Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

KQZ: Përfundon verifikimi i rezultateve në 15 komuna, rinumërim në 41 vendvotime në Drenas

11 November 2025 at 13:51


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se deri në orën 13:00 të së martës është përmbyllur procesi i verifikimit të rezultateve të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave në 15 Qendra Komunale të Numërimit (QKN).

Sipas njoftimit të KQZ-së, verifikimi i rezultateve është përfunduar në komunat Junik, Mamushë, Kllokot, Obiliq, Klinë, Vushtrri, Dragash, Rahovec, Gjakovë, Gjilan, Fushë Kosovë, Suharekë, Kaçanik, Prishtinë dhe Viti.

Procesi i verifikimit, siç bëhet e ditur, po vazhdon në dy komuna të tjera, ndërsa në Qendrën Komunale të Numërimit të Mitrovicës së Jugut puna është ndërprerë “për arsyet që janë bërë të njohura nga njoftimi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.”

KQZ ka theksuar se do të vazhdojë të mbajë publikun të informuar në mënyrë të rregullt dhe transparente për çdo zhvillim lidhur me këtë proces.

Po ashtu, KQZ ka njoftuar se të martën, në orën 14:00, në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR) do të nisë rinumërimi i 41 vendvotimeve me kërkesë të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

“Vendvotimet që do të rinumërohen i takojnë zgjedhjeve për Kuvendin Komunal në Gllogoc,” thuhet në njoftim.

Lista e vendvotimeve që do të rinumërohen përfshin: 0324/01, 0325/01, 0322/01, 0320/01, 0318/02, 0317/04, 0317/03, 0316/02, 0312/02, 0310/03, 0310/02, 0304/01, 0321/01, 0324/03, 0327/01, 0315/02, 0316/01, 0308/01, 0320/02, 0306/01, 0301/05, 0301/04, 0328/02, 0326/03, 0311/03, 0340/03, 0311/05, 0310/01, 0323/03, 0322/0, 0323/02, 0311/01, 0330/01, 0324/02, 0317/01, 0317/02, 0324/02, 0309/01, 0309/02, 0310/05 dhe 0313/01. /Telegrafi/


Përfundon verifikimi i rezultateve të balotazhit në 13 komuna, shifrat mbesin pothuajse të njëjta

11 November 2025 at 10:13


Pas përfundimit të balotazhit në 18 komuna, tashmë në Qendrat Komunale të Numërimit, ka përfunduar edhe procesi i verifikimi i rezultateve nga formularët që janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve në 13 prej tyre.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, verifikimi është përmbyllur në komunat Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Obiliq, Rahovec, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot.

Në pesë komunat e mbetura procesi i verifikimit të fletëvotimeve është ende në zhvillim dhe pritet të përfundojë së shpejti.

Gjakovë, pas verifikimit rezultatet janë konfirmuar pa ndryshime të theksuara krahasuar me numërimin paraprak. Ardian Gjini i AAK-së ka 56,43% kurse Ardian Gola i LVV-së ka 43,57%.

Gjilan, gjithashtu pas verifikimit të rezultateve nuk është se është vërjetur ndryshim i madh. Alban Hyseni i LVV-së ka 61,04% kurse Arbër Ismjali i LDK-së ka 38,96%.

Dragash, verifikimi ka konfirmuar epërsinë e kandidatit fitues sipas numërimit të parë. Bexhet Xheladini i LVV-së ka 58,46% kurse Shaban Shabani i PDK-së ka 41,54%.

Kaçanik, pas verifikimit nuk ka pasur ndyshim në rezultatin preliminar. Sabedin Vishi i PDK-së ka 51,82% kurse Jeton Raka i LVV-së ka 48,18%.

Klinë, rezultatet e verifikimit kanë mbetur pothuajse të pandryshuara nga ato paraprake, megjithatë ka pasur një ndyrshim të vogël në përqindje. Pas verifikimit të rezultatit Zenun Elezaj i AAK-së ka 57,83% kurse Sokol Bashota i PDK-së ka 42,17%.

Obiliq, procesi është zhvilluar pa parregullsi dhe rezultati është i njëjtë me atë paraprak. Halil Thaçi i LVV-së ka 51,07% kurse Xhafer Gashi i LDK-së ka 48,93%.

