Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Të dehur në timon, 11 drejtues mjetesh në pranga

12 December 2025 at 23:07

TIRANË, 11 dhjetor/ATSH/ Policia Rrugore ka shtuar masat e kontrollit gjatë fundjavës, përmes monitorimeve intensive me radarë, poliscanë dhe alkooltestues.

Policia i bën thirrje qytetarëve që të ndalojnë drejtimin e automjeteve dhe motomjeteve nën ndikimin e alkoolit, dhe më keq akoma në gjendje të dehur, në nivele që variojnë nga 0.78 mg/l deri në 1.58 mg/l.

Sipas Policisë, nga monitorimet e kryera janë vënë në pranga 11 drejtues automjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur, janë pezulluar 39 lejedrejtimi, dhe janë vendosur 123 masa administrative për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

“Mos rrezikoni jetën tuaj, të pasagjerëve dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës. Shijoni fundjavën, por nëse konsumoni alkool dhe jeni drejtues automjeti ose motomjeti, mos nisni udhëtimin drejt banesës, por përdorni mjetet e transportit public për të arritur në destinacion në mënyrë të sigurt”, thuhet në njoftim.

/e.i/j.p/

The post Të dehur në timon, 11 drejtues mjetesh në pranga appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hetimet për 21 janarin, SPAK i dërgon fletëthirrje Sali Berishës

By: V K
10 November 2025 at 14:25

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i ka dërguar një fletëthirrje Sali Berishës, për t’u paraqitur në lidhje me hetimet për dosjen e 21 janarit.

Ish-kryeministri është njoftuar të paraqitet të premten në orën 10.00, si person që ka dijeni për ngjarjen.

Kujtojmë që më 30 tetor edhe ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u paraqit në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë deklarime për vrasjen e katër protestuesve më 21 janar 2011, kohë kur ai ishte ministër i Brendshëm.

SPAK regjistroi procedim penal për ngjarjen e 21 janarit të vitit 2011, pasi Gjykata e Lartë vendosi një vit e gjysmë më parë të prishë vendimet e mëparshme të gjykatave dhe urdhëroi fillimin e hetimeve për kallëzimin e familjes Nika, ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha.

Të afërmit e Aleks Nikës, njërit prej protestuesve të vrarë para kryeministrisë në protestën e Partisë Socialiste më 21 janar 2011, akuzojnë Berishën, Bashën dhe ish-komandantin e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi se urdhëruan të qëllohej me armë ndaj pjesëmarrësve në protestë.

Aleks Nika, ishte një nga katër viktimat e protestës së dhunshme të 21 janarit 2011, kur mbështetësit e Partisë Socialiste, në atë kohë në opozitë, u përplasën me Policinë dhe Gardën e Republikës përpara selisë së Kryeministrisë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga ana e Gardës së Republikës, më 21 janar 2011 përveç Aleks Nikës, u vranë dhe Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, si dhe u plagosën 10 protestues të tjerë.

Për vrasjen e Dedës, Myrtajt dhe Veizit, Prokuroria procedoi penalisht ish komandantin e Gardës Ndrea Prendi dhe gardistin Agim Llupo, duke kërkuar dënimin e tyre me 23 vjet dhe 25 vjet burgim respektivisht.

Me 18 shtator 2013, Gjykata e Apelit në Tiranë e dënoi Prendin me 1 vit heqje lirie dhe Llupon me 3 vjet, duke arsyetuar se vrasjet ishin bërë nga pakujdesia. Vendimi kontrovers solli atëherë reagime të ashpra.

Ndërkohë vrasjet e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës dhe plagosja me armë zjarri e 6 personave të tjerë, gjatë protestës së Partisë Socialiste para kryeministrisë, ka mbetur pa autorë dhe prokuroria e pati pezulluar atë për vite me radhë në kërkim të provave.

Vendimi i Gjykatës së Lartë erdhi pasi në nëntor 2023 Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, GJEDNJ, gjeti se hetimet e mangëta të kësaj ngjarje kishin cënuar të drejtën e jetës së viktimave.

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në vendim e saj në nëntor 2023 i kërkoi Shqipërisë që “të identifikojë dhe ndëshkojë përgjegjësit për vrasjen e të afërmit të kërkueseve gjatë protestës së vitit 2011 përpara Kryeministrisë”. GjEDNj gjeti po ashtu se hetimet ishin penguar nga qeveria e kohës dhe specifikisht ish-kryeministri Sali Berisha dhe kërkoi që hetimet e ngjarjes duhej të përfshinin zinxhirin komandues të Gardës së Republikës dhe jo vetëm oficerët që hapën zjarr.

