Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Gati 90 mijë mjete të reja të regjistruara në 11 muaj

15 December 2025 at 11:20

TIRANË, 15 dhjetor/ATSH/ Tregu i automjeteve në vend po shënon një rritje të ndjeshme, duke reflektuar dinamika pozitive në sektorin e transportit dhe konsumin e brendshëm.

Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR), gjatë periudhës janar–nëntor 2025 janë regjistruar për herë të parë 89.654 mjete, një rritje prej 96% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Nga totali i mjeteve të regjistruara, 73.066 janë autovetura, të cilat përbëjnë 81,5% të tregut, duke konfirmuar dominimin e këtij segmenti në strukturën e flotës rrugore.

Kryesimin e regjistrimeve e mban Republika e Koresë, me 21,4% të totalit të mjeteve të regjistruara. Italia dhe Gjermania renditen përkatësisht me 15,4% dhe 15,6%, duke dëshmuar se prodhuesit europianë vazhdojnë të mbajnë një pozicion të fortë në treg.

Rritje të dukshme paraqet edhe prania e mjeteve me origjinë nga Kina, e cila zë 9,1% të regjistrimeve, ndërsa Zvicra përfaqësohet me 8,4%. Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasojnë me 8%, duke ruajtur një pjesë të qëndrueshme të tregut. /j.p/

The post Gati 90 mijë mjete të reja të regjistruara në 11 muaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbi 297 mijë automjete kryen kontroll teknik këtë vit

12 December 2025 at 10:31

TIRANË, 12 dhjetor /ATSH/ Mbi 297 mijë mjete kanë kryer testin e kontrollit teknik për periudhën janar-nëntor 2025, sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Sipas DPSHTRR-së, një pjesë e konsiderueshme e automjeteve që nuk plotësonin kriteret e sigurisë janë riparuar dhe rikthyer më pas në qarkullim, duke garantuar që standardet e sigurisë të jenë më të larta dhe mjetet më të besueshme në rrugë.

Paralelisht, bën të ditur DPSHTRR-ja, 7859 mjete të vjetra janë çregjistruar përfundimisht gjatë kësaj periudhe. Ky proces konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt uljes së ndotjes, çlirimit të hapësirave publike nga automjetet e amortizuara dhe përmirësimit të sigurisë së përgjithshme rrugore.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të kryejnë kontrollin teknik në kohë, duke theksuar se “siguria nis nga mjeti i kontrolluar”.

Për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve, rezervimi i takimeve kryhet lehtësisht online përmes platformës e-Albania, duke shmangur radhët dhe duke e bërë procesin më të shpejtë.

Kontrolli periodik i mjeteve mbetet një nga mekanizmat kryesorë për reduktimin e aksidenteve dhe garantimin e një transporti më të sigurt e më të qëndrueshëm.

/r.e/a.f/

The post Mbi 297 mijë automjete kryen kontroll teknik këtë vit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Importet e automjeteve koreane marrin pjesën më të madhe të tregut

11 December 2025 at 09:17

TIRANË, 11 dhjetor/ATSH/ Tregu i automjeteve në vend vijon të zgjerohet dhe të diversifikohet. Sipas të dhënave të fundit nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR), gjatë periudhës janar-nëntor të këtij viti janë regjistruar mjete me origjinë nga një sërë vendesh prodhuese, mes tyre disa prej ekonomive më të mëdha të industrisë automobilistike.

Kryesimin e regjistrimeve e mban Republika e Koresë, me 21,4% të totalit të mjeteve të regjistruara. Italia dhe Gjermania renditen përkatësisht me 15,4% dhe 15,6%, duke dëshmuar se prodhuesit europianë vazhdojnë të mbajnë një pozicion të fortë në treg.

Rritje të dukshme paraqet edhe prania e mjeteve me origjinë nga Kina, e cila zë 9,1% të regjistrimeve, ndërsa Zvicra përfaqësohet me 8,4%. Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasojnë me 8%, duke ruajtur një pjesë të qëndrueshme të tregut.

/r.e/a.f/

The post Importet e automjeteve koreane marrin pjesën më të madhe të tregut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndryshimi i pronësisë së mjeteve të blera, afatet e regjistrimit

2 December 2025 at 12:18

TIRANË, 2 dhjetor /ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTR) bën të ditur se qytetarët që sapo kanë blerë një mjet duhet të kryejnë ndryshimin e pronësisë në sportelet e drejtorive rajonale sipas vendbanimit të tyre.

Sipas DPSHTRR-së, ky proces është i domosdoshëm për regjistrimin ligjor dhe për të shmangur penalitete të mundshme.

