Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Papa Leoni XIV: Një shtet palestinez është zgjidhja e vetme për paqen me Izraelin

By: melisa
1 December 2025 at 12:20

Një shtet palestinez është “zgjidhja e vetme” për konfliktin disa dekadash me Izraelin, deklaroi Papa Leoni XIV, duke treguar kështu se qëndron në linjën e deritanishme të Vatikanit. Papa i parë amerikan bëri këto komente për gazetarët gjatë një fluturimi nga Turqia për në Liban, ku përmbyllet turi i tij i parë jashtë kufijve që prej marrjes së drejtimit të Kishës Katolike. “Ne e dimë që në…

Source

Netanyahu paralajmëron Erdoganin: F-35 amerikan ndoshta nuk do t’i merrni kurrë

By: Rovena
20 November 2025 at 22:54

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se furnizimi i Turqisë me aeroplanët F-35 nuk pritet të ndodhë së shpejti, dhe mund të mos ndodhë fare. Ai shtoi se qëndrimi i Izraelit ndaj kësaj çështjeje është i ngjashëm me atë për Arabinë Saudite, por “shumë më i fortë”.

Deklarata e udhëheqësit izraelit vjen në një kohë kur marrëdhëniet izraelito-turke mbeten të tensionuara.

Kujtojmë se urdhër-arresti është nxjerrë nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Stamboll ndaj 37 zyrtarëve izraelitë, përfshirë Netanyahun. Ata akuzohen për “gjenocid” dhe “krime kundër njerëzimit” në Gaza. Urdhër-arrestet janë dërguar te Interpol dhe te 124 vende që njohin juridiksionin universal për gjenocidin.

Ndryshe, SHBA-ja po shqyrton mundësinë e shitjes së aeroplanëve të fuqishëm Anakarasë.

KAJRO – UNIFIL: Forcat izraelite hapën zjarr ndaj paqeruajtësve në Liban

16 November 2025 at 17:56

KAJRO, 16 nëntor /ATSH-DPA/ – Forcat paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në Liban thanë sot  se forcat izraelite kanë hapur zjarr ndaj tyre, por pa shkaktuar viktima, në incidentin më të fundit të raportuar nga “kaskat blu”.

Forca e Përkohshme e Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL) njoftoi se incidenti ndodhi sot kur një tank izraelit pranë një pozicioni të ngritur nga Izraeli brenda territorit libanez hapi zjarr drejt personelit të UNIFI- it

Sipas UNIFIL-it, pas ndërmjetësimit me ushtrinë izraelite, personeli arriti të largohej i sigurt rreth 30 minuta më vonë, pasi tanku u tërhoq pas pozicionit izraelit.

Ushtria izraelite tha se kishte qëlluar me të shtëna paralajmëruese në Libanin jugor, pasi kishte identifikuar persona të dyshimtë.

“Pas verifikimit, u zbulua se personat e dyshuar ishin ushtarë të OKB-së, të cilët fillimisht u klasifikuan si të dyshimtë për shkak të kushteve të këqija atmosferike”, shtoi ushtria.

Një armëpushim i brishtë mes Izraelit dhe Hezbollahut, milicia libaneze e mbështetur nga Irani, është në fuqi që nga fundi i nëntorit të vitit të kaluar pas muajsh luftimesh.

Megjithatë, të dyja palët akuzojnë rregullisht njëra-tjetrën për shkelje, me Izraelin që ndërmerr thuajse çdo ditë sulme ndaj Libanit. /Ad.Ab./

The post KAJRO – UNIFIL: Forcat izraelite hapën zjarr ndaj paqeruajtësve në Liban appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ky është shteti që votoi për të paraqitur mocionin që i kërkon UEFA-s përjashtimin e klubeve izraelite

8 November 2025 at 22:24


Një shtet raportohet se ka votuar për të dorëzuar një mocion që kërkon nga UEFA përjashtimin e ekipeve izraelite nga garat evropiane.

Gjatë disa muajve të fundit, pjesëmarrja e ekipeve izraelite në kompeticionet e UEFA-s ka qenë një temë kryesore diskutimi.

Që nga tetori i vitit 2023, më shumë se 70,000 persona raportohet se janë vrarë nga forcat izraelite në Gaza, pas fillimit të luftës së Izraelit ndaj Palestinës.

