Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 24 December 2025Main stream

Sulme të reja në Ukrainë para Krishtlindjeve, Papa Leoni XIV: Të respektohet armëpushimi

24 December 2025 at 07:51

Të paktën tre vetë u vranë nga sulmet e përsëritura ajrore ruse në Ukrainë. Një fëmijë katërvjeçar u vra në rajonin Zhytomyr në perëndim të kryeqytetit, Kiev, kur një dron goditi një ndërtesë banimi, njoftoi Presidenti Zelensky përmes mediave sociale.

Sipas autoriteteve në rajon u plagosën edhe gjashtë persona të tjerë, ndër ta dy fëmijë. Zelenski deklaroi gjithashtu se nga një sulm me dron rus në rajonin e Kievit u vra një grua. Një viktimë pati edhe në rajonin Khmelnytsky. Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitshko, u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë në strehimet kundërajrore.

Në një kohë kur temperaturat në Ukrainë janë shumë të ulëta, Moska ka vënë në shënjestër dhe po godet gjithnjë e më shumë infrastrukturën energjetike.

Presidenti ukrainas deklaroi se Rusia kishte përdorur në sulmet e saj të fundit 650 dronë dhe mjaft raketa të telekomanduara. Njësitë e mbrojtjes kundërajrore rrëzuan shumë prej dronëve dhe raketave, por pati edhe dëme.

“Këto sulme bëhen para Krishtlindjeve, kur njerëzit duan të jenë të sigurt në shtëpi me familjet e tyre”, tha Zelenski. Ai shtoi se Presidenti rus Vladimir Putin po tregon se nuk do t’u japë fund vrasjeve. Bota duhet të ushtrojë më shumë presion mbi Rusinë për t’i dhënë fund luftës, tha Zelenski, i cili postoi në mediat sociale fotografi të shumta prej shkatërrimeve të fundit nga sulmet ruse.

Papa Leo XIV i kërkoi Rusisë një armëpushim 24-orësh për festën e Krishtlindjes në Ukrainë. Sipas Vatican News Papa tha: “Më trishton vërtet fakti që Rusia me sa duket e ka refuzuar armëpushimin për Krishtlindje. E përsëris thirrjen time për të gjithë njerëzit me vullnet të mirë që të respektojnë të paktën një armëpushim 24-orësh në Festën e Lindjes së Jezusit. Në Ukrainë dhe në të gjithë botën.”

Before yesterdayMain stream

Papa Leoni XIV: Italia mund të ndërmjetësojë mes SHBA-së dhe BE-së për paqen në Ukrainë

By: nik
2 December 2025 at 21:29

Papa Leoni XIV ka shprehur besimin se arritja e një paqeje të qëndrueshme në Ukrainë është një objektiv i realizueshëm, duke theksuar se Italia mund të luajë një rol thelbësor si ndërmjetëse. Sipas tij, Italia ka potencialin të lehtësojë dialogun mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për të formuluar një plan paqeje të pranueshëm si për Moskën, ashtu edhe për Kievin.

Source

Zelensky: Askush s’mund ta shkatërrojë botën i vetëm, madje as Rusia!

2 December 2025 at 18:06

Papa Leoni XIV i ka kërkuar Presidentit Donald Trump që të mos përpiqet të rrëzojë nga pushteti presidentin venezuelian Nicolas Maduro duke përdorur forcën ushtarake.

Papa Leoni XIV theksoi se do të ishte mirë që palët të përpiqeshin të dialogonin. Administrata Trump ka hedhur akuza për furnizim me drogë.

Ndërsa presidenti i Venezuelës ka mohuar të ketë lidhje me tregtinë e drogës.

I pyetur gjatë një konference për shtyp në lidhje me kërcënimet e Presidentit Trump për të larguar Maduron me forcë, Papa Loni i XIV tha: “Është më mirë të kërkohen mënyra për dialog, ose ndoshta presion, përfshirë presionin ekonomik”.

