Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

GJKKO kalon për gjykim grupin e strukturuar kriminal të Laert Haxhiut

By: Brisi
12 December 2025 at 15:00

Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim çështjen penale ndaj grupit të strukturuar kriminal, të drejtuar nga Laert Haxhiu dhe anëtarëve të tij, Kristi Bixheku dhe Artan (Marjus) Tafani. Haxhiu, Bixheku dhe Tafani akuzohen për një sërë krimesh të rënda që variojnë nga vrasje me paramendim, shkatërrim prone me eksploziv, vjedhje me armë, sigurim kushtesh […]

The post GJKKO kalon për gjykim grupin e strukturuar kriminal të Laert Haxhiut appeared first on BoldNews.al.

I akuzuar për 14 vepra të rënda kriminale, GJKKO kalon për gjykim Laert Haxhiun, Kristi Bixheku dhe Artan Tafanin

By: V K
12 December 2025 at 15:03

Në seancën paraprake të kësaj të premteje, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve vendosi të dërgojë për procedimin penal të vitit 2023, të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngarkim të të pandehurve Laert Haxhiu, Artan (Marjus) Tafani dhe Kristi Bixheku.

Laert Haxhiu, akuzohet për kryerjen e veprave penale: “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Mbajtja pa leje i armëve, armëve shpërthyese ose e lëndëve plasëse’’, në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 05.04.2021, në Lushnjë, në dëm të viktimës A.A.;

“Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Mbajtja pa leje i armëve, armëve shpërthyese ose e lëndëve plasëse”, në formën e veçantë të bashkëpunimit, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 29.05.2021, Lagjia ****, pallati nr.****, Lushnje, në dëm të shtetasve B.Ç dhe E.Ç.; “Vrasje me paramendim”, e kryer për interes, në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 01.06.2021, ora 21:15, në Tepelenë, në dëm të viktimës Ç.S, të parashikuar ;“Vrasje me paramendim”, në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” ngjarje e ndodhur në datën 02.06.2021, në dëm të viktimës F.Xh..

“Vrasje me paramendim” e kryer për interes, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i Strukturuar Kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në lagjen ****, Peqin, më datë 17.10.2021, në dëm të viktimës A.S (E.M), “Vrasje për gjakmarrje”, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në ****, Peqin, më datë 27.12.2021, në dëm të A.(D.)B; “Vjedhje me armë”, në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e automjetit të shtetasit G.Ç, më datë 27.01.2022, në autostradën Tiranë-Elbasan; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, derisa pa kryer vjedhjen me armë në dëm të shtetasit G.C, më datë 27.01.2022,

; “Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, e kryer për interes, në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 20.04.2022, në Lushnje, në dëm të viktimës K.M,; “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 08.06.2022, në Durrës, në dëm të shtetasve B.R e R.R; “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” në formë të veçantë të bashkëpunimit, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e datës 06.07.2022, rreth orës 21:00, në Lushnje, në dëm të shtetasit R.G, “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 01.11.2022, në Lushnje, në dëm të shtetasit B.T;

“Shkatërrim i pronës me eksploziv”, në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 31.12.2022, në Lushnje, në dëm të shtetasit B.T/R.T, të parashikuar përkatësisht nga nenet 152 paragrafi 1, 28 pika 4, 333/a paragrafi 1, 334 si dhe 278 paragrafi 1 të Kodit Penal; “vjedhje me armë”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 22.02.2023, në ****, Shijak (Durrës), në dëm të shtetasit M.Z (automjetit të tij), të parashikuar përkatësisht nga nenet 140, 28 pika 4, 333/a, paragrafi 1 dhe 334 të Kodit Penal;

“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, derisa pa kryer vjedhjen me armë të automjetit në pronësi të shtetasit M.Z, ndodhur më datë 22.02.2023, të parashikuar nga neni 278 paragrafi 1 të Kodit Penal; “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në formë të veçantë të bashkëpunimit, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në periudhën prill-maj 2024, në Lushnje, në dëm të shtetasit G.H, të parashikuar përkatësisht nga nenet 80, 28 pika 4, 333/a paragrafi 1 dhe 334 të Kodit Penal.

Ndërkohë Kristi Bixheku, akuzohet për kryerjen e veprave penale: “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, në formë të veçantë të bashkëpunimit, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 01.11.2022, në Lushnje, në dëm të shtetasit B.T, të parashikuar përkatësisht nga nenet 152 paragrafi 1, 28 pika 4, 333/a, paragrafi 2, si dhe 278 paragrafi 1 të Kodit Penal; “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, në formë të veçantë të bashkëpunimit, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 31.12.2022, në Lushnje, në dëm të shtetasit B.T/R.T, parashikuar nga nenet 152 paragrafi 1, 28 pika 4, 333/a paragrafi 2, 334 si dhe 278 paragrafi 1 të Kodit Penal;“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në formë të veçantë të bashkëpunimit, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në periudhën Prill-Maj 2024, në Lushnje, në dëm të shtetasit G.H, të parashikuar përkatësisht nga nenet 80, 28 pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 të Kodit Penal. 3.

