Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Specialja reagon pas letrës së Avokatit të Popullit për dokumentet serbe në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

By: D Marku
13 January 2026 at 19:52

Gjykata Speciale ka reaguar pas pranimit të letrës së Avokatit të Popullit, Naim Qelajt, lidhur me pranimin e dokumenteve që burojnë nga autoritetet serbe në rastet ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Në reagimin e saj, Gjykata Speciale thekson se vendimi për pranimin e provave nuk nënkupton automatikisht peshën apo besueshmërinë që do t’u jepet atyre gjatë vendimmarrjes finale, raporton Insajderi.

Sipas Gjykatës, gjatë hartimit të aktgjykimit, Trupi Gjykues vlerëson secilën provë individualisht, duke e shqyrtuar atë në kontekst të tërësisë së provave të administruara gjatë gjykimit.

“Gjatë shqyrtimit nëse janë vërtetuar pretendimet faktike, trupi gjykues bën një vlerësim dhe peshim tërësor duke i marrë provat në tërësi. Rregullorja nuk lejon që verdikti i fajësisë të bazohet vetëm në provat e një dëshmitari që Mbrojtja nuk ka pasur mundësinë ta marrë në pyetje”, thuhet në reagim.

Po ashtu, Gjykata Speciale thekson se pranimi i një prove nuk do të thotë domosdoshmërisht se ajo do të përdoret si bazë për aktgjykimin përfundimtar.

“Në fund të gjykimit, gjykatësit vlerësojnë secilën provë në kontekst të provave të pranuara dhe përcaktojnë peshën dhe besueshmërinë që do t’u jepet atyre”, thuhet më tej.

Ky reagim vjen pasi Avokati i Popullit ka shprehur shqetësime serioze lidhur me pranimin e dokumenteve zyrtare që, sipas tij, pretendohet se burojnë nga autoritetet serbe, të cilat kanë ushtruar juridiksion mbi territorin e Kosovës pas qershorit të vitit 1999.

Në letrën e tij, Qelaj ka theksuar se kjo periudhë përkon me vendosjen e administratës së përkohshme ndërkombëtare të autorizuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, gjatë së cilës funksionimi i institucioneve gjyqësore serbe në Kosovë ka qenë i paligjshëm sipas së drejtës ndërkombëtare.

“Rrjedhimisht, pranimi i këtyre dokumenteve ngre shqetësime serioze si për ligjshmërinë e tyre, përfshirë sipas së drejtës ndërkombëtare publike, ashtu edhe për besueshmërinë e tyre provuese”, thuhet në letrën e Avokatit të Popullit.

The post Specialja reagon pas letrës së Avokatit të Popullit për dokumentet serbe në rastin e ish-krerëve të UÇK-së appeared first on Albeu.com.

“Dyshonte se ishte eskortë”/ Avokati rus masakron për vdekje me gërshërë ish-gruan

By: Elva
22 December 2025 at 18:22

Një ngjarje e rëndë kriminale është regjistruar në Dubai, ku një asistente fluturimi 25-vjeçare u gjet e pajetë në një dhomë hoteli luksoz, pasi dyshohet se është goditur të paktën 15 herë me gërshërë. Si autor i dyshuar është arrestuar ish-bashkëshorti i saj, Albert Morgan, 41 vjeç, avokat nga Rusia. Sipas raportimeve të Daily Mail, […]

The post “Dyshonte se ishte eskortë”/ Avokati rus masakron për vdekje me gërshërë ish-gruan appeared first on BoldNews.al.

EMRAT/ Merrte rryshfet për t’u futur mik te gjykatësit, GJKKO dënon avokatin dhe qytetaren që i dha paratë

By: M C
17 December 2025 at 16:48

GJKKO ka dënuar me burg avokatin Bardhi Koçi për ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike dhe qytetaren Pranvera Meshi, e cila i dha para për të ndikuar te një gjyqtar.

Më konkretisht, Gjykata e Posaçme e dënoi me 2 vite 6 muaj burg, por në aplikim të gjykimit të shkurtuar, iu ul në 1 vit e 8 muaj burg. Në fund, gjykata vendosi që të pezullojë vendimin me burg, duke e lënë në shërbim prove për 3 vite e 4 muaj me kusht që të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale.

Po ashtu, gjykata i hoqi të drejtën e ushtrimit të profesionit të avokatit për një periudhë prej të paktën 3 vitesh, ndërsa i është hequr edhe masa e detyrimit të paraqitje në policinë gjyqësore.

Qytetarja Pranvera Meshi u dënua me 1 vit burg, në gjykim të shkurtuar 8 muaj burg. Edhe Meshi s’do të bëjë burg pasi gjykata pezulloi dënimin. Ajo do të duhet vetëm të paraqitet në policinë gjyqësore.

