Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

GJKKO kalon për gjykim grupin e strukturuar kriminal të Laert Haxhiut

By: Brisi
12 December 2025 at 15:00

Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim çështjen penale ndaj grupit të strukturuar kriminal, të drejtuar nga Laert Haxhiu dhe anëtarëve të tij, Kristi Bixheku dhe Artan (Marjus) Tafani. Haxhiu, Bixheku dhe Tafani akuzohen për një sërë krimesh të rënda që variojnë nga vrasje me paramendim, shkatërrim prone me eksploziv, vjedhje me armë, sigurim kushtesh […]

The post GJKKO kalon për gjykim grupin e strukturuar kriminal të Laert Haxhiut appeared first on BoldNews.al.

I akuzuar për 14 vepra të rënda kriminale, GJKKO kalon për gjykim Laert Haxhiun, Kristi Bixheku dhe Artan Tafanin

By: V K
12 December 2025 at 15:03

Në seancën paraprake të kësaj të premteje, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve vendosi të dërgojë për procedimin penal të vitit 2023, të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngarkim të të pandehurve Laert Haxhiu, Artan (Marjus) Tafani dhe Kristi Bixheku.

Laert Haxhiu, akuzohet për kryerjen e veprave penale: “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Mbajtja pa leje i armëve, armëve shpërthyese ose e lëndëve plasëse’’, në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 05.04.2021, në Lushnjë, në dëm të viktimës A.A.;

“Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Mbajtja pa leje i armëve, armëve shpërthyese ose e lëndëve plasëse”, në formën e veçantë të bashkëpunimit, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 29.05.2021, Lagjia ****, pallati nr.****, Lushnje, në dëm të shtetasve B.Ç dhe E.Ç.; “Vrasje me paramendim”, e kryer për interes, në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 01.06.2021, ora 21:15, në Tepelenë, në dëm të viktimës Ç.S, të parashikuar ;“Vrasje me paramendim”, në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” ngjarje e ndodhur në datën 02.06.2021, në dëm të viktimës F.Xh..

“Vrasje me paramendim” e kryer për interes, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i Strukturuar Kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në lagjen ****, Peqin, më datë 17.10.2021, në dëm të viktimës A.S (E.M), “Vrasje për gjakmarrje”, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në ****, Peqin, më datë 27.12.2021, në dëm të A.(D.)B; “Vjedhje me armë”, në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e automjetit të shtetasit G.Ç, më datë 27.01.2022, në autostradën Tiranë-Elbasan; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, derisa pa kryer vjedhjen me armë në dëm të shtetasit G.C, më datë 27.01.2022,

; “Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, e kryer për interes, në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 20.04.2022, në Lushnje, në dëm të viktimës K.M,; “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 08.06.2022, në Durrës, në dëm të shtetasve B.R e R.R; “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” në formë të veçantë të bashkëpunimit, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e datës 06.07.2022, rreth orës 21:00, në Lushnje, në dëm të shtetasit R.G, “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 01.11.2022, në Lushnje, në dëm të shtetasit B.T;

“Shkatërrim i pronës me eksploziv”, në formën e veçantë të bashkëpunimit “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 31.12.2022, në Lushnje, në dëm të shtetasit B.T/R.T, të parashikuar përkatësisht nga nenet 152 paragrafi 1, 28 pika 4, 333/a paragrafi 1, 334 si dhe 278 paragrafi 1 të Kodit Penal; “vjedhje me armë”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 22.02.2023, në ****, Shijak (Durrës), në dëm të shtetasit M.Z (automjetit të tij), të parashikuar përkatësisht nga nenet 140, 28 pika 4, 333/a, paragrafi 1 dhe 334 të Kodit Penal;

“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, derisa pa kryer vjedhjen me armë të automjetit në pronësi të shtetasit M.Z, ndodhur më datë 22.02.2023, të parashikuar nga neni 278 paragrafi 1 të Kodit Penal; “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në formë të veçantë të bashkëpunimit, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në periudhën prill-maj 2024, në Lushnje, në dëm të shtetasit G.H, të parashikuar përkatësisht nga nenet 80, 28 pika 4, 333/a paragrafi 1 dhe 334 të Kodit Penal.

Ndërkohë Kristi Bixheku, akuzohet për kryerjen e veprave penale: “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, në formë të veçantë të bashkëpunimit, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 01.11.2022, në Lushnje, në dëm të shtetasit B.T, të parashikuar përkatësisht nga nenet 152 paragrafi 1, 28 pika 4, 333/a, paragrafi 2, si dhe 278 paragrafi 1 të Kodit Penal; “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, në formë të veçantë të bashkëpunimit, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 31.12.2022, në Lushnje, në dëm të shtetasit B.T/R.T, parashikuar nga nenet 152 paragrafi 1, 28 pika 4, 333/a paragrafi 2, 334 si dhe 278 paragrafi 1 të Kodit Penal;“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në formë të veçantë të bashkëpunimit, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në periudhën Prill-Maj 2024, në Lushnje, në dëm të shtetasit G.H, të parashikuar përkatësisht nga nenet 80, 28 pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 të Kodit Penal. 3.

