Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Egjipti dhe Kryqi i Kuq bashkohen në kërkimin e trupave të pengjeve në Gaza

27 October 2025 at 08:12

Autoritetet izraelite kanë konfirmuar se ekipeve nga Egjipti dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq u është lejuar të kërkojnë për trupat e pengjeve të marra gjatë sulmeve të 7 tetorit të para dy vjetëve.

Qeveria izraelite tha se ekipeve u është lejuar të kërkojnë përtej të ashtuquajturës “vijë e verdhë” në zonën e kontrolluar nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) në Gazë.

Veçmas të dielën, mediat izraelite kanë raportuar se anëtarëve të Hamas iu lejua gjithashtu të hyjnë në zonën e Gazës të kontrolluar nga IDF-ja për të ndihmuar në kërkim, së bashku me ekipet e Kryqit të Kuq.

Hamas ka transferuar 15 nga 28 pengjet e vdekura izraelite në fazën e parë të marrëveshjes së armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, e cila kërkon dorëzimin e të gjitha trupave të pengjeve.  Ky grup ka njoftuar se tani po koordinohet me autoritetet egjiptiane.

Donald Trumpi e ka paralajmëruar Hamas të fillojë kthimin e trupave shpejt, përndryshe vendet e tjera të përfshira do të ndërmarrin veprime.

Një zëdhënës izraelit tha se ekipit egjiptian i është lejuar të punojë me KNKK-në për të gjetur trupat dhe do të përdorë makineri ekskavatorësh dhe kamionë për kërkimin përtej “vijës së verdhë”.

“Vija e verdhë” shënon kufirin që shtrihet përgjatë veriut, jugut dhe lindjes së Gazës, ku Izraeli u tërhoq, si pjesë e fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit.

Deri më tani, Izraeli nuk e ka miratuar hyrjen e ekipeve të tilla. Hamas nuk i dorëzon pengjet – të gjallë apo të vdekur – drejtpërdrejt te Forcat Mbrojtëse të Izraelit, por te Kryqi i Kuq, i cili i shoqëron më pas ata përmes Gazës dhe ia dorëzon IDF-së.

Hamas ka njoftuar po përballet me vështirësi në gjetjen e trupave të pengjeve nën rrënojat e ndërtesave të bombarduara nga ushtria izraelite në Gaza, për çka tani po koordinohet me autoritetet egjiptiane.

Të dielën, një zëdhënës i qeverisë izraelite tha se Hamas e dinte se ku ndodheshin trupat.

“Nëse Hamas do të bënte më shumë përpjekje, do të ishte në gjendje të merrte eshtrat e pengjeve tona”, ka thënë zëdhënësi, raporton BBC.

Hamasi jep lajmin: Do të lirojmë trupat e dy pengjeve të tjera

By: armand
21 October 2025 at 16:55

Hamasi ka thënë se do të lirojë mbetjet e dy pengjeve të tjera izraelite gjatë ditës së sotme. Sipas mediave të huaja, që citojnë krahun e armatosur të Hamasit, trupat do të dorëzohen në orën 9 të mbrëmjes me orën lokale, si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit të Hamasit me Izraelin. Hamasi deri më tani […]

The post Hamasi jep lajmin: Do të lirojmë trupat e dy pengjeve të tjera appeared first on BoldNews.al.

TEL AVIV – Netanyahu: Hamasi të gjejë pengjet e vdekura

18 October 2025 at 13:47

TEL AVIV, 18 tetor /ATSH-AA/ – Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, është i vendosur të sigurojë kthimin e pengjeve të vdekura që janë ende në Gaza, dhe se vendi do të vazhdojë të luftojë terrorizmin me “forcë të plotë”, shkruan BBC.

Benjamin Netanyahu i bëri komentet disa orë pasi Hamasi ktheu trupat e dy pengjeve të tjera, por tha se ‘’nuk ishte në gjendje të kishte qasje te 19 të mbeturit’’.

Ka pasur zemërim në Izrael që Hamasi nuk i ka kthyer të gjitha trupat në përputhje me marrëveshjen e armëpushimit të javës së kaluar në Gaza, megjithëse SHBA-të e kanë minimizuar sugjerimin se kjo përbën një shkelje.

Hamasi tha më vonë se mbetet i përkushtuar ndaj armëpushimit, duke përfshirë “gatishmërinë për të dorëzuar të gjitha kufomat e mbetura”.

Në një deklaratë, akuzoi Netanyahun se pengoi aftësinë e tij për të kërkuar mbetjet e pengjeve duke mos lejuar makineri të rënda dhe gërmuese në Rripin e Gazës.