Dokumentacioni i nevojshëm për ndryshimin e pronësisë përfshin: Dokumentet identifikues të aplikantit; Dokumentin e fitimit të pronësisë së mjetit; Dokumentin e identifikimit të treguesve të mjetit (përjashtohen mjetet me certifikatë kontrolli teknik të vlefshme dhe mjetet e reja brenda periudhës pa nevojë për kontroll teknik); Kontratën e sigurimit të mjetit dhe konfirmimin nga Regjistri i Barrëve Siguruese; Lejen e qarkullimit të mjetit; Certifikatën e pronësisë për rastet kur leja e qarkullimit është e modelit të vjetër; Vërtetimin se shitësi nuk është debitor për TVMP/TVML, gjoba nga kontrolli teknik ose bllokime të tjera.

DPSHTRR bën të ditur se, automjetet, motomjetet dhe rimorkiot duhet të regjistrohen brenda 30 ditëve kalendarike nga data e lidhjes së kontratës; makinat bujqësore duhet të regjistrohen brenda 10 ditëve kalendarike.

DPSHTR apelon tek të gjithë qytetarët që të respektojnë këto afate për të shmangur probleme ligjore dhe administrative, duke garantuar regjistrimin korrekt të mjeteve të tyre. /j.p/

1 nga 2

The post Ndryshimi i pronësisë së mjeteve të blera, afatet e regjistrimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Makinat Retro, paraqiten katër modele gjermane e amerikane ikona të viteve ’70-90

27 November 2025 at 16:56

TIRANË, 27 nëntor /ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit vijon traditën e prezantimit të mjeteve klasike në Komisionin “Retro”, një nismë që synon ruajtjen, dokumentimin dhe promovimin e trashëgimisë automobilistike në vend.

DPSHTRR njofton se, edhe këtë javë, pasioni për makinat e epokave të ndryshme është shoqëruar me paraqitjen e disa modeleve ikonë, të cilat përfaqësojnë kulmin e dizajnit dhe inxhinierisë së kohës.

Në këtë sesion u vlerësuan nga afër mjete që kanë lënë gjurmë në industrinë automobilistike gjermane dhe amerikane, duke ofruar një panoramë të gjerë të zhvillimeve teknike nga vitet ’70 deri në fund të viteve ’90. Çdo automjet paraqiti elemente unike të stilit të vet, nga luksin dhe elegancën europiane te fuqinë dhe karakterin sportiv amerikan.

Mjetet e paraqitura këtë javë ishin: 1987 Mercedes-Benz W126 560SEL – simbol i luksit gjerman dhe inovacionit të linjës S-Class; 1994 Pontiac Firebird – një ikonë amerikane e dizajnit sportiv të viteve ’90; 1973 Mercedes-Benz W114 280SE – një nga modelet më të dashura të serisë klasike W114, i njohur për elegancën dhe besueshmërinë dhe 1981 Mercedes-Benz R107 380SL, i famshëm që për vite me radhë ka përfaqësuar stil, prestigj dhe performancë.

Përmes “Retros”, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit jo vetëm dokumenton mjetet që kanë vlerë historike, por edhe i rikthen ato në vëmendjen e publikut dhe komunitetit të koleksionistëve.

Komisioni “Retro” vijon të shërbejë si një platformë ku promovohet historia automobilistike, ndërsa pasioni për mjetet klasike jetësohet në çdo sesion.

1 nga 5

/e.xh/r.e/

The post Makinat Retro, paraqiten katër modele gjermane e amerikane ikona të viteve ’70-90 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rritet me 24% numri i testimeve teknike të mjeteve gjatë 10-mujorit

7 November 2025 at 13:06

TIRANË, 7 nëntor/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) bën të ditur se siguria rrugore po përmirësohet ndjeshëm, falë rritjes së kontrolleve teknike të mjeteve.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë 10 muajve të parë të vitit 2025 janë kryer gati 267 mijë testime teknike, duke shënuar një rritje të ndjeshme prej 24% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Pjesa më e madhe e mjeteve të testuara janë automjetet personale, që përbëjnë 86.2% të totalit. Më pas renditen kamionët me 6,2%, motomjetet me 4,9%, autobusët me 1,8%, rimorkiot me 0,5% dhe mjetet e punës me 0,4%.

Drejtoria thekson se kontrolli i rregullt teknik nuk është vetëm një kërkesë ligjore, por një masë e domosdoshme për parandalimin e aksidenteve dhe sigurimin e rrugëve për të gjithë përdoruesit. “Siguria fillon me kontrollin”, nënvizon DPSHTRR, duke bërë thirrje për përgjegjshmëri nga ana e drejtuesve të mjeteve.

