Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Tërmeti me magnitudë 4.9 ballë godet Turqinë Lindore

6 February 2026 at 14:36

Një tërmet me magnitudë 4.9 ballë u regjistrua në rajonin Kemah të Erzincanit në Turqi.

Tërmeti u regjistrua me një thellësi prej 4.52 kilometrash, ndërsa lëkundjen u ndjenë edhe në Elazig, Trabzon, Adiyaman, Malatya dhe provincat përreth.

Kryetari i Bashkisë  Erzincanit, Bekir Aksun, duke folur drejtpërdrejt për mediat turke, tha se nuk pati viktima apo dëme materiale.

/abcnews.al/

Akuza për ‘spiunazh politik’, Prokuroria e Stambollit kërkon deri në 20 vite burg për ish-kryebashkiakun

By: Elva
4 February 2026 at 21:56

Zyra e Prokurorit të Stambollit ka kërkuar dënime me burgim nga 15 deri në 20 vjet për katër persona, mes tyre edhe ish-kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem İmamoğlu, në kuadër të një hetimi për veprën penale të “spiunazhit politik”. Sipas mediave turke, veprat e dyshuara janë kryer në periudhën 2019–2025 dhe përfshijnë, përveç İmamoğlut, edhe Huseyin […]

The post Akuza për ‘spiunazh politik’, Prokuroria e Stambollit kërkon deri në 20 vite burg për ish-kryebashkiakun appeared first on BoldNews.al.

Tragjedi e dyfishtë në Antalia: 16 të vdekur dhe 30 të plagosur në dy aksidente trafiku brenda një kohe të shkurtër

By: gaze tare
1 February 2026 at 18:30

Dy aksidente të rënda trafiku kanë tronditur Turqinë, duke lënë pas 16 persona të vdekur dhe rreth 30 të plagosur, në një nga ditët më të rënda për sigurinë rrugore në vend.

Ngjarja më e rëndë ndodhi në Antalia, një nga qytetet më të mëdha turistike në jug të Turqisë. Një autobus pasagjerësh u përmbys paraditen e sotme, rreth orës 10:20, në një segment autostrade që ishte bërë tepër i rrëshqitshëm për shkak të reshjeve të shiut dhe mjegullës së dendur.

Sipas autoriteteve lokale, autobusi po transportonte 34 pasagjerë, të cilët udhëtonin nga Radesto (Tekirdag) drejt Antalias. Fillimisht u raportua për tetë viktima, por bilanci u rëndua më tej.

Guvernatori i Antalias, Hulusi Sahin, konfirmoi se edhe shoferi i autobusit humbi jetën në spital, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.

“Shoferi i autobusit për fat të keq nuk mbijetoi pavarësisht të gjitha përpjekjeve të bëra. Numri i viktimave ka shkuar në nëntë,” deklaroi guvernatori.

Ai shtoi se 25 persona të tjerë mbetën të plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas autoriteteve, aksidenti dyshohet të jetë shkaktuar nga shpejtësia e lartë në një zonë të rrezikshme, e kombinuar me kushtet e vështira atmosferike.

“Kishte mjegull dhe rruga ishte e rrëshqitshme. Ky është një kryqëzim ku nuk duhet të lëvizet me shpejtësi, por duket se autobusi hyri aty me shpejtësi të lartë,” tha Sahin.

Ndërkohë, një tjetër aksident tragjik u shënua në provincën Burdur, në autostradën Antalya–Isparta. Sipas agjencisë private të lajmeve DHA, shtatë persona humbën jetën dhe pesë të tjerë u plagosën si pasojë e një përplasjeje të fortë mes disa automjeteve. Shërbimet e emergjencës dhe forcat e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje, ndërsa të plagosurit u transportuan në spitalet më të afërta.

Antalia është një nga destinacionet më të frekuentuara turistike në Mesdhe, e cila mirëpret gjatë gjithë vitit miliona turistë vendas dhe të huaj. Fluksi i shtuar i automjeteve, sidomos në kushte të pafavorshme atmosferike, rrit ndjeshëm rrezikun e aksidenteve në akset kryesore rrugore.

