Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Blofi i Berishës për Doshin/ “Iku pas urdhër-arrestit të SPAK”, por Doshi e surprizon nga qendra e Tiranës

By: Rovena
24 October 2025 at 15:12

Sali Berisha doli bllof me gosipin e radhës të qytetarit dixhital. Paradite njoftoi se kreu i PSD, Tom Doshi është arratisur nga Shqipëria prej një urdhër arresti nga SPAK.

Por kreu i PSD, iu përgjigj me një foto pak metra larg selisë blu.

“O Sali mashtruesi! Për 20 vjet ke shpif kundër meje. Nuk jam largu, jam këtu, në mes te Tiranës duke e pi kafen mes miqsh e jo mes paranojash. Nuk frikësohem se nuk e kam vjedhur popullin si ti!”

Berisha e fshiu statusin, dhe në mbledhjen e grupit parlamentar u detyrua të përgënjeshtrojë veten. Por fajin për gosipin, ia hodhi SPAK-ut.

“Toma nuk është arratisur, ska as urdhër arrest. Sepse servir SPAK lajme të rreme. Shih si funksionojnë këta”

Javën e ardhshme Altin Dumani do të raportojë për herë të fundit si drejtues i SPAK para Kuvendit. Dhe Berisha pas bllofit me Tom Doshin, dha një njoftim të rëndësishëm për shqiptarët.

“Informoj shqiptarët se nuk do të quhet më SKAP, por Qendra Kombëtare e Shpifjes dhe Dezinformimit”

Por duket se Tom Doshi ishte vetëm fillimi i ofensivës së re ndaj SPAK, që në dhjetor do të ketë drejtuesin e ri. Një ofensivë e cila nga selia blu ka zbritur në parlament.

“Nuk po trajtojmë një aspekt, i pashmangshëm edhe në opinionin publik, se SPAK është kthyer në një pushkë për të goditur opozitën. Që nga masat e sigurisë, ndryshe për një eksponent të opozitës, ndryshe për qeverinë madje dhe për një nëpunës të thjeshtë të qeverisë”

Duket se tashmë përballja me SPAK e PD është zyrtare. Paradoksalisht ajo po ashpërsohet me largimin e Dumanit nga kreu i SPAKnë dhjetor. Por Dumani do të qëndrojë në SPAK si prokuror i dosjeve të mëdha, si 21 janari. Dhe rastësisht pas dhjetorit vjen janari. Një dimër i ashpër për opozitën dhe një dimër i fundit politik për ndonjë nga krerët e saj./abcnews.al

Berisha: Informacioni për Tom Doshin ishte nga SPAK! Tani do e quaj “qendra kombëtare e shpifjes”

By: Ela
24 October 2025 at 13:38

Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi sot se kreu i PSD-së, Tom Doshi është arratisur, ndërsa ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti. Por këtë postim më pas ai e fshiu pasi Tom Doshi reagoi ashpër në rrjete sociale duke përgënjeshtruar lajmin. Në nisje të mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, Berisha tha se informacioni që doli […]

The post Berisha: Informacioni për Tom Doshin ishte nga SPAK! Tani do e quaj “qendra kombëtare e shpifjes” appeared first on BoldNews.al.

Berisha deklaroi se është arratisur, Tom Doshi publikon FOTO: O mashtrues, jam në mes të Tiranës

By: Ela
24 October 2025 at 13:22

Tom Doshi ka reaguar pasi kryedemokrati Sali Berisha deklaroi pak më parë se kreu i PSD-së është arratisur, ndërkohë që sipas tij, për të ishte prerë urdhër arresti nga SPAK. Doshi e etiketon Berishën si mashtrues  që prej 20 vitesh po shpif kundër tij. Krahas një fotoje, Doshi shkruan se ndodhet në mes te Tiranës […]

