Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

BRUKSEL – BE i dorëzohet presionit, lejon shitjen e një numri të kufizuar automjetesh me benzinë dhe naftë

17 December 2025 at 11:00

BRUKSEL, 17 dhjetor /ATSH/- Bashkimi Evropian ka konfirmuar planet për të lehtësuar ndalimin e shitjes së automjeteve të reja me benzinë ​​dhe naftë deri në vitin 2035, duke iu nënshtruar presionit të fortë nga industria e automjeteve dhe udhëheqësit e disa shteteve anëtare, përfshirë Gjermaninë dhe Italinë, sipas “The Telegraph”.

Sipas propozimeve, Bashkimi Evropian do të lejojë shitjen e një numri të kufizuar automjetesh me benzinë dhe naftë.

Sipas legjislacionit aktual, prodhuesit duhet të sigurojnë që 100% e makinave dhe furgonëve të prodhuar – të jenë me zero emetime deri në vitin 2035.

Komisioni Evropian tani po propozon ta ulë këtë përqindje në 90%, duke lejuar që pjesa tjetër të prodhohet me hibride plug-in (PHEV) ose motorë me djegie të brendshme edhe pas vitit 2035.

Gjithashtu, 10% e mbetur e prodhimit që nuk është neutral ndaj karbonit duhet të kompensohet nga masa të tjera të gjelbra, të tilla si përdorimi i çelikut të gjelbër të prodhuar në Evropë ose biokarburanteve në automjetet joelektrike.

Propozimet përfshijnë gjithashtu stimuj për makinat e vogla elektrike: automjetet nën 4,2 metra të gjata, me çmim midis 15,000 dhe 20,000 euro dhe të prodhuara në BE, do të përfitojnë nga ulja e tarifave rrugore dhe stimujve për prodhuesit.

Ndërkohë, kërkesat për furgonët elektrikë do të lehtësohen, duke ulur objektivin e reduktimit të emetimeve nga 50% në 40% deri në vitin 2030.

Propozimet, të cilat duhet të miratohen nga qeveritë e BE-së dhe Parlamenti Evropian, pritet të shihen si një fitore për industrinë evropiane të makinave, e cila ka luftuar për të kaluar në elektrifikim dhe përballet me konkurrencën e automjeteve kineze.

Por, vendimi është kritikuar nga partitë e gjelbra dhe organizatat mjedisore, të cilat paralajmërojnë se ai shkel politikën mjedisore të BE-së dhe favorizon konkurrencën kineze në tregun e automjeteve elektrike.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, theksoi se Evropa mbetet në krye të tranzicionit global të pastër dhe se propozimet janë rezultat i dialogut intensiv me industrinë e automobilave, organizatat e shoqërisë civile dhe palët e interesuara. //a.i/

The post BRUKSEL – BE i dorëzohet presionit, lejon shitjen e një numri të kufizuar automjetesh me benzinë dhe naftë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gati 90 mijë mjete të reja të regjistruara në 11 muaj

15 December 2025 at 11:20

TIRANË, 15 dhjetor/ATSH/ Tregu i automjeteve në vend po shënon një rritje të ndjeshme, duke reflektuar dinamika pozitive në sektorin e transportit dhe konsumin e brendshëm.

Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR), gjatë periudhës janar–nëntor 2025 janë regjistruar për herë të parë 89.654 mjete, një rritje prej 96% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Nga totali i mjeteve të regjistruara, 73.066 janë autovetura, të cilat përbëjnë 81,5% të tregut, duke konfirmuar dominimin e këtij segmenti në strukturën e flotës rrugore.

Kryesimin e regjistrimeve e mban Republika e Koresë, me 21,4% të totalit të mjeteve të regjistruara. Italia dhe Gjermania renditen përkatësisht me 15,4% dhe 15,6%, duke dëshmuar se prodhuesit europianë vazhdojnë të mbajnë një pozicion të fortë në treg.

