Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Dosja e masakrës së Shkodrës i kalon SPAK-ut, Ragip Gila do të rimerret në pyetje

3 October 2025 at 22:18

Prokuroria e Shkodrës ka shpallur moskompetencë për hetimet e atentatit që tronditi Shkodrën mëngjesin e 8 shtatorit, ku u vranë Armando Palit dhe Liridon Kraja (Lushi), teksa mbeti i plagosur shënjestra e atentatit Erogen Brajoviç, si dhe kamarierja Meri Kaceri. Dosja i ka kaluar për hetim Prokurorisë së Posaçme (SPAK), për shkak se dyshohet se […]

The post Dosja e masakrës së Shkodrës i kalon SPAK-ut, Ragip Gila do të rimerret në pyetje appeared first on BoldNews.al.

“Del jashtë se s’të baj gja”/ Si ndodhi masakra e Shkodrës, zbardhen dëshmitë (DOSJA)

23 September 2025 at 20:28

Emisioni “Në Shënjestër” ka sjellë këtë të martë detaje të reja nga masakra e 8 shtatorit në Shkodër, ku u vranë 2 persona dhe u plagosën 2 të tjerë. Për herë të parë, zbardhet dinamika e plotë e ngjarjes që ndodhi mëngjesin e 8 shtatorit, ku autori i krimit Ragip Gila, 28 vjeç, i maskuar […]

The post “Del jashtë se s’të baj gja”/ Si ndodhi masakra e Shkodrës, zbardhen dëshmitë (DOSJA) appeared first on BoldNews.al.

Shkodra, parcelat e gjakut

14 September 2025 at 21:23

Vrasje për të marrë kontrollin e territorit. Për të mbrojtur dhe zgjeruar zonat e influencës. Për të dobësuar rivalët duke goditur më të fuqishmin. Qoftë nga ana financiare, qoftë ata që i konsiderojnë rrezik potencial për jetën e tyre. E të gjitha këto kanë prodhuar hakmarrjen, që tashmë nuk di të ndalet. Kjo situatë kriminale […]

The post Shkodra, parcelat e gjakut appeared first on BoldNews.al.

“Nuk dal nga kulla jeme”/ Mustafa Lici u mor në pyetje në shtëpi, e motra përmes “Whats App-it”

14 September 2025 at 19:10

Një ditë pas atentatit të rëndë në Shkodër (8 shtator), ku mbetën të vdekur dy persona Armand Pali dhe Liridon Kraja, si dhe u plagosën rëndë dy persona të tjerë Erogen Vaso dhe Meri Kaçerri, policia e Shkodrës ka ngritur dyshime të forta se prapa kësaj ngjarje qëndrojnë persona të cilët qëndrojnë afër familjes Lici. […]

The post “Nuk dal nga kulla jeme”/ Mustafa Lici u mor në pyetje në shtëpi, e motra përmes “Whats App-it” appeared first on BoldNews.al.

Masakra e Shkodrës u urdhërua nga një grup kriminal? Merret në pyetje Mustafa Lici, ja dëshmia e tij

12 September 2025 at 13:24

Policia e Shkodrës ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit në kryeqendrën e veriut, ku u ekzekutua me breshëri kallashnikovi Armando Pali dhe 31-vjeçari Liridon Kraja (Lushi), teksa u plagosën Erogen Vaso alias Brajoviç, si edhe kamarieria Meri Kacerri. Si autor i dyshuar i krimit […]

The post Masakra e Shkodrës u urdhërua nga një grup kriminal? Merret në pyetje Mustafa Lici, ja dëshmia e tij appeared first on BoldNews.al.

V*au 2 persona dhe plagosi 2 të tjerë në Shkodër, mbërrin në Gjykatë Ragip Gila

By: Elva
11 September 2025 at 09:07

Ragip Gila, i dyshuar për masakrën e ndodhur në Shkodër, ka mbërritur sot në Gjykatën e Shkodrës, ku pritet të caktohet masa e sigurisë ndaj tij. Prokuroria ka kërkuar që ndaj tij të caktohet arrest me burg. Gjyqtare në këtë masë sigurie është Ermira Dedja, ndërsa prokuror Pjerin Çukaj. Ragip Gila, i dyshuar si autori […]

The post V*au 2 persona dhe plagosi 2 të tjerë në Shkodër, mbërrin në Gjykatë Ragip Gila appeared first on BoldNews.al.