Sipas SPAK, Bardhi Koçi kishte kërkuar dhe përfituar para në disa raste me qëllim ndërhyrjen në vendimmarrje të funksionarëve të drejtësisë. Në një rast, ai kërkoi 1500 euro dhe ka përfituar 1000 euro nga Pranvera Meshi, e cila ndodhej nën gjykim në Gjykatën e Tiranës për falsifikim të dokumenteve shëndetësore, me qëllim ndikimin në vendimin e gjyqtarit që po shqyrtonte çështjen ndaj saj.

Në një episod tjetër, Koçi kërkoi 1300 euro nga shtetasi A.M., për të ndikuar te dy funksionarë të sistemit të drejtësisë në lidhje me një çështje që përfshinte shtetasen N.M., e arrestuar për drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt.

Po ashtu, ai ka marrë përfitime të parregullta nga shtetasi R.G., për të ndikuar në përpilimin e një akti ekspertimi kimik nga Instituti i Policisë Shkencore, lidhur me një sasi lënde narkotike të sekuestruar nga një tjetër i dyshuar.

Njoftimi i plote:

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve: Bardhi Koçi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, (në tre episode), të parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 4, i Kodit Penal dhe Pranvera Meshi, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 2, i Kodit Penal”.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Bib Ndreca, Erjon Bani dhe Elsa Ulliri me vendimin nr. 81, datë 17.12.2025 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Bardhi Koçi, për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, (në episodin 1), të parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i katërt i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Bardhi Koçi, për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, (në episodin 2), të parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i katërt i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.

3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Bardhi Koçi, për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, (në episodin 3), të parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i katërt i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.

4. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve dënimi i të pandehurit Bardhi Koçi me një masë të vetme prej 2 (dy) vite e 6 (gjashtë) muaj burgim.

5. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr. Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i pandehuri përfundimisht me 1 (një) vit e 8 (tetë) muaj burgim.

6. Në aplikim të neneve 30/5 dhe 35, të Kodit Penal, dhënien e një dënimi plotësues, heqjen e së drejtës për të pandehurin Bardhi Koçi, për të ushtruar funksionin e avokatit për një periudhë prej 3 (tre) vitesh.

7. Bazuar në nenin 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të mëtejshëm të vendimit me burgim për të pandehurin Bardhi Koçi duke u detyruar që të mbajë kontakte me zyrën vendore të Shërbimit të Provës. Vënia në provë e të pandehurit për një periudhë kohe prej 3 (vite) e 4 (katër) muaj, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.

8. Në zbatim të nenit 61 të Kodit Penal, detyrohet i pandehuri që gjatë kohës së provës:

a). T’i përgjigjet thirrjeve dhe kërkesave të Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës;

b). Të marrë pëlqimin në Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës për ndryshimin e
vendbanimit.

9. Në bazë të nenit 389 të K.Pr.Penale, urdhërohet heqja e masës së sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” sipas vendimit Nr.61006-00434-002025 akti, datë 29.07.2025, të Gjykatës së Lartë.

10. Deklarimin fajtore të të pandehurës Pranvera Meshi, për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i dytë i Kodit Penal, dhe dënimin e saj me 1(një) vit burgim.

11. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar e pandehura përfundimisht me 8(tetë) muaj burgim.

12. Në zbatim të nenit 52/a/1 të Kodit Penal, gjykata urdhëron përjashtimin nga vuajtja e dënimit për të pandehurën Pranvera Meshi.

13. Në bazë të nenit 389 të K.Pr.Penale, urdhërohet heqja e masës së sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” caktuar me vendimin nr.10, datë 27.02.2025, të Gjykatës së Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

14. Lidhur me Provat materiale bazuar në nenin 190 të K.Pr.Penale, gjykata disponon si më poshtë ku:

-1 (një) aparat telefonik celular i markës Iphone 13, model MLPH3B/A, me nr. serial **, me IME1 *, me IMEI2 ***, në përdorim të shtetases Pranvera Xh. Meshi, i kthehet të pandehurës Pranvera Meshi;

-1(Një) USB e markës “Verbatim”, me numër serial **, e aktit të ekspertimit nr.209, datë 23.07.2025, mbetet pjesë e akteve të dosjes.

15. Në bazë të nenit 224 të K.Pr.Penale, CD e Përgjimeve dhe CD me të dhënat nga kompanitë celulare, mbeten pjesë e fashikullit gjyqësor.

16. Shpenzimet hetimore në masën 5258.1 (pesë mijë e dyqind e njëzet e tetë pikë një) lekë si dhe ato gjyqësore (sipas proçesverbalit bashkëlidhur), ju ngarkohen solidarisht të pandehurve.