Sulmi i Izraelit ndaj Gazës që nga atëherë është shpallur si gjenocid nga një komision i Kombeve të Bashkuara, me Gazën që gjithashtu plotëson të tre kriteret e OKB-së për urinë.

Që atëherë, kanë pasur thirrje për përjashtimin e ekipeve izraelite nga kompeticionet evropiane të futbollit.

Ekipet ruse janë përjashtuar nga kompeticionet e UEFA-s pas pushtimit të Ukrainës.

Sipas The Irish Times, Federata e Futbollit e Irlandës (FAI) ka votuar për të dorëzuar një mocion për pezullimin e Izraelit nga të gjitha kompeticionet e UEFA-s.

Raportohet se në Mbledhjen e Jashtëzakonshme të Përgjithshme të FAI-së, votuan 74 pro, 7 kundër dhe 2 abstenime, për të larguar klubet izraelite nga garat evropiane dhe gjithashtu për të ndaluar ekipin kombëtar të Izraelit të kualifikohet për turne të mëdhenj përmes UEFA-s.

“Bordi i drejtorëve të FAI urdhërohet dhe duhet, pa vonesë, të dorëzojë një mocion formal te komiteti ekzekutiv i UEFA-s që kërkon pezullimin e menjëhershëm të Federatës së Futbollit të Izraelit (IFA) nga kompeticionet e UEFA-s për shkak të shkeljes së dy dispozitave të pavarura të statutave të UEFA-s”, thuhej në një njoftim.

Raportohet gjithashtu se FAI do të kërkojë që UEFA të publikojë “kritere të qarta për pezullimin ose përjashtimin e asociacioneve anëtare për të siguruar trajtim të barabartë për të gjithë anëtarët”./Telegrafi/

Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve

By: M C
2 November 2025 at 20:53

Organizata terroriste Hamas ende nuk i ka dorëzuar trupat e të gjitha pengjeve të vdekura. Sipas hetimeve mjeko-ligjore të ushtrisë izraelite, sërish janë dorëzuar kufoma të gabuara.

Mbetjet e trupave të tre personave të vdekur, që dorëzoi së fundmi grupi islamist Hamas, nuk u përkasin pengjeve të zhdukur, njoftoi ushtria izraelite, duke ju referuar analizave dhe hetimeve të Institutit të Mjekësisë Ligjore. Mbetjet mortore iu dorëzuan nga Hamasi të premten në mbrëmje përfaqësuesve të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Rripin e Gazës, dhe ata ia përcollën ato më pas ushtrisë izraelite.

Izraeli akuzon Hamasin për gënjeshtra

Një ditë më parë, të enjten 30.10, Hamasi dorëzoi dy trupa pa jetë, të cilët u përkisnin vërtet izraelitëve Amiram Cooper dhe Sahar Baruch. Grupi islamist Hamas ka dorëzuar deri tani trupat e 17 nga 28 pengjet e vdekura. Ndryshe nga sa ishte rënë dakord në planin e paqes së Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për Gazën, organizata terroriste po i liron trupat ngadalë. Ajo e justifikon këtë me pretendimin se është e vështirë për t’i gjetur të vdekurit, sepse janë varrosur nën rrënojat e ndërtesave dhe tuneleve të bombarduara. Izraeli e quan këtë një gënjeshtër të Hamasit.

Hamasi e pranon gabimin e tij

Ky nuk është rasti i parë i këtij lloji. Hamasi edhe më parë ka dorëzuar trupa palestinezësh në vend të mbetjeve të personave që u rrëmbyen si pengje. Në mes të tetorit Hamasi dorëzoi trupin e një palestinezi në vend të trupit të një pengu.

Edhe në muajin shkurt Hamasi dorëzoi trupin e një gruaje palestineze në vend të trupit Shiri Bibas, të marrë peng. Bibas ishte edhe shtetase gjermane. Organizata terroriste e pranoi më vonë një gabim të mundshëm dhe në fund dorëzoi trupin e saktë./ DW

The post Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve appeared first on Albeu.com.

Sulmet e Izraelit/ Rëndohet bilanci, 45 persona humbën jetën në Gaza

By: Fax Web
20 October 2025 at 09:44

Një seri sulmesh ajrore izraelite në zona të ndryshme të Rripit të Gazës ka shkaktuar vdekjen e të paktën 45 personave, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Agjencia e Mbrojtjes Civile dhe disa spitale lokale. Ky është një rritje e ndjeshme nga numri paraprak prej 33 viktimash të raportuara më herët .