Papa Leoni XIV: Një shtet palestinez është zgjidhja e vetme për paqen me Izraelin

By: melisa
1 December 2025 at 12:20

Një shtet palestinez është “zgjidhja e vetme” për konfliktin disa dekadash me Izraelin, deklaroi Papa Leoni XIV, duke treguar kështu se qëndron në linjën e deritanishme të Vatikanit. Papa i parë amerikan bëri këto komente për gazetarët gjatë një fluturimi nga Turqia për në Liban, ku përmbyllet turi i tij i parë jashtë kufijve që prej marrjes së drejtimit të Kishës Katolike. “Ne e dimë që në…

Source

Papa takon katolikët në Stamboll/ Ati i shenjtë: T’i shërbejmë dialogut ndërfetar

28 November 2025 at 12:32

Papa Leoni XIV po vijon vizitën e tij në Turqi dhe ndalesa e radhës ishte Stambolli, ku iu drejtua komunitetit katolik.

Ati i Shenjtë u prit me brohorima dhe duartrokitje në Katedralen e Shpirtit të Shenjtë të Stambollit, ku udhëhoqi një lutje me klerin katolik dhe murgeshat e Turqisë.

“Ju inkurajoj të dëgjoni, të shoqëroni të rinjtë, t’u kushtoni vëmendje të veçantë atyre fushave ku Kisha në Turqi duhet të shërbejë: dialogut ekumenik dhe ndërfetar, transmetimit të fesë te popullsia vendase dhe shërbimit baritor ndaj refugjatëve dhe emigrantëve”, thotë Papa Leoni XIV.

Ky është udhëtimi i parë i Papës amerikan jashtë vendit që prej marrjes së papatit në maj të këtij viti.

Ai do të përkujtojë 1700 vjetorin e një prej momenteve më të rëndësishme në Krishterim: takimin e peshkopëve në vitin 325 pas Krishtit që solli Këshillin e Nikeas.

Takimi ndodhi në një kohë kur kishat Lindore dhe Perëndimore ishin ende të bashkuara dhe sot katolikë, ortodoksë dhe shumica e grupeve historike protestante e pranojnë deklaratën e Këshillit, duke e bërë atë një pikë marrëveshjeje në Krishterim.

Si rezultat, kremtimi i kësaj ngjarjeje është një shenjë e rëndësishme në përpjekjen shekullore për të ribashkuar të gjithë të krishterët.

Leoni XIV mbërriti në Turqi të enjten, ku u takua me Presidentin Rexhep Tajip Erdogan. Ndalesa e tij e radhës është Libani.

/abcnews.al/

Papa Leo: Takim me Islamin në Turqi e Liban

By: nik
27 November 2025 at 12:16

Me interes të krishterët presin udhëtimin e parë të Papa Leos së XIV jashtë Vatikanit. Ky udhëtim ka destinacion Turqinë dhe Libanin. Çfarë theksi do të japë Leo atje? Gati shtatë muaj pas zgjedhjes papë Leo XIV ndërmerr udhëtimin e tij të parë jashtë vendit. Ky udhëtim më 27 deri më 30 nëntor ka stacion Turqinë dhe në përfundim deri më 2 dhjetor Libanin. Kreu i Kishës Katolike me prejardhje…

Source

Papa Leoni XIV: Përdorimi i urisë si armë, “strategji mizore” që mohon të drejtën e jetës

17 October 2025 at 15:35

Papa Leoni XIV ka denoncuar përdorimin e urisë si armë lufte, duke e quajtur atë një “strategji mizore” që i privon njerëzit nga e drejta e tyre themelore për jetë dhe duke u bërë thirrje udhëheqësve botërorë të veprojnë me vendosmëri për t’i dhënë fund urisë.

Duke folur në selinë e Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë të OKB-së (FAO) në Romë të enjten, në Ditën Botërore të Ushqimit dhe 80-vjetorin e agjencisë, Papa dënoi trendin në rritje të përdorimit të urisë si mjet në konfliktet moderne.

“Ushqimi nuk duhet të jetë kurrë armë”, tha Papa duke paralajmëruar se veprime të tilla “u mohojnë burrave, grave dhe fëmijëve të drejtën e tyre më themelore, të drejtën për jetë”, raportoi “Vatican News”, media zyrtare e Selisë së Shenjtë.