Rritje të dukshme paraqet edhe prania e mjeteve me origjinë nga Kina, e cila zë 9,1% të regjistrimeve, ndërsa Zvicra përfaqësohet me 8,4%. Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasojnë me 8%, duke ruajtur një pjesë të qëndrueshme të tregut. /j.p/

The post Gati 90 mijë mjete të reja të regjistruara në 11 muaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

By: D Marku
13 December 2025 at 22:10

Në rrugën e Prushit, automjeti me drejtues shtetasin F. Gj, rreth 23 vjeç është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. T, rreth 40 vjeç.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit si dhe është dëmtuar pasagjeria në motomjet shtetasja A. Gj, rreth 22 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit shtetasi F. Gj, është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme proceduriale.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.

The post Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja appeared first on Albeu.com.

Policia e Kosovës pajiset me 41 vetura të reja

2 December 2025 at 16:49

PRISHTINË, 2 dhjetor/ATSH/ Drejtoria e Policisë së Kosovës ka shpërndarë sot 41 vetura të reja për njësitë patrulluese, në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për rritjen e kapaciteteve operative në rritjen e sigurisë për qytetarët.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, kolonel Gazmend Hoxha, ka dorëzuar automjetet e reja, të cilat përfshijnë 35 limuzina, mes tyre edhe modele hibride, si dhe 6 xhipa të dedikuar për mbulimin e zonave të vështira patrulluese në të gjitha drejtoritë rajonale të vendit.

Sipas një postimi në Facebook, ky investim konsiderohet një hap i rëndësishëm në përmbushjen e objektivave të Planit Zhvillimor Strategjik, duke fuqizuar qasjen proaktive të policisë dhe rritur efikasitetin në reagimin ndaj kërkesave të qytetarëve.

Policia e Kosovës thekson se pajisja me automjete të reja do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e bashkëpunimit me komunitetin, rritjen e transparencës institucionale dhe forcimin e besimit të qytetarëve në organet e rendit.

Policia e Kosovës - Foto: KosovaPress
1 nga 3

/KosovaPress/

The post Policia e Kosovës pajiset me 41 vetura të reja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndryshimi i pronësisë së mjeteve të blera, afatet e regjistrimit

2 December 2025 at 12:18

TIRANË, 2 dhjetor /ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTR) bën të ditur se qytetarët që sapo kanë blerë një mjet duhet të kryejnë ndryshimin e pronësisë në sportelet e drejtorive rajonale sipas vendbanimit të tyre.

Sipas DPSHTRR-së, ky proces është i domosdoshëm për regjistrimin ligjor dhe për të shmangur penalitete të mundshme.

Dokumentacioni i nevojshëm për ndryshimin e pronësisë përfshin: Dokumentet identifikues të aplikantit; Dokumentin e fitimit të pronësisë së mjetit; Dokumentin e identifikimit të treguesve të mjetit (përjashtohen mjetet me certifikatë kontrolli teknik të vlefshme dhe mjetet e reja brenda periudhës pa nevojë për kontroll teknik); Kontratën e sigurimit të mjetit dhe konfirmimin nga Regjistri i Barrëve Siguruese; Lejen e qarkullimit të mjetit; Certifikatën e pronësisë për rastet kur leja e qarkullimit është e modelit të vjetër; Vërtetimin se shitësi nuk është debitor për TVMP/TVML, gjoba nga kontrolli teknik ose bllokime të tjera.

DPSHTRR bën të ditur se, automjetet, motomjetet dhe rimorkiot duhet të regjistrohen brenda 30 ditëve kalendarike nga data e lidhjes së kontratës; makinat bujqësore duhet të regjistrohen brenda 10 ditëve kalendarike.

DPSHTR apelon tek të gjithë qytetarët që të respektojnë këto afate për të shmangur probleme ligjore dhe administrative, duke garantuar regjistrimin korrekt të mjeteve të tyre. /j.p/

1 nga 2

The post Ndryshimi i pronësisë së mjeteve të blera, afatet e regjistrimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aktakuzë për laboratorin e drogës në Prizren, nëntë persona përballen me drejtësinë

2 December 2025 at 10:52


Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave për rastin e laboratorit të drogës të zbuluar më 23 prill 2025 në Prizren.

Sipas aktakuzës, të pandehurit kanë kultivuar 175 bimë “kanabis sativa” në dy banesa në lagjen “Dardania”, të pajisura me llamba profesionale, sisteme ventilimi dhe pajisje të tjera mbështetëse. Ata akuzohen për veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” sipas nenit 272 të KPRK-së.