The post Hetimet për 21 janarin, SPAK i dërgon fletëthirrje Sali Berishës appeared first on Albeu.com.

Endrit Shabani jep dorëheqjen nga drejtimi i ”Nismës Thurje”, zbulohet pse e bëri

By: redi
6 November 2025 at 16:14

Endrit Shabani jep dorëheqjen nga drejtimi i partisë Nisma ”Thurje”, Pas shpalljes së kandidaturës për pozicionin e Avokatit të Popullit. Sekretarja e Përgjithshme e Nisma Thurje, Brunilda Dhrami ka vënë në dijeni KQZ në datën 3 nëntor për zgjedhjen e kryetarit të ri, Elton Çanaj. Endrit Shabani e ka dhënë dorëheqjen nga partia që në datën 15 tetor të këtij viti. Po ashtu, në shkresë bëhet me dije…

Source

Billie Eilish u bën thirrje miliarderëve të dhurojnë pasurinë e tyre

1 November 2025 at 10:43

NJU JORK, 1 nëntor /ATSH/ – Këngëtarja fituese e “Grammy”, Billie Eilish, po e mbështet me vepra fjalën e saj kur bëhet fjalë për filantropinë, sipas CNN.

Ajo pranoi së fundmi Çmimin e Inovatores Muzikore në ceremoninë “Wall Street Journal Magazine Innovator Awards” që u mbajt në Nju Jork.

Para se t’i dorëzohej çmimi, moderatori i njohur i mbrëmjeve televizive Stephen Colbert e falënderoi për lejimin “të publikonte një lajm të madh”.

“Ky është një veprim i jashtëzakonshëm”, tha Colbert. “Billie Eilish do të dhurojë të ardhurat nga turneu i saj “Hit Me Hard and Soft për të mbështetur organizata, projekte dhe zëra që merren me barazinë ushqimore, drejtësinë sociale, reduktimin e ndotjes dhe luftën kundër krizës klimatike.

Shuma e dhuruar është 11,5 milionë dollarë.”

“Është fantastike”, shtoi ai. “Billie, në emër të njerëzimit, të falënderojmë shumë”.

Më pas, Eilish doli në skenë për të marrë çmimin dhe u drejtua miliarderëve të pranishëm në sallë – mes tyre raportohet se ishte edhe Mark Zuckerberg.

“Po jetojmë në një kohë kur bota është shumë, shumë e keqe dhe e errët, dhe njerëzit kanë nevojë për mëshirë dhe ndihmë më shumë se kurrë, sidomos në vendin tonë”, tha ajo. “Nëse ke para, do të ishte mirë t’i përdorje për gjëra të mira, ndoshta t’ua japësh atyre që kanë nevojë”.

“Ju dua të gjithëve, por disa prej jush këtu kanë shumë më shumë para se unë”, shtoi Elish me humor

Duke iu drejtuar drejtpërdrejt miliarderëve, ajo pyeti: “Nëse je miliarder, pse je miliarder? S’kam urrejtje, por, po, jepini paratë tuaj”.

Në fund, ajo shprehu sërish dashurinë dhe mirënjohjen për të pranishmit. /Ad.Ab.

The post Billie Eilish u bën thirrje miliarderëve të dhurojnë pasurinë e tyre appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Starmer: U bëjmë thirrje palëve të zbatojnë pa vonesë marrëveshjen për paqen në Gaza

4 October 2025 at 16:15

Kryeministri britanik Keir Starmer e ka cilësuar pranimin e pjesshëm të planit të paqes të paraqitur nga presidenti i SHBA-së Donald, Trump – nga ana e Hamasit – si një “hap të rëndësishëm përpara” ndërsa bëri thirrje për një marrëveshje pa vonesë.

Hamasi tha se ka pranuar disa elementë të planit për t’i dhënë fund luftës gati 2-vjeçare, duke përfshirë gatishmërinë për të liruar pengjet dhe për t’ua dorëzuar pushtetin palestinezëve të tjerë.

“Nevojiten negociata të mëtejshme në çështje të tjera”, sipas zyrtarëve të lartë të Hamasit.

“Pranimi i planit të paqes nga ana e Hamasit është një hap i rëndësishëm përpara”, tha Starmer në një deklaratë.

“Ne mbështesim fuqimisht përpjekjet e presidentit Trump, të cilat na kanë sjellë më afër paqes se kurrë më parë”, shtoi ai.