Duke rikujtuar se Këshilli i Sigurimit i OKB-së më parë e ka klasifikuar urinë si krim lufte, ai paralajmëroi se “ky konsensus duket se është zbehur”.

“Heshtja e atyre që vdesin nga uria bërtet në ndërgjegjen e njerëzimit. Uria nuk është fati i njerëzimit, por rënia e tij. Nuk është vetëm një problem që duhet zgjidhur, është një britmë që ngrihet në qiell”, shtoi Papa.

Komentet e Papës vijnë në një kohë kur miliona njerëz në zonat e konfliktit, përfshirë Gazën, Ukrainën, Jemenin dhe rajonin e Sahelit, përballen me mungesa akute ushqimore, shpesh të qëllimshme. Ai u bëri thirrje qeverive dhe organizatave ndërkombëtare të mbështesin përgjegjësinë morale, të mbrojnë civilët dhe të garantojnë sigurinë ushqimore për të gjithë.

Fjalimi i kreut të Vatikanit ishte pjesë e një apeli më të gjerë për bashkëpunim global dhe lidership etik, duke theksuar se “njeriu duhet të vendoset gjithmonë mbi fitimin”.

Papa: OKB ka dështuar/ Leoni i XIV intervistë në 70-vjetorin e lindjes

By: Rovena
14 September 2025 at 22:07

Vetëm pak muaj në krye të Vatikanit, por Papa Leoni XIV thotë se ka mësuar shumë. Në një intervistë të veçantë që u publikua në ditën e 70-vjetorit të tij të dielën, Ati i Shenjtë u ndal te disa nga çështjet më të rëndësishme në botë.

Papa dha një intervistë të gjatë për gazetaren e Crux, Elise Ann Allen, që do të përdoret edhe për një biografi të jetës së tij.  Ashtu si në fjalimin e tij të parë në krye të detyrës, Leoni XIV theksoi rëndësinë e ndërtimit të urave në botë dhe pati kritika për Organizatën e Kombeve të Bashkuara, për të cilën tha se nuk po e përmbush misionin për t’i bashkuar njerëzit.

“Para së gjithash, mënyra e ndërtimit të urave është kryesisht përmes dialogut. Një nga gjërat që kam mundur të bëj në këto dy muajt e parë është të kem të paktën një lloj dialogu, vizita me udhëheqës botërorë nga organizata shumëkombëshe. Në teori, Kombet e Bashkuara duhet të jenë vendi ku trajtohen shumë nga këto çështje. Fatkeqësisht, duket se pranohet përgjithësisht se Kombet e Bashkuara, të paktën në këtë moment, kanë humbur aftësinë e tyre për të bashkuar njerëzit në çështjet shumëpalëshe”, tha Papa Leoni XIV.

Ai u ndal gjithashtu te lufta në Ukrainë dhe përsëriti se e ka ofruar Vatikanin si vend për negociata, duke i kuptuar implikimet që sjell kjo përfshirje.

“Vrasja e padobishme pas këtyre viteve të njerëzve nga të dyja anët në atë konflikt, por edhe në konflikte të tjera mendoj se duhet t’i zgjojë njerëzit për të thënë se ka një mënyrë tjetër për t’i bërë gjërat. Të mendosh për Vatikanin si ndërmjetës, madje edhe disa herë që kemi ofruar të organizojmë takime negociatash midis Ukrainës dhe Rusisë, qoftë në Vatikan ose në ndonjë pronë tjetër të kishës, jam shumë i vetëdijshëm se cilat janë implikimet e kësaj”, shtoi më tej Papa.

