Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Zoti Rama nuk duam një Gërdec të dytë”/ Banorët e Kodër Babrrusë kundër KAYO-s

By: Elva
19 December 2025 at 20:33

Në Kodër Babrru të Kamzës, frika ka zëvendësuar qetësinë. Vetëm pak metra larg shtëpive, qeveria ka vendosur ngritjen e fabrikës së armatimit KAYO, në ish-repartin mekanik, pa asnjë konsultim me komunitetin dhe pa transparencë. Banorët flasin për një rrezik real për jetën: “Nuk është normale të prodhosh fishekë e municione në mes të lagjes. Këtu […]

The post “Zoti Rama nuk duam një Gërdec të dytë”/ Banorët e Kodër Babrrusë kundër KAYO-s appeared first on BoldNews.al.

Berisha sulmon Ramën për skandalin e ‘KAYO’-s: Përdori bankën e kriptomonedhave për offshore

By: Ela
10 December 2025 at 13:39

Sali Berisha foli në një deklaratë për mediat edhe mbi skandalin e kompanisë Kayo, e cila ka lidhur disa marrëveshje me një kompani izraelite të hetuar për korrupsion. Në një dalje për mediat, Berisha tha se Rama sdi gjë tjetër veçse të vjedhë. “E dëgjuar besoj sot skandalin me KAYO, skandalit sapo i doli koka. […]

The post Berisha sulmon Ramën për skandalin e ‘KAYO’-s: Përdori bankën e kriptomonedhave për offshore appeared first on BoldNews.al.

Zgjerohet skandali Elbit/ Rama kontratë miliona dollarë me kompaninë e pezulluar për korrupsion

By: Brisi
10 December 2025 at 10:59

Në korrik të këtij viti Shqipëria nënshkroi një marrëveshje të gjerë ushtarake me Izraelin. Dokumenti i firmosur nga ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu dhe homologu i tij izraelit u miratua në Këshillin e Ministrave. Për shumë muaj firma e Vengut u konsiderua thjesht një marrëveshje normale midis dy qeverive për të bashkëpunuar në fushën e […]

The post Zgjerohet skandali Elbit/ Rama kontratë miliona dollarë me kompaninë e pezulluar për korrupsion appeared first on BoldNews.al.

Banorët e ‘Kodër Babrrusë ’në protestë kundër kompanisë “KAYO”: Na i marrin pronat dhe ja japin Ardi Veliut

By: armand
2 December 2025 at 11:21

Banorët e Kodër-Babrrusë në Tiranë kanë dalë sot në protestë ku kundërshtojnë ngritjen e fabrikës së municioneve që do të ndërtojë KAYO, duke denoncuar publikisht se do u prishen banesat dhe se po i largojnë me forcë. Teksa paralajmërojnë përshkallëzim të protestave, ata apelojnë që kjo iniciativë e qeverisë të ndalojë deri në shprehjen e […]

The post Banorët e ‘Kodër Babrrusë ’në protestë kundër kompanisë “KAYO”: Na i marrin pronat dhe ja japin Ardi Veliut appeared first on BoldNews.al.

Marrëveshja për Industrinë e Mbrojtjes, Shqipëria dhe Italia do ndërtojnë mjete lundruese civile e ushtarake në Pashaliman

16 November 2025 at 18:17


Shqipëria dhe Italia kanë nënshkruar një marrëveshje historike që hap rrugën për ndërtimin e anijeve ushtarake dhe civile në bazën detare të Pashalimanit. Projekti zhvillohet përmes krijimit të një kompanie të përbashkët mes KAYO-s shqiptare dhe gjigantit italian Finkantieri, një prej prodhuesve më të mëdhenj të anijeve në botë.

Shqipëria do të vërë në dispozicion kantierin e Pashalimanit në qytetin e Vlorës, i cili do të modernizohet plotësisht, ndërsa Italia do të sjellë teknologjinë, dizajnin dhe ekspertizën e nevojshme.

Në fazën e parë, kompania e përbashkët pritet të ndërtojë të paktën shtatë anije për Forcat Detare Shqiptare, ndërsa më vonë synohet prodhimi i anijeve deri në 80 metra me 800 ton zhvendosje të destinuara edhe për eksport.

Kompania Finkantieri do të marrë përsipër drejtimin e projektit si kontraktori kryesor, ndërsa ndërtimi i tyre do të realizohet nga kompania e përbashkët në Shqipëri. Projekti përfshin gjithashtu trajnimin e inxhinierëve dhe punëtorëve shqiptarë, duke krijuar kapacitete vendore për industrinë navale dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Konkretizimi i këtij bashkëpunimi do të forcojë zinxhirin e furnizimit ushtarak detar, nxit zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor si dhe hap perspektiva të reja për rritje ndërkombëtare./RTSH

- YouTube youtu.be

Gjiganti italian dhe KAYO nënshkruajnë marrëveshje për krijimin e një sipërmarrjeje të përbashkët

By: redi
14 November 2025 at 21:25

Gjatë samitit ndërqeveritar Itali-Shqipëri të mbajtur një ditë më parë në Romë, nën drejtimin e Kryeministres së Italisë Giorgia Meloni dhe Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, kompanitë Fincantieri dhe KAYO firmosën një Memorandum Mirëkuptimi (MoU) për krijimin e një sipërmarrjeje të përbashkët (JV) që do të merret me ndërtimin dhe mirëmbajtjen e anijeve në Shqipëri.

