Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Lirimi nga burgu i ish-ministrit, GJKKO argumenton arsyen e vendimit për Lefter Kokën (DOKUMENTI)

By: V K
11 December 2025 at 12:13

Ditën e sotme, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, është liruar nga burgu me vendim të Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO).

GJKKO argumenton se është konstatuar humbja e fuqisë së paraburgimit, të masës së sigurimit “Arrest në burg”, ndaj ish-ministrit Koka.

Në vendimin e gjyqtarit, theksohet se kohëzgjatja tërësore e paraburgimit për Lefter Kokën ka kaluar mbi tre vjet.

“Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i kërkuesit Lefter H. Koka, nga ambjentet e paraburgimit, përveçse nëse ndaj këtij shtetasi ka ndonjë masë tjetër sigurimi personal me karakter shtrëngues parashikuar nga nenet 238 K.Pr.Penale, urdhër ndalimi, apo dënim tjetër penal me burgim të formës së prerë, të pavuajtuar”, thuhet në vendim.

Vendimi i GJKKO-së:

“1. Kërkuesi Lefter Koka ka paraqitur pranë gjykatës kërkesën me objekt: “Konstatimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit dhënë shtetasit Lefter Koka, me vendimin nr.22, datë 23.06.2022, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e zbatuar nga policia gjyqësorë në datë 29.03.2022, ora 09:15, dhe e lënë në fuqi me vendimin nr.23, datë 31.03.2022, të po kësaj gjykate”.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Bib Ndreca, me vendimin nr. 798, datë 11.12.2025, vendosi:

Pranimin e kërkesës.

Konstatimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit, konkretisht të masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr.22 datë 26.03.2022, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, masë e ekzekutuar më datë 29.03.2022, ora 09:15, dhe masë e vijuar me vendimin Nr.23, datë 31.03.2022, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj Lefter H. Koka, në zbatim të nenit 263/6/c të K.Pr.Penale, përshkak se kohëzgjatja tërësore e paraburgimit ka kaluar mbi tre vjet.
Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i kërkuesit Lefter H. Koka, nga ambjentet e paraburgimit, përveçse nëse ndaj këtij shtetasi ka ndonjë masë tjetër sigurimi personal me karakter shtrëngues parashikuar nga nenet 238 K.Pr.Penale, urdhër ndalimi, apo dënim tjetër penal me burgim të formës së prerë, të pavajtuar.

Urdhërohet Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Policia Gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë.

Kundër këtij vendimi lejohet e drejta e ankimit brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

 

The post Lirimi nga burgu i ish-ministrit, GJKKO argumenton arsyen e vendimit për Lefter Kokën (DOKUMENTI) appeared first on Albeu.com.

Lirohet nga burgu ish-ministri Lefter Koka

By: V K
11 December 2025 at 11:41

Ish-ministri i Mjedisit, Lefer Koka,  është liruar nga burgu pas 4 vitesh i arrestuar për aferën e inceneratorëve.

Raportohet se Gjykata e Posaçme, ka shuar masën e sigurisë “arrest me burg” për inceneratorin e Fierit.

Sa i takon dënimit për inceneratorin e Elbasanit, Koka ka fituar lirinë me kusht nga Gjykata e Durrësit, ndërsa për dënimin për inceneratorin e Tiranës e ka shlyer dënimin me kohën e paraburgimit.

Për inceneratorin e Fierit çështja është kthyer për rigjykim në Apel nga Gjykata e Lartë.

The post Lirohet nga burgu ish-ministri Lefter Koka appeared first on Albeu.com.

Lirohet nga burgu ish-ministri Lefter Koka

By: Ela
11 December 2025 at 11:37

Ish-ministri i Mjedisit, Lefer Koka është liruar nga burgu pas 4 vitesh. Vendimi është marrë pasi GJKKO ka shuar masën e sigurisë “arrest me burg” në çështjen që lidhet me inceneratorin e Fierit. Sipas vendimit masa e sigurisë për këtë dosje nuk qëndron më, ndërsa çështja për inceneratorin e Fierit është kthyer për rigjykim në […]

The post Lirohet nga burgu ish-ministri Lefter Koka appeared first on BoldNews.al.

Lirohet nga burgu ish-ministri Lefter Koka, shuhet masa për inceneratorin e Fierit

11 December 2025 at 11:46


Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se Shkalla e parë e gjykatës së posaçme ka shuar masën për inceneratorin e Fierit.

