Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 28 December 2025Main stream

Jo vetëm Vlora! Cërriku katër ditë pa ujë në prag festash

By: Brisi
28 December 2025 at 13:28

Përpos qytetit të Vlorës i cili po përballet me mungesë të furnizimit me ujë prej tre ditësh, një tjetër qytet po përjeton situatë të ngjashme alarmante. Sipas JOQ, prej katër ditësh edhe qyteti i Cërrikut nuk ka ujë. Banorët kanë deklaruar se nuk kanë ujë në çezmat e tyre këtë prag festash, duke e bërë […]

The post Jo vetëm Vlora! Cërriku katër ditë pa ujë në prag festash appeared first on BoldNews.al.

Kriza e ujit në Vlorë/ Sa kohë i duhet qeverisë për të rregulluar një tubacion?

By: Brisi
28 December 2025 at 12:01

Qyteti i Vlorës, po përballet prej tre ditësh, me mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve dhe funksionet jetike të tyre. Sipas raportimeve, situata ka ardhur si pasojë e dëmtimit të një tubacioni kryesor të ujësjellësit, ndërkohë që riparimi i defektit ka zgjatur më tepër sesa […]

The post Kriza e ujit në Vlorë/ Sa kohë i duhet qeverisë për të rregulluar një tubacion? appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Thellohet skandali i “Air Albania”/ Punonjësit pa paga prej muajsh, kompania shet biletat dhe anulon fluturimet

By: Brisi
23 December 2025 at 08:55

Një punonjës i kompanisë ajrore “Air Albania” ka denoncuar së fundmi, atë që tashmë po shihet hapur si rrëshqitja e kompanisë drejt falimentimit. Sipas tij, situata financiare është jashtë kontrollit dhe pasojat më të rënda po i vuajnë punonjësit dhe qytetarët. Punonjësi bën me dije se stafi i Air Albania ka rreth katër muaj pa […]

The post Thellohet skandali i “Air Albania”/ Punonjësit pa paga prej muajsh, kompania shet biletat dhe anulon fluturimet appeared first on BoldNews.al.

“Më rr*ani p***in”/ Skandal në Myslym Shyr! Shefja e “Future Home” kërcënon pronaren pas prishjes së shtëpisë

By: Brisi
16 December 2025 at 22:01

Qytetarja Mimoza Bekaj iu drejtua emisionit “Stop”, pasi apartamenti i saj, i dhënë me qira përmes agjencisë “Future Home”, u kthye në një gjendje katastrofike nga vajzat qiramarrëse. Banesa u la me dëmtime të rënda, papastërti dhe sende të djegura, ndërsa dëmi financiar ishte i konsiderueshëm. Megjithëse ishte rënë dakord, që vajzat të paguanin 4 milionë lekë […]

The post “Më rr*ani p***in”/ Skandal në Myslym Shyr! Shefja e “Future Home” kërcënon pronaren pas prishjes së shtëpisë appeared first on BoldNews.al.

Zgjerohet skandali Elbit/ Rama kontratë miliona dollarë me kompaninë e pezulluar për korrupsion

By: Brisi
10 December 2025 at 10:59

Në korrik të këtij viti Shqipëria nënshkroi një marrëveshje të gjerë ushtarake me Izraelin. Dokumenti i firmosur nga ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu dhe homologu i tij izraelit u miratua në Këshillin e Ministrave. Për shumë muaj firma e Vengut u konsiderua thjesht një marrëveshje normale midis dy qeverive për të bashkëpunuar në fushën e […]

The post Zgjerohet skandali Elbit/ Rama kontratë miliona dollarë me kompaninë e pezulluar për korrupsion appeared first on BoldNews.al.

Skandal në Turqi/Videoja e nxënësve me autizëm të lidhur në banka shkakton reagime të ashpra

By: gaze tare
8 December 2025 at 13:57

Një incident që ka shkaktuar reagime të forta në Turqi doli në dritë përmes një videoje të regjistruar nga një prind në një shkollë speciale në Prusi: nxënës me autizëm shihen të lidhur në bankat e tyre me litarë gjatë orës së mësimit, imazhe që kanë tronditur opinionin publik turk.

Sipas Milliyet, autoritetet reaguan menjëherë. Drejtoria Krahinore e Arsimit Kombëtar njoftoi se ka nisur një hetim zyrtar për incidentin, i cili ka të bëjë me një shkollë që strehon fëmijë të moshës 9 deri në 16 vjeç me nevoja të veçanta.

Tulay Gürel, nëna e një fëmije autik që ndjek shkollën, përshkroi një mjedis që siç thotë ajo jo vetëm që nuk i mbështet nxënësit, por edhe i ngarkon ata: “Këta fëmijë duhet të kenë shkolla në zona të qeta. Ka mësues që vazhdimisht reagojnë negativisht ndaj fëmijëve. Fëmija im është 11 vjeç dhe ka autizëm. Kur djali im studionte në Konya, ai madje vizatonte. Kur ndërruam qytete, filluan problemet. E çonin fëmijën në shkollë dhe i thoshin: ‘Nuk mund të hysh brenda, është e ndaluar.'”