“Tani ekziston një mundësi për t’i dhënë fund luftimeve, që pengjet të kthehen në shtëpi dhe që ndihma humanitare të arrijë tek ata që kanë kaq shumë nevojë për të”, tha Starmer.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të zbatojnë marrëveshjen pa vonesë”, theksoi kryeministri britanik.

Ai tha se Britania e Madhe ishte e gatshme të mbështeste negociatat e mëtejshme dhe të punonte drejt një paqeje të qëndrueshme si për izraelitët ashtu edhe për palestinezët.

Sekretarja e Jashtme britanike, Yvette Cooper, tha se ky ishte një moment që duhej shfrytëzuar.

“BM-ja është e gatshme të luajë rolin e saj të plotë në këtë përpjekje, dhe ne të gjithë i nxisim të gjitha palët që tani ta zbatojnë marrëveshjen plotësisht”, tha ajo.

Trump e mirëpriti deklaratën e Hamasit, duke postuar në media sociale: “Unë besoj se ata janë gati për një PAQE të qëndrueshme”.

“Izraeli duhet të ndalojë menjëherë bombardimin e Gazës, në mënyrë që të mund t’i nxjerrim pengjet në mënyrë të sigurt dhe të shpejtë! Tani për tani, është shumë e rrezikshme ta bëjmë këtë. Ne jemi tashmë në diskutime mbi detajet që duhen përpunuar”, tha ai.

Në një deklaratë, kryeministri Benjamin Netanyahu tha e kishte pranuar planin e Trump dhe se Izraeli do të punonte në bashkëpunim të plotë me Trump dhe po përgatitej të zbatonte “fazën e parë” të planit për lirimin e pengjeve.

Ndër çështjet për të cilat Hamasi nuk pranoi ishin çarmatosja dhe e ardhmja e Rripit të Gazës dhe të drejtat e palestinezëve, të cilat tha se duhet të diskutohen me grupe të tjera dhe duke përdorur ligjin ndërkombëtar.

GAZA – Izraeli urdhëron palestinezët të largohen nga qyteti, përndryshe do të konsiderohen militantë

1 October 2025 at 19:20

DEIR AL-BALAH, 1 tetor /ATSH/ –  Ministri izraelit i Mbrojtjes urdhëroi sot  të gjithë palestinezët e mbetur në Qytetin e Gazës të largohen menjëherë, duke e quajtur këtë “mundësinë e fundit” dhe paralajmëroi se kushdo që qëndron do të trajtohet si mbështetës i militantëve dhe do të përballet me “forcën e plotë” të ofensivës së re të Izraelit, sipas AP.

Sipas burimeve spitalore, të paktën 16 palestinezë u vranë në gjithë territorin, ndërsa Hamasi po shqyrton një propozim të ri paqeje nga presidenti amerikan Donald Trump, që synon t’i japë fund luftës dhe të sigurojë lirimin e pengjeve të mbetura nga sulmi i 7 tetorit 2023.

Rreth 400 mijë palestinezë janë larguar nga Qyteti  i Gazës që nga fillimi i ofensivës së madhe të muajit të kaluar, por qindra mijëra të tjerë vazhdojnë të mbeten atje, shumë prej tyre sepse nuk kanë mundësi ekonomike të ikin ose janë shumë të dobët për të përshkuar rrugën drejt kampeve të çadrave në jug.

“Kjo është mundësia e fundit për banorët e Gazës që të zhvendosen në jug dhe të lënë terroristët e Hamasit të izoluar në qytet”, shkroi ministri i Mbrojtjes Israel Katz në platformën X. “Ata që mbeten në Gaza do të konsiderohen terroristë dhe mbështetës të terrorit”. /Ad.Ab./

 

 

 

The post GAZA – Izraeli urdhëron palestinezët të largohen nga qyteti, përndryshe do të konsiderohen militantë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tetori Rozë/ Rama thirrje grave dhe vajzave: Bëni mamografinë falas në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale

By: V K
1 October 2025 at 08:35

Këtë të mërkurë, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama, në kuadër të Tetorit Rozë, ka bërë  thirrje për të gjitha gratë dhe vajzat, që të bëjnë një kontroll që mund të rezultojë jetë-shpëtues.

Rama rikujton se; mamografia falas mund të bëhet në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale në vend.

Postimi:

“MIRËMËNGJES dhe me thirrjen e përvitshme në çdo #TetorRozë për të gjitha gratë dhe vajzat që të marrin fare pak kohë për t’u kujdesur për veten, duke bërë mamografinë falas në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale në vend, ju uroj një muaj të mbarë”, shkruan ai.

