Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Fisnik Ismaili: Jam politikani i vetëm shqiptar që kam hyrë me disa para në politikë dhe kam dalë pa to - gjysmë milion isha në minus kur dola prej politikës

9 December 2025 at 23:37


Ish-deputeti dhe themeluesi i kompanisë kreative “Karrota”, Fisnik Ismaili, ka qenë së fundmi i ftuar në “Shok Podcast” të moderuar nga Fis Juniku, ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1.

Në një bisedë të hapur dhe pa filtra, Ismaili ka ndarë për herë të parë detaje të thella mbi periudhën e vështirë financiare që kishte kaluar gjatë dhe pas angazhimit të tij politik.

Gjatë intervistës, ai tregoi se hyrja në politikë si deputet i Lëvizjes Vetëvendosje – dhe më pas kalimi në Partinë Socialdemokrate – jo vetëm që nuk i kishte sjellë përfitime, por përkundrazi i kishte shkaktuar humbje të mëdha ekonomike.

“Lirisht mund të them që jam politikani i vetëm shqiptar që kam hyrë me do para dhe kam dalë pa to kur kam dalë prej politikës. Krejt marrin, unë në minus kam qenë — minus gjysmë milioni. Gjysmë milioni minus kur kam dalë prej politikës”, rrëfeu ai, duke theksuar se periudha e angazhimit politik e kishte larguar nga biznesi i tij kryesor.

@shokpodcast Fisnik Ismaili Unfiltered - Gjys Milioni i kom hup ne Politike..... #fyp #fy #viral #trendingvideo #foru ♬ original sound - ShokPodcast

Ismaili tregoi se “Karrota”, kompania për të cilën njihet prej vitesh, ishte lënë pas dore gjatë kohës së tij në Kuvend. Kjo shkaktoi ngecje në funksionim, përfshirë edhe keqpërdorime të brendshme, që sipas tij, e thelluan krizën.

“E pata lënë Karrotën pas dorës. Karrota s’ka funksionuar, janë keqpërdorur disa sende aty. Kam marrë kredi për të çelur një fitnes, pa e ditur që Karrota nuk është duke performuar qysh duhet. E kam gjetur veten në borxhe të thelluara”, tha ai, duke shtuar se rikthimi në realitet pas largimit nga politika ishte i dhimbshëm.

Ai pranoi se kishte kaluar momente dëshpërimi, duke u gjendur i vetëm përballë vështirësive financiare dhe rrethanave të papritura.

“Isha në një moment shumë të keq", pranoi Ismaili, duke shtuar se pavarësisht vështirësive, ka arritur të rimëkëmbet gradualisht përmes punës dhe përkushtimit. /Telegrafi/

- YouTube youtu.be

Anisa tregon si një taksist në Prishtinë ia keqpërdori mirësjelljen - pasi bëri foto me të, e postoi atë në rrjete sociale duke e quajtur "të dashurën e tij"

2 December 2025 at 23:45


Këngëtarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Anisa Veseli, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Shok Podcast”, ku përballë moderatorit Fis Juniku ka ndarë të pathëna nga jeta e saj personale dhe profesionale.

Gjatë bisedës, Anisa rrëfeu një prej situatave më të çuditshme që i ka ndodhur, e cila lidhet me një taksist që kishte keqperdorur një fotografi të bërë me të.

“Kam qenë në taksi dhe prej që jam operuar po ulem përpara sepse po vozisin keq, që të mos kem probleme nëpër gunga, më mirë po rri përpara. Ishte një djalë i ri, më tha ‘a të bëjmë një foto se shumë i pëlqen motrës time’, dhe unë i thashë po, sepse askujt nuk i them jo. Pas disa orësh më shkruan një shok duke më thënë ‘për hajr që kishe bo frajer’, sepse ai e kishte postuar në Snapchat me mbishkrimin ‘Me zemrën time’. Pastaj e thirra bazën e taksive dhe u thashë që unë e bëra këtë foto për respekt, jo për të më nxjerrë në rrjetet sociale”, tha Anisa.

Ajo shtoi se raste të tilla të keqpërdorimit të mirësisë e kanë bërë më të kujdesshme në takimet dhe ndërveprimet me njerëzit. Sipas saj, ndonëse gjithmonë ka pasur dëshirë t’u përgjigjet fansave dhe të jetë e afërt me ta, disa situata i kanë treguar se duhet të vendosë kufij të qartë.

Intervista e saj në “Shok Podcast” ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, me shumë ndjekës që kanë komentuar mbi situatën e pazakontë dhe mënyrën se si Anisa e trajtoi atë me qetësi dhe maturi. /Telegrafi/

Habit Diana e Big Brother VIP Kosova: Me Leonardo DiCaprion më ka rënë të rri bashkë në një dasmë

16 November 2025 at 21:22


Modelja dhe ish-banore e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Diana Tahiri, ishte e ftuara e radhës në emisionin Shok Podcast, ku iu përgjigj pyetjeve të shumta nga moderator Fis Juniku.

