Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

BELGJIKË – Hetim për keqpërdorim të dyshuar të fondeve të BE-së, arrestohet ish-përfaqësuesja e lartë, Mogherini

2 December 2025 at 14:16

BRUKSEL, 2 dhjetor /ATSH/- Zyra e Prokurorit Publik Europian (EPPO) ka kryer kontrolle në Kolegjin e Evropës në Bruges, Belgjikë dhe në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) të BE-së në Bruksel, si pjesë e një hetimi ndaj mashtrimeve të dyshuara në lidhje me programet e trajnimit të financuara nga BE-ja për diplomatët e rinj, sipas “Euractiv”.

“Tre të dyshuar janë arrestuar”, njoftoi Zyra e Prokurorit Publik Evropian në një deklaratë zyrtare.

Sipas medias belge, midis tyre është edhe rektorja e Kolegjit të Evropës dhe ish-përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini.

Mogherini është gjithashtu rektore e degës së Kolegjit të Evropës në Tiranë.

Me kërkesë të EPPO-së, e cila u miratua nga gjyqtari hetues, Policia Federale (FGP West-Vlaanderen) janë kryer kontrolle në disa ndërtesa të Kolegjit të Evropës në Bruges, në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm në Bruksel, si dhe në shtëpitë e të dyshuarve.

“Aktivitetet hetimore janë mbështetur gjithashtu nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF)”, thuhet në deklaratë.

Në qendër të çështjes është projekti për Akademinë Diplomatike të Bashkimit Evropian, një program trajnimi nëntëmujor për diplomatë të rinj nga vendet anëtare, i cili iu dha Kolegjit të Evropës nga Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm gjatë periudhës 2021-2022, pas një procedure tenderimi.

Hetuesit janë përqendruar në rrethanat që lidhen me blerjen prej 3,2 milionë eurosh të një ndërtese në Bruges, e cila shërben si rezidencë për diplomatët që ndjekin akademinë.

Kolegji i Evropës e bleu ndërtesën në vitin 2022, gjatë një periudhe të vështirë financiare, dhe pak para se EEAS të publikonte një tender – i cili më pas i siguroi institucionit një financim prej 654,000 euro.

Hetuesit kanë shqyrtuar pretendimet se Kolegji i Evropës dhe përfaqësuesit e tij mund të kenë pasur qasje në informacione konfidenciale në lidhje me tenderin – i cili supozohej të mbetej sekret për të siguruar konkurrencë të drejtë midis institucioneve.

“Ekzistojnë dyshime se, gjatë procedurës së tenderimit për programin, është shkelur Neni 169 i “Rregullores Financiare” në lidhje me konkurrencën e drejtë dhe se informacioni konfidencial në lidhje me tenderin në vazhdim – është ndarë me një nga kandidatët që marrin pjesë në konkurs”, shkroi EPPO.

Para se të kryheshin kontrollet, Zyra e Prokurorit Publik Evropian kërkoi heqjen e imunitetit për disa nga personat nën hetim, një kërkesë e cila u pranua.

Faktet nën hetim iu raportuan fillimisht OLAF-it. Hetimi është ende duke vazhduar për të sqaruar rrethanat dhe për të vlerësuar nëse ka elementë të veprave penale. //a.i/

 

The post BELGJIKË – Hetim për keqpërdorim të dyshuar të fondeve të BE-së, arrestohet ish-përfaqësuesja e lartë, Mogherini appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Durrës, arrestohen 7 shoferë për drejtim mjeti në gjendje të dehur

