Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Meshari ështe botuar nga shtypshkruesit e Dantes”/ Studiuesi Marku boton Mesharin ‘e lehtëlexueshëm’

18 December 2025 at 12:56

Meshari i Gjon Buzukut, libri i parë në gjuhën shqipe ka ardhur në një version ndryshe nga studiuesi Vinçens Marku. Studiesi ka sjellë një version më të kuptueshëm të librit të parë shqip, në prag të 470 vjetorit të krijimit të veprës së parë shqip.

Marku tha se spunton për krijimin e këtij libri e ka marrë nga studiuesja italiane Lucia Nadin. Marku tha se libri i parë shqip është botuar në Venecia nga shtypshkruesit e Dates.

Nuk ka më dyshim, libi i parë shqip është botuar në Venecia. Meshari  ështe botuar nga shtypshkruesit e  Dantes. Ideja fillestare ishte se libri duhet lexuar nga të gjithë studentët, edhe nga ata të shkollës së mesme. Libri jep shpjegim për çdo grafemë të Buzukut dhe shpjegim të saj. Tek ato rregulla mbështetet dhe botuesi i veprës së Mesharit.

 Duke marrë parasysh natyrën e grafemave i kam riprodhuar tekstet, rishkrim digjital anastatik ku me gërmat e Buzukut përpiqem ti shpjegojë. Jemi në vitin jubilar të 470 vjetorit të botimit të atij libri. Shtegun e këtij studimi e hapi studiuesja italiane Lucia Nadin.

Spunton e kam marrë nga studiuesja italiane, jam marrë gjithnjë me letërsinë e huaj. Kush shoh që ajo kishte zbuluar disa ksilografi, ne Buzukun e kemi parë me një farë mbrojtje më lindi ideja dhe shoh si ka arritur kjo studiuesja.“  / abcnews.al /

Shqipëria josh Hollywood/ Kineasti Jorgji: Studio ndërkombëtare, kërkesë për të xhiruar në vendin tonë

By: xhir jeta
9 December 2025 at 13:58

“Shqipëria duhet të bëhet jo vetëm vend i artit filmik, por një industri e mirëfilltë, e aftë të tërheqë produksione ndërkombëtare dhe të prodhojë profesionistë të rinj konkurrues në tregun global” kështu shprehet në studion e Pas Mesnatë, drejtori i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, kineasti Jonid Jorgji.

Sipas Jorgjit, studio të huaja dhe produksione ndërkombëtare kanë shprehur interes për të xhiruar në vendin tonë, por për ta shfrytëzuar këtë potencial, ai thekson se është domosdoshmëri trajnimi i të rinjve në specialitete audio–vizuale, duke i përgatitur për tregun modern të filmit.

“Filmin shqiptar, synojmë ta shohim në shumë festivale të mira, por njëkohësisht edhe në shumë platforma. Sot platformat e filmit si Netflix, etj janë shumë prezente në shtëpitë e të gjithë njerëzve. Filmin shqiptar e shoh në këto platforma, por njëkohësisht shoh edhe Shqipërinë si një shesh pushimi të madh, që do të thotë Shqipëria përvec produksioneve lokale që janë në rritje, ajo që po synojmë dhe po punojmë me intensitet është të sjellim në Shqipëri, studio të njohura ndërkombëtare të vendosen dhe të prodhojnë në Shqipëri, është një vend adapt për të xhiruar, ka kushte shumë të mira gjeografike, klimaterike, kosto të mirë dhe dashamirësi nga instancat” tha ai.

Megjithatë, Jorgji pranon se drama e kinemasë shqiptare mbetet fakti që filmi vendas shpesh nuk arrin te publiku.

 

“Letërsia, kështjella e të vërtetave të shpirtit”/ Bejko: “Ad infinitum”, dashuria e përjetshme për letërsinë e kulturën shqiptare

By: Rovena
4 December 2025 at 13:55

Studiuesi dhe shkrimtari Sadik Bejko ishte i ftuari i mbrëmjes në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, ku foli për krijimtarinë e tij letrare, studimin më të fundit “Ad infinitum” dhe përkushtimin e pandërprerë ndaj kulturës shqiptare.

Bejko theksoi se letërsia dhe kultura janë “shtëpia jonë shpirtërore”, duke nënvizuar rëndësinë e zhvillimit dhe ushqyerjes së tyre për brezat që vijnë. Sipas tij, pa këtë përpjekje rrezikohet humbja e thelbit tonë kulturor, ndërsa biblioteka mbetet metafora më e madhe e dijes së ngjeshur.