Ndërkohë Artan (Marjus) Tafani, akuzohet për kryerje e veprave penale: “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në formë të vecantë të bashkëpunimit, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në lidhje me ngjarjen e datës 06.07.2022, rreth orës 21:00, në Lushnje, në dëm të shtetasit R.G, të parashikuar përkatësisht nga nenet 80, 28 pika 4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 të Kodit Penal, si dhe kërkesën për gjykim të shkurtuar të të pandehurve Kristi Bixheku dhe Artan (Marjus) Tafani, trupit gjykues të përbërë prej tre gjyqtarësh, tërësisht të ndryshëm nga ky trup gjykues monokratik dhe hedhjen e çështjes në short për arsye se gjykata çmon se ka prova të mjaftueshme në mbështetje të akuzës. II.

The post I akuzuar për 14 vepra të rënda kriminale, GJKKO kalon për gjykim Laert Haxhiun, Kristi Bixheku dhe Artan Tafanin appeared first on Albeu.com.

“Trump, në favor të Rusisë”/ Tafani: Ukraina? Europa duhet të futet ‘all in’. Për SHBA, NATO është e vdekur!

By: xhir jeta
3 December 2025 at 13:47

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Endri Tafani, komentoi në studion e ABC Neës, zhvillimin e fundit nga kampi i luftës në Ukrainë.

Duke folur mbi mungesën e Sekretarit Amerikan të Shtetit në mbledhjen e ministrave të jashtëm të NATO-s, Tafani tha se shqetësuese është fakti se gjithë sa po ndodh, po ndodh prapa kurrizit të Europës.

“Rubio e kish bërë të ditur se nuk do merrte pjesë në takim kjo hyn në atë që ka të bëjë me politikën e jashtme amerikane. Pra, e ka rezervuar veten të shprehë ndonjë mendim me tratativat që po ndodhin veçmas. Shqetësuese është fakti se gjithë sa po ndodh po ndodh prapa kurrizit të europës. Amerika po e lë jashtë europën në këto tratativa dhe jo vetëm në këtë drejtim por edhe në një rast sulmi nga ana e rusisë në evropë, nuk do të ketë ndërhyrje nga SHBA. Për administratën Trump NATO është e vdekur. Ky lloj qëndrimi nuk është i tipit që mbështetet nga gjithë spektri në SHBA duke më shumë si qëndrim personal i trump se sa i republikanëve. Dëmtohet kredibiliteti i amerikës për një kohë të gjatë”, u shpreh Tafani, ndërsa komentoi edhe dështimin e planit të paqes një ditë më parë.

“Rusia do vdekjen e Ukrainës, Ukraina do të jetojë, nuk do ketë një zgjidhje. Zgjidhja do jetë në fushën e betejës, dhe Ukraina e ka bërë të qartë. Kurse kërkesat ruse e kthehjnë Ukrainën në protektorat pastaj duke e asimiluar, hapi tjetër do ishte sajimi i ndonjë incidenti dhe më pas marrja e plotë e Ukrainës. Ukraina e ka të pamundur të pranojë humbjen e sovranitetit të saj.

Sa kohë që janë pozicione të kundërta është e pamundur të gjendet një zgjidhje paqeje, gjithçka do vendoset në fushën e betejës. Ukraina ka qenë gjithmonë e gatshme për një armëpushim të menjëhershëm dhe më pas të negociohet për pjesën tjetër. Por Rusia është gjithmonë me kërkesa maksimaliste, kërkesa e saj është zhdukja e Ukrainës, një kërkesë që nuk mund të pranohet nga Ukraina, që lufton prej 4 vitesh. Është një luftë që ka kushtuar shumë, ka krijuar urrejtje mes dy popujve dhe nuk mund të pranojnë një dorëzim për sa kohë kanë armët në dorë. Edhe sikur të dojë Zelensky, populli nuk do pranojë e dinë shumë mirë se do jetë fundi i Ukrainës.” u shpreh ai.

“Trump është qartazi në favor të Rusisë, kjo është problematike, e para për Europën, nga ana tjetër do të dëmtojë Amerikën në planin afatgjatë. SHBA i ka dhënë garanci Ukrainës, dhe të heqësh dorë tani, tregon se je i pabesueshëm. Ajo që ka qenë Amerika dikur, ka qenë pjesa e imazhit si vend që luftonte për vlerat e demokracisë. Tashmë, tregon se po rrëshket drejt një autoritarizmi dhe mungese vlerash. Rrugët diplomatike për zgjidhjen e konfliktit do vijojnë, lufta do marrë fund me një marrëveshje, pyetja është cfarë marrëveshje do jetë”, vijoi më tej Tafani.