Duke vazhduar, ajo përshkroi ndikimin e mjedisit shkollor në psikologjinë e fëmijës së saj: “Fakti që fëmija është në një mjedis të papërshtatshëm i shkakton atij dëme serioze. Ka mësues që shfaqin dhunë. Kjo për shkak të mungesës së njohurive dhe edukimit. Ata i lidhin për t’i kontrolluar“, tha ajo për mediat turke.

Zbulimet kanë shkaktuar një valë zemërimi, ndërsa hetimi i autoriteteve është duke vazhduar.

Otizmli öğrenciler iple bağlandı, MEB hemen harekete geçti

Bursa’da eğitim veren BTSO Baha Cemal Zağra Özel Eğitim Uygulama Okulu’nda, otizmli öğrencilerin sıralara bağlanarak ders işlendiği görüntüler ortaya çıktı.

9-16 yaş arasındaki özel gereksinimli öğrencilere eğitim… pic.twitter.com/91Zw8cVpQT

— Objektif Türk (@objektifturkcom) December 8, 2025

The post Skandal në Turqi/Videoja e nxënësve me autizëm të lidhur në banka shkakton reagime të ashpra appeared first on iconstyle.al.

“Marrëveshje e fshehtë Rama-Mongherini/ Berisha: Prokuroria e BE-së të hetojë e-mailet dhe SMS-të që kanë shkëmbyer

By: Brisi
3 December 2025 at 11:56

Kryedemokrati, Sali Berisha ka akuzuar ditën e sotme Edi Ramën se është i implikuar në skandalin e Kolegjit Europian në Tiranë, për të cilin u arrestua mikesha e tij Federika Mogherini. Në një deklaratë për mediat, Berisha thotë se ka një marrëveshje të fshehtë Rama-Mogherini, ndërsa ka bërë  thirrje të hetohen komunikimet e tyre me […]

The post “Marrëveshje e fshehtë Rama-Mongherini/ Berisha: Prokuroria e BE-së të hetojë e-mailet dhe SMS-të që kanë shkëmbyer appeared first on BoldNews.al.

Skandali në Durrës/ Kadastra regjistron pronat e qytetarit në emrin e një të panjohuri

By: Brisi
27 November 2025 at 21:19

Qytetari nga Durrësi Hysni Hushi denoncon në emisionin “Stop” në Tv Klan se ndërsa dy prona të tij janë certifikuar normalisht, pjesa tjetër e pasurive ka rezultuar në emër të një personi krejt tjetër. Sipas përgjigjes së ASHK Durrës, pronat figurojnë me pronar Përparim Selimusain, banor i Qerretit. Por ky i fundit, para noterit ka […]

The post Skandali në Durrës/ Kadastra regjistron pronat e qytetarit në emrin e një të panjohuri appeared first on BoldNews.al.

“Mbyte kroatin që shqiptari mos të ketë vëlla”, thirrje skandaloze e tifozëve serbë në Europa League

By: armand
26 November 2025 at 14:46

Tifozët serbë vazhdojnë të bëjnë skandale në tribuna të ngjarjeve sportive. Diçka e tillë ndodhi edhe mbrëmë në ndeshjen e hendbollit mes Partizanit dhe ekipit kroat, Nexes, e vlefshme për Europa League. Mediumi kroat “index.hr” e ka publikuar një video ku shihen tifozët e Partizanit, të njohur me emrin “Grobari”, të cilët bëjnë fyerje të […]

The post “Mbyte kroatin që shqiptari mos të ketë vëlla”, thirrje skandaloze e tifozëve serbë në Europa League appeared first on BoldNews.al.

Skandal në AZHBR/ Babai hartoi projektin fitues ndërsa vajza inspektore e firmosi

By: M C
24 November 2025 at 20:25

Gjatë vitit 2024, thirrjes së Skemës Kombëtare të Investimeve iu përgjigjen 403 fermerë, midis tyre aplikoi dhe kryetari i FRPD së Kuçovës, Ardit Bënja.

Si çdo aplikues edhe ky fermer dosjen e projektit e realizoi pranë një studioje projektesh, që drejtohet nga inxhinieri Ylli Ago. Arditi kërkon që nëpërmjet kësaj skemë nga AZHBR të subvencionohet për ngritjen e një stalle lopësh që kap vlerën e 28.830,911 të reja, por sipas rregullave ai ka të drejtë të marrë si grant 50% të investimit.

Projekti i realizuar nga Ylli Ago, u shqyrtua nga vajza e tij Ana Ago, që në AZHBR mban postin e inspektores pranë Drejtorisë së Përzgjedhjes së Pranimit të Projekteve, dhe në ketë rast vajza nuk mund të refuzonte atin e saj, ku përfundimi është finalizimi i lidhjes së kontratës midis aplikuesit dhe AZHBR, që e përkthyer në shifra Arditi përfitoi si grant 14.415.455 lekë të reja.

Por kjo dosje nuk mban vetëm firmat e familjes Ago, por edhe firmën e drejtoreshës së përgjithshme të AZHBR, Ardita Kuçi. Ku së bashku më Anën, shpallin fitues projektin e babait, Ylli Ago. Edhe pse emri i tij është pothuajse në çdo faqe të projektit ky detaj nuk është vënë re nga syri drejtoreshës, Ardita Kuçi. E pavarësisht kësaj, stalla e Arditit u reklamua si një histori suksesi nga Ardita Kuçi.

