Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj paralajmërimeve për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke e cilësuar këtë proces si përfitim për, siç tha ajo, “mafinë energjetike”, në kurriz të qytetarëve.
Në një reagim publik, Bajrami ka deklaruar se rritja e fitimeve të tregtarëve të energjisë po bëhet duke u zbrazur xhepat e qytetarëve, ndërsa kërkesa e fundit e KESCO-s për rritje të çmimit të energjisë, sipas saj, nuk është as e vetmja dhe as përfundimtare.
Ajo ka theksuar se kërkesa për rritje çmimi, sipas informatave të saj, kanë bërë edhe operatorë të tjerë të sektorit energjetik, përfshirë KEDS-in, KOSTT-in dhe KEK-un.
Deputetja e LDK-së ka rikujtuar edhe premtimin e kryeministrit Albin Kurti para ardhjes në pushtet, kur, sipas saj, ai kishte deklaruar se energjia do të lirohej, pasi Kosova, siç ishte thënë atëherë, qëndron mbi burime të mëdha energjetike.
Bajrami ka paralajmëruar se çdo rritje e çmimit të energjisë elektrike ka efekt zinxhir në ekonomi, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve të të gjitha produkteve bazë.
Sipas saj, rritja e çmimit të energjisë ka gjithmonë efekt multiplikues dhe gjithmonë negativ për qytetarët dhe ekonominë në përgjithësi.
Në reagimin e saj, Bajrami ka kritikuar edhe politikat sociale të Qeverisë, duke deklaruar se ndihmat financiare si 100 euro në kohë zgjedhjesh, shtesat për lehona, fëmijë, të moshuar dhe studentë, nuk janë rezultat i zhvillimit ekonomik, por pasojë e varfërimit të qytetarëve.
Në fund, deputetja e LDK-së ka bërë thirrje që qytetarët të reagojnë kundër çdo vendimi që ajo e cilëson si të padrejtë nga institucionet publike dhe Qeveria./Telegrafi.
Nedim Bajrami, është rikthyer në fushë këtë fundjavë për Rejnxhërs, duke luajtur sërish me ekipin skocez pas një dëmtimi që e detyroi të dilte shumë shpejt nga loja në një ndeshje ku ishte titullar.
Bajrami ishte marrë me dëmtim të një problemi muskulor në ndeshjen kundër Kilmarnok më 6 dhjetor, ku u detyrua të largohej nga loja pas vetëm rreth 21 minutash në fushë.
Edhe pse rikthimi i tij në fushë është një lajm pozitiv për Kombëtaren shqiptare, Rejnxhërs vazhdon të ketë në plan shitjen e mesfushorit gjatë merkatos, duke e konsideruar largimin e tij të mundshëm që në janar, për shkak të hapësirave të kufizuara dhe paraqitjeve të pakta këtë sezon.
Bajrami bën pjesë në listën e lojtarëve të cilët mund të lejohen të largohen së bashku me Nsiala, Matondo e Danilo, ku opsionet e mundshme që në janar, do të konsiderohen.
Në janar klubet kanë të drejtë të bëjnë ndryshime edhe në listën zyrtare të UEFA-s, por deri më tani Rejnxhërs nuk e ka përfshirë mesfushorin kuqezi dhe nëse ai vendos të qëndrojë, nuk është çudi që të përfshihet në këtë listë.
Shpallja e nominimeve për çmimet më prestigjioze të kinematografisë botërore vazhdon të jetë një moment i rëndësishëm për industrinë e filmit, duke sjellë gjithmonë vëmendje të madhe dhe diskutime të shumta.
Këtë vit, në mesin e projekteve që kanë hyrë në garë për çmimin “Oscar”, është përfshirë edhe një film ku luan aktorja me origjinë nga Kosova, Luana Bajrami.
Filmi i shkurtër “Two People Exchanging Saliva” është renditur në mesin e pesë kandidatëve në kategorinë përkatëse të Academy Awards.
"Two People Exchanging Saliva"
Ky projekt është realizuar si bashkë-prodhim mes Francës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa titulli i tij origjinal në gjuhën frënge është “Deux personnes échangeant de la salive”.
Në këtë film Luana interpreton personazhin e quajtur Malaise.
Nominimet për të gjitha kategoritë e Academy Awards janë bërë publike të enjten, duke shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm për filmin dhe për përfaqësimin e talenteve shqiptare në skenën ndërkombëtare të kinemasë.
Oscars 2026 mbahet më 15 mars në Dolby Theatre në Los Angeles. /Telegrafi/
Sot, ka qenë dita e fundit që Gjykata Speciale ka pranuar prova nga Prokuroria apo palët mbrojtëse në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.
Kjo tregon se gjyqi i madh për katërshen e UÇK-së është para fazës përfundimtare.
Në një intervistë për KosovaPress, profesori i të Drejtës Kushtetuese, Arsim Bajrami thotë ky proces ka qenë i komplikuar dhe i shoqëruar me “shumë shkelje të standardeve evropiane për të drejtat e njeriut”.
“Gjykata Speciale: mes të vërtetës dhe mashtrimeve”, është libri i botuar vitin e kaluar nga profesor Bajrami, i cili ofron një analizë kritike mbi funksionimin, legjitimitetin dhe ndikimin e Gjykatës Speciale në shoqërinë kosovare.
“Praktikisht sot përfundon koha kur edhe prokuroria por edhe palët mbrojtëse do të mund të dorëzojnë prova të shkruara apo prova video-incizime apo prova të tjera dhe pas ditës së sotit nuk ka prova të reja. Çka kjo tregon se procesi po konkludohet, po finalizohet dhe mbetet vetëm fjala përfundimtare. Tani është në trupin gjykues, në panelin gjykues që të vlerësojë secilën provë, të peshojë kredibilitetin e secilës provë, ta shohë relevancën, ta shohë lidhjen kauzale të provave, dhe duke besuar se këta janë gjyqtarët janë nën betim, që do të, janë betuar që do të respektojnë ligjin, jam thellësisht i bindur që në fund nuk ka epilog tjetër përpos një aktgjykimi lirues, sepse në fakt nuk është vërtetuar asnjë element i aktakuzës, një aktakuze e cila bazohet në një fiksion të një ndërmarrje të përbashkët kriminale”, deklaron Bajrami për KosovaPress.
