Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Trump prezanton “vizat e arta” në vlerë të 1 milion dollarëve

By: xhir jeta
11 December 2025 at 13:22

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka prezantuar një skemë që mundëson sigurimin e vizës amerikane për periudhë afatgjatë për të pasurit që mund të paguajnë të paktën 1 milion dollarë.

Trump ka thënë përmes postimeve në rrjete sociale se viza do t’iu mundësojë blerësve të vizës “hyrjen direkte në rrugën për shtetësi për të gjithë personat e kualifikuar dhe verifikuar”.

“Sa emocionuese! Kompanitë tona të mrekullueshme amerikane më në fund do ta mbajnë talentin e tyre të çmuar”.

E ashtuquajtura Karta e Artë Trump, është prezantuar për herë të parë më herët gjatë këtij viti, dhe atë mund ta blejnë ata që dëshmojnë se do t’iu ofrojnë Shteteve të Bashkuara “përfitime domethënëse”.

Skema e re premton sigurimin e lejes së qëndrimit në SHBA në “kohë rekord” dhe kushton 1 milion dollarë për të vërtetuar se një individ do të kontribuojë shumë për SHBA-në, sipas faqes zyrtare të programit.

Bizneset që i sponsorojnë vizat për punëtorët e huaj duhet të paguajnë 2 milionë dollarë, pa përfshirë tarifat shtesë.

Një version tjetër i vizës që parasheh edhe kushte shumë të favorshme për taksa, është thënë se do të jetë e qasshme shumë shpejt për 5 milionë dollarë.

Tarifat shtesë qeveritare mund të ndryshojnë varësisht se kush aplikon, kanë bërë të ditur autoritetet.

Kur Trump e ka prezantuar planin për herë të parë, ai i ka përshkruar vizat të ngjashme me ato ekzistuese në kuadër të programit të njohur si “karta e gjelbër”, e cila u mundëson imigrantëve me të ardhura të ndryshme që të jetojnë dhe punojnë përgjithmonë në Shtetet e Bashkuara.

Poseduesit e këtij lloji të lejes së qëndrimit mund të aplikojnë për shtetësi pas pesë vjetësh. Mirëpo, Trump ka thënë se programi i ri është specifik për profesionistë “të nivelit të lartë”. “Ne duam njerëz që janë produktivë”, ka deklaruar mes tjerash ai./rel

DASH pezullon vizat e shtetasve afganë, ndalon të gjitha vendimet për azil

By: dan iela
29 November 2025 at 20:25

Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar pezullimin e vizave për të gjithë ata që udhëtojnë me pasaporta afgane, pasi Rahmanullah Lakanwal, një shtetas afgan, u identifikua si autori i dyshuar i një sulmi që vrau një anëtar të Gardës Kombëtare dhe plagosi një tjetër pranë Shtëpisë së Bardhë të mërkurën.

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, tha se SHBA-të “nuk kanë përparësi më të lartë sesa mbrojtja e kombit dhe popullit, ndërsa shkroi në X se Departamenti po ndërmerr të gjitha hapat e nevojshëm për të mbrojtur sigurinë kombëtare dhe publike të SHBA-së.

Shërbimet e Shtetësisë dhe Imigracionit të SHBA-së (USCIS) thanë se kanë ndaluar të gjitha vendimet për azil.

“USCIS ka ndaluar të gjitha vendimet për azil derisa të sigurohemi që çdo i huaj të verifikohet dhe të shqyrtohet në shkallën maksimale të mundshme. Siguria e popullit amerikan është gjithmonë e para”, shkroi drejtori i agjencisë, Joseph Edlow, në X.

SHBA – Administrata Trump do të shqyrtojë refugjatët e pranuar nën presidencën Biden

25 November 2025 at 09:41

UASHINGTON, 25 nëntor /ATSH-DPA/ – Administrata e presidentit amerikan Donald Trump, planifikon të rishikojë statusin e shumë refugjatëve të pranuar në Shtetet e Bashkuara gjatë presidencës së Joe Biden.

Rishikimi do të mbulojë refugjatët që mbërritën midis viteve 2021 dhe 2025, mandatit të Biden në detyrë.

Sipas raportit, afërsisht 235 000 njerëz janë pranuar sipas programit në fjalë.

