❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Autori i masakrës në Australi nuk kishte luftuar në Gaza për IDF

16 December 2025 at 15:19

Pretendimi: Një nga autorët e sulmit terrorist të 14 dhjetorit 2025 në Australi, ishte një ushtar që shërbeu në Gaza

Verdikti: E paprovuar

——————————————————————-

Më 14 dhjetor 2025, të paktën 16 persona humbën jetën dhe 38 të tjerë u plagosën pasi dy persona të armatosur qëlluan me armë në një aktivitet që shënonte ditën e parë të festës hebraike Hanukkah në Bondi Beach, Australi.

Megjithëse kanë kaluar fare pak ditë nga sulmi terrorist, në rrjete sociale tragjedia ka nisur të frymëzojë keqinformim të shumëllojshëm.

Ndër të tjera, në rrjetet sociale, përfshi ato shqipfolëse, po qarkullon pretendimi se njëri nga autorët e dyshuar të masakrës, Naveed Akram, është një ushtar i forcave izraelite që kishte shërbyer në Gaza dhe ishte kthyer në Australi. Më tej, sulmi terrorist në një aktivitet hebraik, pretendohet se ishte organizuar për të implikuar në mënyrë të rreme myslimanët.

Megjithatë, nuk jepet asnjë provë, burim, apo referencë që e mbështet këtë pretendim të jashtëzakonshëm.

Komisioneri i Policisë së New South Wales, Mal Lanyon, tha se bëhet fjalë një sulm terrorist i kryer nga dy burra me lidhje familjare. Njëri prej tyre, 50-vjeçar, vdiq pasi u qëllua nga policia gjatë shkëmbimit të zjarrit që ndodhi gjatë sulmit, ndërsa tjetri, një burrë 24-vjeçar, u plagos rëndë dhe u arrestua nga policia.

Të dy burrat u identifikuan si Sajid Akram dhe djali i tij Naveed Akram, raportuan më vonë mediat australiane. Siç specifikuan më vonë autoritetet vendase, Sajid Akram kishte një leje të vlefshme për armëmbajtje, të marrë pas përmbushjes së kritereve të pranueshmërisë për një leje gjuetie, zyrtarisht e lidhur me gjashtë armë zjarri, katër prej të cilave u përdorën në sulm. Ai u zhvendos nga Pakistani në Australi në 1998 me një vizë studentore dhe ndërtoi familje në këtë vend.

Djali i tij, Naveed Akram, megjithatë, është një shtetas australian që punon si murator. Autoritetet e kanë identifikuar 24-vjeçarin si banor të periferisë perëndimore të Sidney, Bonnyrigg. Ai ndoqi shkollën e mesme Cabramatta, raportoi Sydney Morning Herald.

Sipas kryeministrit australian Anthony Albanese, Naveed Akram ishte vënë nën shqyrtim nga inteligjenca australiane në tetor 2019 për lidhjet e tij të dyshuara me njerëz të konsideruar të rrezikshëm, por nuk u gjet se ai përbënte një kërcënim. ABC News raportoi, duke cituar burime që kërkuan anonimitet, se në atë kohë, Naveed Akram ishte hetuar për lidhjet e tij të ngushta me një qelizë terroriste me bazë në Sydney të të ashtuquajturit Shtet Islamik (ISIS), dhe se policia beson se dy sulmuesit ishin besnikë ndaj ISIS. Deri më tani, nuk ka pasur konfirmim zyrtar të këtyre raporteve.

Si përfundim, nuk ka prova se Naveed Akram është një ushtar i ushtrisë izraelite që u kthye në Australi nga Gaza. 

The post Autori i masakrës në Australi nuk kishte luftuar në Gaza për IDF appeared first on Faktoje.al.

Ushtria izraelite do të shkatërrojë 25 ndërtesa banimi në kampin e Bregut Perëndimor

By: Rovena
15 December 2025 at 15:44

Ushtria izraelite do të shembë 25 ndërtesa banimi në kampin e refugjatëve Nur Shams në Bregun Perëndimor veriperëndimor më vonë këtë javë, thanë autoritetet lokale për AFP të hënën.

Abdallah Kamil, guvernator i Tulkarem ku ndodhet Nur Shams, i tha AFP-së se ishte informuar për prishjen e planifikuar nga organi i ministrisë së mbrojtjes izraelite COGAT.

COGAT, i cili është përgjegjës për koordinimin e çështjeve civile në territoret palestineze të pushtuara nga Izraeli, nuk iu përgjigj kërkesave të AFP-së për koment.

Ushtria izraelite do tĂ« shkatĂ«rrojĂ« 25 ndĂ«rtesa banimi nĂ« kampin e Bregut PerĂ«ndimor – thonĂ« autoritetet lokale

15 December 2025 at 14:43


Ushtria izraelite do të shembë 25 ndërtesa banimi në kampin e refugjatëve Nur Shams në Bregun Perëndimor veriperëndimor më vonë këtë javë, thanë autoritetet lokale për AFP të hënën.

Abdallah Kamil, guvernator i Tulkarem ku ndodhet Nur Shams, i tha AFP-së se ishte informuar për prishjen e planifikuar nga organi i ministrisë së mbrojtjes izraelite COGAT.

COGAT, i cili është përgjegjës për koordinimin e çështjeve civile në territoret palestineze të pushtuara nga Izraeli, nuk iu përgjigj kërkesave të AFP-së për koment.

Faisal Salama, kreu i komitetit popullor për kampin Tulkarem, i cili ndodhet pranë Nur Shams, theksoi se urdhri i prishjes do të prekë 25 ndërtesa që mbajnë deri në 100 apartamente familjare.

Në fillim të vitit 2025, ushtria izraelite nisi një operacion të gjerë dhe ende në vazhdim, i cili, sipas saj, synon zhdukjen e grupeve të armatosura palestineze nga kampet e refugjatëve në Bregun Perëndimor verior - duke përfshirë kampet Nur Shams, Tulkarem dhe Jenin.

Operacioni zhvendosi të gjithë banorët dhe më shumë se 30,000 ende nuk janë kthyer në shtëpi.

Gjatë operacionit, Izraeli ka shkatërruar qindra shtëpi në rrjetin e dendur të rrugicave që përbëjnë kampet për të krijuar akses të lehtë për trupat e tij të stacionuara brenda. /Telegrafi/

Ushtria izraelite gjen nëntë trupa të anëtarëve të Hamasit brenda një tuneli në Rripin e Gazës

By: M C
28 November 2025 at 16:48

Ushtria izraelite ka njoftuar sot se ka gjetur trupat e nëntë militantëve palestinezë, të cilët u vranë së fundmi në operacionet e saj për të eliminuar rrjetin e tuneleve në Rripin jugor të Gazës.