Rahovec, pas verifikimit është rikonfirmuar fituesi i balotazhit por me një ndryshim të vogël në përqindje. Smajl Latifi i AAK-së ka 52,47% kurse Ali Dula i LVV-së ka 47,53%.

Suharekë, verifikimi i rezultateve nuk ka sjellë ndryshime të mëdha në përqindjet e kandidatëve. Bali Muharremaj i AAK-së ka 55,31% kurse Ardian Shala i LDK-së ka 44,69%.

Viti, pas verifikimit rezultati nuk ka ndryshuar. Sokol Haliti i LDK-së ka 50,60% kurse Arsim Ademi i LVV-së ka 49,40%.

Vushtrri, procesi i verifikimit ka përfunduar me konfirmimin e rezultatit paraprak. Ferit Idrizi i PDK-së ka 54,26% kurse Sylejman Meholli i LVV-së ka 45,74%.

Junik gjithashtu verifikimi nuk ka sjellur ndryshime në rezultat. Ruzhdi Shehu i LDK-së ka 55,94% kurse Agron Kuçi i AAK-së ka 44,06%.

Edhe në Mamushë, rezultatet e verifikimit kanë qenë të njëjta me ato të numërimit paraprak. Abdulhadi Krasniq i KDTP-së ka 53,61% kurse Fikret Morina i Mamusha Halk Hareketi ka 46,39%.

Kllokot, pas përfundimit të procesit është konfirmuar rezultati final pa ndryshime. Bozhidar Dejanoviq i Listës Serbe ka 90,01% kurse Sreçko Spasiq i Sprska Narodna Sloga ka 9,99%. /Telegrafi/

A do të përmbyset rezultati? Gara në Viti e hapur me vetëm 197 vota diferencë, pa përfshirë votat me postë

10 November 2025 at 11:16


Nga 18 komunat që shkuan në balotazh nga raundi i parë i zgjedhjeve lokale, i mbajtur më 12 tetor, 17 prej kandidatëve për kryetarë kanë fituar garën.

Megjithatë, gara mbetet e hapur në Komunën e Vitisë, ku dallimi mes dy kandidatëve është vetëm 197 vota, raporton Telegrafi.



Ndonëse Sokol Haliti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e ka shpallur fitoren, pasi ka marrë 50.60 për qind ose 8,352 vota, ende nuk është e sigurt nëse do ta udhëheqë komunën për katër vitet e ardhshme.

Kundërkandidati i tij, Arsim Ademi nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ka marrë 8,155 vota, që përkthehet në 49.40 për qind.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur rezultatet preliminare, mirëpo procesi i numërimit të votave me postë, atyre me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta është ende në zhvillim.

Në bazë të raundit të parë, Haliti kishte marrë 562 vota me postë, ndërsa Ademi kishte siguruar 440 vota.

telegrafi.com

Nga personat me nevoja të veçanta, kandidati i LDK-së kishte marrë 25 vota, ndërsa kandidati i LVV-së 12 vota.

Në kategorinë e votave me kusht, të dy kandidatët kishin marrë nga tri vota secili.

Kështu, gara në Viti vazhdon të jetë e hapur, ndërsa pritet që gjatë ditës KQZ të përfundojë numërimin e të gjitha votave të mbetura. /Telegrafi/

Arbër Ismajli i LDK-së humb mbi 1 mijë vota në balotazhin e Gjilanit

10 November 2025 at 08:58


Balotazhi i zhvilluar në komunën e Gjilanit, solli një përmbysje të madhe të rezultatit anipse Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës kishin lidhur koalicion.

Nga rezultatet e numëruara nga KQZ nga votat e rregullta pa përfshirë ato me postë, Alban Hyseni i LVV-së ka fituar bindshëm me 61,06% apo 22,269 vota, kurse Arbër Ismajli i LDK-së mori 38,94% apo 14,203 vota.

Krahasuar me rezultatet finale të raundit të parë të mbajtur më 12 tetor, Arbër Ismajli i LDK-së ka dalë me minus 1,129 vota në raundin e dytë, duke lënë të nënkuptohet se as marrëveshja me PDK-në nuk i solli votat e duhura.