Inspektimet teknike periodike ndihmojnë në identifikimin e defekteve të mundshme që mund të shkaktojnë aksidente, duke kontribuar direkt në uljen e riskut dhe rritjen e sigurisë për të gjithë qytetarët. /j.p/

The post Rritet me 24% numri i testimeve teknike të mjeteve gjatë 10-mujorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bajraktari në krye të DPSHTRR-së, Balluku: Vazhdojmë modernizimin e transportit rrugor

29 October 2025 at 14:27


TIRANË, 29 tetor/ATSH/ Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, prezantoi sot Kreshnik Bajraktarin në detyrën e drejtorit të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), duke vlerësuar transformimin e këtij institucioni në vite dhe sfidat për rritjen e mëtejshme të cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.

Balluku vlerësoi profesionalizmin dhe eksperiencën e drejtorit të ri, Kreshnik Bajraktari, inxhinier mekanik me karrierë të gjatë në transportin publik dhe menaxhimin e strukturave infrastrukturore, i cili më parë ka drejtuar Portin e Durrësit. Ajo e cilësoi Bajraktarin si një drejtues të ndërgjegjshëm dhe mbështetës, që do të vijojë misionin për modernizimin e mëtejshëm të transportit rrugor në vend.

Nga ana e tij, Bajraktari e konsideroi një privilegj të veçantë drejtimin e një institucioni me peshë publike, duke theksuar rëndësinë e përmirësimit të shërbimeve për qytetarët.

Zv.kryeministrja Balluku theksoi se para reformës, qytetarët përballeshin me vonesa dhe burokraci, ndërsa aplikimet për leje drejtimi zgjatnin javë të tëra dhe shpesh mbështeteshin në njohje personale.

Ajo nënvizoi se ndryshimi rrënjësor i strukturës dhe filozofisë së punës e ka kthyer DPSHTRR-në në një model inovacioni, që prej vitit 2019 ka sjellë shërbime më të shpejta dhe më cilësore në të gjitha drejtoritë rajonale të vendit.

Ministrja kujtoi se në vitet 2019–2020 u ndërmor një investim i plotë në arkiva, duke i shpëtuar ato nga degradimi, si në rastin e Fierit dhe Laçit, dhe u nis një proces transformimi që përfshiu modernizimin e infrastrukturës, hapjen e zyrave të reja të shërbimit dhe afrim të tyre me qytetarin.

Një tjetër arritje, tha Balluku, ishte procesi i çregjistrimit të automjeteve jashtë përdorimit dhe krijimi i shërbimeve të reja, përfshirë nismën “Retro”, e cila ka kthyer pasionin për automjetet klasike në një pjesë të trashëgimisë kulturore.

“Sot DPSHTRR ka 17 zyra të reja shërbimi në të gjithë vendin, me një dyfishim të mbulimit territorial dhe rritje të ndjeshme të eficiencës”, deklaroi Balluku.

Sipas Ballukut, krahasuar me vitin 2018, sot ofrohen 425 mijë shërbime më shumë, ose 9 herë më shumë në total, duke kursyer 21 milionë kilometra udhëtim për qytetarët, 1,4 milionë litra karburant dhe 260 milionë lekë shpenzime.

Ajo vlerësoi qendrat moderne të trajnimit të drejtuesve të mjeteve në Vlorë dhe Fushë-Prezë si modele me standarde europiane, të vizituara nga rreth 25 mijë qytetarë çdo vit, ndërsa vetëm në shtatë muajt e parë të vitit 2025 janë regjistruar 12 mijë pjesëmarrës.

Në funksion të rritjes së sigurisë rrugore, ministrja theksoi se është vënë në zbatim një proces rigoroz për rikualifikimin e drejtuesve të mjeteve që humbasin të gjitha pikët e patentës, ku vetëm 13,4% e 2359 riregjistrimeve kanë kaluar testin, duke garantuar kthimin në qarkullim vetëm të drejtuesve të disiplinuar.

Një tjetër fushë ku është arritur progres i dukshëm, sipas Ballukut, është kontrolli teknik i automjeteve.

Balluku kujtoi se dikur sistemi i kolaudimit, i dhënë me koncesion, ishte i padrejtë dhe i pastrukturuar, ndërsa sot, pas vendimit që përgjegjësia t’i kalonte DPSHTRR-së, procesi është bërë transparent, i standardizuar dhe pa nevojë për ndërhyrje apo njohje personale.

Ajo theksoi se nga viti 2020 deri në 2025, rreth 1,6 milionë mjete kanë kryer kolaudimin, ndërsa gati 500 mijë janë refuzuar për mospërmbushje të kushteve teknike.

Balluku vuri në dukje se digjitalizimi i shërbimeve është një tjetër hap i rëndësishëm në përmirësimin e aksesit të qytetarëve, duke shkurtuar burokracinë dhe kohën e pritjes.