Autoritetet turke kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të dy aksidenteve dhe u kanë bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në kushte shiu dhe mjegulle.

The post Tragjedi e dyfishtë në Antalia: 16 të vdekur dhe 30 të plagosur në dy aksidente trafiku brenda një kohe të shkurtër appeared first on iconstyle.al.

Aksidentohet autobusi me turistë/ Antalia, 9 viktima dhe 25 të plagosur, mjeti doli nga rruga

1 February 2026 at 14:15

Të paktën 9 pasagjerë kanë humbur jetën dhe 25 të tjerë mbetën të plagosur pasi një autobus turistik u aksidentua mëngjesin e kësaj të diele në Antalia, qytetin e Jugut të Turqisë.

Pamjet e publikuara nga mediat Turke tregojnë autobusin e rënë në anë të autostradës, pasi shkak për akisdentin u bë lagështia në rrugë dhe mjegulla duke bërë që drejtuesi i mjetit të humbte kontrollin.

Guvernatori i Antalias, i cili zbuloi se në mesin e 25 personave të plagosur ka dhe prej tyre në gjendje të rëndë zbuloi se shkaqet kryesore për aksidentin tragjik dyshohet të jetë hyrja me shpejtësi të lartë në kthesë nga ana e shoferit.

Autoritetet turke nuk kane zbuluar deri me tani kombësinë e viktimave dhe personave të plagosur dhe nëse behet fjale për pasagjere shtetas te huaj brenda autobusit.

Antalia, një destinacion turistik i njohur i Mesdheut është përfshirë në ditët e fundit nga reshje të dendura shiu që kanë shkaktuar në disa zona përmbytje të mëdha si dhe rrëshqitje dheu në disa prej akseve brenda këtij qyteti.

Aksident tragjik në Turqi/ Autobusi del nga rruga, 8 persona humbin jetën, plagosen 26 të tjerë

By: V K
1 February 2026 at 12:41

Një autobus pasagjerësh doli nga rruga në provincën Antalya të Turqisë jugore, duke shkaktuar vdekjen e tetë personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve.

Aksidenti ndodhi të dielën në zonën Dosemealti, në veriperëndim të qendrës së qytetit të Antalyas. Pamjet e transmetuara nga televizioni shtetëror TRT tregojnë autobusin të përmbysur.

Guvernatori i provincës, Hulusi Sahin, bëri të ditur se 26 persona kanë mbetur të plagosur, disa prej tyre në gjendje kritike. Sipas agjencisë së lajmeve DHA, disa pasagjerë janë hedhur jashtë automjetit si pasojë e përplasjes. Autobusi po udhëtonte gjatë natës nga Tekirdag, në veriperëndim të Turqisë, drejt Antalyas.

Autoritetet dyshojnë se kushtet e vështira atmosferike kanë ndikuar në aksident.

The post Aksident tragjik në Turqi/ Autobusi del nga rruga, 8 persona humbin jetën, plagosen 26 të tjerë appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Aksident i rëndë në Turqi, përmbyset autobusi, 9 të vdekur dhe 25 të plagosur

By: Brisi
1 February 2026 at 12:57

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar këtë të diel në Antalia të Turqisë, ku një autobus u përmbys për shkak të motit të keq. Si pasojë nëntë persona humbën jetën, ndërsa 25 u plagosën, disa prej të cilëve janë shtruar në spital në gjendje kritike. “Nëntë nga bashkëqytetarët tanë humbën jetën dhe […]

The post VIDEO/ Aksident i rëndë në Turqi, përmbyset autobusi, 9 të vdekur dhe 25 të plagosur appeared first on BoldNews.al.

