Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Keq-menaxhimi financiar i qeverisë/ Buxheti hyn në dhjetor me tepricë 500 mln euro

By: Brisi
31 December 2025 at 08:50

Në fund të muajit nëntor 2025 balanca buxhetore (diferenca mes të ardhurave e shpenzimeve) ishte me suficit 49,1 miliardë lekë rreth 500 milionë euro, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave. Kjo shumë ishte me e lartë se plani në buxhetin fillestar që parashikonte deficit prej -23,1 miliardë lekësh ose -230 milionë euro. Në vend […]

The post Keq-menaxhimi financiar i qeverisë/ Buxheti hyn në dhjetor me tepricë 500 mln euro appeared first on BoldNews.al.

Raporti i KLSH: 245 projekte në minutë të fundit! Si dhjetori 2024 “gllabëroi” buxhetin me shpenzime rekord

By: V K
18 November 2025 at 07:41

Gjatë vitit 2024, menaxhimi i financave publike është karakterizuar nga luhatje të mëdha të likuiditeteve dhe një përqendrim i pazakontë i shpenzimeve në muajin dhjetor, duke sjellë pasoja të drejtpërdrejta në ekuilibrin fiskal të vendit.

Sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) mbi zbatimin e buxhetit 2024, likuiditetet totale janë luhatur nga 40 deri në 137 miliardë lekë, ç`ka tregon për administrim të pamjaftueshëm të mjeteve monetare.

Për më tepër, konvertimet e panevojshme të valutave kanë prodhuar kosto të shtuara për buxhetin e shtetit, duke rënduar më tej situatën financiare.

Dhjetori është shndërruar në muajin ku janë përqendruar shumica e shpenzimeve, si ato korente ashtu edhe ato kapitale. Shpenzimet korente kanë qenë gati dyfish më të larta se mesatarja mujore, ndërsa investimet kapitale janë rritur deri në pesëfish.

Vetëm në periudhën shtator–dhjetor janë detajuar për herë të parë 245 projekte investimi me vlerë totale 14.8 miliard lekë, ku një pjesë e fondeve rezulton të jetë përdorur për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura.

Për më tepër, në dhjetor janë mbyllur 323 projekte të nisura gjatë muajve të mëparshëm, ndërsa dhjetëra projekte të tjera kanë qëndruar aktive për vetëm dy ose tre muaj, një praktikë që tregon planifikim të dobët dhe menaxhim joefikas të investimeve.

Pavarësisht miratimit të Aktit Normativ nr. 5 më 19 dhjetor, i cili duhej të sillte rishikime të fundit të buxhetit, 150 projekte me financim të brendshëm rezultojnë me realizim zero.

Mungesa e e masave për mbylljen e këtyre projekteve të që nuk kanë avancuar ka bërë që fondet e parashikuara për to të mbeten të pavlefshme, duke krijuar barrë të re për vitet pasardhëse.

Akumulimi i shpenzimeve në dhjetor ka përthithur të gjithë suficitin fiskal të muajve janar–nëntor dhe e ka kthyer bilancin në deficit me rreth 17 miliardë lekë.

Vetëm në dhjetor të ardhurat arritën në 62.6 miliard lekë, ndërsa shpenzimet u ngjitën në 152.1 miliard lekë, që përbën 21% të gjithë shpenzimeve vjetore.

Sipas KLSH-së ky devijim i fortë, sipas të dhënave, lidhet me mungesën e planifikimit të saktë, orientimin e shpeshtë të fondeve drejt nevojave të reja pa adresuar detyrimet e mbartura dhe tejkalimin e tavaneve buxhetore.

Fenomeni ka rritur ndjeshëm riskun fiskal të vendit, duke ekspozuar financat publike ndaj pasigurive të krijuara nga menaxhimi jo i kujdesshëm i likuiditeteve, zgjerimi i angazhimeve kontraktuale përtej hapësirës së miratuar dhe zbatimi jo i rregullt i planifikimit afatmesëm buxhetor./ Monitor

The post Raporti i KLSH: 245 projekte në minutë të fundit! Si dhjetori 2024 “gllabëroi” buxhetin me shpenzime rekord appeared first on Albeu.com.

Shpenzimet e Ramës do jenë sekret, Berisha: Ky akt shkel Kushtetutën! Po vepron njësoj si diktatori Hoxha

By: redi
10 October 2025 at 18:42

Kreu i PD-së Sali Berisha, në një deklaratë për mediat denoncoi kryeministrin Edi Rama për vendimin e firmosur nga ai për të shpallur sekret shtetëror shpenzimet e tij personale dhe të qeverisë, të kryera me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Për Berishën ky është një akt që shkel Kushtetutën dhe sipas tij, kreu i qeverisë po vepron si diktatori Enver Hoxha. ”Ramaduro vendos të sekretojë shpenzimet…

Source

💾

Rama fsheh shpenzimet e tij/ Berisha: Ky akt shkel Kushtetutën! Po vepron njësoj si Enver Hoxha

By: armand
10 October 2025 at 12:53

Në një dalje për mediat kryetari i  Pd, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për vendimin e tij për të klasifikuar si “sekret shtetëror” shpenzimet e qeverisë, duke e cilësuar këtë si një precedent të rrezikshëm dhe antikushtetues. Berisha deklaroi se ky akt i fshehjes së shpenzimeve publike nuk ka paralele në historinë demokratike […]

The post Rama fsheh shpenzimet e tij/ Berisha: Ky akt shkel Kushtetutën! Po vepron njësoj si Enver Hoxha appeared first on BoldNews.al.

