Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ndihmoi Ragip Gilën në masakrën e Shkodrës, arrestohet pas 3 muajsh 17-vjeçari/ EMRI

By: Ela
7 December 2025 at 13:20

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 17-vjeçarin Danjel Ndreu, i cili ishte shpallur në kërkim si i dyshuar për bashkëpunim në atentatin e 8 shtatorit në qendër të qytetit, ku Ragip Gila vrau 2 persona dhe plagosi dy të tjerë. Ngjarja e rëndë solli humbjen e jetës së Armando Palit dhe Liridon Krajës, ndërsa mbetën […]

The post Ndihmoi Ragip Gilën në masakrën e Shkodrës, arrestohet pas 3 muajsh 17-vjeçari/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Dosja e masakrës së Shkodrës i kalon SPAK-ut, Ragip Gila do të rimerret në pyetje

3 October 2025 at 22:18

Prokuroria e Shkodrës ka shpallur moskompetencë për hetimet e atentatit që tronditi Shkodrën mëngjesin e 8 shtatorit, ku u vranë Armando Palit dhe Liridon Kraja (Lushi), teksa mbeti i plagosur shënjestra e atentatit Erogen Brajoviç, si dhe kamarierja Meri Kaceri. Dosja i ka kaluar për hetim Prokurorisë së Posaçme (SPAK), për shkak se dyshohet se […]

The post Dosja e masakrës së Shkodrës i kalon SPAK-ut, Ragip Gila do të rimerret në pyetje appeared first on BoldNews.al.

“Del jashtë se s’të baj gja”/ Si ndodhi masakra e Shkodrës, zbardhen dëshmitë (DOSJA)

23 September 2025 at 20:28

Emisioni “Në Shënjestër” ka sjellë këtë të martë detaje të reja nga masakra e 8 shtatorit në Shkodër, ku u vranë 2 persona dhe u plagosën 2 të tjerë. Për herë të parë, zbardhet dinamika e plotë e ngjarjes që ndodhi mëngjesin e 8 shtatorit, ku autori i krimit Ragip Gila, 28 vjeç, i maskuar […]

The post “Del jashtë se s’të baj gja”/ Si ndodhi masakra e Shkodrës, zbardhen dëshmitë (DOSJA) appeared first on BoldNews.al.

Antentatet në Shkodër/ Ragip Gila dyshohet edhe për vrasjen e Kristjan Kolës

By: V K
18 September 2025 at 13:35

Detaje të reja janë zbuluar nga hetimet për vrasjen e Kristjan Kolës dhe atentatin e dyfishtë në Shkodër, ku mbetën dy të vrarë dhe dy të plagosur.

Sipas A2 CNN, policia ka nisur hetimet dhe provat e mbledhura deri tani ngrenë dyshime se Ragip Gila mund të jetë ekzekutori i vrasjes së Kristjan Kolës.

Hetuesit po e lidhin këtë rast me dy atentatet e fundit, për shkak të ngjashmërive në mënyrën e veprimit: përdorimi i motorit, maskimi me skafandër dhe taktikat e ngjashme gjatë sulmeve.

Po ashtu, pritet të përfundojë një ekspertizë e dytë mbi motorin që u përdor në vrasjen e Kolës dhe që më pas u gjet i djegur.

Hetuesit synojnë gjithashtu, të përftojnë gjurmë ADN-je nga motorri dhe të krahasojnë ato me ADN-në e Ragip Gilës për të konfirmuar përfshirjen e tij.

Shënjestër e atentatit ishte 43-vjeçari Erogen Brajoviç, i njohur si “Vaso”, anëtar i fisit të Bajrit dhe vëllai i Denis Brajoviç (Bajri).

Kujtojmë që; nga të shtënat mbeti e plagosur edhe kamerierja 25-vjeçare, Meri Kaceri.

Në sulm humbën jetën Armando Pali dhe Liridon Kraja (i njohur si Lushi), truproja e Erogen Brajoviç.

Autori i dyshuar i atentatit është 29-vjeçari Ragip Gila, i cili u arrestua nga policia pas ngjarjes.