“Të paktën 45 persona janë vrarë si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në zona të ndryshme të Rripit të Gazës,” deklaroi Mahmoud Bassal, zëdhënës i Agjencisë së Mbrojtjes Civile, që vepron nën autoritetin e Hamasit dhe funksionon si shërbim shpëtimi në rajon.

Katër spitale kryesore në Gaza kanë konfirmuar bilancin tragjik, duke raportuar se kanë pranuar trupat e pajetë dhe të plagosurit e shumtë pas bombardimeve të intensifikuara.

Sulmet vijnë në një periudhë armëpushimi të brishtë mes Izraelit dhe Hamasit, ndërsa tensionet në terren vazhdojnë të mbeten të larta. Deri më tani, nuk ka një reagim zyrtar nga ushtria izraelite mbi incidentet e fundit.

Izraeli kthen trupat e 15 palestinezëve në Gazë

By: Rovena
18 October 2025 at 18:46

Izraeli ka kthyer trupat e 15 palestinezëve në Gazë më 18 tetor, duke bërë që numri i përgjithshëm i trupave të vdekur të arrijë në 135, tha Ministria e Shëndetësisë në enklavën palestineze.

Sipas marrëveshjes së armëpushimit, të ndërmjetësuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, Izraeli duhet të dorëzojë trupat e 15 palestinezëve për çdo trup të pajetë të izraelitëve që i dorëzon Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Të premten, Hamasi dorëzoi trupin e një tjetër pengu izraelit. Që nga nisja e armëpushimit, Hamasi ka dorëzuar trupat e nëntë pengjeve izraelite dhe një të një studenti nepalez.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë tha se disa nga trupat që u kthyen të shtunën kishin shenja të “abuzimit, rrahjeve dhe prangosjes”. Kjo ministri kishte bërë pretendime të ngjashme edhe kur kishte pranuar më herët trupa të palestinezëve.

Ushtria izraelite i ka cilësuar këto pretendime si “propagandë të rremë të Hamasit”.

“Për më tepër, të gjithë trupat e dorëzuar janë të luftëtarëve brenda Rripit të Gazës”, tha më herët ushtria izraelite.

Më 13 tetor, Hamasi liroi të 20 pengjet e gjalla izraelite dhe nisi të dorëzojë edhe trupat e pengjeve të vrara. Në këmbim, po atë ditë Izraeli liroi afër 2.000 palestinezë që mbaheshin në burgjet izraelite.

Lirimi i pengjeve dhe armëpushimi në Gazë është pjesë e fazës së parë të planit 20 pikësh të prezantuar nga presidenti Trump për paqe në enklavën palestineze.

Më 14 tetor, Trump tha se faza e dytë e planit të tij ka nisur. Plani për paqe parasheh çarmatosjen e Hamasit kërkesë që Izraeli e kishte parashtruar paraprakisht, por ishte refuzuar nga grupi radikal palestinez.

Lufta në Gazë nisi më 7 tetor 2023 pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë. Si pasojë e ofensivës hakmarrëse të Izraelit, në Rripin e Gazës janë vrarë më shumë se 67.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në këtë enklavë.

Lufta ka shkatërruar pjesë të mëdha të Gazës dhe 2 milionë banorët e territorit po përballen me krizë të thellë humanitare.

Palestina falënderon në mënyrë të veçantë Italinë për humbjen që i shkaktuan Izraelit

15 October 2025 at 11:48


Futbollistët italianë mposhtën Izraelin 3-0 në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës mbrëmë në Udine, dhe ndeshja tërhoqi shumë vëmendje nga publiku botëror për shkak të gjenocidit në Gaza.

Përpara ndeshjes, më shumë se 10,000 protestues u mblodhën në rrugët e Udines, duke shprehur kundërshtimin ndaj gjenocidit izraelit në Gaza dhe duke bërë thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të operacioneve ushtarake.

Në vetë stadiumin, izraelitët u pritën nga një atmosferë jashtëzakonisht armiqësore, e cila u ndje më shumë gjatë këndimit të himnit kombëtar të mysafirëve, i cili u fishkëllye.


Sa i përket vetë ndeshjes, italianët fituan 3:0, me gola të shënuar nga Mateo Retegui në minutat e 45 dhe 74, dhe Gianluca Mancini në minutën e 90 të ndeshjes.