Më 12 tetor Ismajli kishte marrë 15,332 vota apo 34.29%, kurse kandidati i PDK-së, Riad Rashiti kishte marrë 5,447 vota.

Ndërkaq Alban Hyseni i LVV-së më 12 tetor kishte marrë 22,264 vota apo 49.80% e që sipas rezultatit të balotazhit të 9 nëntorit i del që ka fituar vetëm 5 vota më shumë, 22,269. /Telegrafi/

​Haradinaj e konsideron balotazhin të suksesshme për AAK-në

9 November 2025 at 21:42


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se kanë rritur votat në nivel nacional dhe se kanë fituar në të gjitha komunat që ka qeverisur deri tani.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se kanë rritur votat në nivel nacional dhe se kanë fituar në të gjitha komunat që ka qeverisur deri tani.

Ai para mediave ka përgëzuar kandidatët e komunave ku si parti kanë fituar zgjedhjet.

“Urime të gjithë qytetarëve të vendit, të gjithëve, për zgjedhjet e lira e të mira që kanë ndodhur sot. I falënderoj të gjitha institucionet e vendit për punën që kanë bërë. Po ashtu, i bashkohem festës në Suharekë ku po festojnë kolegët tonë. Qytetarët e Suharekës i përgëzoj për fitoren e tyre. Vërtet kryetari Bali Muharremaj është kryetari më i mirë. I bashkohem festës në Rahovec. Qytetarët e Rahovecit i janë bashkuar kryetarit të tyre, Smajl Latifit. I bashkohem po ashtu festës në Gjakovë.

Ardian Gjini e ka arritur fitoren më bindëse të mundshme, ky është një lajm i mirë edhe për Gjakovën sepse vërtet ka bërë një punë të mirë. I bashkohem festës në Klinë, kryetari Zenun Elezi ka fituar bindshëm. Deçani vazhdon me festu, edhe pse në rund të parë. AAK i ka fituar të gjitha komunat që ka qeverisur me to. Është një rezultat i mirë, jemi të gëzuar. Është një ndjenjë përgjegjësie, i lus kryetarët që të punojnë”, tha ai.

Sipas tij, është konfirmuar një besim i rritur për AAK-në në nivel nacional.

“Kemi marrë për parti 87 mijë e 500 vota, e kemi rritu numrin prezencën tonë, në disa komuna do të qeverisim, në disa tjera do të bashkë qeverisim”, tha ai.

Përfundon numërimi i votave në Obiliq: Halil Thaçi nga VV fiton ndaj Xhafer Gashit nga LDK

9 November 2025 at 20:28


Ka përfunduar numërimi i votave për zgjedhjet lokale në komunën e Obiliqit.

Të gjitha 33 vendvotimet janë përpunuar, me gjithsej 12,608 vota nga 26,210 të vlefshme, ose 48,10% e totalit.

Në garën për kryetar të komunës, kandidati i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Halil Thaçi, ka fituar me 6,441 vota ose 51,09%, ndërsa kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës – LDK, Xhafer Gashi, ka marrë 6,167 vota ose 48,91%, duke e bërë garën shumë të ngushtë.

Ky rezultat e vendos Thaçin në krye të komunës për mandatin e ardhshëm.

Numërimi drejt fundit, Halil Thaçi i VV-së në avantazh ndaj Xhafer Gashit të LDK-së

E plotësuar: Sipas të dhënave të përpunuara deri më tani, në Mitrovicë janë numëruar 11,994 vota nga gjithsej 26,210 të vlefshme, që përbën 45,76% të totalit. J

anë përpunuar 31 nga 33 vendvotime, ose 93,94% e totalit.

Në garën për kryetar të Mitrovicës, kandidati i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Halil Thaçi, prin me 6,116 vota ose 50,99% të votave të numëruara.

Ndërsa kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës – LDK, Xhafer Gashi, ka marrë 5,878 vota, ose 49,01%, duke e bërë garën shumë të ngushtë.

Në komunën e Obiliqit, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Halil Thaçi, është në epërsi të ngushtë ndaj kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Xhafer Gashi, sipas rezultateve të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Deri në orën 20:24, janë përpunuar 10,574 vota, që përbëjnë 40.34 për qind të totalit prej 26,210 votash në këtë komunë.