Hamas po vazhdon të përpiqet të rikuperojë trupat e robërve. Në pamjet e transmetuara në Al Jazeera, persona të armatosur të Hamasit duket se ruajnë buldozerët që gërmojnë në errësirë ​​në qytetin jugor të Khan Younis.   /os/

The post TEL AVIV – Netanyahu: Hamasi të gjejë pengjet e vdekura appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hamasi ka kthyer edhe dy trupa tjerë izraelitë, por kërkon më shumë kohë

16 October 2025 at 07:38

Hamasi ka dorëzuar trupat e dy pengjeve të tjera izraelite sipas kushteve të marrëveshjes së armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-ja.

Por së fundmi Hamasi ka deklaruar se i duhet kohë dhe pajisje të specializuara për të nxjerrë pjesën tjetër të pengjeve të vdekur nga rrënojat e Gazës.

Megjithatë, në një deklaratë për mediat deklaroi se mbetet i përkushtuar ndaj marrëveshjes dhe se deri më tani ka kthyer të gjitha trupat e pengjeve që ka arritur t’i gjejë.

Ndërkohë, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka paralajmëruar se forcat izraelite mund të rifillojnë luftimet në Gazë nëse Hamasi nuk e zbaton marrëveshjen.

FOKUS – Armëpushim i brishtë në Gaza, trupat e pengjeve ende pengesë për paqen

14 October 2025 at 18:42

TEL AVIV,  14 tetor /ATSH/ – Armëpushimi i brishtë mes Izraelit dhe Hamasit, që i dha fund dy viteve luftë të përgjakshme, po mbahet për momentin, edhe pse shumë çështje të ndërlikuara mbeten të pazgjidhura, sipas AP.

Kjo vjen një ditë pas gëzimit të madh në Izrael për kthimin e 20 pengjeve të fundit të gjallë nga Gaza dhe lirimin e qindra të burgosurve palestinezë në këmbim.

Ndërkohë, vëmendja është përqendruar te trupat e 24 pengjeve të vrarë, që besohet se ndodhen ende në Gaza dhe pritet të kthehen në Izrael sipas marrëveshjes së armëpushimit të ndërmjetësuar nga presidenti amerikan Donald Trump. Deri tani, vetëm katër trupa janë dorëzuar, ndërsa autoritetet izraelite identifikuan sot dy prej tyre; Guy Illouz, një i ri izraelit, dhe Bipin Josh, student nga Nepali.

Të dy u morën peng më 7 tetor 2023, dita që shënoi shpërthimin e luftës pas sulmit të Hamasit mbi Izraelin.

Pengjet izraelite të liruara ndodhen nën kujdes të mjekëve, dhe familjet e tyre thonë se do të duhen javë për rikuperim. Në anën tjetër, disa prej qindra palestinezëve të liruar janë dërguar gjithashtu në spitale në Bregun Perëndimor dhe në Gaza.

Incident në kufirin e veriut të Gazës

Ushtria izraelite njoftoi se trupat e saj hapën zjar ndaj disa personave që iu afruan vijës së verdhë në veri të Gazës, duke mos iu bindur urdhrave për t’u ndalur. Ende nuk është bërë e ditur nëse ka viktima.

Sipas kushteve të armëpushimit, Izraeli duhet të tërhiqet deri në vijën e verdhë, ku ndodheshin forcat e tij në gusht, përpara ofensivës së fundit në qytetin e Gazës.

Sfida të mëdha përpara: qeverisja, çarmatimi dhe rindërtimi

Ndër çështjet më të ndjeshme që mbeten pezull janë çarmatimi i Hamasit, qeverisja e ardhshme e Gazës, dhe e ardhmja politike e palestinezëve me kërkesën për shtetësi që mbetet në qendër të axhendës diplomatike të rajonit.

“Hapat e parë drejt paqes janë gjithmonë më të vështirat”, deklaroi presidenti Trump dje gjatë samitit për të ardhmen e Gazës në Egjipt, ku morën pjesë udhëheqës të huaj, por jo përfaqësues nga Izraeli apo Hamasi.

Trump e përshkroi marrëveshjen si “fundin e luftës në Gaza dhe fillimin e rindërtimit të territorit të shkatërruar.

70 miliardë dollarë për rindërtimin e Gazës

Sipas Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP), në bashkëpunim me Bashkimin Evropian dhe Bankën Botërore, rindërtimi i Gazës do të kërkojë rreth 70 miliardë dollarë.

Nga kjo shumë, 20 miliardë do të nevojiten në tre vitet e para, ndërsa pjesa tjetër do të shpërndahet në dekadat e ardhshme, deklaroi përfaqësuesi i UNDP-së Jaco Cillers.

Në samitin e Egjiptit, Trump u bëri thirrje vendeve të rajonit që të “lënë pas armiqësitë e vjetra” dhe të përqendrohen në ndërtimin e paqes afatgjatë.

