Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Mbi 370 palestinezë të vrarë që nga armëpushimi në Gaza

By: Elva
8 December 2025 at 17:50

Autoritetet shëndetësore në Gaza kanë bërë të ditur se të paktën 376 palestinezë janë vrarë dhe mbi 980 janë plagosur që nga 10 tetori, data kur hyri në fuqi armëpushimi në enklavë. Njoftimi u bë publik nga Ministria e Shëndetësisë e Gazës të hënën, e cila paralajmëron se situata humanitare mbetet kritike pavarësisht ndërprerjes së […]

The post Mbi 370 palestinezë të vrarë që nga armëpushimi në Gaza appeared first on BoldNews.al.

Heshtja pas armëve, fëmijët e Gazës që luftojnë për jetën në spitalet e rrënuara

By: armand
26 October 2025 at 21:30

Në pavionet e spitalit “Nasser” në Gaza, jeta vazhdon të endet mes dhimbjes dhe shpresës. Në dy shtretër të ndryshëm, qëndrojnë dy fëmijë 10-vjeçarë, njëri i qëlluar nga plumbat izraelitë dhe i paralizuar nga qafa e poshtë, tjetri me një tumor në tru. Të dy janë pjesë e rreth 15 mijë pacientëve që, sipas Organizatës […]

The post Heshtja pas armëve, fëmijët e Gazës që luftojnë për jetën në spitalet e rrënuara appeared first on BoldNews.al.

TEL AVIV – Izraeli dorëzon trupat e 45 palestinezëve

14 October 2025 at 20:34

TEL AVIV, 14 tetor /ATSH-DPA/- Izraeli ka dorëzuar trupat e 45 palestinezëve si pjesë e një marrëveshjeje me organizatën militante “Hamas”.

“Eshtrat u dërguan sot në Rripin e Gazës me ndihmën e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC)”, thanë sot burime mjekësore në territorin bregdetar.

Në Spitalin Nasser në Khan Younis në jug të Rripit të Gazës do të kryhen teste gjenetike, për të identifikuar trupat.

Më pas, familjet do të jenë në gjendje të varrosin trupat e të afërmve të tyre.

Dorëzimi u bë një ditë pasi Hamasi liroi 20 pengje të gjallë dhe dorëzoi trupat e katër personave të tjerë, tre izraelitë dhe një student nga Nepali.

Izraeli gjithashtu liroi pothuajse 2 000 të burgosur palestinezë. //a.i/

The post TEL AVIV – Izraeli dorëzon trupat e 45 palestinezëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lirohen dhjetëra pengje palestinezë, autobusi mbërrin në Gaza

By: armand
13 October 2025 at 12:53

Përveç lirimit të pengjeve izraelite, gjatë ditës pritet të lirohen 250 palestinezë të burgosur dhe 1.700 të ndaluar nga Gaza nga autoritetet izraelite, përfshirë 22 fëmijë. Në raportimet e mediave izraelite përmendet se të burgosurit janë duke u përgatitur që të lirohen nga burgu Ofer në Bregun e pushtuar Perëndimor. I pari nga 38 autobusët […]

The post Lirohen dhjetëra pengje palestinezë, autobusi mbërrin në Gaza appeared first on BoldNews.al.

“Fëmijëri e burgosur”/ Si jetojnë të vegjlit palestinezë mes arrestimeve dhe terrorit

12 October 2025 at 17:44

Nisreen Al-Karki jeton prej tetëmbëdhjetë vitesh në Hebron me familjen e saj, mes një vendbanimi izraelit, një postblloku ushtarak dhe pikave të kontrollit që hapen e mbyllen në mënyrë arbitrare. Prej tetëmbëdhjetë vitesh, jeta e saj e përditshme është e mbushur me kontrolle, kufizime të lëvizjes dhe tensione me kolonët që jetojnë në qytet. Por […]

The post “Fëmijëri e burgosur”/ Si jetojnë të vegjlit palestinezë mes arrestimeve dhe terrorit appeared first on BoldNews.al.

Mijëra izraelitë mblidhen në Tel Aviv në prag të lirimit të pengjeve nga Hamas

12 October 2025 at 08:33

Qindra mijëra qytetarë izraelitë janë mbledhur në një tubim në Tel Aviv, në prag të lirimit të shumëpritur të pengjeve izraelite nga Hamas.