Gjatë bisedës, Diana foli për jetën e saj profesionale si modele, duke zbuluar përvojat më interesante të karrierës së saj.

Ajo tregoi se ka pasur mundësinë të marrë pjesë në Javën e Modës në Paris, ku ka takuar personalitete të njohura ndërkombëtare.

- YouTube youtu.be

Por momenti që nxiti më shumë kuriozitet ishte kur moderatori e pyeti në mënyrë të lezetshme nëse kishte numrin e telefonit të Leonardo DiCaprios. Diana e mohoi me humor, duke sqaruar: "Nuk e njoh personalisht, na ka rënë të jemi në një darkë të përbashkët, por nuk e kam numrin e tij."

Intervista e modeles ofroi një pasqyrë interesante mbi sfidat dhe sukseset e saj në industrinë e modës, si dhe momentet e veçanta që ka përjetuar gjatë karrierës ndërkombëtare. /Telegrafi/

Koalicione të mëdha, rezultate të vogla – marrëveshjet që nuk funksionuan në balotazh

10 November 2025 at 08:54


Disa kryetarë të komunave që nuk arritën të fitonin në raundin e parë të Zgjedhjeve Lokale në Kosovë, u detyruan të përgatiteshin për balotazh, mirëpo edhe kësaj radhe u zhgënjyen.

Duke e ditur se gara do të jetë e ashpër në raundin e dytë, vendosën që të bënin koalicione lokale, në mënyrë që të dilnin triumfues, por që nuk ia dolën.

Rasti është në komuna si, Gjilani, Mitrovica, Fushë Kosova, Vushtrria, Juniku e Dragashi, raporton Telegrafi.

Në Anamoravë, LDK që drejtohej nga kandidati Arbër Ismajli, bashkoi forcat me PDK-në, për t’u përballur me Alban Hysenin e LVV-së, mirëpo nuk ia dolën.

Hyseni ia doli të fitonte sërish si kryetar i Gjilanit për të dytën herë radhazi, duke marrë 61,06 për qind apo 22,269 vota.

Ndërsa, Ismajli me këtë koalicion të madh, ia doli të merrte vetëm 14,203 vota apo përkthyer në përqindje 38,94.

Garë e ashpër ishte edhe në Mitrovicë, ku kandidati për kryetar Arian Tahiri nga radhët e PDK-së u bë bashkë me LDK-në, AAK-në dhe AKR-në, përballë Faton Pecit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Mirëpo, Peci ia doli të bënte ballë këtij koalicion të gjerë, duke fituar plotë 17,837 vota apo 53,47 për qind, ndërsa Tahiri mori 46,53 për qind apo 15,522 vota.

Në Fushë Kosovë pas pas më shumë se dy dekadash, LDK e humbë bastionin e saj, por kësaj radhe në vend të Burim Berishës ishte Besnik Osmani.

Osmani u fut në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës, Nismën Socialdemokaret dhe Partinë Liberale Egjiptiane.

Me gjithëkëtë nuk ia doli të triumfonte përballë Valon Prebrezës së LVV-së, që mori 10,583 vota apo 54,99 për qind, derisa Osmani me partitë në koalicion morën 8,664 vota apo 45,01 për qind.

Në Vushtrri koalicionet sollën edhe përplasje në nivelin qendror, pasi Xhafer Tahiri i LDK-së iu bashkua Sylejman Mehollit të Lëvizjes Vetëvendosje për të garuar kundër Ferit Idrizit të PDK-së.

Ndonëse Lumir Abdixhiku së bashku me kryesinë e LDK-së nuk e miratuan këtë koalicion, Tahiri vendosi të mbështeste Mehollin, por morën vetëm 45,73 për qind apo 12,158 vota.

Në anën tjetër, Idrizi i PDK-së mori mbi dy mijë vota më shumë, apo 14,427 sosh – përkthyer në përqindje 54,27, shkruan Telegrafi.

Në Junik, Agron Kuçi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës mori mbështetjen e Jetmir Tofajt nga Lëvizja Vetëvendosje, për të garuar kundër Ruzhdi Shehut të LDK-së.

Por, Shehu si i vetëm ia doli të ngadhënjente me 55,92 për qind apo 1,426 vota, ndërsa koalicioni mori vetëm 44,08 për qind apo 1,124 vota.

telegrafi.com

Në Dragash, koalicioni mes PDK-së dhe LVV-së, i drejtuar nga Shaban Shabani pësoi humbje të thellë, pasi Bexhet Xheladini doli triumfues.

Xheladini nga LDK mori 58,45 për qind apo 6,106 vota, ndërsa koalicioni mes PDK dhe LVV mori vetëm 41,55 për qind apo 4,340 vota. /Telegrafi/

Këto janë tri komunat me daljen më të madhe të votuesve deri në ora 11:00

9 November 2025 at 12:10


Në Kosovë është duke zhvilluar raundi i dytë i votimeve në 18 komuna në kuadër të Zgjedhjeve Lokale.