Nga këto, Halil Thaçi ka marrë 5,382 vota, që përbëjnë 50.90 për qind të votave të numëruara.

Ndërkaq, Xhafer Gashi i LDK-së ndodhet shumë afër, me pjesën tjetër të votave të numëruara deri më tani, duke e bërë garën në Obiliq një nga më të ngushtat e këtij raundi zgjedhor.

Deri më tani janë procesuar 28 nga gjithsej 33 vendvotime, që përbën 84.85 për qind të tyre.

KQZ-ja pritet të publikojë në orët në vijim rezultatet e reja, të cilat do të përcaktojnë më qartë fituesin e garës për kryetar të Obiliqit.


DnV: Raundi i dytë konfirmoi një proces të qëndrueshëm e demokratik

9 November 2025 at 19:22


Demokracia në Veprim (DnV) ka vlerësuar se raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe pa incidente të mëdha, ndërsa qytetarët kanë pasur mundësi të votojnë lirshëm dhe procesi në qendrat e votimit është menaxhuar përgjithësisht mirë.

Në komunikatën e saj, DnV thekson se një ndryshim i rëndësishëm në këtë raund ka qenë zbatimi më i rreptë i procedurës për votimin me asistencë, çka ka sjellë një ulje të ndjeshme të rasteve të tilla krahasuar me raundin e parë.

Megjithatë, organizata vëren se ndryshimi i mënyrës së zbatimit të këtij rregulli nga KQZ-ja mes dy raundeve ka krijuar vështirësi për disa votues – sidomos për personat e moshuar dhe ata me vështirësi në shkrim-lexim, të cilët nuk kanë mundur të votojnë për shkak të mungesës së dokumentacionit të kërkuar.

DnV ka ngritur shqetësim edhe për angazhimin publik të Kryeministrit në detyrë gjatë ditës së zgjedhjeve, duke theksuar se kjo cënon neutralitetin institucional dhe krijon perceptim të ndërhyrjes në procesin zgjedhor. Sipas organizatës, ndonëse kjo nuk ka ndikuar drejtpërdrejt në mbarëvajtjen e procesit, bie ndesh me parimin e barazisë në garë dhe me standardet e sjelljes gjatë ditës së zgjedhjeve.

Në fund, DnV kërkon që procesi i numërimit dhe publikimit të rezultateve të zhvillohet me transparencë dhe saktësi të plotë, ndërsa u bën thirrje subjekteve politike të presin publikimin e rezultateve preliminare nga KQZ-ja para se të shpallin fitoret, në mënyrë që të ruhet qetësia dhe integriteti i procesit zgjedhor.

Balotazhi, Prokuroria ndalon tre persona për shkelje të procesit të votimit

9 November 2025 at 18:52


Rreth 80 prokurorë dhe personel të sistemit prokurorial janë angazhuar gjatë ditës për të siguruar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunave.

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se deri në mbylljen e procesit të votimit, janë ndaluar tre persona për dy raste të veprave penale kundër të drejtave të votimit.

"Rasti i parë është iniciuar në komunën e Fushë Kosovës, ku dy persona dyshohen për veprën penale ‘Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin’ sipas nenit 212 të Kodit Penal. Të dy janë ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit të shtetit," thuhet në njoftim.

Ndërkaq, rasti i dytë është në komunën e Klinës, ku një person dyshohet për kryerjen e veprës penale ‘Cenim i fshehtësisë së votimit’ nga neni 215 i Kodit Penal. I dyshuari është ndaluar po ashtu për 48 orë.

Prokuroria ka theksuar se prokurorët do të vazhdojnë të kujdestarojnë edhe gjatë numërimit të votave, deri në dërgimin e tyre në qendrat komunale të numërimit.

"Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit falënderon qytetarët, mediat dhe shoqërinë civile për bashkëpunimin e treguar, me qëllim parandalimin dhe ndjekjen e suksesshme të veprave penale gjatë këtyre zgjedhjeve," përfundon njoftimi. /Telegrafi/

LVV i reagon LDK-së për incidentin që ndodhi tek shkolla "Faik Konica"

9 November 2025 at 13:43


Lëvizja Vetëvendosje – Dega në Prishtinë ka reaguar pas një incidenti të ndodhur paraditen e së dielës në qendrën e votimit të vendosur në shkollën “Faik Konica” në kryeqytet.