I shpëtoi atentatit, por iu vranë dy miqtë, shënjestra e masakrës: Ika me vrap, më ndoqi me a*më…

By: Ela
10 September 2025 at 13:12

Erogen Vaso Brajoviç është marrë në pyetje sërish nga hetuesit lidhur me atentatit në Shkodër dy ditë më parë (8 Shkurt) ku të vrarë mbetën dy miqtë e tij, ndërsa vetë u plagos. 43-vjeçari ka rrëfyer se po pinte kafen e mëngjesit kur pa një person me skafandër në kokë dhe armë. “Në atë moment”, […]

The post I shpëtoi atentatit, por iu vranë dy miqtë, shënjestra e masakrës: Ika me vrap, më ndoqi me a*më… appeared first on BoldNews.al.

Mbeti i plagosur në masakrën e Shkodrës/ Erogen Vaso rrëfen ngjarjen: U largova me vrap, autori më ndoqi duke qëlluar, zbulohet lidhja me fisin Bajri

By: V K
10 September 2025 at 13:27

Erogen Vaso, i cili mbeti i plagosur gjatë atentatit të para dy ditëve në Shkodër, është marrë sërish në pyetje nga autoritetet.

Vaso besohet se ishte shënjestra e atentatit të kryer nga Ragip Gila, i cili la të vdekur dy persona dhe plagosi dy të tjerë, përfshirë edhe 43-vjeçarin.

Ai ka treguar për autoritetet se ishte duke konsumuar kafenë e mëngjesit, në momentin që pa një person me skafandër në kokë dhe armë.

“Në atë moment u ngrita dhe u largova me vrap”, u shpreh ai.

Më pas, ai rrëfeu se Gila e ka ndjekur nga pas duke e qëlluar me armë. Sakaq, ai mohoi të kishte njohje me autorin apo ndonjë konflikt të mëparshëm.

Sa i përket marrëdhënies së tij me fisin Bajri, Vaso pranoi se ka miqësi me ta, por u shpreh se nuk është i përfshirë në ngjarje kriminale.

The post Mbeti i plagosur në masakrën e Shkodrës/ Erogen Vaso rrëfen ngjarjen: U largova me vrap, autori më ndoqi duke qëlluar, zbulohet lidhja me fisin Bajri appeared first on Albeu.com.

Masakra në Shkodër, zbardhet dëshmia e Erogen Vasos: Nuk kam konflikte!

By: Elva
9 September 2025 at 12:59

Erogen Vaso Brajoviç, i cili mbijetoi atentatit që ndodhi dje në mes të Shkodrës, është marrë në pyetje nga policia kriminale. Ai ka rrëzuar alibinë e Ragip Gilës, duke deklaruar se nuk e njeh dhe nuk ka pasur asnjë konflikt me të. “Nuk kam konflikte, jam biznesmen dhe kam kontribuar në komunitet”, raportohet që ka […]

The post Masakra në Shkodër, zbardhet dëshmia e Erogen Vasos: Nuk kam konflikte! appeared first on BoldNews.al.

Shënjestra e atentatit në Shkodër mik i ngushtë me Luiz Ejllin, këngëtari i qëndron “mbi kokë” në spital

By: Ela
9 September 2025 at 11:56

Erogen Vaso alias Brajoviç mbeti i plagosur një ditë më parë në atentatin e regjistruar në Shkodër. 43-vjeçari ishte në shënjestër të Ragip Gilës pasi sipas dëshmisë të këtij të fundit, Vaso i “bënte të fortin” dhe për këtë arsye e qëlloi me breshëri plumbash mëngjesin e së hënës. Vaso kishte shoqëri me njerëz të politikës dhe […]

The post Shënjestra e atentatit në Shkodër mik i ngushtë me Luiz Ejllin, këngëtari i qëndron “mbi kokë” në spital appeared first on BoldNews.al.

Zbardhet dëshmia e parë e Ragip Gilës: Objektivi im ishte vetëm Erogen Vaso, e kisha personale

By: armand
8 September 2025 at 17:48

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i ndodhur së fundmi në Shkodër, ku dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur. Ragip Gila, 30 vjeç, i arrestuar si autori i dyshuar i ngjarjes, ka dhënë deklaratën e tij të parë para hetuesve, duke pohuar se objektivi i tij ishte vetëm një […]

The post Zbardhet dëshmia e parë e Ragip Gilës: Objektivi im ishte vetëm Erogen Vaso, e kisha personale appeared first on BoldNews.al.