Turistët e huaj shpenzuan në Shqipëri rreth 2,1 miliardë euro në 6-mujorin e parë 2025

10 September 2025 at 17:40

TIRANË, 10 shtator /ATSH/ Turizmi në Shqipëri po vijon të japë një ndikim të ndjeshëm në ekonominë kombëtare, duke tërhequr çdo vit një numër gjithnjë e më të madh vizitorësh të huaj.

Banka e Shqipërisë publikoi sot të dhëna që tregojnë se në 6-mujorin e parë të vitit 2025, turistët e huaj kanë shpenzuar rreth 2,1 miliardë euro në Shqipëri me një rritje prej 7,7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Shpenzimet e vizitorëve të huaj përbëjnë një kontribut të drejtpërdrejtë në rritjen e të ardhurave të ekonomisë shqiptare, duke përforcuar rëndësinë e turizmit si një nga sektorët strategjikë për zhvillimin ekonomik të vendit.

Sipas të dhënave të INSTAT, në gjysmën e parë të vitit 2025, Shqipëria ka pritur 4,7 milionë shtetas të huaj, një rritje prej rreth 5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Turistët kanë zgjedhur Shqipërinë jo vetëm për plazhet e bukura dhe klimën e favorshme, por edhe për zonat malore me peizazhe natyrore mbresëlënëse, qytetet e lashta me vlerë historike e kulturore si dhe mikpritjen dhe kuzhinën tradicionale.

Nga ana tjetër, edhe shqiptarët kanë rritur ndjeshëm shpenzimet për udhëtime jashtë vendit. Sipas raportit “Bilanci i Pagesave” të Bankës së Shqipërisë, gjatë 6-mujorit të parë të 2025, ata kanë shpenzuar 1,3 miliardë euro për udhëtime, me një rritje vjetore prej 7,5%.

Ndërkohë bilanci i udhëtimeve mbetet pozitiv.

Diferenca mes të ardhurave nga turistët e huaj dhe shpenzimeve të shqiptarëve jashtë vendit i njohur si bilanci i udhëtimeve ishte pozitiv gjatë kësaj periudhe dhe arriti në 800 milionë euro, duke dëshmuar për fuqinë eksportuese të sektorit të turizmit shqiptar.

Sot turizmi është kthyer në aktivitet gjithëvjetor, jo vetëm që po gjeneron të ardhura të konsiderueshme për ekonominë, por gjithashtu po promovon Shqipërinë si një destinacion të qëndrueshëm dhe gjithëvjetor.

e.xh./j.p/

The post Turistët e huaj shpenzuan në Shqipëri rreth 2,1 miliardë euro në 6-mujorin e parë 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sa para harxhuan klubet e Serie A? Kryeson Milan, Genoa mbyll renditjen me 0 shpenzime

By: armand
2 September 2025 at 19:01

Me mbylljen e afatit kalimtar të merkatos verore ditën e djeshme, sot është bërë publike lista me paratë e shpenzuara nga të gjitha klubet e Serie A. Në krye të listës qëndron Milan, ndërsa e fundit është Genoa, e cila ka vendosur të mos shpenzojë asnjë euro këtë merkato. Sipas Transfermarkt, Milan i cili ka […]

The post Sa para harxhuan klubet e Serie A? Kryeson Milan, Genoa mbyll renditjen me 0 shpenzime appeared first on BoldNews.al.

Berisha-La Civita, misteri i faturës/ Fushata “e varfër e Berishës”, doktori nuk deklaron asnjë shpenzim: Pagoi PD për mua

By: xhir jeta
1 September 2025 at 15:21

Kontrata për Kris La Chivita mbetet ende mister edhe pse numërimi mbrapsh për partitë politike për të deklaruar shpenzimet gjatë fushatës elektorale ka filluar.

Në raportet financiare te depozituara në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve nga kandidatët,  rezulton se kupola e PD-së, me në krye Sali Berishën nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë përgjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Dhe këtë doktori e justifikoi me faktin se paratë për kryetarin i ka paguar partia duke ia faturuar përgjegjësinë e shpenzimeve vartësve të tij.

Deputetët po deklarojnë shpenzimet personale, sepse nga deputetët që kanë bërë fushata janë detyruar kanë shpenzuar me dhjetarë, qindra, mijëra euro. Berisha nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë personale, sepse fushatën time e ka mbuluar PD. Çfarë shpenzimesh kam bërë unë, është bërë nga PD

Por pagesa e LaChivitës, strategjia e të cilit nuk arriti ta rikthente në pushtet, nuk mund të mbahet edhe për shumë kohë secret. Sali Berisha ka afat deri në fund të muajit tetor për të deklaruar të gjitha shpenzimet që jo vetëm kandidatët por edhe partia ka bërë përgjatë fushatës elektorale.

PD ka një ligj që përcakton afatin ligjor kur PD do deklarojë shpenzimet. PD do ti deklarojë çdo qindarkë. Cila është koha që përcakton ligji, këtë nuk të them. KQZ ka shpërndarë formularë për deputetë për të deklaruar shpenzimet, por jo partitë. Partitë, kanë një afat ligjor.

Por kush ka shpenzuar më shumë nga kandidatët e Partisë Demokratike. Raportet financiare tregojnë se ish gjyqtari Gjin Gjoni ka hedhur më shumë para gjatë fushatës elektorale, rreth 10 mijë euro, i ndjekur nga Belind Këlliçi me afro 8 mijë euro shpenzime.