Palestinezët gjithashtu i uruan në një mënyrë origjinale Azzurrët për fitoren e tyre, më saktësisht misionin e Shtetit të Palestinës në OKB.

Ekipi italian i futbollit postoi rezultatin e ndeshjes në profilin e tyre zyrtar në X me komentin "puna u krye", dhe Palestina e ndau postimin dhe vendosi vetëm një figurë - një pjatë me makarona. /Telegrafi/



🍝 https://t.co/v2Vq7aQYYJ
— State of Palestine (@Palestine_UN) October 15, 2025

Italianët vërshëllyen himnin izraelit, mysafirët u pritën nga një atmosferë armiqësore në Udine

15 October 2025 at 09:20


Gjatë ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës 2026 kundër Izraelit, tifozët e kombëtares së Italisë vërshëllyen me zë të lartë himnin mysafir.

Para ndeshjes, mijëra demonstrues u mblodhën në Udine, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj gjenocidit izraelit në Gaza dhe duke bërë thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të operacioneve ushtarake.

Mediat lokale raportojnë se më shumë se 10,000 demonstrues dolën në rrugë, ndërsa më shumë se 1,000 anëtarë të forcave të sigurisë, përfshirë policinë, karabinierët, ushtrinë dhe sigurime private, u punësuan për të siguruar qytetin dhe stadiumin.

Në stadium, izraelitët u pritën nga një atmosferë jashtëzakonisht armiqësore, e cila u ndje më shumë gjatë këndimit të himnit kombëtar nga mysafirët.

Publiku italian, përfshirë figura të shumta sportive dhe politike, ka kërkuar me forcë prej muajsh që ekipi kombëtar izraelit, si dhe të gjitha klubet izraelite, të përjashtohen nga garat ndërkombëtare, ngjashëm me atë që u bë me Rusinë pas fillimit të luftës në Ukrainë.

Megjithatë, pavarësisht kërkesave dhe thirrjeve të shumta nga Evropa, organizatat e futbollit UEFA dhe FIFA i kanë refuzuar propozime të tilla, duke deklaruar se nuk kanë ndërmend të përziejnë sportin me politikën në këtë rast. /Telegrafi/

Qeveria e Gazës: Sulmet e Izraelit lënë jetimë 77 fëmijë çdo ditë në Gaza

By: Fax Web
7 October 2025 at 14:19

Sulmet dyvjeçare të Izraelit lënë jetimë dhjetëra fëmijë çdo ditë në Rripin e Gazës. Në një deklaratë me shkrim nga Zyra për media e qeverisë në Gaza thuhet se: “Sulmet e vazhdueshme të Izraelit në Gaza kanë lënë jetimë 77 fëmijë çdo ditë”.

Në deklaratë thuhet se mesatarisht 29 gra palestineze mbesin të veja çdo ditë për shkak të sulmeve izraelite në Gaza që nga 8 tetori 2023. Bombardimi gjithashtu shkakton abort të 16 grave shtatzëna çdo ditë.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë e Gazës, numri i palestinezëve të vrarë nga gjenocidi dyvjeçar i Izraelit ka arritur në 67.173 ndërsa numri i të plagosurve në 169.780.

Nga të vrarët në sulmet izraelite, 20.179 janë fëmijë, 10.427 gra dhe 4.813 janë persona të moshuar./AA

Izraeli mbetet në garat ndërkombëtare të futbollit, UEFA dhe FIFA pa reagim

30 September 2025 at 11:42


Votimi për përjashtimin e ekipeve izraelite nga garat ndërkombëtare nuk u bë dhe nuk do të bëhet, që do të thotë se Maccabi nga Tel Avivi do të vazhdojë të luajë në Ligën Evropiane, dhe kombëtarja do të luftojë për një vend në Kupën e Botës 2026.

Edhe pse Associated Press tregoi pesë ditë më parë për probabilitetin e lartë të sanksioneve kundër Izraelit për shkak të gjenocidit në Palestinë, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ende nuk është ulur për të biseduar.

Nga ana tjetër, Këshilli i FIFA-s nuk ka asnjë pikë në rendin e ditës për të diskutuar përjashtimin e Izraelit nga faza kualifikuese e Kupës së Botës 2026.

Gazeta Marca e lidhi këtë situatë me presionin e fortë të Presidentit Amerikan Donald Trump ndaj njeriut të parë të FIFA-s, Gianni Infantino, për shkak të organizimit të Kupës së Botës që do të zhvillohet së shpejti.