“GjatĂ« operacioneve nĂ« sektorin lindor tĂ« Rafah, ushtarĂ«t gjetĂ«n nĂ«ntĂ« terroristĂ« tĂ« tjerĂ« qĂ« ishin neutralizuar brenda infrastrukturĂ«s nĂ«ntokĂ«sore terroriste. Deri mĂ« tani, mĂ« shumĂ« se 30 terroristĂ« qĂ« u pĂ«rpoqĂ«n tĂ« shpĂ«tonin pĂ«rmes kĂ«tyre tuneleve janĂ« neutralizuar” tha ushtria izraelite nĂ« njĂ« deklaratĂ«.

Njoftimi erdhi ndërsa disa negociata ishin duke u zhvilluar për fatin e dhjetëra militantëve të Hamasit, të cilët kanë qenë të bllokuar për javë të tëra në tunele në zonat e Rripit të Gazës të kontrolluara nga ushtria izraelite.

Dje, duke pranuar për herë të parë situatën e zbuluar më parë këtë muaj nga i dërguari special i SHBA-së Steve Witkoff, Hamasi u kërkoi vendeve ndërmjetëse të ushtronin presion mbi Izraelin që të lejonte luftëtarët e tij të dilnin nga tunelet në mënyrë të sigurt.

Mediat e huaja shkruajnĂ« se sipas kushteve tĂ« armĂ«pushimit tĂ« arritur midis Izraelit dhe Hamasit, nĂ«n presionin e SHBA-sĂ«, i cili hyri nĂ« fuqi mĂ« 10 tetor, ushtria izraelite u tĂ«rhoq pĂ«rtej vijĂ«s sĂ« verdhĂ« brenda GazĂ«s, qĂ« do tĂ« thotĂ« se ajo ende kontrollon mĂ« shumĂ« se 50% tĂ« enklavĂ«s palestineze. Sipas njĂ« burimi nga njĂ« prej vendeve ndĂ«rmjetĂ«suese, SHBA-tĂ«, Katari, Egjipti dhe Turqia po punojnĂ« pĂ«r njĂ« kompromis qĂ« do t’u lejonte luftĂ«tarĂ«ve tĂ« Hamasit tĂ« tĂ«rhiqeshin nga tunelet pas vijĂ«s sĂ« verdhĂ«, pranĂ« Rafah.

“Propozimi aktual u ofron atyre kalim tĂ« sigurt nĂ« zonat qĂ« nuk kontrollohen nga Izraeli, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« sigurohet qĂ« (çështja) tĂ« mos bĂ«het njĂ« pikĂ« fĂ«rkimi qĂ« çon nĂ« shkelje tĂ« reja tĂ« armĂ«pushimit ose nĂ« shembjen e tij”, theksoi burimi.

Sipas një zyrtari të Hamasit në Gaza, 60 deri në 80 luftëtarë të organizatës palestineze mbeten në tunelet nën Rafah. Armëpushimi mbetet veçanërisht i brishtë, me të dyja palët që akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje çdo ditë, ndërsa Rripi i Gazës i shkatërruar nga operacionet ushtarake izraelite, mbetet i zhytur në një krizë të rëndë humanitare.

The post Ushtria izraelite gjen nëntë trupa të anëtarëve të Hamasit brenda një tuneli në Rripin e Gazës appeared first on Albeu.com.

Pati edhe hedhje karrigesh – pamje tĂ« njĂ« pĂ«rplasjeje tĂ« dhunshme midis ushtarĂ«ve nĂ« njĂ« bazĂ« nĂ« Izrael

19 November 2025 at 22:57


Ushtarët e Brigadës Givati të ushtrisë izraelite dhe inxhinierët luftarakë janë përfshinë në një përleshje.

Dhe sipas mediave tĂ« huaja, pĂ«rcjell Telegrafi, bĂ«het fjalĂ« pĂ«r njĂ« pĂ«rleshje nĂ« njĂ« sallĂ« ngrĂ«nieje nĂ« njĂ« bazĂ« veriore, qĂ« pĂ«rfshinte hedhje karrigesh dhe goditje – pamje tĂ« sĂ« cilĂ«s janĂ« publikuar nĂ« media sociale.

Siç bëhet e ditur më tej, bëhet fjalë për një incident që ndodhi të dielën.

Sipas raportimeve, përleshja fizike fillimisht filloi si një grindje verbale.

Pamjet tregojnë ushtarë që hedhin karrige drejt njëri-tjetrit, qëndrojnë mbi tavolina dhe godasin njëri-tjetrin.

Disa ushtarë u përpoqën të ndanin ata që ziheshin.

đŸššđŸ‡źđŸ‡± Breaking from the IDF cafeteria:
Givati troops and Engineering Corps soldiers ended up brawling over dinner, leaving multiple injuries.

If they can’t control their own soldiers at the lunch table
 how exactly are they winning any war? pic.twitter.com/qw3O9TKvsz
— SilencedSirs◌ (@SilentlySirs) November 18, 2025

IDF tha se e konsideron incidentin si serioz, duke theksuar se "nuk pasqyron vlerat e IDF ose atë që pritet nga ushtarët dhe komandantët e IDF".

Incidenti po hetohet, sipas ushtrisë.

"NĂ« pĂ«rfundim tĂ« tij, do tĂ« merren masa komanduese dhe disiplinore nĂ« pĂ«rputhje me gjetjet”.

"IDF dënon çdo sjellje të dhunshme dhe do të vazhdojë të mbështesë disiplinën, etikën dhe profesionalizmin në çdo kohë", ka përfunduar deklarata e ushtrisë izraelite. /Telegrafi/

Ushtria izraelite: Trupat e dy pengjeve i dorëzohen Kryqit të Kuq, ndërsa pritet të lirohen edhe dy të tjerë

By: Rovena
13 October 2025 at 17:33

Ushtria izraelite thotĂ« se eshtrat e dy pengjeve tĂ« vdekur i janĂ« dorĂ«zuar Kryqit tĂ« Kuq nĂ« Gaza. Aty thuhet se transferimi i dy arkivoleve tĂ« tjera “do tĂ« vazhdojĂ«â€, duke shtuar se Hamasi “duhet tĂ« pĂ«rmbushĂ« marrĂ«veshjen dhe tĂ« bĂ«jĂ« pĂ«rpjekjet e nevojshme pĂ«r tĂ« kthyer tĂ« gjithĂ« tĂ« rĂ«nĂ«t”.