Ndërsa nga kampi rozë, mes emrave me më shumë para të shpenzuara rezulton deputeti i Elbasanit Olsi Komici. Ish Komisioneri i vetingut thote së ka shpenzuar mbi 25 mijë euro. Të kursyer në fushatë nuk janë treguar as Ardit Bido që raporton rreth 20 mijë euro apo Damian Gjiknuri me 10 mijë.

Aktualisht nuk ka asnjë dokument për shpenzimet e kryeministrit Edi Rama ndërsa kandidatët dhe subjektet kanë 60 ditë kohë nga certifikimi përfundimtar i zgjedhjeve për të deklaruar shpenzimet e tyre./abcnews.al

Qeveria mbulon shpenzimet mjekësore për drejtoreshën e APP, 2.3 mln lekë për kurimin e Reida Kashtës

31 July 2025 at 21:23

Qeveria ka vendosur që të mbulojë shpenzimeve mjekësore për drejtoreshën e Agjencisë së Prokurimit Publik, Reida Kashta. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave. Sipas vendimit, masa e shpenzimeve është caktuar në 2 milionë e 300 mijë lekë të reja, fond i cili do të përballohet nga Fondi i Sigurimit të […]

The post Qeveria mbulon shpenzimet mjekësore për drejtoreshën e APP, 2.3 mln lekë për kurimin e Reida Kashtës appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria, e dyta nga fundi në Europë për shpenzimet qeveritare për kërkim dhe zhvillim

By: V K
30 July 2025 at 08:30

Shqipëria, renditet ndër vendet me nivelin më të ulët të shpenzimeve qeveritare, për kërkim dhe zhvillim në Europë.

Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat për vitin 2024, buxheti i alokuar nga qeveria shqiptare për kërkim-zhvillim ishte vetëm 0.19% e PBB-së, ose 40.9 milionë euro në vlerë absolute.

Kjo e vendos Shqipërinë në vendin e parafundit në kontinent, duke lënë pas vetëm Rumaninë. Në Serbi, ku janë të dhënat e disponueshme për 2024, treguesi është 0.4% e PBB-së.

Në krahasim, mesatarja e Bashkimit Europian ishte 0.71% e PBB-së, me një vlerë totale prej afro 128 miliardë euro të alokuara nga buxhetet qeveritare për R&D.

Diferenca është e thellë dhe tregon për mospërputhje serioze mes Shqipërisë dhe vendeve që investojnë në mënyrë të qëndrueshme në dijen, inovacionin dhe zhvillimin teknologjik.

Ekspertët e lidhin këtë nivel të ulët shpenzimesh në Shqipëri, me mungesën e vëmendjes institucionale ndaj kërkimit shkencor dhe me strukturën e ekonomisë shqiptare, e cila është e përqendruar kryesisht në sektorë si ndërtimi dhe turizmi – të cilët nuk nxisin kërkim, teknologji apo risi.

Për më tepër, mungesa e një politike të qartë kombëtare për kërkim dhe zhvillim ka çuar në një nënfinancim të qëndrueshëm dhe në mungesë të infrastrukturës akademike moderne.

Në një epokë ku ekonomitë globale po orientohen drejt teknologjisë së informacionit, inteligjencës artificiale dhe zhvillimeve digjitale, mungesa e investimeve në kërkim dhe zhvillim përbën një pengesë serioze për rritjen afatgjatë të Shqipërisë.

Sipas Eurostat, investimet publike në R&D, janë kyçe për konkurrueshmërinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm, ndaj mbetja në fund të listës përbën një thirrje për reflektim dhe ndryshim të drejtimit strategjik të vendit.

Europa

Sipas Eurostat, Në vitin 2024, alokimet buxhetore të qeverive të vendeve të Bashkimit Europian për kërkim dhe zhvillim (GBARD) arritën në rreth 127.9 miliardë euro, ose 0.71% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

Kjo përfaqëson një rritje prej 3.4% krahasuar me vitin 2023 (123.7 miliardë euro) dhe një rritje prej 59.5% krahasuar me vitin 2014, kur kjo shumë ishte rreth 80.2 miliardë euro.

Në vitin 2024, buxheti qeveritar për kërkim dhe zhvillim në nivelin e BE-së ishte ekuivalent me 284.7 euro për banor, që përbën një rritje prej 57.0% krahasuar me vitin 2014, kur ishte 181.3 euro për banor.

Vendet që shpenzuan më shumë për R&D për frymë ishin Luksemburgu (759.2 euro për banor), ndjekur nga Danimarka (586.8 euro) dhe Holanda (542.7 euro).

Ndërkohë, shpenzimet më të ulëta për banor u regjistruan në Rumani (19.1 euro), Bullgari (38.3 euro) dhe Hungari (58.7 euro).

Duhet theksuar se ndryshimet në shpenzimet për frymë mund të pasqyrojnë gjithashtu ndryshime në popullsinë e vendeve përkatëse.

Të gjitha vendet e Bashkimit Europian, kanë rritur buxhetet e tyre për kërkim dhe zhvillim gjatë periudhës 2014–2024, të llogaritura në euro për banor.

Rritjet më të mëdha në përqindje janë regjistruar në vendet e Europës Lindore, duke reflektuar një përpjekje për të kapur hendekun me pjesën tjetër të kontinentit.

Letonia kryeson listën me një rritje prej 313%, duke kaluar nga vetëm 19.1 euro për banor në vitin 2014 në 78.9 euro në vitin 2024.

