Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Gjykata Themelore e shpall të paligjshëm vendimin për zgjedhjen e kryetarit të KPM-së

22 December 2025 at 12:26


Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative, ka aprovuar padinë e OJQ-së Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), duke e shpallur të paligjshëm vendimin për zgjedhjen e Kryetarit të Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM), të datës 17 janar 2025.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati Ardian Bajraktari, i cili ka theksuar se vendimi i gjykatës konfirmon shkeljet ligjore gjatë procesit të vendimmarrjes.

“Sot e pranova vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin është aprovuar padia e IKD-së dhe është deklaruar i paligjshëm vendimi për zgjedhjen e Kryetarit të KPM-së,” ka deklaruar Bajraktari.

Sipas tij, aktgjykimi rikonfirmon rëndësinë e respektimit të ligjit në proceset institucionale.

“Ky vendim konfirmon shkeljet ligjore në procesin vendimmarrës dhe rikonfirmon rëndësinë e respektimit të parimit themelor të ligjshmërisë gjatë marrjes së vendimeve të tilla,” ka shtuar ai.

Vendimi i gjykatës pritet të ketë ndikim në funksionimin dhe vendimmarrjen e ardhshme të Komisionit të Pavarur të Mediave. /Telegrafi/


Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare, veprimtari Bajraktari: Mesazh i qartë, stabiliteti dhe e ardhmja e Kosovës interes strategjik i ShBA-ve

19 December 2025 at 08:22


Veprimtari shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari ka bërë të ditur se presidenti amerikan, Donald Trump ka nënshkruar Ligjin për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare, i cili autorizon mbi 901 miliardë dollarë për programet e mbrojtjes dhe në të cilin është përfshirë edhe Kosova.

Bajraktari në një postim në Facebook shkruan se kjo reflekton peshën dhe rëndësinë që Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi amerikan i kushtojnë sigurisë së Kosovës dhe stabilitetit të Ballkanit Perëndimor.

Lexoni të plotë postimin e Bajraktarit:

Historike

Presidenti Donald Trump nënshkruan Ligjin për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare, i cili autorizon mbi 901 miliardë dollarë për programet e mbrojtjes dhe në të cilin është përfshirë edhe Kosova. Kjo reflekton peshën dhe rëndësinë që Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi amerikan i kushtojnë sigurisë së Kosovës dhe stabilitetit të Ballkanit Perëndimor.

Mesazhi është i qartë: paqja, stabiliteti dhe e ardhmja demokratike e Kosovës janë interes strategjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare:

  • - Mbështet zgjerimin e NATO-s në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe perspektivën e anëtarësimit të Kosovës në Aleancën Veria-Atlantike
  • - Mbështet qartë marrëveshjen për normalizim Kosovë–Serbi dhe kërkon zbatim real të saj
  • - Konfirmon se qëllimi final është njohja reciproke
  • - Refuzon çdo ide për ndarje, shkëmbim territoresh apo ndryshim kufijsh mbi baza etnike
  • - Forcon mbështetjen amerikane për demokracitë e Ballkanit Perëndimor dhe për procesin e anëtarësimit të tyre në Bashkimin Evropian

Kjo nuk është simbolike. Është një garanci politike dhe strategjike se integriteti territorial, sovraniteti dhe orientimi pro-perëndimor i shtetit tonë mbeten të mbrojtura nga aleati ynë më i madh.

Kosova duhet ta lexojë me kujdes këtë ligj dhe t’i përmbushë detyrat e saj, sepse kjo qasje e forcon pozitën tonë ndërkombëtare dhe e afron edhe më shumë anëtarësimin e Kosovës në NATO — synimin tonë madhor për siguri, stabilitet dhe një të ardhme euroatlantike.

Kosova ka një shans historik të ecë përpara, e mbështetur në një partneritet të palëkundur me Shtetet e Bashkuara, që ka qenë dhe mbetet themeli i lirisë, pavarësisë dhe perspektivës sonë si shtet demokratik. 🇽🇰🇺🇸

Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara dhe popullin amerikan.

Zoti i bekoftë të gjithë shqiptarët, kudo që janë. /Telegrafi/

Kurti takon veprimtarin shqiptaro-amerikan, bisedime për reforma dhe siguri

18 November 2025 at 21:16


Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim veprimtarin e njohur të komunitetit shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Harry Bajraktari.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e ekonomisë dhe mbrojtjes, si dhe për progresin që ka shënuar Kosova vitet e fundit.

Kurti theksoi arritjet kyçe në rritjen ekonomike, investimet në fushën e sigurisë dhe forcimin e institucioneve demokratike, duke riafirmuar përkushtimin e Qeverisë për të vazhduar reformat që sigurojnë zhvillim dhe mirëqenie për qytetarët.


Një pjesë e veçantë e bisedës iu kushtua rolit të komunitetit shqiptaro-amerikan në SHBA dhe kontributit të tij në avancimin e çështjeve me interes të përbashkët për Kosovën.

Kurti vlerësoi lart angazhimin e Harry Bajraktarit dhe të komunitetit në përgjithësi në afirmimin e interesave të Kosovës dhe në forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Takimi u vlerësua si një kontribut i rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit me diasporën dhe partnerët ndërkombëtarë. /Telegrafi/

Ambasada Amerikane nderon kontributin e Bajraktarit për marrëdhëniet SHBA–Kosovë

18 November 2025 at 16:58


Ushtruesja e detyrës së ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, priti sot në një takim veprimtarin dhe filantropin shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari.

Gjatë takimit të zhvilluar në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Prattipati vlerësoi dekadat e shërbimit publik të Bajraktarit në Shtetet e Bashkuara, si dhe angazhimin e tij të pandërprerë në forcimin e partneritetit ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës.

Bajraktari, i njohur prej vitesh për rolin e tij aktiv në komunitetin shqiptaro-amerikan dhe mbështetjen ndaj çështjeve shqiptare, u mirëprit për kontributin e tij të vazhdueshëm në afrimin e mëtejshëm të dy vendeve.

Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore, ku u ritheksua rëndësia e bashkëpunimit të qëndrueshëm strategjik midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara. /Telegrafi/


Protestat pro-UÇK shtrihen në Strasburg, avokatët: Procesi në Hagë është stërzgjatur

16 November 2025 at 23:11


Protestat në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po vazhdojnë të zhvillohen paralelisht me procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë. Dy avokatë, Skënder Musa dhe Ardian Bajraktari, thonë se këto protesta po dëshmojnë pakënaqësi të gjerë qytetare me mënyrën se si po zhvillohet ky proces dhe se opinioni publik është gjithnjë e më i bindur se bëhet fjalë për një padrejtësi.

Pas Prishtinës, Hagës e Tiranës, protesta në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e katërta me radhë, është mbajtur në Strasburg të Francës, para Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës.

Avokati Skënder Musa vlerëson se protestat janë një kundërpërgjigje ndaj deklarimeve të kryetares së Speciales, e cila kishte thënë se qytetarët e Kosovës e mbështesin këtë gjykatë, e po ashtu ato tregojnë qartë se qytetarët e Kosovës janë të bindur në pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së.

