Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Infrastrukturë që lidh Kosovën: Abdixhiku flet për Unazën e Kryeqytetit dhe rrugët kombëtare

19 December 2025 at 21:09


Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka mbajtur një tubim në Fushë Kosovë, ku ka folur për rëndësinë e Unazës së Jashtme të Kryeqytetit, duke e cilësuar atë si një projekt jetik që lehtëson qarkullimin edhe në këtë komunë.

Abdixhiku ka theksuar se infrastruktura nuk është thjesht asfalt, por përbëhet nga cilësia e jetës, shëndeti dhe perspektiva për familjet dhe të rinjtë. Ai ka prezantuar zotimet dhe vizionin e LDK-së për katër vitet e ardhshme, duke u fokusuar tek rritja e qytetit, ambienti i pastër, rendi dhe zhvillimi ekonomik.

Në fjalimin e tij, Abdixhiku ka përmendur rëndësinë e magjistraleve dhe autostradave që lidhin Kosovën më shpejt dhe më sigurt, duke e futur këtë në një plan kombëtar infrastrukture që shërben qytetarëve dhe bizneseve.

Gjithashtu, ai ka prezantuar dy kandidatët e LDK-së për Fushë Kosovën:

Besnik Osmani (nr. 38) – me përvojë të gjerë institucionale, duke shërbyer si Sekretar i Përgjithshëm, Auditor i Përgjithshëm dhe nënkryetar komune.

Majlinda Shaqiri (nr. 78) – magjistre e shkencave filologjike, shkrimtare, gazetare dhe aktiviste e përkushtuar.

Abdixhiku ka theksuar se vizioni i LDK-së nuk është vetëm planifikim, por konkretizim i premtimeve në projekte reale që përmirësojnë jetën e qytetarëve dhe zhvillojnë qytetin për brezat e ardhshëm.


Gjashtë kandidatë të LDK-së nga garat komunale për kryetarë kalojnë në listë për deputetë

8 December 2025 at 09:45


Tashmë të gjitha partitë kanë publikuar listën prej 110 deputetëve që do të garojnë në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme Parlamentare që mbahen më 28 dhjetor.

Kosova vuajti për gati një vit për një Qeveri, pasi zgjedhjet e rregullta të mbajtura më 9 shkurt 2025, ku fituese doli Lëvizja Vetëvendosje - nuk ia doli të formonte qeverinë, madje as opozita nuk ishte e disponimit që të krijonte në anën tjetër një marrëveshje mes tyre.

Kështu, mbi dhjetë muaj, Kosova ka mbetur peng e mosmarrëveshjeve mes partive politike, duke humbur shumë grande ndërkombëtare dhe marrëveshje tjera të mëdha, raporton Telegrafi.

Vendi ynë më pas, më 12 tetor u fut në Zgjedhjet Lokale, të cilat përfunduan pas 9 nëntorit, atëherë kur u mbajtë edhe balotazhi, për të përcaktuar kryetarët për katër vitet e ardhshme.

Kur jemi te garat që zhvilluan kryetarët, në listat aktuale për deputetë, janë përfshirë edhe disa emra që ishin në garë për kryetar komune.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, kandidatët që nuk arritën të marrin postin e kryetarit, e që i janë futur garës për deputetë janë: Xhafer Gashi, Ekrem Hyseni, Driton Selmanaj, Ardian Shala, Arbër Ismajli, Besnik Osmani.

Nga lista, shihet që LDK ka përfshirë gjashtë kandidatë që nuk arritën të rizgjidhen kryetarë komunash, derisa kërkojnë besimin për t’u bërë deputetë. /Telegrafi/

LDK në Fushë Kosovë prezanton dy kandidatë për deputetë

5 December 2025 at 22:54


Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Fushë-Kosovë ka votuar sot njëzëri dy kandidatët që do ta përfaqësojnë degën në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit. Zyrtarisht, Besnik Osmani dhe Majlinda Shaqiri do të jenë pjesë e garës për Kuvendin e Kosovës.