”Një pjesë e planit përfshin riekzaminimin dhe riintervistimin e disa refugjatëve për t’u siguruar që ata nuk përbëjnë kërcënim për sigurinë kombëtare ose publike”, thekson CNN.

Projekti Ndërkombëtar i Ndihmës për Refugjatët (IRAP) me seli në Nju Jork e kritikoi ashpër memon, duke e quajtur atë një “veprim të turpshëm për të frikësuar më të prekshmit”.

“Përtej mizorisë së madhe të këtij veprimi, do të ishte gjithashtu një humbje masive e burimeve qeveritare të rikontrolloheshin dhe riintervistoheshin 200 000 njerëz që kanë jetuar në paqe në komunitetet tona për vite me radhë”, thekson IRAP.

Refugjatët e pranuar përmes programit të zhvendosjes në SHBA i nënshtroheshin tashmë një shqyrtimi të gjerë.

Administrata Trump ka ndjekur një qëndrim të ashpër ndaj imigracionit, duke synuar njerëzit pa status ligjor dhe ata që kërkojnë mbrojtje nga persekutimi ose dhuna politike, përfshirë ata nga vende të tilla si Venezuela dhe Haiti./    /os/

 

The post SHBA – Administrata Trump do të shqyrtojë refugjatët e pranuar nën presidencën Biden appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mali i Zi ashpërson regjimin e vizave për shtetasit rusë! Spajiç: Do ndjekim politikat e BE-së

By: armand
21 November 2025 at 16:19

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiç, njoftoi sot se Podgorica “shumë shpejt” do ta ashpërsojë regjimin e vizave për shtetasit rusë, në përputhje me politikën e vizave të Bashkimit Evropian. Ai theksoi se Mali i Zi e ndjek plotësisht politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, përfshirë masat ndaj Rusisë. Duke ndjekur këtë […]

The post Mali i Zi ashpërson regjimin e vizave për shtetasit rusë! Spajiç: Do ndjekim politikat e BE-së appeared first on BoldNews.al.

BE ndalon vizat me hyrje të përsëritura për shtetasit rusë

7 November 2025 at 15:09

Bashkimi Evropian (BE) ka miratuar rregulla më të rrepta mbi vizat për shtetasit rusë, duke i dhënë fund lëshimit të vizave me hyrje të përsëritura mes asaj që i quajti rreziqe të rritura të sigurisë që rrjedhin nga lufta e vazhdueshme në Ukrainë.

Sipas dispozitave të reja, të gjithë aplikantët rusë do të jenë të kualifikuar vetëm për viza me një hyrje të vetme, që do të thotë se ata do të duhet të aplikojnë çdo herë kur të planifikojnë të udhëtojnë në BE.

Komisioni Evropian (KE) tha se masa do të lejojë një “shqyrtim të afërt dhe të shpeshtë” të aplikantëve dhe do të reduktojë rreziqet e lidhura me “përdorimin e migracionit si armë”, përpjekjet e sabotimit dhe keqpërdorimin e mundshëm të vizave Shengen.

Duke iu referuar kontekstit të politikës së re, shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas tha se Evropa po përballet me “mjedisin më të rrezikshëm të sigurisë në dekada”. Ajo shtoi se Evropa tani po përballet me ndërprerje të papara të dronëve dhe sabotim në tokën tonë.

“Udhëtimi dhe lëvizja e lirë brenda BE-së është privilegj, jo e drejtë e garantuar”, tha Kallas.

Komisari për çështjet e brendshme dhe migracionin, Magnus Brunner tha se të gjitha aplikimet për viza nga shtetasit rusë do t’i nënshtrohen verifikimit të përforcuar dhe niveleve më të larta të shqyrtimit për të mbrojtur integritetin e zonës Shengen.

Regjimi më i rreptë lejon përjashtime të kufizuara, përfshirë gazetarët e pavarur dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut.

Vendimi vjen pas një vlerësimi të përbashkët nga shtetet anëtare të BE-së dhe bazohet në masa të mëparshme, të tilla si pezullimi i Marrëveshjes së Lehtësimit të Vizave BE-Rusi dhe udhëzimet që u kërkojnë vendeve anëtare të heqin dorë nga përparësia e lëshimit të vizave për rusët.