Deri më tani përfituesi Bënja SHPK ka marrë vetëm 30% të shumës, si formë parapagimi, pjesa tjetër e fondit lëvrohet atëherë kur përfundon i gjithë investimi. Fondi i kësaj skemë në vitin 2024 kapte vlerën e 1.5 miliard lekësh, ku në veçanti paratë u shpërndanë në pesë masa: ndërtimi i serave diellore, instalimi i rrjeteve antibreshër, ndërtimi i stallave, mekanizmi bujqësor, kosha, rrjeta peshkimi për akukulturë. Kjo skemë kishte për qellim të zëvendësonte programin IPARD, i cili prej gati tre vitesh është i pezulluar sepse dyshohet se fondet e BE shkuan në rrugët e korrupsionit, dosje që vazhdon të hetohet jo vetëm nga OLAF, por edhe SPAK./ tch

The post Skandal në AZHBR/ Babai hartoi projektin fitues ndërsa vajza inspektore e firmosi appeared first on Albeu.com.

Skandal i madh korrupsioni përfshin aleatët kryesorë të Zelenskyt, dy ministra japin dorëheqjen

By: M C
12 November 2025 at 18:44

Një skandal i gjerë korrupsioni ka përfshirë nivelet e larta të qeverisë ukrainase, duke çuar në dorëheqjen e ministres së Energjisë Svitlana Grynchuk dhe ministrit të Drejtësisë Herman Halushchenko.

Të dy dhanë dorëheqjen pas një hetimi të madh për abuzime në sektorin energjetik të vendit.

Presidenti Volodymyr Zelensky kërkoi shkarkimin e tyre të mërkurën, vetëm dy ditë pasi agjencitë kundër korrupsionit akuzuan disa persona për një skemë masive përvetësimi fondesh në energji, përfshirë edhe operatorin shtetëror bërthamor Enerhoatom. Disa nga të përfshirët kanë qenë bashkëpunëtorë të afërt të Zelenskyt.

Sipas akuzave, ministri Halushchenko dhe zyrtarë të tjerë të lartë dyshohet të kenë marrë pagesa të paligjshme nga kontraktorët që ndërtonin fortifikime kundër sulmeve ruse ndaj infrastrukturës energjetike.

Mes personave të implikuar janë ish-zv.kryeministri Oleksiy Chernyshov dhe biznesmeni Timur Mindich, bashkëpronar i ish-studios televizive të Zelenskyt, Kvartal95, i cili raportohet se është larguar nga vendi.

Halushchenko ka deklaruar se do t’i kundërshtojë akuzat, ndërsa Grynchuk u shpreh në rrjetet sociale se “në veprimtarinë time profesionale nuk ka pasur shkelje të ligjit”.

Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit dhe Prokuroria e Specializuar Kundër Korrupsionit bënë të ditur se hetimi, i zhvilluar për 15 muaj me rreth 1,000 orë përgjime, ka zbuluar përfshirjen e katër anëtarëve të qeverisë ukrainase.

Sipas tyre, rreth 100 milionë dollarë janë pastruar përmes skemës, dhe fotot e çantave me para të gatshme janë publikuar si prova. Një pjesë e fondeve dyshohet se është transferuar jashtë Ukrainës, përfshirë edhe në Rusi.

Prokurorët pretendojnë se paratë janë pastruar përmes një zyre në Kiev, e lidhur me familjen e ish-deputetit ukrainas dhe aktualisht senator rus, Andriy Derkach.

Skandali po ndodh në një moment kur Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, përfshirë nënstacionet që furnizojnë me energji centralet bërthamore.

Rasti pritet të nxjerrë sërish në pah problemin e thellë të korrupsionit në Ukrainë, pavarësisht punës së NABU dhe SAPO gjatë dhjetë viteve të fundit. Në korrik, protesta mbarëkombëtare shpërthyen pas ndryshimeve që kufizonin pavarësinë e këtyre dy institucioneve, duke rrezikuar statusin e Ukrainës si vend kandidat për BE.

The post Skandal i madh korrupsioni përfshin aleatët kryesorë të Zelenskyt, dy ministra japin dorëheqjen appeared first on Albeu.com.

Arrestimi i bujshëm i këngëtares së njohur shqiptare! Media zviceriane: Skandali i Eva Ndojës, zbuloi botën e errët të klubeve të natës

By: M C
7 November 2025 at 17:40

Media zviceriane Neue Zuercher Zeitung raporton se këngëtarja shqiptare Eva Ndoja është arrestuar në prill 2024 gjatë një paraqitjeje në klubin e natës në Brüttisellen, Cyrih, nën dyshim se po punonte pa leje. Ngjarja ndodhi gjatë një feste për Bajramin, ndërsa Ndoja pretendon se ishte thjesht mysafire dhe nuk kishte marrë asnjë pagesë.

Autoritetet zvicerane zhvilluan një aksion të gjerë ku u kontrolluan 13 klube dhe u arrestuan përkohësisht 47 persona, duke përfshirë disa muzikantë, ndërsa disa lokale u gjetën me armë dhe municion. Hetimi nxori në pah përdorimin e artisteve si “karrem” për të tërhequr mysafirë në disa klube të Ballkanit në Zvicër.

