Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 11 February 2026Main stream

Bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë-Kroaci në mbrojtje, Vengu: Këtë vit stërvitja e parë trepalëshe

11 February 2026 at 14:09

TIRANË, 11 shkurt /ATSh/ Në Shkodër u mbajt takimi trepalësh për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes midis Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, ndërmjet shefave të shtabeve të tre vendeve.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, theksoi rëndësinë e këtij takimi.

“Më shumë bashkëpunim ushtarak, më shumë ndërveprueshmëri, më shumë gatishmëri operacionale”, shkruan Vengu.

Ai shtoi se fokusi do të jetë në zhvillimin e stërvitjeve dhe trajnimeve të përbashkëta për përballimin e sfidave të sigurisë dhe kërcënimeve hibride.

“Viti 2026 do të presë stërvitjen e parë trilaterale, në përputhje me Konceptin Strategjik të NATO-s dhe objektivat euroatlantike”, shkruan Vengu.

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia në këtë mënyrë po konkretizojnë në praktikë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes për të cilin u dakordësuan kur ministrat e Mbrojtjes nënshkruan një deklaratë të përbashkët më 18 mars në Tiranë.

/m.q/j.p/

The post Bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë-Kroaci në mbrojtje, Vengu: Këtë vit stërvitja e parë trepalëshe appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Syla: Të arrestuarit në Serbi, i është gjetur në xhep kartela e anëtarësisë së veteranit të UÇK-së

5 February 2026 at 19:44


Një ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shtetas i Kosovës, është arrestuar nga autoritetet në Serbi paraditen e 5 shkurtit, thanë nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) dhe avokati Arianti Koci.

Nënkryetari i OVL të UÇK-së, Gazmend Syla, tha për Radion Evropa e Lirë se Lozhani u arrestua në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë dhe gjatë kontrollit i është gjetur në xhep kartela e anëtarësisë së veteranit të UÇK-së.

Syla shtoi se ai ka marrë pjesë në disa stërvitje në Shqipëri dhe nuk ka informacione të ketë qenë në vijat e frontit në Kosovë.

Ndërkaq, Koci tha se arrestimi ndodhi rreth orës 11:00 të 5 shkurtit.

Sipas tij, ky rast nuk është i izoluar, pasi arrestime të shtetasve të Kosovës që kalojnë nëpër Serbi po përsëriten.

Koci kërkoi nga autoritetet e Kosovës që të reagojnë për këto arrestime, pa përjashtuar edhe masa politike, “përfshirë edhe mbylljen 24-orëshe të kufirit, nëse arrestimet vazhdojnë”.

“Nga ana ime në cilësinë e avokatit, po bëhet maksimumi i mundshëm. Megjithatë, mbrojtja efektive e qytetarëve të Kosovës nuk mund të mbetet vetëm në nivel individual. Kjo është përgjegjësi e shtetit, brenda dhe jashtë kufijve të tij”, shkroi ai.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ende nuk kanë reaguar për këtë rast.

Ende nuk dihet se nën çfarë pretendimesh është arrestuar Lozhani./Radio Evropa e Lirë/

ZAGREB – Plenkoviç: Kroacia nuk do t’i bashkohet Bordit të Paqes

28 January 2026 at 20:25

ZAGEB, 28 janar /ATSH-AFP/ – Kroacia nuk do të bashkohet me Bordin e Paqes të presidentit amerikan, Donald Trump, njoftoi sot kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç, pa dhënë një arsye për vendimin.

“Pas një analize të kujdesshme, qëndrimi i qeverisë (…) është se në këtë fazë Kroacia nuk do të bashkohet me Bordin e Paqes për arsye të shumta”, u tha Plenkoviç gazetarëve.

Ai shtoi se nuk do të specifikonte arsyet.

Qeveria kroate kishte treguar më parë se vendi ishte ftuar të bashkohej me strukturën e kryesuar nga Donald Trump.

Plenkoviç kishte deklaruar se Kroacia, një anëtare e Bashkimit Evropian, po priste që BE të harmonizonte qëndrimin e saj për këtë çështje.

I prezantuar javën e kaluar nga Donald Trump në Forumin Ekonomik Botëror në Davos Bordi i Paqes fillimisht ishte pjesë e planit amerikan për t’i dhënë fund luftës në territorin palestinez të Rripit të Gazës.

Por, ambiciet e tij për zgjidhjen e konflikteve në të gjithë botën janë në fakt shumë më të gjera, gjë që, sipas kritikëve të tij, e bën atë një organizatë rivale të Kombeve të Bashkuara./ a.jor.