Sipas Vetëvendosjes, rreth orës 10:30, është vërejtur një person, i identifikuar si Art Merkoja – aktivist i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe zyrtar në kabinetin e kryetarit aktual të Prishtinës – i cili, sipas këtij subjekti, mbante një distinktiv me logon e LDK-së brenda hapësirës së qendrës së votimit, raporton Telegrafi.

Në reagimin e Vetëvendosjes thuhet se “shfaqja e zyrtarëve partiakë me emblema të subjektit politik në qendrat e votimit paraqet shkelje të rregullave zgjedhore dhe ushtron presion mbi votuesit”. Ky subjekt politik thekson se veprimet e tilla bien ndesh me Rregullat Zgjedhore të miratuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), me nenin 37 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe me nenin 8 të Rregullores Zgjedhore 07/2024.

Vetëvendosje ka kërkuar që Lidhja Demokratike e Kosovës të distancohet nga çdo shkelje ligjore dhe të mos mbrojë zyrtarët që, sipas saj, kanë vepruar në kundërshtim me ligjin. “Vënia në mbrojtje të shkelësve të ligjit, e aq më shumë të zyrtarëve të saj, tregon qartë për qëllimin e këtij subjekti për presion ndaj votuesve”, thuhet në reagim.

Në fund, Vetëvendosje thekson se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e demokracisë, të drejtës për votë të lirë dhe në denoncimin e çdo shkeljeje që cenon integritetin e procesit zgjedhor. /Telegrafi/


Këto janë tri komunat me daljen më të madhe të votuesve deri në ora 11:00

9 November 2025 at 12:10


Në Kosovë është duke zhvilluar raundi i dytë i votimeve në 18 komuna në kuadër të Zgjedhjeve Lokale.

Derisa procesi zgjedhor është duke u zhvilluar normalisht, me disa incidente të vogla të raportuara si votimi me asistencë, deri në ora 11:00 kanë dalë 6.24 për qind e qytetarëve.

Por, cila është komuna që po prinë me daljen më të madhe deri në ora 11:00?

Mamusha po i prinë listës me dalje, ku 20.42 për qind e qytetarëve në këtë komunë kanë ushtruar të drejtën e tyre, apo 896 persona, një dalje më e ulët nga raundi i parë, pasi deri në këtë orë kishin votuar 21,51 për qind, raporton Telegrafi.

Më pas vije Juniku, ku kanë votuar 16,72 për qind apo 811 persona, që është një dalje më e lartë se raundi i parë ku kishin dalë 15,19 për qind.

Pas tyre vije Obiliq, ku 10,08 për qind e qytetarëve kanë ushtruar të drejtën e tyre për të votuar, apo 2,641 persona, që është një dalje më e lartë se raundi i parë – 9,84 për qind.

Më poshtë mund ta shikoni listën, derisa të gjitha të dhënat e plota mund t’i shikoni në faqen e KQZ-së. /Telegrafi/

Përparim Rama pas votimit: Të fitojë më i miri

9 November 2025 at 11:35


Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e LDK-së dhe kryetari aktual, Përparim Rama ka ushtruar të drejtën për të votuar.

Fillimisht, Rama ka thënë se ai ishte në një ceremoni nderuese për trupat britanikë që kanë rënë duke luftuar për lirinë e Kosovës në luftën e fundit, më pas i është drejtuar kutive të votimit.

“I uroj të gjithë qytetarët për pjekurinë dhe maturinë për atë që kanë treguar gjatë këtyre zgjedhjeve”, deklaroi Rama, raporton Telegrafi.

“Uroj të fitoj më i miri, të fitojë zhvillimi, progresi dhe një ardhmëri e ndritshme për kryeqytetin tonë”.

“Këto zgjedhje nuk definojnë vetëm të ardhmen e kryeqytetit, por edhe të ardhmen e vendit”, shtoi më tej ai.