Armëpushimi, ndonëse ende i brishtë, përbën momentin e parë të qetësisë në një luftë që ka shkaktuar mijëra viktima dhe ka shkatërruar pjesën më të madhe të Gazës. Por rruga drejt paqes mbetet e gjatë dhe plot pengesa. /Ad.Ab./

 

The post FOKUS – Armëpushim i brishtë në Gaza, trupat e pengjeve ende pengesë për paqen appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

IZRAEL – Momente emocionuese ndërsa pengjet e liruara ribashkohen me familjet

13 October 2025 at 21:57

TEL AVIV, 13 tetor /ATSH-DPA/- Njëzet pengjet e mbijetuara të liruara nga grupi militant palestinez “Hamas” po trajtohen në spitalet izraelite dhe po mbahen larg publikut për momentin.

Video të shkurtra të publikuara nga ushtria izraelite treguan pamje të ribashkimeve thellësisht emocionuese që kanë prekur kombin.

Në pamjet e regjistruara, të afërmit qajnë, bërtasin dhe përqafojnë të dashurit e tyre pas dy vitesh larg.

Imazhet dhe videot, të shpërndara gjerësisht në media sociale, tregonin Omri Miran duke luajtur me dy vajzat e tij të vogla për herë të parë në dy vjet; vëllezërit që u mbajtën peng të veçuar dhe më në fund ata janë në gjendje të jenë sërish pranë njëri-tjetrit.

Gjithashtu ne video, midis të liruarve është Avinatan Or, i cili u ribashkua me të dashurën e tij, Noa Argamani.

Të dy u rrëmbyen veçmas më 7 tetor 2023, gjatë sulmit të udhëhequr nga Hamasi në festivalin muzikor Nova. Argamani u shpëtua nga forcat izraelite në qershor 2024.

Sot në mëngjes, Hamasi ia dorëzoi pengjet Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq pas 738 ditësh në robëri.

Ata u kthyen në Izrael, iu nënshtruan kontrolleve mjekësore, dhe u pajisën me rroba të pastra përpara se të ribashkoheshin me familjet e tyre. //a.i/

The post IZRAEL – Momente emocionuese ndërsa pengjet e liruara ribashkohen me familjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lirohen dhjetëra pengje palestinezë, autobusi mbërrin në Gaza

By: armand
13 October 2025 at 12:53

Përveç lirimit të pengjeve izraelite, gjatë ditës pritet të lirohen 250 palestinezë të burgosur dhe 1.700 të ndaluar nga Gaza nga autoritetet izraelite, përfshirë 22 fëmijë. Në raportimet e mediave izraelite përmendet se të burgosurit janë duke u përgatitur që të lirohen nga burgu Ofer në Bregun e pushtuar Perëndimor. I pari nga 38 autobusët […]

The post Lirohen dhjetëra pengje palestinezë, autobusi mbërrin në Gaza appeared first on BoldNews.al.

Ligjimi i pengjeve, Trump pritet me duartrokitje dhe ovacione në parlamentin izraelit

By: armand
13 October 2025 at 12:23

Një moment historik pas lirimit të pengjeve izraelite, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump është sot i pranishëm në parlamentin izraelit. Lideri i SHBA-ve është pritur me duartrokitje nga të gjithë të pranishmit, ndërsa e gjithë salla u ngrit në këmbë. Ai shoqërohet nga zyrtarë të lartë amerikanë, ndërsa në sallë nuk munguan as e bija, […]

The post Ligjimi i pengjeve, Trump pritet me duartrokitje dhe ovacione në parlamentin izraelit appeared first on BoldNews.al.

TEL AVIV – Hamasi dorëzon shtatë pengje si pjesë e armëpushimit

13 October 2025 at 09:48

TEL AVIV, 13 tetor /ATSH/ – Sipas mediave izraelite shtatë pengje të rrëmbyer para dy viteve iu dorëzuan Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq sot në mëngjes, shkruan AP.

Në total, 20 pengje të gjallë pritet të lirohen gjatë ditës së sotme, përfshirë Alon Ohel, Rom Braslavski dhe binjakët Ziv dhe Gali Berman, të cilët kanë nënshtetësi izraelite dhe gjermane.

Sipas raporteve të medias, tre nga katër gjermano-izraelitët u liruan në dorëzimin e parë të ditës.

Pengjet do të transferohen në bazën ushtarake izraelite të Re’im për kontrolle mjekësore.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka mbërritur në rajon së bashku me udhëheqës të tjerë për të diskutuar marrëveshjen e propozuar nga SHBA-ja dhe planet e pasluftës.

Një rritje e madhe e ndihmës humanitare pritet në Gaza ku qindra mijëra njerëz kanë mbetur pa strehë.

