të politikës penale. Kryeministri nënvizoi se Shqipëria ka tashmë një drejtësi të pavarur, por ende jo plotësisht funksionale në aspektin e cilësisë dhe paanësisë.

“Siç e kam thënë na duhet një reflektim i madh, serioz dhe largpamës mbi politikën penale në Shqipëri, sepse duhet të adresojmë problematika të mprehta, por njëkohësisht të mbrojmë pavarësinë, të nxisim paanësinë dhe të rrisim cilësinë e drejtësisë në këtë vend, ku kemi më në fund një drejtësi të pavarur, falë lidershipit të Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe mbështetjes bipartizane të popullit shqiptar, po nuk kemi ende as një drejtësi të paanshme e as një drejtësi cilësore. Nuk është e lehtë, por unë nuk i jam përkushtuar politikës për të bërë gjëra të lehta apo për t’i marrë lehtë gjërat e rënda. Përkundrazi”, u shpreh Rama.

/m.q/j.p

The post Rama: Na duhet reflektim serioz e largpamës mbi politikën penale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump fton liderët e Kazakistanit dhe Uzbekistanit në samitin e G20 vitin e ardhshëm

23 December 2025 at 18:20

UASHINGTON, 23 dhjetor /ATSH/- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha sot se kishte biseduar me presidentët e Kazakistanit dhe Uzbekistanit dhe se i kishte ftuar të dy udhëheqësit në samitin e G20 vitin e ardhshëm në Miami, Florida, sipas “Reuters”.

“Diskutuam rëndësinë e sjelljes së paqes në konfliktet e vazhdueshme dhe rritjen e tregtisë dhe bashkëpunimit midis kombeve tona”, tha Trump në një postim në “Truth Social”, duke iu referuar dy bisedave telefonike të tij me presidentin e Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev dhe presidentin e Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoyev.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të presin Samitin e G20 vitin e ardhshëm dhe do t’u bëjnë ftesa të dy udhëheqësve që të bashkohen me ne si të ftuar”, tha ai.

Ndërsa asnjëri vend nuk është pjesë e G20, është e zakonshme që organizatori i samitit të ftojë shtetet jo-anëtare të marrin pjesë në diskutime.

Muajin e kaluar, Tokayev dhe Mirziyoyev udhëtuan në Uashington për diskutime së bashku me udhëheqës nga Kirgistani, Taxhikistani dhe Turkmenistani.

Vëmendja në rritje e administratës amerikane në Azinë Qendrore lidhet me burimet e bollshme minerale të rajonit, veçanërisht ndërsa SHBA-ja kërkon të sigurojë metale të rralla tokësore që janë thelbësore për aplikimet e teknologjisë së lartë, duke përfshirë telefonat inteligjentë, automjetet elektrike dhe avionët ushtarakë. //a.i/

 

The post SHBA – Trump fton liderët e Kazakistanit dhe Uzbekistanit në samitin e G20 vitin e ardhshëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Samiti në Bruksel, angazhim i plotë për anëtarësimin në BE të Ballkanit Perëndimor

17 December 2025 at 20:50

TIRANË, 17 dhjetor /ATSH/ Në Bruksel u mbajt sot Samiti BE-Ballkani Perëndimor për të riafirmuar partneriteti strategjik dhe për të diskutuar sfidat dhe mundësitë e ardhshme të bashkëpunimit.

Në përfundim të samitit udhëheqësit e Bashkimit Evropian (BE) dhe të shteteve anëtare të tij, në konsultim me partnerët e Ballkanit Perëndimor kanë dalë në një deklaratë të përbashkët, ku rikonfirmohet angazhimi i plotë dhe i qartë ndaj perspektivës së Ballkanit Perëndimor për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Samiti BE-Ballkani Perëndimor

Deklarata e Brukselit, 17 dhjetor 2025

Ne, udhëheqësit e Bashkimit Evropian (BE) dhe të shteteve anëtare të tij, në konsultim me partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor, arritëm sot në konkluzionin e mëposhtëm:

  1. Samiti i sotëm shërben si dëshmi e themeleve të forta të marrëdhënies sonë dhe përfitimeve që ajo sjell për qytetarët tanë. Agresioni rus kundër Ukrainës dhe sfidat gjeopolitike në intensifikim nxjerrin në pah nevojën për lidhje gjithnjë e më të forta midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Samiti është rasti më i rëndësishëm gjatë vitit për të rikonfirmuar partneritetin strategjik midis Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.
  2. Ne rikonfirmojmë angazhimin tonë të plotë dhe të qartë ndaj perspektivës së Ballkanit Perëndimor për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor qëndron në Bashkimin tonë. Zgjerimi është një mundësi realiste, të cilën duhet ta shfrytëzojmë.
  3. Mirëpresim energjitë e reja dhe progresin e bërë që prej samitit të fundit. Përshpejtimi i procesit të anëtarësimit, bazuar në reformat e besueshme të partnerëve, kushtëzimin e drejtë dhe rigoroz dhe parimin e meritave të veta, është në interesin tonë të përbashkët.
  4. Zgjerimi është një investim gjeostrategjik në paqe, siguri, stabilitet dhe prosperitet, siç thuhet në Deklaratën e Granadës. Urgjencat e kohës sonë kërkojnë një vrull të qëndrueshëm. Anëtarët aspirantë duhet të intensifikojnë përpjekjet e tyre për reforma. Në të njëjtën kohë, Bashkimi Evropian duhet të intensifikojë punën në terren dhe reformat e tij të brendshme.
  5. BE-ja mirëpret angazhimin e partnerëve të Ballkanit Perëndimor në mbështetjen e vlerave dhe parimeve evropiane, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe duke u dhënë prioritet parimeve të demokracisë, të drejtave dhe vlerave themelore dhe shtetit të së drejtës, si dhe pret që ata ta demonstrojnë këtë si me fjalë ashtu edhe me veprime duke marrë përsipër dhe duke zbatuar reformat e nevojshme, veçanërisht në fushat kryesore. Liria e shprehjes, media e pavarur dhe pluraliste, barazia gjinore dhe roli i fuqishëm i shoqërisë civile janë vendimtarë për të garantuar funksionimin e demokracisë. BE-ja u bën gjithashtu thirrje partnerëve të garantojnë të drejtat dhe trajtimin e barabartë të personave që u përkasin pakicave.
  6. Bashkëpunimi gjithëpërfshirës rajonal, pajtimi dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mbeten çelësi për ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët dhe për zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në mirëbesim dhe me rezultate të prekshme, duke përfshirë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Traktatin për Miqësinë, Fqinjësinë e Mirë e Bashkëpunimin me Bullgarinë. Nevojiten ende përpjekje të mëtejshme dhe vendimtare për të nxitur pajtimin dhe stabilitetin në rajon, si dhe për të gjetur dhe zbatuar zgjidhje përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe detyruese për mosmarrëveshjet dhe problematikat rajonale dhe dypalëshe të partnerëve të rrënjosura në trashëgiminë e së kaluarës, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe parimet e vendosura, ku përfshihen Marrëveshja për Çështjet e Trashëgimisë, rastet e mbetura të personave të zhdukur dhe çështjet e krimeve të luftës.
  7. Ne qëndrojmë të bashkuar në mbështetjen tonë të palëkundur dhe solidaritetin me Ukrainën, pasi ajo mbron sovranitetin dhe integritetin e saj territorial kundër luftës së paprovokuar dhe të paligjshme të agresionit të Rusisë. Ne përsërisim mbështetjen tonë për një paqe gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë, bazuar në Kartën e OKB-së dhe të drejtën ndërkombëtare. Ne do të vazhdojmë të investojmë në qasjen shumëpalëshe dhe të bashkëpunojë me partnerët për të respektuar të drejtën ndërkombëtare.
  8. Harmonizimi me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP) të BE-së, duke përfshirë futjen në fuqi dhe zbatimin e masave kufizuese të BE-së dhe parandalimin e anashkalimit të tyre, mbetet një shprehje e fortë e zgjedhjes strategjike të një partneri. Ne përgëzojmë ata partnerë të Ballkanit Perëndimor që kanë arritur tashmë harmonizimin e plotë dhe u bëjmë thirrje atyre që nuk e kanë bërë ende këtë që të ecin në të njëjtat hapa.
  9. BE-ja mirëpret kontributet e partnerëve në misionet dhe operacionet e Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes së BE-së. BE-ja vazhdon të mbështesë Ballkanin Perëndimor në trajtimin e kërcënimeve kibernetike dhe kërcënimeve të tjera hibride, manipulimit dhe ndërhyrjeve të huaja në informacion, si dhe për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit për të zhvilluar qëndrueshmëri, duke përfshirë Qendrën e Kapaciteteve Kibernetike të Ballkanit Perëndimor dhe Mburojën Evropiane të Demokracisë.
  10. Ne mirëpresim partneritetet e para të sigurisë dhe mbrojtjes në Ballkanin Perëndimor dhe nisjen e dialogëve të sigurisë dhe mbrojtjes. Ne mbetemi të përkushtuar për mbështetje të vazhdueshme në kuadër të Instrumentit Evropian të Paqes.
  11. BE-ja vazhdon të jetë e përkushtuar në afrimin e partnerëve të Ballkanit Perëndimor me BEnë që në fazën e procesit të zgjerimit. Integrimi gradual, i realizuar në mënyrë të kthyeshme dhe të bazuar në merita, është në proces e sipër në disa fusha të politikave, duke sjellë përfitime paraprake konkrete për qytetarët dhe duke përgatitur terrenin për anëtarësim. Duhet të merren parasysh propozime të mëtejshme për integrimin gradual, në përputhje me harmonizimin përkatëse me legjislacionin (acquis) e BE-së. Përparimet në drejtim të integrimit ekonomik duhet të ruajnë plotësisht integritetin e tregut të vetëm të BE-së dhe kushtet e barabarta.
  12. Ne mirëpresim progresin në integrimin gradual të partnerëve të Ballkanit Perëndimor në Tregun e Vetëm të BE-së, duke përfshirë në: – vënien në zbatim të nismave të Rrugës së Shpejtë të Tregut të Vetëm, zgjerimin e korsive të gjelbra midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dhe financimin e modernizimit dhe harmonizimit të kalimeve kufitare; – aderimin e suksesshëm të disa partnerëve në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA) me të tjerë në rrugën e duhur për t’u bashkuar, duke ulur ndjeshëm kostot e transaksioneve bankare; – – bashkimin në nismat dixhitale ose kopjimin e tyre, të tilla si Qendrat e Inovacionit Dixhital, ËiFi4ËB dhe Portofoli i Identitetit Dixhital të BE-së; reduktimin e kostove të roaming-ut për internetin midis BE-së dhe partnerëve të Ballkanit Perëndimor që nga 1 tetori 2023, duke konfirmuar angazhimin dhe procesin e shtrirjes së zonës së BE-së “Roam like at Home” në Ballkanin Perëndimor, duke u lejuar qytetarëve të telefonojnë, dërgojnë mesazhe dhe përdorin internetin celular kudo në BE dhe rajon pa kosto shtesë.
  13. Plani i Rritjes do të përshpejtojë konvergjencën socio-ekonomike ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, me kusht që partnerët të zbatojnë reformat e lidhura me BEnë. Plani i Rritjes ka potencialin të përshpejtojë rritjen ekonomike në rajon gjatë dekadës së ardhshme duke siguruar deri në 6 miliardë euro për reforma dhe investime. Kjo vlerë i shtohet 29 miliardë eurove që po shpërndahen përmes Planit Ekonomik dhe të Investimeve. BE-ja bën thirrje që të shfrytëzohen maksimalisht mundësitë e jashtëzakonshme që ofron Plani i Rritjes përmes zbatimit në kohë të reformave.
  14. BE-ja thekson se Tregu i Përbashkët Rajonal shërben si një katalizator për integrim më të thellë dhe një hap drejt Tregut të Vetëm të BE-së. BE-ja u bën thirrje partnerëve të Ballkanit Perëndimor që të angazhohen plotësisht në bashkëpunimin konstruktiv për ta bërë atë realitet dhe për të zbatuar marrëveshjet e lidhura.
  15. BE-ja mirëpret dhe do të vazhdojë të mbështesë forcimin e lidhjeve, duke përfshirë në fushën e energjisë, transportit dhe atë dixhitale, brenda rajonit dhe me BE-në. BE-ja vazhdon të mbështesë përpjekjet e vazhdueshme për të diversifikuar burimet dhe rrugët e furnizimit me energji. Kjo do të rrisë sigurinë tonë energjetike dhe do të reduktojë varësitë. BE-ja do të vazhdojë të kontribuojë në tranzicionin energjetik në Ballkanin Perëndimor.
  16. Menaxhimi i emigracionit mbetet një sfidë dhe përgjegjësi e përbashkët kryesore. Ndërsa është bërë përparim, nevojitet veprim i mëtejshëm nga partnerët e Ballkanit Perëndimor për të përafruar plotësisht politikën e tyre të vizave me BE-në, për të luftuar kontrabandimin e emigrantëve dhe trafikimin e qenieve njerëzore, si dhe për të forcuar më tej sistemet e menaxhimit të kufijve, azilit dhe pritjes dhe kthimet në vendet e origjinës.
  17. Përpjekjet e përbashkëta duhet të vazhdojnë gjithashtu në luftën kundër korrupsionit, trafikimit të drogës dhe të gjitha formave të krimit të rëndë dhe të organizuar, si dhe në parandalimin dhe luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në përputhje me Planin e ri të Përbashkët të Veprimit të nënshkruar së fundi, dhe në kuadër të lançimit të Koalicionit Evropian kundër Drogës (ECAD) për të trajtuar sfidat e lidhura me drogën.
  18. Mungesa e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit vazhdon t’i pengojë të dy partnerët në rrugën e tyre drejt Evropës. Të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun Beograd-Prishtinë të ndërmjetësuar nga BE-ja duhet të vihen në zbatim, në veçanti Marrëveshja për Rrugën drejt Normalizimit dhe Shtojca e saj. Mbështetja në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor kushtëzohet nga angazhimi konstruktiv i partnerëve me progres të matshëm dhe rezultate të prekshme në normalizimin e marrëdhënieve të tyre.
  19. Theksojmë rëndësinë e përpjekjeve të vazhdueshme të ndërsjella në komunikimin strategjik, duke përfshirë përfitimet nga zgjerimi dhe integrimi gradual, si dhe nevojën për ndërtimin e besimit, mirëkuptimit dhe konsensusit ndërshoqëror. Ne presim që partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor të informojnë publikun e tyre se BE-ja mbetet partneri më i afërt i rajonit, si dhe donatori, investitori dhe partneri tregtar kryesor, si dhe të demonstrojnë angazhimin e tyre ndaj vlerave të BE-së dhe reformave përmes fjalëve dhe veprimeve.
  20. Mbetemi në pritje të samitit të ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor në Mal të Zi në qershor 2026.
  21. Përshëndesim pajtimin e partnerëve1 të Ballkanit Perëndimor me këtë deklaratë.