Duke iu drejtuar turmës, i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff, tha se pengjet “po kthehen në shtëpi” dhe lavdëroi presidentin amerikan Donald Trump për rolin e tij në arritjen e marrëveshjes për armëpushim dhe kthimin e pengjeve nga Gaza.

Ndërkohë, zyrtarë palestinezë në Gaza njoftuan se rreth 500 mijë persona janë kthyer në veri të Gazës, zonë që aktualisht është e shkatërruar, pas tërheqjes së forcave izraelite gjatë dy ditëve të fundit.

Egjipti ka konfirmuar se të hënën do të organizojë një samit në Sharm El-Sheikh për të finalizuar marrëveshjen që synon t’i japë fund luftës. Sipas një zëdhënësi të presidencës egjiptiane, më shumë se 20 liderë botërorë, përfshirë Trumpin, pritet të marrin pjesë në këtë samit. Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik Sir Keir Starmer kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.

Trumpu pritet të vizitojë Izraelin të hënën, përpara se të udhëtojë drejt Egjiptit. Vajza e tij Ivanka Trump dhe dhëndri Jared Kushner iu drejtuan pjesëmarrësve në tubimin e së shtunës në Tel Aviv.

Sipas marrëveshjes së shpallur të enjten për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve, Hamas i janë dhënë 72 orë – deri të hënën në mesditë për të liruar të gjithë 48 pengjet që ende mban pas dy vitesh lufte, nga të cilët 20 dyshohet se janë ende gjallë.

Një zyrtar i lartë i Hamas, Osama Hamdan, i tha agjencisë AFP se “sipas marrëveshjes së nënshkruar, shkëmbimi i të burgosurve pritet të nisë të hënën në mëngjes, siç është rënë dakord, dhe nuk ka zhvillime të reja në këtë drejtim”.

Ai shtoi se militantët e Hamas në terren ende nuk e kanë njoftuar udhëheqjen e lëvizjes për logjistikën e dorëzimit të pengjeve.

Aviv Havron, një qytetar izraelit që humbi pjesëtarë të familjes së tij gjatë sulmit të Hamas më 7 tetor 2023, i tha BBC-së në Tel Aviv: “Është shumë e rëndësishme për komunitetin… që ata të kthehen. Pa këtë, nuk mund ta rifillojmë jetën.”

Tronditëse/ Hamas ekzekuton publikisht tre palestinezë (VIDEO)

By: V K
23 September 2025 at 09:03

Një video tronditëse e publikuar në kanalet Telegram ka qarkulluar në rrjet, ku shihen anWtarë të Hamasin të cilët ekzekutojnë tre palestinezë, të akuzuar nga grupi si “bashkëpunëtorë të Izraelit”.

Në video, disa persona të armatosur me fytyra të mbuluara qëndrojnë mbi tre burra të gjunjëzuar, me sy të lidhur dhe duart të prangosura pas shpine.

Para turmës që brohoriste “Allahu Ekber”, një nga ekzekutorët i përshkruan viktimat si; “tradhtarë që kanë bashkëpunuar me pushtuesit për të vrarë popullin e tyre”.

Menjëherë më pas, të tre palestinezët ekzekutohen me të shtëna në kokë dhe trup.

 

 

Sipas mediave ndërkombëtare, Hamas vendosi mbishkrime të shkruara me dorë mbi trupat e viktimave.

Në një prej tyre shkruhej:Tradhtia juaj nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. Ju pret një ndëshkim i ashpër”.

Agjencia izraelite Ynet, raportoi se një tjetër copë letre mbi trupin e njërit prej viktimave përmbante mesazhin: “Mercenarë të shpatës – është koha t’ju presim kokat”.

Hamas deklaroi se në ekzekutim morën pjesë edhe anëtarë të dy organizatave të tjera radikale: Xhihadit Islamik dhe Brigadave Muxhahidine, duke e konsideruar këtë akt si një “paralajmërim” për të gjithë ata që bashkëpunojnë me Izraelin.

 

The post Tronditëse/ Hamas ekzekuton publikisht tre palestinezë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

“Vuelta” mbyllet pa finish/ Protestat pro palestineze nuk lejuan që gara të përfundonte në Madrid

By: xhir jeta
15 September 2025 at 13:41

Nuk kishte një fund të vërtetë për “Vuelta” e Spanjës, gara e tretë më e rëndësishme e çiklizmit botëror pas “Tour de France” dhe “Giro D’Italia”.