Manaj rikthehet në Turqi / Sulmuesi shqiptar largohet nga Emiratet e Bashkuara Arabe

31 January 2026 at 13:49

Nuk e kanë harruar aspak. Rej Manaj mbetet një hero për tifozët e Sivasporit, për golat e shumtë dhe stilin agresiv dhe të sakrificës së lojës së tij, e tani do ta kenë sërish në ekip.

Sulmuesi I kombëtares shqiptare I dha fund aventurës vetëm 6-mujore në Emiratet e Bashkuara Arabe. Vetë klubi ku ai luajti këto kohë, Al Sharjah në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka lajmëruar zyrtarisht ndarjen me futbollistin.

Në njoftimin në rrjet Al Sharjah I uron çdo të mirë Manajt dhe njofton se kontrata është ndërprerë me mirëkuptim.

Theksojmë se kartoni I tij u mor nga klubi nga Emiratet për 2 milionë euro.

Në pak kohë në Gjirin Persik, ylli kuqezi shënoi 6 gola në 21 ndeshje, në kampionat, kupë dhe në Championsin e Azisë, një paraqitje e mirë duke pasur parasysh edhe pengesat e përshtatjes.

Ndërkaq, në Sivaspor, Manaj ka histori tjetër. Ai ka realizuar 34 rrjeta dhe ka shërbyer 8 asistë në 63 ndeshje, duke arritur të fitojë edhe Këpucën e Bronzit në 2023-2024 kur shënoi 18 herë I lënë pas vetëm nga yje si Ikardi apo Xheko.

Asllani drejt firmës me Beshiktash

30 January 2026 at 19:57

TIRANË, 30 janar/ATSH/ Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Kristjan Asllani është pranë transferimit te Beshiktash në Superligën turke të futbollit.

Futbollisti 23-vjeçar, pas transferimit në formë huazimi në fillim të sezonit nga Interi te Torino në Serinë A, tashmë ndryshon sërish skuadër, duke u bërë gati të hedhë firmën për ekipin turk të Beshiktashit.

Asllani ka mbërritur sot në Stamboll, ku pritet t’i nënshtrohet vizitave mjekësore dhe më pas të firmosë kontratën 6-mujore me klubin turk, i cili ka publikuar edhe pamjet e para të mesfushorit shqiptar me fanellën e Beshiktashit.

“Kristjan Asllani, futbollisti profesionist me të cilin kemi nisur negociatat për transferimin, ka mbërritur në Stamboll për të vijuar bisedimet dhe për të kaluar kontrollin mjekësor”, njofton klubi turk.

23-vjeçari me origjinë nga Elbasani nuk arriti të shkëlqejë në fazën e parë të sezonit te Torino, por tashmë do të ketë në dispozicion gjithë fazën e dytë për të bindur trajnerin Sergen Yalçın dhe drejtuesit e klubit turk për një transferim përfundimtar.

Beshiktashi do të paguajë pagën e plotë të futbollistit shqiptar për periudhën që do ta ketë në dispozicion, ndërsa gjatë verës së ardhshme mund ta blejë nga Interi, pasi palët kanë përfshirë në kontratë edhe një opsion për blerjejen përfundimtare të të drejtave sportive të mesfushorit, por jo me detyrim.

/a.f/r.e/

The post Asllani drejt firmës me Beshiktash appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VIDEO/ Aktori i famshëm turk largohet nga seriali, rezultoi pozitiv në një test droge

By: Ela
30 January 2026 at 17:35

Një zhvillim i papritur ka tronditur fansat e serialit të njohur turk “Kızılcık Şerbeti”. Aktori Doğukan Güngör, i cili interpretonte personazhin Fatih, është larguar zyrtarisht nga seriali pas përfshirjes në një hetim për drogë. Sipas mediave turke, largimi i aktorit erdhi pasi ai rezultoi pozitiv në një test droge, i kryer në kuadër të një […]

The post VIDEO/ Aktori i famshëm turk largohet nga seriali, rezultoi pozitiv në një test droge appeared first on BoldNews.al.