/gj.m/a.f/

 

The post Samiti në Bruksel, angazhim i plotë për anëtarësimin në BE të Ballkanit Perëndimor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Çfarë pritet nga samiti BE-Ballkani Perëndimor?

By: Ela
17 December 2025 at 08:24

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian mblidhen në Bruksel më 18 dhe 19 dhjetor me një detyrë të vetme: sigurimi i fondeve për Ukrainën për dy vjetët e ardhshëm. Me më shumë shtete, përfshirë Bullgarinë, Maltën dhe Italinë, që po rreshtohen me Brukselin për vënien në pikëpyetje për realizueshmërinë e një kredie për Kievin për reparacione si […]

The post Çfarë pritet nga samiti BE-Ballkani Perëndimor? appeared first on BoldNews.al.

SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit evropian

13 December 2025 at 22:41

Kryeqyteti i Gjermanisë do të jetë nikoqir i delegacioneve amerikane dhe ukrainase, të cilat do të diskutojnë mbi armëpushimin në Ukrainë, përpara se për ndaljen e luftës së Rusisë të mbahet samiti i liderëve evropianë. Diskutimet shihen si sinjal se Washingtoni zyrtar sheh shanse për përparim në çështjen e armëpushimit, pas propozimit amerikan të planit për paqe. E në këtë plan, sipas dy medieve prestigjioze ndërkombëtare, parashihet edhe anëtarësimi i Ukrainës në Bashkimin Evropian në vitin 2027.

Gjermania do të jetë nikoqire e një takimi të fundjavës midis delegacionit amerikan, atij të Bashkimit Evropian dhe ukrainas për arritjen e armëpushimit në Ukrainë, në kuadër të përpjekjeve të intensifikuara të SHBA-së dhe BE-së për ndaljen e luftës së nisur nga Rusia.

Në takimin që do të zhvillohet në Berlin, para mbajtjes së samitit të liderëve evropianë, delegacioni amerikan do të udhëhiqet nga i dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për Ukrainën, Steve Witkoff, dhe dhëndri i tij, Jared Kushner.

Përzgjedhja e Witkoffit për ta udhëhequr delegacionin shihet si sinjal se Washingtoni zyrtar sheh shanse për përparim në çështjen e armëpushimit, pas planit të propozuar amerikan për paqe. Për këtë plan Britania e Madhe, Franca dhe Gjermani janë angazhuar për të siguruar disa ndryshime, pasi që drafti i publikuar muajin e shkuar i bën thirrje Ukrainës t’ia lëshojë Rusisë disa territore si dhe të heqë dorë nga ambicia për anëtarësim në NATO.

E të shtunën kancelari gjerman, Fridrich Merz, ka thënë se Evropa duhet të përgatitet për ndryshim themelor në marrëdhënien e saj me SHBA-në, në kohën kur përballet me kërcënim në rritje nga Rusia.

“Dekadat e Pax Americana kanë mbaruar kryesisht për ne në Evropë, edhe për ne në Gjermani. Nuk ekziston më ashtu siç e dinim. Dhe nostalgjia nuk do ta ndryshojë këtë. Amerikanët tani po i ndjekin shumë më agresivisht interesat e tyre. Dhe kjo mund të nënkuptojë vetëm një gjë: që edhe ne tani duhet t’i ndjekim interesat tona”, ka thënë Merz.

Në kuadër të iniciativës për ndaljen e luftës së Rusisë në Ukrainë, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, pati të premten takim me homologun rus, Vladimir Putin.

E të shtunën Erdogani është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje.

“Pas takimit me Putinin shpresojmë që ta kemi mundësinë për ta diskutuar planin e paqes edhe me presidentin e SHBA-së, Donald Trump. Paqja nuk është larg; ne e shohim këtë”, ka thënë Erdogan.

Një ditë më parë mediat “Financial Times” e Associated France Press raportuan, duke u bazuar në burime, se plani amerikan i paqes e parasheh anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian më 1 janar të 2027-s.

