Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Lirimi nga burgu i ish-ministrit, GJKKO argumenton arsyen e vendimit për Lefter Kokën (DOKUMENTI)

By: V K
11 December 2025 at 12:13

Ditën e sotme, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, është liruar nga burgu me vendim të Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO).

GJKKO argumenton se është konstatuar humbja e fuqisë së paraburgimit, të masës së sigurimit “Arrest në burg”, ndaj ish-ministrit Koka.

Në vendimin e gjyqtarit, theksohet se kohëzgjatja tërësore e paraburgimit për Lefter Kokën ka kaluar mbi tre vjet.

“Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i kërkuesit Lefter H. Koka, nga ambjentet e paraburgimit, përveçse nëse ndaj këtij shtetasi ka ndonjë masë tjetër sigurimi personal me karakter shtrëngues parashikuar nga nenet 238 K.Pr.Penale, urdhër ndalimi, apo dënim tjetër penal me burgim të formës së prerë, të pavuajtuar”, thuhet në vendim.

Vendimi i GJKKO-së:

“1. Kërkuesi Lefter Koka ka paraqitur pranë gjykatës kërkesën me objekt: “Konstatimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit dhënë shtetasit Lefter Koka, me vendimin nr.22, datë 23.06.2022, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e zbatuar nga policia gjyqësorë në datë 29.03.2022, ora 09:15, dhe e lënë në fuqi me vendimin nr.23, datë 31.03.2022, të po kësaj gjykate”.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Bib Ndreca, me vendimin nr. 798, datë 11.12.2025, vendosi:

Pranimin e kërkesës.

Konstatimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit, konkretisht të masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr.22 datë 26.03.2022, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, masë e ekzekutuar më datë 29.03.2022, ora 09:15, dhe masë e vijuar me vendimin Nr.23, datë 31.03.2022, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj Lefter H. Koka, në zbatim të nenit 263/6/c të K.Pr.Penale, përshkak se kohëzgjatja tërësore e paraburgimit ka kaluar mbi tre vjet.
Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i kërkuesit Lefter H. Koka, nga ambjentet e paraburgimit, përveçse nëse ndaj këtij shtetasi ka ndonjë masë tjetër sigurimi personal me karakter shtrëngues parashikuar nga nenet 238 K.Pr.Penale, urdhër ndalimi, apo dënim tjetër penal me burgim të formës së prerë, të pavajtuar.

Urdhërohet Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Policia Gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë.

Kundër këtij vendimi lejohet e drejta e ankimit brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

 

The post Lirimi nga burgu i ish-ministrit, GJKKO argumenton arsyen e vendimit për Lefter Kokën (DOKUMENTI) appeared first on Albeu.com.

Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptuara

6 December 2025 at 14:17

TIRANË, 4 dhjetor/ATSH/ Në të gjithë territorin e vendit, po vijon puna për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme.

Lirimi i hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme i paraprin zbatimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”, i cili synon të kthejë ligjshmërinë në territor duke sjellë zhvillim për komunitetet.

Kryeministri Edi Rama përcolli sot në rrjetet sociale, pamje nga një tjetër ndërhyrje e forcave të IKMT-së në Hanin e Hotit dhe thekson se po vijon puna për të liruar hapësirat publike të zaptuara.

Qeveria shqiptare ka ashpërsuar masat për forcimin e kontrollit mbi territorin, mbrojtjen e hapësirave publike, zbatimin cilësor të lejeve të ndërtimit dhe ndëshkimin e ndërtuesve që i shkelin ato.

Shumë raste shkeljesh raportohen nga vetë qytetarët në portalin e dedikuar për këtë qëllim “Hapësira ime publike”, ku deri tani rezultojnë 16 487 raste të denoncuara, nga të cilat janë zgjidhur 12 610 raste, ndërsa 3 877të tjera janë në proces shqyrtimi.