The post ZAGREB – Plenkoviç: Kroacia nuk do t’i bashkohet Bordit të Paqes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kryeministri i Kroacisë: Nuk do t’i bashkohemi “Këshillit të Paqes” të Trump

By: Elva
28 January 2026 at 19:50

Kroacia nuk do t’i bashkohet “Këshillit të Paqes”, strukturë e prezantuar së fundmi nga presidenti amerikan Donald Trump, bëri të ditur kryeministri kroat Andrej Plenković. Duke folur për mediat, Plenković deklaroi se vendimi është marrë pas një analize të qeverisë, pa dhënë detaje konkrete për arsyet e mosangazhimit. “Qëndrimi i qeverisë është që, për momentin, […]

The post Kryeministri i Kroacisë: Nuk do t’i bashkohemi “Këshillit të Paqes” të Trump appeared first on BoldNews.al.

“Sens paniku nga deklarata në Beograd”, Vengu: Bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë e Kosovën, s’i marrim leje askujt!

By: xhir jeta
26 January 2026 at 13:16

Në konferencën me gazetarët, Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu tha se ka nisur tashmë bashkëpunimi ushtarak me Shqipërisë-Kosovës dhe Kroacisë. Ndër të tjera Vengu komentoi edhe deklaratat e ardhura nga Beogradi lidhur me këtë bashkëpunim tre palësh, për të cilat tha se ka vënë re një sens paniku nga deklarata zyrtare në Beograd, qoftë mediatike, qoftë politike.

“Patjetër kam vënë re një sens paniku nga deklarata zyrtare në Beograd, qoftë mediatike, qoftë politike. Marrëveshje Shqipëri-Kroaci-Kosovë është një marrëveshje trepalëshe që nuk është ndërtuar kundër askujt. Ajo që mund të them është se Shqipëria, Kosova, Kroacia, kanë filluar në bazë të kësaj marrëveshjeje, qoftë në rrafshin ushtarak, stërvitor, apo akademik-arsimor, të bashkëpunojnë.

Është një partneritet i hapur. Por nuk jemi në situatat e garancive të mbrojtjes. Ne kemi arkitekturën tonë të sigurisë kolektive, por kemi vënë re që të treja vendet kanë nevoja të ngjashme, përsa i përket rritjes së kapaciteteve. Janë në një marrëveshje për të marrë secila më të mirën nga tjetra, përsa i përket industrisë ushtarake.

Kroacia është vend lider në Europë përsa i përket dronëve të vegjël ushtarakë. Sikundër edhe ne synojmë që në kuadër të mjeteve të blinduara të krijojmë një epërsi dhe pse jo edhe të nisim të eksportojmë”, tha Vengu, ndërsa shtoi se mirëpresim vende të tjera t’i bashkohen kësaj marrëveshjeje./abcnews.al

Kënga për Kosovën u kushton me padi serbëve në Kroaci

14 January 2026 at 19:59


Një ndejë tradicionale e organizuar nga serbët për Vitin e Ri në Zagreb të Kroacisë, ku performoi këngëtarja serbe Snezhana Gjurishiq ka nxitur shumë reagime në Kroaci për shkak të një kënge për Kosovën.

Pjesë nga kjo këngë u shpërndanë menjëherë në ballinat e tabloideve serbe. “Kudo që shkoj, kthehem te ti sërish. Kush mund të ma vjedhë Kosovën nga shpirti”, janë pjesë nga kënga e Vidovdanit, që tash i ka kushtuar këngëtares Gjurishiq.

Pos marrjes së vëmendjes mediatike, Këshilli Kombëtar Serb tani po përballet me padi nga këshilltari i qarkut Vukovar-Srijem, Nikola Kajkiq. “Gjatë asaj mbrëmjeje, performues nga Serbia dhe muzikantë nga Serbia interpretuan këngë të ndryshme që kishin elemente dhe karakteristika të kundërvajtjes dhe veprës penale të nxitjes së urrejtjes e përçarjes në baza kombëtare e fetare”, ka thënë ai, raporton Koha.net.

E këngëtarja Gjurishiq e pyetur për këtë ka thënë se është pritur mirë nga publiku teksa ka shtuar se është ajo që duhet të ngrejë padi ndaj Kajkiqit “për fjalët e rënda”.