Mali i Zi do t’i japë fund regjimit pa viza për shtetasit turq

27 October 2025 at 12:44

Kryeministri malazez Milojko Spajiç njoftoi të dielën se vendi i tij synon të ndërpresë regjimin pa viza për qytetarët turq, i cili u lejon atyre të qëndrojnë për 90 ditë pa vizë në vend. “Sipas një procedure urgjente, do të marrim një vendim për pezullimin e përkohshëm të regjimit pa viza për shtetasit turq”, shkroi […]

The post Mali i Zi do t’i japë fund regjimit pa viza për shtetasit turq appeared first on Reporter.al.

Mali i Zi vendos vizat për turqit, pas një sërë arrestimesh në Podgoricë

By: D Marku
27 October 2025 at 11:56

Qeveria e Malit të Zi do të heqë të hënën – me procedurë të përshpejtuar – regjimin pa viza për shtetasit turq, njoftoi kryeministri Millojko Spajiq në orët e vona të së dielës përmes një postimi në X.

“Do të nisnim bisedime intensive me Turqinë për të gjetur, në frymën e bashkëpunimit të mirë dhe aleancës, modelin më të mirë në interes të të dyja palëve”, tha Spajiq.

Ai nuk dha arsye për heqjen e regjimit pa viza.

Njoftimi i Spajiqit erdhi pasi policia gjatë një aksioni në lagjen Zabello të Podgoricës arrestoi rreth 50 shtetas të Turqisë, përfshirë dy persona për të cilët dyshohet se morën pjesë në një përleshje ku një banor i Podgoricës, M.J., u plagos me thikë, njoftoi Policia malazeze pas orës 22:00 të dielën.

Përleshja ndodhi natën mes së shtunës dhe së dielës në një kafene në Zabello.

Gjatë arrestimeve, u mblodh një grup i madh qytetarësh që brohoritnin mesazhe me gjuhë të urrejtjes, përkatësisht duke nxitur dhunë ndaj turqve. Policia ndaloi disa nga të pranishmit që të afroheshin pranë objekteve ku ndodheshin shtetasit turq.

Qytetarëve iu drejtua edhe ministri i Punëve të Brendshme, Danilo Sharanoviq, i cili tha se është manipulim të thuhet se në Mal të Zi qëndrojnë 100.000 shtetas turq dhe shpjegoi se numri i tyre është 13.000, prej të cilëve 80 kanë qëndrim të përhershëm.

Mbrëmjen e së dielës, një numër i madh i automjeteve policore u vendosën para ndërtesës së Ambasadës turke në Podgoricë.

Deputeti Boris Bogdanoviq nga Partia Demokratike në pushtet, subjekti i ministrit Sharanoviq, publikoi një fotografi të arrestimeve me mbishkrimin: “Mbrojmë vendin tonë. Mbrojmë çdo shtëpi”.

Policia lidhi arrestimet me, siç tha, incidente me elemente dhune gjatë 24 orëve të fundit, në të cilat morën pjesë shtetas turq që qëndrojnë përkohësisht në Podgoricë.

Nga policia thanë se do të verifikojnë ligjshmërinë e qëndrimit të tyre dhe nëse gjatë qëndrimit ka pasur dhunë, mund të ketë veprime për anulimin e ëndrimit ose dëbim nga vendi.

Nga rreth 100.000 të huaj në Mal të Zi, 13.400 janë shtetas turq, sipas të dhënave zyrtare të policisë. Më shumë janë shtetas serbë dhe rusë, gjithsej rreth 50.000.

Ndryshe, Turqia është një ndër vendet për të cilat Mali i Zi ka hequr vizat, gjë për të cilën Komisioni Evropian ka kërkuar nga Podgorica që të harmonizojë politikën e vizave me Bashkimin Evropian. Shtetasve turq u kërkohet vizë për të hyrë në vendet e BE-së.

“Dënoj ashpër sulmin”, shkroi në rrjetin X presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, duke u bërë thirrje autoriteteve të zgjidhin rastin në mënyrë efikase.

“Njëkohësisht, bëj thirrje për qetësi dhe përmbajtje për të gjithë qytetarët. Nuk duhet të ketë vend për faj kolektiv apo stigmatizim të një populli të tërë”.

