Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

A e dini cilat janë 5 arsyet pse gjeldeti Ronsard duhet të jetë në qendër të tryezës tuaj të fundvitit?

22 December 2025 at 11:33


Fundi i vitit sjell me vete momente bashkimi, darka tëgjata familjare.

Aty janë tavolinat ku çdo detaj ka rëndësi. Zgjedhja e mishit kryesor përveç çështje e shijes, është punë tradite dhe baraspeshe të vlerave ushqyese. Në këtë kontekst, gjeldeti po kthehet gjithnjë e më shumënë zgjedhjen ideale për festat e fundvitit.

Më poshtë janë 5 arsye pse gjeldeti është mish ideal për këtë periudhë festive:

1. Mish festiv që nuk rëndon organizmin

Ndryshe nga llojet tjera të rënda të mishit që shpesh konsumohen gjatë festave, gjeldeti Ronsard ofron një ndjesi të ngopjes pa fryrje, pa e lodhur trupin. Ai tretet më lehtë dhe ua mundëson që të shijoni edhe pjatat tjera, si sallatat apo ëmbëlsira. E gjithë kjo, pa ndjesinë e rëndesës që shpesh shoqëron darkat e fundvitit.

2. Burim proteinash cilësore

Gjeldeti Ronsard është lloj mishi i pasur me proteina tëpastra dhe me cilësi të lartë. Kjo e bën të përshtatshëm për:

ruajtjen e energjisë gjatë ditëve të gjata festive,

rikuperimin e muskujve.

Ronsard del kështu të jetë opsion i mirë për ata që duan të kujdesen për “të mos e tepruar”.

3. Nuk e prishin rutinën ushqimore

Me përmbajtje më të ulët yndyre krahasuar me shumë lloje tjera mishi, gjeldeti Ronsard ua mundëson të hani,pa u shqetësuar për ndonjë pasojë të prishjes së rutinës.

Gjeldeti Ronsard është ideal për tryeza ku marrin pjesë të gjitha gjeneratat, nga fëmijët deri tek të rriturit që kujdesen për ushqimin.

4. Forcon imunitetin në mënyrë natyrale për dimër

Dimri është stina kur trupi ka nevojë për më shumëimunitet. Gjeldeti përmban vitamina dhe minerale kryesore si:

vitamina B6 dhe B12,zink dhe selen, niacinë.

Këto elemente ndihmojnë në funksionimin normal të sistemit imunitar dhe e bëjnë gjeldetin shokun tuaj të ngushtë gjatë muajve të ftohtë.

5. Fleksibilitet i jashtëzakonshëm në kuzhinë

Gjeldeti është mish që përshtatet lehtësisht me receta tëndryshme të fundvitit:

i pjekur në furrë për darkën kryesore,

i prerë hollë për sandwiche festive,

i përdorur në receta kreative edhe pas festës.

Gjeldetin Ronsard e gjeni kudo në rrjetet e markteve në mbarë Kosovën.

Ky është djathi kremoz që e bën tryezën e fundvitit më të veçantë

12 December 2025 at 10:43


Në prag të festave, kur tryeza mbushet me produktet më të mira, mezim presim ato momente të vogla që na mbledhin rreth familjes e miqve.

Dhe nëse ka një produkt që i jep këtyre çasteve finesë, butësi dhe aromë kremoze… ai është Briette.

Ky djathë i butë, i pjekur ngadalë dhe me strukturë të mëndafshtë, është menduar posaçërisht për ato momente kur dëshiron diçka elegante, të pasur dhe të shijshme - por pa komplikime.

Pse Briette është zgjedhja ideale për fundvit?

Shije kremoze që kombinohet me gjithçka festive. Briette ka një mënyrë kremoze të veçantë që shkrihet lehtë në gojë, duke e bërë perfekt për:

- tavolina me finger food,

- pjatat e mezeve,

- kombinime me fruta të thata, vezë, rrush të thatë e mjaltë,

- ose thjesht mbi bukë të thekur me gjalpë.

Djathë me cilësi të lartë, pa laktozë

Në këtë periodë festive, jo të gjithë mund të konsumojnë produkte me laktozë. Briette është në natyrën e vet pa laktozë, ndaj mund të shijohet nga të gjithë, pa ndonjë shqetësim. Një përparësi që e bën zgjedhje fantastike për evente familjare dhe mbrëmje festive me mysafirë.

Ideale për receta të ngrohta dimri

Nëse dëshironi diçka më kreative, Briette transformohetedhe në:

xhevrek me mjaltë e arra,

receta me brumëra të ngrohta,

shoqëruese për mish të pjekur,

ose si djath kryesor në pjatat luksoze të fundvitit.

Kremoziteti djathit gjerman shton ngrohtësi dhe aromë - pikërisht atë që kërkon një darkë festive.

Djathi gjerman që ofron klas për fundvit

Nëse dëshironi ta çoni në tjetër nivel prezantimin dheshijen e tryezës së fundvitit, Briette është një ndër zgjedhjet më të sigurta.E butë, kremoze, shumë dimensionale në shije dhe perfekte për çdo kombinim - një produkt që sjell kreativitet dhe elegancë në çdo festë.

Briette prodhohet nga qumështi gjerman i kualitetit të lartë, nga kullotat më të mira. Ky djathë gjendet në tri shije dhe atë mund ta kërkoni në rrjetet e markteve në Kosovë.