Në gjyq, Ndoja paraqiti dëshmitare që mbështetën pafajësinë e saj. Gjykata e shpalli këngëtaren të pafajshme, duke konfirmuar se nuk kishte ushtruar asnjë aktivitet fitimprurës. Ajo mori gjithashtu një kompensim prej rreth 6,000 frangash dhe u largua nga Zvicra, duke mos u kthyer më në vendin e ngjarjes.

Artikulli i plotë:

Eva Ndoja solli shkëlqim në metropolin e Cyrihut në Zvicër. Por paraqitja e saj përfundoi me një skandal.

Këngëtarja 36-vjeçare shqiptare këndoi vetëm për disa minuta në prill të vitit 2024, kur policët bastisën klubin e natës dhe e arrestuan.

Në atdheun e saj, Ndoja është prej kohësh një yll — videoklipi i saj më i ri në YouTube është parë miliona herë. Në rrjetet sociale e ndjekin mbi 130.000 persona, dhe edhe në Zvicër ajo ka shumë fansa.

Drejtuesit e klubit në Brüttisellen duan të përfitojnë nga kjo famë. Klubi i natës ndodhet në një ndërtesë industriale të thjeshtë, pranë nyjës së autostradës. Ata shtypin fletëpalosje me portretin e Ndojës dhe premtojnë një mbrëmje plot shkëlqim.

Të pranishmit në festë po kremtonin Bajramin, festën myslimane të flijimit. Ishte ora tre e mëngjesit, kur Eva Ndoja dhe një shoqe e saj morën mikrofonin. Pas disa minutash, në klub shpërthen papritur paniku — policët arrestojnë këngëtaren e habitur.

Dyshimi: Ndoja po këndonte pa leje pune. Ajo kalon një natë në paraburgim, dhe prokuroria lëshon një urdhër dënimi ndaj saj. Por Eva Ndoja nuk dorëzohet — ajo kundërshton.

Rasti i këngëtares çon drejt e në mes të botës së klubeve të Ballkanit. Ka dhjetëra të tillë në Zvicrën qendrore, dhe të gjithë funksionojnë sipas të njëjtit koncept: Balkan beats, koncerte dhe valltare.

Me emra të njohur, pronarët e klubeve përpiqen të tërheqin sa më shumë mysafirë në lokalet e tyre. Këngëtarët e vjetër të folklorit kujdesen për ndjenjat nostalgjike të diasporës, ndërsa reperët e egër synojnë publikun e ri.

Por hetuesit besojnë se disa nga këto klube janë shumë më tepër sesa vende argëtimi për të rinjtë nga Serbia, Maqedonia e Veriut, Kroacia apo Kosova. Sipas organeve të drejtësisë, ato shërbejnë si maskë për biznese të dyshimta, në të cilat përfshihet edhe krimi i organizuar. Këtë e tregojnë disa hetime të mëdha të viteve të fundit.

Megjithatë, është një botë ku hetuesit mezi arrijnë të depërtojnë. Skena është e organizuar mirë, me strukturë hierarkike, e mbyllur dhe e heshtur ndaj të jashtmëve. Për këtë arsye, hetuesit e Cyrihut përqendrohen në goditje të sakta dhe të qëlluara.

Aksione si ai i prillit 2024, kur Eva Ndoja u shoqërua nga policia, janë pjesë e kësaj strategjie. Atëherë hetuesit kontrolluan gjithsej trembëdhjetë klube gjatë dy fundjavave, përfshirë pronarët, punonjësit dhe mysafirët. 47 persona u arrestuan përkohësisht, kryesisht për shkelje të ligjit për të huajt.

Mes tyre kishte disa muzikantë. Në Buchs të kantonit të Cyrihut, hetuesit arrestuan disa këngëtare, një këngëtar dhe një reper, pasi nuk kishin leje pune. Në një lokal në Schlieren, ata shoqëruan edhe pop-starin serb Seka Aleksić — thuhet se edhe asaj i mungonte leja e punës.

Përveç kësaj, gjatë aksionit policia gjeti në disa lokale armë zjarri, municion, një armë sinjalizuese, shkopinj gome dhe një shkop bejsbolli. Në fund, 70 persona u paditën.

Këngëtarja dhe “asi” i saj i fshehtë në mëngë

E veshur e tëra në të zeza, me syzet e diellit ngritur lart dhe pallton hedhur mbi supe — Eva Ndoja shfaqet, një vit e gjysmë pas incidentit, në sallën e Gjykatës së Qarkut në Uster. Urdhrin penal, që e akuzonte se kishte ushtruar veprimtari fitimprurëse pa leje pune në klubin e natës, këngëtarja nuk e pranoi. Në vend të kësaj, ajo angazhoi një avokat.

Për gjyqin, Ndoja ka udhëtuar nga Gjermania, ku jeton, drejt Zvicrës. Me gjyqtarin flet qetësisht dhe me vendosmëri. Ajo thotë: “Jam këtu sot për ta paraqitur çështjen siç duhet”. Dhe shton: “Kërkoj të drejtën time”.

Megjithëse po këndonte në momentin kur policët hynë në klub, dhe megjithëse organizatorët kishin shpërndarë fletëpalosje me fytyrën e saj për të promovuar mbrëmjen, këngëtarja deklaron: “Unë nuk po punoja atje”.