The post Berisha deklaroi se është arratisur, Tom Doshi publikon FOTO: O mashtrues, jam në mes të Tiranës appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Tom Doshi ia mbathi! Do të arrestohej nga SPAK, por u largua në drejtim të paditur

By: armand
24 October 2025 at 12:54

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se Kryetari i PSD-së, Tom Doshi është arratisur, ndërkohë që sipas tij, për të ishte prerë urdhër arresti nga SPAK. Berisha shkruan se Tom Doshi është aleati i kryeministrit Rama dhe disa ditë më parë u thirr në SPAK. Nga ana tjetër ngre dyshime se u urdhërua dhe […]

The post Berisha: Tom Doshi ia mbathi! Do të arrestohej nga SPAK, por u largua në drejtim të paditur appeared first on BoldNews.al.

Tha se Tom Doshi u arratis, më pas e fshiu postimin, Sali Berisha sqaron si qëndron e vërteta

By: V K
24 October 2025 at 13:59

Këtë të premte, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, postoi një denoncim duke shkruar se kreu i PSD, Tom Doshi është arratisur, ndërsa ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti.

Por këtë postim më pas ai e fshiu.

Në nisje të mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, Berisha tha se informacioni që doli për Tom Doshin ishte nga SPAK, për të cilin tha se nga sot do të quhet “qendra kombëtare e shpifjes”.

Komenti i Berishës erdhi pas reagimit të Tom Doshit, i cili postoi një foto duke thënë se; “ndodhet në mes të Tiranës, duke pirë kafe”.

Berisha: Më duhet ta filloj këtë fjalë për të informuar shqiptarët se nga ky moment e tutje ajo që deri dje është njohur si skapi i partisë do të quhet qendra kombëtare e shpifjes.

Ky institucion lëshoi dje pasdite dhe gjithë natën se ka prere mandatin e arrestit të Tom Doshit dhe se në mëngjes lajmit vinin se Toma është arratisur. Imagjinoni si i bëjnë hetimet këta, imagjino ju teknikat e hetimit. Prandaj i ftoj shqiptarët që sa herë të dëgjojnë fjalën SPAK, kujtoni qendrën kombëtare të shpifjes. Toma nuk është arratisur, as ka apo nuk ka mandat arresti, por kjo është një gënjeshtër që është hapur nga qendra kombëtare e shpifjeve.

The post Tha se Tom Doshi u arratis, më pas e fshiu postimin, Sali Berisha sqaron si qëndron e vërteta appeared first on Albeu.com.

Berisha deklaroi se Tom Doshi ia mbathi/ Reagon kreu i PSD, poston foton me puro: Jam në mes të Tiranës

By: V K
24 October 2025 at 13:56

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryetari i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi, ka reaguar menjëherë pas deklaratës së Sali Berishës, i cili hodhi dyshime se është arratisur.

Tom Doshi publikon edhe një foto, ndërsa i drejtohet liderit të PD, duke e quajtur atë “mashtrues”.

Kreu i PSD, thekson se “ndodhet në mes të Tiranës, duke pirë kafe mes miqsh e jo mes paranojash”.

“O Sali mashtruesi! Për 20 vjet ke shpif kundër meje. Nuk jam largu, jam këtu, në mes te Tiranës duke e pi kafen mes miqsh e jo mes paranojash. Nuk frikësohem se nuk e kam vjedhur popullin si ti”, shkruan Tom Doshi në Facebook.

 

The post Berisha deklaroi se Tom Doshi ia mbathi/ Reagon kreu i PSD, poston foton me puro: Jam në mes të Tiranës appeared first on Albeu.com.

Berisha bën deklaratën e fortë: Tom Doshi do të arrestohej nga SPAK, u urdhërua dhe u largua në drejtim të…

By: V K
24 October 2025 at 12:55

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se Kryetari i PSD-së, Tom Doshi, është arratisur, ku sipas tij, për të ishte prerë urdhër arresti nga SPAK.