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, merr fund arratia e vëllait të “Visit të Pojës”, arrestohet në Turqi

By: M C
30 January 2026 at 16:35

Është arrestuar ditën e sotme në Turqi, shqiptari Bledar Doçi, vëllai i Elvis Doçit, i njohur ndryshe si “Visi i Pojës”, emër i shumëpërfolur në botën e krimit.

Mësohet se Bledar Doçi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për trafikim të lëndëve narkotike.

Vëllai i “Visit të Pojës” ishte në kërkim që prej nëntorit të vitit të shkuar, në sajë të një operacioni antidrogë që u zhvillua nga autoritetet fqinje, nga i cili u godit sërish grupi kriminal që dyshohet se kryesohej nga vëllai i tij, Bledar Doçi.

Gjykata e Breshias ka lëshuar gjithsej 24 masa sigure për grupin i cili akuzohet për trasnportimin e 1.3 tonë kokaine, veprimtari kriminale e kryer brenda një periudhe kohore 5-vjeçare, më konkretisht 202-2025.

Visi i Pojës rezulton i përfshirë në trafikun e 8 kilogramëve kokainë në Itali, ngarkesë e trafikuar për llogari të grupit të lidhur me Adi Çobën, ky i fundit një prej drejtuesve të grupit kriminal.

Elvis Doçi, apo i njohur me nofkën “Visi i Pojës” është një personazh me “emër” për drejtësinë shqiptare. Një vit më parë në banesën e këtij shtetasi u zhvilluan kontrolle ndërkohë që SPAK lëshoi dhe një urdhër-arrest.

Në kuadër të këtij operacioni asokohe blutë sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 3 milionë euro cash vetëm në banesën e Elvis Doçit.

Sakaq, emri i “Visit të Pojës” është përmendur jo pak herë dhe në seancat gjyqësore në të cilat ka dëshmuar i penduari i drejtësisë, Altin Dumani.

Dumani ka identifikuar Elvis Doci, i njohur në botën e krimit si “Visi i Pojës”, si një nga figurat më të rëndësishme të trafikut të heroinës dhe më vonë të kokainës në Shqipëri dhe më gjerë. Ai e përshkruan Docin si “negociator shumë të aftë”, i lidhur ngushtë me klanin Troplini, konkretisht me Xhevdet Troplinin, një emër me peshë në Durrës.

The post I shpallur në kërkim ndërkombëtar, merr fund arratia e vëllait të “Visit të Pojës”, arrestohet në Turqi appeared first on Albeu.com.

Shpërthim dhe zjarr i madh në rafinerinë më të madhe të naftës në Turqi

By: armand
29 January 2026 at 22:51

Një shpërthim në rafinerinë më të madhe të naftës në Turqi ka shkaktuar një zjarr të madh mbrëmjen e së enjtes në Izmit, duke detyruar autoritetet të evakuojnë punonjësit ndërsa ekipet e emergjencës luftuan për të vënë flakët nën kontroll. Shpërthimi ndodhi në një depo benzine në rafinerinë TUPRAS Izmit, në provincën Kocaeli, gjatë orëve […]

The post Shpërthim dhe zjarr i madh në rafinerinë më të madhe të naftës në Turqi appeared first on BoldNews.al.

Shpërthim i fuqishëm në një rafineri në Turqi

By: Rovena
29 January 2026 at 22:27

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një rafineri në Turqi.

Sipas mediave, deri më tani nuk ka raportime për të lënduar, ndërsa personeli është evakuuar në mënyrë të sigurt.

Ende nuk është sqaruar se në cilën pjesë të rafinerisë ndodhi shpërthimi. Të gjithë punonjësit brenda ambienteve u evakuuan menjëherë sipas procedurave të sigurisë, ndërsa banorët e zonave përreth u njoftuan për rrezikun e mundshëm dhe u këshilluan të qëndrojnë larg.