E konceptuar si një ndërhyrje sistematike në terren dhe jo një aksion i përkohshëm, kjo nismë, e cila ka nisur nga zbatimi në muajin korrik, po vijon me prioritet në gjithë territorin e vendit.

/e.i/ /a.g/

The post Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptuara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali: Festat Kombëtare u kremtuan me emocion në të gjitha përfaqësitë shqiptare në botë

29 November 2025 at 16:05

TIRANË, 29 nëntor /ATSH/ Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka ndarë një videopostim ku pasqyrohet atmosfera me rastin e Festave Kombëtare në përfaqësitë tona diplomatike në botë.

Në të gjitha përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë, nga Evropa, në Amerikë, nga Lindja e Mesme, deri në Azi e Australi, u organizuan aktivitete kulturore dhe artistike.

“Kudo u festua me emocion Dita e Flamurit tonë. Festat Kombëtare në Përfaqësitë tona diplomatike në botë”, shkruan Spiropali.

Në video tregohen aktivitet e shumta festive në përfaqësitë shqiptare në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Greqi, Kroaci, Hungari, Bullgari, Turqi, Austri, Këshillin e Europës, Gjermani, Angli, Spanjë, Belgjikë, NATO, Ukrainë, Japoni, Kanada, SHBA, Emiratet e Bashkuara dhe Australi.

Në këto ceremoni u zhvilluan shfaqje artistiko-kulturore, me pjesëmarrjen e artistëve të njohur shqiptarë dhe të huaj, të cilët sollën motive tradicionale, muzikë, poezi dhe elementë të trashëgimisë sonë kombëtare.

Pjesë e programeve festive ishin prezantimet e valleve shqiptare, interpretimet e këngëve patriotike dhe ekspozita të vogla me simbole të identitetit kulturor shqiptar.

Më 28 Nëntor 1912, Kuvendi Kombëtar i Vlorës, i udhëhequr nga Ismail Qemali, shpalli Pavarësinë, një akt historik që vulosi aspiratat shekullore për liri dhe shtet të pavarur.

Nga ngritja e flamurit të Skënderbeut në Krujë më 28 nëntor 1443, te nënshkrimi i Aktit të Pavarësisë më 1912, kjo datë simbolizon qëndresën, unitetin dhe identitetin kombëtar.

Ndërsa sot Shqipëria feston 81-vjetorin e Çlirimit, njëkohësisht ditë kujtese e sakrificës sublime për mijëra të rinj e të reja që ranë heroikisht në emër të lirisë.

/gj.m/r.e/

The post Spiropali: Festat Kombëtare u kremtuan me emocion në të gjitha përfaqësitë shqiptare në botë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gafa e deputetes së PS, ngatërron ditën e Çlirimit me atë të Pavarësisë (VIDEO)

By: V K
29 November 2025 at 15:56

Gjatë ceremonisë së homazheve në Varrezat e Dëshmorëve në Lushnjë, deputetja socialiste Kiduina Zaka bëri një gabim në deklaratën e saj për mediat, duke e ngatërruar Ditën e Çlirimit me atë të Pavarësisë.

Edhe pse më 28 Nëntor ishte festuar Pavarësia, Zaka përsëriti urimin për këtë ditë, në vend që të përshëndeste qytetarët për Ditën e Çlirimit.

“Urime Dita e Pavarësisë për të gjithë banorët e Lushnjës dhe mbarë Shqipërisë. Ne ndodhemi këtu për të nderuar dëshmorët dhe sakrificën që na solli një Shqipëri të lirë e të pavarur,” u shpreh ajo.

The post Gafa e deputetes së PS, ngatërron ditën e Çlirimit me atë të Pavarësisë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Dita e Çlirimit, krerët e shtetit homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit

By: dan iela
29 November 2025 at 13:17

Krerët e shtetit kanë marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të 81-vjetorit të Çlirimit të vendit, me homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

Kryeministri Rama, Presidenti Bajram Begaj, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, kryeministri Edi Rama, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, kryetarja e komanduar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, ishin pjesë e homazheve ku nuk munguan veteranë dhe familjarë të dëshmorëve të rënë në luftë.