Në njoftimin e degës theksohen përvojat dhe kontributi i të dy kandidatëve. Për Besnik Osmanin, LDK Fushë-Kosovë thotë se është një figurë e njohur për publikun:

“Besnikun e njihni të gjithë, e keni dëgjuar, e keni parë, e keni ndjekur. Njeri i urtë, i dijshëm, profesionist dhe gjithmonë i gatshëm për t’i shërbyer vendit. Mjafton në Google emri i tij të kërkohet.”

Për Majlinda Shaqirin, nënvizohet profili i saj i gjerë profesional dhe kulturor:

“Majlinda, magjistër e Shkencave Filologjike, zyrtare e lartë në MAPL, gazetare dhe moderatore. Autore e disa librave poetikë dhe fituese e çmimeve letrare kombëtare e ndërkombëtare. E angazhuar në administratë publike, kulturë dhe letërsi. Grua dhe nënë e përkushtuar.”

Në fund, dega e LDK-së u ka uruar të dy kandidatëve suksese në procesin zgjedhor, duke shtuar: “Uroj shumë suksese në këtë rrugëtim, të cilin pak kohë më parë e kalova vetë. Dalshit faqebardhë!”


Koalicionet në Fushë Kosovë para balotazhit, kush me kë po bashkëpunon

27 October 2025 at 11:18


Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës në Fushë Kosovë kanë intensifikuar aktivitetet dhe marrëveshjet politike në prag të balotazhit që do të mbahet më 9 nëntor.

Kandidati i LVV-së për kryetar të komunës, Valon Prebreza, doli i pari në raundin e parë të zgjedhjeve me 45.15 për qind të votave, përkatësisht 9,733 vota. Pas tij renditet kandidati i LDK-së, Besnik Osmani, me 36.66 për qind ose 7,902 vota, raporton Telegrafi.

Meqë asnjëri nuk arriti shumicën e nevojshme për të fituar në raundin e parë, Prebreza dhe Osmani tashmë po përgatiten për një garë të ngushtë në balotazh, që pritet të përcaktojë fituesin e komunës.

Përmes një njoftimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Osmani ka bërë të ditur se LDK ka arritur marrëveshje për koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) për raundin e dytë të zgjedhjeve.

“Është arritur koalicioni i madh për të mirën e të gjithë qytetarëve të Komunës së Fushë Kosovës, që i thotë PO zhvillimit, mirëqenies dhe përparimit. Në këtë frymë bashkëpunimi, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës do të ecin bashkë për prosperitetin e të gjithë qytetarëve, për Fushë-Kosovën tonë”, ka shkruar Osmani.



Kjo marrëveshje vjen pavarësisht deklaratës së mëparshme të kandidatit të PDK-së, Rrahim Tërnava, i cili kishte thënë se partia e tij nuk do të hynte në asnjë koalicion. Megjithatë, marrëveshja u zyrtarizua gjatë natës së 26 tetorit.

Përveç PDK-së, LDK ka nënshkruar koalicion edhe me Nismën Socialdemokrate dhe Partinë Liberale Egjiptiane, duke e zgjeruar bazën e mbështetjes për balotazh.

Në anën tjetër, ndonëse pritej që LVV, e udhëhequr nga Prebreza, të bashkohej me partitë opozitare për ta sfiduar LDK-në – e cila e ka udhëhequr komunën për më shumë se dy dekada – kjo gjë nuk ndodhi plotësisht, përcjell Telegrafi.

Vetëvendosje ka siguruar mbështetjen e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me të cilën koalicioni u zyrtarizua vetëm disa ditë pas përfundimit të raundit të parë.

Me këto pozicionime të reja politike, Fushë Kosova pritet të jetë arenë e një gare të ngushtë dhe të ashpër më 9 nëntor, me dy kandidatët kryesorë që sipas rezultateve të 12 tetorit janë pothuajse “kokë më kokë”.

Rezultatet e balotazhit do të përcaktojnë se kush do të marrë drejtimin e kësaj komune strategjike në mandatin e ardhshëm. /Telegrafi/

Marrëveshja mes LDK-së dhe PDK-së në Fushë Kosovës



Marrëveshja mes LDK-së dhe PDK-së në Fushë Kosovës

Osmani zyrtarizon koalicionin me Partinë Liberale Egjiptiane në Fushë Kosovë

21 October 2025 at 15:43


Pas koalicionit me Nismën Socialdemokrate, dega në Fushë Kosovë, kandidati për kryetar të Fushë Kosovës nga radhët e LDK-së, Besnik Osmani ka zyrtarizuar një tjetër koalicion.