Biftek me Zottarella, receta që duhet ta provoni

5 December 2025 at 11:35


Mozzarella gjenë përdorim në receta të ndryshme. Por,mozzarella klasike nga Zott e cila vjen e paketuar siZottarella, është produkt i freskët, i prodhuar nga qumështi i kullotave më të mira gjermane, ku sot po sjellim një recetë për një biftek i cili kur kombinohet me mozzarellën nga Zottarella e cila shkrihet komplet – është thjesht, fantastike.

Përbërësit për 2 persona

2 bifteka – fileto viçi (të paktën 150 g secila),

Kripë, piper të zi, pluhur speci të kuq (paprika),

2 lugë gjelle vaj luledielli,

1 paketim Zottarella (≈ 125 g),

2 domate mesatare,

2 speca jalapeno,

2 thelpinj hudhre,

1 degë borzilok dhe 1 degë majdanoz,

1 degë rozmarinë dhe erëza sipas dëshirës,

1 lugë çaji sambal oelek (salcë pikante),

2 lugë çaji “zingara salcë” (ose një tjetër salcë për marinim).

Udhëzimet për përgatitje

1. Përgatitja e mishit

- Ngrohni furrën në 180 °C (me ngrohje të sipërme dhe të poshtme).

- Pastrojeni mishin dhe thajeni me letër kuzhine. Marinojeni me kripë, piper dhe pak pluhur speci për shije.

- Nxehni vajin në një tigan që mund të futet edhe në furrë. Piqni biftekët nga të dyja anët për rreth 5 minuta secila, derisa të marrin një kore të artë.


2. Përgatitja e perimeve dhe Zottarellas

- Ndërkohë, hapeni paketimin e Zottarellas dhe nxirrni fetat prej aty,

- Lani domatet dhe prisni në feta,

- Lani jalapenot, prisni në gjysmë, hiqni farat,pastaj prisni imët,

- Qëroni hudhrën dhe prisni në feta të holla,

- Lani erëzat (borzilokun, majdanozin,rozmarinën etj.) dhe prisni.

3. Pjekja dhe finalizimi

- Pas skuqjes, lini biftekët të pushojnë pak, më pas lyeni sipërfaqen me salcën që keni zgjedhur. Shtoni copa hudhre sipër.

- Vendosni domate dhe feta Zottarella në mënyrë të njëpasnjëshme, një mbi tjetër(domate → Zottarella → domate → Zottarella)mbi secilën biftekë.

- Vendoseni në furrë për 5-8 minuta, vetëm sa Zottarella të fillojë të shkrihet.

- Pasi dalin nga furra, hidhni jalapenot e prerë dhe erëzat e copëtuara duke finalizuar dekorimin e pjatës.

Çka e bën Zottarellan zgjedhje të veçantë?

- Zottarella është prodhuar sipas recetës klasike italiane, në mënyrë që të ruajë strukturën e butë, elasticitetin dhe shijen natyrale,

- E përshtatshme për pjata të ndryshme - nga sallata e thjeshtë, te receta më delikate me mish,

- Me proteina dhe kalcium natyral - ideale për ataqë e duan ushqimin e balancuar dhe të shëndetshëm,

- Një vakt që fton të gjithë në tryezë.

Ky kombinim - mish i butë, Zottarella i shkrirë, domate të freskëta dhe erëza mesdhetare - i bën biftekët me Zottarella një recetë të përkryer për darkë me familje apo miq.

Është relativisht e shpejtë në përgatitje (rreth 20 minuta përgatitje + pak kohë në furrë), por në shije, e mrekullueshme.

Top 5 arsyet shëndetësore pse duhet të konsumoni lëng të portokallit Olympus

4 December 2025 at 13:53


Shëndeti i mirë fillon nga zgjedhjet e vogla të përditshme.Kur bëhet fjalë për pije të shëndetshme, të pastra dhe të dobishme për organizmin, Olympus lëng portokalli qëndron në krye të listës.

I prodhuar nga portokalli i freskët dhe 100% natyral, ky lëng ofron më shumë se vetëm shije mesdhetare, në fakt është një bekim për mirëqenien e shëndetshme.

1. Burim i pasur me vitamin C: Ekstra fuqi për imunitetin

Vitaminat luajnë rol jetik në funksionimin e trupit, dhe vitamina C është ndër më të rëndësishmet, veçanërisht për fëmijët.Konsumimi i lëngut të portokallit Olympus ndihmon në:

forcimin e sistemit imunitar,

mbrojtjen ndaj ftohjeve dhe infeksioneve sezonale,

përshpejtimin e rikuperimit kur trupi është i lodhur.

Për fëmijët është një “mburojë natyrale”, ndërsa për të rriturit një mënyrë e thjeshtë për të rritur rezistencën ditore.

2. Antioksidantë që luftojnë radikalet e lira

Portokalli si frut është i pasur me antioksidantë siflavonoidet, hesperidina dhe karotenoidet, ku këto:

mbrojnë qelizat nga dëmtimet,

ulin rrezikun e sëmundjeve kronike,

përmirësojnë funksionin e zemrës dhe qarkullimin e gjakut,

ngadalësojnë proceset inflamatore në trup.

Për një organizëm të shëndetshëm, antioksidantët janë thelbësorë - veçanërisht për fëmijët në rritje.

3. Hidratim i shëndetshëm dhe energji natyrale

Shpesh fëmijët nuk pinë mjaftueshëm ujë gjatë ditës. Lëngu i portokallit nga Olympus ofron hidratim të shëndetshëm, duke kontribuar në:

mbajtjen e niveleve të energjisë,

përqendrim më të mirë në shkollë,

funksionim optimal të organeve,

mbajtjen e baraspeshës së lëngjeve në trup.