“Kërkesat e Putin, të ekzagjeruara”/ Tafani: Rusia, jo e gatshme për të mbyllur luftën me Ukrainën

24 November 2025 at 13:39

TIRANË- Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Endri Tafani, në një intervistë në “News Line”, në ABC News analizoi zhvillimet e fundit të situatës mes Ukrainës dhe Rusisë. Tafani komentoi planin e paqes për Ukrainën të propozuar në SHBA dhe takimin në Gjenevë.

Fillimisht, plani i propozuar i paqes shkaktoi shumë diskutime. Pas kësaj shefi i diplomacisë amerikane Marco Rubio konfirmoi se plani Trump do të pësojë ndryshime.

“Në fillim kemi pasur një draft të SHBA, me pas një kundërpropozim nga BE dhe Ukraina bashkë. Gjithë situata duket më kaotike se sa paraqitet. Dyshimet e para pë tekstin e paraqitur nga SHBA ka pasur problematike me anglishten bazike. Kjo hodhi dyshimet e para , dyshimet e tjera kishin të bënin me faktin se nuk kishte ndryshime, pasi dyshimet ishin se kishte të bënte me një kapitullim të Ukrainës. Pra një kapitullim aq i disfavorshëm për Ukrainën sa u krijuan pikëpyetje se kush ishte krijuesi i këtij teksti. Pra ishte një draft i hartuar nga përfaqësuesi rus në takime që bashkë me të dërguarin e presidentit amerikan kishin bërë këtë dokument. Kjo ishte një taktikë e rusise që të mësohesh dhe të krijohet ideja se ky është plani. Faktikisht kjo ishte kërkesa e ekzagjeruar e Rusisë”, tha ai.

Më tej nënvizoi se në takimin në Gjenevë, presidenti Zelensky u vendos përpara kushteve, ndërsa shtoi se Trump ka treguar se synimi i tij është që të ndalojë luftën.

“Ajo që ndodhi tregoi një situatë kaotike që erdhi nga ky veprim i atij që është i dërguari i Trump. Zelensky doli në deklaratë që nuk e pranonte këtë plan. Pra ishte totalisht e papranueshme për Ukrainën dhe pati një takim të liderëve të BE dhe kishte edhe kundërpropozim. Monedha që i ka ngelur Trump është ndërprerja totale e çfarëdo lloj shkëmbi informacioni që është diçka që nuk e zëvendësojnë këtë dhe mundohen ta mbajnë mirë me Trump sepse e dinë që nuk mund të zëvendësojnë rolin e Shteteve të Bashkuara”, tha ai.

Sa për takimin e pritshëm që është paralajmëruar të mbahet mes Zelenskyt dhe Trump tha se do të ishte një gjë e mirë.

“Trump duket sikur po humbet kontrollin në politikën e jashtme. Duket sikur ka diçka që nuk funksionon në strukturat e asaj që është diplomaci e jashtme. Por Trump ka treguar se nuk pyet shumë se çfarë thonë të tjerët për të dhe kjo mund të sjellë edhe situata të padëshiruara. Në rastin e SHBA, ajo që është politikë e jashtme e Trump është e qartë nuk do ketë më ndihmë. Trump kërkon marrëveshje për të ndaluar luftëra, por duhet të mendohen edhe kostot. Për fat të keq, sa kohë në politikën e jashtme sillesh në këtë mënyrë bëhesh edhe i paparashikueshëm dhe i padëshirueshëm”, tha mes të tjerash eksperti Tafani.

/abcnews.al/

SPAK dërgon për gjykim dosjen ndaj grupit të strukturuar kriminal të Laert Haxhiut/ AKUZAT

By: Ela
4 October 2025 at 18:31

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim Laert Haxhiun, i cili së bashku me disa anëtarë të grupit të strukturual kriminal që ai drejtonte akuzohen për të paktën 14 ngjarje të rënda kriminale. Laert Haxhiu, Kristi Bixheku dhe i penduari i drejtësisë Artan (Marjus) Tafani, akuzohen për një sërë krimesh të rënda që variojnë […]

The post SPAK dërgon për gjykim dosjen ndaj grupit të strukturuar kriminal të Laert Haxhiut/ AKUZAT appeared first on BoldNews.al.

Laert Haxhiu, i pandehur në gjykatë/SPAK mbyll hetimet për grupin kriminal, atentate në disa qytete

4 October 2025 at 18:08

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme çështjen ndaj grupit të strukturuar kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu.

Sipas akuzës, Haxhiu, i konsideruar organizatori dhe drejtuesi i grupit, së bashku me bashkëpunëtorët e tij Kristi Bixheku dhe Artan Tafani, janë të akuzuar për një sërë veprash penale, ku përfshihen vrasje me paramendim, shkatërrim prone me eksploziv, vrasje për gjakmarrje, vjedhje me armë, si edhe sigurim i kushteve për kryerjen e vrasjeve.