Edhe pse akoma mbeten shumë pyetje  rreth të ardhmes së Hamasit dhe Gazës, shkëmbimi i pengjeve dhe i të burgosurve shënoi një hap kyç drejt përfundimit të luftës më vdekjeprurëse ndonjëherë midis Izraelit dhe grupit militant. /f.k/ /os/

The post TEL AVIV – Hamasi dorëzon shtatë pengje si pjesë e armëpushimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lirohen pengjet e Hamasit, shtatë të parët janë në duart e ushtrisë izraelite

By: gaze tare
13 October 2025 at 09:08

Shtatë pengje janë liruar dhe i janë dorëzuar Kryqit të Kuq në Rripin e Gazës, sipas raportimeve nga mediat izraelite, raporton Sky News.

Gali Berman Ziv Berman Matan Angrest Alon Ohel Omri Miran Eitan Mor Guy Gilboa-Dalal

Lajmi për lirimin e tyre u prit me brohoritje nga qytetarët e mbledhur në “Sheshin e Pengjeve” në Tel Aviv, ku që prej muajsh familjarët dhe mbështetësit kanë kërkuar kthimin e të afërmve të rrëmbyer nga Hamasi. Sipas mediave të huaja, automjetet e Kryqit të Kuq do të kalojnë në zonat e kontrolluara nga Izraeli brenda Gazës, ku pengjet do t’u dorëzohen forcave izraelite.

Më pas, të liruarit do të transportohen në bazën ushtarake Rei’im, në jug të Izraelit, ku pritet të ribashkohen me familjarët e tyre. Ky është lirimi i parë në kuadër të marrëveshjes së ndërmjetësuar për paqe dhe shkëmbim të pengjeve midis Izraelit dhe Hamasit. Në orët në vijim, pritet që Hamasi të lirojë gjithsej 20 pengje që ende mbahen në Gaza.

Donald Trump, pritet të arrijë shumë shpejt në Izrael – ai më vonë do të marrë udhë drejt Egjiptit për një samit, ku do të marrin pjesë 20 liderë shtetesh të ndryshme të botës.

Rrugës për në rajon, Trump ka deklaruar se “lufta ka marrë fund” në Gazë, megjithëse ende duhet të negociohen fazat e pastajme ndërmjet Izraelit dhe “Hamasit”.

The post Lirohen pengjet e Hamasit, shtatë të parët janë në duart e ushtrisë izraelite appeared first on iconstyle.al.

GAZA – Lirimi i pengjeve izraelite fillon nga mesnata

12 October 2025 at 19:01

GAZA, 12 tetor /ATSH-ANSA/ – Forumi i Familjeve të Pengjeve njoftoi se duke filluar nga mesnata, Sheshi i Pengjeve do të jetë i hapur për publikun dhe do të transmetojë drejtpërdrejt lirimin e pengjeve.

“Projeksione të vazhdueshme të kthimit të tyre do të shfaqen në shesh për publikun që dëshiron të jetë i pranishëm në këto momente historike dhe thellësisht prekëse”, tha forumi.

Ndërkohë, edhe një zëdhënës i qeverisë izraelite tha se lirimi i pengjeve do të fillojë në orët e para të së hënës.

”Të 20 pengjet e gjalla pritet të lirohen njëkohësisht”, shtoi ai.

”Haaretz” raporton se Izraeli pret që të 20 pengjet e mbetura t’i dorëzohen Kryqit të Kuq.

Ata më pas do të transferohen përtej kufirit në Izrael dhe do të çohen në bazën ushtarake Reim.

Një raund i ri bisedimesh midis dy palëve filloi vonë këtë mëngjes mbi çështjen e lirimit të palestinezëve nga burgjet izraelite dhe Hamasi “po bën ende presion për lirimin e shtatë të burgosurve të profilit të lartë, përfshirë Marwan Barghouti dhe Ahmad Saadat.

“Nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë nëse kërkesat e Hamasit nuk plotësohen”, shkruan BBC.

Sipas burimeve, bisedimet e sotme përqendrohen gjithashtu në përcaktimin e afatit kohor dhe logjistikës për lirimin e të 20 pengjeve izraelite që janë ende gjallë si dhe kthimin e trupave të çdo pengu të vdekur që Hamasi arrin të gjejë./ a.jor.

The post GAZA – Lirimi i pengjeve izraelite fillon nga mesnata appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hamas do të nisë lirimin e pengjeve, por trupat e të vrarëve vonohen

12 October 2025 at 16:24

Jo të gjitha trupat e pengjeve të vrarë do t’i kthehen menjëherë Izraelit, pavarësisht afatit 72-orësh të parashikuar në marrëveshjen e armëpushimit me Hamasin. Lajmi është konfirmuar nga Gal Hirsch, koordinatori izraelit për çështjen e pengjeve, në një mesazh dërguar familjeve mbrëmjen e djeshme, 11 tetor. Sipas CNN, Hirsch u shpreh se procesi i lirimit […]

The post Hamas do të nisë lirimin e pengjeve, por trupat e të vrarëve vonohen appeared first on BoldNews.al.

