Sezoni më i pritur i ofertave ka nisur dhe Albi Mall ju pret me super zbritje të jashtëzakonshme.
Gjatë ditëve të Black Friday, vizitorët do të gjejnë produkte nga brendet më të njohura në modë, teknologji, kozmetikë dhe artikuj për shtëpi, të gjitha me çmime ekskluzive vetëm për këtë periudhë.
Çfarë mund të gjeni?
Zbritje të mëdha në veshje, këpucë dhe çanta. elektronikë & gadgets, përfshirë telefona, smartwatches dhe pajisje për shtëpi, kozmetikë & parfume nga brendet më të kërkuara me oferta të pakrahasueshme, produkte shtëpie, dekore dhe artikuj për çdo ambient.
Oferta të kufizuara!
Zbritjet janë në sasi të limituara dhe të vlefshme vetëm gjatë ditëve të Black Friday, sa më herët, përfitoni më shumë.
Black Friday në Albi Mall sjell ofertat më të mëdha të vitit!
Freshline, brendi i njohur i produkteve të kujdesit personal dhe aroma terapisë natyrale, njofton ofertën ekskluzive të Black Friday me zbritje -30% në të gjitha produktet.
Oferta vlen për të gjithë klientët që vizitojnë dyqanin e ri të Freshline ose bëjnë blerje online gjatë ditëve të fundit të nëntorit.
Përveç zbritjeve, Freshline ka lansuar edhe një risi: hapjen e pikës në Albi Mall, më 28 nëntor, duke sjellur kështu prezencën e saj në një nga qendrat më të frekuentuara të kryeqytetit.
Me këtë hapje, klientët do të kenë mundësi të provojnë gamën e plotë të produkteve Freshline nga afër - përfshirë maskat e fytyrës, scrub-et natyrale, sapunët artizanalë dhe linjat me përbërës tërësisht bio.
“Jemi të lumtur t’u ofrojmë klientëve tanë një eksperiencë edhe më të afërt dhe komode me brendin tonë, sidomos në periudhën e Black Friday, kur kërkimi për produkte cilësore është edhe më i madh,”deklarojnë nga Freshline.
Zbritja -30% është e vlefshme në pikën më të re në Albi Mall, si dhe online në www.freshlineks.com.
Dyqani i parë iGjirafa | Apple Authorized Reseller në Kosovë është hapur sot në Prishtina Mall, duke shënuar një moment të rëndësishëm për tregun e teknologjisë dhe për prezencën zyrtare të Apple në vend.
Hapja ka mbledhur dhjetëra të ftuar nga komuniteti i biznesit, teknologjisë dhe medias, të cilët patën mundësinë të shohin nga afër konceptin e ri premium të ndërtuar sipas standardeve ndërkombëtare të Apple.
Përvojë premium, dizajn modern dhe produkte origjinale
Dyqani i ri ofron një ambient modern dhe minimalist, me instalime të teknologjisë së fundit, ekrane interaktive dhe zona të dedikuara për testimin e produkteve.
Sipas organizatorëve, iGjirafa është dizajnuar për të ofruar një përvojë të rafinuar të blerjes, shërbim profesional dhe akses në:
Produktet më të fundit të Apple: Aksesoret origjinale, Konsultime profesionale dhe mbështetje të certifikuar
Oferta ekskluzive të hapjes
Në hapje, vizitorët panë nga afër ekspozimin e produkteve të reja, përfshirë iPhone, Mac, iPad, Apple Watch dhe aksesorë të ndryshëm të linjës Apple.
Një hap i madh për tregun vendor të teknologjisë: Me hapjen e këtij dyqani, Kosova i bashkohet rrjetit ndërkombëtar të Apple Authorized Reseller, duke u mundësuar konsumatorëve: produktet origjinale me garanci zyrtare, shërbime profesionale, një qendër të certifikuar për blerje dhe konsultim.
iGjirafa vjen si investim strategjik i kompanisë Gjirafa, duke rritur standardet e tregtisë së produkteve premium në vend.
Hapja zyrtare u mbajt sot me 24 nëntor 2025, ora: 18:00
Vendi: Prishtina Mall, Kati 0
Dyqani tashmë është i hapur për të gjithë vizitorët.
Afaristi Arsim Papraniku është i ftuari i radhës në emisionin PodGo në Telegrafi Maqedoni, me të cilin kemi diskutuar për bizneset e tij, ekonominë e Maqedonisë, si dhe çështjet politike.