 

The post Tetori Rozë/ Rama thirrje grave dhe vajzave: Bëni mamografinë falas në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale appeared first on Albeu.com.

OKB – Zelensky: Ukraina kërkon mbështetje për kauzën e saj

24 September 2025 at 22:35

NJU JORK, 24 shtator /ATSH-ANSA/ – Mos heshtni ndërsa Rusia vazhdon ta zvarrisë këtë luftë, deklaroi sot presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky nga foltorja e OKB-së.

”Ju lutem flisni hapur dhe dënojeni atë. Ukraina kërkon mbështetje për kauzën e saj”, theksoi ai.

”Ju lutem bashkohuni me ne në mbrojtjen e vendit tonë. Paqja varet nga të gjithë ne”, theksoi ai.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndaluar agresorin. Nëse duhen armë për ta bërë këtë, nëse duhet presion për ta bërë këtë, le ta bëjmë tani”, shtoi ai./   /os/

The post OKB – Zelensky: Ukraina kërkon mbështetje për kauzën e saj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Skandal në Beograd/ Tifozët serbë me thirrje “Kosova është Serbi”, gjatë ndeshjes kundër Anglisë (VIDEO)

By: V K
10 September 2025 at 07:41

Tifozët serbë nuk po reshtin me thirrjet e tyre raciste ndaj Kosovës. Kjo ndodhi mbrëmë në ndeshjen mes Serbisë dhe Anglisë në Beograd, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026.

 

Aty janë dëgjuar thirrje në kor “Kosova – Serbia”.

Përpos kësaj, në stadium janë parë edhe banderola të bardha me hartën e Kosovës në të me ngjyrat e flamurit serb.

Kujtojmë se Anglia po e mposhtë Serbinë me rezultat 2-0 në pjesën e parë.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by BUTASPORT.RS (@butasport.rs)

The post Skandal në Beograd/ Tifozët serbë me thirrje “Kosova është Serbi”, gjatë ndeshjes kundër Anglisë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

AKEP propozon ulje të tarifave me shumicë të telefonisë fikse

2 September 2025 at 12:15

TIRANË, 2 shtator/ATSH/ Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka propozuar një ulje të konsiderueshme të tarifave të terminimit të thirrjeve (tarifat me shumicë që operatorët i paguajnë njëri-tjetrit) për vitin e ardhshëm.

Sipas të dhënave të AKEP, tarifat e terminimit të thirrjeve në rrjetet telefonike fikse në Shqipëri janë shumë më të larta në krahasim me ato të vendeve të Bashkimit Evropian (BE).

Në këtë kontekst, AKEP ka përgatitur një analizë të tregut të telefonisë fikse dhe ka propozuar që tarifat e terminimit të ulen gradualisht me 57% në periudhën 1 mars 2026 – 1 mars 2027.

Propozimi parashikon që tarifa e terminimit të ulet nga 0,7 lekë për minutë (aktualisht) në 0,3 lekë për minutë nga 1 marsi 2026.

Më tej, kjo ulje do të vazhdojë në një fazë të dytë deri në 0,15 lekë për minutë nga 1 shtatori 2026 dhe do të arrijë nivelin 0,07 lekë për minutë nga 1 marsi 2027.

Në mungesë të një modeli të pastër BU LRIC (Baza e Kostos për Rregullimin e Tarifave), AKEP ka përdorur metodën e rregullimit sipas tarifave mesatare të vendeve të BE-së dhe rajonit (benchmark), duke argumentuar se gjendja e tregut të telefonisë fikse në Shqipëri nuk justifikon ndërtimin e një modeli të detajuar të kostove.

Sipas të dhënave të AKEP, ka një rënie të ndjeshme të trafikut të thirrjeve të origjinuara nga rrjetet e telefonisë fikse në Shqipëri dhe të ardhurave të operatorëve për këtë shërbim. Kjo ka ndodhur si pasojë e një kërkese gjithnjë e në rënie për përdorimin e telefonisë fikse dhe rritjes së përdorimit të telefonisë celulare.

Numri i pajtimtarëve të telefonisë fikse në Shqipëri ka vazhduar në rënie, duke arritur në 165 380 në fund të vitit të kaluar, një ulje prej 4,5% krahasuar me vitin e kaluar. Në një periudhë dhjetëvjeçare, ky numër është ulur me 35%. Kjo ka sjellë një normë të ulët të penetrimit të telefonisë fikse në Shqipëri, e cila, sipas AKEP, është shumë më e ulët krahasuar me mesataren globale dhe me vendet e zhvilluara.