The post Antentatet në Shkodër/ Ragip Gila dyshohet edhe për vrasjen e Kristjan Kolës appeared first on Albeu.com.

Beteja për Merin që u plagos në ma*akrën në Shkodër, mblidhen mbi 12 mijë dollarë

By: redi
16 September 2025 at 20:23

Mëngjesi i 8 shtatorit ishte kaotik në Shkodër. Kafja e mëngjesit u ndërpre nga një breshëri të shtënash që la pas 2 të vrarë dhe 2 të plagosur. Mes të plagosurve ishte dhe Meri, një vajzë e re që atë mëngjes ishte në punë si çdo ditë tjetër. Plumbat e kapën të pafaj, duke e sfiduar deri në kërcënim jete. Kjo vajzë e bukur, e pa përlyer në asnjë ngjarje kriminale, duke shërbyer kafet në lokalin…

Source

Shkodra, parcelat e gjakut

14 September 2025 at 21:23

Vrasje për të marrë kontrollin e territorit. Për të mbrojtur dhe zgjeruar zonat e influencës. Për të dobësuar rivalët duke goditur më të fuqishmin. Qoftë nga ana financiare, qoftë ata që i konsiderojnë rrezik potencial për jetën e tyre. E të gjitha këto kanë prodhuar hakmarrjen, që tashmë nuk di të ndalet. Kjo situatë kriminale […]

The post Shkodra, parcelat e gjakut appeared first on BoldNews.al.

“Nuk dal nga kulla jeme”/ Mustafa Lici u mor në pyetje në shtëpi, e motra përmes “Whats App-it”

14 September 2025 at 19:10

Një ditë pas atentatit të rëndë në Shkodër (8 shtator), ku mbetën të vdekur dy persona Armand Pali dhe Liridon Kraja, si dhe u plagosën rëndë dy persona të tjerë Erogen Vaso dhe Meri Kaçerri, policia e Shkodrës ka ngritur dyshime të forta se prapa kësaj ngjarje qëndrojnë persona të cilët qëndrojnë afër familjes Lici. […]

The post “Nuk dal nga kulla jeme”/ Mustafa Lici u mor në pyetje në shtëpi, e motra përmes “Whats App-it” appeared first on BoldNews.al.

Masakra me dy të vra*ë në Shkodër, Ragip Gila izolohet në burgun 302 në Tiranë

By: Ela
13 September 2025 at 20:26

Autori i dyshuar i masakrës së Shkodrës, Ragip Gila, është larguar nga Shkodra, dhe është izoluar në paraburgimin ‘302’ në Tiranë, ku po mbahet në qeli të veçantë për arsye sigurie. Gila është vendosur në një qeli të veçuar, për të shmangur çdo incident të mundshëm, duke pasur parasysh rrezikshmërinë e tij dhe krimin e […]

The post Masakra me dy të vra*ë në Shkodër, Ragip Gila izolohet në burgun 302 në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Vrau dy persona në Shkodër dhe plagosi dy të tjerë, izolohet në paraburgimin 302 në Tiranë Ragip Gila

By: M C
13 September 2025 at 20:19

Ragip Gila, autori i dyshuar i atentatit në Shkodër, po mbahet i izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë.

Për shkak se i druhen një hakmarrje të mundshme, autoritetet kanë vendosur që 29-vjeçari të qëndrojë i vetëm në qeli për arsye sigurie.

Dyshohet se Gila ka përdorur një armë automatike “Scorpion” dhe një pistoletë gjatë atentatit të ndodhur në ambientet e lokalit “Idromeno”, në zemër të qytetit të Shkodrës.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Qemal Stafa”, në një lokal të frekuentuar, ku Ragip Gila hyri dhe qëlloi drejt një grupi personash. Në vendngjarje mbetën të vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja – ky i fundit truprojë i biznesmenit Erogen Brajoviç, i cili mbeti i plagosur rëndë. E plagosur mbeti edhe Meri Kaceri, kamarierja e lokalit.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Gila ka deklaruar se objektivi i tij ishte vetëm Erogen Vaso (i njohur si Brajoviç), me të cilin dyshohet të ketë pasur konflikte të mëparshme. Megjithatë, hetimet po ndjekin edhe pistën e një vrasjeje me pagesë.