Ndërkohë Artan (Marjus) Tafani, akuzohet për kryerje e veprave penale: “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në formë të vecantë të bashkëpunimit, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e datës 06.07.2022, rreth orës 21:00, në Lushnje, në dëm të shtetasit R.G, të parashikuar përkatësisht nga nenet 80, 28 pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 të Kodit Penal, si dhe kërkesën për gjykim të shkurtuar të të pandehurve Kristi Bixheku dhe Artan (Marjus) Tafani, trupit gjykues të përbërë prej tre gjyqtarësh, tërësisht të ndryshëm nga ky trup gjykues monokratik dhe hedhjen e çështjes në short për arsye se gjykata çmon se ka prova të mjaftueshme në mbështetje të akuzës. II.

The post I akuzuar për 14 vepra të rënda kriminale, GJKKO kalon për gjykim Laert Haxhiun, Kristi Bixheku dhe Artan Tafanin appeared first on Albeu.com.

Laert Haxhiu kalon për gjykim/ Gjykata e Posaçme pranon kërkesën e SPAK për grupin kriminal

12 December 2025 at 15:30

GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK për grupin kriminal dhe ka dërguar për gjykim Laert Haxhiun, Kristi Bixhekun dhe Artan Tafanin.

Haxhiu akuzohet për  kryerjen e 14 veprave penale, konkretisht: “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Mbajtja pa leje i armëve, armëve shpërthyese ose e lëndëve plasëse’’, në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 05.04.2021, në Lushnjë,

 

SPAK dërgon për gjykim dosjen ndaj grupit të strukturuar kriminal të Laert Haxhiut/ AKUZAT

By: Ela
4 October 2025 at 18:31

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim Laert Haxhiun, i cili së bashku me disa anëtarë të grupit të strukturual kriminal që ai drejtonte akuzohen për të paktën 14 ngjarje të rënda kriminale. Laert Haxhiu, Kristi Bixheku dhe i penduari i drejtësisë Artan (Marjus) Tafani, akuzohen për një sërë krimesh të rënda që variojnë […]

The post SPAK dërgon për gjykim dosjen ndaj grupit të strukturuar kriminal të Laert Haxhiut/ AKUZAT appeared first on BoldNews.al.

Vrasje, eksploziv, shkatërrim prone dhe vjedhje/ SPAK kopsit dosjen, zbardhen episodet kriminale të Laert Haxhiut me shokë

4 October 2025 at 18:29

TIRANË- Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbylli hetimet dhe dërgoi në Gjykatën e Posaçme veprimtarinë e grupi kriminal të Laert Haxhiut, Kristi Bixheku dhe Artan (Marjus) Tafani.

Sipas SPAK, koka e grupit rezultonte Laert Haxhiu, i cili akuzohet për 14 episode kriminale. Prokuroria ka listuar “malin” e krimeve të Laert Haxhiut, ndërsa ka treguar në mënyrë të përmbledhur dhe natyrën e krimit.

Për SPAK, Laert Haxhiu, është drejtues dhe organizator i grupit të strukturuar kriminal, i cili akuzohet për 14 veprat penale:

  1. Në bashkëveprim me Lulzim (Arapi) Spahija kreu kriminShkatërrimi i pronës me eksploziv’’, në dëm të shtetasit Arian Aliço, ngjarje e ndodhur më 5.4.2021, në Lushnjë;
  2. Në bashkëveprim me Artan (Marjus) Tafani kreu krimin“Shkatërrimi i pronës me eksploziv’’, në dëm të shtetasve, Besnik Çoku dhe Erion Çoku, ngjarje e ndodhur më 29.5.2021, ora 02:15, Lagjia ‘Gafurr Muço’ pallati Nr.4, Lushnjë;
  3. Në bashkëveprim me Artan Tafani, Erisiano Abedini, Ligor Romaçka e Bujar Abedini kreu krimin“Vrasje me paramendim”, e kryer për interes, me viktimë Çajup Selimi, ngjarje e ndodhur më 1.6.2021, ora 21:15, në Tepelenë;
  4. Në bashkëveprim me Ligor Romacka, Maringlen Topuzi, Bledar Berberi, Artan Tafani dhe Lulzim (Arapi) Spahija kreu krimin“Vrasje me paramendim”, me viktimë Fridman Xhaferraj, më 2.6.2021, trupi i të cilit u gjet i pajetë, tek rezervuari i Gjançit, në Korçë, më datë 13.6.2021;
  5. Në bashkëveprim me Artan Tafani, Lulzim Spahija dhe Mariglen Topuzi dhe Bledar Berberi, kreu krimin “Vrasje me paramendim” e kryer për interes, me viktimë Alban Semaku (Elton Mermali), ngjarje e ndodhur në lagjen Çezme, Peqin, më datë 17.10.2021;
  6. Në bashkëveprim me Enriko Xhahysa, Artan Tafani dhe Lulzim Spahija, kreu krimin “Vrasje për gjakmarrje”, me viktimë Albi (Dijonist) Bashaliu, ngjarje e ndodhur në Gjoçaj, Peqin, më datë 27.12.2021;
  7. Në bashkëveprim me Artan Tafani dhe Lulzim Spahija kreu krimin “Vjedhje me armë” të automjetit të Gëzim Çepele, më datë 27.1.2022, në autostradën Tiranë-Elbasan, pranë karburant Bar-Restorant Palmanova,Tiranë;
  8. Në bashkëveprim me Artan Tafani, Lulzim Spahija dhe Dorian Shurdhi (i ndjerë) kreu krimin “Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm të Kujtim Meta, e kryer për interes, më datë 20.4.2022, në Lushnje;
  9. Në bashkëveprim me Artan Tafani, Lulzim Spahija dhe Erisiano Abedini, kreu krimin “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, në dëm të Bashkim Rajku dhe Rigels Rajku (Noizy), ngjarje e ndodhur më 8.6.2022, në Durrës;
  10. Në bashkëveprim me Artan Tafani dhe Fatjon Veliun siguroi kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasjen e Rexhep Ginës, në Lushnjë, rreth orës 21:00, më 6 korrik 2022;
  11. Në bashkëveprim me Artan Tafani, Kristi Bixheku dhe Erisiano Abedini, kreu krimin “Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të Bujar Turku, ngjarje e ndodhur më datë 1.11.2022, në Lushnje;
  12. Në bashkëveprim me Artan Tafani, Kristi Bixheku dhe Erisiano Abedini, kreu krimin “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, sërish në dëm të Bujar Turku/Resmije Turku, ngjarje e ndodhur më 31.12.2022, në Lushnjë;
  13. Në bashkëveprim me Artan Tafani dhe Firdeus Berberi, kreu krimin “Vjedhje me armë” e automjetit në pronësi të Marjus Zejneli, ndodhur më 22.2.2023, në Sallmone, Shijak (Durrës);
  14. Në bashkëveprim me Artan Tafani dhe Kristi Bixheku, kreu krimin “Sigurim i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, të Genci Hidës, në Lushnjë, në periudhën Prill-Maj 2023;