Ai tha se me Balfin Group është i shtrirë në shumë shtete, ndërsa paralajmëroi edhe risi në Maqedoni dhe vende tjera.
"Fillimi i gjithë suksesit që kemi arritur në Maqedoni filloi nga Neptuni. Në Maqedoni kemi 11 kompani, rreth 730 punëtor me gjithë kompanitë. Ajo që mund ta theksoj është Flying Tiger, i cili është brend dhe koncept i ri. Kemi marrë licencë për në Maqedoni, ndërsa paralelisht jemi zgjeruar edhe në Kosovë e Shqipëri. Vitet tjera planifikojmë të zgjerohemi edhe në Bosnjë, Rumani, Serbi dhe shtete tjera".
"Neptuni dhe East Gate janë ndër bizneset tona më të mëdhaja. East Gate është qendra tregtare më e madhe në vend. Më pas kemi East Gate living, që është kompleks banesor. Ka interesim për të blerë banesa pasi është koncept unik. Jemi të lumtur për atë projekt", tha Papraniku.
Ai tregoi se vitin e ardhshëm do të ketë risi të shumta, ndërsa për ne ekskluzivisht i zbuloi tre projekte.
"Vitin e ardhshëm do të kemi tre risi. Do të sjellim Kiabin, është brend francez dhe në mot do të jetë në pesë shtete tjera, në mesin e të cilëve edhe Maqedonia e Veriut dhe Kosova. Brendi i dytë që po fokusohemi dhe 99 përqind ëstë përfunduar biznes plani dhe negociatat, është brendi polak CCC, që është brend për shitjen e këpucëve. Dhe superatraksion do të jetë hiperactiva, do të hapet në East Gate në vitin 2026 dhe do të jetë unike për shtetin e Maqedonisë", tha Papraniku.
E pyetëm edhe për lajmet politike, me të cilat ai ka qenë i lidhur, gjegjësisht ato se ai e ka nxjerrë Artan Grubin jashtë Maqedonisë, ai tha se nuk dëshiron të flasë për këtë dhe se të gjitha i ka thënë aty ku është dashur.
"Nuk dua të flas për atë përvojë, nuk ishte përvojë e mirë. Gjithë atë që kisha për të thënë e thash aty ku duhet. Me kaq e kisha mbyllur këtë", tha Papraniku.
Kurse sa i përket ekonomisë së Maqedonisë dhe këshillat që ai do t'ua jepte politikbërësve, Papraniku theksoi disa gjëra. "E para çfarë nuk shoh për momentin është se nuk ka vullnet politik për të zgjidhur disa punë, jo vetëm në Maqedoni, por në gjithë Ballkanin. Nuk ka vullnet politik për të marrë reforma të frikshme. Mendoj që administrata në përgjithësi duhet të shkurtohet, pasi harxhon mjete dhe nuk është efektive. Pra e para është investimi në burime njerëzore dhe e dyta që do të bëja është investimi në turizëm dhe bujqësi. E treta partitë politike i ndërrojnë konceptet për afatgjatë, nëse ka pajtim për tre pika, ata do të duhet t'i mbahen asaj. Tjetra do të ishte investim në segmentin IT", tha Papraniku./Telegrafi/
“Mall”, është hiti më i ri që këngëtarja Orgesa Zaimi sjell për publikun.
Në studion e ABC e Mëngjesit, Zaimi rrëfeu emocionet e këngës, nga bisedat me Rexhepagiq e Barakun deri te puna për videoklipin.
“Kënga më ka pëlqyer shumë, vërtet ka dy vite që më është dhënë nga Armendi dhe Aida. E kisha menduar ta publikoja pas 10 vitesh, por nuk durova dot dhe thash do e nxjerr videon. Kemi xhiruar te Liqeni Artificial, ishte një eksperiencë shumë e bukur. Ndërsa hipja në varkë, thash ‘amanet fëmijët’ nuk e dija ku po shkoja. Isha drejt të panjohurës. Ishte pak e frikshme, se isha me varkë, emocionet ishin të mëdha.
Koncepti për veshjen ishte i thjeshtë. Ishte një punë e mrekullueshme për klipin, koncepti ishte për të sjellë kur të merr malli në qetësi por edhe në zhurmë. Do të doja shumë që njerëzit të ndjejnë këtë lloj emocioni. Më është dashur që këto dy vite kënga të flejë brenda meje. Doja që këtë këngë ta nxirrja të pastër, të mirë, është një melodi që të mbetet.” -thotë ajo.