Më herët gjatë ditës së sotme, osmani njoftoi për koalicionin e parë, ndërsa tani ka zyrtarizuar marrëveshjen me Partinë Liberale Egjiptiane që drejtohet nga Bashkim Krasniqi, raporton Telegrafi.



“Së bashku me Partinë Liberale Egjiptiane, po bashkojmë forcat për çdo rrugë e çdo lagje të komunës sonë. Bashkimi ynë është zëri i bashkëjetesës, barazisë dhe mirëqenies për të gjithë”, thuhet në postimin e bërë nga Osmani në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

Në garën e mbajtur më 12 tetor në Zgjedhje Lokale, Partia Liberale Egjiptiane mori 4.37 për qind apo 879 vota.

Kjo mund të kuptohet se komuniteti egjiptianë mund t’i ketë dy ulëse në kuvendi komunal të Fushë Kosovës. /Telegrafi/

LDK zyrtarizon koalicionin me Nismën në Fushë Kosovë

21 October 2025 at 10:13


Lidhja Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar koalicionin me Nismën në Komunën e Fushë-Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur kandidati i LDK-së për kryetar të kësaj komune, Besnik Osmani, i cili edhe ka shpërndarë një fotografi me kryetarin e Nismës në këtë komunë, Driton Ademi.

"Vazhdojmë me NISMËN drejt fitores!Së bashku për qytetarët dhe të ardhmen e komunës sonë", ka deklaruar ai.

Nisma Socialdemokrate me listën e tyre për asamble komunale ka grumbulluar 439 vota.

Ndryshe, dy kandidatët për kryetar të kësaj komune, Besnik Osmani LDK, dhe Valon Prebreza LVV, do të përballen në balotazh.

Zgjedhjet lokale janë mbajtur më 12 tetor./Telegrafi/




Fushë Kosovë, LDK pas shumë vitesh del e dyta

12 October 2025 at 23:26


Ka përfunduar numerimi i votave të rregullta për zgjedhjet e kryetarit të komunës së Fushë Kosovës.

Sipas rezultateve zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), qyteti do të shkojë në balotazh mes kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje! (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Kandidati i LVV-së, Valon Prebreza, prin me 45,14% të votave ose 9,529 vota, ndërsa pas tij renditet Besnik Osmani nga LDK me 36,62% (7,730 vota).

Kandidatët e tjerë morën:

Rrahim Tërnava (PDK) – 16,07% (3,392 vota)
Vildane Latifi (AAK) – 1,18% (250 vota)
Hasan Ismajli – 0,99% (208 vota)

Osmani thotë se Lëvizja për Bashkëveprim i është bashkuar programit të LDK-së për Fushë Kosovën

9 October 2025 at 13:20


Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Fushë-Kosovës, Besnik Osmani, ka bërë të ditur se Lëvizja për Bashkëveprim i është bashkuar programit të tij qeverisës, duke thelluar bashkëpunimin politik në prag të zgjedhjeve lokale.

Në takimin e zhvilluar me kryetarin e LPB-së, Jeton Emini, dhe kandidatin për Kuvendin Komunal, Majlind Sadriu, Osmani tha se palët janë dakorduar për një agjendë të përbashkët zhvillimi, me fokus të veçantë në përmirësimin e kushteve të jetesës në lagjet e banuara nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.



“Ky është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një Fushë-Kosove gjithëpërfshirëse, ku çdo qytetar ka mundësi të barabarta për zhvillim. Me energjinë dhe përkrahjen e jashtëzakonshme të qytetarëve, fitorja më 12 tetor është e sigurt”, tha Osmani.

Ai shtoi se përmes këtij bashkëpunimi, synohet krijimi i një modeli të ri qeverisjeje lokale, që vendos në qendër bashkëpunimin, barazinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

“Bashkë për një Fushë-Kosovë gjithëpërfshirëse dhe zhvillim të barabartë për të gjithë”, përfundoi Osmani.