Gjatë arrestimit, policia i gjeti Gila-s armë zjarri, jelek antiplumb, maska dhe mjet për largim nga vendngjarja.

The post Vrau dy persona në Shkodër dhe plagosi dy të tjerë, izolohet në paraburgimin 302 në Tiranë Ragip Gila appeared first on Albeu.com.

Masakra e Shkodrës u urdhërua nga një grup kriminal? Merret në pyetje Mustafa Lici, ja dëshmia e tij

12 September 2025 at 13:24

Policia e Shkodrës ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit në kryeqendrën e veriut, ku u ekzekutua me breshëri kallashnikovi Armando Pali dhe 31-vjeçari Liridon Kraja (Lushi), teksa u plagosën Erogen Vaso alias Brajoviç, si edhe kamarieria Meri Kacerri. Si autor i dyshuar i krimit […]

The post Masakra e Shkodrës u urdhërua nga një grup kriminal? Merret në pyetje Mustafa Lici, ja dëshmia e tij appeared first on BoldNews.al.

Atentati me dy viktima në Shkodër u urdhërua nga një grup kriminal? Merret në pyetje Mustafa Lici, zbardhet dëshmia e tij

By: V K
12 September 2025 at 13:38

Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit në kryeqendrën e veriut, ku u ekzekutua me breshëri kallashnikovi Armando Pali dhe 31-vjeçari Liridon Kraja (Lushi), teksa u plagosën Erogen Vaso alias Brajoviç, si edhe kamarieria Meri Kacerri.

Si autor i dyshuar i krimit u arrestua 28-vjeçari Ragip Gila, ndërsja janë shpallur në kërkim si bashkëpunëtorë të tij Barush Bregu alias Bajram Bregu, i cili njihet si krahu i djathtë i Licajve dhe një 17-vjeçar.

Shënjestër e atentatit ka qenë Erogen Vaso alias Brajoviç, teksa grupi hetimor dyshon se krimi është urdhëruar nga një grup kriminal për larje hesapesh.

Një prej personave që është marrë në pyetje është edhe Mustafa Lici, babai i Ibrahim Licit i njohur si “fantazma”, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ai është pyetur lidhur me armët e gjetura në banesën e motrës së tij, që dyshohet se është përdorur si bazë për aktivitet kriminal nga Barush Bregu alias Bajram Bregu, i cili njihet si krahu i djathtë i Licajve dhe një 17-vjeçar.

Lici ka deklaruar për hetuesit se motra e ka dhënë me qira banesën, pasi jeton jashtë vendit dhe do t’u vendoste në dispozicion edhe një kontratë.

Gjatë kontrollit në banesën e motrës së tij, Policia ka gjetur: 1 armë zjarri automatike dhe 6 armë zjarri pistoleta, një sasi municioni luftarak, 45 kapsolla detonatore elektrike, një automjet tip “Audi” me targa të vjedhura në qytetin e Lezhës, 5 dronë të madhësive të ndryshme, pajisje shtesë për dronë, 1 laptop dhe 5 aparate fotografike.

Policia është duke rindërtuar përmes kamerave të sigurisë lëvizjet e autorit të dyshuar Ragip Gila, para dhe pas atentatit, teksa dyshohet se ai është ndihmuar edhe nga persona të tjerë ende të paidentifikuar.

The post Atentati me dy viktima në Shkodër u urdhërua nga një grup kriminal? Merret në pyetje Mustafa Lici, zbardhet dëshmia e tij appeared first on Albeu.com.

V*au 2 persona dhe plagosi 2 të tjerë në Shkodër, mbërrin në Gjykatë Ragip Gila

By: Elva
11 September 2025 at 09:07

Ragip Gila, i dyshuar për masakrën e ndodhur në Shkodër, ka mbërritur sot në Gjykatën e Shkodrës, ku pritet të caktohet masa e sigurisë ndaj tij. Prokuroria ka kërkuar që ndaj tij të caktohet arrest me burg. Gjyqtare në këtë masë sigurie është Ermira Dedja, ndërsa prokuror Pjerin Çukaj. Ragip Gila, i dyshuar si autori […]

The post V*au 2 persona dhe plagosi 2 të tjerë në Shkodër, mbërrin në Gjykatë Ragip Gila appeared first on BoldNews.al.

