Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rama: Hapesirat publike do te çlirohen pa ndalim e as perjashtim

By: Fax Web
2 December 2025 at 10:45

Lirimi i hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme po vijon pa pushim në të gjithë vendin.

Kjo nismë i paraprin zbatimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”, i cili synon të kthejë ligjshmërinë në territor, duke sjellë zhvillim për komunitetet.

“Hapësirat publike do të çlirohen të tëra, pa ndalim as përjashtim”, shkruan Kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, teksa ndau pamje nga ndërtimet pa leje që kishin zënë hapësirat publike.

Qeveria shqiptare ka ashpërsuar masat për forcimin e kontrollit mbi territorin, mbrojtjen e hapësirave publike, zbatimin cilësor të lejeve të ndërtimit dhe ndëshkimin e ndërtuesve që i shkelin ato.

Shumë raste shkeljesh raportohen nga vetë qytetarët në portalin e dedikuar për këtë qëllim “Hapësira ime publike”, ku deri tani rezultojnë 16 302 raste të denoncuara, nga të cilat janë zgjidhur 12 475 raste, ndërsa 3 827 të tjera janë aktualisht në proces shqyrtimi.

Lirimi i hapësirave publike është i domosdoshëm për rritjen e cilësisë së shërbimeve, por edhe funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë.

Në këtë kuadër, kryeministri Rama ka paralajmëruar se po hartohet edhe Rregullorja Kombëtare në të cilën do të përcaktohen me ligj hapësirat që mund të shfrytëzojë biznesi.

E konceptuar si një ndërhyrje sistematike në terren dhe jo një aksion i përkohshëm, kjo nismë, e cila ka nisur nga zbatimi në muajin korrik, po vijon me prioritet në gjithë territorin e vendit.

 

Vijon heqja e mjeteve të braktisura në Durrës

21 November 2025 at 14:24

TIRANË, 21 nëntor /ATSH/ Policia Bashkiake e Durrësit, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit vijojnë aksionin për lirimin e hapësirave publike nga automjetet e braktisura.

Policia Bashkiake Durrës, në një njoftim bën me dije se të gjithë automjetet e braktisura në hapësirat publike nuk kanë vend më në qytet.

Policia Bashkiake Durrës po e vijon aksionin në terren duke bërë të mundur heqjen e çdo automjeti të braktisur, që cenon hapësirën publike dhe krijon pengesë për qarkullimin në rrugët e qytetit.

Aksioni gjithashtu do të vijojë në ditët në vazhdim edhe për automjetet të cilat janë të afishuara me tabelën “Shitet”.

Lirimi i hapësirave publike nga makinat e braktisura është pjesë e nismës së qeverisë për kthimin e hapësirave publike në shërbim të publikut.

Kjo nismë kombëtare, e cila nuk prek vetëm automjetet e braktisura, por të gjitha strukturat që kanë cenuar hapësirat publike ka nisur në muajin korrik dhe synon të përmirësojë cilësinë e jetës urbane, të rrisë funksionalitetin e bizneseve dhe të garantojë respektimin e standardeve të mikpritjes dhe shërbimit, jo vetëm në zonat turistike, por në çdo qytet e fshat të vendit.

Nisma do të vazhdojë deri në largimin e plotë të të gjitha strukturave pa leje, në bashkëpunim të ngushtë mes pushtetit vendor dhe institucioneve qendrore, për t’u siguruar që hapësirat publike i përkasin qytetarëve. /e.i/j.p/

/e.i/

The post Vijon heqja e mjeteve të braktisura në Durrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: S’ka pushim, hapësirat publike do të çlirohen të tëra

15 November 2025 at 19:05

TIRANË, 15 nëntor /ATSH/ Qeveria ka ndërmarrë që prej muajit korrik operacionin për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme në të gjithë vendin, në zbatim të programit “Rilindja Urbane 2.0”.

Kryeministri Edi Rama ndau sot të tjera pamje nga ndërhyrjet që po kryhen në territor për çmontimin e gardheve të vendosura në hapësirat publike.

