Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 23 January 2026Main stream

Po kërkoni punë? Zbuloni konkurset e reja në Telegrafi Jobs

23 January 2026 at 15:45


Telegrafi Jobs vazhdon edhe këtë javë të sjellë konkurse të reja punësimi për ata që janë gati për një ndryshim profesional.

Këto përfshijnë fusha si administrata, teknologjia, marketingu, financat, shitjet dhe sektorë të tjerë të rëndësishëm të tregut të punës. Këto mundësi u përshtaten si profesionistëve me përvojë, ashtu edhe të rinjve që po hedhin hapat e parë drejt ndërtimit të karrierës së tyre.

Për punëdhënësit, Telegrafi Jobs mbetet një platformë e besueshme për rekrutim efektiv, duke ofruar mundësi fleksibile publikimi, dukshmëri të lartë dhe shpërndarje të gjerë brenda ekosistemit digjital të Telegrafit. Kjo i ndihmon kompanitë që shpalljet e tyre të arrijnë te kandidatët e duhur, në momentin e duhur.

Ndërkohë, punëkërkuesit përfitojnë nga një platformë e ndërtuar për lehtësi maksimale, me kërkim të thjeshtë, aplikim të shpejtë dhe qasje nga çdo pajisje, ku çdo javë hapen mundësi të reja për zhvillim profesional.

Për të parë konkurset aktuale dhe për të aplikuar, vizitoni jobs.telegrafi.com - sepse mundësia e radhës për karrierën tënde mund të nisë pikërisht këtë javë.

Arkatare, Sektorist/e


Apliko Tani!

Menaxher/e Marketi, Zv. Menaxher/e Marketi, Department/e Menaxher


Apliko Tani!

Arkatare, Sektorist/e


Apliko Tani!

Arkatare, Sektorist/e


Apliko Tani!

Department Menaxher/e, Arkatare, Sektorist/e


Apliko Tani!

​Arkatare, Sektorist/e


Apliko Tani!

Brokoli sikur prej bahçes, pse është mirë të konsumoni perimet e ngrira nga Hortex?

23 January 2026 at 11:27


Në një kohë kur ushqimi i shëndetshëm po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm, zgjedhja e përbërësve cilësorë është thelbësore për çdo familje.

Perimet e ngrira, kur prodhohen dhepërpunohen siç duhet, mund të jenë po aq të freskëta dhe ushqyese sa ato të sapo korrura. Një nga shembujt më të mirë në këtë drejtim është brokoli i ngrirë nga Hortex.

Freski e ruajtur në momentin e duhur

Hortex është një nga prodhuesit më të njohur evropianë të perimeve dhe frutave të ngrira, me dekada përvojë në përzgjedhjen dhe përpunimin e produkteve bujqësore. Sekreti i cilësisë së Hortex qëndron në faktin se perimet korren në momentin optimal të pjekurisë dhe ngrijnë menjëherë pas korrjes.

Kjo metodë ndihmon në ruajtjen e shijes natyrale,strukturës dhe vlerave ushqyese. Brokoli i Hortex vjen në tryezë sikur të ishte sapo marrë nga bahçja, me ngjyrë të gjelbër intensive dhe duke ruajtur formën natyrale.

Vlera ushqyese që mbeten të paprekura

Brokoli njihet si një nga perimet më të pasura me vitamina dhe minerale. Ai përmban vitaminë C, vitaminë K, fibra, antioksidantë dhe përbërës që fuqizojnë sistemin imunitar dhe shëndetin e përgjithshëm.

Falë procesit modern të ngrirjes, brokoli i Hortex ruan pjesën më të madhe të këtyre vlerave, pa pasur nevojë për konservues apo aditivë artificialë. Kjo e bën atë një zgjedhje optimale për personat që janë të përfshirë në dieta të ndryshme.

Praktik, i sigurt dhe gjithmonë i gatshëm

Një nga avantazhet kryesore të perimeve të ngrira nga Hortex është prakticiteti. Brokoli është i pastruar, i prerë dhe i gatshëm për përdorim, duke kursyer kohë në kuzhinë, pa humbur cilësinë e produktit.

Gjithashtu, proceset e rrepta të kontrollit të cilësisë garantojnë siguri maksimale ushqimore, duke e bërë Hortex një brend të besueshëm që operon në vendin tonë.

Shumëllojshmëri e produkteve për receta të njelmëta apo edhe për deserte

Produktet e Hortex përfshijnë një gamë të gjerë të tyre, duke filluar nga perimet e ndryshme, e duke vazhduar me përzierje të gatshme të cilat ua bëjnë darkën më të lehtë.

Kurse me pemët Hortex ju mund të siguroheni që desertet shtëpiake të jenë të pa refuezushme për mysafirët tuaj.


Pse karburanti i duhur bën më shumë kilometra

23 January 2026 at 10:00


Në një kohë kur efikasiteti, besueshmëria dhe kursimi janë bërë prioritete për çdo drejtues automjeti, cilësia e karburantit mbetet një nga faktorët më të rëndësishëm që ndikon drejtpërdrejt në performancën e automjetit dhe distancën që mund të përshkohet.

Nuk bëhet fjalë vetëm për mbushjen e rezervuarit, por për zgjedhjen e një karburanti që garanton më shumë kilometra, konsum të kontrolluar dhe mbrojtje afatgjatë të motorit.

Petrol Company ka ndërtuar reputacionin e vet duke vendosur cilësinë në qendër të shërbimit. Karburantet e ofruara janë të përzgjedhura për të përmbushur standarde të larta teknike, duke ndihmuar në mbajtjen e motorit të pastër, uljen e konsumit dhe rritjen e jetëgjatësisë së automjetit. Një motor që punon në mënyrë të qetë dhe të pastër është një motor që performon më mirë dhe shkon më larg.

Për shumë ngasës të makinave, “më shumë kilometra” nuk do të thotë vetëm distancë, por edhe siguri, besim dhe qetësi gjatë çdo udhëtimi. Të dish që automjeti yt është furnizuar me karburant të cilësisë së lartë do të thotë më pak ndalesa të panevojshme, më pak shqetësime teknike dhe një eksperiencë drejtimi më e mirë.

Përkushtimi që Petrol Company ka ndaj cilësisë është ajo që bën diferencën në rrugë sepse kur karburanti është i duhur, çdo udhëtim shkon më larg.

Me fokus te cilësia dhe besueshmëria, Petrol Company mbetet partneri ideal për ata që kërkojnë më shumë kilometra, fare kompromis dhe siguri në çdo rrugë.