Çështja e inceneratorit është kthyer për rigjykim por ende nuk është regjistruar në Apel. Në këtë kuptim i ka përfunduar afati i mbajtjes në paraburgim përderisa nuk ka një vendim të formës së prerë. /Tch/

Vlera e fjalës së disa ofiqarëve dhe vlera e veprimit të shumë qytetarëve

By: Brisi
29 November 2025 at 19:20

Nga Genc Pollo – Ish ministër e deputet 1-E kënaqura znj. Kos. Me të drejtë deklarata e znj. Marta Kos, Komisionere për Zgjerimin e Bashkimit Europian se “zgjedhjet (parlamenare të 11 majit ) ishin të lira e të ndershme por ne mirëpresim sugjerime për përmirësimin e tyre” shkaktoi habi e irritim dhe u dënua nga opozita. Të […]

The post Vlera e fjalës së disa ofiqarëve dhe vlera e veprimit të shumë qytetarëve appeared first on BoldNews.al.

Apeli i GJKKO lë në qeli ish-ministrin Lefter Koka

26 November 2025 at 15:25

TIRANË, 26 nëntor /ATSH/ Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, rrëzoi sot kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka për lirimin nga burgu.

Vendimi u mor sot nga gjyqtarja Miliana Muça. Gjyqtarja Muça la në fuqi vendimin e GJKKO, e cila rrëzoi kërkesën e Kokës për shuarje të masës së sigurisë, me pretendimin se ka kaluar afati 3-vjeçar i paraburgimit për inceneratorin e Fierit.

Koka u arrestua në dhjetor të vitit 2021 për aferën e inceneratorit të Elbasanit, nën akuzat për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion. Në vitin 2023 ai u dënua me 5 vite e 8 muaj burg, por në korrik 2025 Gjykata e Durrësit i njohu të drejtën e lirimit me kusht.

Në lidhje me inceneratorin e Fierit, Koka u dënua më 23 shtator 2023 me 10 vite burg, por në dhjetor 2024 Apeli i GJKKO vendosi që dosja të rikthehet për rigjykim në shkallën e parë. Më 21 tetor 2025, Gjykata e Lartë vendosi që kjo çështje të shqyrtohet nga Apeli i GJKKO.

Ndërkohë, për çështjen e inceneratorit të Tiranës, më 16 prill 2025, ai u dënua me 3 vite burg nga GJKKO, një vit më pak se kërkesa e Prokurorisë së Posaçme, por ky vendim ende nuk ka marrë formë të prerë.

/m.q/j.p/

The post Apeli i GJKKO lë në qeli ish-ministrin Lefter Koka appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Lefter Kokës

By: V K
26 November 2025 at 14:59

Gjykata e Posaçme e Apelit, ka marrë vendimin për ish-ministrin e Mjedisit, i cili kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë.

Lefter Koka, kishte pretenduar përfundimin e afateve të paraburgimit. Por Apeli i GJKKO-së mori vendimin për të lënë në fuqi masën e arrestit për ish-ministrin.

“Mbi ankimin e të pandehurit L.K., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 656 akti, datë 24.10.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Për konstatimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit” dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 656, datë 24.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar”, thuhet në vendim.

NJOFTIMI I APELIT TE GJKKO

jykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Miliana Muça, sot më 26.11.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 270 akti, datë 17.11.2025 regjistrimi, mbi ankimin e të pandehurit L.K., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 656 akti, datë 24.10.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Për konstatimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit” dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 656, datë 24.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.

U shpall në Tiranë, sot më datë 26.11.2025.

The post Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Lefter Kokës appeared first on Albeu.com.

GJKKO rrëzon kërkesën e Lefter Kokës për përfundimin e afateve të paraburgimit

24 October 2025 at 13:29

TIRANË, 24 tetor /ATSH/ Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar rrëzoi kërkesën e ish-ministrit Lefter Koka për lirimin nga burgu.

Vendimi u mor sot nga gjyqtari Erjon Bani, i cili rrëzoi kërkesën e Kokës për shuarje të masës së sigurisë. me pretendimin se ka kaluar afati 3-vjeçar i paraburgimit për inceneratorin e Fierit.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda pesë ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Koka u arrestua në dhjetor të vitit 2021 për aferën e inceneratorit të Elbasanit, nën akuzat për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion. Në vitin 2023 ai u dënua me 5 vite e 8 muaj burg, por në korrik 2025 Gjykata e Durrësit i njohu të drejtën e lirimit me kusht.

Në lidhje me inceneratorin e Fierit, Koka u dënua më 23 shtator 2023 me 10 vite burg, por në dhjetor 2024 Apeli i GJKKO vendosi që dosja të rikthehet për rigjykim në shkallën e parë. Më 21 tetor 2025, Gjykata e Lartë vendosi që kjo çështje të shqyrtohet nga Apeli i GJKKO.