Forcat e sigurisë kanë izoluar zonën, duke ndaluar qarkullimin e qytetarëve dhe automjeteve, ndërsa ambulancat qëndrojnë në gatishmëri. Operacionet e shuarjes po vazhdojnë, dhe ekipet pritet të qëndrojnë në vendngjarje gjatë gjithë natës.

Shkaqet e zjarrit mbeten të panjohura, ndërsa një hetim teknik i detajuar pritet të nisë së shpejti. Nuk ka njoftime zyrtare mbi viktimat, dhe vlerësimet fillestare tregojnë se nuk ka persona të lënduar.

Drejtuesit e kompanisë dhe autoritetet lokale pritet të japin përditësime gjatë orëve në vijim.

Banorët e zonës shprehin shqetësim për mundësinë e rrjedhjeve të gazit dhe shpërthimeve të tjera, por autoritetet sigurojnë se janë marrë të gjitha masat për sigurinë publike dhe se situata po monitorohet nga afër.

VIDEO/ Incident gjatë ceremonisë së pritjes në Ankara, presidenti nigerian humbet ekuilibrin dhe rrëzohet

27 January 2026 at 17:23

Presidenti nigerian Bola Ahmed Tinubu, i cili po viziton Turqinë, pësoi një incident gjatë ceremonisë së pritjes në Pallatin Presidencial në Ankara, ku u prit nga Recep Tayyip Erdogan.

Ai humbi papritur ekuilibrin dhe u rrëzua. Me ndihmën e të pranishmëve, Bola Ahmed Tinubu arriti të ngrihej në këmbë dhe nuk pësoi dëmtime.

Pavarësisht incidentit të pafat, programi dhe agjenda vazhdoi si zakonisht pas një vonese të shkurtër.

 

Nijerya Cumhurbaşkanı Tinubu yere düştü

📌 Cumhurbaşkanı Erdoğan, koluna girerek Tinubu’ya yardım etti https://t.co/t1okaLg1ZU pic.twitter.com/wuZLQznIsS

— Independent Turkish (@TurkishIndy) January 27, 2026

Gërvalla takon homologun turk në Stamboll, flasin për paqen dhe sigurinë në rajon

23 January 2026 at 14:00

PRISHTINË, 23 janar /ATSh/ Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, është takuar sot në Stamboll me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan.

Gërvalla ka bërë të ditur se takimi bilateral është zhvilluar me ftesë të ministrit Fidan, në kuadër të takimit të dytë të Platformës së Paqes për Ballkanin.

Ajo, përmes një statusi në Facebook, ka theksuar se Turqia, si shtet mik dhe aleat i ngushtë i Kosovës, mbetet partner i rëndësishëm në promovimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal.

Sipas saj, Kosova përmes angazhimit në këtë platformë riafirmon orientimin strategjik drejt integrimit euroatlantik, përfshirë anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe NATO, si dhe përkushtimin për paqe të qëndrueshme, fqinjësi të mirë dhe stabilitet rajonal.

Ministrja Gërvalla po ashtu ka vënë në dukje rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe përpjekjeve të përbashkëta për një rajon më të sigurt.

Në fund, ajo ka falënderuar ministrin Fidan për ftesën dhe mikpritjen, duke ritheksuar marrëdhëniet e shkëlqyera dhe partneritetin e qëndrueshëm ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, si dhe rolin e Turqisë në avancimin e dialogut, paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.

/KosovaPress/

The post Gërvalla takon homologun turk në Stamboll, flasin për paqen dhe sigurinë në rajon appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali takim me Fidan: Bashkëpunim për organizimin e samitit të NATO-s në Tiranë

23 January 2026 at 10:20

TIRANË, 23 janar /ATSH/ Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ndodhet në Stamboll ku do të marrë pjesë në Takimin e Dytë të Ministrave të Jashtëm të Platformës për Paqe Ballkanike, me ftesë të homologut turk Hakan Fidan.