Source

Qeveria i jep dritë jeshile për operimin ‘KAYO’: Përgjegjëse për prodhimin e armëve

By: M C
5 November 2025 at 22:16

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të zhvilluar ditën e sotme, është dhënë miratimi për shoqërinë “KAYO”, e cila do të zhvillojë aktivitetin e prodhimit dhe trajtimit të armëve, municioneve, pajisjeve dhe shërbimeve të tjera që lidhen me strukturat e sigurisë dhe organet të lidhura me to.

Ky vendim ka si qëlliom të sigurojë furnizimin e institucioneve të sigurisë me produkte dhe shërbime që mund të përdoren nga autoritetet përkatëse.

Sipas vendimit, shoqëria “KAYO” do të duhet të paraqesë çdo gjashtë muaj një listë të produkteve dhe shërbimeve që ofron, qoftë drejtpërdrejt, qoftë përmes subjekteve të tjera të krijuara prej saj.

Autoritetet që kanë nevojë për këto produkte apo shërbime duhet të paraqesin kërkesa formale, duke specifikuar detajet teknike dhe qëllimin e përdorimit. Në rastet kur shoqëria “KAYO” nuk mund të plotësojë kërkesat e paraqitura, autoritetet mund të vazhdojnë me prokurimin e produkteve dhe shërbimeve në përputhje me legjislacionin në fuqi për prokurimin publik ose në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

VENDIMI:

Objekt i këtij vendimi është:

a) autorizimi i shoqërisë aksionare shtetërore “KAYO”, sh.a., që, vetë ose nëpërmjet subjekteve të tjera të krijuara prej saj, të realizojë prodhimin dhe tregtimin e armëve ose të pjesëve të tyre, municioneve, teknologjive, pajisjeve, veshjeve dhe mjeteve, të prodhuara apo të përshtatura në territorin e Republikës së Shqipërisë, apo shërbime për t’u përdorur nga strukturat e sigurisë, organet e varësisë së strukturave të sigurisë apo shoqërive aksionare shtetërore të krijuara nga këto struktura sigurie;

b) përcaktimi i rregullave, që zbatohen nga subjektet e përcaktuara në shkronjën “a”, të kësaj pike, për furnizimin me produkte të prodhuara apo të përshtatura në Republikën e Shqipërisë apo shërbime, në përputhje me dispozitat e ligjit nr.88/2024, “Për krijimin e shoqërisë shtetërore për prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake”, nëpërmjet shoqërisë aksionare shtetërore “KAYO”, sh.a., ose subjekteve të tjera të krijuara prej saj.
Qëllimi i këtij vendimi është që t’u sigurojë subjekteve të përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, furnizimin me produkte apo shërbime, në përputhje me dispozitat e ligjit nr.88/2024, “Për krijimin e shoqërisë shtetërore për prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake”, nëpërmjet shoqërisë aksionare shtetërore “KAYO”, sh.a., apo subjekteve të krijuara prej saj.

Shoqëria aksionare shtetërore “KAYO”, sh.a., dërgon pranë autoriteteve kërkuese listën e produkteve dhe shërbimeve, që ofron vetë ose nëpërmjet shoqërive të krijuara prej saj, minimalisht çdo 6 (gjashtë) muaj.
Të gjitha autoritetet kërkuese, të përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, që gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre kanë të nevojshme furnizimin me produkte apo shërbime nga shoqërisë aksionare shtetërore “KAYO”, sh.a., detyrimisht i drejtohen me kërkesë kësaj shoqërie për të përfituar produktet apo shërbimet që ofron ajo, bazuar në listën e produkteve dhe shërbimeve që ofron vetë ose nëpërmjet subjekteve të krijuara prej saj.

Kërkesa, sipas pikës 4, të këtij vendimi, paraqitet në formë shkresore dhe shoqërohet me projektin për mallrat ose shërbimet e kërkuara. Në projekt përfshihen qëllimi i përdorimit, referencat ligjore, specifikimet teknike të mallrave ose shërbimeve, mënyra e zbatimit dhe vlera e projektit.