17. Kundër vendimit lejohet ankim nga palët në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar.

The post EMRAT/ Merrte rryshfet për t’u futur mik te gjykatësit, GJKKO dënon avokatin dhe qytetaren që i dha paratë appeared first on Albeu.com.

Balla-opozitës: Ne sot do ta votojmë Avokatin e Popullit, me kandidaturat që keni sjellë ju!

By: xhir jeta
11 December 2025 at 11:25

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u përplas me opozitën në seancën plenare, duke deklaruar se mazhoranca do të çojë deri në fund procesin për zgjedhjen e Avokatit të Popullit “me kandidaturat që ka sjellë vetë opozita”. Balla foli edhe për vonesat dhe proceset e papërfunduara në lidhje me Avokatin e Popullit:

“Jemi 1250 ditë në shkelje të ligjit si Kuvend, dy legjislatura. Tre procese të nisura, të tradhtuara rrugës.”

Fjala e plotë:

Mendoj se shpreh vlerësimin e të gjithë deputetëve në këtë sallë. Se sotmja është një seancë shumë e rëndësishme, qoftë për ju, qoftë për ne, mbi të gjitha për gjithë shqiptarët. Në seancën e sotme ne miratojmë buxhetin e shtetit nen për nen dhe në tërësi bashkë me paketën fiskale. Për ne kjo është një prej çështjeve, ndoshta çështja më e rëndësishme, për shkak se dalim para popullit shqiptar me një buxhet më të madhin në histori dhe me plot të mira për ata që na kanë dhënë nderin e madh t’i përfaqësojmë në Kuvend si shumicë, me rritjen e pensioneve, me rritjen e pagave dhe me plot investime të rëndësishme.

Kjo është për ne, edhe ju në fakt sot keni një seancë të rëndësishme. Por serioziteti i forcës tuaj politike për kauzat që i lini rrugës është edhe kjo tallje që sapo bëni sot. Kemi diskutuar siç duhet të ishte. Lutem, ka mundësi të them dy fjalë. Dhe kemi diskutuar se sot ka një debat të rëndësishëm për raportin e OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet. Do ishte në nderin e forcës politike që ka kërkuar mocion me debat të ndaleshim dhe të gjenim një kohë të caktuar se kur zhvillohet ky debat, që të kenë mundësi ta ndjekin qytetarët.

Ju në këndvështrimin tuaj, ne në këndvështrimin tonë po ju talleni. Ju talleni me gjithë kauzat që nisni. Talleni me kërkesën tuaj për të bërë mocion debat për zgjedhjet, për raportin OSBE-ODHIR-it.

Talleni me kandidatët. Si thatë. Lepuri, thatë. Po këta kush janë? Ne jemi këta? Ne jemi? Ne jemi nënkryetari i partisë, që është këtu? Ne jemi, anëtarët e kryesisë që janë këtu. Ne kemi firmosur për këta? Dhe si tha, si tha ky, se kur të të fyejë ky… Ky, i vetmi Flamur që nuk di ku është ngritur flamuri, është fundi i botës, është fundi i botës. Si tha? Si tha? “Këta, tha i ka bindur Ervin Salianji.” Këtyre ua ka mbushur mendjen Ervin Salianji, edhe hallin e brendshëm, edhe hallin e brendshëm të partisë tuaj, na e sollët këtu.

Tani të dashur qytetarë shqiptarë t’i tregojmë popullit të vërtetat e mëdha të këtij procesi.

Jemi 1250 ditë në shkelje të ligjit si Kuvend, dy legjislatura. Tre proceset të nisura, të tradhtuara rrugës. U çua drejtuesi i sotëm i grupit parlamentar në mbledhjen e sotme dhe tha: ka një praktikë, tha, se janë tërhequr firmat. Nuk është e vërtetë ashtu siç e thatë ju. Ju kurrë nuk e keni gjetur konsensusin mes vetes.

Sa për procedurën, është për këtë pikë të rendit të ditës ka vetëm një folës pro, një folës kundër. Tani. Kemi 1250 ditë që tallemi me këtë proces. Ne po ju themi që sot ne do të votojmë Avokatin e Popullit me kandidaturat që i keni sjellë ju, nuk i kemi sjellë ne asnjë kandidaturë. Zoti kryetar, po e ndërpres fjalën këtu për ta rimarrë prapë për të sqaruar gjithë pozicionin tonë.

Avokati i ish-Presidentit: Meta ka dokumente sekrete shtetërore për 21 janarin

By: lindita
27 November 2025 at 14:27

Ish-presidenti Ilir Meta ka kërkuar të pyetet si person në dijeni për çështjen e 21 Janarit 2011, ku humbën jetën katër protestues. Avokati i tij, Kujtim Cakrani, ka thënë se e kreu i Partisë së Lirisë ka prova dhe sekrete shtetërore për këtë çështje. “Shpjegimet e zotit Meta janë shpjegime jo vetëm më fjalë, por edhe me prova, akte. Ka disa dokumente që janë edhe sekret shtetëror po deshët ju.