Ai shtoi se të gjithë duhet të kenë kujdes që mesazhet e tyre të mos rrisin tensionet.

“Policia dhe prokuroria janë të detyruara të luftojnë gjuhën e urrejtjes dhe çdo formë kërcënimi. Malit të Zi i nevojitet një politikë imigracioni më e përgjegjshme: e fortë ndaj abuzimeve dhe krimit, dhe e drejtë ndaj të gjithë atyre që respektojnë ligjet tona”, theksoi Millatoviq.

Edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviq, dënoi ashpër sulmin. Ai bëri thirrje “të gjithë në Mal të Zi për përmbajtje”, duke theksuar se përgjegjësia është individuale.

Sipas tij, në një Mal të Zi evropian nuk ka vend për dhunë, për veprime arbitrare dhe thirrje si “Vrite turkun” – thirrje që u dëgjuan në Podgoricë, duke kërkuar një reagim të menjëhershëm nga autoritetet.

Edhe Partia e Boshnjakëve, në pushtet, kërkoi zbardhjen e rastit dhe ndëshkimin e autorëve “pavarësisht përkatësisë së tyre kombëtare”.

“Së bashku, me shqetësim të madh dënojmë gjuhës së urrejtjes dhe brohoritjet si ‘Vrite Turkun’… Mali i Zi duhet të mbetet një vend ku ndaj dhunës nuk përgjigjemi me urrejtje, por me drejtësi, dhe ku institucionet, jo rrugët, vendosin për fajësinë”.

Kryetari i Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Rifat Fejziq, komentoi ngjarjen në kontekstin e ftohjes së marrëdhënieve midis Beogradit dhe Ankarasë, pas faktit që në fillim të tetorit Turqia dërgoi armë në Kosovë, gjë që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e quajti “tronditëse” dhe vlerësoi se Ankaraja, që është anëtare e NATO-s, nuk dëshiron stabilitet në Ballkan.

“Pas më pak se 20 ditësh. A po e ndëshkon Beogradi Turqinë përmes Malit të Zi?”, shkroi Fejziq në X, duke publikuar një foto të një teksti me titullin “Vuçiq sulmoi Turqinë: Ne dimë çfarë po planifikoni…”.

Një pjesë e koalicionit qeverisës në Mal të Zi, kryesisht partitë e ish-Frontit Demokratik prorus, kanë lidhje të ngushta me Beogradin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në Mal të Zi, vitet e fundit janë bërë gjithnjë e më të pranishme grupet kriminale të huaja, veçanërisht turke, gjeorgjiane dhe ruse, siç thuhet në Vlerësimin e Rrezikut të Krimit të Organizuar dhe të Rrezikshëm (SOCTA) të Qeverisë, vitin e kaluar.

Në dokument nuk ka detaje mbi veprimtarinë specifike të kriminelëve rusë dhe gjeorgjianë, ndërsa turqit përmenden në lidhje me “operacione” me heroinë, trafikim të njerëzve dhe pastrim parash.

Gjatë tre muajve të fundit, janë përshkallëzuar përleshjet midis dy klaneve kriminale malazeze që merren me kontrabandën ndërkombëtare të drogës.

Në Mal të Zi janë të regjistruara 11 grupe të krimit të organizuar me rrezik të lartë, shumica me më shumë se 30 anëtarë, sipas raportit të fundit SOCTA-s./REL

The post Mali i Zi vendos vizat për turqit, pas një sërë arrestimesh në Podgoricë appeared first on Albeu.com.

Ambasada në Tiranë, njoftim për aplikimet për vizë amerikane

27 September 2025 at 12:02

TIRANË, 27 shtator  /ATSH/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë përcolli njoftim të rëndësishëm për të gjithë aplikantët për vizë amerikane, duke u bërë thirrje të verifikojnë me kujdes përputhjen e barkodit të formularit të aplikimit me atë të takimit për intervistë.

Në njoftimin zyrtar të publikuar sot, ambasada u kujton qytetarëve se barkodi në konfirmimin e takimit për intervistë duhet të përputhet me barkodin në faqen e konfirmimit të formularit DS-160, për të siguruar një proces të sigurt vizash që mbron Amerikën.