Sipas “Financial Times”, propozimi është duke u negociuar nga zyrtarë amerikanë e ata ukrainas, me mbështetjen e Brukselit. Por, anëtarësimi i shpejtë i Ukrainës në bllokun evropian mund të shqetësojë disa vende të BE-së, ndonëse administrata Trump beson se për këtë do të mund të tejkalohet kundërshtimi i Hungarisë.

Në funksion të shmangies së vetos nga Hungaria si edhe nga Sllovakia, BE-ja është dakorduar gjithashtu që t’i ngrijë për kohë të pacaktuar të gjitha mjetet financiare të bankës qendrore ruse të mbajtura në Evropë, duke hequr një pengesë të madhe për përdorimin e parave të gatshme për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet kundër Rusisë.

Pajtimi për ngrirjen e 210 miliardë eurove nga asetet ruse për aq kohë sa të jetë e nevojshme e eliminon rrezikun që Hungaria dhe Sllovakia, të cilat kanë marrëdhënie më të mira me Rusinë sesa shtetet e tjera të BE-së, të refuzojnë zgjatjen e ngrirjes dhe që në këtë mënyrë ta detyrojnë BE-në t’ia kthejë paratë Rusisë.

Samiti “Time To Decide Europe 2025”, Rama: Shqipëria u çmua sërish për rolin rajonal

TIRANË, 7 dhjetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama mori pjesë gjatë kësaj jave në Samitin “Time To Decide Europe 2025” (Koha për të vendosur, Europa 2025), një forum i nivelit të lartë, që trajton çështje kyçe lidhur me aktualitetin e të ardhmen e Europës.

Në nisje të episodit të 9-të të podkastit “Flasim”, i cili ndodhet në sezonin e 5-të të tij, Rama tha se “ky samit u zhvillua në një kohë kur Europa po përballet me sfida të shumanshme dhe paneli i tretë, që pata nderin të drejtoj, u fokusua tek sfidat me të cilat përballen shtetet e vogla në një botë ku rendi e rregullat e përbashkëta janë në krizë dhe në një Europë, ku lufta në Ukrainë po dikton një kthesë të paimagjinueshme, vetëm deri pak vite më parë, duke filluar nga riarmatimi masiv dhe jo vetëm”.

“Krenari që përsëri Shqipëria u çmua për rolin rajonal e qasjen e saj ndaj marrëdhënieve ndërkombëtare. Jemi natyrisht një vend dhe një shtet shumë i vogël, por hap pas hapi po rrezatojmë një shembëlltyrë të respektuar nga të gjithë, në arenën ndërkombëtare”, tha Rama.

Konferenca “Time To Decide Europe 2025” është një prej takimeve më të rëndësishme të politikëbërësve europianë, ku adresohen tema që lidhen me zgjerimin, sigurinë, zhvillimin ekonomik dhe rolin global të BE-së.

/k.s/r.e/

The post Samiti “Time To Decide Europe 2025”, Rama: Shqipëria u çmua sërish për rolin rajonal appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

NJU DELHI – Putin në vizitë zyrtare në Indi

5 December 2025 at 10:07

NJU DELHI, 5 DHJETOR /atsh-aa/ – Presidenti rus Vladimir Putin ka marrë pjesë në ceremoninë presidenciale të mirëseardhjes në kryeqytetin e Indisë, New Delhi, përpara një samiti vjetor dypalësh.

Presidentja e Indisë Droupadi Murmu priti Putinin në shtëpinë presidenciale, së bashku me kryeministrin indian Narendra Modi, për një roje nderi ceremoniale. Putini mbërriti në New Delhi dje për një vizitë shtetërore dy-ditore.

Pas ceremonisë, Putini dhe Modi do të zhvillojnë bisedime dypalëshe dhe do të bashkë-kryesojnë samitin e 23-të vjetor Indi-Rusi. Ata pritet të diskutojnë bashkëpunimin e mbrojtjes, të energjisë dhe atë bërthamore, mekanizmat e pagesave, BRICS dhe Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait.

Vizita e Putinit, e para që nga fillimi i luftës Moskë-Kiev në shkurt të vitit 2022, vjen ndërsa New Delhi përballet me presion në rritje nga SHBA-ja për të ndaluar blerjet e naftës ruse. SHBA-ja ka vendosur tarifë prej 50 për qind për importet indiane, pjesërisht për blerjen e naftës ruse gjatë luftës së vazhdueshme.

Putini dhe Modi do të flasin në një forum biznesi ndërsa India dhe Rusia synojnë të rrisin vëllimin aktual të tregtisë dypalëshe prej 68.7 miliardë dollarësh, gati gjashtë herë më i lartë se nivelet para pandemisë, në 100 miliardë dollarë.

Presidenti rus shoqërohet nga një grup i madh biznesmenësh. Putini do të pritet nga homologia e tij indiane Murmu për një darkë presidenciale para largimit të tij nga vendi sot vonë.  /os/

The post NJU DELHI – Putin në vizitë zyrtare në Indi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Samiti për Planin e ri të Rritjes në Tiranë, Rama: Shqipëria nuk ndalet

30 November 2025 at 10:40

TIRANË, 30 nëntor/ATSH/ Shqipëria mirëpriti pak ditë më parë Samitin për Planin e Rritjes “Rruga jonë drejt BE-së”, që mblodhi në një tryezë të vetme krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Komisioneren për Zgjerimin e Bashkimit Europian Marta Kos, përfaqësues të lartë të Komisionit Europian dhe institucioneve rajonale.

Në nisje të podkastt “Flasim”, Kryeministri Edi Rama solli në vëmendje këtë ngjarje, ndërsa u shpreh se “kuotat e Shqipërisë po vazhdojnë të rriten ndërkombëtarisht”.

“Edhe këtë javë Shqipëria u bë mikpritëse e një samiti europian, këtë herë mes vendeve të rajonit dhe Komisionit Europian, për Planin e ri të Rritjes, së bashku me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneren Europiane për Zgjerimin, miken e paçmuar të Shqipërisë, Marta Kos dhe skuadrën e saj të ekspertëve”, tha Kryeministri.

Rama informoi se gjatë samitit u bë një bilanc i ecurisë së Planit të ri të Rritjes, ndërsa u ndanë edhe pikëpamje të vlefshme për integrimin e mëtejshëm ekonomik në rajon dhe integrimin tonë si rajon në Tregun e Përbashkët Europian.