Source

Avokati zbulon si është gjendja e Presidentit të PL-së: Palestra e ka relaksuar Ilir Metën, pritet të nxjerrë librin e tij

By: V K
27 November 2025 at 14:16

Në një deklaratë për mediat, avokati i Presidentit të PL-së, Kujtim Cakrani, ka deklaruar se Ilir Meta nga sot do të jetë i pranishëm në çdo seancë.

Ai tha se klienti i tij do të përballet dhe do të bëjë çdo parashtrim për akuzën që është ngritur ndaj tij.

Gjithashtu, Cakrani deklaroi se Ilir Meta është tepër i relaksuar, madje po përgatit edhe publikimin e një libri.

“Meta do të jetë në çdo seancë, ai kërkon që të përballet dhe padyshim do jetë në çdo seancë për të dëgjuar çdo pretendim dhe do japë cdo përgjigje dhe do bëjë çdo parashtrim për akuzën që është ngritur. Meta nga sot do jetë i pranishëm në cdo seancë.

Meta ka patur qëndrim korrekt, është i relaksuar, ndoshta palestra dhe shkrimi që po bën për librin që do nxjerrë e ka relaksuar. Pa dyshim edhe prezenca e avokatit e ka relaksuar”, u shpreh avokati Kujtim Cakrani.

The post Avokati zbulon si është gjendja e Presidentit të PL-së: Palestra e ka relaksuar Ilir Metën, pritet të nxjerrë librin e tij appeared first on Albeu.com.

Një strategjik më duar në xhepa/ Kush është avokati nga Rada që do ndërtojë kompleks 45 mln euro

By: Elva
18 November 2025 at 17:39

Në Korrik të këtij viti, Komiteti i Investimeve Strategjike miratoi statusin e investimit strategjik për një hotel me 11 kate që do të ndërtohet në Ksamil. Sipas Komitetit, ky do të jetë një investim prej 45 milionë eurosh, që do të ketë 155 dhoma në total, nga të cilat 92 dhoma deluxe dhe 8 suita. […]

The post Një strategjik më duar në xhepa/ Kush është avokati nga Rada që do ndërtojë kompleks 45 mln euro appeared first on BoldNews.al.

Avokati i Erion Veliajt tërhiqet nga mbrojtja: Jam në konflikt interesi, çfarë do të ndodhë nesër në Kushtetuese

By: V K
30 October 2025 at 14:21

Erion Veliaj, pritet që ditën e nesërme të lërë për disa orë qelinë për t’u paraqitur në ambientet e Gjykatës Kushtetuese, ku do të shqyrtohet ankimi i tij për shkarkimin nga detyra, por edhe dekreti i Presidentit Begaj për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme në Tiranë.

Por orë para kësaj seancë, avokati Jordan Daci, ka njoftuar se është tërhqur nga mbrojtja ligjore që pritet t’i bëntë ish-kryebashkiakut në këtë Gjykatë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Daci deklaron se është tërhequr nga rasti, për shkak se pretendon se është në konflikt interesi.

“Në përgjigje të interesit publik lidhur me angazhimin tim si mbrojtës i mundshëm i z. Veliaj para Gykatës Kushtuese, pas një vlerësimi të kujdesshëm në përputhje me ligjin dhe Kodin e Etikës, konstatoj që jam në konflikt interesi për shkak të angazhimeve të mia dhe studios time ligjore në raste të tjera të mëparshme ende ne proces dhe shkaqe të tjera nga ato për të cilat ligji, etika dhe morali na detyrojnë të mos jemi mbrojtës në raste si këto. Për këto arsye bëj me dije që s’do jem mbrojtësi i tij para Gjykatës Kushtetuese në gjykimin e nesërm”, shkruan Avokati.

 

 

Ekipi ligjor i Veliajt, tashmë do të duhet të gjejë një tjetër avokat. Nëse seanca e parashikuar do të zhvillohet, sepse nëse gjendet një avokat tjetër ai normalisht do të kërkojë kohë për t’u njohur me aktet e dosjes.

The post Avokati i Erion Veliajt tërhiqet nga mbrojtja: Jam në konflikt interesi, çfarë do të ndodhë nesër në Kushtetuese appeared first on Albeu.com.