1 December 2025 at 12:12

TIRANË, 1 dhjetor/ATSH/ Policia Rrugore e Durrësit vuri në pranga 7 drejtues automjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe një drejtues mjeti për posedim të lëndëve narkotike. Po ashtu, u procedua penalisht edhe një tjetër, për drejtim mjeti pa lejedrejtimi.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë intensifikuar monitorimet në të gjitha akset rrugore të qarkut Durrës, me qëllim parandalimin e ngjarjeve me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës, si dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit.
Si rezultat i monitorimeve, gjatë 72 orëve të fundit, janë vënë në pranga 7 drejtues automjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe një drejtues mjeti për posedim të lëndëve narkotike.
U vunë në pranga për drejtim mjeti në gjendje të dehur shtetasit B. M., 29 vjeç; B. Ll., 25 vjeç; I. Gj., 33 vjeç; N. K., 28 vjeç; Y. M., 60 vjeç; Ç. K., 43 vjeç, banues në Durrës; dhe K. S., 46 vjeç, banues në Tiranë.
Gjithashtu, u vu në pranga edhe shtetasi K. A., pasi gjatë kontrollit të automjetit të tij, shërbimet e Policisë Rrugore i gjetën dhe i sekuestruan një sasi kanabisi.
Në vijim të monitorimit dhe kontrolleve, u procedua penalisht për drejtim mjeti pa lejedrejtimi edhe një 17-vjeçar.

The post Durrës, arrestohen 7 shoferë për drejtim mjeti në gjendje të dehur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PORTUGALI – Arrestohen 11 oficerë policie për trafikim të qenieve njerëzore

26 November 2025 at 19:02

LISBONË, 26 nëntor /ATSH-DPA/- Njëmbëdhjetë oficerë policie janë arrestuar në Portugali me akuzën e trafikimit të qenieve njerëzore.

“Dhjetë anëtarët e Gardës Kombëtare (GNR) dhe një oficer nga policia bashkiake (PSP) akuzohen për pjesëmarrje në një sistem në shkallë të gjerë të shfrytëzimit të punonjësve emigrantë të paligjshëm në bujqësi”, njoftuan sot Departamenti i Hetimit Penal (PJ) dhe Garda Republikane Kombëtare (GNR) në Lisbonë.

Organizata kriminale e dhunshme, e ngjashme me mafian, u shkatërrua pas disa muajsh hetimesh dhe disa bastisjesh gjatë ditëve të fundit.

Megjithatë, kreu i dyshuar i rrjetit – një shtetas indian – i shpëtoi kapjes dhe është në arrati.

Hetuesit thanë se banda mbante në kushte skllavërie, qindra emigrantë kryesisht të paligjshëm në bizneset bujqësore në rajonet në Beja, Portalegre, Figueira da Foz dhe Porto.

Viktimat shpesh rriheshin dhe detyroheshin të punonin pa ndërprerje në fusha nga lindja e diellit deri në perëndim të diellit nën kërcënimin e dhunës.

Sipas deklaratës së PJ-së, viktimat ishin vendosur në strehime të improvizuara, shpesh në ndërtesa të rrënuara. Ata duhej të paguanin për dyshekët e ofruar, për ushqimin dhe pijet. Të gjitha dokumentet e tyre u morën.

Gjithsej 17 persona u arrestuan. Ata do të paraqiten nesër para gjyqtarit hetues në Lisbonë.

Përveç trafikimit të qenieve njerëzore, ata akuzohen për ndihmë dhe nxitje të emigracionit të paligjshëm, falsifikim dokumentesh, mashtrim tatimor, pastrim parash, korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Emigrantët e liruar u dërguan në bazën e forcave ajrore në Beja, ku së shpejti do të merren në pyetje.

Hetuesit thonë se ekziston gjithashtu rreziku që disa të refuzojnë të dëshmojnë nga frika e hakmarrjes ndaj të afërmve në vendet e tyre të origjinës. //a.i/

The post PORTUGALI – Arrestohen 11 oficerë policie për trafikim të qenieve njerëzore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shfrytëzonin hapësirat publike për parkingje dhe lavazhe, 10 të arrestuar e 123 në hetim (VIDEO)

By: V K
1 November 2025 at 09:18

Policia e Shtetit, ka ndërmarrë një aksion për goditjen e rasteve të zaptimit të hapësirave publike dhe shfrytëzimin e tyre, në mënyrë të paligjshme për parkingje ose lavazhe.

