Klubi bardhëkaltër Prishtina e ka huazuar qendërmbrojtësin Diar Halili te skuadra shqiptare, KF Tirana.
Halili është huazuar për gjashtë muajt e mbetur mirëpo nuk dihet nëse do të ketë ndonjë opsion blerje.
“Futbollisti ynë, Diar Halili, do ta vazhdojë pjesën pranverore të sezonit 2025/26 te KF Tirana, pas arritjes së marrëveshjes për huazimin e tij.
Qendërmbrojtësi ynë kalon te ekipi bardh e blu, ku pritet të jetë një forcë shtesë për skuadrën kryeqytetase në misionin e këndelljes në pjesën e dytë të sezonit”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e skuadrës kosovare.
Halili nuk ka pasur shumë minutazhë te Prishtina, ku këtë edicion ka zhvilluar vetëm edhe një ndeshje. Përndryshe, ai ka kontratë deri në vitin 2027./Telegrafi/
Tirana vazhdon me afrimet në merkato teksa bardheblutë kanë zyrtarizuar një tjetër përforcim. Bëhet fjalë për mbrojtësin Diar Halili. Ai vjen nga Prishtina, ndërsa do të jetë pjesë e Tiranës në huazim deri në fund të sezonit. Lojtari ka bërë prezantimin e tij dhe menjëherë ka nisur nga puna, nën urdhrat e trajnerit Ardian Nuhiu. […]
Këngëtarja e njohur e muzikës popullore shqiptare, Merita Halili, ka ndarë një rrëfim emocional gjatë një interviste, ku ka folur për gjendjen shëndetësore të rënduar të artistes Parashqevi Simaku.
Me zë të dridhur dhe ndjenja të forta, Halili e cilësoi situatën si tepër të dhimbshme, jo vetëm në aspektin njerëzor, por edhe artistik.
Ajo tregoi se lajmi për Parashqevi Simakun ka qenë një tronditje e madhe për të, duke e përshkruar si një “bombë” emocionale.
Sipas saj, lidhja mes tyre shkon përtej të qenurit kolege, pasi të dyja i përkasin së njëjtës gjeneratë dhe janë rritur paralelisht në skenën artistike shqiptare.
“Kemi qenë e njëjta moshë, e njëjta frymë, kemi ndarë të njëjtat ëndrra dhe sfida”, u shpreh Halili.
Ajo theksoi se është e vështirë të flasë më tej për këtë temë, pasi situata është trajtuar tashmë nga shumë persona, përfshirë edhe vetë Parashqevi Simakun.
Megjithatë, dhimbja dhe keqardhja janë të dukshme, duke reflektuar respektin dhe dashurinë që Halili ka për kolegen e saj.
Rrëfimi i Meritës solli një moment reflektimi për publikun, duke rikujtuar se edhe pas figurave të njohura dhe suksesit artistik fshihen shumë histori njerëzore, sfida shëndetësore dhe beteja për të cilat shpesh nuk fliten në publik.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka siguruar mbi 13.5 për qind të votave të rregullta, pa përfshirë votat e personave me aftësi të kufizuara, votat me kusht dhe ato me postë, sipas të dhënave të deritanishme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).
Ndërkohë, kur janë numëruar rreth 21 për qind e votave të kandidatëve për deputetë, në listën e LDK-së gara është mes vendit të 4 dhe 5 ku po "luftojnë" Doarsa Kica-Xhelili dhe Avdullah Hoti.
Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka bërë sot dy emërime të rëndësishme në strukturat udhëheqëse të komunës.
Arijeta Qafleshi Skeraj është emëruar shefe e Kabinetit të Kryetarit, pas tërheqjes së saj nga pozita e asambleistes së Kuvendit të Komunës.
Në zgjedhjet e fundit lokale, Qafleshi Skeraj është zgjedhur për herë të pestë si asambleiste, ndërsa gjatë legjislaturës së kaluar ka shërbyer si Kryesuese e Kuvendit, duke shënuar një performancë të lartë në funksionimin e organit më të lartë vendimmarrës të komunës. Kryetari Xheladini e ka uruar për detyrën e re, duke i dëshiruar suksese të metejshme në profesion dhe karrierë.
Gjithashtu, kryetari Xheladini ka emëruar Veton Halilin drejtor të Administratës Komunale.
Gjatë mandatit të kaluar, Halili ka shërbyer si shef i Kabinetit të Kryetarit, duke ushtruar këtë detyrë me përkushtim dhe përgjegjësi të lartë.