Lëngu i portokallit furnizon trupin me sheqerna natyrale, duke i dhënë energji të vazhdueshme, jo rritje të menjëhershme e të dëmshme.

4. Ndihmon tretjen dhe metabolizmin

Fibrat natyrale dhe aciditeti i butë i portokallit ndihmojnë:

tretjen e ushqimit,

funksionimin e zorrëve,

përthithjen e lëndëve ushqyese.

Kjo e bën Olympus të shkëlqejë si pije shoqëruese e mëngjesit.

5. Pa aditivë, më e sigurtë për familjet Olympus prodhohet pa:

sheqer të shtuar,

ngjyrues artificialë,

aromatizues kimikë,

konservues.

Lëngu i portokallit nga Olympus është investim në shëndetin tuaj apo të fëmijëve tuaj, jo vetëm sot, por 365 ditë të vitit, duke i kushtuar rëndësi të vazhdueshme mirëqenies.

Çaj për shëndet - ky është çaji special që ndihmon ta forconi imunitetin

2 December 2025 at 12:56


Dimri është periudha kur organizmi ka nevojë për mëshumë kujdes.

Temperaturat e ulëta, mungesa e diellit dhe qarkullimi i lartë i virozave testojnë imunitetin tonë,ndërsa trupi kërkon ngrohtësi, qetësi dhe mbështetjenatyrale. Në këtë atmosferë të ftohtë, një filxhan LOYD Boost Immunity bëhet një ritual i shëndetit të përditshëm.

Përbërës bimorë që forcojnë trupin LOYD Boost Immunity është krijuar me një përzierje të zgjedhur bimore, të njohura për veçoritë e tyre natyralembrojtëse.

Përbërësit kryesorë janë të pasur me antioksidantë dhe substanca qetësuese që:

- forcojnë sistemin imunitar,

- ndihmojnë në luftimin e të ftohtit,

- lehtësojnë tretjen,

- relaksojnë organizmin,

- ndihmojnë trupin të rikuperohet më shpejt.

Shija e tij e butë, kombinimi i ekuilibruar i bimëve dhe aroma e ngrohtë e bëjnë këtë çaj ideal për konsum të përditshëm.

Pse është i domosdoshëm gjatë dimrit?

Gjatë muajve të ftohtë, trupi humb më shumë energji duke u përpjekur të ruajë temperaturën e brendshme,prandaj kërkon mbështetje të shtuar.LOYD Boost Immunity:

rikthen qetësinë dhe ngrohtësinë pas një dite tëgjatë,

ndihmon trupin të luftojë lodhjen sezonale,

sjell hidratim të natyrshëm kur ajri i thatë i dimrit e dehidraton organizmin,

ofron mbrojtje falë antioksidantëve që neutralizojnë radikalet e lira.

Me cilësi të garantuar, paketim praktik dhe përzierje të balancuara bimore, LOYD ka fituar besimin e konsumatorëve në gjithë Evropën. Çdo filxhan çaji është i dizajnuar për të dhënë aromë të thellë dhe efekt maksimal shëndetësor.

Një filxhan në mbrëmje është si një mburojë e vogël, por e fuqishme, për mirëqenien e trupit.

Ku ta gjeni çajin LOYD - Boost Immunity?

Rrjetet të marketeve,Barnatore.

Fitnes në dimër? Trupi ka nevojë për më shumë fuqi: Zott Protein ju ndihmon për rikuperim dhe ndërtim muskujsh

25 November 2025 at 11:23


Dimri shpesh sjell një sfidë të heshtur për shumë personaqë ushtrojnë rregullisht: ditët janë më të shkurtra, energjia bie, ndërsa motivimi për palestër ulët.

Temperaturat e ftohta e bëjnë trupin të lodhet më shpejt dhe rikuperimi merr më shumë kohë. Pikërisht në këtë periudhë, ushqyerja e duhur bëhet po aq e rëndësishme sa stërvitja vetë.

Një nga elementet kyçe për mbështetjen e muskujve gjatë dimrit është proteina dhe pikërisisht këtu hyn Zott Protein Drink.

Pse proteina është thelbësore në dimër?

Gjatë stërvitjes, veçanërisht kur trupi është më i tendosur nga i ftohti:

- muskujt konsumojnë më shumë energji,

- mikro-dëmtimet muskulore rriten,

- organizmi ka nevojë për rikuperim më të shpejtë.

Çfarë i dallon produktet Zott Protein?

Ky produkt është menduar për t’iu përshtatur mënyrës moderne të jetesës, praktik, gjendet lehtë në market dhe është i shijshëm.

27 g proteinë për shishe (tek Zott Protein Drink),

20 g proteinë në pako Zott Protein Puding,

500 mg BCAA, aminoacide të rëndësishme për rikuperim,

Pa sheqer të shtuar,

Pa laktozë.

Prakticitet që bën diferencën

Në ditët e ngarkuara, shumë njerëz shmangin proteinën vetëm sepse kërkon përgatitje.

Zott e thyen këtë barrierë: Një shishe, dhe je gati.

Kjo e bën veçanërisht të dobishëm për ata që e kanë kohën e kufizuar: shko në palestër, punë, studime apo një udhëtim rasti.

Në dimër, mos u ndalni, ushqeni trupin njësoj si në përditshmëri, plot proteina me produktet Zott Protein.

Shije origjinale që ju lë pa mend - Guda doneri turk tani edhe në Kosovë

13 November 2025 at 13:38


Nëse e adhuroni aromën dhe shijen e donerit tradicional turk, por dëshironi ta shijoni në komoditetin e shtëpisë, atëherë Guda Doneri Turk është zgjidhja ideale.