Derisa procesi zgjedhor është duke u zhvilluar normalisht, me disa incidente të vogla të raportuara si votimi me asistencë, deri në ora 11:00 kanë dalë 6.24 për qind e qytetarëve.

Por, cila është komuna që po prinë me daljen më të madhe deri në ora 11:00?

Mamusha po i prinë listës me dalje, ku 20.42 për qind e qytetarëve në këtë komunë kanë ushtruar të drejtën e tyre, apo 896 persona, një dalje më e ulët nga raundi i parë, pasi deri në këtë orë kishin votuar 21,51 për qind, raporton Telegrafi.

Më pas vije Juniku, ku kanë votuar 16,72 për qind apo 811 persona, që është një dalje më e lartë se raundi i parë ku kishin dalë 15,19 për qind.

Pas tyre vije Obiliq, ku 10,08 për qind e qytetarëve kanë ushtruar të drejtën e tyre për të votuar, apo 2,641 persona, që është një dalje më e lartë se raundi i parë – 9,84 për qind.

Më poshtë mund ta shikoni listën, derisa të gjitha të dhënat e plota mund t’i shikoni në faqen e KQZ-së. /Telegrafi/

KRU “Hidrodrini” u bën thirrje konsumatorëve të nënshkruajnë kontratat për shërbimet e ujit

3 November 2025 at 11:47


Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” Sh.A. ka njoftuar të gjithë konsumatorët në zonën e mbulueshmërisë së saj se nënshkrimi i kontratës për shërbimet e ujit është obligim ligjor dhe një garanci për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve.

Në njoftim thuhet se të gjithë konsumatorët që ende nuk e kanë nënshkruar kontratën, ftohen ta bëjnë këtë në zyrat përkatëse të kompanisë në Pejë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik.

Kompania sqaron se nënshkrimi i kontratës nuk nënkupton pranim të borxhit të mëparshëm, por përbën një hap të rëndësishëm për rregullimin e marrëdhënieve kontraktuale dhe për sigurimin e shërbimeve të rregullta të ujit në përputhje me legjislacionin në fuqi.

“Nënshkruaj kontratën – siguro shërbimin tënd të ujit!”, theksohet në komunikatën e KRU “Hidrodrini”. /Telegrafi/


Arta Bajrami: Te ne ka artiste që nuk heqin dorë nga karriera për të krijuar familje

28 October 2025 at 21:28


Këngëtarja e njohur, Arta Bajrami, ishte e ftuar së fundmi në “Shok Podcast” të moderuar nga Fis Juniku, ku ndau me audiencën një sërë rrefimesh për karrierën dhe për jetën personale.

Gjatë bisedës, Fis e pyeti Artën nëse mëmësia e kishte ndikuar apo frenuar karrierën dhe suksesin e saj. Këngëtarja u shpreh se zakonisht femrave fama u vjen pak pasi bëhen nëna, dhe për këtë arsye ka disa artiste që nuk e lënë karrierën për t’u përkushtuar në mëmësinë.

“Martesa për mua është proces jetësor si krejt njerëzit. Se po të mos martohesh, thonë ‘mbet pa u martuar’. Por tash kanë ndryshuar kohërat, nuk është domosdo. Ajo është zgjidhje personale e njeriut. Nuk domethënë që nëse nuk martohet, i ka kaq; i din arsyet e veta, ka vendosur vet qashtu. Normalisht që nëse e do shumë karrierën, nuk e rrezikon karrierës. Kemi na artiste që nuk e rrezikojnë karrierën për lidhje.

@shokpodcast Arta Bajrami : Kena na artiste qe nuk e rrezikojn karrieren per me kriju familje 👀 ( Fulle episode on youtube @FOLÉ PUBLISHING ) #fyp #fy #foru #viral #trendingvideo ♬ original sound - ShokPodcast

Femrat bëhen nëna dhe automatikisht publiku e humb pak interesimin, për shkak se nuk e sheh më atë si idhullin e vet që ndoshta kishte fantazuar diçka si ‘mundem ndoshta me pas një lidhje me të’ apo diçka të tillë. Dhe pastaj shikojnë ndonjë beqare,” tha Arta, duke theksuar njëherazi se karriera dhe jetesa personale janë dy zgjedhje që secila femër i bën sipas mënyrës së vet.

Arta përndryshe është e martuar me Jim Sekiraçën dhe së bashku kanë tre fëmijë. /Telegrafi/

​Skandal në Policinë e Pejës - dosjet mbyllen në sirtarët e stacionit

23 October 2025 at 09:27


Një skandal i paprecedentë me mbylljen e lëndëve kriminale është evidentuar në Stacionin e Policisë në Pejë.