“S’ka pushim jo, hapësirat publike do të çlirohen të tëra, pa ndalim as përjashtim”, shkruan Rama.

Qeveria shqiptare ka ashpërsuar masat për forcimin e kontrollit mbi territorin, mbrojtjen e hapësirave publike, zbatimin cilësor të lejeve të ndërtimit dhe ndëshkimin e ndërtuesve që i shkelin ato.

E konceptuar si një ndërhyrje sistematike në terren dhe jo një aksion i përkohshëm, kjo nismë e cila ka nisur të vihet në zbatim nga muaji korrik, po vijon me prioritet në të gjithë territorin e vendit.

Për goditjen e fenomenit të ndërtimeve pa leje, në Kodin e ri Penal parashikohen ndëshkime më të ashpra.

Një tjetër mekanizëm, që do të jetë në funksion të subjekteve private, do të jetë Rregullorja e re Kombëtare, ku do të përcaktohen me ligj hapësirat që mund të shfrytëzojnë bizneset.

Në funksion të kësaj ndërhyrje është vendosur në dispozicion të qytetarëve portali “Hapësira ime publike”, ku mund të denoncohen ndërtimet pa leje.

Deri tani në këtë portal janë raportuar 15 705 raste, nga të cilat janë zgjidhur 12 006 raste, ndërsa 3 699 të tjera janë aktualisht në proces shqyrtimi.

/m.q/a.f/

The post Rama: S’ka pushim, hapësirat publike do të çlirohen të tëra appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Komuna e Gjakovës vazhdon aksionin e pastrimit të rrugëve dhe hapësirave publike

6 November 2025 at 15:38


Komuna e Gjakovës ka njoftuar se brigadat komunale dhe ekipet e mirëmbajtjes po vazhdojnë me aksionin e pastrimit të rrugëve dhe hapësirave publike në disa zona të qytetit.

Punimet janë fokusuar në rrugët: “Nëna Terezë”, “Bardhyl Qaushi”, “Ali Hasi”, “Fehmi Agani”, “Bujar Roka”, “Vëllezërit Frashëri”, “Shefki Shasivari”, “Skënderbeu”, “Yll Morina”, “Enver Gjerqeku”, “Ali Pashë Tepelena”, “Isa Boletini”, “Qemajl Bakija”, si dhe në shetitoren e lumit Krena, përcjell Telegrafi.

Ky aktivitet është pjesë e planit të rregullt të mirëmbajtjes së qytetit, me synim krijimin e një mjedisi më të pastër dhe më të shëndetshëm për qytetarët e Gjakovës.

Nga komuna është bërë e ditur se pastrimi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, duke përfshirë të gjitha lagjet dhe hapësirat publike të qytetit. /Telegrafi/


Policia godet 133 raste të zaptimit të hapësirave publike

1 November 2025 at 10:24

TIRANË, 1 nëntor /ATSH/ Policia e Shtetit ka ndërmarrë një operacion policor mbarëkombëtar të quajtur “Hapësirat publike”.

Në kuadër të këtij operacioni janë evidentuar gjatë 24 orëve të fundit 133 raste me 10 të arrestuar dhe 123 të proceduar për zaptim të hapësirave publike, të shfrytëzuara në mënyrë të paligjshme për parkingje ose lavazhe.

Policia bën me dije se 45 drejtues automjetesh janë proceduar penalisht për parkime të gabuara që pengonin lëvizjen e lirë të automjeteve, këmbësorëve apo automjeteve të emergjencës.

Në operacionin për lirimin e hapësirave publike janë përfshirë strukturat për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Drejtorive Vendore të Policisë, Patrullat e Përgjithshme dhe Forcat “Shqiponja”, në bashkëpunim me Policitë Bashkiake përkatëse.

Policia bën të ditur se, ky aksion ka si objektiv lirimin e hapësirave publike dhe ndëshkimin e shtetasve që i kanë zaptuar, duke i shfrytëzuar si vendparkime apo lavazhe, me qëllim përfitimi në mënyrë të paligjshme.

