Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

GO+ Peja e mposht bindshëm Sigal Prishtinën

17 December 2025 at 20:51


GO+ Peja shënoi fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës me shifrat 98:67 (29:20, 15:12, 32:14, 22:21), në javën e 12-të të ProCredit Superligës.

Verdhezinjtë ishin më të mirë nga fillimi deri në fund, duke shënuar fitore të merituar. Vendasit ishin shumë më të mirë sidomos në periodën e tretë, ku u bë shkëputja e madhe, derisa triumfuan në fund 98:67.

GO+ Peja në pushim shkoi me 11 pikë epërsi, 44:32, ndërsa dallimi shumë i madh në rezultat u bë në çerekun e tretë që u mbyll 32:14.


Te vendasit më i miri ishte Skyler Flatten me 21 pikë, shtatë kërcime e shtatë asistime, derisa te mysafirët u dalluan Kelby Kramer me 16 pikë e tetë kërcime dhe Arian Azemi me 19 pikë.

GO+ Peja ka tetë fitore e katër humbje, ndërsa Sigal Prishtina gjashtë fitore e gjashtë humbje. /Telegrafi/

Prishtina fiton derbin ndaj Bashkimit, në ndeshjen që u ndërpre për më shumë se një orë

14 December 2025 at 22:20


Në një sfidë dramatike, Sigal Prishtina shënoi fitore ndaj Bashkimit me rezultat 72:70 (17:24, 25:15, 16:18, 14:13), në javën e 11-të të ProCredit Superligës.

Ndeshja ishte ndërprerë në çerekun e parë për shkak të incidenteve të tifozëve. Dhjetëra tifozë të Prishtinës, të njohur si “Plisat”, hynë në palestër dhe hodhën mjete tymosëse, duke krijuar një situatë kaotike. Protesta e tyre është për kryesinë e klubit, pas vitesh pa titull kampioni. Ndeshja vazhdoi pas më shumë se një ore.


Në çerekun e parë mysafirët kishin epërsi konstante, duke fituar këtë pjesë 17:24, por kundërpërgjigja e prishtinasve erdhi menjëherë në periudhën e dytë, për të shkuar në pushim me rezultat 42:39.

Perioda e tretë ishte e barabartë dhe e luftuar nga të dy skuadrat, duke e bërë sfidën në kryeqytet edhe më interesante, derisa fituesi u vendos në dhjetëminutëshin e fundit.

Dramë u zhvillua deri në fund, me bardhekaltrit që ishin më të vëmendshëm në momentet vendimtare, derisa në aksionin e fundit për prizrenasit Anderson nuk ishte i saktë për tri pikë.


Kelby Kramer kishte dhjetë pikë e 15 kërcime te vendasit, kurse Kyan Anderson 20 pikë te mysafirët.

Sigal Prishtina ka gjashtë fitore e pesë humbje, ndërsa Bashkimi shtatë fitore e katër humbje. /Telegrafi/

‘Vreshtarët’ me fitore të madhe ndaj GO+ Peja

14 December 2025 at 21:36


Rahoveci 029 shënoi fitore shumë të rëndësishme ndaj GO+ Peja me rezultat 83:71 (23:24, 21:17, 26:16, 13:14), në javën e 11-të të ProCredit Superligës.

Sfida në Rahovec ishte mjaft interesante, ku pjesa e parë ishte kryesisht e baraspeshuar. Çereku i parë ishte i barabartë duke përfunduar 23:24, derisa vendasit për një nuancë ishin më të mirë në periudhën e dytë, 21:17, për të shkuar në pushim me rezultat 44:41.

Dallimi i madh dhe vendimtar u bë në periodën e tretë, 26:14, ndërsa ‘Vreshtarët’ në dhjetë minutat e fundit ruajtën epërsinë për të fituar 83:71.


Te vendasit u dalluan Fisnik Rugova me 25 pikë e 11 kërcime dhe Kentrell Pullian me 25 pikë, derisa te mysafirët më i miri ishte Dardan Berisha me 22 pikë.