Raportohet se në 24 orët e fundit janë evidentuar 133 raste, ku si rezultat janë arrestuar 10 persona, ndërsa 123 të tjerë janë proveduar penalisht në gjendje të lirë.

Gjithashtu, janë proceduar penalisht edhe 45 drejtues automjetesh për parkime të gabuara që pengonin lëvizjen e lirë të automjeteve, këmbësorëve apo automjeteve të emergjencës.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, u konstatuan dhe u goditën:

133 raste të shfrytëzimit të kundërligjshëm të hapësirave publike/private, për aktivitete ekonomike (kryesisht vendparkime ose lavazhe për automjete) të paregjistruara në organet tatimore. Subjektet përfitonin të ardhura të fshehura, pa lëshuar kuponë tatimorë.

Konkretisht:

8 raste në Tiranë me 10 të arrestuar dhe 68 të proceduar;

16 raste në Shkodër me 16 shtetas të proceduar;

11 raste në Lezhë me 11 të proceduar;

6 raste në Korçë me 6 të proceduar;

6 raste në Fier e Lushnjë me 6 të proceduar;

4 raste në Vlorë e Sarandë me 4 të proceduar;

4 raste në Dibër me 4 të proceduar;

3 raste në Elbasan me 3 të proceduar;

2 raste në Berat me 2 të proceduar;

2 raste në Durrës me 2 të proceduar

1 rast në Gjirokastër me 1 të proceduar.

Gjithashtu, u evidentuan 45 raste të parkimeve të gabuara që pengonin qarkullimin e lirë të mjeteve apo qytetarëve, nga të cilat: 37 në Tiranë, 3 në Elbasan, 2 në Fier, 2 në Kukës, 1 në Durrës.

Po ashtu, janë konstatuar 3 raste të punësimit të paligjshëm”, – thuhet në njoftim.

Materialet procedurale i kanë kaluar prokurorive të rretheve gjyqësore për veprime të mëtejshme.

 

The post Shfrytëzonin hapësirat publike për parkingje dhe lavazhe, 10 të arrestuar e 123 në hetim (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Shfrytëzonin hapësirat publike për parkingje dhe lavazhe, 10 të arrestuar e 123 në hetim

1 November 2025 at 08:46

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një aksion për goditjen e rasteve të zaptimit të hapësirave publike dhe shfrytëzimin e tyre në mënyrë të paligjshme për parkingje ose lavazhe. Raportohet se në 24 orët e fundit janë evidentuar 133 raste, ku si rezultat janë arrestuar 10 persona, ndërsa 123 të tjerë janë proveduar penalisht në gjendje […]

The post VIDEO/ Shfrytëzonin hapësirat publike për parkingje dhe lavazhe, 10 të arrestuar e 123 në hetim appeared first on BoldNews.al.

Vjedhja në muzeun e Luvrit, dy të arrestuarit pranojnë përfshirjen e tyre në grabitje

By: M C
29 October 2025 at 18:52

Dy burra të arrestuar lidhur me vjedhjen e Luvrit dy javë më parë kanë pranuar pjesërisht përfshirjen e tyre në grabitjen e bujshme, njoftojnë autoritetet franceze.

Dyshja dyshohet se ishte pjesë e grupit që hyri me forcë në galerinë Apollon të muzeut dhe vodhi disa nga xhevahiret e kurorës franceze, një prej thesareve më të çmuara të muzeut.

Vlera e bizhuterive të vjedhura arrin 88 milionë euro (rreth 102 milionë dollarë), ndërsa grabitja ndodhi më 19 tetor, kur katër hajdutë të armatosur me vegla elektrike hynë në ndërtesë në mes të ditës, duke i shpërqendruar rojet dhe kamerat e sigurisë.