Sipas ambasadës, nëse barkodi i formularit DS-160 nuk përputhet me barkodin e takimit të rezervuar, dhe kjo nuk korrektohet deri në dy ditë para datës së intervistës, takimi do të anulohet automatikisht. Në këtë rast, aplikantët duhet të caktojnë një takim të ri për të vijuar me procesin e aplikimit për vizë.

/gj.m/j.p/

 

The post Ambasada në Tiranë, njoftim për aplikimet për vizë amerikane appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Falsifikonte viza hyrëse për në Shqipëri dhe i shiste për 1000 euro, arrestohet në Tiranë 22-vjeçari

By: V K
27 September 2025 at 11:07

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës, ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Itinerari”, duke goditur një aktivitet të paligjshëm që përfshinte falsifikimin dhe shitjen e vizave hyrëse në Shqipëri.

Si rezultat i hetimeve disajavore dhe punës së koordinuar me Prokurorinë e Tiranës, u arrestua në flagrancë shtetasi A. T., 22-vjeç, lindur në Bregun e Fildishtë dhe banues në Paskuqan, i dyshuar si organizatori kryesor i këtij aktiviteti kriminal.

Sipas hetimeve, A. T., në bashkëpunim me dy persona të tjerë – shtetasin Y. Z., 22-vjeç, po ashtu nga Bregu i Fildishtë dhe banues në Paskuqan, si dhe me shtetasin shqiptar A. R., 46-vjeç, banues në Shkodër – kishte ngritur një skemë falsifikimi të vizave hyrëse për Shqipëri, të cilat më pas ua shiste emigrantëve nga vendet e treta, kundrejt shumës prej 1000 euro për dokument.

Gjatë periudhës hetimore janë dokumentuar 7 raste të kësaj veprimtarie, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë apo raste të tjera të ngjashme.

Dy bashkëpunëtorët janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, ndërkohë që materialet për veprime të mëtejshme i janë referuar Prokurorisë së Tiranës.

The post Falsifikonte viza hyrëse për në Shqipëri dhe i shiste për 1000 euro, arrestohet në Tiranë 22-vjeçari appeared first on Albeu.com.

Trump, tarifë 100 mijë dollarë për vizat e punës

20 September 2025 at 13:20

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, nënshkroi një urdhër ekzekutiv që do të shtojë një tarifë vjetore prej 100 mijë dollarësh për aplikantët në programin e vizave H-1B për punëtorët e huaj të kualifikuar. Urdhri i Trump pritet të hyjë në fuqi më 21 shtator dhe do të kufizojë hyrjen nëse nuk bëhet pagesa. Ai do […]

The post Trump, tarifë 100 mijë dollarë për vizat e punës appeared first on BoldNews.al.

LONDËR – BM-ja mund të pezullojë vizat për marrëveshje kthimi të migrantëve

8 September 2025 at 15:48

LONDËR, 8 shtator /ATSH/ – Britania e  Madhe mund të pezullojë vizat për vendet që nuk pranojnë marrëveshje kthimi për migrantët, tha ministrja e re e Brendshme Shabana Mahmood, duke theksuar se do të bëjë “çfarëdo që të duhet” për të ndalur kalimet me gomone.

Në ditën e saj të tretë të plotë në detyrë, Mahmood zbuloi se po zhvillonte bisedime me aleatët e Britanisë në grupin “Five Eyes”, Amerikën, Australinë, Zelandën e Re dhe Kanadanë, për veprime të koordinuara kundër migracionit të parregullt.

“Për ne, kjo mund të nënkuptojë edhe pezullimin e vizave në të ardhmen”, u tha ajo medieve  në një takim me ministrat e aleancës në Londër.

“Ne presim që vendet të bashkëpunojnë, të respektojnë rregullat, dhe nëse një nga qytetarët tuaj nuk ka të drejtë të qëndrojë në vendin tonë, ju duhet ta pranoni atë mbrapsht”, shtoi ajo.

Njoftimi i saj vjen pas një zotimi të Reform UK për të përdorur një kombinim stimujsh financiarë dhe sanksionesh, përfshirë kufizimet e mundshme të vizave, për të siguruar marrëveshje kthimi si pjesë e angazhimit për të deportuar 600 000 persona brenda pesë viteve.