Vijon lirimi i hapësirave të zaptuara publike

14 October 2025 at 17:07

TIRANË, 14 tetor/ATSH/ Hapësirat e zëna në mënyrë të paligjshme vijojnë të lirohen ndërsa vijon operacioni në të gjithë vendin, duke i hapur rrugë programit “Rilindja Urbane 2.0”.

Kryeministri Edi Rama përcolli pamje nga lirimi i një hapësire publike. “Vijojmë”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Lirimi i hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme synon të kthejë ligjshmërinë në territor, duke sjellë zhvillim për komunitetet.

Përveç prishjes së ndërtimeve të ngritura në kundërshtim me ligjin në kryeqytet dhe në qytetet e vendit, qeveria shqiptare ka ashpërsuar masat për forcimin e kontrollit mbi territorin, mbrojtjen e hapësirave publike, zbatimin cilësor të lejeve të ndërtimit dhe ndëshkimin e ndërtuesve që i shkelin ato.

Krahas ndërtimeve strukturat e IKMT-së dhe pushtetit lokal po punojnë edhe për pastrimin e akseve rrugore nga ndërtimet në shkelje me distancat e përcaktuara.

E konceptuar si një ndërhyrje sistematike në terren dhe jo një aksion i përkohshëm, kjo nismë, e cila ka nisur nga zbatimi në muajin korrik, po vijon me prioritet në gjithë territorin e vendit.

Ndërkohë, një tjetër mekanizëm, që do të jetë në funksion të subjekteve private, do të jetë Rregullorja e re Kombëtare, ku do të përcaktohen me ligj hapësirat që mund të shfrytëzojnë bizneset.

 

The post Vijon lirimi i hapësirave të zaptuara publike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hamas do të nisë lirimin e pengjeve, por trupat e të vrarëve vonohen

12 October 2025 at 16:24

Jo të gjitha trupat e pengjeve të vrarë do t’i kthehen menjëherë Izraelit, pavarësisht afatit 72-orësh të parashikuar në marrëveshjen e armëpushimit me Hamasin. Lajmi është konfirmuar nga Gal Hirsch, koordinatori izraelit për çështjen e pengjeve, në një mesazh dërguar familjeve mbrëmjen e djeshme, 11 tetor. Sipas CNN, Hirsch u shpreh se procesi i lirimit […]

The post Hamas do të nisë lirimin e pengjeve, por trupat e të vrarëve vonohen appeared first on BoldNews.al.

Beci: Hapësira pranë Universitetit të Shkodrës do t’i kthehet studentëve

24 September 2025 at 13:53

TIRANË, 24 shtator /ATSH/ Bashkia Shkodër, vijon punën për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme.

Në një njoftim për mediet, bashkia njofton se ky aksion është përqendruar edhe pranë hapësirave pranë Universitetit të Shkodrës.

Në prag të nisjes së vitit të ri akademik, kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci, dhe Rektori i Universitetit, Tonin Gjuraj bashkërenduan planin për pastrimin dhe sistemimin e këtyre hapësirave, me synimin që ato të shndërrohen në ambiente funksionale për studim, aktivitete akademike dhe jetën e përditshme të studentëve.

“Një realitet që nuk i ka hije e nuk i takon vendit të dijes, hekurishte dhe lloj-lloj rraqesh që i zinin frymën dhe i ulnin dinjitetin. Këto hapësira të godinave të Universitetit të Shkodrës do të pastrohen dhe do t’u kthehen studentëve”, tha Beci.

Beci u shpreh se “bashkia Shkodër do t’i japë universitetit fytyrën e merituar, duke e kthyer atë në funksion të dijes dhe të jetës studentore”.