Nëntë të pandehurit, mes të cilëve D.M., E.M., M.S. dhe A.S., akuzohen gjithashtu për përgatitje dhe shpërndarje të lëndës narkotike, përmes tharjes, paketimit dhe shitjes së kanabisit dhe kokainës. Gjatë bastisjeve janë sekuestruar 451.91 gram kokainë, para të gatshme, pajisje për peshimin dhe ndarjen e lëndëve narkotike, si dhe dy vetura. Një nga të pandehurit, K.R., akuzohet se ka shkëmbyer 2 kg marihuanë për një veturë “Audi A6”, përcjell Telegrafi.

Të pandehurit kanë vepruar së bashku si grup i organizuar, ndërsa njëri prej tyre, B.M., akuzohet për ndihmë në kultivimin e bimëve duke informuar të tjerët për lëvizje të dyshimta që mund të çonin në zbulimin e laboratorit.

Prokuroria ka propozuar konfiskimin e pasurisë së përfituar nga aktiviteti kriminal, përfshirë dy banesa në Prizren, dy automjete, narkotikë, telefona mobil dhe para të gatshme në vlerë 1,020 euro dhe 30 franga zvicerane.

Pas administrimit të provave, Prokuroria kërkon që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale për të cilat akuzohen. /Telegrafi/

Numri i mjeteve në qarkullim arrin mbi 1 milion

27 November 2025 at 15:49

TIRANË, 27 nëntor/ATSH/ Në tremujorin e tretë të vitit numri total i mjeteve në qarkullim në Shqipëri arriti në 1.025.981, duke shënuar një rritje prej 9,2% krahasuar me vitin e kaluar.

Autoveturat mbeten dominueset në treg, duke përbërë 80,8% të mjeteve të regjistruara, 6% janë motorë, ndërsa automjetet për transport të përzier dhe ato komerciale zënë 5,9% të totalit.

Tirana vazhdon të mbajë pozitat udhëheqëse në nivel kombëtar, me 34,7% të mjeteve gjithsej, pasuar nga Durrësi me 13,6%. Këto dy qarqe janë ato që kanë numrin më të madh të mjeteve në qarkullim, duke reflektuar densitetin më të lartë të popullsisë dhe zhvillimin ekonomik.

Nga ana tjetër, Gjirokastra dhe Kukësi mbeten me numrat më të ulët të mjeteve, me përkatësisht 2,2% dhe 2,4% të totalit të mjeteve.

Po ashtu, regjistrimet e reja të mjeteve kanë shënuar një rritje prej 1,6%, me gjithsej 26.614 mjete të regjistruara për herë të parë gjatë këtij tremujori. Nga këto, 82,3% kanë qenë autovetura.

Volkswagen është marka që kryeson në regjistrimet e reja me 19,8% të tregut, e ndjekur nga Mercedes Benz me 17%, duke dëshmuar një preferencë të vazhdueshme për këto dy marka të njohura.

Tirana ka udhëhequr gjithashtu në regjistrimet e reja, me 39,5% të mjeteve të regjistruara për herë të parë në këtë periudhë. /j.p/

The post Numri i mjeteve në qarkullim arrin mbi 1 milion appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rritet me 24% numri i testimeve teknike të mjeteve gjatë 10-mujorit

7 November 2025 at 13:06

TIRANË, 7 nëntor/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) bën të ditur se siguria rrugore po përmirësohet ndjeshëm, falë rritjes së kontrolleve teknike të mjeteve.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë 10 muajve të parë të vitit 2025 janë kryer gati 267 mijë testime teknike, duke shënuar një rritje të ndjeshme prej 24% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Pjesa më e madhe e mjeteve të testuara janë automjetet personale, që përbëjnë 86.2% të totalit. Më pas renditen kamionët me 6,2%, motomjetet me 4,9%, autobusët me 1,8%, rimorkiot me 0,5% dhe mjetet e punës me 0,4%.