Pas saj vjen Sllovenia me një rritje prej 252%, nga 78.3 euro në 275 euro për banor, dhe Lituania me 197%, duke kaluar nga 42.7 euro në 123 euro për banor.

Sa i përket shpërndarjes sipas objektivave socio-ekonomike, 35.7% e fondeve buxhetore qeveritare për kërkim dhe zhvillim (GBARD) u drejtuan për avancimin e përgjithshëm të dijes, kryesisht të financuara përmes një granti të përgjithshëm publik të njohur si fondet publike të përgjithshme universitare (GUF), të cilat përdoren nga institucionet e arsimit të lartë publik për të mbështetur aktivitetet e tyre.

Përveç kësaj, 16.6% e fondeve GBARD iu dedikuan gjithashtu avancimit të përgjithshëm të dijes, por nga burime të tjera përveç GUF.

Ndërkohë, 9.4% e fondeve u orientuan drejt prodhimit industrial dhe teknologjisë, 7.0% për shëndetësinë dhe 6.1% për eksplorimin dhe shfrytëzimin e hapesires/Monitor

The post Shqipëria, e dyta nga fundi në Europë për shpenzimet qeveritare për kërkim dhe zhvillim appeared first on Albeu.com.

Qytetarët paguajnë nga xhepi, fondet për shëndetësinë në nivelin e 2017-ës

22 May 2025 at 17:22

Shpenzimet publike për shëndetësinë në Shqipëri zbritën në nivelin më të ulët që nga viti 2017, duke zënë vetëm 9.6% të totalit të shpenzimeve publike në vitin 2024, sipas një raporti të organizatës “Together for Life”.

Sipas analizës, megjithëse buxheti i ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njohur rritje të ndjeshme gjatë viteve të pandemisë (2017–2021), vitet 2022 dhe 2023 kanë shënuar tkurrje progresive të financimeve.

“Në vitin 2024, pavarësisht rritjes në vlerë nominale, shpenzimet totale të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale vijojnë të jenë në rënie, duke rezultuar në 3.2% të PBB dhe 10.8% të shpenzimeve të përgjithshme publike. Shpenzimet publike për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale në vitin 2024 shënojnë nivelin më të ulët të matur gjatë 7 viteve të fundit”, thuhet në raport.

Raporti thekson se në këto vite shëndetësia në Shqipëri është nën financuar, sidomos në aspektin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor.

“Kjo përforcohet më shumë nga niveli i lartë i pagesave nga xhepi me mbi 50% të totalit të shpenzimeve të bëra për shëndetësinë, të cilat përballohen nga vetë qytetarët”, thekson raporti.

Në nivel rajonal, vendi ynë renditet i fundit sa i takon shpenzimeve në sektorin shëndetësor.

“Përpos faktit që këto shpenzime rezultojnë më të ulëtat, nga analiza vërehet edhe një mospërputhje e shifrave të raportuara nga qeveria shqiptare në dokumentet e saj zyrtare me ato të publikuara nga institucionet ndërkombëtare”.

Grafikë nga raporti

Qytetarët shqiptarë vijojnë të paguajnë nga xhepi i tyre për shërbime në shëndetësi, më shumë se vendet e tjera ta rajonit, me një nivel prej 51.3% në vitin 2022.

Grafikë nga raporti

Sa i takon procedurave të ndjekura për tenderat publikë në shëndetësi sipas raportit kontratat përqendrohen në pak operatorë.

“Një numër i vogël kompanish fitojnë shumicën e tenderëve në sektorin farmaceutik dhe pajisje mjekësore, duke kufizuar konkurrencën dhe përjashtuar operatorët e rinj apo të vegjël”, thekson raporti.

Në krye të listës së operatorëve që kanë përfituar më shumë kontrata gjatë viteve të fundit janë:

  • INCOMED – 37 kontrata,
  • MEGAPHARMA – 28 kontrata,
  • MEDICAMENTA – 20 kontrata,
  • REJSI FARMA – 20 kontrata,
  • ALDOSCH-FARMA – 19 kontrata,
  • EVITA – 18 kontrata.

Ndërsa në 80% të procedurave të anuluara kanë ndodhur për shkak të gabimeve nga stafi përgjegjës.

“Nga 122 procedura të anuluara, 98 u anuluan për shkak të gabimeve në dokumentacionin e tenderit, duke reflektuar mangësi serioze në përgatitjen dhe menaxhimin e tyre”.

Po ashtu, në proceset e tenderimit vihet re nivel i ulët i konkurrencës, me një mesatare prej 1.37 operatorësh ekonomikë për procedurë.

Diferencat midis fondit limit dhe ofertave fituese për secilin lot janë minimale sipas raportit, duke ngritur shqetësime mbi mungesën e konkurrencës efektive dhe kriteret që kanë ndikuar në këtë rezultat.

Në përfundim raporti sugjeron disa rekomandime që fokusohen në rritjen e shpenzimeve publike për shëndetësinë, përmirësimin e transparencës dhe publikimit të të dhënave, rritjen e konkurrencës në tendera, forcimin e mekanizmave të monitorimit dhe auditimit dhe rishikim të kuadrit ligjor.

The post Qytetarët paguajnë nga xhepi, fondet për shëndetësinë në nivelin e 2017-ës appeared first on Citizens.al.

74% e grave e duan burrin që paguan dhe ja pse kjo s’ka të bëjë me luksin

By: gaze tare
9 July 2025 at 16:35

74% e grave duan një partner që paguan për gjithçka. Pse? Jo për luksin. Por për qetësinë.