Before yesterdayMain stream

Epokë e re për sportin në Kosovë: Decathlon zyrtarizon ardhjen në vend

22 January 2026 at 18:02


Decathlon, lider global në artikuj sportivë dhe rekreacion, ka zyrtarizuar sot ardhjen e tij për herë të parë në Kosovë, përmes një konference për media të mbajtur në Prishtinë. Ky zhvillim shënon një moment të rëndësishëm për sportin, komunitetin dhe sektorin e retail-it në vend, duke sjellë një standard të ri të përvojës së konsumatorit dhe një qasje moderne ndaj aktivitetit fizik.

Me prezencë në mbi 80 vende të botës dhe me miliona klientë në nivel global, Decathlon konsiderohet një nga markat më me ndikim në industrinë sportive ndërkombëtare. Hyrja e tij në Kosovë e vendos vendin tonë në hartën globale të këtij brendi prestigjioz dhe përfaqëson një tregues të qartë të besimit ndërkombëtar në potencialin ekonomik dhe zhvillimor të Kosovës.

Dyqani i parë Decathlon në Kosovë pritet të hapet në pranverën e vitit 2026, në ambientet e Prishtina Mall, duke sjellë konceptin më të ri global të brendit. Hapësira e re do të reflektojë të njëjtën cilësi, inovacion dhe standarde që karakterizojnë operimin e Decathlon në tregjet më të zhvilluara të Evropës dhe botës.

Dyqani do të ofrojë një gamë shumë të gjerë pajisjesh dhe artikujsh sportive që mbulojnë mbi 70 disiplina sportive, produkte me çmime të përballueshme dhe cilësi të garantuar, si dhe nivele të larta të inovacionit dhe teknologjisë. Përvoja e klientit do të plotësohet edhe me zgjidhje digjitale dhe platformë të avancuar online, duke e bërë blerjen më të thjeshtë, më të shpejtë dhe më të qasshme.

Në thelb të filozofisë së Decathlon qëndron përkushtimi për ta bërë sportin të qasshëm për të gjithë, duke promovuar një kulturë gjithëpërfshirëse të aktivitetit fizik – pavarësisht moshës, nivelit apo buxhetit. Me ardhjen e këtij brendi në Kosovë, sporti bëhet më i afërt me familjet, të rinjtë dhe komunitetet në mbarë vendin, duke nxitur një stil jetese më aktiv dhe më të shëndetshëm.

Përtej ofertës së gjerë të produkteve, prania e Decathlon do të ketë ndikim të rëndësishëm edhe në ekonominë lokale, përmes krijimit të vendeve të reja të punës, zhvillimit profesional dhe organizimit të aktiviteteve që promovojnë kulturën sportive dhe angazhimin komunitar. Decathlon njihet në çdo treg për bashkëpunimin e ngushtë me komunitetin, shkollat, klubet dhe organizatat sportive.

Hapja e Decathlon në Kosovë realizohet në partneritet me Aztech Group, i cili do të jetë përgjegjës për zhvillimin dhe operimin e brendit në vend.

Me këtë hap, Kosova i bashkohet rrjetit ndërkombëtar të një prej markave më të besuara në botë, duke hapur një kapitull të ri për sportin, komunitetin dhe tregtinë moderne në vend.

Zyrtare: Auto Mita dominon tregun e veturave të reja në Kosovë për 2025

By: Auto Mita
22 January 2026 at 13:40


Tregu i veturave të reja në Kosovë gjatë vitit 2025 ka regjistruar një total prej 4,294 automjetesh të shitura, duke reflektuar një vit aktiv dhe konkurrues për industrinë automobilistike.

Auto Mita ka dominuar tregun përmes performancës së jashtëzakonshme të brendeve që përfaqëson.

Sipas të dhënave vjetore, Renault dhe Dacia kryesojnë listën e markave më të shitura në Kosovë për vitin 2025, me nga 597 vetura të shitura secila, duke u pozicionuar në vendin e parë absolut në treg. Vetëm këto dy brende përbëjnë mbi 27% të totalit të tregut, një tregues i qartë i besimit të konsumatorëve kosovarë në ofertën e Auto Mitës.

Renault & Dacia - zgjedhja kryesore e vitit 2025

Renault ka shënuar një performancë të qëndrueshme gjatë gjithë vitit, me kulme të theksuara në muajt verorë, veçanërisht në korrik, ku janë regjistruar 119 njësi të shitura brenda një muaji. Modelet e saj, të njohura për kombinimin mes dizajnit modern, teknologjisë dhe efikasitetit ekonomik, kanë qenë zgjedhje e natyrshme për familjet dhe bizneset.

Nga ana tjetër, Dacia ka dominuar renditjen e veturave praktike dhe ekonomike, me një rritje të fortë në muajt pranverorë dhe verorë, duke arritur kulmin në prill me 129 vetura të shitura. Çmimi konkurrues, qëndrueshmëria dhe kostot e ulëta të mirëmbajtjes e kanë bërë Dacia-n një prej brendeve më të kërkuara në Kosovë.

Një portofol që udhëheq tregun

Përveç Renault dhe Dacia, Auto Mita kontribuon ndjeshëm edhe në segmentet e tjera të tregut përmes markave të ndryshme që mbulojnë nevoja të ndryshme - nga veturat urbane, SUV-të familjare, deri te zgjidhjet për përdorim profesional dhe biznesor. Ky diversitet e ka forcuar pozitën e saj si një partner i besueshëm për blerësit kosovarë.

Besim, cilësi dhe shërbim afatgjatë

Rezultatet e vitit 2025 nuk janë vetëm shifra, por një reflektim i qartë i strategjisë së Auto Mitës për të ofruar produkte të përshtatura për tregun lokal, shërbim profesional dhe mbështetje afatgjatë për klientët. Lidershipi në treg dëshmon se zgjedhja e duhur e brendeve dhe fokusimi në nevojat reale të konsumatorëve sjell rezultate konkrete.

Me këtë performancë, Auto Mita e mbyll vitin 2025 si një nga shtyllat kryesore të tregut të veturave të reja në Kosovë, duke vendosur standarde të larta edhe për vitet që vijnë.

Liri Prizren prezanton Croissant-in e ri BIX - një shije e re për çdo ditë

22 January 2026 at 11:47


Liri Prizren ka sjellë në treg produktin e ri BIX Croissant, një zgjedhje e re dhe praktike për ata që kërkojnë diçka të shijshme, të butë dhe të lehtë për t’u konsumuar në çdo moment të ditës.

I pjekur butë dhe i mbushur me krem të pasur, BIX Croissant vjen si një snack ideal për fëmijë, nxënës dhe familje, veçanërisht për ditët e shkollës, kur nevojitet diçka e shpejtë dhe e shijshme për t’u marrë me vete.

Tre shije, një ide e thjeshtë

Produkti i ri prezantohet në disa variante:

  • Croissant me çokollatë,
  • Croissant Double me çokollatë dhe vanilje,
  • Croissant Double me vanilje dhe qershi.