Vlen të cekte se KQZ do të mbajë konferencë për media për të drejtuar se sa votues kanë dalë deri në ora 11:00. /Telegrafi/

Mërgimtari nga Suhareka ankohet se nuk u lejua të votojë

9 November 2025 at 10:05


Sali Vata, i cili jeton në Gjermani ka thënë se i është pamundësuar që të ushtrojë të drejtën e votës. Ai ka thënë se këto ditë ka qëndruar për pushime në vendlindjen e tij, Suharekë, dhe se në zgjedhjet e 12 tetorit ka votuar përmes postës. Por, ai e vlerëson të padrejtë që t’i pamundësohet votimi në Kosovë, meqë sipas tij ai është qytetar i këtij vendi.

Sali Vata, i cili jeton në Gjermani ka thënë se i është pamundësuar që të ushtrojë të drejtën e votës. Ai ka thënë se këto ditë ka qëndruar për pushime në vendlindjen e tij, Suharekë, dhe se në zgjedhjet e 12 tetorit ka votuar përmes postës. Por, ai e vlerëson të padrejtë që t’i pamundësohet votimi në Kosovë, meqë sipas tij ai është qytetar i këtij vendi.

Ai ka thënë se nuk ka pasur mundësi të ushtrojë të drejtën e votës, meqë i është thënë se nuk i lejohet që një gjë të tillë ta bëjë në Kosovë.

“Unë jam një mërgimtar, jetoj dhe veproj në Gjermani që 32 vjet, kemi aplikuar në rundin e parë të votojmë me postë, kemi votuar me postë. Tash prej të shtunës jam këtu, posta na ka kthyer para balotazhit tek të martën na ka ardhur, pushimin e kam prej të shtunës, këtu tentova të votojë jam në listën e votuesit, më dërguan në shkollën ‘Bajraktari’ të votojë me kusht, shkuan atje, telefonuan, biseduan, jo thanë nuk lejon sistemi të votosh. Kjo është një pakënaqësi ndaj neve mërgimtarëve, jo për mua si qytetar por kur më bëhet mua si qytetar, si mërgimtar. Tash ne si rasti im, e kam pushimin, ta humbi pushimin vetëm pse kam aplikuar me postë, e para. Dhe e dyta, nuk ka justifikim që mund të ketë parregullsi apo votohet dy herë”, ka thënë ai për KosovaPress.

Ai kërkon që të rregullohet një gjë e tillë, meqë konsideron se është e pamundur të manipulohet.

“Nuk mundesh se t’i duhet ta shtypësh kërkesën që do të aplikosh për t’u regjistruar, duhet ta futesh në postë, është numri i letërnjoftimit, nuk ka mundësi mërgimtari dy herë të votojë, sepse bie në kundërshtim me Kushtetutën, pse mos të mundësohet edhe vota me kusht. Kjo është një padrejtësi, këtu po e ndjejë vetën të mohuar prej të drejtës legjitime për të marrë pjesë në shtetndërtim dhe të mohohet kjo e drejtë.... Le të jetë ky si shembull që të korrigjohet ky gabim katastrofal, se je qytetar i këtij vendi, pse me të heq prej listës, nuk mund të bësh manipulime, unë jam këtu, nuk mund të votojë askush atje”, ka shtuar ai.

Në Suharekë kanë të drejtë vote mbi 69 mijë qytetarë, ndërkaq mbi tre mijë janë jashtë Kosovës.

Gara në Suharekë në këtë balotazh të zgjedhjeve lokale zhvillohet mes Bali Muharremajt të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Ardian Shalës së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Dalja e votuesve deri në orën 09:00 është 2 për qind

9 November 2025 at 09:58


Tashmë ka filluar procesi zgjedhor për raundin e balotazhit në 18 komuna të Kosovës për Zgjedhjet Lokale.

Vendvotimet janë hapur në ora 07:00 sipas KQZ-së, ndërsa procesi deri më tani është duke u zhvilluar në mënyrë të rregullt.

Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor, dalja e qytetarëve deri në ora 09:00 është 2 për qind apo mbi 26 mijë votues, raporton Telegrafi.

Në këtë raund të zgjedhjeve, të drejtë vote kanë mbi 1.3 milion qytetarë, që janë të përfshirë në këto 18 komuna.

Po ashtu, të drejtë vote kanë tani edhe ata që kanë mbushur 18 vjeç, pasi më 12 tetor nuk kanë pasur të drejtë ta ushtrojnë këtë detyrë.