IFC po investon në infrastrukturën e gjelbër dhe cilësore të shitjes me pakicë dhe zyrave të Prishtina Mall Sh.A. në Kosovë, me qëllim forcimin e integrimit ekonomik rajonal, mbështetjen e zhvillimit të sektorit privat, ruajtjen e mijëra vendeve të punës dhe promovimin e iniciativave për efiçiencë energjetike.
Ky investim përfaqëson angazhimin më të madh të IFC-së në sektorin privat dhe financimin e parë të sindikuar në Kosovë, me një vlerë totale që arrin deri në 75 milionë euro.
Një ceremoni zyrtare e nënshkrimit u mbajt në Prishtina Mall, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë të qeverisë, përfaqësuesve të Grupit të Bankës Botërore, drejtuesve rajonalë të IFC-së, si dhe investitorëve dhe menaxhmentit të Prishtina Mall, përfshirë shumë mysafirë të nderuar.
“Jemi krenarë që po bashkëpunojmë me IFC-në në këtë investim transformues, i cili jo vetëm që forcon rritjen e Prishtina Mall, por gjithashtu e ngre Kosovën si një qendër nëzhvillim të tregtisë së qëndrueshme dhe rajonale",tha Fatmir Zymberi, kryetar i Bordit të Prishtina Mall Sh.A.
Përfaqësues të lartë nga institucionet kryesore të Kosovës dhe ato ndërkombëtare vlerësuan këtë partneritet historik, duke theksuar rëndësinë e tij në forcimin e besimit të investitorëve dhe në promovimin e rritjes së gjelbër ekonomike.
Visar Perani, Udhëheqës i zyrës së IFC-së për Kosovë dhe Maqedoni Veriore, deklaroi:“Ky investim mbështet prioritetet strategjike të IFC-së në Kosovë, duke zgjeruar punësimin formal në sektorin privat dhe duke forcuar qëndrueshmërinë mjedisore. Ai përputhet me përpjekjet tona për të krijuar më shumë mundësi punësimi cilësor, përfshirë për të rinjtë dhe gratë, duke promovuar njëkohësisht energjinë e rinovueshme dhe efiçiencë nenergjetike për të adresuar përzierjen e lartë të energjisë me bazë karboni në vend”.
Falë financimit nga IFC, Prishtina Mall do të bëhet një nga komplekset e para tregtare në Kosovë me certifikimin EDGE (Excellence in Design for Greater Efficiencies), duke theksuar përkushtimin e saj ndaj zhvillimit të gjelbër dhe efikas energjetik. Instalimi i planifikuar i 4.5 megavat-orëve energji diellore, së bashku me masa të tjera qëndrueshmërie, do të përmirësojë më tej performancën mjedisore dhe qëndrueshmërinë e qendrës tregtare.
Rreth IFC
IFC, anëtare e Grupit të Bankës Botërore, është institucioni më i madh global i zhvillimit që fokusohet në sektorin privat në tregjet në zhvillim. Duke vepruar në më shumë se 100 vende, IFC përdor kapitalin, ekspertizën dhe ndikimin e saj për të krijuar tregje dhe mundësinë ekonomitë në zhvillim. Në vitin fiskal 2025, IFC angazhoi një rekord prej 71.7 miliardë dollarësh për kompani dhe institucione financiare private, duke mobilizuar kapital privat për të promovuar rritje gjithëpërfshirëse dhe qëndrueshmëri.
Rreth Prishtina Mall Sh.A.
Prishtina Mall është qendra tregtare më e madhe në Evropën Juglindore, që ofron një përvojë të klasit botëror në blerje, argëtim dhe biznes. Që nga hapja e saj në vitin 2023, ajo është bërë një qendër rajonale që lidh Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke strehuar mbi 240 marka tregtare dhe shërbimesh. Kompania është e përkushtuar ndajinovacionit, qëndrueshmërisë dhe zhvillimit ekonomik lokal përmes krijimit të vendeve të punës, partneriteteve me NVM-të dhe operimeve të përgjegjshme ndaj mjedisit.
Pas rihapjes së dyqaneve te Inditex: Zara, Zara Home, Bershka, Stradivarius, Pull&Bear dhe Oysho, i erdhi radha edhe Massimo Duttit i cili është rikthyer, më i sofistikuar se kurrë më parë.