Pavarësisht një rritjeje të lehtë të këtij treguesi për vitin 2024 në 6,9% (për shkak të uljes së bazës së popullsisë nga censi i vitit 2023), kjo normë mbetet shumë më e ulët se mesatarja botërore prej 11%, dhe në kontrast me vendet e zhvilluara, ku telefonia fikse ka një normë përdorimi rreth 33%.

Aktualisht, në Shqipëri operojnë 29 operatorë të rrjeteve të telefonisë fikse, një treg me shumë konkurrentë, por që ka përjetuar një ulje të vazhdueshme të kërkesës për shërbimet e telefonisë fikse.

1 nga 4

/a.f//r.e/

The post AKEP propozon ulje të tarifave me shumicë të telefonisë fikse appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Gjermania bën thirrje për më shumë ndihma për Rripin e Gazës

22 August 2025 at 15:51

BERLIN, 22 gusht /ATSH-DPA/ – Ministrja gjermane e Zhvillimit, Reem Alabali Radovan, ka bërë thirrje për më shumë ndihma për të arritur në Rripin e Gazës, pasi një autoritet ndërkombëtar i sigurisë ushqimore shpalli zyrtarisht zi buke në një pjesë të territorit për herë të parë.

‘’Raporti i Klasifikimit të Fazës së Integruar të Sigurisë Ushqimore (IPC) i mbështetur nga OKB-ja tregon qartë situatën katastrofike në Gaza’’, theksoi Alabali Radovan.

“Gjithnjë e më shumë njerëz – veçanërisht fëmijë – po vdesin nga uria para syve tanë. Kjo nuk mund të vazhdojë. Zia është tërësisht e shkaktuar nga njeriu”, theksoi ajo.

Një zi buke shpallet zyrtarisht kur përmbushen tre kritere: Të paktën 20% e familjeve përballen me mungesa ekstreme ushqimore, të paktën 30% e fëmijëve vuajnë nga kequshqyerja akute dhe të paktën dy të rritur ose katër fëmijë për 10 000 banorë vdesin çdo ditë nga uria ose nga një kombinim i kequshqyerjes dhe sëmundjes.

Qasja në shpërndarjen e ndihmave është përmirësuar pak, por raporti i IPC tregon gjithashtu se kjo nuk është e mjaftueshme.

‘’Nevojitet një armëpushim i menjëhershëm dhe në të njëjtën kohë, Hamasi duhet t’i lirojë pengjet menjëherë dhe pa kushte”, shtoi Alabali Radovan.   /os/

 

The post FOKUS – Gjermania bën thirrje për më shumë ndihma për Rripin e Gazës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarret në Gramsh, MM urdhër evakuimi për tri fshatra të tjerë

12 August 2025 at 16:08


TIRANË, 12 gusht/ATSH/ Ministria e Mbrojtjes lëshoi sot një njoftim urgjent për evakuimin e banorëve të tri fshatrave të tjerë në Gramsh, si pasojë e situatës së shkaktuar nga zjarret.

Përmes një njoftimi urgjent për evakuim, Ministria e Mbrojtjes kërkon që banorët e fshatrave Ërmenj, Harunas dhe Zenelas të largohen menjëherë nga banesat dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt.

Ndërkohë, sipas MM-së fshati Skënderbegas është evakuuar.

Më herët sot, MM dha urdhër për evakuimin e banorëve në tre fshatra të tjera të Gramshit: Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë, për shkak të dy fronteve të rrezikshme të zjarrit me të cilat po përballet zona që prej mëngjesit.

Në terren janë dislokuar 80 trupa të Forcave të Armatosura në mbështetje të forcave vendore, të cilat po punojnë pa ndërprerje për izolimin e flakëve.

Në vijim pritet të nisë mbështetja nga ajri për të frenuar përhapjen e zjarrit.

Gjatë 24 orëve të fundit në gjithë vendin janë evidentuar 50 vatra zjarri, 19 ndër të cilat mbeten ende aktive. Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 82 automjete zjarrfikëse dhe 1080 forca operacionale.

/m.m/j.p/

The post Zjarret në Gramsh, MM urdhër evakuimi për tri fshatra të tjerë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Situatë kritike me zjarret në Gramsh/ Presidenti Begaj: Thirrje për ndërgjegjësim, banorët të bashkëpunojnë emergjencat civile

By: D Marku
12 August 2025 at 15:59

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj shpërndau një mesazh për situatën kritike, të krijuar nga zjarret në vend.