Berisha shkruan se Tom Doshi, është aleati i kryeministrit Rama dhe disa ditë më parë u thirr në SPAK.

Nga ana tjetër, ngre dyshime se u urdhërua dhe se ky i fundit ia ka mbathur.

“Toma ia mbathi! Miq, gosipi i qytetit gumëzhiti mbrëmë anë e kënd e qoshe-qoshe të Tiranës se Tom Doshi u arrestua, se Tom Doshit i kanë prerë urdhër-arrestin skapistët e partisë dhe se Tom Doshi ishte diku larg apo te Rrapi e Treshit dhe sot në mëngjes do paraqitej burrërisht në SKAP për tu burgosur.

Sot në mëngjes gosipin e mori era dhe bashkë me të edhe urdhër-arrestin për Doshin, aleatin besnik të Ramaduros. Toma, që pardje ishte në Skap dhe dje u largua në drejtim të paditur, mbasi u urdhërua që t’ia mbathi. Rroftë drejtësia e Partisë së Krimit”, shkruan Berisha.

 

The post Berisha bën deklaratën e fortë: Tom Doshi do të arrestohej nga SPAK, u urdhërua dhe u largua në drejtim të… appeared first on Albeu.com.

Tom Doshi del nga SPAK: Kolegët më thirrën për një çështje që s’ka lidhje me mua

By: Elva
21 October 2025 at 18:08

Kreu i PSD, Tom Doshi duke dalë nga SPAK, ka dhënë edhe një deklaratë të shkurtër për gazetarët. Gjatë deklaratës, Doshi tha se u thirr për një çështje që sipas tij nuk ka lidhje me të. Doshi gjithashtu ironizoi ish-kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke përdorur një deklaratë të bërë prej këtij të fundit […]

The post Tom Doshi del nga SPAK: Kolegët më thirrën për një çështje që s’ka lidhje me mua appeared first on BoldNews.al.

Tom Doshi flet pas paraqitjes në SPAK: Mos u shqetësoni, asgjë nuk ka lidhje me mua!

By: M C
21 October 2025 at 18:16

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi, ka dhënë një deklaratë të shkurtër për mediat pasi u paraqit mesditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

“Mos u shqetësoni, asgjë nuk ka lidhje me mua”, tha ai, duke iu referuar çështjes për të cilën ishte thirrur.

Më tej ai shtoi se “siç ka thënë edhe Erioni, kolegët pyesin edhe për gjëra që s’kanë lidhje me ne”, duke iu referuar deklaratave të hershme të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pas një paraqitjeje në SPAK.

Burime bëjnë me dije se Doshi është thirrur për të dhënë shpjegime në lidhje me një çështje që lidhet me procesin zgjedhor, pas dyshimeve për komunikime të tij me një kryebashkiak gjatë fushatës.

Kujtojmë se Tom Doshi është paraqitur në SPAK edhe disa muaj më parë, më 24 shkurt të këtij viti.

Aso kohë pas daljes nga SPAK, Tom Doshi tha se u pyet për zgjedhjet në Rrogozhinë në 2023, duke shpjeguar se një nga personat që ka takuar gjatë një takimi elektoral ka qenë në përgjim nga SPAK.

The post Tom Doshi flet pas paraqitjes në SPAK: Mos u shqetësoni, asgjë nuk ka lidhje me mua! appeared first on Albeu.com.

Kryetari i PSD, Tom Doshi paraqitet në SPAK

By: V K
21 October 2025 at 15:51

Ditën e sotme, kreu i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi, u paraqit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Nuk dihet ende arsyeja e thirrjes së Tom Doshit në Prokurorinë e Posaçme. Tom Doshi, është parë i buzëqeshur teksa ka shkëmbyer batuta me gazetarët.

Kujtojmë se Tom Doshi është paraqitur në SPAK edhe disa muaj më parë, më 24 shkurt të këtij viti.