Platforma është një iniciativë e Ministrit të Jashtëm të Turqisë me fokus zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal në të gjitha fushat me interes të përbashkët, shkëmbimin e pikëpamjeve mbi ndërlidhjen e infrastrukturës, sigurinë energjetike, rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe mbrojtjes.

Përpara takimit të nivelit të lartë, ministrja Spiropali u prit në një takim nga ministri Hakan Fidan, me fokus thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në fushat me interes të përbashkët.

Spiropali theksoi se, “partneriteti strategjik në rritje mes Shqipërisë dhe Turqisë do të marrë një tjetër peshë me takimin e tretë të Këshillit të Nivelit të Lartë për bashkëpunimin ndërsektorial mes dy vendeve tona përgjatë këtij viti”.

“Mbajtja e Samitit të NATO-s këtë vit në Ankara dhe vitin tjetër në Tiranë, është një mundësi e jashtëzakonshme për të forcuar më tej bashkëpunimin mes dy vendeve mike”, tha Spiropali.

Në kushtet aktuale të zhvillimeve gjeopolitike në kontinent por edhe më gjerë, të dy ministrat vlerësuan rëndësinë e rritjes dhe forcimit të bashkëpunimit për çështjet e sigurisë në rajon.

Gjatë kësaj vizite, Spiropali do të pritet edhe nga presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Ministrja Spiropali pritet nga homologu turk, Hakan Fidan.
1 nga 2
Ministrja Spiropali pritet në turqi nga homologu Hakan Fidan - FOTO: MEPJ

/gj.m/a.f/r.e/

The post Spiropali takim me Fidan: Bashkëpunim për organizimin e samitit të NATO-s në Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VIDEO/ Incidente në kufirin Turqi-Siri, përleshje të dhunshme mes protestuesve pro-kurdë dhe policisë! 

By: armand
20 January 2026 at 18:33

Të paktën 1000 protestues pro-kurdë u përpoqën të kalonin nga Turqia në Siri, përmes pikës kufitare Nusaybin, por u bllokuan nga forcat turke të sigurisë, të cilat përdorën gaz lotsjellës dhe topa uji, tha një gazetar i AFP-së. Demonstrata u thirr nga lëvizja pro-kurde DEM, për të protestuar kundër ofensivës së ushtrisë siriane të mbështetur […]

The post VIDEO/ Incidente në kufirin Turqi-Siri, përleshje të dhunshme mes protestuesve pro-kurdë dhe policisë!  appeared first on BoldNews.al.

Qazim Laçi shënon me “Rizespor” në Turqi

19 January 2026 at 20:26

TIRANË, 19 janar /ATSH/ Mesfushori i kombëtares shqiptare, Qazim Laçi ka shënuar gol me fanellën e Rizesporit në kampionatin turk.

30-vjeçari ka shënuar nga pika e bardhë e penalltisë golin e vetëm të skuadrës së tij në humbjen 3-1 në transfertë përballë Goztepes.

Ky është goli i tretë sezonal që Laçi shënon në kampionatin turk.

Pavarësisht përpjekjeve të Laçit, skuadra e tij nuk arriti të shmangë humbjen në transfertë.

Paraqitjet pozitive të Laçit janë një lajm i mirë edhe për Silvinjon në kuadër të ndeshjeve të marsit të Kombëtares për play-offin e Botërorit 2026.

/gj.m/j.p/

The post Qazim Laçi shënon me “Rizespor” në Turqi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Eksportet turke në Ballkan arritën në 25.3 miliardë dollarë në 2025

18 January 2026 at 11:23

ANKARA, 18 janar /ATSH-AA/ – Eksportet e Turqisë drejt vendeve të Ballkanit u rritën me 8.1 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në 25.258 miliardë dollarë, me Rumaninë si destinacionin kryesor me 7.9054 miliardë dollarë.

Ndërsa politikat proteksioniste po intensifikohen në tregtinë globale dhe vendet po hyjnë në një periudhë sfiduese në marrëdhëniet e tyre tregtare, Turqia po rrit integrimin e saj me vendet në afërsi të saj të menjëhershme dhe po i çon eksportet e saj në nivele më të larta.