Osmani: Arsimi, prioritet kryesor për Fushë Kosovën – planifikohen shkolla dhe çerdhe të reja

7 October 2025 at 22:09


Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për Komunën e Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka theksuar se arsimi do të jetë prioriteti kryesor i programit të tij qeverisës.

Ai ka deklaruar se përmirësimi i cilësisë së arsimit kërkon bashkëpunim të ngushtë me mësimdhënësit, prindërit dhe gjithë qytetarët, duke premtuar përkushtim maksimal për të garantuar kushte më të mira në shkolla.

“Arsimi është prioriteti ynë. Së bashku me mësimdhënësit, prindërit dhe qytetarët, do të punojmë për një arsim më cilësor në shkollat tona,” ka theksuar Osmani.

Në planin e tij, ai ka përfshirë edhe digjitalizimin e procesit arsimor, të cilin e cilësoi si “të pashmangshëm” dhe ndër prioritetet kryesore të mandatit të ardhshëm.

Në kuadër të këtij plani, Osmani ka bërë të ditur se do të ndërtohen tre shkolla të reja dhe tre çerdhe në qytet, si dhe tre çerdhe të tjera në fshatra, për të përmbushur nevojat në rritje të banorëve.

Ai po ashtu ka theksuar se do t’i kushtohet vëmendje e veçantë fëmijëve me nevoja të veçanta, duke premtuar kushte më të mira për përfshirje, zhvillim dhe mundësi të barabarta për secilin fëmijë.

“Fushë Kosova përtej!” – ka përfunduar Osmani, duke theksuar vizionin e tij për një komunë më të zhvilluar dhe më gjithëpërfshirëse.

Osmani: Fushë Kosova do të zhvillohet me projekte që garantojnë mirëqenie për të gjithë

6 October 2025 at 22:18


Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka vazhduar takimet me qytetarët në kuadër të fushatës zgjedhore.

Gjatë takimit me banorët e Bardhit të Madh, Osmani ka prezantuar programin qeverisës të LDK-së dhe ekipin e kandidatëve për asamble, duke theksuar se çdo vendbanim do të ketë vend të veçantë në planin e zhvillimit komunal.

“Na priti një mikpritje e ngrohtë dhe përkrahje e sinqertë, për të cilat shprehim mirënjohjen tonë të thellë. Së bashku do të punojmë për projektet e ardhshme që garantojnë mirëqenie dhe zhvillim për të gjithë, pa përjashtim,” ka deklaruar Osmani.

Ai ka shtuar se mandati i parë qeverisës do të fokusohet në investime të rëndësishme për të gjitha lagjet dhe fshatrat e komunës, me synim krijimin e kushteve më të mira për jetesë dhe zhvillim ekonomik lokal.

Takimi në Bardh të Madh u mbyll me përkrahje të dukshme nga qytetarët, të cilët shprehën besimin se LDK me Besnik Osmanin do të sjellë ndryshimin e nevojshëm në Fushë Kosovë.

Osmani: Fushë Kosova përtej – me ekonomi të fortë dhe biznese konkurruese

6 October 2025 at 15:07


Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka vazhduar takimet me bizneset lokale në kuadër të fushatës së tij zgjedhore.

Gjatë vizitave “derë më derë”, Osmani ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së bizneseve vendore që, sipas tij, po punojnë me përkushtim dhe përgjegjësi çdo ditë.



Ai ka vlerësuar se tregu i Fushë Kosovës po bëhet gjithnjë e më konkurrues, falë bizneseve që ofrojnë produkte dhe shërbime të larmishme – nga pajisjet sportive ndërkombëtare e deri te shërbimet profesionale të dekorit dhe pastërtisë.

“Pa ekonomi të fortë, nuk ka komunë të zhvilluar”, ka deklaruar Osmani, duke shtuar se zhvillimi ekonomik do të jetë një nga prioritetet e tij kryesore.

Fushë Kosova, ka përfunduar ai, meriton të ecë “përtej” në zhvillim dhe modernizim, përmes mbështetjes konkrete të sektorit privat dhe krijimit të kushteve të favorshme për bizneset lokale.