Pas daljes nga SPAK, Tom Doshi tha se u pyet për zgjedhjet në Rrogozhinë në 2023, duke shpjeguar se një nga personat që ka takuar gjatë një takimi elektoral ka qenë në përgjim nga SPAK.

The post Kryetari i PSD, Tom Doshi paraqitet në SPAK appeared first on Albeu.com.

“Po na cenoni aktivitetin politik”/ Tom Doshi ankohet te Celibashi, kërkon zyra nga shteti në gjithë vendin

18 October 2025 at 14:55

Partia Social Demokrate e Tom Doshit, e cila ka 3 deputetë në Kuvend, i është ankuar Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashit se nuk kanë zyra në bashkitë e vendit. Në një dokument që mban firmën e Tom Doshit, PSD i kërkon Celibashit që të nxisë kryetarët e bashkive për t’i mundësuar gjetjen e hapësirave […]

The post “Po na cenoni aktivitetin politik”/ Tom Doshi ankohet te Celibashi, kërkon zyra nga shteti në gjithë vendin appeared first on BoldNews.al.

Ngritja e komisioneve të posaçme/ Bardhi: Nuk ramë dakord me PS! Duan t’i imponojnë opozitës partinë e Tom Doshit

By: Ela
15 October 2025 at 15:17

Gazment Bardhi sqaroi në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, se nuk ka patur asnjë dakordësi nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike mbi dy projektvendimet e propozuara nga grupi parlamentar i PS për ngritjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe ngritjen e Komisionit të Reformës Administrative Territoriale. Demokrati tha se PD ka kërkuar ndryshimin e […]

The post Ngritja e komisioneve të posaçme/ Bardhi: Nuk ramë dakord me PS! Duan t’i imponojnë opozitës partinë e Tom Doshit appeared first on BoldNews.al.

Tom Doshi hoqi dorë nga mandati, Berisha: Rama e përdor si limon të shtrydhur

By: Ela
12 September 2025 at 19:16

Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar për lënien e mandatit të deputetit nga Tom Doshi. Ai thotë se ky veprim i tij tregoi se Parlamenti është thjesht një institucion privat i ‘Ramaduros’ dhe klaneve të drogës. Berisha thekson se pazaret me mandatin nuk bëhen rrugëve. Ai shton se çdo i zgjedhur në ato lista, është i […]

The post Tom Doshi hoqi dorë nga mandati, Berisha: Rama e përdor si limon të shtrydhur appeared first on BoldNews.al.

Tom Doshi dhe Sabina Jorgo heqin dorë nga mandati si deputet

By: Ela
12 September 2025 at 17:18

Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, të dy pjesë e listës së Partisë Social Demokrate (PSD) në zgjedhjet e 11 Majit, kanë hequr dorë nga mandatet e deputetëve. Lajmi u bë i ditur nga Milva Ekonomi, e cila lexoi raportin e deputetëve. Vendimi i Doshit dhe Sabina Jorgos ka ardhur pak para se të rifillonte mbledhja […]

The post Tom Doshi dhe Sabina Jorgo heqin dorë nga mandati si deputet appeared first on BoldNews.al.

Tom Doshi dhe Sabina Jorgo heqin dorë nga mandati

By: redi
12 September 2025 at 17:24

Dy deputetët e PSD-së, Tom Doshi dhe Sabina Jorgo kanë hequr dorë nga mandati. Të dy janë zgjedhur në qarkun e Shkodrës nga lista e mbyllur. Lajmi u dha nga Milva Ekonomi, gjatë seancës plenare që po mbahet këtë pasdite. Sipas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, mandati pritet t’i kalojë dy më të votuarve, Besnik Brahimi 3614 vota dhe Shkurt Lasku 2678 vota.

Source

EMRAT/ Tom Doshi dhe Sabina Jorgo heqin dorë nga mandati i deputetit, ja kush i zëvendëson

By: D Marku
12 September 2025 at 17:20

Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, të dy pjesë e listës së Partisë Social Demokrate (PSD) në zgjedhjet e 11 majit, kanë hequr dorë nga mandatet e deputetëve.