“Në fakt qytetarët e Kosovës e kanë humbur besimin nga Gjykata Speciale, duke i parë veprimet e prokurorëve dhe anëtarëve të trupit gjykues dhe kryetarit të trupit gjykues, që shpeshherë janë treguar si me qenë prokurorë dhe jo arbitër të pavarur objektiv. Në këtë drejtim besoj që edhe te trupi gjykues dhe vetë prokurorët krijojnë situata të tjera në realitet, sepse këto protesta dëshmojnë se qytetarët e Republikës së Kosovës nuk janë kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, besojnë në pafajësinë e tyre, sepse janë të vetëdijshëm dhe të sigurtë që ata nuk kanë marrë pjesë në kryerjen e asnjë krimi për çka akuzohen. Ndërkaq, sa i përket aspektit formal e juridik, protestat nuk kanë peshë për shkak se nuk janë provë në procedurën penale”, tha Skënder Musa, avokat.

Avokati Ardian Bajraktari vlerëson se gjykata e Specializuar ka devijuar nga ideja fillestare për të cilën ishte kërkuar themelimi i saj. Ai e quan procesin që po zhvillohet në Hagë si të stërzgjatur, me shkelje të shumta, dhe thekson se tashmë opinioni mbarëkombëtar është i bindur se ndaj ish-krerëve të UÇK-së po bëhet padrejtësi.

“Në këtë drejtim e shoh rolin dhe angazhimin e këtyre protestave, që në instancë të fundit po dëshmohet që populli është gjithnjë e më shumë në vlerësim të vlerave të luftës dhe ish-krerëve të saj, dhe është tashmë i bindur se ajo çfarë po ndodh atje është një padrejtësi e madhe, që po u bëhet jo vetëm ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe luftës sonë për liri në përgjithësi”, tha Ardian Bajraktari, avokat.

Kjo dhe protestat tjera, në Prishtinë, Hagë e Tiranë, janë organizuar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë tash e pesë vite. /RTK

Industria më e fuqishme e ndërtimit, me sigurinë me të ulët për punëtorët

8 November 2025 at 15:00


Numri i punëtorëve që humbin jetën gjatë kryerjes së detyrave të punës po rritet me ritme alarmante në Kosovë. Në krye të listës së sektorëve më të rrezikuar qëndron ndërtimtaria, ku mungesa e masave elementare të sigurisë, pajisjeve mbrojtëse dhe mbikëqyrjes profesionale po kthehet në kërcënim të përditshëm për jetën e punëtorëve.

Edhe pse legjislacioni kosovar për sigurinë dhe shëndetin në punë është i harmonizuar me direktivat evropiane, zbatimi i tij në praktikë mbetet minimal. Mosrespektimi i rregullave, mungesa e kontrolleve efektive dhe ndëshkimet simbolike për shkelësit po e thellojnë krizën e sigurisë në vendet e punës.

Sindikatat dhe organizatat e punëtorëve kanë ngritur vazhdimisht alarmin, por institucionet përgjegjëse akuzohen për mosveprim dhe mungesë të masave konkrete që do të parandalonin tragjeditë e përsëritura.

Të dhënat zyrtare dhe dëshmitë nga terreni zbulojnë një realitet të rëndë, ku çdo muaj humben jetë njerëzish në vendet e tyre të punës — shumica prej tyre në kantieret e ndërtimit.

Inspektorati i Punës sqaron se në shumicën e rasteve kemi të bëjmë me mungesën e kushteve të sigurta për punë.

"Rastet kanë ndodhur në sektorin e ndërtimtarisë, prodhimtarisë, elektricitet dhe shërbimeve. Në shumicën e rasteve kemi të bëjmë me mungesën e kushteve të sigurta për punë, mospërdorimi i pajisjeve personale mbrojtëse, trajnimeve dhe mosvlerësimi i rrezikshmërisë në vendin e punës", thuhet në përgjigjen e Inspektoratit të Punës.

Të pyetur nëse ka kompani që janë ndjekur penalisht për neglizhencë që ka çuar në humbje jete, nga Inspektorati thonë se "në të gjitha rastet kur kemi të bëjmë me aksidentet në vendin e punës edhe organet tjera duke përfshirë Prokurorin e Shtetit janë të involvuara në këto raste".

Por situata, sipas kryetarit të Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, është shumë më e rëndë sesa tregojnë statistikat zyrtare.

Ai shprehet me shqetësim të madh për mungesën e reagimit institucional.

“Në situata e sigurisë në vendin tonë, përkatësisht respektimi i Ligjit mbi Sigurinë dhe Shëndetin, s'ka qenë asnjëherë më e rëndë që nga paslufta. Në këtë vit ne vetëm nga një janari i 2025 deri me në fund tetorit, i kemi 29 raste të vdekjeve. Dhe nga këto janë 29 raste të vdekjeve, shtatëdhjetë për qind të rasteve janë ato raste të cilat kanë ndodhur në ndërtimtari".

Sipas Azemit, viktimat janë kryesisht të rinj.

“Dhe fatkeqësisht kemi punëtorë që kanë vdekë që nga mosha 23-vjeç e deri në moshën 45-vjeç”.

Ai thekson se përkundër këtij numri të madh të viktimave, institucionet nuk kanë ndërmarrë masa konkrete.

“Hala më e rëndë është ajo, sepse gjithë ky numër i madh i punëtorëve të vdekur, asnjë iniciativë as nga Qeveria, as nga Inspektorati i Punës, ne nuk po i shohim. Dhe është një shqetësim i madh, të cilin po e përjeton sindikata dhe institucionet tjera, nuk janë duke bërë asgjë lidhur me këtë".

Sipas tij, edhe pse sindikata apelon vazhdimisht për kujdes, reagimi institucional mungon.

“Ne në fakt sa herë na është dhënë rasti, normal që përmes apeleve tona i kemi thirrë punëtorët pasi që të kenë kujdes ndaj vetvetes, sepse institucionet tona nuk janë duke u marrë me të. Në momentin kur po ndodhë diçka, nuk po merret askush me ta... Rezultatet janë jashtëzakonisht shumë të tmerrshme”.

Azemi shton se “në rend të parë ne themi se 95% të rasteve faktori njeri është shkaktari i gjithë tyre vdekjeve".

"Por, megjithatë pronari i kompanisë ka për obligim që ta largojë nga punishtja punëtorin që nuk përdor pajisjen mbrojtëse”.

Megjithatë, ai kritikon ashpër neglizhencën e pronarëve të kompanive dhe mungesën e përgjegjësisë ligjore.

“Për shkak të mosrespektimit të mjeteve të punës, pronari i kompanisë dënohet me pesëdhjetë euro njëqind euro, që në fakt për ta nuk janë asgjë".

Në shembull konkret, Azemi përmend një rast tragjik:“E dimë që në Bechtel-Enkë ka humb jetën punëtori në vend punishte dhe Inspektorati i Punës e ka dënuar më një dy mijë e pesëqind euro. Pra, unë e kam thënë që jeta e një kafshe sot po kushton ma shumë ma shtrenjtë sesa jeta e një punëtori”.

Ai thekson se përgjegjësia kryesore bie mbi pronarët e kompanive.

“Ne e shohim raste në terren, sa herë që vdesin këta punëtorë, domethënë ekskluzivisht fajtor është pronari i kompanisë, në fillim dhe mbarim është pronari i kompanisë”.