🇮🇱 El fútbol no excluye a Israel por el momento

⚽ Ni UEFA ni FIFA tienen planes inmediatos para que los clubes y la selección de ese país dejen de competir

✍️ Una información de @jfelixdiaz 👇https://t.co/8zeFoVkuEy
— MARCA (@marca) September 30, 2025

Pavarësisht njoftimeve, UEFA nuk mbajti një takim ekzekutiv urgjent, i cili është diskutuar gjatë muajit të kaluar kryesisht me kërkesë të federatave individuale.

UEFA dhe FIFA ende nuk kanë bërë njoftime zyrtare, kështu që ndërkohë Maccabi do të presë Dinamon në Backa Topola në raundin e dytë të Ligës së Evropës, ndërsa Izraeli do të luajë ndeshje me Italinë dhe Norvegjinë.

Si kujtesë, që nga viti 2022, për shkak të luftës në Ukrainë, ekipet ruse dhe kombëtarja e tyre nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në garat ndërkombëtare. /Telegrafi/

Izraeli merr masa drastike për të shmangur përjashtimin nga FIFA dhe UEFA

26 September 2025 at 21:14


Izraeli raportohet se po ndërmerr masa drastike në përpjekje për të shmangur përjashtimin nga garat e organizuara nga UEFA dhe FIFA.

Që nga përshkallëzimi i konfliktit midis Izraelit dhe Palestinës në tetor të vitit 2023, ka pasur thirrje nga tifozë, figura publike dhe shtete të ndryshme për të përjashtuar Izraelin nga garat e UEFA-s dhe FIFA-s, në mënyrë të ngjashme me trajtimin e Rusisë pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022.

Megjithatë, pavarësisht se mbi 65,000 palestinezë janë vrarë gjatë konfliktit, klubet izraelite dhe kombëtarja e vendit vazhdojnë të konkurrojnë në kompeticionet e UEFA-s dhe FIFA-s.

Më herët këtë muaj, një komision hetimor i Kombeve të Bashkuara deklaroi se Izraeli kishte kryer gjenocid kundër palestinezëve në Gaza. Më shumë se 90 për qind e popullsisë së Gazës është zhvendosur nga shtëpitë e tyre që nga tetori i vitit 2023.

Të enjten, The Telegraph raportoi se Izraeli mund të përjashtohet nga futbolli evropian në javët në vijim – një vendim që mund ta përjashtojë vendin edhe nga Kupa e Botës 2026.

Raporti pohon se “shumica e anëtarëve të komitetit ekzekutiv të UEFA-s janë në favor të pezullimit të Federatës Izraelite të Futbollit (IFA) dhe klubeve të saj, dhe se janë planifikuar bisedime me FIFA-n për të ndërmarrë një veprim të ngjashëm”.

Administrata Trump, sipas Sky News, pritet të përpiqet të parandalojë FIFA-n që të përjashtojë Izraelin nga futbolli ndërkombëtar përpara turneut të verës së ardhshme në Amerikën e Veriut.

Më pas, të premten, një raport nga The Times shpjegoi se Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të bëjë një lutje personale drejtuar drejtuesve të futbollit botëror, në përpjekje për të parandaluar që vendi të përjashtohet nga FIFA dhe UEFA.

UEFA pritet të zhvillojë një mbledhje emergjente të komitetit javën e ardhshme për të votuar mbi një përjashtim të mundshëm të Izraelit.

Thuhet se Netanyahu ka kryer telefonata me figura të larta të futbollit, për të përpjekur t’i bindë ata që të mos marrin masa ndaj Izraelit.

Gjithashtu, Trump besohet të ketë paralajmëruar presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, që të mos mbështesë këtë vendim./Telegrafi/

Izraeli do të pezullohet nga UEFA, Maccabi Tel Aviv do të përjashtohet nga Liga e Evropës

26 September 2025 at 08:39


UEFA thuhet se po përgatitet të pezullojë Kombëtaren e Izraelit nga futbolli evropian, me një votim që pritet javën e ardhshme.

Sipas The Times, raportet sugjerojnë se shumica e komitetit ekzekutiv dhe federatave janë në favor të një ndalimi, duke përmendur veprimet e Izraelit në Gaza.