Drejtoria thekson se kontrolli i rregullt teknik nuk është vetëm një kërkesë ligjore, por një masë e domosdoshme për parandalimin e aksidenteve dhe sigurimin e rrugëve për të gjithë përdoruesit. “Siguria fillon me kontrollin”, nënvizon DPSHTRR, duke bërë thirrje për përgjegjshmëri nga ana e drejtuesve të mjeteve.

Inspektimet teknike periodike ndihmojnë në identifikimin e defekteve të mundshme që mund të shkaktojnë aksidente, duke kontribuar direkt në uljen e riskut dhe rritjen e sigurisë për të gjithë qytetarët. /j.p/

The post Rritet me 24% numri i testimeve teknike të mjeteve gjatë 10-mujorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Moti me reshje, Policia apel për respektimin e rregullave të qarkullimit

TIRANË, 26 tetor/ATSH/ Policia e Shtetit i bën apel për kujdes për të gjithë përdoruesve të rrugës për shkak të motit të keq.

Në një postim në rrjetet sociale, Policia e Shtetit theksoi se si pasojë e motit të keq me reshje shiu në disa akse rrugore ka prezencë uji apo edhe rënie inertesh.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të zbatojnë udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore.

Strukturat e Policisë Rrugore janë në terren  për të ndihmuar dhe parandaluar ngjarjet rrugore.

Ndërkohë, po bashkëpunohet me firmat kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve, me qëllim pastrimin në kohë të segmenteve ku, si pasojë e reshjeve, ka pasur rënie inertesh në rrugë.

Policia fton qytetarët të telefonojnë në numrin 112 në rast nevoje në rrugë.

Vendi ynë sot është përfshirë nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Gjatë ditës ka pasur reshje me intensitet mesatar në veri e pjesërisht në qendër. Në orët e mbrëmjes parashikohet riaktivizim i reshjeve të shiut të herëpashershme me intensitet mesatar e hera-herës lokalisht të lartë shoqëruar me shkarkesa elektrike, kryesisht në zonën veriperëndimore e pjesërisht në qendër.

/k.s/j.p/

The post Moti me reshje, Policia apel për respektimin e rregullave të qarkullimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Krizë e thellë te Porsche – fitimet bien në tokë

25 October 2025 at 07:26

Fitimet e kompanisë Porsche pas tatimeve kanë pësuar një rënie të ndjeshme prej 95.9 për qind krahasuar me një vit më parë, duke zbritur në vetëm 114 milionë euro.

Nga korriku deri në shtator, prodhuesi gjerman me seli në Stuttgart raportoi madje humbje prej 966 milionë eurosh, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kishte realizuar fitim prej 974 milionë eurosh.

Sipas revistës Spiegel, shkaku kryesor i kësaj rënieje lidhet me ndryshimin strategjik të menaxhmentit nën drejtimin e shefit aktual të kompanisë, Oliver Blume, i cili ka hequr dorë nga objektivat ambiciozë për elektrifikim, përfshirë edhe planin për prodhimin e baterive.

Lansimi i modeleve të reja elektrike është shtyrë. Duke marrë parasysh realitetin e tregut dhe nevojat e klientëve, Porsche tani po fokusohet në rikthimin e motorëve me djegie të brendshme, të cilët pritet të vazhdojnë të përdoren edhe gjatë dekadës së ardhshme.

Një “operacion emergjent” i tillë, megjithatë, pritet të ketë kosto të lartë. Sipas kompanisë, shpenzimet mund të arrijnë deri në 3.1 miliardë euro gjatë vitit fiskal 2025.

Fitimi operativ në nëntë muajt e parë të vitit ishte vetëm 40 milionë euro, që paraqet një rënie prej 99 për qind krahasuar me më shumë se 4 miliardë euro vitin e kaluar. Edhe shitjet kanë shënuar rënie prej 6 për qind, duke u ulur në 26.9 miliardë euro.

“Ne po pranojmë me vetëdije rezultate financiarisht shumë më të dobëta përkohësisht, në mënyrë që të forcojmë qëndrueshmërinë dhe fitueshmërinë e Porsches në plan afatgjatë”, ka deklaruar Jochen Breckner, drejtor financiar i kompanisë.

Ai shtoi se përmirësime priten nga viti 2026.