Ndër të tjera Ati i Shenjtë pranoi se është ndjerë i sfiduar për detyrën që mori, por jo i mbingarkuar, teksa rrëfeu se ka mësuar shumë këto muaj. Papa i parë amerikan dhe që ka shërbyer në Peru për shumë vite duke marrë edhe shtetësinë e këtij vendi, tregoi madje se në përballjen e të dyjave në Kupën e Botës do të mbështesë vendin e Amerikës Latine dhe zbuloi se është gjithashtu tifoz i madh i Italisë./abcnews.al

 

 

Papa Leoni XIV feston 70-vjetorin

By: Rovena
14 September 2025 at 15:41

Më 14 shtator, Papa Leoni XIV feston 70-vjetorin e lindjes. Një ditëlindje e veçantë, që shënon jo vetëm moshën, por edhe stilin e tij të papatit, të ndërtuar mbi energji, diplomaci dhe thirrje të forta për paqe.

Urimet më prekëse erdhën nga fëmijët e shtruar në spitalin pediatrik të Romës, të cilët i dërguan vizatime që përcillnin shpresë për paqe. Ky është mesazhi që Papa ka përcjellë që në ditën e parë në krye të Vatikanit, më 8 maj.

Pas dyerve të mbyllura, zhvillohen telefonata të shpeshta me liderë botërorë, të cilat Papa i ka përmendur vetë si pjesë të përpjekjeve për zgjidhje paqësore.

Në vetëm katër muaj, ai ka bërë thirrje të shumta për ndalimin e luftërave. Paralelisht, ai përpiqet të ndërtojë unitet brenda Kishës, duke u hapur si ndaj komunitetit LGBT, ashtu edhe ndaj konservatorëve.

Papa Leoni XIV ka lënë tashmë gjurmë të dukshme në Kishë dhe në politikën ndërkombëtare.

Papa Leoni XIV feston sot 70-vjetorin, ditëlindja e parë në krye të Selisë së Shenjtë

By: V K
14 September 2025 at 10:25

Papa Leoni XIV, feston sot 70-vjetorin e lindjes, një moment simbolik jo vetëm për moshën, por edhe për profilin e tij papnor, që po shquhet për energji të pazakontë, angazhim diplomatik dhe një zë të fuqishëm për paqen globale.

Që prej Papa Gjon Palit II në vitin 1990, nuk ka pasur një papë që të arrinte këtë moshë në nisje të pontifikatit. Megjithatë, Papa Leoni XIV nuk ka shfaqur asnjë shenjë ngadalësimi.

Me një ritëm të pandalur dhe një axhendë të dendur, ai ka krijuar një prani të fuqishme në skenën ndërkombëtare dhe në jetën e brendshme të Kishës.

Që në ditën e parë të papatit, më 8 maj, ai e ka bërë të qartë drejtimin që do të marrë: një thirrje e vazhdueshme për paqe të çarmatosur, në një botë të përçarë.

Në vetëm katër muaj, ka bërë dhjetëra apele publike kundër luftës — nga Ukraina e deri në Gaza dhe Afrikë — duke ofruar Vatikanin si një terren neutral për dialog.

“Duhet të shohim njëri-tjetrin në sy,” është një nga thirrjet më të komentuara të tij. Ndërkohë, diplomacia vatikanase, larg syve të publikut, është aktive përmes bisedave të rregullta me liderë botërorë.

Brenda Kishës, Papa Leoni XIV po përpiqet të ndërtojë ura në një kohë tensionesh të brendshme. Ai ka ftuar komunitetin LGBT të marrë pjesë në Jubileun e ardhshëm përmes një pelegrinazhi të hapur, edhe pse pa takim zyrtar. Në të njëjtën kohë, ka dhënë sinjale pajtimi ndaj konservatorëve, duke rihapur mundësinë për kremtime tradicionaliste në Vatikan.

Ndër përshëndetjet e shumta për ditëlindjen, më prekësja erdhi nga vizatimet e fëmijëve të shtruar në spitalin pediatrik “Bambino Gesù” në Romë — mesazhe të thjeshta dhe shumëngjyrëshe, të mbushura me shpresën për paqe që Papa predikon çdo ditë.

The post Papa Leoni XIV feston sot 70-vjetorin, ditëlindja e parë në krye të Selisë së Shenjtë appeared first on Albeu.com.