Njëkohësisht, Policia Rrugore dhe shërbimet e rendit po vijojnë me intensitet kontrollet dhe ndëshkimin e parkimeve të gabuara që pengojnë qarkullimin normal të mjeteve dhe automjeteve të emergjencës.

Nga 133 rastet e shfrytëzimit të kundërligjshëm të hapësirave publike/private, për aktivitete ekonomike (kryesisht vendparkime ose lavazhe për automjete) të paregjistruara në organet tatimore, ku subjektet përfitonin të ardhura të fshehura, pa lëshuar kuponë tatimorë, konkretisht: 78 raste janë në Tiranë me 10 të arrestuar dhe 68 të proceduar; 16 raste në Shkodër me 16 shtetas të proceduar; 11 raste në Lezhë me 11 të proceduar; 6 raste në Korçë me 6 të proceduar; 6 raste në Fier e Lushnjë me 6 të proceduar; 4 raste në Vlorë e Sarandë me 4 të proceduar; 4 raste në Dibër me 4 të proceduar; 3 raste në Elbasan me 3 të proceduar; 2 raste në Berat me 2 të proceduar; 2 raste në Durrës me 2 të proceduar dhe 1 rast në Gjirokastër me 1 të proceduar.

Gjithashtu, u evidentuan 45 raste të parkimeve të gabuara që pengonin qarkullimin e lirë të mjeteve apo qytetarëve, nga të cilat: 37 në Tiranë, 3 në Elbasan, 2 në Fier, 2 në Kukës, 1 në Durrës.

Po ashtu, janë konstatuar 3 raste të punësimit të paligjshëm.

Aksioni kundër pushtimit të hapësirave publike dhe informalitetit do të vijojë intensivisht në të gjitha qarqet e vendit.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit apelon për qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të mos cenojnë të drejtën e qytetarëve për të shfrytëzuar bashkërisht hapësirat publike, si dhe të respektojnë me rigorozitet normat e ligjit tatimor dhe të Kodit Rrugor.

“Çdo veprim që bie në kundërshtim me ligjet në fuqi do të ndëshkohet”, thekson Policia.

Gjithashtu, Policia fton qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie që konstatojnë, duke kontribuuar në garantimin e rendit, sigurisë publike dhe zbatimin e ligjit.

/gj.m/ /a.g/

The post Policia godet 133 raste të zaptimit të hapësirave publike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shfrytëzonin hapësirat publike për parkingje dhe lavazhe, 10 të arrestuar e 123 në hetim (VIDEO)

By: V K
1 November 2025 at 09:18

Policia e Shtetit, ka ndërmarrë një aksion për goditjen e rasteve të zaptimit të hapësirave publike dhe shfrytëzimin e tyre, në mënyrë të paligjshme për parkingje ose lavazhe.

Raportohet se në 24 orët e fundit janë evidentuar 133 raste, ku si rezultat janë arrestuar 10 persona, ndërsa 123 të tjerë janë proveduar penalisht në gjendje të lirë.

Gjithashtu, janë proceduar penalisht edhe 45 drejtues automjetesh për parkime të gabuara që pengonin lëvizjen e lirë të automjeteve, këmbësorëve apo automjeteve të emergjencës.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, u konstatuan dhe u goditën:

133 raste të shfrytëzimit të kundërligjshëm të hapësirave publike/private, për aktivitete ekonomike (kryesisht vendparkime ose lavazhe për automjete) të paregjistruara në organet tatimore. Subjektet përfitonin të ardhura të fshehura, pa lëshuar kuponë tatimorë.

Konkretisht:

8 raste në Tiranë me 10 të arrestuar dhe 68 të proceduar;

16 raste në Shkodër me 16 shtetas të proceduar;

11 raste në Lezhë me 11 të proceduar;

6 raste në Korçë me 6 të proceduar;

6 raste në Fier e Lushnjë me 6 të proceduar;

4 raste në Vlorë e Sarandë me 4 të proceduar;

4 raste në Dibër me 4 të proceduar;

3 raste në Elbasan me 3 të proceduar;

2 raste në Berat me 2 të proceduar;

2 raste në Durrës me 2 të proceduar

1 rast në Gjirokastër me 1 të proceduar.