Më parë, Brigadat e armatosura al-Qassam të Hamasit thanë se trupat e katër pengjeve do të dorëzoheshin sot si pjesë e shkëmbimit të të burgosurve me Izraelin.

Kjo shkaktoi kritika nga Izraeli, me ministrin e mbrojtjes Izrael Katz qĂ« akuzoi Hamasin se ka treguar njĂ« “dĂ«shtim nĂ« pĂ«rmbushjen e angazhimeve”.

Sipas planit tĂ« paqes tĂ« Trump, Hamasit i kĂ«rkohej tĂ« lironte tĂ« gjithĂ« pengjet, tĂ« gjallĂ« dhe tĂ« vdekur, brenda 72 orĂ«ve nga pĂ«rfundimi i luftimeve – njĂ« afat qĂ« skadoi rreth mesditĂ«s sĂ« sotme. 

Hamasi ka lënë të kuptohet se gjetja e trupave të disa pengjeve të vdekur mund të zgjasë më shumë, pasi jo të gjitha vendet e varrimit janë të njohura. 

Palestina përshëndet përpjekjet e Trumpit për paqe, konfirmon gatishmërinë për bashkëpunim me SHBA-në

By: Fax Web
30 September 2025 at 11:32

Palestina pĂ«rshĂ«ndeti pĂ«rpjekjet e presidentit tĂ« SHBA-sĂ«, Donald Trump pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s nĂ« Rripin e GazĂ«s, duke pĂ«rsĂ«ritur angazhimin e saj pĂ«r tĂ« punuar me Washingtonin dhe palĂ«t e tjera tĂ« pĂ«rfshira pĂ«r tĂ« arritur paqen. TĂ« hĂ«nĂ«n, Trump njoftoi njĂ« plan 20-pikĂ«sh pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s sĂ« Izraelit nĂ« Rripin e GazĂ«s sĂ« rrethuar gjatĂ« njĂ« konference pĂ«r media me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

Plani pĂ«rfshin lirimin e robĂ«rve izraelitĂ« nĂ« kĂ«mbim tĂ« njĂ« numri tĂ« burgosurish palestinezĂ«, çarmatimin e plotĂ« tĂ« Hamasit dhe formimin e njĂ« komiteti palestinez teknokratik dhe apolitik pĂ«r tĂ« qeverisur enklavĂ«n. “Shteti i PalestinĂ«s mirĂ«pret pĂ«rpjekjet e sinqerta dhe tĂ« vendosura tĂ« presidentit Donald J. Trump pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s nĂ« Gaza dhe pohon besimin e tij nĂ« aftĂ«sinĂ« e tij pĂ«r tĂ« gjetur njĂ« rrugĂ« drejt paqes”, citoi agjencia zyrtare palestineze e lajmeve Wafa njĂ« deklaratĂ« tĂ« presidencĂ«s.

Presidenca theksoi rĂ«ndĂ«sinĂ« e partneritetit me Washingtonin nĂ« arritjen e paqes rajonale dhe rinovoi “angazhimin e saj tĂ« pĂ«rbashkĂ«t pĂ«r tĂ« punuar me SHBA-nĂ«, shtetet rajonale dhe partnerĂ«t pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s nĂ« Gaza pĂ«rmes njĂ« marrĂ«veshjeje gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se”. Sipas deklaratĂ«s, kĂ«rkohet marrĂ«veshje gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se pĂ«r tĂ« siguruar shpĂ«rndarjen e mjaftueshme tĂ« ndihmĂ«s humanitare nĂ« Gaza, lirimin e pengjeve izraelite dhe tĂ« burgosurve palestinezĂ«, krijimin e mekanizmave pĂ«r tĂ« mbrojtur popullin palestinez dhe tĂ«rheqjen e plotĂ« tĂ« Izraelit nga Rripi i GazĂ«s.

“Kjo do tĂ« siguronte bashkimin e tokĂ«s dhe institucioneve palestineze nĂ« Rripin e GazĂ«s dhe Bregun PerĂ«ndimor, pĂ«rfshirĂ« Kudsin Lindor, do t’i jepte fund pushtimit dhe do tĂ« hapte rrugĂ«n drejt njĂ« paqeje tĂ« drejtĂ« bazuar nĂ« zgjidhjen me dy shtete, me shtetin e pavarur dhe sovran tĂ« PalestinĂ«s qĂ« jeton krah pĂ«r krah me shtetin e Izraelit nĂ« siguri, paqe dhe fqinjĂ«si tĂ« mirĂ«, nĂ« pĂ«rputhje me legjitimitetin ndĂ«rkombĂ«tar”, shtoi deklarata. Ushtria izraelite ka vrarĂ« mbi 66 mijĂ« palestinezĂ«, shumica prej tyre gra dhe fĂ«mijĂ«, nĂ« Rripin e GazĂ«s qĂ« nga tetori i vitit 2023. Bombardimet e pamĂ«shirshme e kanĂ« bĂ«rĂ« enklavĂ«n tĂ« pabanueshme dhe kanĂ« çuar nĂ« zi buke.

FOTO/ Ushtria izraelite shkatërron një ndërtesë të lartë në Gaza

By: Elva
28 September 2025 at 22:10

Ushtria izraelite ka bombarduar Kullën e Mekës, një ndërtesë shumëkatëshe në Gaza, duke regjistruar momentin në një video që u bë virale në rrjetet sociale. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite lëshoi një urdhër urgjent për evakuimin e detyruar të banorëve nga lagjet Remal, Sabra, zona e portit dhe pjesë të Rrugës Beirut në qytetin e Gazës. [
]

The post FOTO/ Ushtria izraelite shkatërron një ndërtesë të lartë në Gaza appeared first on BoldNews.al.

Tanket izraelite hyjnë më thellë në Gaza, mjekët thonë se shumë të plagosur mbeten të bllokuar

28 September 2025 at 14:15


Tanket izraelite u zhvendosën më thellë në lagjet e banimit të Qytetit të Gazës të dielën, ndërsa autoritetet lokale shëndetësore thanë se nuk kanë qenë në gjendje t'u përgjigjen dhjetëra thirrjeve të dëshpëruara, duke shprehur shqetësim për fatin e banorëve në zonat e synuara.