KAJRO – Witkoff: Filloi periudha 72-orëshe për shkëmbimin e pengjeve midis Hamasit dhe Izraelit

10 October 2025 at 18:50

KAJRO, 10 tetor /ATSH-AA/ – I dërguari i SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff tha se periudha 72-orëshe për lirimin e robërve izraelitë në Gaza ka filluar zyrtarisht, siç përcaktohet në marrëveshjen e armëpushimit.

“CENTCOM ka konfirmuar se Forcat Mbrojtëse Izraelite përfunduan fazën e parë të tërheqjes në vijën e verdhë në orën 12:00 sipas orës lokale. Periudha 72-orëshe për lirimin e pengjeve ka filluar”, shkroi Witkoff në X.

Sipas planit të armëpushimit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump për Gazën, kërkohet që Hamasi të lirojë 20 pengje dhe të dorëzojë trupat e vdekur të 28 pengjeve brenda 72 orëve nga hyrja në fuqi e marrëveshjes.

Megjithatë, kushtet e marrëveshjes theksojnë sfidat në gjetjen e trupave të robërve të ndjerë.

Në këmbim të pengjeve izraelite, Izraeli do të lirojë 250 të burgosur palestinezë që vuajnë dënime me burgim të përjetshëm dhe 1 700 të paraburgosur që u arrestuan në Gaza që nga 7 tetori 2023./  /os/

The post KAJRO – Witkoff: Filloi periudha 72-orëshe për shkëmbimin e pengjeve midis Hamasit dhe Izraelit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TEL AVIV – Izraeli publikon listën e 250 të burgosurve që do të lirohen gjatë shkëmbimit të pengjeve

10 October 2025 at 18:11

TEL AVIV, 10 tetor /ATSH-AFP/ – Izraeli publikoi një listë prej 250 të burgosurish që do të lirohen në këmbim të pengjeve të mbajtura në Gaza, si pjesë e armëpushimit me Hamasin që hyri në fuqi sot.

Lista e të burgosurve, e publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Drejtësisë të Izraelit, nuk përfshin asnjë nga të burgosurit kryesorë që janë simbole të luftës së armatosur palestineze kundër Izraelit, emrat e të cilëve lëvizja islamike ua kishte kaluar ndërmjetësve me shpresën e lirimit të tyre.

Kështu emrat e Marwan Barghouthi, Ahmad Saadat, Hassan Salameh dhe Abbas Al-Sayyed, të dënuar me burgim të përjetshëm për sulme vdekjeprurëse antiizraelite nuk janë përfshirë në listë.

Izraeli dhe Hamasi kanë miratuar fazën e parë të planit 20-pikësh të propozuar nga presidenti i SHBA-së Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza.

Si rrjedhojë, një armëpushim hyri në fuqi sot në orën 09:00 dhe ushtria izraelite njoftoi tërheqjen e saj në linjat e dakorduara brenda Rripit të Gazës.

Sipas planit të Trump, brenda 72 orëve nga hyrja në fuqi e armëpushimit, Hamasi duhet të lirojë 47 pengjet (të gjallë ose të vdekur) të marra më 7 tetor 2023, gjatë sulmit të tij që shkaktoi luftën, si dhe eshtrat e një ushtari të vrarë në vitin 2014 gjatë një lufte të mëparshme në Gaza.

Në këmbim, Izraeli duhet të lirojë 250 të burgosur për arsye sigurie (shumë prej të cilëve të dënuar) si dhe 1 700 palestinezë nga Gaza të arrestuar nga forcat izraelite që nga tetori 2023./  /f.k/  /os/ a.jor.

The post TEL AVIV – Izraeli publikon listën e 250 të burgosurve që do të lirohen gjatë shkëmbimit të pengjeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TEL AVIV – Izraeli përgatitet të marrë pengjet

7 October 2025 at 22:02

TEL AVIV, 7 tetor /ATSH-ANSA/ – Një burim i njohur me detajet e negociatave në Sharm el Sheik mes Hamasit dhe Izraelit, deklaroi për ”Channel 12”, transmetuesi kryesor i Izraelit, se autoritetet izraelite po përgatiten për lirimin e pengjeve në fillim të javës së ardhshme.

Witkoff dhe Kushner nuk do të zgjasin bisedimet për më shumë se dy ose tre ditë, dhe vlerësohet se nënshkrimi do të bëhet deri në fundjavë.