Rahoveci 029 ka pesë fitore e gjashtë humbje, ndërsa GO+ Peja ka shtatë fitore e katër humbje. /Telegrafi/

Plisat vazhdojnë protestën ndaj kryesisë, ndërpritet ndeshja Prishtina - Bashkimi

14 December 2025 at 19:55


Ndeshja mes Sigal Prishtinës dhe Bashkimit u ndërpre që në çerekun e parë për shkak të incidenteve të tifozëve.

Dhjetëra tifozë të Sigal Prishtinës, të njohur si “Plisat”, hynë në palestër dhe hodhën mjete tymosëse, duke krijuar një situatë kaotike dhe duke detyruar gjyqtarin të ndalojë përkohësisht takimin.

Zhvillohej minuta e shtatë e takimit, kur rezultati ishte 7-9 në të mirë të mysafirëve.

Incidenti vjen pas një periudhe të tensionuar mes tifozëve dhe kryesisë së klubit, ku “Plisat” kanë shprehur shpesh pakënaqësitë e tyre ndaj menaxhimit të Sigal Prishtinës.


Protestat ndaj presidentit Blerand Stavilevci dhe drejtuesit Florian Miftari ka javë që kanë filluar, ku po kërkohet largimi i tyre.

Ende nuk dihet se kur do të vazhdojë takimi, ndërsa klubi dhe organizatorët po shqyrtojnë hapat e mëtejshëm për të garantuar një ambient të sigurt për lojtarët dhe tifozët e mbetur. /Telegrafi/

"Më mirë të luash në Kosovë, se sa në Kroaci" - basketbollist kroat flet për eksperiencën te klubet kosovare

14 December 2025 at 16:33


Basketbollisti kroat Henrik Sirko ka folur hapur për përvojën e tij disa vjeçare në basketbollin e Kosovës, duke e krahasuar atë drejtpërdrejt me kampionatin kroat.

Sirko u rikthye këtë sezon në Kroaci pas pesë sezoneve të kaluara në Kosovë, por thekson se atje ka gjetur një ambient dhe një pasion që mungon në ligën vendase. Ai luajti për klube si Peja, Prishtina, Ylli dhe Bora.

Sipas tij, investimi në basketboll dhe interesimi i tifozëve në Kosovë janë në nivel dukshëm më të lartë. Ai të gjitha këto i foli në Sportcast që prodhohet nga mediumi Sportske Novosti.

“Jam i lumtur që Cibona luajti kundër Bashkimit këtë sezon, i cili nuk është një ekip i fortë në Kosovë, kështu që pamë se si u paraqit Cibona në transfertë, para një salle plot. Në Kosovë, sallat janë plot, ka tension të madh, investohet shumë në basketboll, pritet një rezultat, dhe kjo është ajo që më tërhoqi”, deklaroi Sirko.

Kroati thekson se edhe cilësia e huajve dhe trajnerëve është më e lartë në Kosovë se sa në Kroaci, duke e bërë ligën më konkurruese.

“Liga atje ka tetë klube, dhe vit pas viti liga është e barabartë, kushdo mund të mposhtë këdo. Ata kanë një rregull prej pesë të huajsh, tre prej të cilëve mund të jenë në fushë. Ata sjellin trajnerë nga liga turke, ish-trajneri i kombëtares së BiH-së Adis Beciragic ka qenë atje për gjashtë sezone, shumë nga trajnerët tanë kanë qenë në Kosovë ose kanë qenë atje”, tregon ai.

Ai shton se dallimi kryesor mes dy ligave është atmosfera dhe kultura sportive.

“Dallimi më i madh midis ligës së Kosovës dhe ligës sonë është se klubet atje kanë shumë spektatorë, ka një dëshirë të tillë për të blerë një biletë. Ne nuk e kemi atë pritshmëri për ndeshjet, ndërsa ata e kanë.”