Dëshmitarët dhe mjekët thanë se tanket izraelite kishin thelluar inkursionet e tyre në lagjet Sabra, Tel Al-Hawa, Sheikh Radwan dhe Al-Naser, duke u afruar në zemër dhe zonat perëndimore të Qytetit të Gazës, ku qindra mijëra njerëz janë strehuar.

Ushtria izraelite nisi ofensivën e saj tokësore për të cilën kishte kërcënuar prej kohësh në Qytetin e Gazës më 16 shtator pas javësh sulmesh intensifikuese në qendrën urbane, duke detyruar qindra palestinezë të largohen, megjithëse shumë ende mbeten aty.

Ndërkohë, Hamasi, të cilit Izraeli i ka kërkuar të dorëzohet, tha të dielën se nuk kishte marrë një propozim të ri nga ndërmjetësit, pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump theksoi të premten se "një marrëveshje për Gazën" dukej e mundshme.

Trump është planifikuar të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë të hënën.

Një zëdhënës i Ambasadës Amerikane në Izrael bëri të ditur veçmas se ambasadori Mike Huckabee do të udhëtonte për në Egjipt për t'u takuar me zyrtarët egjiptianë "si pjesë e konsultimeve të rregullta diplomatike të zhvilluara midis ambasadave amerikane në rajon".

Egjipti është ndër ata që ndërmjetësojnë midis Izraelit dhe Hamasit.

Shërbimi i Emergjencave Civile në Gaza tregoi të shtunën vonë se Izraeli kishte refuzuar 73 kërkesa, të dërguara nëpërmjet organizatave ndërkombëtare, për të shpëtuar palestinezët e plagosur në Qytetin e Gazës.

Autoritetet izraelite nuk kishin asnjë koment të menjëhershëm e ushtria më parë tha se forcat po zgjeronin operacionet në qytet dhe se pesë militantë që qëlluan një raketë antitank drejt trupave izraelite ishin vrarë nga forcat ajrore izraelite.

Rrethimi ushtarak i Izraelit ka shkaktuar një katastrofë humanitare në të gjithë Gazën.

Programi Botëror i Ushqimit vlerëson se midis 350,000 dhe 400,000 palestinezë janë larguar nga Qyteti i Gazës që nga muaji i kaluar, megjithëse qindra mijëra mbeten aty.

Ushtria izraelite vlerëson se rreth një milion palestinezë ishin në Qytetin e Gazës në gusht.

Izraeli filloi sulmin e tij në Gaza gati dy vjet më parë pasi një sulm i udhëhequr nga Hamasi vrau rreth 1,200 persona, me 251 të marrë peng, sipas llogaritjeve izraelite.

Që atëherë, forcat izraelite kanë vrarë më shumë se 66,000 palestinezë në enklavë, sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës, kanë zhvendosur të gjithë popullsinë dhe kanë paralizuar sistemin shëndetësor të territorit. /Telegrafi/

Operacioni ushtarak/ Ushtria izraelite: 700 mijë palestinezë kanë ikur nga Gaza

25 September 2025 at 21:40

Ushtria izraelite deklaroi se 700,000 palestinezë kanë ikur nga qyteti i Gazës në pjesën jugore të enklavës palestineze që nga fundi i gushtit. Forcat ushtarake izraelite nisën një ofensivë tokësore në të gjithë zonën, me qëllim shkatërrimin e Hamasit .

Ushtria izraelite nisi një operacion më të gjerë më 16 shtator kundër qytetit të Gazës, qendrës më të madhe urbane në enklavën palestineze, me qëllim shkatërrimin e asaj që ajo e paraqet si fortesën e fundit të madhe të organizatës islamiste palestineze Hamas, sulmi i përgjakshëm i së cilës ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, nisi luftën.

Operacionet izraelite kundër Gazës kanë vrarë 65,502 persona, shumica e të cilëve civilë, sipas shifrave të dhëna nga Ministria e Shëndetësisë e qeverisë së Hamasit.

Ushtria izraelite e nis ofensivën tokësore në Qytetin e Gazës

By: Elva
16 September 2025 at 15:30

Ushtria izraelite e ka nisur tĂ« martĂ«n ofensivĂ«n tokĂ«sore nĂ« Qytetin e GazĂ«s, duke u futur dalĂ«ngadalĂ« nĂ« qytetin mĂ« tĂ« madh tĂ« territorit palestinez, nĂ« tĂ« cilin janĂ« rrĂ«nuar tashmĂ« blloqe tĂ« tĂ«ra ndĂ«rtesash gjatĂ« luftĂ«s mes Izraelit dhe Hamasit – grupit tĂ« shpallur organizatĂ« terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Kjo [
]

The post Ushtria izraelite e nis ofensivën tokësore në Qytetin e Gazës appeared first on BoldNews.al.

Izraeli ka kryer gjenocid nĂ« Gaza – thotĂ« njĂ« komision hetimor i OKB-sĂ«

16 September 2025 at 10:16


Një komision hetimor i Kombeve të Bashkuara thotë se Izraeli ka kryer gjenocid kundër palestinezëve në Gaza.

Një raport i ri thotë se ka baza të arsyeshme për të arritur në përfundimin se katër nga pesë aktet gjenocidale të përcaktuara sipas ligjit ndërkombëtar janë kryer që nga fillimi i luftës me Hamasin në vitin 2023: vrasja e anëtarëve të një grupi, shkaktimi i dëmtimeve të rënda trupore dhe mendore, shkaktimi i qëllimshëm i kushteve të llogaritura për të shkatërruar grupin dhe parandalimi i lindjeve.

Ai citon deklaratat e udhëheqësve izraelitë dhe modelin e sjelljes nga forcat izraelite si prova të qëllimit gjenocidal, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ministria e jashtme e Izraelit tha se kategorikisht e hodhi poshtë raportin, duke e denoncuar atë si "të shtrembëruar dhe të rremë".

Një zëdhënës akuzoi tre ekspertët në komision se shërbejnë si "përfaqësues të Hamasit" dhe mbështeten "tërësisht në gënjeshtrat e Hamasit, të shpëlara dhe të përsëritura nga të tjerët" që "tashmë ishin hedhur poshtë plotësisht".