Papa Leoni XIV reagon pas sulmit në Katar: Situata është shumë serioze!

9 September 2025 at 18:44

Papa Leoni XIV ka reaguar pas sulmit izraelit në Doha. Ai ka shprehur shqetësim për këto sulme duke nënvizuar se situata është shumë serioze. Papa Leoni XIV bën thirrje që të ndalen sulmet ndërsa thekson se qytetarët po vuajnë pasojat. Nga ana e tij Izraeli mori përgjegjësinë për sulmin duke thënë se sulmi ishte kundër udhëheqësve të Hamasit në Katar.

Ushtria izraelite tha se para sulmit u morën masa për të minimizuar dëmin ndaj civilëve dhe u përdorën municione precize.

Ndërsa Mediat izraelite raportuan se Presidenti amerikan Donald Trump i dha Izraelit miratimin e tij për sulmin ndaj udhëheqjes së Hamasit në Katar.

/abcnews.al/

Papa Leoni XIV priti presidentin izraelit në Vatikan, mesazh për armëpushim në Gaza

4 September 2025 at 16:35

Papa Leoni XIV priti në një takim në Vatikan presidentin izraelit Isaac Herzog.

Në këtë takim u diskutua për situatën tragjike në Gaza. Papa Leoni XIV bëri thirrje për armëpushim të përhershëm në enklavën palestineze.

Ai gjithashtu apeloi për lirimin e pengjeve që ende mbahen nga Hamasi.

Selia e Shenjtë përsëriti mbështetjen e Vatikanit për një zgjidhje me dy shtete për konfliktin izraelo-palestinez.

/abcnews.al/

Papa Leoni XIV: T’i jepet fund “pandemisë” së armëve

By: Rovena
31 August 2025 at 18:44

Gjatë lutjes së tij javore në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa Leoni XIV ka bërë një apel të fuqishëm për ndalimin e dhunës me armë, duke e quajtur situatën aktuale një “pandemi të armëve, të mëdha dhe të vogla”. Ai iu referua si sulmeve të përsëritura me armë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ashtu edhe konflikteve të armatosura që zhvillohen në vende të ndryshme të botës.

Papa Leoni XIV, i cili është edhe Papa i parë amerikan në histori, me origjinë nga Çikago, iu drejtua besimtarëve në anglisht, teksa u lut për viktimat e sulmit të fundit në shtetin amerikan të Minesotës, ku dy fëmijë humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën rëndë.

“Lutjet tona janë për viktimat e këtij sulmi tragjik, që ndodhi gjatë një meshe në një shkollë në Minesota,” deklaroi ai, sipas “The Guardian”. “Ne përfshijmë në lutjet tona të gjithë fëmijët e pafajshëm që vriten dhe plagosen çdo ditë në mbarë botën. Le të lutemi që Zoti të ndalojë pandeminë e armëve, të mëdha dhe të vogla, që po infekton botën tonë.”

Ngjarja tragjike ndodhi të mërkurën në kishën e shkollës katolike “Annunciation” në Minneapolis, ku dy fëmijë, Fletcher Merkel, 8 vjeç, dhe Harper Moyski, 10 vjeç, humbën jetën, ndërsa 18 persona të tjerë u plagosën. Autori i sulmit hapi zjarr 116 herë përmes xhamave me ngjyra të kishës, përpara se të vetëvritej.

Ky sulm ka rikthyer në qendër të debatit çështjen e kontrollit të armëve në SHBA. Kryebashkiaku i Minneapolis, Jacob Frey, kërkoi veprime konkrete dhe ligjore për të frenuar dhunën, duke theksuar se nuk mjaftojnë më “lutjet dhe mendimet” që përdoren shpesh nga zyrtarë republikanë pas ngjarjeve të tilla. SHBA-të mbeten vendi me numrin më të lartë të sulmeve masive me armë në botë.

Në të njëjtën kohë, Papa Leoni XIV bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë, duke ftuar palët ndërluftuese të angazhohen seriozisht në dialog.