Për një kohë të gjatë, Porsche është konsideruar si gjenerator fitimi për tërë Grupin Volkswagen, por me dështimin e pritjeve për veturat elektrike dhe tarifat e reja amerikane, kjo periudhë duket se ka marrë fund.

Prodhuesi i njohur i veturave sportive po hyn në vitin e dytë me radhë të rënies së shitjeve. Nga janari deri në shtator, kompania ka shitur rreth 215,500 automjete, një ulje prej 6 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Situata është veçanërisht e rëndë në Kinë, ku deri më tani gjatë këtij viti Porsche ka shitur rreth 32,200 automjete, një rënie prej 26 për qind. Në vitin 2022, ky numër kishte qenë mbi 68,000 automjete.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Krizë e thellë te Porsche – fitimet bien në tokë appeared first on Sinjali.

Rritet përdorimi i mjeteve elektrike, ndikim i ndjeshëm në uljen e ndotjes

15 October 2025 at 09:00

TIRANË, 15 tetor/ATSH/ Flota e mjeteve në qarkullim po përjeton një transformim të ndjeshëm në drejtim të transportit të qëndrueshëm, me një rritje të mjeteve elektrike gjatë periudhës janar-shtator 2025.

Sipas të dhënave zyrtare, janë regjistruar gjithsej 3901 mjete elektrike, një rritje prej 80% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, duke dëshmuar kështu një ndërgjegjësim gjithnjë e më të madh të qytetarëve dhe bizneseve për ndikimin e transportit në mjedis.

Mjetet elektrike me zero kilometra kanë përbërë 39,9% të të gjitha regjistrimeve të reja me zero km për nëntëmujorin e parë të këtij viti, një përqindje që jo vetëm tejkalon ndjeshëm vitin 2024, kur kjo shifër ishte 28,2%, por paraqet një rritje të vazhdueshme krahasuar me vitin 2023 (25%) dhe 2022 (7,2%).

Përtej shifrave të regjistrimeve, ndikimi pozitiv në mjedis është një tjetër tregues domethënës.

Vetëm për periudhën janar-shtator 2025, llogaritet një reduktim prej mbi 13 milionë kilogramë dioksid karboni në vit, çka përkthehet në ndikim të barasvlefshëm me mbjelljen e mbi 452 mijë pemëve.

Ky rezultat i rëndësishëm jo vetëm që forcon angazhimin e vendit ndaj objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm, por shërben edhe si nxitje për politika të mëtejshme mbështetëse në sektorin e transportit të pastër.

1 nga 3

/r.e/a.f/

The post Rritet përdorimi i mjeteve elektrike, ndikim i ndjeshëm në uljen e ndotjes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nga nesër bllokohet aksi Vorë-Durrës/ ARRSH: Përdorni rrugën e Maminasit!

12 October 2025 at 20:52

Duke filluar nga dita e nesërme, (e hënë, 13 tetor), do të bllokohet qarkullimi i automjeteve në aksin rrugor Vorë-Ura e Dajlanit, për shkak se Autoriteti Rrugor Shqiptar do të nisë një ndërhyrje për riparimin e shtresave asfaltike. Sipas një njoftimi të bërë për qytetarët nga ARRSH, do të ketë bllokim të qarkullimit në drejtimin […]

The post Nga nesër bllokohet aksi Vorë-Durrës/ ARRSH: Përdorni rrugën e Maminasit! appeared first on BoldNews.al.

Aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, tre persona të lënduar

4 October 2025 at 18:35


Një aksident trafiku ku janë përfshirë tri automjete ka ndodhur pak më parë në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur edhe se si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona.

‘‘Sot rreth orës 17:10 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona.

Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal’’, ka deklaruar Ahmeti.

Ford tërheq mbi 115 mijë automjete në SHBA për shkak të defektit në drejtim

24 September 2025 at 14:40

Kompania amerikane e automjeteve, Ford, ka njoftuar tërheqjen e mbi 115,500 automjeteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Administratës Kombëtare të Sigurisë së Trafikut në Autostrada të SHBA-së, shkak i këtij veprimi është një defekt që mund të shkaktojë devijim të drejtimit, duke rrezikuar sigurinë e drejtuesve të automjeteve, raporton Reuters.