“Ky proces pritet të rikthejë normalitetin në një nga institucionet më të rëndësishme të arsimit të lartë në vend, duke i dhënë jo vetëm universitetit, por edhe qytetit të Shkodrës një hapësirë dinjitoze, në funksion të dijes dhe zhvillimit. Ndërhyrja është pjesë e angazhimit të Bashkisë për të mbështetur universitetin dhe për ta shndërruar atë në një qendër moderne studimi, duke reflektuar rolin historik e akademik në formimin e brezave të rinj”, tha ai.

Ndërhyrjet në Shkodër janë pjesë e aksionit që po zhvillohet në të gjithë vendin, për lirimin e hapësirave publike në mbrojtje të komuniteteve dhe lëvizjes së lirshme të qytetarëve.

Nisma do të vazhdojë deri në largimin e plotë të të gjitha strukturave pa leje, në bashkëpunim të ngushtë mes pushtetit vendor dhe institucioneve qendrore, për t’u siguruar që hapësirat publike i përkasin qytetarëve.

/e.i/j.p/

The post Beci: Hapësira pranë Universitetit të Shkodrës do t’i kthehet studentëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Banesa e tij bazë e krimit, por Gjykata e dënoi me shërbim prove/ Si u lirua nga burgu Ragip Gila

8 September 2025 at 13:41

28-vjeçari Ragip Gila u arrestua si autori i masakrës me dy të vrarë dhe dy të plagosur, të regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në qytetin e Shkodrës. Ai nuk është një emër i panjohur për Policinë apo drejtësinë, pasi konsiderohej si anëtar i grupeve kriminale në kryeqendrën e veriut. Ragip Gila rezulton se është […]

The post Banesa e tij bazë e krimit, por Gjykata e dënoi me shërbim prove/ Si u lirua nga burgu Ragip Gila appeared first on BoldNews.al.

Aksioni për hapësirat publike amniston zyrtarët përgjegjës për mbrojtjen e tyre

8 September 2025 at 10:48

Në gjashtë muajt e fundit, Policia e Shtetit ka konstatuar mijëra raste të ndërtimeve të paligjshme dhe pushtimit të tokës, por zyrtarët e proceduar për shpërdorim detyre numërohen me gishtat e dorës – ç’ka tregon sipas juristëve mungesën e seriozitetit në zbatimin e ligjit. Thuajse çdo ditë, kryeministri Edi Rama poston video nga aksionet e […]

The post Aksioni për hapësirat publike amniston zyrtarët përgjegjës për mbrojtjen e tyre appeared first on BoldNews.al.

IMT: Mbi 53 mijë m² sipërfaqe publike e liruar në Tiranë

23 August 2025 at 16:54

TIRANË, 23 gusht  /ATSH/ Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në Tiranë ka bërë një bilanc të punës së kryer për lirimin e hapësirave publike.

Deri tani janë liruar 53 031 m² hapësira publike të zaptuara vetëm në kryeqytet.

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit bën me dije se gjatë kësaj periudhe janë bërë 1 408 çmontime, 1 167 prej të cilave janë kryer vullnetarisht nga bizneset, ndërsa 241 me ekzekutime vendimesh.

Kryeministri Edi Rama është shprehur  se, lirimi i hapësirave publike nuk është aksion, po faza e parë e një transformimi të ri.

Lirimi i hapësirave publike nga subjektet që kanë zaptuar trotuaret dhe ambientet e dedikuara për komunitetin dhe qytetarët, vazhdon në të gjithë vendin prej muajit korrik.

Në këtë kuadër, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se po hartohet edhe Rregullorja Kombëtare në të cilën do të përcaktohen me ligj hapësirat që mund të shfrytëzojë biznesi.

Lirimi i hapësirave publike është i domosdoshëm për rritjen e cilësisë së shërbimeve, por edhe funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë.

Lirimi i hapësirave publike ka nisur në fillim të muajit korrik dhe do të vijojë të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror në mbrojtje të cilësisë së jetës në komunitet.