Ndoja tregon një histori krejt tjetër. Ajo nis disa ditë para Bajramit, në Kosovë. Aty, këngëtarja kishte vizituar një mike të saj — të cilën më pas e arrestuan gjithashtu. Të dyja kishin planifikuar si ta kalonin festën. Sipas saj, mikja i kishte thënë: “Do të shkojmë në Zvicër si të ftuara”. Një i njohur i kishte ftuar.

Sapo mbërritën në Zvicër, i njohuri i dërgoi në klubin e natës në Brüttisellen. Me askënd tjetër nuk kishte pasur kontakt, betohet Ndoja: “Nuk i njihja këta njerëz”. As para nuk kishte marrë — as atëherë, as më pas. Dhe për fletëpalosjen me portretin e saj kishte mësuar vetëm kur policët ia kishin treguar. “Sigurisht që u zemërova,” thotë ajo.

Këngëtarja thekson se ndodhej në klub si mysafire, jo si artiste. Ajo dhe shoqja e saj kishin dashur vetëm të vazhdonin festën në një disko. Por atëherë, i njohuri i kishte kërkuar t’i këndonin bashkë një këngë.

Sipas Ndojës dhe avokatit të saj, ajo ishte përdorur në mënyrë të paskrupullt si “karrem” për të tërhequr njerëz në event. Për më tepër, shtojnë ata, nëse një muzikant zviceran do të këndonte si mysafir në një festë, askujt nuk do t’i shkonte në mend se ai po punonte.

Për të provuar pafajësinë e saj, Eva Ndoja kishte një “as nën mëngë”: ajo paraqet në gjyq një dëshmitare që e mbron — pronaren e klubit të natës.

Më shumë se vetëm pronare klubi

Gruaja, një zvicerane me rrënjë shqiptare, flet shpejt, por pothuajse nuk i përgjigjet në asnjë pyetje të gjyqtarit. Përkundrazi, në një moment e pyet vetë gjyqtarin nëse mund të bëjë ajo pyetje. Përgjigjja e tij: “Jo. Unë bëj pyetjet këtu”.

43-vjeçarja është më shumë se vetëm pronare klubi. Sipas burimeve të mirëinformuara, ajo punon prej vitesh si ndërmjetëse për vajza të reja nga Evropa Juglindore. Këto vajza duhet të punojnë në klube, në bar, si këngëtare ose si vajza që argëtojnë klientët për të rritur qarkullimin. Në klub, ato duhet të kërcejnë me veshje provokuese me mysafirët meshkuj, t’i inkurajojnë të pinë dhe t’u shërbejnë pije të shtrenjta.

43-vjeçarja shërben si nyje e rëndësishme lidhëse midis pronarëve të klubeve dhe vajzave që ajo i ndërmjetëson. Ajo mban kontakte edhe me përgjegjës të klubeve që janë përballur me gjykatën. Vetë ajo deri tani nuk është ndjekur penalisht.

E njëjta skemë është vënë re në disa hetime të fundit në Cyrih për klubet e Ballkanit. Gjithmonë bëhet fjalë për vajza të reja nga Evropa Juglindore dhe Lindore, mungesë lejesh pune dhe kushte shfrytëzuese të punës.

Natën kur klubi i saj u kontrollua nga policia, pronarja ishte aty. Gjyqtarit ajo tregoi më pas se nuk kishte lidhje me menaxhimin e klubit. Këtë detyrë e merrte pronari i klubit — ajo ishte vetëm pronare e firmës. Në festë ajo takoi Eva Ndojën për herë të parë. “Hitin e saj nuk e kisha dëgjuar kurrë”. Dhe shton: “Isha e lumtur që kishim një mysafire kaq të famshme”. Edhe pronari ishte i lumtur, prandaj kishte porositur fletëpalosjet.

Pronarja pretendon se disa orë para kontrollit të policisë kishte kuptuar se po ndodhte diçka: “Ishin dy mysafirë që silleshin çuditshëm, nuk i njihja. U thashë: Ju nuk jeni të ftuar”. Njëri prej tyre ishte shqiptar. Fillimisht i uroi festën, pastaj qeshi dhe tha se ishte nga policia.

Kur policia kontrolloi klubin, ata shoqëruan edhe pronaren. “Më akuzuan se kisha punuar pa leje. Nuk ishte e vërtetë”.

Pas pyetjes së gjyqtarit, ajo përsërit atë që kishte thënë Eva Ndoja: këngëtarja nuk e kishte ditur për fletëpalosjen, nuk kishte pasur kontakt më parë dhe nuk kishte marrë para. Pronarja e klubit thotë për Ndojën: “Ajo është krejtësisht e pafajshme”.

“Kam humbur besimin tek Zvicra”

Eva Ndoja thotë se, për shkak të këtij rasti, ka pasur shumë probleme. Ajo është ndaluar me një ndalim hyrjeje dhe një herë është bllokuar në aeroportin e Cyrihut. Shoqja e saj, me të cilën kishte kënduar atë mbrëmje, sipas këngëtares e ka pranuar urdhrin penal. Pse e bëri këtë, Ndoja thotë se nuk e di.

Ajo thotë: “Në vendin tonë ka vrasje. Dhe unë vij këtu për një gjë të tillë në gjykatë”. Avokati i saj flet për një proces penal të padrejtë: “Ajo ka humbur besimin tek Zvicra”.