Ndër tjera, akademik Bajrami thotë se trupi gjykues duhet të marrë parasysh provat bindëse të dëshmitarëve të mbrojtjes, të cilët gjatë dëshmisë së tyre kanë mohuar se UÇK-ja ka pasur strukturë organizative.
“Fatkeqësisht nga fillimi gjykata është shoqëruar me shkelje të njëpasnjëshme, me shkelje materiale, procedurale. Nuk ka respektuar standardet ndërkombëtare për një gjykim të drejtë. Nuk ka respektuar fare institucionet e Kosovës, asnjë prej institucioneve të Kosovës nuk ka qenë partner i kësaj gjykate, derisa kjo gjykatë publikisht ka deklaruar se ka bashkëpunuar vazhdimisht me Serbinë, në radhë të parë me Prokurorinë e Serbisë, por edhe me Shërbimin Sekret Serb i cili gjithmonë ka dhënë prova të fabrikuara. Dua të besoj që të gjitha këto prova duhet të vlerësohen si prova të një shteti armiqësor, të një shteti armik dhe gjykata do t'i hudhë komplet domethënë, komplet do t'i hudh. Nuk do të marrë për bazë as provat e dëshmitarëve të Serbisë, as dëshmitarëve të cilët janë përgatitur apo i kanë paguar, por do të bazohet në prova autoktone edhe do t'i marrë parasysh ato prova të cilat vijnë nga personalitete shumë kredibile botërore”, shprehet ai.
Doktori i shkencave juridike Bajrami thekson se pas dorëzimit të këtyre dosjeve, procesi hyn në fazën e fjalëve përfundimtare, të cilat pritet të mbahen nga 9 deri më 18 shkurt. Me përfundimin e kësaj faze, procesi gjyqësor konsiderohet zyrtarisht i mbyllur.
“Fjala përfundimtare është faza finale e një procesi të procedurës penale. Janë shumë të rëndësishme, sepse ne do të dëgjojmë rrëfimin përfundimtar të prokurorisë, e cila sigurisht që do të mbetet pranë aktakuzës dhe do të kërkojë dënime, dhe pastaj të gjithë të akuzuarit, përfshirë edhe avokatët e tyre, do të deklarojnë pafajësinë e vet dhe kjo do të jetë një momentum i konkludimit të këtij gjykimi, i cili ka shumë peshë sepse gjatë kësaj fjale, në fakt, mbrojtja me siguri do të ofrojë përsëri prova që prokuroria nuk arriti këto pesë vite absolutisht të dëshmojë apo të konfirmojë asnjë prej pikave të aktakuzës. Dhe secila pikë e aktakuzës mund të rrëzohet lehtësisht në qoftë se gjykata do të jetë plotësisht e përkushtuar në parimet e drejtësisë dhe jo në motive të tjera”, shprehet ai.
Pas përfundimit të fjalëve përfundimtare, gjykatësit do të kenë një afat prej tre muajsh për shpalljen e aktgjykimit të shkallës së parë, me mundësi shtyrjeje edhe për dy muaj të tjerë.
Akademik Arsim Bajrami thotë se “cilido verdikt tjetër që nuk është aktgjykim lirues, do të ishte një skandal ndërkombëtar”.
“Duke qenë se kam qenë shumë kritik ndaj kësaj gjykate, e kam përcjellë profesionalisht, madje kam bërë edhe botime, kam bërë studime, kam vizituar disa herë edhe Gjykatën Speciale, mund të themi se është një prej gjykimeve më të vështira dhe më të padrejta pas Luftës së Dytë Botërore. Madje këto gjykime kanë qenë shumë larg standardeve të Tribunalit për ish-Jugosllavi, i cili ka gjykuar krimet në Kroaci, në Bosnjë, por edhe në Kosovë. Dhe cilido verdikt tjetër që nuk është aktgjykim lirues, do të ishte një precedent apo një skandal ndërkombëtar, sepse në këto pesë vite ne nuk kemi parë asnjë provë e cila vërteton apo konfirmon akuzat se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë një ndërmarrje e përbashkët kriminale. Përkundrazi, ajo ka zhvilluar një luftë mbrojtëse, ajo ka luftuar në territorin e Kosovës, jo jashtë territorit, dhe ka qenë një luftë çlirimtare, politikisht e orientuar drejt mbrojtjes së popullsisë nga një gjenocid i organizuar, por edhe me qëllim të çlirimit të Kosovës dhe pavarësimit të saj”, përfundon Bajrami.
Në Gjykatën Speciale deri më tani janë gjashtë persona të akuzuar për krime të pretenduara lufte, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Pjetër Shala dhe Salih Mustafa. Shala është i dënuar me 13 vjet burgim, ndërkaq Mustafa me 15 vjet.
Dhomat e Specializuara janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës por veprojnë me personel ndërkombëtar në Hagë të Holandës.
Bashkimi Evropian është financuesi kryesor i Gjykatës Speciale e cila u themelua në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës, pas kërkesës së bashkësisë ndërkombëtare.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, po përballen me akuza të ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të cilat ata i kanë cilësuar si të pabazuara. Edhe mbrojtja i ka hedhur poshtë këto akuza dhe ka argumentuar se UÇK-ja nuk kishte strukturë të organizuar komanduese.
Ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020. Gjykimi ndaj tyre ka nisur më 3 prill 2023 - gati tri vjet pas konfirmimit të aktakuzës prej kur ish-krerët e UÇK-së mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë.
Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kërkuar rinumërimin e votave në të gjithë Kosovën, duke apeluar për reagim të shpejtë dhe efikas nga institucionet e drejtësisë lidhur me dyshimet për manipulim të procesit zgjedhor.