Kreu i shtetit kërkoi nga banorët të bashkëpunojnë me strukturat e emergjencave civile.

Me shqetësim të thellë po ndjek situatën kritike të shkaktuar nga zjarret, me të cilat po përballet vendi ynë. Në këto momente sfiduese dua të bëj thirrje për ndërgjegjësim maksimal nga secili prej nesh, duke treguar kujdes, angazhim dhe përgjegjësi. Ftoj të gjithë qytetarët, veçanërisht banorët e Bashkisë Gramsh, Njësisë Administrative Skënderbegas, ku situata është edhe më kritike, të bashkëpunojnë e të kontribuojnë krah për krah me strukturat e emergjencave civile, zjarrfikësit, Forcat e Armatosura dhe policinë, të cilët po punojnë dhe sakrifikojnë për të mbrojtur jetën, pronën, pasurinë. Mbështetja jonë për ta, me çdo formë të mundshme, është jetike”.

Begaj falenderon efektivët e angazhuar dhe shpreh mirënjohje për ndihmën që po marrim nga vendet mike, përfshirë dërgimin e helikopterëve dhe pajisjeve të specializuara.

The post Situatë kritike me zjarret në Gramsh/ Presidenti Begaj: Thirrje për ndërgjegjësim, banorët të bashkëpunojnë emergjencat civile appeared first on Albeu.com.

BE thirrje partive në Kosovë: Respektoni vendimin e Kushtetueses, s’ka më kohë për të humbur!

8 August 2025 at 21:21

Bashkimi Europian u ka bërë thirrje të gjitha partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës që të respektojnë vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me themelimin e Kuvendit të ri dhe të gjejnë kompromisin e nevojshëm për të përparuar me procesin e zgjedhjes së kryetarit dhe zëvendëskryetarëve të organit ligjvënës. Në një deklaratë […]

The post BE thirrje partive në Kosovë: Respektoni vendimin e Kushtetueses, s’ka më kohë për të humbur! appeared first on BoldNews.al.

Një milionë thirrje në orë, si e monitoron Izraeli çdo pëshpëritje të palestinezëve

6 August 2025 at 18:57

Izraeli po mbështetet në cloud computing-un e Microsoft-it për mbikëqyrjen masive të palestinezëve. Kështu zbulon gazeta The Guardian në një hetim të përbashkët me revistën +972 dhe Israeli Local Call. Sipas raportit, një pasdite në fund të vitit 2021, CEO i Microsoft-it, Satya Nadella, u takua me kreun e “Njësisë 8200” të ushtrisë izraelite, një […]

The post Një milionë thirrje në orë, si e monitoron Izraeli çdo pëshpëritje të palestinezëve appeared first on BoldNews.al.

FIBA nis hetim pas thirrjeve antishqiptare në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë

5 August 2025 at 08:42

PRISHTINË, 5 gusht/ATSH/Federata Ndërkombëtare e Basketbollit tha për Radion Evropa e Lirë të hënën se e ka nisur një hetim lidhur me thirrjet antishqiptare që shpërthyen gjatë një ndeshjeje basketbolli mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë gjatë fundjavës.

“Në këtë fazë, jemi duke mbledhur raportet dhe deklaratat përkatëse, duke punuar në përputhje të ngushtë me federatat kombëtare të përfshira, si dhe me autoritetet lokale dhe forcat e rendit”, tha FIBA për REL.

Sipas politikanëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, në turmën e tifozëve në ndeshjen e fazës së dytë parakualifikuese për Kupën e Botës që do të mbahet në Katar më 2027, janë dëgjuar thirrje si “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”, “Dhoma gazi për shqiptarët” dhe “Maqedoni e pastër”.

FIBA tha se e dënon pa rezerva dhe me vendosmëri gjuhën e urrejtjes dhe çdo formë diskriminimi apo gjuhe raciste.

“Ne promovojmë në mënyrë aktive krijimin e një mjedisi gjithëpërfshirës dhe me respekt për të gjithë lojtarët, ekipet dhe tifozët, si një përparësi kryesore në sport”, tha ajo.

Zyrtarë të lartë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut – ku shqiptarët përbëjnë gati një të katërtën e popullsisë prej 1.8 milionë banorësh – ndodheshin në sallë gjatë ndeshjes.