Ajo theksoi se synim mbetet ofrimi i shërbimeve transparente dhe të shpejta, në përputhje me standardet e Bashkimit Europian, ndërsa kuadri ligjor dhe Kodi Rrugor po përshtaten me rregullat e BE-së.

/a.f/r.e/

The post Bajraktari në krye të DPSHTRR-së, Balluku: Vazhdojmë modernizimin e transportit rrugor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SPAK e pret për t’i komunikuar akuzat, Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku shfaqet duke prezantuar drejtuesin e ri të DPSHTRR (EMRI)

By: V K
29 October 2025 at 11:36

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, e cila është nën hetim për një sërë dosjesh, për shkelje të barazisë në tendera, është thirrur nga SPAK për t’i komunikuar akuzat.

Thirrjes së parë për ditën e hënë, Balluku nuk iu përgjigj, pasi ndodhej jashtë vendit. Për të u lëshua një fletëthirrje e dytë, ku iu kërkua që së bashku me një avokat, të paraqitet në Prokurorinë Posaçme ditën e premte.

Nuk dihet nëse do të shkojë apo jo, por nëse nuk paraqitet, ajo duhet të shoqërohet me forcë nga Policia.

Ndërkohë sot, Balluku është shfaqur duke prezantuar drejtorin e ri të DPSHTRR, ish-drejtorin e Portit të Durrësit, Kreshnik Bajraktari.

“DPSHTRR do ta drejtojë duke nisur nga sot Kreshnik Bajraktari. Kreshniku ka vite që punon me transportin rrugor, është inxhinier mekanik. Pra do keni një profesionit, një person që ka kontribuar në transportin publik. Kreshniku është një bashkëpunëtor i mirë, një zyrtar i ndërgjegjshëm. Për c`ka mund t`ju garantoj është që do jetë një drejtues mbështetës”, tha Balluku në prezantimin e tij.

Ftesa për paraqitje mban firmën e prokurorit të posaçëm Dritan Prençi, i cili ka kërkuar që zëvendëskryeministrja të jetë e asistuar nga një avokat, një praktikë që nënkupton se ndaj saj mund të komunikohet zyrtarisht një akuzë penale.

Kreu SPAK, Altin Dumani, u pyet dje në Kuvend lidhur me kallëzimet penale të depozituara ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Deputetët e opozitës pyetën nëse SPAK po heton disa dosje që lidhen me Ballukun, përfshirë çështjet mbi shitblerjen e energjisë, projektet e rrugëve, parqet fotovoltaike, tunelin e Llogarasë, si edhe termocentralet “Tigri 1” dhe “Tigri 3”.

Në përgjigjen e tij, Dumani deklaroi se për sa kohë çështjet ndodhen në fazën e hetimit paraprak, nuk mund të jepen detaje apo informacione për ecurinë e tyre, por tha se inkurajon prokurorin Dritan Prençi.

The post SPAK e pret për t’i komunikuar akuzat, Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku shfaqet duke prezantuar drejtuesin e ri të DPSHTRR (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Rritet përdorimi i mjeteve elektrike, ndikim i ndjeshëm në uljen e ndotjes

15 October 2025 at 09:00

TIRANË, 15 tetor/ATSH/ Flota e mjeteve në qarkullim po përjeton një transformim të ndjeshëm në drejtim të transportit të qëndrueshëm, me një rritje të mjeteve elektrike gjatë periudhës janar-shtator 2025.

Sipas të dhënave zyrtare, janë regjistruar gjithsej 3901 mjete elektrike, një rritje prej 80% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, duke dëshmuar kështu një ndërgjegjësim gjithnjë e më të madh të qytetarëve dhe bizneseve për ndikimin e transportit në mjedis.

Mjetet elektrike me zero kilometra kanë përbërë 39,9% të të gjitha regjistrimeve të reja me zero km për nëntëmujorin e parë të këtij viti, një përqindje që jo vetëm tejkalon ndjeshëm vitin 2024, kur kjo shifër ishte 28,2%, por paraqet një rritje të vazhdueshme krahasuar me vitin 2023 (25%) dhe 2022 (7,2%).

Përtej shifrave të regjistrimeve, ndikimi pozitiv në mjedis është një tjetër tregues domethënës.

Vetëm për periudhën janar-shtator 2025, llogaritet një reduktim prej mbi 13 milionë kilogramë dioksid karboni në vit, çka përkthehet në ndikim të barasvlefshëm me mbjelljen e mbi 452 mijë pemëve.

Ky rezultat i rëndësishëm jo vetëm që forcon angazhimin e vendit ndaj objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm, por shërben edhe si nxitje për politika të mëtejshme mbështetëse në sektorin e transportit të pastër.