"Në kontrast të plotë me gënjeshtrat në raport, Hamasi është pala që tentoi gjenocid në Izrael - duke vrarë 1,200 njerëz, duke përdhunuar gra, duke djegur familje të gjalla dhe duke deklaruar hapur qëllimin e saj për të vrarë çdo hebre", shtuan ata.

Ushtria izraelite nisi një fushatë në Gaza në përgjigje të sulmit të paprecedentë të udhëhequr nga Hamasi në Izraelin jugor më 7 tetor 2023, në të cilin u vranë rreth 1,200 njerëz dhe 251 u morën peng.

Në anën tjetër, të paktën 64,905 njerëz janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza që atëherë, sipas ministrisë së shëndetësisë të territorit të drejtuar nga Hamasi.

Shumica e popullsisĂ« Ă«shtĂ« zhvendosur gjithashtu vazhdimisht; mĂ« shumĂ« se 90% e shtĂ«pive vlerĂ«sohet tĂ« jenĂ« dĂ«mtuar ose shkatĂ«rruar; sistemet e kujdesit shĂ«ndetĂ«sor, ujit, kanalizimeve dhe higjienĂ«s janĂ« shembur; dhe ekspertĂ«t e sigurisĂ« ushqimore tĂ« mbĂ«shtetur nga OKB-ja kanĂ« shpallur “zi buke” nĂ« Qytetin e GazĂ«s.

Komisioni i Pavarur Ndërkombëtar i Hetimit mbi Territorin e Pushtuar Palestinez u krijua nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut në vitin 2021 për të hetuar të gjitha shkeljet e supozuara të ligjit ndërkombëtar humanitar dhe të të drejtave të njeriut. /Telegrafi/

Ushtria izraelite vret futbollistin e vogël palestinez dhe 14 anëtarë të familjes së tij në një sulm në Gaza

By: V K
14 September 2025 at 07:46

“Ushtria izraelite ka vrarĂ« fĂ«mijĂ«n Mohammed Ramez Al-Sultan, lojtar i Al-Hilal Sports Club, sĂ« bashku me 14 anĂ«tarĂ« tĂ« familjes sĂ« tij, nĂ« njĂ« sulm qĂ« kishte si objektiv banesĂ«n e tyre tĂ« premten” nĂ« Rripin e GazĂ«s.

Këtë e ka raportuar në rrjetet sociale Federata Palestineze e Futbollit. Sipas Al Jazeera, të paktën 11 persona janë vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga mëngjesi i sotëm.

Një njoftim urgjent për evakuim për banorët e qytetit të Gazës, është publikuar në rrjetet sociale nga zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), në veçanti për zonën e kullës Burj Al-Nur dhe tendave përreth në rrugën Safed.

Ushtria izraelite bĂ«ri tĂ« ditur mĂ« pas se ka goditur kullĂ«n, duke pretenduar se ajo ishte “e pĂ«rdorur nga organizata terroriste Hamas nĂ« zonĂ«n e qytetit tĂ« GazĂ«s” dhe se ndĂ«rtesa pĂ«rmbante infrastrukturĂ« ushtarake tĂ« organizatĂ«s.

“Organizatat terroriste nĂ« Rripin e GazĂ«s shkelin sistematikisht tĂ« drejtat ndĂ«rkombĂ«tare, duke pĂ«rdorur struktura civile pĂ«r qĂ«llime ushtarake dhe duke vepruar qĂ«llimisht nĂ« mesin e popullsisĂ« civile”, shkroi IDF nĂ« rrjetet sociale.

Ushtria izraelite gjithashtu, deklaroi se mĂ« shumĂ« se 250.000 njerĂ«z kanĂ« braktisur qytetin e GazĂ«s pĂ«r t’u zhvendosur nĂ« pjesĂ« tĂ« tjera tĂ« territorit gjatĂ« javĂ«ve tĂ« fundit, qĂ« kur ka intensifikuar ofensivĂ«n ndaj qendrĂ«s mĂ« tĂ« madhe urbane tĂ« GazĂ«s.

“Sipas vlerĂ«simeve tĂ« IDF, mĂ« shumĂ« se njĂ« çerek milioni banorĂ« tĂ« qytetit tĂ« GazĂ«s janĂ« larguar nga qyteti pĂ«r sigurinĂ« e tyre”, deklaroi zĂ«dhĂ«nĂ«si nĂ« gjuhĂ«n arabe i ushtrisĂ«, koloneli Avichay Adraee, nĂ« platformĂ«n X.

Sipas një analize të CNN, në javët që pasuan shpalljen e Izraelit për të marrë kontrollin e qytetit të Gazës, ushtria izraelite ka shkatërruar ose dëmtuar më shumë se 1.800 ndërtesa brenda dhe përreth qytetit.

Pamjet satelitore tĂ« marra nga Planet Labs mĂ« 5 shtator tregojnĂ« pĂ«r shkatĂ«rrime nĂ« shkallĂ« tĂ« gjerĂ«, kryesisht ndĂ«rtesa banimi, nĂ« krahasim me pamjet e 9 gushtit – njĂ« ditĂ« pas miratimit tĂ« ofensivĂ«s sĂ« re nga Izraeli.

Shumica e shkatërrimeve duket se janë përqendruar në zonën Zeitoun, në jug të qendrës së qytetit. Në fillim të shtatorit, ushtria izraelite u tërhoq nga lagjja dhe hodhi në erë një shkollë që e kishte përdorur si bazë.

Ndërmjet 9 dhe 17 gushtit, ushtria gjithashtu ka shkatërruar pjesë të lagjes Al-Tuffah, në lindje të qytetit të Gazës, ku ishin strehuar mijëra palestinezë të zhvendosur.

Në veri të qytetit të Gazës, në Jabalya, ushtria izraelite ka rrafshuar më shumë se 750 ndërtesa, sipas analizës. Pamjet satelitore të bëra midis 9 gushtit dhe 5 shtatorit tregojnë se pjesa dërrmuese e shkatërrimit nuk është shkaktuar nga sulme ajrore apo luftime, por nga shkatërrime të ngadalta të kryera nga ushtria izraelite, bllok pas blloku, me eskavatorë dhe buldozerë.