Masakra me dy viktima dhe dy të plagosur në Shkodër/ Mbërrin në gjykatë Ragip Gila, do njihet me masën e sigurisë

By: Re Nato
11 September 2025 at 08:55

Ka mbërritur në Gjykatën e Shkodrës, nën masa të rrepta sigurie, Ragip Gila, autori i vrasjes së dy personave dhe plagosjes së dy tjerëve.

Ai akuzohet për vrasjen e Armando Palit dhe Liridon Kraja( Lushi), si dhe plagosjen e Erogen Vaso ( Brajoviq) dhe të Meri Kaceri.

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e 8 shtatorit, në ambientet e jashtme të një lokali pranë Bashkisë Shkodër.

Gila do njihet me masën e sigurisë, teksa prokuror i çështjës është Pjerin Çukaj./abcnews.al

Atentati me dy viktima dhe dy të plagosur në Shkodër/ Mbërrin në Gjykatë autori i masakrës Ragip Gila

By: V K
11 September 2025 at 09:09

Ragip Gila, i dyshuar si autori i vrasjes së trefishtë që tronditi qytetin e Shkodrës, ka mbërritur këtë të enjte në Gjykatën e Shkallës së Parë për t’u njohur me masën e sigurisë.

Prokuroria ka kërkuar ndaj tij masën më të rëndë të sigurisë, “arrest me burg”, ndërsa seanca po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie.

Gjyqtare e çështjes është Ermira Dedja, ndërsa prokuror i çështjes është Pjerin Çukaj.

Sipas hetimeve paraprake, Gila akuzohet për vrasjen e Armando Palit dhe Liridon Kraja alias Lushi, si dhe për plagosjen e rëndë të Erogen Vasos Brajoviç dhe Meri Kacerit, kamariere e lokalit, gjatë një atentati që ndodhi më 8 Shtator në qendër të qytetit të Shkodrës.

Autori i dyshuar i masakrës, Ragip Gila u vendos në pranga disa minuta pas ngjarjes së rëndë në tentativë për t’u arratisur.

28 vjeçari, banues në Shkodër, u arrestua për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Vjedhja me armë”, “Shkatërrimi i pronës”,”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.

Pas të shtënave, autori Ragip Gila u largua nga dera e pasme e lokalit dhe braktisi motorin, duke ecur në këmbë për disa metra.

Më pas, Gila ndaloi një qytetar dhe nën kërcënimin e armës i mori makinën BMW ngjyrë gri, me të cilën u largua me shpejtësi nëpër rrugët e qytetit. Pamjet filmike tregojnë qartë momentin kur ai qarkullon me makinën e vjedhur në përpjekje për t’u arratisur. Arriti deri në lagjen Skënderbeg, por gjatë ndjekjes nga forcat e policisë, u përfshi në një aksident duke u përplasur me disa mjete të tjera. Pas përplasjes, e braktisi automjetin dhe tentoi të largohej në këmbë në drejtim të lumit Kir.

Deshmia e autorit

Ragip Gila, 30-vjeç, i arrestuar si autori i dyshuar i ngjarjes, ka dhënë deklaratën e tij para hetuesve, duke pohuar se objektivi i tij ishte vetëm një person, Erogen Vaso.

“Objektivi im ishte vetëm Erogen Vaso pas një problemi personal me të,” ka deklaruar Gila në polici, duke sqaruar se nuk kishte synuar të qëllonte të tjerë persona në vendngjarje.

Sipas dëshmisë së tij, Gila pretendon se kishte një konflikt të vazhdueshëm me Vason.

“Erogen Vaso ka ndenjur duke më kërcënuar dhe kisha probleme me të. Më ka bërë si i fortë dhe më ka çuar fjalë. E kam pasur personale vetëm me të dhe doja të qëlloja vetëm atë,” mësohet të ketë thënë ai gjatë marrjes në pyetje.