Libri “Ad infinitum”, siç u shpreh ai, lidhet me “dashurinë e pafundme” për letrat shqipe, nga baladat e deri te letërsia bashkëkohore.

Është një shërbim i madh që i bëhet kulturës. Në përgjithësi ne duhet të zhvillojmë kulturën shqiptare, e cila është shtëpia jonë shpirtërore. Nëse duam një shtëpi shpirti dhe ajo se ç’ka është e jona shpirtërisht, çka përbën gjërat më të ëmbla më të thella dhe më origjinale tonat është pikërisht letërsia, kultura.

Ne po nuk e punuam dhe po nuk e gatuam si burimi këtë kulturë, po nuk  e bëmë atë të ushqyeshme për brezat ne jemi në vend që rrezikojmë të humbasim shumë nga ajo që quhet shpirti jonë, kultura jonë. Biblioteka po të futemi në këtë metaforë se jonë.

Biblioteka po të futemi në këtë metaforë se çfarë është ajo, është një metaforë e madhe e dijes e ngjeshur. “Ad infinitum”, lidhet me një dashuri të pafundme, që mendoj se e kam për kulturën shqiptare dhe për letrat shqipe, që nga baladat dhe nga letërsia bashkëkohore”, tha Sadik Bejko./abcnews.al

In Memoriam per “Ibrahim Madhin/ Radovani: Krijoi katedrën e violinës, ku nxori yje botërore

By: xhir jeta
3 December 2025 at 11:29

Mbrëmja në ‘Pas Mesnatë’ iu dedikua tingullit të violinës të të ndjerit, Ibrahim Madhit në kuadër të 80 vjetorit të lindjes së tij. Një prej studentëve të tij, pedagog në Universitetin e Arteve, Lorenc Radovani tha se Madhi ka lënë një model të madh sa i përket asaj cka përfaqëson bota e një artisti.

“Për koshiencën time ai është person i vecantë, person të cilin e dalloj mes shumë të tjerëve, shumë perforamancave, timbrikave instrumentale. Ishte një njeri shumë racional, kishte integritet shumë të fortë moralo artistik edhe qytetar.

Dhe kudo ku punoi vuri këmbën la një gjurmë duke prodhuar edhe një shembull që do ishte mirë që edhe brezat e rinj ta konsideronin, ta njihnin si një fillesë të zhvillimit të artit tonë muzikor”, thotë ai.

Në këtë përvjetor jubilar, ish-nxënësit e tij rikthyen në skenë veprat që dikur i kishin punuar nën dorën e mjeshtrit. “Emocion dhe përgjegjësi të ishe pranë një ylli të skenës. Profesor Ibrahim Madhi na mësoi të duam profesionin; violina, kjo kapriçoze e bukur, të do të tërin për vete. Jam krenar që më zgjodhi si student. Që në vit të parë pata fatin të ndaja skenën me të,” thotë Radovani.
“Dy ditë para se të largohej ishim së bashku në prova. Nuk u dorëzua kurrë – ishte dashnor i muzikës deri në fund,” rrëfen ai me emocion. Të jesh djali i Ibrahim Madhit, shton Radovani, është një peshë e madhe dhe një nder i jashtëzakonshëm.

“Violina ishte dhurata ime e vitit të ri, kur isha vetëm gjashtë vjeç. Ai ishte mësuesi, shoku dhe profesionisti i ftohtë që të nxitonte të rriteshe, të mësoje, të shndrisje,” kujton ai.

Forca dhe misteret e gruas në antikitet/ Belisa Muka: Shtatë shekuj emancipim përmes statuetave

By: xhir jeta
27 November 2025 at 16:37

Studiuesja dhe arkeologia Belisa Muka sjell shtatë shekuj hulumtim mbi gruan në antikitet nga lindja deri në martesë. Në një intervistë për ‘Pas Mesnatë’, Belisa Muka thekson se shtatë shekuj emancipim mund të lexohen nëpërmjet këtyre figurave, të cilat janë gjetur gjatë gërmimeve arkeologjike në territorin tonë. Sipas saj, skulpturat pasqyrojnë statusin e gruas që nga lindja deri në martesë, duke treguar një evolucion të vazhdueshëm fizik, shoqëror dhe ritual.

Muka nënvizon se “gjurmët e gishtave vërtetojnë se skulpturat janë realizuar nga gra”, një dëshmi e rëndësishme që rrëzon mitin se gruaja në antikitet kishte vetëm rol brenda shtëpisë. Përkundrazi, ajo ishte pjesë aktive edhe në art, në krijimtari dhe prodhim. Ajo shton se “në territorin tonë ka punishte prodhuese, jo krijuese”, element që tregon për një traditë të hershme të punës kolektive dhe të strukturave të organizuara artizanale.