Protestat pro palestineze që shoqëruan që nga fillimi dhe vendosën në vështirësi disa herë organizatorët dhanë goditjen fatale në etapën e fundit. Protestuesit kishin kërkuar që nga nisja e “Vuelta” përjashtimin e skuadrës izraelite, Izrale Premier Tech, ndërsa në etapën finale nga Alalpardo deri në Madrid radikalizuan lëvizjen e tyre duke premtuar se nuk do të lejonin çiklistët e kësaj skuadre të hynte në kryeqytetin spanjoll.

Për këtë arsye, etapa e 21 dhe e fundit prej 103.6 u ndërpre pasi çiklistët kishin kaluar gjysmën e itinerarit.

Pas orësh hezitimi, organizatorët vendosën më pas që “Vuelta 2025” të mbyllej përfundimisht me fitues Jonas Vingegaard, që kryesonte deri në atë kohë klasifikimin e përgjithshëm.

Çiklisti danez la pas me 1 minutë e 16 sekonda portugezin Almeida dhe me 3 minuta e 11 sekonda britanikun Pidcock.

Por për shkak të trazirave që shoqëruan protestat kundër Izraelit në Madrid, ceremonia e kurorëzimit të tij si fitues ishte më shumë se e vakët./abcnews.al

SHBA pezullon dhënien e vizave për të gjithë mbajtësit e pasaportave palestineze

1 September 2025 at 08:49

Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar miratimin e vizave për thuajse të gjithë qytetarët që mbajnë pasaportë palestineze, raportoi të dielën gazeta The New York Times, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar. Kufizimet e reja shkojnë përtej masave që kishte vendosur më herët administrata e presidentit Donald Trump ndaj vizitorëve nga Gaza. Sipas raportimit, kjo nismë do […]

The post SHBA pezullon dhënien e vizave për të gjithë mbajtësit e pasaportave palestineze appeared first on BoldNews.al.

KOPENHAGË – BE: SHBA të rishqyrtojë ndalimin e vizave për zyrtarët palestinezë

30 August 2025 at 17:27

KOPENHAGË, 30 gusht /ATSH-DPA/ – Bashkimi Evropian po i kërkon Shteteve të Bashkuara të rishqyrtojnë heqjen e vizave të hyrjes për zyrtarët palestinezë përpara Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork muajin e ardhshëm.

“Ne të gjithë kërkojmë që ky vendim të rishqyrtohet”, tha kryediplomatja e BE-së Kaja Kallas pas një takimi të ministrave të Jashtëm të bllokut në Kopenhagë.

Departamenti i Shtetit i SHBA-së tha të premten se “po mohon dhe revokon vizat për anëtarët e Organizatës për Çlirimin e Palestinës dhe Autoritetit Palestinez”.

Departamenti i Shtetit i konfirmoi dpa-së se presidenti i AP-së Mahmoud Abbas dhe rreth 80 përfaqësues të tjerë të AP-së janë të prekur.

Vizat ekzistuese janë revokuar dhe nuk do të lëshohen viza të reja.

Kufizimet e reja e bëjnë një vizitë të Abbasit në OKB shumë të pamundur.

Selia e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork ndodhet në territor me status të veçantë që teknikisht nuk është pjesë e SHBA-së, por nuk ka aeroportin e vet, kështu që delegacionet e huaja duhet së pari të hyjnë në tokën amerikane para se të udhëtojnë atje, gjë që është e pamundur pa vizë./  a.jor.

The post KOPENHAGË – BE: SHBA të rishqyrtojë ndalimin e vizave për zyrtarët palestinezë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë thirrje liderëve botërorë për palestinezët: Shpërngulja e detyruar, shkelje e dinjitetit njerëzor

By: redi
28 August 2025 at 15:48

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, i përbërë nga krerët shpirtërorë të 5 feve kryesore në vendin tonë, i bëjnë thirrje liderëve ndërkombëtarë për arritjen e paqes në Rripin e Gazës, dhënien fund të luftës dhe lirimit të pengjeve. Për ta shpërngulja e detyruar e popullsisë, është një shkelje e rëndë e dinjitetit njerëzor. ”Në frymën e solidaritetit ndërfetar dhe të përgjegjësisë morale që feja mbart…

Source

Ushtria izraelite paralajmëron sërish palestinezët: Evakuimi nga Gaza i pashmangshëm!