Mahmood nguli këmbë se kjo ishte “një qeveri laburiste me një politikë laburiste” dhe se propozimi kishte qenë në shqyrtim “prej disa kohësh”.

“Si ministre e Brendshme, unë kam një prioritet. Duhet të siguroj kufijtë tanë dhe do të bëj gjithçka që duhet për ta përmbushur këtë detyrë”, përfundoi ajo.  /Ad.Ab./

The post LONDËR – BM-ja mund të pezullojë vizat për marrëveshje kthimi të migrantëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA pezullon dhënien e vizave për të gjithë mbajtësit e pasaportave palestineze

1 September 2025 at 08:49

Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar miratimin e vizave për thuajse të gjithë qytetarët që mbajnë pasaportë palestineze, raportoi të dielën gazeta The New York Times, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar. Kufizimet e reja shkojnë përtej masave që kishte vendosur më herët administrata e presidentit Donald Trump ndaj vizitorëve nga Gaza. Sipas raportimit, kjo nismë do […]

The post SHBA pezullon dhënien e vizave për të gjithë mbajtësit e pasaportave palestineze appeared first on BoldNews.al.

KOPENHAGË – BE: SHBA të rishqyrtojë ndalimin e vizave për zyrtarët palestinezë

30 August 2025 at 17:27

KOPENHAGË, 30 gusht /ATSH-DPA/ – Bashkimi Evropian po i kërkon Shteteve të Bashkuara të rishqyrtojnë heqjen e vizave të hyrjes për zyrtarët palestinezë përpara Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork muajin e ardhshëm.

“Ne të gjithë kërkojmë që ky vendim të rishqyrtohet”, tha kryediplomatja e BE-së Kaja Kallas pas një takimi të ministrave të Jashtëm të bllokut në Kopenhagë.

Departamenti i Shtetit i SHBA-së tha të premten se “po mohon dhe revokon vizat për anëtarët e Organizatës për Çlirimin e Palestinës dhe Autoritetit Palestinez”.

Departamenti i Shtetit i konfirmoi dpa-së se presidenti i AP-së Mahmoud Abbas dhe rreth 80 përfaqësues të tjerë të AP-së janë të prekur.

Vizat ekzistuese janë revokuar dhe nuk do të lëshohen viza të reja.

Kufizimet e reja e bëjnë një vizitë të Abbasit në OKB shumë të pamundur.

Selia e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork ndodhet në territor me status të veçantë që teknikisht nuk është pjesë e SHBA-së, por nuk ka aeroportin e vet, kështu që delegacionet e huaja duhet së pari të hyjnë në tokën amerikane para se të udhëtojnë atje, gjë që është e pamundur pa vizë./  a.jor.

The post KOPENHAGË – BE: SHBA të rishqyrtojë ndalimin e vizave për zyrtarët palestinezë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ambasada e SHBA në Tiranë mesazh për qytetarët: Standarde të larta kontrolli mbi vizat

30 August 2025 at 13:34

TIRANË, 30 gusht /ATSH/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ka shpërndarë një mesazh të rëndësishme për qytetarët në lidhje me politikën e vizave amerikane.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada thekson angazhimin e saj në mbrojtjen e sigurisë kombëtare të Amerikës dhe ruajtjen e standardeve të larta në procesin e dhënies së vizave.

Në mesazh theksohet se SHBA mirëpret dhe mbështet udhëtarët e ligjshëm që duan të vizitojnë SHBA-në.

“Ne po mbrojmë Amerikën dhe mirëpresim udhëtarët e ligjshëm. Ne ruajmë standardet më të larta të kontrollit në procesin e vizave amerikane dhe përshtatemi ndaj kërcënimeve të reja përmes një bashkëpunimi të ngushtë ndërmjet agjencive së qeverisë së Shteteve të Bashkuara”, thuhet në mesazhin e tyre.

/gj.m/j.p/

The post Ambasada e SHBA në Tiranë mesazh për qytetarët: Standarde të larta kontrolli mbi vizat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

UASHINGTON – SHBA kufizon kohëzgjatjen e vizave për studentët dhe gazetarët

28 August 2025 at 11:56

UASHINGTON, 28 gusht /ATSH-DPA/ – Qeveria e SHBA-së planifikon të reduktojë periudhën e vlefshmërisë së vizave për studentët dhe gazetarët.