Me një koncept të ri, që bashkon elegancën bashkëkohore me frymën e rafinuar të stilit klasik,dyqani i rihapur në Albi Mall rikthen përvojën e modës në një tjetër nivel.
Rihapja e Massimo Dutti shënon një moment të rëndësishëm për dashamirët e stilit unik. Hapësira e re e dyqanit është menduar për të krijuar një ambient të qetë, modern dhe plot dritë, ku çdo vizitor përjeton estetikën e vërtetë të brendit.
Koleksioni i ri ofron linja elegante për gra dhe burra që kërkojnë përmasa të reja të finesës:prerje të pastra, materiale natyrale dhe ngjyra që përcjellin ekuilibër e sofistikim.
Çdo detaj flet për cilësi, harmoni dhe kujdes në çdo element. Rihapja e Massimo Dutti në Albi Mall është më shumë se një rikthim, është një ftesë për të përjetuar modën në formën e saj më të lartë.
Massimo Dutti ju mirëpret t’i zbuloni koleksionet që mbeten të paharruara.
Një ndër brendet më të dashura të modës ndërkombëtare, Massimo Dutti, rikthehet me një koncept të ri dhe më modern se kurrë në Albi Mall!
Pas një periudhe rinovimi, dyqani po hap dyert e tij më 30 Tetor, duke sjellë për vizitorët një përvojë të re të blerjeve, me hapësirë elegante, dizajn bashkëkohor dhe koleksione të reja për femra e meshkuj.
Rikthimi i Massimo Dutti është pjesë e konceptit “Newest Concept Stores” që po e bën Albi Mall destinacionin kryesor të modës dhe stilit në Kosovë.
Në hapje, vizitorët do të kenë mundësi të shijojnë atmosferën e veçantë, ofertat e dedikuara dhe koleksionet e fundit të sezonit – gjithçka që e karakterizon brendin Massimo Dutti.
Nga 8 tetor, ora 16:00, deri më 10 tetor, ora 23:59, GjirafaMall sjell për konsumatorët një ngangjarjet më të mëdha të vitit: PËR TY.
Për tre ditë të plota, mijëra produkte nga të gjitha kategoritë do të ofrohen me zbritje të pakrahasueshme - nga kozmetika dhe aksesorët, tek mobiliet, teknika e bardhë, produktet për fëmijë, sport & fitness dhe teknologjia më e fundit.
Ekskluzivisht në aplikacion
Ajo që e bën këtë kampanjë më të veçantë është fakti se PËR TY zhvillohet vetëm në aplikacionin GjirafaMall.
Nuk do ta gjeni në faqe web apo në kanale të tjera – çdo ofertë, çdo zbritje, çdo produkt special do të jetë i disponueshëm vetëm në app.
Ky është momenti ideal për të shkarkuar aplikacionin nëse nuk e keni ende, sepse pa të nuk do të mund të përfitoni nga asnjë prej ofertave.
Çfarë të pret?
Vetëm disa nga produktet që do të kthejnë gjithë vëmendjen tek PËR TY:
● Vileda Turbo Smart – çmimi më i ulët ndonjëherë,
● Dyson Airwrap Multistyler – merr atë që kërkojnë të gjithë, por me çmim që s’e gjenaskund tjetër,
● Lattafa Khamrah – luks që tani është më afër se kurrë, me çmim krejt tjetër,
● Zipro – për të transformuar stërvitjen në shtëpi,
● Mobilie - divanët dhe krevatet që i do, pa çmime që të djegin,
● Smeg - dizajn italian që e bën kuzhinën art, tani i përballueshëm,
● Teknologji - performancë maksimale me zbritje që nuk përsëriten,
● Kozmetikë - ndjehu premium, tani me më pak.
Zbulimi i plotë i ofertave është vetëm çështje ditësh - mos e lë për më vonë, shkarko aplikacionin tani.
Shëno datat
Nga 8 tetor, ora 16:00, deri më 10 tetor, ora 23:59 - vetëm për 3 ditë, vetëm në aplikacion,vetëm për ju.
Shkarko aplikacioninGjirafaMall sot dhe bëhu gati për ofertat që nuk do të përsëriten.
Në kuadër të muajit tetor, muaj i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Albi Mall në bashkëpunimme Spitalin Medical Park Kosova, organizojnë një aktivitet të veçantë për të gjitha gratë dhe vajzat: kontroll falas të gjirit (echo e gjirit).
Ky aktivitet ka për qëllim të promovojë rëndësinë e diagnostikimit të hershëm, si një hap jetik në luftën kundër kancerit të gjirit.