Vrasja në Shkodër, zbardhet deklarata e autorit: Objektivi im ishte vetëm Erogen Vaso

By: M C
8 September 2025 at 17:50

“Objektivi im ishte vetëm Erogen Vaso, për shkak të një problemi personal me të”, është kjo deklarata në polici e Ragip Gila pas arrestimit.

Ai u ndalua si autor i dyshuar për ngjarjen e rëndë ku mbetën të vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja, ndërsa u plagosën Erogen Vaso dhe kamarierja Meri Kaceri.

“Erogeni më ka kërcënuar dhe kemi pasur probleme. Sillet si i fortë dhe më ka çuar fjalë. Konflikti ka qenë vetëm me të dhe unë doja të qëlloja vetëm atë”, ka thënë Gila para oficerëve hetimorë, mëson korrespondenti i Top Channel Klodian Zhivani.

Gjatë tentativës për t’i shpëtuar ndjekjes së policisë, 30-vjeçari është rrëzuar nga një lartësi pranë shinave të trenit, në shtratin e lumit Kir, duke dëmtuar këmbën. Në momentin e kapjes, policia i ka bërë thirrje të dorëzohej dhe të hidhte armën.

“E kam hedhur armën, jam dorëzuar, më dhemb shumë këmba”, mësohet të jetë përgjigjur ai, para se të vihej në pranga.

Ndërkohë, pavarësisht versionit të dhënë nga i arrestuari, policia po e trajton me rezervë deklaratën e tij dhe po heton nëse pas kësaj ngjarjeje fshihen persona të tjerë që mund ta kenë porositur për të goditur Erogen Vason, 43 vjeç, i cili ndodhet ende nën kujdes mjekësor në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

The post Vrasja në Shkodër, zbardhet deklarata e autorit: Objektivi im ishte vetëm Erogen Vaso appeared first on Albeu.com.

Dy atentate brenda 5 ditësh/ Ragip Gila dyshohet edhe si ekzekutori i Kristian Kolës

8 September 2025 at 14:13

28-vjeçari Ragip Gila u arrestua si autori i masakrës me dy të vrarë dhe dy të plagosur, të regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në qytetin e Shkodrës. Ai nuk është një emër i panjohur për Policinë, pasi konsiderohej si anëtar i grupeve kriminale në kryeqendrën e veriut, teksa kishte vetëm disa muaj që ishte […]

The post Dy atentate brenda 5 ditësh/ Ragip Gila dyshohet edhe si ekzekutori i Kristian Kolës appeared first on BoldNews.al.

U plagos në atentatin në Shkodër, zbardhet e shkuara e Erogen Vasos

By: V K
8 September 2025 at 14:44

Ditën e sotme, shtetasi Erogen Vaso, u plagos pas atentatit me kallashnikov që la pas dy viktima në qytetin e Shkodrës.

Raportohet se Vaso është një emër i njohur në qytetin e Shkodrës, jo vetëm për lidhjet e tij të dyshuara me grupin e Bajrave, por edhe për përfshirjen e tij në sport.

Ai ka qenë futbollist i ekipit të Vllaznisë dhe më vonë ka mbajtur postin e presidentit të klubit të futbollit Tërbuni i Pukës.

Pas plagosjes së rëndë nga atentati me armë zjarri, Vaso është transportuar drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë për trajtim më të specializuar, pasi plumbat i kanë prekur arteriet kryesore.

Mjekët kanë konfirmuar se ai mban në trup tre plumba.

Nga atentati, humbën jetën në vendngjarje Armando Pali dhe më vonë në spital Liridon Kraja. Të dy u goditën nga breshëria e kallashnikovit, ndërsa e plagosur mbeti edhe një kamariere e lokalit, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar i ngjarjes është Rakip Gila, i cili u arrestua nga Policia e Shtetit pak pas atentatit, ndërsa ndaj tij vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të motivit dhe të përfshirjes së mundshme të personave të tjerë.

The post U plagos në atentatin në Shkodër, zbardhet e shkuara e Erogen Vasos appeared first on Albeu.com.