Ndërkohë, për çështjen e inceneratorit të Tiranës, më 16 prill 2025, ai u dënua me 3 vite burg nga GJKKO, një vit më pak se kërkesa e Prokurorisë së Posaçme, por ky vendim ende nuk ka marrë formë të prerë.

/m.q/j.p/

The post GJKKO rrëzon kërkesën e Lefter Kokës për përfundimin e afateve të paraburgimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

3 vite në qeli, GJKKO rrëzon kërkesën e ish-ministrit Lefter Koka për ta liruar nga burgu

By: lindita
24 October 2025 at 12:39

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, për lirim nga qelia. Vendimi u mor nga gjyqtari Erjon Bani, i cili nuk mori parasysh kërkesën e Kokës, për shuarje të masës me pretendimet se ka kaluar afati 3-vjeçar i paraburgimit për inceneratorin e Fierit. Në korrik të këtij viti, Koka fitoi të drejtën e lirimit me kusht nga Gjykata e Durrësit për inceneratorin…

Source

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-ministrit Lefter Koka për t’u liruar nga qelia

24 October 2025 at 13:18


Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka për lirim nga qelia.

Vendimi u mor nga gjyqtari Erjon Bani, i cili nuk mori parasysh kërkesën e Kokës për shuarje të masës me pretendimet se ka kaluar afati 3-vjeçar i paraburgimit për inceneratorin e Fierit.

Në korrik të këtij viti, Koka fitoi të drejtën e lirimit me kusht nga Gjykata e Durrësit për inceneratorin e Elbasanit, ku u dënua me 6 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar.

Gjyqtari Xhevdet Lika tha se për pjesën e mbetur të dënimit, Koka duhet të mbajë kontakte me shërbimin e provës dhe gjatë kësaj kohe nuk duhet të kryejë vepra të tjera penale.

Lefter Koka kërkon lirimin/ Ish ministri: Është mbyllur afati 3-vjeçar i paraburgimit për inceneratorin e Fierit

By: Rovena
22 October 2025 at 11:36

Ish Ministri i Mjedisit Lefter Koka i është drejtuar  GJKKO me një kërkesë për lirimin të menjëhershëm dhe shuarje të masës së sigurisë, duke pretenduar se ka kaluar afati 3-vjeçar i paraburgimit për inceneratorin e Fierit.

Ditën e djeshme, 21 tetor, Gjykata e Lartë ka urdhëruar Apelin e Posaçëm të GJKKO të rigjykojë nga e para dosjen e inceneratorit të Fierit, ku të pandehur kryesorë janë ish-ministri i mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputeti Alqi Bllako. Pas shqyrtimit të çështjes në Dhomë Këshillimi, vendimi i dhënë nga Apeli në 19 dhjetor 2024 është u shfuqizua të martën.

Gjykata e Apelit urdhërohet ta shqyrtojë çështjen me një tjetër trupë gjykuese, duke analizuar kërkesën SPAK kundër lehtësimit të akuzave për disa nga të pandehurit, dhe heqjes së sekuestrove për tri prona të ish-minstrit Lefter Koka. Rikualifikimi i akuzave dhe dënimet e dhëna nga Gjykata e Posaçme, u bënë shkak që SPAK t’i drejtohej Gjykatës së Lartë. Krahas prokurorisë, çështja ishte dërguar në Apel, edhe nga të pandehurit dhe avokatët e tyre, të cilët kishin kërkuar pafajësi.

Kujtojmë se Lefter Koka është arrestuar më 14 dhjetor të vitit 2021 pas hetimeve nga SPAK për dosjen e inceneratorëve. Për ish-ministrin rëndojë tre akuza, “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”./abcnews.al

Lefter Koka kërkon lirimin në Gjykatën e Posaçme

By: armand
15 October 2025 at 13:35

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka nisur sot shqyrtimin e kërkesës së ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, për shuarjen e masës së sigurisë “arrest në burg”, e vendosur ndaj tij në kuadër të hetimeve për çështjen e inceneratorit të Fierit. Seanca gjyqësore u zhvillua nën drejtimin e gjyqtarit të posaçëm […]

The post Lefter Koka kërkon lirimin në Gjykatën e Posaçme appeared first on BoldNews.al.

Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva

25 September 2025 at 19:37

Emërimi si zv.ministre i një zyrtareje të parëndësishme te partisë së Metës nuk flet më për luftën e pamoralshme brenda llojit, por për synimin e artë të shkatërrimit të opozitës e bashkë me të, të asaj që ka mbetur nga demokracia. Nga Andi Bushati Normalisht, për rekrutimin nga Rama të një zyrtareje të nivelit të […]

The post Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva appeared first on BoldNews.al.