Grupi i strukturuar kriminal kishte mundur të siguronte armë, armë shpërthyese dhe municione luftarake në sasira të mëdha dhe i përdorte ato në mjedise publike;

Kristi Bixheku akuzohet për veprat e mëposhtme penale:

  1. Në bashkëveprim me Laert Haxhiu, Artan Tafani dhe Erisiano Abedini, kreu krimin “Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të Bujar Turku, ngjarje e ndodhur më 1.11.2022, në Lushnjë;
  2. Më 31.12.2022, në Lushnjë, sërish në bashkëveprim me Laert Haxhiu, Artan Tafani dhe Erisiano Abedini, kreu krimin “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, në dëm të Bujar Turku/Resmije Turku;
  3. Në bashkëveprim me Laert Haxhiu dhe Artan Tafani, kreu krimin “Sigurim i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” të Genci Hidës, në Lushnjë, në periudhën Prill-Maj 2023;

Artan (Marjus) Tafani akuzohet për veprat e mëposhtme penale:

Në bashkëveprim me Laert Haxhiu dhe Fatjon Veliun, kreu krimin Sigurimi i kushteve dhe mjeteve” për vrasje të Rexhep Ginës, në Lushnjë, më datë 6 korrik 2022, rreth orës 21:00;

Bazuar në aktet e hetimit, arrihet në konkluzionin se aktiviteti kriminal i këtij grupi të strukturuar është i shtrirë nga muaji prill i vitit 2021 deri në muajin maj të vitit 2023, kur drejtuesi dhe organizatori i tij, Laert Haxhiu u arrestua në Greqi. (Laert Haxhiu u ekstradua nga Greqia në korrik të vitit 2024).

Anëtarët e grupit të strukturuar kriminal vec të akuzuarve janë edhe:

  • Lulzim Spahija (Arapi)
  • Ligor Romaçka
  • Bledar Berberi
  • Erisiano Abedini

Ndaj tyre është paraqitur më parë, një kërkesë për gjykim.

Sipas SPAK, Laert Haxhiu, organizatori dhe drejtuesi i këtij grupi të strukturuar kriminal e nisi kryerjen e akteve kriminale në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e kushëririt të tij (djalit të xhaxhait) Klodian Haxhiut, dhe pas arrestimit të dy miqve të tij Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili.

I drejtuar dhe organizuar prej tij, grupi kriminal ndërmori akte konkrete kriminale për vrasjen e personave që konsideroheshin si anëtarë të grupit kriminal kundërshtar, i cili në atë kohë drejtohej nga Aldo Bare.

Aktet kriminale të këtij grupi të strukturuar, nuk synuan vetëm jetën dhe shëndetin e kundërshtarëve, por dhe shkatërrimin e pronës, përmes përdorimit të lëndëve shpërthyese, apo kryerjen e akteve të vjedhjes me përdorimin e armëve. Përveç vrasjeve të Çajup Selimit dhe Albi (Dijonist) Bashaliut, të gjitha krimet e tjera që u përmendën më sipër janë organizuar dhe kryer në shenjë hakmarrjeje dhe për të njëjtat motive./abcnews.al

Laert Haxhiu, i pandehur në gjykatë/SPAK mbyll hetimet për grupin kriminal, atentate në disa qytete

4 October 2025 at 18:08

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme çështjen ndaj grupit të strukturuar kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu.