Kryetari Xheladini ka uruar Halilin për pozitën e re, duke shprehur besimin se me përvojën dhe profesionalizmin e tij, ai do të kontribuojë në forcimin e administratës komunale dhe efikasitetin e shërbimeve për qytetarët e Dragashit. /Telegrafi/
Elis Halili ka dhënë dorëheqjen nga detyra e nënkryetarit të Bashkisë së Vlorës, pas disa muajsh në këtë post. Halili mbajti për një periudhë rreth dy muaj detyrën e kryetarit të komanduar të bashkisë, pas dorëheqjes së ish-kryetarit Ermal Dredha, pas përplasjeve me kryeministrin Edi Rama. Pas zgjedhjeve vendore, ku në krye të Bashkisë së […]
Teksti ““Estetikë e Qytetarisë: Gurakuqi i Kolës dhe Semiologjia e Hapësirës Urbane”.” i Dr. Kujtim Halilit është një ndër trajtimet më të plota dhe më të pjekura mbi raportin midis skulpturës publike, identitetit qytetar dhe transformimeve kulturore që shoqëruan Shqipërinë pas viteve ’90. Ai arrin të bëjë jo vetëm një analizë estetike të monumentit të Luigj Gurakuqit në Shkodër…
Detektivja private Shkenda Lili ka folur më shumë për tradhtinë, si tradhtojnë njerëzit sot dhe me kë, si dhe rastet që e kanë tronditur atë më shumë gjatë punës së saj. Ajo ka zbuluar në “Live From Tirana” edhe orarin kur tradhtohet më shumë. Pjesë nga intervista: Si mund ta nuhasin tradhtinë njerëzit tek bashkëshorti […]
Një muaj para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka deklaruar se LDK është e vendosur të rikthehet në qeveri dhe të mos e lërë vendin pa qeverisje.
Në një intervistë për TV Dukagjinin, ajo theksoi se partia tashmë është në garë për të qenë pjesë e ekzekutivit dhe për ta udhëhequr atë.
“LDK-ja vendin më nuk e lë pa qeveri. LDK po garon që me qenë pjesë e qeverisë, LDK po garon për të udhëhequr me Qeveri. Nuk do të japim shifrat për shkak të ndryshimit të shifrave nga terreni”, tha Kica-Xhelili.
Ajo potencoi se hendeku politik mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje mbetet i pandryshuar, duke vënë në dyshim mundësinë e një bashkëpunimi pas zgjedhjeve.
“Megjithatë hendeku ynë me Lëvizjen Vetëvendosje nuk ka lëvizur. Mirëpo me gjuhën që po përdorin kohëve të fundit nuk e di si mund të ndodh përafrimi me një Lëvizje fondamentale anti-sistem”, u shpreh nënkryetarja e LDK-së.
Mundësia e një koalicioni parazgjedhor ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate po bëhet gjithnjë e më shumë temë diskutimi, teksa zgjedhjet e 28 dhjetorit po afrohen.
Nënkryetarja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, në Debat Plus, konfirmoi se bisedimet me Nismën po zhvillohen, por vendimi përfundimtar ende nuk është marrë.
Sipas saj, LDK-ja ka qenë e hapur për dialog me partitë më të vogla, përfshirë Nismën.
“Ne kemi qenë të hapur që të diskutojmë me partitë me të vogla. Dhe ideja ka qenë që diskutimi me to të jetë një iniciativë e një dialogu më shumë parimor sesa i konfirmuar. Dhe rrjedhimisht të gjitha kompetenca me këto negociata, si kryesi dhe kryesi e ngushtë ia kemi dhënë kryetarit Abdixhiku. Të them të drejtën nuk është se jam involvuar shumë këto ditë. Mirëpo nuk kam ndonjë konfirmim final nëse do të jetë pjesë e listës ose jo. Shumë shpejt do a kuptoni nëse do të jetë pjesë e listë ose jo. Konfirmim final nuk kam për momentin”, ka thënë Kica-Xhelili.
Diellza Daka do të rikthehet sërish si prezantuese e “Big Talk Kosova”, duke vazhduar kështu rolin që ajo ka mbajtur edhe në edicionin e kaluar të programit.
Ajo ka qenë prezentë në sezonin e tretë, ku u prit mirë nga publiku, dhe tashmë është konfirmuar edhe për edicionin e katërt.
Ky rikthim vjen si një vazhdimësi e suksesit të saj në format, ku Diellza ka arritur të krijojë një stil të vetin në moderimin e bisedave dhe analizave mbi ngjarjet e Big Brother VIP Kosova.