“Për shembull, fiton një trofe dhe pastaj 1,500 njerëz të ndjekin në një palestër mysafire me një kapacitet prej 3,000 personash, dhe pastaj ka 8,000 njerëz përreth teje në festë. Kjo është ajo që më tërhoqi, nuk ishte as kontrata”, shtoi ai.

Në fund, ai jep një konstatim të drejtpërdrejtë dhe kritik për realitetin e basketbollit kroat.

“Është e trishtueshme që është më mirë të shkosh të luash në Kosovë ose Rumani sesa të qëndrosh në Kroaci, por lojtarët duhet të gjejnë rrugën e tyre”, përfundoi Sirko. /Telegrafi/


- YouTube www.youtube.com

Golden Eagle Ylli fiton si mysafir i Vëllaznimit

10 December 2025 at 21:19


Golden Eagle Ylli shënoi fitore shumë të rëndësishme ndaj Vëllaznimit në Gjakovë me shifrat 66:71 (19:20, 17:21, 10:19, 20:11).

Takimi në Gjakovë ishte interesant. Periudha e parë ishte e baraspeshuar, duke përfunduar 19:20. Mysafirët për një nuancë ishin më të mirë në periudhën e dytë, 17:21, për të shkuar në pushim me rezultat 36:41.

Therandasit dallimin e madh dhe vendimtar e bënë në periodën e tretë 10:19, kurse dhjetë minutat e fundit u takuan vendasve 20:11, por nuk arritën përmbysjen e madhe.


Jericole Hellems kishte 13 pikë e pesë kërcime te vendasit, ndërsa Arian Qallaku 18 pikë e shtatë kërcime te mysafirët.

Tani të dy skuadrat kanë nga tri fitore e shtatë humbje. /Telegrafi/

Vëllaznimi e shet basketbollstin Warrick

8 December 2025 at 18:25


Klubi i basketbollit Vëllaznimi ka konfirmuar largimin e Marques Warrick nga ekipi, me marrëveshje, duke marr edhe kompensim për shitjen e tij.

Sipas njoftimit zyrtar të klubit gjakovar, Warrick do të vazhdojë karrierën e tij në një prej ligave të forta evropiane, pa u bërë i ditur ende se cili do të jetë klubi i ri.

As shumën e transferimit nuk e kanë bërë publike, por theksohet se oferta për klubin dhe lojtarin ishte e parefuzueshme.


“Për shkak të marrëveshjes kontraktuale me Marques Warrick, rrugët tona ndahen këtu. Ai do të transferohet në një ligë të fortë evropiane dhe, me marrëveshje të dyanshme, kemi vendosur ta lëmë të shkojë. Falënderojmë Marques për kontributin e tij gjatë kohës te Vëllaznimi dhe i urojmë suksese në vazhdim të karrierës”, thuhet në njoftim.

Në ndeshjen e fundit kundër Trepçës, Warrick spikati me performancën e tij, duke shënuar 28 pikë, marrë dy kërcime dhe dhënë dy asistime, duke treguar një formë të lartë para largimit. /Telegrafi/

Superliga rikthehet në aksion, derbi mes Pejës dhe Trepçës

2 December 2025 at 13:50


ProCredit Superliga rikthehet në aksion pas ndeshjes së Kosovës me shumë ndeshje interesante.

Derbi i xhiros së tetë do të zhvillohet të enjten mbrëma mes GO+ Peja dhe Trepçës, që është përballja e fundit e kësaj xhiro. Sfidat ndërmjet këtyre dy skuadrave kanë dhuruar gjithmonë emocione dhe kështu pritet të enjten, me të dy skuadrat që kanë dhuruar shumë spektakël në këtë edicion dhe kanë ambicie të mëdha. Pejanët kanë gjashtë fitore e një humbje, derisa mitrovicasit katër fitore e dy humbje. Në takimin e parë në Mitrovicë fituan verdhezinjtë 80:86.