Sipas akuzës, Haxhiu, i konsideruar organizatori dhe drejtuesi i grupit, së bashku me bashkëpunëtorët e tij Kristi Bixheku dhe Artan Tafani, janë të akuzuar për një sërë veprash penale, ku përfshihen vrasje me paramendim, shkatërrim prone me eksploziv, vrasje për gjakmarrje, vjedhje me armë, si edhe sigurim i kushteve për kryerjen e vrasjeve.

Hetimet kanë zbuluar se aktiviteti kriminal i këtij grupi është shtrirë në një periudhë dyvjeçare, nga prilli i vitit 2021 deri në maj të vitit 2023, kur vetë Laert Haxhiu u arrestua në Greqi. Ai u ekstradua në Shqipëri në korrik të vitit 2024.

Sipas SPAK, grupi kriminal ka kryer një sërë atentatesh dhe shpërthimesh me eksploziv në qytetet Lushnjë, Peqin, Durrës, Shijak e Korçë, duke shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha materiale. Në listën e akuzave përfshihet vrasja me paramendim e Çajup Selimit në Tepelenë dhe e Fridman Xhaferrajt në Korçë, si edhe vrasja për gjakmarrje e Albi Bashaliut në Peqin.

Mes të tjerash, SPAK thotë se Artan Tagani ne bashkëveprim me Laert Haxhiu dhe Fatjon Veliun, kreu krimin “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve” për vrasje të Rexhep Ginës, në Lushnjë, më datë 6 korrik 2022.

Përveç këtyre, grupi akuzohet edhe për shpërthimet ndaj banesave dhe bizneseve të disa qytetarëve në Lushnjë dhe Durrës, ndërsa ka kryer dhe disa grabitje me armë zjarri. Vetëm gjatë periudhës 2021-2023, Haxhiu dhe bashkëpunëtorët e tij dyshohet se kanë organizuar më shumë se 14 ngjarje kriminale të rënda.

SPAK thekson se motivi kryesor i këtyre akteve kriminale lidhet me hakmarrjen për vrasjen e kushëririt të Laert Haxhiut, Klodian Haxhiut, dhe në kuadër të konfliktit me grupin rival të drejtuar nga Aldo Bare.

Përveç tre të akuzuarve kryesorë, pjesë e këtij grupi të strukturuar kriminal janë edhe persona të tjerë të njohur për drejtësinë, si Lulzim Spahija, Ligor Romaçka, Bledar Berberi dhe Erisiano Abedini, për të cilët është paraqitur më herët kërkesa për gjykim.

 

Ndërkohë, hetimet vazhdojnë për persona të tjerë që dyshohet të kenë bashkëpunuar me këtë grup kriminal, i cili sipas prokurorisë ka siguruar armë dhe lëndë shpërthyese në sasi të mëdha dhe i ka përdorur ato për atentate.

Me përfundimin e hetimeve, dosja tashmë i kalon Gjykatës së Posaçme, e cila pritet të nisë procesin gjyqësor ndaj Laert Haxhiut dhe bashkëpunëtorëve të tij, për disa nga krimet më të rënda që kanë tronditur vendin vitet e fundit/abcnews.al

Shpërthimi me lëndë plasëse pas divorcit mes Klea Gjatës dhe Laert Haxhiut, lidhja që u kris pasi në burg hyri në takim special Ziza Pajaziti

By: V K
30 September 2025 at 09:36

Mëngjesin e sotëm, një shpërthim i fortë tritoli ka ndodhur në lagjen “Gafur Muço” në Lushnje, ku objektiv ka qënë banesa e nënës së Klea Gjatës, shtetases Shaqe Gjata.

Policia e Lushnjes, ka ngritur dyshime të forta se shkak i vendosjes së tritolit, mund të jetë bërë mosmarëveshjet e lindura mes Klea Gjatës dhe të dënuarit me burg përjetë Laert Haxhiu, me të cilin vajza është ndarë.

Divorci mes Klea Gjatës dhe Laert Haxhiut, ka ndodhur sapo vajza nga Lushnja, ka mësuar se një modele nga Kosova e quajtur Ziza Pajaziti, ka frekuentuar në takim special në burgn e Drenovës të dashurin e Kleas, Laert Haxhiu.

 


Ziza Pajaziti Laert Haxhiu

 

Pas zbulimit të tradhtisë, Klea Gjata, ka refuzuar takimet e mëtejshme në burg me Laert Haxhiun, duke çuar në një konflikt të vazhdueshëm me të.

 


Klea Gjata, ish-e dashura e Laert Haxhiut

Sipas burimeve të policisë së Tiranës, kjo pistë dhe ky konflikt mund të jetë bërë shkak për vendosjen e tritolit në banesën ku jeton nëna e Klea Gjatës, e cila fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime nga shpërthimi I tritolit.

Kujtojmë se emri i Klea Gjatës doli në media si e dashura besnike e Laert Haxhiut, kur njëri nga anëtarët Artan Tafani, shfaqi pendësn dhe foli për prokurorinë e Elbasanit, disa nga krimet e kryera nga banda e Laert Haxhiut.

