Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Federata e Basketbollit vlerëson më të mirët e vitit 2025

24 December 2025 at 15:45

TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ Federata Shqiptare e Basketbollit zhvilloi mbrëmjen e djeshme eventin përmbyllës të vitit 2025, një aktivitet i rëndësishëm ku u pasqyruan të gjitha nismat, projektet dhe aktivitetet e realizuara gjatë këtij viti në shërbim të zhvillimit të basketbollit në vend.

Eventi shërbeu si një moment reflektimi dhe bilanci mbi punën e bërë, arritjet sportive dhe organizative, si dhe ndikimin pozitiv që kanë pasur programet e zbatuara nga federata, veçanërisht në rritjen e cilësisë së garave dhe përfshirjen e të rinjve në basketboll.

Gjatë aktivitetit u prezantuan programet kryesore zhvillimore, kampionatet kombëtare, pjesëmarrjet në gara ndërkombëtare, projektet për të rinjtë dhe iniciativat me fokus social, duke vënë në pah kontributin e sportistëve, trajnerëve, arbitrave dhe të gjithë aktorëve të përfshirë në ekosistemin e basketbollit shqiptar.

Në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje, Federata Shqiptare e Basketbollit ndau çmime për individë që janë dalluar për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e tyre të veçantë gjatë vitit 2025.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua çmimeve individuale MVP, ku u vlerësuan sportistët më të spikatur të sezonit në të gjitha kategoritë.

Fituesit e titujve MVP për sezonin 2025 janë:
Antea Filopati – MVP U14 Vajza
Aurora Dhedhes – MVP U16 Vajza
Izabel Kaçorri – MVP U18 Vajza
Etien Xhixho – MVP U14 Djem
Gleid Mema – MVP U16 Djem
Noel Heba – MVP U18 Djem
Brikena Muçenji – MVP Femra
Vinsent Grazhdani – MVP Meshkuj

Me këtë event përmbyllës, Federata Shqiptare e Basketbollit konfirmoi angazhimin për të vijuar investimet dhe projektet zhvillimore edhe në vitin 2026, me synimin për të rritur nivelin konkurrues dhe për të zgjeruar më tej bazën e basketbollit shqiptar.

1 nga 4

/gj.m/a.f/

The post Federata e Basketbollit vlerëson më të mirët e vitit 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sigal Prishtina triumfon ndaj Vëllaznimit në Prizren

20 December 2025 at 21:42


Sigal Prishtina fitoi duelin ndaj Vëllaznimit me rezultat 74:68, përballje që u zhvillua në Prizren.

Bardhekaltrit e nisën ndeshjen shumë mirë, duke fituar bindshëm çerekun e parë, e më pas, përkundër tentimeve nga mysafirët, arritën të ruajnë epërsinë për të fituar në fund 74:68.

Adrio Bailey u dallua te kryeqytetasit me 21 pikë e 12 kërcime, derisa Jericole Hellems e mbylli ndeshjen me 29 pikë e gjashtë kërcime.

Sigal Prishtina numëron shtatë fitore e gjashtë humbje pas 13 javësh në ProCredit Superligës, kurse Vëllaznimi katër fitore e tetë humbje./Telegrafi/

Trepça triumfon ndaj Rahovecit 029 me rezultat bindës

20 December 2025 at 21:28


Kampionia e Kosovës, Trepça shënoi fitore në udhëtim ndaj Rahoveci 029 me rezultat 57:110 në javën e 13-të të ProCredit Superligës.

Nga fillimi deri në fund kampionët ishin në epërsi në këtë ndeshje, duke shënuar fitore të merituar dhe duke ngritur epërsinë minutë pas minute, derisa shifrat në fund ishin 57:110.

Te vendasit Julian Roche e mbylli ndeshjen me 12 pikë e tetë kërcime, derisa te mysafirët pesë basketbollistë e mbyllën ndeshjen me pikë dyshifrore, kurse Ja'cori Payne kishte 20 pikë e katër kërcime.