Hetimet kanë zbuluar se aktiviteti kriminal i këtij grupi është shtrirë në një periudhë dyvjeçare, nga prilli i vitit 2021 deri në maj të vitit 2023, kur vetë Laert Haxhiu u arrestua në Greqi. Ai u ekstradua në Shqipëri në korrik të vitit 2024.

Sipas SPAK, grupi kriminal ka kryer një sërë atentatesh dhe shpërthimesh me eksploziv në qytetet Lushnjë, Peqin, Durrës, Shijak e Korçë, duke shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha materiale. Në listën e akuzave përfshihet vrasja me paramendim e Çajup Selimit në Tepelenë dhe e Fridman Xhaferrajt në Korçë, si edhe vrasja për gjakmarrje e Albi Bashaliut në Peqin.

Mes të tjerash, SPAK thotë se Artan Tagani ne bashkëveprim me Laert Haxhiu dhe Fatjon Veliun, kreu krimin “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve” për vrasje të Rexhep Ginës, në Lushnjë, më datë 6 korrik 2022.

Përveç këtyre, grupi akuzohet edhe për shpërthimet ndaj banesave dhe bizneseve të disa qytetarëve në Lushnjë dhe Durrës, ndërsa ka kryer dhe disa grabitje me armë zjarri. Vetëm gjatë periudhës 2021-2023, Haxhiu dhe bashkëpunëtorët e tij dyshohet se kanë organizuar më shumë se 14 ngjarje kriminale të rënda.

SPAK thekson se motivi kryesor i këtyre akteve kriminale lidhet me hakmarrjen për vrasjen e kushëririt të Laert Haxhiut, Klodian Haxhiut, dhe në kuadër të konfliktit me grupin rival të drejtuar nga Aldo Bare.

Përveç tre të akuzuarve kryesorë, pjesë e këtij grupi të strukturuar kriminal janë edhe persona të tjerë të njohur për drejtësinë, si Lulzim Spahija, Ligor Romaçka, Bledar Berberi dhe Erisiano Abedini, për të cilët është paraqitur më herët kërkesa për gjykim.

 

Ndërkohë, hetimet vazhdojnë për persona të tjerë që dyshohet të kenë bashkëpunuar me këtë grup kriminal, i cili sipas prokurorisë ka siguruar armë dhe lëndë shpërthyese në sasi të mëdha dhe i ka përdorur ato për atentate.

Me përfundimin e hetimeve, dosja tashmë i kalon Gjykatës së Posaçme, e cila pritet të nisë procesin gjyqësor ndaj Laert Haxhiut dhe bashkëpunëtorëve të tij, për disa nga krimet më të rënda që kanë tronditur vendin vitet e fundit/abcnews.al

“Konferenca për Ukrainën, një mesazh global kundër agresionit rus”, analisti: Ndihma e BE do të shpëtojë jetë

By: Rovena
10 July 2025 at 13:35

Në një kohë kur lufta në Ukrainë vijon pa një horizont të qartë paqeje, analisti Endri Tafani, i ftuar në emisionin “News Line” në ABC News, theksoi rëndësinë dhe simbolikën e thellë të konferencave ndërkombëtare për rindërtimin e këtij vendi, ku më e fundit u zhvillua në Romë. Sipas Tafanit, kjo është e katërta konferencë që nga fillimi i agresionit rus në vitin 2022, dhe mbart jo vetëm vlera financiare e ushtarake, por edhe një angazhim moral global kundër shkeljes së sovranitetit dhe rendit ndërkombëtar.

“Deri më tani janë premtuar 380 miliardë dollarë ndihma, ku 120 miliardë janë ndihmë ushtarake. Kjo është një përpjekje e përbashkët për të treguar se bota nuk mbyll sytë ndaj një lufte që çdo ditë prodhon viktima dhe krime lufte,” u shpreh Tafani, duke shtuar se ndihma ndaj Ukrainës nuk është thjesht akt solidariteti, por një mbrojtje e vetë rendit ndërkombëtar.

Ai theksoi se pjesëmarrja e gjerë e vendeve jo vetëm nga Evropa, por edhe nga rajone të tjera si Japonia, dëshmon se kërcënimi që paraqet Rusia është universal. “Ukrainës i jepet një dritë, një mesazh i qartë: nuk je vetëm dhe nuk do të lëmë vetëm,” përfundoi Tafani.

“Kjo konferencë nuk është e para, është e katërta që nga sulmi i Rusisë në vitin 2022. Është intensifikuar në rezultate. Fakti është që ndihma e premtuar deri tani e Evropës dhe SHBA, ka qenë deri 380 miliardë dollarë tani, ku 120 janë ndihmë ushtarake dhe tjetra financiare. Shifrat janë shumë të mëdha. Nuk duhet që të harrohet që kjo konferencë ka të bëjë me angazhimin e gjithë botës, për të treguar që Rusia është agresori, e cila sulmon një vend sovran.