Pas dëshmisë së tij, policia dhe prokuroria urdhëruan arrestimin e Klea Gjatës për akuzën e “Moskallëzimit të krimit”, e cila ka qëndruar 6 muaj në burg dhe njëherësh ju sekuestrua një automjet tip “Benz”, me të cilin lëvizte herë pas here Laert Haxhiu, gjatë kohës kur ishte në kërkim./ Nga Elton Qyno

The post Shpërthimi me lëndë plasëse pas divorcit mes Klea Gjatës dhe Laert Haxhiut, lidhja që u kris pasi në burg hyri në takim special Ziza Pajaziti appeared first on Albeu.com.

Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e Klea Gjatës, e dashura e Laert Haxhiut

By: V K
30 September 2025 at 08:45

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, Lushnja është tronditur, pasi një shpërthimi i një sasie eksplozivi ka zgjuar banorët e qytetit.

Shpërthimi me eksploziv është raportuar në orët e para të mëngjesit pranë një banese, në lagjen “Gafurr Muço”.

Burime bëjnë me dije se eksplozivi është vendosur në shtëpinë e Shaqe Gjatës, nënës së Klea Gjatës, e cila kjo e fundit ka qenë e dashura e Laert Haxhisë.

Nga shpërthimi deri tani, raportohen vetëm dëme materiale, ndërsa policia ka misur hetimet për zbardhjen e motiveve të kësaj ngjarjeje.

 

The post Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e Klea Gjatës, e dashura e Laert Haxhiut appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Shpërthimi me tritol në Lushnjë, në pallatin e ish-të dashurës së Laert Haxhiut

30 September 2025 at 09:02

LUSHNJË- Një shpërthim me tritol ka ndodhur në mesnatë në qytetin e Lushnjës. Lënda plasëse është hedhur në murin e jashtëm të një pallati, në katin e parë. Apartamenti rezulton në pronësi të Shaqe Gjatës, nënës së Klea Gjata.

Kjo e fundit njihet si ish-e dashura e Laert Haxhiut. Ai është dënuar me burg përjetë për masakrën e Lushnjës.

I njohur ndryshe si rivali i Aldo Bares, ish-kreut të bandës së Lushnjës, Haxhiu vrau Zamir Latifin dhe Jurgen Hoxhën si dhe plagosi Marjus Xhepexhiun dhe Bujar Turkut në Lushnjë. Shënjestra ishte Xhulio Shkurti, nipi i ish-kreut të bandës së Lushnjës, Aldo Bare.

Po ashtu Haxhiu është akuzuar për një mori veprash kriminale, që përfshijnë vrasje, atentate dhe grup kriminal. Dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Marjus Tafani, ka kontribuar në zbardhjen e shumë ngjarjeve kriminale që Haxhiu ka kryer/abcnews.al

 

 

Laert Haxhia dyshohet se përdori qelinë e dikujt tjetër, çfarë u gjet nga kontrrolli blic në burgun e Drenovës një javë më parë

By: M C
29 September 2025 at 19:16

Kontrolli i befasishëm një javë më parë në burgun e Drenovës nuk ka shkuar “bosh”. Një celular dhe lëndë narkotike kanabis janë gjetur në qelinë e një të dënuari me inicialet Xh.L. Sipas raportimeve në media, dyshohet se telefoni i përket Laert Haxhiut, i njohur për masakrën e Lushnjës.

Pritet që ekspertiza të zbulojë nëse i përkasin vërtetë Laert Haxhiut, pasi deri më tani është në kuadër të dyshimeve. Nëse rezulton e vërtetë, kjo nuk është hera e parë që Laert haxhiu kapet me celularë në ambientet e qelisë.

Gjetja e celularëve dy muaj më parë në qelinë e Laert Haxhiu, kushtoi “kokat” e Fatjon Fashos dhe Sokol Kaçolit, drejtorit të burgut dhe shefit të policisë së këtij burgu, të cilët u shkarkuan nga detyra.

Laert Haxhia njihet për masakrën e Lushnjës, një person me rrezikshmëri të lartë dhe kreu i një grupi kriminal që kryen së paku 17 ngjarje dhe krime të ndryshme.

Haxhiu, etiketuar ndryshe si rivali i Aldo Bares u ekstradua nga Greqia, ndërkohë që ndaj tij gjykata e ka shprehur një dënim të përjetshëm për atë që njihet si masakra e Lushnjës. Në këtë ngjarje u vranë Zamir Latifin dhe Jurgen Hoxhën dhe u plagosën dy të tjerë, ndërsa shënjestër ishte Xhulio Shkurti, nipi i ish-kreut të bandës së këtij qyteti.

Laert Haxhia rreth dy muaj më parë ishte gjithashtu në qendër të vëmendjes pas raportimeve në media se modelja nga Kosova, Ziza Pajaziti ka vizituar për takim “special” të dënuarin me burgim të përjetshëm, por ky pretendim u hodh poshtë nga avokati Detar Hysi.

Mbrojtësi ligjor i Laert Haxhiut, u shpreh asokohe se asgjë s’është e vërtetë dhe se për këto akuza dhe aludime, do të flasë shumë shpejt drejtësia.

The post Laert Haxhia dyshohet se përdori qelinë e dikujt tjetër, çfarë u gjet nga kontrrolli blic në burgun e Drenovës një javë më parë appeared first on Albeu.com.