Prokurorja e Parisit, Laure Beccuau, tha se pjesa më e madhe e bizhuterive nuk është gjetur ende dhe se banda mund të jetë më e madhe sesa katër personat e identifikuar nga kamerat e sigurisë, duke lënë të hapur mundësinë e një operacioni më të gjerë kriminal.

Hetimet vazhdojnë ndërsa autoritetet përpiqen të rikuperojnë thesaret e humbura dhe të identifikojnë të gjithë të përfshirët në këtë vjedhje spektakolare.

The post Vjedhja në muzeun e Luvrit, dy të arrestuarit pranojnë përfshirjen e tyre në grabitje appeared first on Albeu.com.

Kërkoheshin në Greqi dhe Zvicër, 3 shqiptarë të arrestuar në Kakavijë e Janinë! Ja për çfarë akuzohen

By: M C
26 October 2025 at 19:21

Policia greke ka vënë në pranga 3 shtetas shqiptarë, të kërkuar në Greqi e Zvicër.

Në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, në dy raste të ndryshme, nga oficerë policie të Departamentit të Kontrollit të Pasaportave të Kakavijës, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë së Pogonit, janë arrestuar 2 shqiptarë.

Ndaj të parit pritej dënimi nga Gjykata e Apelit për Krime të Maqedonisë Perëndimore, me një dënim me 1 vit burg dhe ndaj të dytit nga Gjykata e Kundërvajtjeve të Follorinës, me një gjobë prej 1500 eurosh, përkatësisht për shkelje të legjislacionit për të huajt, njoftuan autoritetet zyrtare.

Në Janinë, nga oficerët e policisë të Nëndrejtorit të Ndjekjes dhe Hetimit të Krimeve, u arrestuar një tjetër shqiptar.

Në veçanti, siç u vërtetua gjatë kontrollit policor, ndaj tij ishte në pritje një urdhër arresti evropian nga autoritetet zvicerane, për shkelje të ligjeve për drogën, të cilat sipas ligjit zviceran dënohen me një dënim maksimal prej 20 vitesh burgim.

I arrestuari është shoqëruar në prokurorinë përkatëse, në pritje të procedurave për ekstradim.

The post Kërkoheshin në Greqi dhe Zvicër, 3 shqiptarë të arrestuar në Kakavijë e Janinë! Ja për çfarë akuzohen appeared first on Albeu.com.

Operacioni “blic” në Elbasan/ Kontrolle në një biznes, shoqërohen 11 persona. Sekuestrohen armë

By: Rovena
13 October 2025 at 17:24

Rreth orës 15.30 Policia e Elbasanit ka zhvilluar një kontroll në një biznes privat përgjatë rrugës Elbasan- Metalurgji ku paraprakisht bëhet me dije se ka shoqëruar 11 persona.

Burime nga blutë  thonë se këta shtetas dyshohet se janë përfshirë në paligjshmëri./abcnews.al

Aksion në det të hapur/ SHBA sekuestron 34 ton kokainë, 59 në pranga

19 September 2025 at 18:42

Shtetet e Bashkuara raportuan sekuestrimin e mbi 34 tonëve kokainë në pjesën lindore të Oqeanit Paqësor gjatë dy muajve të fundit, si pjesë e Operacionit “Pacific Viper” – një ndërhyrje e përbashkët mes Rojës Bregdetare dhe Marinës Ushtarake amerikane, e cila synon frenimin e trafikut të drogës nga Amerika e Jugut. Që nga nisja e […]

The post Aksion në det të hapur/ SHBA sekuestron 34 ton kokainë, 59 në pranga appeared first on BoldNews.al.

Firmat piramidale online/ Policia operacion në Fier, arrestohen 6 persona

By: V K
14 September 2025 at 10:51

Mbrëmjen e djeshme, policia ka ndërmarrë një operacion të gjerë në lidhje me skemat mashtruese të firmave piramidale online, ku viktima janë bërë dhjetëra qytetarë, kryesisht nga zonat e Divjakës dhe Lushnjes.