Këto statueta, sipas Mukës, “na vendosin në të njëjtin zhvillim kulturor me vendet e botës”, duke dëshmuar se komunitetet e lashta në këto troje ishin pjesë e rrjedhave më të gjera të qytetërimit. Ato mbajnë vlerë simbolike për ritualin e jetës, që lidhet me adoleshencën, dashurinë, fejesën dhe martesën, secila me simbolikën e vet personale dhe emocionale. Muka i quan këto skulptura simbol i tranzicionit emocional të vajzave dhe grave, si dhe dëshmi të gjurmëve që ato linin në përditshmërinë e tyre.

Ajo shprehet se është “emocionuese rikthimi pas 100 vitesh në Apolloni, ku gërmoi Léon Rey”. /abcnews.al

Ëndrra amerikane e Adonis Filipit / Regjisori që guxoi të përqafojë herët teatrin modern

By: xhir jeta
14 November 2025 at 12:06

Adonis Filipit, regjisori që guxoi të përqafojë herët teatrin modern, vjen në një rrëfim në studion e ‘Pas Mesnatë’ për jetën dhe karrierën e tij.

Në festivalin Skampa është prezantuar gjithmonë me tituj provokues por edhe të thellë, ashtu si edhe këtë herë.

“Është edicioni i 27 është një përvojë e gjatë, dashur pa dashur festivali është i nevojshëm të vijë i larmishëm por edhe i njëjtë. Është një festival I prurjeve të reja, në këtë kontekst për të realizuar përditësimin, temat kanë bujarinë për tu afruar dhe për tu fokusuar në ato produksione që janë të fokusuara për ti sjellë publikut këtë lloj qasje, që është bashkëkohore.

Kjo shtrirje vjen edhe si rezultat i zhvillimeve bashkëkohore të teatrit, ky edicion ishte një ftesë për zgjerimin e kufijve të mendimit, të ndjenjës dhe të përjetimit të artit.

Gjithmonë bazë është vlerësimi i së bukurës, por edhe për të dëshmuar që arti i gjallë është e vetmja forcë për të reflektuar karshi realitetit. Teatri, bashkohet për të mirëpritur ndryshimin”, -thotë ai.

Ditari i Ergys Zhabiakut në foto: Personazhet e “Pranisë” e rrëmbejnë vëmendjen pa e kërkuar

By: xhir jeta
12 November 2025 at 11:24

“Nuk e imagjinoj veten shpesh pa kameran, pa fotografinë, pa mendësine e fotografisë, në këtë moment është bërë pjesë e imja.”-kështu shprehet në studion e Pas Mesnatë fotografi, Ergys Zhabiaku.

“Të më pyesje disa kohë më parë, do kisha përcaktuar se fotografia është mjet, në këtë moment u bënë shumë kohë dhe jeta imë është e lidhur ngushtë me fotografinë. Nuk e imagjinoj veten shpesh pa kameran, pa fotografinë, pa mendësine e fotografisë, në këtë moment është bërë pjesë e imja.”

“Skenografia më ka ndihmuar që unë të kuptoj kuadrin, nëse ti ke një skenë apo kornizat e kuadrit, në fotografi drama është gjithëandej dhe ti thjesht mbyll skenën që do të interpretosh.. nëpër leksione e kam thënë se një fotografi mund të rrijë edhe pa subjektin, por nuk mund të rrijë pa kompozimin dhe pa ekspozimin. Në momentin që bëhet treshja e artë, ekspozim, kompozim dhe subjekt, ke fituar të drejtën ta qush foto grafi”, -thotë ai.

Një “dashnor “ muzike si Nestor Kraja: Veprën për piano, ia kam dedikuar një gruaje, mbart inicialet e saj

By: xhir jeta
11 November 2025 at 11:03

Për kompozitorin Nestor Kraja një jetë e kaluar në pentragram, e ka bërë të ndihet fatlum. Në studion e Pas Mesnatë, ai rrëfeu rrugëtimin e tij me tingujt, rrugëtim që nisi që në moshën 6 vjecare.

“Kompozitorët zakonisht janë të heshtur. Flasin pak, shprehin ndjenjat e tyre me muzikën që krijojnë dhe heshtja është brenda tyre. Puna gjatë natës, është e qetë futesh në mendimet e tua. Jam fatlum, që kam jetuar tërë jetën me muzikën, me sfidën për të kapur të bukurën. Vetë muzika është një bashkim konstrastesh, pasqyron edhe dhimbjen e jetës normale.” thotë ai, ndërsa thotë se padiskutim ndër veprat e tij ka edhe dedikime për personazhe të caktuar.