Zbulohet një telefon në burgun e Drenovës, dyshohet se përdorej nga Laert Haxhiu

By: Ela
29 September 2025 at 10:41

Një aparat celular është sekuestruar nga grupi i sigurisë në burgun e Drenovës, gjatë një kontrolli të ushtruar në njërën prej qelive të institucionit. Sipas burimeve zyrtare, dyshohet se telefoni mund të jetë përdorur nga i dënuari Laert Haxhiu. Hetimet për këtë rast po vijojnë nga Prokuroria e Korçës në bashkëpunim me Shërbimin për Çështjet […]

The post Zbulohet një telefon në burgun e Drenovës, dyshohet se përdorej nga Laert Haxhiu appeared first on BoldNews.al.

Zbulohet një telefon në burgun e Drenovës, dyshohet se përdorej nga Laert Haxhiu

By: V K
29 September 2025 at 11:18

Një aparat celular, është sekuestruar nga grupi i sigurisë në burgun e Drenovës, gjatë një kontrolli të ushtruar në njërën prej qelive të institucionit.

Sipas burimeve zyrtare, dyshohet se telefoni mund të jetë përdorur nga i dënuari Laert Haxhiu.

Hetimet për këtë rast po vijojnë nga Prokuroria e Korçës, në bashkëpunim me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, SHÇBA.

Autoritetet po hetojnë për të verifikuar nëse telefoni, është përdorur nga Haxhiu apo persona të tjerë të dënuar, si dhe për të zbuluar nëse ka pasur kontakte të dyshimta jashtë institucionit të vuajtjes së dënimit.

The post Zbulohet një telefon në burgun e Drenovës, dyshohet se përdorej nga Laert Haxhiu appeared first on Albeu.com.

Vizita e modeles në qelinë e Laert Haxhiut, reagon në “Real Story” zëvendësdrejtori i burgjeve

By: Rovena
21 July 2025 at 21:02

Pas publikimit të lajmit për vizitën e modeles nga Kosova, Ziza Pajaziti, në qelinë e të dënuarit me burgim të përjetshëm Laert Haxhiu në burgun e Drenovës, ka reaguar në emisionin “Real Story” në ABC News zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Femi Sufaj.

Ai konfirmoi se ka pasur shkelje të rregullave të brendshme të takimeve me të burgosurit, çka ka sjellë pezullimin e gjashtë oficerëve të sigurisë dhe lirimin nga detyra të drejtorit të institucionit.

Sipas Sufajt, ky është një rast i izoluar, por ka nxitur një inspektim të gjerë në të gjitha burgjet e vendit për të parandaluar përsëritjen e ngjarjeve të ngjashme. Ai theksoi se ngjarja nuk përfaqëson realitetin e përgjithshëm të sistemit të burgjeve në Shqipëri.

“Nuk është sekret se është bërë publike, sepse ka pasur shkelje të rregullave të takimit të të burgosurve. Nuk është kjo panorama e burgjeve. Ka pasur shkeljeve të rregullave që kanë çuar në pezullimin e gjashtë oficerëve. Ky incident, që është kapur nga strukturat tona si shkelje dhe është informuar edhe publiku. Ka pasur një shkelje të rregullave të vizitave. Është bërë një inspektim zinxhir në të gjithë republikën, nëse mund të ishte një rast i përsëritur. Nuk është një incident me pasoja. Në këtë rast duhet të ishin bërë vizita të planifikuara. Drejtori që u lirua, vetëm për shkak të mungesës së planifikimit”, tha zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Femi Sufaj./abcnews.al

Zv.drejtori i Burgjeve konfirmon takimin e Laert Haxhisë me modelen: Është e vërtetë, por nuk zgjati shumë

By: V K
18 July 2025 at 14:47

Në një intervistë që ai ka dhënë për “ReportTV”, zëvendësdrejtori i Burgjeve, Femi Sufaj, e ka pranuar takimin e të dënuarit me burg përjetë, Laert Haxhiut, me modelen nga Kosova, Ziza Pajaziti.

Sufaj është shprehur se takimi ka ndodhur, por ka zgjatur shumë pak.

E ndërkohë që në media qarkullojnë edhe iniciale të vajzave të tjera të ekranit që futen brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit, zv.drejtori i Burgjeve, mohon të ketë raste të tjera.

Sufaj thotë se vetëm gjatë muajit qershor në burgje janë bërë 100 takime intime, duke iu referuar vetëm takimeve të të burgosurve me bashkëshortet ose bashkëjetueset, takime të cilat lejohen me ligj.

Ndërkohë, sa i takon rastit të Haxhiut, Sufaj thotë se modelja në fjalë ka ardhur si e afërme dhe është futur në takim.

Sipas tij, nuk bëhet fjalë për një takim të zgjatur, por është zhvilluar në dhomat e vizitave, duke theksuar se Drejtoria e Burgjeve, ka marrë masa administrative pas këtij rasti.

“Në qershor janë bërë shumë takime ku 7 mijë e ca takime janë me familjarët, mbi 1 mijë me avokatët dhe 100 janë intime. Sipas ligjit këto takimet intime janë takime, që duhet që të jenë bashkëshortët, ose bashkëjetuesit e të dënuarit. U konstatua një shkelje e procedurave në burgun e Korçës, e cila vjen si e afërme dhe futet në takim. Dhe ne kemi marr qëndrimet tona administrative dhe nuk është konstatuar që të jetë një rast i dytë. Nuk ishte takim i zgjatur, por takim në dhomën e vizitave. Gjithë kjo zhurmë nuk dihet pse po bëhet”,- tha ai.