Kombinimi i brumit të butë me mbushjen kremoze e bën këtë croissant një shoqërues të përshtatshëm për çantën e shkollës, pushimet e vogla gjatë ditës apo një pauzë të shpejtë mes aktiviteteve.

Praktik, i paketuar dhe i lehtë për t’u marrë me vete

Falë paketimit praktik dhe dizajnit atraktiv, BIX Croissant përshtatet lehtësisht në përditshmërinë e familjeve moderne. Është një zgjedhje që nuk kërkon përgatitje, por ofron shije dhe kënaqësi në çdo kafshatë.

Me këtë risi, Liri Prizren vazhdon të zgjerojë portofolin e produkteve të saj, duke sjellë ide të reja që i përgjigjen zakoneve reale të konsumatorëve dhe ritmit të përditshëm.

Gold Butter, gjalpi që bën diferencën në kuzhinë

22 January 2026 at 10:27


Në çdo kuzhinë të vërtetë ekziston një përbërës pa të cilin shija nuk është kurrë e plotë pavarësisht recetës.

Gold Butter është pikërisht ai element që bën diferencën mes gatimit të zakonshëm dhe një rezultati mbreslënës.

I prodhuar nga qumështi cilësor, me strukturë të pasur dhe shije natyrale, Gold Butter është zgjedhja ideale për ata që kërkojnë cilësi të lartë, aromë origjinale dhe rezultat të sigurt në çdo recetë.

Pse Gold Butter dhe asgjë tjetër?

Falë përbërjes së tij të pastër dhe balancës perfekte tëyndyrës natyrale, Gold Butter:

shkrihet në mënyrë njëjtë në hapësirë,

përforcon shijen pa e mbuluar recetën,

jep shtresë të butë dhe aromatike.

Gold Butter, si gjalp i pakontesutueshëm me cilësi gjermane, gjenë përdorim në:

ëmbëlsira dhe brumëra,

gatime shtëpie dhe profesionale,

përdorim të përditshëm në kuzhinë.

Siguri dhe kualitet i pakontestuar gjerman

Sinonim i kualitetit, Gold Butter sjell standardet e larta të sigurisë dhe cilësisë nga prodhuesi gjerman Bayernland.

Nëse kërkon një produkt që i jep vlerë çdo vakti dhe e çon gatimin në një nivel më të lartë, Gold Butter është zgjedhja e duhur.

UBT në BETT 2026 në Londër - prezanton modelin unik të Smart City

By: UBT
21 January 2026 at 15:43


Si i vetmi institucion nga rajoni, UBT po prezantohet me hapësirën e vet në panairin më të madh botëror të teknologjisë në arsim, BETT 2026 në Londër, krahas kompanive globale si Google, Meta dhe të tjera.

Në këtë ngjarje globale, UBT prezanton platformën unike inovative për Smart City (All-in-One Solution), si dhe zgjidhje inovative në fushën e EdTech-ut, platformat digjitale dhe projektet kërkimore për transformimin e arsimit përmes inteligjencës artificiale.

Ekipi i UBT-së, gjatë tri ditëve, do të prezantojë përpara mijëra pjesëmarrësve dhe përfaqësuesve të sektorit të arsimit dhe industrisë edukative, duke ofruar produkte teknologjike, shërbime dhe sisteme smart për tregun global.

Në vitin e parë në Kosovë, Wolt shndërrohet në “Qendrën tregtare në xhepin e secilit” me ridizajnimin më të madh të aplikacionit mobil

20 January 2026 at 13:26


Një vit pas lansimit në Kosovë dhe zgjerimit të shpejtë në dy qytete, duke shënuar një nga lansimet më të suksesshme të Wolt në nivel global, Wolt prezanton ridizajnimin më të madh të aplikacionit në historinë e tij.

Ky përditësim shënon një hap të rëndësishëm në evolucionin e Wolt nga një aplikacion për dërgesa ushqimi në një platformë të plotë të tregtisë lokale një “qendër tregtare në xhepin e secilit”.

Aplikacioni i ridizajnuar i Wolt ua bën më të lehtë se kurrë përdoruesve në Kosovë të zbulojnë, shfletojnë dhe blejnë gjithçka që ofron qyteti i tyre nga restorantet dhe ushqimet, te farmacitë, produktet e bukurisë, elektronika dhe shumë më tepër të gjitha në një përvojë më të shpejtë, më të mençur dhe më miqësore.

Çfarë ka të re në aplikacionin e ridizajnuar të Wolt

Search & Browse Hub
Një buton i ri lundrues shërben si pikë e vetme hyrëse për gjithçka që ndodhet përreth. Me vetëm një klik, përdoruesit mund të eksplorojnë restorante, dyqane dhe shërbime që ofrohen pranë tyre.

Universal Search
Përdoruesit thjesht shkruajnë atë që kërkojnë dhe aplikacioni e kupton qëllimin. Për shembull, kërkimi për “proteinë” shfaq pije proteinike nga marketet, suplemente nga farmacitë dhe ushqime me përmbajtje të lartë proteinike nga restorantet të gjitha në një pamje të vetme.

Shfletim i fokusuar te produktet (Product-First Browsing)
Në vend që të kalojnë nga një dyqan në tjetrin, përdoruesit tani mund të fillojnë drejtpërdrejt nga produktet dhe të krahasojnë artikuj nga disa shitës nga elektronika dhe bukuria deri te produktet farmaceutike pa ndërruar faqe.

Pamje e re dhe moderne
Forma të rrumbullakëta, ngjyra të gjalla dhe lëvizje të buta krijojnë një ndërfaqe moderne dhe miqësore, e dizajnuar për të qenë më e shpejtë sot dhe e gatshme për t’u zgjeruar me ofertat e ardhshme të Wolt.

Gjatë vitit të kaluar, Wolt është bërë shpejt pjesë e përditshmërisë në Kosovë, duke lidhur konsumatorët me restorantet dhe bizneset lokale, ndërsa i ka ndihmuar këta të fundit të rriten përmes zgjidhjeve digjitale. Me përvojën e re të aplikacionit, Wolt hedh hapin e radhës duke u shndërruar në një platformë ku qytetarët mund të zbulojnë, porosisin dhe lidhen me qytetin e tyre në mënyrë të thjeshtë dhe efikase.

Ridizajnimi sjell gjithashtu më shumë dukshmëri për bizneset lokale, pasi produktet tani shfaqen në kategori dhe rezultate kërkimi të ndryshme, duke i ndihmuar ato të arrijnë konsumatorët më herët në procesin e vendimmarrjes dhe të krijojnë më shumë mundësi rritjeje.