NjĂ« pamje e bĂ«rĂ« mĂ« 19 gusht tregon eskavatorĂ« dhe buldozerĂ« izraelitĂ« qĂ« shkatĂ«rrojnĂ« ndĂ«rtesa nĂ« Zeitoun. NjĂ« ditĂ« mĂ« pas, njĂ« tjetĂ«r pamje i tregon 300 metra mĂ« thellĂ« nĂ« lagje, duke lĂ«nĂ« pas 26 ndĂ«rtesa tĂ« tjera tĂ« rrafshuara dhe gjurmĂ«t e zinxhirĂ«ve tĂ« makinave tĂ« rĂ«nda – qĂ« janĂ« bĂ«rĂ« tashmĂ« pjesĂ« e peizazhit tĂ« GazĂ«s.

Më 25 gusht, të paktën 16 eskavatorë janë të dukshëm pranë bazës së IDF në Zeitoun, me shkatërrime në vazhdim afër saj.

Ndër 5 dhe 8 shtator, pesë rrokaqiej janë bombarduar, sipas Mahmoud Basal, zëdhënës i Mbrojtjes Civile të Gazës.

“NĂ« total, ato pĂ«rmbanin 209 apartamente, secila me tĂ« paktĂ«n 20 persona gjatĂ« kĂ«saj gjendjeje emergjente – pra mbi 4.100 fĂ«mijĂ«, gra dhe tĂ« moshuar qĂ« kanĂ« mbetur pa strehĂ«â€, deklaroi ai pĂ«r CNN.

Sidoqoftë, thekson rrjeti amerikan, edhe para se kabineti i sigurisë izraelite të njoftonte planet për ofensivën në qytetin e Gazës, shkatërrimet tashmë ishin të dukshme dhe të thella.

Televizioni publik izraelit Kan raporton se mbrëmë Hamas ka informuar një grup të ngushtë komandantësh për rezultatin e sulmit izraelit në Doha.

NjĂ« burim palestinez i afĂ«rt me organizatĂ«n deklaroi: “Kemi marrĂ« informacion nga Hamas se Khalil al-Hayya ka mbetur i plagosur nĂ« sulmin izraelit”.

Sipas burimit, sĂ« bashku me al-Hayya, tĂ« paktĂ«n dy zyrtarĂ« tĂ« tjerĂ« tĂ« lartĂ« janĂ« plagosur. Por ai sqaroi: “AsnjĂ« anĂ«tar i udhĂ«heqjes nuk Ă«shtĂ« vrarĂ« nĂ« sulm”.

Gjithashtu, nuk është bërë publike natyra apo shkalla e plagëve të al-Hayya.

Kur të martën Izraeli njoftoi se kishte kryer një sulm kundër drejtuesve të Hamasit në Katar, një agjenci e sigurisë mungonte dukshëm në deklaratat zyrtare: Mossad-i.

Sipas Washington Post, kjo sepse agjencia e inteligjencës izraelite kishte refuzuar të kryente një plan të hartuar javë më parë për të përdorur agjentë në terren për të vrarë udhëheqësit e Hamasit.

Sipas dy izraelitëve në dijeni të çështjes, drejtori i Mossad-it, David Barnea, i ishte kundërvënë ekzekutimit të operacionit, pjesërisht sepse një veprim i tillë mund të kompromentonte marrëdhëniet që ai dhe agjencia kishin ndërtuar me autoritetet katariote, të cilat pritnin Hamasin dhe po ndërmjetësonin negociatat për armëpushim mes Hamasit dhe Izraelit.

Rezervat e Mossad-it ndikuan në mënyrën si u zhvillua sulmi dhe, ndoshta, në suksesin e tij të mundshëm.

Ato gjithashtu, pasqyrojnë kundërshtime më të gjera brenda aparatit të sigurisë izraelite ndaj sulmit të urdhëruar nga kryeministri Benjamin Netanyahu.

Megjithëse ekziston një konsensus i gjerë mes zyrtarëve të sigurisë izraelite që të gjithë udhëheqësit e Hamasit, përfshirë ata që jetojnë jashtë vendit, duhet eventualisht të ndiqen dhe të vriten, shumë kanë vënë në dyshim kohën e operacionit. K

jo sepse drejtuesit e Hamasit po mblidheshin në Katar, një aleat i rëndësishëm i Shteteve të Bashkuara, për të shqyrtuar një propozim të presidentit Donald Trump që parashikonte lirimin e pengjeve izraelite të mbajtura në Gaza, në këmbim të një armëpushimi në luftën në Gaza.

Në vend që të angazhonte agjentë të Mossad-it, Izraeli të martën zgjodhi një opsion dytësor: U lëshuan 15 avionë luftarakë, të cilët qëlluan 10 raketa nga distanca.

Hamas deklaroi se sulmi ajror nuk arriti të vriste udhëheqësit kryesorë, përfshirë edhe udhëheqësin e përkohshëm, Khalil al-Hayya.

Herzi Halevi, njĂ« ish-komandant i ushtrisĂ« izraelite, ka konfirmuar se mĂ« shumĂ« se 200.000 palestinezĂ« janĂ« vrarĂ« ose plagosur nĂ« luftĂ«n nĂ« Gaza dhe se “asnjĂ«herĂ«â€ gjatĂ« konfliktit operacionet ushtarake nuk janĂ« ndalur pĂ«r shkak tĂ« opinioneve ligjore. KĂ«tĂ« e raportoi The Guardian, duke cituar media izraelite.

Halevi dha dorëheqjen nga posti i shefit të shtabit të përgjithshëm në mars, pasi kishte udhëhequr Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) për 17 muajt e parë të luftës, e cila tani po i afrohet përvjetorit të dytë.

NĂ« njĂ« takim me banorĂ«t e moshav-it (kooperativĂ« bujqĂ«sore) Ein HaBesor, qĂ« u regjistrua nga Ynet, Halevi deklaroi se mĂ« shumĂ« se 10% e 2,2 milionĂ« banorĂ«ve tĂ« GazĂ«s janĂ« vrarĂ« ose plagosur: “MĂ« shumĂ« se 200.000 njerĂ«z”.

Ky vlerësim është i rëndësishëm, pasi është afër shifrave aktuale të raportuara nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, të cilat shpesh janë hedhur poshtë nga zyrtarët izraelitë si propagandë e Hamasit, megjithatë këto shifra konsiderohen të besueshme nga agjencitë ndërkombëtare humanitare.

“Kjo nuk Ă«shtĂ« njĂ« luftĂ« e butĂ«. Ne i hoqĂ«m dorezat qĂ« nĂ« minutĂ«n e parĂ«. FatkeqĂ«sisht, jo mĂ« herĂ«t”, tha Halevi, duke sugjeruar se Izraeli duhej tĂ« kishte ndjekur njĂ« qasje mĂ« tĂ« ashpĂ«r ndaj GazĂ«s qĂ« pĂ«rpara sulmit tĂ« 7 tetorit.