Ky produkt sjell përvojën e vërtetë të donerit, të njëjtën shije që e gjeni tek kuzhinierët e specializuar turq nëpër vendet evropiane, direkt në tryezën tuaj.

Shije origjinale dhe përgatitje profesionale

Guda Doner Turk gjendet në dy lloje, si përzierje e zgjedhur mishi viçi, pule dhe gjeli deti dhe veç mish pule. Doneri gatuhet dhe të prehet profesionalisht për të ruajtur shtresën, butësinë dhe aromën karakteristike.

Balanca perfekte mes mishit të cilësisë së lartë dhe erëzave tradicionale turke e bën këtë produkt të pakrahasueshëm në shije.


Gati për pak minuta

Guda Doner Turk vjen i përgatitur paraprakisht, mjafton ta fërgoni lehtë në tigan për disa minuta dhe është gati për konsum.

Është perfekt për drekë, darkë apo edhe momente kurkërkoni një vakt të shijshëm dhe të shpejtë.


I disponueshëm në çdo market në Kosovë

Falë shpërndarjes së gjerë të këtij produkti nga distributori Kosmonte Foods, Guda Doner Turk mund ta gjeni kudo, në të gjitha rrjetet e marketeve në Kosovë.

Kjo e bën më të thjeshtë se kurrë të sillni në shtëpi një produkt të sigurt, të shijshëm dhe me standarde të larta.

Disa arsye pse perimet e ngrira Hortex janë të sigurta për konsum dhe me cilësi të garantuar?

7 November 2025 at 14:36


Në një kohë kur kujdesi ndaj ushqimit është bërë më i rëndësishëm se kurrë, konsumatorët kërkojnë produkte që ofrojnë shije të freskët, vlera ushqyese të ruajtura dhe siguri të plotë në konsum.

Pikërisht këto vlera i ofron Hortex, një ndër brendet më të besuara evropiane në prodhimin e perimeve të ngrira.

Cilësi që fillon nga toka

Perimet Hortex kultivohen në ferma të përzgjedhura, kutoka, klima dhe metodat e kultivimit kontrollohen me kujdes. Çdo produkt kalon nëpër një proces të rreptë të përzgjedhjes dhe kontrollit të cilësisë, duke garantuar që në paketim arrijnë vetëm perimet më të mira.

Procesi i ngrirjes, sekreti i freskisë

Një nga arsyet pse Hortex dallohet është teknologjia moderne e ngrirjes së menjëhershme (IQF), e cila ruan:

- strukturën natyrale të perimeve,

- ngjyrën dhe shijen e tyre të freskët,

- si dhe vlerat ushqyese si vitaminat dhe mineralet.

Ky proces ndodh menjëherë pas korrjes, duke e bërë çdo produkt po aq të shëndetshëm sa perimet e freskëta.

Siguri maksimale për konsum

Të gjitha produktet Hortex janë të certifikuara sipas standardeve ndërkombëtare të sigurisë ushqimore (ISO,HACCP, IFS).

Kjo do të thotë se çdo pako që arrin në treg është testuar dhe monitoruar për pastërti, higjienë dhe përmbajtje të garantuar. Konsumatorët mund të jenë të sigurt se po blejnë një produkt që respekton rregullat më të rrepta evropiane të cilësisë.

Për familjet që kujdesen për shëndetin

Përgatitja e perimeve Hortex është e thjeshtë dhe praktike. Mjafton t’i ngrohni për disa minuta për të pasur një vakt të shijshëm e të shëndetshëm.

Ato janë perfekte për:

sallata, supa, pjata kryesore apo kombinime të lehta.

Për prindërit që kërkojnë ushqim të sigurt për fëmijët, Hortex është opsioni më i mirë. Pa konservues, pa ngjyrues artificialë, vetëm perime natyrale të përzgjedhura.

Hortex, perime të sigurta, të freskëta dhe plot shije.

Eklerat Marlenka - Tradita e ëmbël flamane nga Evropa Qendrore, drejt e në vendin tonë

31 October 2025 at 11:25


Kur flasim për ëmbëlsira që shkrihen në gojë dhe sjellin aromën e vërtetë shtëpiake, Eklerat Marlenka janë një nga ato produkte që të mahnisin qysh në momentin e parë.

Kjo ëmbëlsirë delikate, me origjinë nga tradita flamane dhe çeke, përfaqëson mjeshtrinë e pastër tëpërgatitjes së brumrave evropiane - të buta, të lehta dhe plot shije.

Çfarë janë Eklerat Marlenka?

Eklerat janë një ëmbëlsirë klasike që përbëhen nga brumë i lehtë, i pjekur derisa merr ngjyrë të artë dhe të mbushur me krem të butë e aromatik. Në variantin e Marlenkas, kjo recetë është e perfeksionuar me përbërës natyralë, pa konservues apo ngjyrues artificialë dhe me një shtresë që kujton shijen e ëmbëlsirave të shtëpisë.Kombinimi i jashtëm krokant dhe kremi i brendshëm i bëjnë Eklerat Marlenka një përjetim magjik.

Një traditë e ruajtur me dashuri

E lindur nga recetat klasike të zonës Flamane dhe Moraviane, brendi Marlenka është bërë sinonim i cilësisë dhe origjinalitetit në gjithë Evropën. Çdo produkt përgatitet me kujdes dhe përkushtim sipas metodave tradicionale, duke ruajtur vlerat ushqyese dhe shijen origjinale të mjaltit, përbërësin kryesor të markës.