Gjatë vitit të kaluar, Kosova ka treguar energji të jashtëzakonshme, adoptim të shpejtë dhe besim të madh ndaj Wolt,” ka thënë Lisandri Dragoj, Drejtor i Përgjithshëm i Wolt për Kosovë dhe Shqipëri. “Ky ridizajnim pasqyron mënyrën se si njerëzit jetojnë sot duke lëvizur pa pengesa mes ushqimit, marketeve, shitjes me pakicë dhe nevojave të përditshme, të gjitha në një vend.”

Një vit i rëndësishëm për Wolt në Kosovë

Lansimi i aplikacionit të ridizajnuar përkon me përvjetorin e parë të Wolt në Kosovë, pas një rritjeje të shpejtë dhe zgjerimi në dy qytete brenda vetëm një viti, në Prishtinë dhe Ferizaj. Ky përditësim riafirmon përkushtimin afatgjatë të Wolt ndaj tregut në Kosovë, bizneseve lokale dhe ndërtimit të një ekosistemi modern dhe të qasshëm të tregtisë lokale.

Përvoja e re e aplikacionit Wolt është e disponueshme për përdoruesit në Kosovë që nga 15 janari.

Ndërkohë që po shënohet një vit nga hyrja në Kosovë, Wolt po përgatitet edhe për fazën e ardhshme të rritjes.

Gjatë vitit 2026, kompania e teknologjisë amerikano-finlandeze po planifikon të zgjerojë operimet edhe në tre qytete të reja, duke forcuar më tej praninë në të gjithë vendin dhe duke e afruar platformën e saj të tregtisë lokale me gjithnjë e më shumë konsumatorë dhe biznese.

Hummusi, aleat natyral për forcimin dhe mbrojtjen e eshtrave - sidomos tek të moshuarit

20 January 2026 at 12:29


Në ushqyerjen e përditshme, zgjedhjet e vogla bëjnëdiferencë të madhe për shëndetin afatgjatë.

Një ngaproduktet që po vlerësohet gjithnjë e më shumë për ndikimin e tij pozitiv në organizëm është hummusi, një ushqim i thjeshtë në përbërje, por i pasur në vlera ushqyese.

I përgatitur nga qiqra dhe përbërës natyralë, hummus-i është kthyer në një alternativë ideale për ata që kërkojnë ushqim të balancuar, të lehtë për tretje dhe me përfitime reale për trupin.

Përbërje e pastër, vlera reale ushqyese

Hummusi përmban vetëm elemente natyrale: qiqra, vaj ulliri, hudhër, lëng limoni, kripë deti dhe tahini. Kjo formulë e bën atë pa gluten, pa produkte shtazore, si dhe pa modifikime gjenetike, duke e renditur ndër ushqimet më të pastra për konsum të përditshëm. Hummusi nga NOA është prodhim origjinal, i kontrolluar dhe i përgatitur me përbërës origjinal, duke ruajtur vlerat ushqyese dhe shijen natyrale. Përmbajtja e lartë e fibrave ndihmon tretjen dhe ndikon pozitivisht në metabolizëm.

Pse hummusi është i rëndësishëm për shëndetin e eshtrave?

Shëndeti i kockave varet drejtpërdrejt nga marrja e mineraleve të duhura. Me kalimin e viteve, organizmi humb gradualisht dendësinë e eshtrave, gjë që e bën më të domosdoshëm konsumimin e ushqimeve që e mbështesin strukturën skeletore.

Tahini, një nga përbërësit kryesorë të hummusit, është i pasur me minerale esenciale si kalciumi, magnezi, fosfori,zinku dhe bakri, të cilat janë të domosdoshme për forcimin dhe mirëmbajtjen e eshtrave.

Mbështetje e veçantë për të moshuarit

Në moshë më të shtyrë, veçanërisht gjatë ndryshimeve hormonale te gratë, rreziku për dobësim të eshtrave rritet. Ushqimet që furnizojnë trupin me minerale natyrale ndihmojnë në ruajtjen e stabilitetit kockor dhe zvogëlojnë rrezikun e problemeve si osteoporoza.

Bakri ndihmon në elasticitetin e indeve lidhëse, kalciumi kontribuon në ruajtjen e densitetit kockor, ndërsa zinku luan rol të rëndësishëm në rigjenerimin e strukturës së eshtrave. Kombinimi i këtyre elementeve e bën hummusin një ushqim funksional për mbështetje afatgjatë të skeletit.

Zgjedhje e shëndetshme, çdo ditë

Hummusi nga NOA nuk është thjesht një shtesë e shijshme në tryezë.Konsumimi i rregullt i tij ndihmon në ndërtimin e një rutine ushqimore që mbështet trupin, veçanërisht eshtrat, në mënyrë natyrale dhe të vazhdueshme.

Qfarë bën kur makina të ndalet dhe je vetëm në rrugë?



Askush nuk planifikon që makina t’i ndalet në mes të rrugës. As në qytet, as në autostradë, e as gjatë një udhëtimi familjar apo pune.

Megjithatë, defektet teknike, gomat e shpuara, bateria e zbrazur apo situata të tjera të papritura janë realitet për mijëra shoferë çdo vit.

Pikërisht këtu hyn në lojë APR - Asistencë e Përgjithshme Rrugore, një shërbim i ndërtuar mbi një parim të thjeshtë: siguri, reagim i shpejtë dhe qetësi për shoferin në çdo moment.

Çfarë është APR?

APR është një shërbim profesional i asistencës rrugore, që funksionon mbi bazë abonimi vjetor, duke u mundësuar shoferëve ndihmë të menjëhershme në rast problemi me automjetin. Pa stres, pa negociata në momentin e emergjencës dhe pa kosto të paparashikuara.

Me një rrjet funksional dhe shërbim 24/7, APR synon të jetë partneri yt i besueshëm në rrugë, jo thjesht një shërbim i rastësishëm.

Shërbimet e APR përfshijnë:

  • Ndihmë në vendngjarje për defekte të vogla teknike
  • Ndërrim gome apo asistencë në rast shpuarje
  • Ndezje të automjetit në rast të baterisë së zbrazur
  • Auto-bartje drejt servisit ose lokacionit të dëshiruar
  • Mbulim sipas paketës, brenda Kosovës dhe në raste të caktuara edhe jashtë saj

E gjithë kjo organizohet në mënyrë të strukturuar, pa humbur kohë dhe pa e lënë shoferin vetëm përballë problemit.

Pse gjithnjë e më shumë shoferë po zgjedhin APR?

Sepse realiteti i trafikut dhe i automjeteve sot kërkon parandalim, jo improvizim. Një abonim vjetor i asistencës rrugore është një nga ato vendime që shpreson të mos ta përdorësh shpesh - por kur të duhet, bën dallimin mes stresit dhe zgjidhjes.