Sigal Prishtina-Golden Eagle Ylli është një përballje ku dy skuadrat synojnë fitoren, pasi që kohët e fundit nuk kanë pasur shumë rezultate pozitive. Bardhekaltrit kanë katër fitore e tri humbje, ndërsa therandasit një fitore e gjashtë humbje. Takimin e parë në Therandë e fituan kryeqytetasit 76:78, ndërsa edhe takimi i së mërkurës do të zhvillohet në Therandë.

Rahoveci 029-Bora po ashtu është një përballje shumë interesante dhe shumë e rëndësishme. ‘Vreshtarët’ kanë tri fitore e katër humbje, kurse prishtinasit një fitore e pesë humbje. Duelin e parë në kryeqytet e fitoi skuadra nga Rahoveci me rezultat 84:95.

Të enjten do të sfidohen Bashkimi me Vëllaznimin, ndeshje që do të zhvillohet në Gjakovë, pasi takimi i parë ishte zhvilluar në Prizren. Portokallezinjtë janë skuadra e vetme pa asnjë humbje me shtatë fitore në shtatë ndeshje, kurse Kuqezinjtë një fitore e gjashtë humbje. Përballjen e parë e fituan prizrenasit 69:106.

ProCredit Superliga-Java 8

E mërkurë

18:45 Sigal Prishtina-Golden Eagle Ylli

18:45 Rahoveci 029-Bora

E enjte

18:45 Bashkimi-Vëllaznimi

20:00 GO+ Peja-Trepça

Javës e gjashtë në Superligën e Kosovës në basketboll: Peja fiton derbin, Trepça dhe Prishtina triumfojnë po ashtu, Bora merr fitoren e parë

16 November 2025 at 22:36


Java e gjashtë e ProCredit Superligës solli duele të forta dhe rezultate të rëndësishme për ecurinë e kampionatit.

Ndeshjet prodhuan rikthime, luftë deri në sekondat e fundit dhe fitore të vlefshme për skuadrat që po formësojnë ambiciet e sezonit. Më poshtë gjeni përmbledhjen e plotë të çdo sfide.

Prishtina fiton në Gjakovë

Sigal Prishtina u rikthye te fitorja duke triumfuar si mysafire në Gjakovë me rezultatin 86:91. Çereku i parë u zhvillua me shumë luhatje, por Vëllaznimi e mbylli me epërsi 21:17. Prishtinasit reaguan fuqishëm në periodën e dytë, të cilën e fituan 16:27 dhe shkuan në pushim me avantazh 37:44.

Në pjesën e dytë, kryeqytetasit arritën epërsi deri në 16 pikë (40:56), por vendasit ngushtuan shifrat në 84:88 në fund, megjithatë Prishtina e ruajti epërsinë dhe mori fitoren e katërt të sezonit.

Te vendasit u dallua Marques Warrick me 24 pikë, ndërsa për Prishtinën më i miri ishte Adrio Bailey me 25 pikë dhe shtatë kërcime.

Kampionët bindës ndaj Rahovecit

Trepça shënoi fitore të rëndësishme ndaj Rahovecit 029 me rezultatin 92:78, në një sfidë që u vendos kryesisht në pjesën e dytë. Mitrovicasit e nisën më mirë ndeshjen dhe fituan çerekun e parë 21:16, megjithëse mysafirët reaguan dhe e përmbysën lojën në pjesën e dytë të parë duke shkuar në pushim me epërsi minimale 35:36.

Në periodën e tretë Trepça mori sërish kontrollin, duke u shkëputur në 60:50, ndërsa dhjetë minutat e fundit i dominoi plotësisht për ta mbyllur sfidën 92:78.

Drilon Hajrizi ishte lojtari i ndeshjes me 25 pikë, shtatë kërcime dhe gjashtë asistime, ndërsa tek Rahoveci u dallua Isiah Umipig me 20 pikë.

Derbi i javës shkon për prizrenasit

Bashkimi vazhdon marshimin perfekt në kampionat duke regjistruar fitoren e gjashtë radhazi, kësaj radhe në derbin ndaj GO+ Pejës, të cilin e fitoi 83:79. Një ndeshje e luftuar nga fillimi deri në fund, me atmosferë të jashtëzakonshme në Prizren.