Nga te shtenat me arme zjarri ne lokal humben jeten Armando Palit dhe Liridon Kraja, ndërsa të plagosur mbetën Erogen Vaso, që dyshohet të ketë qenë objektivi i atentatit, dhe kamarierja Meri Kaceri, e cila ndodhej rastësisht në vendin e gabuar.

Gila u arrestua pas një ndjekjeje nga policia, gjatë së cilës u rrëzua nga një lartësi poshtë shinave të trenit në shtratin e lumit Kir, duke pësuar një dëmtim në këmbë. Në ato momente, ai është detyruar të dorëzohet, duke thënë: “E kam hedhur armën, jam dorëzuar, më dhemb këmba shumë.”

Menjëherë pas arrestimit, ai u dërgua për trajtim mjekësor dhe më pas dha deklaratën e parë.

Megjithatë, policia nuk e ka marrë të mirëqenë versionin e dhënë nga Gila. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se po verifikohet nëse 30-vjeçari ka vepruar i vetëm apo ka qenë pjesë e një skenari të organizuar nga persona të tjerë që mund ta kenë porositur vrasjen e 43-vjeçarit Erogen Vaso, aktualisht i shtruar në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Kush është autori

28-vjeçari është arrestuar në 6 Dhjetor 2023, pasi në banesën e tij në lagjen Partizani në Shkodër iu gjet arsenal armësh që dyshohet se do të përdoreshin nga grupe kriminale, për të kryer krime kundër personit dhe pronës.

Gjatë operacionit “Imazhi fals” u sekuestruan 7 jelekë antiplumb, 2 palë doreza, 3 maska, 2 paruke, municion luftarak, 1 kokore metalike, 1 armë gjahu dhe sende të tjera të kundërligjshme, si dhe sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Në atë kohë, blutë arrestuan në flagrancë Ragip Gilën, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Ndërkohë në ngjarjen e rëndë në Shkodër u vranë me automatik Armando Pali, punonjës i IKMT-së dhe Liridon Kraja (Lushi), ndërsa mbetën të plagosur Erogen Vaso (Brajoviç), i cili ndodhej në tavolinë me viktimat, si edhe kamarierja në lokal Meri Kaceri.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:50, në lagjen “Qemal Stafa”, në ambientet e jashtme të një lokali.

Sipas burimeve, Armando Pali punonte në IKMT dhe ka qenë ish-anëtar i Këshillit Bashkiak në Shkodër.

Deklarata publike e Erogen Vasos

Pas atentatit të rëndë të ndodhur në mëngjesin e djeshën (8 shtator) në qendër të Shkodrës, ku mbetën të vrarë dy persona dhe u plagosën dy të tjerë, ka reaguar për herë të parë Erogen Millan Vaso (Brajovic), i cili sipas autoriteteve ka qenë shënjestra e atentatit.

Në një deklaratë për median dhe opinionin publik, Vaso ka shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e dy miqve të tij të afërt, Armando Pali dhe Geridon Kraja, të cilët ishin ulur në një lokal me të në momentin e sulmit. Ai i ka cilësuar ata si “qytetarë model dhe familjarë të respektuar”, duke u shprehur se kjo ngjarje ka lënë një plagë të pashërueshme në jetën e tij.

“Dora e pabesë e një vrasesi i shkëputi sot nga jeta, teksa ishim së bashku. Për mua personalisht është dhimbje e rëndë dhe plagë që nuk mbyllet,” shkruan Vaso në deklaratën e tij.

Ai ka uruar gjithashtu shërim të shpejtë për vajzën e plagosur në atentat dhe ka falënderuar autoritetet për ndalimin e menjëhershëm të autorit të dyshuar. Sipas tij, tashmë mbetet në dorën e institucioneve të drejtësisë të zbardhin motivet e kësaj ngjarjeje tronditëse.

Në lidhje me aludimet për përfshirjen e tij në grupe apo konflikte të caktuara, Vaso është shprehur qartë:

“Distancohem plotësisht nga informacione që lidhin personin tim me emra dhe grupe të caktuara në Shkodër. Apeloj që këto çështje të trajtohen vetëm nga institucionet përkatëse të ligjit.”