Përshtatet për çdo moment

- Me një kafe të mëngjesit,

- Si një ëmbëlsirë e lehtë pas drekës,

- Apo për t’u ndarë me miqtë dhe familjen nëmomente të veçanta.

Eklerat Marlenka janë ëmbëlsira që i japin çdo dite një nuancë elegance dhe ngrohtësie.

Pse lëngu i portokallit është i domosdoshëm për fëmijët dhe të rriturit?

27 October 2025 at 16:20


Në një kohë kur ushqyerja e shëndetshme është bërë më e rëndësishme se kurrë, lëngu i portokallit mbetet një nga pijet natyrale më të mira për të rritur energjinë dhe imunitetin.

Olympus lëng i portokallit, i prodhuar nga portokallet e freskëta mesdhetare, ofron një burim të pasur të vlerave ushqyese që i duhen çdo moshe, nga fëmijët e vegjël deri tek të rriturit aktiv.

Përfitimet për fëmijët

Fëmijët janë në periudhën më të rëndësishme të rritjesdhe zhvillimit, ndaj trupi i tyre ka nevojë për vitamina dhe minerale të mjaftueshme çdo ditë.

Vitaminë C, që forcon sistemin imunitar dhe mbron nga ftohjet sezonale.

Folat dhe kalium, që ndihmojnë në zhvillimin e trurit dhe muskujve,

Sheqer natyral nga frutat, që siguron energji të pastër për lojë dhe mësim pa shtesa artificiale.

Një gotë lëng portokalli çdo mëngjes është mënyra më e mirë për të filluar ditën me energji dhe për të ndihmuar fëmijët të kenë përqendrim më të mirë gjatë shkollës.

Përfitimet për të rriturit

Edhe tek të rriturit, lëngu i portokallit Olympus ka një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e trupit dhe ruajtjen e balancit pas një dite plot me stres:

Antioksidantë natyralë që ndihmojnë në luftimin e stresit oksidativ dhe plakjes së qelizave,

Përmirëson shëndetin e zemrës duke ndihmuar nëuljen e kolesterolit të keq,

Rikthen energjinë pas stërvitjeve apo ditëve të lodhshme, falë përmbajtjes natyrale të fruktozës dhe vitaminave.

Konsumimi i rregullt i lëngut të portokallit është gjithashtu i lidhur me përmirësimin e tretjes dhe ruajtjen e hidratimit, veçanërisht gjatë stinës së ftohtë kur trupi ka më pak ndjesi për lëngje.

Olympus lëngu i portokallit përgatitet nga portokalle të freskëta të rritura në rajonet mesdhetare. Procesi i përpunimit ruan vitaminat, mineralet dhe aromën natyrale të frutit, pa shtesa artificiale apo konservues. Kjo e bën produktin të përshtatshëm për konsum ditor, të sigurt për fëmijët dhe të dobishëm për çdo moshë.



Doneri më i shijshëm që mund ta përgatisni në shtëpi, GUDA Doner Turk e gjeni në çdo market

24 October 2025 at 16:08


Nëse jeni nga ata që e duan shijen origjinale të donerit turk, por dëshironi ta shijoni në shtëpi, atëherë Guda Doner Turk është produkti që nuk duhet ta humbni.

Ky doner i përgatitur me mish viçi, pule dhe gjeli deti, i gatuar dhe i prerë në mënyrë profesionale, sjell në tryezën tuaj atë shije të vërtetë që zakonisht e gjeni vetëm tek fast foodet e donerëve të specialistëve turk në Evropë.

Sekreti qëndron te cilësia e mishit, mënyra e përgatitjes dhe balanca perfekte e aromës e erëzave.

Guda Doner Turk vjen i gatshëm, vetëm duhet ta fërgoni në tigan disa minuta dhe është gati për ta shijuar me bukë, petë, me patate, sallatë apo në pjatë klasike.

Guda - Doneri që gjendet kudo

Produkti është tashmë i disponueshëm në të gjitha rrjetet e marketeve në Kosovë, duke e bërë më të lehtë se kurrë ta sillni shijen autentike të donerit në shtëpi.


Guda Doner

Majonezi që një herë e provoni me picë dhe më nuk e ndërroni - ky është majonezi Remia që mund ta gjeni edhe në Kosovë

21 October 2025 at 16:02


Në botën e ushqimit, detajet bëjnë diferencën. Dhe kur flasim për një specialitet shumë të preferuar si pica,sekreti i shijes perfekte shpesh qëndron te përbërësit që e plotësojnë atë.

Një nga këta përbërës është padyshim majonezi Remia - e njohur për strukturën e saj kremoze,aromën e butë dhe cilësinë e lartë që e dallon nga çdo produkt tjetër në treg.

Remia majonezi është i përkryer për pica sepse ka një teksturë të pasur. Ajo shpërndahet në mënyrë ideale mbi brumin e nxehtë, duke krijuar atë kontrast të mahnitshëm mes shijes së djathit dhe butësisë së sosit. Për çdo kafshatë, ndien kombinimin perfekt të kriposjes, ëmbëlsisë së lehtë dhe majonezit tipik holandez.

Cilësi premium që nuk e ndërroni

Prodhimi i majonezit nga Remia bazohet në receta origjinale holandeze me përbërës të kontrolluar dhe pa konservues artificialë. Kjo e bën majonezin të sigurt, të natyrshëm dhe të përshtatshëm për përdorim të përditshëm – qoftë në kuzhinat profesionale, qoftë në shtëpi.