Me moton "Parandalimi fillon me ty!", kjo iniciativë synon të ndërgjegjësojë dhe inkurajojë gratë që të kujdesen për shëndetin e tyre përmes kontrolleve të rregullta.
Vendndodhja: Albi Mall, Kati -1, Hyrja D
Data: 03 - 04 Tetor
Ora: 16:00 - 20:00
Spitali Medical Park Kosova do të jetë në dispozicion për të ofruar shërbimin falas të ekografisë së gjirit, duke siguruar një ambient profesional dhe të kujdesshëm për të gjitha pjesëmarrëset.
Kujdesi për shëndetin është hapi më i rëndësishëm. Ejani dhe bëni kontrollin tuaj!
Në Tiranë e solli shfaqja “Mall’, për të cilën thotë se lindi në mënyrë shumë të natyrshme duke kënduar një këngë së bashku me Arben Bajraktaraj.
Linda Rukaj këngëtare dhe kompozitore vjen në një rrëfim në Pas Mesnatë, ku ndër të tjera thotë se identitetin muzikor shqiptar synon ta përcojë kudo në botë.
“Kemi qenë duke shtëtitur në një lumë afër Parisit dhe ashtu lindi, si dicka për qejfin tonë, por jo për tu bërë një projekt.
Ishte në një moment shumë spontan, frymëzimi erdhi përmes një kënge shqiptare.
U munduam të mbajmë këtë në mënyrë sa më natyrale.
Ajo cfarë ndodh në skenë është që njerëzit e ndjejnë nëse këtë gjë po e bën në mënyrë sa më të natyrshme, apo je duke u sforcuar.
Mendoj se në fillim duhet të vijë ndjenja, pastaj mund të intelektualizohet ose jo,” shprehet ajo./abcnews.al
“Toka jonë, Shija Juaj” tashmë një panair tradicional këtë vit u organizua në Prishtina Mall, duke mbledhur në një vend prodhues vendorë, konsumatorë, institucione dhe partnerë zhvillimorë me qëllim promovimin e konsumimit të produkteve vendore dhe fuqizimin e prodhuesve të Kosovës në tregun vendor dhe më gjerë.
Ky panair u organizua në kuadër të programit #EREA, i cili implementohet nga Caritas-i Zviceran, financohet nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim dhe realizohet në bashkëpunim me shoqatat Pepeko, Organika dhe Mjedra e Kosovës. Ky partneritet i gjerë është dëshmi se vetëdijesimi për rëndësinë e konsumimit të produkteve vendore është bërë prioritet i përbashkët institucional, zhvillimor dhe shoqëror.
Në fjalën e saj, znj Astrid Wein, Drejtoreshë e Caritas-it Zviceran në Kosovë, tha “Është kënaqësi për mua të marr pjesë në ngjarje si kjo. Nuk është vetëm për të promovuar produktet, por edhe për të çmuar dhe lavdëruar punën e mirë që po bëhet në prodhimin e produkteve bujqësore.”
Duke folur për rëndësinë e kësaj fushate, z. Imri Demelezi, Zv/Minister në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, theksoi “Fushata juaj e cila ka filluar nga nxënësit e shkollave tregon një strategji të menduar, sepse produkteve tona po ju sigurohen konsumatorë që nga vegjëlia, të cilët mësohen me shijen e produkteve tona. Dhe po ashtu siguron që zhvillimi ekonomik dhe ekonomia qarkore e kanë orientimin e duhur.”
Nga ana e tij, z. Alvaro Costa, CEO i Prishtina Mall, deklaroi “Ju përgëzoj për organizimin dhe prurjen e produkteve nga i gjithë rajoni i Kosovës. Jam shumë krenar që Prishtina Mall është mikpritës i këtij eventi.”
Vizitorët e shumtë të pranishëm në Prishtina Mall patën mundësi të shijojnë produkte të freskëta përmes degustimeve dhe të njihen më afër me llojllojshmërinë e prodhimeve të ekspozuara nga prodhuesit vendorë.
Një pjesë e veçantë e programit iu kushtua aktiviteteve për fëmijë, ku përmes lojërave u krijua një hapësirë argëtuese dhe edukative, duke i angazhuar ata në mënyrë aktive.