Rahoveci 02 pas 13 ndeshjeve ka pesë fitore e tetë humbje, derisa mitrovicasit janë në vendin e parë me dhjetë fitore e tri humbje./Telegrafi/

Shpallet basketbollistja dhe basketbollisti më i mirë i vitit nga FBK-ja

19 December 2025 at 21:33

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka vazhduar traditën e saj duke ndarë çmimet për më të mirët e vitit në basketboll.

Në ceremoninë tradicionale u shpërndanë çmime në disa kategori, ndërsa vëmendja kryesore ishte te çmimet për basketbollisten dhe basketbollistin më të mirë të vitit.

Në konkurrencën e femrave, çmimi për basketbollisten më të mirë të vitit iu nda Malvina Hazirit, e cila u vlerësua për paraqitjet e saj të shkëlqyera gjatë vitit.

Ndërkohë, në konkurrencën e meshkujve, titulli i basketbollistit më të mirë të vitit i takoi Dardan Berishës. Ai u veçua për paraqitjet e tij të mira me skuadrën e Pejës, si dhe për kontributin e dhënë në përfaqësuesen e Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shpallet basketbollistja dhe basketbollisti më i mirë i vitit nga FBK-ja appeared first on Sinjali.

FBK-ja zbulon “Top 5” për meshkujt dhe femra

19 December 2025 at 20:38


Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet për më të mirët e vitit 2025.

Përpos çmimeve, si zakonisht FBK-ja ka krijuar edhe “Top 5” më të mirët e vitit, në kategorinë e meshkujve dhe femrave.

Të meshkujt, vend në formacion kanë zënë basketbollisti i vitit Dardan Berisha, pranë Dardan Kapitit, Don Polloshkas, Mikaile Tmusic dhe Valon Bunjakut.

Ndërsa, të femrat – formacioni u krijua nga Malvina Haziri, Agnesa Rrahmani, Aulona Muhadri, Enisa Kamerolli dhe Merisa Bilalli.

KB Trepça përndryshe u shpall klubi më i mirë te meshkujt, kurse KB Bashkimi tek femrat./Telegrafi/

Basketbolli kosovar rikthehet me përballje të zjarrta

19 December 2025 at 16:51

Superliga e Kosovës në basketboll po bëhet gjithnjë e më interesante. Elita e basketbollit vazhdon të ofrojë përballje spektakolare, ku çdo ndeshje ka rëndësinë e vet.

Një sfidë e veçantë do të zhvillohet në Prizren, ku Sigal Prishtina do të përballet me Vëllaznimin. Bardhekaltrit kanë gjashtë fitore dhe gjashtë humbje, ndërsa kuqezinjtë katër fitore e tetë humbje.

Rahoveci 029 dhe Trepça do të përballen të shtunën mbrëma. ‘Vreshtarët’ kanë pesë fitore dhe shtatë humbje, kurse ‘Xehetarët’ qëndrojnë në vendin e parë me nëntë fitore dhe tri humbje.

Derbi i kësaj jave do të zhvillohet ndërmjet GO+Pejës dhe Bashkimit. Të dy skuadrat kanë nga tetë fitore dhe katër humbje, duke e bërë këtë përballje edhe më interesante dhe me rivalitet të madh.

Java e 13-të do të mbyllet me sfidën në Palestrën ‘1 Tetori’ ndërmjet Borës dhe Golden Eagle Yllit. Prishtinasit kanë pesë fitore dhe shtatë humbje, ndërsa therandasit tri fitore dhe nëntë humbje.

Superliga/Java 13

E shtunë

19:30 Sigal Prishtina – Vëllaznimi

19:30 Rahoveci 029 – Trepça

E diel

17:00 GO+Peja – Bashkimi

19:30 Bora – Golden Eagle Ylli

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Basketbolli kosovar rikthehet me përballje të zjarrta appeared first on Sinjali.

Bashkimi rikthehet tek fitoret pas katër humbjeve, mposht Golden Eagle Yllin

18 December 2025 at 20:57


Pas katër humbjeve, Bashkimi u rikthye te fitorja, duke mundur Golden Eagle Yllin në Therandë me rezultat 78:77 në javën e 12-të në ProCredit Superligës.