Operacioni u zhvillua në qarqet Fier, Lushnje dhe Divjakë, duke çuar në arrestimin e 6 personave të dyshuar për përfshirje në këtë aktivitet kriminal.

Gjithashtu, disa persona të tjerë janë shoqëruar nga policia dhe po merren në pyetje si pjesë e hetimeve që janë ende në vijim.

Pritet që më shumë detaje mbi këtë aksion, do të bëhen publike në një konferencë për shtyp që do të mbahet sot, në orën 11:00, nga Policia dhe Prokuroria e Fierit.

Operacioni vjen pas një sërë ankesash nga qytetarët, të cilët kanë rënë pre e mashtrimeve përmes platformave online që funksiononin si skema piramidale, duke premtuar fitime të shpejta në këmbim të investimeve financiare.

The post Firmat piramidale online/ Policia operacion në Fier, arrestohen 6 persona appeared first on Albeu.com.

PARIS – Të paktën 200 të arrestuar gjatë protestave kundër masave shtrënguese

10 September 2025 at 11:05

PARIS, 10 shtator /ATSH-DPA/ – Të paktën 200 persona u arrestuan sot  gjatë protestave kundër masave shtrënguese në zonën e Parisit, njoftoi policia e Parisit.

Raportet mediatike thanë se kishte përpjekje për të bllokuar një depot autobusi dhe bllokime në shkolla të mesme.

Duke cituar burime policore, gazeta “Le Parisien” raportoi se rreth 1 000 protestues ishin regjistruar në gjithë Francën, në 10 bllokime rrugësh .

Protesta u raportuan në qytete të ndryshme, përfshirë Bordo, Lion dhe Marsejë.

Protestat, të mbajtura nën moton “Blloko gjithçka”, janë kryesisht kundër planeve të shtrënguara të paralajmëruara prej kohësh, por vijnë pas rrëzimit të qeverisë franceze këtë javë pas një votimi mosbesimi.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Sébastien Lecornu, është emëruar kryeministër i ri nga presidenti Emmanuel Macron.

Autoritetet janë në gatishmëri të lartë për shkak të protestave, me rreth 80,000 pjesëtarë të forcave të sigurisë të mobilizuar./Ad.Ab./

 

 

 

The post PARIS – Të paktën 200 të arrestuar gjatë protestave kundër masave shtrënguese appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Beograd/ Në kërkim nga SHBA-ja, arratisen pa gjurmë dy të dyshuar për spiunazh

9 September 2025 at 19:10

Shtetasi kinez Cuj Guanghaj, dhe ai britanik John Miller, ekstradimin e të cilëve e kërkojnë Shtetet e Bashkuara nën akuzat për spiunazh dhe kontrabandë të teknologjisë ushtarake, janë arratisur nga arresti shtëpiak në Beograd dhe kanë hequr byzylykët elektronikë, ka konfirmuar të martën Gjykata e Lartë e Beogradit për Radion Evropa e Lirë. Gjykata e […]

The post Beograd/ Në kërkim nga SHBA-ja, arratisen pa gjurmë dy të dyshuar për spiunazh appeared first on BoldNews.al.

Nën masa të rrepta sigurie, transferohen drejt Tiranës të arrestuarit e Elbasanit

By: M C
8 September 2025 at 17:47

Një operacion i madh policor u zhvillua mëngjesin e sotëm në 7 bashkitë e qytetit të Elbasanit. Gjykata lëshoi në total 39 masa sigurie, 30 prej të cilave janë ekzekutuar.

Nën masa të shuma policore, të arrestuar janë transferuar në Tiranë për në qelitë e paraburgimit ku do të qëndrojnë deri në përfundim të hetimeve.

Të arrestuarit dhe personat e shpallur në kërkim, emrat e të cilëve nuk janë bërë ende publik për mediat, janë persona të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike, por jo eksponentë të njohur së botës së krimit, kanë bërë me dije burime për media.

Gjatë operacionit janë sekuestruar të paktën 3 armë zjarri kallashnikovë, pistoleta, dhe sasi të konsiderueshme drogërash të ndryshme.