Shoqëria aksionare shtetërore “KAYO”, sh.a., shprehet për mundësinë e furnizimit, sipas kërkesës së administruar nga autoriteti kërkues, me produkte apo shërbime nga vetë kjo shoqëri ose shoqëri të krijuara prej saj.
Në rastet kur shoqëria aksionare shtetërore “KAYO”, sh.a., shprehet se nuk mund të furnizojë autoritetet kërkuese, në përputhje me specifikimet teknike apo projektin e parashturar, autoritetet kërkuese vijojnë me realizimin e prokurimit, sipas kuadrit ligjor në fuqi për prokurimin publik ose prokurimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Në rastet kur shoqëria aksionare shtetërore “KAYO”, sh.a., nuk shprehet brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga marrja e kërkesës lidhur me mundësinë e realizimit të furnizimit, kërkesa konsiderohet e refuzuar dhe autoritetet kërkuese vijojnë me realizimin e prokurimit, sipas kuadrit ligjor në fuqi për prokurimin publik ose prokurimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Në rastet kur shoqëria aksionare shtetërore “KAYO”, sh.a., mund të furnizojë autoritetet kërkuese, në përputhje me kërkesën e paraqitur prej tyre, vetë ose nëpërmjet subjekteve të krijuara prej saj, autoritetet kërkuese hyjnë në negociata të drejtpërdrejta me këtë shoqëri për plotësimin e nevojave të tyre, në marrëveshje ndërmjet palëve.

Ngarkohen shoqëria aksionare shtetërore “KAYO”, sh.a., të gjitha strukturat, që operojnë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, dhe organet e tyre të varësisë apo shoqëritë aksionare shtetërore të krijuara prej tyre për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

The post Qeveria i jep dritë jeshile për operimin ‘KAYO’: Përgjegjëse për prodhimin e armëve appeared first on Albeu.com.

“KAYO” autorizohet për prodhimin dhe tregtimin e armëve, pajisjeve dhe veshjeve

5 November 2025 at 18:20

TIRANË, 5 nëntor/ATSH/ Këshilli i Ministrave autorizoi sot shoqërinë aksionare shtetërore “KAYO”, sh.a., që, vetë ose nëpërmjet subjekteve të tjera të krijuara prej saj, të realizojë prodhimin dhe tregtimin e armëve ose të pjesëve të tyre, municioneve, teknologjive, pajisjeve, veshjeve dhe mjeteve, të prodhuara apo të përshtatura në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Po ashtu përmes këtij vendimi “KAYO” autorizohet për ofrimin e shërbimeve ndaj strukturave të sigurisë, organeve të varësisë së strukturave të sigurisë apo shoqërive aksionare shtetërore të krijuara nga këto struktura sigurie.

Qëllimi i këtij vendimi është që t’u sigurojë subjekteve të interesuara furnizimin me produkte apo shërbime, në përputhje me dispozitat e ligjit.

Në këtë drejtim, vendimi përcakton rregullat që zbatohen nga subjektet e përcaktuara për furnizimin me produkte apo shërbime të prodhuara apo të përshtatura në Republikën e Shqipërisë.

Sipas vendimit, shoqëria aksionare shtetërore “KAYO”, sh.a., dërgon pranë autoriteteve kërkuese listën e produkteve dhe shërbimeve, që ofron vetë ose nëpërmjet shoqërive të krijuara prej saj, minimalisht çdo 6 muaj.

Të gjitha autoritetet kërkuese, që gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre kanë të nevojshme furnizimin me produkte apo shërbime nga shoqërisë aksionare shtetërore “KAYO”, sh.a., detyrimisht i drejtohen me kërkesë kësaj shoqërie për të përfituar produktet apo shërbimet që ofron ajo, bazuar në listën e produkteve dhe shërbimeve që ofron vetë ose nëpërmjet subjekteve të krijuara prej saj.

Kërkesa e këtij vendimi, paraqitet në formë shkresore dhe shoqërohet me projektin për mallrat ose shërbimet e kërkuara. Në projekt përfshihen qëllimi i përdorimit, referencat ligjore, specifikimet teknike të mallrave ose shërbimeve, mënyra e zbatimit dhe vlera e projektit.

Shoqëria aksionare shtetërore “KAYO”, sh.a., shprehet për mundësinë e furnizimit, sipas kërkesës së administruar nga autoriteti kërkues, me produkte apo shërbime nga vetë kjo shoqëri ose shoqëri të krijuara prej saj.