“Unë kam një vepër për piano që ia kam dedikuar një figure që është reale, kam shkruar për të, kam menduar për të dhe është ndërtuar së brendshmi me inicialet e emrit të saj. Dhe gjëra të tilla në jetën e kompozitorëve ndodhin. Është më bukur mos ia tregosh.” rrëfen ai./abcnews.al

Vajza që luan me zjarrin dhe ajrin/ Klaudia Duro, 20 vite në Cirkun Kombëtar: Më pëlqen kur më krahasojnë me mamin

By: xhir jeta
7 November 2025 at 11:29

E njohur si akrobatja e magjisë në ajër dhe lojës me zjarrin, me një elegancë që sfidon gravitetin e me një forcë që magjeps publikun, Klaudio Duro është një artiste e jashtëzakonshme e artit akrobatik shqiptar. Është rasti tipit i shprehjes ‘dardha bie nën dardhë’, e ëma e saj është miti i artit akrobatik Fitnete Duro.

Klaudja vjen në një rrëfim për jetën dhe profesionin e saj në ‘Pas Mesnatë’ me Leontina Nikën’.

“Në çdo moment mendoj për cirkun, për ide të reja, që mos jesh në vend numëro. Performancat e zjarrit ekzekutohen jashtë cirkut në evente të ndryshme, pëlqehen shumë, kanë një efekt të jashtëzakonshëm. Duhen shumë prova, është e rrezikshme, është zjarr i vërtetë” thotë ajo, ndërsa rrëfen se si është ndjerë duke patur mësuese nënën e saj.

“Fillimisht nuk ka dashur sepse mami me një profesion të vështirë dhe profil të vështirë si ai i ajrit është e frikshme, por unë e kisha shumë qejf. Ishte ëndrra ime. Edhe sot në bisedat tona ulemi dhe flasim për cirkun, mami më ka mësuar edhe ato sekretet që asaj i është dashur shumë t’i mësojë, ndërsa unë e kam gjetur të gatshme këtë gjë./abcnews.al

Rrëfimi pas 45 vitesh i Ylli Beqirit / Artisti që i dedikoi jetën, skicave të kostumeve dhe skulpturës

By: xhir jeta
5 November 2025 at 13:54

Ylli Beqiri, skulptor, piktor i filmit vjen në një rrëfim, pas 45 vjetësh për rrugëtimin e tij artistik, në studion e ‘Pas Mesnatë’.

“Për një skulptor imazhi që ka përballë është shumë i rëndësishëm, jo vetëm nga ana e bukurisë, por edhe nga ana e shprehjes, ndryshe nuk frymëzohesh dot. Përshembull, Nënë Tereza nuk është e bukur, por është shumë frymëzuese, është me forma, të frymëzon dhe në publik është e tillë që të gjithëve iu bën përshtypje.

Se mund ta bësh gjithë rrudha, por thjesht e ke prishur.” thotë ai, ndërsa kujton bisedën me mësuen e vizatimit, që spikati talentin e tij, Beqiri thotë së dëshira për të ardhmen ka qenë në fakt të bëhej inxhinier avionësh.

“Në mënyrë absolute jo, më tha zysha, ti do shkosh në lice dhe do vazhdosh rrugën tënde, dhe më tha të shkoj në Pallatin e Pionierëve.” kujton më tej ai.

 

‘Seanca dje në Kuvend, turp i politikës’, Petraj: Ankimi i Veliajt nuk pengon zgjedhjet e 9 nëntorit

By: Rovena
28 October 2025 at 20:40

Avokati Edmond Petraj, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, deklaroi se procesi ndaj Erion Veliajt është tashmë një “cikël i mbyllur”, duke theksuar se ish-kryebashkiaku i Tiranës nuk gëzon më mbështetjen e Partisë Socialiste apo të deputetëve të saj.

Sipas Petrajt, nëse çështja shkon në Gjykatën Kushtetuese, Veliaj mund të fitojë vetëm në bazë të nenit 62, por kjo nuk do të pengojë zhvillimin e zgjedhjeve në kryeqytet.

Ai kritikoi ashpër qëndrimin e politikës shqiptare në seancën e djeshme në Kuvend, duke e cilësuar “turp” mënyrën se si u zhvillua pyetësori ndaj institucioneve të drejtësisë. Petraj vlerësoi gjithashtu figurën e kreut të SPAK, Altin Dumani, si një person me integritet dhe të pakorruptueshëm gjatë katër viteve të fundit.