Rrahu rojen e Gjykatës së Vlorës, lirohet nga burgu për 5 mln lekë avokati i Monika Kryemadhit

By: armand
28 October 2025 at 14:07

Apeli i juridiksionit të Përgjithshem ka liruar këtë të martë nga masa “arrest në shtëpi” avokatin Redi Llanaj. Apeli vendosi të liroje avokatin me garanci pasurore, 5 mln lek te vjetra duke caktuar ndaj tij masën “detyrim paraqitje”. Avokati u arrestua pas konfliktit fizik me një punonjes sigurie të gjykates së Vlorës duke e goditur […]

The post Rrahu rojen e Gjykatës së Vlorës, lirohet nga burgu për 5 mln lekë avokati i Monika Kryemadhit appeared first on BoldNews.al.

Arrestimi i avokatit Barjami/ Reagon Gjykata e Elbasanit: Nuk ndodhi në mjediset tona, nuk lidhet me gjyqet

By: armand
21 October 2025 at 14:34

Gjykata e Elbasanit ka reaguar sot zyrtarisht për incidentin e ndodhur gjatë seancës së vlerësimit të masave të sigurisë së 14 personave të arrestuar gjatë një aksioni dhe që përfundoi me debatet e forta në sallë mes avokatit Ulian Barjami dhe prokurorit të dosjes, Gjergji Ceka. Gjykata shprehet se ndalimi nuk ndodhi në ambientet e […]

The post Arrestimi i avokatit Barjami/ Reagon Gjykata e Elbasanit: Nuk ndodhi në mjediset tona, nuk lidhet me gjyqet appeared first on BoldNews.al.

Arrestimi i avokatit/ Beçi: Në sallën e gjyqit “Zot” për ekzistencën e veprës penale është gjyqtari

20 October 2025 at 22:16

Eugen Beçi, avokat dhe ish-prokuror i Krimeve të Rënda, duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” arrestimin e avokatit Ulian Bajrami në gjykatën e Elbasanit, u shpreh se në raste se  ky nuk vendos as prokurori dhe as polici, por gjyqtari nëse konstatohet vepër penale në sallën e gjyqit. Beçi deklaroi se vetëm gjyqtari duhet të […]

The post Arrestimi i avokatit/ Beçi: Në sallën e gjyqit “Zot” për ekzistencën e veprës penale është gjyqtari appeared first on BoldNews.al.

Rasti i avokatit Ulian Barjami, si u lejua në sistem një prokuror me probleme të rënda psikologjike

20 October 2025 at 22:06

Një vendim i tillë është më shumë se një shkelje administrative, është “një akt i papërgjegjshëm, që ngre dyshime serioze për ndërhyrje, korrupsion dhe ndikim politik” në procesin e përzgjedhjes së magjistratëve. Skandali që ka shpërthyer në Prokurorinë e Elbasanit, pas kërcënimit, bullizimit dhe arrestimit të avokatit Uljan Barjami, nuk është më vetëm një incident […]

The post Rasti i avokatit Ulian Barjami, si u lejua në sistem një prokuror me probleme të rënda psikologjike appeared first on BoldNews.al.

“Sekuestrimi i celularit, shkelje e ligjit”/ Muçi: Avokati nuk mban përgjegjësi për atë që thotë

20 October 2025 at 21:47

Avokati Besnik Muçi, duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” arrestimin e avokatit Ulian Bajrami në Elbasan, me motivin se kërcënoi prokurorin, u shpreh se sekuestrimi i celularit të avokatit është shkelje e hapur e ligjit. Muçi tha se avokati ka imunitet në sallën e gjyqit dhe tha me humor, se ai bashkë me deputetin dhe […]

The post “Sekuestrimi i celularit, shkelje e ligjit”/ Muçi: Avokati nuk mban përgjegjësi për atë që thotë appeared first on BoldNews.al.

Arrestimi i avokatit në Elbasan, Bardhi: Reflektim të thellë nga KLP dhe KLGJ

20 October 2025 at 22:54

TIRANË, 20 tetor /ATSH/ Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi reagoi sot lidhur me arrestimin e avokatit Ulian Barjami në Elbasan.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Bardhi theksoi se, “në një shtet të së drejtës, roli i avokatëve për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve është i pazëvendësueshëm”.

Në këtë kuptim, shtoi ai, “arrestimi i një avokati, pas një debati të tensionuar me përfaqësuesit e organit të akuzës në sallën e gjyqit, është një ngjarje e papranueshme”.

“Në një vend anëtar të NATO-s dhe kandidat për anëtar në Bashkimin Evropian, akte të tilla janë tipare të qarta që Shqipëria po zhbën çdo standard të shtetit ligjor”, vijoi Bardhi.

Bardhi gjithashtu nënvizoi se, “ngjarje të tilla kërkojnë reflektim të thellë nga organet e qeverisjes së sistemit gjyqësor, KLP dhe KLGJ, në mënyrë që ato të mos shndërrohen në precedentë që ngushtojnë hapësirat profesionale të mbrojtjes efektive të avokatëve”.