Deri më tani, 64.718 palestinezë janë vrarë dhe 163.859, janë plagosur në Gaza që nga fillimi i luftës më 7 tetor 2023.

Mendohet se mijëra të tjerë janë vrarë, por trupat e tyre ndodhen ende nën rrënoja.

Të paktën 40 persona u vranë të premten në sulmet izraelite, kryesisht në zonën përreth qytetit të Gazës. Statistikat e Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza nuk bëjnë dallim mes civilëve dhe luftëtarëve, por të dhënat që kanë rrjedhur nga inteligjenca ushtarake izraelite deri në muajin maj të këtij viti sugjerojnë se më shumë se 80% e të vrarëve janë civilë.

The post Ushtria izraelite vret futbollistin e vogël palestinez dhe 14 anëtarë të familjes së tij në një sulm në Gaza appeared first on Albeu.com.

Netanyahu: Izraeli merr përgjegjësinë e plotë për sulmin në Doha

9 September 2025 at 16:29


Ushtria izraelite ka kryer një sulm në Doha, e për këtë është deklaruar kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

Zyra e tij ka njoftuar përmes një kumtesë, se Izraeli ka kryer një sulm në Doha, transmeton Telegrafi.

“Veprimet e sotme ishin kundĂ«r kryeterroristĂ«ve tĂ« Hamasit dhe ishte njĂ« operacion pavarur izraelit”, u tha ndĂ«r tjera.

“Izraeli e nisi, e kreu dhe Izraeli e merr pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« e plotĂ«â€, theksoi zyra e kryeministrit izraelit.

Ky veprim vjen pas shumë raportimeve të mediave izraelite, që sugjerojnë se Shtetet e Bashkuara kanë luajtur rol në këtë operacion.

Channel 12 ka cituar një zyrtar izraelit, i cili ka deklaruar se Donald Trump ka dhënë dritën e gjelbër për këtë sulm. /Telegrafi/

Pushtimi i Gazës, ushtria izraelite: Po operojmë në periferi të qytetit

29 August 2025 at 20:06

Ushtria izraelite ka deklaruar se është në fazat fillestare të sulmit në Gaza. Zëdhënësi i IDF Avichay Adraee njoftoi se forcat ushtarake po operojnë me forcë të madhe në periferi të qytetit.

Ndërkohë mijëra persona janë zhvendosur për shkak të bombardimeve të vazhdueshme.

Ndërsa sipas raportimeve të dhëna nga ministria e shëndetësisë së Gazës, të paktën 63,025 palestinezë janë vrarë dhe 159,490 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori 2023.

Ndërsa në 24 orët e fundit, u vranë të paktën 59 palestinezë, përfshirë 23 kërkues ndihmash.

/abcnews.al/

Ushtria izraelite kryen operacion në Bregun Perëndimor

27 August 2025 at 20:53

Dhjetëra ushtarë izraelitë kanë kryer një operacion në qytetin Nablus të Bregut të pushtuar Perëndimor, thanë dëshmitarët dhe zyrtarët palestinezë më 27 gusht, ndërkaq Gjysmëhëna e Kuqe ka raportuar për të paktën shtatë të plagosur gjatë këtij operacioni.

Ushtria izraelite ka konfirmuar për AFP-në se forcat e saj po kryejnë një operacion në këtë qytet në veri të Bregut Perëndimor, por nuk kanë dhënë detaje se cili është qëllimi i tij.

Operacioni nisi në orën 03:00, sipas kohës lokale, thanë banorët, të cilët raportuan se ushtarët me autoblinda ia mësynë disa lagjeve të qytetit të vjetër të Nablusit, që ka një popullsi prej rreth 30.000 banorësh.

Operacioni vjen një ditë pasi forcat izraelite në Ramallah, ku gjendet selia e Autoritetit Palestinez, bën bastisje në një këmbimore në qendër të qytetit, duke lënë të plagosur dhjetëra palestinezë, sipas Shoqatës palestineze të Gjysmëhënës së Kuqe.

Guvernatori i Nablusit, Ghassan Daghlas, i tha AFP-sĂ« se “sulmi i sĂ« mĂ«rkurĂ«s
 Ă«shtĂ« thjesht njĂ« shfaqje force pa asnjĂ« justifikim”.

Ndërkaq, një dëshmitar tha se ushtarët dëbuan një çift nga shtëpia e tyre.

ËshtĂ« raportuar po ashtu pĂ«r pĂ«rleshje nĂ« pjesĂ«n lindore tĂ« qytetit tĂ« vjetĂ«r, kur tĂ« rinjtĂ« hodhĂ«n gur nĂ« drejtim tĂ« ushtrisĂ« izraelite, e cila raportohet se Ă«shtĂ« pĂ«rgjigjur me zjarr dhe me gaz lotsjellĂ«s.

Ushtria izraelite paralajmëron sërish palestinezët: Evakuimi nga Gaza i pashmangshëm!

27 August 2025 at 19:38

Ushtria izraelite ka ritheksuar edhe njëherë se nuk heq dorë nga plani i saj për pushtimin e plotë të Gazës.

Ndërsa kanë paralajmëruar palestinezët se evakuimi nga Gaza është i pashmangshëm.

Zëdhënësi i ushtrisë, Avichay Adraee tha se familjet që do të zhvendoseshin në jug do të merrnin ndihmë dhe përkujdesje më të detajuar.

Mijëra njerëz janë zhvendosur tashmë për shkak të përparimeve të fundit izraelite, kryesisht në pjesë të tjera të qytetit, ku ende jetojnë rreth një milion palestinezë.

Thirrja për evakuim ripërsëristet, ndërsa Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të kryesojë një takim në Shtëpinë e Bardhë mbi një vizion pas luftës për Gazën.

/abcnews.al/

Shefi i ushtrisë izraelite: Ekziston një marrëveshje në tryezë për pengjet, ne duhet ta pranojmë!

25 August 2025 at 15:50

Shefi i ushtrisë izraelite, Eyal Zamir, ka ashpërsuar paralajmërimet e tij lidhur me planin për marrjen nën kontroll të qytetit të Gazës, duke i bërë thirrje kryeministrit Benjamin Netanyahu që të pranojë një propozim armëpushimi për lirimin e pengjeve të mbetura.