“E shikoj si një cikël të mbyllur procesin e Erion Velijat. Nuk mbështetet më as nga PS dhe deputetët. Veliaj në Kushtetuese marrëdhënien në shkarkim e fiton vetëm me nenin 62, por nuk pengohen zgjedhjet në Tiranë. Dje në Kuvend, kam parë turpin e politikës shqiptare që ne ata njerëz që i shikojmë për vite, bëjnë atë pyetësor të mangët dhe të mefshtë, si e si që të delegjitimonin punën e SPAK, pamë dhe mazhorancë që heshti. Në këto katër vite pashë imazhin e Dumanit si një njeri me integritet dhe të pakorruptueshëm”, tha Petraj.

Mbishkrimet e para ilire / Bunguri: Një shekull gërmime arkeologjike, surprizë mbishkrimet

By: xhir jeta
28 October 2025 at 11:35

Një jetë e kaluar nën rrënoja, por për Adem Bungurin, arkeolog, Drejtor i Institutit të Arkeologjisë, kjo është bukuria e arkeologjisë. I ftuar në Pas Mesnatë në ABC News, ai foli për vështirësitë e profesionit të tij, por edhe për sfidat, kënaqësinë pas cdo zbulimi të ri.

Ndërsa foli për zbulimet e reja në Bulqizë ai i konsideroi ato si kryelajm i kërkimeve arkeologjike në Shqipëri, për vitin 2025.

“Për herë të parë në këtë rajon zbulohet një varr I tipit monumental mausoleum, i njohur në kulturën romake, por i panjohur në Shqipëri deri tani. Fusha e Gurës, ku gjendet varri apo gjurmë varresh është një hapsirë mjaft e madhe, kemi informacione më të hershme arkeologjike. ” thote ai.

“Valsi i lumturisë” së Llaqi Nakos/ Rrëfet koreografi i njohur: Jeta në skenë, më ka ‘pasuruar’ dhe mbajtur me ritmin e kohës

By: xhir jeta
14 October 2025 at 10:47

Nga dëshira për t’u bërë aktor, te shkolla e baletit apo roli i parë në skenë, balerini dhe koreografi Llaqi Nako, vjen në studion e “Pas Mesnatë” në ABC News. Ai thotë se arti i koreografisë e ka shoqëruar, është pjesë e jetës së tij, ndërsa kur kthen kokën pas dhe shikon rrugën nga ke ecur sigurish që mbushesh me emocion.

“Kur u krijuar puantja, krijoi një revolucion në fushën e teknologjisë artistike, krijonte avantazhe të jashtëzakonshme si edhe në ndërtimin e variacioneve të balerinës me partnerin. Është pak të thuash element dhe nuk është asnjëherë shumë të thuash që zë rol qëndror në pasurimin e leksikut koreografik. Te ne baleti ka hyrë si gjini gjysmëklasike. Veprat e huaja që u vunë në skenë në fillimet e TKOB, puantet në përgjithësi përdoreshin nga solistet e baletit.” -thotë ai.

Ndër të tjera Nako zbulon pasionin për aktrimin, për të cilin thotë se e penalizoi dialekti verior.

“Im at ka qenë ushatarak, kemi jetuar disa vite në Tropojë, kur kemi ardhur në Tiranë jemi vendosur në pallatin e Shallvareve, ku në përgjithësi ishin fëmijë ushtarakësh. E pasuronim kohën jashtë shkollës duke braktisur fushën e zezë të shallvareve dhe shkonim në rrethet artistike për fëmijët e ushtarakëve edhe aty unë provova kanton, po s më tërhiqte packa se kam dalë në shfaqje me parodi. Dhe më tej një aktor më mori më testoi dhe pa që nga ana klasike isha i lirshëm, komunikues dhe më futi në rrethin e teatrit, por më penalizoi gjuha sepse kisha një dialekt tmerrësisht të theksuar verior,” -kujton Nako.

Rruga drejt baletit sigurisht kalon nga shkolla me të njëjtin emër, ku balerini i njohur thekson përkushtimin e madh të mësuesve asokohe.
“Në përgjithësi kur kemi hyrë në shkollën e baletit jemi testuar nga pikëpamja e dëgjimit të veshit muzikor, strukturës fizike dhe më pas seleksionoheshim rrugës. Ata që u bënë, ndër ta edhe unë më shumë ishin produkt i një përkushtimi, një pune të jashtëzakonshme, pasioni të madh ku gjithcka lidhej vetëm me ushtrimet e baletit”, vijon më tej Nako./abcnews.al

“Zëri që u zbulua nga Gaqo Çako”, Tatjana Kora rrëfehet në “Pas Mesnate”: Muzika është jetë për mua

By: Rovena
10 October 2025 at 11:07

Në një rrëfim plot emocione në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, sopranoja e njohur Tatjana Kora ndau për herë të parë detaje të panjohura nga rrugëtimi i saj artistik. Një histori që nis mes tingujve të një autoparlanti në një kodër të Gjirokastrës dhe kulmoi në skenat më të mëdha të muzikës shqiptare.