1 nga 3

/r.e/a.f/

The post Rritet përdorimi i mjeteve elektrike, ndikim i ndjeshëm në uljen e ndotjes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Progni: Mbi 900 mjete RETRO në Shqipëri, drejt eventeve ndërkombëtare

TIRANË, 7 tetor /ATSH/ Drejtori i Regjistrimit të Mjeteve në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, Arben Progni, bëri të ditur sot se flota e mjeteve RETRO në Shqipëri ka arritur tashmë në mbi 900 automjete, të cilat përfaqësojnë periudha të ndryshme të përdorimit dhe zhvillimit automobilistik në vendin tonë.

Në një intervistë televizive, Progni theksoi se të gjitha këto mjete kanë kaluar përmes procedurave të Komisionit të Verifikimit dhe janë pjesë e një procesi të nisur që prej vitit 2019, kur u hodhën hapat e parë të projektit RETRO në kuadër të DPSHTRR.

Sipas tij, fokusi i kësaj nisme është: Rritja e numrit të mjeteve RETRO në vend, forcimi i bashkëpunimit me Federata Ndërkombëtare e Mjeteve Antike FIVA; organizimi i aktiviteteve promovuese në zona të ndryshme të Shqipërisë; nxitja e pjesëmarrjes së të rinjve në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë automobilistike.

“Një nga ngjarjet më të afërta të rëndësishme është pjesëmarrja e Shqipërisë në një event ndërkombëtar të mjeteve RETRO në Bolonjë të Italisë, që do të zhvillohet më 23 tetor 2025, ku vendi ynë do të përfaqësohet me disa nga mjetet më përfaqësuese historike”, tha Progni, teksa bëri të ditur se, “gjatë këtij eventi do të promovohet edhe aktiviteti i madh “Tirana Grand Prix”, i parashikuar të mbahet në vitin 2026”.

Ndërkohë, për muajin nëntor, me rastin e festave kombëtare, DPSHTRR ka planifikuar një event të veçantë me mjetet RETRO, ndërsa në fundvit do të rikthehet ngjarja tradicionale “Retro Christmas”, e cila është kthyer tashmë në një festë të përvitshme për komunitetin e pasionuar pas mjeteve historike.

“Një nga qëllimet tona kryesore është që përmes këtyre eventeve të promovojmë vlerat e trashëgimisë sonë automobilistike te të rinjtë, të cilët po tregojnë gjithnjë e më shumë interes për historinë që përfaqësojnë këto mjete”, u shpreh Progni.

/e.xh//a.f//r.e/

The post Progni: Mbi 900 mjete RETRO në Shqipëri, drejt eventeve ndërkombëtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Tirana, muze i hapur i pasionit për automobilizmin

5 October 2025 at 15:24


TIRANË, 5 tetor/ATSH/ “Retro Albania” solli këtë fundjavë në kryeqytet ekspozimin e mjeteve historike, duke nderuar koleksionistë dhe krijues të pasionuar pas automobilizmit, çka e ktheu Tiranën në një muze të hapur të trashëgimisë teknike dhe kulturore shqiptare.

Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga veprimtaria e zhvilluar në Muzeun “RON”, duke theksuar se Tirana u shndërrua në një hapësirë nderimi për pasionin ndaj automobilizmit dhe trashëgimisë teknike kombëtare.

“Nëpërmjet FIVA Heritage Hall of Fame, Shqipëria u vendos sërish në vëmendjen ndërkombëtare si një vend që vlerëson historinë, kujtesën dhe mjeshtërinë njerëzore”, u shpreh Rama.

Në kuadër të këtij projekti u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimit ndërkombëtar “Heritage Hall of Fame 2025”, organizuar nga FIVA-Fédération Internationale des Véhicules Anciens, në bashkëpunim me DPSHTRR dhe Muzeun “RON”.

Për herë të parë në Shqipëri, ky çmim iu akordua koleksionistit Medi Halilaj, në vlerësim të kontributit të tij në ruajtjen e mjeteve historike dhe promovimin e kulturës automobilistike. /j.p/

The post Rama: Tirana, muze i hapur i pasionit për automobilizmin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Çmimi ndërkombëtar “Heritage Hall of Fame 2025” jepet për herë të parë në Shqipëri

4 October 2025 at 19:02

TIRANË, 4 tetor /ATSH/ Makinat që kanë bërë histori u rikthyen sot në zemër të Tiranës, në kuadër të një aktiviteti të veçantë ndërkombëtar që synoi forcimin e rolit të Shqipërisë në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë automobilistike.

Ky aktivitet e vendosi kryeqytetin shqiptar në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, duke pritur delegacione të huaja dhe duke e pozicionuar Shqipërinë si një pikë referimi për kulturën automobilistike dhe turizmin.