Konferenca e radhës nga KQZ do të mbahet në ora 11:30, aty ku do të jepen shifra se sa është numri i votuesve deri në ora 11:00. /Telegrafi/

Kurti voton në balotazh, fton qytetarët të vendosin për katërvjeçarin e ardhshëm

9 November 2025 at 08:47


Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka ushtruar të drejtën e tij për votë në këtë raund të dytë të Zgjedhjeve Lokale.

Kreu i Vetëvendosjes ftoi të gjithë qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre dhe të përcaktojnë se kush do t’i qeverisë për katër vitet e ardhshme.

“Është një ditë e mirë për demokracinë dhe vullnetin e lirë, Republika e Kosovës mbanë zgjedhjet për balotazh në 18 komuna të shtetit tonë”, deklaroi Kurti, raporton Telegrafi

“Unë sapo votova në ndërtesën e Fakulteti Juridik andaj ju bëjë thirrje të gjithë qytetarëve që të shfrytëzojnë rastin për votë, dhe të vendosin për katërvjeçarin në vijim për këto komuna”.

“KQZ dhe komisionerët e vëzhguesit janë në të gjitha vendet e tyre dhe procesi do të shkojë mbarë”, shtoi më tej ai. /Telegrafi/

KQZ: Votimi nisi pa probleme në të gjitha 1628 vendvotimet

9 November 2025 at 08:09


Komisioni Qendror Zgjedhor ka mbajtur konferencën e parë rreth hapjes së vendvotimeve për raundin e balotazhit.

Valmir Elezi nga KQZ tha se të gjitha vendvotimet janë hapur në orën 07:00 dhe procesi po zhvillohet normalisht.

“Ju njoftojmë se në orët e hershme të ditës së sotme, materialet janë shpërndarë në kohë në të gjitha vendvotimet”, tha ai, raporton Telegrafi.

“Procesi i votimit në 18 komuna për kryetarë ka nisur me kohë. Sot procesi i votimit zhvillohet në 507 qendra, me gjithsej 1628 vendvotime, të cilat janë të hapura dhe 18 qendra të tjera, nga një për çdo komunë, për të mundësuar votimin me kusht”.

“Numri i votuesve në 1.316.672 votues, që janë të shpërndarë në këto 18 komuna. Në këto vendvotime, janë të përfshirë edhe personat që nuk i kishin mbushur 18 vjeç”.

“61 ekipe mobile lëvizëse do të jenë në terren për t’u mundësuar votimin e personave me nevoja të veçanta”, shtoi Elezi.

Konferenca e dytë do të zhvillohet në ora 11:30, ku do të flitet për pjesëmarrjen deri në ora 11:00. /Telegrafi/

Peci i bindur që fiton të dielën

6 November 2025 at 18:49


Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, është shprehur i bindur se më 9 nëntor do të dalë fitues i zgjedhjeve për të parin e kësaj komune.

Kështu ka deklaruar ai në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, duke shtuar se kjo bindje buron nga fakti se, sipas tij, së fundmi ka dalë në sipërfaqe një skemë e organizuar kriminale që, siç thotë ai, ishte orkestruar kundër tij.

“Jam i bindur që do të fitoj të dielën, për shkak se tashmë ka dalë në sipërfaqe skema e organizuar kriminale, që ka qenë e orkestruar kundër meje. Kështu që jam i bindur që qytetarët përfundimisht, edhe ata që kanë qenë në dilema, edhe ata që kanë abstenuar, edhe një numër i madh i tyre që kanë pasur orientim të madh pro kandidatit të Vetëvendosjes”, u shpreh Peci.

Këtë të diel, Peci përballet në balotazh për të parin e Mitrovicës me kandidatin nga radhët e PDK-së, Arian Tahirin.

Çeku: Përkrahje e fuqizim për prodhuesit e kryeqytetit

5 November 2025 at 22:16


Në një vizitë në kompaninë Termopan, Hajrulla Çeku, kandidat për Kryetar të Prishtinë, u njoftua për së afërmi me ciklin prodhues të produkteve të tyre.

Si shembull suksesi, kjo kompani ka arritur të depërtoj edhe në tregun evropian me prodhimet e tyre.