Sa më shumë vende të marrin pjesë në këtë konferencë aq më mirë është. Mbështetja për Ukrainën është europiane, ka dhe vende të tjera që s’janë pjesë e Europës, por e kanë ndihmuar, si Japonia. Ky angazhim i këtyre vendeve ka për të vazhduar, sepse e kanë kuptuar që kjo që po ndodh është një prishje e rendit botëror dhe se në të ardhmen do i dëmtojnë edhe ata. I jepet një dritë Ukrainës që ne jemi me ty dhe nuk të lëshojmë.

Nuk do ishte mbledhja në Romë nëse nuk do të kishim agresionin. Rusia nuk e do zgjidhjen, do vetëm që të zgjerojë territorin e vet. Pamjet e luftës janë të përditshme, u bënë vite që shohim pamje të tilla. Janë pamje të Rusisë që dështoi të çajë në sulm, prandaj mundohet që të godasë civilët, për t’i terrorizuar. Këto janë krime lufte. Është një luftë jashtëzakonisht e madhe sa i takon bombave dhe raketave që hidhen. Prandaj dhe Ukraina insiston për atë që është mbrojtja kundërajrore. Kjo ndihmë që i jepet Ukrainës jo vetëm që e ndihmon kundër Rusisë, por edhe shpëton jetë njerëzish”, tha analisti Endri Tafani./abcnews.al

Tenderi 4.1 mld lekë i Gonxhes/ Qefalitë dhe Alma Tafani “kacafyten” për ushqimin në spitale

28 June 2025 at 10:50

Ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhe me marrjen në dorë të Operatorit të Blerjeve të përqendruara trashëgoi edhe një strukturë të ngritur korrupsioni me firmat e oligarkëve. Ministri po i rigjallëron këto lidhje me kontrata afatgjata shërbimesh që janë në fakt koncesione të pashpallura. Në këtë kuadër, pronarët e dy kompanive të afërta me të, Xhemal […]

The post Tenderi 4.1 mld lekë i Gonxhes/ Qefalitë dhe Alma Tafani “kacafyten” për ushqimin në spitale appeared first on BoldNews.al.

Financoi vrasjen e Albi Bashaliut dhe u arrestua në Britani, publikohet FOTO e “Lilit” të Lushnjës

By: Ardit
22 June 2025 at 14:42

Personi që shihni në foton e mëposhme është Lorenc Lala, i cili në Lushnjë njihet shkurtimisht me emrin “Lili”. Pak ditë më parë, Lala u arrestua në Britaninë e Madhe, pasi struktura e posaçme SPAK ka lëshuar një mandate arresti si i përfshirë në disa ngjarje të rënda në grupin kriminal të drejtuar nga Laert […]

The post Financoi vrasjen e Albi Bashaliut dhe u arrestua në Britani, publikohet FOTO e “Lilit” të Lushnjës appeared first on BoldNews.al.

“Nuk zhduket Izraeli, ka butonin e kuq”, politologu: Irani kërkon të mbajë flamurin e çështjes palestineze

By: redi
21 June 2025 at 21:34

Për politologun Endri Tafani e gjithë situata e krijuar në Lindjen e Mesme është e krijuar nga Irani, i cili nuk harron asnjëherë të shprehë propagandën e tij se kërkon që ta asgjësojë Izraelin. Për të Irani nuk ka mundësi që ta zhdukë Izraelin, por kërkon të mbajë flamurin e çështjes palestineze. “E gjithë kjo është e ndërlidhur me Iranin. Ai ka qëndrimin që Izraeli nuk duhet të ekzistojë dhe…

Source

Politologu: Propaganda e Iranit ka përçarë myslimanët në Shqipëri

21 June 2025 at 22:12

Politologu Endri Tafani bëri deklaratën e fortë  se propaganda e Iranit ka ndarë në dy pjesë dhe Komunitetin Mysliman në Shqipëri.

Sipas Tafanit, në këtë fushatë propagandistike regjimi iranin ndihmohet dhe nga Rusia përmes farmbots.

“Në Shqipëri është ndarë KMSH. Një pjesë është me Arabinë për një zgjidhje paqësore dhe një pjesë me Iranin që kërkon zhdukjen e izraelit. KMSH është sunit. Por propaganda që ka bërë Irani që unë zgjidh hallet”, deklaroi ai në A2 CNN.

“Irani bashkë me Rusinë. Operojnë në të gjithë botën. Propaganda bëhet me influencë me farmbote. Ai targeton Shqipërinë dhe shqipfolësit. 80% e informacionit në Evropë është e tillë. Kjo radikalizon njerëzit. Ti shikon vetëm lajme me fëmijë të vrarë”, tha Tafani.

The post Politologu: Propaganda e Iranit ka përçarë myslimanët në Shqipëri appeared first on Telegrafi.