Në një sfidë interesante dhe të luftuar deri në momentet e fundit, ishin prizrenasit më të vëmendshëm në fund, që u ndihmoi të shënojnë fitore, derisa therandasit tentuan deri në fund, por pa sukses.

Kyan Anderson kishte 22 pikë e tetë asistime te prizrenasit, ndërsa Lejson Zeqiri shtoi 15 pikë e shtatë kërcime, ndërsa te therandasit Antëan Scott shënoi 23 pikë.

Bashkimi pas 12 javësh ka tetë fitore e katër humbje, kurse Golden Ealge Ylli tri fitore e nëntë humbje./Telegrafi/

Superliga e Basketbollit rikthehet sonte me dy përballje të forta

18 December 2025 at 17:37

Superliga e Basketbollit e Kosovës rikthehet sonte me dy superduele interesante, të cilat zhvillohen në kuadër të xhiros së 12-të.

Vëmendja kryesore do të jetë në Therandë, ku Bashkimi përballet me Golden Eagle Yllin në një derbi rajonal me rëndësi të madhe. prizrenasit vijnë pas një serie negative, pasi pas shtatë fitoreve radhazi kanë pësuar katër humbje, ndërsa therandasit kanë tri fitore dhe tetë humbje.

Ndërkohë, në duelin tjetër përballen Bora dhe Trepça, skuadra që do të maten sërish mes vete pas vetëm 48 orësh. të martën, në ndeshjen e mbetur të javës së pestë, ‘xehetarët’ triumfuan në Mitrovicë me rezultat 72:90, fitore që i ngjiti në vendin e parë të tabelës me tetë fitore dhe tri humbje. nga ana tjetër, prishtinasit kanë pesë fitore dhe gjashtë humbje.

Superliga – Java 12

Sonte, me fillim nga ora 18:45, zhvillohen këto ndeshje: Bashkimi – Golden Eagle Ylli, Trepça – Bora.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Superliga e Basketbollit rikthehet sonte me dy përballje të forta appeared first on Sinjali.

GO+ Peja e mposht bindshëm Sigal Prishtinën

17 December 2025 at 20:51


GO+ Peja shënoi fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës me shifrat 98:67 (29:20, 15:12, 32:14, 22:21), në javën e 12-të të ProCredit Superligës.

Verdhezinjtë ishin më të mirë nga fillimi deri në fund, duke shënuar fitore të merituar. Vendasit ishin shumë më të mirë sidomos në periodën e tretë, ku u bë shkëputja e madhe, derisa triumfuan në fund 98:67.

GO+ Peja në pushim shkoi me 11 pikë epërsi, 44:32, ndërsa dallimi shumë i madh në rezultat u bë në çerekun e tretë që u mbyll 32:14.


Te vendasit më i miri ishte Skyler Flatten me 21 pikë, shtatë kërcime e shtatë asistime, derisa te mysafirët u dalluan Kelby Kramer me 16 pikë e tetë kërcime dhe Arian Azemi me 19 pikë.

GO+ Peja ka tetë fitore e katër humbje, ndërsa Sigal Prishtina gjashtë fitore e gjashtë humbje. /Telegrafi/

Trepça fiton ndeshjen e mbetur ndaj Borës dhe bëhet lider i tabelës

16 December 2025 at 20:55


Trepça ka fituar sfidën e mbetur të javës së pestë të ProCredit Superligës ndaj Borës, me rezultat 72:90), që u zhvillua në Mitrovicë.

Me këtë fitore, kampionët dalin në vendin e parë me tetë fitore e tri humbje, derisa kjo ishte humbja e parë për prishtinasit pas katër fitoreve radhazi, kurse në përgjithësi kanë pesë fitore e gjashtë humbje.

Përballja në “Minatori” ka qenë mjaft interesant, ku fituesi u vendos në periudhën e tretë, që i takoi ‘Xehetarëve’ 11:38, duke vendosur fituesin.