Foto: YouTube
Për këtë sezon, është bërë e ditur se në panelin e opinionistëve do të jetë Vlorijan Halili, i cili njihet për komentet e tij të drejtpërdrejta dhe qasjen kritike ndaj dinamikave të lojës.
Në anën tjetër, është përfolur se në panel mund të bashkohet edhe ish-banorja Xheneta Fetahu, megjithëse kjo ende nuk është bërë zyrtare.
Përfshirja e Xhenetës, nëse konfirmohet, pritet të sjellë një perspektivë tjetër në diskutime, duke qenë se ajo e njeh nga afër atmosferën dhe marrëdhëniet brenda shtëpisë.
Me këto zhvillime, “Big Talk Kosova” duket se po përgatitet për një tjetër edicion me debat, analiza dhe surpriza për publikun. /Telegrafi/
Babai i Sulo Halilit, 27-vjeçarit shqiptar i cili u qëllua me armë zjarri dhe u dogj brenda makinës në Greqi ka dhënë detaje mbi ngjarjen e rëndë. Në emisionin “Me Zemër të Hapur” ai ka rrëfyer se i biri ishte i martuar para 4 vitesh dhe ishte baba i dy fëmijëve. Ai thotë se martesa […]
Familja e 27-vjeçarit shqiptar Sulo Halili, i cili u vra në Greqi ka reaguar në lidhje me lajmet se nëna e këtij të fundit ka ndërruar jetë pasi mori vesh lajmin. Familja ka mohuar kategorikisht publikimin, duke theksuar se nëna e të riut është mirë me shëndet. “Gjithçka është mirë, gruaja është mirë, çfarë budallallëqesh […]
Vrasja e shqiptarit Sulo Halili në Skourta, Viotia, Greqi ka marrë përmasa edhe më të dhimbshme. Pak ditë pasi policia greke gjeti trupin e 27-vjeçarit shqiptar, punëtor ndërtimi, të vrarë dhe djegur brenda makinës së tij, nëna e tij ka ndërruar jetë pas një arresti kardiak, e mposhtur nga dhimbja për humbjen e të birit. […]
TIRANË, 11 nëntor /ATSH/ Kombëtarja U-21 vijon përgatitjet në Moldavi në kuadër të ndeshjes së parë miqësore ndaj Moldavisë, që do të luhet të enjten më 13 nëntor, në qendrën stërvitore të Kombëtares moldave, në Vadul lui Vodă, në orën 12:00.
Pas seancës stërvitore, për fshf.org folën Arlind Kurti dhe Burak Alili.
Kurti theksoi se, skuadra tashmë është plotësuar dhe se grupi është i përqendruar maksimalisht për përballjen ndaj Moldavisë. Mbrojtësi kuqezi tha se e njohin si kundërshtar, pasi kanë luajtur dy miqësore një vit më parë dhe vuri në dukje rëndësinë e përgatitjeve në kuadër të Europianit 2027.
“Të gjithë djemtë kanë ardhur, jemi bashkuar të gjithë. Sot është stërvitja e parë që do të bëjmë këtu. Jemi të përqendruar për ndeshjen që na pret më 13 nëntor”, tha ai.
Për Moldavinë, ai u shpreh se, “e njohim, pasi kemi zhvilluar edhe dy ndeshje më parë në Tiranë me ta. Kemi fituar dhe barazuar. Është ekip që luan fort dhe është i bashkuar. Ne duhet të jemi të përqendruar për të dhënë maksimumin tonë”.
“Tani e dimë që jemi kualifikuar dhe duhet të përgatitemi shumë mirë, sepse në Europian na presin ndeshje shumë të vështira. Kundërshtarë që kemi pasur edhe më parë, si Gjermania dhe Zvicra. Janë ndeshje shumë të rëndësishme, për ne nuk ka ndeshje miqësore. Duhet të futemi në fushë për të fituar çdo ndeshje”, u shpreh Arlind Kurti.
Ndërkohë, mesfushori Burak Alili vlerësoi atmosferën pozitive në grup dhe theksoi rëndësinë e këtyre dy përballjeve për përgatitjen e skuadrës.
“Sot kemi stërvitjen e parë me ekipin. Atmosfera është shumë e mirë. Po përgatitemi sa më mirë për këto dy ndeshje”, tha ai.
Për Moldavinë, ai tha se, “kemi pasur dy ndeshje më parë. Kemi fituar dhe barazuar. Do të japim maksimumin për të fituar më 13 nëntor”.
“Jemi të kualifikuar direkt në Europian, por këto ndeshje miqësore i shohim si ndeshje kualifikuese. Do të japim maksimumin për të bërë rezultate sa më të mira dhe për të fituar çdo ndeshje”, tha Burak Alili.