Në fund, Azemi e përmbyll me një apel ndaj institucioneve.

“Definitivisht, shteti nuk është duke u marrë me këtë problematikë... mungesa e dhënies së një verdikti që duhet ta ketë një pronar i kompanive për neglizhencën që ka humb jetën ky punëtor, ajo nuk po ndodh dhe kjo po merret si gjë normale".

Aksidentet fatale në vendin e punës në Kosovë - mungesa e masave të sigurisë, arsyeja kryesore

Mospërdorimi i masave mbrojtëse dhe mungesa e trajnimeve mbeten shkaqe kryesore të aksidenteve në punë në Kosovë.

Kështu deklaron Naim Bajraktari, ekspert i Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, i cili thekson se edhe pse legjislacioni është i avancuar, zbatimi i tij në praktik lë për të dëshiruar.

“Ligji për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë është në përputhje me direktivat evropiane, por në praktikë ai zbatohet dobët. Numri i vogël i inspektorëve dhe mungesa e ndëshkimeve efektive e ulin përgjegjësinë e punëdhënësve”, tha Bajraktari për Telegrafin.

Sipas tij, kompanitë duhet të marrin masa konkrete për të parandaluar aksidentet, përfshirë investime në trajnime të rregullta, sigurimin e pajisjeve mbrojtëse individuale dhe kolektive, si dhe angazhimin e personave të certifikuar ose kompanive të licencuara për mbikëqyrje të sigurisë në punë.

“Këto kompani të specializuara mund të japin vërejtje, të organizojnë trajnime dhe, në raste të caktuara, të pezullojnë punimet deri në aplikimin e masave mbrojtëse”, shtoi ai.

Një tjetër çështje e ndjeshme në tregun e punës në Kosovë mbetet statusi i punëtorëve migrantë.

Bajraktari thotë se sipas të dhënave të fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, numri i tyre është në rritje, sidomos në sektorin e gastronomisë, megjithatë mungon një bazë e plotë dhe e përditësuar e të dhënave.

Edhe pse ligji garanton trajtim të barabartë për punëtorët migrantë dhe ata vendas, Bajraktari thekson se në praktikë shpesh vërehen dallime.

“Migrantët përballen me paga më të ulëta dhe mungesë trajnimesh dhe udhëzimesh në gjuhën që e kuptojnë. Institucionet shtetërore duhet të shpeshtojnë inspektimet për të garantuar në respektimin e plotë të të drejtave të tyre", nënvizoi ai.

Eksperti i fushës kërkon që shteti dhe sektori privat të bashkëpunojnë më ngushtë për të ngritur kulturën e sigurisë në punë dhe për të shmangur humbjet tragjike të jetëve njerëzore.

Raste tragjike që tregojnë pasojat e mosveprimit

Tragjedia më e fundit që përforcon këtë realitet është rasti i Faik Mehmetajt, 34 vjeç, punëtor ndërtimi nga komuna e Klinës, i cili humbi jetën më 29 tetor 2025, pasi ra nga skelet.

Pas ngjarjes, Prokuroria Themelore e Prizrenit ka ndaluar pronarin e kompanisë, N.B., dhe ka parashtruar kërkesë për paraburgim.

"Referuar kërkesës tuaj, ju njoftojmë se lidhur me rastin, me datë 29.10.2025 me urdhër të prokurorit është ndaluar i pandehuri N.B. Për të njëjtin brenda afatit ligjor, Prokuroria ka parashtruar kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës” nga neni 358 par.7 lidhur me par.3 dhe me par.2 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)", ka konfirmuar për Telegrafin, Fitore Mehmeti, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prizren.

Ky rast tragjik është një shembull i qartë i pasojave që mund të kenë moszbatimi i standardeve të sigurta në punë dhe tregon urgjencën për veprime konkrete nga institucionet përgjegjëse, si dhe përgjegjësinë e pronarëve të kompanive për jetën e punëtorëve të tyre.

Çfarë thotë Ligji për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë?

Ligji për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë (Nr. 04/L-161), i miratuar më 14 qershor 2013 nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, përcakton rregullat, detyrimet dhe përgjegjësitë që kanë punëdhënësit dhe punëmarrësit për të siguruar kushte të sigurta e të shëndetshme pune.

Më poshtë është një përmbledhje e përmbajtjes kryesore të ligjit sipas kapitujve dhe neneve:

Punëdhënësi ka përgjegjësi të plotë për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve

Detyrime kryesore:

Të sigurojë kushte të sigurta pune dhe t’i mbulojë shpenzimet në rast aksidenti ose sëmundjeje profesionale;

Të bëjë vlerësimin e rreziqeve për çdo vend pune;

Të trajtojë të gjithë punonjësit njësoj në çështjet e sigurisë;

Të ndërmarrë masa parandaluese për shmangien e rreziqeve;

Të informojë, trajnojë dhe pajisë punonjësit me mjete mbrojtëse;

Detyrimet e të punësuarve

Punonjësi duhet të kujdeset për sigurinë e vet dhe të të tjerëve;

Duhet të përdorë siç duhet pajisjet dhe mjetet mbrojtëse;

Të raportojë menjëherë rreziqet ose situatat e pasigurta;

Ka të drejtë të refuzojë punën në kushte të rrezikshme, derisa ato të eliminohen. /Telegrafi/

Kosova U20 fiton edhe përballjen e dytë ndaj Katarit U20

5 November 2025 at 17:08


Kombëtarja e Kosovës U20 ka shënuar fitore bindëse me rezultat 3:0 ndaj bashkëmoshatarëve të Katarit, edhe në ndeshjen e dytë miqësore, tani të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Djemtë e përzgjedhësit Bekim Isufi dhanë një paraqitje të shkëlqyer, duke dominuar ndeshjen nga fillimi deri në fund.

Hero i pjesës së parë ishte mbrojtësi i krahut Omer Bajraktari, i cili realizoi dy gola të shpejtë, duke e vendosur Kosovën në epërsi të sigurt.

Në pjesën e dytë, Kosova vazhdoi me lojë të disiplinuar dhe me presion të vazhdueshëm ndaj mysafirëve, ndërsa rezultatin përfundimtar 3:0 e vulosi Rrezon Gashi me golin e tij në minutën e 59-të, pas një goditje me kokë.

Edhe ndeshjen e parë para disa ditësh e kishte fituar Kosova me rezultat 5-0.

Një fitore që konfirmon formën dhe potencialin premtues të gjeneratës së re të futbollit kosovar. /Telegrafi/

Bajraktari në krye të DPSHTRR-së, Balluku: Vazhdojmë modernizimin e transportit rrugor

29 October 2025 at 14:27


TIRANË, 29 tetor/ATSH/ Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, prezantoi sot Kreshnik Bajraktarin në detyrën e drejtorit të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), duke vlerësuar transformimin e këtij institucioni në vite dhe sfidat për rritjen e mëtejshme të cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.

Balluku vlerësoi profesionalizmin dhe eksperiencën e drejtorit të ri, Kreshnik Bajraktari, inxhinier mekanik me karrierë të gjatë në transportin publik dhe menaxhimin e strukturave infrastrukturore, i cili më parë ka drejtuar Portin e Durrësit. Ajo e cilësoi Bajraktarin si një drejtues të ndërgjegjshëm dhe mbështetës, që do të vijojë misionin për modernizimin e mëtejshëm të transportit rrugor në vend.