27 August 2025 at 19:38

Ushtria izraelite ka ritheksuar edhe njëherë se nuk heq dorë nga plani i saj për pushtimin e plotë të Gazës.

Ndërsa kanë paralajmëruar palestinezët se evakuimi nga Gaza është i pashmangshëm.

Zëdhënësi i ushtrisë, Avichay Adraee tha se familjet që do të zhvendoseshin në jug do të merrnin ndihmë dhe përkujdesje më të detajuar.

Mijëra njerëz janë zhvendosur tashmë për shkak të përparimeve të fundit izraelite, kryesisht në pjesë të tjera të qytetit, ku ende jetojnë rreth një milion palestinezë.

Thirrja për evakuim ripërsëristet, ndërsa Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të kryesojë një takim në Shtëpinë e Bardhë mbi një vizion pas luftës për Gazën.

/abcnews.al/

Një milionë thirrje në orë, si e monitoron Izraeli çdo pëshpëritje të palestinezëve

6 August 2025 at 18:57

Izraeli po mbështetet në cloud computing-un e Microsoft-it për mbikëqyrjen masive të palestinezëve. Kështu zbulon gazeta The Guardian në një hetim të përbashkët me revistën +972 dhe Israeli Local Call. Sipas raportit, një pasdite në fund të vitit 2021, CEO i Microsoft-it, Satya Nadella, u takua me kreun e “Njësisë 8200” të ushtrisë izraelite, një […]

The post Një milionë thirrje në orë, si e monitoron Izraeli çdo pëshpëritje të palestinezëve appeared first on BoldNews.al.

Qindra fëmijë nga Gaza do të evakuohen në Mbretërinë e Bashkuar për trajtim mjekësor

By: E.K
4 August 2025 at 07:48

Planet për të evakuuar fëmijët e sëmurë rëndë ose të plagosur nga Gaza dhe për t’i sjellë ata në Mbretërinë e Bashkuar për trajtim mjekësor po zbatohen “me ritëm të shpejtë”, tha qeveria. Nuk është e qartë se sa fëmijë mund të jenë të përfshirë, por Sunday Times raporton se qeveria do të lejojë deri […]

The post Qindra fëmijë nga Gaza do të evakuohen në Mbretërinë e Bashkuar për trajtim mjekësor appeared first on FaxWeb.

Si e shkaktoi Izraeli urinë në Gaza

31 July 2025 at 19:32

Matematika e urisë është e thjeshtë në Gaza: palestinezët nuk mund të largohen, lufta ka ndalur bujqësinë dhe Izraeli ka ndaluar peshkimin. Kështu, praktikisht çdo kalori që konsumon popullsia duhet të vijë nga jashtë. Izraeli e di saktësisht se sa ushqim nevojitet. Prej dekadash, ka llogaritur furnizimet në mënyrë që të ushtrojë presion pa shkaktuar […]

The post Si e shkaktoi Izraeli urinë në Gaza appeared first on BoldNews.al.

UASHINGTON – SHBA ndalon vizat për zyrtarët palestinezë të PLO-së dhe AP-së

31 July 2025 at 17:38

UASHINGTON, 31 korrik /ATSH-DPA/- Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vendosin ndalime vizash për anëtarët e dy organizatave kryesore palestineze, njoftoi sot Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH).

Zyrtarëve nga Organizata për Çlirimin e Palestinës (PLO) dhe Autoriteti Palestinez (AP) do t’u mohohen vizat amerikane – pasi Uashingtoni i akuzon grupet për “minimin” e perspektivave për paqe.

Autoriteti Palestinez (AP) administron disa pjesë të Bregut Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, ndërsa PLO njihet ndërkombëtarisht si përfaqësuesi zyrtar i popullit palestinez.

Grupi islamist Hamas, në Rripin e Gazës, nuk është pjesë as e PLO-së dhe as e AP-së.

Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar mirëpriti sot sanksionet, duke falënderuar sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio për “aftësinë për të dalluar të drejtën nga e gabuara”.

Në një postim në X, Saar akuzoi AP-në për nxitje të urrejtjes kundër Izraelit përmes shkollave, xhamive, teksteve shkollore dhe medias së saj – dhe përsëriti kritikat e Izraelit për mbështetjen financiare të AP-së për palestinezët e dënuar për terrorizëm.