Sipas një sondazhi të vitit 2023 nga Qualtrics, 74% e grave preferojnë që burri të marrë përsipër shpenzimet, duke e parë këtë si një shenjë sigurie, respekti dhe stabiliteti afatgjatë.

Një studim i vitit 2022 nga Psychological Science tregon se gratë, biologjikisht, priren të zgjedhin partnerë me stabilitet financiar kur mendojnë për një lidhje serioze. Sepse mbështetja e vazhdueshme interpretohet si mbrojtje, përkujdesje dhe paqe mendore.

Në një kohë me kosto të larta jetese dhe lodhje të përhershme, shumë gra po heqin dorë nga miti i “gruas së fortë që i bën të gjitha vetë” dhe po zgjedhin të jetojnë ndryshe, më butë, më qetë, më në paqe.

The post 74% e grave e duan burrin që paguan dhe ja pse kjo s’ka të bëjë me luksin appeared first on iconstyle.al.

Rama mburret me turistët, por në Shqipëri vijnë më “koprracët”

7 July 2025 at 07:56

Një europian shpenzon mesatarisht rreth 91 euro kur udhëton në një shtet tjetër të Europës, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat dhe që i përkasin vitit 2023. Për mesataren e eurozonës ky tregues rritet në 93 euro. Ky tregues përfshin fjetjen (akomodimin), ushqimin dhe pijet, transportin lokal, biletat e muzeve, aktiviteteve rekreative etj. Të […]

The post Rama mburret me turistët, por në Shqipëri vijnë më “koprracët” appeared first on BoldNews.al.

Meta nxjerr dokumentin: SPAK dezinformon, karta bankare u përdor nga Kryemadhi

By: Oldi
2 July 2025 at 10:37

Ilir Meta ka hedhur një sërë akuzash ndaj SPAK, lidhur me hetimet që ky institucion po kryen ndaj ish-presidentit dhe Monika Kryemadhit. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Meta nga qelia e cilëson SPAK, një organizatë kriminale, teksa thotë se vazhdon të shpërndajë dizinformacione në televizionet dhe mediat e blera me paratë e pista të […]

The post Meta nxjerr dokumentin: SPAK dezinformon, karta bankare u përdor nga Kryemadhi appeared first on BoldNews.al.

Presidenti rus, Putin njofton uljen e shpenzimeve ushtarake

28 June 2025 at 17:10

Diktatori rus, Vladimir Putin, ka njoftuar planet për të ulur shpenzimet ushtarake të Rusisë për vitin që vjen dhe për tri vitet e ardhshme. Kjo masë vjen pas paralajmërimeve nga zyrtarët e Kremlinit, që theksuan se Rusia është “në prag të recesionit” ekonomik, sipas The Telegraph.

Në një samit ekonomik të pesë shteteve post-sovjetike në Minsk, Putin njoftoi se shpenzimet për mbrojtjen do të reduktohen për vitin 2024 dhe për periudhën e ardhshme trevjeçare. Ai theksoi se Rusia do të fokusohet në menaxhimin më të mirë të burimeve të saj ushtarake dhe se kjo do të jetë një masë për të përballuar pasojat ekonomike të luftës.

Duke iu përgjigjur planit të NATO-s për të rritur shpenzimet e mbrojtjes në 5% të PBB-së, Putin komentoi se shtetet anëtare të Aleancës do të shpenzonin fonde për “blerje nga SHBA-të dhe për të mbështetur kompleksin e tyre ushtarako-industrial”. Ai shtoi: “Pra, kush po përgatitet për disa veprime agresive? Ne apo ata?”

Këto komente erdhën pas një paralajmërimi nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik i Rusisë, Maxim Reshetnikov, që e cilësoi situatën ekonomike të vendit si një periudhë të vështirë. Ai njoftoi se Rusia ishte “në prag të recesionit” dhe se nuk ishte më në gjendje të mbështetej në burime të papërdorura për të nxitur rritjen ekonomike.

Edhe Elvira Nabiullina, drejtoresha e Bankës Qendrore të Rusisë, i tha të premten se ekonomia e vendit po vuante nga ndikimi i shpenzimeve të mëdha në sektorin e mbrojtjes dhe se ritmi i rritjes ekonomike ishte ngadalësuar. Ajo theksoi se shumë nga burimet që Rusia kishte përdorur për të aktivizuar rritjen e saj tashmë ishin shteruar, duke shtuar pasiguri për të ardhmen ekonomike të vendit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Presidenti rus, Putin njofton uljen e shpenzimeve ushtarake appeared first on Euronews Albania.

Çfarë do të thotë 5% e PBB-së për mbrojtjen?

26 June 2025 at 15:29

Udhëheqësit e NATO-s ranë dakord me kërkesën e presidentit amerikan, Donald Trump për rritjen graduale të shpenzimeve për mbrojtjen nga niveli aktual, 2% në 5%. Objektivi gjithsesi parashikohet të realizohet jo më herët se sa viti 2035, ndërsa është rënë dakord për një rishikim në vitin 2029. Nga Gjergj Erebara Gjatë vitit 2025, Shqipëria pritet […]

The post Çfarë do të thotë 5% e PBB-së për mbrojtjen? appeared first on BoldNews.al.

Si i detyroi Donald Trump vendet e NATO-s të rrisin shpenzimet 5% për Mbrojtjen

25 June 2025 at 19:33

Deri në vitin 2035, shtetet anëtare synojnë të shpenzojnë pesë përqind të prodhimit të tyre ekonomik përkatës për mbrojtje çdo vit. Kjo u deklarua në deklaratën përfundimtare të samitit të NATO-s në Hagë. Presidenti i SHBA-së Donald Trump i përshkroi rezultatet e samitit si një moment historik, duke thënë se ai do të mbetet në histori si “Angazhimi i mbrojtjes i Hagës”.