Gjithashtu, u evidentuan 45 raste të parkimeve të gabuara që pengonin qarkullimin e lirë të mjeteve apo qytetarëve, nga të cilat: 37 në Tiranë, 3 në Elbasan, 2 në Fier, 2 në Kukës, 1 në Durrës.

Po ashtu, janë konstatuar 3 raste të punësimit të paligjshëm”, – thuhet në njoftim.

Materialet procedurale i kanë kaluar prokurorive të rretheve gjyqësore për veprime të mëtejshme.

 

The post Shfrytëzonin hapësirat publike për parkingje dhe lavazhe, 10 të arrestuar e 123 në hetim (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Shfrytëzonin hapësirat publike për parkingje dhe lavazhe, 10 të arrestuar e 123 në hetim

1 November 2025 at 08:46

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një aksion për goditjen e rasteve të zaptimit të hapësirave publike dhe shfrytëzimin e tyre në mënyrë të paligjshme për parkingje ose lavazhe. Raportohet se në 24 orët e fundit janë evidentuar 133 raste, ku si rezultat janë arrestuar 10 persona, ndërsa 123 të tjerë janë proveduar penalisht në gjendje […]

The post VIDEO/ Shfrytëzonin hapësirat publike për parkingje dhe lavazhe, 10 të arrestuar e 123 në hetim appeared first on BoldNews.al.

Lirimi i hapësirave publike, Rama poston pamjet nga një tjetër aksion: Vijojmë

By: redi
23 October 2025 at 14:51

Nuk ka të ndalur aksioni për lirimin e hapësirave publike në vendin tonë. Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale të tjera pamje nga ndërhyrjet për prishjen e subjektëve të ndërtuar në kundërshtim me ligjin. “Vijojmë”, shkroi Rama krah videos së publikuar. Lirimi i hapësirave publike ka nisur si një aksion kombëtar që prej muajit korrik. Të gjithë bizneset apo lokalet që…

Source

Vijon lirimi i hapësirave publike

23 October 2025 at 14:48

TIRANË, 23 tetor /ATSH/ Lirimi i hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme po vazhdon në të gjithë vendin, ndërsa kjo nismë i paraprin zbatimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”, i cili synon të kthejë ligjshmërinë në territor duke sjellë zhvillim për komunitetet.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjete sociale, pamje nga prishja e disa ndërtimeve pa leje, duke u shprehur “vijojmë”.

Ndërhyrja në terren do të vazhdojë deri në largimin e plotë të të gjitha strukturave pa leje, në çdo qytet të vendit.

E konceptuar si një ndërhyrje sistematike në terren dhe jo një aksion i përkohshëm, kjo nismë, e cila ka nisur nga zbatimi në muajin korrik, po vijon në të gjithë territorin e vendit.

Paralelisht me këtë proces po hartohet Rregullorja Kombëtare, e cila do të përcaktojë me ligj hapësirat që mund të shfrytëzojnë bizneset.

Gjithashtu, qytetarët mund të denoncojnë rastet abuzive në portalin që është vënë në dispozicion “Hapësiraimepublike.gov.al”.

Deri sot në këtë portal janë raportuar 14 253 raste, nga të cilat janë zgjidhur 10 642 raste, ndërsa 3 611 të tjera janë aktualisht në proces shqyrtimi.

/e.i/j.p/

The post Vijon lirimi i hapësirave publike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Non stop, në çdo qytet

By: Rovena
21 October 2025 at 14:24

Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga puna për lirimin e hapësirave të zaptuara, në mënyrë që t’u kthehen qytetarëve.

“Non stop, në çdo qytet”, ka shkruar kryeministri Rama.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike nisi në të gjithë vendin që prej muajit korrik 2025.