Në fund, 36-vjeçarja triumfon. Gjykata e shpall të pafajshme plotësisht. Gjyqtari thotë se nuk u vërejt asnjë veprimtari fitimprurëse nga ajo, as që kishte ardhur me qëllim për këtë. Ai shton: “Situata na duket e paqartë, por shteti duhet të vërtetojë fajin dhe jo qytetari pafajësinë”. Këngëtarja merr kompensim për procesin dhe një shpërblim moral — rreth 6000 franga gjithsej.

Pasi dënohet vendimi, këngëtarja largohet nga gjykata. Nuk kthehet asnjëherë pas. Vetëm kur ajo dhe avokati ngjiten në makinë, shpreh sërish mendimin e saj. Thotë se shpalljen e pafajësisë e kishte fituar me të drejtë. “Më besoni”.

The post Arrestimi i bujshëm i këngëtares së njohur shqiptare! Media zviceriane: Skandali i Eva Ndojës, zbuloi botën e errët të klubeve të natës appeared first on Albeu.com.

“Budallaqe”/ SKANDALI në Miss Universe 2025! Drejtuesi ofendon rëndë Miss Meksikën, konkurrentet lënë garën në shenjë revolte e solidariteti

By: D Marku
5 November 2025 at 13:22

Konkursi i Miss Universe 2025, që zhvillohet këtë vit në Bangkok, është përfshirë nga një skandal i madh pas një përplasjeje të hapur midis drejtuesit tajlandez të garës, Nawat Itsaragrisil, dhe Miss Meksika, Fátima Bosch. Ajo që pritej të ishte një festë bukurie dhe fuqizimi për gratë u kthye në një moment tensioni dhe polemikash. Incidenti ndodhi gjatë një ceremonie shpërndarjeje çmimesh, e transmetuar drejtpërdrejt në faqen zyrtare të konkursit në Facebook.

Itsaragrisil e pyeti Bosch për mungesën e saj në një xhirim sponsori më herët gjatë ditës dhe, pasi ajo nuk dha menjëherë përgjigje, e quajti “budallaqe” përpara të gjithëve. Bosch refuzoi të poshtërohej dhe ruajti dinjitetin e saj duke u larguar nga ceremonia në heshtje. Momente më vonë, disa konkurrente të tjera, përfshirë edhe fituesen aktuale Victoria Kjær Theilvig, e ndoqën atë në shenjë solidariteti, duke e bërë këtë akt simbol të fuqizimit dhe respektit ndaj grave. “Të mbrosh veten nuk është gjithmonë e lehtë”, shkroi ajo në Instagram . “Por është një nga aktet më të rëndësishme të vetërespektit dhe forcës që mund të tregosh. Mjaft më, zërat tanë do të dëgjohen fort dhe qartë.”

Bosch, ndërsa fliste me gazetarët, theksoi respektin e saj për Tajlandën dhe Miss Universe, por e bëri të qartë se dinjiteti personal kishte rëndësi. “Ajo që bëri regjisori ishte mungesë respekti,” tha ajo. “Askush nuk do të më bëjë kurrë të ndihem e vogël.”

Klipet e momentit u përhapën shpejt në TikTok, Instagram dhe X, duke krijuar një valë mbështetjeje për Bosch me hashtagun #WeStandWithFatima, ndërsa fansat, ish-garuesit dhe drejtorët kombëtarë dënuan sjelljen e drejtuesit. Organizata e Miss Universe dhe Miss Universe México reaguan menjëherë, duke riafirmuar angazhimin e tyre për respekt, siguri dhe bashkëpunim, dhe duke dërguar një delegacion të nivelit të lartë drejt Tajlandës për të siguruar një mjedis profesional për të gjithë pjesëmarrësit.

Si pasojë e incidentit, pjesëmarrja e Itsaragrisil në aktivitetet e këtij viti është e kufizuar ose e ndaluar plotësisht. Ai më pas kërkoi falje përmes një transmetimi në TikTok dhe Instagram, duke pranuar se mund të kishte pasur keqkuptime lidhur me pritshmëritë e komunikimit.

The post “Budallaqe”/ SKANDALI në Miss Universe 2025! Drejtuesi ofendon rëndë Miss Meksikën, konkurrentet lënë garën në shenjë revolte e solidariteti appeared first on Albeu.com.

ANDREW NËN ZJARR SËRISH/ Princi priti Epstein, Maxwell dhe Weinstein në Royal Lodge gjatë festës së vajzës së tij në 2006

By: D Marku
28 October 2025 at 16:19

Një zbulim i ri ka hedhur sërish dritë mbi lidhjet e diskutueshme të Princit Andrew.

BBC raporton se në vitin 2006, në festën e 18-vjetorit të vajzës së tij, ai priti në rezidencën e tij Royal Lodge tre nga figurat më të përfolura në botën e skandaleve Jeffrey Epstein, Ghislaine Maxwell dhe producentin Harvey Weinstein.

Të tre vizituan shtëpinë e princit përpara se të shkonin në ballon me maska në Kështjellën Windsor vetëm pak ditë para arrestimit të Epstein për abuzim ndaj një të miture në Florida.

Në një intervistë të mëparshme, Andrew tha se nuk kishte dijeni për hetimet ndaj Epstein-it kur u dërgua ftesa. Por pas botimit të kujtimeve të Virginia Giuffre, që e akuzon princin për marrëdhënie seksuale të detyruara, presioni publik ndaj tij është rritur ndjeshëm.