Vendasit e fituan çerekun e parë 26:19 dhe shkuan në pushim me epërsi 43:35. Pejanët u rikthyen në lojë në pjesën e tretë, duke barazuar në 57:57, por periudha e fundit foli për orangezinjtë, të cilët menaxhuan më mirë momentet vendimtare për ta mbyllur sfidën 83:79.

Kyan Anderson shkëlqeu për Bashkimin me 16 pikë, gjashtë kërcime dhe tetë asistime, ndërsa për Pejën u dallua Cesare Edwards me 16 pikë dhe 11 kërcime.


Bora siguron fitoren e parë

Bora shënoi fitoren e parë të sezonit duke mposhtur Golden Eagle Yllin në Suharekë me rezultatin 70:78. Ylli e nisi ndeshjen me seri 7:0 dhe fitoi fillimin e periodës, por mysafirët u përgjigjën shpejt duke e mbyllur çerekun e parë 16:18 dhe pjesën e parë 30:37.

Në periodën e tretë Bora e thelloi epërsinë deri në 15 pikë (30:45) dhe e mbajti kontrollin e ndeshjes deri në fund, pavarësisht se vendasit tentuan rikthimin.

Te Ylli u dallua Brandon Huffman me 15 pikë e nëntë kërcime, ndërsa debutimi i Tyler Cheese për Borën ishte spektakolar me 26 pikë. /Telegrafi/

GO + Peja fiton derbin ndaj Sigal Prishtinës

9 November 2025 at 21:54


GO + Peja ka shënuar fitoren e pestë radhazi në ProCredit Superligë. Në ndeshjen kryesore të xhiros së pestë, verdhezinjtë fituan derbin ndaj Sigal Prishtinë në kryeqytet me rezultat 90:95 (20:24, 24:24, 20:22, 26:25).

Bardhekaltrit e nisën sfidën më mirë me epërsi të lehtë 16:10, por më pas u zhvillua lojë e barabartë, derisa në fund të çerekut të parë, pejanët ishin më të mirë, duke fituar këtë pjesë 20:24.

Mysafirët në pjesën e parë, epërsinë më të lartë e kishin në nëntë pikë, 28:37 dhe ishin në epërsi konstante, por vendasit në fund arritën të ngushtojnë shifrat në 44:48, sa përfundoi pjesa e parë.

Edhe pjesa e dytë ishte shumë interesante, megjithatë, skuadra mysafire ruajti epërsinë për të fituar në fund me pesë pikë dallim, 90:95.


Te vendasit pesë basketbollistë kishin pikë dyshifrore, derisa Lamb Autrey me mbylli ndeshjen me 16 pikë, pesë kërcime e tetë asistime, derisa te mysafirët u dalluan Cesare Edëards me 21 pikë e dhjetë kërcime dhe Tajh Green me 20 pikë e tetë kërcime. /Telegrafi/

Bashkimi vazhdon si i pamposhtur në Superligë, e mposht edhe Yllin

9 November 2025 at 21:53


Bashkimi shënoi fitoren e pestë në pesë ndeshje në ProCredit Superligë. Portokallezinjtë fituan ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 64:74 (12:16, 15:17, 14:20, 23:21), në takimin e zhvilluar në Prizren.

Prizrenasit në pjesën e parë ishin për një nuancë më të mirë, duke fituar çerekun e parë 12:16 dhe atë të dytë 15:17, për të shkuar në pushim me shifrat 27:33.

Portokallezinjtë e nisën mirë edhe pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë ku ishin shumë më të mirë 14:20, derisa lojë më e barabartë u zhvillua në periudhën e fundit, por pa pasur shumë dallim, me prizrenasit që triumfuan në fund me dhjetë pikë dallim.

Te therandasit u dallua Trevon Allen me 15 pikë, kurse te prizrenasit Dequon Lake kishte 12 pikë e 13 kërcime, Kyan Anderson 16 pikë, katër kërcime e shtatë asistime dhe Jan Palokaj 16 pikë.