“Avokatët, ashtu si gjyqtarët dhe prokurorët, kanë një rol thelbësor në garantimin e procesit të rregullt gjyqësor dhe çdo cenim i aktivitetit të tyre profesional duhet të marrë përgjigje të shpejtë dhe adekuate nga organet kompetente”, u shpreh më tej Bardhi.

Bardhi po ashtu, theksoi se, “keqpërdorimi i urdhërarresteve ndaj avokatëve që kërkojnë aplikimin e filtrave të ligjshmërisë qoftë nga Prokuroria, ashtu edhe nga Gjykata, në mbrojtje të të drejtave dhe lirive themelore, na kujton të shkuarën aspak të lavdishme kur profesioni i avokatit u ndalua me ligj”.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Arrestimi i avokatit në Elbasan, Bardhi: Reflektim të thellë nga KLP dhe KLGJ appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

U ndalua nga policia, lirohet avokati Ulian Bajrami/ Prokuroria: Të vendosur për të garantuar integritetin e çdo funksionari të drejtësisë

20 October 2025 at 17:07

Avokati Uljan Bajrami është liruar me urdhër të Prokurorisë së Elbasanit. Ky vendim erdhi dy ditë pas arrestimit të tij.

“Lidhur me ndalimin e shtetasit Ulian Bajrami, nga ana e prokurorit të çështjes, është mbajtur qëndrimi se nuk ishin kushtet dhe nevojat për vijimin e këtij ndalimi dhe për kërkimin përpara gjyqtarit të hetimeve paraprake të vleftësimit të tij apo caktimit të një mase sigurimi personal. Për rrjedhojë, si pasojë ligjore ipso jure, është urdhëruar lirimi i menjëhershëm i të ndaluarit”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Më tej sqarohet se: Mbi bazën e transkriptimit të përmbajtjes së komunikimeve të mësipërme, të shtrira në disa orë të zhvillimit të seancës gjyqësore, si dhe pas kryerjes së veprimeve të para procedurale, nga ana e policisë gjyqësore është proceduar me ndalimin e shtetasit U.B. Pas administrimit të materialeve procedurale në prokurori, më datë 20.10.2025, bazuar në nenin 287/1 të K.Pr.Penale, me qëllim kryerjen e hetimeve për të grumbulluar të dhëna të plota për përcaktimin e faktit, nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan është regjistruar procedimi penal nr. 1222/2025, për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 238/3 i Kodit Penal, “Kanosja e gjyqtarit”, parashikuar nga neni 317 i Kodit Penal dhe “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit”, parashikuar nga neni 316 i Kodit Penal”. Ndërkohë, lidhur me ndalimin e shtetasit U.B, nga ana e prokurorit të çështjes, është mbajtur qëndrimi se nuk ishin kushtet dhe nevojat për vijimin e këtij ndalimi dhe për kërkimin përpara gjyqtarit të hetimeve paraprake të vleftësimit të tij apo caktimit të një mase sigurimi personal. Për rrjedhojë, si pasojë ligjore ipso jure, është urdhëruar lirimi i menjëhershëm i të ndaluarit. Veç sa më lart, duke mos paragjykuar çështjen konkrete dhe ecurinë e hetimeve, gjejmë rastin të ritheksojmë se profesionistët e drejtësisë, gjyqtarët, prokurorët, oficerët e policisë gjyqësore dhe avokatët janë shtyllat që mbajnë në këmbë sistemin e drejtësisë. Asnjëra prej tyre nuk mund të funksionojë duke cenuar pavarësinë apo sigurinë e tjetrës”

Gjithashtu në reagim Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë të juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan në nënvizon se sistemi i drejtësisë kërkon bashkëpunim institucional, respekt reciprok dhe integritet profesional nga të gjitha hallkat e tij.

“Qëndrimet publike të nxituara, të pabazuara në raportime zyrtare të institucioneve të përfshira, apo në vendimmarrje konkrete procedurale, apo qëndrimet që relativizojnë ose justifikojnë sjellje të kundërligjshme, dëmtojnë rëndë misionin e përbashkët për zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e drejtësisë. Prokuroria mbetet e vendosur të garantojë zbatimin e ligjit në mënyrë të barabartë për të gjithë, si dhe mbrojtjen e sigurisë dhe integritetit të çdo funksionari të drejtësisë, apo Policisë se Shtetit, përballë çdo forme presioni, intimidimi apo kërcënimi”, nënvizohet më tej.