“Shqipëria tanimë nuk ndalet dot nga askush dhe për asnjë arsye, ndërkohë që kuotat e saj ndërkombëtarisht vazhdojnë të rriten, me shumë punë këtu në Shqipëri e me shumë krenari e dinjitet në përfaqësimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare”, u shpreh Kryeministri.

Samiti u përqendrua te dinamika e re e integrimit ekonomik, qasja e përbashkët drejt tregut të vetëm të BE-së dhe transformimi i rajonit në një hapësirë më konkurruese, më inovative dhe më të qëndrueshme, në përputhje me objektivin afatgjatë të konvergjencës me Bashkimin Europian.

/m.m/j.p/

The post Samiti për Planin e ri të Rritjes në Tiranë, Rama: Shqipëria nuk ndalet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

JOHANESBURG – G20-a fillon nën hijen e bojkotit amerikan dhe tensioneve për Ukrainën

22 November 2025 at 10:01

JOHANESBURG, 22 nëntor /ATSH-DPA/ – Samiti dyditor i G20-s apo i ekonomive kryesore filloi sot në Johanesburg, në Afrikën e Jugut, i lënë në hije nga mungesa e shumë liderëve botërorë, si dhe nga debati i ashpër mbi planin e SHBA-së për paqen në Ukrainë.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump si dhe krerët e shteteve të Rusisë dhe Kinës, Vladimir Putin dhe Xi Jinping, janë ndër udhëheqësit që kanë anuluar gjithashtu pjesëmarrjen e tyre në samitin e parë të G20 në kontinentin afrikan.

Udhëheqësit e Meksikës dhe Argjentinës gjithashtu nuk do të marrin pjesë.

Administrata Trump po i bojkoton bisedimet tërësisht sepse akuzon qeverinë e Afrikës së Jugut për shtypje të rëndë kundër fermerëve të bardhë.

Afrika e Jugut i hedh poshtë akuzat si të pabaza.

Mikpritësi i samitit, presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa, po e përqendron samitin në temat e solidaritetit, barazisë dhe qëndrueshmërisë.

Prioritetet e tij më të mëdha përfshijnë lehtësimin e barrës së borxhit të vendeve në zhvillim dhe atyre në zhvillim, një tranzicion të drejtë energjie, përdorim të drejtë dhe të pastër të mineraleve të rralla, ndarje të drejtë të barrës në mbrojtjen e klimës dhe sigurinë ushqimore.

Dje, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, u bëri thirrje anëtarëve të G20-ës që “të përdorin ndikimin dhe zërat e tyre për t’i dhënë fund konflikteve që po shkaktojnë kaq shumë vdekje, shkatërrim dhe destabilizim në të gjithë botën”./ /os/

The post JOHANESBURG – G20-a fillon nën hijen e bojkotit amerikan dhe tensioneve për Ukrainën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Angazhime të reja për detyrat e shteteve të Ballkanit Perëndimor ndaj Planit të Rritjes të BE

21 November 2025 at 12:52

TIRANË, 21 nëntor/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “Plani i ri i Rritjes është një urë e shpejtë dhe e sigurt drejt tregut të përbashkët europian”.

Në përfundim të punimeve të Samitit “Plani i Rritjes -Rruga jonë drejt BE-së”, kryeministri Rama doli në një konferencë të përbashkët për shtyp me Komisioneren për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos.

Rama informoi se në këtë samit u vlerësuan rezultatet e nismave të përbashkëta, si dhe u nënvizuan angazhimet e reja për të ndjekur në mënyrë të detajuar kalendarin e detyrave që ka çdonjëri nga shtetet e Ballkanit Perëndimor në raport me Planin e ri të Rritjes.

Kryeministri e konsideroi këtë takim të frytshëm, ndërsa u shpreh se janë ndërmarrë hapa konkretë të mëtejshëm që e afrojnë më tej rajonin me BE-në, duke konfirmuar përsëri se Plani i ri i Rritjes është një urë e shpejtë dhe e sigurt drejt tregut të përbashkët europian.

“Kemi një hap shumë të rëndësishëm dhe domethënës pas atij me pagesat, të cilat tanimë bëhen pa asnjë ngarkesë ekstra duke kursyer dhjetëra miliona euro nga xhepat e qytetarëve të secilit prej vendeve të Ballkanit Perëndimor”, shtoi Rama.

Po ashtu, kryeministri theksoi se ndërlidhja me korridoret europiane vazhdon të mbetet prioritet dhe vazhdon të financohet nga instrumentet e BE-së.

“Folëm mbi tregtinë dhe lehtësimin e saj përmes një plani të detajuar lidhur me pikat kufitare; transformimin digjital dhe identitetin digjital,  të cilin ne e kemi gati e kemi prezantuar dhe do ta fusin në jetën reale në fillim të vitit të ardhshëm”, shtoi Rama.

Identiteti digjital, sipas Kryeministrit, do të vlejë edhe për shumë aktivitete të tjera që kanë të bëjnë me transaksionet financiare dhe blerjet e drejtpërdrejta përmes telefonit.

“Folëm edhe për përafrimin në zinxhirin e vlerës së BE në aspektin industrial dhe për turizmin si një komponent që duhet fuqizuar në sensin e bashkëpunimit mes vendeve”, shtoi Rama.

Rama theksoi po ashtu se “kemi hapur një shteg tjetër për të bashkëpunuar me Komisionin në funksion të fuqizimit të arsimit të lartë përmes ndërkombëtarizimit gjë që ne e kemi filluar në Shqipëri por mund ta çojmë në nivel tjetër”. /j.p/

Konferenca e përbashkët e komisioneres Kos dhe Kryeminstrit Rama
1 nga 3

The post Rama: Angazhime të reja për detyrat e shteteve të Ballkanit Perëndimor ndaj Planit të Rritjes të BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Tarifat roaming me BE-në përfundojnë në 2026

21 November 2025 at 10:43

TIRANË, 21 nëntor/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama, në nisje të punimeve të Samitit “Plani i Rritjes -Rruga jonë drejt BE-së”, vlerësoi se Ballkani Perëndimor ka zgjedhur të ecë përpara së bashku me Planin e Rritjes të BE si udhërrëfyes.

Rama theksoi se ky nuk është një udhërrëfyes drejt Brukselit, por drejt lirive dhe mundësive të tregut të përbashkët europian të cilit qytetarët e rajonit i përkasin.