Golden Eagle Ylli ka një fitore e katër humbje, ndërsa Bashkimi pesë fitore në pesë ndeshje./Telegrafi

Bashkimi i pandalshëm, fiton ndaj Trepçës në "Minatori"

26 October 2025 at 21:40


Bashkimi fitoi derbin e xhiros së tretë të ProCredit Superligës, duke mundur Trepçën në udhëtim me shifrat 79:93 (18:19, 18:33, 19:18, 24:23).

Çerekun e parë edhe pse mysafirët e nisën më mirë dhe kishin epërsi të lehtë, kjo pjesë përfundoi 18:19. Por, dallimi i madh dhe vendimtar u bë në periudhën e dytë, ku portokallezinjtë ishin shumë më të mirë, 18:33, për të shkuar në pushim me epërsi të thellë 36:52.

Në pjesën e dytë, vendasit u përpoqën disa herë të rikthehen, por arritën vetëm të ngushtojnë epërsinë e jo të bëjnë rikthimin e madh. Kështu Bashkimi fitoi me rezultat bindës 79:93.


Chad Brown kishte 19 pikë e 13 kërcime te vendasit, derisa Mikaile Tmusiq shtoi 18, derisa te mysafirët më i miri ishte Tj Bickerstaff me 15 pikë, 15 kërcime e pesë asistime.

Trepça ka një fitore e dy humbje, kurse Bashkimi tri fitore në tri ndeshje. /Telegrafi/

Prishtina fiton derbin lokal ndaj Borës

20 October 2025 at 22:16


Sigal Prishtina fitoi në derbin e kryeqytetit ndaj Borës me rezultat 94:81 (36:14, 17:19, 25:18, 16:30), në javën e dytë të ProCredit Superligës.

Bardhekaltrit e kontrolluan lojën nga fillimi deri në fund, për të shënuar fitore të merituar.

Çerekun e parë e fituan bindshëm 36:14, që u ndihmoi shumë në vazhdim të ndeshjes, pasi nuk lejuan rikthimin e Borës.

Periudha e dytë ishte më e baraspeshuar 17:19, derisa në periodën e tretë, sërish Sigali ishte më i mirë 25:18, ndërsa në dhjetë minutat e fundit më të mirë ishin basketbollistët e Borës, por pa arritur rikthimin e madh.


Më i miri te Sigal Prishtina ishte Arian Azemi me 19 pikë, pesë kërcime e nëntë asistime, kurse te Bora, Rrezart Memedi shënoi 22 pikë.

Kjo ishte fitorja e dytë për Sigal Prishtinën, derisa humbja e dytë për Borën. /Telegrafi/

Mbyllet derbi në Minatori, Peja triumfon ndaj kampionit

5 October 2025 at 21:13


ProCredit Superliga ka filluar me derbi dhe atë në mënyrën më të mirë me sfidën që është vendosur në çastet e fundit ndërmjet GO+ Peja dhe Trepçës.

Pejanët triumfuan 80:86 (21:25, 18:22, 23:18, 18:21) për fitoren e parë në këtë edicion.

Përballja ka qenë interesante nga fillimi deri në fund, duke u ndërruar rezultati gjatë gjithë ndeshjes.

Për një nuancë mysafirët ishin më të mirë në çerekun e parë, që e fituan 21:25, derisa lojë e ngjashme u zhvillua edhe në periudhën e dytë, 18:22, për të shkuar në pushim me shifrat 39:47.

Mitrovicasit u rikthyen në periodën e tretë, duke e fituar 23:18, ku shifrat pas 30 minutash ishin 62:65. Kampionët arritën të barazojnë rezultatin në 75:75, por në momentet vendimtare, verdhezinjtë ishin më të mirë dhe fituan 80:86.

Ja'cori Payne ishte më i dalluari te vendasit me 20 pikë e 12 kërcime, kurse te mysafirët Cesare Edwards kishte 12 pikë e 11 kërcime, derisa Dardan Berisha shtoi 19 pikë.