Dhe kjo nëse nuk do të ketë surpriza.

“Izraeli do të kërkojë të marrë të gjithë pengjet e gjalla brenda një dite dhe të vdekurit më vonë”, theksoi burimi.

Nëse palët nuk arrijnë një marrëveshje, SHBA-të mund të propozojnë një kompromis përfundimtar, me një qasje të tipit “prano ose lër”./   /os/

The post TEL AVIV – Izraeli përgatitet të marrë pengjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ANALIZË – Si e kanë ndryshuar dy vjet luftë Gazën, Izraelin dhe botën?

7 October 2025 at 07:35

TIRANË, 7 tetor /ATSH/ – A është transformuar rajoni më i paqëndrueshëm në botë?

Plani 20 pikësh i presidentit Trump për një armëpushim në Gaza dhe një fushatë rindërtimi që e pason atë, janë një përpjekje për të përfituar nga ndryshimet rrënjësore dhe shkatërrimi i madh pas sulmit të Hamasit më 7 tetor ndaj Izraelit, që sot shënon përvjetorin e dytë, shkruan usatoday.com.

Më 3 tetor, Hamasi, tashmë i dobësuar, ra dakord për planin e lirimit të pengjeve pjesë e iniciativës së zbuluar në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, në krah të presidentit. Në përgjigjen e grupit të armatosur palestinez nuk kishte dispozita të tjera që detajonin të ardhmen e Gazës, përfshirë disa që Hamasi i ka refuzuar prej kohësh.

Por, sipas analistëve këto dy vite trazira dhe ndryshime në rajon mund të kenë hapur shtigje të reja drejt paqes.

Sulmet e 7 tetorit që i morën jetën 1 200 personave dhe përgjigjja ushtarake që shkatërroi Gazën kanë ndryshuar peizazhin e rajonit.

Pasojat kanë kontribuar në rrëzimin e një regjimi në Siri, përmbysjen e programit bërthamor në Iran, izolimin e Izraelit në botë dhe rritjen e shpresave të Trump për të fituar një Çmimin Nobel për Paqen.

“Në fakt, sot jam shumë më optimist sesa një dekadë më pare”, tha së fundmi Michael Oren, një ish-ambasador izraelit në Shtetet e Bashkuara, për podkastin “The Excerpt” të UsaToday.

Edhe pas dy prej viteve më të vështira në historinë e Izraelit dhe Lindjes së Mesme, ai sheh mundësi mes ndryshimeve gjeopolitike në rajon.

Por, edhe vetë Netanyahu deklaroi, se nuk ishte ende e qartë nëse momenti i radhës do të sillte një armëpushim apo një luftë më të ashpër.

Pas përgjigjes së Hamasit, Trump i bëri thirrje Izraelit të ndalonte bombardimin e Gazës, por u shpreh gjithashtu në një videomesazh se “duhet ta konkretizojmë vendimin tonë. Historia na tregon se procesi i ardhshëm i negociatave nuk ka gjasa të jetë i lehtë”.

Ashtu si sulmet terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara në vitin 2001, sulmi i 7 tetorit në Izrael në vitin 2023, i nisur nga enklava palestineze, la një plagë kaq të thellë saqë njihet thjesht nga data e tij.

Ja disa nga gjërat që kanë ndryshuar gjatë këtyre dy viteve.

Gaza është shkatërruar plotësisht

Në Gaza, Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se më shumë se 66 000 njerëz janë vrarë, gjysma e tyre gra dhe fëmijë, dhe agjencitë humanitare tani paralajmërojnë për krizë urie.

Gjatë dy viteve të fundit, pothuajse të gjithë banorët e Gazës, të cilët mendohet se janë rreth dymilionë, janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, për të shmangur bombardimet izraelite. Në qytetin e dendur të Gazës, fotografitë satelitore tregojnë se blloqe të tëra ndërtesash janë rrafshuar.

Një panel i mbështetur nga OKB-ja arriti në përfundimin se një në tre persona në Gaza po kalon ditë të tëra pa ushqim.

Netanyahu mohon një “politikë urie” kundër Gazës dhe akuzon Hamasin për devijimin e ndihmës humanitare për qëllimet e veta.

Por, pasi u kthye nga një udhëtim i Kongresit për mbledhjen e fakteve në rajon, senatori amerikan Chris Van Hollen i Merilendit akuzoi qeverinë Netanyahu për shkatërrimin e qëllimshëm të qyteteve në rrënoja dhe kthimin mbrapsht të ndihmës humanitare me qëllim që t’i detyrojë palestinezët të largohen.

Izraeli po “zbaton një plan për spastrimin etnik të palestinezëve nga Gaza dhe po përdor urinë si armë lufte “, tha Van Hollen, anëtar i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë dhe një zë kryesor demokrat në konflikt.