Nga ana e tij, Bajraktari e konsideroi një privilegj të veçantë drejtimin e një institucioni me peshë publike, duke theksuar rëndësinë e përmirësimit të shërbimeve për qytetarët.

Zv.kryeministrja Balluku theksoi se para reformës, qytetarët përballeshin me vonesa dhe burokraci, ndërsa aplikimet për leje drejtimi zgjatnin javë të tëra dhe shpesh mbështeteshin në njohje personale.

Ajo nënvizoi se ndryshimi rrënjësor i strukturës dhe filozofisë së punës e ka kthyer DPSHTRR-në në një model inovacioni, që prej vitit 2019 ka sjellë shërbime më të shpejta dhe më cilësore në të gjitha drejtoritë rajonale të vendit.

Ministrja kujtoi se në vitet 2019–2020 u ndërmor një investim i plotë në arkiva, duke i shpëtuar ato nga degradimi, si në rastin e Fierit dhe Laçit, dhe u nis një proces transformimi që përfshiu modernizimin e infrastrukturës, hapjen e zyrave të reja të shërbimit dhe afrim të tyre me qytetarin.

Një tjetër arritje, tha Balluku, ishte procesi i çregjistrimit të automjeteve jashtë përdorimit dhe krijimi i shërbimeve të reja, përfshirë nismën “Retro”, e cila ka kthyer pasionin për automjetet klasike në një pjesë të trashëgimisë kulturore.

“Sot DPSHTRR ka 17 zyra të reja shërbimi në të gjithë vendin, me një dyfishim të mbulimit territorial dhe rritje të ndjeshme të eficiencës”, deklaroi Balluku.

Sipas Ballukut, krahasuar me vitin 2018, sot ofrohen 425 mijë shërbime më shumë, ose 9 herë më shumë në total, duke kursyer 21 milionë kilometra udhëtim për qytetarët, 1,4 milionë litra karburant dhe 260 milionë lekë shpenzime.

Ajo vlerësoi qendrat moderne të trajnimit të drejtuesve të mjeteve në Vlorë dhe Fushë-Prezë si modele me standarde europiane, të vizituara nga rreth 25 mijë qytetarë çdo vit, ndërsa vetëm në shtatë muajt e parë të vitit 2025 janë regjistruar 12 mijë pjesëmarrës.

Në funksion të rritjes së sigurisë rrugore, ministrja theksoi se është vënë në zbatim një proces rigoroz për rikualifikimin e drejtuesve të mjeteve që humbasin të gjitha pikët e patentës, ku vetëm 13,4% e 2359 riregjistrimeve kanë kaluar testin, duke garantuar kthimin në qarkullim vetëm të drejtuesve të disiplinuar.

Një tjetër fushë ku është arritur progres i dukshëm, sipas Ballukut, është kontrolli teknik i automjeteve.

Balluku kujtoi se dikur sistemi i kolaudimit, i dhënë me koncesion, ishte i padrejtë dhe i pastrukturuar, ndërsa sot, pas vendimit që përgjegjësia t’i kalonte DPSHTRR-së, procesi është bërë transparent, i standardizuar dhe pa nevojë për ndërhyrje apo njohje personale.

Ajo theksoi se nga viti 2020 deri në 2025, rreth 1,6 milionë mjete kanë kryer kolaudimin, ndërsa gati 500 mijë janë refuzuar për mospërmbushje të kushteve teknike.

Balluku vuri në dukje se digjitalizimi i shërbimeve është një tjetër hap i rëndësishëm në përmirësimin e aksesit të qytetarëve, duke shkurtuar burokracinë dhe kohën e pritjes.

Ajo theksoi se synim mbetet ofrimi i shërbimeve transparente dhe të shpejta, në përputhje me standardet e Bashkimit Europian, ndërsa kuadri ligjor dhe Kodi Rrugor po përshtaten me rregullat e BE-së.

/a.f/r.e/

The post Bajraktari në krye të DPSHTRR-së, Balluku: Vazhdojmë modernizimin e transportit rrugor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SPAK e pret për t’i komunikuar akuzat, Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku shfaqet duke prezantuar drejtuesin e ri të DPSHTRR (EMRI)

By: V K
29 October 2025 at 11:36

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, e cila është nën hetim për një sërë dosjesh, për shkelje të barazisë në tendera, është thirrur nga SPAK për t’i komunikuar akuzat.

Thirrjes së parë për ditën e hënë, Balluku nuk iu përgjigj, pasi ndodhej jashtë vendit. Për të u lëshua një fletëthirrje e dytë, ku iu kërkua që së bashku me një avokat, të paraqitet në Prokurorinë Posaçme ditën e premte.

Nuk dihet nëse do të shkojë apo jo, por nëse nuk paraqitet, ajo duhet të shoqërohet me forcë nga Policia.

Ndërkohë sot, Balluku është shfaqur duke prezantuar drejtorin e ri të DPSHTRR, ish-drejtorin e Portit të Durrësit, Kreshnik Bajraktari.

“DPSHTRR do ta drejtojë duke nisur nga sot Kreshnik Bajraktari. Kreshniku ka vite që punon me transportin rrugor, është inxhinier mekanik. Pra do keni një profesionit, një person që ka kontribuar në transportin publik. Kreshniku është një bashkëpunëtor i mirë, një zyrtar i ndërgjegjshëm. Për c`ka mund t`ju garantoj është që do jetë një drejtues mbështetës”, tha Balluku në prezantimin e tij.

Ftesa për paraqitje mban firmën e prokurorit të posaçëm Dritan Prençi, i cili ka kërkuar që zëvendëskryeministrja të jetë e asistuar nga një avokat, një praktikë që nënkupton se ndaj saj mund të komunikohet zyrtarisht një akuzë penale.

Kreu SPAK, Altin Dumani, u pyet dje në Kuvend lidhur me kallëzimet penale të depozituara ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Deputetët e opozitës pyetën nëse SPAK po heton disa dosje që lidhen me Ballukun, përfshirë çështjet mbi shitblerjen e energjisë, projektet e rrugëve, parqet fotovoltaike, tunelin e Llogarasë, si edhe termocentralet “Tigri 1” dhe “Tigri 3”.

Në përgjigjen e tij, Dumani deklaroi se për sa kohë çështjet ndodhen në fazën e hetimit paraprak, nuk mund të jepen detaje apo informacione për ecurinë e tyre, por tha se inkurajon prokurorin Dritan Prençi.

The post SPAK e pret për t’i komunikuar akuzat, Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku shfaqet duke prezantuar drejtuesin e ri të DPSHTRR (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Arben Bajraktaraj, nga Bjeshkë në Hollywood: Oda e miqve, ngjizën dëshirën për teatrin dhe aktrimin

By: xhir jeta
30 September 2025 at 11:26

Arben Bajraktaraj, aktori francez me origjinë shqiptare, vjen në një rrëfim në “Pas Mesnatë” me Leontina Nikën në ABC News.

Ai thotë rruga drejt filmit ka kaluar përmes aktrimit, teatrit.