Rahoveci 029 e nis me fitore ndaj Borës

5 October 2025 at 19:36


Rahoveci 029 në javën e parë të ProCredit Superligës, shënoi fitore ndaj Borës në kryeqytet me rezultat 84:95 (20:28, 15:26, 22:20, 27:21).

Pesë minutat e para të ndeshjes ishin të baraspeshuar, por më pas ‘Vreshtarët’ kishin deri në dhjetë pikë epërsi 18:28, derisa çereku i parë përfundoi 20:28.

Mysafirët ishin më të mirë edhe në periudhën e dytë, madje, më bindës, 15:26, për të shkuar në pushim me rezultat të lartë 35:54.

Pjesë e dytë ishte më e barabartë, sidoqoftë, mysafirët ruajtën epërsinë dhe fituan 84:95.


Adem Mekiq kishte 13 pikë e 17 kërcime për Borën, kurse te Rahoveci 029 u dalluan Kentrell Pullian me 24 pikë, gjashtë kërcime e gjashtë asistime, ndërsa Philhert Weeks dhe Isiah Umipig shtuan nga 23 pikë. /Telegrafi/

Bashkimi fiton me rezultat të thellë ndaj Vëllaznimit

5 October 2025 at 19:27


Bashkimi shënoi fitore ndaj Vëllaznimit 69:106 (23:26, 12:21, 22:29, 12:30).

Në takimin që u zhvillua në Prizren në javën e parë të ProCredit Superligës, sfida kaloi nën dominimin e prizrenasve, pasi kuqezinjtë luajtën pothuajse vetëm me lojtarë vendorë.

Fillimi i çerekut të parë ishte i baraspeshuar, megjithatë, prizrenasit arritën të shkëputeshin në 15:22, por kuqezinjtë nuk lejuan shkëputjen e madhe dhe kjo pjesë përfundoi 23:26.

Megjithatë, në periudhën e dytë, prizrenasit ishin dukshëm më të mirë 12:21, për të shkuar në pushim me rezultat 35:47.

Në pjesën e dytë nuk kishte dallim të madh me prizrenasit që dominuan dhe fituan 69:106.

Te Vëllaznimi, Ziggy Ried kishte 26 pikë e shtatë kërcime, ndërsa Atik Koshi kontribuoi me 22 pikë e shtatë kërcime, ndërkohë te Portokallezinjtë më i miri ishte Tj Brickerstaff me 24 pikë e gjashtë kërcime.

Superliga e Kosovës në basketboll fillon në fundjavë, anulohet Superkupa

1 October 2025 at 17:15


Në fundjavë starton edicioni i ri i Superligës së Kosovës në basketboll, me ndeshjet e para që do të zhvillohen në palestrat sportive të qyteteve përkatëse.

Vendimet e Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) për këtë sezon u bënë publike të mërkurën.

Sipas Bordit, pas miratimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), xhiroja e parë e ProCredit Superligës dhe e Superligës së Femrave do të zhvillohet në datat 4-5 tetor 2025, ndërsa xhiroja e dytë parashikohet për datat 18-19 tetor.


Për të lehtësuar zhvillimin e ndeshjeve gjatë periudhës zgjedhore, xhiroja e dytë dhe e tretë e Superligës do të zhvillohet në një palestër të vetme.

Bordi i FBK-së ka vendosur gjithashtu anulimin e Superkupës së Kosovës për meshkuj këtë sezon. Arsyetimi i këtij vendimi është që të mos ndikohet në vijueshmërinë e ProCredit Superligës dhe për të garantuar që të gjitha ndeshjet të zhvillohen sipas kalendarit të planifikuar.

Ky sezon nis me pritshmëri të larta, ndërsa klubet dhe lojtarët e gatshëm për të dhënë maksimumin që nga xhiroja e parë. /Telegrafi/

Ndahet nga jeta ish-gjyqtari dhe vëzhguesi i basketbollit Remzi Ramadani

25 September 2025 at 21:56


Komuniteti i basketbollit në Kosovë është në zi pas lajmit për ndarjen nga jeta të ish-gjyqtarit dhe vëzhguesit të basketbollit, Remzi Ramadani.