/gj.m/

The post IMT: Mbi 53 mijë m² sipërfaqe publike e liruar në Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike/ Rama: Po si mund të futet në bark i tërë trotuari deri tek bordura

By: V K
6 August 2025 at 15:59

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, ka vijuar me postimin e radhës në rrjetet sociale për aksionin e lirimit të hapësirave publike në vend.

Kësaj radhe Rama ka ndarë pamjet e prishjes së një tende biznesi, e cila kishte zënë pothuaj gjithë trotuarin e këmbësorëve. Rama e shoqëron videon me pyetjen: “Po si mund të futet në bark i tërë trotuari deri tek bordura”?

Postimi i kryeministrit:

 

The post Aksioni për lirimin e hapësirave publike/ Rama: Po si mund të futet në bark i tërë trotuari deri tek bordura appeared first on Albeu.com.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama publikon pamjet nga heqja e strukturave në Tiranë (VIDEO)

By: V K
5 August 2025 at 13:21

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, ka publikuar një tjetër video nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në kryeqytet.

“Ecim”, shkruan Rama teksa poston pamjet e heqjes së një strukture të një biznesi privat në Tiranë, e cila kishte zënë hapësirë publike.

Aksioni për lirimin e hapësirave vijon prej disa javësh tashmë, ndërsa kreu i qeverisë ka vijuar apelin e tij ndaj shkelësve që të jenë bashkëpunues me autoritetet.

 

The post Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama publikon pamjet nga heqja e strukturave në Tiranë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Sot, afati i fundit që bizneset të lirojnë hapësirat përgjatë akseve kombëtare, qeveria paralajmëron ndëshkim për ata që refuzojnë

By: V K
31 July 2025 at 11:23

Këtë të enjte 31 Korrik 2025, është afati i fundit që Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, i ka lënë bizneseve për lirimin e hapësirave të zëna në mënyrë të paligjshme, përgjatë akseve kombëtare.

Pas këtij afati, parashikohen ndëshkime për të gjitha subjektet të cilat kanë refuzuar zbatimin e këtij vendimi.

Një ditë më parë, zv. kryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e shoqëruar nga Kryeinspektorja e IKMT, Dallëndyshe Bici dhe drejtori i ARRSH, Gentian Gjyli ishin në aksin rrugor Kamëz-Laç, ku inspektuan ecurinë e aksionit, duke përsëritur edhe një herë thirrjen drejtuar bizneseve që të tregohen bashkëpunues në këtë nismë.

Balluku paralajmëroi se nuk do të ketë asnjë tolerim për asnjë subjekt, duke theksuar se siguria rrugore mbetet një prioritet i vazhdueshëm.

“Kemi informuar një javë më parë, i kemi bërë thirrje të gjithë bizneseve dhe subjekteve që ndodhen në zonat e akseve kombëtare për të marrë masa dhe për të liruar hapësirat, duke qenë se janë shkelur në shumë raste, sidomos në rastin e varrezave të automjeteve, aty ku rrinë automjete të cilat tregtohen për pjesë këmbimi apo edhe për arsye të tjera që sipas një akti normativ të vitit 2011 duhet të qëndrojë 1 kilometër larg rrugës kombëtare”, tha Balluku.

Edhe kryeministri Edi Rama, ka përsëritur thirrjen për lirimin vullnetar të hapësirave, duke theksuar se pas datës 31 korrik, çdo shkelje do të pasohet me penalizime.

“31 Korriku afati i fundit për lirimin vullnetarisht të hapësira nga subjektet e vendosura pranë akseve kombëtare të cilat janë kthyer në rrezik për sigurinë rrugore. Penalizime për të gjithë ata që refuzojnë të zhvendosen”, u shpreh Rama.

The post Sot, afati i fundit që bizneset të lirojnë hapësirat përgjatë akseve kombëtare, qeveria paralajmëron ndëshkim për ata që refuzojnë appeared first on Albeu.com.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike/ Rama: Këto janë pamje nga çdo lagje të Tiranës

By: V K
27 July 2025 at 15:36

Kryeministri Edi Rama, vijon të monitorojë situatën e aksionit të lirimit të hapësirave publike, sidomos në qytetin e Tiranës.