“Muzika është jetë për mua”, rrëfen ajo, duke na çuar pas në kohë, kur si një vajzë e vogël me shallin e pionierit këndonte përpara mijëra njerëzve.

Një talent i lindur që u dallua në një konkurs modest në Pallatin e Kulturës, për të përfunduar në Konservatorin e Tiranës si nxënësja e parë e mjeshtrit Gaqo Çako.

“Muzika është jetë për mua. Që e vogël kam qenë e lidhur me muzikën, kam kënduar me shallin e pionerit përpara një publiku mund të them me mijëra. Do të vinte Hrushovi në Gjirokastër. E kam pasur pasion të kënduarin. Profesori i muzikës nuk më linte më merrte gjithandej që të këndoja dhe më në fund u bë një konkurs në Pallatin e Kulturës në Gjirokastër. Kërkonin talente të rinj për në Konservatorin e Tiranës, kur më dëgjuan zërin ishin të kënaqur që gjetën një talent.

Më propozuan për të hyrë në Konservator dhe atje pata fati që më caktuan me profesor Gaqo Çakos, kam qenë nxënësja e parë e tij. I jam dedikuar muzikës me një pasion të jashtëzakonshëm sepse për mua është jeta. Ka qenë një gjë shumë e rëndësishme dhe është akoma. Deri në moshën 5 vjeçare isha në Tiranë, pastaj u transferuam në Gjirokastër dhe pastaj erdha prap në Tiranë në Konservator.

Do thuash si u lidha me muzikën?! Në Gjirokastër shtëpinë e kisha në një kodër dhe mbrapa kisha Pallatin e Kulturës. Në këtë pallat ishte një autorporlant i hapur që jepte muzikë nga mëngjesi deri në darkë. Në shtëpinë time doje apo nuk doje do e dëgjoje këtë lloj muzike dhe fillova të bëjë koncerte në shtëpi. Këndoja këngët e kohës”, rrëfeu Tatjana Kora./abcnews.al

Rrëfehet ‘pa doreza’ Mirketa Çobani: Jeta në film e bukur, por plot prapaskena dhe intriga

By: xhir jeta
8 October 2025 at 11:35

Mirketa Çobani, aktore e kinemasë e teatrit vjen në një rrëfim ‘pa doreza’ në Pas Mesnatë. Malli dhe nostalgjia për vitet në shesh xhirime për të është e madhe.

“Malli dhe nostalgjia është e madhe, por edhe kjo koha e pensionit është e bukur. Edhe pse jam në këtë moshë, nuk e ndjej moshën.

Jam vajzë e një koloneli, jemi edukuar gjithmonë me botën e babait. Kam patur një lidhje shumë të fortë me babain tim. Më tregonte edhe sekrete që nuk i ndante me askënd. Ishin më tepër sekrete shtetërore ato që më rrëfente dhe nuk ia kam thënë askujt, asnjëherë.” thotë ajo.

Ndër të tjera Çobani rrëfen edhe dramën e jetës së saj, divorcin me aktorin Agim Shuke.

“Po unë e kam mbyllur atë histori. Jam larguar, kam marr vajzën në krah dhe kam ikur. Nuk mund të më imponohet një njeri mua, të mos më trajtojë me dinjitet, kjo ka qenë arsyeja e largimit. Asnjëherë nuk ka qenë një histori e bukur, ka qenë një dramë, një jetesë pa dëshirë. Nuk e kam dashur, nuk e kam marr me dashuri, në rrethana të caktuara më kanë imponuar që ta marr.Por e kam respektuar si njeri. Asnjëherë nuk erdhi ta takojë vajzën, nuk u interesua për të. Por nuk kam asnjë peng, jam e kënaqur që jam larguar nga ai ambjent” rrëfen Çobani.