Policia konfirmon arrestimin e “Lilit”, ja 4 akuzat ndaj tij/ Lidhja me Laert Haxhiun dhe Taullain

19 June 2025 at 21:10

Policia e Shtetit ka konfirmuar arrestimin në Mbretërinë e Bashkuar të 48-vjeçarit Lorenc Lala, i cili ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Elbasanit në vitin 2023, ku dosja më pas i kaloi SPAK dhe bëhet fjalë për goditjen e grupit të Laert Haxhiut pas dëshmive të të penduarit të drejtësisë Artan Tafani. Lorenc Lala, […]

The post Policia konfirmon arrestimin e “Lilit”, ja 4 akuzat ndaj tij/ Lidhja me Laert Haxhiun dhe Taullain appeared first on BoldNews.al.

“30 mijë euro për të vrarë për nder”, dëshmia e Artan Tafanit: Porositë i merrja nga Laert Haxhiu

11 June 2025 at 23:47

Dëshmitari i mbrojtur i drejtësisë, Artan Tafani, rrëfeu në Gjykatën e Posaçme detaje të disa ngjarjeve kriminale të kryera nga grupi që drejtohej nga Laert Haxhiu.

Para trupit gjykues ai tha se për vrasjen e Albi Bashaliut në Peqin kishte marrë 30 mijë euro dhe këto para ua kishte çuar babai i Lart Haxhiut, Qamili.

“Për vrasjen e Albi Bashaliut unë kam marrë 30 mijë euro. Lekët i ka paguar Lorenc Lala. Laerti na ka thënë që duhet ta bëjmë këtë punë për nder, për Lorenc Lalën. Babai i Albit i kishte vrarë të atin Lorencit. Enriko na dërgoi një video të makinës së viktimës. Laerti na tha që të shkonim në fshatin Gjonçaj, ku jetonte viktima dhe vrasjen ta vënim atje. Armët i siguroj Bledar Berberi. Me vete kishim dy por vetëm njërën përdorëm. Tjetra nuk punoi. Qëlluam 6 herë, me sa kujtoj. Dy herë në gjoks dhe më pas në kurriz. Pas vrasjes u larguam me makinën e viktimës, e jona nuk po ndizej. Pasi mbërritën në vendin ku kishim lënë makinën tjetër, atë të viktimës e dogjëm. Çmontova edhe armën”, tha Tafani, shkruan A2.

Tafani rrëfeu më tej se së bashku me Lulëzim Arapi në banesën e dy vëllezërve në Lushnjë për të vënë një sasi tritoli e cila më pas nuk shpërtheu. Porosinë thotë ai, e kishte marrë nga Laert Haxhiu, pasi ky i fundit pretendonte se njëri prej vëllezërve kishte strehuar Xhulio Shkurtin, kundërshtarin e Haxhiut: “Dy vëllezërve në Lushnjë afër spitalit i vumë tritol tek dera. Sipas Laertit, një nga këta kishte strehuar Xhulio Shkurtin dhe sipas Laertit duhet t’i vendosnim edhe për provë. E vura unë dhe Lulëzim Arapi. Na tha Laerti që t’ia vendosim tek dera e shtëpisë. Tritolin e vendosi Luli, por nuk shpërtheu, plasi vetëm kapsolla”.

Ndërsa për Kujtim Metën, dëshmitari i mbrojtur rrëfeu se do e vrisnin pasi kohë më parë ai kishte rrahur me grushte babanë e Laert Haxhiut: “Di që babai i Laertit ishte zënë me Kujtim Metën dhe donin që ta vrisnin. Në vëzhgim po e mbante Dorian Shurdhi. Ai nuk donte që ta vrisnim nga frika mos identifikohej. Doriani e shante Lartin, thoshte “do na kalbë në burg”. Më pas Laerti më dha informacion se Kujtimi ishte afër një lokali dhe më tha shko afrohu se e ke aty. Shkova i maskuar me maskë covidi, kapuç dhe një xhup të madh. Sapo qëllova drejt tij, ai lëviz me vrap nga karrigia. Unë qëlloja por ai ikte nëpër çimento dhe nuk e shënjestroja dot. Më mbaruan 8 fishekët që kisha dhe ika”.

Tafani dëshmoi se makinat e bukura që u pëlqenin i grabisnin në rrugë, duke u hequr si policë: “Makinat i mbanim në emrat e të dashurave. Laert Haxhiu na thotë që duhet të grabisim një makinë, dolëm për të parë në Elbasan, Durrës, Tiranë dhe Rrogozhinë. Ku të shikonim makina që na pëlqenin, ndalonim dhe e merrnim. Një makinë tip “Benz”, që na pëlqeu ishte e parkuar dhe brenda kishte një çift që rrinte mbrapa. I thamë: “Ndal, policia”! I thashë keni parkuar keq dhe duhet të dilni nga makina. Ai çuni e kuptoi që ne do i merrnim makinën dhe na tha sa lekë doni, pasi e kuptoi që ne nuk ishim policia, kurse vajza u tremb. Unë kisha pistoletën në dorë dhe i thashë dil jashtë dhe i dhashë një shpullë. Makinën më pas e parkuam në Astir”.