Në rastet kur shoqëria aksionare shtetërore “KAYO”, sh.a., shprehet se nuk mund të furnizojë autoritetet kërkuese, në përputhje me specifikimet teknike apo projektin e parashtruar, autoritetet kërkuese vijojnë me realizimin e prokurimit, sipas kuadrit ligjor në fuqi për prokurimin publik ose prokurimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Ndërsa në rastet kur shoqëria aksionare shtetërore “KAYO”, sh.a., nuk shprehet brenda 30 ditëve nga marrja e kërkesës lidhur me mundësinë e realizimit të furnizimit, kërkesa konsiderohet e refuzuar dhe autoritetet kërkuese vijojnë me realizimin e prokurimit, sipas kuadrit ligjor në fuqi për prokurimin publik ose prokurimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Në rastet kur shoqëria aksionare shtetërore “KAYO”, sh.a., mund të furnizojë autoritetet kërkuese, në përputhje me kërkesën e paraqitur prej tyre, vetë ose nëpërmjet subjekteve të krijuara prej saj, autoritetet kërkuese hyjnë në negociata të drejtpërdrejta me këtë shoqëri për plotësimin e nevojave të tyre, në marrëveshje ndërmjet palëve.

/m.m/r.e/a.f/

The post “KAYO” autorizohet për prodhimin dhe tregtimin e armëve, pajisjeve dhe veshjeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Si kompania shtetërore KAYO e Ardi Veliut, me ortakun privat MSSC, kanë krijuar ombrella “të ligjshme” korrupsioni

By: Ela
13 October 2025 at 12:13

Do të duhej zhurma e madhe me rrethimin policor dhe ushtarak dhe marrjen e godinës së Televizionit News 24 në 9 Gusht të këtij viti, që shqiptarët të mësonin për ekzistencën e një kompanie të re shtetërore me emrin “KAYO”. Administratori i saj Ardi Veliu dhe më pas kryeministri Edi Rama, deklaruan se bëhej fjalë […]

The post Si kompania shtetërore KAYO e Ardi Veliut, me ortakun privat MSSC, kanë krijuar ombrella “të ligjshme” korrupsioni appeared first on BoldNews.al.

Banorët e Babrroit kundër fabrikës së municioneve: “Kayo” po na grabit tokat

By: Elva
9 October 2025 at 15:21

Banorët e zonës Kodër Babrru kanë dalë në protestë kundër kompanisë “Kayo”, e cila planifikon të ndërtojë një fabrikë municionesh në këtë territor. Ata denoncojnë se tokat e tyre po i grabit shteti dhe kompania, pavarësisht se posedojnë dokumente që i bëjnë pronarë legjitimë. Një nga banorët, Dritan Dervishi, tregon se prona e familjes së […]

The post Banorët e Babrroit kundër fabrikës së municioneve: “Kayo” po na grabit tokat appeared first on BoldNews.al.

FOTO-VIDEO/ Rama pret në zyrë sekserin izraelit, pasi i dha monopolin e mjeteve të ushtrisë

3 September 2025 at 12:11

Ron Yeffet, biznesmeni izraelit, i cili do të ketë monopolin e furnizimit të ushtrisë dhe policisë me automjete, ka hyrë një ditë më parë në kryeministri. Kapitali ka mundur të sigurojë pamjet e biznesmenit kontrovers duke dalë nga godina e qeverisë. Nuk dihet nëse Yeffet është takuar me kryeministrin Edi Rama. Por gjatë momentit që […]

The post FOTO-VIDEO/ Rama pret në zyrë sekserin izraelit, pasi i dha monopolin e mjeteve të ushtrisë appeared first on BoldNews.al.

PD: KAYO dhe TIMAK Defence rrezikojnë sigurinë kombëtare, duhet hetim i menjëhershëm

By: Elva
20 August 2025 at 12:43

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka kërkuar nga institucionet shqiptare të hetojnë kompanitë KAYO dhe TIMAK Defence, të cilat, sipas tij, mund të cënojnë sigurinë kombëtare. Në një deklaratë nga selia e PD-së, Balliu tha se KAYO, dhe TIMAK Defence janë krijuar me kapital minimal dhe procedura të dyshimta, duke përfshirë shitjen […]

The post PD: KAYO dhe TIMAK Defence rrezikojnë sigurinë kombëtare, duhet hetim i menjëhershëm appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Shoku sekser i Ramës duke hedhur valle në kurriz të shqiptarëve

By: Elva
18 August 2025 at 19:09

Miku i kryeministrit Edi Rama, Ron Yeffet, ka përfituar monopolin e furnizimit të ushtrisë dhe strukturave të sigurisë me automjete, përmes krijimit të kompanisë së re “Timak Defence”. Shoqëria u themelua më 4 gusht mes kompanisë private “Timak” (me 80% të aksioneve) dhe shoqërisë shtetërore “Kayo” (me 20%). Vendimet, duket se janë marrë nga Rama […]

The post VIDEO/ Shoku sekser i Ramës duke hedhur valle në kurriz të shqiptarëve appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria synon rindërtimin e industrisë së armëve, me sytë nga tregu ndërkombëtar

15 August 2025 at 13:55

Në një përpjekje të re për të pozicionuar veten si një aktor të vogël, por ambicioz në industrinë globale të mbrojtjes, Shqipëria ka nisur një proces të ngadaltë, por të vendosur për të ringjallur industrinë e saj ushtarake. Objektivi është i qartë: të prodhojë armë dhe pajisje me vulën “Made in Albania”, të afta për t’u përdorur nga ushtria shqiptare dhe potencialisht për t’u eksportuar në tregje ndërkombëtare deri në vitin 2030.