Në një reagim publik, Bajrami thekson se çdo person që ka ndërhyrë apo prekur votën e qytetarëve duhet të mbajë përgjegjësi ligjore dhe morale.
“Kushdo që ka prekur votën duhet të japë përgjegjësi para ligjit dhe para qytetarëve,” ka deklaruar Bajrami.
Ajo ka theksuar se mbrojtja e votës është thelbësore për funksionimin e demokracisë dhe për ruajtjen e besimit të qytetarëve në proceset zgjedhore. /Telegrafi/
Hykmete Bajrami ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e nënkryetares së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe njëkohësisht ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, pas rezultatit të dobët të LDK-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.
Në një deklaratë publike, Bajrami tha se ky veprim bazohet në standardin politik të LDK-së, sipas të cilit ata që marrin rezultate të rënda zgjedhore duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të hapin rrugë për zgjedhje të brendshme të partisë.
Ajo theksoi se vendimi nuk është personal apo emocional, por një respektim i standardeve që partia ka ndërtuar ndër vite.
Bajrami gjithashtu vuri në dukje se sfida kryesore për Kosovën mbetet rreziku i përqendrimit të pushtetit te një parti ose individ, duke shtuar se LDK-ja ka për qëllim mbrojtjen e shtetit, lirisë, pavarësisë dhe demokracisë, duke vendosur interesin e partisë dhe vendit mbi interesin personal.
“Pas rezultateve të 28 dhjetorit, lidershipi dhe organet e partisë kanë humbur legjitimitetin, prandaj zgjedhjet e brendshme janë të domosdoshme dhe nuk na shpëton asnjë proces tjetër,” tha Bajrami, duke falënderuar gjithashtu mbi 126 mijë qytetarë që votuan LDK-në dhe mbi 57 mijë që i besuan angazhimin e saj politik.
Ajo konfirmoi se do të vazhdojë të punojë për LDK-në dhe për interesin e vendit si deputete e zgjedhur në mandatin e saj të shtatë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, brenda Grupit Parlamentar të LDK-së.
Nga kandidatët e LDK-së, Bajrami u rendit e dyta me 57 mijë vota.
Ndërkohë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se do të ofrojë dorëheqjen e tij në Kuvendin e partisë, i cili pritet të mbahet së shpejti. Vendimi për pranimin ose jo të dorëheqjes do të merret përmes votës së delegatëve.
Abdixhiku deklaroi pas një mbledhjeje disaorëshe me bashkëpunëtorët e tij në selinë qendrore të LDK-së se ofrimi i dorëheqjes është pjesë e një procesi demokratik dhe se Kuvendi i LDK-së është organi i vetëm që ka kompetencë për vendimin për këtë çështje./Telegrafi.
“Kush qëndron realisht pas Lidl, le ta zbulojnë gazetarët. Kjo skemë duhet ndalur,” u shpreh ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, teksa ngriti publikisht shqetësime lidhur me projektin e terminalit doganor të Lidl në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një rast që kërkon hetim të thelluar publik dhe institucional mbi mënyrën e zbatimit të ligjit për investimet strategjike. […]
Nga Avokat Arenc Berati Si avokat, nuk mund të hesht para farsës që u servir si drejtësi në rastin e Elbasanit. Një koleg i yni u arrestua vetëm pse guxoi të fliste, të. kundërshtonte dhe të kërkonte prova – pra të bënte pikërisht detyrën që Kushtetuta ia ngarkon avokatit. Prokurori shkel etikën dhe kërcënon me […]
Nga Boldnews.al “Do të të arrestoj”. Me këtë kërcënim iu drejtua prokurori i Elbasanit, Gjergj Ceka, avokatit Ulian Bajrami, gjatë një debati të tensionuar në sallën e gjyqit, në 17 Tetor 2025. Nga fjalët, u shkua tek veprat. Vetëm pak orë pas debatit, avokati Bajrami prangoset për “kanosje të prokurorit”, një rast që shkaktoi reagimin […]
Inspektori i Lartë i Drejtësisë njoftoi të premten më 9 janar përfundimin e verifikimeve lidhur me rastin e arrestimit të avokatit Ulian Bajrami në sallën e gjyqit, pas debateve mes tij dhe prokurorit Gjergj Ceka. Ndalimi i debatueshëm i Bajramit në sallën e gjyqit në tetor të vitit të kaluar u pasua me reagime dhe […]
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami ka falënderuar votuesit e partisë duke thënë se “votat janë përgjegjësi e madhe që më shtyn të vazhdoj me të njëjtin përkushtim, ndershmëri dhe guxim”.
Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook Bajrami ka shkruar se pavarësisht rezultatit, pavarësisht rrethanave, LDK ka ndërtuar dhe ndërton çdo ditë standarde.
“Por dua ta bëj të qartë për secilin se vetëm një gjë nuk është opsion: dorëzimi i LDK-së. Pavarësisht rezultatit, pavarësisht rrethanave, LDK ka ndërtuar dhe ndërton çdo ditë standarde, edhe kur fiton, edhe kur nuk arrin rezultatin për të cilin ka punuar dhe ka synuar. Rezultati i 28 dhjetorit është përgjegjësi për secilin prej nesh, mësim për secilin prej nesh dhe reflektim për secilin prej nesh. Nuk ka rrugë tjetër përveç ri-ngritjes dhe rikthimit të LDK-së, duke vendosur gjithmonë LDK-në para individit dhe Kosovën para çdo partie”, ka shkruar Bajrami. /Telegrafi/
Shirat e rrëmbyeshëm gjatë ditëve të fundit nxitën vërshime në pjesë të mëdha të Kosovës, të cilat shkaktuan dëme materiale dhe detyruan autoritetet ta shtyjnë për disa ditë rifillimin e mësimit pas pushimit dimëror.