Përmes fotove të fundit të postuara në rrjetet sociale, Rama tregon se si ishte një ambient dhe se si u lirua pas urdhërit të fundit për lirimin vetë të hapësirave, në të kundërt ndërhyhet nga organet përkatëse

Postimi i Ramës:

VAZHDOJMË

Këto janë pamje nga çdo lagje të Tiranës.

 

The post Aksioni për lirimin e hapësirave publike/ Rama: Këto janë pamje nga çdo lagje të Tiranës appeared first on Albeu.com.

Rama: Kthesa e këtij viti në plazhet publike, hapi i parë i një qasjeje të re ndaj buzës së detit

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Lirimi i hapësirave publike, po vazhdon në të gjithë vendin, jo vetëm në zonat urbane, por edhe në bregdet. Gjatë gjithë muajit korrik lirimi i hapësirave publike është në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror. 

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale, foto të fenomenit të zaptimit të hapësirës së një plazhi publik te Gjiri i Lalëzit, ndërsa kreu i qeverisë ngre pyetjen: “A ia vlen të humbasësh gjithë këta shezlongë e çadra për të sfiduar shtetin?!”.

Rama tha se “në Lalëz këta e gdhinë si zaptues me qindra çadra dhe e ngrysën si të përzënë me duar në xhepa”. 

Kreu i qeverisë theksoi se “kthesa e këtij viti me plazhet publike është vetëm hapi i parë i një qasjeje të re ndaj buzës së detit, e cila është e të gjithë shqiptarëve jo vetëm e disa tregtarëve”.  

Lirimi i hapësirave në qytete dhe plazhet publike në të gjithë vendin, si edhe i hapësirave të përbashkëta mes pallateve, pritet të sjellë më shumë hapësira në shërbim të qytetarëve, si edhe një bashkëjetesë brenda standardeve për të gjithë. 

1 nga 2

/e.i/ /r.e/

The post Rama: Kthesa e këtij viti në plazhet publike, hapi i parë i një qasjeje të re ndaj buzës së detit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike/ Rama publikon pamje: S’mund të ketë shërbim gomisterie në mes të rrugës, do të merren masa edhe për shpërdorimin e ujit të pijshëm

By: V K
22 July 2025 at 12:54

Përmes një postimi në “Facebook”, kryeministri Edi Rama, ka reaguar duke shprehur qëndrimin e tij ndaj fenomeneve të paligjshme që prekin jetën urbane dhe komunitetin.

“Pikërisht! Nuk mund të ketë shërbim gomisterie në mes të rrugës, kufiri i biznesit mbaron aty ku fillon kufiri i jetës së komunitetit”, shkruan Rama, duke lënë të kuptohet se do të ndërmerren masa për të çrrënjosur bizneset që shfrytëzojnë hapësirat publike, në mënyrë të paligjshme dhe të rrezikshme.

 

 

Kreu i qeverisë paralajmëroi gjithashtu, masa të reja ligjore për abuzimin me ujin e pijshëm.

“Ndërkohë që do të merren masa të reja ligjore për shpërdorimin e ujit të pijshëm me zorrë për larje turlilloj”, thekson Rama, duke e cilësuar këtë një praktikë të papranueshme, veçanërisht në kushtet kur uji i pijshëm mbetet një burim jetik që duhet mbrojtur.

Deklaratat e Ramës vijnë në kuadër të një nisme më të gjerë për lirimin e hapësirave publike dhe rritjen e standardeve të jetesës urbane.

The post Aksioni për lirimin e hapësirave publike/ Rama publikon pamje: S’mund të ketë shërbim gomisterie në mes të rrugës, do të merren masa edhe për shpërdorimin e ujit të pijshëm appeared first on Albeu.com.