Shaquan Jues kishte 25 pikë e 11 pikë te Bora, derisa te mitrovicasit, Drilon Hajrizi kishte 20 pikë, ndërsa Mikaile Tmusiq 14 pikë, pesë kërcime, pesë asistime dhe gjashtë topa të vjedhur./Telegrafi/

Fitorja ndaj Borës e çon Trepçën në krye të Superligës

16 December 2025 at 20:47

Kampionia në fuqi, Trepça, është liderja e re në Superligën e Kosovës në basketboll.

Të martën mbrëma, në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, dhe në praninë e pak shikuesve, Trepça e mposhti Borën e Prishtinës me rezultat bindës 90:72.

Kjo ndeshje ishte e mbetur nga xhiroja e pestë e Superligës. Bora ishte skuadra vendase, por përballja u zhvillua në Mitrovicë.

“Xehetarët” e vendosën ndeshjen në çerekun e tretë, ku bënë shkëputjen e madhe. Çereku i parë përfundoi 21:16 për Borën, ndërsa pas pjesës së parë rezultati ishte 39:36 për Trepçën. Çereku i tretë u mbyll 38:11 në të mirë të mitrovicasve, duke e vulosur fitoren, ndërsa çereku i katërt ishte më shumë formalitet.

Ja’cori Payne udhëhoqi Trepçën me 17 pikë, nëntë asistime dhe katër kërcime. Mikaile Tmushiq po ashtu pati paraqitje të mirë me 14 pikë, pesë kërcime, pesë asistime dhe gjashtë topa të rrëmbyer, ndërsa Drilon Hajrizi shënoi 20 pikë.

Te Bora u dallua Shaquan Jules me 25 pikë dhe 11 kërcime, ndërsa Amin Hot kontribuoi me 17 pikë, gjashtë kërcime dhe tri asistime.

Bora ishte në seri prej katër fitoreve radhazi, por kësaj radhe nuk pati gjasa përballë Trepçës.

Me këtë fitore, Trepça tani ka tetë fitore dhe tri humbje, duke udhëhequr tabelën me 19 pikë. Bashkimi dhe Peja kanë nga 18 pikë, ndërsa Bora me pesë fitore dhe gjashtë humbje ka 16 pikë dhe renditet në mesin e tabelës.

Superliga vazhdon menjëherë të mërkurën me dy ndeshjet e para të xhiros së 12-të. Nga ora 18:45 zhvillohen takimet GO+ Peja – Sigal Prishtina dhe Vëllaznimi – Rahoveci. Të enjten, po nga ora 18:45, luhen ndeshjet Bashkimi – Golden Eagle Ylli dhe Trepça – Bora.

Kështu, dy skuadrat që u përballën të martën do të takohen sërish të enjten, në të njëjtën arenë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Fitorja ndaj Borës e çon Trepçën në krye të Superligës appeared first on Sinjali.

Andrew Gordon rikthehet në Kosovë, nënshkruan për KB Vëllaznimin

15 December 2025 at 12:29


Klubi basketbollistik Vëllaznimi ka arritur marrëveshje me qendrën Andrew Gordon.

Gordon dikur pjesë e Trepçës, tani do ta tregojë sërish kualitetin në elitën e basketbollit në Kosovë, ndërsa siç dihet ka një karrierë të bujshme sepse ka përfaqësuar edhe West Virginia Mountaineers.

Postimi i plotë i KB Vëllaznimit pa ndërhyrje:

“Andrew Gordon qendra e re e skuadrës! Qendra e fuqishme amerikane - Andrew Gordon rikthehet në basketbollin kosovar, kësaj radhe si pjesë e Vëllaznimit tonë”.

“Lojtari i gjatë 207 centimetra është i njohur për basketbollin tonë dhe për paraqitjet fantastike me Trepçën, ku u paraqit dy edicione dhe fitoi trofe në basketbollin kosovar. Përveç Trepçës, Gordon ka luajtur edhe në Bullgari, Uruguai dhe së fundmi në Britani të madhe me Caledonia Gladiators!”.