“Ka ardhur koha që përgjegjësit të heqin dorë nga logjika e armëve dhe të zgjedhin rrugën e negociatave dhe të paqes, me mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar,” theksoi ai. “Zëri i armëve duhet të heshtë, ndërsa zëri i vëllazërisë dhe drejtësisë duhet të ngrihet.”

Edhe paraardhësi i tij, Papa Françesku, ishte shprehur ashpër kundër industrisë së armëve, duke i cilësuar prodhuesit e armëve si “tregtarë të vdekjes”.

Papa Leoni XIV: Ka shpresë për Ukrainën, palët të punojnë për të arritur paqen

19 August 2025 at 22:44

Papa Leoni XIV ka reaguar sërish për zhvillimet e fundit që lidhen me Ukrainën. Ai është shprehur besimplotë për një zgjidhje ndërsa bën thirrje që palët të punojnë për të ecur përpara dhe për të gjetur paqe.

“Ka shpresë, por ne ende duhet të punojmë shumë, të lutemi shumë dhe të kërkojmë vërtet rrugën për të ecur përpara dhe për të gjetur paqen.”

Takimet e kësaj të marte shihen si hap vendimtar drejt sigurimit të një paqeje të mundshme mes Rusisë dhe Ukrainës.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy deklaroi se pret finalizimin e garancive brenda 10 ditësh.

Ndërkohë, ekspertë evropianë paralajmërojnë se presidenti rus Vladimir Putin mund të mos pranojë praninë e trupave të NATO-s në Ukrainë, megjithatë Londra dhe aleatët e saj këmbëngulin se përgatitjet për mbështetje janë serioze.

/abcnews.al/

Papa Leoni XIV thirrje për paqe: Nuk duhet t’i nënshtrohemi logjikës së armëve dhe konfliktit

15 August 2025 at 14:21

Ndërsa sytë janë kthyer tek samiti që do të mbahet në Alaskës, në takimin e paralajmëruar mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin, një reagim për situatën e luftës ka bërë edhe Papa Leoni XIV.

Ai ka bërë thirrje që vendet të mos i nënshtrohen logjikës së armëve dhe konfliktit.

“Mjerisht, sot ndihemi të pafuqishëm përballë përhapjes së dhunës në botë, gjithnjë e më të shurdhër dhe të pandjeshëm ndaj çdo impulsi njerëzor. Por pavarësisht kësaj nuk duhet të humbasim shpresën. Duhet të lutemi për paqe”, ka thënë ai.

Nga Castek Gandolfo, Papa Leoni XIV bëri thirrje që jeta njerëzore të vlerësohet dhe që askush të mos humbë në rrugën e së keqes.

/abcnews.al/

Papa Leoni XIV bën thirrje për “armëpushim të menjëhershëm” në Gaza

17 July 2025 at 22:58

Papa Leoni XIV ka përsëritur thirrjen e tij për “një armëpushim të menjëhershëm” në Rripin e Gazës dhe shprehu “shpresën e tij të thellë” për “dialog, pajtim dhe paqe të qëndrueshme në rajon”, pas një sulmi izraelit ndaj një kishe katolike që strehonte civilë.

Apeli erdhi në një telegram të nënshkruar nga sekretari i Shtetit i Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin, pasi Kisha e Familjes së Shenjtë në Gaza u godit gjatë një sulmi ushtarak izraelit.

Papa tha se është “thellësisht i trishtuar” nga sulmi ndaj famullisë, e cila u ka ofruar strehim më shumë se 500 njerëzve që nga fillimi i luftës.

Midis të plagosurve ishte edhe prifti i famullisë, Ati Gabriel Romanelli, i cili pësoi një plagë të lehtë në këmbë dhe u trajtua në spitalin Al-Ahli në Qytetin Gaza.

Papa iu drejtua At Romanellit drejtpërdrejt në telegram, duke e siguruar atë për “afërsinë e tij shpirtërore” dhe duke i ofruar lutje të gjithë komunitetit famullitar.

“Duke ia besuar shpirtrat e të ndjerëve mëshirës së dashur të Zotit të Plotfuqishëm”, Papa tha se po lutet për “ngushëllimin e atyre që vajtojnë dhe për shërimin e të plagosurve”.