Po hiqni xhamat dhe po lini karriget, pse nuk e latë për pas verës/ Rama i përgjigjet qytetarëve: Është e shëmtuar të zaptosh hapësirat publike

By: V K
21 July 2025 at 09:15

Këtë të hënë, kryeministri Edi Rama, doli në nj video live në “Facebook”, në rubrikë ‘Sy më Sy’ ku iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve, lidhur me aksionin për lirimin e hapësirave publike.

Rama u pyet nga komentuesit se pse po e bën pikërisht tani në sezonin e turistëve këtë aksion, që mund të dëmtojnë sipas tyre imazhin e Shqipërisë.

Rama tha se diçka e tillë është “teori kot pa asnjë lloj vlere”.

Pyetjet: Po hiqni xhamat dhe po lini karriget, ku janë hapësirat? Pse nuk e bëtë pas verës?

Rama: Nuk do shkojmë në ekstreme të kësaj natyre dhe do të arrijmë hap pas hapi të krijojmë një vijë të padukshme por të pranuar nga të gjithë ku 70% parimisht e trotuarit ku njerëzit do të ecin të jetë e lirë për njerëzit dhe 30% për shërbimet, bizneset, është komplet e natyrshme që të shërbehet edhe jashtë. Por nga ana tjetër është e shëmtuar që këto shërbime të kthehen në zaptime në presion dhe pamundësi për komunitetin… Teoria e turistëve është teori kot që nuk ka asnjë lloj vlere. Kush ishte qeveria që e lejoi këtë zaptim? Jemi në kushtet e një mobilizimi.

The post Po hiqni xhamat dhe po lini karriget, pse nuk e latë për pas verës/ Rama i përgjigjet qytetarëve: Është e shëmtuar të zaptosh hapësirat publike appeared first on Albeu.com.

Lirimi i hapësirave publike në Tiranë/ Rama: Po punohet me projektet e Rilindjes Urbane, u angazhuan arkitektë të huaj e vendas

By: V K
19 July 2025 at 10:55

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar lidhur me aksionin për lirimin e hapësirave publike në Tiranë.

Kreu i qeverisë theksoi se sipas planit të punës “vetëm në Tiranë arrin deri nesër në rreth 20 mijë metra katrorë sipërfaqja e hapësirave publike të çliruara”.

Rama shtoi po punohet me projektet e Rilindjes Urbane 2.0, ku shtoi se janë angazhuar shumë arkitektë të huaj e vendas.

“Ndërsa për vendosjen e tavolinave jashtë, së shpejti do t’u jepet të gjithëve plani i ri, me formulën bazë 75% të hapësirës këmbësorët 25% njësia e shërbimit”, shtoi ai.

Postimi i plotë:

Sipas planit të punës vetëm në Tiranë arrin deri nesër në rreth 20 mijë metra katrorë sipërfaqja e hapësirave publike të çliruara, ndërkohë që puna nuk do të ndalet më as në kryeqytet, as në qytetet e tjera ku ka marrë kot ky fenoment dhe as në bregdet e në zonat e mbrojtura jo e jo…

Në ndërkohë po punohet me projektet e Rilindjes Urbane 2.0 për të cilën janë angazhuar shumë arkitektë të huaj e vendas😍

Ndërsa për vendosjen e tavolinave jashtë, së shpejti do t’u jepet të gjithëve plani i ri, me formulën bazë 75% të hapësirës këmbësorët 25% njësia e shërbimit. Dhe nuk do të lejohet asnjë lloj strukture e ndërtuar në trotuare, përveçse në rastet e hapësirave të bollshme e vetëm atje ku ka një projekt të mirëfilltë urbanistik🤷🏻‍♂️

The post Lirimi i hapësirave publike në Tiranë/ Rama: Po punohet me projektet e Rilindjes Urbane, u angazhuan arkitektë të huaj e vendas appeared first on Albeu.com.

❌
❌