Sipas renditjes mandatin e marrin Osman Teta dhe Bledar Mezini.

The post EMRAT/ Tom Doshi dhe Sabina Jorgo heqin dorë nga mandati i deputetit, ja kush i zëvendëson appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Jozi këndon për Tom Doshin në dasëm, djemtë e tij e mbulojnë me para

By: redi
9 September 2025 at 18:42

Jozefin Marku ose i njohur si Jozi është kthyer në këtë sezon veror ndër këngëtarët me të rezervuar për dasma e gëzime familjare, në Shqipërinë e mesme dhe në zonën e veriut. Në një dasëm të fundit, kanë qenë të pranishëm edhe djemtë e Tom Doshit. Pamjet janë publikuar nga të pranishmit dhe tashmë po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale, pasi dy djemtë e politikanit dhe biznesmenit Tom Doshi e kanë…

Source

💾

Tom Doshi debitor tek UKT-ja, nuk paguan faturat e ujit (DOKUMENTI)

1 September 2025 at 09:45

Partia Social Demokrate e Tom Doshit njihet si një prej subjeketeve politike që harxhon më së shumti para në fushatat elektorale, madje shpesh herë e akuzuar nga drejtësia dhe për blerje votash, por ndërkohë rezulton debitore tek ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë (UKT). Kjo e fundit i është drejtuar me një shkresë Komisionit Qendrot të […]

The post Tom Doshi debitor tek UKT-ja, nuk paguan faturat e ujit (DOKUMENTI) appeared first on BoldNews.al.

Certifikohet rezultati i zgjedhjeve, por kontestimet vazhdojnë

28 August 2025 at 16:14

Pothuajse 4 muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit u certifikua rezultati final për parlamentin e ri që nis punën në shtator. Organet vendimmarrëse të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Kolegji Zgjedhor u bënë pjesë e një procesi të gjatë ankimimesh për rezultatin përfundimtar, që solli disa vendime për hapje kutish në qarqe të mëdha, […]

The post Certifikohet rezultati i zgjedhjeve, por kontestimet vazhdojnë appeared first on Reporter.al.

Nga sheshi te kulla – Kronika e një hipokrizie të betonuar

28 July 2025 at 15:38

Shembja e Teatrit Kombëtar simbolizon humbjen e hapësirave publike në Tiranë dhe zëvendësimin e tyre me kulla. Por kujtesa kolektive, zëri qytetar dhe sheshet nuk mund të zëvendësohen me beton.

Nga Teatri te trotuari – Kronika e një qyteti të shembur me ligj

Në fillimin e verës së 2018-ës Tirana pa, edhe pse ende e pandërgjegjshme për atë që po dëshmonte, të vendosej një mikrofon në një nga hapësirat publike të saj, në sheshin e Teatrit Kombëtar.

E dizajnuar në vitin 1938 nga arkitekti Giulio Berté, godina kishte shërbyer gjatë jetës së vetë kryesisht në tre funksione kryesore: si hapësirë socializimi të spektatorëve në pushimin para dhe mes akteve; si shesh vallëzimi për hapësirën e jashtme të restorantit kur nuk kishte shfaqje; si fushë ping-pongu duke shoqëruar fushën e tenisit dhe pishinën e kompleksit kulturor dhe sportiv “Skanderbeg”.

Tetëdhjetë vite më pas, ai shesh do të përdorej edhe si një hapësirë ku do të zhvillohej një protestë për ta mbrojtur atë.

Teatri i kishte mbyllur dyert dhe përveç punëtorëve, që herë pas here dilnin nga salla e kuqërremtë me kuti materialesh në duar, që nga 2 korriku i 2018, kur u vu shfaqja e fundit në skenë, nuk shiheshin më spektatorë në mjediset tij.