”Vizat e tipit F, që lejon studentët e huaj të qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara, tani do të jenë të vlefshme për maksimumi katër vjet”, njoftoi Departamenti i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së.

Aktualisht, studentët marrin vizë për kohëzgjatjen e programit të tyre akademik, që mund të zgjasë deri në pesë vjet në rastin e doktoraturës.

Propozimi i administratës së presidentit Donald Trump përfshin gjithashtu kufizimin e vlefshmërisë së vizave për profesionistët e mediave deri në 240 ditë.

Sipas raportimeve, vizat për gazetarët mund të zgjaten deri në 240 ditë, por nuk duhet të jenë të vlefshme më gjatë sesa koha e detyrës gazetareske.

Zgjatjet do të kërkojnë aplikim pranë Shërbimit të Shtetësisë dhe Emigracionit të SHBA-së (USCIS), duke përfshirë kontrolle më të thelluara.

Kohët e fundit, për shembull, gazetarëve nga Gjermania u ishin lëshuar viza me vlefshmëri deri në pesë vjet.

”Për shumë kohë, administratat e mëparshme kanë lejuar që studentët e huaj dhe mbajtës të tjerë vizash të qëndrojnë praktikisht pa kufij në SHBA, duke rrezikuar sigurinë, duke shpenzuar fonde të konsiderueshme të taksapaguesve dhe duke u sjellë në disavantazh qytetarëve amerikanë”, tha Departamenti i Sigurisë Kombëtare.

Rregulli i synuar ka për qëllim të parandalojë abuzimin dhe të mundësojë autoriteteve të monitorojnë më mirë mbajtësit e vizave./  /Ad.Ab./

 

The post UASHINGTON – SHBA kufizon kohëzgjatjen e vizave për studentët dhe gazetarët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GJERMANI – Gjykata kërcënon qeverinë me gjobë për vizat e afganëve

21 August 2025 at 22:43

BERLIN, 21 gusht /ATSH-DPA/  – Qeveria gjermane rrezikon një gjobë prej 10 000 eurosh në mosmarrëveshjen lidhur me dhënien e vizave për afganët që duan të hyjnë në Gjermani.

Gjykata Administrative e Berlinit vendosis ot se gjoba do të paguhet nëse brenda tre javësh nuk merret një vendim për aplikimet e dorëzuara nga dy familje afgane, tha një zëdhënëse e gjykatës.

Në një rast, gjoba e mundshme është 2 500 euro nëse nuk merret vendim deri më 10 shtator për atë familje, ndërsa në tjetrin është 10 000 euro. Gjykata theksoi se duhet merrt një vendim, por ai nuk ka pse të jetë domosdoshmërisht në favor të aplikuesve.

Ministria e Jashtme fillimisht nuk ishte e disponueshme për koment.

Çështja lidhet me programin federal të pranimit për afganët veçanërisht të rrezikuar, të cilin qeveria e re gjermane e pezulloi në fillim të majit. Aktualisht, Gjykata Administrative e Berlinit po trajton një numër rastesh të ngritura nga afganë që luftojnë për të marrë viza.

Më herët këtë javë, qeveria gjermane njoftoi se 211 persona nga programi i pranimit u deportuan së fundmi nga Pakistani drejt vendit të tyre të origjinës. Ministria e Jashtme tha se Pakistani kishte arrestuar rreth 450 persona nga ky program, ndërsa ambasada gjermane në Islamabad dhe Ministria arritën të siguronin lirimin e 245 prej tyre.

Deri tani, gjykatësit kanë urdhëruar qeverinë gjermane të lëshojë viza në 22 raste, ndërsa tre kërkesa për zbatim të vendimeve janë ende pezull.