Reshjet e mëdha në ditët e fundit sollën përmbytje duke shkaktuar dëme në prona dhe infrastrukturë, evakuime, si dhe bllokim rrugësh të martën.
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka bërë thirrje për ndërhyrje të menjëhershme për banorët, bizneset dhe bujqit e prekur nga përmbytjet, duke paralajmëruar rrezikun e reshjeve të reja.
Sipas saj, secili banor duhet të ndihmohet, secili biznes të kompensohet dhe çdo bujk të marrë mbështetje, ndërsa çdo familje të ketë ndihmë emergjente.
Ajo theksoi se shteti duhet të jetë në terren pranë qytetarëve në Drenas, Malishevë, Junik, Gjakovë dhe komunat e tjera të prekura.
Bajrami kërkoi që qeveria të sigurojë fonde emergjente, të hartojë një strategji dhe të ndajë buxhet në vitin 2026 për veprime konkrete në parandalimin dhe menaxhimin e situatave të tilla në të ardhmen.
Gjendja me vërshime në vend vazhdon të jetë “dinamike” në disa komuna, përfshirë Prizrenin, pasi Drini i Bardhë ka dalë nga shtrati, tha Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) në Facebook.
“Në pjesën tjetër të vendit, gjendja është stabile dhe nën monitorim të vazhdueshëm”.
Por, agjencia paralajmëroi se gjendja mund të përkeqësohet në rast se do të bjerë më shumë shi, “megjithatë rreziku i tanishëm vlerësohet i menaxhueshëm, me kapacitete të mjaftueshme reagimi”.
Kosova është përballur me përmbytje vitet e fundit, të cilat kanë shkaktuar kryesisht dëme materiale.
Vlerësohet se dëmtimi i shtretërve të lumenjve, si pasojë e nxjerrjeve të paligjshme të zhavorrit, kontribuon shumë në përmbytjen e zonave./Telegrafi.
Pas publikimit të rezultateve zgjedhore, kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër duke kritikuar qeverisjen pesëvjeçare dhe rezultatin e zgjedhjeve parlamentare.
Në një reagim publik, Bajrami ka ironizuar fitoren e kundërshtarëve politikë, duke theksuar se zgjedhjet janë fituar, sipas saj, “pa asnjë sukses për pesë vjet qeverisje”.
Ajo ka përmendur një sërë kritikash, përfshirë praninë e zyrtarëve nën aktakuza, korrupsionin, masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian, përkeqësimin e raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe kapjen dhe nepotizmin në institucione.
Bajrami ka përmendur gjithashtu shkelje të përsëritura të Kushtetutës, inflacion dyshifror dhe atë që e ka quajtur “mafi energjetike”, duke e cilësuar gjithë këtë si një realitet shqetësues për vendin.
Duke iu drejtuar elektoratit, ajo ka theksuar se tani është koha për përgjegjësi, si për ata që votojnë, ashtu edhe për ata që qeverisin. Bajrami ka shprehur edhe keqardhje ndaj votuesve dhe strukturave të LDK-së për, siç e quajti ajo, dëshpërimin pas rezultatit.
Megjithatë, deputetja e LDK-së ka shprehur mirënjohje për besimin dhe përkushtimin e mbështetësve të partisë, duke theksuar se ata janë arsyeja pse LDK-ja vazhdon të mbetet e gjallë dhe e fortë. Ajo ka theksuar se angazhimi i saj politik ka qenë gjithmonë në shërbim të qytetarëve, në rritjen e LDK-së dhe në interes të shtetit.
Në përfundim, Bajrami ka theksuar se LDK nuk do të ndalet dhe se, sipas saj, partia “duhet dhe do të rikthehet e para”, përmes punës, besimit dhe një ekipi të fortë.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka caktuar Diora Bajramin në pozitën e nënkryetares së Gjykatës Themelore në Prizren, gjatë vazhdimit të mbledhjes së tij të 357-të.
Vendimi është marrë bazuar në propozimin e Kryetares së Gjykatës Themelore në Prizren, duke vlerësuar përvojën profesionale, angazhimin dhe kontributin e deritanishëm të gjyqtares Bajrami në sistemin gjyqësor.
Sipas njoftimit të KGJK-së, mandati i nënkryetares përkon me mandatin e kryetares së gjykatës dhe fillon më 26 dhjetor 2025.
Emërimi i Diora Bajramit në këtë detyrë synon forcimin e funksionimit të Gjykatës Themelore në Prizren dhe rritjen e efikasitetit në ofrimin e shërbimeve gjyqësore për qytetarët, duke garantuar një qasje më të përgjegjshme dhe profesionale ndaj drejtësisë. /Telegrafi/
Sëmundja kronike obstruktive pulmonare (SKOM)karakterizohet nga ngushtimi i përhershëm i rrugëve të frymëmarrjes. Ajo është një sëmundje e shpeshtë, e parandalueshme dhe e trajtueshme, e shkaktuar kryesisht nga ekspozimi afatgjatë ndaj grimcave ose gazrave të dëmshme
Prof.ass.Isuf Bajrami Spec. i Mjekësisë Urgjente Qendra e Mjekësisë Urgjente -Prishtinë isufbajrami@yahoo.com
SKOM karakterizohet nga bronkioliti obstruktiv (sëmundja e rrugëve të vogla të frymëmarrjes) dhe emfizema (shkatërrimi i parenkimës së mushkërive).
Inflamacioni kronik shkakton ndryshime strukturore: ngushtim në rrugët e vogla të frymëmarrjes dhe shkatërrimi i parenkimës së mushkërive. Shkatërrimi i rrugëve të vogla të frymëmarrjes çon në fluks të reduktuar të ajrit dhe mosfunksionim mukociliar, karakteristika të kësaj sëmundjeje.
SKOM është një term i përgjithshëm që përfshin disa nocione të përdorura më parë, të cilat sot konsiderohen si shprehje të ndryshme të të njëjtit problem bazë. Kjo sëmundje kronike dhe progresive karakterizohet nga obstruksioni i qëndrueshëm i rrugëve të frymëmarrjes, që zgjat me muaj dhe shoqërohet me ndryshime të rëndësishme strukturore dhe funksionale.