Epstein dhe Maxwell janë parë më parë edhe në rezidenca të tjera mbretërore përfshirë Balmoral dhe Sandringham ndërsa Andreë ka pranuar se ka qëndruar në pronat e tyre në SHBA dhe Karaibe.

Qentë e braktisur pranë termocentralit bërthamor të Çernobilit bëhen blu
Ndërkohë, pyetje të reja po ngrihen mbi mënyrën se si princi financon jetesën e tij, pasi ai jeton në Royal Lodge thuajse pa qira, ndërkohë që nuk është më anëtar i familjes mbretërore që punon.

Pallati i Buckinghamit nuk ka komentuar ende, ndërsa zbulimi i fundit rrezikon ta rikthejë Princin Andrew në qendër të një stuhie të re publike dhe ligjore.

The post ANDREW NËN ZJARR SËRISH/ Princi priti Epstein, Maxwell dhe Weinstein në Royal Lodge gjatë festës së vajzës së tij në 2006 appeared first on Albeu.com.

Arbitra dhe bastexhinj/ Skandali më i madh i basteve në historinë e futbollit

By: xhir jeta
28 October 2025 at 13:55

Një tjetër skandal trondit nga themelet futbollin në Turqi. Këtë herë në qendër të tij janë arbitrat, ose në sakte pjesa më e madhe e trupës arbitrare.

Në një konferencë urgjente për mediat, presidenti i Federatës Turke të Futbollit, Ibrahim Haxhiosmanollu, ka zbuluar një hetim, ku sipas tij ka rezultuar se pjesa më e madhe e arbitrave luanin baste në platforma të paligjshme. Hetimi i zhvilluar në bashkëpunim me autoritet turke të sigurisë ishte tronditës, pasi 371 nga 571 anëtarët e trupës arbitrare të federatës kishin llogari në platforma të paligjshme të basteve on-line. Nga këto, 152 ishin ende aktive, cka do të thotë se përdoruesit vijonin të vendosnin baste.

Ky skandal ka prekur të gjitha kategoritë e futbollit në Turqi. Shtatë arbitra kryesorë dhe 15 asistentë që drejtojnë ndeshjet e Superligës kanë gjithashtu llogari aktive në këto platforma.

Sipas presidentit të federatës turke, Haxhiosmanollu, ndaj të gjithë arbitrave të përfshirë do të merren masa disiplinore, ndërsa autoritet e drejtësisë do të bëjnë punën e tyre.

Kjo nuk është hera e parë që futbolli turk përfshihet në skandale, por asnjëherë më parë në të tilla nivele dhe përmasa./abcnews.al

 

 

Skandal në Peshkopi, mishi i pavulosur dhe i pakontrolluar përfundon tek konsumatorët

By: Elva
6 October 2025 at 21:17

Një investigim i realizuar nga emisioni Fiks Fare ka zbuluar një shqetësim serioz në lidhje me sigurinë ushqimore në qytetin e Peshkopisë. Një investigim i realizuar nga emisioni Fiks Fare ka zbuluar një shqetësim serioz në lidhje me sigurinë ushqimore në qytetin e Peshkopisë. Mishi i therur në mënyrë të pakontrolluar dhe pa standarde higjieno-sanitare […]

The post Skandal në Peshkopi, mishi i pavulosur dhe i pakontrolluar përfundon tek konsumatorët appeared first on BoldNews.al.

Skandal në Serbi: Manastiri Tumane financues i fushatave të Vuçiqit – dy milionë euro për propagandë dhe vota

By: D Marku
6 October 2025 at 19:10

Gazetarja serbe Dragana Nikoletiq, në një opinion të publikuar në portalin investigativ Radar, ngre shqetësime serioze mbi funksionimin e manastirit Tumane, të cilin ajo e përshkruan jo më si vend shenjtërie, por si instrument financiar në shërbim të pushtetit politik në Serbi.

Sipas saj, pas fasadës fetare dhe atmosferës shpirtërore që ofron ky manastir fshihet një rrjet i sofistikuar financimi paralel i partisë në pushtet, SNS.

Shuma të mëdha parash, të mbledhura nga qirinjtë, ikonat dhe “kontributet vullnetare”, përfundojnë jo në shërbimin e Kishës apo komunitetit, por në fondet e SNS-së – për blerje votash, organizim mitingjesh dhe ruajtje të makinerisë së pushtetit.

“Një dinar për qiri, një për ikonë, një për fjetje… dhe të gjitha këto me bindjen se po kontribuon për shpëtimin tënd. Por nëse këto para përfundojnë në një kasë partie politike – kemi të bëjmë me një problem të thellë shoqëror e moral”, shkruan ajo.

Një tjetër aspekt shqetësues që nxjerr në pah gazetarja është ndërthurja e mesazheve politike me predikimet fetare. Në Tumane, nënvizon ajo, po promovohet ideja se “kush mbështet Vuçiqin – mbështet edhe Zotin”, çka e bën ndarjen mes politikës dhe fesë thuajse të pamundur.