Izraeli është i izoluar

Edhe fluturimi i Netanyahut për në Nju Jork për takimin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në shtator vuri ne pah se si shkatërrimi në Gaza ka shkatërruar pozicionin e tij dhe të Izraelit në botë.

Aeroplani i tij ndoqi një rrugë të tërthortë në një përpjekje të dukshme për të shmangur fluturimin mbi vendet që mund të përpiqen të zbatojnë urdhër-arrestin e lëshuar kundër tij nëntorin e kaluar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për krime të dyshuara lufte.

Në një tjetër shenjë e distancës së re ndaj Izraelit, madje edhe nga aleatët tradicionalë, Franca, Britania e Madhe, Kanadaja, Australia, Belgjika dhe të tjerë njoftuan se do të njihnin një shtet palestinez – një hap që Netanyahu thotë se Izraeli nuk do ta pranonte kurrë.

Kur ai doli në podium për të folur, dhjetëra diplomatë dolën në shenjë proteste.

Netanyahu gjithesesi mbajti një qëndrim sfidues.

Në OKB, ai i tha Hamasit se “Izraeli do t’ju ndjekë” nëse pengjet nuk lirohen.

Rajoni është tronditur

Vende të tjera në rajon janë prekur nga trazirat.

Izraeli thotë se sulmet e tij ajrore kundër forcave të Hezbollahut në Siri ishin një faktor për rënien e papritur të regjimit të Asadit atje në dhjetor 2024.

Ndërkohë, i nxitur nga 7 tetori, Izraeli nisi sulme ajrore në objektet bërthamore të Iranit në qershor, të cilat i paralajmëronte prej kohësh.

Trump më pas urdhëroi sulme ajrore amerikane duke përdorur bomba të dizajnuara për të shkatërruar objektet e fshehura thellë nën tokë.

“Pas 7 tetorit, mësuam se nuk do të presim që armiqtë tanë të na surprizojnë përsëri”, tha për NPR në atë kohë ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon.

Disa pengje janë ende rob

Shumica e 251 pengjeve të marra më 7 tetor 2023 janë liruar ose trupat e tyre janë kthyer sipas marrëveshjeve të mëparshme të armëpushimit.

”Rreth 20 pengje të gjalla mbeten robër në kushte të dëshpëruara”, thonë zyrtarët izraelitë, dhe rreth 25 të tjerë besohet se kanë vdekur, por trupat e tyre nuk u janë kthyer familjeve.

Familjet e pengjeve kërkuan lirimin e tyre në një demonstratë jashtë OKB-së gjatë Asamblesë së Përgjithshme në Nju Jork në fund të shtatorit.

Banderola e tyre e kuqe dhe e verdhë shkruante “48 pengje po presin që udhëheqësit të marrin vendime të guximshme”./  /f.k/ a.jor.

The post ANALIZË – Si e kanë ndryshuar dy vjet luftë Gazën, Izraelin dhe botën? appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

UASHINGTON – SHBA propozon planin e paqes në Gaza, përfundim i luftës dhe kthim i pengjeve

29 September 2025 at 21:09

UASHINGTON, 29 shtator /ATSH/ – Një plan paqeje i Shtëpisë së Bardhë për Gazën, i publikuar sot, propozon përfundimin e konfliktit midis Izraelit dhe militantëve të Hamasit dhe kthimin e të gjitha pengjeve, qoftë të gjalla apo të vdekura, brenda 72 orëve nga momenti që Izraeli pranon publikisht marrëveshjen, sipas “Reuters”.

Nëse të dyja palët bien dakord mbi këtë propozim, “lufta do të përfundojë menjëherë”, sipas planit.

Forcat izraelite do të tërhiqen në vijat e rëna dakord për të mundësuar lirimin e pengjeve.

Pasi të lirohen të gjitha pengjet, Izraeli do të lirojë 250 palestinezë që vuajnë dënime të përjetshme dhe 1 700 banorë të Gazës që u arrestuan pas fillimit të luftës më 7 tetor 2023, thuhet në plan. /Ad.Ab./

The post UASHINGTON – SHBA propozon planin e paqes në Gaza, përfundim i luftës dhe kthim i pengjeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GAZA – Hamas kërkon ndalim të sulmeve izraelite për 24 orë, rrezik jeta e pengjeve

28 September 2025 at 17:44

TEL AVIV, 28 shtator /ATSH-DPA/ – Organizata militante palestineze Hamas i ka bërë sot thirrje urgjente ushtrisë izraelite të ndalojë sulmet ndaj qytetit të Gazës për 24 orë.

Sipas një deklarate të krahut të armatosur të Hamasit, “Brigadat al-Qassam”, jeta e dy pengjeve izraelite është në rrezik të madh.