The post Nën masa të rrepta sigurie, transferohen drejt Tiranës të arrestuarit e Elbasanit appeared first on Albeu.com.

Operacion masiv anti-droge në Elbasan, rreth 40 të arrestuar, sekuestrohen edhe armë zjarri

8 September 2025 at 08:31

Një megaoperacion antidrogë ka nisur pak pas mesnatës së 8 shtatorit në Qarkun e Elbasanit. Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për rreth 40 persona të arrestuar, për të cilat masat “arrest me burg” janë me vendim gjykate. Gjatë operacionit janë sekuestruar nga policia të paktën 3 armë zjarri kallashnikovë, pistoleta, dhe sasi të […]

The post Operacion masiv anti-droge në Elbasan, rreth 40 të arrestuar, sekuestrohen edhe armë zjarri appeared first on BoldNews.al.

Protestë pro-Palestinës, mbi 425 të arrestuar në Londër

7 September 2025 at 10:48

Mbi 425 persona janë arrestuar gjatë një proteste në Sheshin e Parlamentit në Londër. Shumica e arrestimeve janë për mbështetje të organizatës Palestine Action, ndërsa disa u arrestuan për sulme ndaj policisë dhe shkelje të rendit publik. Organizata u shpall e paligjshme në korrik, në kuadër të Ligjit për Terrorizmin në Britaninë e Madhe. Protestuesit, përfshirë […]

The post Protestë pro-Palestinës, mbi 425 të arrestuar në Londër appeared first on BoldNews.al.

PAMJET/ Mbi 8 të arrestuar për sherrin masiv mes dy grupeve në Korçë

By: D Marku
1 September 2025 at 10:16

Mbi 8 persona janë arrestuar nga Policia e Korçës në lidhje me sherrin me thika mes dy grupeve të regjistruar mbrëmjen e djeshme, ku për pasojë mbetën të plagosur dy persona.

Ngjarja ndodhi në ambientet e një lokali, pranë parkut kryesor të qytetit juglindor.

Ende nuk dihet identiteti i të 8-të të arrestuarve, por burime bëjnë me dije se personat e arrestuar kanë qenë pjesë e konfliktit masiv.

Dyshohet se sherri ka nisur për motive banale, ku ka degraduar deri në përdorimin e mjeteve prerëse dhe mjeteve të forta.

Kujtojmë se të plagosur me thikë mbetën shtetasit Sotiraq Shkurta dhe Mihal Xhibro, të cilët u transportuan në spital, ku po marrin ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë në komisariat u shoqëruan shtetasit  Ilir Shuku, Dritan Pine dhe Gersi Dervishi.

Në vijim pritet komunikata e policisë së Korçës.

The post PAMJET/ Mbi 8 të arrestuar për sherrin masiv mes dy grupeve në Korçë appeared first on Albeu.com.

Irani arreston 20 të dyshuar për spiunazh për Izraelin

By: Rovena
10 August 2025 at 11:53

Irani i ka arrestuar 20 njerëz për të cilët dyshon se janë operativë të agjencisë së spiunazhit të Izraelit, Mossad, gjatë muajve të fundit, njoftoi të shtunën gjyqësori iranian.

Të mërkurën, Irani ekzekutoi një shkencëtar bërthamor me emrin Rouzbeh Vadi, i cili u dënua për spiunazh për Izraelin dhe për ndarjen e të dhënave me një tjetër shkencëtar bërthamor, i vrarë gjatë sulmeve ajrore të Izraelit ndaj Iranit në qershor, raportuan mediat shtetërore.

Zëdhënësi i gjyqësorit, Asghar Jahangiri, u tha gazetarëve në Teheran të shtunën se akuzat ndaj disa prej 20 të arrestuarve janë hedhur poshtë dhe ata janë liruar, por nuk tregoi sa prej tyre saktësisht.