Inceneratorët “dogjën” paratë, plehrat përfundojnë tek landfillet

By: Elva
1 September 2025 at 16:55

Nga Esmeralda Topi Në mars të vitit 2015, në anë të ish kombinatit metalurgjik në Elbasan nisi puna për ndërtimin e impiantit të parë të përpunimit të mbetjeve dhe prodhimit të energjisë në Shqipëri. Sipas qeverisë inceneratori do t’i jepte zgjidhje mbledhjes dhe grumbullimit të mbetjeve si dhe do të prodhonte energji të gjelbër përmes […]

The post Inceneratorët “dogjën” paratë, plehrat përfundojnë tek landfillet appeared first on BoldNews.al.

Si shkoi fati i mercenarëve që Rama i rrëmbeu LSI-së

By: Elva
18 August 2025 at 20:40

Dy ditë më parë u dha lajmi se SPAK mori në pyetje, për mbi tre orë, ish deputetin e PS-së, Alqi Bllako, që Rama i’a rrëmbeu LSI-së, në kuadër të hetimit që po bën për Eko Parkun në Durrës. Ky është një tjetër skandal i kësaj qeverie, e cila, gjoja me pretekstin e tërmetit, anulloi […]

The post Si shkoi fati i mercenarëve që Rama i rrëmbeu LSI-së appeared first on BoldNews.al.

Lefter Koka “del” nga burgu/ Ish-ministri 8 orë leje për të vizituar nënën e sëmurë

By: Rovena
7 August 2025 at 11:34

Ish- ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka lënë përkohësisht për 8 orë qelinë e burgut. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve miratoi kërkesën e ish-ministrit të mjedisit për t’u larguar nga qelia deri në orën 17.00 të kësaj të enjte për shkak se nëna e tij është sëmurë.

Koka është shoqëruar nga forca të shumta policie dhe do të kthehet sërish në qelinë e burgut në IEVP Durrës pas disa orësh.

Ish-ministri i mjedisit mbahet në qeli që prej dhjetorit të vitit 2021, për çështjen e inceneratorëve./abcnews.al

Lefter Koka lë përkohësisht qelinë, merr leje për të vizituar nënën e sëmurë

By: Elva
7 August 2025 at 11:39

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka lënë përkohësisht qelinë pas miratimit të një lejeje të kufizuar nga autoritetet. Burime për mediat bëjnë me dije se Koka ka përfituar një leje 8-orëshe për të vizituar nënën e tij të sëmurë. Leja është e vlefshme nga ora 11:00 deri në orën 17:00 të ditës së sotme, më […]

The post Lefter Koka lë përkohësisht qelinë, merr leje për të vizituar nënën e sëmurë appeared first on BoldNews.al.

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka lë përkohësisht qelinë, zbulohet arsyeja

By: V K
7 August 2025 at 11:58

Këtë të enjte, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka lënë përkohësisht qelinë në institucionin e paraburgimit në Durrës.

Mësohet se, Kokës i është miratuar leje e kufizuar që zgjat nga ora 11:00 deri në orën 17.00.

Lefter Koka, ka marrë lejen për arsye familjare, pasi e ëma është sëmurë, ndërsa do të jetë gjithë kohën i shoqëruar nga policia e burgjeve.

The post Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka lë përkohësisht qelinë, zbulohet arsyeja appeared first on Albeu.com.

Nga spital për fëmijë, në burg për politikanët

29 June 2025 at 12:32

Nëse do të kremtohej ditëlindja e një burgu, Instituti i Ekzekutimit  të Veprave Penale (IEVP) në Durrës do të kishte arritur në ditëlindjen e 20-të. Ai ka nisur të funksionojë në vitin 2005, dhe aty janë të arrestuar me masë sigurie politikanë si kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe ai […]

The post Nga spital për fëmijë, në burg për politikanët appeared first on Reporter.al.

Kërcënim apo mbrojtje? Qëndrimet e Ramës ndaj SPAK ngjallin kontradikta

31 May 2025 at 10:22

Duke kremtuar fitoren e zgjedhjeve te 11 majit që i dhanë atij mandatin e katërt qeverisës, kryeministri Edi Rama e veçoi mbrojtjen e drejtësisë si një nga qëllimet kryesore të qeverisë së tij. “Pavarësia e drejtësisë dhe mbrojtja e saj me çdo kosto edhe mbi trupin tënd, është e vetmja rrugë e ne do të […]

The post Kërcënim apo mbrojtje? Qëndrimet e Ramës ndaj SPAK ngjallin kontradikta appeared first on Reporter.al.

❌
❌