Problemi prek automjetet e prodhuara në vitet 2020 dhe 2021, duke përfshirë modelet F-250, F-350 dhe F-450.

“Tregtarët e Fordit do të inspektojnë dhe riparojnë ose zëvendësojnë pjesën e dëmtuar pa pagesë”, bëhet e ditur në njoftimin e autoriteteve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ford tërheq mbi 115 mijë automjete në SHBA për shkak të defektit në drejtim appeared first on Sinjali.

Rama: “Varrezat e makinave” transformohen në projekte për komunitetin

20 September 2025 at 14:32


TIRANË, 20 shtator/ATSH/ “Varrezat e  makinave” të krijuara nga automjetet e sekuestruara nga autoritetet, që për dekada ishin shndërruar në vatra ndotjeje nëpër bashkitë e vendit, do të transformohen në hapësira të gjelbra dhe projekte të dobishme për komunitetin.

Kryeministri Edi Rama teksa ndau pamje nga varrezat e “provave” në Vlorë, bëri të ditur sot se falë angazhimit të Agjencisë së Aseteve të Sekuestruara po i jepet fund grumbullimit të automjeteve të sekuestruara ndër vite, të cilat për më shumë se tre dekada ishin shndërruar në “depo të ndryshkut” dhe mbeturinave, duke zënë hapësira publike në qendrat e qarqeve.

“Më në fund, falë angazhimit të Agjencisë së Aseteve të Sekuestruara, i erdhi fundi edhe varrezave të “provave” që e nxinë jetën dhe nuk kishte zot që i shkulte nga kthetrat e burokracisë, duke grumbulluar për 30 e kusur vite në çdo bashki qendër qarku të Shqipërisë sasira të frikshme teneqerash e ndryshqesh; vatra ndotjeje të madhe që do t’ia lenë vendin gjelbërimit a projekteve të dobishme për komunitetin. Shikojeni ç’bëhet me varrezën e “provave” në Vlorën turistike”, u shpreh Rama në një postim në rrjetet sociale.

Ai bëri të ditur se automjetet ende të përdorshme do t’i kalojnë institucioneve shtetërore, duke i kthyer në funksion për shërbimin publik, ndërsa pjesa tjetër do të rikuperohet sipas ligjit.

/a.f/

The post Rama: “Varrezat e makinave” transformohen në projekte për komunitetin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Prishtinë, nis asfaltimi i rrugës “Bedri Berisha”- krah i parë i rrugës C

19 September 2025 at 19:00



Drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli, ka bërë të ditur se ka nisur asfaltimi i rrugës “Bedri Berisha”, krah i parë i rrugës C.

Sipas tij, kjo rrugë ka një densitet të lartë banorësh dhe përdoret çdo ditë nga numër i madh automjetesh, prandaj ndërhyrja ishte e domosdoshme.

“Po fillon asfaltimi i rrugës ‘Bedri Berisha’, një projekt i rëndësishëm për banorët e kësaj zone”, ka shkruar Havolli, duke ndarë edhe pamje nga vendpunishtja.


“Tiranathlon”/ Ja rrugët që bllokohen në fundjavë në Tiranë dhe si devijon qarkullimi i urbaneve

16 September 2025 at 15:41

Mbajtja e aktiviteteve sportive në Tiranë e kthen kryeqytetin në një “paralizë”, për shkak të bllokimit të rrugëve për qarkullimin e automjeteve. Këtë fundjavë në Tiranë do të mbahet gara “Triathlon”, sporti që bashkon tre disiplinat sportive në një garë të vetme: not, çiklizëm dhe vrap. Qindra sportistë, profesionistë ose jo, do të garojnë këtë […]

The post “Tiranathlon”/ Ja rrugët që bllokohen në fundjavë në Tiranë dhe si devijon qarkullimi i urbaneve appeared first on BoldNews.al.

BRUKSEL – BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elekrike

12 September 2025 at 09:14

BRUKSEL, 12 shtator/ATSH-DPA/- Komisioni Europian është shprehur i bindur se automjetet e reja  elektrike në BE do të jenë kryesisht klimo-neutrale deri në vitin 2035.