“Nuk kisha dëshirë të bëhesha aktore, as më shkonte ndër mend se do të bëhesha ndonjëherë aktore. Kisha dëshirë të ndiqja rrugën e babait tim, por ministri që ishte edhe komshiu jonë, ai më jepte mundësi. Ai më coi në Institutin e Lartë të Arteve si aktore. Shkova e papregatitur atje, të them të drejtën. Më pranuan vetëm me një poezi. Për mua Akademia e Arteve ishte diktaturë, nuk kishte liri. Ishte njëjtë sikur ishe në shkollën e policisë”, kujton aktorja./abcnews.al

Gruaja e parë në krye të Galerisë së Arteve/ Adela Demetja në ‘Pas Mesnatë’: Vizioni im për Muzeun e Arteve

By: xhir jeta
7 October 2025 at 11:35

Adela Demetja, gruaja e parë që caktohet drejtoreshë e Galerisë Kombëtare të Arteve, vjen në një rrëfim për herë të parë, pas marrjes së detyrës në studion e ‘Pas Mesnatë’.

Ajo e konsideron një përgjegjësi të madhe detyrën që i është besuar, ndërsa rrëfen vizionin e saj, për transformimin e Galerisë Kombëtare të Arteve.

“ Një përgjegjësi e madhe, është institucioni më i rëndësishëm i arteve pamore në Shqipëri, dhe vjen edhe pas një faze ku godina është në rikonstruksion dhe institucioni nuk ka qenë me programin e tij të plotë. Është një rifillim për këtë institucion. Gjithashtu është një kënaqësi të bashkohem me këtë mision të ri për hapjen e Galerisë Kombëtare të Arteve, apo Muzeut të Arteve.

Është hera e parë që drejtuesi i këtij institucioni zgjidhet me anë të një konkursi. Faza e konkursit ka qenë natyrale, gjatë kësaj kohe kam menduar dhe kam patur vizionin tim për Galerinë e Arteve mendoj se kishte ardhur momenti që ta hidhja në letër, duke sjell edhe materialet e tjera që kërkoheshin. Netët pa gjumë, nisën pas marrjes së detyrës. Jam e para grua në këtë pozicion”, shprehet ajo./abcnews.al

Violina shqip me Anna Oxan në Sanremo/ Alban Tahiri: Momenti më i bukur i karrierës time

By: xhir jeta
3 October 2025 at 11:18

Alban Tahiri, violinist, drejtues i orkestrës së Ansamblit Popullor, ishtë këtë të enjte në studion e Pas Mesnatë. Violina është për të mbreti i të gjithë instrumentave, ndërsa numëron vite të të tëra të jetës së tij më këtë vegël muzikore.

“E kam nisur që në moshën 6 vjecare në Liceun Artistik, pastaj me Akademinë e Arteve, më pas emigrova në Greqi, por kam qenë gjithmonë i tërhequr nga muzika popullore shqiptare e kam patur shumë dëshirë”, thotë ai, ndërsa në studio e ‘shoqëron’ violina mbi 100 vjecare.

Pas kthimit nga Sanremo ka hyrë në Ansamblin e Shtetit, ku sot shënon rreth 19 vite, për të cilin thotë se dikur ka qenë një pasaportë e shtetit shqiptar.

“Shteti shqiptar prezantohej me Ansamblin, dikur. Kur them ka qenë, duhet të themi edhe që i gjithë shteti ka punuar për Ansamblin, tani me kalimin e viteve, interesi ka rënë pak edhe prurjet nuk janë shumë të mëdha. Tani shohin gjëra që i duken më interesante,” vijon më tej ai, ndërsa ndan edhe eksperiencën e tij me Ana Oxa në Sanremo, pjesë të së cilës zgjodhi t’i luajë edhe në studion e Pas Mesnatë.

“Ka qenë një këngë supër e vështirë, mënyra si Ana Oxa e ka kënduar në mënyrë spektakolare. Ajo Sanremo, mbetet pika më kulminante e karrierës time, sepse jam ndjerë në mënyrë të jashtëzakonshme. Më kanë mbetur në mendje fjalët e dirigjentit, që ishte edhe kompozitor i këngës, ishte e gjithë orkestra poshtë në gropë, dhe dirigjenti i kthehet dhe I thotë ‘shikoni do luani pak piano, se solisti është shqiptari lart’, në atë moment ngela, një emocion.. të gjithë cuan kokën sipër për të më parë”, rrëfen ai./abcnews.al

Këngëtarja që ringjalli muzikën e tabanit/ Linda Rukaj: Dy dekada që frymëzohem nga këngët e hershme

By: xhir jeta
1 October 2025 at 11:53

Në Tiranë e solli shfaqja “Mall’, për të cilën thotë se lindi në mënyrë shumë të natyrshme duke kënduar një këngë së bashku me Arben Bajraktaraj.

Linda Rukaj këngëtare dhe kompozitore vjen në një rrëfim në Pas Mesnatë, ku ndër të tjera thotë se identitetin muzikor shqiptar synon ta përcojë kudo në botë.