Besnik Osmani: Gratë do të kenë rol qendror në zhvillimin e Fushë-Kosovës

5 October 2025 at 15:55


Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Fushë-Kosovës, Besnik Osmani, ka zhvilluar sot një takim me gratë e një prej lagjeve të qytetit, ku u diskutua për sfidat dhe nevojat që prekin drejtpërdrejt gratë e komunitetit.

Osmani theksoi se në programin e tij qeverisës, barazia gjinore dhe fuqizimi i grave zënë vend qendror, duke përfshirë masa për rritjen e punësimit, mbështetjen ekonomike dhe përfshirjen më të madhe të grave në vendimmarrje.

“Sot mbajtëm një takim të ngrohtë dhe frytdhënës me gratë e Fushë-Kosovës. Diskutuam hapur për sfidat dhe nevojat që i prekin ato — nga punësimi e mbështetja ekonomike, deri te roli i tyre në vendimmarrje. Zëri i grave duhet të dëgjohet dhe të ketë ndikim në zhvillimin e Fushë-Kosovës që duam,” ka shkruar Osmani.

Ai ka shtuar se vizioni i tij dhe i LDK-së është për një Fushë-Kosovë “përtej dallimeve”, që krijon mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët.

“Fushë Kosova PËRTEJ! 113 është numri,” ka përfunduar kandidati i LDK-së.


Osmani prezanton 13 kandidatët femra të LDK-së në Fushë Kosovë: Bashkë për familjen dhe gruan

1 October 2025 at 22:46


Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, zhvilloi sonte një takim elektoral të veçantë me gratë dhe vajzat e komunës, në ditën e parë të Muajit Rozë – muajit të ndërgjegjësimit për parandalimin e kancerit të gjirit.

Gjatë takimit, Osmani prezantoi me krenari 13 kandidatët femra të LDK-së, të cilat po japin maksimumin përmes profesionalizmit, integritetit dhe pasionit të tyre, me synimin e fitores më 12 tetor.

Në këtë atmosferë, u prezantua edhe programi qeverisës i LDK-së për familjen dhe gruan, një vizion që synon të garantojë mbështetje më të madhe, siguri dhe mundësi të barabarta për të gjitha qytetaret e komunës.

“Ky bashkim i fuqisë së gruas dhe përkushtimit politik është garanci për ndryshimin që na pret,” tha Osmani, duke nënvizuar rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të grave në vendimmarrje dhe zhvillim lokal.

Besnik Osmani: Pazari i Fushë Kosovës do të modernizohet me tezga dhe kushte bashkëkohore

30 September 2025 at 16:39


Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka vizituar pazarin e qytetit, duke e cilësuar atë si një vend ku bashkohen prodhuesit vendorë me produkte të freskëta dhe cilësore, por edhe tregtarët e gjësendeve të vjetra që ruajnë traditën e qytetit.

Osmani theksoi se pazari nuk është vetëm hapësirë për tregti, por edhe vend ku qytetarët bëjnë pazare, ndajnë buzëqeshje dhe takohen me dashamirësi.



Ai premtoi se shumë shpejt tregu do të marrë një pamje më të rregulluar, me tezga të përshtatshme dhe nyje sanitare moderne.

“Ky treg do të shndërrohet në një hapësirë të rehatshme, dinjitoze dhe mikpritëse për të gjithë qytetarët e Fushë Kosovës”, tha Osmani gjatë vizitës së tij.

Besnik Osmani: Investimi në shkollën “Laura Scotti” rrit cilësinë në arsim

29 September 2025 at 13:41


Shkolla fillore “Laura Scotti” në Graboc ka përfunduar procesin e renovimit të plotë, duke sjellë kushte më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit.

Sipas kandidatit për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ky investim përbën një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të arsimit në komunë.



Shkolla tashmë është e pajisur me hapësira bashkëkohore dhe kabinete moderne, të cilat do të ndihmojnë zhvillimin e procesit mësimor sipas standardeve më të larta.

Osmani ka theksuar se, përveç kushteve të reja, nga viti i ardhshëm në këtë shkollë pritet të nisë edhe mësimi gjithëditor, duke ofruar një ambient më të ngrohtë dhe motivues për nxënësit.

Ky investim synon jo vetëm përmirësimin e infrastrukturës arsimore, por edhe ngritjen e cilësisë së arsimit në Fushë Kosovë.