“Kjo ndodh pas gjithë atyre shanseve kur trenat e bashkëpunimit rajonal niseshin dhe ne mbetëm në platformë duke luftuar me mosmarrëveshje të vjetra në vend që të shihnim drejt së ardhmes”, shtoi Rama.

Kryeministri theksoi se Europa nuk është ndërtuar duke ndenjur në pritje, por është ndërtuar duke vepruar.

“Dhe ne nuk jemi këtu sot për të shtyrë punën e për të pritur kohë tjetër, por që të ndajmë së bashku atë që na takon. Të ndajmë bashkë deklaratat dhe pohimet. Ato kanë vlerë vetëm kur prekin jetën reale, vlejnë kur shkurtojnë distancën mes jetës politike dhe jetës së përditshme”, tha Rama.

Njerëzit, sipas tij, “nuk e ndiejnë integrimin”.

“Ata ndiejnë kostot më të ulura, një udhëtim më të lehtë, punë më të mira, lirinë e lëvizjes”, shtoi Rama, duke sjellë në vëmendje disa nga përfitimet e procesit të integrimit.

Kryeministri u ndal te marrëveshja për tarifat roaming mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

“Tarifat roaming mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së do të përfundojnë në vitin 2026. Qytetarët tanë do ta ndiejnë këtë vitin e ardhshëm drejtpërdrejtë në xhepat e tyre. Ne kemi hequr tarifën e brendshme roaming me 6 vendet e Ballkanit Perëndimor dhe kemi ulur tarifat, ndërkohë që me finalizimin e bazës ligjore me Komisionin kemi programin mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se Shqipëria do të nisë bisedimet në fillim të vitit 2026 dhe pasi të përfundojë harmonizimin e plotë të Aqui-ve, në muajin prill 2026 do të jetë gati”.

“Do të jetë suksesi ynë i radhës pas SEPA-s që ka shkurtuar kostot dhe tani paratë lëvizin më shpejt se sa një thashethem ballkanik. Roaming nuk ka të bëjë vetëm me faturat telefonike por ka të bëjë me heqjen e një kufiri tjetër artificial midis qytetarëve tanë dhe Europës”, theksoi Rama.

/j.p/

The post Rama: Tarifat roaming me BE-në përfundojnë në 2026 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Ballkani Perëndimor nuk po kërkon lëmoshë, por po ofron vlerë dhe rezultate

21 November 2025 at 10:32

TIRANË, 21 nëntor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij hapëse në Samitin e Planit të Rritjes së BE për Ballkanin Perëndimor “Rruga jonë drejt BE”, të mbajtur sot në Pallatin e Brigadave në Tiranë, theksoi se, rajoni po lëviz nga pasiguria drejt mundësive të reja dhe se marrëdhëniet me Bashkimin Europian po ndërtohen mbi rezultate konkrete e jo mbi kërkesa për favore.

Rama u ndal fillimisht tek lidhja mes zhvillimit ekonomik dhe uljes së emigracionit, duke deklaruar se, kur vijnë investimet, migracioni ulet. Kur ekonomitë rriten, sigurisht që kufijtë do të kenë rëndësi më pak. Kur mundësitë rriten në vend, Europa do të bëhet një destinacion bashkëpunimi, jo një rrugë ikjeje.”

Sipas tij, Ballkani Perëndimor sot po tregon se është më i qëndrueshëm dhe më i parashikueshëm se sa perceptohej për vite të tëra.

“Për vite të tëra jemi quajtur të paqëndrueshëm, të paparashikueshëm, shumë të ndërlikuar, por faktet sot tregojnë të kundërtën. Po e vërtetojmë me reforma dhe investime që Ballkani Perëndimor nuk është pika e dobët e Europës, por mundësia e Europës. Një treg i ri, një krah pune i kualifikuar, një vendndodhje strategjike. Një rajon që do të rritet me Europën dhe jo në kurriz të Europës.”

Kryeministri theksoi se rajoni po largohet nga periferia dhe po pozicionohet në qendër të historisë europiane.

“Ne po lëvizim nga skajet e hartës në qendër të historisë sonë europiane edhe përmes ekonomisë. Europa nuk është diçka të cilën po e presim, Europa është diçka që po e ndërtojmë.”

Duke iu referuar diskutimeve të zhvilluara në samit, ai nënvizoi se vendet e rajonit nuk kërkojnë favore, por vijnë me rezultate dhe punë të kryer.

“Ballkani Perëndimor nuk po kërkon ndere dhe kjo është diçka që mund të ndihet, e mund të dëgjohet në çdo pohim e deklaratë të udhëheqësve përreth tryezës. Askush nuk po kërkon nder, askush nuk po thërret për t’u shpërblyer me ëmbëlsira. Gjithkush vjen me krenarinë për të ofruar vlerë dhe për të ofruar mund e djersë. Falë Zotit nuk duhet gjak”, u shpreh Rama.

Ai iu drejtua qytetarëve të rajonit duke theksuar se rruga drejt BE-së po bëhet me rezultate të prekshme.

“Ne nuk po lutemi për të hyrë në BE, nuk po kërkojmë lëmoshë. Po provojmë çdo ditë se jemi gjithmonë e më gati. Ne nuk thjesht po flasim, po japim rezultate”, tha Rama.

Rama shtoi se konvergjenca mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor është thelbësore për forcimin e të gjithë kontinentit:

“Në konvergjencë me Ballkanin Perëndimor, Europa bëhet më e fortë. Nëse Ballkani Perëndimor është në stanjacion, atëherë Europa bëhet më e dobët. Nuk ka variant të një Europe më të fortë me një rajon të dobët ballkanik në mes të saj”.

Në përmbyllje, Kryeministri theksoi vullnetin e vendeve të rajonit për të hyrë në Bashkimin Europian jo si përfitues pasivë, por si kontribuues të sigurisë dhe zhvillimit europian.

“Ne do të vazhdojmë të ecim përpara derisa Ballkani Perëndimor të hyjë në BE jo si të ftuar, por si kontribuues për sigurinë, ekonominë dhe të ardhmen e tij”, tha Rama.

“Për sigurinë tuaj zgjidhni një ballkanas, dhe kjo funksionon gjithmonë. Dhe për sigurinë e Europës zgjidhni ballkanasit. Ne mund të jemi truprojat e Europës dhe më pas Europa do të ndihet më e sigurt, shumë e shumë më e qetë në gjumin e saj”, theksoi Rama.