Deklarata e plotë:

Unë Erogen Millan Vaso (Brajovic) e bej kete reagim per mediat dhe opinionin publik. Ne keto momente te veshtira jo vetem per mua i shpreh ngushellimet e ndjera familjareve te 2 miqve te mi qe ishim sebashku sot ne mengjes ne nje kafe ne qender te Shkodres. Ata ishin qytetare model te Shkodres, familjare te respektuar nga gjithe komuniteti. Dora e pabesise te nje vrasesi i shkeputi sot nga jeta teksa ishim sebashku dhe per mua personalisht eshte dhimbje e rende dhe plage qe nuk mbyllet! Kjofshin ne paqe me zotin Armando dhe Geridoni! Zoti ju dhente force familjeve te tyre!

Gjithashtu i uroj sherim te shpejte vajzes te plagosur ne kete ngjarje. Distancohem plotesisht nga informacione qe lidhin personin tim me emra dhe grupe te caktuara ne Shkoder. Jam sipermarres ne disa biznese, nje pjese trasheguar nga babai im gjithashtu ai sipermarres deri ne fund te jetes, ish-futbollist i Shkodres dhe kombetares shqiptare. Une kam qene per shkak edhe te tradites familjare, ish-futbollist i ekipit te Vllaznise, ish-President i klubit te futbollit Terbuni te Pukes.

Familja ime ka patur nje histori persekutimi politik para viteve ‘90, por dhe vite me pas per shkak se ka perfaqesuar komunitetin malazez ne Qarkun e Shkodres. Per interesa te ketij komuniteti dhe Shkodres kam sherbyer me korrektesi per disa vite anetar i keshillit bashkiak te qytetit tim ashtu sikurse kishte sherbyer njeri prej miqve te mi te afert qe humbi jeten sot. Jam informuar ne spital qe autori eshte ndaluar dhe shpresoj te zbardhen sa me shpejt motivet e ketij akti te rende tragjik! Sa per lidhje te tjera qe aludohen ne media sqaroj se duhen lene institucionet e ligjit te trajtojne keto ceshtje!

Lidhjet me Denis Brajoviç:

Denis Bajri (Brajoviçit ), i cili u arrestua në shkurt të 2024, pasi ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Metamorfoza”. Ai u ekstradua nga Dubai drejt vendit tonë më 23 Korrik 2025.

Ndaj Brajoviçit ishte lëshuar masa e sigurisë ‘arrest me burg’ në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’, ku nga përgjimet e SKY, ai flet me mbretin e lojërave të fatit, Ervis Martinaj.

Denis Brajoviç ka qenë subjekt i OFL-së, pasi u hetua për veprat penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, njofton Policia e Shtetit.

Ai u arrestua si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër dhe më pas është liruar nga gjykata e shkallës së parë në Tiranë rreth vitit 2019, duke u lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Denis Bajri Brajoviç dyshohet se autor i vrasjes së Gjon Ndojt (Boriçi), krimi ndodhur më 9 Gusht 2020 në Shkodër.

“Ky shtetas është i akuzuar nga SPAK, në kuadër të operacionit policor të koduar “Metamorfoza”, pasi dyshohet si autor i vrasjes së shtetasit Gj. B. (N.), kryer më datë 09.08.2020, në Shkodër”, ka njoftuar policia në një njoftim të mëparshëm.

Komunikimet në aplikacionin “SkyECC” të zbardhura nga autoritetet franceze zbuluan se vrasja e Gjin Boriçit ishte organizuar nga Behar Bajri, ndërsa në rolin e ekzekutorit ishte Denis Bajri.

Denis Bajri në “SkyECC” njofton Behar Bajrin dhe i shkruan “kryvi”. Të njëjtin mesazh pak minuta më vonë ia nisën edhe Ervis Martinajt.

Për këtë vrasje, biznesmeni Pëllumb Gjoka ishte ai që pajtoi Behar Bajrin dhe Behari ia la porosi Denisit, në këmbim më pas Gjoka kërkoi vrasjen e ish policit të burgut, Kleanth Musabelliu, i cili shpëtoi. Behar dhe Gjin Boriçi ishin miq në atë kohë dhe pas vrasjes i shkoi në varrim.