 

Skandali! Prokuroria e Elbasanit i sekuestron telefonin avokatit Uljan Barjami

By: armand
19 October 2025 at 20:17

Prokuroria e Elbasanit është përfshirë sërish në një tjetër skandal. Pasi ndaluan pa asnjë bazë ligjore Uljan Bajrami, tashmë prokuroria ka sekuestruar edhe telefonin e avokatit, një sulm i hapur ndaj pavarësisë dhe dinjitetit të profesionit të avokatit. Denoncimi vjen nga avokati Arben Llangozi, i cili e cilëson këtë veprim si një akt abuziv dhe jashtë […]

The post Skandali! Prokuroria e Elbasanit i sekuestron telefonin avokatit Uljan Barjami appeared first on BoldNews.al.

Arrestimi i avokatit Barjami, Dhoma e Avokatisë bojkoton proceset penale në vend

By: armand
19 October 2025 at 16:32

Arrestimi i avokatit Ulian Barjami në Elbasan ka shkaktuar një valë reagimesh të forta në radhët e komunitetit të avokatëve në mbarë vendin. Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë e ka cilësuar ngjarjen si një cënim të rëndë dhe të papranueshëm të integritetit dhe pavarësisë së profesionit të avokatit. Në një vendim të bërë publik këtë […]

The post Arrestimi i avokatit Barjami, Dhoma e Avokatisë bojkoton proceset penale në vend appeared first on BoldNews.al.

Arrestimi i avokatit Barjami në Elbasan/ Dhoma e Avokatisë bojkoton për 5 ditë seancat gjyqësore

By: D Marku
19 October 2025 at 16:47

Arrestimi i avokatit Ulian Barjami në Elbasan ka shkaktuar një valë reagimesh të forta në radhët e komunitetit të avokatëve në mbarë vendin.

Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë e ka cilësuar ngjarjen si një cënim të rëndë dhe të papranueshëm të integritetit dhe pavarësisë së profesionit të avokatit.

Në një vendim të bërë publik këtë të diel, Komiteti Drejtues i Dhomës së Avokatisë, me firmën e kryetarit Maksim Haxhia, ka shpallur bojkot të përgjithshëm të të gjitha proceseve penale në të gjitha gjykatat e vendit deri më 25 tetor 2025. Bojkoti përjashton vetëm rastet që kanë afate procedurale dhe seancat për masa sigurie, për të mos cënuar të drejtat e të pandehurve.

Në vendimin zyrtar thuhet se masat ekstreme vijnë si përgjigje ndaj mënyrës së trajtimit të çështjes së Barjamit, për të cilën Dhoma e Avokatisë kërkon një hetim urgjent dhe të gjithanshëm nga institucionet përkatëse: Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Njoftimi i plotë:

Komiteti Drejtues i Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë

Komiteti Drejtues i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë shqyrtoi ngarjen teper te rende lidhur me arrestimin e kolegut Av.Ulian Barjami, pasi mori kontakt personalisht me kolegun Barjami dhe u njoh drejtpërdrejt dhe në detaje me kete ngjarje. Me vendim qarkullues, Komiteti vendosi unanimisht:

1. Bllokimin, nëpërmjet bojkotit të të gjitha proceseve penale, si në hetim dhe në gjykim, në të gjitha shkallët, përfshi edhe proçeset në Gjykatën Kushtetuese, për datat 20 tetor deri në 25 tetor. Përjashtohen nga efektet e këtij vendimi pjesmarrja në cështjet penale me objekt caktimi, ndryshimi, zëvendësimi dhe shuarje të masave të sigurimit.

2. Mospjësmarrja e avokatëve në proceset penale si në hetim dhe gjykim në datat e mësipërme, është arsye objektive për shtyrjen e proceseve gjyqësore.

3. Moszbatimi i këtij i këtij vendimi nga avokatet përben shkelje të rëndë disiplinore, si rrjedhoje sherben si baze per fillim të procedimit disiplinor nga Komiteti i Disiplinës, duke u shoqeruar me vendosjen e masave me te renda disiplinore, pezullim deri ne heqjen e liçensës se ushtriimit te profesionit.

4. Komiteti Drejtues kërkon angazhimin urgjent dhe me përgjegjësi për shqyrtimin e kësaj cështje nga ana e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

5. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Dhomat Vendore të Avokatisë.

6. Depozitimin e një kopje vendimi, pranë çdo gjykate në të gjitha nivelet.

7. Depozitimin e nje kopje vendimi prane Inspektorit të Lartë të drejtësisë, Keshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

8. Shtyrjen per nje date tjeter te tryezes se rrumbullaket te caktuar paraprakisht me Ministrine e Drejtesise ne daten 20 tetor, me objekt “Diskutimi i Projekt Kodit Penal midis grupit të punës dhe Dhomës se Avokatisë të Shqipërisë, organizuar nga Ministria e Drejtësisë.

The post Arrestimi i avokatit Barjami në Elbasan/ Dhoma e Avokatisë bojkoton për 5 ditë seancat gjyqësore appeared first on Albeu.com.