Gjatë ofensivës së saj vdekjeprurëse në Rripin e Gazës, ushtria izraelite ka bombarduar disa vende adhurimi, duke përfshirë Kishën Baptiste të Gazës dhe Kishën Ortodokse Greke të Shën Porfirit, më e vjetra në Rripin e Gazës dhe e treta më e vjetër në botë.

Kisha e Familjes së Shenjtë është e vetmja kishë katolike në Rripin e Gazës, e cila ka strehuar shumë palestinezë të krishterë dhe muslimanë të zhvendosur që nga tetori i vitit 2023.

Duke refuzuar thirrjet ndërkombëtare për armëpushim, ushtria izraelite ka ndjekur një ofensivë brutale kundër Gazës që nga tetori i vitit 2023, duke vrarë të paktën 58.600 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhërarreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli përballet gjithashtu me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën në enklavën palestineze.

Të paktën 45 të lënduar nga një shpërthim i fuqishëm në një pompë karburanti në Romë

By: Rovena
4 July 2025 at 22:28

Një shpërthim i fuqishëm të premten në një pompë karburanti në Romë ka lënë të paktën 45 njerëz të lënduar, përfshirë 12 oficerë policie dhe gjashtë zjarrfikës, thanë autoritetet italiane.

Shpërthimi ndodhi në shpërndarësin e benzinës, naftës dhe gazit të lëngshëm të naftës (LPG) në lagjen e klasës punëtore, Prenestino, dhe u dëgjua në të gjithë kryeqytetin pak pas orës 8 të mëngjesit.

Njerëzit e prekur nga shpërthimi po mjekohen në spitalet vendëse, raportojnë agjencitë italiane të lajmeve, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje kritike për shkak të djegieve të rënda.

Faqja Roma Today publikoi një fotografi ku shihet një zjarr i madh dhe tymi që ngrihej lart në qiell. Pamje të veçanta të shpërndara nga departamenti i zjarrfikësve shfaqin pompën pothuajse plotësisht të shkatërruar.

“Lutem për njerëzit e prekur nga shpërthimi në një pompë në zemër të Dioqezës sime. Vazhdoj ta ndjek me shqetësim zhvillimin e këtij incidenti tragjik”, shkroi Papa Leoni XIV në platformën X.

Zjarrfikësit dhe punonjësit e ambulancës u prekën nga ky shpërthim, pasi ishin thirrur më herët në vendngjarje, sepse një kamion kishte goditur një tubacion në pompën e karburantit, raportojnë mediat italiane.

Kryetari i Bashkisë së Romës, Roberto Gualtieri, tha nga vendi i ngjarjes se dyshohet se një incident gjatë procesit të mbushjes së rezervuarëve me karburant shkaktoi një rrjedhje gazi, gjë që shkaktoi zjarr dhe më pas shpërthim si pasojë.

Kryeministrja Giorgia Meloni falënderoi policinë, zjarrfikësit dhe shërbimet e tjera emergjente për ndihmën në garantimin që “kjo ngjarje tragjike të mos kishte pasoja edhe më të rënda”.

Pompa mbante logon e kompanisë Eni, por nuk ishte në pronësi të grupit italian të energjisë, sqaroi kompania në një deklaratë.

Pesë njerëz u vranë në dhjetor të vitit të kaluar nga një shpërthim në një depo karburanti të Eni afër Firences./REL

 

Papa Leoni XIV bën thirrje për diplomaci pas përshkallëzimit “alarmant” në Lindjen e Mesme: Në rrezik dinjiteti njerëzor

By: Rovena
22 June 2025 at 17:25

Papa Leoni XIV i është bashkuar thirrjeve për rikthimin e diplomacisë në Lindjen e Mesme, pas një tjetër nate të mbushur me përplasje dhe sulme në rajon.

Lajmet për goditjet ajrore të natës në Iran, i cilësoi si “alarmante”, ndërsa u kërkoi të gjitha shteteve dhe organizatave ndërkombëtare të dënojnë dhunën.