Në total, mbi 2 000 afganë po presin të largohen drejt Gjermanisë në kuadër të programeve të ndryshme të pranimit. Ata janë ish-punonjës lokalë ose konsiderohen veçanërisht të rrezikuar. /Ad.Ab./

The post GJERMANI – Gjykata kërcënon qeverinë me gjobë për vizat e afganëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nga gomonia te vizat/ Shqiptarët ndryshojnë kurs, rënie rekord e azilkërkimeve në Britani

By: Elva
17 August 2025 at 20:45

Prej vitit 1998 Britania e Madhe është kthyer në destinacionin më të preferuar për emigrimin e shqiptarëve. Sot, jozyrtarisht, besohet se mbi 200 mijë shqiptarë jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, shumica nga Shqipëria, por edhe nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Megjithatë, shpallja e Shqipërisë si “vend i sigurt” nga qeveria britanike në vitin 2023 […]

The post Nga gomonia te vizat/ Shqiptarët ndryshojnë kurs, rënie rekord e azilkërkimeve në Britani appeared first on BoldNews.al.

Ambasada e Amerikës ka një njoftim për vizat: Ja çfarë ndryshon nga 2 shtatori

By: redi
8 August 2025 at 16:47

Nga data 2 shtator e këtij viti, do të ketë ndryshime në procedurën e aplikimit për vizë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ambasada e SHBA-së në Tiranë, njofton përmes rrjeteve sociale se të gjithë aplikantët për viza jo-emigruese, përfshirë edhe ata që kërkojnë rinovim, do të duhet të paraqiten për një intervistë me një zyrtar konsullor. ”Duke filluar nga data 2 shtator 2025…

Source

SHBA ndryshon procedurat për vizat jo-emigruese

TIRANË, 8 gusht/ATSH/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar një ndryshim të rëndësishëm në procedurat për aplikimet për viza jo-emigruese.

Duke filluar nga data 2 shtator 2025, të gjithë aplikantët për viza jo-emigruese në shumicën e kategorive, përfshirë edhe ata që po bëjnë rinovimin e vizës, do të jenë të detyruar të paraqiten për një intervistë me një zyrtar konsullor.

/a.f/

The post SHBA ndryshon procedurat për vizat jo-emigruese appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vizat për në SHBA/ DASH nuk fut Shqipërinë në listën e vendeve që paguajnë garanci

By: xhir jeta
7 August 2025 at 13:11

Shqipëria nuk preket nga projekti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili parashikon garanci deri në 15 mijë dollarë për marrjen e një vize turistike apo biznesi. Të paktën jo në këtë fazë të parë të implementimit të tij.

Në një njoftim të Departamentit të Shtetit thuhet se projekti pilot 12-mujor, që nis zbatimin më 20 gusht, do të zbatohet fillimisht për shtetasit nga Malaui dhe Zambia, dy shtete të Afrikës Jugore dhe Juglindore.

Burime për Abc Neës thanë se deri më tani në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme nuk ka asnjë njoftim zyrtar për këtë projekt pilot por më hyrjen në fuqi mund të ketë vende të tjera të cilat I shtohen listës.

Projekti i ri i vizave parashikon tre nivele garancie, 5 mijë, 10 mijë dhe 15 mijë euro, shifer e cila përcaktohet gjatë procesit të intervistimit nga stafet e ambasadave dhe në varësi të rrezikshmërisë për shkeljen e vizave.

Garancia nuk do të zbatohet për shtetasit e vendeve që marrin pjesë në programin e heqjes së vizave dhe mund të përjashtohet për të tjerët në varësi të rrethanave individuale të aplikantit. Kjo nuk është hera e parë që propozohen garancitë për vizat por në të shkuarën nuk janë zbatuar. Departamentin Amerikan të Shtetit e ka dekurajuar këtë kërkesë për shkak të procesit të ndërlikuar të depozitimit dhe kthimit të garancisë.

Megjithatë, ky qëndrim i mëparshëm nuk mbështetet nga ndonjë shembull apo dëshmi e kohëve të fundit, pasi garancitë për viza nuk janë kërkuar përgjithësisht në ndonjë periudhë të fundit.

Ky projekt pilot vjen në një kohë që administrata Trump ka shtuar rregullat për rinovimin e vizave ndërsa një raport i Departamentit për Sigurinë e Brendshme thotë se përgjatë 2023, 42 % e 11 milionë të huajve që hynë me vizë të rregullt me afat nuk u larguan më nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës./abcnews.al

❌
❌