KALLXO.com ka zbuluar se gjatë këtyre ditëve Policia në këtë stacion është përfshirë në një hetim të gjerë i cili synon të zbulojë një abuzim në masë të gjerë me hetimet e rasteve penale të cilat ishin deponuar në polici.

Siç mëson Kallxo.com iniciuesit e hetimit kanë dyshime se menaxhmenti i këtij stacioni dhe hetuesit prej viti 2012 e deri në vitin 2023 kanë shmangur obligimin që t`i dërgojnë rastet e hapura në stacion në Prokurorinë e Pejës duke i mbajtur lëndët në sirtarët e stacionit. Si rrjedhojë rreth 200 raste janë parashkruar ndërsa kryerësit tashmë janë të lirë. Kodi i procedurës penale ka paraparë afatet kohore brenda të cilave një vepër penale mund të hetohet nga Prokuroria e Shtetit.

Baza ligjore kërkon që Policia në afat sa më të shpejtë të dorëzojë në Prokurori kallëzimet penale, mirëpo hetimi i fundit ka ngjallur dyshime se dosjet u mbajtën në Polici pa u dërguar në Prokurori dhe si rrjedhojë rastet janë parashkruar.

Sipas të dhënave të cilat tashmë janë pjesë e një hetimi rreth 200 raste penale, përfshirë raste serioze të vjedhje, vjedhje të rënda, përdorim të armës, lëndim të lehtë trupor, mashtrimit, ngacmimit, sulmit, shmangie nga tarifat doganore, kanosjes, zjarrvënie, ndërtimeve pa leje, dëmtimet e pasurisë se huaj, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, falsifikimin e parave dhe organizimin e bixhozit të paligjshëm, janë mbajtur në sirtarët e Policisë pa u dërguar me kallëzime penale apo raporte në Prokurori.

Inicimi i hetimit për këtë skemë të dyshimtë në Polici siç mëson Kallxo.com është bërë krejt rastësisht gjatë një hetimi penal nga Prokuroria e Pejës. Në muajt e fundit të vitit 2024 Policia e Pejës kishte dorëzuar një rast në Prokurorinë e Pejës dhe rasti pas Kallëzimit doli se ishte i parashkruar.

Sipas një dokumenti që e ka zbuluar Kallxo.com prokurori Dorian Juniku kishte zbuluar se lënda e parashkruar u dorëzua në Prokurori jashtë çdo afati dhe kjo inicioi një hetim të gjerë mbi dosjet. Kur ky rast ishte konstatuar prokurori kishte kërkuar një hetim nga stacioni i Policisë për të kuptuar rrjedhën e këtij procesi.

“Sipas kërkesës së komandantit të stacionit Policor në Pejë, Kapiten Idriz Atashi, ne kemi punuar lidhur me rastet të cilat kanë pushuar një kohë të gjatë dhe që kanë qenë të hapura në sistemin informativ të Policisë. Arsyeja e kësaj kërkese ka qenë se pas procedimit të Kallëzimit Penal në Prokurorinë e Pejës më datë 19.11.2024 të një lënde, kemi pranuar email nga Prokurori i Shtetit z.Dorian Juniku, i cili na ka njoftuar se Kallëzimi Penal i parashtruar kundër një të pandehuri me dyshimin e arsyeshëm se i njëjti kishte për të kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, pas shqyrtimit të Kallëzimit penal dhe shkresave të bashkangjitura, Prokurori i Shtetit ka gjetur se në rastin konkret ka kaluar afati i parashkrimit të ndjekjes (Parashkrim absolut) dhe ka kërkuar që të bëjmë vlerësimet lidhur me ndonjë shkelje eventuale të ndonjë zyrtari policor nga sektori i hetimeve në Pejë. Ka qenë pikërisht vërejta e dhënë nga Prokurori i Shtetit arsyeja që ne kemi ndërmarrë veprime dhe kemi përpiluar këtë listë të rasteve”, thuhet në raportin informues të Policisë së Pejës.

Më datë 19 nëntor 2024 prokurori i kishte dorëzuar një shkresë Policisë me kërkesë për të verifikuar informacionet nëse në dollapët e Policisë kishte lëndë të tjera të ruajtura në këtë formë. Tre muaj më vonë menaxhmenti i Policisë ishte përngjitur me një listë të gjatë të rasteve që ishin ruajtur në dollapët e Policisë. Sipas raportit të dorëzuar në Polici janë 194 raste që ishin konstatuar si të tilla. Madje raporti konstaton se ka disa raste që janë të hapura por dosjet nuk janë fizikisht në Polici.

“Në vazhdën e kërkimeve të rasteve ne kemi arritur që të përpilojmë një listë të rasteve. Në këtë listë e cila do i bashkëngjitet këtij raporti informues do gjeni raste të cilat janë të hapura mirëpo të njëjtat nuk janë gjendur fizikisht, pra mungojnë shkresat e lëndës përkatëse. Kam kërkuar nga Administrata e Hetimeve të verifikohen rastet të cilat janë të hapura në librat dhe arkivën e hetimeve në Stacionin e Policisë së Pejës. Andaj, zyrtari policor N. N. na ka prezantuar këtë listë. Në këtë listë është numri i rasteve, lloji i veprës penale, data kur zyrtari policor është ngarkuar me rastin për të hetuar si dhe emri i hetuesit. Rastet të cilat janë të hapura, janë të periudhës kohore 2012-2023”- thekson raporti informues.