“E kam nisur më së pari në Slloveni. Nuk jetoj dot pa teatër, ka atë magjinë e fshehtë që del pa u zbuluar. Të gjitha përzgjedhjet kanë qenë përzgjedhje shpirti, vinin në kontrapunt me muzikën. Nuk donim të ketë një shoqërim njëri me tjetrin, por të kemi duel njëri me tjetrin. Në një formë sic është teatri i mirëfilltë, duhet të ketë tension, tendosje, dyluftim. Në një lloj ndjekje të fillit dramaturgjik” shprehet ai.

Arben Bajraktaraj ka luajtur në shumë filma francez, por gjithashtu ka bërë paraqitje në filmat ndërkombëtarë, si për shembull Sex Traffic ose Eden Log. Ai gjithashtu interpretoi rolin e babait hebre të Sarah Starzinsky në filmin Ajo quhej Sarah përshtatur nga romani i Tatiana de Rosnay. Ai është i njohur gjithashtu për luajtjen e rolit te Hamortit Antonin Dolohov në Harry Potter dhe Urdhri i Feniksit, Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Parë dhe Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Dytë./abcnews.al

Dhuna ndaj gazetarëve, avokati: Lorena e ASHK-së të japë dorëheqjen!

6 September 2025 at 16:28

Avokati Arben Llagnozi, për një postimi në rrjetet sociale, ka deklaruar se drejtuesja e Përgjithshme e Kadastrës, Lorena Goxhobelli, duhet që të japë dorëheqjen. Kjo thirrje e tij vjen pasi gazetarja e emisionit “Stop”, Domenika Bajraktari, ditën e enjte u dhunua fizikisht në ambjentet e Drejtorisë së Kadastrës Kamëz-Vorë, gjatë kryerjes së detyrës së saj […]

The post Dhuna ndaj gazetarëve, avokati: Lorena e ASHK-së të japë dorëheqjen! appeared first on BoldNews.al.

Dhunimi i gazetares në zyrat e Kadastrës, Berisha: Agresori ishte bandit i Lorenës

By: armand
5 September 2025 at 23:09

Gazetarja e emisionit investigativ Stop në TV Klan, Domenika Bajraktari, dhe kameramani i saj janë dhunuar ditën e sotme në ambientet e Kadastrës Vorë-Kamëz, ndërsa ishin në krye të detyrës. Ngjarja ndodhi gjatë një investigimi mbi problematikat në këtë institucion. Në vend të bashkëpunimit dhe transparencës institucionale, ekipi i Stop është përballur me dhunë fizike. […]

The post Dhunimi i gazetares në zyrat e Kadastrës, Berisha: Agresori ishte bandit i Lorenës appeared first on BoldNews.al.

Vrasja në Lipjan, policia bastis shtëpinë e të dyshuarit Top Kolshi – gjendet një armë

4 September 2025 at 09:08

Një muaj pas vrasjes së Enver Bajraktarit në fshatin Baincë të Lipjanit, Policia e Kosovës ka kryer një bastisje në shtëpinë e Top Kolshit, i cili dyshohet për kryerjen e krimit dhe groposjen e trupit të viktimës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, bastisja u realizua më 3 shtator 2025, në orën 12:05, me urdhëresë të Gjykatës.

Gjatë kontrollit, njësitë policore kanë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmëautomatike.

Kolshi ndodhet tashmë në paraburgim, me vendim të Gjykatës të marrë më 13 gusht 2025. Sipas arsyetimit të gjykatës, ekziston rreziku që ai të arratiset apo të shmanget nga drejtësia, nëse do të lihej i lirë.

Hetimet e deritanishme kanë ngritur dyshime se vrasja nuk është kryer vetëm nga Kolshi, por edhe me përfshirjen e personave të tjerë ende të paidentifikuar.

Në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës thuhet se, gjatë intervistimit, Top Kolshi e ka pranuar se ka kryer veprën penale.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit po vazhdojnë nga njësitë përkatëse. /Telegrafi/

The post Vrasja në Lipjan, policia bastis shtëpinë e të dyshuarit Top Kolshi – gjendet një armë appeared first on Telegrafi.

​Kushtetutshmëria në pikëpyetje, propozimi i Rashiq dhe votimi për Rexhepin kontestohen

27 August 2025 at 16:33

Antikushtetuese dhe në shpërputhje me aktgjykimin e fundit të këtij institucioni po konsiderohet vendimi që përmes procedurës së ndarë të votimit të zgjidhen nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës nga komunitetet jo shumicë.

Avokatë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile thonë se deputeti nga komuniteti serb, Nenad Rashiq nuk ka të drejtë dhe nuk mund të propozohet për nënkryetar të legjislativit nëse nuk propozohet nga shumica e deputetëve të komunitetit serb, rrjedhimisht Listës Serbe.

Madje, kërkohet që edhe procesi i votimit të nënkryetares nga komunitetet joserbe, Emilja Rexhepi të përsëritet pasi sipas tyre, votimi i dy nënkryetarëve nga komunitetet joshumicë duhet të bëhet në pako. Në të kundërtën, të njëjtit theksojnë se nëse ky rast dërgohet në Gjykatë Kushtetuese e njëjta do të shpallë se zgjedhja e tyre ka qenë jokushtetuese.

Kuvendi i Kosovës, të martën zgjodhi Dimal Bashën kryeparlamentar si dhe katër nënkryetarë, mirëpo dështoi të zgjedhë nënkryetarin nga komuniteti serb, rrjedhimisht dështoi të zgjidhet kryesia që do të konstituonte legjislaturën e nëntë.

Vendimi i kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha që përmes shortit të zgjidhen emrat e deputetëve nga komuniteti serb dhe të hidhen në votim për nënkryetar të Kuvendit vlerësohet se është devijim nga Rregullorja e Kuvendit, pasi Lista Serbe kishte propozim për nënkryetar dhe se i njëjti do të vlente nëse s’ka propozim për nënkryetar.

Avokati, Ardian Bajraktari, thotë për KosovaPress se zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës nga radhët e komuniteteve joshumicë duhet të bëhet në pako, sikurse ka ndodhur në praktikat e kaluara parlamentare.

Sipas tij, edhe propozimi për nënkryetar nga komuniteti serb në Kuvend duhet të vijë nga shumica e deputetëve që përfaqësojnë atë komunitet, në rastin konkret Lista Serbe.

Prandaj, Bajraktari thotë se deputeti nga komuniteti serb në Kuvend, Nenad Rashiq nuk mund të propozojë vetën, mirëpo një gjë e tillë duhet të vijë nga Lista Serbe.