The post Zv.drejtori i Burgjeve konfirmon takimin e Laert Haxhisë me modelen: Është e vërtetë, por nuk zgjati shumë appeared first on Albeu.com.

Modelet takime speciale në burgje me të fortët

By: redi
16 July 2025 at 14:07

Në disa media janë publikuar lajme për takime speciale me modele të njohura, të të fortëve në burgjet e vendit. Sipas mediave, 2 vajza të njohura të showbizzit shqiptar kanë marrë takim në dhomë speciale me një të dënuar, por nga drejtoria e Burgjeve thuhet se nuk ka të dhëna për episode të tilla. Pas shkrimeve të cilat nuk janë vërtetuar deri më tani nga autoritetet, kanë nisur verifikimet…

Source

Takimi “special” me Laert Haxhiun në burgun e Drenovës, reagon modelja kosovare (FOTO)

By: V K
13 July 2025 at 09:17

Modelja e njohur nga Kosova, Ziza Pajaziti, është vënë në qendër të vëmendjes pas raportimeve se ka vizituar në burg Laert Haxhiun, një person i dënuar me burgim të përjetshëm për vepra të rënda kriminale, përfshirë vrasje mafioze dhe drejtimin e një grupi të strukturuar kriminal.

Vizita e saj në Burgun e Sigurisë së Lartë në Drenovë, thuhet se ka zgjatur rreth një orë dhe është përshkruar nga mediat si “speciale”, duke nxitur reagime dhe spekulime të shumta në rrjet.

Pajaziti, e njohur për praninë e saj në rrjetet sociale, nuk ka dhënë asnjë deklaratë të drejtpërdrejtë në lidhje me këtë vizitë.

Në vend të një reagimi verbal, ajo ka zgjedhur të shprehë qëndrimin e saj në mënyrë të tërthortë.

Në një postim në “Instagram”, ajo publikoi një kolazh prej tre fotosh të shkëputura nga seriali “Who Killed Griselda”? në Netflix.

 

The post Takimi “special” me Laert Haxhiun në burgun e Drenovës, reagon modelja kosovare (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Modelja Ziza Pajaziti takim “special” në burg me Laert Haxhiun, skaner disa femrave eskortë/ Ish-drejtori i burgut dhe ish-shefi i policisë nën hetim

By: M C
12 July 2025 at 21:13

Vetëm dy ditë pasi “Ora News”, publikoi skandalin e hyrjes së modeles nga Kosova, Ziza Pajaziti, në burgun e sigurisë së Lartë të Drenovës, prokuroria e Korçës ka kërkuar nga drejtoria e këtij burgu të njihet me praktikën e këtij rasti.

Kërkesa për të tërhequr praktikën e futjes në burg të Ziza Pajazitit, është motivuar në bazë të një procedimi penal të hapur për “Shpërdorim detyre”, ndaj ish-drejtorit të burgut Drenovë, Fatjon Fasho dhe shefit të policisë së Burgut, Sokol Kaçoli.

Të dy zyrtarët e lartë të burgut Drenovë, një javë më parë u larguan nga puna, për shkak të daljes në media të këtij skandali dhe sekuestrimit të 4 aparateve telefonikë “Iphone” dhe “Samsung”, që përdoreshin nga tre anëtarët kryesorë të grupit të Laert Haxhiut, si Orgest Bilbili, Anterio Kaloshi dhe vetë Haxhiu.

Për të zbardhur të gjitha rrethanat e rastit, prokuroria ka kërkuar të administrojë praktikën dhe rregulloren e burgut, për sa i përket takimeve që zhvillojnë të dënuarit e burgut me persona të jashtëm.

Rregullorja parashikon që në takime private me të dënuarin nuk mund të hyjë asnjë person, që nuk është zyrtarisht e martuar ose i martuar me të dënuarin ose të dënuarën.

Ndaj në këtë rast, po verifikohet se me çfarë statusi është pranuar kërkesa e të dënuarit me burg përjetë Vladimir Kurti, për të planifikuar një takim special me modelen nga Kosova, Ziza Pajaziti.

Deri në këtë fazë ku ndodhet hetimi i prkurorisë, dyshimet janë se njerëz nga jashtë burgut, duke përfshirë dhe noterë kanë falsifikuar dokumenta, të cilat paraqesnin një situatë fiktive se mes Vladimir Kurtit dhe Ziza Pajazitit, ishte celebruar një martesë.

Përmes dokumentave të dorëzuar në drejtorinë e Burgut Drenovë, është mbyllur takimi në 12 qershor me Vladimir Kurtin. Por teksa Pajaziti është akomoduar në dhomën speciale, policia e Burgjeve ka shoqëruar në këtë dhomë Laert Haxhiun dhe jo Vladimir Kurtin.

Një taktikë e tillë është përsëritur disa herë në burgun e Korçës, ndaj prokuroria tashmë ka nisur një hetim për të bërë “skanerin” e disa dosjeve të personave të dënuar, për të mësuar rreth takimeve private që ata kanë pasur dhe nëse femrat ishin personat e lidhur në bashkëmartesë apo ishin të jashtme.