Një dokument konceptual i komisionit thekson se objektivi për lëvizshmëri 100% të pastër dhe të përballueshëm brenda 10 viteve është ende i arritshëm.

Shitjet e automjeteve elektrike (EV) në Europë u rritën me një të katërtën në gjysmën e parë të vitit, duke arritur 17% të tregut. Nga viti 2035, regjistrimi i automjeteve të reja me motorë benzine apo nafte nuk do të lejohet më në BE, si pjesë e përpjekjeve për të ulur emetimet e CO2 nga transporti.

Në Gjermani, politikanë konservatorë dhe përfaqësues të industrisë po kërkojnë të kthehet pas vendimi për ndalimin e motorëve me djegie.

Presidentja Ursula von der Leyen do të takohet sot me përfaqësues të industrisë së automjeteve, ndërsa rritja e shitjeve të EV-ve përforcon qëndrimin e komisionit.

Dokumenti thekson se sektori i automjeteve ka marrë mbështetje të konsiderueshme. Në maj, komisioni i dha më shumë fleksibilitet prodhuesve për përmbushjen e objektivave klimatikë 2025, duke u ofruar kohë shtesë për përshtatje.

Megjithatë, paralajmërohet se pavarësisht progresit në elektrifikim, industria përballet me kërkesë të ngadaltë dhe konkurrencë në rritje nga prodhuesit joeuropianë, ndërsa shumë kompani po përballen me fitime në rënie. /Ad.Ab./

The post BRUKSEL – BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elekrike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbi 1 milion mjete në qarkullim, rritje e makinave të gjeneratës më të fundit

11 September 2025 at 21:18

TIRANË, 11 shtator/ATSH/ Flota aktive e mjeteve arriti në mbi 1 milion në fund të tetëmujorit të këtij viti, duke shënuar një rritje të ndjeshme prej 41,1%, krahasuar me vitin 2020.

Të dhënat e publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), flasin jo vetëm për rritje sasiore, por edhe një tendencë drejt përmirësimit cilësor të mjeteve në qarkullim, tregues ky që reflekton orientimin e qytetarëve drejt mjeteve më të sigurta, më efikase dhe të pajisura me teknologji moderne.

Gjatë tetë muajve të parë të vitit 2025 janë regjistruar 66.521 mjete të reja, çka përbën një rritje prej 113% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Pjesa më e madhe e këtyre regjistrimeve i përket autoveturave, të cilat përbëjnë 82,1% të totalit, duke treguar një orientim të qartë drejt mjeteve personale dhe urbane.

Veçanërisht domethënëse është rritja e mjeteve të gjeneratës më të fundit, ato të prodhuara brenda tre viteve të fundit, të cilat përbëjnë mbi 13 mijë mjete, një rritje prej 106% krahasuar me vitin 2020.

1 nga 2

/r.e/a.f/

The post Mbi 1 milion mjete në qarkullim, rritje e makinave të gjeneratës më të fundit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rritet me 78% numri i mjeteve elektrike të regjistruara në janar-gusht 2025

9 September 2025 at 19:14

TIRANË, 9 shtator/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor informoi sot se, gjatë periudhës janar-gusht 2025 janë regjistruar 3351 mjete elektrike, 78% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas DPSHTRR, nga janari deri në gusht 37,5% e totalit të mjeteve të reja të regjistruara  e përbëjnë ato elektrike, me zero kilometra.

Ndërsa në 2024 janë regjistruar 28,2% mjete elektrike, në 2023 janë regjistruar 25,2% mjete elektrike, në 2022 janë regjistruar 7,2%.

Gjithashtu DPSHTRR informon se impakti ambiental për periudhën janar-gusht 2025 është 4.423.320 kg CO2/vit më pak, ekuivalente me 147.444 pemë.

DPSHTRR theksoi se “të dhënat tregojnë qartë trendin rritës të mjeteve elektrike dhe ndikimin e tyre pozitiv në reduktimin e ndotjes, duke forcuar angazhimin për një transport më të pastër dhe një mjedis më të shëndetshëm”.

1 nga 3

/k.s/r.e//a.f/

The post Rritet me 78% numri i mjeteve elektrike të regjistruara në janar-gusht 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