“Nuk ka konflikte ‘të largëta’ kur në rrezik është dinjiteti njerëzor,” shkroi ai në platformën X (ish-Twitter)./abcnews.al

“Me armë shkohet drejt barbarizmit”, apeli i Papa Leoni XIV: Lufta është disfatë

By: Besnik
18 June 2025 at 11:44

Në një thirrje të fortë për paqe, Papa Leoni XIV ka shprehur shqetësimin e thellë të Vatikanit për luftërat që po tronditin botën, duke përmendur veçanërisht konfliktet në Ukrainë, Iran, Izrael dhe Rripin e Gazës.

Gjatë përshëndetjes së tij drejtuar besimtarëve italofolës në fund të audiencës së së mërkurës, Ati i Shenjtë u ndal me tone të ashpra kundër normalizimit të luftës.

“Zemra e Kishës është e shqyer nga britmat që ngrihen nga vendet e luftës,” deklaroi Papa, duke theksuar se “nuk duhet të mësohemi me luftën, përkundrazi duhet ta hedhim poshtë si tundim joshjen e armatimeve të fuqishme dhe të sofistikuara.”

Duke cituar paraardhësit e tij, Papa Leoni XIV kujtoi fjalët e Papa Franceskut, duke paralajmëruar se “në luftën e sotme, ku përdoren armë shkencore të çdo lloji, mizoria e saj kërcënon të çojë luftëtarët drejt një barbarie shumë më të madhe se ajo e kohërave të kaluara.”

“Prandaj, në emër të dinjitetit njerëzor dhe të drejtës ndërkombëtare,” shtoi ai, “u përsëris atyre që janë përgjegjës atë që thoshte Papa Françesku: lufta është gjithmonë një disfatë. Dhe me Piun XII: asgjë nuk humbet me paqen, gjithçka mund të humbasë me luftën.”

Apeli i Papës vjen në një kohë tensioni të lartë ndërkombëtar, ku përplasjet ushtarake dhe pasojat humanitare po marrin përmasa gjithnjë e më shqetësuese.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Me armë shkohet drejt barbarizmit”, apeli i Papa Leoni XIV: Lufta është disfatë appeared first on Euronews Albania.

Papa Leoni XIV, thirrje për solidaritet mes popujve, kritikon nacionalizmin

8 June 2025 at 21:39

Ne meshën e se dielës ne Sheshin e Shen Pjetrit, kërkoi shembjen e mureve dhe zhdukjen e urrejtjes. Papa Leoni XIV kritikoi rritjen e lëvizjeve politike nacionaliste ne bote, teksa përsëriti thirrjet e tij për dialog.

“Ku ka dashuri, nuk ka vend për paragjykime, për zona ‘sigurie’ që na ndajnë nga fqinjët tanë, për mendësinë përjashtuese që, tragjikisht, tani e shohim të shfaqet edhe në nacionalizmat politikë”, ka thënë ai.

Papa nuk përmendi ndonjë vend apo politikan specifik, por para se të zgjidhej në krye të Vatikanit, ai kishte qenë kritik në rrjetet sociale për politikat e administratës së Donald Trump ndaj emigracionit.

Leoni gjithashtu kujtoi fjalët e të ndjerit Papa Françesku, i cili vërejti se në botën tonë ne jemi të gjithë të lidhur, megjithatë e gjejmë veten të shkëputur nga njëri-tjetri, të anestezuar nga indiferenca dhe të mbingarkuar nga vetmia.

Menjëherë pasi u bë papë, Leoni u zotua të punonte për unitet dhe paqe. Mesazhi i tij i parë, “Paqja qoftë me ju të gjithë”, e vendosi rëndësinë e paqes si një shtyllë të papatit të tij. Ai gjithashtu ka bërë thirrje për një paqe afatgjatë dhe të drejtë në Ukrainë dhe një armëpushim në Gaza.

The post Papa Leoni XIV, thirrje për solidaritet mes popujve, kritikon nacionalizmin appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