“Tentativa për të devijuar nga praktika e deritashme është në shpërputhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, me theks të veçantë aktgjykimin e fundit, sipas të cilit në pikën njëqind e pesëdhjetë e gjashtë obligohen deputetët që sa më parë që të jetë e mundur, por jo më vonë se tridhjetë ditë nga publikimi i aktgjykimit të zgjedhin kryetarin dhe anëtarët e Kryesisë. Ndër të tjera në pajtim me praktikën e deriatëhershme parlamentare, e cila natyrisht që nënkupton që nënkryetarët të zgjidhen në dy pako, fillimisht anëtarët e Kryesisë, përkatësisht nënkryetarët nga radhët e komunitetit shumicë dhe pastaj anëtarët e Kryesisë nga radhët e dyja komuniteteve, përkatësisht komunitetit serb dhe komuniteteve të tjera. Tentativa për të devijuar, përkatësisht për ta ndryshuar krahët e praktikash, është në shpërputhje me aktgjykimin dhe rrjedhimisht edhe në shpërputhje me Kushtetutën.  Për më tepër, synimi i kujtdo qoftë për të propozuar ose për të zgjedhur dikë, i cili nuk përfaqëson shumicën e komunitetit brenda vendit, në bindjen time është në shpërputhje edhe me vetë parimet mbi bazën e të cilave është ndërtuar dhe funksionon vendi ynë sipas parimeve kushtetuese. Për më tepër është edhe në kundërshtim me vetë Rregulloren e punës së Kuvendit për faktin se neni dymbëdhjetë paragrafi gjashtë e përcakton qartazi që përfaqësuesit, përkatësisht anëtari i Kryesisë nga radhët, në këtë rast të komunitetit serb, propozohet nga shumica e deputetëve që e përfaqësojnë komunitetin në fjalë”, thekson ai.

E, Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë për KosovaPress se votimi i ndarë për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit nga komunitetet joshumicë është shkelje e Kushtetutës, Rregullores së Kuvendit, aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese si dhe praktikave të deritanishme parlamentare.

Ai thekson se nëse Kuvendi voton të enjten Rashiqin për nënkryetar, rasti shumë lehtë mund të shkojë në Gjykatë Kushtetuese dhe e njëjta të konstatojë se zgjedhja e dy nënkryetarëve nga komunitetet joshumicë ka qenë jokushtetuese.

“Në rastin konkret kishim të bëjmë me shkelje të Kushtetutës, Rregullores së Kuvendit, aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese dhe praktikës së tanishme parlamentare. Kjo situatë tani tregon se kemi një skenar të ri për bllokimin e Kuvendit të Kosovës… Procesi i votimit duhet të jetë në pako, meqenëse këto dy aspekte nuk janë përmbushur, në rastin konkret i bie se edhe zgjedhja e zonjës Rexhepi ka qenë në kundërshtim me Kushtetutën dhe kemi të bëjmë me shkelje të dyfishtë të Kushtetutës, si në përzgjedhjen e zonjës Rexhepi nga komuniteti joserb, e po ashtu edhe mohimin e së drejtës së komunitetit serb për t’u përfaqësuar në Kryesinë e Kuvendit… Nëse ky rast shkon në Gjykatën Kushtetuese, bazuar në Kushtetutë dhe praktikën e deritanishme parlamentare ka pritje të arsyeshme se ky vendim dhe kjo mënyrë e zgjedhjes së nënkryetarëve do të konstatohet si kundërkushtetuese nga Gjykata Kushtetuese”, thekson ai.

Kuvendi i Kosovës nesër do të vazhdojë përpjekjen e 59 për konstituim të Kuvendit të Kosovës. Të zgjedhurit e popullit pritet të vazhdojnë seancën konstituive në pikën e zgjedhjes së nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb, pasi kryetari i Kuvendit dhe katër nga nënkryetarët janë zgjedhur pas bllokadës gjashtë mujore në Kuvend.

Zhbllokimi i situatës erdhi vetëm pasi disa prej deputetëve të PDK-së dhe AAK-së votuan për zgjedhjen e deputetit të LVV-së, Dimal Basha si kryetar të Kuvendit, pasi i njëjti nuk ishte pjesë e kabinetit qeveritar në detyrë. /KP/

The post ​Kushtetutshmëria në pikëpyetje, propozimi i Rashiq dhe votimi për Rexhepin kontestohen appeared first on Telegrafi.

Top Kolshi më 2024 ishte dënuar me 800 euro për akuzën se e goditi me gyp plastike Enver Bajraktarin, të cilin një vit pas dyshohet se e vrau dhe e groposi

19 August 2025 at 10:49

Top Kolshi i cili po dyshohet për vrasjen dhe groposjen e tani të ndjerit Enver Bajraktari, në vitin 2024 ishte dënuar nga Gjykata në Lipjan me 800 euro gjobë për akuzën se më 25 gusht 2022 në Baicë të Lipjanit i kishte shkaktuar lëndime trupore Bajraktarit, duke e goditur me gyp plastike.

“Betimi për Drejtësi” ka siguruar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan, të marrë më 8 tetor 2024, në të cilin thuhet se Kolshi u shpall fajtor dhe u dënua me 6 muaj burgim, i cili dënim me pëlqimin e të akuzuarit u zëvendësua me 800 euro gjobë.

Sipas vendimit, më 25 gusht 2022 në fshatin Baicë, Komuna Lipjan, pas një mosmarrëveshje paraprake mes Top Kolshit dhe tani viktimës Enver Bajraktari, Kolshi e godet me gyp plastike në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit.

“Me datë 25.08.2022, rreth orës 08:30 në fshatin B. në L., pas një mosmarrëveshje paraprake që kishin ndërmjet veti, i pandehuri T. K., me dashje dhe qëllim të shkaktimit të lëndimeve trupore e godet të

dëmtuarin E. B., me gyp të plastikës në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit, mjet ky i rrezikshëm që mund të shkaktojë lëndim të rëndë trupor apo dëmtim të rëndë të shëndetit”, thuhet në këtë vendim.

Në vendim thuhet se Kolshi më pas e kishte goditur Bajraktarin edhe me shuplakë, duke i shkaktuar skuqje dhe ënjte të lehtë.

“…i dëmtuari si rezultat i goditjeve ka pësuar skuqje dhe ajtje të lehtë, gjakderdhje nën lëkurore në krah, 3 hematoma në shpinë, 5 hematoma në vithe, 3 hematoma në këmbën e majtë, 2 hematoma në kokë si dhe skuqje dhe gërvishtje e veshit të djathtë, lëndime këto të shkaktuara nga goditja me mjet të fortë mbretës, që si të tilla, paraqesin DËMTIME TË LEHTA TRUPORE me pasoja të përkohshme të shëndetit”, thuhet në vendim.

Me këto veprime, sipas aktakuzës, Top Kolshi ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1, pika 1.4 të Kodit Penal të Kosovës.

Gjithnjë sipas vendimit, Kolshi në shqyrtim fillestar kishte pranuar fajësinë, ishte shprehur i penduar dhe i kishte premtuar Gjykatës se nuk do t’i përsërisë ato veprime. Kishte thënë se është pajtuar me tani të ndjerin Bajraktari.

“Në shqyrtimin fillestar i pandehuri ka deklaruar se e ndin veten fajtor dhe e pranon fajësinë me vullnetin e tij, pa presion, me vetëdije të plote. Eshte shprehur i penduar, i vjen keq qe është ne gjykate, pas dy tri dite ka deklaruar se është pajtuar me Enverin dhe me familjen e tij. Gjykatës i ka premtuar se nuk e perserit me këtë vepër penale dhe nuk e ka perseritur dhe është duke punuar ne bujqesi per familje si dhe per veten. I ka premtuar gjykates se kjo nuk do te ndodhe më”, thuhet në atë vendim.