“Sepse e kam kënduar këngën time që nuk e ofendojnë askënd. Dhe kushdo që e quan atë mbrojtës, lëreni ta mbrojë veten dhe ta pastrojë shpirtin nga urrejtja që ka ndaj njerëzve”, ka thënë ajo për RTL Danas.

“Mbrëmja Serbe”, që organizohet tradicionalisht nga Këshilli Kombëtar Serb në Kroaci, është një prej mbledhjeve më të mëdha të komunitetit serb në Kroaci dhe financohet pjesërisht me para të shtetit.

Edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është pyetur për këtë çështje. Ai ka thënë se Kosova e Kroacia kanë raporte të shkëlqyeshme që s’mund të dëmtohen nga ngjarje të tilla. “Është e parëndësishme të komentoj mbi një këngë që u këndua në një hapësirë të mbyllur para një shoqërie që dihet se çka mendojnë për Kosovën”, ka thënë ai.


Arbër Hoxha në radarët e gjigantëve turq, Galatasaray dhe Fenerbahçe në garë për shqiptarin

14 January 2026 at 11:15

TIRANË, 14 janar /ATSH/ Arbër Hoxha po kalon një nga sezonet më të mira të karrierës së tij, duke u shndërruar në një element kyç të Dinamo Zagrebit dhe duke tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka qenë vendimtar për kroatët, me 6 gola dhe 4 asistime në 23 paraqitje në të gjitha aktivitetet, statistika që kanë rritur ndjeshëm vlerën e tij në treg.

Sipas raportimeve nga mediat kroate, interesimi më konkret për 27-vjeçarin vjen nga Turqia.

Galatasaray, kryesues i Superligës turke, e ka Hoxhën në listën e objektivave për përforcimin e repartit sulmues, duke e parë si një profil që mund të sjellë shpejtësi, fleksibilitet dhe eksperiencë ndërkombëtare.

Në garë për shërbimet e tij është futur edhe Fenerbahçe, duke shtuar rivalitetin mes dy gjigantëve të Stambollit, të cilët pritet të monitorojnë nga afër situatën e lojtarit në javët në vijim.

Megjithatë, Dinamo Zagreb nuk duket e gatshme të lejojë largimin e Hoxhës në këtë fazë të sezonit.

Drejtuesit e klubit e konsiderojnë atë pjesë thelbësore të projektit sportiv dhe një faktor të rëndësishëm në garën për titull, ndaj një transferim në afatin e janarit shihet si i pamundur.

Për momentin, e ardhmja e Arbër Hoxhës mbetet e lidhur me Zagrebin, ndërsa interesimi në rritje nga tregu evropian konfirmon formën e tij të shkëlqyer dhe rëndësinë që ai ka fituar si në nivel klubi, ashtu edhe në përfaqësuese. /gj.m/j.p/

The post Arbër Hoxha në radarët e gjigantëve turq, Galatasaray dhe Fenerbahçe në garë për shqiptarin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kroacia rikthen shërbimin ushtarak pas 17 vjetësh

By: Brisi
13 January 2026 at 18:03

Viti i ri sjell me vete një sfidë të vjetër në një formë të re për të rinjtë në Kroaci. Në ditët e para të vitit 2026, rreth 1.200 prej tyre kanë marrë letra që i njoftojnë se janë thirrur për dy muaj shërbim ushtarak. Ata janë brezi i parë që përballet me shërbimin ushtarak të detyrueshëm […]

The post Kroacia rikthen shërbimin ushtarak pas 17 vjetësh appeared first on BoldNews.al.

Vuçiç akuzon Kosovën, Shqipërinë dhe Kroacinë për aleancë ushtarake ‘sulmuese’

By: M C
7 January 2026 at 22:40

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pretendon se Tirana, Prishtina dhe Zagrebi kanë themeluar “aleancë ushtarake, sulmuese”.

“Kjo është një aleancë sulmuese. Ka njerëz që ëndërrojnë se kur ka konflikt midis pjesëve të Perëndimit dhe Rusisë, kjo është një mundësi për ish-aleatët rusë, si ne, që të shkatërrohen plotësisht”, tha Vuçiq për TV Informer të mërkurën.

Lideri serb i ka akuzuar vazhdimisht Kroacinë, Shqipërinë dhe Kosovën për themelimin e një aleance ushtarake kundër Serbisë dhe popullit serb në muajt e fundit.

Ministrat e Mbrojtjes të Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nënshkruan një deklaratë për forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje në mars të vitit 2025.