Në këtë kontekst, ajo përmend edhe rastin e kryetarit të SNS-së, Milosh Vuceviq, i cili në korrik u dekorua nga manastiri me Urdhrin e Shën Lukës si “shenjë mirënjohjeje për ndihmën dhe përkrahjen”.
Përveç portalit investigativ “Radar”, rreth këtij skandalin ka shkruar edhe mediumi serb TPKNEWS, sipas cilit manastiri Tumane është shndërruar në donatorin më të madh financiar të Partisë Progresive Serbe (SNS) gjatë dy viteve të fundit, duke kaluar në hije madje edhe oligarkët dhe grupet e interesit.

Vetëm gjatë muajve gusht dhe shtator 2025, më shumë se 2 milionë euro të mbledhura përmes donacioneve, qirinjve dhe kontributeve “vullnetare” të besimtarëve janë kanalizuar drejt fondeve të SNS-së, për të financuar mitingje, blerje votash dhe propagandë politike.

Në qarqet lokale, sipas mediumit hulumtues, Tumana, është pagëzuar tashmë si “pulë e artë e SNS-së”.

Duke iu referuar burimeve të brendshme mediumi raporton se, në Tumane promovohet hapur ideja se “kush mbështet Vuçiqin– mbështet edhe Zotin”, duke përzier besimin fetar me interesin politik.

“Ndërkohë që mijëra qytetarë presin për të prekur reliktet e shenjta, paratë e tyre përfundojnë në mbështetje të regjimit. Tumane, nga një vend pelegrinazhi, është kthyer në një qendër të fuqishme të financimit partiak”, shkruan mediumi.

The post Skandal në Serbi: Manastiri Tumane financues i fushatave të Vuçiqit – dy milionë euro për propagandë dhe vota appeared first on Albeu.com.

Skandal në Fier/ Video pornografike brenda një shtëpie ku jetojnë fëmijë të mitur

3 October 2025 at 21:43

Një video me përmbajtje pornografike, e xhiruar në një fshat të Fierit, ka tronditur opinionin publik. Pamjet tregojnë një çift që kryen marrëdhënie seksuale pa asnjë shqetësim, ndonëse e dinë se po filmohen, dhe ajo që e bën ngjarjen edhe më të rëndë është fakti se në të njëjtën dhomë gjendeshin fëmijët e mitur të […]

The post Skandal në Fier/ Video pornografike brenda një shtëpie ku jetojnë fëmijë të mitur appeared first on BoldNews.al.

Përqafimi që shkaktoi divorc, merr një tjetër rrjedhë skandali në koncertin e “Coldplay”

By: gaze tare
24 September 2025 at 11:52

Dy muaj pas videos virale ku ish-drejtori ekzekutiv i kompanisë teknologjike Astronomer, Andy Byron, u pa në kamera duke përqafuar kolegen Kristin Cabot gjatë një koncerti të Coldplay, një burim pranë Cabot ka folur për herë të parë për të sqaruar të vërtetën.

Sipas këtij burimi, marrëdhënia mes dy kolegëve ishte “vetëm miqësore dhe profesionale”, dhe përqafimi në koncert nuk ishte shenjë e ndonjë afere. Në atë kohë, Cabot ishte në proces divorci dhe kishte jetuar e ndarë nga bashkëshorti i saj. Edhe bashkëshorti i saj ndodhej në të njëjtin koncert, me një takim tjetër.

“Kristin dhe Andy nuk kishin një marrëdhënie romantike,” thotë burimi. “Ishte një moment i papërshtatshëm në një mbrëmje me miq. Ajo e pranon këtë, por reagimi i publikut ka qenë jashtë çdo mase.”

Pas incidentit, të dy dhanë dorëheqjen nga pozicionet e tyre në Astronomer, mes presionit mediatik dhe zhurmës publike. Sipas burimit, Cabot ka marrë qindra kërcënime dhe është ndjekur nga paparacët, gjë që ka ndikuar rëndë në shëndetin dhe privatësinë e saj dhe familjes.

“Ajo po përpiqet të mbrojë fëmijët e saj dhe të ecë përpara,” thotë burimi. “Kjo histori u fry në mënyrë të padrejtë. Kristin është një njeri i zakonshëm që u kap në një moment jo të mirë.”

The post Përqafimi që shkaktoi divorc, merr një tjetër rrjedhë skandali në koncertin e “Coldplay” appeared first on iconstyle.al.

Partia Demokratike: Kryebashkiaku i Tropojës favorizon kushëririn me tender 82.9 milionë lekë

By: V K
17 September 2025 at 14:29

Partia Demokratike, ka denoncuar një skandal të ri në Bashkinë e Tropojës, ku kryebashkiaku Rexhë Byberi, dyshohet se i ka dhënë tenderin kushëririt të tij, duke shkelur vendimin e Komisionit të Prokurimit Publik.

PD shprehet se tenderi për ndërtimin e rrugës Auto Kika-Gj. Dragobisë-Qafë Paje u fitua nga një ofertë e vetme, pas skualifikimit të disa konkurentëve me çmime më të ulëta.

Kompania fituese, sipas PD, ‘Vllaznimi’ shpk, ka lidhje familjare me Byberin, ç`ka tregon për klientelizëm dhe mungesë transparence.

PD akuzon Bashkinë për pandëshkueshmëri dhe abuzim të përsëritur me fondet publike.

 

The post Partia Demokratike: Kryebashkiaku i Tropojës favorizon kushëririn me tender 82.9 milionë lekë appeared first on Albeu.com.

❌
❌