Artan Tafani u arrestua në shtator të 2023 pasi grabiti me armë një pikë këmbimi valutor në zonën e Astirit dhe më pas mori statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë duke zbardhur krimet e bandës së Laert Haxhiun, Në këtë dosje janë marrë të pandehur 9 persona.

The post “30 mijë euro për të vrarë për nder”, dëshmia e Artan Tafanit: Porositë i merrja nga Laert Haxhiu appeared first on Telegrafi.

Tafani: Dilnim për dreka e darka me Laertin, udhëtonim kudo! Makinat që na pëlqenin, i grabisnim

11 June 2025 at 13:23

I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, gjatë seancës në GJKKO ka rrëfyer se pas vrasjes së Albi Bashaliut në vitin 2021, nisën të udhëtonin dhe të dilnin për dreka e për darka me Laert Haxhiun kudo në Shqipëri. Ai deklaroi se automjetet i mbanin në emrat e të dashurave. Më pas shpjegoi se si e […]

The post Tafani: Dilnim për dreka e darka me Laertin, udhëtonim kudo! Makinat që na pëlqenin, i grabisnim appeared first on BoldNews.al.

“Vrasja e Albi Bashaliut u bë si nder për Lilin”/ Tafani: Morëm 30 mijë €, na i solli babai i Laertit

11 June 2025 at 12:43

Këtë të mërkurë është mbajtur seanca e radhës në GJKKO me dëshmitë e të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani, i cili ka rrëfyer përfshirjen e tij në një sërë krimesh të rënda, në kuadër të grupit kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu. Para togave të zeza, Tafani ka rrëfyer edhe mënyrën sesi është organizuar dhe […]

The post “Vrasja e Albi Bashaliut u bë si nder për Lilin”/ Tafani: Morëm 30 mijë €, na i solli babai i Laertit appeared first on BoldNews.al.

Tafani: Vendosëm tritol në banesën e dy vëllezërve në Lushnjë

By: user7
11 June 2025 at 13:28

Bashkëpunëtori i drejtësisë, Artan Tafani, ka treguar urdhërat e Leart Haxhiut. Tafani ka deklaruar se me porosi të Laert Haxhiut ka shkuar së bashkë me Lulëzim Arapi në banesën e dy vëllezërve në Lushnjë për të vënë një sasi tritoli.

Sipas dëshmisë së tij, këtë porosi ua kishte dhënë Laerti, pasi ky i fundit pretendonte se njëri prej vëllezërve kishte strehuar Xhulio Shkurtin, kundërshtarin e Haxhiut. Gjithashtu Tafani theksoi se tritolin e kishte vënë Arapi, por plani i tyre nuk u finalizua pasi sasia e lëndës eksplozive nuk shpërtheu.

“Dy vëllezërve në Lushnjë afër spitalit i vumë tritol tek dera. Sipas Laertit, një nga këta kishte strehuar Xhulio Shkurtin dhe sipas Laertit duhet t’i vendosnim edhe për provë. E vura unë dhe Lulëzim Arapi këtë tritolin, mbaj mend që ka qenë janar 2022.

Mora një makinë me qira tek Sofra e Ariut një Golf 5 dhe u nisem për në Lushnjë, mbas orës 10 të natës. Na tha Laerti që t’ia vendosim tek dera e shtëpisë, banesa ndodhej pas spitalit të Lushnjës. Emrat nuk më kujtohen të pronareve të shtëpisë, por janë dy vëllezër qe kanë vila të bukura. Tritolin e vendosi Luli, por nuk shpërtheu, plasi vetëm kapsolla”, tha ai.

The post Tafani: Vendosëm tritol në banesën e dy vëllezërve në Lushnjë appeared first on Lapsi.al.

Dëshmia tronditëse e Artan Tafanit për ekzekutimin e Albi Bashaliut/ E kam qëlluar 4 herë, Laert Haxhiu kërkonte…

By: V K
11 June 2025 at 12:33

Bashkëpunëtori i drejtësisë, Artan Tafani, është rikthyer sërish para togave të zeza të Gjykatës së Posaçme, për të rrëfyer detaje të reja mbi vrasjen e Albi Bashaliut.

Në dëshminë e tij, Tafani ka treguar se urdhri për eliminimin e Bashaliut, erdhi nga Laert Haxhiu, i cili kërkonte hakmarrje në emër të Lorenc Lalës.

Sipas Tafanit, babai i viktimës kishte vrarë babanë e Lorencit në burg, ç`ka ndezi zinxhirin e gjakmarrjes.

“Duhej ta bënim për Lorenc Lalën”, është shprehur Tafani në sallën e gjyqit.

Gjithashtu, ai rrëfeu se viktima, që merrej me tregtinë e pulave, u lokalizua në fshatin Gjonçaj. Aty ishte organizuar vrasja, me planifikim dhe logjistikë të mirëpërgatitur: makina e përdorur ishte një Audi i bardhë, ndërsa armët me silenciator u siguruan nga Bledar Berberi.