Arrestimi i avokatit Ulian Barjami, Dhoma e Avokatisë: E dënojmë, ngjarje e paprecedentë

By: M C
18 October 2025 at 22:17

Dhoma e Avokatisë ka reaguar pas arrestimit të avokatit Ulian Barjami. Avokati u arrestua këtë të shtunë, pasi ka kërcënuar një prokuror gjatë seancës gjyqësore për klientin e tij Maksim Lika.

Reagimi i Plotë:

Kemi të bëjmë me arrestimin e avokatit për shkak të deklarimeve të tij në kuadrin e mbrojtjes në sallën e gjyqit, duke u trajtuar deklarata e tij — se do të bëjë kallëzim për falsifikim provash kundër prokurorit — si kanosje dhe kundërshtim i prokurorit.

Ngjarje kjo e paprecedentë, ku një avokati i hiqet liria për shkak të fjalës së lirë në sallën e gjykimit, ku ai shpreh mendimin për falsitetin e provës dhe përgjegjësinë që, sipas avokatit, duhet të mbajë autori i falsifikimit, që në këtë rast është prokurori.

Dhoma e Avokatisë u bën thirrje Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Këshillitt ë Lartë të Prokurorisë si dhe Prokurorisë së Përgjithshme të veprojnë urgjentisht për këtë rast flagrant arbitrariteti dhe shkeljeje të hapur të ligjit. Kjo, pasi Dhoma, duke u bazuar në kuadrin ligjor dhe Kushtetutën e Shqipërisë, ende beson se jemi Republika e Shqipërisë – një shtet me drejtësi të bazuar në prova dhe fakte – dhe jo në një “Republikë të Prokurorëve”.

Kryetari i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë

Prof. Dr. Maksim Haxhia

Rrethanat e Faktit:

Dje, më datë 17.10.2025, është zhvilluar seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurimit ndaj shtetasit Maksim Suçi etj., seancë e zhvilluar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, nga gjyqtarja Megi Strakosha, ku akuza përfaqësohej nga prokurori Gjergji Ceka.

Avokati mbrojtës i shtetasit Maksim Suçi, avokat Ulian Barjami, pasi konstatoi provën me video të parashtruar në seancë, ku klienti i tij nuk shfaqej aspak duke kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë, deklaroi se do të bëjë kallëzim për falsifikim provash ndaj prokurorit, pasi procesverbali me shkrim i sjellë nga prokurori në gjykim përshkruante një situatë ku klienti i avokatit Barjami kishte ushtruar dhunë ndaj punonjësve të policisë.

Prokurori Ceka, i irrituar nga ky deklarim, replikoi me avokatin Barjami duke i thënë: “Ti duhet të arrestohesh, do të arrestohesh!”, dhe ndërkohë, i nervozuar, kthente kokën nga punonjësit e policisë prezentë në sallën e gjyqit.

Avokati Barjami replikoi duke deklaruar: “Do të bëj kallëzim, se ke shkelur ligjin.”

Për këto deklarime ndërhyri gjyqtarja Strakosha, e cila i sqaroi avokatit Barjami se duhet të shmangte këtë diskutim dhe të fokusohej në interpretimin e provës në atë moment, pa u marrë me atë se çfarë do të bënte në vijim.

Seanca vijoi e qetë dhe përfundoi normalisht, pa asnjë debat apo diskutim mes palëve.

Prokurori Ceka nuk e la me kaq dhe, me sa duket, ka paraqitur kallëzim ndaj avokatit, me qëllimin në vetvete për ta arrestuar, ashtu siç deklaroi në seancë.

Mbi bazën e këtij kallëzimi, avokati Barjami është thirrur sot, më datë 18.10.2025, në orët e paradites nga oficerë të Policisë Gjyqësore në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, duke i thënë në telefon fillimisht se duhej të jepte vetëm disa sqarime.

Pas shumë orësh i mbajtur në komisariat, në orët e pasdites, rreth 15:00 – 15:30, punonjësja e policisë Zmeralda Mehilli ndalon me iniciativë avokatin Barjami si të dyshuar për veprat penale:

• “Kanosja për shkak të detyrës”,

• “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit”, dhe

• “Kanosja e gjyqtarit”,

pasi, sipas saj, ka kërcënuar prokurorin e çështjes, Gjergji Ceka, dhe oficerët e policisë gjyqësore që kanë kryer veprime hetimore. Procesverbali është shkruar dhe nënshkruar nga OPGj-ja Mehilli, sikur është kryer shumë kohë më pas, në orën 17:40, ndërkohë që ndalimi realisht është kryer në orën 15:00.

The post Arrestimi i avokatit Ulian Barjami, Dhoma e Avokatisë: E dënojmë, ngjarje e paprecedentë appeared first on Albeu.com.

❌
❌