Nëse konfirmohet, pezullimi do t'i pengonte si ekipet kombëtare ashtu edhe ato të klubeve të garonin.

Kjo do ta vinte në dyshim edhe vendin e Maccabi Tel Aviv në Ligën e Evropës, pasi klubi izraelit mund të përjashtohet nga gara nëse sanksioni zbatohet menjëherë.

#Israele come la #Russia ? Secondo il Times, la Uefa corre verso l'esclusione da tutte le competizioni, qualificazioni ai #Mondiali comprese https://t.co/xufRBcKxWm pic.twitter.com/kAB7AMmF5g
— calciomercato.com (@cmdotcom) September 25, 2025

Zhvillimi vjen pas presionit në rritje ndërkombëtar, përfshirë thirrjet nga ekspertët e Kombeve të Bashkuara që FIFA dhe UEFA të veprojnë.

UEFA thuhet se po shqyrton nëse duhet të thërrasë një takim urgjent për të finalizuar vendimin përpara pushimit të ardhshëm të ndeshjeve ndërkombëtare.

Nëse miratohet, do të ishte një nga masat më të ashpra disiplinore të marra ndonjëherë kundër një kombi anëtar në futbollin evropian. /Telegrafi/

UEFA pritet të votojë për pezullimin e Izraelit nga garat evropiane

21 September 2025 at 15:16


Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të votojë të martën, më 23 shtator, për pezullimin e ekipeve kombëtare dhe klubeve të Izraelit nga të gjitha garat evropiane, raportojnë burime të afërta me procesin të mediumit “Israel Hayom”.

Presioni më i madh për këtë vendim, sipas raportimeve, po vjen nga Katari, i cili ka intensifikuar fushatën e tij pas sulmit të fundit ajror të Izraelit ndaj udhëheqjes së Hamasit në Doha.

Midis 20 anëtarëve me të drejtë vote në Komitetin Ekzekutiv, një shumicë e qartë thuhet se mbështet pezullimin e Izraelit, me vetëm dy ose tre vende që pritet të jenë kundër.

Edhe pse Katari nuk është anëtar i UEFA-s, ndikimi i tij shfaqet përmes Nasser Al-Khelaifit, presidentit të Paris Saint-Germain dhe përfaqësues i Shoqatës Evropiane të Klubeve, i cili ka një rol të rëndësishëm në vendimmarrje.

Raportohet gjithashtu se Spanja ka kërcënuar të tërhiqet nga Kupa e Botës 2026 nëse Izraeli arrin të kualifikohet, duke hapur një tjetër dimension politik në këtë situatë të ndërlikuar.

Nëse miratohet vendimi, klubet izraelite si Maccabi Tel Aviv do të përjashtohen menjëherë nga turnetë evropiane këtë sezon, ndërsa kombëtarja izraelite rrezikon përjashtimin nga kualifikueset e Botërorit 2026.

Zyrtarët izraelitë po bëjnë lobim të fortë për të parandaluar këtë vendim, por sipas mediave ndërkombëtare, ata përballen me një betejë të vështirë politike dhe sportive. /Telegrafi/

Përballen me përjashtim nga garat e UEFA-s, Izraeli po punon pa ndërpre për të parandaluar votimin e së martës

20 September 2025 at 10:54


Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) do të votojë të martën për përjashtimin e ekipit kombëtar dhe ekipeve izraelite nga garat ndërkombëtare, dhe duke gjykuar nga mediat izraelite, shumica dërrmuese e anëtarëve do ta mbështesin këtë vendim.

Futbolli dhe sportet izraelite kanë frikë se këtë të martë do të marrin lajme për përjashtim nga garat e UEFA-s për shkak të gjenocidit që Izraeli po kryen në Gaza.

Sipas asaj që raporton portali Israelhayom, presioni i madh që kjo të ndodhë vjen nga Katari pas ngjarjeve të fundit politike dhe sulmit izraelit në Doha.

Portali i përmendur, i cili konsiderohet i informuar mirë dhe relevant, pohon se ekziston një shumicë e madhe midis votuesve që mbështesin përjashtimin e Izraelit nga garat e UEFA-s, dhe vetëm dy ose tre vende shprehin kundërshtim të vendosur ndaj përjashtimit të Izraelit nga kuadri evropian.

Israeli media reports Qatar is demanding Israel’s expulsion from UEFA this week.