Për vite me radhë, uzinat ushtarake të Mjekësit, Gramshit dhe Poliçanit, që dikur furnizonin me armatim regjimin komunist u lanë të kalben nën barin e egër dhe kujtimet e një ekonomie të mbyllur. Por në prill të vitit 2024, Kryeministri Edi Rama shpalli publikisht ambicien për të ringjallur prodhimin ushtarak në vend dhe për të kthyer Shqipërinë në një eksportues të mundshëm të armatimeve brenda dekadës.

“Ambicia jonë është që brenda vitit 2030 ne të kemi edhe eksporte ushtarake të markës “Made in Albania” dhe nga ana tjetër sigurisht që ushtria jonë të fillojë të pajiset edhe me mjete ushtarake të markës “Made in Albania’’. – EDI RAMA KRYEMINISTËR I SHQIPËRISË, 03.04.2024

Ky premtim politik është pasuar me disa hapa. Qeveria miratoi ligjin për krijimin e një shoqërie shtetërore që do të merret ekskluzivisht me prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve dhe pajisjeve ushtarake. Shoqëria “KAYO” sh.a., e themeluar më vonë atë vit, u ngarkua me misionin për të rilindur një industri të zhdukur.

Që në muajt e parë të ekzistencës së saj, KAYO mori nën administrim hapësirat fizike të tre uzinave historike të vendit si Uzina e Lëndëve Plasëse në Mjekës, Uzina Mekanike në Gramsh dhe tani është në proces të marrjes edhe të Kombinatit Mekanik në Poliçan. Njëkohësisht me Vendim të Këshillit të Ministrave, KAYO-s iu transferuan edhe ish-Uzina e pjesëve të ndërtimit të automjeteve në Tiranë si dhe ish-uzina e përpunimit të bakrit në Rubik.

Gjatë kësaj kohe KAYO i tha Faktojes se ka firmosur pesë memorandume mirëkuptimi me kompani ndërkombëtare të mëdha që janë aktorë në nivel global për prodhimin e teknologjive dhe sistemeve ushtarake. Por përmbajtja e këtyre memorandumeve mbetet konfidenciale për shkak të marrëveshjeve të konfidencialitetit dhe sekretit industrial dhe se ato do të bëhen publike në momentin e krijimit të shoqërive të përbashkëta për nisjen e aktivitetit prodhues – sqaron KAYO.

Ndërkohë, qeveria ka ndarë një sërë fondesh për të mbështetur këtë ringjallje industriale. Deri tani, janë alokuar 440 milionë lekë në dy drejtime: nga njëra anë, për të shlyer borxhet historike të uzinave ndaj punonjësve dhe bashkive, dhe nga ana tjetër, për të themeluar strukturën ligjore dhe organizative të KAYO-s. Në anën tjetër buxheti ka financuar edhe shpenzimet e vetë kompanisë. Për vitin 2024 janë disbursuar 150 milionë lekë nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes për këtë ndërmarrje, ndërsa për vitin 2025 është parashikuar një shumë e njëjtë, e cila pritet të lëvrohet në muajt e ardhshëm sipas përgjigjes që Ministria e Financave dha për Faktojen.

Megjithatë, pyetjet e mëdha mbeten. A është e arritshme ambicia për të eksportuar armë shqiptare brenda pesë viteve të ardhshme?

Për kolonelin Dritan Demiraj, projekti ka rëndësi kombëtare dhe s ii tillë është i mirëpritur, por propaganda nuk mjafton. “Kërkohen investime serioze, profesionalizëm dhe transparencë që mungon, si dhe bashkëpunim me kompani të shquara”, thotë ish-Ministri i Brendshëm, Demiraj. Ai thekson se projekti duhet të nisë me prodhimin e armatimit të këmbësorisë, veshmbathjeve dhe logjistikës së Forcave të Armatosura. “Brenda 2-3 viteve, me investime serioze, kjo është e realizueshme”, vlerëson ai.

Në fakt, përpjekjet e deritanishme të KAYO-s për të rilindur këtë industri janë kufizuar tek puna për të themeluar një shkollë fluturimi në Vlorë — e cila pritet të përgatisë pilotë, instruktorë dhe teknikë – tek negociimi për prodhimin apo përshtatjen e mjeteve motorrike të posaçme apo tek prodhimi i veshjeve dhe aksesorëve ushtarakë.