Tre ditë më pas, më 5 korrik, Kuvendi do të miratonte me 75 vota, “Ligjin për Teatrin”*, apo siç njihet ndryshe, “Ligji Special”, i cili e transferonte hapësirën publike, si sheshin ashtu edhe teatrin, tek shoqëria private, “Fusha shpk”, që kjo e fundit të mund të ndërtonte.

Pas atij votimi, protesta për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar mori përmasa të tjera dhe hyri në një rrugëtim ku dorëzimi nuk ishte opsion.

Në sheshin e teatrit u krijua një kuvend i qytetit. Një hapësirë e paindoktrinuar, e pakapur nga interesa të ngushta private apo motive antiligjore. Ndërsa ndërtesa që u mor nën kontroll nga qytetarët më 24 korrik 2019, të cilët filluan ta rijetëzonin edhe pse pa përvojë, mësuan ta menaxhonin dhe kujdeseshin për të.

Ndërsa salla zhvillonte aktivitete artistike dhe kulturore – rreth 65 shfaqje u vunë në skenë në më pak se 8 muaj – në sheshin e tij protesta zhvillohej 24 orë, 7 ditë në javë, në dukje si gardiane e teatrit, dhe njerëzit rojtarët e tij.

Teatri Kombëtar duke u shembur 17 maj 2020/Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, Flicr.

Nga një shesh proteste, tek një rrugë kalimi për kullën.

Ato 75 vota që miratuan ligjin Fusha, ishin edhe goditja e parë që iu dha Teatrit Kombëtar, 682 ditë përpara se Erion Veliaj të çonte fadromat për të shembur ndërtesat e tij, në orën 04:30 të mëngjesit të datës 17 maj 2020.

Miratimi i ligjit për teatrin ishte një goditje që iu bë jo vetëm protestës – si akt demokratik, – apo ndërtesës – si dëshmi e historisë së brezave para nesh – por edhe vetë hapësirës, sheshit si vendkrijim i fjalës së lirë dhe lirisë së shprehjes, nga vetë përfaqësuesit e pushtetit të popullit në kuvend.

Ato 75 kartonë jeshil, rrëzuan jo thjesht një ndërtesë, por hapësirën e përbashkët ku njerëzit shkonin për të qenë bashkë – jo thjesht për të kaluar, por për të mbetur. Ishte goditje ndaj asaj nyje urbane që mblidhte këdo, nga të katër anët, dhe nga të gjithë dhe më pas krijonte diçka.

Sot ajo hapësirë nuk ekziston më në qytet.

Shembja e “17 Majit”, i hapi rrugë lejeve të njëpasnjëshme nga “Rama & Veliaj”, të cilët vunë në zbatim planin e Bjarke Ingels, të kullës me teatër.

Sot pas më shumë se dy vjetësh nga fillimi i punimeve në atë shesh, hapësira publike nuk ekziston më. Në vend të saj, është një kalim i zgavruar në tunelin e betonuar, i cili qëndron i hijezuar nën ndërtesën si flutur e Bjarke Ingels, e cila sot të ngjan si porta hyrëse për në kullën e Fushës.

Të dyja kantieret sot janë bashkuar në një të vetëm dhe kanë lidhur mes tyresh hekurin i cili më pas mbulohet në beton, duke zhdukur krejtësisht atë çfarë ka mbetur nga dikur hapësira publike e teatrit.

Tashmë ato dy projekte po shpalosin në shkallë reale se si grabitet dhe më pas zaptohet me ligj hapësira publike.

Grabitje nga e cila do të përfitonte kushdo biznesmen apo politikan që ka investuar para në dy gropat tashmë të hapura dhe betonizuara në truallin e Teatrit Kombëtar.