Edhe pse ky çrregullim konsiderohet i përhershëm, ai mund të jetë i pjesshëm i kthyeshme (të paktën përkohësisht) me përdorimin e bronkodilatorëve ose terapive tjera.
Pacientët me SKOM zakonisht paraqiten në departamentin e emergjencës për një përkeqësim akut të
sëmundjes bazë. Disa pacientë me këtë sëmundje të rëndë mund të kenë dokumentacion me vete për të ndihmuar në kujdesin e tyre dhe për të caktuar terapinë.
Vlerësimi
garantoni sigurinë e vendit të ngjarjes dhe zbatoni masat e mbrojtjes personale
kryeni ekzaminimin primar sipas qasjes ABCDE
pacientët me SKOM normalisht kanë ngopje me oksigjen në gjak (SpO288%-92%).
Simptomat
Pacientët ankohen për përkeqësim akute të simptomave të frymëmarrjes (dispne, kollë, rritje të sekrecionit të pështymës). Përkeqësimi ndodh pas disa orësh ose disa ditësh. Manifestimet specifike të përkeqësimit akut të SKOM janë:
përkeqësimi i një gjendjeje të qëndrueshme më parë
rritja e mukusit me derdhje
rritje e dispnesë, veçanërisht gjatë ekspiriumit
rritje e vëllimit dhe ngjyrës së pështymës
shtrëngim në gjoks
infeksion.
Në veçanti, duhet të vlerësohen sa vijon:
frekuenca e frymëmarrjes, përdorimi i muskulaturës ndihmëse dhe përpjekjeve gjatë frymëmarrjes dhe vlerësimi gjatë dëgjimit të tingujve mbi mushkëri (p.sh. "krisje" ose fishkëllimë) të lidhura me frymëmarrjen, të cilattregojnë vështirësi në frymëmarrje
nëse gjendja aktuale është vetëm një përkeqësim i SKOM ose diçka e re, p.sh. edemë pulmonare, astma akute
trajtimi aktual duke përfshirë terapinë me oksigjen në shtëpi.
Diagnoza diferenciale përfshin pneumoni, pneumotoraks, dështim të ventrikulit të majtë, emboli pulmonar, tumor malinj i mushkërive, pengim i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes dhe reaksion alergjik/anafilaksi. Rreth 80% e pacientëve me një përkeqësim akut mund të trajtohen me sukses në ambiente ambulatore.
Kriteret për kujdesin e mëtejshëm të pacientit në spital janë:
përgjigje joadekuate ndaj terapisë së aplikuar nga ekipi i Shërbimit Mjekësor Urgjent
shfaqja e simptomave të reja (cianozë, status mental i ndryshuar, edemë periferike)
përkeqësim i intensitetit të simptomave në krahasim me atë të hershëm (dispnea me fillim të ri në pushim) shoqëruar nga nevoja e shtuar për oksigjen ose shenja të shqetësimit të frymëmarrjes
COPD shumë e rëndë (vëllimi i detyruar i ekspirimit në 1 sekondë [FEV1] ≤50%)
histori acarimesh dhe shtrimi të shpeshta në spital
sëmundje të rënda shoqëruese (pneumoni, aritmi të zemrës, dështim të zemrës, diabet, dështim të
veshkave dhe mëlçisë)
rraskapitje
mbështetje e pamjaftueshme nga anëtarët e familjes.
frymëmarrje jashtëzakonisht e vështirë (krahasuar me gjendjen e zakonshme të pacientit)
cianozë (edhe pse cianoza periferike mund të jetë "normale" në disa pacientë)
hipoksi (ngopja e gjakut me oksigjen) <88% pa reagim ndaj aplikimit të oksigjenit.
Trajtimi
Gjithmonë duhet të kontrollohet nëse plani personal i trajtimit të pacientit është i disponueshëm.
filloni trajtimin ABCD
pacienti duhet të vendoset rehat në mënyrë që të marrë frymë më lehtë, ulja në pozicion të pjerrët shpesh ndihmon drejt ballit
oksigjeni - ngopja e synuar (SpO2 88-92%)
monitoroni ngopjen e gjakut me oksigjen me pulsoksimetër
monitoroni presionin e pjesshëm të CO2 me kapnometri / kapnografi në ajrin e nxjerr në fund të ekspiriumit
monitoroni vazhdimisht ritmin e zemrës
aplikoni salbutamol me frymëmarrje (2,5 - 5 mg ose 0,5 - 1 mL ose 2-4 frymëmarrje), nëse është e nevojshme mund të përsëritet 3 herë çdo 20 min ose vazhdimisht në nebulizator deri në përmirësim ose shenja toksiciteti (takikardi, hipertension, palpitacione)
bromidi ipratropium (0,5 mg, 2,5 mL, 1 shkrepje) duhet të merret parasysh nëse nuk ka reagim të mjaftueshëm aplikimi i mëtejshëm i salbutamolit të nebulizuar në kombinim, nëse është e nevojshme
mund të përsëritet 3 herë çdo 20 minuta
hapni një rrugë i.v.
metilprednizolon 60 - 125 mg IV nëse nuk ka përmirësim në terapinë me inhalacion, mund të përsëritet për 4 - 6 orë
nëse vështirësitë në frymëmarrje vazhdojnë pas 10 min, e cila manifestohet me takipne të vazhdueshme (>24 frymëmarrje në minutë) dhe hipoksi të vazhdueshme (cianozë qendrore ose ngopje me oksigjen <90%) duhet aplikoni ventilim mekanik joinvaziv (VMjI) me presion të vazhdueshëm pozitiv në rrugët e frymëmarrjes (CPAP)
nëse nuk ka përmirësim të terapisë së aplikuar dhe VMjI, gjendja e pacientit përkeqësohet ose
pacienti ka kundërindikacion për VMjI, indikohet ventilimi mekanik.
njoftoni pranimin e urgjencës në spital për mbërritjen e pacientit nëse është e nevojshme
përgatituni për ndalim të frymëmarrjes
Çdo gjë që observohet, matet dhe bëhet duhet të regjistrohet në dokumentacionin mjekësor
Informacione shtesë
Presioni i vazhdueshëm pozitiv i rrugëve ajrore (CPAP) është nivel konstant i presionit pozitiv të rrugëve të frymëmarrjes i aplikuar në të gjitha fazat e ventilimit. Zbatimi i tij kërkon kushte të veçanta pajisjet dhe trajnim të ekipit të shërbimit të urgjencës mjekësore. Duke siguruar presion konstant, alveolat ato mbeten të hapura, gjë që lejon shkëmbimin e gazit në mushkëri.