I iniciuar në shkurt të këtij viti, raporti informues për Prokurorinë ende nuk ka një rezultat final me aktakuzë apo arrestime të personave përgjegjës. Kallxo.com ka kuptuar se me skandalin për disa muaj është duke u marrë edhe Prokuroria e Pejës edhe Inspektorati Policor i Kosovës, mirëpo deri më tani personat që punojnë në Polici dhe dyshohet se janë përgjegjës për këto veprime nuk janë suspenduar e as arrestuar.

“Inspektorati Policor i Kosovës konfirmon se është në dijeni të pretendimeve lidhur me mos-dorëzimin e disa lëndëve nga Policia e Kosovës – Stacioni Policor në Pejë, në Prokurorinë Themelore të Pejës. Po ashtu, IPK është duke hetuar edhe disa pretendime të tjera që lidhen me çështje e lëndëve, për të cilat janë ndërmarrë veprimet përkatëse hetimore në koordinim me Prokurorinë kompetente. Për detaje të tjera lidhur me ecurinë e hetimeve, ju njoftojmë se procedurat janë në zhvillim dhe, për arsye të ruajtjes së integritetit të procesit hetimor nuk mund të japim informata të tjera në këtë fazë”– thuhet në përgjigjen e Inspektorati Policor të Kosovës.

Përgjigje të ngjashme se janë duke i hetuar këto ka dhënë ka kthyer edhe Prokuroria e Pejës.

“Rasti në fjalë është hapur në vitin 2025, pas pranimit të informacionit me Raport Informues nga Policia e Kosovës – Stacioni Policor në Pejë dhe është në proces të veprimeve hetimore. Janë identifikuar personat përgjegjës dhe dyshimet e para qëndrojnë në veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”- thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

KALLXO.com gjithashtu ka kërkuar të marrë një përgjigje nga Policia në Pejë, ata kanë kërkuar sqarime shtesë lidhur me kërkesën tonë, por edhe pasi kemi dërguar numrin e referencës se rastit ata nuk kanë kthyer përgjigje deri ne publikimin e këtij artikulli.

"Rrogat po dalin por nuk po bëjmë shfaqje", Gresa Gashi tregon se Teatri i Ferizajt po përballet me mungesë të madhe fondesh

22 October 2025 at 17:06


Aktorja e njohur Gresa Gashi ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Shok Podcast” të Fis Junikut, ku ka ndarë rrëfime të sinqerta për jetën dhe karrierën e saj artistike.

Në këtë intervistë, Gresa foli për përvojën e saj në Big Brother VIP Kosova 3, duke e përshkruar si një eksperiencë të veçantë që e ka bërë të njihet më afër me publikun. Megjithatë, pjesa më e ndjeshme e bisedës ishte kur aktorja foli për situatën e vështirë në të cilën ndodhet Teatri i Ferizajt, ku ajo është aktore rezidente.

“Mirë, por nuk është duke pasur para. Nuk është duke pasur para në teatër më së pari. Nuk po ka buxhet, nuk po vijnë regjisorët për shkak se nuk po ka buxhet dhe kemi mbetur pa bërë shfaqje,” – tha Gresa, duke treguar për mungesën e fondeve që ka paralizuar aktivitetin artistik të institucionit.

Kur u pyet nga moderatori nëse kjo mungesë buxheti ka ndikuar edhe në pagat e aktorëve, ajo sqaroi: “Jo, për rroga ka para, se rrogat po dalin. Por nuk po ka para për të bërë shfaqje të mëdha dhe normalisht se kanë kosto shfaqjet, edhe nuk po ka buxhet, kështu që kemi mbetur peng”.

- YouTube youtu.be

Deklarata e saj ka ngjallur reagime në rrjetet sociale, pasi Teatri i Ferizajt njihet si një prej institucioneve më aktive të skenës teatrale në vend. Mungesa e buxhetit, sipas Gresës, rrezikon të ngadalësojë zhvillimin e artit dhe krijimtarisë në këtë qytet me traditë kulturore.

Aktorja, e cila prej vitesh është pjesë e këtij teatri, theksoi se pavarësisht vështirësive, dëshira për të krijuar dhe për të qenë pranë publikut mbetet e madhe. /Telegrafi/

AAK mban tubim të madh në Junik

10 October 2025 at 21:08


Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka organizuar një tubim të madh në Junik, ku kandidati për kryetar të komunës, Agron Kuçi, prezantoi programin e tij zgjedhor dhe takoi qytetarët.