Grupet militante kërkojnë që trupat izraelite të tërhiqen menjëherë në jug të  Qytetit të Gazës, në mënyrë që të mund të bëhet përpjekja për t’i “nxjerrë” dy pengjet.

“Ky është një paralajmërim”, thuhet në deklaratë.

Më herët, “Brigadat al-Qassam” njoftuan se kishin humbur kontaktet me dy pengjet gjatë 48 orëve të fundit, për shkak të sulmeve intensive izraelite në qytet.

Ende nuk dihet nëse Izraeli do t’i përgjigjet kërkesës.

Të afërmit e 48 pengjeve të mbetura, përfshirë 20 që besohet se janë ende gjallë, kanë paralajmëruar vazhdimisht se ofensiva tokësore në Qytetin e Gazës rrezikon jetën e tyre. /Ad.Ab./

The post GAZA – Hamas kërkon ndalim të sulmeve izraelite për 24 orë, rrezik jeta e pengjeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PARIS – Macron: Lirimi i pengjeve në Gaza kusht për hapjen e një ambasade franceze në Palestinë

21 September 2025 at 19:39

PARIS, 21 shtator /ATSH-AFP/ – Franca po e bën lirimin e pengjeve të mbajtura në Gaza nga Hamasi një kusht për hapjen e një ambasade në Palestinë, tha Emmanuel Macron në një intervistë të transmetuar sot në CBS, në prag të njohjes së shtetit palestinez nga Parisi.

”Lirimi i tyre është një kusht i qartë para se të hapim një ambasadë”, tha presidenti francez në anglisht në një intervistë të regjistruar të enjten në Paris.

Franca ka një konsullatë të përgjithshme në Jerusalem, e cila e përfaqëson atë tek Autoriteti Palestinez.

Ambasada franceze në Izrael ndodhet në Tel Aviv.

Pritet që Franca ta njohë zyrtarisht shtetin palestinez, së bashku me një duzinë vendesh të tjera, në një samit të hënën, në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

I pyetur nga gazetari në programin “Face the Nation” nëse ai nuk po e bënte lirimin e pengjeve një kusht për këtë njohje, ai u përgjigj se “për ne, do të jetë një kusht i qartë para hapjes, për shembull, të një ambasade në Palestinë.”

“Ky kusht është i pari në një seri parakushtesh që ne do të mbrojmë brenda procesit të paqes. Por, më 22 shtator ne do ta shpallim njohjen e një shteti palestinez”, u përgjigj presidenti francez në një intervistë të rrallë ekskluzive me një kanal amerikan.

Edhe para këtij samiti, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Australia e njohën sot zyrtarisht shtetin palestinez.

Emmanuel Macron, i cili thotë se dëshiron të “izolojë” Hamasin, sulmon kryerjen e operacioneve izraelite në Gaza.

“Ajo që po ndodh është se, de facto, po vriten shumë civilë dhe plani është të zhvendosen njerëzit. Kështu që mendoj se është një gabim i madh”, tha ai për CBS të enjten.

Ai gjithashtu denoncoi “çmendurinë” e një plani të mundshëm për të evakuuar të gjithë palestinezët nga Rripi i Gazës para rindërtimit të territorit palestinez.

“Ne nuk mund të jemi, në mënyrë implicite ose eksplicite, të jemi të vetëkënaqur për një plan të tillë”, theksoi Macron./  a.jor.

The post PARIS – Macron: Lirimi i pengjeve në Gaza kusht për hapjen e një ambasade franceze në Palestinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lufta në Gaza/ 700 ditë pengje të Hamasit: Të afërmit nuk humbasin shpresën

6 September 2025 at 12:23

Pengjet kanë qenë në duart e Hamasit për 700 ditë dhe dëshpërimi i familjarëve të tyre rritet. Po kështu rritet edhe zemërimi ndaj qeverisë, e cila vazhdon të dërgojë ushtarë në Gaza.

Dyzet e tetë pengje mbahen ende nga organizata terroriste Hamas në Gaza. Më shumë se gjysma e tyre besohet të jenë të vdekur. Megjithatë, sipas anëtarëve të familjeve të tyre, rreth njëzet pengje mund të shpëtoheshin. Por pas 700 ditësh robërie, shpresa po venitet, thonë ata.

“Sot shënon 700 ditë që kur u rrëmbyen.” “700 ditë janë shumë. Çdo ditë ka rëndësi,” thanë familjet në një deklaratë.

Në vend që të shtrojë tryezën për Shabatin, Kryeministri Netanyahu duhet të ulet në tryezën e negociatave sot, Shabatin e 102-të që nga rrëmbimi i tyre, kërkon Forumi i Familjeve të Pengjeve dhe të Zhdukurve.

❌
❌