Kush janë dy personat që ndihmuan në krim

Policia ka shpallur në kërkim Barush Bregu (Bajram Bregu) dhe një 17-vjeçar që dyshohet se kishin siguruar armatim, mjete dhe pajisje të tjera për kryerjen e krimeve të rënda ndaj jetës.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale ”Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.

Gjatë kontrollit në banesën e një shtetaseje (e cila jeton jashtë vendit), të cilën këtë shtetas e përdornin si bazë për këtë aktivitete kriminale, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar: 1 armë zjarri automatike dhe 6 armë zjarri pistoleta, një sasi municioni luftarak, 45 kapsolla detonatore elektrike, një automjet tip “Audi” me targa të vjedhura në qytetin e Lezhës, 5 dronë të madhësive të ndryshme, pajisje shtesë për dronë, 1 laptop dhe 5 aparate fotografike.

Njoftimi:

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe kontrollet, me qëllim dokumentimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në një lokal, në lagjen “Qemal Stafa”, ku shtetasi R. G. qëlloi me armë zjarri dhe si pasojë humbën jetën 2 shtetas dhe u plagosën 2 të tjerë.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetas që dyshohet se kishin siguruar armatim, mjete dhe pajisje të tjera për kryerjen e krimeve të rënda ndaj jetës.

Zbulohet një banesë në lagjen “Guerrile”, që përdorej nga 2 shtetasit në kërkim, si bazë për aktivitete kriminale. Sekuestrohen 7 armë zjarri, 45 kapsolla detonatore dhe municion luftarak.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 08:50, në një lokal, në lagjen “Qemal Stafa”, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër:

-arrestuan në flagrancë shtetasin R. G., 28 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Vjedhja me armë”, “Shkatërrimi i pronës”,”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.

U sekuestruan:

-2 armë zjarri (1 automatik dhe 1 pistoletë me fishek në fole), 1 skafandër, 1 maskë, 1 jelek antiplumb dhe 1 shishe 1.5 l e mbushur me lëndë djegëse, që iu gjetën shtetasit R. G., i cili u vu në pranga nga shërbimet e Policisë, pas ngjarjes;

-automjeti që ky shtetas vodhi nën kërcënimin e armës, për t’u larguar nga vendi i ngjarjes dhe motomjeti pa targë dhe pa numër shasie, që ai la në vendin e ngjarjes.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit B. B. alias B. B., 39 vjeç, dhe një 17-vjeçar, për veprat penale ”Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.

Gjatë kontrollit në banesën e një shtetaseje (e cila jeton jashtë vendit), të cilën këtë shtetas e përdornin si bazë për këtë aktivitete kriminale, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar:

1 armë zjarri automatike dhe 6 armë zjarri pistoleta, një sasi municioni luftarak, 45 kapsolla detonatore elektrike, një automjet tip “Audi” me targa të vjedhura në qytetin e Lezhës, 5 dronë të madhësive të ndryshme, pajisje shtesë për dronë, 1 laptop dhe 5 aparate fotografike.

Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e veprimtarive kriminale të tyre.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme

The post Atentati me dy viktima dhe dy të plagosur në Shkodër/ Mbërrin në Gjykatë autori i masakrës Ragip Gila appeared first on Albeu.com.

Masakra në Shkodër, zbardhet dëshmia e Erogen Vasos: Nuk kam konflikte!

By: Elva
9 September 2025 at 12:59

Erogen Vaso Brajoviç, i cili mbijetoi atentatit që ndodhi dje në mes të Shkodrës, është marrë në pyetje nga policia kriminale. Ai ka rrëzuar alibinë e Ragip Gilës, duke deklaruar se nuk e njeh dhe nuk ka pasur asnjë konflikt me të. “Nuk kam konflikte, jam biznesmen dhe kam kontribuar në komunitet”, raportohet që ka […]

The post Masakra në Shkodër, zbardhet dëshmia e Erogen Vasos: Nuk kam konflikte! appeared first on BoldNews.al.