APR nuk ofron vetëm ndihmë teknike, por siguri psikologjike: dijeninë se dikush është aty, i organizuar dhe i gatshëm të veprojë.

APR po kontribuon që kultura evropiane të bëhet normale edhe tek ne: të planifikosh paraprakisht, të udhëtosh më i qetë dhe të mos varesh nga rastësia.

Për më shumë kontaktoni në:

Facebook: APR - Asistencë e Përgjithshme Rrugore

Instagram: apr_kosova

Email: info@apr-ks.com

Website:apr-kos.com

Tel: +383 49 888 194

Gjej punën e duhur vetëm në Telegrafi Jobs

16 January 2026 at 14:55


Edhe këtë javë, Telegrafi Jobs sjell mundësi të reja punësimi për të gjithë ata që synojnë të nisin një kapitull të ri në karrierën e tyre profesionale.

Me konkurse të reja në administratë, teknologji, marketing, financa, shitje dhe fusha të tjera, platforma u hap dyert si profesionistëve me përvojë, ashtu edhe të rinjve që po hedhin hapat e parë drejt karrierës së tyre.

Për punëdhënësit, Telegrafi Jobs vazhdon të mbetet një nga kanalet më efektive për rekrutim, duke ofruar zgjidhje të personalizuara publikimi, shtrirje të gjerë dhe prezencë të fuqishme në ekosistemin digjital të Telegrafit. Kjo u mundëson kompanive që shpalljet e tyre të arrijnë te kandidatët e duhur, në kohën e duhur.

Ndërkohë, për punëkërkuesit, platforma është ndërtuar për një përvojë sa më të thjeshtë dhe funksionale: kërkim intuitiv, aplikim i shpejtë dhe akses nga çdo pajisje. Çdo javë hapen mundësi të reja që mund të bëhen hapi vendimtar drejt zhvillimit profesional.

Për më shumë detaje dhe për të aplikuar në konkurset aktuale, vizitoni www.jobs.telegrafi.com dhe zbuloni mundësitë e reja të kësaj jave.

Pranues Malli; Arkatare; Sektorist/e;


Apliko Tani!

Përgaditës Malli / Depoist


Apliko Tani!

Kontroller (Pranim ose Ngarkim te Mallrave)


Apliko Tani!

Vozites B


Apliko Tani!

Pranues Malli, Arkatare, Sektorist/e


Apliko Tani!

Vozitës - Kategoria C, Punëtor në Depo


Apliko Tani!

Head of Product Management


Apliko Tani!

Head of Sales


Apliko Tani!

Boggi Milano, furnizues zyrtar i veshjeve formale dhe licencues zyrtar i “The FIFA World Cup 2026™” dhe “The FIFA Women’s World Cup 2027™”

By: Albi Mall
16 January 2026 at 10:11


Brendi Boggi Milano ka kënaqësinë të njoftojë një bashkëpunim prestigjioz katërvjeçar si furnizues zyrtar i veshjeve formale dhe licencues Zyrtar i FIFA World Cup 2026™ dhe FIFAWomen’s World Cup 2027™.

Ky bashkëpunim shënon një moment të rëndësishëm në zgjerimin ndërkombëtar të markës së veshjeve për meshkuj, e cila përfaqëson me krenari stilin bashkëkohor italian në mbi 60 vende të botës. Marrëveshja mes FIFA dhe Boggi Milano përfshin furnizimin me veshje formale për të gjithë stafin e FIFA-s, përfshirë anëtarët e bordit drejtues, duke ofruar kostume si për burra ashtu edhe për gra, të kompletuara me aksesorë, të dizajnuara për të kombinuar elegancën,funksionalitetin dhe rehatinë.

Bashkëpunimi parashikon gjithashtu lançimin e një koleksioni kapsulë të licencuar, dedikuar Kupave të Botës, FIFA, i cili do të jetë i disponueshëm në tregjet kryesore ndërkombëtare, nëdyqanet Boggi Milano dhe online. I frymëzuar nga vlerat universale të sportit dhe ekselencës, ky koleksion do t’ia ofrojë publikut mundësinë ta përjetojë shpirtin e “Kupës së Botës”, përmes veshjeve që e ndërthurin dizajnin e rafinuar me cilësi të jashtëzakonshme.

Claudio Zaccardi, President dhe CEO i Boggi Milano, deklaroi:

“Jemi të nderuar të bashkëpunojmë me FIFA-n në një projekt që bashkon në mënyrë të përkryer botën e sportit me elegancën. Veshja e protagonistëve të organizatës dhe prezantimi i një koleksioni kapsulë të dedikuar për këtë ngjarje na lejon ta shprehim vizionin tonë për një stil bashkëkohor, gjithëpërfshirës dhe ndërkombëtar, duke e sjellë atë për herë të parë te një audiencë globale.”

Romy Gai, Drejtor i Biznesit në FIFA, u shpreh:

“Me kënaqësi të madhe njoftojmë këtë bashkëpunim me Boggi Milano, një shtëpi mode e njohur globalisht, reputacioni dhe mjeshtëria e së cilës e bëjnë ideale për furnizimin e veshjeve të stafit në ngjarjet më të mëdha sportive në botë. FIFA dhe Boggi Milano ndajnë një përkushtim të përbashkët ndaj ekselencës, inovacionit dhe shtrirjes globale. Së bashku, presim të ngremë standardin e paraqitjes së ekipeve tona në skenën botërore dhe të krijojmë vlerë domethënëse për tifozët, partnerët dhe palët e interesuara në mbarë botën.”

Projekti filloi zyrtarisht më 5 dhjetor 2025, me rastin e shortit final të Kupës së Botës FIFA2026™ në Washington dhe do të zgjasë deri në përfundimin e Kupës së Botës për Femra, FIFA2027™. Gjatë kësaj periudhe, Boggi Milano do të udhëheqë një rrugëtim global rrëfimi, që bashkon modën, sportin dhe kulturën, përmes fushatave të dedikuara, aktivizimeve në dyqane dhe iniciativave speciale për të festuar momentet më ikonike të turneve.

Me këtë bashkëpunim, Boggi Milano forcon më tej vokacionin e tij ndërkombëtar dhe rolin si ambasador i stilit italian në botë, duke sjellë vizionin e elegancës bashkëkohore, të qëndrueshme dhe autentikisht globale në skenat më të rëndësishme ndërkombëtare.

Rreth Boggi Milano

Boggi Milano është një markë italiane me 290 dyqane në mbi 60 vende. Sot, marka udhëhiqet nga inovacioni, teknologjia, qëndrueshmëria dhe cilësia e lartë, falë përdorimit të materialeve premium me performancë të avancuar teknike. Filozofia e dizajnit të Boggi Milano bazohet në ndërthurjen e dy elementeve kyçe: cilësinë e jashtëzakonshme të materialeve, me një fokus tëfortë te fibrat organike, materialet e ricikluara, tekstilet e certifikuara dhe inovative si dhe kërkimin stilistik, të aplikuar në një mënyrë të re të të jetuarit për burrin bashkëkohor.