Incidenti ka shkaktuar gjithashtu reagime të ashpra në Kosovë dhe Shqipëri, vende me popullsi kryesisht shqiptare.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, një nga zyrtarët që morën pjesë në ndeshje, dënoi “thirrjet nacionaliste dhe ksenofobike” në një deklaratë më 4 gusht, dy ditë pas ndeshjes.

Ai tha se, ndonëse ishte i pranishëm në arenë, “nuk i kishte vënë re” thirrjet e tifozëve, duke pretenduar se ato ishin bërë nga “një grup i vogël njerëzish”.

“Dua ta shfrytëzoj këtë rast për t’iu bashkuar dënimit të nacionalizmit dhe ksenofobisë – së pari për atë që ndodhi gjatë ndeshjes së basketbollit ndërmjet Maqedonisë [së Veriut] dhe Rumanisë, e më pas për të dërguar një mesazh te të gjitha grupet e tifozëve: të mbështesin në mënyrë sportive, ta përkrahin ekipin e tyre dhe përfaqësuesen kombëtare të Maqedonisë”, tha Mickoski.

Partia shqiptare në opozitë në Maqedoni të Veriut, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), tha se në këtë ngjarje “u dëgjuan kore antishqiptare, thirrje raciste dhe gjuhë e pastër e urrejtjes etnike ndaj shqiptarëve”.

Ministri i Sportit i Maqedonisë së Veriut, Borko Ristovski, tha se kjo Ministri nuk mund të reagojë konkretisht ndaj kësaj ngjarjeje, “sepse nuk vjen nga ndonjë subjekt sportiv – vjen nga tifozë në tribunë – dhe nuk kemi asnjë kompetencë për të reaguar kur bëhet fjalë për tifozët”.

“Megjithatë, le ta shfrytëzoj këtë rast për të bërë një apel: në Maqedoni nuk ka nevojë për brohoritje të tilla, as nga njëra anë, as nga tjetra, nga askush, nga cilado anë që të vijë”.

Kodi Penal i Maqedonisë së Veriut parasheh dënime për thirrjet raciste dhe gjuhën e urrejtjes në disa nene, ndërsa më i rëndësishmi është neni 319, i cili parashikon se kushdo që nxit ose përhap publikisht urrejtje, përçarje apo jotolerancë mbi baza racore, fetare, etnike apo kombëtare, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

Të hënën, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se thirrjet antishqiptare të dëgjuara në Kumanovë janë të papranueshme dhe “cenojnë frymën e bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë”.

“Shqiptarët janë popull autokton në trojet e tyre si dhe meritojnë të trajtohen me dinjitet dhe barazi, ashtu si çdo komunitet tjetër”, tha Osmani.

Komiteti Olimpik i Kosovës i dënoi thirrjet antishqiptare gjatë ndeshjes në Kumanovë në një reagim në Facebook të hënën, duke thënë se “veprimet e tilla janë të papranueshme dhe bien ndesh me vlerat themelore të lëvizjes olimpike, të cilat promovojnë respektin, barazinë dhe solidaritetin mes popujve”.

“KOK u bën thirrje institucioneve përgjegjëse, që të ndërmarrin masa konkrete ndaj gjuhës së urrejtjes dhe autorëve të këtyre sjelljeve të dënueshme, që nuk kanë vend në ngjarjet sportive”, thuhet në reagim.

Kryetarja e Kuvendit në Shqipëri, Elisa Spiropali, i cilësoi si të papranueshme thirrjet fyese ndaj shqiptarëve.

“Gjuha e urrejtjes që nxit dhunën, konfliktin etnik dhe racizmin, nuk ka vend në asnjë hapësirë publike, e aq më pak në sport, që në thelb të tij mbart frymën e bashkimit, të bashkëpunimit, të lojës së ndershme dhe të respektit ndaj tjetrit”, tha ajo. /REL/

The post FIBA nis hetim pas thirrjeve antishqiptare në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Dhoma gazi për shqiptarët”/ Skandal në Maqedoni! Thirrje raciste në prani të kryeministrit Mickoski

3 August 2025 at 20:27

Thirrje raciste anti-shqiptare janë dëgjuar mbrëmjen e djeshme në sallën e sporteve në Kumanovë, në kohën kur po zhvillohej ndeshja kualifikuese e basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë. Thirrjet dyshohet se kanë ardhur nga tifo grupi i quajtur Kumani. Edhe pse thirrjet raciste anti-shqiptare dëgjoheshin qartë, autoritetet e pranishme në sallë nuk ndërhyri për […]

The post “Dhoma gazi për shqiptarët”/ Skandal në Maqedoni! Thirrje raciste në prani të kryeministrit Mickoski appeared first on BoldNews.al.