Për pranimin e fajësisë, në vendim thuhet se ishte pajtuar edhe avokati i Kolshit, Halim Shala, duke e lutur gjykatën që me rastin e sanksionit penal të ketë parasysh gjendjen ekonomike të të akuzuarit, pajtimin me palën e dëmtuar dhe premtimin që në të ardhmen nuk do të përsërisë veprime të tilla të cilat bien ndesh me ligjin.

Kurse, prokurorja e shtetit, Nebahate Salihu nuk e kishte kundërshtuar pranimin e fajësisë, duke propozuar që Kolshi të shpallet fajtor dhe të marrë dënimin e merituar, si dhe ka propozuar që me rastin e matjes së dënimit si rrethanë lehtësuse të marrë pranimin e fajësisë, ndërsa si rrethanë rënduese shkallën e lartë të dashjes për kryerjen e veprës penale.

Më pas, Gjykata kishte aprovuar pranimin e fajësisë të bërë nga Kolshi, duke e dënuar me 6 muaj burgim e që me pëlqimin e vetë të akuzuarit dënimi me burgim i ishte zëvendësuar me 800 euro gjobë. Aty përmendet që Gjykata me rastin e shqiptimit të dënimit mori parasysh edhe faktin se i akuzuari ka qenë i dënuar edhe më parë.

Më pak se një vit pas këtij dënim, Top Kolshi dyshohet se ka vrarë dhe groposur personin të cilit akuzohej se i kishte shkaktuar lëndime trupore, Enver Bajraktarit, duke e vrarë dhe groposur në Baicë të Lipjanit mes datave 3 dhe 4 gusht 2025.

“Betimi për Drejtësi” ka raportuar më 18 gusht mbi vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për caktimin e paraburgimit në rastin ky dyshohet se Kolshi ka vrarë dhe pastaj groposur Bajraktarin në fshatin Baicë. Në seancë dëgjimore, ai kishte deklaruar se është penduar, nuk kishte qëllim që ta vriste viktimën dhe se viktima kishte qenë në pronën e tij dhe e kishte sulmuar në pronën e tij.

The post Top Kolshi më 2024 ishte dënuar me 800 euro për akuzën se e goditi me gyp plastike Enver Bajraktarin, të cilin një vit pas dyshohet se e vrau dhe e groposi appeared first on Telegrafi.

“Nuk kam pas qëllim ta vras, jam penduar” – zbulohet deklarata e Top Kolshit para gjykatës rreth vrasjes së Enver Bajraktarit në Lipjan

18 August 2025 at 12:30

Top Kolshi, i dyshuar për vrasjen dhe groposjen e Enver Bajraktarit, në Baicë të Lipjanit, në seancën dëgjimore të mbajtur më 13 gusht 2025 në Gjykatën Themelore në Prishtinë, gjatë deklarimit ka thënë se nuk kishte qëllim që ta vriste viktimën dhe se viktima kishte qenë në pronën e tij dhe e kishte sulmuar në pronën e tij.

Sipas vendimit të Gjykatës për caktimin e masës së paraburgimit, të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, Kolshi ka deklaruar se është penduar për veprën që ka kryer.

“E përkrahu fjalën e avokatit tim dhe shtoj se me vjen keq për familjen e të ndjerit dhe të ndjerin, nuk kam pas arsye dhe as qëllim që ta mbys dhe jam penduar. Ka qenë në pronën time dhe më ka sulmuar në pronën time”, citohet të ketë deklaruar Kolshi.

Në vendim thuhet se mbrojtësi i të dyshuarit Kolshi, avokati Halim Shala ka propozuar që ndaj të mbrojturit të tij të bëhet ekzaminim psikiatrik.

“E kundërshtojmë kërkesën e prokurorit për caktimin e masës së paraburgimit, meqenëse kjo mase ka të bëjë me sigurinë e klientit tim për shkak të raporteve që kane me familjen e viktimës pasi që jetojnë në të njëjtin vend, le te mbetet si e tillë në këtë fazë me propozim që gjatë kësaj periudhe të bëhet një ekzaminim psikiatrik për z.Kolshi me të cilën do të vërtetohet dhe argumentohet në mënyrë objektive gjendja e afektit mendor, respektivisht të vërtetohet se në kohën e kryerjes së veprës penale i njëjti a ka qenë në gjendje të kuptoj veprimet e veta”, citohet deklarimi i Shalës.

Lidhur me këtë, prokurori Arben Hoti ka thënë se do ta kenë parasysh njoftimin e mbrojtjes lidhur me mundësinë e paraqitjes së kërkesës për ekzaminim psikiatik dhe kërkoi nga mbrojtja që në rast se posedojnë dokumente të mëhershme shëndetësore të kësaj natyre, t’i dorëzojnë në Prokurori.

Sipas Gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se mes datës 3 gusht ora 16:00 e deri më 4 gusht në ora 12:10 në fshatin Baicë- Komuna e Lipjanit, i pandehuri Kolshi për shkak të mosmarrëveshjeve paraprake, me dashje e në bashkëkryerje me persona të paidentifikuar, privojnë nga jeta tani të ndjerin Bajraktari.

Aty thuhet se Enver Bajraktari, rreth orës 16:00 të 3 gushtit, ka dalë nga shtëpia e tij duke dërguar gjedhen e tij për kullos në livadhe të fshatit, e ku më pas i njëjti goditet me mjete të forta në kokë dhe trup, e më pas ngufatet. Pastaj, trupin e tij, e tërheqin zvarrë disa metra duke kaluar përmes një are të mbjellë me misër, hiqen disa rrënjë misri, gërmohet një gropë me thellësi mbi një metër brenda saj vendoset trupi i viktimës, dhe më pas mbulohet trupi me dërrasa.

Gjithnjë sipas vendimit, më pas, gropa u mbulua me dhe, kurse aty u rivendosën rrënjët e misrit. Më pas, familjarët bënë kërkime rreth fshatit dhe më 4 gusht, në ora 12:10 e gjetën trupin e viktimës pa shenja jete.

Prandaj për këto veprime, Kolshi dyshohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173, paragrafi 1, nënparagrafi 1.5 të Kodit Penal.

Kolshi dyshohet po ashtu edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 të Kodit Penal. Krejt kjo pasi që në shtëpinë e tij me dashje dhe vetëdije, pa autorizim kishte mbajtur një armë të tipit Zastava dhe 50 gëzhoja.

Në vendim po ashtu thuhet se raporti analitik i pamjeve të kamerave të sigurisë vërteton faktin se viktima ishte nisur në drejtim të vendit të quajtur “ara e misrit”, dhe lëvizjet e të pandehurit fillimisht afër shtëpisë së kushëririt të viktimës e pastaj shkuarja tek vendi i quajtur “ara e misrit”.

Në vendimin që e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, thuhet se nga deklaratat e dëshmitarëve Q.B., Q.B., dhe A.B., thuhet se ata kanë spjeguar që viktima me tani të pandehurin kanë pasur mosmarrëveshje para 2 viteve dhe se në ditën kritike ka dalë me lopë dhe nuk është lajmëruar.

Ndërkaq, nga raporti i autopsisë rezulton se viktima kishte lëndime në trup dhe si pasojë e ngufatjes ka ardhur deri te vdekja.