Përveç picës, Remia majonezi është zgjedhje perfekte edhe për:

- sanduiçe të freskëta dhe hamburgerë,

- patate të skuqura dhe pjatat e fëmijëve,

- sallata, donerë dhe çdo recetë ku kërkohet një majonez i mrekullueshem me karakter të fortë.

Kur kërkoni në supermarkete dhe në restorante ku ju preferoni picën kërkoni majonezin Remia.

Disa arsye pse qumështi Pomurske Mlekarne është më i mirë për fëmijët tuaj

10 October 2025 at 16:06


Në një kohë kur prindërit janë gjithnjë e më të kujdesshëm për ushqimin e fëmijëve të tyre, zgjedhja e qumështit të duhur ka një rëndësi të veçantë.

Fëmijët kanë nevojë për produkte të pastra, të sigurta dhe të pasura me vlera ushqyese për rritje dhe zhvillim të shëndetshëm. Pikërisht këto cilësi i ofron qumështi Pomurske Mlekarne, i cili tashmë është pjesë e tregut kosovar.

Cilësi që fillon nga natyra

Ky qumësht vjen direkt nga kullotat e pastra të Sllovenisë, ku lopët ushqehen natyrshëm dhe mjelen çdo ditë në kushte të kontrolluara higjienike. Klima e pastër malore dhe standardet e larta të prodhimit garantojnë një produkt 100% natyral, me shije të pasur dhe përbërje të balancuar ushqyese.

Pse është ideal për fëmijët?

Fëmijët kanë nevojë për një bazë të fortë ushqimore për të ndërtuar eshtra të shëndetshme dhe energji gjatë ditës.

Qumështi Pomurske Mlekarne përmban:

Kalcium për zhvillimin e fortë të eshtrave dhedhëmbëve,

Proteina për rritje të qëndrueshme dhe forcim tëmuskujve,

Vitaminë B12 për funksionimin e shëndetshëm tëtrurit dhe sistemit nervor,

Dhe mbi të gjitha, është pa aditivë artificial, që e bëjnë këtë një produkt të pastër dhe të sigurt për konsum të përditshëm.

Ruajtje e freskisë dhe cilësisë

Paketimi modern UHT siguron që qumështi të ruajë të gjitha vlerat ushqyese dhe shijen origjinale për një kohë më të gjatë, pa pasur nevojë për ruajtje të veçantë. Kjo e bën ideal për përdorim në çdo shtëpi, çdo ditë.

Emër që simbolizon besueshmëri

Pomurske Mlekarne është një nga emrat më të njohur të industrisë së qumështit në Evropë, i certifikuar sipas standardeve të larta evropiane të cilësisë. Tashmë, ky emër i besueshëm është i pranishëm në të gjitha rrjetet e mëdha të marketeve në Kosovë - duke sjellë në çdo gotë qumështin më të mirë të alpeve sllovene.

Bora parë në Kosovë, qytetarët rikthehen te çaji Loyd si top preferencë e tyre

3 October 2025 at 10:16


Sot Prishtina dhe shumë qytete të Kosovës u zgjuan nën petkun e bardhë të borës së parë.

Atmosfera e dimrit solli jo vetëm gëzimin e fëmijëve, por edhe atë ndjesinë e ngrohtësisë që kërkojmë të gjithë kur jashtë është ftohtë. Në këtë kohë, nuk ka asgjë më të përsosur sesa një filxhan çaji aromatik që ngroh trupin dhe shpirtin.

Çajrat LOYD njihen për mënyrën natyrale të prodhimit,aromat natyrale dhe dobitë e shumta shëndetësore. Të pasur me antioksidantë dhe vitamina, ata:

- Forcojnë imunitetin në ditët e ftohta të dimrit,

- Lehtësojnë frymëmarrjen dhe qetësojnë organizmin,

- Shtojnë ndjesinë e relaksit dhe qetësisë pas një dite të gjatë.

Shije për çdo preferencë

LOYD ofron një gamë të gjerë çajrash - nga frutat engrohta të pyllit, tek përzierjet me limon e xhenxhefil, e deri tek çajrat klasik të zi dhe të gjelbër. Çdo filxhan sjell një eksperiencë magjike, që lidhet në mënyrë të veçantëme atmosferën e borës së parë.

Gjendet kudo, shijohet gjithmonë

Një tjetër arsye pse LOYD është kaq i dashur në Kosovë është qasja e lehtë - gjendet në të gjitha rrjetet e marketeve dhe nëpër farmaci, duke e bërë një zgjedhje praktike dhe të shëndetshme për çdo familje.

Besnik Osmani viziton Kosmonte Foods: Përkushtim ndaj cilësisë dhe zhvillimit të vendit

26 September 2025 at 12:03


Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka vizituar kompaninë Kosmonte Foods, duke vlerësuar rolin e saj në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës për qytetarët e komunës.

Osmani u shpreh i impresionuar nga puna dhe vizioni i menaxhmentit dhe stafit të kompanisë, duke theksuar përkushtimin e tyre ndaj inovacionit, cilësisë dhe qëndrueshmërisë.



“Kosmonte Foods nuk është vetëm një kompani ushqimore – është shembull i vizionit dhe i punës së palodhshme, duke sjellë produkte cilësore për qytetarët tanë dhe duke krijuar vende pune dhe zhvillim për vendin”, tha Osmani.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e mbështetjes së bizneseve lokale si një komponent kyç për zhvillimin e qëndrueshëm të komunës dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Vaji i ullirit kundrejt vajit të zakonshëm - pse vaji Mister Chef është zgjedhja e shëndetshme?