Një rast tronditës është zbuluar në zonën Skourta të Boiotisë, ku autoritetet greke kanë gjetur një automjet të djegur plotësisht dhe brenda tij një trup të karbonizuar. Viktima dyshohet të jetë Sulo Halili, 27 vjeç, me origjinë nga Tepelena, i cili prej gjashtë ditësh ishte shpallur i zhdukur nga familjarët në Halkidë. Halili ishte larguar […]
Një 41-vjeçar i deportuar nga autoritetet britanike në vendin tonë, ku rezulton i dënuar për trafik droge, është arrestuar në Rinas.
Denis Xhelili, banues në Vlorë, sipas bluve është kthyer në kategorinë “Deportiv” nga Mbretëria e Bashkuar dhe, pas intervistimit dhe verifikimeve të detajuara ka rezultuar se Gjykata e Vlorës ka njësuar vendimin e Gjykatës së Kurorës Luton–Chichester.
Kjo e fundit e kishte dënuar me 13 vjet e 4 muaj burg, për veprat penale “Komplot për furnizim me drogë të klasit A” dhe “Komplot për t’u shmangur nëpërmjet mashtrimit nga ndalimi i importimit të një droge të klasit A”.
Policia Kufitare në Aeroportin e Rinasit ka arrestuar tre shtetas të shpallur në kërkim, ndërsa tentonin të hynin në Shqipëri. Ndër të arrestuarit është Denis Xhelili, 41 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar në Mbretërinë e Bashkuar me 13 vite e 4 muaj burg për trafik droge të klasit A. Gjithashtu u arrestuan V. S., […]
Në Kosovë, shumë qytetarë ende zgjedhin rrugën e gjatë të gjykatave për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet pronësore edhe pse ekziston një alternativë shumë më e shpejtë, më pak e kushtueshme, e ajo është procesi i ndërmjetësimit.
Në episodin e 12-të të podcastit për pronat në Telegrafi me redaktoren Jehona Hulaj, për këtë proces dhe për punën që bën Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës, foli kryetarja e kësaj ode, Ganimete Xhelili.
Xhelili sqaroi se ndërmjetësimi është një mënyrë paqësore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, ku palët me ndihmën e një personi të tretë neutral, pra ndërmjetësuesit arrijnë një marrëveshje të përbashkët.
“Në thelb, ndërmjetësimi është një mënyrë paqësore për me i zgjidh mosmarrëveshjet. Kur dy palë ulen me ndihmën e një personi të tretë neutral dhe kanë vullnet me negociu, mund të arrijnë zgjidhje për çështjet që i ndajnë,” shpjegoi ajo, duke theksuar se ndërmjetësimi në Kosovë është i rregulluar me ligj dhe kryhet nga ndërmjetësues të licencuar nga Ministria e Drejtësisë.
Aktualisht në vend janë aktivë 104 ndërmjetësues të shpërndarë në të gjitha rajonet e Kosovës, dhe qytetarët mund t’i kontaktojnë përmes faqes zyrtare të Odës, në adresën “https://ndermjetesimi.com/ndermjetesuesit-et/”.
Kryetarja e Odës së Ndërmjetësuesve, Ganimete Xhelili gjatë podcastit në Telegrafi
Ligji i parë për ndërmjetësim në Kosovë është miratuar në vitin 2008, ndërsa në vitin 2018 procesi është integruar në sistemin gjyqësor dhe prokurorial të vendit.
“Nëpër gjykata dhe prokurori kemi mbi njëzet zyra të ndërmjetësimit. Ligji i ri e ka paraparë edhe ndërmjetësimin online, që është një lehtësi shtesë për qytetarët,” tha Xhelili, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të procesit.
Krahasuar me proceset e ngadalshme gjyqësore, ndërmjetësimi ofron zgjidhje të shpejtë dhe me kosto minimale.
Xhelili thekson proceset e zakonshme në gjykata që shpesh zgjasin me vite të tëra, ndërmjetësimi mund të përmbyllet për disa javë apo muaj.
“Procedura e ndërmjetësimit është më e lehtë, më e qasshme dhe me kosto shumë më të ulët se proceset gjyqësore. Qytetarët i ruajnë raportet mes veti, sepse marrëveshja ndërtohet bashkë nga palët - ndërmjetësuesi nuk merr vendim për ta,” tha ajo.
Ligji parasheh që një proces i ndërmjetësimit të përfundojë brenda 90 ditëve, me mundësi shtesë prej 30 ditësh kur rasti është më kompleks.