Pjesë kyçe e aktivitetit ishte ndarja e çmimit prestigjioz Heritage Hall of Fame, i akorduar çdo vit nga Fédération Internationale des Véhicules Anciens (FIVA), një institucion që ka dhënë kontribute të jashtëzakonshme në ruajtjen e mjeteve historike.

Ceremonia e ndarjes së çmimit “Heritage Hall of Fame 2025” u mbajt në Muzeun RON, nën mikpritjen e Arben Prrenjasit, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të FIVA (Fédération Internationale des Véhicules Anciens), institucioneve shqiptare dhe koleksionistëve të njohur nga rajoni.

Për herë të parë në vendin tonë, ky çmim prestigjioz iu akordua koleksionistit shqiptar  Medi Halilaj, në vlerësim të kontributit të tij të çmuar në ruajtjen e mjeteve historike dhe promovimin e kulturës automobilistike.

Ky aktivitet jo vetëm që i jep Shqipërisë një përmasë të re ndërkombëtare, por edhe dëshmon përkushtimin e DPSHTRR për të promovuar kulturën, historinë dhe inovacionin në fushën e transportit.

Çmimi ndërkombëtar “Heritage Hall of Fame 2025”, fotot Andrin Hoxha
1 nga 25

/m.m/r.e/

The post Çmimi ndërkombëtar “Heritage Hall of Fame 2025” jepet për herë të parë në Shqipëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

DPSHTRR sjell në Shqipëri çmimin ndërkombëtar “Heritage Hall of Fame 2025”

2 October 2025 at 13:06

TIRANË, 2 tetor /ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), përmes projektit Retro Albania, organizon në Tiranë një aktivitet të veçantë ndërkombëtar që synon forcimin e rolit të Shqipërisë në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë automobilistike.

Ky aktivitet e vendos kryeqytetin shqiptar në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, duke pritur delegacione të huaja dhe duke e pozicionuar Shqipërinë si një pikë referimi për kulturën automobilistike dhe turizmin.

Pjesë kyçe e aktivitetit është ndarja e çmimit prestigjioz Heritage Hall of Fame, i akorduar çdo vit nga Fédération Internationale des Véhicules Anciens (FIVA), një institucion që ka dhënë kontribute të jashtëzakonshme në ruajtjen e mjeteve historike.

Ky çmim i rëndësishëm akordohet për herë të parë në Shqipëri dhe fitues i tij për vitin 2025 është koleksionisti shqiptar, Medi Halilaj, në shenjë vlerësimi për kontributin e tij të çmuar dhe të qëndrueshëm në ruajtjen e mjeteve klasike.

Ky aktivitet jo vetëm që i jep Shqipërisë një përmasë të re ndërkombëtare, por edhe dëshmon përkushtimin e DPSHTRR për të promovuar kulturën, historinë dhe inovacionin në fushën e transportit.

/r.e/

The post DPSHTRR sjell në Shqipëri çmimin ndërkombëtar “Heritage Hall of Fame 2025” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Nga sot nis pagesa e taksave të mjeteve online në e-Albania

30 September 2025 at 09:09

TIRANË, 30 shtator /ATSH/ Pagesa e taksave të mjeteve nga dita e sotme mund të kryhet online në “e-Albania”.

Kryeministri Edi Rama prezantoi shërbimin e ri, duke u shprehur se i kursen qytetarëve lekë, ditë pune, kilometra dhe litra karburant.

Për herë të parë, DPSHTRR në bashkëpunim me bankën BKT sjell pagesën online të taksave të mjetit përmes portalit “e-Albania”.

Kjo risi, falë pagesës online në “e-Albania” sjell: 57 965 408 lekë të kursyera nga qytetarët.

Gjithashtu, kjo risi sjell: 11 501 ditë pune të kursyera, 4 731 870 km rrugë të eliminuara dhe 331 231 litra karburant të kursyera.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Rama: Nga sot nis pagesa e taksave të mjeteve online në e-Albania appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbi 1 milion mjete në qarkullim, rritje e makinave të gjeneratës më të fundit

11 September 2025 at 21:18

TIRANË, 11 shtator/ATSH/ Flota aktive e mjeteve arriti në mbi 1 milion në fund të tetëmujorit të këtij viti, duke shënuar një rritje të ndjeshme prej 41,1%, krahasuar me vitin 2020.

Të dhënat e publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), flasin jo vetëm për rritje sasiore, por edhe një tendencë drejt përmirësimit cilësor të mjeteve në qarkullim, tregues ky që reflekton orientimin e qytetarëve drejt mjeteve më të sigurta, më efikase dhe të pajisura me teknologji moderne.

Gjatë tetë muajve të parë të vitit 2025 janë regjistruar 66.521 mjete të reja, çka përbën një rritje prej 113% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Pjesa më e madhe e këtyre regjistrimeve i përket autoveturave, të cilat përbëjnë 82,1% të totalit, duke treguar një orientim të qartë drejt mjeteve personale dhe urbane.