According to Israel Hayom, UEFA meets Tuesday to decide on banning Israel’s national team and clubs. Israel’s FA is scrambling to stop the vote, where a majority is expected against them. pic.twitter.com/KhBJn57pG2
— Leyla Hamed (@leylahamed) September 19, 2025

Prandaj, Federata e Futbollit të Izraelit po punon pa ndërprerje për ta parandaluar këtë dhe po kërkon ndihmën e të gjithë miqve të Izraelit në nivel sportiv dhe diplomatik.

Aktualisht po zhvillohet një betejë prapa skenave për të parandaluar votimin, sepse nëse ndodh, është pothuajse e sigurt që izraelitët do të përjashtohen, gjë që me siguri do të ishte i vetmi vendim i arsyeshëm. /Telegrafi/

Ministri i Jashtëm i Izraelit uron Ramën dhe Spiropalin: Pres forcimin e partneritetit tonë

By: redi
19 September 2025 at 17:30

Qeveria ”Rama 4”, po merr urime nga krerë të qeverive të ndryshme. Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar ka uruar Ramën dhe Spiropalin, duke theksuar zhvillimin e forcimit të partneritetit. ”Duke i uruar Ministres së re të Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali shumë suksese në rolin e saj të ri. Ne e vlerësojmë shumë miqësinë e gjatë midis kombeve tona dhe e vlerësojmë…

Source

Spanja po shqyrton mundësinë e bojkotimit të Kupës së Botës në vitin 2026 nëse Izraeli merr pjesë në të

17 September 2025 at 12:11


Tensionet politike mbi pjesëmarrjen e Izraelit në garat ndërkombëtare sportive janë përhapur edhe në Kampionatin Botëror të FIFA-s 2026.

Zëdhënësja e Partisë Socialiste në Kongresin Spanjoll, Patxi Lopez, ka thënë se Spanja mund të shqyrtojë tërheqjen nga Kupa e Botës nëse Izraeli kualifikohet për në Kampionatin Botëror.

"Kjo është ajo që po bëjmë tani, do ta shqyrtojmë më vonë", ka thënë Lopez kur u pyet nëse Spanja mund ta bojkotonte garën.

Deklarata vjen në një kohë kur presioni politik po rritet në Spanjë që, duke ndjekur shembullin e përjashtimit të Rusisë pas pushtimit të Ukrainës, organizatat ndërkombëtare sportive të vendosin të përjashtojnë Izraelin për shkak të gjenocidit në Gaza.

Lopez u bëri thirrje institucioneve përkatëse sportive të reagojnë dhe të marrin masa konkrete, duke thënë se qeveria "në kohën e duhur" do të shqyrtojë të gjitha hapat e mundshëm, përfshirë edhe mospjesëmarrjen e mundshme të ekipit kombëtar spanjoll në Kupën e Botës 2026.

🗣 Porte-parole au Congrès du Parti socialiste ouvrier espagnol, Patxi López a fait comprendre ce mardi que l'Espagne serait prête à boycotter la Coupe du monde de football 2026 si Israël participe à la compétition.https://t.co/27kQeBEWnX pic.twitter.com/FAJuZzsUgL
— RMC Sport (@RMCsport) September 17, 2025

Izraeli aktualisht po garon në kualifikueset evropiane për Kupën e Botës 2026, në një grup me Italinë, Norvegjinë, Estoninë dhe Moldavinë. Pas pesë ndeshjesh, Izraeli është në vendin e tretë me nëntë pikë të fituara, gjë që aktualisht e mban jashtë kualifikimit të drejtpërdrejtë, por në luftën për “play-off”.

Në ndeshjen e fundit, Izraeli luajti një ndeshje të fortë kundër Italisë, duke humbur 5-4 në një ndeshje të vendosur në fund. Ndeshja kyçe kualifikuese për të dyja ekipet do të luhet më 14 tetor në Udine - një ndeshje që mund të vendosë jo vetëm rezultatin sportiv, por edhe situatën politike në lidhje me një bojkot të mundshëm.

Është e rëndësishme të theksohet se qeveria spanjolle, nëpërmjet Këshillit të Lartë për Sport (CSD), sipas ligjit të vitit 1980, ka një shkallë të caktuar kontrolli dhe miratimi të organizimit dhe pjesëmarrjes në ngjarje shumësportive.

España se retirará de Eurovisión si Israel continúa en el certamen.