Ndërsa ky i fundit, ashtu siç i ka ngritur kryet si karabina, të ngjan më shumë me një roje të kullës, e cila shkeli interesin publik, mori dhe përvetësoi tokën publike dhe grabiti përveç tokës edhe 33 kate ajër

Teatri ishte vetëm fillimi

Ai shesh, ai mikrofon i hapur, ai mur ku shkruhej “Monument Kulture, mbrohet nga populli”, dhe nuk lejonte që qyteti të shembej me turp, duhej zhdukur.

Duhej vrarë ideja që hapësira publike është e jona. Sepse aty ku publiku mbledh zërin dhe kujtesën, aty nuk ndërtohen kulla, aty nuk qarkullon paraja e zezë.

Që ajo të rrjedhë pa pengesë, duhej zhdukur sheshi, duhej shembur gjithçka që kujtonte se qyteti është i njerëzve.

Kantieri i Pixel Tower/Doriana Musai, Citizens.al

Dhe ashtu ndodhi edhe me “Pazarin e Ri” – një tjetër hapësirë publike e zaptuar, e shndërruar në “pronë private” me çati xhami dhe çmime që përjashtojnë të përditshmit dhe larguan tregtarët.

Me Sheshin “Skënderbej”, që nga vendtakim për të gjithë, u bë një shesh që eskpozon vetëm kullat.

Me Liqenin Artificial apo atë të Farkës që është rrethuar me ndërtim dhe kulla biznesi.

Me vilat historike të qytetit, zonën historike të tij, e cila u flijua për një imazh që ka për fasadë hipokrizinë.

Në çdo goditje ndaj qytetit fshihet një gënjeshtër që ka emër: integrimi evropian. Sepse çdo kullë ndërtohet me emrin e zhvillimit, çdo shembje justifikohet me progresin, çdo përvetësim me modernizimin.

Por qyteti nuk matet me lartësinë e ndërtesave, por me lartësinë e qytetarëve që guxojnë të flasin. Dhe nëse zërat e tyre janë shtypur me beton, kjo nuk është rruga drejt Evropës. Është rruga drejt një talljeje publike me ëndrrën evropiane.

Ndërkohë që BE predikon pjesëmarrjen, decentralizimin, transparencën dhe mbrojtjen e trashëgimisë, qeveria jonë betonon, centralizon përjashton dhe zhduk kujtesën.

“Në BE vetëm me Edin!” slogani që Edi Rama shpalli si lokomotivë fushate elektorale, ishte më shumë se sa propagandë; ishte privatizimi simbolik i ëndrrës evropiane të të gjithë shqiptarëve. Një fjalë e thjeshtë që i vuri drynin qytetit ku çelësat e tij i ka një njeri i vetëm.

Por historia nuk mbyllet me shembjen e teatrit.

Në vend të ndërtesës së teatrit, ngrihet rrëfimi. Në vend të sheshit, mbetet kujtesa. Në vend të mikrofonit, jemi ne – sepse ne jemi Teatri. Qyteti është ende aty ku janë njerëzit që nuk harrojnë.

Dhe po, ajo hapësirë nuk është më fizike. Por ajo ekziston në çdo rrëfim, në çdo kujtim, në çdo artist që nuk u shit, në çdo qytetar që s’u tërhoq.

Në çdo deputet që nuk votoi “pro”, në çdo anëtar këshilli, punonjës administrate, që rezistoi dhe nuk pranoi të bëhej pjesë e krimit mbi qytetin.

Në çdo të ri që sot pyet: “Po kush e dha këtë vendim? Kush e firmosi këtë turp? Kush e heshti këtë vjedhje?”

Ata që firmosën, janë ende aty. Por edhe ne jemi ende këtu. Dhe sa kohë jemi, historia nuk mbyllet.

Ajo fillon aty ku kujtesa bëhet revoltë. Dhe hapësira publike rifillon aty ku qytetari e ndjen veten pronar jo të truallit, por të së drejtës për të thënë: Ky është qyteti im. Nuk jepet me koncesion.