Në lidhje me veprimet, thuhet se Kolshi në Polici, e po ashtu edhe në seancë dëgjimore ka pranuar kryerjen e veprës penale.

Andaj, Gjykata Themelore ka ardhur në përfundimin se marrë parasysh se Kolshi është njoftuar për hetimet që po zhvillohen ndaj tij, mosha e re, dënueshmëria e veprës penale dhe fakti se është i pamartuar, mund të ekzistojë rreziku i përsëritjes së veprës dhe arratisjes.

Gjithashtu, Gjykata ka gjetur se bazuar edhe në peshën e veprës penale dhe rrethanat nën të cilat dyshohet se Kolshi ka kryer veprën penale- fshehja e trupit të pajetë i cili më pas u gjet i groposur, kushtëzohet caktimi i masës së paraburgimit.

Po ashtu, në vendim thuhet se duhet marrë parasysh edhe e kaluara kriminale e të pandehurit, i cili rezulton se ka dy akgjykime të plotfuqishme, e njëri prej tyre (i datës 25 nëntor 2024) ka të bëjë me vepër penale kundër jetës dhe trupit, e në të cilin rast besohet se viktimë ka qenë pikërisht i ndjeri Bajraktari.

Më 4 gusht, Policia njoftoi se u gjet një trup i groposur në Baicë të Lipjanit dhe se dyshohet për vrasje të rëndë. Një ditë më pas, më 5 gusht, Prokuroria njoftoi se është identifikuar trupi i viktimës, i cili një ditë më parë ishte raportuar i zhdukur. Kurse, më 12 gusht u bë e ditur se është arrestuar i dyshuari Top Kolshi./BetimipërDrejtësi/

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

The post “Nuk kam pas qëllim ta vras, jam penduar” – zbulohet deklarata e Top Kolshit para gjykatës rreth vrasjes së Enver Bajraktarit në Lipjan appeared first on Telegrafi.

“Fillimisht e goditi me mjete të forta në kokë dhe trup, e më pas e vendosi në një gropë ku rivendosi rrënja misri”, detaje nga vrasja e Enver Bajraktarit

13 August 2025 at 12:56

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë duke caktuar masën e paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit T.K. në kohëzgjatje prej 1 muaj, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë të Enver Bajraktarit.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjyqtari i procedurës paraprake vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate në këtë fazë të procedurës, dhe se çdo masë tjetër do të ishte e pamjaftueshme për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale.

Gjykata njofton se, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri T.K. mes datës 03.08.2025 ora 16:00 dhe datës 04.08.2025 rreth orës 12:10, në fshatin Baicë, Komuna e Lipjanit, për shkak te mosmarrëveshjeve paraprake mes vete, me dashje e në bashkëkryerje edhe me persona ende të paidentifikuar deri më tani, në mënyrë dinake dhe mizore privojnë nga jeta tani të ndjerin E.B., në atë mënyrë që i ndjeri E. me datën 03.8.2025 rreth orës 16:00 kishte dal nga shtëpia duke e dërguar gjedhen e tij për kullos në livadhet e fshatit dhe aty i njëjti fillimisht goditet me mjete të forta në kokë dhe trup, më pas ngulfatet dhe trupi i tij tërhiqet zvarrë për disa metra duke kaluar përmes një arre të mbjellë me misër dhe aty fillimisht hiqen disa rrënje misri, gërmohet një gropë me thellësi mbi 1m, më pas brenda saj vendoset trupi i pajetë i të ndjerit, e sipër të cilit vendosen dërrasa dhe më pas gropa mbulohet me dhe, kurse aty rivendosen rrënjët e misrit.

Më pas me datën 04.8.2025 rreth orës 12:10 familjarët e viktimës duke bërë kërkime nëpër zona të fshatit arrijnë ta gjejnë viktimën e varrosur pa shenja jete, me çka në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Vrasje e Rëndë.

Gjykata konstatoj se ekzistojnë rrethana që tregojnë se nëse i pandehuri ndodhet në liri, ka rrezik që të arratiset apo t’i shmanget thirrjeve nga Gjykata dhe Prokuroria, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale.

Gjykata vlerësoj se po ashtu ekziston rreziku se i pandehuri mund të fsheh, ndryshojë apo t’i falsifikojë provat duke ndikuar në bashkë të dyshuarit e mundshëm, meqenëse deri më tani dyshohet se vepra penale është kryer në bashkëkryerje dhe ende nuk janë siguruara informata të mjaftueshme për bashkëkryesit potencial, ashtu që mund të ndikojë edhe tek dëshmitarët e rastit.

Gjykata gjithashtu konstatoj se duke marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes, e po ashtu faktin se pas kryerjes së veprës penale i pandehuri ka fshehur trupin e pajetë, i cili më pas është gjetur i groposur, pa përjashtuar edhe të kaluarën e tij kriminale, pasi pandehuri ka edhe 2 Aktgjykime të plotfuqishme njëri prej të cilëve ka të bëjë me një rast që besohet se viktimë ka qenë tani i ndjeri, për çka me lënien e tij në liri, ekziston mundësia e kryerjes së ndonjë vepre tjetër të natyrës së njëjtë apo të ngjashme.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë./Telegrafi/

The post “Fillimisht e goditi me mjete të forta në kokë dhe trup, e më pas e vendosi në një gropë ku rivendosi rrënja misri”, detaje nga vrasja e Enver Bajraktarit appeared first on Telegrafi.

Publikohen pamjet nga vendi ku u gropos Enver Bajraktari, trupi u gjet në një arë të mbjellë me misër (VIDEO)

By: V K
5 August 2025 at 15:28

Dalin pamjet nga vendi ku u gjet i varrosur Enver Bajraktari, i cili ishte raportuar i zhdukur nga familja e tij.

Viktima ishte groposur në një thellësi prej 2 metrash, pasi u tërhoq zvarrë në një arë të mbjellë me misër.

Enver Bajraktari, u gjet i varrosur më datën 4 gusht në fshatin Baicë të Lipjanit  në Kosovë, ndërsa mbetet ende mister ngjarja.

Sipas mediave të Kosovës, trupi i Bajraktarit është groposur në arën e mbjellë me misër që ndodhet 1 kilometër larg shtëpisë së tij.

 

The post Publikohen pamjet nga vendi ku u gropos Enver Bajraktari, trupi u gjet në një arë të mbjellë me misër (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Trupi u tërhoq zvarrë dhe u gropos në arën e mbjellë me misër, DETAJE nga vrasja e Enver Bajraktarit

By: Ela
5 August 2025 at 09:20

Vdekja e Enver Bajraktarit nga fshati Baicë i Lipjanit ka tronditur familjen e tij dhe opinionin publik. Ai ishte raportuar i zhdukur nga familja një ditë më parë, ndërsa më pas u gjet pa shenja jete dhe i varrosur dy metra në thellësi. Kushëriri i viktimës, Avni Bajraktari në “Edicionin Special”  tha se Enveri i […]

The post Trupi u tërhoq zvarrë dhe u gropos në arën e mbjellë me misër, DETAJE nga vrasja e Enver Bajraktarit appeared first on BoldNews.al.

❌
❌