Tubimi u shënua nga një pjesëmarrje e konsiderueshme e qytetarëve, ndërsa lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, përgëzoi organizimin dhe shprehjen e interesit qytetar, duke u shprehur i bindur në fitore pa balotazh me 12 tetor.

Në ngjarje mori pjesë edhe kampioni botëror i boksit, Haxhi Krasniqi, i cili shprehu mbështetje për kandidatin e AAK-së.

"Me entuziazëm dhe besim te madh për fitore, përmes këtij tubimi masovik Juniku i dha mbështetje të madhe Agron Kuçit, duke rikonfirmuar edhe këtë herë se fitorja e Aleancës është e pakontestueshme që në raundin e parë", ka njoftuar dega e AAK-së në Junik.


Ruzhdi Shehu falënderon gratë e Junikut për përkrahjen në fushatën zgjedhore

8 October 2025 at 19:22


Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, ka organizuar sot takimin përmbyllës me gratë dhe vajzat e Junikut në kuadër të fushatës për zgjedhjet komunale 2025. Në këtë takim morën pjesë mbi 200 pjesëmarrëse nga Juniku, të cilat janë votuese në komunën e tyre.

Shehu falënderoi gratë për përkrahjen e madhe dhe theksoi rolin e tyre kyç në shoqëri.



“Gruaja është shtylla e shoqërisë, potenciali dhe fuqia më e madhe që e kemi. Prandaj në mandatin tonë të dytë do të vazhdojmë me shumë projekte që në fokus do të kenë përkrahjen e rolit të gruas dhe fuqizimin e saj në vendimarrjen e Komunës së Junikut”, tha kryetari Shehu.

Ai gjithashtu shprehu mirënjohjen për pjesëmarrjen masive dhe rikujtoi përkushtimin e tij për vijimin e zhvillimit të komunës pa balotazh. “Urime të gjithve. Vazhdojmë +4 pa balotazh”, përfundoi Shehu.

Takimi është pjesë e fushatës për zgjedhjet komunale të 12 tetorit, ku Shehu synon një mandat të dytë në krye të Junikut.

Shehu: Përfunduam rrugën e bjeshkës, nis investimi prej gjysmë milioni euro për elektrifikimin e Gjeravicës

7 October 2025 at 22:07


Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka njoftuar për përfundimin e punimeve në rrugën e bjeshkës, ndërsa ka paralajmëruar investimin e radhës në vlerë prej 500 mijë eurosh për shtrirjen e rrjetit të energjisë elektrike në zonën e bjeshkëve të Gjeravicës.

Shehu ka bërë të ditur se ky projekt është pjesë e planit të zhvillimit të turizmit dhe ekonomisë lokale, duke krijuar kushte të reja për jetesë dhe aktivitete ekonomike në zonat malore.



“Rrugën e bjeshkës e përfunduam. Po ashtu edhe Master-Plani për bjeshkët është përfunduar. Tani me radhë do të investojmë rreth gjysmë milion euro për rrjetin elektrik në bjeshkë. Në këtë mënyrë po krijohen parakushtet për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë në përgjithësi përmes bjeshkëve të Gjeravicës”, ka deklaruar Shehu.

Ai ka rikujtuar edhe projektet për ndriçim publik, duke thënë se gjatë mandatit të parë u vendos ndriçimi SMART për herë të parë në Junik, ndërsa në këtë mandat do të investohen mbi 200 mijë euro për ta përfunduar atë në të gjitha lagjet e qytetit.

“Urime Junik. Vazhdojmë +4 pa balotazh”, ka shtuar kryetari Shehu.

Kuçi: Juniku më i fortë, më i pastër dhe më i bukur po vjen

6 October 2025 at 22:25


Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka dhënë një mesazh mobilizues për qytetarët në prag të zgjedhjeve lokale.

Në një postim drejtuar bashkëqytetarëve të tij, Kuçi ka theksuar se Java e re do të shënojë kthesën për Junikun, duke u shprehur i bindur se qyteti do të rikthehet “në duart e veta”.

“Nga e hëna tjetër, Juniku do të rikthehet sërish në duart e tij. Tani është momenti ynë! Agron Kuçi, kryetari i ardhshëm, është gati të vazhdojë punët e mira dhe të sjellë ndryshimin që Juniku e meriton,” ka deklaruar ai.

Kuçi ka theksuar se fitorja e AAK-së do të nënkuptojë një Junik më të fortë, më të pastër dhe më të bukur për të gjithë, duke ftuar qytetarët që të bashkohen në këtë përpjekje.

“Bashkë, asgjë nuk mund të na ndalë! Le të ngremë zërin dhe të bëjmë ndryshimin së bashku,” ka përfunduar kandidati i AAK-së.

Shehu: Rinia dhe sporti, prioritet i mandatit të dytë në Junik

6 October 2025 at 19:50


Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka bërë të ditur se gjatë mandatit të dytë të tij, rinia dhe sporti do të vazhdojnë të jenë ndër prioritetet kryesore të qeverisjes lokale.