Nga ana e tij, ish-komandanti i Forcave Detare, kapiteni i rangut të parë Artur Meçollari, e sheh industrinë ushtarake jo vetëm si element të sigurisë, por edhe si mundësi ekonomike. Ai ngre dyshime në lidhje me qëndrueshmërinë e politikave të mbrojtjes në Shqipëri. Si shembull sjell shkëputjen e bashkëpunimit me kompani si “Lockheed Martin” – kompania që ndërtoi dhe mirëmbajti sistemin e vëzhgimit të hapësirës ajrore dhe detare – dhe “Damen Shipyards” – kompania holandeze e prodhimit të anijeve – duke vënë kështu në pikëpyetje besueshmërinë e vendit në arenën ndërkombëtare.

Vetëm një vit pas marrjes së detyrës, ministri Vëngu ka riorientuar të gjitha partneritetet, duke ulur ndjeshëm besueshmërinë e Shqipërisë tek partnerët strategjikë dhe duke cënuar gatishmërën operacionale.”, thotë kapiten Meçollari, i cili paralajmëron se pa bashkëpunime të fuqishme dhe qëndrueshmëri politike, projekti nuk mund të ecë përpara.

Në aspektin buxhetor, Shqipëria ka përmbushur angazhimin e saj ndaj NATO-s për të shpenzuar 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen, një standard që u arrit të përmbushet për herë të parë në vitin 2024. Në projektbuxhetin e vitit 2025, Ministria e Mbrojtjes parashikohet të marrë 52.6 miliardë lekë, që përbëjnë pikërisht këtë 2%.

Pavarësisht ksaj, kapërcimi drejt eksportit mbetet një sfidë e madhe në këndvështrimin e Artur Meçollarit pasi tregu global i armatimeve është i rregulluar rreptësisht dhe i ndikuar nga zhvillimet gjeopolitike. “Shqipëria nuk mund ta ringjallë industrinë pa partnerë të fuqishëm, dhe më parë duhet të rifitojë besueshmërën si vend serioz dhe i sigurtë”, përfundon Meçollari.

Sipas Demirajt, Shqipëria duhet t’i kthejë sytë edhe nga vendet e rajonit për bashkëpunime pasi sipas tij “potenciali ekziston jo vetëm për të mbuluar nevojat e Shqipërisë, por edhe për të eksportuar armë të këmbësorisë, dhe në të ardhmen edhe sisteme luftarake si dronë apo artileri, duke bashkëpunuar me vende si Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Kroacia”. Edhe Meçollari thekson se “Shqipëria dhe Kosova duhet të bashkëpunojnë për nevojat e përbashkëta në modernizimin dhe pajisjen e strukturave respektive dhe shmangjen e konkurencës midis tyre.

Por qeveria dhe Ministria e Mbrojtjes duhet të jenë seriozë, vlerëson Demiraj, pasi e vetmja mënyrë që të futesh në tregjet ndërkombëtare është nëpërmjet prodhimit të materialeve dhe armatimeve cilësore, që në ditët e sotme janë lehtësisht të testueshme. Për momentin, përpjekja duket më shumë si një projekt industrial me vlerë strategjike dhe simbolike, sesa një burim i afërt të ardhurash. Por në një kohë kur siguria në Evropë është vënë sërish në pikëpyetje dhe vendet kërkojnë më shumë diversifikim të burimeve të furnizimit, Shqipëria mund të gjejë një vend në këtë panoramë të re — nëse i çon deri në fund projektet që ka nisur.

The post Shqipëria synon rindërtimin e industrisë së armëve, me sytë nga tregu ndërkombëtar appeared first on Faktoje.al.

Injorohet vendimi i gjykatës, gazetarëve të News24 u pengohet sërish puna

14 August 2025 at 17:56

Pavarësisht vendimit të Gjykatës së Tiranës, gazetarëve të News24 dhe Panorama vijohet t’u ndalohet qasja në pajisje dhe hyrja në mjediset e një prej dy godinave të grupit mediatik.

“Prej pesë ditësh po zhvillohet një situatë absurde, e cila duket se qëllimi final ka për t’i mbyllur gojën News24, BalkanWeb, Panorama TV, Gazetës Panorama, Panorama Sport dhe Gazetës Shqiptare”, u tha në rrjetin social zyrtar të televizionit “News24”.

Sipas “Nesw24”, media e tyre, ende sot, 14 gusht, është e rrethuar nga forcat e Policisë dhe Ushtrisë, por dhe punonjës të KAYO-s (Kompanisë Shtetërore të Prodhimit të Armëve), duke u trajtuar si një zonë ushtarake, ndërkohë që brenda godinës ndodhen vetëm kompjuterë pune dhe materiale të stafit mediatik që po kryejnë detyrën e tyre.

“U bëjmë thirrje autoriteteve shtetërore të zbatojnë menjëherë dhe plotësisht vendimin e gjykatës, në përputhje me të drejtat e gazetarëve dhe lirinë e medias në Shqipëri”, ishte reagimi i  organizatës “Safe Journalists Albania” të enjten.