Qeveria kroate i tha më parë Radios Evropa e Lirë se Deklarata nuk synon të krijojë ndonjë aleancë ushtarake, dhe as nuk nevojitet një aleancë e tillë përkrah NATO-s.

Duke iu përgjigjur akuzave të mëparshme të Vuçiqit, ministei i Brendshëm kroat, Davor Bozhinoviq, bëri thirrje për paqe dhe bashkëpunim në rajon.

“Kroacia është anëtare e Bashkimit Evropian dhe çdo gjë që bën në marrëdhëniet ndërkombëtare bëhet në mënyrë transparente”, tha Bozhiniviq më 6 janar.

Kroacia dhe Shqipëria janë anëtare të NATO-s, ndërsa Kosova, pavarësinë e së cilës Serbia nuk e njeh, nuk është anëtare e aleancës./ REL

The post Vuçiç akuzon Kosovën, Shqipërinë dhe Kroacinë për aleancë ushtarake ‘sulmuese’ appeared first on Albeu.com.

Deklarata e Vuçiç lidhur me “aleancën ushtarake kundër serbëve”, reagon Kroacia

By: M C
6 January 2026 at 21:25

Ministri i Punëve të Brendshme të Kroacisë, Davor Bozhinoviç, bëri thirrje për paqe dhe bashkëpunim në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pas akuzave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova kanë krijuar “një aleancë ushtarake kundër popullit serb”.

“Kroacia është anëtare e Bashkimit Evropian dhe gjithçka që bën në marrëdhëniet ndërkombëtare e bën në mënyrë transparente”, theksoi Bozhinoviç.

Pas pjesëmarrjes në pritjen tradicionale festive të organizuar nga Këshilli Kombëtar Serb (SNV) për të festuar Krishtlindjet sipas kalendarit Julian, Bozhinoviç tha se mesazhet për paqe dhe bashkëpunim janë diçka që duhet të jetë e përbashkët në rajon dhe në vendet fqinje.

Dita më parë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë vizitës në Trebinje, në entitetin boshnjak të Republikës Sërspka kishte thënë se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova nuk kishin krijuar një aleancë kundër Austrisë, sepse Austria është ushtarakisht neutrale, por kundër Serbisë dhe popullit serb.

“Në Beograd e kuptojmë mirë aleancën e re ushtarake të krijuar midis Zagrebit, Prishtinës dhe Tiranës”, deklaroi Vuçiç.

Ministrat e mbrojtjes së Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë nënshkruan në mars të vitit 2025 një deklaratë për forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes. Atëbotë, Serbia reagoi ashpër, duke e parë si një nismë kundër saj.

Më herët, Qeveria e Kroacisë kishte thënë për REL-it se deklarata nuk synon krijimin e një aleance ushtarake, dhe një aleancë e tillë nuk është e nevojshme përveç NATO-s.

Kroacia dhe Shqipëria janë anëtare të NATO-s, ndërsa Kosova, të cilën Serbia nuk e njeh si të pavarur, nuk është anëtare e aleancës ushtarake perëndimore.

Reagimi i ministrit kroat vjen një ditë pasi ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, reagoi ndaj paralajmërimit se Serbia do të dyfishojë ushtrinë, duke e akuzuar Beogradin se po shtyn përpara politikën e jashtme ruse.

Sipas Gërvallës, kërcënimi i vërtetë qëndron “te lidershipi i saj [v.j. i Serbisë], i cili, në vend se të ndërtojë një vend normal evropian të përqendruar në reformat e BE-së dhe demokracinë, ëndërron një perandori rajonale, një mentalitet rus në miniaturë”./ REL

The post Deklarata e Vuçiç lidhur me “aleancën ushtarake kundër serbëve”, reagon Kroacia appeared first on Albeu.com.

Votimi në përfaqësitë diplomatike, fotografi nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Zagreb

27 December 2025 at 12:24


Ambasada e Republikës së Kosovës në Republikën e Kroacisë ka njoftuar se që nga ora 07:00 ka nisur procesi i votimit për qytetarët e Republikës së Kosovës të regjistruar për votim pranë kësaj Ambasade.

Votimi zhvillohet nga ora 07:00 deri në ora 19:00, në përputhje me rregullat dhe procedurat e përcaktuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Ftohen të gjithë votuesit e regjistruar që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre qytetare dhe të marrin pjesë në procesin zgjedhor”, thuhet në njoftim.