Fushata u shoqërua gjithashtu me aktivitetet paraprake të mbajtura në shkolla të ndryshme në Gjilan, Prishtinë, Ferizaj dhe Vushtrri, ku nxënësit u informuan për rëndësinë e konsumimit të produkteve vendore, vlerat ushqyese të tyre dhe kontributin që ato japin për zhvillimin ekonomik dhe shëndetin e komunitetit. Këto aktivitete edukative synuan të mbjellin tek të rinjtë kulturën e konsumimit të produkteve vendore që nga mosha e hershme.
Aktiviteti vazhdon edhe nesër (e diel), duke prezantuar produktet vendore.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se projekti “Park & Ride” po bëhet realitet në kryeqytet, duke nisur me marrëveshjen e bashkëpunimit mes Komunës së Prishtinës dhe Prishtina Mall.
Sipas marrëveshjes, qytetarët do të kenë mundësinë të parkojnë falas veturat e tyre në hapësirat e Prishtina Mall dhe të marrin po ashtu bileta falas për autobusët urbanë, që i dërgojnë direkt në qendër të kryeqytetit.
Ky sistem synon të:
zvogëlojë kolonat dhe trafikun në qytet,
kursejë kohë dhe para për qytetarët,
dhe të mbrojë mjedisin përmes uljes së ndotjes.
Rama theksoi se kjo është një hap i madh për ta bërë Prishtinën më të qasshme e më të pastër, si dhe për të krijuar një model të suksesshëm të bashkëpunimit publik-privat.
Përveç lokacionit në Prishtina Mall, pika të tjera të sistemit “Park & Ride” do të funksionalizohen edhe në Fushë Kosovë dhe në Kodrën e Trimave.
Në kuadër të fushatës “Toka jonë, Shija juaj”, u mbajt një prezantim në Shkollën e Mesme Bujqësore “Avdyll Frashëri” në Prishtinë, me qëllim ngritjen e njohurive të nxënësve për rëndësinë e bujqësisë organike si një sektor i së ardhmes për Kosovën.
Ky aktivitet kishte për synim t’i motivojë të rinjtë të mendojnë për rolin e tyre si konsumatorë të vetëdijshëm të produkteve organike, agronomë, ndërmarrës(e) apo fermerë të ardhshëm që do të zhvillojnë praktika të qëndrueshme që do të kontribuojnë në prodhimin dhe tregtimin e këtyre produkteve.
“Ky aktivitet është një hap i rëndësishëm drejt promovimit të produkteve organike dhe zhvillimit të një tregu të shëndetshëm e të qëndrueshëm në Kosovë,” tha Faton Nagavci, Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës Organika. Ai gjithashtu shprehu mirënjohje për drejtorisnë e shkollës për bashkëpunimin.
Aktivitetet e fushatës kulmojnë me hapjen e eventit tradicional “Toka jonë, Shija juaj” me produkte vendore që këtë vit do të mbahet në Prishtina Mall, më 13 shtator 2025, duke filluar nga ora 14:00.
Ky event synon të rrisë vetëdijen për rëndësinë e konsumimit të produkteve vendore dhe të fuqizojë prodhuesit lokalë, përmes aktiviteteve të shumta, degustimeve dhe prezantimeve nga prodhuesit vendorë.
Këto aktivitete vetëdijësuese dhe promovuese organizohen në kuadër të programit #EREA, i cili implementohet nga Caritas-i Zviceran, financohet nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim dhe realizohet në bashkëpunim me shoqatat Pepeko, Organika dhe Mjedra e Kosovës.
Prania e publikut dhe e mediave në këtë ngjarje pritet të japë një shtysë të fortë në promovimin e prodhimeve vendore dhe të shijes autentike që ofron toka jonë.
Një copëz pule krokante, një shije speci të kuq të bluar që s’harrohet lehtë – kështu nisi Popeyes, një brand që sot bashkon miliona njerëz rreth tavolinës.
Frymëzuar nga kuzhina cajun e New Orleans-it, Popeyes solli një recetë unike që shpejt u shndërrua në një fenomen botëror. Sot, me mijëra restorante anë e mbanë globit, Popeyes vazhdon të mbetet simbol i shijes, traditës dhe kënaqësisë që ndahet me familjen dhe miqtë.
Pikërisht këtë frymë, Popeyes e sjell edhe në Kosovë, duke e kthyer çdo vizitë në një moment të veçantë për fëmijët, prindërit dhe miqtë.
Dhe këtë fund-gushti, Popeyes është gati ta bëjë kthimin në shkollë më emocionues se kurrë me një event të veçantë: Back to School Party, që do të mbahet më 30 dhe 31 gusht, nga ora 17:00 deri në 19:00, në Pristina Mall.