“Kemi qenë duke shtëtitur në një lumë afër Parisit dhe ashtu lindi, si dicka për qejfin tonë, por jo për tu bërë një projekt.

Ishte në një moment shumë spontan, frymëzimi erdhi përmes një kënge shqiptare.

U munduam të mbajmë këtë në mënyrë sa më natyrale.

Ajo cfarë ndodh në skenë është që njerëzit e ndjejnë nëse këtë gjë po e bën në mënyrë sa më të natyrshme, apo je duke u sforcuar.

Mendoj se në fillim duhet të vijë ndjenja, pastaj mund të intelektualizohet ose jo,” shprehet ajo./abcnews.al

 

Arben Bajraktaraj, nga Bjeshkë në Hollywood: Oda e miqve, ngjizën dëshirën për teatrin dhe aktrimin

By: xhir jeta
30 September 2025 at 11:26

Arben Bajraktaraj, aktori francez me origjinë shqiptare, vjen në një rrëfim në “Pas Mesnatë” me Leontina Nikën në ABC News.

Ai thotë rruga drejt filmit ka kaluar përmes aktrimit, teatrit.

“E kam nisur më së pari në Slloveni. Nuk jetoj dot pa teatër, ka atë magjinë e fshehtë që del pa u zbuluar. Të gjitha përzgjedhjet kanë qenë përzgjedhje shpirti, vinin në kontrapunt me muzikën. Nuk donim të ketë një shoqërim njëri me tjetrin, por të kemi duel njëri me tjetrin. Në një formë sic është teatri i mirëfilltë, duhet të ketë tension, tendosje, dyluftim. Në një lloj ndjekje të fillit dramaturgjik” shprehet ai.

Arben Bajraktaraj ka luajtur në shumë filma francez, por gjithashtu ka bërë paraqitje në filmat ndërkombëtarë, si për shembull Sex Traffic ose Eden Log. Ai gjithashtu interpretoi rolin e babait hebre të Sarah Starzinsky në filmin Ajo quhej Sarah përshtatur nga romani i Tatiana de Rosnay. Ai është i njohur gjithashtu për luajtjen e rolit te Hamortit Antonin Dolohov në Harry Potter dhe Urdhri i Feniksit, Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Parë dhe Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Dytë./abcnews.al

Mes artit e kërkimit shkencor/ Jonida Sela sjell ‘Arapët e Polenës’: Komuniteti që mban gjallë ritet shqiptare

By: Rovena
24 September 2025 at 11:06

Jonida Sela jetën e saj e ka të ndërthurur mes aktrimit, pasi ka studiuar për aktrim, ku ka luajtur edhe disa role të ndryshme, si dhe mes kërkimit shkencor të trashëgimisë kulturore. Në vitin 2020 ajo realizon “Arapët e Polenës”, i cili kishte për qëllim identifikimin dhe prezantimin e një riti të maskuar, i cili ishte i njohur vetëm për zonën e Korçës. Në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News ajo ndan më shumë për jetën, përvojën e saj, dhe këtë komunitet që shfaq ritet shqiptare.

“Prania e një riti brenda një komuniteti apo të një kulturë nuk na tregon vetëm për ekzistencën e një dite të caktuar që ata bëhen gati për të kremtuar. Por, na lidhen edhe me gjëra të tjera që kanë të bëjnë me elementet e një riti.

Në momentin e ritit shpërthen gjithë simbolika kulturore e një komuniteti. Nga riti ne mund të studiojmë kulturën e një komuniteti dhe të një shteti. Kur nisa të merresha me doktoraturën mendova se do të merresha me libra që do i gjeja vetëm nëpër libra, nëpër arkiva, por jo kultura ishte e gjallë kudo.

Dhe kur shkova e pashë me sytë e mi se sa interesante ishte e gjithë organizimi ritual që bënin në fshatin Polenë të Korçës mendova se do të ishte diçka shumë interesante të kisha mundësinë që t’u tregoja këtë kulturë edhe njerëzve të tjerë, jo vetëm shqiptarëve.

E gjithë zona e Korçës, e gjithë Europa mund të ketë elemente të ngjashme të këtyre riteve, por mënyra se si kremtohet në Polenë ka specifikën e vet. Maskat krijohen aty, ka krijime me lëkurë kafshësh, tregon mënyrën se si e shikojnë ata procesin e të maskuarit, të cilat janë të prodhuara në mënyrë industriale dhe secili aty duke mbledhur gjatë gjithë vitit elemente të ndryshme për të krijuar një maskë”, tha Jonida Sela./abcnews.al

❌
❌