“Lojtari në karrierën kolegjiale ka luajtur me West Virginia Mountaineers dhe Louisiana Tech Bulldogs! Mirësevjen Andrew, të fitojmë së bashku!”, njofton klubi kosovar.

Vëllaznimi këtë edicion nuk po kalon një formë të mirë në elitë, ku në 11 paraqitje ka regjistruar tre fitore dhe plot tetë humbje./Telegrafi/

Prishtina fiton derbin ndaj Bashkimit, në ndeshjen që u ndërpre për më shumë se një orë

14 December 2025 at 22:20


Në një sfidë dramatike, Sigal Prishtina shënoi fitore ndaj Bashkimit me rezultat 72:70 (17:24, 25:15, 16:18, 14:13), në javën e 11-të të ProCredit Superligës.

Ndeshja ishte ndërprerë në çerekun e parë për shkak të incidenteve të tifozëve. Dhjetëra tifozë të Prishtinës, të njohur si “Plisat”, hynë në palestër dhe hodhën mjete tymosëse, duke krijuar një situatë kaotike. Protesta e tyre është për kryesinë e klubit, pas vitesh pa titull kampioni. Ndeshja vazhdoi pas më shumë se një ore.


Në çerekun e parë mysafirët kishin epërsi konstante, duke fituar këtë pjesë 17:24, por kundërpërgjigja e prishtinasve erdhi menjëherë në periudhën e dytë, për të shkuar në pushim me rezultat 42:39.

Perioda e tretë ishte e barabartë dhe e luftuar nga të dy skuadrat, duke e bërë sfidën në kryeqytet edhe më interesante, derisa fituesi u vendos në dhjetëminutëshin e fundit.

Dramë u zhvillua deri në fund, me bardhekaltrit që ishin më të vëmendshëm në momentet vendimtare, derisa në aksionin e fundit për prizrenasit Anderson nuk ishte i saktë për tri pikë.


Kelby Kramer kishte dhjetë pikë e 15 kërcime te vendasit, kurse Kyan Anderson 20 pikë te mysafirët.

Sigal Prishtina ka gjashtë fitore e pesë humbje, ndërsa Bashkimi shtatë fitore e katër humbje. /Telegrafi/

‘Vreshtarët’ me fitore të madhe ndaj GO+ Peja

14 December 2025 at 21:36


Rahoveci 029 shënoi fitore shumë të rëndësishme ndaj GO+ Peja me rezultat 83:71 (23:24, 21:17, 26:16, 13:14), në javën e 11-të të ProCredit Superligës.

Sfida në Rahovec ishte mjaft interesante, ku pjesa e parë ishte kryesisht e baraspeshuar. Çereku i parë ishte i barabartë duke përfunduar 23:24, derisa vendasit për një nuancë ishin më të mirë në periudhën e dytë, 21:17, për të shkuar në pushim me rezultat 44:41.

Dallimi i madh dhe vendimtar u bë në periodën e tretë, 26:14, ndërsa ‘Vreshtarët’ në dhjetë minutat e fundit ruajtën epërsinë për të fituar 83:71.


Te vendasit u dalluan Fisnik Rugova me 25 pikë e 11 kërcime dhe Kentrell Pullian me 25 pikë, derisa te mysafirët më i miri ishte Dardan Berisha me 22 pikë.

Rahoveci 029 ka pesë fitore e gjashtë humbje, ndërsa GO+ Peja ka shtatë fitore e katër humbje. /Telegrafi/

Plisat vazhdojnë protestën ndaj kryesisë, ndërpritet ndeshja Prishtina - Bashkimi

14 December 2025 at 19:55


Ndeshja mes Sigal Prishtinës dhe Bashkimit u ndërpre që në çerekun e parë për shkak të incidenteve të tifozëve.

Dhjetëra tifozë të Sigal Prishtinës, të njohur si “Plisat”, hynë në palestër dhe hodhën mjete tymosëse, duke krijuar një situatë kaotike dhe duke detyruar gjyqtarin të ndalojë përkohësisht takimin.

Zhvillohej minuta e shtatë e takimit, kur rezultati ishte 7-9 në të mirë të mysafirëve.