Osmani takon banorët e lagjes Bresje: Së bashku do ta bëjmë Fushë Kosovën edhe më të mirë

28 September 2025 at 21:46



Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka zhvilluar një takim me banorët e lagjes Bresje.

Ai u shpreh i kënaqur me mikpritjen dhe bisedat e sinqerta me qytetarët, duke theksuar se vizioni i tij është ta çojë Fushë Kosovën përpara me hapa konkretë.

“Sot isha në lagjen Bresje, ku bashkë me banorët biseduam për idetë dhe hapat që na presin përpara. Më gëzoi shumë mikpritja dhe fjalët e tyre të sinqerta. Së bashku do ta bëjmë Fushë Kosovën edhe më të mirë!”, tha Osmani.

Ai e mbylli mesazhin e tij me sloganin e fushatës: “Fushë Kosova PËRTEJ!”

Besnik Osmani premton investime në sport, thotë se Fushë Kosova meriton stadiume dhe fusha moderne

27 September 2025 at 12:34


Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës nga radhët e LDK-së, Besnik Osmani, ka premtuar se do të investojë në sport.

Ai ka deklaruar se Fushë Kosova ka prodhuar gjithmonë sportistë të talentuar.

"Fushë Kosova ka prodhuar gjithmonë sportistë të talentuar, të cilët kanë shkëlqyer jo vetëm në vendin tonë, por edhe në mbarë botën. Kjo është dëshmi e potencialit të madh që e ka rinia jonë. Prandaj, është koha të investojmë në kushte më të mira sportive – stadiume dhe fusha moderne, të cilat do të ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin dhe suksesin e sportistëve të ardhshëm", ka theksuar ai.

Ai tutje ka deklaruar se "sporti është krenaria jonë, dhe ne do të krijojmë hapësirat që gjeneratat e reja të ecin edhe më larg".




Besnik Osmani falënderon qytetarët për pjesëmarrjen masive në tubimin e LDK-së në Fushë Kosovë

26 September 2025 at 21:24



Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka shprehur mirënjohje për qytetarët pas tubimit elektoral të mbajtur në këtë komunë.

“Faleminderit Fushë Kosovë! Sonte treguat edhe njëherë energjinë dhe përkushtimin tuaj. Pjesëmarrja e madhe dhe mbështetja juaj e ngrohtë na jep forcë dhe motivim përpara. Fushë Kosova PËRTEJ!”, ka shkruar Osmani në rrjete sociale.

Sipas tij, mobilizimi i qytetarëve është dëshmi e mbështetjes për vizionin e tij për zhvillimin e Fushë Kosovës.


Besnik Osmani viziton Kosmonte Foods: Përkushtim ndaj cilësisë dhe zhvillimit të vendit

26 September 2025 at 12:03


Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka vizituar kompaninë Kosmonte Foods, duke vlerësuar rolin e saj në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës për qytetarët e komunës.

Osmani u shpreh i impresionuar nga puna dhe vizioni i menaxhmentit dhe stafit të kompanisë, duke theksuar përkushtimin e tyre ndaj inovacionit, cilësisë dhe qëndrueshmërisë.



“Kosmonte Foods nuk është vetëm një kompani ushqimore – është shembull i vizionit dhe i punës së palodhshme, duke sjellë produkte cilësore për qytetarët tanë dhe duke krijuar vende pune dhe zhvillim për vendin”, tha Osmani.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e mbështetjes së bizneseve lokale si një komponent kyç për zhvillimin e qëndrueshëm të komunës dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.

LDK mban sonte tubimin qendror në Fushë Kosovë

26 September 2025 at 10:53


Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në tubimin qendror që do të mbahet sonte në këtë komunë.

Tubimi nis nga ora 19:00 në Sallën Sportive “Mihal Grameno” dhe pritet të jetë ngjarja kryesore e fushatës së LDK-së në Fushë Kosovë.



Në këtë aktivitet do të marrë pjesë edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili do të shpalosë mbështetjen për kandidaturën e Osmanit dhe programin zgjedhor të partisë.

Osmani tha se pjesëmarrja e qytetarëve është forca dhe garancia e fitores së përbashkët të LDK-së në këtë komunë.

❌
❌