/gj.m/j.p/

The post Rama: Ballkani Perëndimor nuk po kërkon lëmoshë, por po ofron vlerë dhe rezultate appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kos: Dinamikë e re zgjerimi në BE, Plani i Rritjes do të hapë shumë dyer të tjera

21 November 2025 at 10:30

TIRANË, 21 nëntor/ATSH/ Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos deklaroi sot në Tiranë se Europa nuk mund të jetë e sigurt pa Ballkanin Perëndimor, duke  shtuar se “ky është një gabim që ne kemi bërë në të shkuarën dhe duhet ta korrigjojmë dhe ta rregullojmë këtë punë”

Në fjalën e saj në nisje të punimeve të Samitit “Plani i Rritjes -Rruga jonë drejt BE-së”, Kos theksoi se ky samit vjen pak pasi kemi publikuar paketën e zgjerimit të Bashkimit Europian, e cila ka sjellë një dinamikë të re në procesin e zgjerimit.

“Jam shumë e kënaqur që këto takime që ne po bëjmë për planin e rritjes po hapin gjithnjë e më shumë dyer”, tha Kos.

Komisionerja Kos pohoi 7 dyer që u përmendën prej Kryeministrit Rama duke theksuar se edhe shumë dyer të tjera do të hapen. “Shtëpia juaj Europa po ju pret, ju jeni pjesë e Europës ne thjesht duhet të bëjmë këtë gjë edhe në formë institucionale që ju të bëheni shtete anëtare të  BE-së”, u shpreh komisionerja Kos në tryezën e samitit ku të pranishëm ishin liderët e Ballkanit Perëndimor.

Sot, vijoi Kos, kemi ardhur këtu për të bërë një vlerësim të ecurisë për të parë çfarë ka ecur mirë me planin e rritjes dhe në cilat fusha duhet të bëjmë më shumë.

“Sepse tashmë kemi mbushur dy vjet nga zbatimi i planit të rritjes për Ballkanin Perëndimor. Dy vite nga katër gjithsej jemi në pushimin mes dy pjesëve të parës që sapo mbaroi dhe të dytës që kemi përpara. Tani është momenti i duhur për të bashkëbiseduar kemi mjaft për të festuar, por duhet të jemi të sinqertë që dy nga 6 vendet e rajonit nuk kanë filluar të miratojnë reformat apo zbatimin”, nënvizoi Kos.

Komisionerja Kos u shpreh se “dy performuesit më të mirë kanë miratuar rreth 50% të refomave të dakordësuara dhe këtu ne shikojmë një lidhje shumë të mirë ndërmjet avancimit në procesin e anëtarësimit dhe reformave”.

Sa i përket fondeve të disbursuara, Kos theksoi se “jemi ende në 10% të shumës totale, dhe 400 milionë euro nga një paketë prej 6 miliardë eurosh që është lënë mënjane për rajonin. Ne mund dhe duhet të bëjmë më shumë të gjithë së bashku”.

Kos tha se diskutimet e sotme duhen shfrytëzuar për të planifikuar pjesën e dytë të zbatimit të planit të rritjes, ku siç u shpreh ajo, “mund të bëjmë më shumë, në cilat fusha mund t’ju mbështesim ju më mirë”.

“Komisioni Evropian dëshiron që plani i rritjes të jetë i suksesshëm dhe së fundmi kam folur shpesh për nevojën për të zgjeruar vetë nocionin e zgjerimit për të integruar të gjithë fqinjët tanë sa më shpejt të jetë e mundur në gjithnjë e më shumë fusha të ndryshme të politikave të BE-së. Për shembull vendet tuaja të bëhen pjesë e tregut tonë të përbashkët, e tregut tonë të energjisë e zinxhirëve paneuropian të vlerës”, tha Kos.

Ne, shtoi Kos, duam që BE të jetë tashmë që sot një realitet i prekshëm për qytetarët tuaj. /j.p/

 

The post Kos: Dinamikë e re zgjerimi në BE, Plani i Rritjes do të hapë shumë dyer të tjera appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tirana mirëpret sot Samitin për Planin e Rritjes të BE për Ballkanin Perëndimor

21 November 2025 at 07:36

TIRANË, 21 nëntor /ATSH/ Shqipëria do të mirëpresë sot në Pallatin e Brigadave Samitin për Planin e Rritjes “Rruga jonë në BE” (Growth Plan “Our pathway to EU”), një ngjarje e rëndësishme ku pritet të mblidhen liderët e Ballkanit Perëndimor së bashku me Komisioneren e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos.

Takimi do të fokusohet në Planin e Rritjes, integrimin ekonomik dhe afrimin e rajonit me Tregun e Bashkimit Europian.

Gjatë samitit, do të diskutohen mënyrat se si vendet e Ballkanit Perëndimor mund të përfitojnë nga nismat e reja të BE-së, të rrisin harmonizimin ekonomik dhe të avancojnë reformat që shpejtojnë procesin e anëtarësimit në BE.

Sipas agjendës së njoftuar, samiti do të nisë në orën 09:30, kur do të zhvillohet sesioni i mirëseardhjes dhe deklaratat para medieve.

Më tej, është parashikuar që në orën 10:00 të fillojnë punimet, të cilat do të hapen me fjalët e Kryeministrit Edi Rama dhe Komisioneres Marta Kos.

Po ashtu, është bërë e ditur se rreth orës 11:30 do të mbahet fotoja familjare e liderëve pjesëmarrës, ndërsa menjëherë pas saj, në 11:35, do të zhvillohet konferenca e përbashkët për shtyp e Kryeministrit Rama dhe Komisioneres Kos.

Samiti pritet të prodhojë mesazhe të rëndësishme mbi zbatimin e Planit të Rritjes dhe hapat e përbashkët të vendeve të rajonit drejt integrimit më të shpejtë në tregun dhe strukturat e Bashkimit Europian.

/gj.m/r.e/

The post Tirana mirëpret sot Samitin për Planin e Rritjes të BE për Ballkanin Perëndimor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KOMENT – Mungesa e liderëve sfidon samitin e G20-s në Johanesburg

20 November 2025 at 23:02

JOHANESBURG, 20 nëntor /ATSH-DPA/ – Udhëheqësit e Meksikës dhe Argjentinës po bashkohen me homologët e tyre nga Kina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara për të mos marrë pjesë në samitin e G20-s këtë fundjavë në Afrikën e Jugut.