Veçanërisht domethënëse është rritja e mjeteve të gjeneratës më të fundit, ato të prodhuara brenda tre viteve të fundit, të cilat përbëjnë mbi 13 mijë mjete, një rritje prej 106% krahasuar me vitin 2020.

1 nga 2

/r.e/a.f/

The post Mbi 1 milion mjete në qarkullim, rritje e makinave të gjeneratës më të fundit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rifitimi i lejes së drejtimit mbetet sfidë për shkelësit e rregullave në qarkullim

10 September 2025 at 13:11

TIRANË, 10 shtator/ATSH/ Rifitimi i lejes së drejtimit pas humbjes së pikëve po rezulton një sfidë për shumë drejtues mjetesh.

Vetëm 4 nga 28 kandidatët që iu nënshtruan ritestimit në sesionin e fundit arritën të kalojnë me sukses provimin.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) bëri të ditur se që nga nisja e fushatës së riregjistrimeve në qershor të vitit 2022, nga gjithsej 2,387 kandidatë, vetëm 321 kanë rifituar lejen e drejtimit që përbën 13.4% të totalit.

Sipas DPSHTRR, drejtuesit që humbin pikët për shkak të shkeljeve të rënda apo përsëritura të rregullave të qarkullimit, duhet të riregjistrohen në autoshkollë dhe të ndjekin të gjithë procesin e testimit, sipas legjislacionit të ri në fuqi.

Qëllimi është garantimi i një qarkullimi më të sigurt dhe më të disiplinuar në rrugë. /j.p/

The post Rifitimi i lejes së drejtimit mbetet sfidë për shkelësit e rregullave në qarkullim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rritet me 78% numri i mjeteve elektrike të regjistruara në janar-gusht 2025

9 September 2025 at 19:14

TIRANË, 9 shtator/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor informoi sot se, gjatë periudhës janar-gusht 2025 janë regjistruar 3351 mjete elektrike, 78% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas DPSHTRR, nga janari deri në gusht 37,5% e totalit të mjeteve të reja të regjistruara  e përbëjnë ato elektrike, me zero kilometra.

Ndërsa në 2024 janë regjistruar 28,2% mjete elektrike, në 2023 janë regjistruar 25,2% mjete elektrike, në 2022 janë regjistruar 7,2%.

Gjithashtu DPSHTRR informon se impakti ambiental për periudhën janar-gusht 2025 është 4.423.320 kg CO2/vit më pak, ekuivalente me 147.444 pemë.

DPSHTRR theksoi se “të dhënat tregojnë qartë trendin rritës të mjeteve elektrike dhe ndikimin e tyre pozitiv në reduktimin e ndotjes, duke forcuar angazhimin për një transport më të pastër dhe një mjedis më të shëndetshëm”.

1 nga 3

/k.s/r.e//a.f/

The post Rritet me 78% numri i mjeteve elektrike të regjistruara në janar-gusht 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

DPSHTRR me godinë të re, Rama publikon pamjet e projektit

By: redi
8 September 2025 at 15:58

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor do të ketë një godinë të re. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet, ku aktualisht po zhvillohen punimet për ndërtimin e kësaj godine, ”Po merr formë godina e re e DPSHTRR, një hap tjetër drejt shërbimeve publike më moderne e pranë qytetarëve”, shkruan Rama në Facebook. Godina e re e DPSHTRR do të ketë një arkitekturë moderne…

Source

DPSHTRR: Në 5 vjet, mbi 490 mijë mjete u refuzuan pas kontrollit teknik

2 September 2025 at 20:14

TIRANË, 2 shtator /ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) publikoi sot punët dhe reformat në kuadër të sigurisë rrugore dhe edukimit të drejtuesve të mjeteve në këto 5 vitet e fundit.

Me një strategji të qartë dhe qasje të bazuar në teknologji, disiplinë dhe edukim, DPSHTRR ka shënuar progres të prekshëm në reduktimin e rrezikut në rrugë.

DPSHTRR thekson se, me fokus rritjen e sigurisë rrugore në periudhën 2020–2025, ka realizuar 234 aktivitete edukative në të gjithë vendin me 10,592 pjesëmarrës, kryesisht fëmijë dhe të rinj të cilët janë njohur me rregullat bazë të qarkullimit rrugor.

Investimet e reja (2020- 2025) i kanë ndërtuar poligonet publike të testimit praktik për lejedrejtimi me standarde europiane.