Krahu i djathtë i Ibrahim Licit, kush është Barush Bregu i shpallur në kërkim pasi ndihmoi Ragip Gilën

By: Elva
9 September 2025 at 11:42

Barush Bregu, i njohur gjithashtu si Bajram Bregu, është shpallur në kërkim pasi ndihmoi Ragip Gilën, pas masakrës së djeshme në Shkodër, ku dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën. Gjithashtu një 17-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor në ngjarjen e rëndë, është gjithashtu në listën e personave të kërkuar nga policia. Barush […]

The post Krahu i djathtë i Ibrahim Licit, kush është Barush Bregu i shpallur në kërkim pasi ndihmoi Ragip Gilën appeared first on BoldNews.al.

Vrasja në Shkodër/ PAMJET e arrestimit të autorit, policia shpall në kërkim dy bashkëpunëtorët

By: Ela
9 September 2025 at 11:21

Policia e Shkodrës ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes së rëndë të ndodhur një ditë më parë në lagjen “Qemal Stafa”, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri, humbën jetën dy persona dhe mbetën të plagosur dy të tjerë. Në pranga u vu Ragip Gila, 28 vjeç, banues në Shkodër, i cili […]

The post Vrasja në Shkodër/ PAMJET e arrestimit të autorit, policia shpall në kërkim dy bashkëpunëtorët appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Brenda bazës së municioneve luftarake të dy të kërkuarve të masakrës në Shkodër

By: Rovena
9 September 2025 at 11:16

Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim dy persona si bashkëpunëtorë të autorit Ragip Gila, që kreu atentatin e së hënës, 8 shtator, ku mbetën të vrarë dy persona dhe u plagosën dy të tjerë.

Siç shihet dhe në videon e policisë, gjatë kontrollit në banesën e 17-vjeçarit dhe 39-vjeçarit në lagjen “Guerrile”, janë gjetur municione luftarake, për grupet kriminale. U sekuestruan 7 armë

“Gjatë kontrollit në banesën e një shtetaseje (e cila jeton jashtë vendit), të cilën këtë shtetas e përdornin si bazë për këtë aktivitete kriminale, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar:  1 armë zjarri automatike dhe 6 armë zjarri pistoleta, një sasi municioni luftarak, 45 kapsolla detonatore elektrike, një automjet tip “Audi” me targa të vjedhura në qytetin e Lezhës,  5 dronë të madhësive të ndryshme, pajisje shtesë për dronë, 1 laptop dhe 5 aparate fotografike”, njofton policia. /abcnews.al

FOTO/ Ragip Gila largohet me a*më në dorë pas dy v*asjeve dhe dy plagosjeve në Shkodër

By: Elva
9 September 2025 at 09:02

Ky është momenti kur Ragip Gila, autori i masakrës në Shkodër me dy të vrarë dhe dy të plagosur, tenton të largohet nga vendngjarja. Fotoja e sigurisë tregon Gilën të maskuar, me skafander në kokë dhe armën e zjarrit në dorë. Sipas policisë, pas kryerjes së atentatit, Gila u përpoq të largohej fillimisht me motor. […]

The post FOTO/ Ragip Gila largohet me a*më në dorë pas dy v*asjeve dhe dy plagosjeve në Shkodër appeared first on BoldNews.al.

Me skafandër në kokë dhe armë në dorë, del foto e Ragip Gilës pas masakrës në Shkodër

By: Re Nato
9 September 2025 at 08:41

ABC News ka siguruar foton e Ragip Gilës, pas masakrës me dy viktima dhe dy të plagosur në Shkodër.

Nga foto, Guli shihet me një skafandër të bardhë në kokë, teksa në dorë mban armën me të cilën kreu krimin.

Në dëshminë e tij, Guli ka pohuar se objektivi i tij ishte vetëm një person, Erogen Vaso.

Nga të shtënat me armë zjarri në lokal humbën jetën Armando Pali dhe Liridon Kraja, ndërsa të plagosur mbetën Erogen Vaso dhe kamarierja Meri Kaceri, e cila ndodhej rastësisht në vendin e gabuar./abcnews.al

❌
❌