Situata e futjes së femrave eskortë në burgje është kthyer në modë. Ku shpesh herë ato hyjnë duke u maskuar në letra si bashkëshorte të të dënuarve ose kushërira të tyre.

Në tre burgjet e sigurisë së Lartë në Shqipëri, burgun e Korçës, burgun e Burrelit dhe atë të Peqinit, por edhe në paraburgimin 313 në Tiranë, informacionet janë se vajza të ShowBizit në Shqipëri, eskorta nga Kosova, e madje Venezuela dhe deri Bolivia, kanë hyrë për takime speciale me të dënuar me burg përjetë./OraNews/

The post Modelja Ziza Pajaziti takim “special” në burg me Laert Haxhiun, skaner disa femrave eskortë/ Ish-drejtori i burgut dhe ish-shefi i policisë nën hetim appeared first on Albeu.com.

Ish-drejtori i burgut të Drenovës, nën hetim/ Fation Fasho lejoi modelen në takim special me Laert Haxhiun

12 July 2025 at 15:25

KORÇË- Prokuroria e Korçës ka marrë zyrtarisht nën hetim për akuzën e shpërdorimit të detyrës ish-drejtorin dhe ish-shefin e policisë së burgut të Drenovës.

Fatjon Fasho ish-drejtor burgu dhe Sokol Kaçoli, shef policie në këtë burg, po hetohen nga prokuroria për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Hetimi filloi pas takimit të modeles nga Kosova Ziza Pajaziti me të dënuarin me burg të përjetshëm Laert Haxhiu.

Burime zyrtare të Prokurorisë së Korçës bëjnë të ditur se është vetëm faza e parë e fillimit të hetimit.

Në vijim, pas sekuestrimit të protokollit të ndjekur nga Drejtoria e Burgjeve për rastin në fjalë si dhe sekuestrimi i rregullores së brendshme të burgjeve, do të këtë dhe një hetim më të thelluar për zbatimin e këtij protokolli nga ana e stafit të brendshëm të këtij institucioni.

Pas verifikimit të dokumentit të martesës se Ziza Pajazitit me të burgosurin Vladimir Kurti, dokument qe i është paraqitur drejtorisë së burgjeve, do të verifikohet edhe fakti  që në vend të Kurtit, në takim me Pajazitin, ka shkuar Laert Haxhiu.

Gjatë hetimeve paraprake në rast se provohet se ka elemente të korrupsionit, për shkak të kompetencës dosja do të transferohet në Prokurorinë e Posaçme.

Pak ditë më parë Fatjon Fasho u shkarkua nga detyra ndërsa shefi i Policisë së burgut u pezullua nga detyra pasi Laert Haxhiut iu gjet në qeli një telefon celular./abcnews.al

 

“Takim special” në burg me Laert Haxhiun/ Kush e bëri Zizën grua të Kurtit? Në skaner disa eskorta

12 July 2025 at 11:26

Vetëm dy ditë pasi në media u publikua skandalin e hyrjes së modeles kosovare, Ziza Pajaziti, në burgun e sigurisë së Lartë të Drenovës, prokuroria e Korçës ka kërkuar nga drejtoria e këtij burgu të njihet me praktikën e këtij rasti. Kërkesa për të tërhequr praktikën e futjes në burg të Ziza Pajazitit, është motivuar […]

The post “Takim special” në burg me Laert Haxhiun/ Kush e bëri Zizën grua të Kurtit? Në skaner disa eskorta appeared first on BoldNews.al.

Zhvilloi takim ‘special’ me Laert Haxhiun brenda burgut të Drenovës, Ziza Pajaziti thyen heshtjen me “Who Killed Griselda?”

By: M C
11 July 2025 at 21:57

Modelja e njohur kosovare, Ziza Pajaziti, është në qendër të diskutimeve pas lajmeve se ka vizituar në burg Laert Haxhiun, i dënuar me burgim të përjetshëm për një sërë krimesh të rënda, përfshirë vrasje me motive mafioze dhe drejtimin e një grupi të strukturuar kriminal.

Vizita, e zhvilluar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Drenovë, mësohet të ketë zgjatur rreth një orë. Mediat e kanë përshkruar si një takim “i veçantë”, duke shkaktuar një valë reagimesh dhe interpretimesh në rrjete sociale.

Pajaziti nuk ka reaguar drejtpërdrejt për ngjarjen, por duket se ka zgjedhur një mënyrë të tërthortë për të dhënë një mesazh.

Në një postim në Instagram Story, ajo publikoi një kolazh me tri foto nga seriali “Who Killed Griselda?”, një prodhim i Netflix-it që trajton jetën e një gruaje të përfshirë në botën e krimit.

Ky veprim është interpretuar nga ndjekësit si një sinjal simbolik, ndërsa vetë modelja nuk ka komentuar më tej për raportet që e lidhin me Haxhiun.

The post Zhvilloi takim ‘special’ me Laert Haxhiun brenda burgut të Drenovës, Ziza Pajaziti thyen heshtjen me “Who Killed Griselda?” appeared first on Albeu.com.

❌
❌