“Ka njĂ« marrĂ«veshje mbi tryezĂ«, Ă«shtĂ« marrĂ«veshja e pĂ«rmirĂ«suar Witkoff, duhet ta pranojmĂ«â€, citoi televizioni izraelit “Channel 13” fjalĂ«t e Zamir drejtuar komandantĂ«ve gjatĂ« njĂ« vizite nĂ« njĂ« bazĂ« detare nĂ« Haifa.

Shefi i ushtrisë iu referua një propozimi të negociuar më parë nga i dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff, që parashikon një armëpushim 60-ditor, gjatë të cilit do të liroheshin 10 pengje izraelite të gjallë në këmbim të të burgosurve palestinezë.

“Ushtria ka krijuar kushtet pĂ«r njĂ« marrĂ«veshje mbi pengjet, tani kjo Ă«shtĂ« nĂ« duart e Netanyahut”, shtoi ai.

/abcnews.al/

Izraeli do t’i thĂ«rrasĂ« dhjetĂ«ra mijĂ«ra rezervistĂ« pĂ«r operacionin e zgjeruar nĂ« GazĂ«

20 August 2025 at 17:04

Ushtria izraelite njoftoi tĂ« mĂ«rkurĂ«n se do t’i thĂ«rrasĂ« dhjetĂ«ra mijĂ«ra rezervistĂ« dhe do ta zgjasĂ« shĂ«rbimin pĂ«r ushtarĂ«t e tjerĂ« pĂ«r njĂ« operacion tĂ« zgjeruar ushtarak nĂ« Qytetin e GazĂ«s.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz i miratoi planet për të nisur një fazë të re të operacioneve në disa prej zonave më të dendura të Gazës, bëri të ditur ushtria izraelite të mërkurën.

Sipas planit, që pritet ta marrë pëlqimin përfundimtar nga shefi i shtabit në ditët në vijim, do të thirren 60.000 rezervistë dhe do të zgjatet shërbimi për 20.000 të tjerëve që tashmë janë në detyrë.

Ky vendim vjen nĂ« njĂ« kohĂ« kur negociatorĂ«t po pĂ«rpiqen tĂ« arrijnĂ« marrĂ«veshje pĂ«r armĂ«pushim mes Izraelit dhe Hamasit, pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s 22-mujore, ndĂ«rkohĂ« qĂ« udhĂ«heqĂ«s ndĂ«rkombĂ«tarĂ« dhe organizata pĂ«r tĂ« drejtat e njeriut paralajmĂ«rojnĂ« se njĂ« sulm i zgjeruar mund tĂ« thellojĂ« krizĂ«n humanitare nĂ« GazĂ«, ku shumica e banorĂ«ve janĂ« tĂ« zhvendosur, lagjet janĂ« shkatĂ«rruara dhe komunitetet pĂ«rballen me uri.

Izraeli thërret 60,000 rezervistë përpara ofensivës së planifikuar për të pushtuar të gjithë Gazën

20 August 2025 at 15:35

Ushtria izraelite thotë se po thërret rreth 60,000 rezervistë përpara një ofensive të planifikuar tokësore për të pushtuar të gjithë Gazën.

Një zyrtar ushtarak tha se rezervistët do të paraqiteshin për detyrë në shtator dhe se shumica e trupave të mobilizuara për ofensivën do të ishin personel aktiv, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ata shtuan se trupat tashmĂ« po vepronin nĂ« zonat Zeitoun dhe Jabalia si pjesĂ« e pĂ«rgatitjeve pĂ«r planin, tĂ« cilin ministri i Mbrojtjes, Israel Katz e miratoi tĂ« martĂ«n dhe do t’i paraqitet kabinetit tĂ« sigurisĂ« mĂ« vonĂ« kĂ«tĂ« javĂ«.

Siç theksohet më tej, qindra mijëra palestinezë në Gaza pritet të urdhërohen të evakuohen dhe të shkojnë në strehimore në Gazën jugore.

ShumĂ« nga aleatĂ«t e Izraelit e kanĂ« dĂ«nuar planin, ndĂ«rsa OKB-ja dhe organizatat joqeveritare kanĂ« paralajmĂ«ruar se njĂ« ofensivĂ« tjetĂ«r dhe zhvendosje e mĂ«tejshme masive do tĂ« kenĂ« njĂ« “ndikim tĂ« tmerrshĂ«m humanitar” pas 22 muajsh lufte.

Qeveria e Izraelit njoftoi qëllimin e saj për të pushtuar të gjithë Rripin e Gazës pasi bisedimet indirekte me Hamasin mbi një armëpushim dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve dështuan muajin e kaluar.

Në anën tjetër, ndërmjetësuesit rajonalë po përpiqen të sigurojnë një marrëveshje para fillimit të ofensivës dhe kanë paraqitur një propozim të ri për një armëpushim 60-ditor dhe lirimin e rreth gjysmës së 50 pengjeve që mbahen ende në Gaza, të cilin Hamasi tha se e kishte pranuar të hënën.

Izraeli ende nuk ka paraqitur një përgjigje zyrtare, por zyrtarët izraelitë këmbëngulën të martën se nuk do të pranonin më një marrëveshje të pjesshme dhe kërkuan një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të shihte lirimin e të gjithë pengjeve.

Besohet se vetëm 20 nga pengjet janë gjallë.

Forcat e Mbrojtjes sĂ« Izraelit (IDF) thanĂ« nĂ« njĂ« deklaratĂ« se urdhrat pĂ«r thirrjen e 60,000 rezervistĂ«ve u lĂ«shuan tĂ« mĂ«rkurĂ«n si pjesĂ« e pĂ«rgatitjeve pĂ«r “fazĂ«n tjetĂ«r tĂ« operacionit qĂ« nisi nĂ« maj.

NjĂ« zyrtar ushtarak izraelit tha se komandantĂ«t e lartĂ« kishin miratuar planin pĂ«r njĂ« operacion “gradual” dhe “tĂ« saktĂ«â€ nĂ« dhe pĂ«rreth Qytetit tĂ« GazĂ«s, dhe se shefi i shtabit, gjenerallejtĂ«nant Eyal Zamir, pritej t’i finalizonte ato nĂ« ditĂ«t nĂ« vijim. /Telegrafi/

The post Izraeli thërret 60,000 rezervistë përpara ofensivës së planifikuar për të pushtuar të gjithë Gazën appeared first on Telegrafi.

❌
❌