Presioni pozitiv i vazhdueshëm i rrugëve të frymëmarrjes është një intervent që është e realizueshme në këto kushte dhe mund të zvogëlojë ashpërsinë e dështimit akut të barkushes së majtë dhe rrit nivelin e SpO2 ushtroni një presion fillestar prej 10 cm H2.
Para përdorimit duhet të përjashtohen kundërindikacionet:
nevoja për intubim urgjent
arrest kardiak ose respirator
paaftësia e pacientit për të bashkëpunuar, pamundësia e pacientit për të mbrojtur rrugët e frymëmarrjes ose gëlltitjen
shqetësim i rëndë i vetëdijes
dështimi i organeve që është jashtëzakonisht kërcënues për jetën dhe shkaku nuk është respirator
kirurgji, trauma ose deformim i fytyrës
rrezik i lartë aspirimi
ventilim mekanik i planifikuar afatgjatë
anastomoza e ezofagut e kryer së fundmi.
Disa pacientë me SKOM janë me hipoksi kronik dhe tek ata përdorimi i oksigjenit mund të shkaktojë rritje përgjumje dhe humbje e stimulit për frymëmarrje. Nëse kjo ndodh, përqendrimi i oksigjenit duhet të reduktohet dhe ventiloni pacientin me maskë dhe balon vetë-zgjeruese sipas nevojës.
Edhe pse e rëndësishme në pacientët me këtë sëmundje, pulsoksimetria nuk tregon nivele të dyoksidit të karbonit (CO2) pra vlerësohen me kapnometri/kapnografi ose analiza të gazrave të gjakut në spital.
Nëse sëmundja primare në një pacient me SKOM kërkon një përqendrim të lartë të oksigjenit (trauma të rënda, edemë pulmonare), atëherë nuk duhet të mohohet.
Pacienti duhet të monitorohet vazhdimisht dhe nga afër sepse ndryshimet në shpejtësinë dhe thellësinë e frymëmarrjes dhe në përputhje me rrethanat rregullojnë përqendrimin e oksigjenit që do të thithet
Përmbledhje
Vlerësimi i hershëm i frymëmarrjes (përfshirë ngopjen me oksigjen) është jetik.
Në rast dyshimi, aplikoni terapinë me oksigjen, titroni në mënyrë që të arrini një ngopje me oksigjen prej 88% - 92%.
Administroni salbutamol të nebulizuar dhe vlerësoni reagimin e pacientit.
Aplikoni ventilim mekanik joinvaziv sipas nevojës.
Në vitin 2026, qytetarë e Maqedonisë i presin 7 fundjava të zgjatura, me gjithë festat fetare, numri arrin në 10 fundjava të zgjatura.
Programi për ditët jo pune dhe festat zyrtare në vitin 2026 do t'ju lejojë të planifikoni fundjavat tuaja në kohë.
Në vitin 2026, do të ketë gjithsej 7 fundjava të zgjatura për të gjithë qytetarët, dhe për qytetarët e besimit ortodoks do të ketë edhe tre të tjera, pra gjithsej 10.
Më poshtë është lista e ditëve jo pune dhe festave zyrtare:
Për të gjithë qytetarët:
1 Janar (e Enjte), Viti i Ri 7 Janar (e Mërkurë), Krishtlindjet ortodokse 20 Mars (e Premte), Bajrami i madh 13 Prill (e Hënë), dita e dytë e Pashkëve sipas kalendarit ortodoks 1 Maj (e Premte), Dita e Punëtorëve 24 Maj (e Diel) "Shën Kirili dhe Metodi" - ditë jo pune është 25 Maj (e Hënë) 2 Gusht (e Diel), Dita e Republikës - ditë jo pune është 3 Gusht (e Hënë) 8 Shtator (e Martë), Dita e Pavarësisë 11 Tetor (e Diel), Dita e Kryengritjes Popullore - ditë jo pune është 12 Tetor (e Hënë) 23 Tetor (E premte), Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase 8 Dhjetor (E martë), “Shën Klementi i Ohrit”
Për qytetarët e besimit ortodoks:
6 Janar (E martë), Nata e Krishtlindjeve
19 Janar (E hënë), Epifania
10 Prill (E premte), E Premtja e Madhe, e premtja para Pashkëve
29 Maj (E premte), Pentekosti, e premtja para Pentekostit
28 Gusht (E premte), Ngritja e Virgjëreshës së Bekuar Mari
Për qytetarët e besimit katolik:
6 Prill (E hënë), Pashkët, dita e dytë e Pashkëve
1 Nëntor (E diel), Dita e Gjithë Shenjtorëve
25 Dhjetor (E premte), dita e parë e Krishtlindjeve katolike
Për besimtarët e fesë islame:
27 Maj (E mërkurë), Kurban Bajrami
Për qytetarët shqiptarë:
22 Nëntor (E diel), Dita e Alfabetit Shqip
Për qytetarët serb:
27 Janar (e Martë), Shën Sava
Për qytetarët që i përkasin komunitetit rom:
8 Prill (e Mërkurë), Dita Ndërkombëtare e Romëve
Për qytetarët që i përkasin komunitetit vlleh:
23 Maj (e Shtunë), Dita Kombëtare e Vllehëve
Për qytetarët që i përkasin komunitetit hebraik:
21 Shtator (e Hënë), Jom Kipur, dita e parë e Jom Kipur
Për qytetarët që i përkasin komunitetit boshnjak:
28 Shtator (e Hënë), Dita Ndërkombëtare e Boshnjakëve
Për qytetarët që i përkasin komunitetit turk:
21 Dhjetor (e Hënë), Dita e Mësimit të Gjuhës Turke
TIRANË, 21 dhjetor /ATSH/ Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Bujqësisë dhe Ushqimit në Partinë e Lirisë, Silvana Bajrami, ka kërkuar sot transparencë të plotë për fondet e IPARD.