🔸El Consejo de Administración de la Corporación ha tomado esta decisión este martes por mayoría absoluta de sus miembros.https://t.co/XM2TlthhTG pic.twitter.com/KSgruVh5Ht
— RTVE Comunicación y Participación (@RTVE_Com) September 16, 2025


Edhe pse vendimi i drejtpërdrejtë për të bojkotuar kampionatin i përket federatës së futbollit, presioni i mundshëm nga strukturat shtetërore mund të ketë ndikim në qëndrimin përfundimtar të Spanjës.

Deri më tani, nuk ka pasur asnjë koment zyrtar mbi këtë temë nga Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF). /Telegrafi/

FIGC sqaron vendimin për të mos bojkotuar Izraelin: Rrezikonim përjashtimin

15 September 2025 at 14:44


Presidenti i FIGC sqaron se refuzimi për të luajtur me Izraelin do t’i kushtonte Italisë kualifikimin në Botëror.

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, ka komentuar kërkesat e disa tifozëve për të bojkotuar ndeshjen ndaj Izraelit, në kualifikimet për Botërorin.

Ai theksoi se një vendim i tillë do të kishte pasoja të rënda për Italinë.

“Nëse nuk do të kishim luajtur kundër Izraelit, do të përjashtoheshim nga Botërori. Për më tepër, kjo do t’ia lehtësonte rrugën Izraelit,” u shpreh Gravina për Radio Anchio Sport.

Gravina shtoi se pavarësisht vendimit për të luajtur, ndjeshmëria ndaj tragjedisë humane është e madhe.

“Jemi të gjithë qenie njerëzore. Jemi shumë pranë njerëzve që po vuajnë në Palestinë, veçanërisht fëmijëve dhe civilëve të pafajshëm,” tha ai.

FIGC mbetet e angazhuar të ndjekë rregullat ndërkombëtare sportive, por gjithashtu nuk e injoron realitetin humanitar që po ndodh jashtë fushës së lojës. /Telegrafi/

“Standarde të dyfishta”/ Katari: Thirrje bashkësisë ndërkombëtare të vendosë sanksione ndaj Izraelit

By: M C
14 September 2025 at 23:16

Kryeministri i Katarit, Mohammed bin Abdelrahman al-Thani, i bëri thirrje sot bashkësisë ndërkombëtare që të “ndalojë së përdoruri standarde të dyfishta” dhe të vendosë sanksione ndaj Izraelit për “krimet e tij”.

Al-Thani i bëri këto deklarata një ditë para fillimit të një samiti në kryeqytetin e Katarit të udhëheqësve arabë dhe myslimanë, i cili synon të dënojë sulmet izraelite kundër figurave të Hamasit javën e kaluar në Doha.

Çfarë thuhet në draft-njoftimin?

Një draft i komunikatës përfundimtare të samitit, të cilën udhëheqësit do ta shqyrtojnë, dënon sulmin izraelit si një përshkallëzim destabilizues dhe thekson se vendet janë kundër planeve të Izraelit “për të imponuar një realitet të ri në rajon”.

Drafti, i parë nuk përmend asnjë masë ekonomike ose diplomatike kundër Izraelit, por deklarata përfundimtare mund të ndryshojë përpara takimit të udhëheqësve nesër.

The post “Standarde të dyfishta”/ Katari: Thirrje bashkësisë ndërkombëtare të vendosë sanksione ndaj Izraelit appeared first on Albeu.com.

Netanyahu: Izraeli merr përgjegjësinë e plotë për sulmin në Doha

9 September 2025 at 16:29


Ushtria izraelite ka kryer një sulm në Doha, e për këtë është deklaruar kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

Zyra e tij ka njoftuar përmes një kumtesë, se Izraeli ka kryer një sulm në Doha, transmeton Telegrafi.

“Veprimet e sotme ishin kundër kryeterroristëve të Hamasit dhe ishte një operacion pavarur izraelit”, u tha ndër tjera.

“Izraeli e nisi, e kreu dhe Izraeli e merr përgjegjësinë e plotë”, theksoi zyra e kryeministrit izraelit.

Ky veprim vjen pas shumë raportimeve të mediave izraelite, që sugjerojnë se Shtetet e Bashkuara kanë luajtur rol në këtë operacion.

Channel 12 ka cituar një zyrtar izraelit, i cili ka deklaruar se Donald Trump ka dhënë dritën e gjelbër për këtë sulm. /Telegrafi/

❌
❌