Krepat e gatshme Vici, shija e shtëpisë në vetëm 5 minuta

15 January 2026 at 15:14


Në ritmin e shpejtë të jetës së sotme, jo gjithmonë kemi kohë për të përgatitur receta të komplikuara, por gjithmonë kemi dëshirë për diçka të shijshme, të ngrohtëdhe të freskët.

Pikërisht për këtë arsye, krepat e gatshme Vici janë zgjidhja ideale për çdo familje që kërkon kombinimin perfekt mes shijes dhe thjeshtësisë në përgatitje.

Gati për përdorim - pa përgatitje, pa pritje

Krepat Vici vijnë të gatshme, të përgatitura sipas një recete natyrale dhe tradicionale. Nuk ka nevojë që të humbisni kohë duke gatuar masën e brumit, t’i masni mirë përbërësit e të prisni derisa brumi është gati.

Krepat Vici:

Mjafton t’i blini në market,

T’i nxjerrni nga paketimi,

T’i ngrohni për pak minuta në tigan ose mikrovalë,

Dhe janë gati për t’u shijuar.

Brenda pak minutash, keni në tryezë krepa të ngrohtë, të butë dhe të shijshëm - tipike krepa shtëpiake.

Krepat e gatshme Vici janë perfekte për:

mëngjes të shpejtë për familjen,

drekë të lehtë ose snack gjatë ditës,

ëmbëlsirë të shpejtë për fëmijët,

mikpritje për mysafirët.

Me një paketim të vetëm, mund të krijoni dhjetëra kombinime: me mjaltë, reçel, çokollatë, fruta, krema ose edhe versione të kripura me djathë, perime apo mish.

Paketim praktik dhe cilësi që ruhet

Ambalazhi i krepave Vici është i dizajnuar për të ruajtur freskinë dhe shijen, duke qenë njëkohësisht praktik për përdorim dhe ruajtje në frigorifer. Falë paketimit modern dhe të sigurt, produkti ruan butësinë dhe strukturën ideale deri në momentin e konsumimit.

Zgjidhje ideale për familjen moderne

Krepat e gatshme Vici janë shembulli perfekt se si thjeshtësia në përgatitje nuk duhet të sakrifikojë shijen e as dëshirat tuaja dhe të fëmijëve tuaj. Ato sjellin në shtëpinë tuaj komoditet, shpejtësi dhe kënaqësi familjare, pa u nervozuar asnjë moment.

Në vetëm pak minuta, nga frigoriferi në tigan dhe drejt e në pjatë, krepat Vici janë gjithmonë gati kur ju keni nevojë për “diçka më ndryshe”.

inLab Medical Center hap dyert në Gjakovë me teknologji bashkëkohore për analiza të sakta

15 January 2026 at 15:03


Gjakova është bërë me një qendër të re diagnostikuese, inLab Medical Center ka hapur dyert laborator ky i cili është pajisur me teknologji moderne dhe standarde bashkëkohore të analizave.

inLab Medical Center synon të ofrojë shërbime të besueshme, të shpejta dhe të sakta, duke u mbështetur në aparaturë të avancuar diagnostikuese dhe staf profesional me përvojë. Qasja e laboratorit është e orientuar drejt cilësisë, korrektësisë dhe kujdesit maksimal ndaj pacientëve.

Laboratori ofron një gamë të gjerë analizash mjekësore, duke përfshirë:

  • Analiza hematologjike
  • Analiza biokimike
  • Tumor marker
  • Analiza serologjike
  • Analiza hormonale
  • Analiza specifike
  • Analiza mikrobiologjike

Nga inLab Medical Center theksohet se prioritet kryesor mbetet shëndeti i pacientëve, saktësia e rezultateve dhe shërbimi profesional në çdo hap të procesit diagnostikues.

inLab Medical Center ndodhet në Rrugën Mic Sokoli, në Gjakovë, duke ofruar qasje të lehtë për qytetarët që kërkojnë analiza laboratorike cilësore dhe standarde moderne shëndetësore.

Samsung sjell Fender Play në ekranin e televizorëve Samsung

By: Samsung
15 January 2026 at 11:08


Samsung Electronics prezantoi partneritetin global ekskluziv me markën më të njohur të kitarave në botë, Fender, për të sjellë për herë të parë në televizorë versionin TV të Fender Play në Samsung TVs 1 gjatë vitit 2026.

“Me mësime të bazuara në video në Samsung TVs, të mësuarit e një instrumenti përshtatet natyrshëm në jetën e përditshme dhe i ndihmon muzikantët të arrijnë objektivat e tyre më shpejt,” tha Hun Lee, Zëvendëspresident Ekzekutiv i Divizionit të Ekraneve Vizuale (VD) në Samsung Electronics.

“Duke sjellë Fender Play në televizorë për herë të parë, Samsung po e shndërron ekranin më të madh në shtëpi nënjë hapësirë për të mësuar dhe luajtur së bashku.”

Përdoruesit mund të zgjedhin një rrugë mësimi për katër instrumente të ndryshme: kitarë elektrike, kitarë akustike, bas ose ukulele. Muzikantët kanë gjithashtu akses në kurse on-demand sipas nivelit të aftësive, secili me një gamë të gjerë mësimesh hap pas hapi, të ndërtuara rreth këngëve të njohura. Përmes Jam Mode, përdoruesit mund të zgjedhin një sfond argëtues dhe të luajnë së bashku me këngë të kuruara nga zhanre të ndryshme, duke e shndërruar ekranin e tyre në një skenë.

Samsung do të prezantojë live këtë eksperience në CES 2026, me demonstrime në ekran që do të shfaqin përvojën gjithëpërfshirëse të të mësuarit. Me 20 vite radhazi si lider në tregun global të televizorëve, Samsung ofron cilësi figure, tingulli dhe besueshmëri që i mbajnë përdoruesit e rinj të angazhuar teksa zhvillojnë aftësitë e tyre.

“Jemi të entuziazmuar që po sjellim përvojën gjithëpërfshirëse të të mësuarit të Fender Play te përdoruesit e Samsung TV, duke i ndihmuar entuziastët e kitarës të çojnë aftësitë e tyre në një nivel tjetër,” tha Cliff Kim, Zëvendëspresident për Strategjinë e Rritjes, Produkte Digjitale në Fender dhe President i Fender Play Foundation. “Misioni ynë ka qenë gjithmonë të edukojmë dhe të frymëzojmë muzikantët në mbarë botën dhe ky partneritet u jep dashamirësve të muzikës mundësinë të mësojnë, të ushtrojnë dhe të luajnë me mësimet interaktive dhe me cilësi të lartë të Fender Play, drejtpërdrejt në Samsung TV.”