“Nuk është sqaruar ende se ku kanë përfunduar 33 milionë eurot e para të IPARD, fonde të destinuara për fermerët dhe zhvillimin e bujqësisë”, u shpreh Bajrami, duke theksuar se për këtë arsye Bashkimi Europian ka ndalur financimet.
Ajo nënvizoi se fermerët po përballen me vështirësi serioze ekonomike dhe kërkoi veprim nga institucionet përgjegjëse.
“Do të kërkojmë transparencë për çdo euro të IPARD, publikimin e përfituesve dhe përgjegjësi penale e politike për çdo zyrtar të përfshirë”, deklaroi kryetarja e Komisionit të Bujqësisë në Partinë e Lirisë.
Në përfundim, Bajrami theksoi se, mbështetja për fermerët dhe familjet shqiptare mbetet një prioritet dhe se çështja, sipas saj, nuk do të mbyllet pa sqarim të plotë. /j.p/
Në punën time si hulumtuese dhe anëtare e shoqërisë civile, shpesh përballem me situata ku ligjet ekzistojnë, procedurat janë të specifikuara, por realiteti sillet ndryshe.
Në Kosovë shpesh korrupsioni nuk e bën xhiron e rrjetit në ballinat e gazetave. A e dini pse? Sepse ai është i heshtur; ai ndodh në zyra ku jo të gjithë kanë qasje, ku një dokument vonohet qëllimshëm, ku një vendimmarrje publikohet selektivisht, ku një tender fitohet për të “njohurit”, apo aty ku transparenca zbatohet në letër vetëm “sa për sy e faqe”.
Ky korrupsion i heshtur është më i rrezikshmi, sepse normalizohet, ambalazhohet si procedurë e zakonshme, dhe në fund e bën qytetarin të besojë se institucioni ekziston, por nuk funksionon për të.
Në asnjë formë zhvillimi demokratik nuk mund të qëndrojë një shoqëri ku qytetari e sheh veten vetëm si spektator e jo si palë në proces. Nga këndvështrimi i shoqërisë civile, sidomos kur punoj me komuna, me raportime, me kërkesa për qasje në dokumente publike apo me monitorim të proceseve vendimmarrëse, e shoh se problemi më i madh nuk është vetëm mungesa e transparencës, por edhe kultura e llogaridhënies institucionale.
Nëpër komuna, nepotizmi është sistem funksionimi i mishëruar me institucionin. Në pozita kyçe administrative takon njerëz që nuk kanë ardhur aty për shkak të kompetencës, përgatitjes profesionale apo meritokracisë, por për shkak të mbiemrit që u qëndron pas. Dhe shpesh këta njerëz nuk e njohin kuptimin e transparencës, nuk e shohin qytetarin si palë të barabartë e as nuk i frikësohen llogaridhënies, sepse e dinë që e kanë krahun e fortë pas vetes; prandaj e përdorin zvarritjen si mjet kontrolli. Kjo çon në situata të absurditetit praktik ku dokumentet nuk refuzohen kurrë me shkrim, por thjesht “nuk gjenden”, “janë në procedim”, ose “janë te drejtori që sot, për rastësi, nuk është”. Në terren kjo përkthehet si fenomen i rrezikshëm ku informacioni nuk rrjedh sipas ligjit, por sipas marrëdhënieve.
Dhe aty ku informacioni kontrollohet, llogaridhënia humb.
Kjo ndodh edhe në tenderë, në prokurime, në investime kapitale, në të ashtuquajtura projekte të komunës, ku vendimmarrja nuk udhëhiqet nga interesi publik, por nga interesat e lidhjeve politike ose biznesore. Kjo është arsyeja pse disa dokumente thjesht nuk duan të shihen.
Sepse janë vendime që favorizojnë kompani të afërta me pushtetin lokal, ndryshe “dostat e kryetarit”; kontrata që tregojnë se çmimet janë ngritur artificialisht; e procesverbale të bukura për t’u parë, por të dhimbshme në përmbajtje, ku shihet qartë ndikimi politik brenda komisioneve. Në këto raste, qasja në dokumente nuk refuzohet pa shkas. Jo. Ajo refuzohet sepse do të ekspozonte interesat e ngulitura thellë në vendimmarrjen komunale.
Edhe pse Ligji për Qasje në Dokumente Publike është njëri prej ligjeve më progresive në rajon, ai shndërrohet në dokument idealist në momentin që nuk ekziston vullneti administrativ për ta zbatuar atë.
Transparenca është peng i lidhjeve të interesit dhe, për sa kohë që këto lidhje dominojnë strukturat publike, qasja në dokumente do të mbetet një betejë e përditshme e shoqërisë civile.
Nëse ka një gjë që institucionet shpesh e harrojnë, është se transparenca është detyrim ndaj qytetarëve që i mbajnë në këmbë. Mungesa e saj dëmton ndjesinë e drejtësisë. Sepse, thjesht, qytetari nuk kërkon shumë, nuk kërkon diçka të jashtëzakonshme; ai kërkon të dijë se si shpenzohet taksa e tij, cilët emërohen në pozita që vendosin për të, kush përfiton tenderë milionësh dhe kush mban përgjegjësi kur gjërat shkojnë keq. Kur këto pyetje mbeten pa përgjigje, mbetet një shije hidhërimi që e largon qytetarin nga institucioni dhe e afron me bindjen “se kështu ka qenë gjithmonë”. Por “kështu ka qenë gjithmonë” është justifikimi më i rrezikshëm që mund t’i bëhet korrupsionit, sepse e bën të përjetshëm.