Prandaj Çeku ka theksuar se përkrahja për bizneset tashmë është pjesë e programit të tij.

Ai tha se do të sigurohet të ndërlidhet kërkesa e tregut me aftësimet profesionale, e përveç kësaj edhe zhvillimi i Parkut të Biznesit në Bërnicë, si nxitje për prodhim e punësim edhe në kryeqytet.


Totaj: Hasjanët dhe furraxhitë janë krenaria e Prizrenit – me punë dhe dinjitet do t’i japim përgjigjen më të mirë

5 November 2025 at 22:07


Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka reaguar pas një deklarate përçmuese që, sipas tij, është bërë nga një ish-partner koalicioni, duke vlerësuar se fyerje të tilla ndaj traditave të ndershme punëtore janë në kundërshtim me shpirtin e qytetit të Prizrenit.

“E dëgjova një ish-partner tonin të koalicionit, edhe në mënyrë përqeshëse, me tallje, me hajgare, thotë: ‘Ky është hasjan, furraxhi e ka pasë babën...’ — njëfarë lloj nënçmimi. Mirëpo, ne këtu shumica absolute jemi furraxhi, edhe janë shumë të tjerë që janë furraxhi.

Ajo është një traditë e jona familjare, regjionale, ajo traditë neve na ka bë të suksesshëm në biznes,” ka deklaruar Totaj.

Ai shtoi se puna, përkushtimi dhe vlerat që përfaqësojnë hasjanët dhe furraxhitë janë themeli i zhvillimit të Prizrenit.

“Prandaj konsideroj se me votë do t’i japim përgjigjen ma të mirë të mundshme, që furraxhitë edhe hasjanët, përveç që dinë me punu, dinë me fitu vet, dinë me mbajtë vet familjen edhe veten, dinë edhe politikisht me u organizu, edhe dinë me identifiku se cilët duhen me udhëheqë këtë qytet edhe katër vitet e ardhshme,” tha Totaj.

Në fund, ai theksoi se fushata e tij do të vazhdojë të bazohet në punë konkrete, respekt dhe unitet qytetar, jo në ndasi apo fyerje.

Çeku: “Prishtina 2035” me zgjidhje konkrete për Matiçanin

5 November 2025 at 18:50


Hajrulla Çeku, kandidat për Kryetar të Prishtinës, ishte në Matiçan për të diskutuar për platformën e tij “Prishtina 2035”.

Ai tha se tashmë është në dijeni që kjo lagje e madhe e Prishtinës është harruar nga qeverisja e kaluar, e një gjë e tillë nuk mund të ndodhë.

Prandaj Çeku tha se zgjidhjet për Matiçanin janë përshtatur përkitazi me problemet e lagjes.

E këto zgjidhje do të konkretizohen menjëherë pas fillimit të mandatit të tij.

Hajrulla Çeku i falenderoi qytetarët për pjesëmarrjen e mbështetjen e tyre.

Hyseni premton mbështetje më të madhe për mërgatën: Do ta krijojmë Zyrën e Mërgatës në Gjilan

5 November 2025 at 18:03


Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka deklaruar se mërgata mbetet pjesë thelbësore e shoqërisë gjilanase dhe se komuna do të vazhdojë ta forcojë lidhjen me qytetarët që jetojnë jashtë vendit.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Hyseni ka njoftuar për disa nisma të reja që synojnë përfshirjen dhe mbështetjen e mërgatës.

“Mërgata jonë është pjesë e rëndësishme e shoqërisë së Gjilanit. Zotohemi se do ta vazhdojmë mbështetjen dhe do ta forcojmë lidhjen me mërgatën tonë. Do ta krijojmë Zyrën e Mërgatës, për t’i shërbyer më mirë dhe për të qenë më afër çdo qytetari tonë jashtë vendit”, ka shkruar Hyseni.

Ai ka theksuar se do të vazhdojë organizimin e Forumit Ekonomik të Mërgatës, me qëllim të sjelljes së investimeve të reja dhe nxitjes së zhvillimit ekonomik në komunë.

“Kemi në plan shumë aktivitete dhe nisma të reja për mërgatën tonë”, ka shtuar Hyseni, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë mes institucioneve lokale dhe bashkatdhetarëve në diasporë.

❌
❌