Incidenti vjen pas një periudhe të tensionuar mes tifozëve dhe kryesisë së klubit, ku “Plisat” kanë shprehur shpesh pakënaqësitë e tyre ndaj menaxhimit të Sigal Prishtinës.


Protestat ndaj presidentit Blerand Stavilevci dhe drejtuesit Florian Miftari ka javë që kanë filluar, ku po kërkohet largimi i tyre.

Ende nuk dihet se kur do të vazhdojë takimi, ndërsa klubi dhe organizatorët po shqyrtojnë hapat e mëtejshëm për të garantuar një ambient të sigurt për lojtarët dhe tifozët e mbetur. /Telegrafi/

"Më mirë të luash në Kosovë, se sa në Kroaci" - basketbollist kroat flet për eksperiencën te klubet kosovare

14 December 2025 at 16:33


Basketbollisti kroat Henrik Sirko ka folur hapur për përvojën e tij disa vjeçare në basketbollin e Kosovës, duke e krahasuar atë drejtpërdrejt me kampionatin kroat.

Sirko u rikthye këtë sezon në Kroaci pas pesë sezoneve të kaluara në Kosovë, por thekson se atje ka gjetur një ambient dhe një pasion që mungon në ligën vendase. Ai luajti për klube si Peja, Prishtina, Ylli dhe Bora.

Sipas tij, investimi në basketboll dhe interesimi i tifozëve në Kosovë janë në nivel dukshëm më të lartë. Ai të gjitha këto i foli në Sportcast që prodhohet nga mediumi Sportske Novosti.

“Jam i lumtur që Cibona luajti kundër Bashkimit këtë sezon, i cili nuk është një ekip i fortë në Kosovë, kështu që pamë se si u paraqit Cibona në transfertë, para një salle plot. Në Kosovë, sallat janë plot, ka tension të madh, investohet shumë në basketboll, pritet një rezultat, dhe kjo është ajo që më tërhoqi”, deklaroi Sirko.

Kroati thekson se edhe cilësia e huajve dhe trajnerëve është më e lartë në Kosovë se sa në Kroaci, duke e bërë ligën më konkurruese.

“Liga atje ka tetë klube, dhe vit pas viti liga është e barabartë, kushdo mund të mposhtë këdo. Ata kanë një rregull prej pesë të huajsh, tre prej të cilëve mund të jenë në fushë. Ata sjellin trajnerë nga liga turke, ish-trajneri i kombëtares së BiH-së Adis Beciragic ka qenë atje për gjashtë sezone, shumë nga trajnerët tanë kanë qenë në Kosovë ose kanë qenë atje”, tregon ai.

Ai shton se dallimi kryesor mes dy ligave është atmosfera dhe kultura sportive.

“Dallimi më i madh midis ligës së Kosovës dhe ligës sonë është se klubet atje kanë shumë spektatorë, ka një dëshirë të tillë për të blerë një biletë. Ne nuk e kemi atë pritshmëri për ndeshjet, ndërsa ata e kanë.”

“Për shembull, fiton një trofe dhe pastaj 1,500 njerëz të ndjekin në një palestër mysafire me një kapacitet prej 3,000 personash, dhe pastaj ka 8,000 njerëz përreth teje në festë. Kjo është ajo që më tërhoqi, nuk ishte as kontrata”, shtoi ai.

Në fund, ai jep një konstatim të drejtpërdrejtë dhe kritik për realitetin e basketbollit kroat.

“Është e trishtueshme që është më mirë të shkosh të luash në Kosovë ose Rumani sesa të qëndrosh në Kroaci, por lojtarët duhet të gjejnë rrugën e tyre”, përfundoi Sirko. /Telegrafi/


- YouTube www.youtube.com

Dy super përballje në elitën e basketbollit kosovar

13 December 2025 at 12:55

Superliga e basketbollit në Kosovë është bërë më interesant se kurrë, ku nuk ka favoritë absolutë në asnjë ndeshje.

Çdo përballje pritet të jetë e paparashikueshme, dhe fituesi nuk po dihet deri në momentet e fundit.