Aplikacioni do të publikohet në gjysmën e parë të vitit 2026. Për më shumë informacion, vizitoni www.samsung.com.

Rreth Samsung Electronics

Samsung frymëzon botën dhe formëson të ardhmen përmes ideve dhe teknologjive transformuese.Kompania po rishkruan kufijtë e botës së televizorëve, sinjalistikës digjitale, smartfonëve, pajisjeve të veshshme, tabletëve, pajisjeve shtëpiake dhe sistemeve të rrjetit, si dhe në fushat e memories, sistemit LSI dhe prodhimit të çipeve (foundry). Samsung po avancon gjithashtu teknologjitë e imazherisë mjekësore, zgjidhjet HVAC dhe robotikën, ndërsa krijon produkte novatore në industrinë automobilistike dhe atë të audios përmes Harman. Me ekosistemin SmartThings, bashkëpunimet e hapura me partnerët dhe integrimin e inteligjencës artificiale në të gjithë portofolin e tij, Samsung ofron një përvojë të lidhur,inteligjente dhe intuitive.

Për risitë më të fundit, vizitoni Samsung Newsroom në news.samsung.com.

Rreth Fender Musical Instruments Corporation

Që nga viti 1946, Fender ka revolucionarizuar muzikën dhe kulturën si një nga prodhuesit, shitësit dhe distributorët kryesorë në botë të instrumenteve muzikore. Fender Musical Instruments Corporation (FMIC) - portofoli i së cilës i brendeve në pronësi dhe të licencuara përfshin Fender®, Squier®, Gretsch® Guitars, Jackson®, EVH®, Charvel®,Bigsby® dhe PreSonus® – ndjek një qasje të përqendruar te muzikantët për krijimin e instrumenteve dhe përvojave digjitale të cilësisë më të lartë në zhanre të ndryshme. Që nga viti 2015, departamenti digjital i Fender ka prezantuar një ekosistem të ri produktesh dhe përvojash interaktive që i shoqërojnë muzikantët në çdo fazë të rrugëtimit të tyre muzikor. Këtu përfshihen aplikacione dhe platforma inovative për mësim, të dizajnuara për të plotësuar kitarat Fender, përforcuesit, pedalet e efekteve, aksesorët dhe pajisjet profesionale audio, duke i frymëzuar interpretuesit përmes një përvoje muzikore gjithëpërfshirëse. FMIC është e përkushtuar të çlirojë fuqinë e shprehjes muzikore për të gjithë artistët, nga fillestarët deri te legjendat që kanë bërë histori. Në vitin 2026,Fender feston 80 vite duke u dhënë artistëve “krahë për të fluturuar”, duke vazhduar vizionin e themeluesit të sajLeo Fender dhe duke lidhur muzikantët përmes dashurisë së përbashkët për muzikën.

FASAL në Swissbau 2026 - Kompania prezanton risi në panairin më të madh evropian të ndërtimit

By: Fasal
15 January 2026 at 09:02


Arritjet e mëdha nuk ndodhin rastësisht. Ato ndërtohen me vizion, punë të vazhdueshme dhe besim në cilësi.

Pikërisht mbi këto parime është ndërtuar edhe rrugëtimi i FASAL, i cili sot shënon një tjetër hap të rëndësishëm duke u bërë pjesë e Swissbau 2026, panairit më të madh dhe më prestigjioz të industrisë së ndërtimit në Evropë, që mbahet nga 20 deri më 23 janar 2026 në Basel, Zvicër.

Pjesëmarrja në Swissbau nuk është vetëm një prezantim produktesh, por një konfirmim i standardeve që FASAL ka ndërtuar ndër vite.

Si pjesë e LINE Group, kompania do të prezantohet në Sallën 1.1, stenda A90, përballë profesionistëve, arkitektëve dhe investitorëve nga mbarë bota.

Në edicionin e vitit 2026, FASAL vjen me një risi të veçantë: linjën e re të Dyerve dhe Dritareve Dru-Alumin, të zhvilluar posaçërisht për tregun zviceran. Kjo linjë e produkteve përfaqëson estetikën natyrale të drurit dhe qëndrueshmërinë e aluminit, duke ofruar performancë të lartë, jetëgjatësi dhe dizajn bashkëkohor – elemente që kërkohen në tregjet më të avancuara evropiane.

Pas çdo produkti qëndron një proces i gjatë zhvillimi, investimesh në teknologji dhe përkushtimi ndaj detajeve. Pikërisht kjo qasje e ka pozicionuar FASAL-in sot në një panair ku prezantohen vetëm kompani që përmbushin standarde të larta ndërkombëtare.

Çdo hap i rritjes së FASAL është ndërtuar mbi bashkëpunimin e ngushtë me klientët dhe partnerët, si dhe mbi besimin se cilësia dhe inovacioni janë çelësi për të qenë konkurrues në tregjet globale.

Swissbau 2026 përfaqëson jo vetëm një prezencë ndërkombëtare, por edhe një moment reflektimi për rrugëtimin e deritanishëm dhe ambicien për hapat e radhës.

FASAL ju fton ta vizitoni në Swissbau 2026 – Salla 1.1, stenda A90, për të njohur nga afër linjën e tyre të Dritareve, Dyerve dhe Fasadave (Strukturale, Gjysmë-Strukturale, Ventiluese).

Për të siguruar biletën për vizitë tek FASAL kontaktoni kompanine në:

info@linegroup-ks.com apo në +383 49 232 800 / +383 49 232 003

Çfarë po planifikon Petrol Company për vitin 2026?

14 January 2026 at 10:54


Do të donim ta nisnim këtë artikull me shprehjen e famshme “New Year, New Me”, por në rastin e Petrol Company, kjo shprehje merr një kuptim krejt tjetër.

Këtu filozofia mbetet e pandryshuar: “Vit i ri, përvoja e njëjtë.”

Dhe e gjithë kjo rastësi?

Petrol Company, njëri nga stacionet më të njohura të derivateve në Kosovë, lë pas një vit të suksesshëm, të ndërtuar mbi besimin e klientëve të saj, çmime konkurruese dhe shërbime të vazhdueshme ndaj konsumatorëve.

Edhe gjatë vitit 2026, Petrol Company do të vazhdojë të ofrojë çmime të ulëta të derivateve, çmime që shpesh duken të pabesueshme, si dhe shërbime dhe derivate cilësore edhe në −26°C,me të cilat mund të përshkoni më shumë kilometra.