Vendimi i Uashingtonit vjen menjëherë pas njoftimit të planeve nga Franca, Britania e Madhe dhe Kanadaja për të njohur shtetin palestinez, megjithëse Londra dhe Otava kanë vendosur disa kushte. Administrata Trump i ka kritikuar këto lëvizje. //a.i/

The post UASHINGTON – SHBA ndalon vizat për zyrtarët palestinezë të PLO-së dhe AP-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bandat vjedhin ndihmat në Gaza, shumë pak shpërndahen tek palestinezët

29 July 2025 at 19:05

Palestinezët në Gaza përballen çdo ditë me mungesë ushqimi, edhe pse një pauzë taktike e Izraelit lejoi hyrjen e ndihmave në enklave për të paktën 10 orë në ditë.

Megjithatë një pjesë e madhe e ndihmës së kufizuar që hyn po grumbullohet nga bandat dhe tregtarët dhe shitet me çmime tepër të larta.

Një kilogram miell ka arritur deri në 60 dollarë ditët e fundit dhe një kilogram thjerrëza deri në 35 dollarë.

Kjo është përtej mundësive të shumicës së banorëve në territor, për të cilët ekspertët thonë se janë në rrezik nga uria dhe po mbahen vetëm me kursimet e paketa që u kanë mbetur.

Vendimi i Izraelit këtë fundjavë për të lejuar më shumë shpërndarje ndihmash ka ulur disi çmimet, por ende nuk është ndjerë plotësisht në terren.

Qeset me miell në tregje shpesh mbajnë logot e OKB, ndërsa paketimet e tjera kanë shenja që tregojnë se vijnë nga Fondacioni Humanitar i Gazës, të gjitha të shpërndara fillimisht falas. Është e pamundur të dihet se sa po devijohet, por asnjëri grup nuk është në gjendje të gjurmojë se kush e merr ndihmën e tij.

Në përleshjet rreth shpërndarjes së ndihmave në javët e fundit, banorët thonë se të fortët ishin në pozicionin më të mirë për të marrë ushqim.

Kur OKB merr lejen izraelite për të shpërndarë ndihmë, kamionët e saj pothuajse gjithmonë sulmohen nga bandat e armatosura ose mbingarkohen nga turma të uritura në zonën tampon të kontrolluar nga ushtria.

Shpërndarja e ushqimit vazhdon të jetë e mbizotëruar nga kaosi dhe dhuna. Edhe nëse Izraeli i ndërpret operacionet e tij ushtarake gjatë ditës, është e paqartë se sa do të përmirësohet situata e sigurisë.

/abcnews.al/

Uria kthehet në katastrofë në Gaza, një në tre persona nuk ha për disa ditë rresht

28 July 2025 at 09:50

Situata humanitare në Gaza po përkeqësohet çdo ditë, me shifra alarmante për shkak të mungesës së ushqimit dhe ndihmave thelbësore. Sipas të dhënave të fundit të Programit Botëror të Ushqimit (WFP), një në tre banorë të Gazës kalon ditë të tëra pa ngrënë asgjë, ndërsa rreth gjysmë milioni njerëz jetojnë tashmë në kushte që klasifikohen […]

The post Uria kthehet në katastrofë në Gaza, një në tre persona nuk ha për disa ditë rresht appeared first on BoldNews.al.

Pikat e ushqimit të Izraelit nuk janë thjesht kurthe vdekjeje – ato janë alibi për urinë në Gazë

27 July 2025 at 09:58

Në sistemin e shpërndarjes së ndihmave të Fondacionit Humanitar të Gazës, shohim një përpjekje për të shkatërruar një shoqëri të tërë.

Nga: Alex de Waal / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com

Kur uria masive përfshin një komunitet, ndodh diçka e rrallë dhe e tmerrshme. Uria nuk është vetëm një fenomen biologjik i trupit që tretet. Është gjithashtu grahma e fundit e një shoqërie. Uria është pamja e njerëzve që kërkojnë ushqim në një grumbull plehrash. Është një grua që gatuan fshehurazi, duke fshehur ushqimin nga kushërinjtë e saj të uritur. Është një familje që shet bizhuteritë e gjyshes për një vakt të vetëm, me fytyra bosh dhe pa emocione, me shikim të përhumbur. Ky është degradimi, poshtërimi, turpi – dhe, po, çnjerëzimi – që ndodh kur qeniet njerëzore përplasen si kafshë për ushqim.