Në deklaratën përfundimtare të samitit të tyre në Hagë, shtetet e NATO-s u zotuan të arrinin objektivin e ri të investimit, deri në vitin 2035, të 5% të Produktit të tyre të Brendshëm Bruto (PBB) në mbrojtje dhe “shpenzime të lidhura me mbrojtjen dhe sigurinë”, një nivel që nuk është arritur që nga Lufta e Ftohtë. Deri tani, objektivi ishte 2%.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte pranoi se një rritje e tillë nuk do të kishte qenë e mundur pa presionin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump. Rutte e vlerësoi republikanin për arritjen e “asaj që asnjë president amerikan nuk e ka arritur në dekada”.

“Aleanca më e fortë në histori”

Kështu, shpërbërja e Aleancës së Atlantikut të Veriut, për të cilën u druajtën shumë njerëz pas fitores në zgjedhje të Trumpit në vitin 2024, duket se është shmangur.

Trump
Trumpi e pranoi shprehimisht detyrimin për të ndihmuar: “Unë e mbështes këtë, prandaj jam këtu”, tha ai në Hagë. “Nëse nuk do ta mbështesja këtë, nuk do të isha këtu.” Sipas detyrimit për ndihmë të ndërsjellë të NATO-s, në bazë të Nenit 5 të Traktatit të Atlantikut të Veriut, një aleat mund të mbështetet në mbështetjen e të tjerëve: një sulm kundër një anëtari të NATO-s do të konsiderohet një sulm kundër të gjithëve.

Në deklaratën përfundimtare, NATO përshkruhet si “aleanca më e fortë në histori”. Ajo mbetet e bashkuar dhe e vendosur për të mbrojtur miliona qytetarë që jetojnë brenda aleancës.

Në të kaluarën, Trumpi kishte krijuar pasiguri nëse Shtetet e Bashkuara mbeteshin të përkushtuara ndaj marrëveshjes themelore të NATO-s. Gjatë fushatës zgjedhore, ai madje kërcënoi të ndihmonte vetëm ato vende që, sipas mendimit të tij, shpenzonin mjaftueshëm për mbrojtje. Megjithatë, në Hagë, Trumpi e quajti marrëveshjen mbi objektivin e shpenzimeve që ai vetë e kishte propozuar “të jashtëzakonshme”.

Friedrich Merz: “Askush të mos guxojë të sulmojë NATO-n, askund”

Kancelari gjerman Friedrich Merz e quajti samitin “historik” dhe theksoi se Gjermania nuk do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes për shkak të Trumpit, por për shkak të situatës aktuale të rrezikshme. “Rusia nuk kërcënon vetëm Ukrainën; Rusia kërcënon të gjithë paqen, të gjithë rendin politik të kontinentit tonë”.

Merz
Merz theksoi se partnerët evropianë të NATO-s, në veçanti, duhet të “bëjnë më shumë në vitet e ardhshme” për të siguruar aftësitë e tyre mbrojtëse. Megjithatë, Spanja dhe Sllovakia njoftuan se nuk ndiheshin të detyruar të përmbushnin objektivin prej 5%, pavarësisht se kishin miratuar deklaratën përfundimtare.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili mori pjesë në samit si i ftuar, luajti vetëm një rol mbështetës në këtë rast. Në deklaratën përfundimtare, solidariteti me Ukrainën kufizohet në një fjali: “Aleatët riafirmojnë angazhimet e tyre të përhershme kombëtare për të mbështetur Ukrainën, siguria e së cilës kontribuon në sigurinë tonë.”

Vitin e kaluar, NATO premtoi 40 miliardë euro ndihmë për Ukrainën dhe u zotua ta mbështesë atë në “rrugën e saj të pakthyeshme” drejt anëtarësimit në NATO. Ky formulim i fundit, i cili ishte jashtëzakonisht i rëndësishëm për Ukrainën, është hequr nga deklarata. Kryeministri hungarez Viktor Orbán ishte veçanërisht i qartë: “NATO nuk ka punë në Ukrainë.” /DW

The post Si i detyroi Donald Trump vendet e NATO-s të rrisin shpenzimet 5% për Mbrojtjen appeared first on Sot News | Lajme.

Çfarë është objektivi i ri i NATO-s prej 5% për shpenzimet e mbrojtjes?

By: user 8
25 June 2025 at 18:06

Udhëheqësit e NATO-s pritet të miratojnë një objektiv të ri të madh për shpenzimet në mbrojtje në samitin e aleancës në Hagë të mërkurën, siç kërkohet nga Presidenti amerikan Donald Trump.

Ja disa pyetje dhe përgjigje kyçe rreth objektivit të ri.

Çfarë pritet të miratojnë udhëheqësit e NATO-s?

Pritet të bien dakord që anëtarët e NATO-s duhet të shpenzojnë 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për mbrojtje bazë dhe investime më të gjera që lidhen me mbrojtjen dhe sigurinë.

Kjo është një rritje e konsiderueshme krahasuar me objektivin aktual prej 2%, i cili u miratua në samitin e aleancës në Uells në 2014. Por objektivi i ri do të matet në mënyrë të ndryshme.