Marrëdhëniet afatgjata midis Turqisë dhe vendeve të Ballkanit mbështeten nga programet e delegacioneve dhe takimet e tryezës së rrumbullakët ku marrin pjesë zyrtarë të lartë qeveritarë dhe përfaqësues të biznesit dhe këto kontakte kanë ndikuar pozitivisht në eksportet e Turqisë në rajonin e Ballkanit.

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka përpiluar nga të dhënat e Këshillit të Eksportuesve të Turqisë (TIM), në vitin 2025 në rajonin e Ballkanit, i cili përfshin Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinën (BeH), Bullgarinë, Kroacinë, Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Rumaninë, Serbinë, Slloveninë dhe Greqinë, u realizuan gjithsej 25.258 miliardë dollarë eksporte.

Eksportet në rajonin e Ballkanit u rritën me 8.1 për qind gjatë gjithë vitit, ndërkohë me Rumaninë janë realizuar eksportet më të larta midis vendeve në rajon, duke arritur në total 7.9054 miliardë dollarë.

Rumania u pasua nga Bullgaria me 4.6994 miliardë dollarë, Greqia me 3.4734 miliardë dollarë, Sllovenia me 3.1926 miliardë dollarë dhe Serbia me 2.011 miliardë dollarë.

Gjatë së njëjtës periudhë, eksportet në Kosovë arritën në 882.9 milionë dollarë, në Shqipëri 819.8 milionë dollarë, në Bosnjë e Hercegovinë 741.6 milionë dollarë, në Kroaci 732.7 milionë dollarë, në Maqedoninë e Veriut 635.7 milionë dollarë dhe në Mal të Zi 162.9 milionë dollarë.

– Eksportet në rajonin e Ballkanit u rritën në 10 vende

Në vitin 2025, midis vendeve të Ballkanit, Sllovenia krahasuar me vitin 2024 shënoi rritjen më të madhe të eksporteve të bazuara në vlerë, me 692.9 milionë dollarë. Ajo pasohet nga Rumania me 378.1 milionë dollarë, Bullgaria me 300.6 milionë dollarë, Serbia me 228.9 milionë dollarë, Greqia me 149.4 milionë dollarë, Kosova me 91.8 milionë dollarë, Kroacia me 89.6 milionë dollarë, Bosnjë e Hercegovina me 29.5 milionë dollarë, Maqedonia e Veriut me 14.1 milionë dollarë dhe Mali i Zi me 7 milionë dollarë.

Gjatë kësaj periudhe, eksportet në Shqipëri u ulën me 98.7 milionë dollarë.

– Eksportet e Stambollit në Ballkan tejkaluan 10 miliardë dollarë

Duke parë shpërndarjen e eksporteve në vendet e Ballkanit sipas provincave, shihet se eksportet e Stambollit në këtë rajon arritën në 10 miliardë e 185.7 milionë dollarë.

Vitin e kaluar, eksportet totale të kryera nga Stambolli arritën në 95.2 miliardë dollarë dhe eksportet e kreyera drejt vendeve të Ballkanit nga Stambolli u përllogaritën 10.7 për qind të këtij totali.

– Sektori industrial kryeson në eksporte

Sektori industrial spikati në eksportet në rajonin e Ballkanit vitin e kaluar. Nën shtrukturën e grupit industrial, industria automotive ishte sektori që eksportoi më shumë në rajon, me 5.044 miliardë dollarë.

Industria automotive u pasua nga kimikatet dhe produktet kimike me 4.271 miliardë dollarë, hekuri dhe metalet jo-ngjyra me 2.089 miliardë dollarë, elektrike dhe elektronike me 1.5713 miliardë dollarë dhe mobilje, letër dhe produkte pyjore me 1.01 miliardë dollarë.