/abcnews.al

Konferenca ndërkombëtare për politikat e jetës urbane/ Rama: Liruam hapësirat publike

By: Rovena
7 October 2025 at 13:44

Në Tiranë është mbajtur Konferenca Ndërkombëtare për Politikat e Jetës Urbane, një platformë e rëndësishme për të diskutuar sfidat dhe vizionet për zhvillimin e qëndrueshëm të qyteteve. Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Edi Rama theksoi transformimin rrënjësor që ka pësuar hapësira publike në kryeqytet dhe në vend, duke risjellë në vëmendje kontrastin mes së shkuarës dhe të tashmes.

Ai vuri në dukje se dikur ecja ishte mënyra kryesore e lidhjes mes njerëzve, ndërsa sot përballemi me pasojat e betonizimit dhe privatizimit të hapësirave publike. Rama kujtoi periudhën kur ishte kryetar bashkie, duke theksuar masat drastike që u morën për lirimin e hapësirave të zëna dhe rikthimin e gjelbërimit në jetën urbane.

“Që 54 vjet më parë ishte një vend krejt i ndryshëm, ku nuk lejohej asnjë makinë private, ku numri i makinave që qarkullonin ishin 5 mijë në të gjithë vendin. Sot ndërkohë kemi një sfidë të madhe, sepse ajo që morëm si rezultat i 50 viteve jetese, në atë hapësirë të madhe, ku ecja ishte mënyra më e mirë për t’u lidhur me të tjerët. Pas rënies të atij sistemi, njerëzit e panë hapësirën publike, si hapësirë për t’u zënë dhe për t’u privatizuar, duke eliminuar çdo hapësirë të gjelbër.

Përveç liqenit që vazhdonte të ishte dhe shumicës së pemëve, ajo çfarë shohim sot nuk ishte më, çdo metër katror gjelbërim u varros. Lumi që kalon përmes kryeqytetit nuk ishte më i dukshëm, sepse ishte i zënë me ndërtesa, dhe 90% e pemëve që shihni sot nuk ishin. Kur isha kryetarbashkie shembën qindra ndërtesa. Gjatë atyre viteve mbollëm 55 mijë pemë, që sot janë të kudogjendura. Jemi ende të vetëdijshëm për sfidat dhe për atë që duhet të bëjmë, atëherë duhet të luftojmë.

Prandaj kjo është arsyeja që ne kemi çelur kapitullin për ta luftuar këtë gjë. Na duhet që të luftojmë ditë për ditë, për të hequr strukturat që kanë zënë trotuaret dhe hapësirat publike. Kemi shtuar më shumë pemë, dhe tashmë kemi një rregullore.

Kushdo që merr një lejë ndërtimi do të kontribuojnë në një numër të caktuar pemësh. Jam shumë i lumtur të ndaj me ju lajmin, që kemi arritur të marrim një hapësirë në një agjendë mjaft të zënë të një personi që ka bërë super blloqet në Barcelonë duke krijuar më shumë hapësirë me njerëzit që ecin, duke i detyruar makinat që ecin në këto blloqe të ecin me një shpejtësi shumë të ulët. Ne do të përpiqemi që të fusim më shumë prej kësaj gjëje në kryeqytetin tonë”, tha kryeministri Edi Rama./abcnews.al

“Jo shi vere, por operacion i mirëfilltë", Rama paralajmëron lirimin total të hapësirave publike

30 September 2025 at 13:20


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar vijimin e operacionit për lirimin e hapësirave publike.

Sipas Ramës, ky aksion nuk është i përkohshëm, por një operacion i mirëfilltë që do të vazhdojë deri në çlirimin e plotë të çdo hapësire publike, me qëllim hapjen e rrugës për fazën e dytë të Rilindjes Urbane.