Mungesat e tyre ngrenë pyetje në lidhje me statusin e samitit vjetor dhe aftësinë e anëtarëve për të arritur marrëveshje kyçe.

”Presidentja meksikane, Claudia Sheinbaum nuk do të marrë pjesë në takimin e Johanesburgut të ekonomive kryesore të industrializuara dhe në zhvillim në botë”, tha sot zyra e saj.

Udhëheqësja e majtë, e cila rrallë herë udhëton jashtë vendit, planifikon ta kalojë fundjavën në ngjarje lokale.

Sheinbaum mori pjesë në samitin e G20 të vitit të kaluar në Rio de Zhaneiro, por ka bërë vetëm paraqitje të kufizuara ndërkombëtare që nga marrja e detyrës pak më shumë se një vit më parë, përfshirë një vizitë në G7 në Kanada në qershor.

Në tubimet globale, Sheinbaum zakonisht përfaqësohet nga ministri i Jashtëm, Juan Ramón de la Fuente.

Argjentina gjithashtu do të mungojë në nivel presidencial.

Disa gazeta argjentinase, duke cituar burime qeveritare, raportuan sot se presidenti Javier Milei nuk do të udhëtojë në Afrikën e Jugut.

Ministri i Jashtëm, Pablo Quirno do të marrë pjesë në emër të tij.

Vendimi i Milei pasqyron atë të aleatit të tij të ngushtë Trump.

Uashingtoni ka mbështetur agjendën gjithëpërfshirëse të reformës ekonomike liberale të populistit me mbështetje të konsiderueshme financiare.

As Trump dhe as zëvendëspresidenti JD Vance nuk do të marrin pjesë, duke përmendur atë që Trump e quan “abuzime” nga qeveria e Afrikës së Jugut kundër fermerëve të bardhë afrikanë.

Ky do të jetë samiti i parë i G20-s që mbahet në kontinentin afrikan.

Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, kishte shprehur shpresën më herët se Uashingtoni mund të dërgojë ende përfaqësim të nivelit të lartë.

Por, një zyrtar i lartë amerikan tha se Uashingtoni do të marrë pjesë vetëm në dorëzimin procedural të presidencës së G20-s të dielën.

Dorëzimi i presidencës shënon transferimin vjetor të kryesisë te vendi tjetër pritës.

Shtetet e Bashkuara do të presin G20-n vitin e ardhshëm./  a.jor.

The post KOMENT – Mungesa e liderëve sfidon samitin e G20-s në Johanesburg appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

COP30 – Zjarr në ambientet e samitit të klimës të OKB-së

20 November 2025 at 20:33

BELEM (Brazil), 20 nëntor /ATSH-DPA/ – Një zjarr shpërtheu sot në ambientet e samitit të klimës të OKB-së në Brazil duke detyruar evakuimin e delegacioneve pjesëmarrëse.

Gazetarët panë tym duke u ngritur nga një nga tendat e mëdha në vendngjarje në qytetin e Belemit.

Zyrtarët e sigurisë i thanë se nuk kishte asnjë të plagosur.

Zjarri u përshkrua nga personeli i sigurisë si i vogël dhe u fik shpejt.

Nuk kishte informacion të menjëhershëm mbi shkakun.

Organizatorët i dërguan email të gjithë delegatëve duke i udhëzuar të evakuonin vendin, duke thënë se zjarri kishte ndodhur në një zonë të njohur si Zona B.

Zjarri shpërtheu ndërsa konferenca dyjavore e OKB-së për Ndryshimet Klimatike po shkon drejt përfundimit.

Bisedimet, të njohura si COP30, janë planifikuar të mbyllen nesër, megjithëse në vitet e kaluara negociatat janë zgjatur përtej afatit të tyre zyrtar.

Vendet në zhvillim gjithashtu po kërkojnë një rritje të konsiderueshme të financimit për adaptimin ndaj klimës nga vendet industrializuara, duke argumentuar se mbështetja më e fortë është thelbësore përballë stuhive, thatësirave, zjarreve në pyje dhe përmbytjeve në rritje./   /Ad.Ab./

The post COP30 – Zjarr në ambientet e samitit të klimës të OKB-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarri shpërthen në vendin e samitit COP30 në Belem të Brazilit, urdhërohet evakuimi

By: gaze tare
20 November 2025 at 19:01

Një zjarr shpërtheu në vendin e samitit COP30 në Belem të Brazilit, duke shkaktuar evakuim nga disa pjesë të vendit, ndërsa delegatët e panikuar vrapuan drejt daljeve.

Ekipet e Kombeve të Bashkuara dhe të sigurisë nxituan në vendin e ngjarjes me fikëset e zjarrit dhe u përpoqën ta shuanin atë ndërsa tymi përfshiu korridorin dhe njerëzit u dëgjuan duke bërtitur “zjarr!”

Victoria Martins dhe Júlia Aguiar, personel teknik i lidhur me ngjarjen, thanë se zjarri u raportua në pavijonin e shëndetit dhe shkencës në ditën e parafundit të planifikuar të samitit COP30, raportoi Associated Press.

#WATCH | A fire erupted at a pavilion inside the venue of the COP30 in Brazil, plunging the environmentalist conference into chaos. The blaze has now been brought under control, as per Brazil’s tourism minister.

Stay updated with all the stories that matter — download the… pic.twitter.com/Q2NsAuHJs9

— Hindustan Times (@htTweets) November 20, 2025

Tymi dilte brenda dhe jashtë ndërtesës së konferencës ndërsa zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje në Belem. Disa video të flakëve po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale.

Incidenti ndodhi kur ministrat globalë ishin thellësisht të zhytur në negociata për të thyer një bllokim mbi lëndët djegëse fosile, financimin e klimës dhe masat tregtare, me vetëm një ditë të mbetur në konferencën dyjavore për klimën.

Ministri i turizmit i Brazilit, Celso Sabino, tha se zjarri është vënë nën kontroll, duke informuar se nuk u raportuan të lënduar në incident.

“Incidenti është vënë tashmë nën kontroll”, thuhet se tha Sabino në televizionin brazilian.

Zjarri shpërtheu kur ministrat globalë ishin thellësisht të zhytur në negociata për të thyer një bllokim mbi lëndët djegëse fosile, financimin e klimës dhe masat tregtare.

The post Zjarri shpërthen në vendin e samitit COP30 në Belem të Brazilit, urdhërohet evakuimi appeared first on iconstyle.al.

❌
❌