Hipokrizia e “pastrimit” të hapësirave publike

Për të kompletuar farsën, po i kthehen qytetit me një tjetër maskë: atë të pastërtisë morale. Po shembin mbulesat e hijezuesve, po heqin çadrat, po dëbojnë kafenetë nga trotuaret si të kishin zbritur nga ndonjë Olimp i etikës urbane.

Por kush ua lejoi? Kush ua dha lejet të zgjeroheshin me platforma druri në trotuare? Kush i mbylli sytë për vite me radhë?

Ishte e njëjta administratë, e njëjta bashki, e njëjta qeveri që sot bën sikur është e tronditur nga “shpërdorimi i hapësirës publike”.

E njëjta dorë që i hapi rrugën, sot vjen dhe thotë: “Çfarë keni bërë kështu?” E njëjta dorë që firmosi lejet, sot vendos shiritin e verdhë për moral publik.

I toleruan, i ushqyen, i kthyen në normalitet – sepse për vite me radhë edhe trotuari ishte pronë për t’u shitur. Dhe kur erdhi momenti i “Rilindjes 2.0”, në vend që të godasin veten, godasin të vegjlit. Jo ata që ndërtojnë kulla, e zaptojnë hapësira publike duke i shkatërruar dhe vjedhur, por ata që vendosin një karrige plastike mbi pllakat e betonit të trotuareve.

Ky nuk është pastrim. Është amnezi e planifikuar, është rigrabitur dhe mbuluar me moral. Është një narrativë e prodhuar nga vetë shkaktarët e kaosit, që tani luajnë rolin e shpëtimtarit. Por qyteti nuk harroi. Sepse trotuaret nuk i zaptuan qytetarët – i zaptuan ata që shesin edhe ajrin midis hapave në rrugë.

Sot, hapësira publike në Shqipëri nuk grabitet më natën – ajo miratohet me ligj, zbatohet me fadromë dhe justifikohet me moral të rremë.

Në emër të rendit, pastrohet kaosi që vetë kanë krijuar. Në emër të qytetarisë, përjashtohet qytetari. Në emër të zhvillimit, fshihet çdo gjurmë kujtese.

Por qyteti ka memorie. Dhe për sa kohë kujtojmë si u shemb Teatri, si u grabit sheshi, si u mbyt fjala dhe si u zëvendësua me beton – për aq kohë kjo histori nuk është e mbyllur.

Ata e duan qytetin pa njerëz, pa pyetje, pa rezistencë. Por qyteti nuk është kartolinë. Nuk është planimetria e një kompanie ndërtimi. Është ai vend ku dikush mund të ulet, të flasë, të protestojë, të kujtojë dhe të mos harrojë.

Për aq kohë sa nuk harrojmë, hapësira publike nuk është plotësisht e humbur. Ajo jeton në kujtesën tonë, derisa të kemi forcë ta rikthejmë.

Me mikrofonin e hapur. Me sheshin e mbushur. Dhe me qytetin si pronë të përbashkët, jo si çmim ndërtimi, jo si mall shumice për tu shitur tek kushdo kalimtar i rastit.

Shënim: Lista e deputetëve që votuan “pro” duke miratuar ligjin special, është marrë nga dokumentat e Kuvendit. Një numër i konsiderueshëm i atyre që votuan, 25% e tyre, sot janë në burg, nën hetim penal ose në kërkim nga SPAK.


*Projektligji për Teatrin 37/2018, formuluar “Për përcaktimin e procedurës së veçantë të për negocimin dhe lidhje ne kontratës me objekt: ‘Projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar’,” u botua online për konsultim më 8 qershor 2018. U shqyrtua dhe votua me procedurë të përshpejtuar 20 ditë më vonë dhe u rimiratua dy muaj më tutje pasi Presidenti e pati kthyer për rishqyrtim.

The post Nga sheshi te kulla – Kronika e një hipokrizie të betonuar appeared first on Citizens.al.

❌
❌