Kjo festë dy-ditore është menduar për të sjellë gëzim dhe entuziazëm te fëmijët dhe familjet ndërsa përgatiten për vitin e ri shkollor.
Përveç atmosferës së gjallë dhe ushqimeve të papërmbajtshme, Popeyeska menduar edhe për një surprizë të ëmbël: me çdo blerje të një Crunch Box, Kids Meal ose Chicken Sandwich me M MENU, vizitorët do të përfitojnë një fletore falas – një dhuratë simbolike që e bën fillimin e shkollës edhe më të bukur.
Sepse për Popeyes, shija nuk ka të bëjë vetëm me ushqimin – por me momentet e veçanta që krijohen kur ajo shije ndahet bashkë.
Imagjinoni të ecni mes robotësh që luajnë shah, përgatisin ushqim apo ju përshëndesin me zë të ngrohtë, ndërsa një kopje robotike e Albert Ajnshtajnit ju vështron me buzëqeshje. Kjo nuk është skenë nga një film fantastiko-shkencor, por realiteti i ri në zemër të Pekinit.
Robot Mall, dyqani më i ri dhe më inovativ në kryeqytetin kinez, hapi dyert të premten, duke ofruar më shumë se 100 lloje robotësh për të gjitha shijet dhe nevojat nga ndihmës shtëpiakë inteligjentë, deri te robotë që imitojnë figura të famshme të historisë.Dyqani është krahasuar me një koncesionar makinash, pasi ofron jo vetëm shitje, por edhe pjesë këmbimi dhe shërbime mirëmbajtjeje për robotët.
“Kina ka investuar fuqishëm në industrinë e robotikës dhe inteligjencës artificiale, në përpjekje për të përballuar sfida si rënia e ritmit të rritjes ekonomike dhe plakja e popullsisë,” tha për mediat e huaja drejtori i dyqanit, Wang Yifan. Sipas tij, “nëse robotët do të bëhen pjesë e mijëra familjeve, nuk mjafton vetëm kontributi i kompanive robotike”.
Çmimet e robotëve variojnë nga 2 mijë juanë (rreth 278 dollarë amerikanë) deri në disa milionë juanë. Vizitorët mund të ndërveprojnë me një shumëllojshmëri robotësh, përfshirë robotë në formë qenësh apo lojtarë shahu.
Një pjesë e veçantë e dyqanit i dedikohet pjesëve të këmbimit dhe shërbimeve teknike për mirëmbajtjen e robotëve. Robot Mall ndodhet pranë një restoranti tematik, ku klientët shërbehen nga robotë dhe ushqimi përgatitet nga kuzhinierë mekanikë.
Kina e ka vënë industrinë e robotikës në qendër të politikave të saj zhvillimore. Vetëm gjatë vitit të fundit, subvencionet për këtë sektor kanë kapur vlerën e mbi 20 miliardë dollarëve. Qeveria kineze po planifikon gjithashtu krijimin e një fondi prej 1 trilion juanësh për të mbështetur start-up-et në fushën e robotikës dhe inteligjencës artificiale.
Hapja e Robot Mall përkon me fillimin e Konferencës Botërore të Robotëve, e cila nisi të premten në Pekin dhe do të zgjasë pesë ditë. Sipas mediave shtetërore kineze, këtë vit në aktivitet pritet të ekspozohen mbi 1,500 produkte nga më shumë se 200 kompani vendase dhe të huaja.
Ndërkohë, Pekini po përgatitet të presë Lojërat e Para Botërore të Robotëve Humanoidë, që do të zhvillohen nga 14 deri më 17 gusht, me pjesëmarrjen e ekipeve nga mbi 20 vende, të cilët do të konkurrojnë në disiplina si atletikë, vallëzim dhe futboll./abcnews.al
Prishtina Mall, destinacioni më i madh i argëtimit në Kosovë, sjell një tjetër ngjarje të jashtëzakonshme për të gjithë dashamirësit e futbollit dhe adrenalinës në lëvizje.
Më 3 gusht, nga ora 18:00, te Hyrja Lindore, ju fton të bëheni pjesë e një performance unike bashkë me një nga emrat më të njohur të futbollit urban – Leon Street Skills!
Me thirrjen entuziaste “Eja dhe provoje veten”, kjo ngjarje synon të motivojë të rinjtë dhe adhuruesit e sportit të sfidojnë aftësitë e tyre në freestyle dhe truke spektakulare, në një atmosferë energjike dhe interaktive.