Për ushtrimin e së drejtës së votës, votuesit duhet të jenë të regjistruar për votim në Ambasadë dhe të posedojnë një nga dokumentet zyrtare të identifikimit të Republikës së Kosovës: letërnjoftim, pasaportë ose patentë shoferi, edhe në rast se dokumenti ka afat të skaduar. /Telegrafi/






Lëkundje të forta tërmeti në detin Adriatik

By: Ela
18 December 2025 at 09:33

Një tërmet me magnitudë 4.0 u regjistrua në orën 23:07 në Detin Adriatik pranë Mletit, konfirmoi Shërbimi Sizmologjik i Kroacisë. “Sonte, më 17 dhjetor 2025, në orën 23:07, sizmografët e Shërbimit Sizmologjik regjistruan një tërmet mjaft të fortë me epiqendër në Detin Adriatik pranë ishullit të Mletit. Magnituda e tërmetit ishte 4.0 në shkallën Rihter, […]

The post Lëkundje të forta tërmeti në detin Adriatik appeared first on BoldNews.al.

Kroacia do të ndërtojë një qendër për mbetje radioaktive pranë kufirit me Bosnjën

By: Re Nato
15 December 2025 at 14:54

Parlamenti i Kroacisë, në seancën e 15 dhjetorit, miratoi Ligjin për ndërtimin e një qendre për menaxhimin e mbetjeve radioaktive në Tëgovska Gora.

Sipas Programit Kombëtar për zbatimin e Strategjisë për menaxhimin e mbetjeve radioaktive, burimeve të shfrytëzuara dhe karburantit bërthamor të harxhuar, të miratuar nga Qeveria e Kroacisë në fund të vitit 2018, Tërgovska Gora dhe kazerma Çerkezovac janë paraparë si lokacion për deponinë afatgjatë të këtyre mbetjeve.

Aty do të depozitohen mbetje radioaktive të nivelit të ulët dhe të mesëm nga centrali bërthamor Kërshko në Slloveni, si dhe mbetje radioaktive të gjeneruara në territorin e Kroacisë.

Lokacioni i depozitimit ndodhet rreth 800 metra në vijë ajrore nga kufiri me Bosnjë e Hercegovinën, dhe një kilometër nga burimi i ujit për komunën e Novi Gradit, nga i cili furnizohen me ujë afër 15 mijë banorë.

Autoritetet në Bosnjë e Hercegovinë kundërshtojnë hapjen e qendrës për menaxhimin e mbetjeve radioaktive, pasi vlerësojnë se ajo mund të rrezikojë jetën dhe shëndetin e banorëve në pellgun e lumit Una.

Ata gjithashtu vlerësojnë se do të rrezikohen 13 komuna në veriperëndim të Bosnjës, ku jetojnë afër 250 mijë banorë.

Pesë vjet më parë, Këshilli i Ministrave i Bosnjës miratoi vendimin për emërimin e një ekipi ekspertësh për monitorimin e gjendjes dhe aktivitetit lidhur me çështjen e deponimit të mbetjeve radioaktive dhe karburantit bërthamor të harxhuar në lokacionin Tërgovska Gora.

Detyra e tyre ishte të përgatisnin një analizë gjithëpërfshirëse profesionale të gjendjes dhe ndikimit të mundshëm të deponisë në këtë lokacion, si dhe të hartonin propozime për masa mbrojtëse për popullsinë në 13 komunat e Bosnjë e Hercegovinës në pellgun e lumit Una dhe për mbrojtjen e mjedisit.

Hoxha, për “lojtarin e muajit”/ Lojtari shqiptar në garë për çmimin e dhjetorit në Kroaci

By: xhir jeta
8 December 2025 at 12:43

U shpall zyrtarisht më i miri i derbit. Arbër Hoxha i la prapa të gjithë në sfidën Dinamo Zagreb-Hajduk, ndërsa futbollisti i kombëtares shqiptare pretendon diçka më shumë.

Vetë faqja zyrtare e Ligës së Parë të Kroacisë tregon se ai është pretendet për të fituar çmimin e Lojtarit më të mirë të muajit dhjetor.

Për momentin, është në vend të dytë në këtë renditje pas talentit të Slaven Belupos, Adriano Jagushiç, I cili u shpall numri 1 edhe për muajin nëntor.

Hoxha e ka provuar më parë një sukses të tillë. Pasi shënoi dy gola dhe shërbeu një asist në dy ndeshje, pikërisht në fushën e Hajdukut dhe ish-ekipit të tij, Slaven Belupo, shqiptari nga Kosova u shpall futbollisti më i mirë i shtatorit.