Sipas të dhënave të TIM (Shoqata e Eksportuesve të Turqisë), sasia dhe ndryshimi i eksporteve drejt vendeve të Ballkanit në vitet 2024 dhe 2025 janë si më poshtë:

1 JANAR – 31 DHJETOR
VENDI 2024 (DOLLARË) 2025 (DOLLARË) NDRYSHIMI (PËR QIND)
RUMANIA 7.527.320,93 7.905.398,60 5,0 %
BULLGARIA 4.398.817,07 4.699.446,41 6,8 %
GREQIA 3.324.031,64 3.473.449,24 4,5 %
SLLOVENIA 2.499.693,90 3.192.594,00 27,7 %
SERBIA 1.782.318,83 2.011.220,23 12,8 %
KOSOVA 791.183,74 882.939,70 11,6 %
SHQIPËRIA 918.502,97 819.767,65 10,7 -%
BOSNJË E HERCEGOVINA 712.118,57 741.614,34 4,1 %
KROACIA 643.171,45 732.748,35 13,9 %
MAQEDONIA E VERIUT 621.596,71 635.653,44 2,3 %
MALI I ZI 155.932,95 162.912,54 4,5 %

 

/os/

The post FOKUS – Eksportet turke në Ballkan arritën në 25.3 miliardë dollarë në 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Arbër Hoxha në radarët e gjigantëve turq, Galatasaray dhe Fenerbahçe në garë për shqiptarin

14 January 2026 at 11:15

TIRANË, 14 janar /ATSH/ Arbër Hoxha po kalon një nga sezonet më të mira të karrierës së tij, duke u shndërruar në një element kyç të Dinamo Zagrebit dhe duke tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka qenë vendimtar për kroatët, me 6 gola dhe 4 asistime në 23 paraqitje në të gjitha aktivitetet, statistika që kanë rritur ndjeshëm vlerën e tij në treg.

Sipas raportimeve nga mediat kroate, interesimi më konkret për 27-vjeçarin vjen nga Turqia.

Galatasaray, kryesues i Superligës turke, e ka Hoxhën në listën e objektivave për përforcimin e repartit sulmues, duke e parë si një profil që mund të sjellë shpejtësi, fleksibilitet dhe eksperiencë ndërkombëtare.

Në garë për shërbimet e tij është futur edhe Fenerbahçe, duke shtuar rivalitetin mes dy gjigantëve të Stambollit, të cilët pritet të monitorojnë nga afër situatën e lojtarit në javët në vijim.

Megjithatë, Dinamo Zagreb nuk duket e gatshme të lejojë largimin e Hoxhës në këtë fazë të sezonit.

Drejtuesit e klubit e konsiderojnë atë pjesë thelbësore të projektit sportiv dhe një faktor të rëndësishëm në garën për titull, ndaj një transferim në afatin e janarit shihet si i pamundur.

Për momentin, e ardhmja e Arbër Hoxhës mbetet e lidhur me Zagrebin, ndërsa interesimi në rritje nga tregu evropian konfirmon formën e tij të shkëlqyer dhe rëndësinë që ai ka fituar si në nivel klubi, ashtu edhe në përfaqësuese. /gj.m/j.p/

The post Arbër Hoxha në radarët e gjigantëve turq, Galatasaray dhe Fenerbahçe në garë për shqiptarin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ish-bashkëshorti prokuror qëllon gjyqtaren brenda gjykatës në Stamboll

By: Elva
13 January 2026 at 18:22

Viktima mori ndihmën e parë në vendngjarje dhe më pas u transportua me urgjencë në spital. Informacionet paraprake tregojnë se ajo ndodhet nën kujdes mjekësor. Ngjarja ka ngritur shqetësim të fortë për sigurinë e grave në Turqi, edhe në ambiente që duhet të jenë ndër më të mbrojturat. Organizata për të drejtat e grave “We […]

The post Ish-bashkëshorti prokuror qëllon gjyqtaren brenda gjykatës në Stamboll appeared first on BoldNews.al.

❌
❌