Leon, i njohur për stilin e tij të veçantë dhe karizmën në fushë, do të sjellë një performancë frymëzuese që nuk duhet humbur.
Ky event është më shumë se një shfaqje – është një mundësi për t’u lidhur me komunitetin, për të eksploruar talentin tuaj të fshehur dhe për të përjetuar fuqinë e sportit si mjet për argëtim dhe vetëbesim.
Vendndodhja: Hyrja Lindore, Prishtina Mall Data: 3 Gusht Ora: 18:00
Mos e humb këtë eksperiencë të paharrueshme. Merr shokët, merr topin dhe ejani të shijoni një mbrëmje ku futbolli dhe argëtimi bëhen një!
Prishtina Mall – Destinacioni yt për argëtim. Krejt gjërat ma t’mira, afër teje.
Harrojini rregullat, ky është vendi ku festohet individualiteti dhe guximi.
Për herë të parë në Kosovë nga EBC Cosmetics, distributori zyrtar i brendi Yves Saint Laurent.
Artistët tanë të grimit, të udhëhequr nga Artistja e Grimit e YSL Beauty, Ivana Bilandžija, Billy, do të krijojnë një pamje që do të theksojë bukurinë dhe stilin tuaj unik, duke përdorur produkte ikonike të YSL.
Kënaquni me lojën joshëse të aromave dhe zbuloni një parfum YSL që do të bëhet aura juaj nuhatëse.
Ekspertët tanë do t’ju ndihmojnë të zgjidhni notat e aromës që do të përputhen në mënyrë perfekte me personalitetin tuaj dhe do të krijojnë një përshtypje të paharrueshme.
Zbuloni produkte të reja dhe eksploroni botën e YSL Beauty.
Vetëm gjatë YSL Beauty Light Club, ju keni mundësinë të shijoni përfitime ekskluzive nga dhuratat e personalizuara deri te ofertat speciale të rezervuara vetëm për ju.
Oferta vlen nga 30.7. deri në përfundim të sasisë.
Bashkohuni me YSL Beauty në një aventurë të jashtëzakonshme në qendrën tregtare Albi Mall, nga 30 korrik deri më 17 gusht.
Që nga viti 2023, në hapësirat e “Albi Mall” në Prishtinë, Libraria Dukagjini zë një pjesë të saj me librat më të fundit të saj, për organizimin e Festivalit të Librit.
Në aktivitetin e sivjetmë, qëllimi është që lexuesi të jetë më afër, dhe të ketë më shumë vende për t’u informuar, blerë dhe lexuar libra të ndryshëm.
Latif Mustafa tregon detaje më të hollësishme për këtë organizim.
“Kemi organizuar edhe disa aktivitete për fëmijë të cilët do të nxisin disa lloje të shkathtësive të tyre, atyre shkathtësive që kanë të bëjnë me edukimin estetik, edukimin analitik, por edhe me sensin e tyre të garës, për të garu dhe për të fituar ndonjë libër”, ka thënë Latif Mustafa, Libraria “Dukagjini”.
Në këtë aktivitet, ku janë afro 5 mijë tituj të librave, lexuesit mund të gjejnë zhanre të ndryshme, të cilët janë me një zbritje goxha të favorshme.
“Gjithashtu, kemi një lirim enorm, nga 20% deri në 60%, duke i përfshirë këtu librat e Librarisë ‘Dukagjini’ që i kemi standard me një zbritje prej 30%”, ka thënë Latif Mustafa nga Libraria “Dukagjini”.
E një aktivitet të tillë e mirëpresin edhe qytetarët, të cilët thonë se organizime të tilla i shtyjnë drejt leximit.
“Normal, i shtinë me i lexu, edhe zbritje, njerëzit me ble, me lexu, edhe është hala më mirë.”
“Me lexu nuk po mundemi shumë, por çmimet janë në rregull.”
Festivali këtë të shtunë pati ditën e dytë, ndërkohë do të jetë i hapur edhe javën e ardhshme.
Policia e Tiranës ka arrestuar drejtuesin e një furgoni, i cili është kapur duke transportuar për te tregu i shumicës mallra të dyshuara si të kontrabanduara. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Silent Load” është vënë në pranga shtetasi Shkëlqim Xhahu, 52 vjeç, banues në Kukës. “Shërbimet e Policisë, në rrugën “Bardhyl”, kanë lokalizuar […]