Një padrejtësi duhet thënë se i është bërë pasi nuk ka fituar ende asnjëherë çmimin e golit të muajit, ndërsa ka realizuar disa herë shkëlqyeshëm.

Ylli kuqezi është plotësisht në garë edhe për Këpucën e Artë, pasi ka 6 gola këtë sezon të kampionatit e përpara tij janë vetëm sulmuesi Fruk i Rijekës dhe Shego i Hajdukut me nga 8 rrjeta, pra vetëm dy më shumë. Momenti është vërtet i madh, dhe Dinamo është gjithashtu në garë për të fituar titullin, ashtu si dy vjet më parë kur ia doli edhe me golat në fund të Arbër Hoxhës./abcnews.al

Spiropali dhe homologu kroat flasin për marrëveshjen ushtarake Shqipëri-Kroaci-Kosovë

24 November 2025 at 23:25


Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, është pritur në Zagreb nga homologu kroat, Gordan Grlić Radman, ku të dyja palët kanë vlerësuar thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal.

Në njoftimin e saj, Spiropali theksoi se takimi ishte i fokusuar në ngritjen e bashkëpunimit në një nivel të ri institucional, me përgatitjen e Mbledhjes së Parë Ndërqeveritare Shqipëri–Kroaci dhe mbajtjen e Komisionit të Përbashkët për Marrëdhënie Ekonomike. Qëllimi kryesor, sipas saj, është rritja e shkëmbimeve tregtare dhe nxitja e investimeve mes dy vendeve.

Dy ministrat diskutuan gjithashtu për projektet e konektivitetit në rajon, me theks të veçantë në infrastrukturë dhe energji. Një pikë tjetër qendrore e bisedimeve ishte bashkëpunimi në fushën e sigurisë, në kuadër të marrëveshjes trilaterale Shqipëri–Kroaci–Kosovë.

Spiropali bëri të ditur se Kroacia mbështet fuqishëm ambicien e Shqipërisë për të përmbyllur negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke e cilësuar përparimin shqiptar si një shembull të qartë të meritës në procesin e integrimit.

Spiropali me homologun kroat: Intensifikojmë bashkëpunimin në të gjitha fushat strategjike

24 November 2025 at 15:25

TIRANË, 24 nëntor/ATSH/ Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali u takua sot me homologun kroat Gordan Grlić Radman.

Spiropali u shpreh pas takimit, gjatë një deklarate të përbashkët me homologun kroat Radman, se objektivi i vizitës së saj në Kroaci është i qartë: për ta bërë rajonin më të ndërlidhur, më të qëndrueshëm dhe më të përafruar me arkitekturën europiane dhe euroatlantike.

Gjatë deklaratës me homologun kroat, Spiropali tha se bisedimet e ditës së sotme ishin thelbësore, dinamike dhe të orientuara drejt së ardhmes.

“Bashkërisht u dakorduam të intensifikojmë bashkëpunimin në të gjitha fushat strategjike, përfshirë përgatitjen e Mbledhjes së parë Ndërqeveritare (G2G), mundësisht në vitin 2026, një moment historik që e ngre bashkëpunimin tonë në një dimension të ri institucional, thellimin e bashkëpunimit të shkëlqyer në fushën e integrimit europian, ku përvoja e Kroacisë mbetet e pazëvendësueshme, bashkëpunim më të ngushtë në sektorin e energjisë, ku Shqipëria dhe Kroacia ndajnë të njëjtat objektiva strategjike: si diversifikim, ndërlidhje dhe siguri afatgjatë”, tha Spiropali.

“U dakorduam të përshpejtojmë bashkëpunimin tonë për prioritetet kryesore të konektivitetit, përfshirë Autostradën Adriatiko–Joniane (Korridori Blu) dhe shqyrtimin, e një plani të ardhshëm, të potencialit të Gazsjellësit Adriatiko–Jonian (IAP). Po kështu, ramë dakord për rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit detar dhe sigurisë në Adriatik, një prioritet i natyrshëm, për dy fqinj që ndajnë të njëjtin det, të njëjtat sfida dhe të njëjtin horizont europian”, vijoi Spiropali.

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, u shpreh e hapur për të përfshirë gradualisht edhe partnerë të tjerë me të njëjtat qëndrime, ndërsa theksoi se është e mirëpritur pjesëmarrja e Bullgarisë në fusha ku përputhen interesat strategjike, veçanërisht në lidhje me ndërlidhshmërinë Adriatiko-Joniane, qëndrueshmërinë dhe sigurinë rajonale.