Ramadani ishte një prej emrave më të respektuar në basketbollin kosovar, duke ndarë drejtësinë në parket në periudha të vështira, si para, ashtu edhe pas luftës. Ai u dallua për profesionalizmin dhe integritetin e tij, duke gjykuar në nivelin më të lartë.

Pas përfundimit të karrierës si gjyqtar, ai iu përkushtua rolit të vëzhguesit të basketbollit, duke dhënë kontribut të çmuar për zhvillimin e sportit dhe duke mbetur gjithmonë i lidhur me palestrat dhe lojën.

Remzi Ramadani

Me urtësinë dhe karakterin e tij, Remzi Ramadani u bë shembull për brezat e gjyqtarëve dhe sportdashësve, dhe kështu do të kujtohet gjithmonë. Ramadani njihej edhe si fans i madh i futbollit dhe klubit Prishtina, ku nuk mugonte pothuajse në asnjë ndeshje.

Federata e Basketbollit e Kosovës ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Ramadani dhe gjithë komunitetin e basketbollit.


Në emrin tim personal dhe të Federatës së Basketbollit të Kosovës, dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Ramadani dhe gjithë komunitetin e basketbollit. Remzi Ramadani me urtësinë e tij ishte shembull për të gjithë, e kështu do të mbahet mend gjithmonë”, u shpreh kryetari i FBK-së, Arben Fetahu. /Telegrafi/

Bashkimi gati për sfidën historike në FIBA Europe Cup

23 September 2025 at 14:20


Bashkimi po përgatitet maksimalisht para garave evropiane.

Prizrenasit do ta kenë sfidën shumë të rëndësishme përballë Anwil Wloclawek, në kualifikimet e FIBA Europe Cup.

Kjo do të jetë hera e parë që Portokallezinjtë garojnë në këtë garë dhe presin përkrahjen maksimale nga tifozët.

Atmosfera në “Sezai Surroi” pritet të jetë e jashtëzakonshme.

Nënkampionët e Kosovës përballë do të kenë një skuadër shumë të fortë si Anwil.

Anwil fitoi FIBA Europe Cup më 2023, kurse në edicionin e fundit arritën në Raundin e 1/16.

Sfida e parë zhvillohet të mërkurën në Prizren nga ora 19:00, derisa ndeshja e kthimit më 1 tetor në Poloni.

Skuadra që është më e mirë nga të dy ndeshjet do të jetë në grupet e FIBA Europe Cup. /Telegrafi/

Trepça sonte përballet me kampionin holandez në çerekfinale të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve

22 September 2025 at 11:02


Trepça sonte do të përballet me kampionin e Holandës, Heroes Den Bosch, në çerekfinale të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Kjo do të jetë një sfidë e vështirë për kampionët e Kosovës, që kërkojnë suksesin historik.

Kualifikimet po mbahen në Samokov të Bullgarisë, ku ‘Xehetarët’ do të kenë përkrahjen e shumë mitrovicasve.

Sfida sonte zhvillohet nga ora 20:00. Nëse kampionët e Kosovës kalojnë këtë pengesë, atëherë në gjysmëfinale do të përballen me fituesin e ndeshjes Bakken Bears (Danimarkë) dhe BC Kutaisi 2010 (Gjeorgji).

Për të qenë pjesë e grupeve në Ligën e Kampionëve për herë të parë, ‘Xehetarët’ duhet të fitojnë tri ndeshje. Nëse nuk arrijnë të fitojnë, atëherë do të garojnë në grupet e FIBA Europe Cup, sikur edicionin e kaluar.

Orari

22 shtator

17:45 Bakken Bears (DAN) vs. Kutaisi 2010 (GJEO)

20:00 Heroes Den Bosch (HOL) vs. Trepça (KOS)

❌
❌