24 September 2025 at 15:35


Në kuzhinat tona, vaji është një nga përbërësit qëpërdoret çdo ditë - qoftë për gatim, sallata apo recetat tradicionale.

Por shpesh lind pyetja: a ka dallim real mes vajit të ullirit dhe atij të zakonshëm? Përgjigjja është e qartë: po, dhe dallimi është i madh kur bëhet fjalë për shëndetin tonë.

Vaji i Ullirit - Aleati i Zemrës

- I pasur me acide yndyrore të pangopura: këto ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq (LDL) dhe nërritjen e atij të mirë (HDL).

- Antioksidantë natyralë: polifenolët dhe vitamina E mbrojnë qelizat nga plakja e parakohshme dhesëmundjet kronike.

- Efekte anti-inflamatore: konsumi i rregullt i vajit tëullirit lidhet me uljen e inflamacionit në trup, dukembrojtur kundër sëmundjeve të zemrës dhe diabetit.

Rezistencë në gatim: sidomos lloji i vajit si MisterChef, ka një pikë tymosjeje të qëndrueshme, duke e bërë më të sigurt për gatime të ndryshme.

Vaji i zakonshëm - i volitshëm, por me më pak përfitime shëndetësore

Shumë yndyra të ngopura: vajrat si ai i palmës apo irafinuar i sojës rrisin kolesterolin e keq dhe mund të dëmtojnë zemrën.

Më pak antioksidantë: përpunimi industrial heq shumicën e vlerave ushqyese.

Pak ose aspak efekt mbrojtës për organizmin: përdoret kryesisht për arsye ekonomike dhe jo për benefite shëndetësore.

Pse të zgjedhim vajin e ullirit Mister Chef?

Ky vaj bashkon cilësinë e vajit të ullirit me një çmim të arsyeshëm për përdorim të përditshëm. Me shije neutrale dhe vlera të larta ushqyese, ai është zgjedhja ideale për çdo familje që dëshiron të gatuaj shëndetshëm.

Teksa vaji i zakonshëm mund të duket praktik, vaji i ullirit si Mister Chef Olive Pomace Oil është një investim për shëndetin tuaj. Jo vetëm që sjell shije më të mirë në tryezë, por edhe mbron zemrën, qelizat dhe mirëqenien afatgjate të trupit.

Receta për Tiramisu: Ëmbëlsirë me maskarpone në stilin italian

22 September 2025 at 16:35


Kur bëhet fjalë për një ëmbëlsirë elegante, të shijshme dhe të thjeshtë për t’u përgatitur, Tiramisu është gjithmonë në krye të listës.

E njohur si një nga simbolet ekuzhinës italiane, kjo ëmbëlsirë kremoze fitoi zemrat e të gjithëve falë shijes së pasur dhe teksturës së butë. Sekreti? Përdorimi i një krem djathi maskarpone - si ai ibrendit italian Ghidetti, i cili siguron një krem perfekt për këtë recetë.

Përbërësit:

- 250 g Mascarpone Ghidetti,

- 3 vezë të freskëta (ndajmë të verdhat nga të bardhat),

- 100 g sheqer,

- 200 g biskota,

- 300 ml kafe esspreso e ftohur,

- 2 lugë gjelle likor kafeje ose amaretto (opsionale),

- Kakao pluhur për spërkatje.

Përgatitja: Kremi i tiramisu-së

- Në një enë rrahim të verdhat e vezëve me sheqerin derisa të bëhen masë kremoze dhe mengjyrë të çelët.

- Shtojmë krem djathin Mascarpone Ghidetti dhe përziejmë derisa të krijohet një krem i butë dhe homogjen.

- Në një enë tjetër rrahim të bardhat e vezëve derisa të bëhen shkumë e fortë dhe i bashkojmë butësisht me krem mascarpone.

Shtresimi

- Zhysim shpejt biskotat Savoiardi në kafe (kujdes,mos i lini gjatë që të mos zbuten tepër).

- Vendosim një shtresë biskotash në fund të një formë qelqi.

- Sipër shtojmë gjysmën e kremit me mascarpone.

- Vendosim një tjetër shtresë biskotash dhe e mbulojmë me pjesën tjetër të kremit.

Finalizimi

- Sipërfaqen e spërkatim me kakao pluhur.

- E lëmë të ftohet në frigorifer për të paktën 4 orë (më së miri gjatë natës).

Rezultati

Një tiramisu i butë, aromatik dhe i freskët, ku çdo lugë është një përjetim i ëmbëlsisë italiane. Krem djathi Mascarpone Ghidetti siguron kremozitetin dhe shijen origjinale që e kthen këtë recetë në një kryevepër.


Shtatori i rikthimit në fitnes - pse duhet të konsumoni pijen Zott Protein?

19 September 2025 at 15:55


Pas pushimeve të verës, Shtatori është koha kur shumica prej nesh vendosim t’i rikthehemi palestrës dhe një rutine më të shëndetshme.

Motivimi është i lartë, portrupi ka nevojë për përkrahje të duhur për të përballuarngarkesat fizike dhe për të marrë rezultatet që duam. Pikërisht këtu hyn në lojë pija Zott Protein.

Pse Proteina është thelbësore për fitnes?

Gjatë ushtrimeve, muskujt lodhen, ndahen mikroskopikisht dhe kanë nevojë për rigjenerim. Proteina është “blloku ndërtues” i muskujve - pa të, përparimi në forcë, tonifikim dhe qëndrueshmëri do të ishte shumëmë i ngadalshëm. Konsumimi i proteinës menjëherë pas ushtrimeve:

- Përshpejton rikuperimin muskulor,

- Ul lodhjen pas stërvitjeve intensive,

- Ndihmon në rritjen dhe formimin e masës muskulore,

- Jep ndjesinë e ngopjes, duke ndihmuar edhe në kontrollin e peshës.