“Gjyqësori nuk do të tregojë asnjë mëshirë ndaj spiunëve dhe agjentëve të regjimit sionist, dhe me vendime të forta do t’i bëjë shembull për të gjithë”, citohet të ketë thënë Jahangiri nga mediat iraniane.

Ai tha se hollësitë e plota do të bëhen të ditura sapo të përfundojnë hetimet.

Ekzekutimi i iranianëve të dënuar për spiunazh për Izraelin është rritur ndjeshëm këtë vit, pasi në muajt e fundit janë kryer të paktën tetë ekzekutime.

Izraeli kreu 12 ditë sulme ajrore ndaj Iranit në qershor, duke shënjestruar gjeneralët më të lartë, shkencëtarët bërthamorë, objektet bërthamore, si dhe lagjet e banuara.

Irani u kundërpërgjigj me një breshëri raketash dhe dronësh ndaj Izraelit.

Grupi për të drejtat e njeriut, HRANA, raportoi për 1.190 viktima iraniane gjatë 12 ditëve të sulmeve izraelite, përfshirë 436 civilë dhe 435 pjesëtarë të forcave të sigurisë.

Autoritetet izraelite thanë se 28 njerëz u vranë në Izrael gjatë sulmit hakmarrës të Iranit./REL

EMRI/ Lëvizte me taksi për të shmangur kontrollet e Policisë, arrestohet i riu i armatosur në Tiranë

28 July 2025 at 10:50

Policia e Tiranës ka arrestuar një të ri, i cili është kapur i armatosur dhe lëvizte me taksi për të shmangur kontrollet e uniformave blu. Në kuadër të operacionit të koduar “Destinacioni” është vënë në pranga shtetasi Paulo Gjini, 23-vjeç, banues në Lezhë, i cili akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i […]

The post EMRI/ Lëvizte me taksi për të shmangur kontrollet e Policisë, arrestohet i riu i armatosur në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Goditet grupi i shqiptarëve në Itali, 11 të arrestuar e 7 në kërkim. Si funksiononte trafiku i drogës

17 July 2025 at 22:55

Policia italiane ka goditur një grup me shqiptarë, të cilët akuzohen për trafik të lëndëve narkotike. Si rezultat të operacionit “Djali”, që nisi në tetor të vitit të kaluar, janë arrestuar 11 shqiptarë mëngjesin e sotëm, teksa 7 të tjerë janë shpallur në kërkim. Mediat italiane raportojnë se të arrestuarit akuzohen në shkallë të ndryshme, […]

The post Goditet grupi i shqiptarëve në Itali, 11 të arrestuar e 7 në kërkim. Si funksiononte trafiku i drogës appeared first on BoldNews.al.

Dogjën 450 m² tokë dhe pemë frutore, 2 të arrestuar në Finiq

6 July 2025 at 13:25

Dy shtetas janë arrestuar në flagrancë për zjarrvënie të qëllimshme në një sipërfaqe toke në fshatin Leshnicë e Poshtme, Bashkia Finiq, ku si pasojë e zjarrvënies u dogjën rreth 450 m² me bimësi dhe pemë frutore.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë arrestuar shtetasit P. G., 55 vjeçe, banues në Sarandë, dhe I. R., 53 vjeç, banues në Finiq, pasi dyshohen se kanë ndezur zjarrin në këtë sipërfaqe toke më 5 korrik 2025, rreth orës 12:00.

Në përfundim të hetimeve, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Sarandës, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, e kryer në bashkëpunim.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë ligjin dhe të shmangin zjarrvënien, pasi kjo përbën rrezik për jetën, pronën dhe mjedisin dhe ndëshkohet sipas ligjit. Policia fton qytetarët të denoncojnë çdo rast zjarrvënieje në numrin 112, duke garantuar anonimat dhe reagim të menjëhershëm.

The post Dogjën 450 m² tokë dhe pemë frutore, 2 të arrestuar në Finiq appeared first on Euronews Albania.

❌
❌