"Gabimisht shumëkush e mendoi një shi vere, të tjerë e komentuan si aksion që do zgjaste sa vera, por kush besoi se ky nuk është as shi vere dhe as aksion, po një operacion që nuk do të ndalet deri në çlirimin e plotë të hapësira publike, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0 pati të drejtë mesa duket", shkroi Rama në Facebook. /Telegrafi/


“Kritere për ndërtimet e reja”/ Rama: Do të përmirësohet trajtimi i mbetjeve, menaxhimi i mbetet Bashkive

24 September 2025 at 18:16

Tiranë- Një tjetër çështje në të cilën u ndal kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga selia rozë ishte trajtimi i mbetjeve.

Rama tha se do të përmirësohet trajtimi i mbetjeve, për të cilën tha se menaxhimi do vijojë t’i mbetet Bashkive. Po ashtu ai ngriti shqetësimin për kërkesat e larta për kopshte, duke thënë se ka nisur përcaktimi i disa kritereve për të gjithë ata që do ndërtojnë në Tiranë që të kontribuojnë në kopshte  e çerdhe.

“Përgjithësisht niveli i pastrimit është përmirësuar jo mjaftueshëm por ndjeshëm. Ka vend për përmirësim. Trajtimi i mbetjeve është në një fazë të re me ardhjen tonë në qeveri. Sot ka shumë më tepër investime dhe infrastrukture, por do të duhet të ngrihet në një nivel tjetër. Qytetarët e Tiranës duan të shkojë deri në fund ajo që ka nisur me hapësirat publike që paskan qenë shumë më tepër. Por që do t’i largojmë në çdo cep të Tiranës”, tha ai.

/abcnews.al/

Beci: Hapësira pranë Universitetit të Shkodrës do t’i kthehet studentëve

24 September 2025 at 13:53

TIRANË, 24 shtator /ATSH/ Bashkia Shkodër, vijon punën për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme.

Në një njoftim për mediet, bashkia njofton se ky aksion është përqendruar edhe pranë hapësirave pranë Universitetit të Shkodrës.

Në prag të nisjes së vitit të ri akademik, kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci, dhe Rektori i Universitetit, Tonin Gjuraj bashkërenduan planin për pastrimin dhe sistemimin e këtyre hapësirave, me synimin që ato të shndërrohen në ambiente funksionale për studim, aktivitete akademike dhe jetën e përditshme të studentëve.

“Një realitet që nuk i ka hije e nuk i takon vendit të dijes, hekurishte dhe lloj-lloj rraqesh që i zinin frymën dhe i ulnin dinjitetin. Këto hapësira të godinave të Universitetit të Shkodrës do të pastrohen dhe do t’u kthehen studentëve”, tha Beci.

Beci u shpreh se “bashkia Shkodër do t’i japë universitetit fytyrën e merituar, duke e kthyer atë në funksion të dijes dhe të jetës studentore”.

“Ky proces pritet të rikthejë normalitetin në një nga institucionet më të rëndësishme të arsimit të lartë në vend, duke i dhënë jo vetëm universitetit, por edhe qytetit të Shkodrës një hapësirë dinjitoze, në funksion të dijes dhe zhvillimit. Ndërhyrja është pjesë e angazhimit të Bashkisë për të mbështetur universitetin dhe për ta shndërruar atë në një qendër moderne studimi, duke reflektuar rolin historik e akademik në formimin e brezave të rinj”, tha ai.

Ndërhyrjet në Shkodër janë pjesë e aksionit që po zhvillohet në të gjithë vendin, për lirimin e hapësirave publike në mbrojtje të komuniteteve dhe lëvizjes së lirshme të qytetarëve.

Nisma do të vazhdojë deri në largimin e plotë të të gjitha strukturave pa leje, në bashkëpunim të ngushtë mes pushtetit vendor dhe institucioneve qendrore, për t’u siguruar që hapësirat publike i përkasin qytetarëve.