Të martën, 12 gusht, Gjykata e Tiranës vendosi që brenda 48 orëve autoritetet policore dhe ushtarake të kryenin identifikimin dhe inventarizimin e sendeve të luajtshme dhe pajisjeve të sekuestruara nga mjediset e grupit mediatik të “News 24” dhe sipas rastit t`i vendoste në ruajtje apo t’ua lejonte gazetarëve t’i tërheqin.

Por deri më sot materialet e sekuestruara nuk u janë kthyer gazetarëve.

Pajisjet u sekuestruan me arsyetimin e boshatisjes së godinës së “News 24”, e cila sipas Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) nuk ka paguar qiranë për godinën që prej shkurtit 2017 dhe se aktualisht detyrimet e saj “përllogariten mbi 2 milionë euro”.

“Përmbaruesi shtetëror, na thotë që për të hyrë në godinë, duhet të lini jashtë telefonat personalë. Është tallje ndaj vendimit të gjykatës, pasi Përmbarimit mund t’i teket të thotë që do hyni edhe pa brekë!”, përshkroi me ironi situatën gazetari Osman Stafa në rrjetet e tij sociale.

Kompjuterët dhe sendet personale të gazetarëve janë të vendosura momentalisht pranë Rezervave të Shtetit, në Rrugën “Bajram Tusha” në Shkozet, Durrës. Sipas drejtuesit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i vetmi person i autorizuar për tërheqjen e materialeve dhe sendeve të sekuestruara është administratori i “Fokus Media Group”.

Për bllokimin e punës së “News24” ka reaguar edhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri. Delegacioni theksoi se po e monitoron nga afër situatën dhe kërkon një zgjidhje ligjore, duke rikujtuar se liria e gazetarëve është thelbësore për funksionimin e shtetit të së drejtës.

“Është e rëndësishme që çdo veprim i ndërmarrë të mos cenojë mundësinë e gazetarëve për të ushtruar lirinë e tyre në përcjelljen e informacionit dhe  për të ruajtur konfidencialitetin e burimeve të tyre”, thuhet në reagimin e zyrës së BE-së në Shqipëri.

Gazetarët e “News24” nuk e kanë ndërprerë punën e tyre në asnjë moment, duke transmetuar në qiell të hapur, me një kamera dhe pa montazh.

Lexo gjithashtu:

The post Injorohet vendimi i gjykatës, gazetarëve të News24 u pengohet sërish puna appeared first on Citizens.al.

KAYO e Ardi Veliut refuzon të zbatojë vendimin e Gjykatës, nuk lejon gazetarët të futen në godinë

By: Ardit
14 August 2025 at 09:50

Edhe sot, kompania KAYO e Ardi Veliut, ka refuzuar të zbatojë vendimin e Gjykatës së Tiranës, pasi nuk ka lejuar që gazetarët të futen në godinën e Panorama Group. KAYO dhe policia ushtarake kanë mbyllur portën që duke mos lejuar drejtuesit e gazetarët të futen në ambientet e punës në godinën e Panoramës, duke e […]

The post KAYO e Ardi Veliut refuzon të zbatojë vendimin e Gjykatës, nuk lejon gazetarët të futen në godinë appeared first on BoldNews.al.

“Ndërhyrje joproporcionale”: Gjykata urdhëron kthimin e pajisjeve të gazetarëve

12 August 2025 at 18:43

Gjykata e Tiranës e vlerësoi si joporpocionale ndërhyrjen ndaj gazetarëve të grupit mediatik “Focus Media” dhe urdhëroi marrjen e masave të menjëhershme për mbrojtjen e integritetit të tyre profesional përmes kthimit të sendeve të tyre personale dhe pajisjeve të punës, sipas një vendimi për sigurim padie që BIRN e disponon. Në vlerësimin e saj, Gjykata […]

The post “Ndërhyrje joproporcionale”: Gjykata urdhëron kthimin e pajisjeve të gazetarëve appeared first on Reporter.al.

Policia ndalon punën e News 24: Godina e saj do të jepet për fabrikë armësh

9 August 2025 at 11:09

Televizioneve News 24 dhe Panorama iu ndërpre sot sinjali i transmetimit ndërsa policia ndaloi gazetarët e tyre të hyjnë në zyra me arsyetimin se ishin urdhëruar të lironin godinën. Organizatat e medias dhe shoqërisë civile e dënuan rastin si pengim të punës së gazetarëve dhe cenim të lirisë së shprehjes.

Policia ndalon punën e gazetarëve

Në orët e para të mëngjesit të 9 gushtit, policia rrethoi selinë e televizioneve News 24, Panorama dhe mediave të tjera të lidhura me to. Gazetarë, operatorë dhe teknikë u nxorën jashtë dhe u ndaluan të hyjnë, më pas godinës iu ndërpre energjia dhe sinjali i transmetimit.