Banesa e tij bazë e krimit, por Gjykata e dënoi me shërbim prove/ Si u lirua nga burgu Ragip Gila

8 September 2025 at 13:41

28-vjeçari Ragip Gila u arrestua si autori i masakrës me dy të vrarë dhe dy të plagosur, të regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në qytetin e Shkodrës. Ai nuk është një emër i panjohur për Policinë apo drejtësinë, pasi konsiderohej si anëtar i grupeve kriminale në kryeqendrën e veriut. Ragip Gila rezulton se është […]

The post Banesa e tij bazë e krimit, por Gjykata e dënoi me shërbim prove/ Si u lirua nga burgu Ragip Gila appeared first on BoldNews.al.

FOTO/ Ky është truproja i Erogen Brajoviçit që mbeti i vrarë në masakrën e Shkodrës

8 September 2025 at 12:50

Personi që shihni në foton e mësipërme është 31-vjeçari Liridon Kraja alias Liridon Lushi, i cili mbeti i vrarë në atentatin e regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në qytetin e Shkodrës. Fillimisht ai mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e Shkodrës, por nuk arriti dot t’u mbijetonte plagëve të marra […]

The post FOTO/ Ky është truproja i Erogen Brajoviçit që mbeti i vrarë në masakrën e Shkodrës appeared first on BoldNews.al.

Dinamika e atenatit/ Gila qëlloi brenda lokalit, grabiti “BMW-në” duke i vënë armën në kokë qytetarit

8 September 2025 at 12:28

Ëështë zbardhur dinamika e atenatit të regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne, rreth orës 08:50, në lagjen “Qemal Stafa”, në ambientet e jashtme të një lokali, pranë shkollës “Kole Idromeno” në Shkodër. Burime bëjnë me dije se autori 28-vjeçar Ragip Gila, dyshohet se ka mbajtur nën vëzhgim dhe në ndjekje shënjestra dhe pasi ata janë […]

The post Dinamika e atenatit/ Gila qëlloi brenda lokalit, grabiti “BMW-në” duke i vënë armën në kokë qytetarit appeared first on BoldNews.al.

Foto me Veliajn, Dulen dhe Dukën/ Ky është shënjestra e atenatit në Shkodër, i lidhur me politikën dhe krimin

8 September 2025 at 12:08

Personi që shihni në fotot e mëposhtme është 43-vjeçari Erogen Vaso alias Erogen Brajoviç, i cili dyshohet se ishte shënjestra e atenatit të regjistruar mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku humbën jetën dy persona, si dhe u plagosën dy të tjerë. Më konkretisht, Erogen Vaso alias Brajoviç mbeti i plagosur, ndërsa iu vra truproja  31-vjeçari Liridon […]

The post Foto me Veliajn, Dulen dhe Dukën/ Ky është shënjestra e atenatit në Shkodër, i lidhur me politikën dhe krimin appeared first on BoldNews.al.

Shkodër/ Masakër me 2 të vrarë dhe 2 të plagosur, në shënjestër anëtari i Bajrave, prangoset autori

8 September 2025 at 11:23

Shkodra është zgjuar mëngjesin e sotëm me një tjetër ngjarje të rëndë kriminale, e cila ka tronditur opinionin publik, teksa këtë herë plumbave nuk u kanë shpëtuar as qytetarët e pafajshëm. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:50, në lagjen “Qemal Stafa”, në ambientet e jashtme të një lokali, pranë shkollës “Kole Idromeno”. Një person u fut […]

The post Shkodër/ Masakër me 2 të vrarë dhe 2 të plagosur, në shënjestër anëtari i Bajrave, prangoset autori appeared first on BoldNews.al.

Masakra në Shkodër/ Reagon Policia: Ja kush janë viktimat dhe të plagosurit, arrestuam autorin (EMRAT)

8 September 2025 at 10:26

Policia e Shkodrës ka dalë me një komunikatë për mediat në lidhje me atenatit e regjistruar mëngjesin e sotëm, rreth orës në lagjen “Qemal Stafa”, në ambientet e jashtme të një lokali. Sipas burimeve zyrtare, 28-vjeçari Ragip Gila ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov, duke lënë dy të vdekur dhe dy tëplagosur. Më konkretisht në […]

The post Masakra në Shkodër/ Reagon Policia: Ja kush janë viktimat dhe të plagosurit, arrestuam autorin (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

❌
❌