/e.i/j.p/

The post Beci: Hapësira pranë Universitetit të Shkodrës do t’i kthehet studentëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Erion Braçe publikon fotot e qytetarit: Rruga e Durrësit vijon të jetë tokë e xanun

By: lindita
23 September 2025 at 09:50

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka komentuar sërish zënien e hapësirave publike në kryeqytet. Deputeti socialist ka ndarë disa foto, që ia ka nisur një qytetar nga “Rruga e Durrësit”. Postimi i Braçes në rrjetet sociale: O me deputet si u gdhinë se pash që u mërzitë dje e më the se ona e majtë ke Mustafaj është në prona private. Prap ke e djathta e le fojin. Na shife në rrugë të…

Source

Fundi i rrumpallës/ Aksion në Pogradec e Shëngjin për lirimin e hapësirave publike

By: Rovena
22 September 2025 at 15:26

Kjo e hënë nisi me aksionin e lirimit të hapësirave publike në Pogradec e Shëngjin.

Agjencia për mbrojtjen e territorit ka përqendruar ndërhyrjen e saj në lagjen kala dhe në lagjen 5 të Pogradecit. 60 rrethime dhe shtesa pa leje janë identifikuar dhe planifikuar për t’u shembur.

Ndërsa në Shëngjin u prit mbyllja e sezonit për të ndërhyrë në lirimin e hapësirave publike.

Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe Drejtorinë e Shërbimeve, ka zbarkuar në terren për të larguar rreth 30 ndërtime të paligjshme. Pjesa më e madhe e subjekteve kanë reaguar me vullnet duke i liruar vetë hapësirat

Kjo ndërhyrje sapo ka nisur në zonat turistike dhe sipas bashkisë së Lezhës do vijojë deri në lirimin e plotë të zonave publike, me synim rikthimin e tyre në funksion të qytetarëve./abcnews.al

Inspektorati i Fushë Kosovës vazhdon lirimin e hapësirave publike

22 September 2025 at 12:34


Drejtoria e Inspektoratit të Fushë Kosovës është duke vazhduar me lirimin e hapësirave publike.

Aksionin, inspektorati është duke e zhvilluar në rrugën “28 Nëntori”, për t’u ofruar qytetarëve një lëvizje sa më të lirë.

Sipas njoftimit të komunës, lirimi i hapësirave publike po bëhet për t’u ofruar qytetarëve një mjedis më të rregullt dhe më të sigurt, përcjell Telegrafi.



“Drejtoria e Inspektoratit ka vazhduar aksionin në rrugën “28 Nëntori””, thuhet në njoftimin e Fushës Kosovës.

“Qëllimi i këtij aksioni është lirimi i hapësirave publike dhe krijimi i një mjedisi më të rregullt e të sigurt për qytetarët”.

“Falënderojmë të gjithë ata që kanë bashkëpunuar dhe kanë respektuar vendimet komunale”, përfundon njoftimi i tyre. /Telegrafi/

Hapësirat publike/ SKEMA abuzive që përdorën inspektorët e bashkisë për përfitime vetjake

By: Ela
12 September 2025 at 21:21

Në mesin e një vere me temperatura ekstreme, kur termometri i kapërceu 40 gradë, kryeministri ndërmori një aksion të paprecedentë për lirimin e hapësirave publike në qytetet kryesore të vendit. Dhe siç ishte e pritshme, vëmendja kryesore për zbatimin e këtij urdhëri kryeministror u përqendrua në Tiranë, aty ku prej vitesh shkelja e ligjit bëhej […]

The post Hapësirat publike/ SKEMA abuzive që përdorën inspektorët e bashkisë për përfitime vetjake appeared first on BoldNews.al.

Aksioni për hapësirat publike amniston zyrtarët përgjegjës për mbrojtjen e tyre

8 September 2025 at 10:48

Në gjashtë muajt e fundit, Policia e Shtetit ka konstatuar mijëra raste të ndërtimeve të paligjshme dhe pushtimit të tokës, por zyrtarët e proceduar për shpërdorim detyre numërohen me gishtat e dorës – ç’ka tregon sipas juristëve mungesën e seriozitetit në zbatimin e ligjit. Thuajse çdo ditë, kryeministri Edi Rama poston video nga aksionet e […]

The post Aksioni për hapësirat publike amniston zyrtarët përgjegjës për mbrojtjen e tyre appeared first on BoldNews.al.

❌
❌