Në godinën që dikur ka qene “Uzina e Pjesëve të Ndërrimit të Automjeteve” në Shkozë kanë zyrat edhe “BallkanWeb”, “Panorama”, “Panorama Sport” dhe “Gazeta Shqiptare”, pjesë të “Media Focus Group” dhe “Panorama Group” të familjes Hysenbelliu.

Lajmi u bë publik nga vetë gazetarët në rrjetet sociale. Osman Stafa shkroi në Facebook se askush nga stafi nuk u lejua të hynte në vendin e punës apo të transmetonte ngjarjen.

“Kam ardhur për të nisur lajmet dhe gjeta një dyzinë policësh që na penguan të punojmë”, tha përmes një videoje postimi gazetari Klevin Muka.

Drejtoresha e Përgjithshme e News 24, Anila Jole e konsideroi aksionin policor një “sulmi brutal i paprecedentë”. Ajo tha se gazetarët “u trajtuan si kriminelë”.

Konteksti ligjor dhe reagimi i organizatave

Një vendim i qeverisë i datës 12 mars 2025 i kaloi godinën e ish-Uzinës kompanisë shtetërore të prodhimit të armëve KAYO, e cila drejtohet nga ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Objekti ku ndodhet “News 24” dhe mediat e tjera duket se do të shndërrohet në fabrikë mjetesh dhe logjistike ushtarake. Por procedura e kalimit të pronësisë ka qenë jo-transparente dhe për pretendimet e tyre, palët u janë drejtuar gjykatave.

Televizioni ka qenë qiramarrës prej vitit 2003 në këtë hapësirë.

Aksioni policor i ndërmarrë sot u dënua nga opozita dhe organizatat e medias. Në deklarata të ndryshme përfaqësues të opozitës e konsideruan atë një sulm.

Ndërkohë, “SafeJournalist Albania” paralajmëroi se ky veprim rrezikon lirinë dhe pavarësinë e medias.

“Ky pengim kufizon qasjen e gazetarëve në redaksi dhe pengon aftësinë e tyre për të punuar. Ne po e ndjekim nga afër situatën dhe do të vazhdojmë të monitorojmë zhvillimet,” deklaroi SafeJournalist Albania.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) kërkoi ndërprerjen e veprimeve policore që pengojnë gazetarët.

“Institucionet shtëtërore të mos bllokojnë dhe aq më keq të ndërpresin punën e gazetarëve dhe ndërprerjen e punës raportuese të kanalit të rëndësishëm informuese në hapësirën kombëtare,” u tha në deklaratën e Unionit.

Asosacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) theksoi se policia nuk paralajmëroi mediat, duke i lënë pa kohë për të marrë masa. AGSH kërkoi negociata urgjente që të garantojnë një tranzicion të butë pa ndërprerë punën e rreth 200 punonjësve të medias.

Organizata “Qëndresa Qytetare” kërkoi transparencë mbi operacionin dhe paralajmëroi se liria e medias në vend është në rënie të ndjeshme, kjo e reflektuar prej disa vitesh edhe nga raportet ndërkombëtare.

“Një vend që cenon lirinë e medias është gati të bëjë kurban lirinë e qytetarit”, paralajmëroi ndër të tjera organizata.

Lexo gjithashtu:

The post Policia ndalon punën e News 24: Godina e saj do të jepet për fabrikë armësh appeared first on Citizens.al.

Policia rrethon ambientet e News 24, ndërpritet sinjali i televizionit informativ

9 August 2025 at 08:51

Të shtunën, rreth orës 07:00 të mëngjesit, një duzinë policësh u shfaqën në mjediset e televizionit News 24, në ish-Uzinën e Autotraktorëve, në lagjen Shkozë të Tiranës, duke kërkuar largimin e gazetarëve dhe zbrazjen e godinës. Sipas gazetës Panorama, e cila është pjesë e të njëjtit grup mediatik, policia po ndalon futjen e gazetarëve në […]

The post Policia rrethon ambientet e News 24, ndërpritet sinjali i televizionit informativ appeared first on Reporter.al.

Do kthehet në fabrikë armësh/ Policia rrethon godinën e News24, gazetarëve u ndalohet hyrja në redaksi

9 August 2025 at 07:55

Policia e Shtetit ka rrethuar mëngjesin e kësaj të shtune godinën e televizionit News 24 në zonën e Shkozës, duke kërkuar lirimin e ambienteve. Raportohet se gazetarëve u është ndaluar hyrja në redaksi, ndërsa është kërkuar që të dalin nga godina dhe ata punonjës që janë brenda. Gjithashtu, godinës i është ndërprerë edhe energjia elektrike. […]

The post Do kthehet në fabrikë armësh/ Policia rrethon godinën e News24, gazetarëve u ndalohet hyrja në redaksi appeared first on BoldNews.al.

❌
❌