Zott Protein – Zgjedhja e duhur për sportistë dhe maraklitë e fitnesit

Çfarë e bën pijen Zott Protein ideale për ju?

- Shije e freskët dhe natyrale - p.sh. vanilja klasike që shoqëron çdo moment pas palestrës,

- Përmbajtje e lartë proteinike - mjaftueshëm për të ushqyer muskujt pas një seance intensive stërvitore,

- I gatshëm për përdorim - nuk ke nevojë për shaker,pluhur apo përzierje: vetëm hape dhe pi,

- Lehtë i transportueshëm - përshtatet për në palestër, zyrë apo udhëtim.

Shtatori është fillimi i ri për ju

Rikthimi në palestër shpesh kërkon motivim ekstra, dhenjë rutinë e shëndetshme ushqimi është çelësi i suksesit.Duke zgjedhur Zott Protein, ti i jep trupit tënd karburantin e duhur për të pasur energji, disiplinë dhe rezultate të dukshme.

Shtatori nuk është vetëm rikthim në punë e shkollë, poredhe një mundësi e artë për t’u rikthyer në formë.

Merr me vete pijen Zott Protein dhe bëje pjesë të çdo stërvitjeje. Rezultatet flasin vetë.

Loyd Cold Infusion Tea - sekreti i freskisë për ditët e nxehta

15 September 2025 at 13:12


Në ditët e nxehta, pak gjëra shijojnë më shumë se njëgotë Ice Tea të freskët.

Por ndërsa shumica e pijeve tënjohura të këtij lloji mbushen me sasi të mëdha sheqeridhe aditivë artificialë, një alternativë e re po fiton zemrate konsumatorëve: Loyd Cold Infusion Tea.

Ky produkt po komentohet gjerësisht në treg për një arsye të thjeshtë – sjell një përvojë të freskisë krejtndryshe, duke kombinuar shijen e frutave me aromën delikate.Për dallim nga Ice Tea tradicional, Loyd Cold Infusion Tea është pa kafeinë, pa aditivë dhe imbështetur tërësisht në përbërës natyralë.

Përgatitja më e thjeshtë se kurrë

Një nga veçantitë që e dallon këtë produkt është mënyra e përgatitjes.Çaji përzihet me ujë të ftohtë dhe brendapak minutash kthehet në një pije të lehtë, të pastër dhetë shëndetshme.

Nuk ka nevojë për ujë të vluar, nuk ka kohë të gjatë pritjeje - vetëm freski e menjëhershme,gati për t’u shijuar kudo.

Pse po zë vend në treg?

Konsumatorët modern kërkojnë gjithnjë e më shumëprodukte që jo vetëm shuajnë etjen, por edhe përputhenme stilin e tyre të jetës së kujdesshme.

Loyd Cold Infusion Tea i përgjigjet pikërisht kësaj tendence:

- Shije natyrale dhe e rafinuar – kombinim i frutave me ëmbëlsinë,

- Pa kafeinë dhe pa aditivë – i përshtatshëm për çdogrupmoshë,

- Praktik dhe i shpejtë – vetëm disa minuta në ujë të ftohtë.

Opsioni ideal për ditët e nxehta

Ky Ice Tea i ri po shihet si “sekreti i ditëve të nxehta”,duke u bërë opsioni ideal për këdo që kërkon freski, kujdes për trupin dhe një alternativë më të shëndetshmese pijet e zakonshme me gaz ose me sheqer të lartë.

Recetë: Sallatë e freskët me djathin Akadia

29 August 2025 at 11:38

Në ditët e ngrohta, nuk ka gjë më të lehtë dhe më të shëndetshme sesa një sallatë e freskët plot ngjyra.

Përveçse është e thjeshtë për t’u përgatitur, ajo sjell në tryezë një kombinim perfekt të perimeve të freskëta me një përbërës që e bën diferencën – djathin e bardhë.

Në këtë recetë, shija e djathit Akadia Double Cream është ajo që e plotëson sallatën, duke i dhënë një kremozitet shtesë dhe një aromë të pasur që harmonizohet me çdo përbërës tjetër.

Përbërësit që ju duhen:

– Domate qershi,

– Speca të kuq,

– Kastravec i freskët,

– Qepë të kuqe në rrathë,

– Ullinj të zinj,

– Gjethe sallate jeshile,

– Kripë, rigon dhe piper sipas shijes,

– Vaj ulliri ekstra i virgjër,

– Djathë i bardhë Akadia Double Cream, i prerë në kube,

Përgatitja:

1. Lani mirë perimet dhe pritini në copa të mëdha për t’i dhënë sallatës freski dhe ngjyra.

2. Shtoni ullinjtë dhe qepën e kuqe për aromë më intensive.

3. Në fund, vendosni kubet e djathit Akadia sipër sallatës. Djathi jo vetëm që e pasuron pamjen, por është elementi kryesor që i jep shijen origjinale dhe të plotë këtij kombinimi.

4. Spërkateni me vaj ulliri, pak rigon të thatë dhe një majë kripë e piper për të mbyllur shijen.

Një recetë e thjeshtë, e shëndetshme dhe elegante – sepse çdo sallatë bëhet më e shijshme kur ka djathin e duhur.

The post Recetë: Sallatë e freskët me djathin Akadia appeared first on Telegrafi.

❌
❌