Në një postim në rrjetet sociale, Shehu ka njoftuar se komuna do të investojë rreth 130 mijë euro për ndërtimin e një fushe të hapur sportive në SHFMU “Edmond Hoxha” në Junik, projekt ky që do të realizohet sipas standardeve moderne dhe profesionale.

Po ashtu, Shehu ka paralajmëruar ndërtimin e një fushe tjetër sportive dhe një këndi lojërash për fëmijë në lagjen Berishë, me vlerë prej rreth 60 mijë eurosh.

“Këto hapësira do të jenë vendtakime të dashura për të rinjtë dhe fëmijët tanë. Të rinjtë janë prioriteti ynë, jo vetëm me fjalë, por me projekte konkrete, me ndershmëri dhe duar të pastra,” ka theksuar ai.

Kreu i Junikut ka përmbyllur mesazhin e tij me një thirrje për mbështetje në zgjedhjet e 12 tetorit, duke u shprehur i bindur në “fitoren pa balotazh”.

Shehu premton sheshin “Edmond Hoxha” me investim 5 milionë euro në Junik

2 October 2025 at 21:50


Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka paralajmëruar një nga projektet më madhore që do të realizohet në këtë mandat – ndërtimin e sheshit “Edmond Hoxha” në qendër të qytetit.

Në një komunikim me qytetarët, Shehu tha se më 12 tetor Juniku do të festojë fitoren, ndërsa një ditë më pas do të nisë puna e palodhshme për zhvillimin e komunës.

“Një nga projektet e para dhe kryesore që do të realizojmë është ndërtimi i sheshit ‘Edmond Hoxha’ në qendër të Junikut me vlerë të investimit rreth 5 milionë euro. Projektin e detajuar e kemi të gatshëm dhe tanimë kemi siguruar edhe mjetet e nevojshme financiare për të realizuar këtë projekt”, u shpreh Shehu.

Ai ka uruar qytetarët e Junikut, duke theksuar se bashkë do të vazhdojnë me projekte zhvillimore dhe investime të mëdha për komunën.

Kuçi takon banorët e lagjes Qendër në Junik, premton projekte madhore

2 October 2025 at 20:44


Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka zhvilluar takim me banorët e lagjes Qendër, ku ka paraqitur programin e tij zgjedhor dhe projektet kryesore që synon të realizojë pas marrjes së mandatit.

Në këtë tubim, Kuçi ka theksuar se prioritet do të jetë rikonstruktimi dhe ndërtimi i qendrës dhe sheshit të ri të Junikut, si pjesë e planeve zhvillimore të komunës.

Takimi është karakterizuar me entuziazëm dhe besim në fitoren e AAK-së, ndërsa banorët e lagjes Qendër kanë shprehur përkrahjen e tyre të fuqishme për Kuçin, duke e cilësuar si njeriun e duhur për të sjellë ndryshimin në komunë.

“Juniku është gati për ndryshim, për fitoren e Aleancës dhe Kryetarit Kuçi, në mënyrë që të vazhdohet me projektet madhore dhe zhvillimin e komunës”, u tha mes tjerash në takim.

Agron Kuçi takon afaristët e Junikut: Bashkë për zhvillimin e komunës

1 October 2025 at 22:41


Agron Kuçi, kandidati i AAK-së për kryetar të Junikut, zhvilloi sonte një takim të rëndësishëm me afaristët dhe ndërmarrësit lokalë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes qeverisjes dhe sektorit privat për zhvillimin ekonomik të komunës.

Takimi u karakterizua nga një pjesëmarrje e gjerë dhe aktive, ku biznesmenët junikas dëshmuan kapitalin njerëzor dhe profesional të jashtëzakonshëm që ka qyteti.

Gjatë bashkëbisedimit, Kuçi prezantoi programin e tij qeverisës për katër vitet e ardhshme, duke vendosur theksin tek transparenca, përgjegjësia dhe roli i biznesit lokal në përparimin e Junikut.

“Ju ftoj që përmes investimeve tuaja të bëheni bashkautorë të zhvillimit ekonomik, të hapjes së vendeve të reja të punës dhe të suksesit të Junikut. Një qeverisje e përgjegjshme dhe transparente do të jetë partneri më i mirë i sektorit privat,” tha Kuçi.

Takimin e nderuan edhe biznesmenët e suksesshëm, Bajram Krasniqi dhe Fatmir Krasniqi – Buqaj, të cilët me punën dhe reputacionin e tyre kanë arritur suksese jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë vendit.

Ata u shprehën se kontribimi për vendlindjen është një detyrim moral dhe kombëtar.

Mesazhi kryesor i takimit ishte i qartë: biznesi dhe qeverisja vendore duhet të ecin krah për krah për ta bërë Junikun një komunë më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të fuqishëm ekonomikisht.