Përsëri mund të përmirësohet nëse kritikat e sugjerimet nuk do t’i merrnin si nënçmim e përulje, nëse realisht do t’i frikësoheshin ligjit e ta zbatonin atë. Mund të bëhen komisione të pavarura me profesionistë, jo njerëz të afërt me strukturat politike. Mund të bëhet regjistrimi dhe publikimi i detyrueshëm i të gjitha mbledhjeve të Kuvendeve Komunale, jo transmetime selektive, jo propagandë përmes rrjeteve sociale, por arkivim publik.
Fenomenet e tilla krijojnë humbjen graduale të besimit në institucione. Dhe një shoqëri pa besim në institucione është një shoqëri që humb besim edhe te vetja. Transparenca është oksigjeni i qeverisjes, qoftë lokale, qoftë qendrore; qasja në dokumente zyrtare është mjeti që e sjell oksigjenin, dhe natyrisht shoqëria civile është mekanizmi që e mban në qarkullim.
E nëse ka diçka që kam mësuar në punën time në terren, është kjo: institucionet ndryshojnë vetëm kur i detyron realiteti, e jo kur i lutet qytetari. Prandaj realitetin duhet ta ndryshojmë ne, me zë, me këmbëngulje dhe me kërkesa të pandalshme për transparencë; të mos heshtim, sepse heshtja është terri ku korrupsioni rritet.
Dhe për sa kohë që ne vazhdojmë të monitorojmë, të kërkojmë llogari dhe të mos pranojmë heshtjen si përgjigje, vonesën si procedurë, mungesën e dokumenteve si rastësi, korrupsioni nuk do të mbetet i padukshëm përjetë.
Ky editorial është përgatitur në kuadër të garës së eseve kundër korrupsionit, që KDI ka realizuar mes të rinjve, përfshirë pjesëmarrësit në Akademitë Kundër Korrupsionit, të organizuara në të gjitha rajonet e vendit. Qëndrimet dhe vlerësimet në editorial janë autoriale, dhe nuk pasqyrojnë medoemos qëndrimet e KDI-së. Kurse, aktivitetet e zhvilluara në kuadër të këtij programi, përkrahen nga Qeveria Suedeze, përmes Ambasadës së Suedisë në Prishtinë.
Denisa, bashkëshortja e tiktokerit Kozak, ka ndarë një rrëfim prekës nga spitali, vetëm një ditë pasi përjetoi një aksident automobilistik që e tronditi thellë.
Lajmi i mirë është se ajo dhe bebi i saj janë në gjendje të mirë shëndetësore. Përmes disa postimeve të ndjera në Instagram, Denisa ka reflektuar mbi përvojën e vështirë, duke e cilësuar si një sprovë të fortë shpirtërore. Ajo e përshkroi aksidentin si një moment që i ndali frymën dhe i mbushi zemrën me frikë, duke e vënë përballë realitetit të brishtësisë së jetës.
“Dje Zoti më vuri përballë një prove shumë të fortë. Një aksident që më ndali frymën dhe më mbushi me frikë”, shkroi ajo, duke treguar se në ato sekonda mendja dhe zemra i shkuan vetëm te jeta që mbante brenda saj.
Fatmirësisht, gjithçka ka përfunduar pa pasoja serioze. Denisa konfirmoi se si ajo, ashtu edhe bebi, janë mirë, duke shprehur lehtësim dhe falënderim të madh: “Në atë moment mendova vetëm për bebin tim. Falë Zotit, si unë, si ai, jemi mirë”.
Ngjarja e ka shtyrë atë të bëjë edhe një thirrje ndërgjegjësuese për të gjithë ndjekësit e saj, duke i ftuar të tregojnë më shumë kujdes në rrugë. “Një moment, një përplasje dhe gjithçka mund të ndryshojë. Ju lutem, kujdesuni për veten dhe për njëri-tjetrin”, shkroi ajo.
Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, mysafir është Genc Bajrami, përfaqësues i kompanisë Exfis. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Air Munich.
“Përpos Ligjit për Sponsorizim, pa qenë Ligji për Sponsorizim, ne kemi dhënë donacione që nëse e sheh në aspektin komercial është fitim i humbur”.
“Ti e ke ndarë një pjesë të fitimit tënd për me jep. Nuk ka kurrfarë kthimi në vlerë tatimore. Edhe është jashtëzakonisht e rëndësishme që ne kësaj ideje i kemi qëndruar besnik gjithmonë prej themelimit të kompanisë”.
“Top Futbollit i kemi ndihmu në infrastrukturë sportive dhe kur ata kanë suksese të caktuara, normalisht që ne bëhemi krenarë”.
“Ne e kemi pasur rastin e shkollës Don Bosko që kemi ndërtuar krejt palestrën. Edhe kurrë nuk e harroj, njëri prej drejtorëve të shkollës, një ndër fjalët e para që ia ka thënë pronarit të kompanisë që ai është jashtëzakonisht modest dhe normalisht nuk e ka cek asnjëherë”.
“I ka thënë që tani e tutje mund të të garantoj që nuk do të kemi problem me ndonjë dëmtim të shtyllës kurrizore apo ndonjë thyerjë të këmbës apo dorës qysh ka ndodhur shpeshherë kur e kanë pasur pjesën sportive me cement”.
“Kështu që, ndaj këtyre gjërave ne gjithmonë kemi qenë jashtëzakonisht të kujdesshëm dhe kemi qenë dorë e djathtë në raport me sportin kështu në përgjithësi”, ka thënë Bajrami.
Episodin e plotë me rrëfimet e Genc Bajramit mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/