Takimi i parë i xhiros së 11-të është mes Golden Eagle Yllit dhe Trepçës. Ish-kampioni dhe kampioni përballen në një sfidë interesante në Therandë. Verdhezinjtë kanë tri fitore e shtatë humbje, kurse mitrovicasit gjashtë fitore e tri humbje.

Bora – Vëllaznimi është tjetër përballje e së shtunës, ku dy skuadrat janë në formë të mirë në ndeshjet e fundit. Prishtinasit numërojnë katër fitore e pesë humbje, ndërsa kuqezinjtë tri fitore e shtatë humbje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dy super përballje në elitën e basketbollit kosovar appeared first on Sinjali.

Bora triumfon ndaj GO+Pejës

11 December 2025 at 21:14


Në një sfidë shumë interesante, Bora shënoi fitore ndaj GO+ Pejës me rezultat 81:82 (15:30, 26:13, 14:24, 26:15), në javën e dhjetë të ProCredit Superligës.

Prishtinasit e nisën ndeshjen shumë më mirë, duke dominuar në çerekun e parë, 15:30, derisa vendasit u kundërpërgjigjën në periudhën e dytë, 26:13, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 41:43.

Kryeqytetasit sërish ishin më të mirë në periodën e tretë, 14:24, kurse pejanët tentuan deri në fund përmbysjen, por vetëm duke afruar rezultatin në 81:82, sa përfundoi ndeshja.

Musab Mala kishte 17 pikë e pesë asistime, kurse Jordan Johnson 20 pikë për vendasit, kurse te mysafirët, Alex Hunter kishte 21 pikë, tetë kërcime e tetë asistime, ndërsa Amin Hot 23 pikë e shtatë kërcime.

GO+ Peja ka shtatë fitore e tri humbje, ndërsa Bora katër fitore e gjashtë humbje. /Telegrafi/

Malvina Haziri po mahnitë të gjithë në Amerikë me paraqitje të shkëlqyera

11 December 2025 at 17:19


Basketbollistja e talentuar Malvina Haziri është duke vazhduar shkëlqimin te skuadra amerikane Washington State Women’s Hoops.

Haziri kaloi në vitin e kaluar në ShBA, duke bërë lëvizjen e madhe nga Kosova dhe që atëherë ka qenë ndër kryesorët në ekipin amerikan.

Paraqitjet e vazhdueshme pozitive kanë ndikuar që edhe klubi amerikan shpesh t’i postojë disa video të tre pikëve që realizon Haziri.

Haziri që përfaqëson Kosovën në nivelin ndërkombëtar edhe hyri në histori javën e kaluar kur shënoi pikët e para në NCAA Division I, e njëkohësisht u bë lojtarja më e re aktive në këtë ligë elitare të basketbollit amerikan.

E mira e kësaj që ky është vetëm fillimi për Hazirin, e cila shihet si një ndër pikat kyçe për rritjen e basketbollit të femrave në Kosovë./Telegrafi/

Golden Eagle Ylli fiton si mysafir i Vëllaznimit

10 December 2025 at 21:19


Golden Eagle Ylli shënoi fitore shumë të rëndësishme ndaj Vëllaznimit në Gjakovë me shifrat 66:71 (19:20, 17:21, 10:19, 20:11).

Takimi në Gjakovë ishte interesant. Periudha e parë ishte e baraspeshuar, duke përfunduar 19:20. Mysafirët për një nuancë ishin më të mirë në periudhën e dytë, 17:21, për të shkuar në pushim me rezultat 36:41.

Therandasit dallimin e madh dhe vendimtar e bënë në periodën e tretë 10:19, kurse dhjetë minutat e fundit u takuan vendasve 20:11, por nuk arritën përmbysjen e madhe.


Jericole Hellems kishte 13 pikë e pesë kërcime te vendasit, ndërsa Arian Qallaku 18 pikë e shtatë kërcime te mysafirët.

Tani të dy skuadrat kanë nga tri fitore e shtatë humbje. /Telegrafi/

❌
❌