Anëtarët e NATO-s do të pritet të shpenzojnë 3.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të tyre për mbrojtjen bazë, si trupa dhe armë, objektet që përfshihen aktualisht në objektivin e vjetër prej 2%.

Ata gjithashtu do të pritet të shpenzojnë një 1.5% tjetër të PBB-së për investime më të gjera që lidhen me mbrojtjen dhe sigurinë, si përshtatja e rrugëve, urave dhe porteve për përdorim nga automjetet ushtarake, si dhe në kibernetikë dhe mbrojtjen e tubacioneve të energjisë.

Sa e madhe do të jetë kërkesa për vendet anëtare të NATO-s?

Shumë e madhe për shumë prej tyre.

Njëzet e dy nga 32 vendet anëtare të NATO-s shpenzuan vitin e kaluar 2% ose më shumë të PBB-së së tyre për mbrojtje.

Në total, anëtarët e aleancës shpenzuan mesatarisht 2.61% të PBB-së së NATO-s për mbrojtje vitin e kaluar, sipas një vlerësimi të NATO-s. Por ky numër fsheh dallime të mëdha në shpenzimet ndërmjet anëtarëve.

Për shembull, Polonia shpenzoi më shumë se 4% të PBB-së së saj për mbrojtje, duke qenë shpenzuesi më i madh. Në anën tjetër, Spanja shpenzoi më pak se 1.3%.

Kur pritet që vendet e NATO-s të arrijnë këtë objektiv?

Ata do të pritet të arrijnë objektivin deri në vitin 2035. Objektivat mund të rishikohen dhe përshtaten gjatë një rishikimi që pritet në vitin 2029.

Sa para shtesë do të duhej të shpenzonin vendet e NATO-s?

Është e vështirë të thuhet saktësisht sa para shtesë do të duhet të shpenzojnë anëtarët e NATO-s, pasi kjo varet nga madhësia e ekonomive të tyre në vitet në vijim.

Gjithashtu, NATO nuk ka një matje aktuale për shpenzimet në kategorinë e re më të gjerë të investimeve në mbrojtje dhe siguri, kështu që nuk ka një pikë referimi për t’u bazuar.

Megjithatë, vendet e NATO-s shpenzuan mbi 1.3 trilionë dollarë për mbrojtjen bazë në vitin 2024, nga rreth 1 trilionë dollarë dhjetë vjet më parë (me çmime të pandryshuara të vitit 2021). Nëse të gjitha shtetet e NATO-s do të kishin shpenzuar 3.5% të PBB-së për mbrojtje vitin e kaluar, kjo do të përbënte rreth 1.75 trilionë dollarë.

Pra, arritja e objektivave të rinj mund të kërkojë shpenzime shtesë prej qindra miliardë dollarësh në vit, krahasuar me shpenzimet aktuale.

Pse po i rrisin tani shpenzimet vendet e NATO-s?

Vazhdimi i luftës së Rusisë në Ukrainë, shqetësimet për një kërcënim të mundshëm nga Rusia në të ardhmen, dhe presioni i SHBA-ve kanë nxitur shumë kryeqytete europiane të rrisin investimet në mbrojtje dhe të planifikojnë rritje edhe më të mëdha në vitet e ardhshme.

“Rusia mund të jetë gati të përdorë forcën ushtarake kundër NATO-s brenda pesë viteve,” tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, më herët këtë muaj.

Europa gjithashtu po përgatitet për mundësinë që SHBA-ja, nën Presidentin Donald Trump, të vendosë të tërheqë disa nga trupat dhe kapacitetet e saj nga Europa.

Lexo më tej: Trump në samitin e NATO-s, çfarë mund të shkojë keq? 

“Amerika nuk mund të jetë kudo dhe gjithmonë, dhe as nuk duhet të jetë,” tha sekretari i mbrojtjes së SHBA-së, Pete Hegseth.

Për çfarë do të shpenzohet paratë e reja?

Këtë muaj, NATO miratoi objektiva të rinj të kapaciteteve për anëtarët e saj, llojet e trupave, njësive ushtarake, armëve dhe pajisjeve që NATO thotë se duhet të kenë për të mbrojtur veten dhe aleancën.

Këto objektiva janë të klasifikuara, por Rutte tha pas miratimit se aleanca duhet të investojë më shumë në fusha si “mbrojtja ajrore, avionë luftarakë, tanke, dronë, personel, logjistikë dhe shumë të tjera”. 

A janë të gjithë dakord?

Jo plotësisht. Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez thotë se vendi i tij mund të përmbushë objektivat e kapaciteteve ushtarake duke shpenzuar vetëm 2.1% të PBB-së.

Qeveria e tij miratoi draftin e deklaratës së samitit me objektivin e ri të shpenzimeve, por bëri të qartë se nuk ka ndërmend të shpenzojë kaq shumë. Zyrtarët e NATO-s thonë se Sanchez nuk ka të drejtë për përjashtim, shpenzimet e Spanjës do të monitorohen dhe nëse nuk investon mjaftueshëm për të përmbushur objektivat ushtarake, do të duhet të përmirësohet.

Disa vende që kanë nënshkruar objektivat mund të mos i arrijnë ato, pritet nga diplomatë dhe analistë, por publikisht ata kanë insistuar se janë të përkushtuar.

Kush do të sigurojë paratë?

Çdo vend anëtar i NATO-s do të vendosë vetë se nga do të gjejë paratë për të rritur shpenzimet në mbrojtje dhe si t’i alokojë ato.

Bashkimi Evropian ka ndërmarrë hapa për të lehtësuar shpenzimet e kryeqyteteve në mbrojtje.