Komunikimi me konsumatorët do të mbetet aktiv përmes grupit zyrtar në Viber dhe aplikacionit të dedikuar, duke i mbajtur ata gjithmonë të informuar për ofertat dhe risitë.

Përvoja në Petrol Company gjatë vitit 2026 nuk përfundon vetëm te furnizimi me derivate. Në shumë nga pikat e saj, klientët mund të gjejnë dyqanet “One Stop Shop”, si dhe restorantin “Be Happy”, të cilat e kompletojnë ndalesën e përditshme.

Restoranti “Be Happy” do të vazhdojë edhe në vitin 2026 me oferta të ndryshme dhe një menu të pasur, që përfshin gjithçka, nga mëngjeset e lehta dhe sallatat e freskëta, deri te darkat elegante, duke u përshtatur me shijet dhe nevojat e çdo klienti.

Në Petrol Company, viti i ri nuk sjell premtime boshe, por vazhdimësi të asaj që klientët e kompanisë tashmë e njohin dhe e besojnë.

Kur temperaturat bien, besimi rritet: Arctic Diesel vetëm nga EXFIS

By: EXFIS
12 January 2026 at 16:21


Në dimrat e ashpër, kur temperaturat bien nën zero dhe kushtet rrugore bëhen sfiduese, cilësia e karburantit nuk është më luks, por domosdoshmëri.

Pikërisht për këtë arsye, EXFIS prej shumë vitesh ka sjellë në treg Arctic Diesel, një karburant i avancuar i dizajnuar për të garantuar funksionim të sigurt të motorëve edhe në temperaturat më të ulëta.

Arctic Diesel është formulë speciale dizeli, e përshtatur për klimë ekstreme deri në –28°C , që parandalon ngrirjen e karburantit dhe bllokimin e filtrave një nga problemet më të shpeshta gjatë dimrit.

Ky produkt siguron ndezje më të lehtë të motorit, djegie stabile dhe mbrojtje afatgjatë të sistemit të furnizimit me karburant.

Ajo që e bën këtë produkt edhe më tërheqës për konsumatorët është fakti se Arctic Diesel ofrohet pa kosto shtesë, duke u integruar si standard dimëror në furnizimin e EXFIS.

Përfitimet kryesore të Arctic Diesel:

  • Rezistencë e garantuar deri në -28°C
  • Ndezje e sigurt e motorit në temperatura ekstreme
  • Parandalim i kristalizimit të parafinës dhe bllokimit të filtrave
  • Ndezje më e sigurt e motorit, edhe në mëngjeset më të ftohta
  • Pa kosto shtesë për konsumatorin

Me përvojë të gjatë në furnizimin me karburant, EXFIS vazhdon të ofrojë zgjidhje të besueshme për drejtuesit e automjeteve dhe bizneset që kërkojnë siguri dhe efikasitet gjatë gjithë sezonit dimëror.

Arctic Diesel është zgjidhja ideale për shoferët që nuk duan kompromis në performancë, pavarësisht kushteve atmosferike.

Sepse dimri nuk fal por karburanti i duhur bën dallimin.

Rikuperim më i shpejtë, energji e pastërt - pse produktet e linjës Zott Protein janë zgjedhja ideale pas ushtrimeve

12 January 2026 at 13:46


Pas një stërvitjeje fizike, trupi hyn në fazën më të rëndësishme: fazën e rikuperimit.

Pikërisht në këtë moment, organizmi ka nevojë për proteina cilësore,aminoacide dhe lëndë ushqyese që ndihmojnë në rindërtimin e muskujve, uljen e lodhjes dhe kthimin e energjisë.

Linja Zott Protein është zhvilluar për t’iu përgjigjur pikërisht këtyre nevojave, me produkte të pasura me proteina, pa sheqer të shtuar, pa gluten dhe pa laktozë, të përshtatshme për një stil jetese aktiv dhe të balancuar.

Zott Protein Drink - rikuperim i shpejtë dhe hidratim funksional

I lëngshëm, i lehtë për t’u konsumuar menjëherë pas stërvitjes.

Përfitimet:

  • Furnizon trupin menjëherë me proteina për rindërtim muskulor,
  • Ndihmon në parandalimin e humbjes së masës muskulore,
  • Ideal pas ushtrimeve intensive ose kardio,
  • Perfekt për t’u pirë menjëherë pas palestrës.

Zott Protein Mousse - proteinë e kënaqësi

Një alternativë e ëmbël, por funksionale.

Përfitimet:

  • Jep ndjesi të ngopjes pa mbi ngarkesë kalorike,
  • Ndihmon në kontrollin e oreksit pas stërvitjes,
  • I pasur me proteina për rigjenerim,
  • Ideal për ata që kërkojnë diçka të shijshme pas ushtrimeve.


Zott Protein Rice Dessert - energji dhe rikuperim

Kombinon karbohidratet dhe proteina.

Përfitimet:

  • Rimbush rezervat e energjisë (glikogjenin),
  • Mbështet rikuperimin muskulor,
  • Mban trupin të ushqyer për një periudhë më të gjatë,
  • Zgjedhje shumë e mirë pas stërvitjeve të gjata ose intensive.

Zott Protein Pudding - rikuperim i ëmbël, pa sheqer të shtuar

Alternativë e shëndetshme ndaj ëmbëlsirave klasike.

Përfitimet:

  • Ndihmon në ruajtjen e masës muskulore,
  • Redukton dëshirën për sheqer të panevojshëm,
  • I përshtatshëm edhe për dietë.


Zott Protein Cheese Sticks - proteinë + kalcium për muskuj dhe eshtra

Mesvakt praktik, i pasur me proteina dhe kalcium.

Përfitimet:

  • Mbështet forcën e muskujve dhe shëndetin e kockave,
  • Ideal si snack ndërmjet vakteve ose pas stërvitjes.

Zott Protein Jogurt - balancë për trupin dhe tretjen

Kombinon proteina dhe probiotikë natyralë.

Përfitimet:

  • Përmirëson tretjen,
  • Mbështet imunitetin,
  • Ndihmon në rikuperim të përgjithshëm.

Zottarella Protein - proteina e pastër nga djathi i freskët

Zgjidhje e shkëlqyer për vakte të lehta pas stërvitjes.

Përfitime:

  • Burim natyral proteinash,
  • Ndihmon në rikuperim pa rënduar sistemin tretës,
  • Shkon shumë mirë me sallata ose bukë integrale.

Si përfundim... Produktet Zott Protein janë pjesë e një rutine të shëndetshme të rikuperimit.

Ato ndihmojnë trupin të:

  • Rikuperohet më shpejt,
  • Forcojë muskujt,
  • Ruajë energjinë,
  • Kontrollojë oreksin,
  • Përmirësojë performancën në stërvitjet e ardhshme.

❌
❌