Ky është realiteti të cilin asnjë statistikë nuk mund ta mbërthejë. Dhe, metodat për matjen e emergjencave ushqimore dhe për vlerësim – “uria” duke qenë më e rënda – dështojnë kur shoqëria shpërbëhet në këtë mënyrë.

Por, ashtu si një mjek me përvojë që mund të diagnostikojë ethet pa pasur nevojë të dërgojë mostra gjaku në laborator, punonjësit humanitarë që kanë një përvojë, ata të cilët panë thellësitë e vuajtjes njerëzore në Biafra në 1969 ose në Etiopi në 1984, i njohin këto simptoma kur i shohin.

Dhe, ata i shohin sot në Gazë.

Kthehuni te deklaratat e Fondacionit Humanitar të Gazës [FHG] – organizata e mbështetur nga ShBA-ja dhe Izraeli që filloi operimin në maj – dhe hyni në një botë tjetër. FHG-ja paraqet veten si një operacion profesional, plot dhembshuri, i dizajnuar për shekullin XXI. Do të shihni imazhe rendi dhe efikasiteti, dhe një njoftim krenar se ajo shpërndau më shumë se dy milionë vakte dje nga katër “qendra të sigurta të shpërndarjes”.

Dhe, përkrah fotografive të atyre fëmijëve të uritur, të grave që shemben nga uria, ka edhe fotografi të të rinjve të shëndetshëm. Për dallim nga pamjet e filmuara nga gazetarët palestinezë, të përpjekjeve të dëshpëruara për pak ndihma të mbetura përmes OKB-së, FHG-ja ka imazhe të shpërndarjeve të rregullta, të punonjësve të saj që mbajnë për dore fëmijët palestinezë.

Zëdhënësit izraelitë këmbëngulin se Kombet e Bashkuara kanë qindra kamionë me ushqim brenda perimetrit të Gazës që refuzojnë t’i shpërndajnë.

Por, ajo pamje me ngjyra nuk qëndron as përballë një vështrimi më të thjeshtë. Ka katër arsye pse ky është, në rastin më të mirë, një improvizim nga amatorët, dhe në rastin më të keq një mbulesë për krimin e urisë masive që po vazhdon.

Së pari, shifrat thjesht nuk përputhen. Në prill, Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e OKB-së llogariti rezervat ushqimore të mbetura në Gazë pas 18 muajsh rrethimi dhe lufte dhe dy muajsh bllokade totale nga Izraeli. Ajo vlerësoi se qasja në ushqim do të binte në vetëm gjysmën e asaj që nevojitet për të mbajtur gjallë jetën – në një moment mes majit dhe korrikut. Kjo do të thotë që përpjekja për ndihma duhet të mbulojë të gjitha nevojat ushqimore të Gazës. Dy milionë vakte në ditë janë më pak se gjysma e asaj që nevojitet. Racionet e FHG-së mund ta kenë ngadalësuar marshimin drejt urisë, por jo shumë.

Së dyti, nuk mund të lehtësohet uria vetëm me shifra. Sistemi i FHG-së është si të qëndrosh buzë një pellgu të madh dhe të ushqesh peshqit duke hedhur thërrime buke. Kush arrin të hajë nga këto racione?

Uria godet pakicën e pambrojtur. Matësi që përdor OKB-ja për të përcaktuar kur pasiguria e rëndë ushqimore arrin nivelin e urisë është kur 20 për qind e familjeve përballen me mungesë ekstreme ushqimi. Uria godet më të dobëtit, jo më të fortët.

Gjatë dekadave, programet humanitare kanë gjetur mënyrat më të mira për të ndihmuar më të varfrit, si gratë pa bashkëshort që kujdesen për disa fëmijë dhe ndoshta edhe prindër të moshuar. Është kilometri i fundit i shpërndarjes së ndihmës ai që ka rëndësi.