Beci: 393 aplikime për vendet vakante në administratën vendore

TIRANË, 30 korrik/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci bëri të ditur sot se për vendet vakante në administratën vendore kanë ardhur në total 393 aplikime.

“393 aplikime për të kontribuar së bashku për Shkodrën. Dua të falënderoj të gjithë qytetarët që iu përgjigjën thirrjes sonë për të aplikuar për t’u bërë pjesë e administratës vendore”, u shpreh Beci.

Sipas tij, “fakti që morëm 393 aplikime është një dëshmi e besimit dhe gatishmërisë së qytetarëve për të dhënë kontributin e tyre në zhvillimin e qytetit dhe të njësive tona administrative”.

Beci njoftoi se nga dita e hënë, 4 gusht, nis procesi i intervistave, i cili do të zhvillohet në ambientet e Bashkisë Shkodër.

“Të gjithë aplikantët do të njoftohen individualisht për datën dhe orën e intervistës së tyre.
Ky është vetëm fillimi i një procesi për të ndërtuar një administratë më të hapur, më funksionale dhe më pranë qytetarëve. Faleminderit për besimin dhe angazhimin tuaj për Shkodrën”, u shpreh ai.

Thirrja për aplikime për vendet në administratën vendore u çel pas analizës së performancës së institucioneve vendore dhe një sërë dorëheqjesh nga pozicione të ndryshme.

/m.m/j.p/

The post Beci: 393 aplikime për vendet vakante në administratën vendore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AKSK hap thirrjen për përzgjedhjen e 10 të rinjve në garën botërore të ECSC

TIRANË, 26 korrik /ATSH/ Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka hapur thirrjen për përzgjedhjen e ekipit shqiptar që do të marrë pjesë në ‘European Cyber Security Challenge (ECSC) 2025’, që zhvillohet nga 6 deri më 10 tetor në Varshavë, Poloni.

Sipas njoftimit të AKSK-së, ECSC është një garë prestigjioze ndërkombëtare për të rinjtë e moshës 14–24 vjeç, e organizuar nga ENISA, Agjencia e Bashkimit Evropian për Sigurinë Kibernetike, ku ekipe nga mbi 40 vende përballen në sfida praktike të fushës.

Sfidat përfshijnë garat për sigurinë e faqeve dhe shërbimeve web, sigurinë e aplikacioneve mobile, cryptography, reverse engineering dhe forensics.

‘European Cyber Security Challenge 2025’ është një mundësi për të rinjtë që duan të testojnë dhe zhvillojnë aftësitë e tyre në sigurinë kibernetike, në skenën më të madhe evropiane të kësaj fushe.

Ekipi përfaqësues i Shqipërisë do të përbëhet nga 10 të rinj, të cilët do të përzgjidhen përmes këtij aplikimi në adresën https://aksk.gov.al/aplikim-per-perfaqesim-ne-european…/

/e.i/ /gj.m/

The post AKSK hap thirrjen për përzgjedhjen e 10 të rinjve në garën botërore të ECSC appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bashkia Durrës fton profesionistët të aplikojnë për vakancat në administratën publike

TIRANË, 21 korrik /ATSH/ Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako përcolli sot thirrjen për profesionistë nga të gjitha fushat, që duan të japin kontributin e tyre në zhvillimin e mëtejshëm të qytetit duke u bërë pjesë e administratës publike.

Në thirrjen e bërë publike në rrjetet sociale, Sako tha se “të gjithë ata arkitektë, urbanistë, inxhinierë, ekonomistë, IT, juristë, profesionistë të shkencave sociale, pedagogë, profesionistë të sektorit të bujqësisë dhe mjedisit, etj të cilët dëshirojnë të japin kontributin e tyre në shërbim të qytetit dhe qytetarëve të Durrësit janë të ftuar të shprehin interesin e tyre”.

Të interesuarit mund të dërgojnë në email jetëshkrimin e tyre dhe një letër për shprehje interesi.

Adresa elektronike është profesioniste@durres.gov.al.

“Kjo dritare komunikimi do të shërbejë për të dërguar kërkesa, në çdo periudhë të vitit”, tha Sako, ndërkohë që u shpreh se janë hapur thirrjet për disa vende vakante në bashkinë e Durrësit.

/e.i/j.p/

The post Bashkia Durrës fton profesionistët të aplikojnë për vakancat në administratën publike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