BE po lejon vendet anëtare të rrisin shpenzimet ushtarake me 1.5% të PBB-së çdo vit për katër vite, pa iu nënshtruar masave disiplinore që zakonisht aktivizohen kur deficiti kombëtar kalon 3% të PBB-së.

Muajin e kaluar, ministrat e BE-së miratuan krijimin e një fondi armësh prej 150 miliardë eurosh, i cili do të financohet me huamarrje të përbashkët evropiane dhe do t’u japë hua vendeve për projekte të përbashkëta mbrojtjeje.

Disa vende evropiane kërkojnë që huamarrja e përbashkët e BE-së të përdoret për grante, jo hua, për shpenzimet në mbrojtje, por po hasin rezistencë nga vende konservatore fiskalisht si Gjermania dhe Holanda.

Si krahasohet objektivi i NATO-s me shpenzimet e tjera ushtarake?

Aleatët e NATO-s dedikojnë një pjesë shumë më të vogël të prodhimit të tyre ekonomik për mbrojtje sesa Rusia, por së bashku shpenzojnë shumë më tepër para sesa Moska.

Shpenzimet ushtarake të Rusisë u rritën me 38% në 2024, duke arritur në rreth 149 miliardë dollarë, ose 7.1% të PBB-së, sipas Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve për Paqen në Stokholm (SIPRI).

Kina, shpenzuesi i dytë më i madh ushtarak në botë, i kushtoi rreth 1.7% të PBB-së shpenzimeve ushtarake vitin e kaluar, sipas SIPRI.

Si krahasohet shpenzimet ushtarake me shpenzimet e tjera qeveritare?

Në vendet e NATO-s, mbrojtja përbën një pjesë relativisht të vogël të buxheteve kombëtare.

Shpenzimet ushtarake përbënin 3.2% të shpenzimeve qeveritare në Itali, 3.6% në Francë dhe 8.5% në Poloni në vitin 2023, sipas të dhënave të SIPRI. Në Rusi, në të njëjtin vit, shpenzimet ushtarake përbënin pothuajse 19% të shpenzimeve qeveritare.

Reuters, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 

The post Çfarë është objektivi i ri i NATO-s prej 5% për shpenzimet e mbrojtjes? appeared first on Lapsi.al.

Kallas: E dëgjuam Trumpin dhe iu përgjigjëm pozitivisht për shpenzimet e mbrojtjes

By: armand
25 June 2025 at 17:33

Bashkimi Evropian i është përgjigjur thirrjes së Presidentit Donald Trump për rritjen e shpenzimeve ushtarake. “Ne e kemi dëgjuar Presidentin Trump dhe të gjithë po bëjnë më shumë,” tha Përfaqësuesja e Lartë për Punët e Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, në një intervistë për Euronews Today, në prag të samitit historik të NATO-s që po […]

The post Kallas: E dëgjuam Trumpin dhe iu përgjigjëm pozitivisht për shpenzimet e mbrojtjes appeared first on BoldNews.al.

HAGË – De Wever: Asnjë përjashtim për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen

HAGË, 25 qershor /ATSH-DPA/ – Kryeministri belg, Bart De Wever ishte i vendosur sot kur deklaroi se për “asnjë përjashtim” nuk është rënë dakord nga një rritje masive e planifikuar e shpenzimeve për mbrojtjen.

Lëvizja, e cila do të miratohet nga udhëheqësit e NATO-s, ka shkaktuar kundërshtim nga disa anëtarë, ndërsa disa aleatë përpiqen të përmbushin edhe objektivat aktuale të shpenzimeve, përfshirë Spanjën dhe Belgjikën.

Ditë para samitit të Hagës, kryeministri spanjoll Pedro Sánchez deklaroi se Madridi nuk ishte zotuar për arritjen e objektivit të ri, i cili parashikon që aleatët të shpenzojnë të paktën 3,5% të PBB-së dhe 1,5% për shpenzimet përkatëse deri në vitin 2035.

Sánchez tha se Madridi do të jetë në gjendje të arrijë plane të reja të aftësive të NATO-s duke shpenzuar më pak, një qëllim i konsideruar jorealist nga shefi i NATO-s Mark Rutte.

De Wever, duke iu drejtuar shtypit përpara konsultimeve me udhëheqësit e tjerë të NATO-s, theksoi se “nuk ka asnjë përjashtim”.

“Të gjithë e pranojnë të njëjtin tekst”, tha ai, duke iu referuar një deklarate të samitit që do të miratohet sot më vonë.

Kryeministri theksoi se Belgjika ishte e vendosur të arrinte kapacitetet e reja, por nuk kishte vendosur ende se si do ta bënin këtë, duke shtuar se “nëse është e mundur” Brukseli do të shpenzonte gjithashtu më pak se 3,5%./ /os/

The post HAGË – De Wever: Asnjë përjashtim për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

REL: Çfarë do të thotë objektivi i ri i NATO-s për shpenzime në mbrojtje?

By: Ardit
25 June 2025 at 08:51

Liderët e vendeve anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) pritet të pajtohen për objektivin e ri të madh për shpenzime në mbrojtje në një samit të aleancës që mbahet të mërkurën në Hagë. Kërkesa për rritje të shpenzimeve vjen nga presidenti amerikan, Donald Trump. Çfarë pritet të miratojnë liderët e NATO-s? Ata […]

The post REL: Çfarë do të thotë objektivi i ri i NATO-s për shpenzime në mbrojtje? appeared first on BoldNews.al.

❌
❌