“Objektivi ynë është i qartë: ta bëjmë rajonin tonë më të ndërlidhur, më të qëndrueshëm dhe më të përafruar me arkitekturën europiane dhe euroatlantike. Në këtë kontekst, mirëpritëm rritjen e bashkëpunimit të mbrojtjes mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës, siç reflektohet në formatin trilateral të krijuar këtë vit dhe të formalizuar përmes “Deklaratës së Përbashkët për Bashkëpunimin në fushën e Mbrojtjes””, tha ajo.

“E konsiderojmë këtë bashkëpunim një platformë të vlefshme për rritjen e ndërveprueshmërisë, forcimin e kapaciteteve mbrojtëse rajonale dhe mbështetjen e rrugës euroatlantike të Kosovës”, pohoi Spiropali.

Nga ana e tij, ministri kroat Gordan Grlić Radman u shpreh se “është bërë përparim i madh dhe suksesi i Shqipërisë tregon se qasja e Kroacisë për anëtarësim përmes meritës dhe përmbushjes së kritereve është e drejtë dhe Shqipëria është një shembull i kësaj. Kroacia mbështet ambicien e Shqipërisë për të qenë pjesë e BE”.

Më herët, ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, e cila po zhvillon një vizitë zyrtare në Kroaci, u prit në një takim nga presidenti kroat Zoran Milanović.

/e.i/r.e/

The post Spiropali me homologun kroat: Intensifikojmë bashkëpunimin në të gjitha fushat strategjike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Elisa Spiropali vizitë zyrtare në Kroaci, pritet nga Presidenti kroat dhe Ministri i Jashtëm

By: V K
24 November 2025 at 10:17

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, po zhvillon një vizitë zyrtare në Zagreb, ku do të pritet nga Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanović.

Gjithashtu, Spiropali do të zhvillojë një takim bilateral dhe një konferencë të përbashkët për shtyp me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlić-Radman.

Më pas, ajo do të zhvillojë një takim me Komitetin për Çështjet e Jashtme të Parlamentit Kroat.

Gjatë takimeve pritet të diskutohen marrëdhëniet tradicionale miqësore mes dy vendeve, si dhe hapat e mëtejshëm të partneritetit strategjik, përfshirë organizimin e takimit të parë ndërqeveritar (G2G).

Në fokus do të jenë gjithashtu bashkëpunimi ekonomik, me theks te energjia, turizmi dhe infrastruktura, projektet rajonale si Korridori Blu, Korridori VIII, Nisma e Tri Deteve, si dhe rëndësia e zhvillimit të degës së gazsjellësit Adriatiko–Jonian për forcimin e lidhjes energjetike Kroaci–TAP.

Gjatë vizitës, Spiropali do të mbajë edhe një ligjëratë me temë “Shqipëria, një vlerë e shtuar në BE” për studentët e Fakultetit të Shkencave Politike në Universitetin e Zagrebit.

The post Elisa Spiropali vizitë zyrtare në Kroaci, pritet nga Presidenti kroat dhe Ministri i Jashtëm appeared first on Albeu.com.

“Opera Friendship” çel Javën Kulturore Kroate

17 November 2025 at 11:43

TIRANË, 17 nëntor/ATSH/ Prej sot deri më 20 nëntor do të zhvillohen aktivitetet e Javës Kulturore Kroate.

Publiku i Tiranës do të ketë mundësinë të shijojë një sërë aktivitetesh që pasqyrojnë pasurinë shpirtërore dhe krijuese të Kroacisë. Artdashësit do të zbulojnë Kroacinë përmes muzikës, filmit, filozofisë dhe trashëgimisë kulturore.

Java Kulturore Kroate nis me Koncertin Operistik të Miqësisë (Opera Friendship) i cili do të hapë sonte në darkë, këtë javë festive, duke bashkuar artistë të shquar kroatë dhe shqiptarë në një mbrëmje të jashtëzakonshme muzikore.

Filmi “A Blue Flower”, nën regjinë e Zrinko Ogresta, sjell në ekran një histori prekëse për jetën, kujtesën dhe reflektimin, duke ofruar një përvojë artistike për publikun shqiptar. Filmi do të shfaqet nesër, në Qendrën e Artit “Agimi”.