“Pra maksimum një rast në ndërmjetësim për mu trajtu dhe me u zgjidhë, nëse kanë vullnet palët gjithmonë, zgjat maksimumi katër muaj e që, krahasimisht me proceset gjyqësore, është kohë shumë shumë e shkurtë që i kursen qytetarët tanë”, shtoi ajo.
Sipas kryetares së Odës, ndërmjetësimi mund të aplikohet pothuajse në të gjitha rastet civile, përfshirë ato familjare, pronësore, të punës dhe në disa raste tjera penale.
Duke folur për rezultatet konkrete, Xhelili bëri të ditur se vetëm gjatë vitit 2024 janë zgjidhur 14 mijë e 85 raste përmes ndërmjetësimit, ndërsa në gjashtëmujorin e parë të këtij viti 2,300 raste janë përmbyllur përmes vetë-referimit të qytetarëve, pa përfshirë ato që janë dërguar nga gjykatat dhe prokuroritë.
“Vitin e kaluar kemi pasë 4,106 raste me vetë-referim për gjithë vitin. Sivjet, vetëm në gjashtëmujorin e parë kemi arritur gati gjysmën e atij numri. Kjo tregon që qytetarët po e njohin e po e besojnë procesin,” deklaroi ajo, duke shtuar se megjithëse vetëdijesimi është në rritje, ende ka shumë qytetarë që e shohin gjykatën si rrugën e vetme për zgjidhjen e problemeve.
Një nga shembujt që Xhelili përmendi gjatë intervistës është ai i rasteve pronësore që kanë pritur me vite nëpër gjykata, por janë zgjidhur shumë shpejt nëpërmjet ndërmjetësimit.
“Kemi raste pronësore që kanë pritë në gjykatat tona mbi dymbëdhjetë vite dhe në seanca të ndërmjetësimit janë zgjidhë me dy seanca,” tha ajo, duke e cilësuar këtë si një tregues të qartë se procesi funksionon kur palët janë të gatshme për dialog dhe kompromis.
Megjithatë, pavarësisht progresit, Xhelili vuri në dukje një problem serioz që po e pengon zbatimin e plotë të këtij procesi, mënyrën jo të njëjtë të ekzekutimit të marrëveshjeve nëpër komuna.
Ajo foli edhe për koston e ndërmjetësimit, që sipas saj është shumë më e përballueshme krahasuar me proceset gjyqësore.
“Për rastet që referohen nga gjykatat dhe prokuroritë, kostoja është 40 euro për rast. Ndërsa për rastet me vetë-referim fillon prej 40 eurove dhe nuk e tejkalon shumën 600 euro, varësisht nga kompleksiteti i rastit,” tha ajo.
Kryetarja e Odës së Ndërmjetësuesve, Ganimete Xhelili gjatë podcastit në Telegrafi
Për të përmirësuar besimin e qytetarëve, Oda e Ndërmjetësuesve ka zhvilluar fushata vetëdijesuese, trajnime për ndërmjetësuesit dhe bashkëpunime me institucione publike e ndërkombëtare.
“E dijmë që besimi ndërtohet me efikasitet dhe me suksese. Sa më shumë raste të zgjidhura përmes ndërmjetësimit, aq më shumë qytetarët do të besojnë në këtë proces,” theksoi Xhelili.
Në fund të intervistës, Xhelili dha një mesazh të qartë për qytetarët që po përballen me konflikte, sidomos për çështje pronësore: “Uroj që qytetarët të mos kenë konflikte fare, por meqë ato ekzistojnë, i inkurajoj që para se të shkojnë në gjykatë, ta provojnë ndërmjetësimin. Përfitojnë në kohë, në kosto dhe mbi të gjitha, ruajnë marrëdhëniet mes veti,” tha ajo. /Telegrafi/
Ky publikim është prodhuar nga Telegrafi në kuadër të projektit PIAKOS, zbatuar nga ATRC dhe financuar nga Banka Botërore – Fondi për Paqe dhe Shtet-Ndërtim. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e vetme e ATRC-së dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bankës Botërore, Fondit për Paqe dhe Shtet-Ndërtimin, apo Telegrafit.
Historia e mijëra shqiptarëve që përpiqen të kalojnë Kanalin e La Manshit me varka të vogla dhe përballen me varfëri, shfrytëzim dhe izolim në shtëpitë e barit dhe burgjet britanike. Mbi 15 mijë shqiptarë besohet se kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar përmes Kanalit të La Manshit që nga viti 2018. […]