Kështu, qendrat e testimit në Vlorë dhe Fushë-Prezë janë kthyer në modele të trajnimit modern. 25,000 pjesëmarrës çdo vit përgatiten profesionalisht për marrjen e lejes së drejtimit. Vetëm në 7 muajt e parë të 2025, janë trajnuar 12,000 qytetarë dhe në total për periudhën 2023–2025 pritet të kalojë 75,000 pjesëmarrës.

Një tjetër angazhim i DPSHTRR-së i ndërmarrë prej vitit 2022, është rikthimi në rrugë me disiplinë si dhe proces rigoroz rikualifikimi për të gjithë drejtuesit që kanë humbur të gjitha pikët e lejes së drejtimit i cili shërben jo vetëm si një mundësi e dytë por edhe si një mësim i fortë për përgjegjësinë në rrugë.

Sipas DPSHTRR-së, që prej vitit 2022 janë 2,359 riregjistrime, vetëm 13,4% kanë kaluar testin duke garantuar që në rrugë të kthehen vetëm drejtues të disiplinuar.

Sa i takon kontrollit teknik, DPSHTRR thekson se gjendja teknike e mjetit është shtylla e sigurisë rrugore, kontrolli teknik garanton mjete më të sigurta dhe një mjedis më të pastër.

Gjatë periudhës 2020–2025, janë realizuar:1,647,276 testime teknike të mjeteve;
490,112 mjete janë refuzuar, duke parandaluar rreziqe në rrugë dhe ndotje të panevojshme.

Në një botë gjithnjë e më të digjitalizuar, aftësimi i drejtuesve të ardhshëm të mjeteve nuk mund të mbetet pas. Me zhvillimin e aplikacionit “lejedrejtimi” për iOS, Android dhe platformë web, DPSHTRR ka sjellë një risi të vërtetë në mënyrën se si qytetarët përgatiten për testet teorike të lejes së drejtimit.
Deri në vitin 2025 janë 457,774 testime të kryera online; 47,621 instalime në total (iOS dhe Android).

DPSHTRR thekson se siguria rrugore është përgjegjësi e përbashkët, dhe fton institucionet publike, autoritetet vendore, shkollat dhe komunitetin arsimor, shoqërinë civile dhe vetë qytetarët, që të kontribuojnë në ndërtimin e një kulture të qëndrueshme rrugore.

Me standarde të reja, kontrolle të rrepta dhe edukim të vazhdueshëm, DPSHTRR vazhdon të jetë motori i transformimit të transportit rrugor në Shqipëri. /j.p/

The post DPSHTRR: Në 5 vjet, mbi 490 mijë mjete u refuzuan pas kontrollit teknik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

DPSHTRR: Nisin punimet e para për nivelimin e sheshit të Auto Moto Park Elbasan

29 August 2025 at 19:18

TIRANË, 29 gusht /ATSH/ Pas finalizimit të projektit të zbatimit, kanë nisur punimet e para për nivelimin e sheshit të Auto Moto Park Elbasan.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bëri të ditur sot se, kjo është një fazë themelore e këtij projekti.

Gjithashtu, DPSHTRR thekson se është në hapat e parë të ndërtimit të Qendrës Multifunksionale të Automotorizimit në Elbasan, e dyta pas asaj në Fushë-Prezë.

Kjo qendër e re do të ofrojë mbi 245.000 shërbime në vit, duke iu shërbyer 105.000 drejtuesve të mjeteve dhe 70.000 mjeteve aktive në 6 bashkitë e qarkut Elbasan.

Sipas DPSHTRR, me këtë projekt, çdo shërbim do të jetë më cilësor, më i shpejtë dhe në përputhje me standardet më të larta evropiane.

Bashkia Elbasan dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit po ecin me ritme të shpejta me infrastrukturën përreth, gjithashtu në funksion të Auto Moto Park.

Shumë shpejt pritet të nisë rruga “Gjergj Arianiti”, një aks i rëndësishëm që lidh lagjen “Emin Matraxhiu” me Menglin, Korridorin VIII dhe urën e Byshekut, duke lehtësuar ndjeshëm trafikun. Me trotuare, ndriçim, korsi biçikletash dhe një pamje magjepsëse përgjatë Shkumbinit do të shndërrohet në një shëtitore fantastike për të gjithë qytetarët.

Investimi strategjik i Auto Moto Parkut do të sjellë: cirkuitin e parë shqiptar sipas standardeve të FIA, FIM dhe CIK; Muzeun Retro dhe DRSHTRR Elbasan; Kontrollin fizik dhe teknik të mjeteve; Infrastrukturë moderne për shërbime më të shpejta dhe më cilësore dhe një projekt që transformon infrastrukturën automobilistike të Shqipërisë.

/gj.m//r.e//a.f/

The post DPSHTRR: Nisin punimet e para për nivelimin e sheshit të Auto Moto Park Elbasan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