Ndërsa “Dita e Kravatës”, simbol i krenarisë kombëtare kroate, do të shënohet me një ekspozitë të veçantë dhe një paradë madhështore të Regjimentit të Kravatës nga Zagrebi, që do të sjellin në bulevardin kryesor të Tiranës hijeshi, solemnitet dhe traditë, më 19 nëntor.

Ligjërata “Ndërtimi i një Europe të Paqes: Roli i Kroacisë” nga filozofi dhe akademiku Prof. Pavo Barišić do të ofrojë një reflektim mbi rolin e Kroacisë në projektin evropian të paqes dhe bashkëpunimit.

Në të gjitha aktivitetet e kësaj jave, hyrja do të jetë e lirë. /j.p/

The post “Opera Friendship” çel Javën Kulturore Kroate appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kroacia bëhet ekipi i tretë europian që pret biletën për Botëror, Holandës i shtyhet festa, Gjermania një pikë larg Kupës së Botës

By: M C
14 November 2025 at 23:26

Gjashtë sfida të tjera kualifikuese janë luajtur këtë të premte, me një tjetër ekip europian që konfirmoi zyrtarisht pjesëmarrjen në Botërorin 2026.

Kroacia mori fitoren që i duhej përballë Ishujve Faroe me rezultatin 3-1, duke shkuar në kotën e 19 pikëve dhe duke e mbyllur Grupin L në vendin e parë me një ndeshje të mbetur për t’u luajtur.

Holandës që i duhej fitorja përballë Polonisë, barazoi 1-1 në Varshavë përballë Lewandoëskit me shokë. Edhe pse “Tulipanët” janë tri pikë larg polakëve në renditje me një ndeshje të luajtur, ekipi i Koeman ka golavarazhin në favorin e vetë, me zyrtarizimin e Holandës në Botëror që do të bëhet pas tre ditësh.

Gjermania arriti të triumfonte përballë Luksemburgut në transfertë me rezultatin 0-2, me të dyja golat që u shënuan nga Woltemade. “Panzerat” udhëheqin Grupin A me 12 pikë, po aq sa Sllovakia që mundi në fund 1-0 Irlandën e Veriut. Sfida e fundit do të jetë mes dy kryesuesve Lajpcig dhe gjermanëve i duhet vetëm një pikë për të shkuar në Botëror, kjo falë golavarazhit.

Në sfidat e tjera, Finlanda u mposht 0-1 nga Malta, ndërsa Mali i Zi mundi me përmbysje 1-2 Gjibraltarin.

The post Kroacia bëhet ekipi i tretë europian që pret biletën për Botëror, Holandës i shtyhet festa, Gjermania një pikë larg Kupës së Botës appeared first on Albeu.com.

Hoxha, kontratë “princash” në Kroaci/ Ylli kuqezi rinovon me Dinamon kryeqytetase deri në 2029

By: xhir jeta
13 November 2025 at 12:35

Nëse në verë po mendonin ta largonin, tashmë gjithçka është përmbysur.

Arbër Hoxha jo vetëm që qendroi tek Dinamo e Zagrebit, dhe jo vetëm që shkëlqeu në fushën e lojës, por edhe meritoi një kontratë të re, më të mirë sesa të parën.

Mediat nga kryeqyteti I Kroacisë njoftojnë se akordi I ri do të vlejë deri në 2029, dhe se rroga bazë e shqiptarit do të jetë 500 000 euro në sezon, pra gjysmë milioni, pa llogaritur shpërblime të ndryshme.

Edhe pse kjo nuk është paga më e lartë në klubin më të madh kroat, sërish është lart dhe Hoxha në të ardhmen mund të synojë edhe 1 milionë eurot, që në “Maksimir” I kanë marrë vetëm yje si Marko Pijaca, ish-sulmuesi kryesor Bruno Petkoviç apo ish-kapiteni legjendar shqiptar nga Maqedonia, Arijan Ademi.

Sesa të shtrënguar janë tek Dinamo me rrogat e tregon fakti se Petar Suçiç, që sot luan titullar tek Interi në Serinë A, merrte vetëm 6 000 euro në muaj, pra 72 000 euro në vit.

Arbër Hoxha ka qenë I shkëlqyer këtë edicion për të kaltrit, me 3 gola e 3 asistë në 16 ndeshje në Ligën e Parë të Kroacisë dhe në Ligën e Europës.

Për tifozët, shqiptari është kthyer në idhull pas golave që sollën fitoret në derbet kundër Hajdukut dhe Rijekës.

❌
❌