“Kam qëlluar katër herë, dy herë në gjoks dhe dy në shpatull. Tjetër armë nuk punoi”, tha Tafani, duke shtuar se pas vrasjes u larguan me një Benz me targa greke, i cili më vonë u dërgua në Greqi nga Laerti.

Tafani theksoi se veprimtaria kriminale, ishte e organizuar dhe e mbështetur nga figura kyçe të krimit të strukturuar, përfshirë njerëz të afërt me Saimir Taullain, Ligor Romaçka e Bledar Berberi.

The post Dëshmia tronditëse e Artan Tafanit për ekzekutimin e Albi Bashaliut/ E kam qëlluar 4 herë, Laert Haxhiu kërkonte… appeared first on Albeu.com.

“E qëllova me të gjithë plumbat që kisha”, Artan Tafani zbardh atentatin ndaj Kujtim Metës: Kishte rrahur me grushte babanë e Laertit

By: E.K
11 June 2025 at 13:21

Artan Tafani, bashkëpunëtori i drejtësisë, ka dhënë një tjetër dëshmi tronditëse përpara togave të zeza të Gjykatës së Posaçme, duke zbuluar detaje rreth atentatit ndaj Kujtim Metës. Sipas rrëfimit të Tafanit, babai i Laert Haxhiut, kishte pasur një konflikt fizik me Metën. “E kishte rrahur me grushte babanë e Laertit dhe donin ta vrisnin me […]

The post “E qëllova me të gjithë plumbat që kisha”, Artan Tafani zbardh atentatin ndaj Kujtim Metës: Kishte rrahur me grushte babanë e Laertit appeared first on FaxWeb.

I penduari përfshin babain e Laert Haxhiut në organizimin e vrasjeve

By: user 4
11 June 2025 at 11:58

Gjykata e Posaçme zhvilloi seancën e radhës për një nga dosjet më të bujshme kriminale, ku në qendër qëndron banda e drejtuar nga Laert Haxhiu, i ekstraduar nga Greqia vitin e kaluar dhe i njohur për rivalitetin e tij me Aldo Baren, kreun e “Bandës së Lushnjës”.

I penduar i drejtësisë Artan Tafani vazhdoi dëshminë e tij mbi sagën kriminale të organizatës, duke rrëfyer për urdhrat, viktimat, atentatet, pjesëmarrësit dhe motivet e krimeve.

Një pikë kyçe e dëshmisë së sotme ishte sërish vrasja e Albi Bashaliut. Tafani përshkroi në detaje dinamikën pas atentatit, fshehjen e armës pas çmontimit dhe pagesën prej 30 mijë eurosh, të cilat në Tiranë i solli vetë babai i Laert Haxhiut, Qamil Haxhiu. Në dëshminë e tij thuhet fjalë për fjalë:

“Pasi mbaruam punë nuk na ndezi makina “Audi” që kishim. Mora “Benzin” gri me targa greke. Pasi kaluan Kavajën, kam çmontuar armën, në atë kohë kalonin dhe makina të tjera që sduhet të na shikonin që hidhnim pjesë të armës. Kur errdhëm në Tiranë kemi lënë Benzin në Astir dhe për të humbur gjurmë, kemi ecur në këmbë. Kemi marrë 30 mijë euro, na ka sjellë i ati i Laertit, Qamil Haxhiu dhe atë 30 mijë i kemi ndarë në 3 pjesë; unë, Lulzim Arapi dhe Laerti. Këto lekët i ka dhënë një person që e thërrisnin Limi, me të cilin para ngjarjeve fliste Laerti me të.”

Në dëshminë e mëparshme Tafani kishte rrëfyer edhe për disa krime të tjera. Ai tregoi se gjatë paraburgimit, pasi u plagos Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, arma e përdorur u gjet në stanin e Qamil Haxhiut, babait të Laertit.

“Pas ngjarjes erdhi Lulzim Spahiu në paraburgim, më pas edhe Qamil Haxhiu. Me Lulzimin ndenjëm aty bashkë,” dëshmoi Tafani, ndërsa përmendi edhe takimin e parë me Laert Haxhiun pas daljes nga burgu.

Tafani rrëfeu edhe vrasjen e Çajup Selimit, ku pas krimit hodhi armën në lumin Vjosë dhe shkoi të takonte Laertin në Tiranë.

Në dëshminë e tij tronditëse, ai përshkroi edhe vrasjen e Fridman Xhaferrit, kushëririt të Laert Haxhiut në Korçë, si dhe tentativën për vrasjen e avokatit Adriatik Doga, gjithashtu kushëri i Laertit, pasi dyshohej se po ndihmonte kundërshtarët e tij.

The post I penduari përfshin babain e Laert Haxhiut në organizimin e vrasjeve appeared first on Lapsi.al.

❌
❌