“Respekt dhe mirënjohje për secilin që sheh Junikun si një vend ku ia vlen të investosh dhe të jetosh. Bashkë do ta bëjmë ndryshimin,” përfundoi Kuçi.

Shehu: Juniku në fazën përfundimtare të asfaltimit të të gjitha rrugëve lokale

1 October 2025 at 21:40


Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka njoftuar se projekti për asfaltimin e pothuajse të gjitha rrugëve lokale dhe rrugicave ka arritur në fazën përfundimtare, duke premtuar se shumë shpejt qyteti do të ketë infrastrukturë të plotë rrugore.

“Gjatë ditëve në vijim do të përfundohen edhe rrugët e mbetura dhe përfundimisht në Junik të gjitha rrugët lokale dhe rrugicat do të jenë të asfaltuara. Infrastruktura rrugore është parakusht për lëvizjen e njerëzve dhe mallërave, por edhe për zhvillimin ekonomik e social”, tha Shehu.

Ai shtoi se këto punë është dashur të realizoheshin shumë vite më parë, por gjatë mandatit të tij të parë ky projekt i rëndësishëm për junikasit po finalizohet.

Duke iu referuar kundërshtarëve politikë, Shehu tha se ndërsa “të tjerët po bëhen bashkë për të shkëmbyer përvoja dhe për të krijuar front të përbashkët kundër LDK-së në Junik”, ai dhe ekipi i tij do të vazhdojnë të punojnë me “ndershmëri dhe duar të pastra” për transformimin e qytetit.

“12 tetori do të jetë festë e madhe, sepse junikasit nuk do të tolerojnë interesat personale të disa individëve të dominojnë ndaj interesit të përgjithshëm të Junikut,” përfundoi Shehu.

"A i ke kthyer paratë?", Fisi ironizon duke ia dhënë 20 euro Paris Gurit në emision, të cilat thotë se ia kishte borxh

30 September 2025 at 18:49


Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Paris Guri, ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Shok Podcast” të ish-banorit të Big Brother VIP Kosova 1, Fis Juniku. Biseda e tyre nisi me një moment të papritur dhe të shoqëruar me humor: Fisi e ngacmoi Parisin duke nxjerrë 20 euro nga xhepi dhe ia kthyer si borxh publikisht.

“Paris, unë e di që ti je goxha një farë borxhlie i keq, dhe pastaj ma bën ‘ktheji paratë’. Njëherë t’i pata marrë 20 euro dhe ja ku po t’i kthej”, tha Fisi mes të qeshurash.

Deputeti Paris Guri e pranoi kthimin e shumës me humor, por gjithashtu dha një mesazh serioz për përgjegjësinë ndaj parave të shtetit.

“Faleminderit shumë që ma ktheve borxhin, por borxhi ndaj meje mundet edhe të mos kthehet sepse ti këto mi ke pasur borxh privat. Por kur t’ia marrësh shtetit, kur t’ja vjedhësh, ajo është nevojë shumë më urgjente për t’i kthyer paratë. Pastaj duhet ngritur zëri shumë më shumë që të kthehen paratë. Paratë e shtetit, buxheti i shtetit, duhet të konsiderohet i shenjtë për secilin qytetar të Republikës së Kosovës”, tha Guri.

Ky moment u perceptua si një referencë ironike ndaj një rasti të kaluar në Kuvend, ku deputeti kishte përballur me pyetje të ngjashme deputeten tjetër, Fitore Pacolli. Nga foltorja e Kuvendit, ai i kishte drejtuar asaj pyetjen: “A i ke kthyer 200 mijë euro?”, në një kohë kur opozita akuzonte deputeten se familjarët e saj i kishin fituar këto para në mënyrë të kundërligjshme për shkak të nepotizmit.

Biseda në “Shok Podcast” tregoi anën më të lehtë dhe humoroze të Paris Gurit, duke krijuar një kontrast interesant me debatet e tensionuara politike që shpesh e shoqërojnë në Kuvend. /Telegrafi/

- YouTube youtu.be

“Rruga Gaxherr–Bajraktar dhe unza e brendshme”, Shehu njofton për përfundimin e projektit infrastrukturor në Junik

29 September 2025 at 21:21


Kryetari dhe kandidati aktual i LDK-së për Junikun, Ruzhdi Shehu, ka njoftuar për përfundimin e një prej projekteve të rëndësishme infrastrukturore në komunë.

"Rruga Gaxherr–Bajraktar dhe unza e brendshme, që përfshin disa rrugë në lagjet Berisha, Qendër, Gacafer dhe Krasniq, tashmë janë ndërtuar dhe të gatshme për përdorim. Ky investim pritet të përmirësojë qarkullimin, lidhshmërinë mes lagjeve dhe kushtet e jetesës për banorët".

Shehu thekson se përmirësimi i infrastrukturës do të vazhdojë, duke mbështetur zhvillimin ekonomik dhe social të Junikut dhe duke sjellë përfitime për të gjithë komunitetin.

❌
❌