FHG-ja operon katër pika të shpërndarjes së racioneve. Tri ndodhen në skajin jugor të Gazës, në rrënojat e Rafahut, dhe një në Gazën qendrore. Të gjitha ato ndodhen në zona ushtarake. Ato hapen për periudha të shkurtra dhe me njoftim të shkurtër. Për të marrë këto racione, njerëzit duhet të dalin në rrënoja – gati për të vrapuar drejt portave në momentin e lajmërimit, duke kaluar mes postblloqeve ushtarake të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit [IDF]. Ata e dinë se e vetmja mënyrë që ushtarët e IDF-së kanë për të kontrolluar turmat është arma e zjarrit – edhe kur nuk qëllojnë për të vrarë.

Kur FHG-ja flet për “vendet e sigurta të shpërndarjes”, ajo i referohet mënyrës se si kontrollon paketat e saj deri në momentin e dorëzimit, jo mënyrën se si i dorëzon ato në mënyrë të sigurt për më nevojtarët. Dhjetëra njerëz që kërkojnë ndihmë vriten çdo ditë duke u përpjekur që të arrijnë këto pika.

Si do t’i bashkohet kësaj rrëmuje një nënë e lodhur me fëmijë të uritur, ose persona të moshuar apo me aftësi të kufizuara? Si do të kalojnë jo vetëm postet ushtarake, por edhe banditët që për veten duan të vjedhin ushqimet më të vlefshme ose për t’i shitur në treg? FHG-ja nuk ka asnjë ide se kush po i ha racionet. Ajo nuk ka një formulë për të ushqyer më të varfrit. Është ligji i xhunglës.

Së treti, ndihma duhet të jetë e përshtatur për njerëzit që në të vërtetë kanë nevojë. Në krye të listës janë ushqimet e specializuara për kujdes për fëmijët e kequshqyer të cilët nuk mund të hanë vakte të zakonshme, si Plumpy’Nut, një ushqim terapeutik i gatshëm për përdorim.

Kutia e racioneve e FHG-së zakonisht përmban miell, makarona, tahini, vaj gatimi, oriz dhe qiqra ose thjerrëza. Asnjë ushqim për foshnje. Asnjë Plumpy’Nut. Dhe, nuk ka infermierë apo specialistë të ushqyerjes në komunitet që të ofrojnë kujdes terapeutik për fëmijët e uritur.

Mendoni për një nënë të dëshpëruar që është thjesht në fund të zinxhirit ushqimor: si do t’i gatuajë racionet që merr? Si do të gjejë ujë të pastër? Izraeli e ka reduktuar furnizimin me ujë në një pjesë të vogël të nevojës, dhe po bombardon impiantet e fundit të shkripëzimit. Çfarë mund të përdoret për të bërë zjarr? Pa energji elektrike apo gaz për gatim, ajo mund të djegë mbeturinat për të ngrohur ushqimin.

Dhe, së fundi dhe më domethënësja, një operacion vërtet humanitar mbështet njerëzit e prekur, duke respektuar dinjitetin e atyre në nevojë, duke punuar me komunitetet. FHG-ja, në thelb, bën të kundërtën: ajo poshtëron dhe minon.

Shkatërrimi shoqëror që po shohim, degradimi i qenieve njerëzore, nuk është një efekt anësor i dëmit që po shkakton Izraeli. Ky është elementi qendror i krimit: shkatërrimi i shoqërisë palestineze. Qeveria e Izraelit nuk shfaq asnjë shenjë se i intereson, qoftë edhe pak, nëse palestinezët jetojnë apo vdesin. Ajo thjesht dëshiron të shmangë stigmën e akuzës për urinë dhe gjenocidin, dhe FHG-ja është alibia e saj aktuale. Të mos masht. /Telegrafi/

 

The post Pikat e ushqimit të Izraelit nuk janë thjesht kurthe vdekjeje – ato janë alibi për urinë në Gazë appeared first on Telegrafi.

Izraeli arreston brenda xhamisë Myftiun e Madh të Jeruzalemit

25 July 2025 at 14:56

Agjencia palestineze e lajmeve Wafa raporton se forcat izraelite kanë arrestuar sot Myftinë e Madh të Jerusalemit dhe Palestinës, sheikun Mohammad Hussein, brenda oborrit të xhamisë në Jeruzalem. Këtë e bën të ditur Departamenti për Pasuritë Islame, sipas të cilit sheiku Mohammad Hussein u arrestua pas lutjes së së premtes dhe u dërgua te Porta Mughrabi e Qytetit […]

The post Izraeli arreston brenda xhamisë Myftiun e Madh të Jeruzalemit appeared first on BoldNews.al.

❌
❌